Lerat e Shkrelit
histori dhe teknika ndërtimi
Lerat e Shkrelit histori dhe teknika ndërtimi
2022
Lerat e Shkrelit histori dhe teknika ndërtimi
Eltjana Shkreli Irhan Jubica Liridona Ura
ISBN 978-9928-4725-0-2
Ky botim u realizua nga GO2 në kuadër të projektit “Lerat Tradicionale - në shërbim të blegtorëve vendas dhe biodiversitetit të Shkrelit” financuar nga Critical Ecosystem Partnership Fund përmes CEPF Mediterranean Basin Hotspot Program. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit.
© MMXXII GO2 ALBANIA
Përmbajtja
I. Historik: Nga pellgjet natyrorë te lerat e ndërtuara nga njeriu, 9 II. Funksioni, përparësitë dhe të metat e lerave, 15 III. Jo vetëm për blegtorinë. Lerat dhe biodiversiteti, 23 IV. Lerat si pjesë e peizazhit kulturor dhe trashëgimisë ndërtimore, 35 V. Shpërndarja gjeografike e lerave në rajonin e Shkrelit, 41 VI. Tipologjitë. Format, materialet dhe përmasat e lerave, 47 VII. Lerat e ndërtuara në kuadër të projektit, 71 VIII. Udhëzues për ndërtimin e lerave, 89 IX. Bibliografi, 97
Lerë në lagjen Ulnikaj, Reç. Foto: GO2
7
I. Historik: Nga pellgjet natyrorë te lerat e ndërtuara nga njeriu
I shfaqur përpara rreth 200 mijë viteve në Tokë, njeriu ka vetëm 10 mijë vjet që e kultivon vetë ushqimin e tij. Në fillim, ky ushqim përbëhej nga 70% mish të thuajse çdo gjallese që mund të kapej dhe dhe 30% gjethe, kërcej, farëra, rrënjë e lëkura të çdo bime a peme që mund të hahej. Bujqësia dhe blegtoria që njohim sot, edhe në stadet e saj më të pazhvilluara në kthina të izoluara të globit, është megjithatë shumë e përparuar si rezultat i një evolucioni të mundimshëm të njeriut dhe i përpjekjeve të tij për të transmetuar aftësitë që mbijetesa e gjeneve të tij të mos varet vetëm nga gjuetia dhe kushtet atmosferike. Kultivimi i bimëve dhe më pas zbutja e kafshëve e bëri më të lehtë jetën e njeriut, ndërsa sot, bujqësia industriale, ndërhyrjet
Kultivimi i bimëve dhe më pas zbutja e kafshëve e bëri më të lehtë jetën e njeriut, ndërsa sot, bujqësia industriale, ndërhyrjet gjenetike dhe gjithashtu industrializimi i mbarështimit të kafshëve, i kanë çuar në kufijtë mbinatyrorë kapacitetet prodhuese për furnizimin e njeriut me ushqim.
9
gjenetike dhe gjithashtu industrializimi i mbarështimit të kafshëve, i kanë çuar në kufijtë mbinatyrorë kapacitetet prodhuese për furnizimin e njeriut me ushqim. Përgjatë këtij rrugëtimi, njeriu ka krijuar marrëdhënien e tij me natyrën, që nga vëzhgimet dhe përvojat pasive, e deri të ndërveprimi me të. Produkt i kësaj marrëdhënieje mijëravjeçare mendohet se janë edhe lerat, ndonëse studiuesit ende nuk pajtohen për prejardhjen e tyre. Pjesë të mundshme të veglave primitive të punës prej kocke dhe guri, të gjetura pranë disa prej lerave më të vjetra në botë, i kanë bërë arkeologët të mendojnë se edhe lerat datojnë në të njëjtën periudhë1 me veglat. Mirëpo historianë të tjerë konsiderojnë se në atë stad zhvillimi, për njeriun ka qenë e pamundur2 aftësia për të ndërtuar një vepër të tillë, sado primitive të duket sot. Studiues të tjerë3 përmendin autorë të shekullit I pK si rekomanduesit e parë për ndërtimin e lerave. Pavarësisht se përmendja për herë të parë e lerave i takon fundit të shekullit XIX4, ka një vlerësim tjetër, se 1 Arthur John Hubbard, George Hubbard, “Neolithic Dew Ponds and Cattleways”, 1905 2 https://www.conservationhandbooks.com/waterways-wetlands/a-look-at-ponds-andwaterways/springs-ponds-and-lakes/ 3 André Fages, “La quête de l’eau: Du néolithique à nos jours” 2004 4 James Charles Clutterbuck, “Water Supply” te “Journal of the Royal Agricultural Society”, 1865
fillesat e lerave janë në Mesjetën e hershme, veçanërisht duke gjykuar nga teknologja e ndërtimit, si dhe materialet e përdorura. Studime5 dhe eksperimentime6 të mëvonshme u morën me shfrytëzimin e kapacitetit të lerave dhe dokumentuan më gjerësisht një traditë që nuk i mbijetoi ndryshimit të praktikave të blegtorisë përgjatë shekullit XX7. Megjithatë, në Shqipëri dhe përgjithësisht në gjuhën shqipe është pothuajse e pamundur të gjenden tekste përshkruese të ekzistencës së lerave në atë kohë. Ekzistencën e lerave të ndërtuara nga njeriu nuk e specifikon madje as njëri ndër eksploratorët e parë të natyrës shqiptare në fundin e shekullit XIX, Antonio Baldacci8, ndonëse përmend disa herë praninë e pellgjeve natyrore ku pijnë ujë kafshët, si dhe të puseve që u shërbenin edhe njerëzve. 40 vjet më vonë, një tjetër autor italian, Giovanni Lorenzoni9 evidenton nevojën urgjente për ndërtimin e puseve për furnizimin me ujë të pijshëm të popullsisë, sidomos në fshatra. Nënkuptimi 5 Edward A. Martin, “Some Observations on Dew-Ponds”, në “The Geographical Journal”, 1909 6 Edward A. Martin, “Further experiments on dew-ponds”, në “The Geographical Journal”, 1910 7 Joe Costley, “The Earth’s eyes: Restoring the lost dew ponds”, BBC, 2016 (https://www. bbc.co.uk/blogs/natureuk/entries/7ad7f541-f496-4689-8440-dc4c5a29a0f8) 8 Antonio Baldacci, “Itinerari Albanesi 1892-1902”, 1917 9 Giovanni Lorenzoni, “Questione Agraria Albanese”, 1930
11
Fshati mesjetar, ilustrim. Burimi: Wikipedia
i prioriteteve për Shqipërinë e viteve 1930 është i qartë. Përkundër mungesës së dëshmive të shkruara, blegtorë vendas në disa zona të vendit pretendojnë se ndërtimi i lerave ka qenë një aftësi të cilën paraardhësit e tyre e kanë zotëruar, ushtruar, përhapur dhe trashëguar. Nga ana tjetër, ekzistenca e dëshmuar nga blegtorët e teknikës së ndërtimit të lerave me lesh dhie lë vend për të konsideruar një traditë sado të vonë të ndërtimit të lerave, e cila gjithsesi, nuk mund të datohet në kohë. Përhapje të madhe në Shqipëri lerat morën gjatë dekadave ’70-80 të shekullit XX, kur planifikimi i ekonomisë së centralizuar kërkonte zgjidhje për të përmbushur objektivat 5-vjeçare në blegtori. Ndërrimi i sistemit politik në vend u shoqërua me një braktisje masive të zonave rurale dhe për pasojë, bujqësia e sidomos blegtoria u tkurrën në maksimum nga mungesa e fuqisë punëtore, por edhe e ndërhyrjes për mirëmbajtjen e sistemeve dhe teknologjisë agrare. Megjithatë, gjatë dy dekadave të fundit, blegtoria ka nisur të zgjojë interesin e njerëzve, dhe kjo ka çuar në rritjen e investimeve, kryesisht në përmirësimin e racave, ndërtimin e stallave dhe komplekseve blegtorale, por edhe të lerave. Aktualisht në Shqipëri nuk ekziston një studim për
13
lerat, e as një inventar i tyre, por gjatë punës për hartimin e këtij Manuali, GO2 ka shfrytëzuar një gamë të gjerë burimesh nga terreni në të gjithë vendin, për të mbledhur të dhëna për lerat. Sipas takimeve, bisedave, ekspeditave në disa zona, si dhe konsultimeve në Google Maps, rezulton se lerat gjenden thuajse në të gjithë territorin e vendit, me parjashtim të Ultësirës Perëndimore, me përhapje të madhe në Jug, sidomos në Malin e Nëmerçkës, Përmet e Gjirokastër, e më pak në Labëri (Vlorë, Tepelenë). Në Veri numrin më të madh të lerave e ka Malësia e Madhe, e më pak Mati, Dibra e Hasi, ndërsa në Shqipërinë e Mesme lerat janë më të rralla.
II. Funksioni, përparësitë dhe të metat e lerave
Çfarë janë lerat Lerat janë pellgje artificiale të ndërtuara nga njerëzit për të siguruar ujë të pijshëm për blegtorinë gjatë stinës së thatë, veçanërisht në rrafshnaltat gëlqerore10, por jo vetëm. Zakonisht lerat ndërtohen në një pikë të ulët të terrenit, rrëzë kodrave, për të siguruar se rreshjet e shiut të provokuara nga malet pranë, si dhe ujërat sipërfaqësorë do ta mbushin atë. Megjithatë kjo praktikë nuk është standard, sepse në vende të tjera, lerat ndërtohen në majat e kodrave. I tillë është edhe emërtimi, i cili natyrshëm ndryshon nga vendi në vend. 10 https://fr.wikipedia.org/wiki/Lavogne
Lerat janë pellgje artificiale të ndërtuara nga njerëzit për të siguruar ujë të pijshëm për blegtorinë. Zakonisht lerat ndërtohen në një pikë të ulët të terrenit, rrëzë kodrave, për të siguruar se rreshjet e shiut të provokuara nga malet pranë, si dhe ujërat sipërfaqësorë do ta mbushin atë.
15
Përgjithësisht lerat njihen me këtë emër në të gjithë Shqipërinë, por nuk mungojnë edhe emërtime si hurdhë ose gjuhudër. Ndërkaq, në gjuhë dhe kultura të vendeve të ndryshme europiane, lera nënkupton një pellg uji pa burim, ose që mbushet vetë, një pellg vese, pellg resh ose pellg mjegulle11, pra një pellg që mbushet me ujin e vesës, të shiut, ose edhe të mjegullës. Nisur ndoshta edhe nga ky emërtim, studiues të blegtorisë në Angli, Francë e gjetkë, kanë bërë matjet e nevojshme, prej të cilave rezulton se niveli i ujit në një lerë mund të rritet me 5-7 cm brenda një nate vetëm nga vesa. Megjithatë, furnizuesi kryesor i lerave me ujë mbetet shiu. Kapaciteti maksimal ujëmbajtës i një lere varet nga madhësia dhe thellësia e saj. Kështu, një lerë e zakonshme rrethore me diametër 12 m dhe thellësi 1.3 m mund të mbajë rreth 32 m3 ujë, e meqë dendësia e ujit është pothuajse 1gr/ cm3, kjo do të thotë se një lerë e tillë mban rreth 32 mijë litra ujë. Lerat më të mëdha mund të mbajnë deri në 800 mijë litra ujë (800 m3). Megjithatë, në disa rrafshnalta europiane, kapaciteti i lerave është disa herë më i madh12, për shkak 11 dew ponds, stagni di rugiada, étang à la rosée, sotch, lavogne, lobógno, tauteich 12 http://patchoublog.blogg.org/lavogne-a116243612
të raportit të zhdrejtë të diametrit 20 m me thellësinë 6 m. Një aspekt i rëndësishëm i lerave është siguria. Për këtë qëllim rekomandohet që gjatë ndërtimit, këndi i skarpateve të brendshme të lerës duhet të jetë nga 15-26°. Kjo pjerrësi e butë i lejon kafshët t’i afrohen në mënyrë të sigurtë pranë ujit, pa rrezikuar që të bien brenda nga rrëshqitja e mundshme e thundrave. Kjo pjerrësi bëhet edhe më e rëndësishme në rastet kur lerat janë të ndërtuara pranë vendbanimeve, pasiqë shmang mundësinë e rënies në ujë të fëmijëve të vegjël që mund të argëtohen pranë lerës. Kujdes i veçantë duhet edhe për pastrimin periodik dhe mirëmbajtjen e lerave, pasi pa këtë trajtim, faktorët natyrorë do t’i zhdukin ato krejtësisht nga terreni brenda një shekulli13. Në këtë rast duhen ndjekur me përparësi udhëzimet teknike të institucioneve përkatëse për mbrotjen e biodiversitetit14.
Lera apo lugje Lerat sigurojnë ujë të pijshëm për bagëtitë në kohë thatësire. Sipas INSTAT15, në vitin 2020, Shqipëria kishte rreth 2,845,316 krerë bagëti, ku numrin më të madh e zënë 13 https://www.buildingconservation.com/articles/ponds/ponds.htm 14 Shih kapitullin “III. Jo vetëm për blegtorinë. Lerat dhe biodiversiteti” në këtë botim. 15 INSTAT, “Statistikat e Blegtorisë 2020”
Sipas INSTAT , në vitin 2020, Shqipëria kishte rreth 2,845,316 krerë bagëti, ku numrin më të madh e zënë delet, e pas tyre vijnë dhitë, lopët dhe derrat.
17
Gjatë një vizite studimore në lerat e Shkrelit. Foto: GO2
19
delet, e pas tyre vijnë dhitë, lopët dhe derrat. Kontributi i blegtorisë në PPB të vendit është më i vogël se bujqësia, prandaj edhe pjesa më e madhe e krerëve të bagëtive (sidomos të imëtat – dele, dhi e derra) nuk mbarështohen në ferma moderne, por në ekonomi shtëpiake, duke u bërë burimi kryesor i të ardhurave për shumë familje, veçanërisht në zonat kodrinore-malore, si në Veripernëdim e Verilindje të vendit, në Juglindje dhe në Labëri. Ekspozimi i një numri kaq të madh krerësh ndaj faktorëve atmosferikë përgjatë shtegtimeve sezonale për në lartësitë e maleve, apo edhe për kullotjen e përditshme, do të thotë nevojë për ujë të pijshëm jo vetëm në sasi të madhe, pranë liqeneve, lumejve apo rezervuareve - por edhe në shpërndarje të mirë gjeografike. Blegtorët e dinë mirë se kafshët duhet të pinë ujë çdo 3 km ecje dhe se sasia ditore e ujit të pijshëm nuk duhet të jetë nën 7-8 për dhitë dhe 8-10 për delet16. Në zona të caktuara, këtë kërkesë të lartë për ujë e plotësojnë burimet natyrore, por në zonat e nxehta, përrejtë shterrin dhe burimet thahen. Prandaj ngritja e një sistemi të mirëfilltë lerash përgjatë shtigjeve drejt kullotave dhe pranë 16 RTM, “Praktika të mira për organizimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të kullotave malore për bagëtitë e imta”, 2020
vetë kullotave është një masë e domosdoshme. Shpeshherë të mësuar prej brezash me zanatin e blegtorit, në varësi të zonave, vendasit ndërtojnë zgjidhje alternative për ujin e pijshëm të bagëtive. Në afërsi të staneve ata ndërtojnë lera ose lugje, herë në varësi të terrenit apo burimeve ujore, e herë në varësi të njohurive mbi efektivitetin e secilës zgjidhje. Ndryshe nga lerat, lugjet mund të konsiderohen enë të mëdha prej ku pijnë ujë bagëtitë. Lugjet ndërtohen në përmasa dhe forma nga më të ndryshmet, por kryesisht drejtkëndore, të gjata, me raport brinjësh 1:5 ose edhe më shumë. Më herët, për ndërtimin e tyre shërbenin trungjet e pemëve të mëdha, të cilat gërryheshin nga brenda duke u kthyer në një enë (govatë) të madhe, të shtrirë përtokë, ose të ngritur mbi dy copa të tjera trungjesh, ose edhe gurësh. Pikërisht këtu nis ndryshimi i madh ndërmjet lugjeve dhe lerave. Nëse lera pretendohet të mbushet kryesisht nga uji i shiut, lugjet duhen mbushur me ujë nga njeriu. Kur terreni e lejon, kjo arrihet duke e instaluar lugun pranë burimeve ujore, ndërsa në rastet e tjera, ai duhet mbushur duke e transportuar ujin me krahë nga burimi apo rrëkeja më e afërt. Në këtë mënyrë, uji i rrjedhshëm, i marrë drejtpërdrejt nga burimi
21
(cilido qoftë ai) është më i pastër dhe më i shëndetshëm për bagëtitë se sa uji i ndejtur i një lere. Për më tepër, uji i lerave e ka të vështirë t’i shpëtojë ndotjes nga jashtëqitjet e bagëtive ndërkohë që pijnë, por edhe nga organizma të tjerë të gjallë që jetojnë brenda lerës, sikurse edhe nga algat, apo nga dekompozimi i llojeve të shumta të bimësisë që bie në ujë përgjatë vitit. Të gjitha këto vëzhgime janë kryer nga studiuesit17, të cilët e rekomandojnë ndërtimin e lerës vetëm në rastet kur zgjidhja tjetër, pra uji i rrjedhshëm apo lugjet, janë të pamundur të ndërtohen. Përveç kësaj, ata rekomandojnë pastrimin e herëpashershëm të lerave, gjë e cila në të vërtetë nuk është shumë e lehtë për stadin në të cilin ndodhet blegtoria në zonat rurale të vendit tonë. Megjithatë, përpjekje për pastrimin e lerës mund të bëhen në vjeshtë, përpara sezonit të shirave, kur lerat kanë pak ujë. E këshillueshme është gjithashtu që bagëtitë të mos lejohen të futen krejtësisht brenda për të pirë ujë18, si dhe që terreni pranë lerës të pastrohet sapo tufa e bagëtive ka përfunduar pirjen e ujit. 17 https://thefishsite.com/articles/monitoring-pond-water-quality-to-improve-production dhe https://extensionpublications.unl.edu/assets/html/g2292/build/g2292.htm 18 Gjon Fierza, “Përmirësimi i kullotave”, cikël leksionesh, 2022
III. Jo vetëm për blegtorinë. Lerat dhe biodiversiteti
Çdo prani e qëndrueshme uji në sipërfaqe, pavarësisht origjinës, formës dhe madhësisë, krijon një mikroklimë në mjedis, duke u kthyer në habitat të ndryshëm për gjallesat në raport me mjedisin fillestar19. Në shkallë të ndryshme, ky përfundim vlen për oqeanet, po aq sa edhe për gropat natyrore dhe lerat. I konstatuar prej shekujsh nga shtegtarët, roli i tyre në eko-peizazh është konfirmuar nga studimet e kryera në disa vende. Ndërtimi i një lere në një zonë me prani të pakët të ujit sipërfaqësor kontribuon drejtpërdrejtë dhe indirekt në të gjitha speciet e gjalla të asaj zone dhe më gjerë. Kontributi i drejtpërdrejtë është në furnizimin me ujë të pijshëm për 19 https://fr.wikipedia.org/wiki/Doline
Ndërtimi i një lere në një zonë me prani të pakët të ujit sipërfaqësor kontribuon drejtpërdrejtë dhe indirekt në të gjitha speciet e gjalla të asaj zone dhe më gjerë.
23
Tritoni është ndër kolonët e zakonshëm të lerave malore. Burimi: Wikipedia
gjitarët dhe shpendët e zbutur nga njeriu, si lopët, delet, dhitë, qentë, pulat, rosat etj. Ky kontribut bëhet vendimtar për përfaqësues të faunës së egër, pjesë të Listës së Kuqe Shqiptare për speciet e rrezikuara, si thëllëza e malit (Alectoris graeca) apo salamandra (Salamandra salamandra), por edhe specie tjera në vëmendje, e sidomos tritonet. Ndërkohë që lera është e rëndësishme edhe për kafshë të tjera, si ariu i murrmë, baldosa, ujku, çakalli, dhelpra, kaprolli, rrëqebulli, lepuri, shqarthi, miu, lakuriqi i natës etj., si dhe një pafundësi shpendësh, zvarranikësh, amfibësh, jovertebrorësh e insektesh, si qukapiku, skifteri, shqiponja, harabeli, breshka, hardhuca, zhapiku, gjarpri, bretkosa, kërmilli, krimbi, flutura, pilivesa, brumbulli etj. Të gjithë këto pjesëtarë të botës shtazore kanë nevojë për ujë për të shuar etjen ose për ta përdorur atë si habitat, sepse sado e vogël qoftë, mund të thuhet se lera krijon një mikroklimë specifike në zonën ku ndërtohet. Madje brumbulli e kolonizon lerën e sapondërtuar brenda pak orësh20. Ndërkaq, kontributi indirekt i një lere në biodiversitetin e zonës vjen përmes shfrytëzimit të ujit si mjedisi i duhur 20 https://s3-eu-west-1.amazonaws.com/explore-kent-bucket/uploads/ sites/7/2018/04/18123748/PONDS.pdf
25
për riprodhimin e specieve. Një sërë gjallesash, kryesisht amfibët dhe insektet (bretkosa, tritoni, flutura, pilivesa, brumbulli i ujit, miza, mushkonja etj.), i depozitojnë mijëra vezët e tyre në ujin e lerave dhe e kolonizojnë atë. Suksesi i këtij procesi siguron mbijetesën e këtyre specieve, të cilat nga ana e tyre janë pjesë e pazëvendësueshme e zinxhirit ushqimor, pasi përbëjnë dietën e mjaft gjallesave më të mëdha. Në rrugëtimin e tyre të përjetshëm për ushqim, këto gjallesa që marrin jetë nga lera, kontribuojnë ndjeshëm edhe në përhapjen e florës së egër dhe bimëve të kultivuara nga njeriu: ata pllenojnë bimët dhe pemët, si dhe përhapin farat e frutave të tyre në një zonë gjithnjë e më të gjerë. Po indirekt, frekuentimi më i shtuar i një zone të caktuar përreth lerës, si dhe kullotja e bagëtive ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e disa llojeve të caktura të bimësisë. Në rastin e Shkrelit, dhentë preferojnë të ushqehen me graminoret, si grami (Cynodon dactylon), egjra shumëlulëshe (Lolium multiflorum), xhufka (Nardus), flokëza (Poa), por edhe bishtajoret, si tërfili i livadheve (Trifolium pratens), jonxha (Medicago sativa, L.), groshina (Vicia faba L.). Kullotja e tyre zvogëlon konkurrencën ndërmjet bimëve në kullota (bishtajore, graminore, aromatike-mjeksësore etj) duke lënë
të rigjenerohen dhe të zgjerohen specie të rralla, disa prej të cilave të kërcënuara. Kjo praktikë mundëson përhapjen dhe zhvillimin specieve bimore të Listës së Kuqe Kombëtare si psh, sherebela (Salvia oficinalis) dhe sanza (Gentiana lutea). Ndërsa dhitë, meqenëse shtegtojnë në rrëpirat e kodrave dhe maleve për t’u ushqyer, hanë disa lloje bimësh e kryesisht shkurresh, duke krijuar kështu hapësirë për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të disa prej bimëve tipike për zonën21, si: sanza (seriozisht e kërcënuar sipas Listës së Kuqe Kombëtare), trumza (Satureja montana), lisna (Thymus vulgaris), sherebela (Salvia officinalis L.), makthi (Helicrisium italicum), por edhe lavanda (Lavandula angustifolia), rozmarina (Salvia rosmarinus), lule basami (Hipericum perfuratum), rigoni (Origanum Vulgare) i bardhë dhe rigoni i kuq, bari i uzos (Dictamnus albus) lulja njëmijëfletëshe (Achillea millefolium), mullaga (Malva sylvestris). Në të vërtetë, dhitë nuk ushqehen me këto lloje bimësh, por armiqtë e këtyre bimëve janë natyralë dhe aksidentalë, si: shkurret e dendura, erozioni, zjarret, thatësira etj. Prandaj kullotja e bagëtive të imta në këto kullota është efektive për mbrojtjen e këtyre specieve, 21 Intervistë me agronomin Agim Rama, Mars 2021
Kur mbijetesa e familjeve varet nga mbarështimi i kafshëve, duhen mirëkuptuar si pamjet e fshatarëve që tentojnë të dëbojnë elefantët nga burimet e pakëta ujore në shkretëtirat afrikane, ashtu edhe gardhet që rrethojnë disa lera në vende të tjera në Europë.
27
Pastrimi periodik i një lere me beton, Derfbyshire, Angli. Foto: Geograph.org.uk
sepse gjatë kullojtes, ato bëjnë një lloj pastrimi të bimësisë konkurruese, si dhe plehërimin e tyre. Në këtë mënyrë, lera kthehet në një oaz të jetës së egër brenda një kohe shumë të shkurtër. Për këto arsye në disa vende të botës, entet publike dhe organizatat e komunitetit kanë ndërmarrë projekte për restaurimin e lerave të braktisura ose ndërtimin e lerave të reja posaçërisht në shërbim të biodiversitetit22.
Blegtorët në anën tjetër Praktikat e mira të sipërmarrjeve për mbrojtjen e biodiversitetit përmes ndërtimit të lerave, në përgjithësi mirëpriten nga banorët vendas, sidomos nëse ekonomia e tyre bazohet në më shumë se një burim të ardhurash: blegtoria. Mirëpo në rastin kur mbijetesa e familjeve varet nga mbarështimi i kafshëve, duhen mirëkuptuar si pamjet e fshatarëve që tentojnë të dëbojnë elefantët nga burimet e pakëta ujore në shkretëtirat afrikane, ashtu edhe gardhet që rrethojnë disa lera në vende të tjera në Europë. Mjaft lera në rajone të ndryshme të Shqipërisë janë të rrethuara me gardhe ose me rrjeta teli për të penguar hyrjen e kafshëve 22 https://www.southdowns.gov.uk/restoring-dew-ponds-to-create-new-habitats-for-birdsand-insects/
29
të egra. Madje disa botime e rekomandojnë rrethimin e lerave me gardhe për këtë qëllim23. Sigurisht që kjo praktikë mund të ndryshojë gradualisht, pasi mpleksen shumë faktorë, ku më përcaktuesit janë gjendja ekonomike dhe niveli i ndërgjegjësimit të blegtorëve. Në të vërtetë, këto dy faktorë vendimtarë shkojnë paralel me njëri-tjetrin, e për këtë arsye, ndërhyrja për të kontribuuar në përmirësimin e të parit, do të çojë natyrshëm në rritjen e ndërgjegjësimit të blegtorëve për vlerat e biodiversitetit dhe për përfitimet që edhe ai ka prej florës dhe faunës së egër. Ndonëse në vendin tonë përgjithësisht nuk aplikohet pastrimi periodik i lerave, një vëmendje më e madhe kërkohet nga institucionet e specializuara për mbrojtjen e biodiversitetit, për t’i udhëzuar blegtorët se si duhet ta kryejnë këtë proces delikat. E njëjta vëmendje lypet edhe kur ndërhyhet për riparimin e pjesshëm të një lere. Në të dy rastet lera duhet të zbrazet nga uji - mjedisi që një mori gjallesash e ka kthyer në habitat. Kujdes duhet treguar që bari, gjethet dhe gjithçka tjetër që është hequr nga uji gjatë pastrimit, të mos treten menjëherë, por të lihen 23 RTM, “Praktika të mira për organizimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të kullotave malore për bagëtitë e imta”, 2020; dhe Gjon Fierza, “Përmirësimi i kullotave”, cikël leksionesh, 2022
2-3 ditë fare pranë lerës në mënyrë që gjallesat që janë strehuar te bari të kenë mundësi të kthehen sërish në lerë. Prandaj detyra e specialistëve të Ministrisë së Mjedisit, të Agjencisë Kombëtare rë Zonave te Mbrojtura, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Drejtorive Rajonale të Shërbimit Pyjor, Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve etj., do të ishte identifikimi i specieve që jetojnë në lerë dhe kontrolli i Listës së Kuqe Kombëtare për të parë nëse ndonjë prej këtyre specieve bën pjesë aty. Një projektvendim i fundit i vitit 202124 propozon marrjen në mbrojtje të një liste të gjatë prej 290 speciesh nga rreth 126 mijë specie që përbëjnë florën dhe faunën e Shqipërisë. Pjesë e kësaj liste janë thuajse të gjitha gjallesat, habitati i të cilave është bërë lera e ndërtuar nga njeriu dhe që u përmendën më lart. Më të zakonshmet në lera janë tritonet dhe brektosat, ku mbizotërojnë tritoni i zakonshëm (Triturus vulgaris), tritoni i alpeve (Ichthyosaura alpestris) dhe tritoni me kreshtë (Triturus macedonicus), bretkosa e malit (Rana temporaria), si dhe disa lloje brumbujsh uji etj. Për këtë arsye, do të ishte jo vetëm një krim ndaj natyrës, por tashmë edhe vepër penale vrasja e tyre qoftë edhe përmes një procesi aq të 24 https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/418
31
Fshati Tufë delesh mesjetar, dukeilustrim. pirë ujëBurimi: në një lerë Wikipedia në Francën qendrore. Burimi: Internet
33
nevojshëm si pastrimi apo riparimi i një lere. Prandaj është kaq i rëndësishëm angazhimi i specialistëve në këtë proces, duke bërë fillimisht identifikimin dhe regjistrimin e specieve të gjetura dhe në varësi të situatës, duke vlerësuar nëse mund të ndërhyhet për pastrimin apo riparimin e lerës. Kjo është një praktikë e njohur në botë dhe në Shqipëri do të duhej vetëm ndjekja e shembujve pozitivë25. Nëse vlerësohet e mundshme, këshillohet që procedura e dhënies së lejes të bëhet me shkrim nga ana e specialistëve, si dhe që ata vetë të udhëheqin procesin e bartjes së specieve nga lera drejt një mjedisi ujor si habitat i përkohshëm derisa të kryhen punimet në lerë, si dhe rikthimin e këtyre specieve në mjedisin e parë. Përpara dhe gjatë këtij procesi, blegtorët duhen informuar dhe trajnuar në vend për speciet e gjallesave që kanë populluar lerën e tij, karakteristikat e tyre jetësore, si dhe rëndësinë e kujdesit që duhet treguar ndaj këtyre specieve. Vetëm në këtë mënyrë, ata do të jenë bashkëpunues, do të dinë të vlerësojnë dhe do të ofrojnë mbrojtje për këto specie, duke gjetur një ekuilibër mes interesave të blegtorit dhe biodiveristetit. 25 https://www.buildingconservation.com/articles/ponds/ponds.htm
IV. Lerat si pjesë e peizazhit kulturor dhe trashëgimisë ndërtimore
Peizazhet rurale janë një përbërës jetik i trashëgimisë njerëzore. Duke qenë se përfaqësojnë traditat kulturore, ato janë shumë të larmishme e të shtrira kudo në mbarë botën. Ato ofrojnë përfitime të shumta sociale dhe ekonomike për komunitete lokale. Elementet e peizazhit lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien njerëzore të komuniteteve, ruajtjen e biodiversitetit dhe shërbimet e ekosistemit. Elementë të peizazhit rural të zonës së Shkrelit, të punuar me gurë, janë të shumtë, si psh: muret e thata që shërbejnë si gardhe mbajtëse të tarracave, shtëpitë-kulla, mullinjtë e ujit (horizontal), stallat e bagëtive, kalldrëmi i shtigjeve ose udhëve të ngushta për në kompleksin e banimit, lerat etj. Si element i këtij peisazhi, lerat nuk gjenden kudo, por vetëm
Elementë të peizazhit rural të zonës së Shkrelit, të punuar me gurë, janë të shumtë, si psh: muret e thata që shërbejnë si gardhe mbajtëse të tarracave, shtëpitë-kulla, mullinjtë e ujit (horizontal), stallat e bagëtive, kalldrëmi i shtigjeve ose udhëve të ngushta për në kompleksin e banimit, lerat etj.
35
në ato vende ku ka mungëse uji, pra vende të thata sikurse është edhe Shkreli. Edhe nga harta vihet re se pozicionimi i lerave është përgjatë luginës së Përroit të Thatë. Si me çdo material natyror të përdorur në arkitekturën tradicionale, përdorimi i gurit është kushtëzuar nga terreni përreth, duke ulur kostot e përgatitjes së lëndës së parë, të transportit e rrjedhimisht të vetë ndërtimit. Në rastin e lerave, kjo shpjegon format e ndryshme të gurëve të përdorur për ndërtimin e tyre: në zonat pranë shtretërve të lumejve, gurët janë të rrumbullakët, ndërsa në zona më të thata, gurët janë të ashpër, të punuar nga shkëmbijtë përreth. Teknikisht pra, lerat janë pellgje ujëmbledhëse për bagëtitë, por në të vërtetë ato përfaqësojnë një trini e përbërë nga: biodiversiteti, peizazhi dhe trashëgimia. Biodiversiteti sepse u shërbejnë faunës së egër dhe blegtorisë, indirekt florës së zonës (bimëve në rrezik). Peizazhi sepse janë një objekt i rëndësishëm i ansamblit rural. Trashëgimia sepse përfaqësojnë dijebërje të transmetuar në breza. Lerat përfaqësojnë një element të peizazhit kulturor rural, i cili mundëson mbarështimin e blegtorisë me të cilën vazhdon të jetë e lidhur ngushtë jeta e banorëve të këtij rajoni. Lerat
gjithashtu përfaqësojnë traditën e një teknike të ndërtimit të tyre nga mjeshtrat vendas, sikurse edhe ritualet, tashmë në humbje të mrizimit të tufës dhe të vetë barinjve në vendet pranë këtyre lerave. Tingujt e fyellit, vargjet e kënduara nën zë, qendisjet, tjerrjet e leshit, gdhendjet e drurit e të gurit nën hijet e pemëve pranë lerave do të kërkonin një përpjekje të jashtëzakonshme për t’i rikthyer, sepse kohët moderne e kanë bërë të tyren edhe në këtë zonë. Megjithatë çfarë mund të bëhet për mbi 70 lerat që gjenden në zonën e Shkrelit, është kujdesi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre nga i gjithë komuniteti dhe ruajtja e traditës së ndërtimit me materiale natyrore, në mënyrë që kjo pasuri të mund t’u shtohet atraksioneve turistike të zonës.
37
Peizazh dimëror: lera e Çekdedajt e ngrirë, gjatë një inspektimi në Dhjetor 2021. Foto: GO2
39
V. Shpërndarja gjeografike e lerave në rajonin e Shkrelit
Një nga vargmalet e rëndësishme të Mesdheut - Harku Dinarik përfshin Alpet Shqiptare, një territor ndërkufitar që shquhet për larmi të jashtëzakonshme biodiversiteti, sidomos florën, me rreth 1500 llojë bimësh26, ose rreth 55% e llojeve të bimëve që rriten në Shqipëri, 128 nga të cilat janë endemike. Zona e propozuar për këtë projekt – Shkreli - është në rrëzë të Alpeve dhe përfaqëson fillimin e klimës mesdhetare në këtë rajon. Prandaj Shkreli është gjithashtu i pasur me lloje të ndryshme bimësie, disa prej të cilave janë të rrezikuara, sipas Listës së Kuqe Kombëtare, si psh, sanza (Gentiana lutea), sherebela (Salvia oficinalis). Ky territor është gjithashtu habitati i një numri të madh llojesh të faunës, 26 https://www.bashkiashkoder.gov.al/web/Parku_Kombetar_i_Thethit_893_1.php
Shkreli është i pasur me lloje të ndryshme bimësie, disa prej të cilave janë të rrezikuara, sipas Listës së Kuqe Kombëtare, si psh, sanza (Gentiana lutea), sherebela (Salvia oficinalis).
41
Harta e basenit të Mesdheut. Burimi: Birdlife International
përfshi vertebrorët, gjitarët, amfibët, reptilët, shpendët e insektet, disa të kërcënuara, si thëllëza e malit (Alectoris graeca), salamandra (Salamandra salamandra) sipas Listës së Kuqe Shqiptare. Krahas llojeve të egra, zona njihet edhe për disa raca autoktone dhish (Busha), delesh (Shkodranja) dhe derrash (Pullaliu), lopa e vendit (e kryqëzuar me Jersey). Njësia Administrative Shkrel (29720ha) në Malësinë e Madhe quhet Porta e Alpeve, sepse shtrihet nga fusha e Mbishkodrës deri rrëzë Alpeve. Popullsia e Shkrelit (rreth 6000 banorë sipas Administratorit të Njësisë Shkrel, 2021) krahasohet me vitet 1990, për shkak të braktisjes së madhe të zonës. Të ardhurat sigurohen nga bujqësia dhe blegtoria, të cilat janë rritur kohët e fundit: 2 herë më shumë sipërfaqe bimësh aromatike mjekësore (5000ha) dhe 50% më shumë bagëti. Ky shtim i numrit të krerëve vjen si rezultat i rritjes së kërkesës për produkte vendore nga turizmi që ka lindur në Shkrel, që prej shpalljes së territorit si Park Natyror Bashkiak. Pjesa më e madhe e territorit me 400-2400m lartësi mbidetare është joproduktive për shkak të shtresës gurishtore me trashësi nga 4-100m27 dhe mungesës së 27 Romeo Eftimi, “Treguesit hidraulikë të shtresave ujëmbajtëse poroze-zhavorrore të Shqipërisë së Ulët Perëndimore dhe vendosja e fushave ujëmarrëse”, 2022
Sipas hulumtimit të kryer nga GO2 përgjatë gjysmës së parë të vitit 2022, rezulton që në Njësinë Administrative Shkrel ekzistojnë mbi 70 lera.
43
Bogë
Razëm
Ducaj
Makaj Bzhetë
Dedaj
Zagorë Lohe
LEGJENDË Njësia Administrative Shkrel Parku Natyror Bashkiak i Shkrelit Lerë Lerë e restauruar nga GO2 Lerë e ndërtuar nga GO2 Harta e shpërndarjes së lerave në Shkrel. Punoi: GO2
Repisht Reç
lumejve. Uji është sfida kryesore e blegtorisë dhe jo vetëm. Sipas drejtuesve dhe vendasve të Nj. A. Shkrel, në këtë territor ekzistojnë rreth 38 lera, (shumica të ndërtuara përpara 1990), por vetëm pak prej tyre janë funksionale për të siguruar ujë të pijshëm për 9000 krerë bagëti. Madje disa blegtorë pretendojnë, se në sezonin e thatë detyrohen të blejnë ujë të ambalazhuar për ta përdorur për bagëtitë. Sipas vendasve, shkaqet kryesore të mosfunksionimit të lerave janë përmasat e vogla, ndërtimi i tyre në vende të papërshtatshme, shpejtë dhe me materiale e teknika të pastudiuara. Ndërkohë, sipas hulumtimit të kryer nga GO2 përgjatë gjysmës së parë të vitit 2022, rezulton që në këtë Nj. A. ekzistojnë mbi 70 lera (Shih hartën e shpërndarjes së lerave në Shkrel), një pjesë e madhe e të cilave në pronësi private, të ndërtuara brenda parcelave të tokave të rrethuara, ose brenda oborreve të familjeve të blegtorëve. Lerat shtrihen kryesisht në të dy anët e Përroit të Thatë, me përqendrim më të madh në zonat Bzhetë-Vrith-Razëm-Fusha e Zezë, Dedaj-Zagorë, si dhe Dedaj-Lohje-Reç. Sipas bisedave më përfaqësuesit e fshatrave të Nj. Shkrel28, por edhe sipas 28 Takim me përfaqësuesit e fshatrave të Njësisë Administrative Shkrel, mbajtur në Shkurt 2021 në zyrët e Nj. A. Shkrel, Dedaj, Malësi e Madhe
Kodi i hartës së lerave të Shkrelit
45
vëzhgimeve në terren, rezulton se Shkreli ka numrin më të madh të lerave në krahasim me njësitë e tjera administrative të Bashkisë Malësi e Madhe. Shpjegimi për këtë nuk është vetëm zhvillimi i blegtorisë, por terreni i thatë dhe tokat joujëmbajtëse. Megjithatë, është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i lerave funksionale. Ndërkaq, nga pikëpamja e formës, ato janë mjaft të larmishme, ku dominon forma e çrregullt ovale, por nuk mungojnë edhe drejtkëndoret me raport brinjësh 2:1. Po ashtu, edhe përmasat e tyre variojnë nga diametri 3 m deri në 25 për rrethoret, sikurse edhe brinjët nga 2x2 m e madje edhe deri në 12x24 m për drejtkëndoret. Në këto përmasa janë pak a shumë edhe lerat me forma të çrregullta drejtkëndore, ndërsa në një prej fshatrave (Zagorë) gjendet edhe një rezervuar i madh (rreth 25 mijë m2), i ndërtuar përpara viteve 1990, e që përdoret edhe për blegtorinë.
VI. Tipologjitë. Format, materialet dhe përmasat e lerave
Sipas materialeve dhe teknikës Që prej fillimit të tyre, ecuria e ndërtimit të lerave pasqyron evoluimin e raportit të njeriut me natyrën dhe njohjen e cilësive të materialeve që gjendeshin në mjedisin përreth. Kjo ecuri është e lidhur ngushtë me përvetësimin nga ana e njeriut të aftësisë për përpunimin e materialeve natyrore dhe dalëngadalë edhe të teknikave të ndërtimit. Megjithatë, jo gjithmonë mund të thuhet se teknikën e përcaktojnë materialet. Me shumë emërues të përbashkët, teknikat e ndërtimit kanë dallime nga njëri vend në tjetrin, në varësi të materialeve që mund të siguroheshin nga mjedisi përreth, por edhe të kulturës së një komuniteti të caktuar. Të tilla janë argjila, plehu i bagëtive (bajgat), kallamishtet, kashtat e
Teknikat e ndërtimit të lerave kanë dallime nga njëri vend në tjetrin, në varësi të materialeve që mund të siguroheshin nga mjedisi përreth, por edhe të kulturës së një komuniteti të caktuar.
47
drithërave, leshi i bagëtive, gurët e më vonë edhe çimentoja, ndërsa plastmasi është një element i përfshirë relativisht vonë në ndërtimin e lerave. Nga këto materiale, guri është më i përdoruri dhe i pranishëm në të gjitha llojet e lerave. Më të përhapurit janë gurët gëlqerorë të llojeve të ndryshme, gurët sedimentarë, dolomitet, por në lera mund të përdoren gurët granite, bazalte dhe gneiss e madje edhe gurët ranorë dhe shtufet – në varësi të terrenit. Në rastet kur lerat shtrohen me material të marrë nga brigjet apo shtretërit e lumejve, gurët janë të formave ovale, të latuar, dhe më të padëmshëm për shtresat e poshtme të lerës, qoftë kashtë, lesh apo plastmas. Të preferuar janë edhe gurët që nxirren në formë rrasash, me kushtin që të jenë të një trashësie mbi 10-15 cm. Në pamundësi të këtij materiali të gatshëm, mjeshtrit detyrohen të thyejnë shkëmbinj për shtresën e sipërme të lerës, mirëpo përdorimi i këtyre gurëve rezulton në një shtresë më të trashë gurësh. Në lerat me plastmas, praktikat janë të ndryshme – në varësi të buxhetit të komuniteti që e ndërton lerën. Për këtë arsye në këto lera hasen lloje të ndryshme plastmasi, që nga ai i serave, e deri te përzierjet më të sofistikuara sintetike me
dendësi të lartë. Lloji i kësaj shtrese është përcaktues për jetëgjatësinë e lerës. Kështu, nëse plastmasi i serave mund t’u rezistojë kushteve atmosferike, ujit për përzierjes së tij më elementë të kimisë organike të natyrës deri në 5 vjet, goma butil29 me trashësi nga 1-20 mm, e çon jetëgjatësinë e një lere deri në 50 vjet. Mirëpo kostoja e lartë e këtij materiali bën që shumica e lerave me plastmas, sot të ndërtohen me një lloj tjetër plastmasi, i cili përdoret rëndom për izolimin e thuajse të gjitha landfilleve, rezervuareve, kriporeve, çative etj. Prodhues të shumtë në mbarë botën deklarojnë se polivinil kloruri (PVC) nuk është toksik. Një lerë e ndërtuar me këtë material, trashësia e të cilit varion nga 0.5-14 mm, mund të zgjasë më shumë se 15 vjet, në kushtet e një temperature të mjedisit jo përtej 25 gradëve minus. Megjithatë, specialistë të tjerë rekomandojnë se përdorimi i gjeotekstileve për ndërtimin e lerave do të shkurtonte në masë të ndjeshme kostot dhe kohën e punës, si dhe do të rriste jetëgjatësinë e lerave. Gjeotekstili më i përshtatshëm për këtë qëllim rekomandohet filtri plastik prej polipropileni30 29 Goma butil është një produkt sintetik me përbërës izobutileni dhe izopreni dhe kryeson për rezistencën ndaj luhatjes së temperaturave, goditjeve dhe përshkueshmërinë e vogël të ajrit dhe lagështirës. 30 “Specifikime teknike për Shërbimin e Mirëmbajtjes me Performancë të Rrugëve”; dhe Ferat Shala, “Rrugët dhe objektet në rrugë”, 2016.
49
Gjatë ndërtimit të një lere me zdrukth dhe gips, Yorkshire, Angli. Foto: Yorkshire Wildlife Trust
me trashësi 0.9-5 mm, që përdoret rëndom gjatë ndërtimit të shtresave bazë të rrugëve, me qëllim drenazhimin. Për këtë rekomandohet vendosja fillimisht e një shtrese dheu të shkrifët nën filtrin plastik, ndërsa mbi polipropilenin duhet të vendoset një shtresë balte e përzier me plehun e bagëtive (bajgat). Trashësia e kësaj shtrese mund të shkojë deri në 15 cm, ndërsa vendosja e saj duhet të shoqërohet menjëherë me shtresën e gurëve, duke nisur nga pjesa e poshtme e lerës (bazamenti) dhe më pas skarpatet e në fund, unaza e sipërme. Përzierja e baltës me plehun e bagëtive ka veti të ngurtësohet së bashku me filtrin plastik, duke krijuar në këtë mënyrë, një membranë gjysëm natyrore dhe gjysëm artificiale tej mase rezistente, elastike, e cila lejon edhe kalimin e ujërave nëntokësorë. Sa i takon kohës më të përshtatshme për ndërtimin e lerave, ajo vlerësohet të jetë nga vjeshta deri në fund të dimrit. Përvoja britanike e dokumentuar që në fillim të shekullit të kaluar, evidenton muajt Shtator-Mars si më të përshtatshmet për ndërtimin e një lere: Mjeshtri dhe 3 ndihmësit e nisnin punën në Shtator dhe deri në fillim të Marsit ata mund të ndërtonin deri në 15 lera31 në një 31 “Dew Ponds to the Rescue”, në “Country Life”, 2006 (https://www.countrylife.co.uk/ property/guides-advice/dew-ponds-to-the-rescue-36183)
Lerat më të zakonshme në Shqipëri, aktualisht janë të ndërtuara me gurë dhe plastmas, e më pak me beton, ndërsa teknika e ndërtimit me lesh dhe pleh bagëtish është zhdukur.
51
zonë mjaft të gjerë. Mirëpo edhe në Shqipëri kjo traditë ka humbur, duke bërë që lerat jo vetëm të ndërtohen me materiale, mjete e teknika të tjera më moderne, por edhe të ndërtohen në çfarëdo stine, e sigurisht brenda një kohe më të shkurtër. Për nga materialet ndërtuese dhe teknikat e ndërtimit, lerat mund të klasifikohen në disa kategori: • Lera me kallamishte/kashtë/zdrukth dhe gips/baltë/ argjilë (a), • Lera tradicionale me lesh dhie/deleje, pleh bagëtish dhe baltë/argjilë (b), • Lera me gurë dhe plastmas (c), • Lera me beton (ç) Megjithatë, vetëm disa prej teknikave të mëposhtme aplikohen në vendin tonë. Lerat më të zakonshme në Shqipëri, aktualisht janë të ndërtuara me gurë dhe plastmas, e më pak me beton, ndërsa teknika e ndërtimit me lesh dhe pleh bagëtish është zhdukur. Sa i takon ndërtimit me kashtë/zdrukth dhe baltë, në vendin tonë, e sidomos në zonën e Shkrelit nuk rezulton të njihet si teknikë.
Lera me kallamishte/kashtë/zdrukth dhe gips/ baltë/argjilë
gurë
kashtë, dhé argjilë
Rendi i punëve për ndërtimin e kësaj lere, që nuk gjendet
a)
në vendin tonë, është i njëjtë me atë të ndërtimit të lerave të tjera. Puna nis zgjedhjen e vendit të ndërtimit, i cili në praktikën angleze rezulton të jetë pika më e lartë: maja e një kodre. Ndërsa në Shqipëri, përgjithësisht lerat ndërtohen në një pikë të ulët të terrenit. Më pas vjen gërmimi i
gurë
lesh dhie, dhé argjilë
gropës, që dikur kryhej me forcën e krahëve dhe me mjete
b)
tradicionale pune, si kazma dhe lopata, ndërsa tani hapet me mjete të motorizuara. Një pjesë e dheut të mbledhur nga hapja e gropës sitet për t’u përdorur për krijimin e një shtrese fundore të lerës me dhè të butë, ndërsa pjesa tjetër largohet për në vendin e caktuar nga autoritetet lokale. Më
gurë
dhé dhé i ngjeshur
pas, mbi këtë shtresë hidhet një shtresë kallamishtesh ose
plastmas
kashte drithërash (zakonisht kashtë thekre, por edhe elbi,
c)
tërshëre ose gruri - në varësi të kulturave që mbidhen në zonën përreth). Shtresa mund të jetë edhe me zdrukth prej drurëve të ndryshëm, por preferohen drurë me dendësi dhe rezistencë të madhe të fibrave, si gështenja, arra, lisi
beton
çakëll
dhé i ngjeshur
etj. Kashta dhe ose/zhdrukthi përzihet me baltë argjile, gipsi natyror ose ndonjëherë edhe gëlqereje. Në përzierje
ç)
53
shtohet ujë dhe më pas ajo ngjishet duke krijuar një shtresë mbi 20 centimetra të trashë, e cila pasi thahet rezulton në një masë solide të padepërtueshme nga uji, të aftë për të përballuar peshën prej mijëra litrash kur lera të mbushet nga ujërat e shiut. Kur përdoret gips natyral, mbi të nuk vendosen gurë, por nëse përdoret baltë ose gëlqere, mbi të vendoset një shtresë gurësh. Koha për ndërtimin e kësaj lere është relativisht e shkurtër, që në varësi të forcave të punës, mund të përmbyllet në 4-5 javë.
Lera tradicionale me lesh dhie/deleje, pleh bagëtish dhe baltë/argjilë Kjo lerë mund të konsiderohet më tradicionalja në Shqipëri, pasi me këtë teknikë kanë qenë të ndërtuara lerat në një pjesë të madhe të zonave malore të vendit, ku blegtoria përbënte shtyllën e ekonomisë familjare. Ndoshta ndërtimi i kësaj lere mund të ketë evoluuar falë vëzhgimit të natyrës nga njeriu. Në një rast të tillë, blegtorët vërenin se vathët që gjendeshin në sipërfaqet e lugëta të luginave ku mrizonin bagëtitë gjatë shtegtimeve verore, e mbanin ujin e shiut më gjatë se vendet e tjera. Ky zbulim mund të ketë bërë që gjatë sezonit tjetër të shtegëtimit të bagëtive, blegtorët
të kenë punuar për gërrmimin e tokës dhe më pas ata e kanë përmirësuar teknikën deri në atë masë sa sot të konsiderohet një teknikë e vërtetë ndërtimi e lerës. Kohëzgjatja e ndërtimit të kësaj lere mund të shkonte deri në një vit, pasi edhe proceset ishin të tilla që kërkonin më natyrale dhe kërkonin më shumë kohë. Vendi i identifikuar për ndërtimin e lerës zgjidhej në afërsi të staneve ku
Zdrukth
strehoheshin bagëtitë gjatë verës. Meqenëse këto lera ndërtoheshin kryesisht në male, gërmimi ishte i vështirë për shkak të përbërjes shkëmbore të tokës, prandaj zgjidheshin lëndina rrëzë shpateve malore, të krijuara nga depozitimet e dheut nga erozioni. Dheu gërmohej aq sa lejonte përbërja e tokës, ngjeshej lehtë dhe më pas rrethohej në formë vathe. Gjatë qëndrimit në vathë, bagëtitë depozitonin jashtëqitjet e tyre përtokë, të cilat blegtorët i përzienin me
Kashtë gruri
mbetjet e leshit të bagëtive pas qethjes së tyre në fund të pranverës. Prej qëndrimit disamujor në të njëjtin vend, kjo përzierje balte, urine, bajgash dhe leshi të bagëtive ngjishej mjaft, deri në krijimin e një shtrese të konsiderueshme në krejt sipërfaqen e pellgut ujëmbajtës. Me kohë erdhi edhe ndërhyrja e njeriut, duke e ngjeshur edhe më këtë shtresë. Ndonëse në zona të caktuara për ndërtimin e lerave
Lesh dhie
55
janë përdorur si leshi i dhisë, ashtu edhe i deleve, më i këshillueshmi është leshi i dhisë. Arsyet lidhen me rezistencën e fibrave të tij, të cilat sigurojnë jetëgjatësi më të madhe, por sidomos izolim më të mirë ndaj ujit. Sigurisht për të njëjtën arsye çorapet dhe disa veshje tradicionale në male janë punuar me lesh dhie, i cili ndonëse më i ashpër dhe më i vështirë në punim, i mbante më të thata këmbët e malësorëve. Prandaj, për shkak se nga leshi i bagëtive varej në masë përcaktuese veshmbathja e banorëve të këtyre zonave, për lerat përdoreshin mbetjet e dala nga procesi i krehjes së leshit me një vegël që quhej gërhane32, në fazën fillestare të përpunimit të tij për veshëmbathje nga artizanët vendas. Kështu, përmirësimi i teknikës për ndërtimin e kësaj lere përfshin më shumë punë të organizuar nga njeriu, që nga zgjedhja e vendit, gërmimi i gropës dhe shtrimi i dheut, e deri te përzierja e plehut të bagëtive me një sasi të mjaftueshme leshi33, dhe më pas ngjeshja e tyre me tokmak. Dëshmi të ndryshme flasin për vendosjen e një shtrese gurësh mbi 32 Androkli Kostallari, “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, 1980 33 RTM, “Praktika të mira për organizimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të kullotave malore për bagëtitë e imta”, 2020
shtresën e përpunuar me lesh dhe pleh bagëtish. Në disa raste, ky shtrat i lerës shërbente prapë si vathë gjatë një sezoni veror, por në raste të tjera, i gjithë procesi zhvillohej në mënyrë të përshpejtuar, duke bërë që punimet për ndërtimin e një lerë të tillë të mbyllen brenda një periudhe 1 ose 2 mujore. Vlen të theksohet se përkundër braktisjes së artizanatit për prodhimin e produkteve të leshit në zonat malore -
Plastmas (PVC) serash
edhe për shkak të emigrimit masiv të këtyre zonave - dhe konstatimit nga grupi i punës të sasive të mëdha të leshit të bagëtive të hedhur në gardhet e vathëve ose përtokë, është thuajse e pamundur të gjenden lera të ndërtuara me lesh. Lerat e ndërtuara në zonat ku janë zhvilluar ekspeditat tona janë të gjitha të ndërtuara më gurë dhe plastmas, ose
Plastmas (PVC) izolues për rezervuare, lera
me beton dhe kjo situatë rrezikon të çojë në bjerrjen e një tradite të lashtë.
Lera me gurë dhe plastmas Në Shqipëri, lerat me gurë dhe plastmas janë “inovacione” të dekadave të fundit. Gjatë ekspeditave në terren dhe bisedave me banorë dhe blegtorë vendas, grupi i punës mësoi se plastmasi filloi të përdoret për ndërtimin e lerave
Goma butil
57
Vendosja e shtresës së dytë të pastmasit në lerën e Çekdedajt, Bzhetë, Shkrel. Foto: GO2
që në fund të viteve ’70 të shekullit XX, ndërsa sot mund të thuhet se është përfshirë në “manualin gojor” të ndërtimit të lerave në mbarë vendin. Praktika e punës për ndërtimin e kësaj lere nuk është fort e ndryshme nga ajo e ndërtimit të lerave të tjera, por koha e ndërtimit të saj – sikurse edhe të lerës me beton – është mjaft e shkurtër. Pas zgjedhjes së vendit, puna nis me hapjen e gropës, punë e cila kohët e fundit, gjithnjë e ma shumë po kryhet me mjete të rënda. Shtrati i gropës pastrohet nga gurët e mprehtë dhe shtrohet me një shtresë dheu të imët me trashësi rreth 20-25 cm. Mbi të vendoset një ose dy shtresa plastmasi të trashë, njëra mbi tjetrën, por më efektive do të ishte nëse ndërmjet dy shtresave të plastmasit të kishte një shtresë tjetër dheu të butë. Mbi plastmas shtrohet përsëri një shtresë tjetër dheu të imët me trashësi 20-25 cm e më pas vendoset shtresa e gurëve34. Edhe pse dheu përdoret gjerësisht për shkak të terrenit dhe të kostove të larta të transportit, përdorimi i rërës dhe zhavorit të imët do të siguronte ujë të pijshëm më cilësor për kafshët. Po për shkak të kostove, përdorimi i gurëve të 34 http://www.cevennes-parcnational.fr/fr/actualites/une-nouvelle-lavogne-rehabiliteedans-le-creux-de-sahut
Ndryshimet më të mëdha në përcaktimin e kategorizimit të lerave sipas formave, por sidomos sipas përmasave diktohen veçanërisht nga terreni, por edhe nga karakteri i destinacionit të tyre: për komunitetin, ose për një familje.
59
ashpër të marrë nga terreni është më i zakonshmi, edhe pse për ndërtimin e një lere preferohen gurët e lëmuar të lumit. Megjithatë, në disa raste, mjeshtrit e ndërtimit të lerave i gdhendin gurët duke ua zbutur thepat, për të mos lejuar që ata të ngulen dhe të dëmtojnë plastmasin, por edhe të mos dëmtojnë këmbët e bagëtive kur afrohen për të pirë ujë në lerë.
Lera me beton Për mënyrën se si ndërtohen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende të botës, lerat me beton më shumë u ngjajnë pishinave amatore, sesa një lere për bagëtitë. Megjithatë, ka mjaft lera të bukura prej betoni, të ndërtuara në formë të rregullt rrethore ose elipsoidale. Betoni i këtyre lerave nuk është shtruar si një strukturë e vetme, por si struktura të veçuara betoni, të cilat nën efketin e faktorëve atmosferikë kanë marrë ngjyrën e hirtë të gurëve natyrorë. Proceset e punës edhe për këtë lerë janë të njëjta, por ndryshe nga lerat e tjera, një lerë me beton mund të ndërtohet brenda pak ditësh, sepse pas hapjes së gropës nuk nevojiten shtresa dheu, por vetëm gurë të çfarëdoshëm të shtruar në shtratin e lerës, mbi të cilët do të derdhet
betoni. Ndonjëherë shtrohet një shtresë plastmasi e hollë përpara hedhjes së betonit. Këshillohet që gjatë përzierjes së çimentos, të shtohen përbërës që i japin betonit veti hidroizoluese, si dhe të shtrohet një skelet me shufra të holla hekuri në krejt shtratin e lerës35. Në rastet kur lera ndërtohet si pishinë, në anët e saj nevojitet të ndërtohet një mur i thjeshtë guri të thatë ose me llaç, e
Gurë zalli (lumi)
më pas, e gjithë sipërfaqja e lerës shtrohet me çimento dhe zhavor. Në disa vende aplikohet edhe një shtresë e trashë plastmasi special mbi betonin e derdhur të lerës.
Sipas formave Gjatë vëzhgimeve në terren dhe bisedave me blegtorët vendas, por edhe gjatë hulumtimeve në materiale të ndryshme studimore onloine, rezulton se format dhe
Gurë mali
përmasat e lerave janë relativisht të përafërta nga zona në zonë dhe nga njëri vend në tjetrin. Ndryshimet më të mëdha në përcaktimin e kategorizimit të lerave sipas formave, por sidomos sipas përmasave diktohen veçanërisht nga terreni, por edhe nga karakteri i destinacionit të tyre: për 35 https://paca.lpo.fr/protection/espaces/berre-nature/actualites/3724-realisation-d-unelavogne-sur-le-plateau-de-vitrolles
Çimento
61
komunitetin, ose për një familje. Kështu, ekziston një numër i konsiderueshëm lerash më të vogla, të ndërtuara kryesisht brenda pronave personale të një familjeje blegtorësh me numër të kufizuar bagëtish. Megjithatë, nga ky konstatim ka mjaft përjashtime, në varësi të numrit të krerëve dhe të gjendjes ekonomike të familjes së blegtorëve. Për nga forma, lerat mund të ndahen në dy kategori të mëdha dhe secila kategori ka nënndarjet e veta, si më poshtë:
Lera në formë rrethore; • Lera në formë rrethore (a), • Lera në formë ovale (elipsoidale)(b). Si më të përhapurat në disa vende të botës më traditë në ndërtimin e lerave, lerat në formë rrethore paraqiten të kompletuara nga pikëpamja estetike, me formë rrethi me një rreze. Lera të tilla gjenden edhe në Shqipëri, e sigurisht edhe në zonën e Shkrelit, por numri i tyre është më i vogël se sa lerat në formë ovale (elipsoidale), me dy rreze. Të dy këto nënkategori lerash ovale kërkojnë projekte të detajuara arkitektonike, inxhinierë zbatues dhe mbikqyrje teknike, ose në rastin më të keq - përvetësimin e mirë të
njohurive bazë të gjeometrisë, si dhe mjeshtra me përvojë të gjatë në ndërtimin e tyre. Nëse lerat në formë rrethore janë masivisht të përhapura në zonat malore të Francës së jugut, lerat në formë ovale janë më të përhapura në Gjermaninë veriperëndimore36.
a)
Lera në formë katërkëndore; • Lera në formë drejtkëndore (c), • Lera në formë katrore (ç), • Lera në formë të çrregullt (trapezoide).
b)
Edhe lerat në formë katërkëndore janë mjaft të përhapura, me nënllojet e tyre, ku dominon forma drejtkëndore e më pas katrore dhe trapezoide. Përkundër kushtëzimeve nga terreni, është e qartë se format e çrregullta (trapezoide) janë rezultat i ndërtimit të tyre nga amatorë dhe të papërvojë në ndërtime të tilla. Prej vëzhgimeve në terren dhe bisedave me blegtorët vendas është dalë në përfundimin e se
c)
forma e synuar e këtyre lerave ka qenë katrore ose/dhe drejtkëndore, por gjatë punës, ndërtuesit i janë shmangur formës fillestare. Në përgjithësi, blegtorët dhe vendasit e pranojnë se një pjesë të lerave që kanë ndërtuar ata vetë ose 36 https://www.haustechnikdialog.de/SHKwissen/2171/Tauteich
ç)
63
Vendndosja e shtresës së gurëve në lerën e Çekdedajt, Bzhetë. Foto: GO2
njerëz që ata njohin, janë ndërtuar pa projekte të mirëfillta arkitektonike dhe pa praninë e inxhinierëve zbatues, por vetëm me matje të thjeshta të terrenit gjatë punës, ose edhe me hamendësimet e ndërtuesve që ndonjëherë konsiderohen mjeshtra për ndërtimin e lerave. Megjithatë, çfarëdo që mund të thuhet për format e lerave, ajo që përcakton rëndësinë e tyre është që funksionimi të justifikojë qëllimin e ndërtimit: furnimimin me ujë të kafshëve në kohë thatësire – dhe kjo arrihet pavarësisht paraqitjes estetike të lerës.
Sipas përmasave Sa i takon përmasave, lerat është vështirë të kategorizohen, sepse rrezja apo brinja e një lere - varësisht nga forma e saj – luhatet nga 3-30 metër e në disa raste edhe deri në 40 metër. Kjo do të thotë se sipërfaqja e këtyre lerave varion nga 30 deri në 1600 apo edhe 2000 m . E njëjta gjë 2
mund të thuhet për për thellësinë, sepse ka lera, thellësia e të cilave shkon deri në 280 cm metër, sikurse lera të tjera mund të jenë vetëm 100 cm. Sikurse u tha më lart, lerat e vogla më së shumti gjenden të ndërtuara në prona familjare dhe u shërbejnë një tufe të vogël bagëtish. Thellësia e
Sa i takon përmasave, lerat është vështirë të kategorizohen, sepse rrezja apo brinja e një lere - varësisht nga forma e saj – luhatet nga 3-30 metër e në disa raste edhe deri në 40 metër. Kjo do të thotë se sipërfaqja e këtyre lerave varion nga 30 deri në 1600 apo edhe 2000 m2.
65
tyre zakonisht nuk i kalon 120 cm, por mund të jetë edhe më e vogël. Ndërsa lerat që i shërbejnë disa tufave të një komuniteti blegtorësh, kanë përmasa shumë të mëdha në të tre dimensionet. Në disa zona me drejtim të theksuar blegtoral, lera të tilla mund të jenë pronë e vetëm një familjeje e cila mbarështon tufa me numër të madh krerësh të disa llojeve (dhi, dele, lopë, derra, por edhe shpendë). Është e kuptueshme se sa më e madhe që të jetë lera, aq më shumë ujë do të mund të ruajë përgjatë stinës së nxehtë, kur rreshjet e shiut janë të pakëta ose mungojnë fare. Prandaj vëllimi i një lere është parametri më relativ në këtë ekuacion, sepse gjatë verës, vetëm një pjesë e vogël e lerës është e mbushur me ujë, pasiqë ai konsumohet nga kafshët dhe avullon, pa konsideruar faktin se mund të ketë dëmtime të ndonjë lere në nivele të ndryshme të thellësisë, duke bërë kështu që një pjesë e ujit edhe të rrjedhë në nëntokë. Edhe për arsyet e mësipërme që kanë të bëjnë me ndërtimin e një lerë në formë të çrregullt, me pjerrësi dhe thellësi të ndryshme dhe të ndryshueshme nga njëra anë e lerës në tjetrën, vëllimi i një lere është i vështirë të llogaritet me saktësi. Megjithatë, për kategorizimin e lerave sipas përmasave, ne do të marrim në konsideratë sipërfaqen e
lerës në kuotën e saj maksimale, e cila mund të llogaritet me formulat përkatëse të gjeometrisë së planeve. Kështu, të kategorizuara sipas përmasave, lerat mund të përmblidhen si më poshtë: • Lera të vogla me sipërfaqe deri në 30 m2 • Lera mesatare me sipërfaqe deri në 300 m2 • Lera të mëdha, me sipërfaqe deri në 1900 m2
67
Shpërndarja e një shtrese dheu të shkrifët, përpara vendosjes së plastmasit në lerën e Çekdedajt, Bzhetë. Foto: GO2
69
VII. Lerat e ndërtuara në kuadër të projektit
Të kontribuosh në përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit është një sipërmarrje e bukur dhe sfiduese, e që shoqërohet gjithmonë me të panjohura, herë për shkak të natyrës njerëzore, e herë për shkak të vetë Natyrës. Duke e pasur këtë përvojë nga projektet e hershme komunitare, GO2 e nisi punën parapërgatitore për ndërhyrjen në lerat e Shkrelit që në Shkurt të vitit 2021, me një seri takimesh me përfaqësuesit e komunitetit. Të mundësuara nga Administratori i Njësisë Administrative Shkrel dhe të mbajtura në zyrën e tij në Dedaj të Malësisë së Madhe, këto takime hodhën bazën e punës së mëtejshme, duke ndihmuar organizatën në identifikimin e nevojave të komunitetit, se ku duhej ndërhyrë me lerat. Në mesin
Të kontribuosh në përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit është një sipërmarrje e bukur dhe sfiduese, e që shoqërohet gjithmonë me të panjohura, herë për shkak të natyrës njerëzore, e herë për shkak të vetë Natyrës.
71
e opsioneve, kolegjialisht u zgjodhën propozimet për ndërhyrje në dy lera, përkatësisht në fshatrat Lohje e Sipërme dhe Bzhetë, meqenëse blegtorët në këto dy fshatra e ndjenin më shumë se të tjerët mungesën e ujit të pijshëm për tufat e tyre të dhenve e dhive. Të dy këto propozime, së bashku me Projektin Teknik dhe Raportin e Ndikimit në Mjedis, u paraqitën në Bashkinë Malësi e Madhe për të marrë Lejen për ndërtimin e lerave. Ishte pikërisht Bashkia, që gjatë shqyrtimit të dokumentacionit, e rrëzoi propozimin për ndërtimin e lerës në fshatin Lohje e Sipërme, sepse ndodhej brenda një parcele toke private, duke e orientuar investimin në lerën e fshatit Reç. Vendi për ndërtimin e lerës në Bzhetë ishte identifikuar gjatë vizitave të përbashkëta në terren me përfaqësues të komunitetit. Ai ndodhet në koordinatat 42°18’40.1”N 19°32’46.9”E, në krahun e majtë të rrugës që zbret nga aksi Shkodër-Razëm, kilometri 34, në vendin e quajtur Çekdedaj, pak metra mbi shtratin e Përroit të Thatë. Vendi i zgjedhur përfaqëson pikën më të ulët të terrenit, në 500 m lartësi mbidetare, dhe kufizohet në veri me tokat e tarracuara të banorëve vendas, në lindje dhe në jug me rrugën e fshatit Bzhetë, ndërsa në perëndim me një prej kodrave
(me lartësi rreth 850 m) të masivit kodrinor që i paraprin Alpeve Shqiptare. Përveç pozicionimit, vendi u zgjodh edhe për shkak të pronësisë publike, çka do të thotë se lera ë ndërtuar do t’u shërbejë të gjithë banorëve të fshatit. Sipas tyre, gropa qe hapur me traktor në fund të viteve ’70 të shekullit të kaluar, pikërisht për të shërbyer si ujëmbledhës, funksion të cilin e kishte kryer për gati 2 dekada, derisa u dëmtua nga një shpërthim eksplozivi në mes të viteve ’90. Sigurisht kthimi i kësaj grope me formë të stërzgjatur ovale, me diametër 100 m dhe sipërfaqe rreth 700 m2, në lerë për bagëtitë do të kishte një kosto jashtëzakonisht të madhe, prandaj lera që do të ndërtohej u propozua në formën e një rrethi të shtypur që respektonte format e terrenit, por me përmasa disa herë më të vogla. Diametri i saj do të ishte rreth 20 m, dhe perimetri mbi 60 m, me sipërfaqe gati 300 m2 . Grupi i punëtorëve të zgjedhur nga Administratori i Nj. A. Shkrel, filloi punën në Tetor të vitit 2021, duke gërrmuar me fadromë gropën e lerës. Për shkak të formës së terrenit, gërrmimi nuk u bë i thellë, pasi dheu i hequr nga gropa u përdor për të theksuar buzët perimetrale të lerës. Mirëpo sikurse u vlerësua më vonë, kjo nuk rezultoi zgjidhja e
73
Lera në Çekdedaj, Bzhetë, pas përfundimit të grupit të parë të punës. Nëntor 2021. Foto: GO2
75
duhur, sepse buzët perimetrale të lerës u ngritën rreth 1 m mbi spërfaqen e lugët të terrenit, duke u bërë në fakt, barrierë që pengon hyrjen në lerë të ujit që sjell faqja e malit në kohë rreshjesh. Pas fadromës, punëtorët nisën pastrimin e shtratit të gjerë të lerës nga gurët dhe rrënjët, si dhe hedhjen e një sasie të madhe dheu për të siguruar një shtresë të butë përpara shtrimit të plastmasit. U shtruan 2 shtresa plastmasi cilësor PVC dyngjyrësh (bardh e zi), i cili përdoret për ndërtimin e rezervuareve, kriporeve etj.. Ndonëse shtrimi i 2 shtresave njëra mbi tjetrën ishte një praktikë pune e këtij grupi punëtorësh, ekspertë të tjerë e vlerësuan jo shumë efektive këtë praktikë, sepse sipas tyre, në rast ushtrimi të forcave të ndryshme aksidentale, të dyja shtresat mund të dëmtohen njësoj, sikur të ishte një e tërë. Ata këshillojnë që ndërmjet shtresës së parë dhe të dytë të plastmasit, do të duhej shtruar një shtresë dheu me trashësi jo më pak se 15 cm dhe mbi shtresën e dytë të shtrohet një tjetër shtresë dheut 20 cm, përpara shtrimit të gurëve. Megjthatë, kjo ishte praktika më pak e gabuar e ndërtimit të lerës nga ky grup punëtorësh, krahasuar me pjerrësinë e madhe në pothuajse 1/3 e perimetrit të lerës, si dhe me lënien zbuluar dhe pa përfunduar
të pjesëve të jashtme të buzëve perimetrale të lerës. Gjatë punimeve për ndërtimin e lerës, grupi i punës i GO2 zhvilloi disa takime me komunitetin vendor të Bzhetës. Takimet u organizuan në vendin ku ndërtohej lera, në mënyrë që komuniteti të përfshihej edhe në këtë proces, me synimin e ndërgjegjësimit për ndjesinë e përkatësisë ndaj një investimi që po kryhej në territorin e komunitetit dhe në funksion të këtij komuniteti. Ndërtimi i lerës përfundoi brenda afatit të caktuar, dhe mbushja e saj me ujë nisi që me shirat e parë të Nëntorit. Lera është inspektuar në vazhdimësi duke u konstatuar se për nga kapaciteti ujëmbajtës, lera ka funksionuar më së miri, por për nga aspekti praktik, pjerrësia e madhe e shtratit të lerës paraqiste vështirësi për askesimin e bagëtive për të pirë ujë. Gjithashtu, meqenëse fugat e krijuara ndërmjet gurëve nuk ishin mbushur me dhé gjatë ndërtimit të lerës, paraqitej mundësia e rrëshqitjes së gurëve dhe për pasojë e dëmtimit të plastmasit në disa pjesë të skarpatës. Ndërsa nga aspekti estetik, në pjesën më të madhe të perimetrit të jashtëm të buzëve të lerës, plastmasi bardh e zi ishte lënë jashtë deri në 4m gjerësi, pa u mbuluar nga shtresa e dheut apo e gurëve, duke bërë që ndërhyrja në terren të
Mjeshtrat e ndërtimit të lerave këshillojnë që ndërmjet shtresës së parë dhe të dytë të plastmasit, duhet shtruar një shtresë dheu me trashësi jo më pak se 15 cm dhe mbi shtresën e dytë të shtrohet një tjetër shtresë dheut 20 cm, përpara shtrimit të gurëve
77
Ndërhyrja speciale në lerën e Çekdedajt: hedhja e materialit natyror jashtë perimetrit të lerës së ndërtuar. Prill 2022. Foto: GO2
79
kishte një pamje të papëlqyeshme. Prandaj, pas analizimit të gjendjes së paraqitur, u arrit në përfundimin se ishte e domosdoshme një ndërhyrje e specializuar për ta sjellë lerën në parametra optimalë. Ndërhyrja e specializuar në lerën e lagjes Çekdedaj të fshatit Bzhetë u bë në fund të pranverës 2022, nga një grup tjetër punëtorësh, më i vogël në numër, por i drejtuar nga një ndërtues me formimin e duhur profesional dhe përvojë të gjatë në ndërtimin e lerave. Ajo konsistone në zbutjen e pjerrësisë së skarpateve të lerës, në mbushjen me dhé të fugave të gurëve në krejt sipërfaqen e shtratit të lerës, si dhe në harmonizimin e terrenit përreth me buzët perimetrale të lerës. Për të arritur këtë pa gërryer terrenin e lugët përreth lerës, u soll një sasi e madh materiali natyror, kryesisht dhé e përzier me gurë të vegjël. Me ndihmën e fadromës, materiali natyror u shpërnda përgjatë përimetrit të jashtëm të lerës, në një gjerësi mesatare prej 5.5 m dhe trashësi që varion nga 0.5 deri në 1.3 m. Në fund, punëtorët ndërhynë me vegla dore për të bërë nivelimin e fundit të terrenit, duke respektuar formën e tij të lugët, nga shpatet e kodrave përreth e deri në thellësi të lerës. Ndërkohë, për të realizuar ndërhyrjen brenda lerës,
punëtorëve iu desh ta zbraznin atë nga uji i grumbulluar gjatë sezonit të shirave, e më pas të hiqnin të gjithë shtresën e gurëve nga shtrati i lerës. Pas disa ditëve, kur shtrati i lerës u tha nga temperaturat e larta, punëtorët nisën heqjen me dorë të çdo guri që ishte vendosur po me dorë nga grupi i parë i punëtorëve që e ndërtuan lerën në Tetor të një viti më parë. Gurët u grumbulluan në disa spote përgjatë bregut të lerës, ndërsa në shtratin e lerës u shtua një sasi e madhe dhéu i zgjedhur, pa përmbajtje gurësh apo inertesh. Shtresa e dhéut të shtuar rishtazi shkon deri në 50 cm, ndërsa qëllimi mbetet zbutja e këndit të pjerrësisë së lerës. Për të arritur këtë u zvogëlua bazamenti i sheshtë i lerës, duke mundësuar fillimin e ngritjes së skarpateve që nga qendra e lerës. Kjo mënyrë mundëson zbutjen e këndit të lerës deri në nivelet optimale, të pranueshme nga ana praktike për aksesin e lehtë të bagëtive për të pirë ujë – çka është një nga dy qëllimet kryesore përse ndërtohet një lerë. Qëllimi tjetër është kontributi në krijimin, zhvillimin dhe ruajtjen e biodiversitetit. Mbi këtë shtresë të trashë dhéu u shtruan sërish gurët, duke filluar nga qendra e lerës drejt buzëve perimetrale, e më pas u mbushën me dhé fugat ndërmjet gurëve, duke përftuar në
81
Ndërhyrja speciale në lerën e Çekdedajt: rivendosja e shtresë së gurëve dhe të dheut shtesë. Maj 2022. Foto: GO2
fund, një lerë konform standardeve të dëshiruara, lehtësisht e aksesueshme për bagëtitë, e parrezikshme për njerëzit dhe estetikisht e bukur. Tashmë lagjes Çekdedaj në fshatin Bzhetë të Nj. A. Shkrel në Bashkinë Malësi e Madhe iu shtua një lerë e re, e cila do t’ua lehtësojë punën blegtorëve vendas në mbarështimin e rreth 300 krerëve bagëti, kryesisht dhi dhe të imëta, me synimin që ata ta shtojnë edhe më numrin e krerëve të tufave të tyre. Lera po ashtu do të garantojnë mbijetesën e specieve të tjera të kultivuara nga njeriu, si bletët apo shpendët, duke u bërë një ndalesë e pashmangshme e shpendëve dhe e specieve të tjera të faunës së egër, por edhe të florës, duke kontribuar njëkohësisht në ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit në Shkrelin e thatë. Gjatë verës, ky ujë do t’i ndihmojë lopët, dhitë dhe berrat e këtij fshati për të prodhuar sa më shumë qumësht, sepse si kudo në Shkrel, kullotat e mira nuk u mungojnë. Blegtorët që mbarështojnë tufa të mëdha e dinë se u duhen deri në 500 litra ujë në ditë, pa llogaritur sasinë që mund të konsumojë fauna e egër. Mirëpo ajo çka ata do të mësojnë është se lerat janë pjesë e një trashëgimie kulturore, që të identifikuara, të dokumentuara dhe të promovura si duhet, mund të
Blegtorët që mbarështojnë tufa të mëdha e dinë se u duhen deri në 500 litra ujë në ditë, pa llogaritur sasinë që mund të konsumojë fauna e egër.
83
Pamje nga procesi i pastrimit në lerën e lagjes Ulnikaj të fshatit Reç, Nj. A. Shkrel, Malësi e Madhe. Maj 2022. Foto: GO2
Mbetjet plastike të nxjerra nga lera e lagjes Ulnikaj të Reçit u mboldhën në thasë për t’u depozituar në kosha, Maj 2022. Foto: GO2
85
Ndërhyrja speciale në lerën e Çekdedajt: rivendosja e shtresë së gurëve dhe të dheut shtesë. Maj 2022. Foto: GO2
87
tërheqin një fashë të caktuar vizitorësh të interesuar për jetën rurale. Vendasin duket se kanë kompaktësi dhe harmoni të konsiderueshme, çka premton angazhimin e tyre në mirëmbajtjen e lerës, përfshi edhe pastrimin e saj sa herë të jetë e nevojshme.
VII. Udhëzues për ndërtimin e lerave
Në këtë Manual u trajtuan në mënyrë mjaft të thelluar aspekte të ndryshme në lidhje me lerat, si historiku, funksioni, biodiversiteti, peizazhi kulturor, tipologjia, shpërndarja gjeografike, si dhe më të detajuara, lerat e ndërtuara në kuadër të projektit. Megjithatë, është e nevojshme që një Manual i tillë të përmbajë edhe një udhëzues të posaçëm për ndërtimin e lerave. Për këtë arsye, më poshtë po rendisim, në mënyrë të përmbledhur, 20 hapat që duhen ndërmarrë për ndërtimin e një lere me plastmas dhe gurë.
20 hapat që duhen ndërmarrë për ndërtimin e një lere të zakonshme me plastmas dhe gurë
89
Pjesë nga projekti teknik i një lere. Burimi: GO2
91
1. Mblidhni të dhëna të drejtpërdrejta për numrin e krerëve të bagëtive që mbarështohen nga komuniteti që banon në zonën ku do të ndërtohet lera; 2. Vlerësoni nevojën e komunitetit vendor për vendndodhjen, madhësinë dhe teknikën e ndërtimit të lerës; 3. Përgatitni skicat teknike të lerës, në pamje të përgjitshme nga lart dhe prerje; 4. Me ndihmën e ekspertëve të fushës, hartoni Raportin e Vlerësimit në Mjedis; 5. Siguroni lejen e nevojshme për ndërhyrje në territor, konform ligjit, pranë autoriteteve vendore ose/dhe agjencive qeveritare; 6. Në bashkëpunim me komunitetin, piketoni vendin e ndërtimit, formën dhe madhësinë e lerës, duke përdorur piketat dhe shiritat; 7. Vendosni një piketë në mes të sipërfaqes së shënjuar për lerën – e cila do t’ju shërbejë për të përcaktuar thellësinë maksimale; 8. Gërmoni terrenin duke lënë një distancë (buzë) rreth 50 cm nga shiritat e perimetrit kufizues të lerës; 9. Thellësia minimale e një lere nuk duhet të jetë nën 60 cm, ndërsa maksimalja është në varësi të përmasave të lerës,
duke përftuar një pjerrësi mesatare rreth 15-26°; 10. Largoni dheun e dalë nga gërmimi i gropës së lerës dhe depozitojeni diku afër, për ta përdorur sërish në proceset e mëvonshme, sidomos në nivelimin e terrenit pas buzës së lerës; 11. Hiqni gurët, rrënjët dhe çdo material tjetër të fortë të dalë nga gërmimi në fund të gropës së lerës, në mënyrë që të mos dëmtohet shtresa e plastmasit (membranë e papërshkueshme nga uji); 12. Sigurohuni që shtresa e dheut të butë të mbetur në fund të gropës nga gërmimi, ose të sjellë enkas për shtratin e lerës të mos jetë më pak se 15 cm trashësi; 13. Ngjisheni dhe nivelojeni mirë shtratin e gropës së krijuar për lerën, duke përdorur mjete specifike pune, në varësi të terrenit dhe shkallës së ndërhyrjes (tokmak ose rul vibrator) 14. Shtroni me shumë kujdes shtresën e plastmasit duke u siguruar se nuk e keni tërhequr më shumë në ndonjë pjesë, për të mos rrezikuar dëmtimin e saj; 15. Hidhni me kujdes shtresën e dheut, duke shtruar fillimisht një shtresë të trashë dheu mbi plastmas, si rrugë për barjen e sasisë së plotë të dheut; 16. Hedhja e shtresës së dheut mbi plastmas duhet të fillojë
93
Ndërhyrja speciale në lerën e Çekdedajt: pamja pas përfundimit. Maj 2022. Foto: GO2
nga pika më e ulët e gropës së lerës dhe njëkohësisht me këtë duhet të fillojë edhe vendosja e gurëve 17. Vazhdoni me hedhjen dhe ngjeshjen e shtresës së dheut, si dhe vendosjen e shtresës së gurëve nga pika më e ulët, duke u ngjitur lart përgjatë skarpateve drejt perimetrit (buzës) së lerës, në mënyrë që plastmasi të tërhiqet njëtrajtshmërisht; 18. Priteni ose paloseni pjesën e plastmasit të mbetur jashtë perimetrit, në mënyrë që ajo të mbulohet me shtresën e dheut dhe të gurëve; 19. Kujdesuni që gurët e perimetrit (buzës) së lerës të jenë më të mëdhenj se sa gurët e përdorur për shtrimin e shtratit të lerës, në mënyrë që t’u bëjnë ballë peshës dhe forcës së kafshëve, të rrëkeve të ujit në raste rreshjesh të rrëmbyeshme, njerëzve etj; 20. Fugat e krijuara nga vendosja e gurëve duhet të mbushen me dhé ose/dhe gurë të vegjël të lëmuar.
95
IX. Bibliografi
Baldacci, Antonio. “Itinerari Albanesi 1892-1902“, 1917. Banrie. “Monitoring Pond Water Quality to Improve Production“. The Fish Site, 15 Jun 2012, https:// thefishsite.com/articles/monitoring-pond-water-quality-to-improve-production Clutterbuck, James Charles. “Water Supply“. Journal of the Royal Agricultural Society, 1865. Costley, Joe. “The Earth's eyes: Restoring the lost dew ponds“. BBC, 2016 https://www.bbc.co.uk/ blogs/natureuk/entries/7ad7f541-f496-4689-8440-dc4c5a29a0f8 Eftimi, Romeo. “Treguesit hidraulikë të shtresave ujëmbajtëse poroze-zhavorrore të Shqipërisë së Ulët Perëndimore dhe vendosja e fushave ujëmarrëse“, 2022. Fages, André. “La quête de l'eau: Du néolithique à nos jours“. 2004. Fierza, Gjon. “Përmirësimi i kullotave“. cikël leksionesh, 2022. https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/418 INSTAT. “Statistikat e Blegtorisë 2020“. John Hubbard, Arthur. Hubbard, George. “Neolithic Dew Ponds and Cattleways“. 1905. Kononoff, Paul J. and Clark, Kim J. “Water Quality and Requirements for Dairy Cattle“. Animal Agriculture, Dairy, Nebraska Extensions, Sept 2017, https://extensionpublications.unl.edu/assets/ html/g2292/build/g2292.htm Kostallari, Androkli. “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, 1980
97
Lorenzoni, Giovanni. “Questione Agraria Albanese“. 1930. Martin, Edward A. “Further experiments on dew-ponds“. The Geographical Journal, 1910. Martin, Edward A. “Some Observations on Dew-Ponds“. The Geographical Journal, 1909. RTM, “Praktika të mira për organizimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të kullotave malore për bagëtitë e imta“. 2020. Shala, Ferat. “Rrugët dhe objektet në rrugë“, 2016. Woods, Mark. “Pond Plants and Wildlife“. Historic Gardens, Building Conservation, 2010, https://www. buildingconservation.com/articles/ponds/ponds.htm “Making a lavogne on the Vitrolles plateau”. Agir per la Biodiversité, Provence-Alpes-Còte d’Azur, 15 Sept 2014, https://paca.lpo.fr/protection/espaces/berre-nature/actualites/3724-realisation-d-une-lavogne-sur-le-plateau-de-vitrolles “Parku Kombëtar i Thethit”, Bashkia Shkodër, https://www.bashkiashkoder.gov.al/web/Parku_ Kombetar_i_Thethit_893_1.php “Ponds in the Kent Downs landscape“. 2018, https://s3-eu-west-1.amazonaws.com/explore-kent-bucket/uploads/sites/7/2018/04/18123748/PONDS.pdf “Restoring dew ponds to create new habitats for birds and insects“. South Downs Natural Park, https:// www.southdowns.gov.uk/restoring-dew-ponds-to-create-new-habitats-for-birds-and-insects/ “Specifikime teknike për Shërbimin e Mirëmbajtjes me Performancë të Rrugëve” “Springs, ponds and lakes“. TVC Conservation Handbooks, https://www.conservationhandbooks. com/waterways-wetlands/a-look-at-ponds-and-waterways/springs-ponds-and-lakes/ “Une nouvelle lavogne réhabilitée dans le creux de Sahut”. Parc National des Cévennes, 9 Nov 2017, http://www.cevennes-parcnational.fr/fr/actualites/une-nouvelle-lavogne-rehabilitee-dans-lecreux-de-sahut
Jeta e gjallë mes malesh është arsyeja pse ndërtohen lerat. Foto: GO2
101
Lerat e Shkrelit histori dhe teknika ndërtimi
Eltjana Shkreli Irhan Jubica Liridona Ura
ISBN 978-9928-4725-0-2
Ky botim u realizua nga GO2 në kuadër të projektit “Lerat Tradicionale - në shërbim të blegtorëve vendas dhe biodiversitetit të Shkrelit” financuar nga Critical Ecosystem Partnership Fund përmes CEPF Mediterranean Basin Hotspot Program. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit.
© MMXXII GO2 ALBANIA
Lerat e Shkrelit
histori dhe teknika ndërtimi