Live Art Performance

Page 1

LIVEART



LiveArt Punëtori me të rinj, organizuar në qytetin e Shkodrës përgjatë muajit Korrik 2021


Financuar nga LevizAlbania

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

LEVIZ A lbania

Local Democracy in Action

LIVEART

GO2 Albania & Art Kontakt Live Art Punëtori me të rinj, organizuar në qytetin e Shkodrës përgjatë muajit Korrik 2021.

Ky botim u realizua nga GO2 dhe Art Kontakt në kuadër të projektit “Arti drejt Publikes” me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit. © MMXXI GO2 ALBANIA


PËRMBAJTJA

Në Shkodër për Artin Performativ, zyrtarisht të panjohur në Shqipëri 9 Nga hezitimi i të rinjve te performanca në rrugën qendrore të qytetit 19 Përvoja 31

Artenisa Filipaj 33 Enia Shurdha 35 Erseda Zekaj 37 Vitmir Alikokej 39


LIVEART LIVE ART KORRIK 2021 6


7



NË SHKODËR PËR ARTIN PERFORMATIV ZYRTARISHT TË PANJOHUR NË SHQIPËRI Ornela Alia

Fillesat dhe ecuria e Artit Performativ në botë Performance art ose arti performativ është një zhanër interdisiplinar që daton që në vitet 1910 me artin avant garde, i cili lindi falë grupeve shoqërore të krijuara nga artistë të ndryshëm. Është një formë arti që nisi si “revoltë” kundër rregullave dhe mënyrës së bërjes së artit, duke i dhënë një liri të madhe krijuesit. Performance art ka disa elementë të paracaktuar si psh., kohën, hapësirën, vendin, trupin dhe prezencën e artistit, si dhe

9


10


lidhjen me audiencën. Është e lidhur ngushtë me happening art, ose e thënë në shqip art që po ndodh. Mund të shfaqet në muze e galeri, në rrugë ose çdo vend ose hapësirë tjetër. Sikurse u theksua, arti perfomativ lindi falë hapësirave të përbashkëta të frekuentuara nga artistët, sidomos ata dadaiste, ku eksperimentet dhe ndarja e eksperiencave të përbashketa rezultoi në krijimin e një zhanri të ri artistik. Performanca ka një rëndësi të veçantë në botën e artit e më gjerë, për shkak të përdorimit të trupit njerëzor, i cili arrin të komunikojë drejtpërdrejtë me audiencën, gjë që e rrit mundësinë për reagim. Një nga artistët që theu muret e performancës si formë artistike me format e tjera ishte Jackson Pollock, i cili me mënyrën e tij shumë të veçantë të të pikturuarit i dha rëndësi “të vërtetës” që qëndron pas produktit, pra procesit krijues. Kështu filloi edhe të zgjohej një interes për procesin krijues në studion e artistit dhe jo vetëm për punën përfundimtare. Performanca synon pikërisht të kundërshtojë të vërtetën e mirëqenë, idealizmat universale apo dhe rregulla artistike që konsiderohen të pakundërshtueshme. E nxitur shumë nga ngjarjet sociale të asaj kohe, si dy Luftërat Botërore, varfëria e shumë probleme të tjera, tematikat e veprave artistike i drejtoheshin këtyre problematikave. Prandaj dhe artistët e viteve ’70të u bënë shkak për shumë ndryshime në lidhje me seksualitetin, të drejtat e gruas, të drejtat e minoriteteve, duke qenë se këto ishin debate që duheshin nxitur në shoqëri. Një nga performancat më të famshme është ajo e Yoko Ono dhe John Lennon në 1969 Bed Peace, që synonte të adresonte fenomenin e luftës dhe dëshirën për paqe në botë, një dëshirë që reflektohej te të rinjtë dhe shoqëria e asaj kohe.

Arti Performativ në Shqipëri Përsa i përket performancës në Shqipëri dhe rëndësisë së ketij zhanri nuk ka shumë për të thënë. Akademikisht nuk është zhaner qe studiohet në Shqipëri dhe për pasojë as hapësira që i lihet nuk është e gjerë. A është e rëndësishme ta zhvillojmë performancën 11


në vendin tonë? Patjetër. Sikurse u përmend më sipër, është një formë artistike që thyen barriera mes artistit dhe audiencës dhe audienca shqiptare ka nevojë për një lidhje më të ngushtë me artistin dhe me vetë artin. Një nga artistët shqiptarë që mund të përmenden është Astrit Ismaili, me origjinë nga Kosova. Një nga punët e Astrit Ismailit është ajo “Love Research” e performuar nga alter egoja Pregnant Boy. Përmes kësaj performance Ismaili adreson një sërë problematikash sociale, si LGBTQ+, të pastrehët, të moshuarit, dhe problematikën e përkatësisë kombëtare. Të gjitha këto janë pjesë e botës ku jetojmë dhe tejet të prekshme. Është shumë e rëndësishme që publiku shqiptar të përballet me forma të ndryshme artistike, dhe është e rëndësishme që punë të tilla të udhëtojnë në të gjithë vendin, e jo të përqendrohen vetëm në kryeqytet. Nëse aktivitete të tilla bëhen në mënyrë konstante, me siguri që shumë të rinj do të kishin interes për pjesëmarrje.

Performanca “Bring On The Alternative” Përsa i përket idesë fillestare për performancën “Bring On The Alternative”, ajo lindi nga një diskutim i thjeshtë gjatë Punëtorisë, kur unë tregova një histori rreth një hapesire sociale që kisha hasur në një kryeqytet europian. Koncepti i gjithë performancës është një kërkesë për të krijuar hapësira sociale, të lira, me qëllim kryesor socializimin e të rinjve kryesisht, por jo vetëm, si dhe eksperimintimin artistik, qoftë muzikor, pamor, apo performativ. Pasi hulumtuam qytetin, kuptuam që hapësira të tilla nuk ekzistojnë në Shkodër edhe pse ndërtesat e braktisura, jofunksionale janë të panumërta. Synimi ynë ishte të vinim në funksion ambiente që në këto momente nuk kanë asnjë përdorim. Ndërtimi i gjithë performancës ndodhi në mënyrë organike, secili pjesëmarrës sugjeroi e kontribuoi shumë natyrshëm. Kishte vështirësi gjatë diteve të Punëtorisë, sepse të rinjtë ishin në mëdyshje nëse puna


që po bënin kishte kuptim. Jam munduar t’u prezantoj performancën si mjet ekpresiv më shumë sesa nje formë tipike artistike. Të gjithë si grup jemi përballur me mentalitetin konservativ të qytetit dhe të shoqërisë ku jetojmë. Të perdorësh trupin si mjet shprehës, të kërcesh në rrugë përballë kalimtarëve, të jesh mendjehapur në një pikë ku nuk takohesh me realitetin, të gjitha këto e vështirësojnë procesin, por edhe e bëjnë sfidues në një mënyrë të bukur, ku secili mëson diçka të re.

Grupi më aktiv i pjesëmarrësve në Punëtori Enia, një 15-vjeçare me shumë botë, e gatshme të eksperimentojë me gjëra të panjohura më parë. Jashtëzakonisht pozitive dhe mbështetëse për të gjithë shokët e grupit. Vito shumë i apasionuar me teatrin dhe herë pas here na është dashur ta nxjerrim nga ajo botë dhe ta prezantojmë me performancën (edhe pse botë të ngjashme). Erseda, një vajzë shumë e hapur dhe e sinqertë që ne momentin e parë. Një “breath of fresh air” që u bë pjesë e grupit dukë dhënë e marrë shume nga i gjithë procesi krijues. Artenisa kishte here pas here dyshime për punën që po bënim dhe s’kishte frikë ta shfaqte pasigurinë. Shume pozitive dhe e gatshme të provonte gjëra të reja.

13


14


15


16


17



NGA HEZITIMI I TË RINJVE DERI TE PERFORMANCA NË RRUGËN QENDRORE TË QYTETIT

Që prej ideimit, “Arti drejt Publikes” synonte nxitjen e debatit mbi çështje të qytetit, duke përdorur hapësirat publike si qendra të përbashkëta komunikimi dhe ndërveprimi. Diskutimet, në fakt, nisën me përkufizimin dhe njohjen e hapësirave publike dhe vijuan me shprehjen e ndjenjës së përkatësisë që komuniteti ka ndaj tyre, duke evidentuar edhe marrëdhënien reciproke: sa u shërbejnë këto hapësira qytetarëve dhe sa ato u shërbejnë hapësirave. Në këtë frymë nisën edhe vetë punëtoritë e zhvilluara në

19


kuadër të këtij projekti me të rinjtë e qytetit të Shkodrës, por jo vetëm, duke i ftuar ata që të njohin disa forma të artit si mjete të komunikimit të çështjeve të mprehta urbane, të cilat ata vetë i nxirrnin në pah përmes angazhimit. E thënë ndryshe, punëtoritë synojnë të jenë hapësira të vërteta dialogu, që nxisin te dashamirësit e artit kreativitetin, përcjelljen e përceptimeve të tyre mbi qytetin dhe ngritjen e pyetjeve për kohën dhe transformimet e saj. E tillë ishte Punëtoria e artit përfomativ, live art, e cila përgjatë 5 ditëve (6-10 Korrik 2021) angazhoi të rinj, artistë dhe qytetarë. Ndërkohë që në botë ka nisur rreth një shekull më parë, performanca është një zhanër i ri artistik në Shqipëri dhe thuajse i panjohur në qytetin e Shkodrës. Prandaj, ndryshe prej punëtorive të tjera të zhvilluara në kuadër të projektit “Arti drejt Publikes”, Organizatat GO2 dhe Art Kontakt përmes thirrjes së hapur për mentor kërkuan me ngulm të identifikonin dhe angazhonin artistë, të cilët mund të sillnin këto rryma të reja përmes përvojave të tyre me të rinj lokalë në kontekstin e këtij qyteti. Kjo praktikë solli artistë, përzgjedhja e të cilëve ishte jo pak e vështirë, duke qenë se kjo do të lunate rol thelbësor në trajtimin dhe përcjelljen e këtij zhanri. Artisja pamore që në punët e saj trajton natyrën njerëzore dhe shoqërinë në tërësi, znj. Ornela Alia, si mentore e përzgjedhur në këtë Punëtori përpiloi një program të detajuar për pjesëmarrësit mbi njohjen e përdorimit të teknikave dhe praktikave të ndryshme në fushën e performancës live art, të cilën ajo gjithashtu do ta udhëzonte në rolin e bashkëudhëtares që nga ideimi e deri në kurimin e performancës. Ndërkaq angazhimi i të rinjve, gjithashtu përmes thirrjes së hapur, pati jo pak sfida, ndërkohë që artistja përgatiste programin e javës duke ndërthurur metoda të ndryshme që ta bënte zhanrin e performancës të arritshme për ta. Dalja përtej teatrit, 20


baletit, këngës, kërcimit, mosnjohja e live art dhe perceptimi se nuk janë mjaftueshëm kompetentë për ta realizuar atë, duket se qenë një seri shkaqesh për ngurrimin e të rinjve, çka edhe u pranua prej pjesëmarrësve të përfshirë më vonë në Punëtori. Megjithatë, thirrja e hapur mblodhi 8 të rinj, studentë të artit e gjuhësisë, të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, të cilët vinin nga Shkodra, Vau i Dejës, Malësia e Madhe dhe Tirana. Punëtoria e perfomancës live art u alternua mes hapësirës së mbyllur dhe hapësirave të jashtme publike. Dita e parë nisi njohjen e grupit të punës dhe të pjesëmarrësve, duke hapur kështu menjëherë temën e lidhjes së tyre me artin dhe perceptimin mbi performancën. Përmes rrjedhës së natyrshme të diskutimit, të rinjtë e familjarizuar tashmë me njëri-tjetrin dhe me hapësirën e tyre të përbashkët, hodhën në letër përmes fjalëve kyç, përkufizimet dhe kënvështrimet mbi këtë zhanër, duke e quajtur “art”, “koncept”, “komunikim”, “vetëbesim”, “finesë”, “formim” etj. Në mënyrë të pashmangshme ata vunë në dukje mungesën e ndjeshme për hapësirat e duhura ku ata të njohin, të përvetësojnë dhe të shprehin këndvështrimet e tyre përmes artit, kulturës, shkencës apo praktikave e mjeteve të tjera, me të cilat zgjedhin të eksperimentojnë. Gjatë diskutimeve mbi përditshmërinë e tyre në qytet, pjesëmarrësit shprehën mjaft problematika të jetës urbane, veçanërisht të frekuentimit të hapësirave publike, ku ata nuk ndihen se u përkasin. Mungesa e shumëllojshmërisë së aktiviteteve ku ata mund të angazhohen, ka çuar në shmangien e frekuentimit te tyre, sikurse u shpreh një nga pjesëmarrëset. Të rinjtë ndjejnë nevojën e hapësirave, fizike ose jo, ku mund të ndajnë këndvështrime, pasione e ide mes grupeve me interesa të përbashkëta dhe të vetëorganizohen. Nxitur nga këto perceptime, mentorja Alia ndau me pjesëmarrësit informacionin se perfomanca si zhanër i artit, lind si një 21


22


formë rebelimi kundrejt sistemit artistik të krijuar dhe synon sjelljen e një forme të re, të gjallë të artit. Gjithashtu ajo përmendi artistë të njohur të këtij zhanri si Marina Abramović, Jackson Pollock etj. të cilët përdorin trupin e tyre, hapësirën, kohën dhe audiencën si instrumenta për të krijuar perfomancën. Demonstrimi i disa punëve të këtyre artistëve, e bëri më familjare dhe më të prekshme për pjesëmarrësit idenë e performancës, si dhe u dha të kuptojnë se me mjete minimaliste mund të arrijnë të tejçojnë mesazhin e tyre. Grupi i të rinjve vijoi ndërveprimin dhe shkëmbimin e ideve mbi konceptimin dhe ideimin e performancës edhe në hapësira të qytetit, shëtitje, të cilat me vështrime kritike sjellin pyetje dhe çështje të tjera, si braktisja dhe degradimi i ndërtesave të vjetra në qytet. Ditëve të Punëtorisë iu bashkuan edhe miq të tjerë, të cilët ndiqnin dhe përfshiheshin në diskutimet e grupit pjesëmarrës, duke ngritur kështu edhe tema të tjera debate dhe sigurisht edhe këndvështrime të reja. Kjo ndodhi veçanërisht kur menaxheri i artit, z. Andi Tepelena, solli përvojën e nismave të ngjashme të aktivizmit artistik dhe shoqëror të zhvilluara nga organizata Art Kontakt bashkë me të rinjtë në qytetin e Tiranës. Theks të veçantë z. Tepelena i dha uzurpimit të hapësirave publike, dhe faktit se si shoqëria po humbet çdo ditë hapësirat publike nga indiferenca dhe injoranca institucionale, presioni dhe spekullimi në sektorin e ndërtimeve, duke theksuar se si kjo ndikon drejtpërdrejtë në trashëgiminë kulturore e veçanërisht të arkitekturës urbane, e cila duhet ruajtur nga degradimi. Ai shprehu nevojën që hapësira të tilla të rijetëzohen për t’u kthyer në hapësira për ndërveprim, kreativitet dhe rritje profesionale. “Aktivizmi i të rinjve përmes metodave të buta (soft) dhe të zgjuara është një mënyrë për ta çuar vëmendjen e komunitetit dhe institucioneve drejt kësaj kauze” – tha Tepelena.

23


24


Në mesin e të gjitha këtyre ngacmimeve dhe ndërveprimi ndërmjet njëri-tjetrit, pjesëmarrësit në konsultim të vazhdueshëm me mentoren Alia, ndërttuan konceptin e një perfomance live art. Gjatë dy ditëve të fundit të Punëtorisë ata zhvilluan prova intensive, të cilat natyrisht u shoqëruan me ndryshime, përshtatje dhe integrime të ideve të reja që lindën përgjatë këtij procesi. Përmes kësaj performance të shfaqur përballë publikut në një prej zonave qendrore të qytetit të Shkodrës, por të braktisur dhe degraduar, performuesit Artenisa Filipaj, Eni Shurdha, Erseda Zekaj, Vitmir Alikolej dhe Ornela Alia adresuan nevojën për hapësira ndërveprimi të të rinjve, ku përmes kreativitetit mund të sillet gjallëri dhe alternativë në jetën kulturore të qytetit. Prandaj performanca e titulluar “Bring on the Alternative”, u realizuar qëllimisht në trotuarin pranë Shtëpisë së Milotëve, një prej ndërtesave të vjetra të qytetit, tejet e degraduar. Përmes kësaj performance, të rinjtë e angazhuar duan të tregojnë se jo vetëm që ndërtesat e braktisura mund të kthehen në hapësira kulturore, por se alternativa mund të jetë edhe në skenën e performancës. Performanca e shkurtër dhe dinamike zgjati rreth 7 minuta la pas, në fasadën e ndërtesës, pëlhurën e valëvitur nga era, si një thirrje për eksperimentim artistik në të ardhmen.

Live Art Performance në Youtube:

25


26


27


28


29



PËRVOJA


32


ARTENISA FILIPAJ

Jetoj në Vau-Dejës. Sapo kam mbaruar gjimnazin dhe dua të vazhdoj universitetin për “Planifikim dhe menaxhim Urban”. Në Punëtorinë Live Art nuk erdha rastësisht, sepse më parë kam marrë pjesë edhe te loja “E Drejta Mbi Qytetin”, e organizuar nga GO2, mirëpo Live Art ishte krejt ndryshe. Duke e ditur hobby-n tim, vendosa të marr pjesë në këtë performancë. Ishte hera e parë që merrja pjesë në një performancë të tillë dhe kjo është ndër ekperiencat më të bukura. Një nga arsyet e tjera ishte se doja të largohesha nga rituna e përditshme dhe të eksperimentoja me gjëra të reja. Gjatë ditëve të Punëtorisë u njohëm dhe u bëmë miq me njerëz të rinj. U ndjeva shumë mirë me grupin tonë të performancës dhe kjo u bë një përvoja e paharrueshme. Morëm dhe dhamë më të mirën nga njëri-tjetri. Gjëja më e bukur e këtij angazhimi ishte mesazhi që ne donim të përcillnim. Qyteti ka nevojë për ambiente të hapura, që çdokush të ndihet i lirë për të bërë atë që dëshiron dhe pa u paragjykuar. Pse të mos i shfrytëzojmë këto hapësira “të vdekura” për të sjellë diçka ndryshe? Ne jemi e ardhmja e këtij vendi dhe jo vetëm Shkodra, por çdo qytet i Shqipërisë ka nevojë për ambiente të hapura. 33


34


ENIA SHURDHA

Përveçse një performancë dhe një eksperiencë shumë e bukur, Punëtoria dhe vetë performanca ishte gjithashtu edhe mënyra e duhur që ne të jepnim një mesazh. Dhe ky mesazh është se ne na duhen shumë hapësira të tilla në Shkodër dhe në vende të tjera, që ne si të rinj të mund të bëjmë çfarë dëshirojmë. Sepse ne duam të eksperimentojmë me çfarëdo lloj arti dhe duam të argëtohemi. 35


36


ERSEDA ZEKAJ

Së pari shpresoj që mesazhi i perforamncës tonë të jetë transmetuar dhe kuptuar nga publiku. Do të donim që ky mesazh edhe të konsiderohej, sepse përmes kësaj performance ne synojmë vazhdimësi, dmth, që kjo të bëhet edhe më tëj, jo vetëm sot. Prandaj shpresoj që mesazhi ynë të ketë shkuar në veshin e duhur. 37


38


VITMIR ALIKOKEJ

Pjesëmarrja në këtë performancë ishtë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Unë merrem edhe me aktrim, sepse studioj në Universitetin e Arteve, por zhanrin e performancës ishte hera e parë që e provoja dhe më ka pëlqyer shumë. Edhe me kolegët ia kemi kaluar shumë bukur. Besoj se i kemi dhënë edhe një mesazh publikut, përmes kësaj performance. Po ashtu besoj se edhe publiku do ta ketë kuptuar çfarë kemi dashur të shprehim. 39


40


41


42


43



Financuar nga LevizAlbania

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

LEVIZ A lbania

Local Democracy in Action

LIVEART

GO2 Albania & Art Kontakt Live Art Punëtori me të rinj, organizuar në qytetin e Shkodrës përgjatë muajit Korrik 2021.

Ky botim u realizua nga GO2 dhe Art Kontakt në kuadër të projektit “Arti drejt Publikes” me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit. © MMXXI GO2 ALBANIA




LIVEART

live art shkodër korrik 2021 #ArtiDrejtPublikes #LiveArt


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.