KULLAT e Malësive të Gegnisë

Page 1


Desk research

Eltjana Shkreli, planifikuese urbane

Irhan Jubica, gazetar

Liridona Ura, arkitekte

ISBN 978-9928-4725-1-9

Maj-Gusht 2021

Ky hulumtim u mbështet nga projekti ILUCIDARE “Innovation Meets Kulla”.

3.1.

HYRJE

Ky punim është rezultat i një hulumtimi disamujor të Organizatës për Planifikim të Qëndrueshëm GO2, bazuar në një numër të madh studimesh të autorëve të ndryshëm dhe e alternuar me disa vizita në terren mbi kullat, si pasuri e rrallë e zonave rurale në veri dhe verilindje të Shqipërisë.

Kulla mbetet simboli i krenarisë dhe stoicizmit në këto anë. Ajo është kulturë jetese e brezave, kulturë socio-ekonomike e banorëve në këto zona. Rrëfime të ndryshme në kohë nga udhëtarë, studiues e profesionistë, skicimet e shumta që nga kostumet, enët e shpisë, ansamblet arkitektonike e vetë kullat, i pasurojnë tepër këndshikimet dhe faktet rreth kësaj vlere unike më shumë se dyshekullore që vjen e gjallë deri më sot.

Kulla është një nga pasuritë më të ruajtuara të Alpeve Shqiptare, por gjeografia e këtij hulumtimi u zgjerua përtej, sepse kjo trashëgimi ndërtimore u jep ndjenjë përkatësie Malësive të Gegnisë. Megjithatë, objekt i këtij hulumtimi janë vetëm zonat rurale, dhe jo qytetet dhe banesat qytetare në këtë territor.

Kulla si vatër zjarri, si vazhdimësi e brezave ka evoluar që nga format e thjeshta e të ulëta 1 katëshe deri te planet më të zgjeruara e të larta në 4 katëshe. Evoluimi i tyre në horizontalitet e në vertikalitet sjell analogjinë e evoluimit dhe të shtimit të familjes si bërthamë shoqërore dhe përmirësimit të sjelles, të mendësisë dhe të mënyrës së të jetuarit.

Të gjitha këto ndryshime përpiqemi t’i pasqyrojmë në këtë punim hulumtues, i cili synon të zgjerohet në të ardhmen, përmes të dhënave që do të mund të mblidhen nga ekspeditat në terren në secilën prej zonave.

Shkodër, Shtator 2021

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.