ARTNËQYTET
Art në Qytet Punëtori me studentë të arkitekturës dhe uranistikës për veprat e artit në hapësira publike në qytetin e Shkodrës, organizuar përgjatë muajit Tetor 2021.
Financuar nga LevizAlbania
Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC
LEVIZ A lbania
Local Democracy in Action
ARTNËQYTET
GO2 Albania & Art Kontakt Art në Qytet Punëtori me studentë të arkitekturës dhe urbanistikës për veprat e artit në hapësirat publike në qytetin e Shkodrës, organizuar përgjatë muajit Tetor 2021.
Ky botim u realizua nga GO2 dhe Art Kontakt në kuadër të projektit “Arti drejt Publikes” me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit. © MMXXI GO2 ALBANIA
PËRMBAJTJA
Një vëmendje për artin publik 9 Biseda me artistë 19 • Hilmi Tafa: Nëpërmjet lapsit dhe letrës mund të protestohet 21 • Ferid Kola: Asgjë nuk humbet 31 • Petrit Bilali: Veprat e artit, tregues i gjendjes sociale 39 • Nermin Shurdha: Arti nuk ekspozohet vetëm në galeri 47 Përvoja 57 • Njoha qytetin tim 59 • Kjo përvojë ishte një zgjim 63 • U ndjemë pjesëtare aktive të komunitetit 67 • Veprat e artit publik kanë nevojë për mirëmbajtje 73 • Problematika të ngjashme me qytetin tim - Tiranën 77 • Rrënjosja e dijes dhe vazhdimësia e artit në qytet 81
ART në qytet TETOR 2021 6
7
NJË VËMENDJE PËR ARTIN PUBLIK
Veprat e artit në hapësirën publike janë dëshmi e marrëdhënies së një qyteti me vetveten, me kulturën, traditën, historinë e tij. Në Shkodër, këto vepra përbëhen kryesisht nga skulpturat dhe disa lapidarë të trashëguar nga totalitarizmi, si dhe disa përpjekje për të sjellë një frymë bashkëkohore në teknika të reja. 9
10
Por sa vepra të tilla arti ka qyteti? Ku gjenden ato dhe në ç’gjendje janë? Kush i ka realizuar dhe kujt i kushtohen? Në ç’kontekst hapësinor ngrihen dhe cili është impakti i tyre social? Çfarë funksioni kryejnë dhe cili është mesazhi që përcjellin për njerëzit dhe për qytetin? Për t’u dhënë përgjigje këtyre dhe ndoshta shumë pyetjeve të tjera, organizatat GO2 dhe Art Kontakt zhvilluan punëtorinë ‘ART në QYTET’ me studentë të arkitekturës dhe urbanistikës të Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT dhe Universiteti Epoka përmes mbledhjes së të dhënave në terren dhe në tryezë, me qëllim inventarizimin e katalogimin e veprave të artit në hapësirën publike të qytetit të Shkodrës. Këto vepra arti do të hartëzohen dhe interpretohen edhe falë angazhimit të specialistëve të fushës, artistëve, studiuesve të artit etj. 30 vitet e tranzicionit kanë sjellë një braktisje e shkatërrim të hapësirës publike, si në mirë-projektim, ashtu edhe në menaxhim të saj. Moskontrolli i të mirës së përbashkët tërë këto vite ka sjellë cënimin e pronësisë duke e transformuar nga publike në private, duke pushtuar hapësirën publike, duke i ndryshuar formën e saj fizike pa rregulla dizajni apo peisazhi urban. Tërë këto ndërhyrje kanë sjellë një përdorim e menaxhim të saj aspak të mirë, pjesë e të cilave janë edhe veprat e artit – shpesh të vendosura pa respektim të sfondit urban apo kontekstualizimit. Për të arritur në një përfundim e mendim të bazuar në fakte, mbledhja e të dhënave për veprat në hapësirën publike ka qenë një sfidë, pasi institucionet vendore, si Bashkia Shkodër apo Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër nuk kanë informacione të plota, të përditësuara mbi tërë këtë pasuri artistike në funksion të hapësirës publike. Prandaj shumë informacione janë mbledhur nga drejtpërdrejt nga 11
12
terreni, nga intervistat me artistët/arkitektë e urbanistë lokal, nga shkrime e referenca në shtypin e hershëm të kohës në veçanti para viteve ’90-të, pasi në tranzicion ky zakon i përditësimit ka humbur. Punëtoria për Veprat e Artit në hapësirën publike nuk mund të ishte e plotë pa bisedat me artistët, të cilët i falenderojmë për solidaritetin dhe atmosferën bashkëpunuese që shfaqën me studentët e Arkitekturës dhe Planifikimit Urban. Gjatë këtyre bisedave, artistët Hilmi Tafa, Ferid Kola, Petrit Bilali dhe Nermin Shurdha, ndanë përvoja, pikëpamje dhe informacione të rëndësishme për gjendjen e artit publik në Shkodër, si dhe për kontributin e kolegëve të tjerë, veprat e të cilëve janë tashmë pjesë e panoramës së qytetit. Zhvillimi i veprave të artit i përket kryesisht dy epokave: 1945-1990 dhe 1991-2020 si dy kohë të ngjashme në formë, por të ndryshme në përmbajtje pasi njerëzit të cilët i ideuan dhe i formësuan këto vepra ishin po të njëjtët artistë/urbanistë/arkitektë ne mendësi e sjellje, por rregullat shoqërore ishin në kohë të ndryshme. Nëse në epokën e parë kishte një censurë e autoritarizëm absolut, por nën rregulla të respektimit të peisazhit urban mjaft të mirëdizenjuar, në epokën pasuese liria e krijimit ishte pa kushte e nën liri të plotë, por nën një proces dizenjimi amator e pasionesh diletante të njerëzve partiake nën hijen e institucioneve vendore lokale. Për të përcjellë më fakte ndryshimin, na është dashur të evidentojmë objektet një për një, me të dhëna që vështirë të gjenden e të verifikohen, por që do shërbejnë për të konkluduar një mendim kritik e analitik mbi situatën aktuale në qytet. Kjo do mund të hapë perpsektiva për një planifikim të hapësirave publike, qoftë në dizenjim, në estetikë, në menaxhim në të ardhmen. Pasi kultura e një komuniteti është e mirë e përbashkët dhe kjo duhet të reflektohet më së miri nga mjedisi i përbashkët urban – me qëllim përmirësimin e ndjesisë së përkatësisë, të mirëqënies dhe cilësisë së jetesës. 13
14
15
17
BISEDA ME ARTISTË
19
20
HILMI TAFA: NËPËRMJET LAPSIT DHE LETRËS MUND TË PROTESTOHET
Hilmi Tafa është lindur në Shkodër dhe në vitin 1976 kreu studimet në Akademinë e Arteve në atelienë e skulpturës, Tiranë. Nga viti 1981-1989 ka punuar piktor pranë dekorit të qytetit dhe që nga vitit 1981 e në vazhdim ka qenë pjesëmarrës në ekspozitat e përvitshme. Në vitin 1985 hap eskpozitë në Peshkopi me temë nga Lura dhe 2 vite më vonë është fitues i konkursit për simbolet e klubit sportiv Vllaznia. Ndër të tjera, piktori dhe skulptori Hilmi Tafa është bashkëautor i Shtatores së Preng Doçit, në Mirditë, autor i 9 relieve të fasadës së Kishës Françeskane, si dhe i bocetit “Pika e Lotit”, e cila ka marrë mjaft vlerësime. Ai gjithashtu është specialist restaurator pranë DRTK Shkodër. 21
Hilmi Tafa: Shkodra është kthyer në një qytet që të gjithë e shohim, të gjithë e vuajmë, kush ka pak botë artistit dhe nuk jemi të gjithë, sepse zëri juaj do të ishte më i mirë për të gjetë mënyrat për ta prezantuar. Shkodra vuan në sajë të paaftësi. Fakti që mund të mos kenë zënë vendin e duhur njerëzit e aftë, këtë duhët t’ia lëmë kohës. Para 30 vitesh, ka patur shtatore, mjedise që është shumë shqetësuese. Brezit tuaj i mungojnë parqet. Secili prej jush ta shohi me sy artisti dhe të fillojë me këto lloj protestash. Nesër ju do talleni me ne dhe kjo është e dhimbshme. Ta thuash në formë artistike duhet një “i marrë” apo disa “të marrë” që të guxojnë. Sa e keni atë vitalitet, është tjetër gjë. Fillojmë që tek shatërvani që nuk funksion, e gjithë ajo hapësirë… Kur e diskutonim më një koleg, skulptorin Pjerin Kolnikaj, thoshte që në fillimet e projekteve ka qenë një 5% të rrethrrotullimit për vendosjen e veprave të artit dhe kjo ishte më shumë se 15-16 vjet më parë. Asgjë s’është bërë. Duhet të gjejmë një zgjidhje, kjo mungon. Nuk e di nëse në jemi të dashuruar pas betonit. Përmendët edhe Sheshin Demokracia, zhvendosjen e “Pesë Heronjve të Vigut” dhe ndërtimi i shatërvanit. Njerëzit, a duhet ta kujtojnë komunizmin, apo duhet ta zëvendësojnë me regjim të ri, një ideologji të re ku ata të mbështeten? Si e mendoni ju? Unë i referohem historës, sepse atë edhe kam studiuar, gjermanët ka bërë diçka të mirë kur ishtë koha e Hitlerit. Thanë: “Lëreni në arkive, le të merret historia më të”. Ne nuk mund të jemi popull me i mençur se ata. Teoria e zeros ka rezultuar në të gjithë historinë tonë që është shkatërrim. Jo çdo gjë që patën lënë ishte e keqe. Ky është faj them, nuk është gabim, sepse tani e sheh njeriu pas 30 vitesh shkatërrim të të gjithë atyre objekte që sot do të kishin shërbyer si më mirë, për punësim e për shumëçka. Ne e shohim krejt realitetin. Ata mbetën në mëshirë të fatit nëpërmjet asaj që u fol atëherë. Politika bëri orientimin e gabuar apo të qëllimshëm, si për shembull rastin që përmendëm, Ajo është skulpturë e bukur. Artistikisht është punë e mirë. Flasim për shatërvanin? Jo për shatërvanin. Nuk kam asnjë lloj komenti për shatërvanin. Në pikturë, i madhi Kel Kodheli në lice, ku çdokush në mënyrën e vet duke u përpjekë për të vizatuar, në 22
një moment të caktuar kur nuk dontë të rëndonte dikë që nuk e kapte modelin ose nuk e vizatonte mirë, gjithësesi i thoshtë: “Ti do të bëhesh një fotograf i mirë”. Mu më kishte ngelur mendja dhe në mbrojtje të diplomës e mora profesorin dhe i thashë që më kujtohet ajo fjala. Më shikoi e më tha: “Unë nuk mund t’i them gjë tjetër. Vërtetë ka shkuar në shkollë, por nuk është për atë punë.” Edhe shatërvani, ata që e kanë bërë, nga ana profesionale është turp ai lloj koncepti në gjithëçka. Po e lë zbatimin. Pak estetikë është dashur të kishte në të gjithë atë hapësirë. Po të kishte një i talentuar të gjithë atë hapësirë do të bënte mrekullira, vëllimi në hapësirë, koncepti, ana figurative, kompozimi në vetvete, raportet. Unë po ju pyes juve, çfarë duan ato stola aty? Për çfarë shërbejnë? Po ato pllakat e granitit? Për mua kaluar 60 vite në Shkodër dhe pyes vete çfarë ka dashur të thotë?! Nëse është abstrakte le të jetë. Ajo nuk është as abstrakte. Të gjithë e shohim telefonin, shohim mrekullira që i kemi këtu afër. Qoftë të konceptuara, qoftë shumëdimensionale, në gjithëçka. Kjo këtu… Po e them shumë thjeshtë. Është marrë një dorë lekësh, dikush apo disa dhe çka kanë bërë për qytetin, urdhëro, ja ku e kemi. Këtë e vuajme ne. Ky është problem për të cilin jo të çojmë zërin, por të bërtasim me të madhe. Për shembull, një pjesë tjetër që realisht më dhimbset, një lulishte që e kanë lënë të rrethuar me hekura. Ju duhet ta çoni zërin për atë. Unë e kam çuar zërin herët, biles më kanë etiketuar, duke më thënë që jam paksa larg, e dini kuptoni vetë. Ju thoja t’i hiqnin hekurat, sepse dakord që objekti është objekt, por njerëzit pse t’i privoni. Lulishte ka qenë. Ne, të paktën, e mbajmë mend në kohën tonë lulishte. Ata as nuk e respektojnë. “Ti mirëmbaje të paktën. As nuk mirëmban edhe e rrethon. Na privon fëmijët tanë të shkojnë të luajnë. Kjo ëhtë mungesë e drejtuesve të bashkisë. Ky është problemi jonë. Jemi 30 vjet në vendnumëro. Vetëm kemi një nga këto që i them kutiat e shkrepëseve. Që në çfarë bastardimi është kthyer ai vend. Shkoni hidhini një sy nga ambulanca, ku të keni qejf, është… Megjithatë një arsye e kishte ky gjysëm-privimi mund ta quajmë, që nga pjesa publike, ata e bëjnë monumentin gjysëm privat. Është shembulli edhe i bustit të Migjenit që është bërë nga teatri. Drejtuesja e teatrit na tregoi që është bërë për mbrojtje ndaj dëmtimeve të jashtme, që vinte pikërisht nga banorët, sepse disa 23
edhe nuk e respektonin tamam. Tani të jemi realistë. Ardhja është shumë e madhe dhe shumë e pakontrolluar. Të gjithë jemi të ardhur, me shekuj. Varet pastaj si kanë ardhur dhe se si i ka respektuar normat qytetare. Ky problemi i të ardhurve është i dhimbshëm, qoftë të vazhdimi i shkollimit. Në mjediset e shkollave, elementi më i thjeshtë duhet të jetë eventi artistik, një skulpturë. Përgjithësisht, në Shqipëri ka ndodhur diçka. Arti ka qënë, e dimë, dok, dhe përgjithësisht i kemi dhënë prioritet luftës. Në fakt nuk është mirë. Kjo gjë na mungon: një balerinë, një violinist apo një kompozitor. I kemi shëmbëlltyrat kudo. Po e lë Greqinë, sepse ka çdo gjë brenda, ka mrekullinë e artit. Këtë gjë tek nuk arrij ta kuptoj te pedagogët dhe te orientimi i studentëve. Ne duam të jetojmë ketu, nuk është keq. Nuk e di çfarë na mungon ne si vend, përveç mendjes. Edhe politikanët, këtu duan të jetojnë. Pse nuk investojnë paksa, për një rrugë më të gjërë, për pemë më shumë?! Po e lë dhimbjen e një pjese tjetër, që kemi një liqen më të madh në Ballkan, të cilin po e kthejme në kënetë, tash 30 vite. Ka kaq shumë gjana dhe nuk kam qejf t’ju trishtoj, po realisht po ndodh ajo që një qytet me pak fjalë, me shumë histori brenda sa çdokush tjetër krenohet sikur të ketë ardhur njëherë në Shkodër. Shkodra nuk e meriton me të gjitha gjërat e veta. Pa të keqen e Skraparit, ne kemi gurët e Kirit. Të gjithë oborret tona e kemi patur me ato gur, dhe ka rezultuar që në shekuj, ata janë të mrekullueshëm. Kush është ai projektues?! Si e kanë pranuar atë gjë mes të piacës?! Nuk ka sens. Nuk është mbjellë një pemë që në kohën e Mark Kakarriqit, 100 vjet përpara. Ka një histori shumë të thjeshtë. Kur është mbaru prefektura, ata e kanë quatuj Saraji i Pashës, pra ajo që quhet Bashkia sot, i shkuajnë vëllait në letër dua të mbetëm në histori. Thonë që e ka në letër ku thotë se ka dëshirë të mbetët në histori. Ai sjell, shifrën nuk e mbaj mend, por 100-200 pemë bliri, dhe i ka sjelle nga Firence. Është ndër të parët kryetar bashkie që ka mbjellë dhe ato pemë janë edhe sot. Nuk respoktohen as ato. Po e lë faktin që të shtojmë. Kemi një qendër të mrekullueshme, të cilën po e kthjejnë, me keqardhje e them, gati si me të jetë kandar*, duke shitur qebap, këtë, atë. Nuk kam asgjë me atë pjesë, por e drejta jote mbaron aty ku fillon e çdo qytetari tjetër. Ti më zë trotuarin, ti më ke bllokuar rrugën, ti bën baret në trotuar dhe nuk kemi ku të kalojmë. Unë jam me biçikletë, po ku të ec?! 24
Vërejmë një numër të madh veprash në parkun e Parrucës. Donim të dinim mendimin tuaj mbi lidhjen e veprave që vendosen në hapësirë publike aq afër njëratjetrës. Duke e parë edhe në kënvështrim historik, a duhet bërë një lidhje e gjithë këtyre vepra? Është ndër shqetësimet më të drejtat që keni ngritur. Është diçka që nuk shkon hiç, është kthyer në sallatë ruse. Idea për grupimin dhe vendosjen e shtatoreve në atë lulishte është e hershme, me sa jam në dijeni edhe para Fishtës. Kjo është një praktikë e ndjekur edhe në botë, po ajo është një lulishte e vogël dhe e copëtuar. Ata kanë ardhur duke u shtuar, shto ujë e shto miell. Nga t’ia filloj?! Unë e kam mbrojtur dikur, e mboj edhe sot, konceptin e At Gjergj Fishtës si skupturë. Është unikale, është moderne. Ne kemi patur shumë debat edhe me autorin. I thoja: “Ti di ta bësh portretin”. “Unë di ta qaj me lot”. “Por pse nuk po e bën atëherë”, - i thoja. “Ty të mungon diçka”, - i them, “që të mbetesh tamam siç duhet?! Dhe nuk ke për ta lejuar këtë diskutim”. Kur i lexoj në Facebook më merr gazi. Ajo është punë e mirë, është punë dinjitoze. Në raport me të gjitha veprat që kemi përreth aty është edhe një vajzë, që me sa di unë është mbrojtja e diplomës e po të njëjtit autor, një skulpturë bronxi. Është shumë e bukur. Skulpturë që ta kërkon syri. Pjesa përpara, pllaka, nuk di se si ka ngelur. Kjo është për turpin e të gjithëve ne, sepse kalojmë aty dhe nuk reagohet. S’kam asgjë me lapidarin, por ai i Hasan Riza Pashës, është shumë i bukur artistikisht, ai që është tek varrezat, por nuk e kuptoj aty çfarë do. Të gjithë e dimë historinë, vërtetë ka qenë komandant i Shkodrës, por në atë vend nuk ka një kontribut. Pra në këtë pikë, asgjë s’është e menduar. Qoftë edhe vepra e të persekutuarve, ajo u bë me pak brryla të vegjël. Mirë do të ishte që edhe ata të përfaqësoheshin, kur të kalojnë rrugës dhe ta shohësh tjetrin në sy. Dreqi e mori, kur të bësh një punë, nëse e ke me pasion, të mos e bësh për të kaluar radhën. Si kjo fillojnë me radhë. Për mua në lulishte është më interesante përpjekja që u bë tek Pazari i Vjetër. Ajo është më e menduar, sepse djemtë, Rubin Mandija dhe të tjerë, ishin shumë më të ndërgjegjshëm në këtë pikë. Pavarësisht se ato nuk mirëmbahen. Ndërsa lulishtja në qendër është pasaporta jonë, e bashkisë që kemi përballë. Bashkia, nuk e di se çfarë bëjnë ato njerëz, e kanë përballë dhe lënë një bllok betoni. Pllaka, që secili prej nesh e lexon, nuk e di se çfarë mesazhi përcjell. Mua me fyen kur kaloj çdo ditë, por asnjëri 25
nuk kujtohet. Brezi juaj duhet të gjejë formën. Jeni më të hollë në lapsa. Mundohuni që të bëni opozitën. Edhe për ju, për të ardhme, sepse bën një shkollë të caktuar edhe realizion diçka si tubat… Kam bërë disa relieve tek Kisha Françeskane dhe sot dua të shkoj t’i rishoh, jo më një vepër urbanistike që është përgjegjësi për të gjithë dhe e vuajmë në mënyrën tonë. Përveçse në kafe apo në televizion kur jepet mundësia, a ka qenë lufta juaj e mjaftueshëm dhe po te ishte a do të jepte rezultat? Të them të drejtën, përgjithësisht kam qenë opozitë dhe vazhdoj të jem, por qenkan disa konjuktura që nuk po arrijmë t’i marrim vesh. Ka dalë ndoshta pjesa e underground-it që ne nuk i shohim, që vendosin për fatin e qytetit tonë të tjerë, të cilët nuk i njohim askund me çfarë shoh. Pushteti lokal këtu ka sajuar një këshill artistik që e kanë rikrijuar dhe nuk e di sa është funksional. A ka qenë e pamundur për ju dhe ata që mendojnë si ju për të hyrë aty? Nuk është funksional dhe nuk ka qenë asnjëherë. Ka qenë vetëm sa për t’u shkruar. Ka qenë e pamundur për të hyrë, sepse kanë qenë emërime, jo zgjedhje. Këtë jua them me kompetencë. Nesë do ju pyesja që ambicia për të ndrequr këtë a do ju kishte çuar deri në dyert e politikës, qoftë edhe në nivel lokal? Cila është zgjidhja për Shkodrën, për të cilën mund të kontribuoni ju dhe secili prej njerëzve? Çfarë mundemi realisht të bëjmë? Unë do flas për veten. Në profesionin tim do kisha dhënë një kontribut, qoftë me debatu. Për dreq unë nuk jam i talentuar për t’iu afruar politikës. Nuk e shoh veten atje, sepse duhet ta elokuosh fjalën bukur, është “difekt”. Nëpërmjet llojeve të konkursit, qoftë edhe bashkëpunimi me urbanistikën, që për mua është imediatë. Shohim boshllkën në çdo gjë. Shkodra nuk ka më qendër. Njeriu kërkon një vend si parlamenti i famshëm grek, agora, që të gjithë dilnin të flisnin. Ne këtë gjë nuk e kemi këtë luks, sepse përgjithësisht pushtetin e kanë marrë të paaftit, që kanë zënë këtë vend aty. 26
Ju personalisht e gdhendi emrin tuaj në veprat që krijoni? Përgjithësisht duhet e drejta e autorit, kur puna është e pahuazuar dhe e pa kopjuar, qe e ke punën tënde për t’u krenuar. A mendoni që mungesa e autorisës vjen edhe se nuk është krenar për veprën? Ka raste edhe të asaj natyre, nuk përjashtohet. Sidomos skulptura, sepse që prej antikitetit deri më sot një figurë njeriu ai është, por ti mundesh ta shohësh në një kënvështrim tëndin. Kjo mund të jetë zgjidhja apo gjetja. E njëjta gjë ndodh me arkitekturën. E shikoni të arsyeshme që skulpturat që kanë pësuar patologji nga kushtet atmosferike të restaurohen? Ka monumente që janë shpërfytyruar nga erozioni, si figurat e Esat Gjylit, kishte humbur tiparet e fytyrës. Po, është shumë e vërtetë. Është ai, Pashko Vasa, relievi, të cilat janë të hershme, të realizuar me derdhje betoni. E pata çuar si zë në Ministri dhe nuk ma aprovuan. Unë kërkova, tek DRTK, për të bërë një grup pune dhe të merremi me restaurimin e tyre. Ministria nuk pati kohe dhe ngeli në letër. Pata evidentuar vepra, i fotografova, i dërguam atje. Mirëmbajta është kusht për një vepër arti, ato të mermerit apo të tjerat, pa shkuar te bronxi. Duhet të restaurohen, ashtu edhe shtëpiat tona, që janë identiteti jonë. Shkodra ka qenë vend i parë, e kam frikë se tani është vendi i fundit për sa i përket monumenteve të kulturës. Uroj që në rrugën tuaj të mos flini gjumë. Kërkoni sa më shumë. Ju mund t’ia ndërroni faqe ose ta lini me këtë faqe.
27
28
29
FERID KOLA: ASGJË NUK HUMBET
Ferid Kola lindi me 17 prill 1947 në qytetin e Shkodrës. Ai kreu studimet Institutin e lartë të Arteve duke u diplomuar si skulptor i lartë, në degen e skulpturës monumentale. Ferid Kola është autor i shumë veprave në qytetin e tij të lindjes, si lapidari e heronjëve Çerciz Topulli e Muco Qulli (1975), lapidarit të tërmetit të 15 Prillit 1979, shtatores së Luigj Gurakuqit (1993), bustin e At Gjergj Fishtës, etj. Përveç punimeve të vendosura në mbarë Shqipërinë, ka vepra të cilat gjenden në galeri të ndryshme, si në Shqipëri, Greqi, Itali, Angli, Kosovë, Zvicër, Gjermani, Austri, etj. Krahas krijimtarisë së tij si skulptor, ai kryen punime restauruese në banesa muzeale dhe kulti në qytetin e Shkodrës. 31
Ferid Kola: Keni rënë në një gropë të zezë, kaq e zezë është sa nuk e keni idenë. Mua më vjen keq, sepse ju jeni lule që keni çelur në këtë kohë dhe nuk ia keni idenë se çfarë ka ndodhur më përpara. Të lumtë ju që keni idenë dhe prirjen për t’u bërë qytetarë. Kur them kështu, kam parasysh që të jeni banorë të një qyteti, duhet të plotësoni të paktën 3 kritere. Konsumi i ujit, konsumi i energjisë dhe respekti ndaj varrezave. Nëse një qytet i ka këto prioritet, nuk ka dyshim që do ecë përpara. Them varrezat, sepse ato janë e kaluara, baballarës, gjyshat, vlerat e qytetit, etj. Konsumi i ujit, e të qenurit i pasur dhe energjia elektrike, e të qenurit i modernizuar. E nisa këtu për t’ju thënë se jeni fatlumë që e keni kapur situatën në këtë kohë, kur ne bëmë aq sa kishim mundësi dhe sa na kanë lënë për të punuar. Edhe kur kemi dashur të vazhdojmë, “do e vazhdosh, por bëje kështu”. Cili nga qytetet në Shqipëri ka patur atë pasuri, atë trajtim artistik në varreza, por edhe në qytet. Në një kohë kemi patur një nivel jashtëzakonisht të lartë. Ajo më ka inspiruar dhe më ka bërë ta dua Shkodrën dhe jo vetëm ato, por edhe në drejtim të resurseve që ka. Kujtoni se Shkodra nuk ka qenë e zhvilluar? Kujtoni se Shkodra nuk ka patur ndërtime, arkitekturë dhe vepra arti? Ka patur dhe shumë të bukura. Por, ka qenë një qytet i lakmuar dhe çdo gjë e tillë persekutohet, gjuhet me gurë pët t’ia marrë frutat. Rrënja këtu është. Ju jeni filiza të rinj. Është fatlume Shkodra me ju. Mos hiqni dorë nga tradita. Mësoni sa më shumë nga ajo dhe përputheni me të renë. Asnjëherë e reja nuk mund të ecë pa taban. Tabany ynë është shumë i pasur. Me sa kam njohuri, trashëgojmë një pasuri kolosale dhe mjaft me vlerë nga Kolë Idromeno. Kjo flitet në fillim të shek. XIX kur dolëm nga sistemi feudal, Shkodra kishte disa shtëpia karakteristike. Kolë Idromeno dhe bashkëkohës të tij sollën mendësi perëndimore duke vënë në dukje se Shkodra nuk është vetëm kjo. Të bëjmë një rrugë ku katët e para të jenë dyqane dhe katet e dyta të jenë banesa. Kjo është çfarë ka sjellë mendësia intelektuale e nënshkruar me autorësi të Kolë Idromenos. Me këtë frymë të re, jetasa ndryshoi, marrëdhënia me njerëzit ndryshoi, marrëdhënia me materialet ndryshoi, u përkrah progresi, fasadat ndryshuan në koncept dhe krahas tyre edhe skulptura. Kur erdhi në Shkodër? Unë mbaj mend vetëm një bust të Stalinit dhe me inciativës e partisë u bënë lapidare dhe buste. Sot ekzistojnë Luigj Gurakuqi, që sot është i lënë për faqe të zezë, gjithë arna. 32
Pushteti vendor bashkë me atelienë e monumenteve dhe institutin e monumenteve t’i mirëmbajnë dhe çdo 5 vjet të vihet dorë për pastrim dhe rregullimin. Busti i Esat Gjylit, që është për faqe të zëzë, i mbaruar. Ose i heqim, ose i lëmë. Derisa dhe Migjenin, e patën lënë afër një bari, ku ishtë pa hundë dhe pa vesh. Veprat janë fëmijët e autorëve që i kanë bërë. Janë fëmijët e mi. Duar, shpirt, talent, pagjumësi, stres, janë çfarë konsumoj unë tek to. Unë i kam të gjitha pllakat përkujtimore dhe bustet që ka patur Shkodra, të shkruara dhe të identifikuara me vepra dhe me autorë, por është një pasuri private që nuk e jap kollaj. Jam i vetmi që i ka në Shkodër, sepse ka qenë punë e imja. Po veprat e reja që janë vënë tek shatërvani, përveç “Të persektuarit” që e kishte emrin e shkruar, janë ato me gëzhoja. Kush u ka realizuar? Ato i ka bërë partia. Dhe kur e kam parë në oborr të Bashkisë në formë kupole me gëzhoja, i them kryetarit të Bashkisë: - “A ju vjen turp? Si e keni vënë bunkerin këtu? Unë jam gjallë, jam skulptor. Pyetini njerëzit.” “Jo, e kanë bërë ata”. Prandaj them e ka bërë partia. Janë sjellë disa lekë. Kështu i bëjmë punët ne. Ju keni fat që erdha, sepse ka kohë që nuk dal në qytet. Është një situatë e tmerrshme. Unë nuk jetoj më në këtë realitet. Z. Kola, ne jemi brezi që janë dëshmitarë veprat që janë realizuar në dekadat e fundit dhe ato janë pjesë e hapësirave publike në të cilat jetojmë. Sa është i hapur qyteti për artista të rinj dhe sa kemi ne artista të rinj që duan të bëjnë vepra në qytet? Artisti nuk punon për popullin, por për veten. Ka mbaruar koha kur arti i takon popullit. Artisti flet me veten, jo me popullin. Gjithmonë artistat në kohën e tyre kanë qenë njerëzit më të persekutuar, njerëz më të vuajtur. Kanë qenë të vetëm, sepse janë në majë të piramidës. Sa më poshtë të jesh, aq më afër bazës. Por veprat që janë të vendosura në hapësira publike i përkasin komunitetit. Ky komunitet është. U bë konkursi për të persekutuarit politik, ku gjithsecili çon 33
mendimet e tyre, veprat e tyre. Unë çova një amanet. Nxora një dorë nga varri: “Kujdes diktaturat. Kujdes monizmin”, dhe një palë pranga në dorë. Nuk ishin dakord. Por vendosën një duke shtyrë vagonin. Ai është tregim për fëmijë që u thotë që kështu ka qënë. Nuk është vepër arti kjo. U bë një konkurs në kohën e monizmit. Partia lajmëroi profesionista të të gjitha fushat, artit, kulturës, shkencës, etj. Tha: “Doni të rregullojmë këtë qytet, apo jo?” Gjithësecili mendoi për fushën e vet dhe në artit figurative menduam për eksterieret, të bëjmë ndonjë skulpturë parku. Autori bëri veprën “Rozafa”, që do të vendosej tek Ura e Bunës, rrugës për në kala, me idenë e nisjes për të ndihmuar vëllezërit. Ndodhi si ndodhi situata dhe për disa vjet ka qëndruar e izoluar në magazinë. Meqënëse ishte bronx, e vendsën në lulishtë. Unë kisha një ide shumë më të bukur, për të cilën më thanë që mos do të bëhesh i çmendur. Pa u bërë Bexhisteni, ishte lulishtja nga aty, deri tek ura e Bunës. Aty vajza ime mësoi të ecte. Aty shikoja gjysha dhe gjyshe me fëmijë. Ne kemi Eposin e Kreshnikëve, e kemi të mrekullueshme. Pse të bëjmë një opingë të madhe? Një malësor me mustaqe, ku të hipnin fëmijët, të luanin me kreshnikët. Krahasin gjirit, nëna të ushqejë me legjendat e eposit, gjyshat t’u flisnin për kreshnikët. Shkodra i takon të jetë porta e parë e Bjeshkëve të Namuna. A kishte gjë më të bukur? Unë thoja që të angazhohemin disa skulpturë për t’i realizuar. Duke mos gjetur mbështetje, u la kjo punë. “Pesë Heronjtë e Vigut” janë zhvendosur shumë herë. Ka ndonjë arsye specifike për këtë? Politike. Autorit sa nuk i ka pika. Kur më pyetën mu, që kisha bërë mund në të, u thashë që kjo nuk është respekt ndaj artit. Ka qenë si ka qenë monizmi, ka dënuar kishat dhe xhamiat, por veprat e artit të bukura i ka ruajtur të gjitha, sepse kanë qenë vepra artit, zhvishen nga ideologjia. Ndonëse, monumenti i “Pesë Heronjve të Vigut”, sipas meje, përmban të gjithë ngarkesën ideologjike, materialiste, marksiste-leniniste të kohës, është përfaqësuesi më dinjitoz i asaj epoka. Është një vepër artit e jashtëzakonshme, që nuk përsëritet më, vetëm në epoka faronike ose totalitariste. Nuk bën më njeri ato lloj veprash. Mos e denigroni atë vepër. Hapni një gropë të madhe dhe futeni. Le ta 34
hapin dhe t’i nxjerrin më vonë, pasi të pastrohen nga streset që kemi, personifikimi përmes partisë. Jemi shqiptarë. Ose hidheni ne det, por jo ta çoni në varreza, në mes të plehrave. Dhe tani që e kanë çuar atje, nuk lidhet, janë artificializma, për mua. Ajo i takon komunitetit, jo ta bëjë dikush që ka diçka në dorë. Pse zgjedhin të mos e shkruajnë emrin? U thonë ashtu, apo është zgjedhje e tyre? Mikelanxhelo ishte 21 vjeç dhe bëri “Pieta”. Kur u ekspozuar, krijoi një hilaritet të madh, u amplifikua jashtë mase. Një ditë ishtë aty Mikelanxhelo dhe dëgjon një muhabet gjatë të cilit përmendet tjetërkush si autor. Kjo më ka ndodhur edhe mua. Në mes të natës, ai gdhend emrin në shirit të rrobave. Edhe unë kam bërë një monument pa emër, që e kam bërë në një situatë të tmerrshme, kur armët kërcitnin dhe u thyenin e shkatërroheshin dyqanet. Le t’ia vërë emrin koha, jo unë. Ajo vepër është e imja, nuk e ndërron dot njeri. Në Blinisht të Lezhës, “Dy martirët e demokracisë”. Pse të mos e shkruani emrin? Asgjë nuk humbet. Sa do enigëm dhe e fshehtë, kutia e Pandorës do të hapet.
35
36
37
PETRIT BILALI: VEPRAT E ARTIT, TREGUES I GJENDJES SOCIALE
Petrit Bilali është specialist skulptor pranë DRTK Shkodër. Ai ka mbaruar studimet për skulpturë monumentale në vitin 2000 pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë. Gjatë përvojës 9 vjeçare në Itali, ai është angazhuar me skulpturë të dimensioneve të vogla dhe gjithashtu ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme. Z. Bilali është bashkëideator dhe koordinator i projektit ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi skulpturën e parkut në vitin 2011, gjatë së cilit janë realizuar 20 vepra, 10 prej të cilave janë të vendosura në lulishten e Pazarit të vjetër.
Petrit Bilali: Pas viteve ‘90 ka patur një problematikë në Shkodër për vlerësimin dhe vendosjes së veprave në hapësirë publike. Kjo ka shkuar në atë pikë, sa në raste të caktuara vendosjen e veprave jo shumë profesionale për arsye të ndryshme. Gjatë periudhës ’44-’90 ka patur disa procedura të forta për vendosjen e veprave publike. Ka patur prej atyre që kanë ardhur me urdhës nga Komiteti qëndror në Tiranë, si “Pesë Heronjvë të Vigut”. Ndërkohë ka patur edhe vepra për të cilat janë vendosur nga zyra e urbanistikës së Shkodrës ose nga ente të tjera lokale. Këto janë vepra të dimensioneve më të vogla dhe më pak të rëndësishme. Sot kemi të bëjmë me disa vepra publike të pakontrolluara nga supervizorët e artit, historisë dhe urbanistikës. Shohim shpeshherë në sheshe vepra që thyejnë dimensionet e hapësirës. Artisti në vetvetë është një sensor i shoqërisë dhe në rastet kur kemi problematika në shoqëri ato reflektohen tek arti. Kur shohim një vepër të dobët do të thotë që aspekti social i komunitetit nuk po funksionon mirë. Janë disa skulptura mermeri tek lulishtja e Pazarit, me një frymë më moderne dhe në mos gaboj janë bërë në bashkëpunim me skulptorë nga Mali i Zi. Për disa prej tyre nuk dihet autorësia. Përse ndodh kjo? Ato skultptura janë realizuar në kuadër të një projekti ndërkufitar, ku vendosja në hapësirë ishtë pjesë e këtij projekti. Ndër të tjera, janë bërë disa tabela, duralumin dhe foreks, të cilat janë vendosur pranë çdo vepre. Kemi menduar që, duke mos patur bartje ideologjike ose historike, këto vepra do të jenë të mirëpritura nga publiku, sepse janë vepra lirike. Mund të ndodhë që njerëzit kanë mllef me një vepër të regjimit komunist, për shkak të ideologjive. Por, që njerëzit të kenë mllefe me objekte që kanë emrat e autorëve… Megjithatë, këto janë fenomene që ndodhin gjithandej edhe në botë. Në po këtë zonë, kemi veprën ku shfaqet figura e pjellurisë, nëna dhe fëmija dhe një tjetër aty afër ku paraqiten dy deshër që po ndeshen. Çfarë lidhje kanë me njëratjetrën, nëse kanë? Vendosja e veprave publike në park ka gjithmonë një ide apo një koncept. Në të shumtën e rasteve në sheshe apo vende që kanë një kontekst urbanistik qëndror,
vendosen vepra historike, ndërsa në parqë më tepër jaë preferuar skulptura lirike. Vendosjen e kam bërë unë. Duhej të kompozohej në sheshin e ri, distancat dhe qëndrimi i atyre vepra. Kam refuzuar kategorikisht që skulpturat publike t’i vendos në sheshet qëndrore, sepse kjo do bëhej shto miell dhe shto ujë e kjo do prishte komplet koncepti i sheshit, ku përveç vendndodhjes, shpeshherë në projektim përcaktohet edhe destinacioni, historik, lirik, etj. Sheshi ku janë vendosur ishte relativisht rid he përmes këtij projekti, t’i rivlerësonim. Kam konceptuar vetëm rrugët se si të arrihet dhe largësitë mes njëra-tjetrës. Jam mundur të mos u jap dimension jashtë sheshit për të mos tërhequr vëmendjen e makinave, sepse ashtu siç ndodh edhe në rrethrrotullime, nuk lejohet që vepra të zërë vizibilitëtin, apo vepra shumë vertikale. Ato vepra janë konceptuar të jenë me ato dimesione që të bëhen të këndshme edhe për fëmijët, pa elementë të mprehtë në të cilat mund të dëmtohen. Kjo nisëm është unike për veriun e Shqipërisë. Hulumtimi i bërë për veprat publike a përfshin çdo gjë, pra edhe artin industrial, apo vetëm bustet dhe monumentet? Ky hulumtim, i bërë nga një institucion publik, i cili mbahet me taksat e komunitetit, a është publik? Ky ka qenë një projekt në të cilin kam asistuar me pjesën e autorëve, dimensioneve dhe plotësimin e kartelave, i bërë në nivel kombëtar. Ata kanë deleguar një specialist për t’u angazhuar me këtë, siç bëhen punët në përgjithësi dhe i fundit që thirret është profesionisti. Është bërë për lapidarët, shtatoret, monumetet, veprat publike, bustet, memorialet. Jo vetëm ato të realizmit socialist, sepse janë edhe veprat e mermerit të kartelizuara. Çfarë mund të na toni për gurin pranë Urës së Vjetër që është hequr para disa kohësh? Ai gur është hequr para një viti. Veprat publike historikisht ka patur një memorial që tregon kush e ka bërë dhe kur. Këtë funksion ka patur edhe ai gur, i cili është vendosur në 1917. Rasti i kësaj vepre është për t’u përmendur si rast pozitiv, sepse është marrë iniciativa për ta restauruar. Si veprat reaksionave, në vitet ’70 është dëmtuar 41
duke i hequr shkrimet dhe një shqiponjë në pjesën e sipërme. Unë jam angazhuar në restaurimin e saj, duke e rikthyer pjesët e dëmtuara, por duke lënë gjurmë të ndërhyrjes, si kriter të restaurimit të një vepre. Kemi përfshirë edhe shatërvanet si pjesë e veprave dhe ndër to edhe Truma tek Dugajat e reja. Çfarë dimë për autorësinë e saj? Truma është vepër donacioni të familjes Hysaj, ajo origjinalja. Kjo dhe shatërvanet kanë të bëjnë me artin publike funksional. Kanë qenë vepra që kane një koncept religioz. Ribërja e kësaj vepre duke u bazuar në një skicë, por e përshtatur, jo aq elegante sa origjinalja. Kjo është realizuar përmes një tenderi. Dhe ky është një shqetësim që e kanë të gjitha veprat publike sot. Në momentin që po flasim ka 2-3 vendosje të disa veprave publike që janë pa protokoll. Mua nuk më është mundësia që jam skulptor me vendos një vepër publike me protokoll, ndërsa vijnë të tjera nga rruga dhe e realizon një të tillë. Për mua kjo situatë është pak e vështirë dhe e palezetshme në prizmin e skupturës dhe veprës publike. Për mua ky është tregues i gjendjes sociale ku jemi sot. Kemi 16 skulptorë të diplomuar dhe që janë aktiv në Shkodër dhe shumë prej tyre, me sa kam informacion, nuk kanë patur mundësi të realizojnë vepra publike. Kjo është edhe arsye pse jemi angazhuar në projekt, që të heqim ngarkesa politike dhe emocionale duke e kthyer në lirizëm, sepse është e rëndësishmë që pasardhësit tanë të shohin diçka të bukur, diçka lirike. Arti publik, arkitektura, urbanistika dhe veprat e artit të mirëfillta janë edukatë. Ata që jetonin në një qytet të mbushur me vepra arti, fasada të bukura, të dekoruara kanë një edukatë, një farë ndjeshmërie për vendin e tyre. Duke kaluar çdo ditë në atë shesh secili merr një edukatë estetike, por edhe për ruajtjen, sepse bëhen pjesë e tyre, pjesë e komunitetit. Vë re diçka që bashkëpunimi i arkitektëve me artistat në Shqipëri është shumë i dobët, ndërkohë që në realitete të tjera është shumë i fortë. Konkurentët e konkursit në të cilin kam marrë pjesë, shumica e konkurentëve ishin studio artit që kishin pjesë të skuadrës skulptorin apo piktorin dhe arkitektin. Kështu bëhet një bashkëpunim i frytshëm, që ka fuksionuar përpara, deri diku, për shembull ish-Jugosllavia e ka patur traditë, dhe kështu krijohet një vepër publike që është funksionale, ka dimensionet e duhura e ka një 42
mesazh të caktuar. Vendosja e veprave duhet të ketë një koncept. Ka nga ata që thjeshtë thonë që dua ta vendos këtu në qendër. Kur hyn në Shkodër duhet të kuptojmë se cili qytet është ky. Çfarë i mungon këtij qyteti? Ne kemi një kala 2400 vjeçare të dokumentuar dhe nuk ka asnjë gjurmë tjetër në qytet, një vepër publike që ta kujton këtë gjë. Kemi mbretin Gent, mbretëreshën Teuta që këtë vend e kanë patur epiqendër, kemi Balshajt, Pashallëkun e Bushatllinjve. Nuk kemi një vepër për ta. I vetmi memorial për Bushatllinjtë është një grumbull gurësh në Mal të Zi. Ndërkohë në Shkodër nuk ka. Kur vijnë turistë, nuk dinë ta lexojnë qytetin. Ka një seri figurat që duhet të pasqyrohen, sepse janë pasuri e qytetit. Janë memorie.
43
44
45
46
NERMIN SHURDHA: ARTI NUK EKSPOZOHET VETËM NË GALERI
Nermin Shurdha është lindur dhe rritur në Shkodër. Pavarësisht se studimet i ka kryer për Administrim Biznes, ajo ka trashëguar talentin për pikturë dhe e ka kanalizuar këtë pasion tek muralet që prej 10 vitesh, si diçka e munguar në qytetin e Shkodrës. Muret e ngjyrosura në lagje dhe hapësira të qytetit tashmë mbajnë emrin e saj, si muralja në Shirokës me mbishkrimin e Gilman Bakallit për biçikletën, “Puthja” e Klimtit e sjellë me xhubletën e Alpeve, etj. 47
Nermin Shurdha: Muralet ishin diçka që nuk e shihja askund në qytetin tonë. Tirana, Durrësi, sidomos Kosova kanë projekte të tëra që investojnë për atë gjë. Në Shkodër ishte diçka që mungonte, për më tepër që lagjet tona kanë apartamente të kohës së komunizmit. Një ndër muret e propozuara është ai i murales në Shirokë, i cili nuk ka qenë ekzistues, por u ndërtua para 7 vitesh nga një prej pronarëve në zonë më qëllim zgjerimin e hapësirës për biznes privat. Natyrisht, punimet janë pezulluar duke qenë se nuk është dhënë leja e ndërtimit nga institucionet përgjegjëse, por muri prej 15 m ka ngelur. Kur ajo zonë është kthyer në Qendrën e Sporteve Ujore përmes një projekti, një prej propozimeve ishte të gjehej një zgjidhje për atë masiv betoni. Falë organizatorëve, kisha dorë të lirë për atë murale dhe, duke qenë një sipërfaqe e madhe, e ndamë në pjesën e shkrimit të biçikletës së Prof. Gilman Bakallit, duke marrë aprovim. Aty është edhe parkimi i biçikletave dhe kjo është bërë për ndërgjegjësimin e lëvizjes së qëndrueshme. Në fakt Tirana dhe Durrësi e kanë promovuar më shumë këtë nisëm, sesa Shkodra. Ndërsa, për pjesën tjetër, në të djathtë, zgjodha Van Gogun si diçka që çdokush e njeh, duke marrë vetëm pjesën e natës së kthjellët dhe duke e lidhur me peizazhin e Shkodrës përmes Taraboshit, liqenin e Shkodrës, kalasë dhe fushave të Zadrimës. Stafi i Qendrës së Sporteve thonë që ajo murale ka sjellë një frekuentim më të madh. Normalisht, si për çdo ndërhyrje tjetër, edhe kjo është bërë me marrjen e lejes së Bashki, si pjesë e dekorimit të qytetit, duke dorëzuar një skicë paraprake dhe qëllimin e veprës. Ne kemi përfshirë vetëm muralin e Shirokës në listën e veprave mbi të cilat po punojmë. A mund të na thoni më shumë për punë të tjera në këtë qytet? Ndër muralet që kam realizuar, shumë pak prej tyre janë në ambiente të mbyllura. Përgjithësisht në shkolla, pjesë të jashtme të oborrit, dhe pjesa më e madhe në rrugica e në qendër të qytetit, realizuar përmes projekteve. Nga porositësit unë kam dorë të lirë, duke u orientuar nga tema apo mesazhi, gjë e cila rrit më shumë përgjegjësinë, sepse idea është të mos përdorësh fjalë. Kur zgjedh një figurë që të tërheq syrin dhe nga afër e merr mesazhin atëherë është realizuar murali. E them këtë, sepse duke qenë se unë nuk kam mbaruar për arte, nuk kam asnjë edukim në këtë fushë, thjeshtë e kam marrë 48
nga babai. Ndër muralet është ajo te Galeria e Arteve për dhunën ndaj grave, librat në muret e pallatit, etj. Shpeshherë nuk e kam të qartë atë që do të pikturoj. Si për shembull, “Puthja” e Klimtit me veshje të malësisë, që u realizua gjatë karantinës, kur një prej ditëve në male vërej tek kalonte një zonjë e moshuar me xhubletë. Prej kësaj u frymëzova të risjell diçka të njohur për njerëzit në kontekstin tonë. Kjo nuk ka teknikë të madhe, mjafton durim. Për dimensionet e mëdha duhet të shkosh herë pas here në distancë që të kuptosh çfarë po ndodh. Sidomos skica, ajo është pjesa më e vështirë, sepse ka vetëm një ditë kohë duke qenë se bëhet me shkumës. Nëse brenda ditës nuk arrin të marrësh linjat me bojë, ajo rrezikon të fshihet ditën tjetër. Pastaj pjesa e ngjyrosjes është më e lehtë, edhe pse nuk lyen dot me rrull, duke qenë se muret e jashtme janë më të prishura. Diçka negative është jetëgjatësia, sepse murali ka tendencën të zbehët me kalimin e kohës. Nga ato që kam realizuar kanë një jetëgjatësi prej 6-7 vitesh. A mendoni se mund të bëhët një festival apo performancë me street art? Street art po, në forma të ndryshme po, sepse është diçka që tërheq shumë vëmendje. Është diçka që shumë pak performohet. Këtu në Shkodër, thuajse hiç. Ndërkohë, pjesa e artit të muraleve për t’u kthyer në festival kërkon kohë, jo për t’u realizuar, por për shkak të lejeve. Këtu çdo gjë funksionon me leje. Edhe për muralin që ju keni parë në Shirokë është dërguar ankesë në Bashki, duke tentuar të hapet gjyq se përse është bërë në një zonë të mbrojtur. Përgjigja për këtë ka qënë që qëllimi i veprës është për dekorim, sepse problemi aty nuk është muralja, por muri, domethënë abuzimi është bërë shumë vite më parë dhe falë Zotit nuk është vazhduar një godinë disa katëshë. Street art-i është shumë i nevojshëm. Ka shumë artista që nuk dinë ku të përformojnë dhe nëse organizohet një festival, është mundësia më e mirë për ta dhe për qytetin të njihën më gjëra të reja. Jemi mësuar të kemi ato 2 galeri ku shkojmë gjithmonë, teatri dhe ndonje bar për muzikë live të shtunave. Por; artistat e vërtetë mendoj që nuk kanë shumë mundësi për t’u ekpozuar. Aq më tepër kur flitet për artin, të gjithë e lidhin me muzikën e pikturën dhe është shumë e nevojshme që të dijnë se ka forma të tjerat të 49
50
artit, që pastaj mbetët në preferencën e secilit kë të ndjekin. Punë është që duhet të ekspozohen. Të mos rrimë gjithmonë tek pjesa tradicionale. Duhet të ngulet këmbë tek e reja. Ka një gjë të bukur, sepse mund të përshtatet në vende të ndryshme. Mund të rivitalizohen lagje të ndryshme të Shkodrës duke bërë performance të ndryshme. Ka edhe vende, sepse Shkodra është një qytet që nuk fokusohet te pedonalja. Mjafton dëshira për ta bërë. Të gjehen artista që bëjnë street art dhe t’u jepet mundësia që për shembull në një interval 1-javor të kenë mundësi kohëzgjatje për ta ndjekur i gjithë qyteti. Të prezantohet kjo kulturë tek njerëzit. Kur jemi gjithmonë me të njëjtat gjëra, do biesh në përsëritje. Do bëhet i njëjti koncert për Vit të Ri, do të bëhet gjithmonë një festë lulesh. Natyrisht, i kemi zënë ato data, por të tjerat ndërmjet si t’i shfrytëzojmë. Njihet edhe vetë artisti me njerëz që mund të duan për ta realizuar një street art. Krijohen marrëdhënie dhe kontakte që mungojnë. Fakti që bëhet në mure, krijon diskutim tek njerëzit, duke shpehur se duhet leje, që arti bëhet në ambiente të mbyllura. Por, jo i gjithë arti është destinuar për t’u ekspozuar në galeri.
51
52
53
54
55
PËRVOJA
NJOHA QYTETIN TIM Arnisa Piranej studente, Arkitekturë Interieri dhe Dizajn, UPT
Punëtoria e organizuar nga GO2 dhe Art Kontakt konsistonte në evedentimin e veprave të artit në hapësira publike në qytetin e Shkodrës. Kjo Punëtori për mua nisi si një përvojë, pjesëmarrja në të cilën ishtë një vendim në momentin e fundit dhe rezultoi mjaft edukative dhe e vlefshme për formimin tim si arkitekte. Unë jam lindur dhe rritur në qytetin e Shkodrës dhe shumë nga veprat që do të dokumentonim dhe për të cilat do të ndërtonim një bazë të dhënash, kanë qenë jo rrallë herë pjesë e peizazhit tim të përditshëm. Një pjesë e madhe e tyre janë të vendosura në zona strategjike të qytetit në mënyrë që të lehtësojnë aksesueshmërinë dhe që të paktën të jenë të prekshme vizualisht nga syri i qytetarit. Shpeshherë, teksa kaloja rrugëve të qytetit tim për të shkuar në shkollë, punë apo thjeshtë për një shëtitje, pyesja veten se cilat janë këto vepra, çfarë kuptimi kanë dhe pse janë vendosur pikërisht aty ku janë sot. Ndërsa fillova këtë eskperiencë, fakti që jam nga Shkodra, ndryshe nga pjesëmarrëset e tjera të Punëtorisë, nuk më ndihmoi për asgjë më tepër se sa thjeshtë njohja me rrugët dhe vendodhjen e veprave të artit. Informacioni që unë kisha ishte i barabartë me ato të kolegeve të tjera të grupit që nuk kanë jetuar në Shkodër. Kjo eksperiencë zgjati 5 ditë dhe dita e para kishte në program prezantimin me njëra tjetrën, prezantimin e qëllimit dhe metodologjisë së mbledhjes së të dhënave nga 59
60
organizatorët. Çdo ditë ndiqej një plan pune në mënyrë që në fund të kishim produktin që ishte synuar. Ditët tona fillonin me punën në terren duke fotografuar, rilevuar dhe mbledhur informacione mbi veprat. Pjesë e këtij procesi pune ishte edhe intervistimi i qytetarëve në lidhje me veprat. Kjo ishte ndër pjesët që shijoja më shumë përveç prekjes nga afër të veprave të artit. Dashamirësia dhe gatishmëria për ndihmë e bashkëqytetarëve të mi me mbushën me një ndjenjë admirimi dhe krenarie për qasjen e tyre kundrejt të resë dhe kulturës. Pavarësisht bashkëpunimit, informacionet që ato kishin ishin të pakta dhe shpesh herë pa u bazuar në burime të sigurta. Kjo vinte jo si pasojë e neglizhencës së tyre qytetare, por për shkak të mungesës së informacionit të afishuar krahas veprave. Pas punës në terren, pasditet tona ishin të mbushura me hedhjen dhe organizimin e të dhënave që kishim mbledhur gjatë ditës. Përveç kësaj patëm fatin t’i dedikonim të paktën një orë në ditë figurave që kanë kontribuar për artin në Shkodër duke i intervistuar dhe duke marrë sa më shumë informacione të ishte e mundur për të shuar kuriozitetin tonë, por edhe për të plotësuar të dhënat që na mungonin. Shpesh vihej re përballja mes brezave, këndvështrime dhe mentalitete krejt ndryshe me ato që hasim mes njëratjetrës. Kjo na bëri vigjilente ndaj çdo detaji që ato thonin apo edhe këshilllat që jepnin për brezat e rinj. Pastaj, pas mbarimit të punëve në lidhje me punëtorinë kishim kohë që të kalonim darkën së bashku duke diskutuar për ndodhitë e ditës. Fatmirësisht në fund ia dolëm të mblidhnim një bazë të konsiderushme të dhënash për veprat e artit në hapësira publike, pavarësisht se koha nuk ishte në favorin tonë. Unë e çmoj shumë si përvojë, pasi përveç informacionit që mora në një fushë që nuk mendoja se kishte lidhje të drejtpërdrejtë me arkitekturën, u bëra pjesë e punës së një organizate që serioziteti dhe pasioni kishin qenë gurët e saj të parë të themelimit. Për të mos harruar, njoha njerëz që do t’i kujtoj dhe falenderoj gjithmonë, sepse ndanë këtë eksperiencë me mua. 61
KJO PËRVOJË ISHTE NJË ZGJIM Bena Haskaj studente, Arkitekturë Interieri dhe Dizajn, UPT
Njoftimi rreth një Punëtorie të quajtur “Art në Qytet” më tërhoqi vëmendjen, duke ditur angazhimin apo qasjen që vendi ynë ndaj artit. Vendosa të marr pjesë, së pari për të mësuar diçka të re dhe së dyti për të dhënë kontributin tim në këtë aktivitet. Fakti që studimi i veprave do të zhvillohej në hapësirat publike të qytetit të Shkodrës më bënë akoma më shumë kurioze për ta vizituar këtë vend dhe për të njohur historinë e tij nëpërmjet artit. 63
64
Gjatë ditëve të Punëtorisë u angazhuam duke mbuluar zona të ndryshme të qytetit për të mbledhur të dhëna në terren, duke pasur kështu mundesinë për të njohur sa më shumë vepra arti e për t’i dokumentuar ato me vëmendjen e duhur. Kjo metodologji pune na ndihmoi të bënim një hulumtim të detajuar e për të dhënë një interpretim tonin mbi veprat e artit dhe kontekstin. Ajo çka e bëri këtë punëtori edhe më ndërvepruese ishte përfshirja me komunitetin, intervistat me artistë të qytetit, si edhe ndarja e informacioneve me anëtaret e grupit. Një nga aspektet më me rëndësi ishte interesi që kjo temë ngjalli tek ne, për të njohur veprat, monumentet, bustet, lapidarët, apo muralet e qytetit të Shkodrës. Mbishkrimet apo historia e tyre e gdhendur mbi mermer nuk ishin të mjaftueshme për të shuar atë kuriozitet. Ndërkohë, problematike ishte qasja e komunitetit ndaj veprave të vendosura në qytetin ku ata jetojnë. Përjashto një pjesë dërrmuese, pjesa tjetër dhe kryesisht të rinjtë qëndronin indiferent ndaj rëndësisë apo dhe historisë së artit të Shkodrës. E këtu nuk dua t’i fajësoj askënd, sepse si ata, unë gjithashtu, përpara pjesëmarrjes në këtë punëtori, isha një ndër ata të rinj që mendoja se arti nuk është në dorën time, qyteti nuk ka nevojë për mua dhe nuk dija qoftë edhe emrin e shumë prej monumenteve të qytetit tim. Përveçse nuk jam krenare për këtë, do të ndihesha akoma më shumë në faj në qoftë se edhe shumë bashkëmoshatarë dhe pasardhës të mitë do të vazhdonin të mos i njihnin vlerat e qytetit në të cilin jetojnë. Prandaj, aktivitete dhe nisma të tilla për të ndërgjegjësuar të rinjtë dhe jo vetëm, duhet të jenë të shpeshta. Për ta përmbyllur, do të thoja se kjo përvojë ishte një zgjim për gjithë pjesëmarrësit në këtë punëtori.
65
U NDJEMË PJESËTARE AKTIVE TË KOMUNITETIT Edona Marku studente, Arkitekturë, Universiteti Epoka
“Art në Qytet” ishte një Punëtori e cila u nis me kuriozitet për punën që do na priste neve si skuadër dhe me entuziazmin që i paraprin së panjohurës. Sado që fillimi ishte pak skeptik se në ç’përfundime do arrinim me kërkimet dhe observimet tona, eventualisht, koha la të kuptohet se rezultoi të jetë një punëtori e suksesshme dhe më se e nevojshme,
67
68
si për ne që u angazhuam, ashtu edhe për banorët e qytetit dhe më gjerë. Gjatë kësaj punëtorie ne kuptuam se sa i neglizhuar është arti publik në përgjithësi nga komuniteti dhe sa e rëndësishme është që t’ia theksojmë komunitetit domethënien historike dhe vlerat estetike të këtij arti publik. Qëndrimi jonë në Shkodër na dhuroi mundësinë e artë të shikonim dhe kuptonim nga afër banorët, qytetin dhe veprat artistike që ai përmban. Kjo bëri që edhe ne të ndjeheshim pjesëtarë aktiv dhe të integruar të komunitetit shkodran, rrjedhimisht të mund të ofronim një impakt sa më pozitiv dhe konkret në lidhje me këtë aspekt. Punëtoria “Art në Qytet” më ngjalli interes gjithpërfshirës dhe shumë-dimensional në lidhje me artin publik, gjegjësisht skulptura, murale, memoriale, shatërvane, instalacione dhe monumente të ndryshme. Që prej ditës së parë së arritjes në qytet e deri në ditën e fundit, brenda grupit kemi pasur komunikim jashtëzakonisht të mirë dhe, si pasojë, edhe mbarëvajtja e punës ka qenë e mirë-koordinuar. Ishte kënaqësi e veçantë të takosh nga afër personalitete të njohura të fushës së artit në Shqipëri dhe të bashkëbisedosh me ta në lidhje me atë që kanë lënë pas. Do më ngelet në kujtesë fryma kryengritëse e Hilmi Tafa, i cili përmendi shpesh që duhet protestuar përmes lapsit e letrës. Ai na vetëdijësoi se deri më sot është bërë një gabim i cili mund të korrigjohet nga ne, brezat e rinj; i është dhënë prioritet luftës në vend të artit dhe kjo më së miri reflektohet në vendimet e eprorëve që bien mbi veprat e artit dhe konteksti hapësinor dhe social që ata zënë në qytet. Gjithashtu, ai ndau me
69
ne këndvështrimin e tij se historia nuk duhet të niset nga zero, por të vijë si vazhdimësi e historisë që tashmë ka kaluar. Z. Tafa ceku po ashtu problematikën e privatizimit të skulpturave, gjë kjo e cila privon publikun nga admirimi i monumentit. I kujtoj në veçanti fjalët emocionuese dhe karakterin e ndjeshëm të Ferid Kola. Që nga momenti që ai hyri, na soditi me një pamje të buzëqeshur, shpresëdhënëse dhe plot jetë dhe na krahasoi me ‘gonxhe të reja që çelin’. Ai përmendi tre pika kyçe të cilat përbëjnë një qytetar: konsumi i ujit, konsumi i energjisë dhe respekti ndaj varrezave. E para, shpjegon ai, ka kuptim metaforik, pra të qenit i pastër; pika e dytë nënkupton të qenit modern dhe në hap me kohën; e treta simbolizon të kaluarën, pra trashëgiminë e gjyshërve. Z. Kola, duke qenë se ushtronte rolin e skulptorit, piktorit edhe arkitektit njëkohësisht, nuk u kursye të na ofronte ndihmë sipas nevojës. Por më shumë se informacionet që ai ndau, neve na la përshtypje shpirti i artistit që ndau me ne. Zëri dhe sytë e tij përçonin një ndjeshmëri të veçantë kur fliste për fëmijën që merr gji nga nëna dhe rritet, për fëmijët që luajnë tek këndi i lojërave dhe ecin të kapur dorë për dore me gjyshet e tyre, për çiftet e reja që dashuronin dhe shëtisnin me biçikleta nëpër qytet. Të gjitha këto ai i përmend si koncepte universale dhe që ia vlen të krijosh art nga shembuj të tillë që i qëndrojnë sa më afër natyrshmërisë njerëzore. Shpirti i tij i bukur artistik arriti të depërtojë thellë brenda nesh deri në përlotje. Sigurisht se kujtojmë edhe artistët e mirënjohur Petrit Bilalin dhe Nermin Shurdhën, të cilët ndanë me ne eksperiencat dhe njohuritë e tyre me një qetësi karakteristike. Falenderime të veçanta i takojnë Liridona Urës për mirëpritjen, ndihmën dhe mbikëqyrjen
70
e saj, gjithashtu dhe drejtoren ekzekutive Eltjana Shkreli për profesionalizmin dhe kontributin e saj, e cila na nxiti të vështrojmë jashtë kornizave tona dhe na hapi horizontet e lidershipit dhe marrjes së iniciativave të reja në jetë. Po ashtu, dëshiroj t’i shpreh falënderim edhe shkrimtarit Irhan Jubica, i cili me përvojën e tij na stimuloi të reflektojmë në mënyrë kritike në lidhje me artin publik dhe qasjen e tij multi-disiplinore të gërshetuar me historinë, arkitekturën, planifikimin urban, socio-psikologjinë dhe jetën kulturore të njerëzve. Në përfundim, dëshiroj të them që punëtoria ishte një aktivitet i cili mblodhi mendje të reja të ngjashme me njëra-tjetrën, na bëri të arsyetojmë dhe të reflektojmë në nivel kritik dhe do na shërbejë si eksperiencë afatgjatë përgjatë viteve tona në fushën profesionale.
71
VEPRAT E ARTIT PUBLIK KANË NEVOJË PËR MIRËMBAJTJE Eglantina Doçi studente, Urbanistikë, UPT
Aplikimi për të qenë pjesemarrëse në këtë Punëtori ishte një mundësi që nuk duhej ta lija. Pasi pashë njoftimin nga e-maili dhe temën e peërcaktuar, menjeherë vendosa të aplikoj. Është një ndjesi e çuditshme të vendosësh të qëndrosh në një qytet tjetër duke mos ditur se si do të ndihesh përgjatë kësaj periudhe. Megjithatë, falë grupit bashkëpunues e me mjaft energji pozitive të vajzave dhe stafit të GO2, ishte kënaqesi të jepja kontributin tim në mbledhjen e të dhënave mbi veprat e artit në qytetin e Shkodrës. Puna ime konsistonte në marrjen e informacionit mbi 16 vepra arti në hapësira publike. Këto vepra ne duhet t’i rilevonim, dokumentonim, të vëzhgonim e të reflektonim mbi kontekstin dhe të hulumtonim mbi historinë që fshihej pas tyre. Ndonjëherë ishte e vështirë pasi jo të gjitha veprat kishin informacion, disa ishin të harruara nga koha e të tjera të lëna qellimisht në hije. 73
74
Gjatë punës sonë hulumtuese morëm ndihmë nga intervistat me banorët, kërkime në faqe të ndryshme web apo në libra të artit që arritëm të gjenim. Një ndihmë e madhe na u dha nga artistët shkodranë si Ferid Kola, Hilmi Tafa, Petrit Bilali e Nermin Shurdha. Secili prej tyre profesionistë në fushën e tij dhe me një veçori të përbashkët, dëshirën e madhe për të ruajtur e përhapur artin në Shkodër e më tej. Nga përballja e mendimeve të ndryshme mbi të ardhmen e artit, kuptuam peshën që ka secili prej nesh duke dhënë kontributin e vet në mënyrën e tij, pasi vetë arti na jep mundësinë të shpalosim idetë tona në forma nga më të larmishmet. Angazhimi im përfshinte hulumtimin mbi historikun, fotografimin e skicimin e secilës prej veprave te evidentuara nga organizatorët. Mësova ta shikoj një vepër arti më një sy më kritik. Ajo merr rëndësinë e saj, jo vetëm nga historia që ka, por edhe nga konteksti urban, nga qasja tek banorët apo koha kur është vendosur. Gjatë procesit të mbledhjes së informacioneve në terren hasëm disa vështirësi. Një nga problematikat që hasëm ishte mungesa e respektit ndaj veprave. Mund të përmend memorialin e Prek Calit, të cilin banorët e trajtonin si vepër private e jo publike. Në vendin ku duhet të ishte sheshi i tij tashmë ishte një biznes privat që e mbyste të gjithë veprën. Problem tjetër ishte mungesa e mirëmbajtjes së veprave. Shumë prej tyre ishin të dëmtuara nga lagështia apo nga vandalizimi. Nëpërmjet këtij projekti shpresoj që këto monumente të marrin vëmendjen dhe kujdesin e duhur. Jo vetëm shkodranët, por dhe të ardhurit të kuptojnë se sa e bukur është kultura e arti që ne trashëgojmë. Ishte kënaqesi që të jepja kontributin tim në Punëtorinë “Art në Qytet” për veprat e artit në qytetin e Shkodrës dhe shpresoj që të ketë sa më shumë organizime të tilla.
75
PROBLEMATIKA TË NGJASHME ME QYTETIN TIM - TIRANËN Keida Kasa studente, Arkitekturë Interieri dhe Dizajn, UPT
Tematika qe gjithëpërfshirëse, duke bërë bashkë qytetarin e thjeshtë dhe profesionistin apo artistin e fushës. Personalisht kjo tematikë më perfshiu duke mos i parë veprat racionalisht si objekte që duheshin matur e rilevuar, por duke e përjetuar me tepër historinë që tregonin mbi Shkodrën e shkodranët. Komuniteti ishte i gatshëm për t’u përfshirë, duke na lehtësuar procesin kërkimor e dokumentues. Shumica e personave të intervistuar kishin informacion mbi veprat në qytet dhe e ndanin dashamirësisht me ne. Andaj, do ta cilësoja si një komunitet bujar e art-dashës. Interesante ishin interpretimet e ndryshme personale që qytetarët iu jepnin veprave, në bazë të moshës apo profesionit të tyre. Përfshirjen e komunitetit në këtë debat të hapur publik e shoh si hallkë kryesore, pasi rrit ndjenjën e përkatësisë dhe 77
78
ndërgjegjësimin për çështje të rëndësishme të këtij komuniteti. Do të evidentoja që përfshirjen më të madhe në këtë tematike e gjeta nga mosha e tretë. Por, e shoh me rëndësi që të bëhet pjesë e kësaj tematike dhe brezi i ri, pasi qyteti iu përket dhe atyre. Një metodë informuese dhe argëtuese në të njëjtën kohë, mund të ishte krijimi i librave të vegjël me informacion të shkurtër dhe një siluetë e veprës, e cila mund të ngjyroset duke e bërë procesit e informimit më ndërveprues. Me vlerë e shoh bisedën e bërë me artistët, të cilët kishin realizuar një pjesë të këtyre veprave, të cilët na trajtuan si kolegët e tyre, duke na dhënë përvojën dhe duke iu përgjigjur çdo pyetjeje që na lindte mbi veprat. Ata na inspiruan për të vijuar më tej me hulumtimin dhe dokumentimin e këtyre veprave të artit, duke na berë të kuptojmë sa e rëndësishme është identifikimi dhe ruajtja e kësaj trashëgimie artistike. Personalisht, vlerësova përpjekjen e skulptorit Petrit Bilali dhe një grupi artistësh për të sjellë një frymë të re në qytet, me skulpturat e mermerta te Pazari i Vjetër, të cilat përçonin vlera të larta estetike, tregonin me pastërti dashurinë familjare, apo të tjera vepra abstrake që provokonin mendim e linin vend për interpretim. Procesi i punës që përfshinte punën në terren dhe në tryezë, na mundësoi të përfshiheshim me qytetin dhe banorët dhe ta përjetonim situatën ku ndodheshin veprat. Mendoj se produkti i kësaj Punëtorie i shërben fillimisht shkodranëve, për ta njohur ata vetë me tepër qytetin e tyre e më pas për ta përçuar këtë vlerë te turistët e ardhur. Për më tepër, unë e pashë frytdhënëse edhe për mua, një studente nga Tirana, pasi pashë një paralelizëm në problematika të ngjashme me qytetin tim. Gjithashtu, më përballi me një realitet të trajtimit që i bëhet artit nga shoqëria, duke përmendur rastin e mospërfilljes dhe lënies ne harresë, vandalizimit të veprës, apo përuljes e ngritjes së saj në piedestal. 79
RRËNJOSJA E DIJES DHE VAZHDIMËSIA E ARTIT NË QYTET Tiziana Lohja studente, Arkitekturë, UPT
Arti publik është një vlerë e shtuar në qytet, e domosdoshme. Çdokush ka akses pasi ndodhet në hapësira publike, por jo të gjithë e marrin parasysh ekzistencën, apo rëndësinë e tij. Gjatë punëtorisë që zhvilluam në Shkodër mbi artin publik arrita të kisha një qasje krejtësisht të re ndaj ambientin të jashtëm që përjetojmë në përditshmëri. Është 81
82
e mrekullueshme se si çdo gjë që na rrethon në qytet është aty për një arsye dhe kushtëzon disi mendimet dhe veprimet e gjithsecilit. Lidhja e një vlere estetike me mesazhin që përcjell një vepër publike duket tërësisht personale. Një vepër arti e mbyllur në katër muret e një galerie ndihmohet pikërisht nga ato katër mure, për të përcjellur një mesazh të caktuar, ndërkohë që në një hapësirë ku limitet i krijojmë ne, një hapësirë që është një organizëm i gjallë dhe gjendet në ndryshim të vazhdueshëm, mesazhi transformohet me erën, shiun, tingujt, me jetën. Veprat që arritëm të shqyrtonim ishin kthyer në dobi të hapësirës, aty ku dendësia e përdorimit është disi e lartë, ndërkohë që në zona më të largëta ishin kthyer në landmark, hapësira e kthyer në dobi të tyre. Hulumtimi në terren bashkuar me punën në zyrë dhe me bashkëbisedimet me artistë të ndryshëm ndihmuan në krijimin e një mendimi të përgjithshëm dhe në mësimin e disa koncepteve sociale bazë shumë të rëndësishme. Arrita të kuptoj se sa rëndësi ka në sistemim dhe planifikim urban një vepër publike. Kjo rëndësi ka nevojë të përçohet tek banorët si dhe tek turistët me anë të aktiviteteve të ndryshme informative të hapura për publikun. Krijimi i një itinerari me vlera historike mund të ndihmojë në zgjerimin e njohurive dhe vlerësimin e shumë monumenteve, duke marrë parasysh që Shkodra përfaqësohet nga monumente përkujtimore. Do ishte ndihmë njohja me procesin që ndjek një artist për të krijuar dhe për të vendosë një vepër në një pozicion dhe vendndodhje të caktuar në hapësirën e qytetit. Mbledhja e informacionit mbi të gjitha veprat publike në Shkodër, dokumentimi dhe krijimi i një databaze mund të shërbente për rrënjosje të dijes, historisë dhe vazhdimësisë së kulturës e kujtesës kolektive. Përfshirja e banorëve në aktivitete të ndryshme ku veprat mund të luajnë dhe rol pasiv, mund të jetë një mënyrë me të cilën njerëzit të ngacmohen disi. Qasja e këtij projekti dhe qëllimi i tij mendoj se do sjellë ndryshim dhe ngacmim në mendjet artistike të Shkodrës. 83
84
85
86
87
Financuar nga LevizAlbania
Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC
LEVIZ A lbania
Local Democracy in Action
ARTNËQYTET
GO2 Albania & Art Kontakt Art në Qytet Punëtori me studentë të arkitekturës dhe urbanistikës për veprat e artit në hapësirat publike në qytetin e Shkodrës, organizuar përgjatë muajit Tetor 2021.
Ky botim u realizua nga GO2 dhe Art Kontakt në kuadër të projektit “Arti drejt Publikes” me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit. © MMXXI GO2 ALBANIA
ARTNËQYTET
art në qytet shkodër tetor 2021 #ArtidrejtPublikes #ArtnëQytet