ART DORE Atelie Tekstili & Artizanati nga #GO2Innovation

Page 1

Art Dore ATELIE TEKSTILI DHE ARTIZANATI



© MMXX GO2



Art Dore ATELIE TEKSTILI DHE ARTIZANATI Punëtori mbi teknika dhe qasje inovative në dizajnin e produkteve artizanale


Ky botim është realizuar me mbështetjen e Bashkimit Europian, Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (BMZ) dhe Agjensinë Suedeze të Zhvillimit (Sida). Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e Organizatës GO2 dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Europian, as të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (BMZ) dhe as të Agjensisë Suedeze të Zhvillimit (Sida).

Art Dore ATELIE TEKSTILI DHE ARTIZANATI

Ky botim është hartuar në kuadër të Punëtorisë së Tekstilit, Artmaking dhe Artizanatit të organizuar nga #GO2Innovation. Informacioni i përfshirë në këtë botim është bazuar në udhëzimet e profesionisteve që udhëhoqën këto punëtori, znj. Mimi Memiaj, Znj. Meliha Zyberaj, Znj. Flora Doçi dhe Znj. Rexhina Rrethatori.

#GO2Innovation është një Qendër Inovacioni për Turizmin dhe Agrobiznesin në Qarkun Shkodër. Ajo është një sipërmarrje policentrike partneriteti e drejtuar nga Organizata për Planifikim të Qëndrueshëm Urban GO2 në bashkëpunim me Shkollën Profesionale “Hamdi Bushati” dhe Bashkinë Vau Dejës. #GO2Innovation mbështetet nga programi EU for Innovation i financuar nga Bashkimi Europian përmes Agjencisë Suedeze të Bashkëpunimit për Zhvillim SIDA dhe Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ.

Botim i organizatës GO2 Shkodër, Dhjetor 2020


Përmbajtja

Artizanët shqiptarë në mijëvjeçarin e tretë, 9 Lidhja e zanateve të trashëguara dhe modeli modern, 15 Pjesëmarrës, 20 Tregues, 21 Punëtoritë që kthyen vëmendjen drejt artit të dorës, 23 Tesktil, 29 Pse felt?, 31 Artmaking, 39 Çfarë është teknika Milliner?, 41 Për macramé, 47 Artizanat, 53 Arti me gjilpërë - qëndisja, 55 Mundimet e tezgjahut, 63


8


Artizanët shqiptarë në mijëvjeçarin e tretë

Janë një sërë çështjesh të rëndësishme të cilat e shqetësojnë komunitetin e artizanëve shqiptarë, por më thelbësorja duket se është mungesa e kreativitetit dhe origjinalitetit inovativ, edhe pse jo të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë mungesë. Po ashtu, ndryshe nga sa ndodh në mjaft vende në zhvillim, artizanët tanë nuk janë të integruar sa duhet me teknologjitë moderne, e sidomos ato dixhitale. Njohja më e thellë e teknologjisë do të çonte në përdorimin e saj për dizenjimin e produktit artizanal, por edhe për ofrimin e shërbimeve të ndryshme, si shitja online etj. 9


Këto mangësi e kanë lënë artizanatin në nivele të tejkaluara, dhe më kryesorja e kanë lënë artizanin dhe produktin e tij jashtë tregut, ose në një treg tejet të kufizuar. Rezultati shihet në gamën jashtëzakonisht të ngushtë të artikujve të përdorimit të përditshëm që vijnë nga llojet e ndryshme të artizanatit dhe në mbingopjen e tregut me produkte industriale importi. Një ndër shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje vazhdon të mbetet sistemi arsimor, i cili nuk e ka përfshirë artizanatin në kurrikulat e veta, duke mos e konsideruar atë si një industri me peshë specifike në trashëgiminë dhe identitetin kulturor, por edhe në ekonomi. Si pasojë e globalizimit ekonomik, kultura moderne në 30 vitet e fundit sa vjen e bëhet gjithnjë e më populiste, duke hedhur si të tepërt e të panevojshëm mjaft elementë thelbësorë të identitetit kulturor. Përballja e njeriut shqiptar me këtë kohë moderne rezultoi me prishjen e imazhit të identitetit kulturor, për shkak të identifikimit të këtij identiteti me ideologjinë e njeriut të ri të krijuar nga sistemi totalitar. I çorientuar nga tranzicioni, shqiptari u bë konsumator në një treg që sa vinte dhe zgjerohej dhe si i tillë hoqi dorë me zemërgjerësi nga kërkesa, duke e lënë veten të udhëhiqej nga oferta. Presioni i gjithanshëm i mallrave të importit me çmime shpeshherë shumë të ulëta, e bëri thuajse të padukshme ofertën e dobët të artikujve të përdorimit të 10


përditshëm të prodhuar në mënyrë artizanale. Në një situatë të tillë, vëmendja, interesi dhe rrjedhimisht kërkesa e konsumatorit për produktet artizanale vazhdon të mbetet e papërfillshme në raport me kërkesën që ky konsumator ka për produktet industriale, për të cilat ai informohet pa ndërprerje përmes çdo mediumi dhe të cilat kanë ndikuar edhe në formimin e shijeve për këto mallra. Megjithatë, disa nisma modeste në zona të ndryshme të Qarkut Shkodër dhe më gjerë – në të gjithë Shqipërinë, po tentojnë ta riorientojnë konsumatorin drejt produkteve të artizanatit, duke premtuar rritjen e vlerësimit për punën e dorës. Herë-herë të ambalazhuara si fushata patriotike për të konsumuar produkte vendore, e herë-herë si fushata propagandistike qeveritare, përpjekjet e artizanëve për t’u integruar në tregun global nuk kanë rreshtur asnjëherë, por arritja më e madhe e tyre ka ardhur falë pasionit: ata po e mbajnë gjallë dhe madje po e trashëgojnë zejen e tyre te brezat. Me vështirësi të mëdha, kryesisht për shkak të përshtatjes së ngadaltë me zhvillimet bashkëkohore e jo rrallëherë edhe të refuzuar nga politikat ekonomike globale, artizanët kanë hyrë tashmë në mijëvjeçarin e tretë, si një alternativë këmbëngulëse që i kujton njeriut etapat e zhvillimit të tij, kohën kur e dashuronte thjeshtësinë e natyrës. 11


12


13



Lidhja e zanateve të trashëguara dhe modeli modern

Një lëvizje e prodhuesve gjithnjë e më e prekshme ka kontribuar në përshtypjen e një ringjalljeje të zanateve kohët e fundit. Markat e modës po përfshijnë elemente dhe ndikime artizanale në koleksionet e tyre. Idetë e procesit dhe prejardhja janë shqetësimet kryesore për çdo hedhje në treg të produkteve të tilla, por ato krijojnë bashkësi të reja midis krijuesve të dizanjit, prodhuesve artizanë, entuziastëve, hobistëve dhe konsumatorëve. Potenciali për individualizim, qëndrueshmëri mjedisore dhe prodhim etik e ka detyruar zanatin në agjenda politike, gjithashtu. Edukimi i një brezi të ri të prodhuesve është thelbësor për përhapjen e zanateve. Për këtë nevojitet një trajnim adekuat, mbështetje dhe modele për të inkurajuar ata që dëshirojnë të mësojnë. A mund të bëhet më shumë për të ruajtur aftësitë e djeshme për nesër? Dhe sa te rëndësishme janë zejet, trashëgimia kulturore dhe etnografike në 2020? Në Art Dore Atelier trajtuam tre teknika që duken si zanate të huazuara, por duke e lidhur me historinë e paraardhësve tanë, kuptuam se ato zeje po ringjallen së fundmi nga të rinjtë, të cilët dashurojnë artin dhe uniken. Mimi Memiaj dizenjatore arti 15


16


17


MIMI MEMIAJ DIZENJATORE ARTI

Mimi Memiaj ka mbaruar akademinë në Milano (2004-2007) për Dizenjatore Mode, si dhe trajnime të shumta ndërkombëtare. Krijon stu­ dion e saj ‘Memiaj Studio’ më 2008 në Tiranë dhe është anëtare e shoqatës ‘International Fiber Art Association’. Mes shumë çmimesh ndërkombëtare, ajo fiton ‘Excellence Awarded Worldwide for 2014-2015’, si Artiste Fiber Art më 2014 në eventin Gala të organizuar nga Organizata IFAA në Londër. Më 2008 krijoi portalin Offerstore.al kushtuar shitjeve B2C, me bizneset e tregut shqiptar dhe veçanërisht tregut të suvenireve shqiptare de­ di­ kuar turizmit dhe puni­ meve të dorës nga artistë shqiptarë. Më 2020 krijoi shkollën e parë shqiptare të Artizanatit ‘Albania Haute Couture School’ me qëllim mbështetjen artistike në fushën e modës, artit dhe dizajnit unik përmes praktikës krijuese dhe gjetjes së talenteve.

18


Meliha Zyberaj i ka nisur punimet artizanale të tekstilit që në vitet ’90. Me trajnimet në qëndistari, ajo filloi ta shndërronte në sipërmarrje në vitin 2004 duke shtuar edhe produktet e punëve me grep dhe endjes në tezgjah, megjithëse qëndistaria mbetet pika e saj më e fortë. Që prej vitit 2013 arriti ta zgjeronte këtë sipërmarrje duke investuar në kapacitete njerëzore dhe teknologji, ndërsa në 2019 hapi zyrtarisht qendrën Artizanet Vau Dejës, duke krijuar hapësirë të përbashkët për gratë e zonës. Falë këmbënguljes së saj, Zyberaj po mundëson rikthimin e fijes së mëndafshit në zonën e Vau Dejësit, një traditë që kishte humbur prej vitesh. Për njohuritë e aftësitë profesionale në ushtrimin e zanatit si dhe për kontributin e dhënë ndër vite duke përcjellë përvojën e saj të pasur tek profesionistët e rinj, mori titullin Mjeshtre e Artizanatit nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë.

19

MELIHA ZYBERAJ MJESHTRE ARTIZANATI


Pjesëmarrës Studentë të Shkollës së mesme profesionale “Hamdi Bushati” Aldet Ivziku Amelisa Bushataj Anxhela Kometa Arjeta Meaj Armela Preçi Daniela Mirashi Denisa Ejlli Djana Dacaj Donatilda Lumi Edona Tyrbetari Emine Seferi Endri Meaj Inejda Logaj Klarisa Qershija Klevi Kraja Kristela Caka Laura Marku Lorela Prendushi Manuela Zojza Marinela Zagu Medina Gavoçi Melisa Bushati Melisa Dragusha Sara Qosaj Selma Velija Sidorela Pylla Sovena Zojza Stela Ndoj Xhemile Kalej Xhuljana Alijaj 20


Tregues

3 punëtori 4 profesionistë 30 pjesëmarrës 6 teknika 60 pajisje, mjete, materiale pune 29 produkte

7 çanta dore 10 lloje aksesorësh 4 kapele (fedora, pillbox, capelin, sinamay) 7 dekore murale 1 mbulesë dekorative 21



Punëtoritë që kthyen vëmendjen drejt artit të dorës

Me emrin dhe emëruesin e përbashkët Art Dore Atelier, #GO2Innovation organizoi përgjatë muajve Tetor-Nëntor 2020, tre punëtori për artmaking, tekstil dhe artizanat. Punëtoritë e udhëhequra nga profesionistet Mimi Memiaj, Meliha Zyberaj, si dhe dy koleget e saj, zonjat Flora Doçi dhe Rexhina Rrethatori, u mbajtën në laboratoret e Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, ku morën pjesë 30 studentë të kësaj shkolle. Pjesëmarrësit, të viteve dhe profileve të ndryshme, mësuan 6 teknika krejtësisht të reja për ta, të cilat janë: teknika felt (shajaku), millinier, macramé, aksesorët me strukturën me fije metalike dhe felt me gjilpërë, qëndisje me makineri, endje e perit dhe tezgjah. Krahas shpjegimit të teknikave, udhëheqëset e këtyre punëtorive, por sidomos dizenjatorja e artit Mimi Memiaj, u mbajtën leksione për rëndësinë e ruajtjes dhe të përmirësimit të artizanatit, si dhe nevojën e pasurimit të tij me dizajn bashkëkohor. Tezgjahu i dhuruar për Shkollën (shih foton në faqen 24) nga #GO2Innovation në kuadër të projektit të mbështetur nga Sida dhe Giz, e mundësoi mbajtjen e punëtorisë së artizanatit brenda laboratorit të shkollës. Të ulur pranë këtij tezgjahu dhe të udhëhequr nga mjeshtret Doçi dhe Rrethatori, studentët u njohën me traditën e trashëguar të punës në tezgjah. Me durim dhe profesionalizëm, zonjat u mësuan nxënësve të gjitha proceset e punës: që nga montimi i tezgjahut, endja e perit, futja e perit në liç, futja e perit në shpat e në vazhdim deri tek endja e pëlhurës. 23


24


Kështu, me rreth 60 pajisje, mjete dhe materiale pune, duke përshirë makineritë e qëndisjes dhe tezgjahun, laboratorët e konfeksionit u shndërruan në atelie të artit të dorës. Më këtë mënyrë, gjatë përvetësimit të teknikave pjesëmarrësit u njohën me mjetet e punës dhe funksionimin e tyre, pasi disa syresh ishin krejtësisht të panjohura. Ata u njohën me procesin e përpunimit të pëlhurës felt (shajak) dhe realizuan çanta dore vetëm me materialin bazë, leshin, dhe të gjitha mjetet e tjera thuajse rrethanore. Kjo për shkak se e gjithë pesha e procesit bie tek ngjeshja, rrahja apo fërkimi i materialit. Megjithëse e lodhshme dhe e panjohur për ta, studentët u angazhuan maksimalisht për ta përvetësuar këtë teknikë. Jo më pak intriguese ishte teknika e endjes me dorë të kordonit të pambukut e quajtur macramé, e cila është një risi jo vetëm për studentët, por edhe për tregun e produkteve artizanale në Shqipëri. E frymëzuar nga nyjet e litarëve të anijes, kjo teknike bazohet në përvetësimin e llojeve të ndryshme të thurjes, nga e cila, me ndërthurje të dizajnit dhe kreativitetit, artizanet e reja pjesëmarrëse në punëtori mund të realizojnë produkte për dekor në dritare, vazo lulesh, çanta etj. Të ndarë në grupe të vogla, por duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe nën kujdesin e dizenjatores Memiaj, pjesëmarrësit e punëtorisë së tekstilit dhe artmaking arritën të realizojnë 7 çanta dore felt, aksesorë për secilën prej tyre, 4 kapele të stileve: fedora, capelin, pillbox dhe sinamay me thurje bambuje, dhe 7 modele të vogla të dekoreve murale me artin macramé. Po ashtu, me ndihmën e mjeshtres së tekstilit Meliha Zyberaj, studentët funksionalizuan makinën e qëndisjes, një prej aseteve më të vlefshme të laboratorëve të tekstilit të Shkollës “Hamdi Bushati”. Kjo gjë i bëri studentët tejet entuziastë për të aplikuar dizajnet e tyre direkt nga kompjuteri, duke shmangur procesin e gjatë e të mundimshëm të qëndisjes me dorë, duke i lënë më shumë kohë dhe energji kreativitetit. 25


26


27



tekstil



Pse felt?

Fjala felt nënkupton shajakun si proces pune, por edhe si produkt final. Shajakun e njohim të gjithë. Atë e gjejmë ndër shekuj, në punimet e kostumeve dhe veshjeve tona, të prodhuara në çdo shtëpi shqiptare. Origjina e feltit është e panjohur. Mendohet se kjo teknikë ka ardhur nga Azia, por historia e plisit dhe e xhubletave daton rreth 4000 vjet p.e.s. Pra kemi pse ta risjellim këtë kulturë dhe teknike në kohët e sotme. Kemi histori të pafundme dhe kemi veshje që gjenden edhe sot e kësaj dite në sundukët e gjyshërve dhe muzetë e vendit tonë. Përmendim xhubletat, tirqet, plisin dhe shumë aksesorë veshjesh, që me kondensimin e fibrave të leshit sollën produktin e shajakut, ose si po e quajmë këtu: felt, sepse vjen më i zbutur dhe më i përpunueshëm në kohë. Arsyeja është se dizanji dhe teknika e përpunimit duhet t’i përshatet stilit të kohës. 31


32


Felti mund të bëhet vetëm nga leshi (tufat e leshit te deleve, devesë dhe dhisë) ose nga fijet e leshit të disa kafshëve të tjera, duke përfshirë kastorin dhe lepurin. Kur këto fibra lagen, kompresohen dhe trazohen nga rrotullimi, rrahja ose fërkimi, ato lëvizin dhe ngatërrohen së bashku dhe formojnë pëlhurë felt. Hedhja e tufave të kryqëzuara në pjesën e jashtme të fibrave i lejojnë ata të lëvizin vetëm në një drejtim dhe parandalojnë zgjidhjen. Uji i nxehtë, sapuni dhe kimikate të tjerë të ndryshëm shpejtojnë procesin. Felt është një izolues i mire kundër lagështirës, erës, zjarrit dhe alergjive. Mund të pritet dhe nuk do të prishet, sepse nuk ka fije për t’u zbërthyer. Felti i dendur është jashtëzakonisht e fortë dhe nuk mund të shpohet nga shigjetat. Kjo veti e shajakut u vlerësua nga luftëtarët në të kaluarën, të cilët e përdorën atë për mburoja të lehta dhe të blinduara. Felti i hollë mund të shqyhet kur shtrihet, por felti e dendur (që është shajaku) mund të shtrihet dhe përpunohet në forma të ndryshme për përdorime të tilla si kapele, çizme dhe çanta. 33


34


35


36


37



artmaking



Çfarë është teknika Milliner?

Milliner do të thotë kapelebërës. Këtu ka një ndryshim: një milliner krijon kapele për femra, ndërsa një kapelebërës prodhon kapele për meshkuj. Te kjo ndarje u arrit gjatë shekullit XXI, mirëpo megjithëse lidhen, këty dy profesione kërkojnë aftësi teknike dhe praktika pune shumë të ndryshme. Gjatë shekullit XV në Milano artizanët dhe kapelebërësit pushtuan tregun e shitjeve. Pikërisht këtu filloi ndryshimi i termit nga kapelebërës në Milliner (Milaner). Kjo ndodhi për dy arsye: e para, sepse këta të fundit krijonin kapele ekstravagante, dhe e dyta, sepse kishin prirje për modën dhe stolitë. Prej këtu e kane fillimin markat tregtare të millinereve të suksesshëm. 41


42


A ka patur kapelebërës në Shqipëri? Sigurisht që ka pasur. Plisi i burrave, me forma të ndryshme: me majë, i rrafshët, katror, i rrumbullakët, sipas krahinave, a nuk ishte një kapele! Pra dikush i prodhonte këto kapele me forma konike, të njëjta me modelet e sotme të konit bazë të kapeles. Prandaj nuk mund të anashkalohet kapelebërësi në Shqipëri. Në vitet 1912, përveç qeleshes apo plisit, qe prodhohej në çdo zonë të vendit sipas karakteristikave të kostumeve, filloi një erë e re veshje te meshkujt. Veshjet “zengjin” e zonës së Korçës dhe të Shkodrës filluan nga prodhimi i kapeles Fedora, që u mbajt nga shumë tregtarë dhe njerëz të sërës së lartë të asaj kohe. A mund të themi se kapeleria është një udhëtim në kohë? Sigurisht që po! Njëkohësisht edhe një moment i bukur për të rinjtë që mësuan të prodhojnë kapele, duke marrë titullin milliner. Dizajnet dhe materialet e ndryshme i dhanë kuptimin modern asaj. 43


44


45



Për macramé

Sapo e dëgjon si term të dërgon në brigjet e Spanjës dhe të Francës së jugut, ku dizajnet macramé janë tregjet me modernë të zonave turistike. Por a ka lidhje macramé me trashëgiminë tonë, a ka patur ndonjëherë artizanë në Shqipëri që kanë punuar me macramé? Nese do ta lidhnim me historinë tonë të lashtë, macramé nuk është asgjë tjetër veçse lidhjet me nyje të kordoneve të lirit që shpikën fenikasit. Anijet tona liburne, çdo tendë e kishin të lidhur në fund me nyje katrore, si macrame; lidhjet gathering ishin në çdo tendë, në pjesën e fundit të lidhjes ku bëhej nyja e madhe e kordoneve, e cila ishte nyja më e sigurt si teknike lidhjeje. 47


48


Pra, macramé është një tekstil i krijuar duke përdorur teknikën e nyjeve. Macrame mendohet se e ka origjinën nga artizanët arabë të shekullit XIII, por që u popullarizua shumë sidomos gjatë epokës viktoriane. Historia të çon më herët, që në shekullin III, kur këto teknika nisën të përdoren në Azi për artin dekorues të veshjeve. Po ashtu, ata i përdornin nyjet edhe si simbole fatsjellëse për një shëndet më të mirë, e madje krijonin edhe figura me to. Ndërsa në trojet tona, sikurse thamë, historia zbret deri te anijet liburne dhe epokën e mbretëreshës Teutë, në shekullin I p.e.s. 49


50


51



artizanat



Arti me gjilpërë - qëndisja

Qëndisja është arti i aplikimit të modeleve dekorative mbi pëlhurë duke përdorur gjilpërën, të cilat realizon nëpërmjet teknikave të ndryshme të thurjes me fije. Materialet e pëlhurës dhe fijes të përdorura më së shumti janë leshi, liri, mëndafshi etj., me të cilat integrohen edhe elementë të tjerë si rruazat, perlat, edhe pse këto nuk e kanë kufizuar imagjinatën e artizanëve që aplikojnë këtë teknikë. Kjo vlen edhe për mjetet e tjera bazë të qëndisjes, që përveç qëndisjes me dorë apo gjergjef, ata e kanë aplikuar këtë teknikë edhe nëpërmjet raketave të tenisit apo strukturave të tjera rrethore metalike. Një kuti mjetesh me gjilpëë, pëlhurë, gërshërë, gjergjef (ose jo) me të cilat aplikohen teknika si ajo me thurje kryq, me thurje të thjeshtë lineare, me mbushje, reliev 3D etj., e kanë kthyer qëndisjen në një pikturë në kavancë. 55


56


Nuk është më një secret që moda përsëritet dhe kur kjo ndodh, secili cikël nxjerr në pah diçka të ndryshme në një teknikë, duke e vendosur atë në një kontekst të ri dhe duke ekspozuar karakteristika të reja. E gjendur si element dekorativ në veshje e kapele që prej vitit 30.000 p.e.s, qëndisja ende nuk i ka humbur cilësitë e saj të estetikës, bukurisë dhe sofistikimit. Në këtë cikël ajo vjen si teknikë e cila kthen produktet e prodhimit masiv të garderobës në sende të personalizuara dhe me të njëjtën qasje duke sjellë një gamë të gjerë të elementeve të tjerë funksional e dekorativ, produkte këto që tregojnë një histori nëpërmjet qëndisjes. Pavarësisht përparimit të qëndisjes së makinës, e cila kërkon më pak kohë dhe përpjekje, qëndisja me prekjen e saj të stilit të lartë, ende përfaqëson një qëndrim më të ngadaltë e më personal ndaj modës. Një qëndrim të cilin disa artistë e kanë shndërruar edhe në instalacione e vepra arti. 57


58


59


60


61



Mundimet e tezgjahut

Endja e pëlhurës në tezgjah është ndër proceset e gjata që kërkon teknikë, përpikmëri dhe durim, e megjithatë fsheh pas një sërë procesesh të tjera përgatitore po aq impenjative, endja e perit dhe përgatitja e tezgjahut. Endja e perit është procesi që bën të mundur mbledhjen në shulin e tezgjahut (boshti në krye) të disa fijeve të perit të ndërthurura me një teknikë të caktuar. Endja duhet medoemos të realizohet në një hapësirë të bollshme dhe të hapur dhe për të cilin mund të angazhohen 1-2 persona. Sipërfaqja dhe gjerësia (sasia e perit e lidhur në shul) e pëlhurës që është e parashikuar të endet në tezgjah përcakton numrin e fijeve që mblidhen dhe distancën që duhet të përshkohen për të endur perin. Ky proces konstaton në përshkimin e 30 fijeve të perit përreth disa shkopinjve të quajtur krye, ndërkohë që ndërthuren duke i mbajtur grupet të pangatërrueshëm nga njëri-tjetri me dy shkopinj më të vegjël. Të gjitha këto fije më pas mblidhen në shul, ose siç e quajnë artizanet mbulimi, ku duhet ushtruar forcë për t’i mbajtur të tendosura. 63


64


Bashkë me shulin që mbledh perin, pjesë të tjera kryesore të tezgjahut janë liçtë, kockat që e mbajnë atë të varur, shpati, shuli i pëlhurës dhe dy boshtet, i vogli që bën tendosjen në pëlhurë (në të djathtë) dhe i ai që bën tendosjen e shulit të përit (në të majtë), këmbëzat që bëjnë të mundur ndërthurjen e perit bazë (i vendosur në shul), masuri (rrakeli i perit që endë pëlhurën) dhe elementë të tjerë, të cilët janë pjesë e strukturës mbajtëse. Pas mbulimit të perit në shul, kalimi i penjve në liç dhe më pas në shpat janë proceset që përbëjnë përgatitjen e tezgjahut për endje. Secila fije duhet të kalojë në secilën prej hapësirave të penjve në liç dhe më pas në hapërisat në shpat. I gjithë procesi i endjes së pëlhurës konstaton në tendosjen e perit bazë, kalimit të masurit me penjtë e pëlhurës nga njëra anë në tjetrën, ku ndërthurja me penjtë bazë bëhet nëpërmjet këmbëzave dhe rrahjes së pëlhurës për të bërë më kompakte këtë ndërthurje. Pëlhura mund të endet me pe pambuku, akriliku, liri, mëndafshi, leshi, copëza të ricikluara, etj. Rezultati i këtij procesi mjaft të gjatë, përpos teknikës, mbetet në dorë të imagjinatës dhe kreativitetit. 65


66


67



Art Dore ATELIE TEKSTILI DHE ARTIZANATI

Botim i organizatës GO2 Shkodër, Dhjetor 2020


ATELIE TEKSTILI DHE ARTIZANATI

© MMXX GO2



Art Dore www.go2albania.org


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.