FORUM I HAPUR PRILL - MAJ 2017 REKTORATI I UNIVERSITETIT “LUIGJ GURAKUQI” SHKODËR
KOTORITIRANABEO GRADIMITROVICA PRISHTINAPRIZRENI SHKODRASHKUPI Një cikël prej 8 debatesh rreth QYTETIT dhe KOMUNITETEVE në Qytetet e Ballkanit me pjesëmarrjen e FOLËSVE TË ZGJEDHUR, si planifikues urbanë, arkitektë, shkrimtarë, politikanë, sociologë, artistë dhe aktivistë nga qytetet përkatëse: KOTORI TIRANA MITROVICA BEOGRADI PRISHTINA PRIZRENI SHKODRA SHKUPI TForumi synon të paraqesë dinamikën e qyteteve përmes politikave dhe instrumenteve të planifikimit të integruar që menaxhojnë rritjen urbane dhe zhvillimin ekonomik. Urbanizimi është fenomen i këtij shekulli dhe për herë të parë në histori, më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në zonat urbane. Ndërmjet viteve 2000 dhe 2030 në vendet në zhvillim, popullsia urbane pritet të dyfishohet dhe të gjitha zonat e ndërtuara duhet të trefishohen nëse tendencat aktuale vazhdojnë në këtë mënyrë. Ky transformim i shpejtë i demografisë hapësinore mund të jetë i vështirë për qytetet e vendeve në zhvillim, veçanërisht për qytetet e vogla dhe të mesme, ku kapaciteti për të përballuar sfidat kryesore urbane zakonisht është i pamjaftueshëm. Këto sfida përfshijnë ndryshimin e klimës, mungesën e burimeve natyrore, ndërtimet informale ose shtimin e lagjeve të varfra, pabarazitë në zhvillimin ekonomik dhe efikasitetin e qyteteve, sigurinë etj. Rritja urbane për Qytetet ofron një qasje të sintetizuar dhe një analizë të hartimit të politikave. Ajo do të hulumtohet në disa drejtime, si: forcat ekonomike, filozofike dhe sociale. Vende të ndryshme kanë qasje të ndryshme për shtrirjen e politikave, siç janë: zhvillimi i politikave dhe rigjenerimi urban; zhvillimi ekonomik lokal nëpërmjet ndërhyrjeve në transport, sheshe publike, inovacion dhe sipërmarrje, turizëm, ushqim dhe zhvillim rural, mjedis dhe degradim i resurseve natyrore etj. Shih: www.youtube.com/go2albania/Right To The City Albania
KOTORI
ALEKSANDRA KAPETANOVIC
arkitekte konservuese Aleksandra Kapetanović është arkitekte konservimi, koordinatore e Sektorit të Trashëgimisë Kulturore dhe një nga themelueset e OJQ-së Qendra EXPEDITIO për Zhvillim të Qëndrueshëm Hapësinor, Kotor, Mali i Zi. Përmes punës në sektorin e OJQ-ve që nga viti 1997, ajo ka fituar përvojë në zbatimin e projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore, arkitekturës së qëndrueshme dhe planifikimit hapësinor, që përmes qasjes multidisiplinare dhe pjesëmarrëse synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë civile. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Beogradit në Serbi, ndërsa studimet pasuniversitare për trashëgimi kulturore në Sllovaki dhe Itali.
Sfidat dhe aktivitetet e komunitetit në një sit të Trashëgimisë Botërore - rasti i Kotorit Shkolla nuk i mëson arkitektët se si të punojnë ngushtë me komunitetin, por gjithsesi ne e ndjemë se kjo është e vetmja mënyrë. Prandaj që herët ne filluam të punojmë ngushtë me bashkësinë lokale në zonën ku ishim operonim. Puna për projekte të ndryshme dhe kontributi në cilësinë e jetës së komunitetit, na kujtoi se jemi pjesë e atij komuniteti. Kotori është një qytet historik, territori i tij i vjetër është përfshirë në listën e trashëgimisë së UNESCO-s dhe është një nga tre sitet e tilla në Malin e Zi. Kotori është në listë që nga viti 1979. Kotori ka vetëm 20 000 banorë, por në vitet e fundit ka një presion të madh në të gjithë bregdetin malazez, përfshirë Kotorin. Njerëzit po shesin banesat e tyre, sepse çmimet e tyre po riten dhe ata po ikin jashtë. Tani, në vend të banorëve, në qytet ka gjithnjë e më shumë apartamente dhe hotele. Rrugët dhe sheshet janë të mbulushura me kafene. Jemi duke humbur hapësirat tona publike, tani kemi sheshe që po transformohen në rrugë. Në vitet e fundit, Kotori u bë tërheqje e turizmit masiv dhe është në itinerarin e ndalesave të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun, duke sjellë kaos në qytet. Zbarkimi i përnjëhershëm i vizitorëve e bën të vështirë funksionimin e qytetit. Ndërtimet për gjatë gjithë bregdetit të Malit të Zi kanë pasur një aktivitet të madh gjatë dekadës së fundit. Për shkak të urbanizimit të pakontrolluar, në vitin 2013, morëm nga UNESCO rekomandimet ku shprehej shqetësim për urbanizimin e pakontrolluar që mund të ndikojë negativisht në vlerën universale të sitit. Njëri nga problemet më të mëdha aktualisht është sistemi shumë i dobët i planifikimit. Ne kemi plane të këqija për të mbështetur këtë lloj zhvillimi. Këto ndërtime nuk janë për banorët vendas, por apartamente për turizëm. Një nga shembujt tipikë janë ndërtimet e reja në Kostanjicë, përballë Perastit dhe Shën Gjergjit dhe Zonjës së Ishujve të Shkëmbinjve. Pyetje: Cila ishte reagimi i UNESCO-s për ndërtimet në Kostanjicë? Çështja vazhdon. Qershorin e kaluar në Stamboll ishte takimi i Komitetit të Trashëgimisë Botërore dhe UNESCO vendosi që për Malin e Zi të raportohet mbi vlerësimet e ndikimit në trashëgimi. Nga këto vlerësime që po analizojnë del se ndikimi negativ i procesit të zhvillimit ndaj vlerave të trashëgimisë ka ndikim edhe në të gjithë zonën, duke përfshirë veçanërisht pjesët e vogla të Kostanjicës, por jo vetëm. Nga raporti i misionit të UNESCO-s në vitin 2013 është e qartë se ajo që ndodhi atje nuk është e mirë, por që është një problem më i madh. Po ashtu, ka plane të reja për më shumë ndërtime në atë zonë, prandaj ata kërkuan që përpara se të ndërtonim diçka, ne duhet të bëjmë vlerësime të ndikimit në trashëgimi. Pyetje: Cilat ishin instrumentet që keni përdorur që nga fillimi për të nxitur komunitetin që të angazhohet më shumë? Ne përpiqemi të kemi sa më shumë pjesëmarrje në të gjitha aktivitetet që organizojmë. Po bëjmë studime mbi trashëgiminë dhe u kërkojmë njerëzve që jetojnë atje të na tregojnë se çfarë mendojnë. Kjo është gjë e rrallë dhe e vlefshme, prandaj kur organizonim aktivitete në ato zona dhe komuniteti lokal angazhohej, ne ishim vërtet të befasuar, sidomos për numrin e tyre të lartë. Duke i ftuar këta njerëz dhe duke folur rreth këtyre çështjeve për rritjen e ndërgjegjësimit, dalëngadalë njerëzit do të fillojnë të marrin pjesë. 08/04/2017
TIRANA FATOS LUBONJA
shkrimtar & gazetar Shkrimtar dhe gazetar, Fatos Lubonja është themelues i revistës “Përpjekja” . Autor i shumë librave. Fitues i: Prince Claus Fund Award, Sergio Vieira de Mello Award, Premio Colomba d’Oro per la Pace, Premio Archivio Desarmo, Human Rights Monitor Award, Premio Alberto Moravia, Herde Price for literature, SEEMO Award etj.
Tirana, qyteti im i shkatërruar Unë nuk jam arkitekt apo urbanist, por një qytetar i Tiranës. Edhe si shkrimtar kam ndjeshmërinë time dhe në qoftë se do ta ilustroja cila është fryma e asaj që e përshkon titullin e kwtij forumi, mund të jepja shembullin e një piktori të famshëm, Marc Chagall, i cili ka qenë një rus që u largua pas revolucionit të Tetorit nga Rusi. Kur iu dha mundësia për t'u kthyer në Bashkimin Sovjetik asokohe, në qytetin e tij, Viteks, ai nuk shkoi mw, duke thwnw se donte ta ruante ashtu si e kishte nw kujtesw. Edhe unw vetw jetoj në një qytet që e kam ruajtur në kujtesë ashtu siç ishte, por njëkohësisht kam përjetuar trauma të vazhdueshme të ndryshimit. Ka shumë vende të Tiranws ku më është vrarë kujtesa, ku refuzoj të shkoj, ku refuzoj të futem. Në qoftë se do t'i referohesha përsëri një shkrimtari për të thënë se jo vetëm një arkitekt, jo vetëm një urbanist, por të gjithë mund të flasin për qytetin, është Pier Paolo Pasolini, i cili në fund të viteve '50, vuri alarmin për shkatërrimin e Italisë. Një nga kujtimet më të bukura është Pazari i Vjetër i Tiranws, që ishte në zonën ku u ngrit i famshmi Pallati i Kulturës. Është e rëndësishme të vihet në dukje ky moment për gjthë atë frymë që ka sjellë kjo gjysma e dytë e shekullit XX në Tiranë, që vazhdon edhe sot përballë Tiranës së vjetër. Pyetje: Kaosi urban i post viteve '90 ka lidhje me individin apo me sistemin? Një kontroll shtetëror absolut siç ishte koha e regjimit mund të konsiderohej si parajsë për arkitekturën, por ata nuk kanë pasur vizion, nuk duhet të kishin shkatërruar shumëçka, shkatërruan deri edhe kisha e xhamia. Ai regjim ka bërë shumë dëme, por kur vjen puna tek aspekti tjetër, kapitalizmi ka krijuar probleme të mëdha në të gjithë botën. Shqipëria është rast ekstrem. Sistemi i fitimit dhe matja e zhvillimit me GDP kritikohet edhe nga Sarkozy që është i djathtë. Në qoftë se kurba e GDP ngjitet lart, kurba e cilësisë së jetës bie me rritjen e GDP-së. Ky sistem në Shqipëri është krijuar pa demokraci, është një oligarki. Ky pushtet i pakicës, sipas filozofit italian Roberto Bovio është një lloj fashizmi ekonomik. Pyetje: Çfarë përgjegjësie kanë profesionistët që janë apo që duhet të ishin në pushtetet vendore dhe sidomos në Ministrinë e Kulturës apo në Institutin e Monumenteve? Mekanizmi i eliminimit të ekspertëve ishte forca korruptive e parasë. Kwshtu, pjesa më e madhe e ekspertwve u korruptuan, sepse ishin të varfër. Shteti nuk ndihmoi dhe u shkatërruan institucionet. Një prej arsyeve kryesore që u shua çdo zë, ishte dhe fakti që të gjithë ndërtuesit jo rastësisht u bënë pronarë mediash. Të gjitha dëmët që kishte Shqipëria dhe që duhet të thuheshin në media u bukosën, sepse ata s'të lejonin. Qytetarët nuk u informuan, por përkundrazi u manipuluan. Ekspertët kanë qenë pjesë e këtij krimi. Problemi është se kemi njerëz të nënshtruar, nuk kemi personalitete. Përgjegjësia, më shumë se injorancë është korruptim dhe mungesë kurajoje, qytetarie, përgjegjësie qytetare ndaj të tjerëve. 15/04/2017
MITROVICA NEXHMEDIN SPAHIU
matematicien & politolog Matematicien & politolog, Nexhmedin Spahiu ka qenë profesor në Universitetin e Tiranës (Shqipëri), Universitetin e Tetovës (Meqedoni), Universitetin e Prishtinës (Kosovë) dhe në Universitetin e Hamburgut (Gjermani). Autor i 8 librave dhe i shumë analizave politike të publikuara në median botërore.
Mitrovica - rënia e një qyteti 18 vite më parë, shefi i UMNIK, më vonë Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, më ftoi t’i flas Këshillit të Sigurimit për historikun e qytetit të Mitrovicës. Gjendeshim mbi Lumin Ibrër, kur një telefonatë i erdhi Kryetarit të Këshillit të Sigurimit nga New York-u dhe e pyeti se ku ndodhej. Biseda u ndërpre e ai u përgjigj: Jam në urën më të famshme në botë. Ndjesia se ndodhesh në urën më të famshme në botë duket për një çast e mirë, por për banorët nuk është gjithmonë kënaqësi, mund të jetë sakrificë, fatkeqësi, fat tragjik. 18 vitet e mëvonshme e vërtetuan këtë. Një qytet e bëjnë të rëndësishëm lumenjtë që kalojnë pranë, madhësia e tyre, afërsia me liqenin apo me detin. Mitrovica ka 4 lumenj dhe ndodhet pranë liqenit nga i cili furnizohet më ujë më tepër se gjysma e Kosovës. Vjetërsia e qytetit është një tjetër faktor. Në Kosovë vetëm dy qytete kanë kala, Mitrovica dhe Prizreni, si dhe dy qyteza, Vushtria dhe Novobërda. Mitrovica është më i rëndësishmi nga aspekti gjeopolitik e gjeostrategjik dhe prandaj s’është rastësi, që kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova u ndalën aty. Vetëm në Mitrovicë u bë luftë guerrile brenda qytetit, përjashto Rahovecin. U bënë maskara dhe rreth 70 % e shtëpive u dogjën. Pas luftës, forcat franceze nuk u lejuan shqiptarëve kthimin në shtëpitë e tyre në veri, ndërsa serbët, të cilët iknin nga pjesët e tjera të Kosovës zunë shtëpitë e shqiptarëve. Më vonë u bë një kthim gradual i tyre, por më 2 Shkurt 2000 një masakër mes shqiptarëve dhe serbëve e zbrazi dhe e ndau qytetin në vija etnike: serbët në veri, shqiptarët në jug. Rrënimi erdhi gradualisht. Mitrovica filloi të rritet pas Luftës II Botërore, por me industrializimin filloi dhe shëmtimi i tij, e sidomos pas luftës së fundit, kur popullsia shumicë mori pushtetitn dhe mendoi se mund ta zhvillojë qytetin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndodhi e kundërta. Pyetje: A është KFOR-i francez gjeneza e vërtetë e ndarjes së qytetit? Është politika e madhe, KFOR-i francez, por ai nuk është më. Nëse shteti i Kosovës do të funksionojë ndonjëherë, do të fillojë nga Mitrovica. Ngritja e tij varet pikërisht nga Mitrovica, nga resurset e saj. Pyetje: Ju flitni pa emocione patriotike-nacionaliste kur përmendni serbët e shqiptarët, por si ndiheni duke përjetuar rrënimin e qytetit tuaj? Para çlirimit mendonim se çdo e keqe vinte nga pushtuesit. Tash, 18 vjet pasi u çliruam me ndihmën e botës, jo vetëm duke bombarduar Beogradin, por edhe duke na dhënë parà, shohim që nuk paskan qenë veç serbët fajtorë, por paskemi qenë edhe ne. 21/04/2017
BEOGRADI IVAN KUCINA
arkitet Ivan Kucina (1961) është profesor në Shkollën Ndërkombëtare të Arkitekturës Dessau, Universiteti Anhalt, Gjermani. Më parë ka qenë profesor në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Beogradit, si dhe në Shkollën e Re për Dizajn Parsons, New Jork, në Universitetin Polis, Tiranë, KTH Stokholm, Universitetin e Podgoricës, GUTech, Muscat, Oman. Hulumtimi i tij akademik fokusohet në arkitekturën e qëndrueshme dhe zhvillimin urban me koncepte të bazuara në strategjitë informale të ndërtimit dhe praktikat e pjesëmarrjes. Kucina është arkitekt praktikues dhe udhëheq një praktikë interdisiplinare arkitekturore dhe të projektimit me punë që përfshijnë dizenjimin urban dhe të ndërtesave, por edhe dizajnin e ekspozitave dhe të mobiljeve.
Përbashkëtimi i të Papërbashkëtës - Drejt Zhvillimit të të Mirave Urbane në Qytetin Pas-Socialist Domethënia e qytetit post socialist është zhvilluar së tepërmi në teori të ndryshme edhe në mesin e urbanistëve, por më tepër nga sociologët dhe ekspertët e shkencave humane. Ky është një term i kohëve të fundit që urbanistët filluan të përdorin, pasi duke qenë gjithë kohën të angazhuar në transformimin urban, në njëfarë mënyre neglizhojnë transformimin politik, sepse ata e trajtojnë veten si elita teknokrate, e cila thjesht po ndjek urdhrat e politikanëve. Ideologjia socialiste drejtohej nga Partia Komuniste, por komunizmi nuk erdhi kurrë, prandaj nuk mund ta quaj këtë qytet postkomunist, sepse komunizmi ishte e ardhmja e premtuar jo realiteti që jetonim, i cila ishte socializëm. Socializmi ishte vetëm një periudhë tranzicioni midis kapitalizmit dhe komunizmit, në të cilin të gjitha kontradiktat e këtij mjeti u përzien dhe u ballafaquan derisa të pastroheshin. Ekziston një lloj lidhje mes administratës së qytetit, nganjëherë janë qeveria dhe zhvilluesit me qëllim që të sigurojnë fitime dhe Planifikimi i Qytetit, çka e ktheu metodologjinë sociale në metodologji biznesi. Kur ndeshim sot qytetet postsocialiste, shohim diçka si Beogradi i ri, i cili u planifikua si një qytet modernist gjatë kohës socializmit, por pas periudhës së transformimit që zgjat tashmë prej 25 vitesh, ndërtesat e reja individuale nuk janë tërësisht të ndërlidhura me njëratjetrën. Nuk ka më integritet brenda qytetit. Nuk ka asgjë njerëzore në të. Teorikisht, një dokument i Kombeve të Bashkuara e përshkruan zhvillimin urban në 20 vitet e ardhshme, por ky lloj zhvillimi me të cilin përballemi në qytetet postsocialiste është i paqëndrueshëm, sepse përjashton shoqërinë dhe tenton të shpërbëjë qytetin. SavaMala, një lagje në lumin Sava në Beograd është ilustrimi i këtij zhvillimi të pabarabartë të qytetit. Ajo ishte lënë pas dore që nga Lufta e Dytë Botërore, askush nuk donte të jetonte atje. Një qendër kulturore - “Grad” - ishte e para që erdhi aty në vitin 2009. Anëtarët e saj ende drejtojnë një bar, burimi i tyre kryesor i të ardhurave, por edhe hapësirën e ekspozitës dhe të konferencave. Kjo filloi të tërheqë shumë të rinj në SavaMala. Prandaj ne zhvilluam një strategji afatgjatë të bazuar në iniciativa nga poshtë-lart. Pikat kryesore të kësaj strategjie janë të gjitha të bazuara në shkëmbimin e njohurive, veprimeve dhe vizioneve. Megjithatë, autoritetet e qytetit nuk donin të bashkëpunonin me ne, ata duan të bashkëpunojnë me Emiratet e Bashkuara Arabe, për ndërtime madhështore në Beograd, për të sjellë atje 20 000 njerëz. Pyetje: A ndiheni nostalgjik për periudhën e socializmit? Në të vërtetë jo, nuk jam nostalgjik. Jam gjithmonë pro aktiv dhe me perspektivë, kështu që nuk po shikoj mbrapa shumë. Pyetje: Çfarë është e përbashkët nga këndvështrimi juaj? E përbashkëta nuk është private apo publike, është stadi i tretë, ajo mund të zhvillohet në pronën private apo publike dhe bazohet në ndarjen e përgjegjësive. Pyetje: Cilat ishin mekanizmat tuaj për të ushtruar presion mbi qeverinë lokale për ta përfshirë atë në punën tuaj? Të gjitha këto projekte ishin të hapura për bashkëpunim me bashkinë. Kam shkuar në takime, ua kam dhënë të gjitha dokumentet, por ata nuk u përfshinë. Ekziston një hendek i madh midis ekspertëve dhe qytetarëve. Unë besoj se qytetarët dinë shumë, por ka dhe gjëra që ata nuk i dinë, por gjithashtu besoj se ekspertët dinë diçka, por ka gjëra që nuk i dinë. Pra, ata duhet të mësojnë nga njëri-tjetri. 28/04/2017
PRISHTINA ELIZA HOXHA
planifikuese urbane & artiste Arkitekte, urbaniste dhe artiste, Eliza Hoxha u diplomua në Prishtinë, Belgjikë dhe Austri. E angazhuar në universitetet e Prishtinës dhe Tetovës. Autore e ditarit urban “Qyteti dhe Dashuria”. Fituese e shumë çmimeve dhe pjesëmarrëse në shumë ekspozita personale dhe kolektive të arteve vizuale në vende të ndryshme të botës. Performanca të suksesshme në festivalet kombëtare të muzikës. Anëtare e Parlamentit Kulturor Europian.
Gratë dhe Qyteti Kur analizojmë ecurinë e qyteteve jo vetëm në hapësirën tonë, por edhe në botë, zakonisht historitë janë të shkruara nga burrat, qytetet janë ndërtuar nga burrat, vendimet janë marrë nga burrat. Arsyet për këtë janë të shumta, por kryesisht sepse gruaja i ka takuar më së shumti hapësirës së shtëpisë. Megjithatë, kjo gjë ka filluar të ndryshojë. Mendimtarë të sotëm shkojnë përtej asaj që shkruante Henry Lefevre, duke theksuar se përveç të drejtës mbi qytetin, gjatë zhvillimit dhe ndryshimit të tij, zhvillojmë dhe ndryshojmë edhe veten tonë. Prandaj në vitin 1994 u miratua Karta Europiane për të Drejtat e Grave në Qytet. Mirëpo prania e grave në institucionet vendimmarrëse në Kosovë, ku adresohen problematikat e qytetit është shumë e varfër. Jo gjithmonë kjo prani është e tillë për shkak të mosrepsketimit të kuotës gjinore të sanksionuar në ligjet e vendit, por edhe për shkak të mungesës së resurseve, dmth, të grave të përgatitura për këtë fushë. Nga ana tjetër, vështirësi paraqet edhe përfshirja e grave që jetojnë në një mjedis shumë religjioz, e sidomos nëse ky religjion është islami, ne duhet të organizojmë takime të ndara me komunitetin, për t'i njohur dhe për të marrë më të mirën prej tij. Kështu, në një takim të tillë të ndarë me komunitetin në një fshat të Kosovës, burrat kërkuan me të drejtë rrugën deri në shkollë, ndërsa në takimin me gratë, ato kërkuan të kenë një shkollë më vete. Dhe kjo vjen sepse përtej vetes, ato mundohen të adresojnë nevojat e njerëzve për të cilët kujdesen. Kur gruaja është pjesë e proceseve, ajo sjell gjysmën tjetër të rrëfimit që shumë shpesh mungon. Në Kosovë, ehde pse ligji kërkon që gratë të jenë pjesë e proceseve, në shumicën e rasteve, kompanitë e kontraktuara nga komunat, nuk lodhen as t'i identifikojnë apo analizojnë nevojat e komuniteteve, por i bëjnë planet nga zyrat dhe komuniteti thirret në fund kur procesi i planifikimit ka mbaruar dhe kur ndikimi i njerëzve në këtë proces. Të mos harrojmë se një hapësirë konsiderohet e suksesshme kur pjesëmarrja e grave në të është 50%. Pyetje: Përvoja e Kosovës, por edhe e Shqipërisë ka treguar se jo gjithmonë zbatimi i ligjit për përfaqësimin e grave në institucione ka sjëllë njerëzit e duhur. Si mund të zgjidhet kjo? Personalisht jam ithtare e meritës profesionale, por ndodh që edhe pavarësisht kësaj, nuk performon si duhet. Ligji Zgjedhor e përcakton Kosovën si një zonë të vetme zgjedhore dhe kjo e dëmton kauzën, sepse potencialet e mundshme profesionale femërore nuk u propozohen qytetarëve dhe për rrjedhojë në kuvendet komunale mungon zëri i vërtetë i qytetarëve. Ndoshta ky ligj duhet ndryshuar. 06/05/2017
PRIZRENI HAJRULLA ÇEKU
aktivist i shoqërisë civile Hajrulla Çeku punon në EC Ma Ndryshe, një organizatë e shoqërisë civile në Kosovë që promovon planifikim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe përfshirës të qytetit dhe demokracinë lokale. Studimet master i ka kryer për qeverisjen dhe zhvillimin lokal. Ai ka mbi 15 vjet eksperiencë në shoqërinë civile dhe ka botuar gjerësisht mbi qeverisjen, aktivizmin dhe trashëgiminë kulturore. Projekti i avokimit dhe mbikëqyrjes së KE-së ka përmirësuar praktikat e transparencës dhe llogaridhënies në një numër të madh komunash të Kosovës. Përmes aktivizmit të saj, organizata ka rimarrë me sukses hapësira publike dhe kulturore në Prizren, duke i kthyer ato në mjedise komunitare që shfrytëzohen për qëllime të përfitimit publik.
Prizreni i Tyre dhe Prizreni Jonë Deri në vitin 2006 nuk kishte asnjë lloj reagimi ndaj degradimit të qytetit, jo vetëm në Prizren, por edhe në qendra të tjera të Kosovës. Të gjithë e dinim se çmimi i çfarëdolloj kundërshtimi ndaj kompanive të ndërtimit të lidhura ngushtë me partitë politike me qeverisjen lokale dhe qëndrore, është me pasoja të mëdha. Menjëherë pas luftës, më 2000, një rast përcaktoi dinamizmin e aktivizmin urban në Kosovë. Ai që ne i referohemi si aktivisti i parë urban i pasluftës në Kosovë, ish-drejtori i urbanizmit i Komunës së Prishtinës, kundërshtar publik i lëvizjeve të para të kompanive dhe i politikës për ta shkatërruar Prishtinën. Por në vitin 2000 ai u vra. Ende nuk dihet kush e kreu aktin, por diçka e dimë mirë: qëllimi s'ishte drejtori i urbanizmit si individ, por mesazhi për të gjithë shoqërinë, ilustrimi se çka na pret nëse kundështojmë këto grupe. Edhe kanë qenë të sukseshëm, fatkeqësisht. Për disa vite me radhë, ndërtimi ishte sektori që qarkullonte më së shumti cash në ekonominë e Kosovës. Nuk po flasim për miliona, por për miliarda, po flasim për më shumë ndërtime, shumë shpesh në zona të trashëgimisë e natyrës, duke shkatërruar diçka që ishte në mbrojtje ligjore. Kjo vazhdoi për disa vite dhe realisht në Kosovë nuk pati kurrëfarë kundërshtimi. Në vitin 2006 kur e nisëm organizatën dhe filluam t’i fotografonim ndërtimet pa leje ose degradimin e monumenteve vetëm për t’i publikuar, ky veprim u quajt revolucionar edhe pse nuk qe i tillë. Ishte një gjë shumë e thjeshtë, i fotografuam, i matëm aty ku kishte tejkalime dhe vetëm i publikuam. Kjo u quajt diçka mes të guximshmes dhe naives dhe kështu ka nisur realisht rrugëtimi ynë që prej vitit 2006. Pyetje: Si funksionon në Prizren menaxhimi i monumenteve të kulturës dhe pse nuk ndërhyhet për t’i shpëtuar sadopak ato? Janë dy nivele të vendimmarrjes në raport me lejet që lëshohen për zonat e trashëgimisë kulturore: Ministria Kulturës de Komuna, e cila është zyra e fundit që pajis me leje aplikuesin. Janë mbi 20 ligje dhe mekanizma institucionalë që ka Kosova për mbrojtjen e trashëgimisë, por ndërtimi është sektori që ka më së paku llogaridhënie në Kosovë. Në fund janë pronarët e shtëpive tradicionale, që në një formë a në një tjetër detyrohen të bashkëpunojnë me këtë lloj krimi të organizuar. E para, ata janë goxha të joshur nga ofertat shumë të mira të bizneseve, e dyta, shumë shtëpi tradicionale kanë shumë bashkëpronarë, sepse janë shtëpi të ndërtuara para 200 vitesh, familjet janë rritur, e tashmë ajo shtëpi i takon 5 – 6 familjeve në të njëjtën kohë. 12/05/2017
SHKUPI ARTAN SADIKU
teoricien & aktivist Artan Sadiku është teoricien dhe aktivist nga Shkupi i doktoruar në filozofi politike. Interesat e tij kryesore janë teoritë e subjektit, feminizmi dhe praktikat radikale në politikë dhe art. Ai punon në Institutin e Shkencave Shoqërore dhe Humane në Shkup, ku ligjëron në Departamentin e Filozofisë Sociale dhe është aktivisht i përfshirë në lëvizjen majtiste Solidarnost dhe në Sindikatën e Klubeve të Kulturës. Botimet e tij të fundit përfshijnë “Provokimin e një rezistimi përfundimtar të së vërtetës: etika e një diskursi heretik” dhe “Kontraktimi i një demokracie radikale në Ballkan: Kthimi i popullit”, si një mundësi për promovimin e feminizmit në politikë.
Betejat e Shkupit: Solidariteti dhe modernizmi kundër etno-barokut Shkupi daton nga periudha ilire, por rritjen më të madhe e pati pas tërmetit shkatërrues të 1963. Atëherë u quajt qyteti i solidaritetit, pasi 135 shtete u angazhuan në rindërtim. Plani i ri urbanistik e shihte qytetin si hapësirë të përbashkët, një koncept kolektivist pa konsideruar individin. Pas totalitarizmit, interesat mes biznesit dhe politikës nisën ta tjetërsojnë projektin e Kenzo Tange-s, duke ndërtuar objekte në çdo hapësirë të lirë publike. Shkupi përjetoi inovacionin social që nisi nga Çarshia e Vjetër, një pjesë e vdekur e qytetit, ku pas hapjes së një lokali nga grupe joformale në 2008, sot mbahen 17 festivale. Atëherë qeveria ndërhyri duke sjellë një planprogram për ta rivitalizuar Çarshinë e Vjetër. Kjo ndryshoi edhe dinamikën etnike brenda qytetit. Projekti "Shkupi 2014" qeveria e kaluar e nisi më 2010, sepse pas 8 vjet qeverisjeje nuk gjente më arsye ekzistence. Pa realizuar rilindjen e premtuar ekonomike të vendit, u gjet oportune rihapja e çështjes së identitetit kombëtar. Ata u përpoqën të çrrënjosin identitetin nga sllavizmi dhe ta vendosin atë te antikiteti dhe Aleksandri i Madh. Pamja moderniste e Shkupit u kthye në neo-baroke dhe neo-klasike. Vetëm sheshi ka 146 statuja! Modeli i shtëpive tradicionale të Ohrit, që u përdor për ngritjen e ndërtesave kub sipas planit të Kenzo Tange-s në 1963, u mvesh me fasada gipsi. Kjo ishte tragjike, sepse kushtoi mbi 1.1 miliardë euro, kur Maqedonia e ka buxhetin vjetor rreth 3 miliardë euro! Studentët e arkitekturës protestuan të parët, por qeveria bashkë me kishën organizoi kundërprotestë me njerëz që i dhunuan studentët. Ndërsa në protestën e 2016, ndërtesat u gjuajtën me bojë. Përgjigjja shqiptare për këtë projekt ishte sheshi "Skënderbeu", një strukturë betoni 10-15 m e lartë. U hodhën miliona ton beton në pjesën e vjetër të qytetit, çka nuk shkon me arkitetkturën, zhduk pamjen dhe është e papërdorshme, sepse duhet hipur me shkallë për t'u ngjitur në shesh! E tani që qeveria është ndërruar, diskutimi kryesor është se sa të kushtojë çmontimi i këtyre objekteve. Pyetje: Po nëse qeveria e re thotë se kostoja e çmontimit është e papërballueshme? Ndoshta vetë njerëzit do të fillojnë t'i prishin dhe kjo nuk ka shumë kosto, sepse të heqësh Aleksandrin duhet vetëm një litar. Por kjo s' është qasje teknike, sepse këto objekte janë pjesë e një masterplani më të madh shoqëror, që përfshin ndryshimet në planprogramet mësimore etj. "Shkupi 2014" ka krijuar diskurs të ri ideologjik dhe gjeneratat e reja identifikohen me këtë projekt të sajuar dhe real njëkohësisht. 26/05/2017
SHKODRA ZEF ÇUNI
arkitekt, zëvendësministër Zef Çuni është arkitekt dhe zëvendësministër i Kulturës. Ish-drejtor i Sektorit të Monumenteve të Kulturës të Rrethit Shkodër, restauratori i Kalasë Rozafa, shëpisë së Oso Kukës etj. Dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri”.
Shkodra, qyteti mbi dhe nën ujë 'Shkodra, qyteti mbi dhe nën ujë' ishte tema e forumit të shtatë, i cili nuk u mbajt për arsye objektive. Më poshtë është një përmbledhje e shkurtër e prezantimit të dorëzuar. Në kohët e hershme, popullsia vendosej kryesisht larg nga deti, në zonat malore të largëta për t'u mbrojtur nga sulmet dhe pushtimet. Ndërkohë, Shkodra ka qëndruar për shekuj në fushë, midis Alpeve (+ 2500m), maleve (600-800m) dhe duke u shtrirë në fusha drejt tre lumenjve, Detit Adriatik dhe Liqenit të Shkodrës (më i madhi në Ballkan). Kjo gjë solli fluks në lëvizjen e njerëzve (migrimeve), historive, kapitaleve ekonomike dhe shkëmbimeve. Uji, si një element shumëdimensional, shfaqet në aspektin mjedisor (si burim natyror për të jetuar), në aspektin shoqëror (si mundësi për zhvillimin e aktiviteteve njerëzore), në aspektin ekonomik (ndikim në turizëm, bujqësi, peshkim), në aspektin kulturor (në lidhje me folklorin, mitologjinë, feja) dhe në aspektin estetiki (duke përfaqësuar një element bukurie të natyrës). Qyteti lidhej me detin përmes lumit Buna e për këtë arsye Shkodra është konsideruar gjithmonë qytet bregdetar. Një vendbanim i hershëm i vendosur mes ujrave të ëmbla dhe të kripura. Përgjatë rrjedhave të ujit, qyteti zhvilloi lundrimin që nga anijet e Labeatëve dhe deri në shekullin XX me industrializimin, si dhe tregtinë në detin Adriatik. Pas viteve 1945, Shqipëria u izolua hermetikisht dhe zonat ndërkufitare buzë ujit konsideroheshin të rrezikshme për sistemin totalitar. Prandaj lundrimi u zhduk dhe madje edhe sot pas 25 vitesh të lëvizjes së lirë, ky sektor nuk e ka rimarrë ende veten. Nga ana tjetër, uji - ky element që ofron jetë, e kërcënon me përmbytje jetën e qytetit. Ka ndodhur që deri edhe qendra e qytetit të Shkodrës është gjendur shpesh nën ujë (madje deri në gjysëm metër) - e kjo mund të konstatohet edhe nga fotografitë e Marubit. 20/05/2017
Organizatë për Planifikim të Qëndrueshëm Urban Organizatë Jo-Qeveritare, themeluar në 2012. Vizioni: Cilësi më e mirë jete për komunitetin. Misioni: GO2 kontribuon në mjedisin e ndërtuar dhe natyror përmes modeleve të përdorimit të tokës. Planifikim Urban. Transport i Qëndrueshëm. Turizëm i Qëndrueshëm. Bulevardi “Skënderbeu” Nd34, H2, A1 4001 Shkoder Albania
GO2, si Sipërmarrje përfaqësuese e Shqipërisë në mesin e 700 pjesëmarrësve nga e gjithë bota në TAKIMIN E 7-të GLOBAL VJETOR TË SIPËRMARRËSVE 2016, në Silicon Valley Kaliforni, SHBA. Presidenti Obama theksoi angazhimin e tij për ndërtimin e urave që ndihmojnë në trajtimin së bashku të sfidave globale.
[22-24 Qershor 2016]
Western Balkans Philanthropy for Green Ideas Winners 2014
US Embassy Tirana ACTNOW! AWARD August 2013
www.go2albania.org www.shkoderbybike.al info@go2albania.org +355(0)695590290
Përfaqësuese e Shqipërisë në YTILI në mesin e 48 pjesëmarrësve nga e gjithë Europa. Nisma e Transatlantike e Liderëve të Rinj të Inovacionit 2016 (YTILI) është një program ndërkombëtar shkëmbimi i mbështetur nga Departamenti i Shtetit i SHBA dhe i zbatuar nga Meridian International Center.
[Qershor 2016]
RISI TURISTIKE AWARD 2015
CYCLING VISIONARIES AWARD 2013
PROJEKTE • “Loja për Qytetin” - rijetësim i hapësirës publike në Bashkinë Vau Dejës. Mbështetur nga Ambasada e SHBA, Tiranë • Konsulencë arkitekture për Kodin e Dizajnit - Theth, si një zonë e mbrojtur dhe Park Kombëtar. Mbështetur nga GIZ • Konsulencë turizmi, “Studimi Fizibiliteti - destinacion EkoTurizmi” - Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit dhe Institucioni i Lartë i Sistemeve Territoriale dhe Inovacionit, Torino, Itali • “E Drejta mbi Qytetin” forume të hapura për 8 qytete të Ballkanit (Shkodër, Beograd, Kotor, Shkup, Mitrovicë, Prishtinë, Tiranë dhe Prizren) • TEUTA – Plani i Lëvizjes së Qëndrueshme Urbane për Shkodrën (PLQU) mbështetur nga fondet e BE dhe koordinuar nga Rec Shqipëri, për të përshtatur legjislacionin shqiptar me legjislacionin e e BE për cilësinë e ajrit. Aplikant kryesor • “VIJA” Gazetë Mjedisore për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri • “SHKODRA, familja, biçikleta, historia ime”, album fotografik me biçikleta para ‘90 • “Ndotja e basenit të lumit Drin nga mbetjet urbane”, projekti ndërkufitar CRESSIDA mes Kukësit / Dibrës (Shqipëri) dhe Gjakovës / Istogut (Kosovë). Mbështetur nga Agjencia e SHBA për Mbrojtjen e Mjedisit - US EPA, koordinuar nga Rec Shqipëri • Konsulencë turistike mbi Planin e Rivierës “Zhvillim i Qëndrueshëm dhe i Integruar i Rajonit të Bregdetit Jugor”, zbatuar nga GIZ dhe Ministria e Zhvillimit Urban • “Ujë & Gurë” - paketë turistike me biçikleta në rajonin e Shkodrës. Fitues i Çmimit Risi Turistike 2015.Mbështetur nga Helvetas Swiss Intercooperation • “4 Forume të Hapura mbi Periudhën e Totalitarizmit” në Shkodër. Ideuar dhe realizuar nga GO2 • “Castle to Castle”, paketë turistike me biçikleta në rajonin e Shkodrës. Fitues i Konkursit Kombëtar dhe atij Ballkanik për “Idetë e Gjelbra”, themeluar nga Rock Feller Brothers Foundation në bashkëpunim me Parnerët Shqipëri • ‘EuroVelo8’ paketë turistike me biçikleta. Mbështetur nga Komisioni Europian dhe zbatuar nga 13 partnerë të vendeve mesdhetare. NGJARJE • “Arkitektura Tradicionale - KULLA” ekspozitë mbi Kodin e Dizajnit - Theth, mbështetur nga GIZ • Filmi vizatimor “Lumi” përmes punëtoriës për imazhet e lëvizshme • “Shkodra, familja, biçikleta, historia ime” ekspozitë fotografike me biçikleta para viteve ‘90 • Fushata 7-ditore “Java Europiane e Lëvizshmërisë” 16-22 Shtator 2016 • Konferenca e Parë dhe e Dytë Informative “Turizmi i Qëndrueshëm në Qarkun Shkodër” 2016/2017 • Dita e Tokës 2014, 2015, 2016, 2017 • Themelues i Critical Mass Shkoder