ARTI PUBLIK NË SHKODËR 2021

Page 1

ARTI PUBLIK

Veprat e artit në qytetin e Shkodrës 2021



ARTI PUBLIK

Veprat e artit në qytetin e Shkodrës 2021

Katalog i rezultateve të punëtorisë “Art në Qytet” të zhvilluar në Tetor 2021


Financuar nga LevizAlbania

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

LEVIZ A lbania

Local Democracy in Action

ARTI PUBLIK Veprat e artit në qytetin e Shkodrës 2021

GO2 Albania & Art Kontakt Ky katalog është hartuar në kuadër të punëtorisë “Art në Qytet” me studentët e arkitekturës dhe urbanistikës përmes dokumentimit me foto, rilevimit dhe mbledhjes së të dhënave për veprat e artit në hapësirat publike në qytetin e Shkodrës. Grupi i punës: Dr. Julian Veleshnja Ark. Joan Ikonomi Studente: Arnisa Piranej Bena Haskaj Edona Marku Eglantina Doçi Keida Kasa Tiziana Lohja Skicat: Tiziana Lohja

Ky botim u realizua nga GO2 dhe Art Kontakt në kuadër të projektit “Arti drejt Publikes” me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit. © MMXXI GO2 ALBANIA


PËRMBAJTJA

Parathënie, 7 Tregues, 11 Veprat e artit, 15 Shatërvani i Parkut Vaso Kadia, 16 Shejnaze Juka, 18 Esat Gjyli, 20 Partizani, 24 Brigada XXVII Sulmuese, 28 Ndre Mjeda, 30 Lapidari i Dëshmorëve të Prishtinës, 32 Pashko Vasa, 34 Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli, 36 Migjeni, 38 Tërmeti i 15 Prillit 1979, 40 Heronjtë e Vigut, 42 Isa Boletini, 44 Studentja, 46 Memoriali i Pëllumb Pëllumbit, 48 Luigj Gurakuqi, 50 Shatërvani i Xhamisë Ebu Bekër, 52


13 Dhjetor 1990, 54 Memoriali i 2 Prillit, 56 Prek Cali, 58 Rozafa, 60 Fioriera, 62 At’ Gjergj Fishta, 64 Nënë Tereza, 66 Hasan Riza Pasha, 70 Shatërvani Parrucë, 72 Shatërvani Demokracia, 74 14 Dhjetor 1990, 78 Familja, 80 Pa titull, 82 Mishërim, 86 Rozafa, 88 Formë lindjeje, 90 Koketë, 92 Si gur, 94 I fjeturi, 96 Gur, 98 Diptik, 100 Diptik, 102 Martiri, 104 Leopold Bertold, 106 Mehmet Shpendi, 108 Martin Camaj, 110 Truma e Dugajve të Reja, 112 Të persekutuarit, 114 Starry Shiroka, 116 Smarflower Solar, 118 Toka e Askujt, 120


PARATHËNIE

Veprat e artit në hapësirën publike janë dëshmi e marrëdhënies së një qyteti me vetveten, me kulturën, traditën, historinë e tij. Në Shkodër, këto vepra përbëhen kryesisht nga skulpturat dhe disa lapidarë të trashëguar nga totalitarizmi, si dhe disa përpjekje për të sjellë një frymë bashkëkohore në teknika të reja, e ndonjëherë edhe në koncepte. Por sa vepra të tilla arti ka qyteti? Ku gjenden ato dhe në ç’gjendje janë? Kush i ka realizuar dhe kujt i kushtohen? Në ç’kontekst hapësinor ngrihen dhe cili është impakti i tyre social? Çfarë funksioni kryejnë dhe cili është mesazhi që përcjellin për njerëzit dhe për qytetin? Për t’u dhënë përgjigje këtyre dhe ndoshta shumë pyetjeve të tjera, studentë të arkitekturës dhe urbanistikës të Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT dhe Universiteti Epoka punuan në terren dhe në tryezë, duke mbledhur të dhëna sasiore dhe cilësore për të inventarizuar dhe kataloguar veprat e artit në hapësirën publike të qytetit të Shkodrës. Të

Secila vepër është dokumentuar me video dhe me 6 fotografi, por në këtë katalog ato paraqiten me një fotografi, kryesisht ballore, që dëshmon kontekstin hapësinor të veprës. Për çdo vepër ka një skicë të dedikuar.

7


Aspektet më domethënëse dhe më të rëndësishme të demokratizimit të skenës së artit publik në Shkodër lidhen me estetikën dhe mesazhin publik - për çka do të duhej një debat i mirëfilltë publik me pjesëmarrjen e profesionistëve, qytetarëve dhe vendimmarrësve në nivel vendor dhe qendror.

8

evidentuara nga grupi i punës i organizatave GO2 dhe Art Kontakt, këto vepra arti do të hartëzohen dhe interpretohen edhe falë angazhimit të specialistëve të fushës, artistëve, studiuesve të artit etj. *** Katalogu që keni në dorë është lënda e parë e siguruar nga kjo Punëtori. Ai përfshin 48 vepra arti të natyrave, teknikave, dimensioneve, formave dhe vendndodhjeve të ndryshme në të gjithë qytetin e Shkodrës. Gjatë ditëve të Punëtorisë u arrit të mblidhej një bazë të dhënash teknike, kryesisht përmes rilevimit të veprave dhe marrjes së koordinatave të sistemit GPS, por edhe të dhëna cilësore përmes intervistave me qytetarë në terren. Më tej, ata u pasuruan dhe disa të dhëna të tjera që janë sidomos titujt, autorët dhe vitet e realizimit të veprave. Këto të dhëna u siguruan përmes bisedave me disa prej artistëve realizues të veprave, si dhe përmes hulumtimit të arkivave të ndryshme publike dhe private. Studentëve u është kërkuar gjithashtu të japin vlerësimet e tyre sa i takon disa aspekteve estetike të veprave, dhe sidomos nga pikëpamja e planifikimit urban. Kështu, krahas këtyre vlerësimeve të profesionistëve të ardhshëm, kartela e secilës vepër përfshin një sërë zërash, si titulli, autori, viti i realizimit, kategoria, vendndodhja dhe koordinatat, përmasat, teknikat dhe materialet, mbishkrimi në vepër etj. Secila vepër është dokumentuar me video dhe me 6 fotografi, por në këtë katalog ato paraqiten me një fotografi, kryesisht ballore, që dëshmon kontekstin hapësinor të veprës. Për çdo vepër ka një skicë të dedikuar, të realizuar nga studentja e arkitekturës Tiziana Lohja. Katalogu gjithashtu përmban edhe një tabelë përmbledhëse të 48 veprave. Ndonëse disa mund të përmbajnë elementë të mirëfilltë arti, në zhanrin e artit të rrugës, arte povera etj., por në dokumentet zyrtare figurojnë në kategorinë e mobilimit apo dekorit urban, në këtë katalog ato prezantohen si art publik – një koncept evolutiv, gjithëpërfshirës dhe tolerant ndaj koncepteve të reja bashkëkohore. Përqafimi i këtij koncepti ndoshta do të mund ta demokratizonte vetë artin dhe


hapësirën publike në Shqipëri. Se sa demokratike është skena e artit publik në Shkodër, duke konsideruar hapësirën dhe kohën, mund të kuptohet edhe nga leximi i thjeshtë i disa statistikave që dalin nga veprat e përfshira në këtë katalog. Sipas hapësirës ku janë vendosur, rezulton se 21 vepra ndodhen në lulishte e parqe, 17 në rrugë dhe sheshe, 9 në institucione publike dhe 1 brenda një prone private. Vetëm 1 vepër i takon periudhës përpara Luftës së Dytë Botërore, 13 periudhës së totalitarizmit në Shqipëri dhe 34 vepra janë vendosur gjatë tre dekadave të fundit. Sigurisht që një analizë e mëtejshme do të nxjerrë të tjera gjetja interesante për teknikat dhe materialet, për gjendjen e tyre fizike dhe zhvendosjet në territor, për autorët etj., por demokratizimi i skenës së artit publik në Shkodër dhe në Shqipëri përgjithësisht, është ngushtësisht i lidhur me dominimin politik, prandaj edhe e pasqyron këtë gjendje. Megjithatë, aspektet më domethënëse dhe më të rëndësishme të këtij procesi lidhen me estetikën dhe mesazhin publik - për çka do të duhej një debat i mirëfilltë publik me pjesëmarrjen e profesionistëve, qytetarëve dhe vendimmarrësve në nivel vendor dhe qendror.

Në mënyrë të pakuptueshme por të natyrshme, arti publik ndikon jo vetëm në formimin e ndërgjegjes së qytetarëve, por edhe në edukimin e shijeve të tyre estetike

*** Pavarësisht nga sa u shkrua më sipër, ky katalog nuk mund të jetë i plotë pa përfshirë në të të gjitha veprat e konsideruara art publik në Shkodër. Ky është një proces që vazhdon me mbledhjen në terren, në intervista dhe në arkiva, të të dhënave për veprat e tjera, si dhe përpunimin e tyre. Puna dokumentuese me foto, video dhe përshkrime do të pasohet me kategorizimin, hartëzimin dhe interpretimin e veprave të artit publik, në mënyrë që brenda një kohe të shkurtër, publikut t’i ofrohet një katalog i mirëfilltë të artit publik në Shkodër. Në mënyrë të pakuptueshme por të natyrshme, arti publik ndikon jo vetëm në formimin e ndërgjegjes së qytetarëve, por edhe në edukimin e shijeve të tyre estetike. Parqet, lulishtet, rrugët, ndërtesat, dizenjimi dhe mobilimi urban, skulpturat, instalacionet, makinat dhe lulet nuk pasqyrojnë vetëm marrëdhënien e njeriut me qytetin, por njëkohësisht projektojnë fytyrën e brezave të ardhshëm. Prandaj qyteti ynë me histori kulture mbi dymijëvjeçare meriton më shumë sa ai u ofron të ardhmes.

9



TREGUES

Kategoria: Skulpturë Memorial Shatërvan Instalacion Lapidar Murale Mobilim urban Vendndodhja: Lulishte publike Shesh/Rrugë Institucion publik Pronë private Periudha kohore: para 1945 1945-1990 Pas 1990

25 52% 8 17% 6 13% 4 8% 3 6% 1 2% 1 2% 21 17 9 1

44% 35% 19% 2%

1 2% 13 27% 34 71% 11


Nr. Titulli

Autor

Realizimi

Kategoria

Vendndodhja

Koordinatat

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25

Shatërvani në Parkun Vaso Kadia Shejnaze Juka Esat Gjyli Partizani Lapidari Brigada XXVII Sulmuese Ndre Mjeda Lapidari i Dëshmorëve të Prishtinës Pashko Vasa Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit Migjeni Tërmeti i 15 Prillit 1979 Heronjtë e Vigut Isa Boletini Studentja Memoriali i Pëllumb Pëllumbit Luigj Gurakuqi Shatërvani i Xhamisë Ebu Bekër 13 Dhjetor 1990 Memoriali i 2 Prillit Prek Cali Rozafa Fioriera At' Gjergj Fishta Nënë Tereza Hasan Riza Pasha

1937 1951 vitet '60 1969 1969 1970 vitet '70 vitet '70 Ferid Kola 1975 Ferid Kola vitet '70 Ferid Kola 1980 Shaban Hadëri 1984 Shaban Hadëri 1986 Pjerin Kolnikaj 1989 Bashkia Shkodër vitet '90 Ferid Kola 1993 vitet '90 vitet '90 Sadik Spahija 1998 Muntaz Dhrami 2000 Hashim Kruja vitet 2000 vitet 2000 Pjerin Kolnikaj Shtator 2001 Mina Zaka 2006 Shtabi i Përgjithshëm i Ministrisë 24.02.2007 Kombëtare të Turqisë

Shatërvan Skulpturë Skulpturë Memorial Lapidar Skulpturë Lapidar Skulpturë Memorial Skulpturë Lapidar Skulpturë Skulpturë Skulpturë Memorial Skulpturë Shatërvan Memorial Memorial Skulpturë Skulpturë Shatërvan Skulpturë Skulpturë Memorial

Lulishte publike Institucion publik Lulishte publike Shesh/Rrugë Institucion publik Institucion publik Institucion publik Lulishte publike Pronë private Institucion publik Shesh/Rrugë Shesh/Rrugë Lulishte publike Lulishte publike Lulishte publike Shesh/Rrugë Institucion publik Shesh/Rrugë Shesh/Rrugë Shesh/Rrugë Lulishte publike Shesh/Rrugë Shesh/Rrugë Shesh/Rrugë Shesh/Rrugë

42°04'08.3"N, 19°30' 42°03'58.6"N, 19°30' 42°03'41.0"N, 19°30' 42°03'14.3"N, 19°31' 42°04'04.6"N, 19°30' 42°03'46.6"N, 19°30' 42°03'55.0"N, 19°30' 42°03'44.1"N, 19°31' 42°05'07.1"N, 19°30' 42°04'06.8"N, 19°30' 42°02'23.5"N, 19°29' 42°05'21.1"N, 19°30' 42°03'40.9"N, 19°30' 42°03'54.3"N, 19°30' 42°04'02.1"N, 19°30' 42°04'00.0"N, 19°30' 42°04'04.6"N 19°30'4 42°03'54.1"N, 19°30' 42°03'58.5"N, 19°30' 42°04'23.2"N, 19°31' 42°03'53.6"N, 19°30' 42°04'02.0"N, 19°30' 42°03'54.2"N, 19°30' 42°04'00.9"N, 19°30' 42°03'55.1"N, 19°30'

26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48

Shatërvani Parrucë Shatërvani Demokracia 14 Janar 1990 Familja Pa titull Mishërim Rozafa Formë lindjeje Koketë Si gur I fjeturi Gur Diptik Diptik Martiri Leopold Bertold Mehmet Shpendi Martin Camaj Truma e Dugajve të Reja Të persekutuarit Starry Shiroka SmartFlower Solar Toka e askujt

Bashkia Shkodër Bashkia e Shkodrës

Shatërvan Shatërvan Memorial Skulpturë Skulpturë Skulpturë Skulpturë Skulpturë Skulpturë Skulpturë Skulpturë Mobilim urban Instalacion Instalacion Skulpturë Skulpturë Skulpturë Skulpturë Shatërvan Memorial Murale Instalacion Instalacion

Lulishte publike Shesh/Rrugë Shesh/Rrugë Lulishte publike Lulishte publike Lulishte publike Lulishte publike Lulishte publike Lulishte publike Lulishte publike Lulishte publike Lulishte publike Institucion publik Lulishte publike Lulishte publike Institucion publik Lulishte publike Shesh/Rrugë Shesh/Rrugë Lulishte publike Shesh/Rrugë Institucion publik Shesh/Rrugë

42°03'55.1"N, 19°30' 42°04'05.3"N, 19°30' 42°03'54.1"N, 19°30' 42°03'09.3"N, 19°29' 42°03'09.9"N, 19°29' 42°03'09.4"N, 19°29' 42°02'59.5"N, 19°29' 42°02'59.0"N, 19°29' 42°03'40.1"N 19°30'4 42°02'59.4"N, 19°29' 42°03'40.6"N, 19°30' 42°03'09.9"N, 19°29' 42°03'53.1"N, 19°30' 42°03'54.0"N, 19°30' 42°03'55.9"N, 19°31' 42°03'53.1"N, 19°30' 42°05'04.8"N, 19°31' 42°04'14.9"N, 19°30' 42°03'55.9"N, 19°31' 42°03'53.9"N, 19°30' 42°03'37.4"N, 19°26' 42°04'00.9"N, 19°30' 42°03'04.6"N, 19°29'

12

Shaban Hadëri Hashim Kruja Skënder Kraja Skënder Kraja, Ashim Kruja Dhimitër Çani

Ajdin Jashari Saša Stanišić Sokol Kola Zoran Obrenovich Ivanka Prelević Marco Petrović Njegoš Renata Masanovi Rijavec Milija Stojanovic Bashkia Shkodër Ardian Isufi Ardian Isuf, Najada Hamza Agim Rada Skënder Kraja Skënder Kraja Skënder Kraja, Biskida Kraja Bashkia Shkodër Hashim Kruja, Petrit Kruja Nermin Shurdha KESH Sh.A. GO2 Albania, Art Kontakt

2009 2010 vitet 2010 2011 2011 2011 2011 2011 2011 2011 2011 vitet 2010 2012 2012 2014 2014 2015 2015 2018 20.05.2019 Qershor 2020 28.11. 2020 Gusht 2021


ndndodhja

Koordinatat

Përmasat (gjat., gjër., lart.;cm)

Materialet

Teknika

shte publike titucion publik shte publike sh/Rrugë titucion publik titucion publik titucion publik shte publike në private titucion publik sh/Rrugë sh/Rrugë shte publike shte publike shte publike sh/Rrugë titucion publik sh/Rrugë sh/Rrugë sh/Rrugë shte publike sh/Rrugë sh/Rrugë sh/Rrugë sh/Rrugë

42°04'08.3"N, 19°30'53.1"E 42°03'58.6"N, 19°30'23.1"E 42°03'41.0"N, 19°30'18.5"E 42°03'14.3"N, 19°31'55.5"E 42°04'04.6"N, 19°30'51.4"E 42°03'46.6"N, 19°30'19.8"E 42°03'55.0"N, 19°30'40.3"E 42°03'44.1"N, 19°31'13.9"E 42°05'07.1"N, 19°30'34.3"E 42°04'06.8"N, 19°30'40.6"E 42°02'23.5"N, 19°29'44.4"E 42°05'21.1"N, 19°30'26.9"E 42°03'40.9"N, 19°30'48.7"E 42°03'54.3"N, 19°30'40.7"E 42°04'02.1"N, 19°30'49.3"E 42°04'00.0"N, 19°30'48.1"E 42°04'04.6"N 19°30'49.7"E 42°03'54.1"N, 19°30'38.8"E 42°03'58.5"N, 19°30'37.8"E 42°04'23.2"N, 19°31'15.7"E 42°03'53.6"N, 19°30'34.0"E 42°04'02.0"N, 19°30'50.2"E 42°03'54.2"N, 19°30'38.8"E 42°04'00.9"N, 19°30'50.6"E 42°03'55.1"N, 19°30'38.5"E

264x264x160 60x54x320 33x33x290 124x119x284 700x70x600 45x35x240 995x700x600 92x90x290 350x250x290 205x205x290 400x120x420 220x220x1180 260x310x610 150x82x155 860x860x45 330x252x300 1000x1000x40 120x96x209 1248x1296x700 85x160x395 86x44x225 380x380x155 280x200x375 62x64x470 940x916x970

beton, gur beton beton bronz, beton beton, hekur bronz beton, bojë beton gur bronz beton bronz bronz, gur bronz beton, gur bronz beton, pllaka qeramike gur mermer, beton, gur bronz bronz beton gur travertine bronz mermer, beton, hekur

ndërtim derdhje në beton beton derdhje në bronz dhe në beton derdhje në beton derdhje në bronz derdhje në beton derdhje në beton gdhendje në gur derdhje në bronz derdhje në beton bronz derdhje në bronz derdhje ne bronz gdhendje në gur derdhje në bronz ndëtim gdhendje në gur ndërtim, gdhendje derdhje në bronz derdhje në bronz ndërtim gdhendje në gur derdhje në bronz ndërtim

shte publike sh/Rrugë sh/Rrugë shte publike shte publike shte publike shte publike shte publike shte publike shte publike shte publike shte publike titucion publik shte publike shte publike titucion publik shte publike sh/Rrugë sh/Rrugë shte publike sh/Rrugë titucion publik sh/Rrugë

42°03'55.1"N, 19°30'36.4"E 42°04'05.3"N, 19°30'43.7"E 42°03'54.1"N, 19°30'38.8"E 42°03'09.3"N, 19°29'44.2"E 42°03'09.9"N, 19°29'43.4"E 42°03'09.4"N, 19°29'43.6"E 42°02'59.5"N, 19°29'34.5"E 42°02'59.0"N, 19°29'34.9"E 42°03'40.1"N 19°30'45.4"E 42°02'59.4"N, 19°29'34.1"E 42°03'40.6"N, 19°30'45.0"E 42°03'09.9"N, 19°29'43.4"E 42°03'53.1"N, 19°30'41.7"E 42°03'54.0"N, 19°30'35.2"E 42°03'55.9"N, 19°31'09.4"E 42°03'53.1"N, 19°30'41.1"E 42°05'04.8"N, 19°31'48.5"E 42°04'14.9"N, 19°30'56.5"E 42°03'55.9"N, 19°31'09.4"E 42°03'53.9"N, 19°30'36.5"E 42°03'37.4"N, 19°26'57.9"E 42°04'00.9"N, 19°30'50.6"E 42°03'04.6"N, 19°29'23.7"E

1280x1550x50; 1790x1280x50 4920x4920 180x170x120 110x85x100 200x50x80 80x80x115 70x43x170 100x100x64 95x85x140 92x78x130 75x80x180 161x154x90 250x250x275 1140x 850 140x143x255 147x128x260 138x160 x180 87x87x360 154x154x279 556x180x570 340x1470 320 x373x537 120x2.5x14

pllaka, beton, gurë rënorë travertinë, pllaka qeramike, inoks mermer mermer mermer mermer mermer mermer mermer mermer mermer gur, pllaka guri hekur, bronz, beton metal, gëzhoja bronz bronz bronz bronz pllaka guri gur, bronz bojëra akrilike panele dillore, kristalinë silikoni, hekur dërrasa, bojë

ndërtim ndërtim gdhendje në mermer gdhendje në mermer hdhendje në mermer gdhendje në mermer gdhendje në mermer gdhendje në mermer gdhendje në mermer gdhendje në mermer gdhedje në mermer ndërtim prerje, saldim ngjitje, saldim derdhje në bronz derdhje në bronz derdhje në bronz derdhje në bronz ndërtim gdhendje në gru dhe bronz grafit robotikë, automatizim lyerje, montim

13



VEPRAT E ARTIT


SHATËRVANI I PARKUT VASO KADIA

Autor: i panjohur Realizimi: 1937 Kategoria: Shatërvan Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Parku “Vaso Kadia” Koordinatat: 42°04'08.3"N, 19°30'53.1"E Përmasat: 264 cm (rreze), 160 cm (lartësi) Materialet: beton, gur Teknika: ndërtim Mbishkrimi: nuk ka

16


Përshkrim i veprës: Shatërvani është në formë rrethore me rreze 264 cm dhe me një strukturë grumbullli gurësh në qendër. Funksionet e veprës: Funksion urban për të krijuar një hapësirë sa më të rehatshme për pushuesin. Gjendja aktuale: Vepra nuk është funksionale pasi shatërvani aktualisht është pa ujë. Kjo ka ardhur nga mungesa e mirëmbajtjes. Duken njollat e lagështisë që kanë lënë gjurmë me kalimin e kohës. Estetika: Mosfunksionimi i shatërvanit i jep mungesë shfrytëzimit të hapësirës së tij duke krijuar një hapësirë bosh në mes të lulishtes. Konteksti hapësinor: Pozicioni i shatërvanit është në mes të lulishtes “Vaso Kadia” me stola përreth tij e me pemë të ndryshme. Afër tij ndodhen mjaft objekte të rëndësishme si universiteti, biblioteka apo xhamia duke rritur mjaft frekuentimin në park. Vizitueshmëria: Vepra është mjaft e frekuentuar nga banorët përreth, sidomos nga njerëzit e moshuar. Ajo përshtatet mjaft mirë me mjedisin rrotull dhe ka shumë hapësirë për të pushuar e për të përcjellë qetësi. Impakti social: Nga frekuentimi i lartë duket që vepra përshtatet mirë me kontekstin urban duke u bërë e dëshirueshme për qytetarët. Historiku: Ky është shatërvani më i vjetër në qytet dhe që funksionon ende. Ndërtimi i tij daton rreth vitit 1927, me inaugurimin e Parkut “Zogu I”, që më vonë u quajt “Luigj Gurakuqi” (sot: “Vaso Kadia”). Ky shatërvan shfaqet në disa foto të Kel Marubit me data të ndryshme, një ndër të cilat e datës 12 Janar 1937.

Shënime nga vizita në terren: Ata na informuan që parku frekuentohet më shpesh dhe me dendësi më të madhe njerëzish në periudhat që mbizotëron mot më i ngrohtë dhe me diell.

17


SHEJNAZE JUKA

Autor: Shaban Hadëri Realizimi: 1951 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Institucion publik Adresa: Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka” Koordinatat: 42°03’58.6”N, 19°30’23.1”E Përmasat: 60x54x320 cm Materialet: beton Teknika: derdhje betoni Mbishkrimi: Shejnaze Juka Heroinë e popullit 16.VIII.1924 - 19.XII.1943

18


Përshkrim i veprës: Busti i heroinës kishte përmasa të konsiderueshme dhe ngrihej në lartësinë 320 cm, duke e vënë në dominancë personazhin përmballë shikuesit. Gjendja aktuale: Në bazamentin e veprës, pllakat e mermerit ishin dëmtuar. Busti ishte i dëmtuar nga natyra. (Bar i mbirë). Vepra është zhvendosur në destinacionin aktuar më 1987. Estetika: Vepra përçon madhështi, jo vetëm prej përmasave të saj por edhe për shprehinë në tiparet e personazhit. Konteksti hapësinor: Vepra ndodhet në oborrin e shkollës, me hapësirë të mjaftueshme për t’u aksesuar nga të gjitha anët e saj. Vizitueshmëria: Vepra është gjatë gjithë kohës në praninë e studentëve të shkollës, por nuk shihet si destinacion kryesor. Impakti social: Tek studentët që janë frekuentuesit më të shumtë të veprës, nuk ndihet fryma e njohurisë dhe vlerësimit për të. Shënime nga vizita në terren: Informacioni u mor nga mësuese Çezarina që punonte në shkollë prej 30 vitesh.

19


ESAT GJYLI

Autor: Hashim Kruja Realizimi: i panjohur Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Bulevardi Zogu I Koordinatat: 42°03’41.0”N, 19°30’18.5”E Përmasat: 205 cm (perimetri i rrethit), 290 cm (lartësia) Materialet: beton Teknika: derdhje në beton Mbishkrimi: Esat Gjyli, (data e lindjes dhe e vdekjes - te palexueshme), Udhëheqësi i Rinisë së Qarkut Shkodër

20


Funksionet e veprës: Vepra simbolizon bustin e Esat Gjylit, Udhëheqësit të Rinisë në qarkun e Shkodrë, dhe funksioni i saj është homazh dedikuar ndaj tij. Gjendja aktuale: Busti ka pësuar dëmtime nga kushtet atmosferike, kryesisht gërryerje nga erozioni. Si pasojë e kësaj, busti është deformuar deri në shpërfytyrim të pjesshëm. Për më tepër, në pjesën ballore të bustit, mbi pllakën e mbishkrimit, ka spërkatje me spray grafiti i cili mbulon datën e lindjes dhe të vdekjes të figurës. Duke konsideruar vjetërsinë e bustit dhe faktin që nuk ka pasur ndërhyrje për ta rinovuar, ai është mirëmbajtur nga banorët dhe vizitorët në gjendje të paraqitshme. Estetika: Busti i Esat Gjylit ka detaje mjaft estetike të skulpturës. Pavarësisht se busti është relativisht i vjetër si vepër dhe ka pësuar shformime nga faktori kohë, elementet e përparme të xhaketës, këmishës dhe masa e flokëve vazhdojnë të jenë dukshëm të gdhendura mjeshtërisht dhe tërheqin vëmendje dhe admirim. Konteksti hapësinor: Busti ndodhet në mes të një lulishteje publike e cila frekuentohet nga banorët e lagjes edhe si oborr privat i pallatit meqenëse qëndron përballë tij. Aksesohet nga Bulevardi Zogu I drejtpërdrejtë nga 21


ESAT GJYLI

22


trotuari. Nëse u referohemi ndërtesave të tipit tregtar, busti ndodhet midis furrës së bukës ‘Jahja’ dhe farmacisë SuperFarma. Vizitueshmëria: Busti i Esat Gjylit vizitohet kryesisht nga banorët e pallatit përballë dhe banorët e pallateve më të afërta. Frekuentohet zakonisht pasditeve, kryesisht nga burra më të moshuar, të cilët mblidhen të stolat e lulishtes për lojëra tavoline ose për të biseduar me njëritjetrin. Lëvizjet përreth bustit janë të shpeshta për arsye se qëndron në një zonë banimi dhe banorët lëvizin sipas nevojave të tyre ditore. Impakti social: Banorët e trajtojnë bustin si diçka që u përket atyre, janë rritur me të dhe vazhdojnë të jenë të familjarizuar me bustin. Vepra është pjesë e pandashme e lulishtes dhe e jetës së banorëve. Banorët tregojnë që është pjesë e memories së tyre kolektive dhe e mbajnë mend ekzistencën e bustit në atë lulishte që kur kanë lindur.

Shënime nga vizita në terren: Qytetarë me të cilët komunikuam u shprehën që e mbajnë mend bustin që kur kishin lindur, sepse ishin rritur tërë kohën në atë pallat. Busti për ta ishte një vepër e rëndësishme e jetës së tyre.

23


PARTIZANI

Autor: Skënder Kraja Realizimi: 1969 Kategoria: Memorial Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Varrezat e Dëshmorëve, Ura e Thive Koordinatat: 42°03’14.3”N, 19°31’55.5”E Përmasat: 124x119x284 cm Materialet: bronz, beton Teknika: derdhje në bronz, derdhje në beton Mbishkrimi: Lavdi dëshmorëve: 1. Pashko Vasa 2. Perlat Rexhepi 3. Migjeni 4. Ndoc Mazi 5. Ahmet Haxhia 6. Luigj Gurakuqi 7. Naim Gjylbegu 8. Abdyl Bajraktari 9. Bep Tusha vijon në faqen 27 24


Përshkrim i veprës: Mbërritja në memorial kërkon pak kohë pasi duhet të ngjisësh 4 rampa me nga 10-12 shkallë si shenjë nderimi për të rënët e luftës. Memoriali ka një formë ovale ku pika qëndrore e tij është një statujë që nga banorët quhet “Partizani i panjohur” dhe tre kolona në pozicion trekëndor në pjesën e pasme. Pozicioni i statujës duket sikur është në mbrojtje të dëshmorëve dhe pllakat e vendosura në memorial formojnë rreze të shpërndara që dalin nga varrezat. Mbrapa statujës ndodhen dy rreshta të varrezave në një formë radiale. Funksionet e veprës: Nderim i dëshmorëve Gjendja aktuale: Memoriali është në gjendje të mirëmbajtur. Ndërhyrjet e fundit në zonë tregojnë që kemi lyerje të muraturës me gëlqere që duket nga pikat e rëna në tokë. Gjelbërimi duket i mirëmbajtur pasi nuk është i tharë dhe është i prerë në formën e dëshiruar. Pllakat prej betoni janë të çara vende vende si efekt i kalimit të kohës. Estetika: Vepra ndodhet në një kontekst rural të qetë e të distancuar nga zona urbane duke marrë një vëmendje më të përkushtuar për të. Ngjyrat mbizotëruese janë ngjyra të lehta të tokës duke u përshtatur me terrenin përreth. Tek statuja dallohet theksimi i figurës mashkullore me duar e më këmbë të stërmëdha. Në pllaka dallohen edhe forma të yjeve duke treguar ndikimin komunist në vepër. Konteksti hapësinor: 25


PARTIZANI


Memoriali aksesohet nga rruga e Rrencit, e cila degëzohet në një rrugë të pashtruar. Kjo rrugë e përshkon memorialin dhe të çon në një lagje të zonës. Memoriali kufizohet nga një kodër mbrapa, një servis makinash në anë dhe një zonë të gjelbëruar informale përballë. Vizitueshmëria: Memoriali vizitohet nga familjarët e dëshmorëve dhe në ditë të veçanta si në 5 maj në ditën e dëshmorëve të atdheut në memorial mund të zhvillohen ceremoni përkujtimore ku drejtues të institucioneve lokale e rajonale të politikës mblidhen në nderim të të rënëve në luftën antifashiste. Impakti social: Pavarësisht rëndësisë që ka si vlerë historike, memoriali nuk ka një ndikim të madh social për shkak të vendndodhjes së distancuar nga zonat urbane të Shkodrës. Historiku: Sipas materialeve të gjetura në artikuj të ndryshëm, konstatohet se në vitin 1997 monumenti u zhvendos nga vendi aktual, me qëllim shitjen në Mal të Zi si metal. Të dyshuarit u ndaluan nga policia para se të kalonin kufirin dhe monumenti ka qëndruar në oborrin e Komisariatit të Drejtorisë së Qarkut Shkodrë deri në vitin 2013, kur me datë 26 Nëntor në prag të festës, u rikthye në vendndodhjen e tij. Në vitin 2020, në datën 5 maj u bë një ceremoni përkujtimore për dëshmorët. Shënime nga vizita në terren: Gjatë punës në terren vëmë re që nuk kishte vizitorë. Kalimtarët e vetëm janë disa makina që kalonin për në lagje.

Mbishkrimi: 10. Branko Kadia 11. Nike Pjeter Ndreka 12. Dilav Çuka 13. Daniel Matlia 14. Dul Dragovoja 15. Eljaz Gjylbegu 16. Emin Jahja 17. Esat Gramshi 18. Esat Gjyli 19. Fahri Ceni 20. Fahri Ramadani 21. Faik Dibra 22. Fetah Barbullushi 23. Galdo Galdorizi 24. Gjyle Faslia 25. Hajrullah Kastrati 26. Halit Bajraktari 27. Hamdi Uruçi 28. Isa Ramadani 29. Istref Shabani 30. Jonus Naçi 31. Jordan Misja 32. Ahmet Kasemi 33. Llazar Llazari 34. Jorxhi Karamitri 35. Jovan Thanasi 36. Latif Zyberi 37. Muho Cafi 38. Musa Zyber Haxhia 39. Abdyl Paçrami

40. Tasim Berdica 41. Musa Luli 42. Mistaf Kruja 43. Mustaf Bajrami 44. Ndoc Hila 45. Nikolla Franko 46. Nikoll Gjeçaj 47. Nuri Bushati 48. Pjeter Tushi 49. Preng Gjoni 50. Qazim Lekaj 51. Reshit Ramadani 52. Reshit Rusi 53. Rexhep Kraja 54. Rifat Muhja 55. Rrok Simoni 56. Rifat Nuzi 57. Salo Halili 58. Shaban Huti 59. Sherif Hoxha 60. Shyqyri Haxhia 61. Teofik Ramadani 62. Tom Kola 63. Tom Alimhilli 64. Vaso Kadia 65. Zako Nikolla 66. Zyhdi Lahi 67. Manush Alimani 68. Riza Hoti 69. Adrian Kodra

27


BRIGADA XXVII SULMUESE

Autor: Skënder Kraja, Ashim Kruja Realizimi: 1969 Kategoria: Lapidar Vendndodhja: Institucion publik Adresa: Lulishjta e Xhamisë “Ebu Bekër” Koordinatat: 42°04’04.6”N, 19°30’51.4”E Përmasat: 700x70x600 cm Materialet: beton, hekur Teknika: derdhje në beton Mbishkrimi: Në këtë vend me datë 29 Nëntor1944 ditën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë u formue brigada 27S partizane e qarkut Shkodër.

28


Përshkrim i veprës: Vepra ndodhet në anën e majtë të xhamisë “Ebu Bekër” dhe ka hapësirën e saj të dedikuar. Ajo rrethohet nga gjelbërimi dhe nga një shesh prej betoni përpara saj. Kemi dy pjesë kryesore që janë pjesa e partizanëve dhe një shtresë betoni në lartësi ku mbështeten këta partizanë, ku është vendosur gjithashtu edhe mbishkrimi. Funksionet: Nderim Gjendja aktuale: Vepra duket e dëmtuar pasi disa pllaka janë të hequra dhe tek bazorelievi disa elemente të trupit janë prishur duke bërë të dukshme vetëm shufrat perforcuese të hekurit. Vendi përreth është i pastër dhe duket që ka pak njerëz që e frekuentojnë. Estetika: Vepra duket tashmë e lidhur me kontekstin urban me anë te bimëve që kanë mbirë kudo dhe pemëve që krijojnë një sfond tërheqës nga mbrapa. Vepra është e ndriçuar dhe gjatë natës . Konteksti hapësinor: Lapidari është i vendosur në parkun e gjelbëruar të Xhamisë së Madhe, përballë pedonales. Ka disa porta të ndryshme nga ku mund të aksesohet vepra, të cilat nuk janë të hapura gjatë gjithë ditës. Lapidari ka mjaft hapësirë përreth duke marrë vëmendjen e duhur nga vëzhguesi. Vizitueshmëria: Vepra është lehtësisht e vizitueshme, por që është e kufizuar me anë të një barriere gjysmë të përshkrueshme. Pra nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me kalimtarin. Impakti social: Vepra është mjaft e rëndësishme kjo duket dhe nga pozicioni favorues i saj. Ajo merr një vëmendje të veçantë nga publiku, por në të njëjtën kohë është e kufizuar nga ata me anë të barrierave ndarëse.

Shënime nga vizita në terren: Vështirësi për hyrë në lulishte pasi xhamia ka një orar të caktuar kur hapet. Gjatë vizitës kishte shumë erë që vinte në lëvizje gjithë pemët përreth veprës.

29


NDRE MJEDA

Autori: Dhimitër Çani Realizimi: 1970 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Institucion publik Adresa: Shkolla 9-vjeçare Ndre Mjeda Koordinatat: 42°03’46.6”N, 19°30’19.8”E Përmasat: 45x35x240 cm Materialet: bronz Teknika:derdhje në bronz Mbishkrimi: Dh. Cani N.R.V.A 1970 Ndre Mjeda, 1866 - 1937

30


Përshkrim i veprës: Vepra konsiston në një masë mbwshtetwse betoni të veshur me suvatim gipsi. Mbi të qëndron busti krenar i Ndre Mjedës i derdhur nw bronz. Busti madhështor i rilindasit të shquar, realizuar mjeshtwrisht qëndron krenar i mbështetur mbi masën kuboidale të betonit të suvatuar. Pllaka e mermerit mbi bustin tregon emrin e mirënjohur të Ndre Mjedës, si dhe vitet e jetës së tij. Funksionet: Busti ka funksionin e homazhit dhe shërben për të nderuar figurën e rilindasit të shquar, Ndre Mjedës. Gjendja aktuale: Vepra i ka rezistuar vështirësive të kohës dhe tregon një prezencë goxha të paraqitshme. Megjithatë, vitet e shumta i kanë dhënë bustit shumë pak çngjyrosje dhe gërryrje të bronzit, ndërsa tek masa mbwshtetwse shikojmë njollosje si pasojë e lagështisë. Pllaka e mermertë me mbishkrimin e veprës është cilësore dhe rezistente. Estetika: Busti ka një pamje autoritare pozitive dhe shpalos vlera burrërore dhe vizionare. Kjo është e dukshme që nga detajet e gdhendjes së vetullave të ngrysura, por largpamëse. Kemi po ashtu detajet e gdhendjes së mustaqeve masive që i japin një theks të veçantë dhe të fuqishëm memorialit. Rrudhat modeste që janë personifikim i vështirësive dhe suksesit të tij. Vizitueshmëria: Busti është i vendosur në oborrin e shkollës “Ndre Mjeda”, rrjedhmisht vizitueshmëria është e lartë, sidomos nga nxënësit e shkollës, mësuesit, prindërit dhe të punësuarit e shkollës, por edhe persona të tjerë që kanë marrëdhënie me shkollën ose me personat që janë aty. Vepra frekuentohet në bazë ditore për shkak të mësimit të përditshëm dhe lëvizjet janë të shpeshta. Impakti social: Shihet qartë që të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit dhe personat e tjerë që kanë kaluar në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda”, kanë treguar respekt ndaj bustit të rilindasit. Busti nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga dora e njeriut dhe është ruajtur mirë në shenjë kujtimi ndaj tij.

Shënime nga vizita në terren: Në hyrjen tonë përtej portës së oborrit të shkollës, roja ishte mjaft i sjellshëm për të na udhëzuar brenda. Gjatë qëndrimit tonë të shkurtër tek memoriali, kishte lëvizje të grupmoshave të ndryshme, që përkojnë kryesisht me moshat e nxënësve të shkollës dhe të prindërve të tyre. Gjithashtu rastisëm në disa mësues dhe përgjegjës të shkollës.

31


LAPIDARI I DËSHMORËVE TË PRISHTINËS

Autori: i panjohur Realizimi: i panjohur Kategoria: Lapidar Vendndodhja: Institucion publik Adresa: Rruga Vilson, Shkodër Koordinatat: 42°03’55.0”N, 19°30’40.3”E Përmasat: 995x700x600 cm Materialet: beton, bojë Teknika: derdhje në beton Mbishkrimi: nuk ka

32


Përshkrim i veprës: Vepra është e vendosur mbi një platformë në formë trapezi, e cila ngihet me 5 këmbë shkallë. Ndërkohë që lapidari ka një volum kompleks duke ndërthurur kështu forma të ndryshme. Në një kornizë më të gjerë perceptimi, merr formën e një flamuri që valëvitet. Funksionet: Nderim Gjendja aktuale: Vepra është pjesërisht e mirëmbajtur. Ështe tentuar të mbulohen defektet e mëparshme me një murale. Nëpërmjet ngjyrave të ndryshme, kjo murale i jep jetë objektit dukë e bërë më tërheqës dhe domethënës simbolin e saj për rininë. Estetika: Nermin Shurdha ështe artistja që i dha frymën e re me qëllim shfrytëzimin e hapësirës nga të rinjtë ashtu siç është përdorur edhe më përpara. Velloja gri që i kishte rënë këtij monumenti u hoq nga kjo murale plot ngjyra që përfaqësojnë Shkodrën. Konteksti hapësinor: Vendndodhja e lapidarit është në qendër të qytetit dhe në hyrje të një nga gjimnazeve kryesore. Aksesueshmëria është e lartë nga nxënësit e shkollës, nga të cilët përdoret si vend takimi apo dhe pushimi. Vizitueshmëria: Si vepër arti publik, lapidari nuk ka shumë interes, por më shumë shfrytzohet si pikë takimi për të rinjtë kryesisht ato që studiojnë në gjimnazin përkrah. Impakti social: Ky lapidar është ndërtuar si memorial në ndër të dëshmorëve të atdheut dhe mbante mbishkrimin “Lavdi Dëshmorëve”. Më pas, gjatë viteve të demokracisë, u la si i tillë për shfrytëzim nga qytetarët për shkak të vendosjes dhe hapësirës që ofron. Mbahet edhe sot si simbol i rinisë sipas ndryshimeve të regjimit dhe heqjes së rrethimit të shkollës. 33


PASHKO VASA

Autor: i panjohur Realizimi: i panjohur Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Lagjja “Tre heronjtë”, parku përballë Shkollës 9-vjecare “Ndoc Mazi” Koordinatat: 42°03’44.1”N, 19°31’13.9”E Përmasat: 92x90x290 cm Materialet: beton Teknika: derdhje në beton Mbishkrimi: Pashko Vasa, 1825-1892

34


Përshkrim i veprës: Vepra mbahet mbi një bazë dhe një piedestal, duke rritur vlerën me anë të lartësisë. Kompozimi vjen duke u përqendruar te busti, nisim me një bazë të gjelbëruar rrethore, ku i brendashkruhet një baze, e cila brendashkruan piedestalin. I fundit mban bustin në fokusin e duhur. Funksionet: Nderim Gjendja aktuale: Vepra nuk është e mirëmbajtur. Në 2021 u vendos pllaka informative prej mermeri. Zona është gjithashtu e pisët, me mbeturina, dhe gjelbërim të pambajtur. Ka shkrime mbi vepër, vandalizime. Estetika: Vepra mbahet mbi një bazë dhe një piedestal, duke rritur vlerën me anë të lartësisë. Stolat që e rrethojnë janë vendosur para 4 vitesh, rreth 2017. Element i veçantë është gjelbërimi i lartë që jep harmoni kontekstit në lidhje me bustin, që duket sikur do të arrijë atë rëndësi mbi lulishte. Konteksti hapësinor: Vepra është vendosur në qendër të lulishtës së përmendur dhe ka një rëndësi të madhe orientuese. Vendosja e stolave është e orientuar drejt bustit të Pashko Vasës. Në lulishte, vepra është e rrethuar me gjelbërim të mesëm, i cili e rrethon atë. Megjithatë një pjesë të madhe të sipërfaqes së lulishtes gjelbërimi mungon. Zona vizitohet nga mosha të ndryshme, por mbi të gjitha mosha të vjetra dhe fëmijë. Në lulishtja nodhet edhe një kënd lojrash për fëmijë. Kjo është një zonë relativisht e qetë. Në afërsi ndodhet një biznes privat, në rrëzë të lulishtes, i cili frekuentohet nga familjarë, dhe përballë ndodhet një shkollë 9-vjeçare. Vizitueshmëria: Zona është mjaftueshëm e frekuentuar, pasi është lulishte. Gjatë bisedës me banorët, frekuentohej dhe nga njerëz që nuk banojnë në këtë lagje. Impakti social: Impakt goxha të lartë, bëhët qendra e vëmëndjes në lulishte.

Historiku: Busti “Pashko Vasa”, sipas intervistës më një banore, është ngritur në kohën e Ahmet Zogut dhe nuk është mirëmbajtur. Sipas artikujve të ndryshëm të 10-vjeçarit të fundit, vepra është lënë në gjendje të mjerueshme dhe vetëm para një viti i është vendosur një pllakë mermeri identifikuese nga znj. Rajmonda Vasa.

35


ÇERÇIZ TOPULLI DHE MUÇO QULLI

Autor: Ferid Kola Realizimi: 1975 Kategoria: Memorial Vendndodhja: Pronë private Adresa: Rruga e Tuzit, Shtoj, Shkodër Koordinatat: 42°05’07.1”N, 19°30’34.3”E Përmasat: 350x250x290 cm Materialet: gur Teknika: gdhendje në gur Mbishkrimi: Çerçiz Topulli, Muço Qulli

36


Përshkrim i veprës: Vepra ka një formë masive nga materiali i gurit. Mendohet të ketë pasur më herët formë të rregullt kuboidale, por sot e shikojmë si një kuboid guri të deformuar për shkak të vjetërsisë së tij. Masa e gurit qëndron mbi një bazë kuboidale të lartë 25 cm nga niveli i tokës, ndërsa vetë masa e gurit ka lartësi 265 cm, gjatësi 115 cm dhe gjerësi 100 cm. Funksionet: Vepra shërben si homazh dhe përdoret në shenjë nderimi të dy veprimtarëve të mëdhenj të çështjeve kombëtare. Gjendja aktuale: Ndërhyrja e vetme që ka pasur vepra është zëvendësimi i pllakës së mbishkrimit, meqënëse e vjetra ka rënë dhe është thyer. Pllaka e re e mermerit duket mjaft e qëndrueshme dhe mbishkrimi në të është i lexueshëm. Guri, si masë dhe formë, ka pësuar dëmtime nga kushtet atmosferike. Janë të dukshme shformimet nga erozioni, njollat e bardha mbi gur dhe masa të vogla myshqesh që dalin nga guri. Estetika: Vepra nuk paraqet një figurë vizualisht tërheqëse. Duket shumë e mangët në elemente dhe ngjan si një masë e vrazhdë dhe brutale. Konteksti hapësinor: Vepra ndodhet në oborrin e një shtëpie private, në krah të rrugës së Tuzit. Është vështirë kalimi nga njëri krah të rrugës tek krahu tjetër për shkak të mosprezencës së vijave të bardha. Vizitueshmëria: Vepra nuk vizitohet pothuajse aspak. Ka një gardh hekuri i cili e rrethon dhe e bën të vështirë të jetë e dukshme nga shikuesit e jashtëm. Impakti social: Vepra është neglizhuar dhe lënë mënjanë tek oborri i shtëpisë. Nuk lë ndonjë impakt të veçantë tek peronat që mund ta pikasin.

Shënime nga vizita në terren: Vepra ishte vështirë të shikohet nga jashtë gardhit. Fatmirësisht u ndodh pronari i shtëpisë dhe na lejoi të kishim akses brenda oborrit dhe pamje më të afërt të veprës. Pronari ishte një burrë në të pesëdhjetat dhe kryefamiljar i shtëpisë.

37


MIGJENI

Autor: Ferid Kola Realizimi: i panjohur Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Institucion publik Adresa: Sheshi Demokracia Koordinatat: 42°04’06.8”N, 19°30’40.6”E Përmasat: 205x205x290 cm Materialet: bronz, mermer Teknika: derdhje në bronz Mbishkrimi: Migjeni Millosh Gjergj Nikolla 13 Tetor 1911 27 Gusht 1938 “Qeshu rini qeshu bota asht e jote” Nga kanga e rinis

38


Përshkrim i veprës: Busti ngrihet në bazament stoik, të një estetike minimaliste. Ky stil shihet përgjithshëm edhe tek skulptura. 3/4 e veprës është bazamenti dhe 1/4 busti i poetit. Funksionet: Nderim Gjendja aktuale: Vepra është ruajtur pa asnjë dëmtim të jashtëm. Estetika: Vepra është e vendosur në oborrin e teatrit që mban të njëjtin emër dhe për këtë arsye duket “në vendin e tij”. Pavarësisht rrëmujës së zonës përreth, brenda dyerve të teatrit duket sikur busti merr siguri. Konteksti hapësinor: Memoriali ndodhet brenda lulishtes së Teatrit “Migjeni”. Busti është i drejtuar nga rruga dhe kalimtari mund ta shikojë skulpturën nga përtej kangjellave, por jo ta prekë atë. Më parë kjo vepër ishte e ekspozuar në rrugë për publikun, por më vonë u zhvendos brenda ambienteve të teatrit. Shkas për këtë u bë rrëmuja urbane e zonës, kjoskat dhe pluhrat përrreth. Gjithashtu, mbi bazamentin e saj vendoseshin produkte nga shitësit ambulantë duke mos e respektuar veprën. Vepra nuk mund të aksesohet drejtpërdrejtë edhe nga brenda lulishtes së teatrit. Ajo rrethohet nga gjelbërim i paaksesueshëm, në të cilin ka vetëm një hyrje. Në këtë lulishte nuk ka objekte të tjera artistike. Vizitueshmëria: Vepra frekuentohet vazhdimisht nga grupe studentësh të organizuar dhe të shoqëruar me stafin pedagogjik. Gjithashtu ka kalimtarë të “Sheshit Demokracia” që ndalojnë për ta vështruar nga jashtë këtë bust. Vizitorë të tjerë janë edhe art-dashësit e teatrit të cilët frekuentojnë godinën. Impakti social: Migjeni është një personazh i dashur gjerësisht për shoqërinë tonë. Andaj, vepra që i kushtohet, gëzon respekt të plotë dhe pa polemika.

Shënime nga vizita në terren: Më tepër për historinë e lëvizjeve të bustit, zhvendosjes që ai ka pësuar brenda zonës, dhe kuptimin në kontekstin urban të tij, na informoi drejtuesja e Teatrit “Migjeni”, znj. Rita Gjeka.

39


TËRMETI I 15 PRILLIT 1979

Autor: Ferid Kola Realizimi: 1980 Kategoria: Lapidar Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Rruga Preval, Bahçallëk, Shkodër Koordinatat: 42°02’23.5”N, 19°29’44.4”E Përmasat: 400x120x420 cm Materialet: beton Teknika: derdhje në beton Mbishkrimi:

Tetor 1979 Sup me sup jug e veri U ngri Bahçallëku i ri Ky bashkim popull–parti Monument në Shqipëri 15 prill 1979 Për kurorëzimin me sukses të aksionit të madh për zhdukjen e pasojave e tërmetit të 15 prillit 1979 në frymë të lartë revolucionare derdhën djersën e tyre mbi 20 000 aksionistë nga rrethet Tiranë, Vlorë, Fier, Elbasan, Durrës, Lushnjë, Gramsh, Krujë, Tropojë, Shkodër e tjerë.

40


Përshkrim i veprës: Vepra kishte përmasa të konsiderueshme dhe kishte një dinamikë elementesh në të katërta anët e saj. Funksionet: Përkujtimore Gjendja aktuale: Vepra ishte e rrethuar nga shkurret dhe nuk mund të aksesohej. Për këtë arsye dhe shkrimet e gdhendura në të ishin të palexueshme. Estetika: Vepra dukej e humbur dhe e lënë në harresë. Konteksti hapësinor: Vepra ndodhet në një rrugicë lagjeje, e paaksesueshme për shkak të bimësisë dhe në distancë nga banesat e banorëve përreth.

41


HERONJTË E VIGUT

Autor: Shaban Hadëri Realizimi: 1984 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Rruga e Tuzit, Dobraç, Shkodër Koordinatat: 42°05’21.1”N, 19°30’26.9”E Përmasat: 13.65 m (perimetri), 1.8 m (lartësia) Materialet: bronz Teknika: Derdhje, gdhendje, prerje, lëmim, përpunim Mbishkrimi: Heronjtë e Vigut

42


Përshkrim i veprës: Vepra konsiston në pesë statuja bronzi të vendosura mbi një strukturë mbështetëse në formë cilindrike me material guri të bardhë. Në mesin e të dyjave qëndron një shtresë me pllaka mermeri të bardha, mbi të cilën statujat kanë vendosur këmbët. Të pesë figurat qëndrojnë të bashkuara kurriz më kurriz, në mbështetje të njëri-tjetrit nga rreziku që mund t’u vijë. Funksionet: Monumenti i kushtohet ngjarjes së ndodhur në fshatin Vig në gusht të vitit 1944. “Pesë Heronjtë e Vigut” qëndron madhështor në kujtim të heronjve të popullit Ahmet Haxhia, Naim Gjylbegu, Ndoc Mazi, Hydajet Lezha dhe Ndoc Deda. Gjendja aktuale: Memoriali është ruajtur në gjendje të mirë ndër vite. Statujat kanë mbi sipërfaqe një patina të bronzit, e cila është shtuar si shtresë nga faktori kohë. Ndërsa, bazamenti cilindrik me gurë dhe mermer është mjaft i qëndrueshëm dhe i mirëmbajtur. Estetika: Monumenti mbart vlera të larta historike dhe estetike. Mënyra se si heronjtë qëndrojnë shpinë më shpinë për t’i mbrojtur krahët njëri-tjetrit është e lavdishme. Pesë statujat janë trajtuar si një kështjellë njerëzore, e cila formon, gjithashtu, një rreth ku secili shikon në drejtim të kundërt nga tjetri, por për të njëjtin synim. Armët që mbajnë në brez dhe në dorë u japin atyre një pamje trimërie dhe të pamposhturish. Statujat janë përpunuar mjeshtërisht deri në detaje. Mund të shikojmë sytë largpamës dhe vizionarë të heronjve, por edhe detajet e punuara të rrobave të tyre, të cilat janë për t’u admiruar. Konteksti hapësinor: Memoriali ndodhet tek rrethrrotullimi që mban të njëjtin emër me të, pra “Rrethrrotullimi i Pesë Heronjve të Vigut”. Ai nuk është menduar të jetë i aksesueshëm nga afër, përderisa nuk ka vija të bardha për kalim këmbësorësh nga asnjëra anë. Monumenti është i rrethuar me gjelbërim. Vizitueshmëria: Duke qenë se memoriali ndodhet në mes të një rrethrrotullimi, pozicioni i tij në raport me qytetin është një strategji e mirë për të tërhequr vizitorë. Rrjedhimisht, ai vizitohet goxha shpesh, mirëpo jo gjithmonë vizita është e qëllimshme; shpesh ajo vjen si pasojë e frekuentimit të rrethrrotullimit dhe jo domosdoshmërisht është synim memoriali. Impakti social: Memoriali është padiskutim ndër veprat më të njohura monumentale nga banorët e qytetit dhe është i paevitueshëm, si vizualisht, ashtu edhe për nga vlerat historike dhe artistike që përfaqëson.

Shënime nga vizita në terren: Gjatë vizitës së figurës së “Pesë Heronjve të Vigut”, në terren ndodheshin shumë pak persona, por më shumë automjete që kalonin në rrethrrotullim.

43


ISA BOLETINI

Autor: Shaban Hadëri Realizimi: 1986 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Sheshi “Isa Boletini” Koordinatat: 42°03’40.9”N, 19°30’48.7”E Përmasat:260x310x610 cm Materialet: bronz Teknika: derdhje në bronz Mbishkrimi: SHABAN HALIL HADËRI

44


Përshkrim i veprës: Vepër e përmasave të mëdha me lartësi gati sa 3 herë përmasa e njeriut. Pozicioni i skulpturws është dinamik sikur është në lëvizje dhe gjithnjë në gatishmëri të popullit. Funksionet: Nderim i Isa Boletinit si një komandant shqiptar, politikan rilindas e luftëtar i Kosovës dhe pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit. Gjendja aktuale: Vepra duket e mirëmbajtur dhe e pastër. Në disa anë të saj kemi ca gërvishtje dhe grafiti që e ulin nivelin estetik të saj. Estetika: Përmasat e mëdha të veprës të japin një ndjenjë të fuqishme e të fortë duke na dhënë direkt impaktin e rëndësisë që ka vepra. Konteksti hapësinor: Vepra ndodhet në mes të sheshit Isa Boletinit,pranë Drejtorisë Rajonale Arsimore Shkodër Vizitueshmëria: Vepër e vizitueshme për shkak të rëndësisë së madhe historike që ka dhe pozicionit të dukshëm në qytet.Lartësia e saj prej 5 metrash e bën lehtësisht të dukshme për kalimtarin apo një turist që se di vendndodhjen. Impakti social: Kjo vepër tregon impaktin e madh që kanë shkodranët për respektin ndaj partizanëve që kanë kontribuar në luftën e rezistencës shqiptare ndaj pushtimit otoman. Shënime nga vizita në terren: Për shkak të përmasave të mëdha,pamë disa njerëz që e përdornin bazamentin si vend pushimi apo si lojë për fëmijët.

45


STUDENTJA

Autor: Pjerin Kolnikaj Realizimi: 1989 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Rruga 13 Dhjetori 4, Shkodër, Koordinatat: 42°03’54.3”N, 19°30’40.7”E Përmasat: 150x82x155 cm Materialet: bronz Teknika: derdhje në bronz Mbishkrimi: nuk ka

46


Përshkrim i veprës: Vepra ka siluetën e një vajze të ulur mbi një stol në raporte proporcionale, jo ideale. Autori ka tentuar të sjellë imazhin e një vajze të përkulur mbi një libër nga ku vepra merr dhe emrin. Funksionet: Nderim / mesazh Gjendja aktuale: Vepra nuk është shumë e mirëmbajtur. Në të vihen re zbehje të ngjyrës së materialit. Estetika: Gjatë vëzhgimeve të bëra, vepra ngjall interes për të kuptuar mesazhin apo historinë e saj. Estetikisht është e kënaqshme për syrin. Konteksti hapësinor: Vepra ka aksesueshmëri të ulët dhe pse distanca nga objektet kryesore është e afërt. Nuk përbën pikë orientimi. Vizitueshmëria: Frekuentimi i zonës është i lartë, sepse vendodhja e skulpturës është në një nga rrugët kryesore të qytetit, por vepra nuk është e aksesueshme nga vizitorët apo banorët për shkak të mungesës së një aksi orientues drejt saj.

Impakti social: Duke qenë se vepra nuk është shumë lehtë e vizitueshme qoftë prej turistëve apo edhe prej qytetarëve kjo bën që të ketë dhe një impakt social shumë të ulët duke i humbur kështu rëndësinë apo subjektin e saj.

47


MEMORIALI I PËLLUMB PËLLUMBIT

Autor: Bashkia Shkodër Realizimi: i panjohur Kategoria: Memorial Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Lulishtja e Xhamisë “Ebu Bekër” Koordinatat: 42°04’02.1”N, 19°30’49.3”E Përmasat: 860x860x45 cm Materialet: beton, gur Teknika: gdhendje në gur Mbishkrimi: Me 16 qershor 1990 u zhvillua demonstrata e parë antikomuniste nga rinia shkodrane me rastin e nderimit të Martirit demokracise Pellumb Pellumbi Bashkia Shkoder

48


Përshkrim i veprës: Vepra ka hapësirën e saj të dedikuar dhe të veçuar nga xhamia, e rrethuar me gjelbërim dhe nuk ka rrugë që të çon aty, por duhet të kalohet mbi gjelbërimin e lulishtes. Është një platformë rrethore e ngritur në 4 këmbë shkallë me lartësi 15 cm, ngjyra e të cilave ndryshon nga ngjyra e platformës. Ndodhen disa forma me funksion mbajtjen e gjelbërimit, katërkëndore në perimetër të rrethit. Vërejmë një skelet metalik që mund të jetë përdorur për reklamim. Në cep të platformës ndodhet pllaka informuese. Funksionet: Nderim Gjendja aktuale: Vepra është e lënë pas dore, ndihet sikur është e harruar dhe nuk ka më funksion. Gjelbërimi mungon, por është lidhur me gjelbërimin e zonës. Estetika: Vepra jep idenë e një skene pasi shkallët janë të vendosura vetëm në një anë e duket sikur i orientohet një publiku. Ndërkohë, ajo është e vrazhdë prej materialeve dhe vendosjes. Konteksti hapësinor: Ndërsa, për sa i përket aspektit të akustikës, zona ndikohet nga zhurma e makinave dhe lojrat e fëmijëve. Vepra është në cep të parkut dhe nuk aksesohet lehtësisht. Ajo është e rrethuar me gjelbërim dhe ka disa stola në afersi, që i kthejnë kurrizin. Vizitueshmëria: Shumë e ulët, ndodhet në cep të parkut, e rrethuar nga kangjella, gjë e cila kufizon ndërveprimin edhe pse është lehtësisht e dallueshme. Impakti social: Impakti ështe i ulët, sepse ndodhet në një zonë të vdekur të parkut dhe është e mbuluar nga gjelbërimi.

Shënime nga vizita në terren: Aksesi mungonte, prandaj dhe parku nuk është funksional.

49


LUIGJ GURAKUQI

Autori: Ferid Kola Realizimi: 1993 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Rruga 28 Nëntori 5-3, Shkodër Koordinatat: 42°04’00.0”N, 19°30’48.1”E Përmasat: 330x252x300 cm Materialet: bronz, mermer Teknika: derdhje në bronz Mbishkrimi: Patrioti Luigj Gurakuqi 18791925

50


Përshkrim i veprës: Shtatorja ka një lartësi prej 3 metrash dhe ngrihet mbi një bazament mermeri. Nuk ka element të veçantë dhe raportet i janë përshatur figurës së Luigj Gurakuqit për të lartësuar dhe për ta prezantuar si një burrë kryelartë dhe fisnik. Funksionet: Nderim / memorial Gjendja aktuale: Shtatorja ka nevojë për restaurim. Estetika: Sipas mendimit tonë shtatorja zë një vend në vlerat kulturore duke qenë se lartëson personalitetin e një prej figurave më të njohura në lëvizjen tonë kombëtare dhe është estetikisht e rregullt. Nga ana tjetër, shtatorja duket se kamoflohet nën ngjyrat gri të qytetin duke e marrë vëmendjen vetëm prej flamujve përreth. Për këtë ndoshta mund të kërkohet një restaurim prej autorit të veprës. Konteksti hapësinor: Luigj Gurakuqi lartësohet në sheshin qëndror të Shkodrës, në bronz. Ka qenë idea e skulptorit që vepra të vendosej aty, pasi sipas të dhënave historike e gojore, ishte ky vend që atdhetari Luigj Gurakuqi nw vitin 1925, mbajti një nga fjalimet e tij më të përmendura, i cili ka mbetur në mendjen dhe zemrat e popullit të Shkodrës. Aksesueshmëria nga njerëzit është relativisht e lartë duke qenë se kryqëzimin e pedonaleve të qytetit. Në krah të tij ndodhet memoriali i 14 Janarit. Vizitueshmëria: Bazuar në kontekstin urban, vepra është e aksesueshme dhe me një numër të madh vizitorësh. Impakti social: Në vendin ku në vitin 1993 u vendos shtatorja e Gurakuqit, regjimi komunist kishte vendosur bustin e diktatorit sovjetik – Stalinin. Me ardhjen e pluralizmit, busti u hoq dhe Bashkia e qytetit e pa të arsyshme që deri me vendosjen e shtatores së Gurakuqit, ky vend të shndërrohej në lulishte dhe të zbukurohej me lule të ndryshme e flamuj kombëtare.

Shënime nga vizita në terren: Banorët e zonës apo qytetarë të rastit e vlerësojnë dhe e nderojnë figurën e Luigj Gurakuqit si poet, arsimtar, gjuhëtar, diplomat dhe deputet. Është një nga personalitetet më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë.

51


SHATËRVANI I XHAMISË EBU BEKËR

Autor: i panjohur Realizimi: i panjohur Kategoria: Shatërvan Vendndodhja: Institucion publik Adresa: Rruga Fushë Celë 1, Xhamia Ebu Bekër Koordinatat: 42°04’04.6”N 19°30’49.7”E Përmasat: 1000 cm (perimetri), 40 cm (lartësia) Materialet: beton, pllaka qeramike Teknika: ndërtim Mbishkrimi: nuk ka

52


Përshkrim i veprës: Është një shatërvan me formë të rregullt 8 këndore, me 4 pompa anësore dhe një më të lartë qëndrore. Predominojnë ngjyrat e tokës dhe ngjyra bojqielli e pllakave në brendësi të vaskës. Funksionet: Funksion urban Gjendja aktuale: Momentalisht ka ujë, por nuk është vënë në funksion. Vepra mirëmbahet edhe për shkak të vendosjes në hyrjen kryesore. Vihet në funksion në momentin që hapen dyert për rituale fetare të hapura për publikun. Estetika: Ruan gjeometri të rregullt dhe përshtatet me ambientin përreth që i ka krijuar njē hierarki pasi ndodhet në qendrën e oborrit kryesor, ku ndërkohë përkufizon kalimin e njerëzve nga hyrja dhe e ndan atë në dy drejtime. Në fakt, duket sikur kjo ndarje është edhe gjinore, pasi dy rrugët e krijuara çojnë të dy hyrjet e dedikuara për gra dhe atë për burra në xhami. Konteksti hapësinor: Shatërvani ndodhet në oborrin e Xhamisë së Madhe “Ebu Bekër”, përballë fasadës kryesore. E rrethuar nga gjelbërimi dhe konteksti i qetë social. Vizitueshmëria: Pavarësisht se ndodhet në qendër të qytetit, kjo lulishte e madhe nuk mund të aksesohet nga publiku zakonisht, përveç riteve dhe festave fetare.

Impakti social: Përkufizon ndarjen e lëvizjes, ndërkohë që uji i shatërvanit duket sikur tregon mundësinë për të hyrë në xhami.

53


13 DHJETOR 1990

Autori: i panjohur Realizimi: i panjohur Kategoria: Memorial Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Pedonalja 1, Shkodër Koordinatat: 42°03’54.1”N 19°30’38.8”E Përmasat: 120x96x209 cm Materialet: gur Teknika: gdhendje në gur Mbishkrimi: 13.12.1990 Populli antikomunist i Shkodres i pari ne Shqiperi rrezoi bustin e diktatorit te urryer.

54


Përshkrim i veprës: Ky monument është në thelb shumë i thjeshtë, i cili është ndërtuar në një format thuajse standard i kohës, pavarisht se shpreh një mesazh antikomunist. Volumi i kësaj vepre është në forme kuboidi mbi të cilën është e vendosur një pllakatë me mbishkrim. Funksionet: Mesazh antikomunist Gjendja aktuale: Vepra është në një gjendje jo shumë të mirë për shkak të vjetërsisë së ndërtimit dhe mungesës së mirëmbajtjes. Estetika: Nuk ka shume vend për mendim estetik, sepse ështe realizuar në nivele shumë bazike. Konteksti hapësinor: Ky monument ështe i vendosur në një nga sheshet më kryesore të qytetit. Ndodhet në afërsi të çdo institucioni vendor si Bashkia, Prefektura etj. Vendodhja e kësaj vepre, në dukje, është deri diku rastësore. Vizitueshmëria: Vendodhja e kësa vepre jep mundërsi për vizitueshmëri të lartë, sepse përveç se është e vendosur në një zonë strategjike të qytetit, ndodhet në të njëjtin shesh më një nga skulpturat më të famshme të bëra në nder të At Gjergj Fishtës. Impakti social: Fakti që është një monument i ndërtuar në formatin e periudhës së diktaturës dhe shpreh një mesazh antikomunist sjell tek vizituesit mesazh të përzier, për më tepër që është pranë një vepre me kontekst krejt tjetër, siç është vepra në nderim të At Gjergj Fishtës.

Shënime nga vizita në terren: Qytetarët ishin në dijeni të funksionit të këtij monumenti, por shumë turistë nuk arrinin ta perceponin sidomos për faktin se veprat janë në afërsi aq qesharake sa nuk mund ta lexosh njerën pa tjetrën. Shumë mendojnë se pllaka e gurit mban një informacion për veprën që i është kushtuar Fishtës dhe as nuk e lexojnë dot si një vepër që është bërë në nder të një demostrate të jetë aq afër një vepre lirike.

55


MEMORIALI I 2 PRILLIT

Autor: Sadik Spahija Realizimi: 1998 Kategoria: Memorial Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Sheshi 2 Prilli, Shkodër Koordinatat: 42°03’58.5”N, 19°30’37.8”E Përmasat: 1248x1296x700 cm Materialet: beton, gur, mermer Teknika: ndërtim, gdhendje Mbishkrimi: nuk ka

56


Përshkrim i veprës: Vepra është e hapur në një diapazon të gjerë në trajtë sheshi gjysëm harkor. Në këtë shesh, përveç pjesës së ideuar për kalimin e këmbësorëve një shkallë më poshtë janë të vendosur varret e dëshmorëve të rënë me datë 2 Prill në trajtë vertikale të lidhur me një arkitra. Një strukturë e tillë është e vendosur 4 herë në nder të çdo dëshmori që dha jetën për demokracinë. Funksionet: Nderim Gjendja aktuale: Strukturat vertikale janë të mirëmbajtura, por sheshi rrotull ka dëmtim të pllakave dhe mungesë në disa vende. Estetika: Përveç funksionit fillestar për nderimin e viktimave të demonstratës së 2 Prillit këto struktura vertikale të mbuluara me pllaka të bardha mermeri nuk të japin fare ndjesinë e varrezave. Vertikaliteti të jep ndjesinë e madhështisë dhe vendosja e tyre në formë të çrregullt krijon iluzionin e një labirinti. Konteksti hapësinor: Sheshi 2 Prilli është i vendosur pikërisht në vendin që ndodhi masakra përballë ish-Komitetit Qëndror të Partisë së Punës. Vendodhja lidhet me kushtet historike për të manifestuar ngjarjen. Sot është qendra e qytetit dhe lidh rrugët kryesore hyrëse dhe dalëse të tij. Nuk mund të kalosh pa vënë re sheshin e bërë për nder të viktimave të 2 Prillit. Vizitueshmëria: Sheshi 2 prilli ndodhet në qendër të qytetit dhe ndanë rrrugë kryesore mundësia për shmangie është thuajse e pamundur, por përveç kësaj çdo vit me datë 2 prill çdo shqiptar vjen dhe bën homazhet e tij në ndër të viktimave të demkracisë. Tani është edhe një atraksion edhe për turistët, sepse tentojnë të njohin historinë e vendit që po vizitojnë dhe nuk mund të kalojnë pa parë një nga vendet me rëndësi kombëtare.

Impakti social: Memoriali 2 Prill mbart një peshë të madhe emocionale për të gjithë popullin e Shkodrës dhe të Shqipërisë. Demostrata çoi në ekzekutimin e 4 personave të pafajshëm. Dëshmorëve të demokracisë iu kushtua ai shesh në nder të flijimit të tyre për nder të rrëzimit të regjimit komunist.

57


PREK CALI

Autor: Muntaz Dhrami Realizimi: 2000 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Kryqëzimi “Prek Cali”, pranë kishës së Shën Kollit Koordinatat: 42°04’23.2”N, 19°31’15.7”E Përmasat: 85x160x395 cm Materialet: bronz, me bazament bronxi i oksiduar Teknika: derdhje në bronz Mbishkrimi: Shqipnine e kena nane kush e prek vdesim te tane PREK CALI M.Dhrami 2000

58


Përshkrim i veprës: Pamja e një malësori trim, burrëror, me tipare të ekzagjeruara për të reflektuar forcën. Element i veçantë është gishti i drejtuar për poshtë i dorës së majtë, i prekur nga njerëzit (dallohet ndryshimi i ngjyrës së materialit). Funksionet: Homazh Gjendja aktuale: Skulptura duket e mirëmbajtur dhe nuk vërehen ndërhyrje. Estetika: Vepra është kthyer në pikë takimi, pra ka vetëm marrëdhënje me kalimtarë të cilët e njohin zonën me emrin e skulpturës. Fati që biznesi privat është hapur ngjitur me skulpturën e minimizon shumë impaktin e saj në zonë. Më përpara banorët ndalonin dhe e admironin prezencën e saj, tani duket sikur janë të detyruar t’i qëndrojnë në afërsi, për të shijuar një kafe të shpejtë. Konteksti hapësinor: Skulptura nodhet në një zonë tregtare, e cila ka shumë levizje, zona është heterogjene, ka klasa të ndryshme sociale. “Prek Cali” është e vendosur në një shesh përballë banesave kolektive që janë ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit, por është zënë nga një biznes privat dhe pretendohet se është pronë private. Sheshi është në kryqëzim të rrugës “Pogej” me rrugën “Kolë Heqimi”, vendosja e bën sheshin pikë me një fluks të madh dhe si pasojë zona ka marrë emrin e skulpturës. Vizitueshmëria: Vepra frekuentohet pasi ka vendndodhje kyçe në kryqëzim, ndodhet ngjitur me një biznes privat, i cili ka vendosur mobilim (tavolina dhe karrige). Impakti social: Impakti social është i madh, në momentin që zona mori në mënyrë informale emrin “Prek Cali” dhe banorët orientohen me këtë skulpturë.

Shënime nga vizita në terren: Me pretendim se zona është private (nga banorë të cilët kanë hapur një biznes privat buzë skulpturës) e fundit nuk është e dëshiruar dhe ka ndryshuar kontekstin e zonës.

59


ROZAFA

Autor: Hashim Kruja Realizimi: i panjohur Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Sheshi Parrucë Koordinatat: 42°03’53.6”N, 19°30’34.0”E Përmasat: 86x44x225 cm Materialet: bronz Teknika: derdhje në bronz Mbishkrimi: nuk ka

60


Përshkrim i veprës: Raportet e skulpturës i përafrohen atyre reale, pa dashur të zmadhojnë apo zvogelojnë rëndesinë e figurës. Forma të thjeshta dhe jo komplekse. Funksionet: Nderim Gjendja aktuale: Vepra është në gjendje pjesërisht të mirëmbajtur. Estetika: E parë nga një këndvështrim i jashtëm, kjo skulpturë nuk ka asnjë veçanti estetike që mund të diferencojë skulpturën si në stil apo punim. Konteksti hapësinor: Skulptura ndodhet në Sheshin Parrucë, shume afër Shatervanit dhe në një distancë të afërt nga qendra. Aksesueshmëria nga vizitorët është e lartë dhe e shoqëruar me vepra të tjera artistike në lulishten e parkut. Vizitueshmëria: Banorët e zonës mund të shohin skulpturën nga rruga e pedonales qoftë edhe në përditshmërinë e tyre, ndërsa interes më të madh shfaqin turistët apo vizitorët e jashtëm, duke qenë se Rozafa prezantohet si një nga figurat më përfaqësuese të Shkodrës. Impakti social: Rozafa njihet si simbol i gruas shkodrane, guximit, besës dhe flijimit. Njihet si një nga figurat më simbolike të qytetit, nga e cila kalaja e qytetit ka marrë dhe emrin . Shënime nga vizita në terren: Banorët e zonës e lëvdojnë skulpturën si figurën e tyre më përfaqësuese dhe krenohen me emrin e një gruaje të fortë. 61


FIORIERA

Autori: i panjohur Realizimi: i panjohur Kategoria: Shatërvan Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Pedonale Koordinatat: 42°04’02.0”N, 19°30’50.2”E Përmasat: 380 cm (diametër), 155 cm (lartësi) Materialet: beton Teknika: ndërtim Mbishkrimi: nuk ka

62


Përshkrim i veprës: Shatërvani ka një formë rrethore të ngritur 50 cm nga niveli i rrugës. Kjo vepër është e punuar në stilin barok e dekoruar me detaje të shumta. Funksionet: Funksion estetik Gjendja aktuale: Ky shatërvan nuk është funksional dhe nuk është e mirëmbajtur. Estetika: Në një kontekst urban, shatërvani nuk i përshtatet estetikës së zonës si në stil ashtu edhe në vendosje. Ngarkesa e tepruar në ornamente e bën atë më të pavend. Konteksti hapësinor: Shatërvani ndodhet në hyrje të Pedonales së dytë të qytetit. Ka një aksesueshmëri mjaft të lartë për shkak të vendodhjes, por jo për shkak të vetë objektit. Vizitueshmëria: Nga vëzhgimet kjo vepër nuk ka një vizitueshmëri, por është mjaft e evidentueshme duke qenë se është e vendosur në një nga rrugët me me fluks të qytetit.

Shënime nga vizita në terren: Mbi shatërvanin nuk ka asnjë informacion si nga ana historike ashtu edhe nga qytetarët.

63


AT’ GJERGJ FISHTA

Autor: Pjerin Kolnikaj Realizimi: Shtator 2001 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Pedonalja 1, Shkodër Koordinatat: 42°03’54.2”N, 19°30’38.8”E Përmasat: 280x200x375 cm Materialet: gur travertine Teknika: gdhendje në gur Mbishkrimi: At Gjergj Fishta 2001PK

64


Përshkrim i veprës: Forma e kësaj skulpture është e ndërtuar në bazë të në vendosjeje të çrregullt të pllakave të gurëve bashkëlidhur këta me një siluetë njerëzore që përfaqëson Fishtën duke mbajtur në dorë një libër. Funksionet: Nderim/Homazh Estetika: Një vepër abstrakte moderne që lë shumë vend për interpretim si nga vendosja, strukturimi dhe ideimi. Gjendja aktuale: Në gjendje jo shumë të mirëmbajtur. Shfaqen ndryshime të ngjyrës fillestare të gurëve nga ndikimi i faktorëve atmosferik. Konteksti hapësinor: Aksesueshmeri është e lartë. Distanca nga objektet kryesore është e afërt. Ndodhet përballë institucionit kryesor të Shkodrës, Bashkisë. Vizitueshmëria: Frekuentimi i veprës është i lartë, sepse ndodhet në një nga rrugët themelore të Shkodrës, përballë bashkisë së qytetit. Është e vendosur në një shesh të hapur i cili është lehtësisht i evidentueshëm nga kalimtarët. Impakti social: Ky monument modernist iu kushtua poetit kombëtar At Gjergj Fishta dhe është i vendosur në vend të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Sipas qytetarëve, kjo është një zgjedhje mjaft hileqare, sepse At Gjergj Fishta është simboli i binomit jetëdhenës, fe dhe atdhe që gjithçka e vuri në shërbim të qytetarëve, por që gjatë regjimit komunist u anatemua derisa i tretën edhe eshtrat nga varri.

Shënime nga vizita në terren: Nga interpretimet e qytetarëve bëhet krahasimi mes memorialit madhështor që iu kushtua Hasan Riza Pashës dhe monumentit të Fishtës, duke ironizuar rëndësinë e këtij të dytit duke qenë se kanë disporpercione volumetrike dhe si rrjedhojë e bëjnë figurën e Fishtës më pak të rëndësishme. Nga ana tjetër, disa prej qytetarëve mendojnë se monumenti i ngjan thjeshtë një grupi tullash që nuk dihet kujt i përngjan duke interpretuar se mund të duket edhe si figura e diktatorit Enver Hoxha. Kjo për faktin se monumenti i ri është vendosur në ish bustin e diktatorit.

65


NËNË TEREZA

Autori: Mina Zaka Realizimi: 2006 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Sheshi Nënë Tereza, Shkodër Koordinatat: 42°04’00.9”N, 19°30’50.6”E Përmasat: 62x64x470 cm Materialet: bronz Teknika: derdhje në bronz Mbishkrimi: NENE TEREZA

66


Përshkrim i veprës: Vepra ndodhet mbi një bazament duke e bërë atë mjaft të lehtë për tu vëzhguar nga syri i lirë i qytetarit. Pozicioni i statujës është mjaft përulës me Nënë Terezën duke i bashkuar duart në formë kryqi sikur po falet me vëzhguesin. Veshja e saj është mjaft delikate me linja të lakuara që përshkojnë rrjedhshëm trupin e vogël të saj. Përreth saj ndodhen disa vazo me lule shumëngjyrëshe, të e shtojnë më shumë bukurinë e saj. Funksionet: Homazh për Nënë Terezën si njeriu që përcjell paqe e dashuri tek njerëzit anë e mbarë botës. Gjendja aktuale: Për shkak të pozicionit të saj në një pikë mjaft të frekuentuar të qytetit dhe lidhjes shpirtërore me komunitetin vepra është mjaft e mirëmbajtur nga banorë përgjegjës apo thjeshtë njerëz rastësorë, që duan të vendosin një lule më shumë apo që mjedisi përreth të jetë i pastër. Vepra nuk është e cënuar dhe është në gjendje të mirë, përveç dëmeve që vijnë me kalimin e kohës siç është deoksidimi i materialit të bronzit. Estetika: Statuja ka një pozicion përulës dhe mjaft delikat me duart e kryqëzuar në kraharor. Kjo të jep ndjesinë sikur fton çdo njeri për ta dashur njëritjetrin, pavarësisht komunitetit që i përket. Konteksti hapësinor: Pikë qëndrore e sheshit Nënë Tereza, e pozicionuar prapa Institucionit Publik Ujësjellës Kanalizime Shkodër dhe përballë Xhamisë së madhe 67


NËNË TEREZA

68


Ebu Bekër. E vendosur mbi një platformë rrethore prej 2 shkallësh duke dhënë hapësirë të dedikuar për veprën. Është lehtësisht e aksesueshme nga të gjitha anët pa kufizime për vëzhguesin përreth saj. Vizitueshmëria: Nga vëzhgimet në terren dhe intervistat me banorët vepra duket mjaft e dëshiruar nga banorët. Memoriali i Nënë Terezës duket të ketë krijuar një lidhje të ngushtë për komunitetin për shkak të historisë së saj që vazhdon të vlerësohet edhe në ditët e sotme. Gjatë vizitës që bëmë në terren pamë një burrë që po bënte kryq në momentin kur e pa statujën, përpos motit me shi. Gjithashtu, roja i Ujësjellësit e Kanalizimeve në Shkodër na tha se banorët vijnë shpesh tek statuja për tu lutur, për ta parë apo përkujdesur për të. Shitësja që punonte pranë veprës kujdesej për statujën ndërsa një grua fetare sillte lule të freskëta përditë në shenjë respekti ndaj veprës. Impakti social: Vendosja e statujës në qendër të qytetit ka hasur mjaft polemika nga ana e përfaqësuesve të komunitetit musliman. Ata mendonin se kjo vepër simbolike do të cënonte mirëkuptimin fetar në Shkodër. Megjithatë, me kalimin e kohës duket që vepra e Nënë Terezës nuk ka krijuar trazira, por përkundrazi, është bërë një objekt i dashur për komunitetin.

Shënime nga vizita në terren: Njerëzit ndalonin dhe luteshin tek memoriali pavarësisht motit të keq duke treguar impaktin e madh që ajo ka tek banorët. Gjithashtu kur kryenim rilevim të veprës, roja i Ujësjellësit e Kanalizimeve Shkodër erdhi direkt për të parë ç’po bënim e për të marrë informacion për ne, pasi sipas tij, vepra i përkiste institucionit dhe jo çdokush mund ta prekte atë.

69


HASAN RIZA PASHA

Autor: Shtabi i Përgjithshëm i Ministrisë Kombëtare të Turqisë Realizimi: 2007 Kategoria: Memorial Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Pranë Shatervanit, Parrucë, Shkodër Koordinatat: 42°03’55.1”N, 19°30’38.5”E Përmasat: 940x916x970 cm Materialet: gurë mermeri, beton, hekur Teknika: ndërtim Mbishkrimi: Lavdi Hasan Riza Pasha, burrë si motit ushtar trim, besnik, komandant i ushtrive tona në Shkodër. Shqipëria dhe shqiptarët nderojnë luftëtarin Hasan Riza Pashën.

70


Përshkrim i veprës: Vepra ka permasa relativisht të mëdha. Ka peshë vizive. Është i ngritur në një bazament 120 cm dhe vetë monumenti ka formën e një kulle në formë prizmi që duket sikur tenton të arrijë qiellin. Funksionet: Nderim/homazh Gjendja aktuale: Gjendjë shumë e mirë, pasi edhe është restuaruar në vitin 2017. Estetika: Gjeomteri e thjeshtë këndore, që jep efektin e madhështisë së personazhit, në nder të të cilin është ndërtuar. Konteksti hapësinor: Aksesueshmëria e veprës është e lartë, sepse ndodhet buzë rrugës lidhëse të Pedonales kryesore me rrugën kryesore për kalim të përgjithshëm, jo vetëm për këmbësorë, dhe pranë parkut të Shatërvanit në Parrucë. Vizitueshmëria: Vizitueshmëria është e konsiderushme jo vetëm për shkak të vendodhjes, por edhe pse është një nga pikat e domosdoshme për t’u vizituar nga çdo turist për shkak të rëndësisë historike dhe kontributit të Hasan Riza Pashës për vendin tonë. Impakti social: Volumi i kësaj përmendoreje është në madhësi të konsiderushme, gjë e cila e bën të pamundur të mos vihet re. Përveç kësaj e kupton lehtesisht për çfarë bën fjalë vepra, sepse flamuri i Shqipërisë dhe ai i Turqisë në sfondin e bardhë të mermerit tërheqin menjëherë vëmendjen vizuale.

Shënime nga vizita në terren: Në vititn 1906 Hasan Riza Pasha u emëruar gjeneral, ndërsa në 1911 u emërua komandant i garnizonit të Shkodrës dhe në 1912 mori përsipër detyrën e Veliut të Shkodrës. Në luftën Ballkanike, Hasan Riza Pasha mbrojti frontalisht Shkodrën. Shkodranët morën pjesë masivisht në varrimin e tij për të shprehur respektin dhe nderimet.

71


SHATËRVANI PARRUCË

Autor: Bashkia Shkodër Realizimi: 2009 Kategoria: Shatërvan Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Sheshi Parrucë, Shkodër Koordinatat: 42°03’55.1”N, 19°30’36.4”E Përmasat: 1280x1550x50 cm; 1790x1280x50 cm Materialet: pllaka, beton, gurë ranorë Teknika: ndërtim Mbishkrimi:nuk ka

72


Përshkrim i veprës: Kompozimi i shatervanit është ideuar në një formë drejtkëndore, e cila fragmentohet në dy pjesë nga një aks kalimi diagonal me gjerësi 3 m. Lartësia e shatërvanit nga niveli i tokës është 50 cm. Funksionet: Funksion urban Gjendja aktuale: Duke qenë se në këtë shatërvan janë bërë së fundmi ndërhyrje, ai është i mirëmbajtur dhe në një gjendje të mirë. Vitet e fundit, janë bërë ndërhyrje nga Shoqata Austriake, të cilat konsistonin në ndryshimin e materialeve të veshjes në pjesën e jashtme. Estetika: Po të analizojmë vendodhjen sipas kontekstit urban, shatërvani është në një zonë shumë të favorshme të qytetit, e cila meriton më shumë se sa një vepër të tillë deri diku minimaliste që ngjajn me dy gropëza uji me të njëjtën lartësi. Konteksti hapësinor: Aksesueshmëri është e lartë dhe distanca nga objektet kryesore e afërt. Kjo është një hapësirë e vizitueshme nga qytetarët për shkak të kontekstit urban, sepse ndodhet në parkun më qëndror të qytetit. Vizitueshmëria: Shatërvani është një nga lokacionet më të frekuentuara nga qytetarët dhe shërben si një pikë referimi. Ndodhet në mes të rrugëve kryesore të qytetit, gjë që rrit numrin e qytetarëve që e vizitojnë gjatë ditës. Impakti social: Shatervani shërben si një vend pushimi, pikë takimi apo vend orientimi për qytetarët.

Shënime nga vizita në terren: Sipas kujtesës qytetare, ato e mbajnë mend këtë hapësirë si oborri i shkollës pedagogjike Shejnaze Juka. Pas shembjes së shkollës në të njëjtin vend u ndërtua ai që sot njihet si pikë reference nga të gjithë qytetarët e Shkodrës si Shatërvani. Forma fillestare e tij ngjante me një flutur i ndërtuar gjate viteve 1986-1988. Pas hyrjes së demokracisë, shatërvani u rikonstruktua dhe mori formën që ka sot.

73


SHATËRVANI DEMOKRACIA

Autor: Bashkia e Shkodrës Realizimi: 2010 Kategoria: Shatërvan Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Sheshi Demokracia Koordinatat: 42°04’05.3”N, 19°30’43.7”E Përmasat: 4920 cm (perimetri i rrethit) Materialet: travertinë, pllaka qeramike, inoks Teknika: ngjitje pllakash me kollë Mbishkrimi:nuk ka

74


Funksionet e veprës: Shatërvani nuk ka qenë vepra e parë që është përzgjedhur të vihet në qendër të sheshit, por është vënë më vonë për të zëvendësuar memorialin pararendës të ‘Pesë Heronjve të Vigut’. Funksioni i tij parësor duket të jetë si rrethrrotullim rrugor, funksion ky që zona e ka pasur edhe para vendosjes së shatërvanit në të. Ndërsa, si funksion shtesë, shërben për të tubuar banorët rreth shatërvanit dhe ata të mund të qëndrojnë ulur në stolat që janë vendosur. Përkundër këtij funksioni të menduar, shatërvani has problematikën e aksesimit dhe ai qëndron më vete, i izoluar nga pjesa rrethuese e Sheshit Demokracia. Kjo e bën shatërvanin jo dhe aq ftues për vizitorët. Eventualisht, funksioni i shatërvanit mbetet të jetë dekori dhe një aksesor i shtuar i sheshit. Gjendja aktuale: Shatërvani është mbajtur në gjendje të mirë dhe rezitente përgjatë këtij dhjetë-vjeçari që nga momenti i vendosjes së tij tek Sheshi Demokracia. Të gjithë elementët përbërës janë cilësorë dhe të përdorshëm, që nga funksioni i tij primar që është derdhja me presion e ujit, e deri tek stolat rreth e qark për vizitorët. Estetika: Prezenca e shatërvanit është parë si pikë referimi tërheqëse për kalimtarët, qofshin ata këmbësorë ose drejtues automjetesh. Elementi i ujit e bën atë më ftues për vizitorët e qytetit ose personat që janë kalimthi në këtë zonë. Megjithatë rreziku i aksesimit i bën vizitorët të zbrapsen dhe shatërvani përfundon i papërdorur në qëllimin e tij. Elementi i ujit është padyshim një nga elementet më estetike të veprës. Por elementi jo dhe aq i pëlqyer, deri diku dhe i kritikuar nga banorët, janë tubat inoks që mbështeten mbi bazën e shatërvanit dhe ngjiten vertikalisht drejt qiellit. Tubat nuk ushtrojnë një funksion të caktuar. Sipas banorëve ata kanë një pamje masive autoritare dhe jo shumë ftuese. Disa nga banorët kishin informacion që estetika e vërtetë e veprës shpaloset nëse shatërvani shikohen nga një pamje ajrore. Vetëm atëherë masa e dendur e tubave merr kuptimin e një ore interesante. Gjithsesi, në nivel shikimi të njeriut, ata nuk paraqesin një vepër estetike ose domethënëse nga ana artistike.

Vizitueshmëria: Shatërvani frekuentohet shpesh dhe në bazë ditore nga grupmosha të ndryshme. Arsyet e frekuentimit janë më së shpeshti për pushim ose për t’u mbledhur me njëritjetrin. Kalimtarët duhet të tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë kalimit të rrugës, duke qenë se fluksi i lëvizjes së automjeteve është i lartë dhe rreziku poaq i lartë.

75


SHATËRVANI DEMOKRACIA

76


Konteksti hapësinor: Shatërvani ndodhet në qendër të Sheshit Demokracia dhe ka përballë Teatrin “Migjeni”. Zona rreth e përqark shatërvanit ka funksionin e një rrethrrotullimi me dy korsi makinash. Rrethrrotullimi i shërben qarkullimit të rregullt të automjeteve nëpër katër akse rrugore të rëndësishme të qytetit. Për sa i përket aksesueshmërisë, shatërvani është pa diskutim i dukshëm dhe i paevitueshëm nga çdo kalimtar ose drejtues automjeti. Megjithatë, pavarësisht nga shikueshmëria e theksuar, shatërvani has shumë vështirësi gjatë aksesimit për shkak të mosprezencës së vijave të bardha nga trotuaret e deri tek shatërvani. Impakti social: Shatërvani i sheshit, ndonëse ka vështirësitë e tij të aksesimit, ka pasur një ndryshim në interpretimin e funksionit të tij nga banorët. Gjegjësisht, përtej funksionit të rrethrrotullimit si nevojë e lëvizjes së rregullt rrugore, shatërvani është interpretuar dhe si një atraksion për mosha të fashave të ndryshme, nga më të rinjtë, tek më të moshuarit. Eventualisht, një impakt ndryshe ka qenë mjaft i dallueshëm, veçanërisht nga prezenca e stolave dhe e elementit të ujit tek shatërvani. Megjithatë, një pjesë e madhe e banorëve shfaqin rezerva për funksionalitetin e shatërvanit, estetikën dhe mesazhin që përcjell. Mesazhi që përçon është i paqartë dhe shatërvani nuk është domethënës për pjesën dërmuese të banorëve. Shënime nga vizita në terren: Rreth e rrotull Sheshit Demokracia ka fluks të lartë këmbësorësh, drejtues të automjeteve, por edhe persona që punojnë. Një nga të intervistuarit ushtronte profesionin e taksistit. Quhej Qazim, ishte 67 vjeç dhe ishte i pensionuar, gjithashtu dhe ish- i persekutuar politik. Sipas opinionit të tij tubat, si element përbërës të shatërvanit, janë jofunksionalë dhe i japin shatërvanit një pamje tejet të ngarkuar në përgjithësi. Ai pohon se shatërvani frekuentohet nga grupmosha të ndryshme dhe thekson fort rrezikun në aksesimin e tij. I intervistuari tjetër quhej Zef. Ishte rreth të pesëdhjetave dhe ishte shitës këpucësh tek dyqani përballë shatërvanit, nga ana e kundërt e Teatrit “Migjeni”. Sipas tij, shatërvani nuk frekuentohet mjaftueshem për shkak të problemit dhe rrezikut të aksesimit. Ai mendon se frekuentimi i pakët ndodh edhe për shkak të motit, ku gjatë ditëve të ftohta nuk frekuentohet, ndërsa në ditë të ngrohta ka prezencë njerëzish.

Shënime nga vizita në terren: Zefi gjithashtu na tha që stolat duken të tepërt, sepse banorët nuk i shfrytëzojnë ato. Kështu që sheshi thjesht mund të vazhdonte funksionin e tij si rrethrrotullim me elementin e ujit, pa elementin e stolave ose të tubave. Gjë që, eventualisht, e privon atë nga funksioni i pushimit dhe mbledhjes së banorëve, dhe e thekson funksionin e shatërvanit si vepër e shtuar dhe tërheqëse për kalimtarët.

77


14 DHJETOR 1990

Autori: i panjohur Realizimi: i panjohur Kategoria: Memorial Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Rruga 28 Nëntori 5-3, Shkodër Koordinatat: 42°03’54.1”N, 19°30’38.8”E Përmasat: 180x170x120 cm Materialet: mermer, beton Teknika: gdhendje Mbishkrimi: Këtu me 14 Janar 1990 shkodranët demostruan kundër simboleve të regjimit më çnjerzor komunist në Europen Lindore.

78


Përshkrim i veprës: Në një përshkrim formash, kjo vepër ka shumë vend për përmirësime nga ana estetike, duke qenë se është ndërtuar brenda kornizave të regjimit komunist. Pavarësisht se mban një deklaratë demostate ka forma të thjeshta dhe përmasa relativisht të vogla për standardet e një memoriali. Funksionet: Nderim/homazh Gjendja aktuale: Vepra nuk është e mirëmbajtur dhe ka nevojë për ndërhyrje. Estetika: Sipas një vlerësimi estetik, kjo vepër nuk lë asnjë përshtypje përveçse deklaron daten 14 Janar. Si në forma apo volum memoriali është i thjeshtë dhe tradicional në llojin e tij. Konteksti hapësinor: Memoriali ndodhet në sheshin qëndor të Shkodrës, në krah të shtatores së Luigj Gurakuqit, prandaj dhe aksesueshmëri është e lartë. Vizitueshmëria: Bazuar në vëzhgime, vëmendja ndaj kësaj vepre tërhiqet prej shtatores së Luigj Gurakuqit, duke u lenë mënjanë. Impakti social: 14 Janari i vitit 1990 mbahet mend si dita kur qytetarët e Shkodrës u ngritën në protestë kundër regjimit komunist dhe vendosën të heqin bustin e Stalinit, në qendër të qytetit. Kjo ngjarje, për vetë rëndësinë dhe kohën në të cilën u zhvillua, u konsiderua si demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri.

Shënime nga vizita në terren: Kalimtarët e rastit kanë mendimin se kjo vepër meriton më shumë vëmendje seç i është dhënë jo vetëm brenda qytetit, por në gjithë Shqipërinë. Në demostratën e 14 Janarit dhjetra protestues u torturuan dhe u burgosën barbarisht.

79


FAMILJA

Autor: Ajdin Jashari Realizimi: 2011 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Lulishtja e Pazarit të vjetër, Shkodër Koordinatat: 42°03’09.3”N, 19°29’44.2”E Përmasat: 110x85x100 cm Materialet: mermer Teknika: gdhendje në mermer Mbishkrimi: Ajdini 2011

80


Përshkrim i veprës: Vepra është gdhendur në një masë kompakte mermeri, dhe ruan një formë kubike. Funksionet e veprës: Mesazh Gjendja aktuale: Vepra është vandalizuar nga mbishkrime me ngjyrues spraj. Estetika: Është arritur që me një material të ftohtë dhe të ngurtë si mermeri, të përçohet ngrohtësia e dashurisë që ka prindi për fëmijën. Forma e ngurtë, kubike e veprës, interpreton instiktin e mbrojtjes që nëna shfaq në krahët e saj me të cilët ka mbështjellur foshnjën. Konteksti hapësinor: Skulptura është e vendosur në kontekstin e një parku të gjelbëruar në nivel toke dhe është lehtësisht i aksesueshëm nga rruga kryesore e njohur me emrin “Rruga e Pazarit”. Pranë skulpturës “Familja”, e cila ka formën e një babai dhe nëne të re që mbajnë një foshnjë në krahë, ndodhen dhe dy skulptura të tjera: “Pa titull” dhe “Mishërimi”. Pranë saj gjithashtu ndodhet një shesh i vogël me stola dhe gurin e tij identifikues. Vizitueshmëria: Vepra nuk ka vizitorë të qëllimshëm, por është gjithmonë e shoqëruar nga përdoruesit e parkut. Impakti social: Duke qenë se parku frekuentohet nga fëmijët dhe familjarë të tjerë, skulptura qëndron brenda kontekstit të saj. Ajo përçon dashuri dhe shoqëron atmosferën familjare në lulishte.

Shënime nga vizita në terren: Gjatë vizitës nuk ndodheshin banorë përreth.

81


PA TITULL

Autor: Saša Stanišić Realizimi: 2011 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Pazari i Vjetër Koordinatat: 42°03’09.9”N, 19°29’43.4”E Përmasat: 200x50x80 cm Materialet: mermer Teknika: gdhendje në mermer Mbishkrimi: MMXI

82


Përshkrim i veprës: Vepra ndjek formën e një skulpture kuboidale me gjatësi 200 cm, lartësi 80 cm dhe gjerësi 50 cm. Figura ka një teksturë të gdhendur në forma zig-zag dhe zgjatime më të vogla që japin idenë e qimeve të dashit. Element i veçantë i skulpturës është gdhendja e brinjëve të dashit në formë spirale. Spiralet e brinjëve takohen mes dy figurave të deshëve, gjë që ilustron përplasjen mes tyre. Megjithatë takimi është vizualisht aq i unifikuar saqë dy kokat e tyre ngjajnë si një bashkim i vetëm. Funksionet: Funksioni i skulpturës nuk është i qartë. Ajo mund të interpretohet subjektivisht nga secili kalimtar ose admirues i saj. Synimi është kryesisht dekorativ dhe artistik. Ndeshja e deshëve mund të jetë menduar si ftesë për reflektim mbi një mesazh për publikun. Veçanërisht, vendosja e saj në një kontekt që ka marrë spunto nga antikiteti, siç janë skulpturat “Mishërimi” dhe “Familja”, është indikator i ruajtjes të së vjetrës dhe krijimit të së resë Gjendja aktuale: Skulptura është e mirë-konservuar në pjesën më dominuese të saj, cilësore nga ana teksturale dhe e qëndrueshme nga pjesa materiale e saj. Megjithatë, ka pësuar dëmtime të qëllimshme ose të paqëllimshme nga dora e njeriut. Është i dukshëm përdorimi i grafitit të zi në pjesën e përparme dhe të pasme të skulpturës dhe spërkatje me grafit të kuq në pjesën anësore të saj.. Estetika: Skulptura ka vlera estetike të dallueshme. Që nga mënyra e konceptimit si dy figura deshësh të shkëputur por të bashkuar njëkohësisht. Të shkëputur si masë trupore, por të bashkuar nëpërmjet detajit të brinjëve të tyre. Këtu hasim një dualitet, një përplasje që ndan, por dhe bashkon. Gdhendja fine e detajit të brinjëve bën që dy figurat e deshëve të shkrihen njëri me tjetrin duke humbur konceptin i numrit dy, dhe duke dominuar ana vizuale dhe abstrakte e spirales së brinjëve. Gjithashtu është për t’u admiruar gdhendja e detajeve të qimeve të dashit, duke ndjekur forma gjeometrike drejtkëndore dhe zig-zag, gjë që e bën skulpturën akoma më

Shënime nga vizita në terren: Në hapësirën ku është e vendosur skulptura, ndodheshin dy gra në moshë afërsisht 55 vjeç dhe i afërmi i tyre në moshë më të thyer. Ata na informuan që parku frekuentohet më shpesh dhe me dendësi më të madhe njerëzish në periudhat që mbizotëron mot më i ngrohtë dhe me diell.

83


PA TITULL

84


të këndshme dhe mistike. Skulptura mund të reflektohet dhe si përleshje mes dy liderash, siç mund të perceptohet figura e dashit, por që kanë ideologji të kundërta me njëra-tjetrën. Megjithatë ajo që i bashkon në fund, qëndron karakteri i tyre luftarak. Konteksti hapësinor: Skulptura është e vendosur në kontekstin e një parku të gjelbëruar në nivel toke dhe është lehtësisht i aksesueshëm nga rruga kryesore e njohur me emrin ‘Rruga e Pazarit’. Pranë skulpturës “Pa titull”, e cila ka formën e dy deshëve që ndeshen, ndodhen dhe dy skulptura të tjera: “Familja” dhe “Mishërimi”. Pranë saj gjithashtu ndodhet një shesh i vogël me stola dhe gurin e tij identifikues. Vizitueshmëria: Skulptura nuk është destinacioni kryesor i vizitorëve, por hapësira e gjelbëruar me të cilën është mishëruar bën që ajo të frekuentohet si pasojë e lëvizjeve përgjatë parkut. Impakti social: Vizitorët e zonës qëndrojnë indiferent ndaj kësaj skulpture. Personat e grupmoshave të ndryshme vazhdojnë me lëvizjet e tyre të përditshme ose pushimin në park duke mos u ndikuar nga prezenca e skulpturës.

85


MISHËRIM

Autori: Sokol Kola Realizimi: 2011 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Bexhisteni, Shkodër Koordinatat: 42°03’09.4”N, 19°29’43.6”E Përmasat: 80x80x115 cm Materialet: mermer Teknika: gdhendje në mermer Mbishkrimi: nuk ka

86


Përshkrim i veprës: Vepra stilizohet nga forma të lakuara. Funksionet: Funksion urban Gjendja aktuale: Vepra është dëmtuar nga ngjyruesit sprej. Estetika: Vepra i shton risi qytetit, në mesin e veprave të rënda monumentale. Ajo qëndron brenda kontekstit ku është vendosur. Shikojmë që ka një frymëzim nga antikiteti. Përkujton figurinën e Venusit të Willendorf-it nga periudha e Paleolitit. Format e lakuara të gruas shtatëzanë, gjegjësisht format e gjoksit, barkut dhe vitheve, janë aq estetike deri në hyjnizim. Simbolika e kësaj vepre është ardhja e një jete të re, një fëmije në botë, vazhdim i ekzistencës. Konteksti hapësinor: Skulptura është e vendosur në kontekstin e një parku të gjelbëruar në nivel toke dhe është lehtësisht i aksesueshëm nga rruga kryesore e njohur me emrin ‘Rruga e Pazarit’. Pranë skulpturës ‘Mishërim’, e cila është një figurë gruaje dhe simbolizon pjellorinë, ndodhen gjithashtu skulpturat: ‘Familja’ dhe ‘Pa titull’. Pranë saj gjithashtu ndodhet një shesh i vogël me stola dhe gurin e tij identifikues. Vizitueshmëria: Nuk ka frekuentues të qëllimshëm. Shënime nga vizita në terren: Në hapësirën ku është e vendosur skulptura, ndodheshin dy gra në moshë afërsisht 55 vjeç dhe i afërmi i tyre në moshë më të thyer. Personat ishin të angazhuar me shitje të zarzavateve dhe punimeve me dorë në formë të tregut informal. Ata na informuan që parku frekuentohet më shpesh dhe me dendësi më të madhe njerëzish në periudhat që mbizotëron mot më i ngrohtë dhe me diell.

Impakti social: Shoqëron përdoruesit e parkut.

87


ROZAFA

Autori: Zoran Obrenovich Realizimi: 2011 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Pazari i Vjetër, Shkodër Koordinatat: 42°02’59.5”N, 19°29’34.5”E Përmasat: 70x43x170 cm Materialet: mermer Teknika: gdhendje në mermer Mbishkrimi: nuk ka

88


Përshkrim i veprës: Vepra ka formë kuboidale dhe është e ndarë në 6 fragmente horizontale. Funksionet: Funksion urban Gjendja aktuale: Dëmtim i jashtëm me ngjyrues spraj. Estetika: Mermeri, i gdhendur që jep teksturën e gurit, përshtatet më së miri me Rozafën. Veprën e shoh në kontekstin e duhur urban, ku fëmija në shoqërinë e prindit, mëson mbi historinë e vendit të tij. Konteksti hapësinor: “Rozafa” është një nga tre skulpturat e vendosura në lulishten publike pranë shëtitores së Molos. Vepra është vendosur në nivelin e tokës, e prekshme dhe e aksesueshme nga të gjitha anët. Vizitueshmëria: Vepra është gjithmonë në prani të frekuentuesve të lulishtes. Impakti social: Banorët e vlerësojnë përfshirjen e skulpturës në hapësirën e tyre të argëtimit. Ata kanë mundur edhe ta shohin drejtëpërsëdrejti procesin e gdhendjes së saj. Shënime nga vizita në terren: I intervistuar që Shabani, inxhinier elektrik në moshë të tretë, i cili kishte qenë prezent në eventin e gdhendjes së veprave. Ai e vlerësonte përfshirjen e artit në lulishte dhe paraqitjen e tyre. 89


FORMË LINDJEJE

Autor: Ivanka Prelević Realizimi: 2011 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Pazar i Vjetër, Shkodër Koordinatat: 42°02’59.0”N, 19°29’34.9”E Përmasat: 100x100x64 cm Materialet: mermer Teknika: gdhendje në mermer Mbishkrimi: Vana 11

90


Përshkrim i veprës: Vepra përbëhet nga një kuboid dhe një gjysmë sferë. Funksionet e veprës: Funksion urban Gjendja aktuale: Vepra nuk ka dëmtime. Estetika: Vepra paraqet një kontrast formash, përmes të cilave mund të interpretohet si një bashkim i një forme mashkullore dhe asaj femërore, që sjell formën e lindjes, krijimin e një jete të re. Konteksti hapësinor: “Formë lindjeje” është një nga tre skulpturat e vendosura në lulishten publike pranë shëtitores së Molos. Vepra është vendosur në nivelin e tokës, e prekshme dhe e aksesueshme nga të gjitha anët. Vizitueshmëria: Vepra është gjithmonë në prani të frekuentuesve të lulishtes. Impakti social: Banorët e vlerësojnë përfshirjen e skulpturës në hapësirën e tyre të argëtimit. Ata kanë mundur edhe ta shohin drejtëpërsëdrejti proçesin e gdhendjes së saj.

Shënime nga vizita në terren: I intervistuar qe Shabani, inxhinier elektrik në moshë të tretë, i cili kishte qenë prezent në eventin e gdhendjes së veprave. Ai e vlerësonte përfshirjen e artit në lulishte dhe paraqitjen e tyre.

91


KOKETË

Autor: Marco Petrović Njegoš Realizimi: 2011 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Sheshi Perash, Shkodër Koordinatat: 42°03’40.1”N 19°30’45.4”E Përmasat: 95x85x140 cm Materialet: Mermer Teknika: gdhendje në mermer Mbishkrimi: mpnj2011

92


Përshkrim i veprës: Vepra ka përmasa më të vogla se gjatësia mesatare e njeriut duke u bërë lehtësisht e vëzhgueshme nga kalimtarët. Ajo ka një hapësirë rreth saj vetëm me gjelbërim të ulët duke bërë të mundur shikueshmërinë. Funksionet: Funksion estetik urban. Gjendja aktuale: Vepra është e mirëmbajtur dhe e pastër rreth e rrotull. Shenjat e vetme që ka vijnë nga lagështira që akumulohet me kalimin e viteve. Estetika: Me linjat e saj të lakuara e të pandërprera, vepra shfaq një elegancë e hijeshi për vëzhguesin. Ajo të jep një ndjesi qetësi e paqeje kur e shikon. Konteksti hapësinor: Sheshi Perash, kryqëzimi i Bulevardit Mehmet Pashë Plaku dhe rruga Daut Boriçi. Vizitueshmëria: Duke qenë e pozicionuar në një park publik vepra është mjaft e frekuentuar si nga kalimtarë të rastësishëm apo vizitorë të qëllimshëm të qytetit. Impakti social: Vepra është mjaft e pëlqyer nga publiku për format e saj plot hijeshi që japin një ndjesi paqeje tek vëzhguesi. Shënime nga vizita në terren: Gjatë vizitës sonë koha ishte e zymtë dhe kalimtarët kalonin për shpejt dhe nuk kishin kohë për të parë veprën. 93


SI GUR

Autor: Renata Mašanovi Rijavec Realizimi: 2011 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Pazar i Vjetër, Shkodër Koordinatat: 42°02’59.4”N, 19°29’34.1”E Përmasat: 92x78x130 cm Materialet: mermer Teknika: gdhendje në mermer Mbishkrimi: simboli i një peshku

94


Përshkrim i veprës: Vepra përbëhet nga një bazament kubik që shkrihet me personazhin. Gjendja aktuale: Vepra nuk ishte e dëmtuar. Funksionet e veprës: Funksion urban Estetika: Vepra sjell një fragment personi duke u menduar. Një vepër që fton për reflektim dhe mund të shoqërojë personin e ulur në stol. Konteksti hapësinor: “Si gur” është një nga tre skulpturat e vendosura në lulishten publike pranë shëtitores së Molos. Vepra është vendosur në nivelin e tokës, e prekshme dhe e aksesueshme nga të gjitha anët. Vizitueshmëria: Vepra është gjithmonë në prani të frekuentuesve të lulishtes. Impakti social: Banorët e vlerësojnë përfshirjen e skulpturës në hapësirën e tyre të argëtimit. Ata kanë mundur edhe ta shohin drejtëpërsëdrejti proçesin e gdhendjes së saj.

95


I FJETURI

Autori: Milija Stojanovic Realizimi: 2011 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Sheshi Perash Koordinatat: 42°03’40.6”N, 19°30’45.0”E Përmasat: 75x80x180 cm Materialet: mermer Teknika: gdhendje në mermer Mbishkrimi: Milija S.2011

96


Përshkrim i veprës: Vepra përbëhet nga forma të rregullta dhe të thyera që përfshin një bazë katrore e një kokë sipër saj. Vepra ka përmasa më të vogla se gjatësia mesatare e njeriut duke u bërë lehtësisht e vëzhgueshme nga kalimtarët. Ajo ka një hapësirë rreth saj vetëm me gjelbërim të ulët duke bërë të mundur shikueshmërinë e saj. Funksionet: Funksion estetik urban Gjendja aktuale: Vepra është e mirëmbajtur dhe e pastër pa mbeturina përreth. Në të ka disa të gërvishtura dhe shenja të lëna nga lagështira. Estetika: Vepra shkon mjaft mirë me kontekstin përreth duke mos rënë shumë në sy apo të përcjellë ndjesi të ngarkuar emocionale. Konteksti hapësinor: Sheshi Perash, kryqëzimi i Bulevardit “Mehmet Pashë Plaku” dhe rruga “Daut Boriçi”. Vizitueshmëria: Vepra është e vizitueshme për shkak të pozicionit të saj favorizues në shesh të qytetit. Impakti social: Vepra është mjaft e pëlqyer nga publiku për shkak të harmonizimit të saj me sheshin publik dhe statujën e Isa Boletinit. Shënime nga vizita në terren: Për shkak të kohës së vrenjtur nuk kishte shumë vizitues në terren. 97


GUR

Autor: Bashkia Shkoder Realizimi: Kategoria: Mobilim urban Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Shëtitorja e Molos, Shkodër Koordinatat: 42°03’09.9”N 19°29’43.4”E Përmasat:161x154x90 cm Materialet: gur, pllaka guri Teknika: ndërtim Mbishkrimi: nuk ka

98


Përshkrim i veprës: Vepra është një element i marrë në formën e tij të pastër nga natyra. Funksionet: Përkujtimore Gjendja aktuale: Vepra nuk ka dëmtime. Estetika: Vepra nuk jep informacion. Konteksti hapësinor: Guri ndodhet në lulishten publike pranë veprave të mermerta artistike. Pranë lulishtes gjithashtu kalon shëtitorja e Molos. Vepra është e aksesueshme nga të gjitha anët e saj. Vizitueshmëria: Vepra nuk ka frekuentim të qëllimshëm.

Shënime nga vizita në terren: E intervistuara, znj. Xhevahire, e cila punonte si shitëse ambulante pranë kësaj vepre, nuk kishte asnjë informacion rreth saj.

99


DIPTIK

Autori: Ardian Isufi Realizimi: 2012 Kategoria: Instalacion Vendndodhja: Institucion publik Adresa: Rruga Vilson 10, Shkodër Koordinatat: 42°03’53.1”N, 19°30’41.7”E Përmasat: 250 cm (reze), 275 cm (lartësi) Materialet: hekur, bronz, beton (gryka topash, pjesa fundore e kapsollave të predhave) Teknika: prerje, saldim Mbishkrimi: nuk ka

100


Përshkrim i veprës: Kjo vepër arti është e strukturuar në një formë të tillë që duket sikur disa kolona në formë tubolare po mbajnë një kupole. Kupola është e krijuar nga elemente metali në formë lulesh të salduara më njëra-tjetrën dhe e ngritur në lartësi. Funksionet: Mesazh Gjendja aktuale: Është një strukturë e mirëmbajtur. Estetika: Pozicionimi i strukturës dhe fakti që është bërë një me natyrën në sajë të luleve kacavjerrëse të cilat rrethojnë kupolën, i jep një tjetër hijeshi kësaj vepre. Ky vend është kthyer në një tempull paqeje për çiftet e sapomartuara dhe nuk të jep efektin e një objekti të ndërtuar nga gëxhojat ushtarake. Konteksti hapësinor: Objekti është i pozicionuar në hapësirën ndërmjet godinës së Bashkisë së Shkodrës dhe një prej bizneseve private më të frekuentuara të qytetit, gjë e cila rrit aksesueshmërinë e veprës. Distanca nga objektet e tjera është thuajse e papërfillshme duke lehtësuar kështu lëvizjen natyrale të banorëve nëpërmjet akseve të kalimit rrotull saj. Vizitueshmëria: Vepra ka vizitueshmëri të lartë për shkak të vendodhjes së saj strategjike në një pjesët më kryesore të qytetit. Impakti social: Struktura e kupolës është e ndërtuar nga gëzhojat dhe mbetjet e armëve ushtarake. Sot ajo përdoret nga çiftet e reja si destinacioni i parë pas finalizimit të aktit të martesës pranë Bashkisë.

Shënime nga vizita në terren: “Edhe pse rrimë këtu çdo ditë, nuk jemi interesuar asnjëherë të dimë emrin e këtij objekti.” – një rrëfim i marrë nga qytetarë.

101


DIPTIK

Autor: Najada Hamza, Ardian Isufi Realizimi: 2012 Kategoria: memorial Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Sheshi Parrucë Koordinatat: 42°03’54.0”N, 19°30’35.2”E Përmasat: 1140x 850 cm Materialet: metal, gëzhoja Teknika: ngjitje, saldim Mbishkrimi: nuk ka

102


Përshkrim i veprës: Kolonat në pamje të parë duken të vendosura në mënyrë rastësore, por në perspektivë dallohen rreshtat paralel me njëri-tjetrin. Kolonat janë në përmasa të njëjta dhe në raport të drejtë me njëra-tjetrin. Funksionet e veprës: Nderim Gjendja aktuale: Vepra është e mirëmbajtur. Estetika: Kjo vepër mund të cilësohet si moderne dhe të lejon të krijosh koncepte dhe mendime të ndryshme. Është tërheqëse për syrin, jo vetëm nga forma dhe pozicionimi, por edhe për shkak të madhësisë. Sferat me gëzhoja mund të të japin edhe idenë e luleve të dëshirës të materializuara në gëzhoja. Vërehet një kontrast i butësisë dhe ashpërsisë. Konteksti hapësinor: Sferat me gëzhoja janë të vendosura në lulishten e shatërvanit, të aksesueshme nga vizitorët në distancë të afërt si me veprat e tjera përreth ashtu si edhe me qendrën e qytetit. Vizitueshmëria: Vizitueshmëri e lartë e zonës përreth, sepse ndodhet në qendër të qytetit, por si vepër preferohet të vëzhgohet nga larg, duke qenë se nuk ka aks kalimi të mirëfilltë. Impakti social: “Sferat me gëzhoja“ janë një instalacion i ndërtuar vitet e fundit, të vendosura në krah të veprës “Të persekutuarit“. Sipas informacioneve të pakta, kjo vepër është bërë në memorial të dëshmorëve dhe simbolizojnë varret e tyre. Sferat janë të realizuara me ngjitje gëzhojash nga mbetjet e armëve të ushtrisë.

103


MARTIRI

Autori: Agim Rada Realizimi: 2014 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Sheshi Papa Gjon Pali, Kisha e Shën Shtjefnit Koordinatat: 42°03’55.9”N, 19°31’09.4”E Përmasat: 140x143x255 cm Materialet: bronz Teknika: derdhje në bronz Mbishkrimi: Shkodrës martire ja dhuroj në rrespekt të bijëve të saj më të mirë! Agim Rada A. Rada 2014 inspiroi GJ. Luca

104


Përshkrim i veprës: Bazamenti i ulët në të cilin është vendosur, e bën skulpturën të jetë më afer me njeriun dhe kuptohen raportet e ekzagjeruara që ka, kjo për të rritur më shumë ndjeshmërinë. Pozicioni që ka marrë karakterizon vuajtjen e klerikëve ndaj regjimit komunist, memorial për 40 martirët, emrat e të cilëve janë të shënuara në pllaka në dyshemenë e lulishtes. Funksionet: Memorial, homazh Gjendja aktuale: Vepra është relativisht e re dhe e mirëmbajtur. Estetika: Ka një ndjeshmëri të lartë për publikun për shkak të pozicionit të tij përulës dhe tërësisht i devotshëm. Tregohet urrejtja e regjimit ndaj fesë duke bërë që dhe në momentet e fundit të jetës martirit t’i imponohet rëndësia e regjimit, i cili ka pushtet mbi jetën e tij, ndryshe nga Zoti. Konteksti hapësinor: Skulptura nuk është e kufizuar nga rrugët, është e aksesueshme nga të gjitha anët dhe duke qenë në pozicion të rëndësishëm të qytetit, pranë katedrales së Sh. Shtjefnit, ajo merr vëmendje të veçantë nga vizitorët. Është zonë me fluks lëvizjeje relativisht të madh, ka hapësirë të lirë përreth, gjë e cila ndihmon që skulptura të dallohet qartazi në zonë. Vizitueshmëria: E madhe, zonë me flus qarkullimi, me mjete dhe këmbësorë. Impakti social: Vepra është shndërruar në pikë referimi nga kalimtarët. Ajo është kthyer në simbol për kishën dhe ka një rëndësi të veçantë për njerëzit e përkushtuar ndaj fesë.

Shënime nga vizita në terren: Moti rriti ndjeshmërinë që përcjellte vepra.

105


LEOPOLD BERTOLD

Autor: Skënder Kraja Realizimi: 2014 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Institucion publik Adresa: Rruga 13 Dhjetori, Shkodër Koordinatat: 42°03’53.1”N, 19°30’41.1”E Përmasat: 147x128x260 cm Materialet: bronz Teknika: derdhje në bronz Mbishkrimi: “Leopold G Bertold 1863-1942“

106


Përshkrim i veprës: Busti i Leopold G Bertold shëmbëllen raporte të rregullta si në përmasa dhe në formë. Busti është i ngritur mbi një bazament mermeri dhe sipër mban portretin e kontit austriak të derdhur në bronz. “Shkodra do të jetë gjithmonë e Shqipërisë “ -Bertold Funksionet: Nderim Gjendja aktuale: Vepra duket e mirëmbajtur. Estetika: Në një kontekst urban, busti i ambasadorit austro-hungarez në sheshin e bashkisë i detyron të gjithë kalimtarët qoftë ata të bashkisë, qoftë ata të pedonales t’i hedhin një sy, pavarësisht estetikës që përfaqëson bustin tradicional. Konteksti hapësinor: Vepra ndodhet në krah të godinës së bashkisë së qytetit, në një distancë të afërt me objektet e tjera dhe është e aksesueshme nga vizitorët. Vizitueshmëria: Në bazë të vëzhgimeve vepra ka një frekuentim të lartë duke qenë së zona dhe vendndodhja e saj ka një fluks të lartë kalimtarës, qoftë prej institucionit të bashkisë qoftë edhe prej bulevardit kryesor në të cilën ndodhet. Impakti social: Leopold Bertold dha një kontribut të paçmueshëm për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shkodrës gjatë viteve 1912-1913 kur u zhvillua Konferenca e Londrës. Lidhja mës Bertoldit dhe çështjes shqiptare u bë edhe më e fortë me rastin e rrethimit të Shkodrës nga Mali i Zi.

Shënime nga vizita në terren: Qytetarët e njohin këtë vepër si busti i “politikanit austriak”, i cili ka mbrojtur vlerat dhe ka luftuar në betejën e Shkodrës. Madje, ai kishte krijuar një bindje së Shkodra mund të ishte edhe kryeqyteti i ardhshëm i Shqipërisë .

107


MEHMET SHPENDI

Autori: Skënder Kraja Realizimi: 2015 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Ish-Fabrika e Fermentimit Koordinatat: 42°05’04.8”N, 19°31’48.5”E Përmasat: 138x160 x180 cm Materialet: bronz Teknika: derdhje në bronz Mbishkrimi: Mehmet Shpendi 1851-1915

108


Përshkrim i veprës: Skulptura dallon tiparet e theksuara mashkullore që nga mustaqja deri tek duart e këmbët e mëdha. Qëndrimi i tij është i qetë, me njërën dorë duke mbajtur shpatën, ndërsa tjetrën të mbështetur. Funksionet: Nderim Gjendja aktuale: Vepra është e mirëmbajtur si një e vepër e punuar së fundmi. Ajo që vihet re ishte ekzistenca e gjallesave të ndryshme në të, si kërminj apo merimanga që tregon se mungon pastrimi i vazhdueshëm i saj. Lulishtja përreth është e mbajtur, por vihet re hedhja e mbetjeve gjithandej. Lulishtja në të cilën ndodhet vepra përfshin gjelbërim të lartë, si bredha, stola dhe në qendër të saj një shatërvan të tharë. Estetika: Vepra duket në pozicion të tërhequr nga lulishtja duke qenë me shumë vështruese sesa pikë kryesore e hapësirës. Kjo për shkak edhe të historisë së saj, pasi sipas banorëve, përpara ka qenë një instalacion në shatërvan, i cili më pas është hequr, duke vendosur statujën si vepër kryesore. Kjo ka bërë që shatërvani të mos jetë më funksional dhe të mos ketë elemente të tjerë ftues për në lulishte. Konteksti hapësinor: Vepra ndodhet në një lulishte publike pranë ish fabrikës së Fermentimit. Ajo kufizohet nga rrugë në dy anë dhe nga një hotel në të djathtë të veprës. Pozicioni i zonës është në një zonë industriale që nuk është mjaft ftuese për të ndaluar e shijuar një vepër. Vizitueshmëria: Vepra është shumë pak e vizitueshme. Kalimtarët e vetëm që vërehen thjeshtë e përdorin si rrugë kalimi apo për të pritur në stacionin e autobusit. Kjo për shkak të vendndodhjes jo të afrueshme për kalimtarin pasi ka mjaft ndotje akustike e mjedisore përreth. Impakti social: Vepra nuk ka vëmendjen që duhet nga banorët për shkak të vendndodhjes së papërshtatshme që ka. Zona përreth ishte më shumë një zonë industrale pasi kishte shumë pak banesa familjare në të.

Historiku: “Mehmet Shpendi erdhi i derdhur në bronz falë iniciativës së intelektualëve të Shoqatës Atdhetare Dukagjini dhe zemrës bujare të banorëve te këtij komuniteti. Përurimi i monumentit të Mehmet Shpendit sot dhe të Martin Camajt në muajin Tetor përbejnë dy ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2015 në jetën kulturore të Shkodrës kulturëdashëse”, thuhet në artikullin të Prelë Milanit.

109


MARTIN CAMAJ

Autor: Skënder Kraja Realizimi: 2015 Kategoria: Skulpturë Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Rruga Jeronim de Rada, Biblioteka e Universitetit të Shkencave të Natyrës, Shkodër Koordinatat: 42°04’14.9”N, 19°30’56.5”E Përmasat: 87x87x360 cm Materialet: bronz Teknika: derdhje në bronz, stil grafiatë si i gërvishtur Mbishkrimi: Martin Camaj 1925-1992

110


Përshkrim i veprës: Forma të buta jo të skalitura duke na dhënë një ndjenjë pozitive. Pozicioni i statujës është i qetë me një dorë në libër. Përdorimi i ngjyrave të ngrohta të tokës. Statuja është e ngritur në lartësi duke u bërë e lehtë për t’u shikuar. Funksionet: Homazh Gjendja aktuale: Statuja është e mirëmbajtur, por mungon mobilimi urban si stolat. Kemi prezencë të mbetjeve edhe pse koshat janë shumë afër. Brezi kufizues i gjelbërimit është i mirëmbajtur dhe i prerë në formën e dëshiruar, i rregullt dhe i ulët në lartësi. Estetika: Nuk është një element qëndror i zonës për të marrë një vëmendje të veçantë, por bën lidhje të mirë mes dy audiencave të ndryshme asaj rastësore dhe asaj të bibliotekës. Konteksti hapësinor: Vepra është lehtësisht e aksesueshme, në anë të rrugës Jeronim de Rada dhe kompozon fasadën e bibliotekës së universitetit. Në atë zonë mbizotërojnë ndërtesat 4 katëshe dhe gjelbërimi është i rregullt. Është një zonë e qetë ideale për pushim, por mungojnë stolat për lexuesin që dëshiron ambientin e hapur. Vizitueshmëria: Lehtësisht i vizitueshëm si pjesë e rrugës. Nuk është në kontakt të drejtpërdrejtë me trotuarin duke u ndarë nga një brez gjelbërimi. Impakti social: Tregon vlerësimin e qytetarëve që kanë për njerëzit e akademisë. Dhe dëshirën për të rritur lidhjen e lexuesit të ri me artin.

Shënime nga vizita në terren: Dita është e freskët dhe pak e ngrohtë dhe ndalimi i kalimtarit duket se është i ulët për të parë veprën.

111


TRUMA E DUGAJVE TË REJA

Autor: Bashkia Shkodër Realizimi: 2018 Kategoria: Shatërvan Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Sheshi Dugajt e Reja Koordinatat: 42°03’55.9”N, 19°31’09.4”E Përmasat: 154x154x279 cm Materialet: pllaka guri Teknika: stilizim me pllaka guri të vendosura me llaç. Mbishkrimi: nuk ka

112


Përshkrim i veprës: Vepra vjen me forma të rregullta gjeometrike, mbizotëron simetria dhe është në kontakt me gjelbërimin, ka një agave në krye, e cila nuk përfaqëson bimësinë e zonës. Ka hapësirë përdorimi. Funksionet: Funksion urban, pikë furnizimi me ujë, funksion estetik dhe drejtues, pikë referimi Gjendja aktuale: Ndriçimi artificial ekzistues nuk është në funksion. Përdorimi i trumës, rrjedha e ujit ka lënë gjurmët e saj në pllakat e gurit, të cilat dëshmojnë për një përdorim të vazhdueshëm. Pllakat e sipërme të kornizës janë të dëmtuara dhe ndodhen në shesh. Pranë veprës gjenden gjithashtu edhe mbetje. Estetika: Pozicioni i saj nuk mbizotëron, nuk ka ngarkesë emocionale. Përshtatet me zonën, por edhe pse është bërë për individin nuk të lejon ndërveprim për shkak të pozicionit. Konteksti hapësinor: Truma ndodhet në rrethrrotullim të sheshit të Dugajve të Reja, i cili karakterizohet nga kjo qendërsi. Nuk ka akses apo një kompozim që t’i mundësojë kalimtarëve vend për ndërveprim. Në këtë rast vepra shihet nga trotuaret e rrugëve rrethuese. Në këtë zonë ka fluks lëvizjeje paksa kaotike. Ndërtesat që e rrethojnë kanë karakter dhe kohë ndërtimi të ndryshme, pra vëmë re se si sheshi është kufizuar me kalimin e viteve nga ndërtime të reja. Vizitueshmëria: E ulët, pavarësisht fluksit që ka zona. Ka përdorim për funksionin që ofron. Impakti social: Truma është një pikë referimi dhe objekt qëndror për zonën. Historiku: Truma e vjetër shfaqet në shumë foto dhe video të gjysmës së parë të shekullit XX, si bashkëudhëtare e jetës së përditshme të qytetit.

Shënime nga vizita në terren: Tom Koçeku, 79 vjeç, mekanik, na informon se truma ka qënë e ndërtuar që në kohën e pushtimit osman, vetëm si funksion, por para disa vitesh u ndërtua vepra që shohim sot.

113


TË PERSEKUTUARIT

Autor: Hashim Kruja, Petrit Kruja Realizimi: 20 Maj 2019 Kategoria: Memorial Vendndodhja: Lulishte publike Adresa: Shatërvani, Sheshi Parrucë Koordinatat: 42°03’53.9”N, 19°30’36.5”E Përmasat: 556x180x570 cm Materialet: gur, bronz Teknika: gdhendje në gur, derdhje në bronz Mbishkrimi: I kushtohet persekutimit, sakrificave dhe popullit të Shkodrës.

114


Përshkrim i veprës: Kjo vepër arti publik të jep idenë e një skene jetësore të ngurtësuar brenda një kornize që duket si dritare burgu. Personat që ishin zgjedhur për të përfaqësuar të persekutuarit ishin kryesisht priftërinj që kanë shërbyer në Shkodër. Funksionet: Nderim\Homazh Gjendja aktuale: Vepra është në një gjendje të mirë, pasi edhe është realizuar vitet e fundit. Estetika: Estetikisht të tërheq vëmendjen për shkak të kontrasteve mes kornizës së bardhë. Konteksti hapësinor: Kjo vepër arti është e pozicionuar në parkun kryesor të qytetit përballë Bashkisë Shkodër dhe në afërsi me shumë vepra të tjera publike me rëndësi historike dhe artistike. Vizitueshmëria: Vizitueshmëria e kësaj vepre arti lidhet edhe me faktin që është e vendosur në një nga zonat më të vizituara nga banorët. Përveç kësaj, monumenti lidhet direkt me një aks kalimi me rrugën e pedonales dhe me parkun, duke bërë kështu të mundur aksesimin dhe vëzhgimin e tij nga të dy krahët. Impakti social: Shkodra është një nga qytetet me numrin më të lartë të personave të persekutuar dhe shumë familje ende ndjejnë dhimbjen e humbjes së familjarëve të tyre. Ky monument krijon përfshirjen e gjithë familjeve që kanë humbur tragjikisht një të afërm.

Shënime nga vizita në terren: Dhjetra e dhjetra breza që vuajtën dhe vijojnë ende sot të vuajnë qoftë me trupa ende të pagjetur të pushkatuar nga regjimi komunist, por edhe në aspektin social-ekonomik, të paktën sot kanë një memorial nderi për të gjithë të persekutuarit, edhe pse dhimbja dhe merita që duhet t’u kushtohet nuk mbyllet me një monument homazhi për to.

115


STARRY SHIROKA

Autor: Nermin Shurdha Realizimi: Qershor 2020 Kategoria: Murale Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Rruga e Peshkatarëve, Shirokë Koordinatat: 42°03’37.4”N 19°26’57.9”E Përmasat: 1470x340 cm Materialet: Bojëra akrilike Teknika: Grafit Mbishkrimi: “Biçikleta t’i ban flokët lamsh, por t’i rregullon mendimet...” Gilman Bakalli

116


Përshkrim i veprës: Vepra është pikturuar në një sipërfaqe të sheshtë. Në 2/3 e saj është pikturuar një fragment nga vepra “Starry Night” e Van Gogh, e në 1/3 citimi i profesorit Gilman Bakalli. Bashkë me citimin, është pikturuar e stilizuar edhe një imazh i tij. Funksionet e veprës: Nderim Gjendja aktuale: Vepra është dëmtuar nga një mbishkrim i paqartë me gjatësi 100cm. Estetika: Vepra qëndron përballë liqenit. Ajo ndërhyn në peisazh me ngjyrimin e saj dinamik, në kundërshti me ngjyrat e qeta dhe neutrale të kësaj zone. Në vetvete ngjyrat e ndezura të përdorura, përshtaten me mesazhin e gëzueshëm që vepra përcjell, por personalisht këtë vepër do ta vendosja në një zonë më dinamike dhe të aksesueshme nga audienca. Konteksti hapësinor: Muralja ndodhet në një rrugicë që devijon nga rruga kryesore e Shirokës, e vendosur në një mur përballë liqenit të Shkodrës. Pranë këtij muri ndodhet “Qendra Sportive e Sporteve Ujore”. Rruga nuk mund të aksesohet nga makina apo biçikleta, por vetëm nga këmbësorët. Vizitueshmëria: Vepra nuk ka vizitorë të qëllimshëm. Zona frekuentohet nga peshkatarët e zonës dhe nga vizitorët e “Qendra e Sporteve Ujore” që ndodhet pranë muralit. Impakti social: Vepra pëlqehet nga banorët e Shkodrës për shumë arsye. Fillimisht për mesazhin që përcjell mbi përdorimin e biçikletës, së dyti pasi rikujton bashkëqytetarin e tyre, Gilman Bakallin, e së fundmi për vlerat estetike që i shton peisazhi.

Shënime nga vizita në terren: Më tepër mbi veprën na mësoi Fatmiri, vizitori i përditshëm i kësaj zone, i cili punonte aty si peshkatar prej vitesh. Fatmiri ishte në dijeni për autorin e veprës, edhe pse në të nuk kishte mbishkrim për autorësinë, pasi autorja njihej në qytet për artin e saj. Një tjetër banor i zonës, Ganiu me profesion mekanik, e njihte këtë vepër për shkak të personazhit që ajo nderon.

117


SMARFLOWER SOLAR

Autor: KESH Sh. A. Realizimi: 28 Nëntor 2020 Kategoria: Instalacion Vendndodhja: Institucion publik Adresa: Sheshi Nënë Tereza Koordinatat: 42°04’00.9”N, 19°30’50.6”E Përmasat: 320x373x537 cm Materialet: panele dillore, kristalinë silikoni, hekur pllaka mermeri, elemente gjelbërimi Teknika: robotikë, automatizim Mbishkrimi: SmartFlower SolarTM

118


Përshkrim i veprës: Vepra është e vendosur mbi një bazament 20 cm të lartë prej pllakash mermeri. Solar Flower përbëhet nga 12 petale që krijojnë një diametër 487 cm të gjerë. Petalet lëvizin duke ndjekur rrezet e diellit dhe mbyllen vetë gjatë perëndimit. Funksionet: Funksion ndaj një institucioni përkatës për të marrë energji në mënyrë sa më efiçente. Gjendja aktuale: Vepra është e mirëmbajtur duke qenë në një zonë të rëndësishme publike dhe në funksion të një institucioni që kujdeset për të vazhdimisht. Estetika: Pavarësisht idesë inovatore për të krijuar energji nga burime natyrore të ripërtëritshme, vepra duket se bie ndesh në kontekstin urban me veprën e Nënë Terezës duke i zënë hapësirën urbane të saj. Konteksti hapësinor: Vepra ndodhet në sheshin Nënë Tereza, e pozicionuar pranë Ujësjellësit së Kanalizimeve Shkodër dhe përballë Xhamisë së Madhe. Ndodhet shumë pranë statujës së Nënë Terezës duke u bërë dhe një objekt debati për mbivendosjen e dy veprave të ndryshme pranë njëra-tjetrës. Vizitueshmëria: Vendi shumë i frekuentuar, për shkak të pozicionit favorizues që ka, në qendër të qytetit të Shkodrës. Impakti scial: Impakt pozitiv si element inovator në qytetin e Shkodrës. Është i pari instalacion që prodhon energji nga dielli me panele në formë petalesh që hapen e mbyllen sipas lëvizjes diellore, të cilat mund të vetëpastrohen duke rritur efiçencën e përdorimit.

Shënime nga vizita në terren: Para se të vendosej kjo vepër në të ka qenë një pemë ulliri. Kjo duket nga pjesa tjetër simetrike me të ku ndodhet një pemë ulliri.

119


TOKA E ASKUJT

Autor: GO2 Albania, Art Kontakt Realizimi: Gusht 2021 Kategoria: Instalacion Vendndodhja: Shesh/Rrugë Adresa: Pazari i Shkodrës Koordinatat: 42°03’04.6”N, 19°29’23.7”E Përmasat: 120x2.5x14 cm Materialet: dërrasa, bojë Teknika: lyerje dhe montim Mbishkrimi: “Të presim në shtpi!”, “Nisu me kohë, jepi më ngadalë!”, “Kush ka ardh, dhe ka ik!”, “S’du me lëviz”!, “Ndalo më shiko, jam dhe unë!”, “A më sheh dhe mua?”, “Kujdes, kujdes, kujdes!”, “Toka e kërkujt!”, “Pa punë, pa kamera!”, “Çfarë dallimi kemi?”, “Ku je tu shkue mor shok?”, “Çfarë bie jashtë, bie brenda” “Luajmë në rrugë!”, “Në një vend na çojnë tana!”, “Kujdes, kujdes, kujdes!”, “Të të hyjë vetja në qejf!”, “Ky është dhe vend turistik?!” “Mos ec më shpejt se jeta!”, “Ule shpejtësinë ta marrsha”, “Ec ma ngadalë, jem dhe ne!” 120


Përshkrim i veprës: Instalacioni “Toka e askujt” konsiston në disa dërrasa të lyera me bojëra të ndryshme. Dërrasat janë të prera në formën e shigjetës dhe kanë mbishkrime që lidhen drejtpërdrejtë me drejtimin e automjeteve, sigurinë në rrugë dhe rrezikun që kanoset nga shpejtësia në drejtimin e mjetit. Ngjyrat që përdoren janë: e verdha, bojëqielli, e kuqja dhe jeshilja. Mbishkrimet janë të realizuara me shkrim dore, ndërsa montimi është bërë mbi bazë katrore 30x30 cm. Funksionet e veprës: Funksioni primar i instalacionit është tërheqja e vëmendjes ndaj drejtuesve të automjeteve. Mbishkrimet në tabelat e drurit kanë si target pikërisht shoferët dhe mbizoterojnë shprehjet në dialektin shkodran që ndikojnë pozitivisht në kujdesin gjatë drejtimit të mjetit, si për shembull: ‘Ule shpejtësinë, ta marrsha’, ‘Ma ngadalë, jemi dhe ne’, ‘Nisu më herët, jepi më ngadalë!’ Gjendja aktuale: Tabelat në formën e shigjetave janë në gjendje mjaft të mirë, të lexueshme dhe lehtësisht të evidentueshme nga këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve. Boja me të cilën janë lyer vazhdon të qëndrojë dhe montimi është rezistent. Megjithatë, pavarësisht se instalacioni është realizuar së fundmi, boja me të cilën është lyer një pjesë e rrugës është fshirë dhe nuk vazhdon të jetë e dukshme. Estetika: Funksioni estetik i instalacionit zhvendoset në planin dytësor sipas shkallës të rëndësisë, meqenëse funksioni kryesor është ai i ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve. Mirëpo, asesi nuk është neglizhuar funksioni i instalacionit dhe si art dekorativ për rrugën dhe kalimtarët. Me formën e shigjetave drejtuese, ngjyrat që tërheqin vëmendje pamore

Shënime nga vizita në terren: Gjatë vizitës në terren, u hasën rastësisht grupe të vogla djemsh të moshave të reja që u përkasin komunitetit rom.

121


TOKA E ASKUJT


dhe mesazhet ndërgjegjësuese, instalacioni plotëson si nevojat funksionale, ashtu dhe ato estetike. Konteksti hapësinor: ‘Toka e askujt’ ndodhet në zonën e qytetit të njohur me emrin ‘Pazari i Shkodrës’. Instalacioni është i vendosur në fund të Urës së Vjetër të Bunës, në një lagje të banuar kryesisht nga komuniteti rom. I pozicionuar në një kontekst rrugor, në mes objektesh banimi, ka aksesueshmëri të konsiderushme nga këmbësorë, por edhe drejtues të automjeteve. Vizitueshmëria: Instalimi nuk është destinacion vizitash, megjithatë tërheq vëmendjen kalimthi nga drejtuesit e automjeteve. Gjithashtu, konsiderohet dhe si një atraksion pamor nga këmbësorët dhe stimulon interes për t’u lexuar. Impakti social: Synimi më i rëndësishëm që ka instalacionit është të tërheqë vëmendjen e vozitësve që të tregojnë kujdes ndaj këmbësorëve, por edhe ndaj vetes gjatë të udhëtuarit. Instalacioni është realizuar duke përfshirë komunitetin rom. Pjesëmarrja aktive e banorëve të zonës është faktor që ndikon në ndjenjën e tyre të përkatësisë ndaj instalacionit dhe ndikimit të mesazhit të tij mbi ta.

123



Financuar nga LevizAlbania

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

LEVIZ A lbania

Local Democracy in Action

ARTI PUBLIK Veprat e artit në qytetin e Shkodrës 2021

GO2 Albania & Art Kontakt Ky katalog është hartuar në kuadër të punëtorisë “Art në Qytet” me studentët e arkitekturës dhe urbanistikës përmes dokumentimit me foto, rilevimit dhe mbledhjes së të dhënave për veprat e artit në hapësirat publike në qytetin e Shkodrës. Grupi i punës: Dr. Julian Veleshnja Ark. Joan Ikonomi Studente: Arnisa Piranej Bena Haskaj Edona Marku Eglantina Doçi Keida Kasa Tiziana Lohja Skicat: Tiziana Lohja

Ky botim u realizua nga GO2 dhe Art Kontakt në kuadër të projektit “Arti drejt Publikes” me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit. © MMXXI GO2 ALBANIA




ARTI PUBLIK

Veprat e artit në qytetin e Shkodrës 2021


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.