Shndërrimi i stilit të jetës ka sjellë ndryshime në peizazhin në #AlpeShqiptare. Pas zëvendësimit të veshjeve popullore me veshje bashkëkohore, ushtrimi gjithnjë e më i pakët i bujqësisë dhe i blegtorisë tradicionale po ndryshon peizazhin natyror dhe atë kulturor. Pikërisht për të sjellë në vëmendje një element në humbje të çdo shtëpie malësore - koçekun apo kotecin e kollomoqit - #GO2 e ideoi atë me një funksion të ri: kënd informacioni për Parkun Kombëtar të Alpeve.
GO2 është përgjegjës për përmbajtjen dhe realizimin e këndeve të informacionit.
Të realizuar në këtë formë, 3 kënde informacioni janë vendosur në 3 bujtina në fshatrat, #Vermosh, #Lëpushë dhe #Nikç të Njësisë Administrative #Kelmend në Bashkinë Malësi e Madhe.
#Alps #AlbanianAlps #NorthAlbania #Albania #Tourism #Culture #Landscape #Tradition