REÇI, gështenja e Alpeve by GO2 Albania

Page 1



2020


Ky studim është realizuar nga Eltjana Shkreli dhe

Organizatë për Planifikim të Qëndrueshëm Urban në kuadër të projektit “FoRuM-Fokusimi në Mobilizimin Rural në Malësi të Madhe”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga VIS gjatë periudhës 2018-2020. © MMXX GO2


FOTO: WEB



Përmbajtja

Reçi - një hap drejt Alpeve, 11 Pozita gjeografike, 13 Klima, 14 Popullsia, 18 Infrastruktura, institucionet dhe sipërmarrjet, 19 Flora dhe fauna, 20 Historia, 24 Monumente natyrore, kulturore dhe atraksionet kryesore, 26 Gështenja, 28 Festat lokale, 31 Akomodimi dhe gastronomia, 33 Shtigjet, 36 Llojet e turizmit , 37 Projeksione dhe planifikime, 42 Propozimet për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Reç, 53 Investime në infrastrukturën e shërbimeve turistike, 59 Investime në aftësimin e burimeve njerëzore, 67 Hartat, 69 Bibliografia, 71



FOTO: GO2

9


H1. Fshati Reç, hartë satelitore

BURIMI: GOOGLE


Reçi - një hap drejt Alpeve

KUKËS

S H K O D Ë R

L E Z H Ë

DIBËR

DURRËS

TIRANË

Reçi është një nga 12 fshatrat e Njësisë Administrative Shkrel të Bashkisë Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, në kufi me Alpet Shqiptare. Ai bën pjesë në Zonën e Mbrojtur Parku Natyror Bashkiak i Shkrelit. Reçi njihet sidomos për bukuritë e pyllit të gështenjave që mbulon thuajse të gjithë zonën, si dhe për një betejë të Luftës së Dytë Botërore. Për shkak të mungesës së ofertës turistike, e cila do të dëshmohet në këtë dokument, Reçi ka mbetur një destinacion turistik i vizitorëve ditorë. Duke konkurruar me aksesin e lehtë nga qytetet dhe pikat e kalimit kufitar, fshati kontribuon me modesti në numrin e përgjithshëm prej 10.000 turistësh, që sipas Planit të Përgjithshëm Vendor Malësi e Madhe, e vizitojnë këtë Bashki brenda një viti. Po ashtu, për të njëjtën arsye, Reçi ka përfitime të vogla nga shpenzimet minimale prej 4-15 euro në ditë të vizitorëve në territorin e kësaj bashkie.

ELBASAN

FIER

BERAT

KORÇË

GJIROKASTËR VLORË

H2. Reçi në hartën e Shqipërisë

11


H3. Fshati Reç në hartën e Qarkut Shkodër

KELMEND

MALËSI E MADHE KASTRAT

SHALË

SHKREL

PULT

QENDËR KOPLIK

SHOSH

GRUEMIRË

FIERZË

IBALLË POSTRIBË

SHLLAK

FUSHË ARRËZ

TEMAL

RRETHINAT

BLERIM

QELËZ

SHKODËR

FUSHË-ARRËS

SHKODËR

GURI I ZI

ANA E MALIT BËRDICË DAJÇ BUSHAT

VELIPOJË

VAU I DEJËS

VAU I DEJËS HAJMEL

PUKË QERRET

RRAPE

PUKË

VIG-MNELË GJEGJAN

QAFË-MAL


Pozita gjeografike

MALËSI E MADHE PARKU RAJONAL NATYROR SHKREL

Sipas Njësive Strukturore të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) të Bashkisë Malësi e Madhe, fshati Reç ka një sipërfaqe prej rreth 920 ha (9.2 km2). Ai ndodhet rreth 12 km në lindje të qytetit të Koplikut dhe 29 km në veri të qytetit të Shkodrës. Fshati prej nga e ka marrë emrin e gjithë zona, ngrihet mbi një terren kryesisht kodrinor në juglindje të fushës tektonikokarstike të Reçit me lartësi mbidetare rreth 250 m, e cila ka përbërje argjilore dhe zhavore me trashësi deri në disa metra. Kjo fushë e thatë që shtrihet deri në Dedaj, Zagorë e përtej, është ndër më të veçantat në Shqipëri, për shkak të tokës gurishtore, të thatë e pa rrjedhje sipërfaqësore të ujit. Megjithatë, në këto toka janë mbjellë prej dekadash

H4. Fshati Reç në hartën e Bashkisë Malësi e Madhe dhe të Parkut Natyror Bashkiak të Shkrelit

13


Fusha e Reçit që shtrihet deri në Dedaj, Zagorë e përtej, është ndër më të veçantat në Shqipëri, për shkak të tokës gurishtore, të thatë e pa rrjedhje sipërfaqësore të ujit.

bimë industriale dhe mjekësore. Edhe kodrat e zonës (deri në 550 metër mbi nivelin e detit) janë thuajse krejtësisht të zhveshura, me shkurre të rralla. Më në juglindje, në brendësi të fshatit Reç, kodrat janë të mbuluara nga gështenjat. Karakteristikë e kësaj peme është reaksioni (ph) neutral i tokave silicore, por edhe gëlqerore dhe acide si në rastin e Reçit. Në këtë mënyrë, gështenja i mbron dhe i pasuron këto toka, duke kontribuar indirekt edhe në faunën e zonës.

Klima Klima

Mesatarja vjetore

Rreshje (mm)

1.200 - 1.800

Temperatura ( C)

14.5 - 16.8

o

Si pjesë e Malësisë së Madhe, Reçi karakterizohet nga klima mesdhetare malore me verë të nxehtë e të thatë dhe dimra të lagësht e me rreshje. Temperaturat mesatare vjetore luhaten në 14.5-16.8°C. Rreshjet vjetore, kryesisht shi, shkojnë nga 1200 deri në 1800 mm në vit, 80% e të cilave bien në periudhën Tetor-Prill. Megjithatë, bora nuk është mysafire e rrallë në këtë zonë.


H5. Vendbanimet e Fshatit Reç

Prelnikaj

Ulnikaj

Kuç

QAFË GRADË

Xhakaj

Vuc Vukaj

REÇ

Boçaj Gjenokaj

shpellë pika hyrëse në zonë fshat

Kisha e vjetër varreza

ndërtesë

kala

rrugë ndërubane dytësore

burgu i Reçit

rrugë lokale interubane

zonë shërbimi

rrugë lokale

Gështenja e Reçit

rrugë tjetër

bujtinë

hidrografi

pikë përpunimi për gështenja

Mosël


FOTO: WEB


FOTO: WEB

17


Popullsia

Popullsia Njësia

Familje

Banorë

Malësia e Madhe

150.000

55.700

1.650

6.000

Nj.A. Shkrel Fshati Reç

150

600

Censusi i vitit 2011 dhe Regjistri Civil japin dy pasqyra të ndryshme për popullsinë e mjaft qendrave të banuara dhe të krejt Shqipërisë, e sigurisht edhe për fshatin Reç. Në popullsinë prej 55.700 banorësh të Bashkisë Malësi e Madhe, Njësia Administrative Shkrel zë rreth 10% të totalit, me rreth 6.000 banorë. Raporti 1/10 është i njëjtë edhe përsa i takon numrit të familjeve, pasi Shkreli ka rreth 1650 të tilla, përkundrejt 15000 familjeve që ka Bashkia. Është interesante të konstatohet se fshati Reç, si njësia bazë e ndarjes territoriale-administrative, e ruan raportin e përafërt 1/10 me Njësinë Administrative Shkrel: kështu, ai ka rreth 600 banorë dhe 150 familje.


Infrastruktura, institucionet dhe sipërmarrjet

Reçi ka rreth 4 km rrugë të asfaltuar (kategoria rrugë ndërurbane dytësore), e cila e përshkon fshatin mespërmes, si dhe dhjetëra kilometra rrugë të brendshme, të paasfaltuara, që të gjitha të pandriçuara natën. Rrugët janë të pajisura me sinjalistikë të mjaftueshme, si dhe nuk mungojnë as tabelat orientuese të atraksioneve turistike për vizitorët. Fshati furnizohet me ujë dhe energji elektrike nga një sistem qëndror, ndërsa ujërat e zeza kalojnë përmes gropave septike. Reçi ka një shkollë të mesme të bashkuar, një ambulancë, një xhami dhe një kishë. Në Reç gjenden disa biznese, si Fabrika e Ujit “Alpin”, Baxho “Agro-Reçi”, Shoqëria e Bashkëpunimit Bujqësor “Agro-Reçi”, restorantet “Gështenja”, “Bujtina e Reçit” dhe “Shporta e Reçit”, bujtina “Agroturizëm Rruga e Mullirit”, një bar, si dhe disa njësi tregtare. E themeluar para 15 vitesh si shoqatë me emrin “Reç Prodhimtar” për të ndihmuar prodhuesit të bashkëpunojnë në tregtimin e gështjenjave, SH.B.B. Agro-Reçi tashmë përfshin mbi 200 familje në grumbullimin e gështenjave,

Në Reç gjenden disa biznese, si Fabrika e Ujit “Alpin”, Baxho “AgroReçi”, Shoqëria e Bashkëpunimit Bujqësor “Agro-Reçi”, restorantet “Gështenja”, “Bujtina e Reçit” dhe “Shporta e Reçit”, një bar, si dhe disa njësi tregëtare.

19


90 familje në grumbullimin e qumështit dhe 40 familje në grumbullimin e bimëve aromatike, prej të cilave 3 nga këto lloje bimësh janë të çertifikuara me Tregues Gjeografik. Kjo kooperativë, me implementimin e inkubatorit, do të bëjë të mundur: (1) përzgjedhjen, tharjen, përpunimin dhe ruajtjen e gështenjës, që do të rrisin periudhën e aktivitetit të saj përgjatë vitit, (2) tharjen dhe paketimin e bimëve mjekësore e të frutave të pyllit dhe (3) prodhimin e vajrave esencialë, i cili do të jetë i mundur pas krijimit të strukturave që bëjnë të mundur proceset e mësipërme.

Flora dhe fauna Pozicioni gjeografik e vendos Reçin në nënzonën e mesme dhe të ftohtë të zonës së parë fitoklimatike të Shqipërisë: Zonës së Dafinës, me lartësi mbidetare nga 300 deri në 600 metër. Për rrjedhojë, në luginat e lagështa dhe të freskëta, por edhe në kodrat e fshatit rriten gështenjat, arrat, bliri, shkoza, vidhi, plepi, shelgu, bunga, qarri, etj. Në fshat dhe


rrethina vërehet gjithashtu edhe prania e bimësisë së zonës së dytë fitoklimatike – zonës së Gështenjës (dushqeve), me dëllinjën, murrizat, thanat, lajthitë, shegët etj. Bimësia e ulët që shoqëron bimësinë e lartë të këtyre brezave është tipike për zonën, si sherebela, kamomili, çaji i malit, trumza, lavanda, sanza dhe shumë lloje të tjera lulesh e barërash, përfshi edhe luleshtrydhet. Bujqësia e kultivuar përfshin thuajse të gjitha perimet tradicionale, një pjesë drithërash, por edhe duhanin e pemët frutore si molla, dardha, shega, ftoi, hardhia, qershia, pjeshka, kumbulla, hurma etj. Sa i takon faunës, urbanizimi i kahershëm i fshatit ka reduktuar ndjeshëm habitatin e mjaft gjallesave që janë tipike për Parkun Natyror Bashkiak të Shkrelit, ku Reçi bën pjesë. Kështu ndonëse nuk ndeshen dhia e egër, ujku dhe ariu, në fshat dhe rrethina shihen kafshë të tilla, si salamandra, gabonja, shqiponja e vogël, urithi, iriqi, dhelpra, vjedulla etj. Nga ana tjetër, banorët mbarështojnë blegtorinë sidomos me dele, derra, por edhe gjedhë, dhi, shpendë etj, ndërsa tradita e Reçit në bletari dëshmohet që në shekullin e 15.

Urbanizimi i kahershëm i fshatit ka reduktuar ndjeshëm habitatin e mjaft gjallesave që janë tipike për Parkun Natyror Bashkiak të Shkrelit, ku Reçi bën pjesë.

21



FOTO: GO2

23


Historia

Sipas Kadastrës së Shkodrës (1416), e më vonë edhe Defterit të Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës (1485), në Reç kishte 8 shtëpi me 10 familje, 6 nga të cilat me mbiemrin Reçi, ndërsa Lohja shënohet si një fshat i braktisur dhe i shkatërruar.

Sipas burimeve arkivore të Republikës së Venedikut dhe të Perandorisë Osmane, fshati Reç ka qenë i banuar që në shekullin XV. Sipas Kadastrës së Shkodrës (1416), e më vonë edhe Defterit të Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës (1485), në Reç kishte 8 shtëpi me 10 familje, 6 nga të cilat me mbiemrin Reçi, ndërsa Lohja shënohet si një fshat i braktisur dhe i shkatërruar. Një shekull më vonë, në një regjistrim të vitit 1582, jepen të dhëna edhe për besimin fetar të mbi 50 familjeve të Reçit, ndërsa më 1612, fshati përmendet për një betejë kundër ushtrisë osmane të ardhur nga Podgorica. Në relacionin e udhëtarit apostolik të Vatikanit më 1671, Reçi


rezulton me 25 shtëpi. Të kësaj periudhe janë edhe vendosjet e fshatit në hartat e disa udhëtarëve perëndimorë Cantel dhe Coronel. Prej dokumenteve të Dioqezës së Shkodrës të vitit 1745 mësohet se Reçi bënte pjesë në famullinë e Shkrelit, ndërsa kisha Shën Elia e fshatit ngrihej mbi kodrën e Prelnikajve. Sipas shënimeve të një tjetër udhëtari apostolik të Vatikanit, në vitin 1920, Reçi (bashkë me Lohen) numëronte 1690 banorë. Fshati dhe zona përmendet për angazhimin në vitet e luftërave për pavërësi në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, si dhe për mbështetjen ndaj mbretërisë shqiptare të Ahmet Zogut. Megjithatë, në mes të Luftës së Dytë Botërore (LDB), Reçi u bë arenë e një beteje të përgjakshme mes forcave komuniste dhe pushtuesve italianë. Ajo që ende përkujtohet si Lufta e Reçit është një betejë me dhjetëra të vrarë që u zhvillua më 30-31 Gusht 1943, vetëm 4 ditë para kapitullimit të Italisë Fashiste. Mirëpo me instalimin e regjimit komunist pas LDB, prifti katolik Fran Pjetër Çuni që shërbeu në kishën e Reçit, u vra më 1948. 11 vjet më vonë, në fshat u formua kooperativa bujqësore, ndërsa më 1970, Reçi iu bashkua një kooperative më të madhe që përfshinte fshatra të tjerë me qendër në Grizhë të Malësisë së Madhe. Aktualisht, Reçi është pjesë e Njësisë Administrative Shkrel, si dhe e Parkut Natyror Bashkiak të Shkrelit – që të dyja në territorin dhe administrimin e Bashkisë Malësi e Madhe.

25


Monumente natyrore, kulturore dhe atraksionet kryesore

Fshati Reç dhe zona përreth tij kanë dy monumente të mbrojtura me ligj: një monument natyre dhe një monument kulture. Gështenjat e Reçit janë Monument Natyre i Kategorisë së III të IUCN, shpallur që në vitin 1974. Monumenti përfaqëson një pyll prej qindra hektarësh me drurë gështenje rreth 250-vjeçare, me vlera shkencore, ekonomike, didaktike dhe turistike. Kalaja e Ballecit (e Ballcit, e Ballezit), është Monument Kulture i Kategorisë I, shpallur nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës që në vitin 1977. Aktualisht ajo përfaqësohet nga disa rrënoja muresh në majën e kodrës së njohur ndryshe edhe si Maja e Ballecit, në anën tjetër të Lumit të Rrjollit. Sipas studiuesve, kalaja ka qenë qendra e qytetit Balessium (Balleza), të përmendur që në vitin 1062, por që sipas Marin Barletit, në mesin e shekullit XV ishte plotësisht e shkatërruar prej pushtimit osman. Kisha e vjetër rreth 400-vjeçare e Shën Illisë (Shënllia) në


kodrën e Prelnikajve është gjithashtu një atraksion me vlera historike dhe kulturore. Në qendër të fshatit gjendet edhe lapidari kushtuar Luftës së Reçit, i cili është ndërtuar në vitin 1968. Një nga atraksionet më të vizituara, edhe për shkak të afërsisë dhe lehtësisë së qasjes përmes një shtegu shkëmbor, është Shpella e Pëllumbave. Ajo ka një hyre prej 10 m, 100 m thellësi, 15 m lartësi dhe është e pasur me stalaktite dhe stalagmite shekullore. Kjo shpellë, ndër të tjera përreth, është habitat shumë i rëndësishëm për më shumë se 5 specie lakuriqësh nate. Duke qenë gjitarë shumë të ndjeshëm ndaj zhurmave dhe për sigurinë e turistëve, është e këshillueshme që vizitat në këtë atraksion të shoqërohen nga udhërrëfyes lokal. Gjithashtu, në zonën përreth Reçit ndodhen edhe kalaja e Qafë-Gradës, Puset e Reçit (Krenzat), Kanioni i Rrjollit etj. Përreth Reçit ka një mori shpellash, si: e Bogdanit, e Fikut, e Lopëve, e Çetës Vida, e Çetës së Troshanit, e Ltimit, e Sokolit, e Sukës së Mbrapshtë, e Priftit, e Budës, e Sharrës, e Papajve etj. Po ashtu, zona ka atraksione të tjera si kompleksi i shtëpive të vjetra në Aliaj, disa themele të një kishe parakristiane në Kocaj, Paruja e Rrjollit, Fojletat e Lohes, ublat e Repishtit, Gropat e Borës, Bjeshka e Rrjollit, Kroni i Mirë, Kroni i Bregahit, Kroni i Keq, Mulliri i Hoxhajve, i Drellanit, i Çokajve, i Tom Lulashit, disa stane, kalldrëme etj.

Përreth Reçit ka një mori shpellash, si: e Bogdanit, e Fikut, e Lopëve, e Çetës Vida, e Çetës së Troshanit, e Ltimit, e Sokolit, e Sukës së Mbrapshtë, e Priftit, e Budës, e Sharrës, e Papajve etj. Atraksione të tjera janë kalaja e Qafë-Gradës, Puset e Reçit (Krenzat), Kanioni i Rrjollit, Paruja e Rrjollit, Fojletat e Lohes, ublat e Repishtit, Gropat e Borës, Bjeshka e Rrjollit, Kroni i Mirë, Kroni i Bregahit, Kroni i Keq, Mulliri i Hoxhajve, i Drellanit, i Çokajve, i Tom Lulashit etj

27


Gështenja

Gështenja Njësia

Sipërfaqja (ha) Prodhimi (ton)

Shqipëria

13.000

5.800

5.000

4.500

330

450

Qarku Shkodër Fshati Reç

Gështenjat zënë 1.3% të fondit pyjor të Shqipërisë. Ato rriten në një brez të gjerë kodrinor-malor në lartësitë 300700 metër dhe përbëjnë një zonë të veçantë fitoklimatike me emrin Zona e Gështenjës. Pikërisht në kufijtë e kësaj zone është edhe Reçi. Prej më shumë se një shekulli, gështenjat janë sinonim i Reçit. Të mbjella, sipas gojëdhënës së vendasve prej një emigranti shqiptar nga Kraja (sot në Malin e Zi), gështenjat më të vjetra të Reçit mendohet se janë mbi 250-vjeçare. Gështenjat mbulojnë rreth 330 ha, ndërsa numri i rrënjëve llogaritet në rreth 30.000. Po ashtu, llogaritet se një rrënjë prodhon mesatarisht 30-40 kg, duke e çuar prodhimin e përgjithshëm të gështenjës në këtë fshat në rreth 450 ton në vit, shumica e së cilës eksportohet në Itali. Kjo sasi është gati 1/10 e prodhimit vjetor të gështenjës në Qarkun e Shkodrës, i cili shkon deri në 4500 ton. Gështenja dhe mjalti i gështenjës së Reçit u regjistruan me Tregues Gjeografik në


FOTO: GO2

29


vitin 2017. Sa i takon sipërfaqes, Qarku i Shkodrës vlerësohet se ka rreth 5000 ha gështenja, ndërsa në të gjithë Shqipërinë vlerësohet se ka mbi 13.000 ha. Sipas disa të dhënave të cituara nga FAO, në vitin 2012, Shqipëria zuri vendin e 12 në botë sa i përket prodhimit, me 5.800 tonë. Megjithatë, kjo sasi është më e ulët se prodhimi vjetor përpara viteve 1990, kur sipas studiuesve, Shqipëria prodhonte deri në 14.165 ton gështenja. Megjithatë, dy vitet e fundit prodhimtaria e gështenjës pothuajse është përgjysmuar. Shkak për këtë është një parazit i quajtur “grerëza kineze” (Dryocosmus kuriphilus), i cili duke zënë pjesën e gjetheve shkakton rënien e kapacitetit të fotosintezës, lulëzim më të paktët, rritje më të ngadaltë, dobësim të bimës dhe rrjedhimisht prodhimtari të ulët. Siç edhe shtjelluan gjatë konferencës së mbajtur në Malësi të Sipas disa të dhënave të cituara nga FAO, në vitin 2012, Shqipëria zuri vendin e 12 në botë sa i përket prodhimit, me 5.800 tonë. Megjithatë, kjo sasi është më e ulët se prodhimi vjetor përpara viteve 1990, kur sipas studiuesve, Shqipëria prodhonte deri në 14.165 ton gështenja.

Madhe mbi këtë temë në Tetor 2019, ekspertët konstatojnë që ky parazit luftohet nëpërmjet luftës biologjike klasike të një insekti specifik (Torymus sinensis), i cili duke u vendosur në zona të përhapjes masive të parazitit, mund të rimëkëmbë pyllin e gështenjave. Duke e vlerësuar gështenjën si një mjedis natyror të ekuilibruar, lulet e të cilës janë mjaft të preferuara nga bletët, nxit rritjen e produkteve të tjera ushqimore si kërpudha dhe konsiderohet si produkt pa mbetje, ekspertët e vlerësojnë të domosdoshme luftimin e parazitit nëpërmjet metodës së luftës biologjike.


Festat lokale

Festat kryesore

Njëra prej festave më të vjetra të fshatit Reç përkujton betejën e fundit të Gushtit 1943. Që prej vitit 1947, kjo betejë, që rëndom përmendet si Lufta e Reçit, i ka dhënë emrin festës së fshatit, duke e quajtur Festa e Reçit. Deri në vitet ‘90 të shekullit të kaluar festohej më 6 Shtator, ndërsa aktualisht shënohet të Dielën e fundit të Gushtit, për shkak të pjesëmarrjes në të edhe të emigrantëve të shumtë të zonës. Në sezonin e vjeljes së gështenjave zhvillohet “Festa e Gështenjës, e cila mbledh një numër të madh vizitorësh me aktivitete të shumta si: turi i gështenjave, panair me gatime ku përbërës kryesor është gështenja dhe me produkte vendase artizanale, veprimtari sensibilizuese për mbrojtjen e biodiversitetit, etj. Një tjetër festë lidhet me shenjtin e fshatit, për nder të të cilit ngrihet edhe Kisha e Shën Illisë; ajo festohet me 19 Korrik. Meqenëse banorët u takojnë besimeve myslimane dhe katolike, në fshat kremtohen gjithashtu edhe festat fetare përkatëse, si Bajrami, Krishtlindjet, Shën Gjergji, Pashkët etj.

Emërtimi

Koha

Lufta e Reçit

Gusht

Festa e Gështenjës

Tetor

31


FOTO: WEB


Akomodimi dhe gastronomia

Edhe pse Reçi është mjaft i njohur për bukuritë e tij natyrore, si dhe vizitohet çdo fundjavë nga dhjetëra e qindra vizitorë, fshati ka vetëm një strukturë të mirëfilltë akomoduese me një kapacitet tepër të limituar. Thënë ndryshe, fshati mund të akomodojë vetëm 1-2 familje në natë. I konsideruar si një prej Portave të Shërbimeve të Alpeve Shqiptare në Planin Kombëtar Sektorial të Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare (PKSTRASH), Reçi mendohet të ketë 30-fishim të kapacitetit akomodues. Kështu, nga 5-6 shtretër sa ka aktualisht, në vitin 2031 Reçi parashikohet të ketë 200-250 shtretër, gjysma e të cilëve në bujtina, 40-50 në hotele të vegjël dhe 50-63 në kampera, të vendosur brenda kufijve të pronësisë së secilës bujtinë. PKSTRASH thekson

Akomodimi 2031 Shtretër

Hotele Bujtina Kampera

250

50

137

63

33


Edhe pse Reçi është mjaft i njohur për bukuritë e tij natyrore, si dhe vizitohet çdo fundjavë nga dhjetëra e qindra vizitorë, fshati ka vetëm një strukturë të mirëfilltë akomoduese me një kapacitet tepër të limituar.

se zhvillimi i shërbimeve të akomodimit synon ruajtjen e vlerave natyrore, sepse Reçi ka vlera të larta mjedisore dhe ndërhyrjet duhet të jenë të mirëorientuara në ruajtjen e këtyre vlerave. Sipas dokumentit të mësipërm, “përparësi ka rikonstruksioni dhe kthimi i objekteve ekzistuese në hotele, bujtina, fjetje dhe mëngjes, fjetina, pika tregtimi, bare, restorante, etj., si dhe rinovimi, përmirësimi i standardeve dhe rritja e efiçencës energjetike”. Thënë ndryshe, rritja e numrit të shtretërve do të kërkojë edhe rritjen e numrit të restoranteve, nga 3-4 që janë aktualisht. Megjithatë, në restorantet ekzistuese ofrohen gatime tradiconale të përgatitura me përbërës të prodhuar në vend.


H6. Disa prej shtigjeve ekzistuese në zonën e Reçit

Prelnikaj

Ulnikaj

Kuç

QAFË GRADË

Xhakaj

Vuc Vukaj

REÇ

Boçaj Gjenokaj

Mosël

shteg (biking) shteg (hiking)


Shtigjet

Aktorë të ndryshëm publikë dhe privatë që merren prej vitesh me turizmin në zonë, kanë identifikuar, gjurmuar me GPS, funksionalizuar, shënjuar dhe promovuar rreth 25 shtigje për shëtitje, ecje malore, ecje me biçikleta, motoçikleta, kalërim (hipizëm) etj., me gjatësi totale prej më shumë se 100 km në Malësi të Madhe. Shtigje në Reç Shtegu

Janë rreth 12 shtigje për shëtitje, ecje malore, ecje me biçikleta, motoçikleta, kalërim (hipizëm) etj., vetëm në zonën e Reçit.

gjatësia (km)

Reç-Dodç

2.4

Reç-Qafë Gradë

3.2

Reç-Repisht

6.5

Shtegu i Gështenjave-Reç

7.1

Shpella Pëllumbave-Shtegu i Gështenjave-Reç

7.1

Përqark Pyllit të Gështenjave

8.3

Reç-Dedaj

9.5

Reç-Qafë Gradë-Repisht-Reç

13.2

Reç-Qafë Gradë-Liqeni i Vogël-Reç

15.0

Reç-Fusha e Parusë

15.0


Llojet e turizmit

Pasi evidenton si specifikë të lokalitetit të Reçit orientimin drejt zhvillimit të pemëtarisë e kryesisht gështenjave, si dhe nevojën që ky aktivitet të gërshetohet me natyrën për ta bërë zonën më tërheqëse për nxitjen e turizmit, PKSTRASH rekomandon llojet e turizmit kryesor dhe mbështetës që mund të zhvillohen në zonë. Turizmi kryesor: Agroturizmi / Turizmi i fermave bujqësore; Turizmi i gastronomisë dhe produkteve lokale; Turizmi argëtues dhe rekreativ; Turizmi i evenimenteve.

Turizmi mbështetës që mund të zhvillohet në Reç përshin: turizmin industrial dhe artizanal; turizmin krijues; turizmin malor dhe hapësirave natyrore; turizmin e historisë dhe kulturës lokale; turizmin e çiklizmit; turizmin e ecjes në natyrë dhe alpinizmit; turizmin shëndetësor; turizmin e biznesit ose profesional, si dhe turizmin social dhe të solidaritetit.

37


Kodi për të instaluar aplikacionin “Zana e Maleve”

Ndërsa turizmi mbështetës që mund të zhvillohet në zonë, përfshin: turizmin industrial dhe artizanal; turizmin krijues, i cili nxit vizitorët të zhvillojnë imagjinatën e tyre duke qenë pjesëmarrës aktiv në destinacionet që vizitojnë; turizmin malor dhe hapësirave natyrore; turizmin e historisë dhe kulturës lokale; turizmin e çiklizmit; turizmin e ecjes në natyrë dhe alpinizmit; turizmin shëndetësor; turizmin e biznesit ose profesional, si dhe turizmin social dhe të solidaritetit. Po ashtu, në Planin Kombëtar Sektorial të Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare, listohen edhe shumë aktivitete që mund të zhvillohen në zonën e Reçit, si p.sh.: Shëtitje, ecje në natyrë dhe shtigje panoramike (Hiking/treking, shëtitje në këmbë / kuaj dhe mushkë), piknik; Vizita në monumente të natyrës (Gjeomonumente, Kanione, Pyje, Përrenj, Shpella, Koridore të gjelbërta); Vizita dhe udhëtime në monumente të kulturës / fshat historik me vlera arkitektonike / vende historike dhe legjendare (kala); Njohje me zakonet dhe rregullat sociale të zonës / folklorin dhe legjendat lokale; Vizita në ferma bujqësore, blegtorale dhe baxho; Degustim dhe blerje të produkteve lokale; Pjesëmarrja në aktivitetet e fermës / korrja dhe mbledhje e produkteve bujqësore lokale; Aktivite të ndryshme: Paintball, speedmountain, tenis, volejboll, futboll, basketboll, pingpong, zip-line, organizimi i garave të orientimit; Aktivitete çiklistike: gara/ shëtitje me biçikleta; Pjesëmarrje në evenimente / Festivale / panaire / ekspozita, kulturore, sportive, folklorike, kinematografike, teatrale, bujqësore; Pjesëmarrja në Konferenca / mbledhje


dhe takime profesionale / pjesëmarrje në evenimente çertifikimi dhe formimi profesional; Aktivitete me interes publik për të mbështetur popullsinë lokale; Pjesëmarrje në kampe verore; Aktivitete sensibilizuese për grupet në nevojë etj. Informacione të përgjithshme mbi territorin e Bashkisë Malësi e Madhe, histori, legjenda, festa lokale, atraksione, si: disa shtigje, monumente, shpella; udhërrëfyes turistik, hotele, bujtina, restorante e sipërmarrje të tjera dhe produkte karakteristike të zonës, etj. janë të përmbledhura në faqen web www.zanamaleve.com. E ndërtuar në kuadër të projektit “Zana e Maleve” të zbatuar nga VIS, kjo është ndër portalet që promovojnë turizmin në zonën e Malësisë së Madhe, e cila tashmë është përshatur në aplikacion për telefonat celularë dhe mund të jetë një nga pikat e referencës për turistët.

Llojet e turizmit Turizmi kryesor Agroturizmi / Fermat bujqësore Gastronomia dhe produktet lokale Argëtimi dhe rekrecioni Evenimentet

39



FOTO: GO2


Projeksione dhe planifikime

Zonimi Reçi si pjesë e PRN Shkrel Zona e shërbimeve të vizitorëve Zona e përdorimit tradicional Zona e zhvillimit të qëndrueshëm

Ndonëse Reçi nuk u përfshi në Programin e Integruar për Zhvillimin Rural, njohur ndryshe edhe si Projekti i 100 Fshatrave, ai është trajtuar në projektin rajonal Plani Kombëtar Sektorial i Turizmit në Rajonin e Alpeve Shqiptare (PKSTRASH), hartuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) dhe miratuar me Vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) Nr. 1, datë 09.12.2017. Reçi gjithashtu zë një peshë specifike në Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV) të Malësisë së Madhe, miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak të Malësisë së Madhe nr. 43, datë 30.11.2017, si dhe me vendimin e KKT nr. 3, datë 09.12.2017. Kështu, në PKSTRASH (njohur ndryshe si Masterplani i Alpeve), Reçi është konsideruar si Portë Shërbimesh (Kategoria II) dhe lokaliteti më i madh pranë aksesit perëndimor të Alpeve. Lokalitetet e këtij niveli të dytë janë destinacione turistike me një rreze influence deri në 10 km –


kjo falë aksesueshmërisë me transport publik, infrastrukturë dhe shërbime ekzistuese. Bashkë me Reçin, në këtë kategori bëjnë pjesë Vermoshi, Lugina e Kirit, Nënmavriqi, Lekbibaj e madje edhe Valbona, Tamara, Razma e Boga, ndërsa për Komanin dhe Dushajt, rrezja e influencës është përcaktuar vetëm 3 km, sepse janë pika tranziti, kryesisht të transportit ujor. Përqëndrimin e shërbimeve ekzistuese të Reçit në raport me fshatrat e tjerë të Malësisë së Madhe e evidenton edhe PPV e kësaj Bashkie, i cili megjithatë nuk është aq i fokusuar te Reçi sa Masterplani i Alpeve. Në të vërtetë, Masterplani i referohet Reçit si lokalitet ku bëjnë pjesë edhe fshatrat më të afërt të tij: Qafë-Gradë, Repisht dhe Kokë-Papaj. Sipas Masterplanit, ky lokalitet “është një zonë me traditë në turizmin e fermave dhe gastronomisë lokale, ku gjenden pasuri të shumta natyrore, kulturore dhe peizazhistike”. Masterplani gjithashtu sugjeron që “për zhvillimin e lokalitetit është e nevojshme të merret në konsideratë Plani i Menaxhimit të Parkut Natyror Bashkiak të Shkrelit”, i hartuar që në vitin 2014. Ky Plan Menaxhimi ka identifikuar 3 nën-zona që përfshijnë Reçin: 1) Zona e shërbimeve të vizitorëve; 2) Zona e përdorimit tradicional; 3) Zona e zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe Zonën Qendrore (Bërthamë), e cila shtrihet më lart, në veri dhe verilindje të Reçit dhe shkon deri në kufi të Parkut Kombëtar Alpet Shqiptare.

Masterplani i Alpeve i referohet Reçit si lokalitet ku bëjnë pjesë edhe fshatrat më të afërt të tij: Qafë-Gradë, Repisht dhe KokëPapaj. Sipas Masterplanit, ky lokalitet “është një zonë me traditë në turizmin e fermave dhe gastronomisë lokale, ku gjenden pasuri të shumta natyrore, kulturore dhe peizazhistike”.

43


Plani i Menaxhimit evidenton disa arritje, si infrastruktura turistike, por edhe problematikat e zonës së Reçit, sikurse janë zhvillimi i pakontrolluar urban dhe braktisja e zonës (Repisht) nga banorët vendas. Plani i hartuar në vitin 2014 dhe ai i rishikuar në vitin 2019, po ashtu konstatojnë potencialet e zonës së Reçit për zhvillimin e agroturizmit, turizmit kulturor (veshjet tradicionale, festat lokale), kampingjet si dhe turizmit sportiv (posaçërisht çiklizmit malor dhe hipizmit). Duke u kthyer te PKSTRASH apo Masterplani i Alpeve, dokumenti përcakton katër projekte strategjike, si pjesë e Objektivave dhe Programeve përkatëse: Forcimi i identitetit urban dhe arkitekturor i lokaliteteve bën pjesë në Objektivin Strategjik 1 (OS1), Programi 2. I zbërthyer në terma konkretë, ky projekt është emërtuar “Rikualifikim i qendrës rurale Reç” dhe duhet të kryhet brenda periudhës 2022-2027. Kostoja e këtij projekti është llogaritur 112,500,000 lek. Strukturimi i itinerareve turistikë. Edhe ky projekt bën pjesë në Objektivin Strategjik 1, por në Programin 3. Përmes tij synohet rehabilitimi dhe sinjalizimi i shtegut Reç-Qafë GradëRepisht-Reç brenda afatit kohor 2017-2022, ndërsa kostoja e tij është llogaritur në vlerën 19,862,000 lek. Krijimi i aksesit në lokalitetet turistike përmes transportit publik. Si pjesë e OS1, ky projekt i takon Programit 3 dhe do të krijojë stacion të transportit publik dhe turistik në Reç.


Vlera e këtij projekti është llogaritur në 100,000,000 lek, ndërsa koha e realizimit 2017-2022. Shërbime bazë për sigurinë dhe nevojat e turististëve është pjesë e Programit 4 të OS1. Projekti ka për qëllim rinovimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike në Reç, me një fond prej 296,000,000 lekësh, ndërsa afati kohor për këtë projekt është lënë nga 2017 deri më 2027. Nga ana tjetër, PPV e Bashkisë Malësi e Madhe ka një mori projektesh të planifikuara në programet strategjike, por vetëm pak prej tyre janë specifikisht për Reçin, si fshat ose si zonë. Kështu, në Objektivin Strategjik 3 të këtij Plani (PPV), projekti “Promovimi i zonës së Shkrelit (Reç, Bogë, Razëm, Dedaj) dhe zonës së Kelmendit” nuk është buxhetuar, ndërsa koha e realizimit të tij është 2017-2022. Reçi përmendet edhe një herë tjetër në hartën e Zonës Territoriale SH-01, ku

Plani i Menaxhimit të Parkut Natyror Bashkiak të Shkrelit evidenton disa arritje, si infrastuktura turistike, por edhe problematikat e zonës së Reçit, sikurse janë zhvillimi i pakontrolluar urban dhe braktisja e zonës (Repisht) nga banorët vendas. Plani po ashtu konstaton potencialet e zonës së Reçit për zhvillimin e agroturizmit si dhe turizmit sportiv (posaçërisht çiklizmit malor dhe hipizmit).

Reçi në dokumentet strategjike Dokumenti

Viti

Rritja e kapitalit territorial në Komunën e Reçit: Produktet bujqësore dhe malore

2009

Plani Strategjik për Turizmin e Qëndrueshëm në Qarkun Shkodër

2011

Plani i Menaxhimit të Parkut Natyror Bashkiak Shkrel

2014

Plani i Përgjithshëm Vendor Bashkia Malësi e Madhe

2017

Plani Kombëtar Sektorial i Turizmit në Rajonin e Alpeve Shqiptare 2017 Plani Menaxhimit të Parkut Natyror Bashkiak të Shkrelit

2019

Plani i Veprimit për Zhvillimin Territorial të Malësisë së Madhe

2019

45


FOTO: GO2


zonimi i territorit shoqërohet me një përshkrim të fshatit. Këtu Reçi vlerësohet si një fshat në zonë fushore, me përqendrim shërbimesh në krahasim me fshatrat e tjerë, si dhe me banesa të vjetra të tipologjisë 1-2 kate, sidomos në pjesën jugore. Në Planin e Veprimit për Zhvillimin Territorial të Malësisë së Madhe hartuar në vitin 2019, propozimet e skenarëve të zhvillimit për Reçin, ndër masa të tjera menaxhuese dhe aktivitete për Parkun, renditen si në vazhdim: planifikimi dhe realizimi i ditëve promovuese të festave lokale në një periudhë zbatimi afatgjatë mbi 5 vjet, përmirësimi i mjediseve sportive (1-3 vjet), si dhe 2 shtigje me biçikleta (3-5 vjet). Ndërsa në listën e prioriteve, me një buxhet prej 4,000,000 eurosh, afat pesëvjeçar 2018-2023 dhe shtrirje në të gjitha Njësitë Administrative, është projekti “Zhvillimi i prodhimit, grumbullimit, përpunimit dhe tregtimit të pemëve frutore, gështenjë, arrore dhe vreshtarisë”. Sa i takon orientimeve strategjike për Reçin, në PPV e Bashkisë Malësi e Madhe evidentohen këto: rehabilitimi i hapësirave publike; krijimi i qendrës së fshatit; sistemim dhe kanalizim i përrenjve ne zonën e urbanizuar; mbjellje pemësh në zonat me erozion në shpatet malore; krijim sheshesh dhe lulishtesh në vendbanime; ruajtja dhe promovimi i objekteve me arkitekturë tradi­ cionale, evidentim dhe katalogim i tyre;

Në Dhjetor të vitit 2018, Bashkia Malësi e Madhe njoftoi përfundimin e një projekti për sinjalistikën turistike në këtë bashki, ku përfshiheshin edhe dy shtigje në fshatin Reç, me gjatësi totale prej 14.2 km

47


Më herët, Reçi është përfshirë dhe trajtuar nga dokumente të tilla studimore dhe strategjike, si Programi Sektorial Rritja e kapitalit territorial në Komunën e Shkrelit: Produktet bujqësore dhe malore, i cili kishte disa objektiva. Prej këtij dokumenti të vitit 2009 kuptohet se sa i rëndësishëm është përmirësimi i infrastrukturës së përpunimit të prodhimeve lokale për zhvillimin ekonomik në përgjithësi, dhe në veçanti për turizmin në këtë zonë

krijimi i strukturave turistike të diversifikuara, hotele, bujtina; promovimi i vlerave turistike dhe krijimi i programeve të ndryshme për turistët, si festa tradicionale, evenimente masive me fokus turizmin etj. Megjithatë, në Dhjetor të vitit 2018, Bashkia Malësi e Madhe njoftoi përfundimin e një projekti për sinjalistikën turistike në këtë bashki, ku përfshiheshin edhe dy shtigje në fshatin Reç, me gjatësi totale prej 14.2 km (shih zërin “Shtigjet” në këtë dokument). Nga ana tjetër, Masterplani i Alpeve ndalet gjerësisht në Reç, duke evidentuar nevojat për ndërhyrje, si më poshtë: Krijimi i 20-30 vende parkimi publik për turistët Parkimet e pikës informative; Krijimi i parkimeve publike të përshtatur edhe për autobusë; Përcaktimi dhe vendosja e sinjalistikës në shtigjet drejt zonave me vlera natyrore dhe kulturore: lugina e Rrjollit, Repisht etj; Rinovimi i bujtinave në përshtatje me arkitekturën tradicionale; Pika promovimi dhe tregtimi të produkteve tradicionale gastronomike, etnografike, artizanati; Promovim i pyllit të gështenjave dhe tregtimi i tyre si produkt lokal; Pika shitjeje guidash dhe produktesh në funksion të


turizmit; Identifikimi i hapësirave të nevojshme për ngritjen e kampingjeve; Trajnimi i mikpritësve në ofrimin e shërbimeve dhe informacionit turistik për lokalitetin. Më herët, Reçi është përfshirë dhe trajtuar nga dokumente të tilla studimore dhe strategjike, si Programi Sektorial Rritja e kapitalit territorial në Komunën e Shkrelit: Produktet bujqësore dhe malore (2009), i cili kishte disa objektiva. Ndër më të rëndësishmit ishte krijimi i një kooperative në fshatin Reç, si dhe asistencën e nevojshme teknike nga ekspertë vendas dhe të huaj për menaxhimin dhe marketimin e sipërmarrjeve të tilla. Prej këtij dokumenti të vitit 2009 kuptohet se sa i rëndësishëm është përmirësimi i infrastrukturës së përpunimit të prodhimeve lokale, pasi ky ishte një tjetër objektiv, së bashku me identifikimin e atraksioneve turistike të zonës. Në fund synohej edhe hartimi i një strategjie për promovimin e të gjithë kësaj pasurie në funksion të agroturizmit. Ky dokument ka shërbyer si bazë për hartimin e mjaft objektivave lokale në Planin Strategjik për Turizmin e Qëndrueshëm në Qarkun Shkodër (2011), sidomos në Sektorin 3 kushtuar prodhimit agro-ushqimor dhe turizmit rural.

49



FOTO: GO2


H7. Qendrat e propozuara për zhvillim dhe ndikimi i tyre në zonën e Reçit

Prelnikaj

Ulnikaj

Kuç

QAFË GRADË

Xhakaj

Vuc Vukaj

REÇ

Boçaj Gjenokaj Gje

Mosëll


Propozimet për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Reç

Reçi mbetet një fshat me potenciale për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, të mbështetur te turizmi natyror e sidomos rural. Propozimet e GO2 për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm mbështeten te parimi i policentrizmit, duke propozuar dy qendra të këtij zhvillimi në Reç. Zhvillimi i dy qendrave do të sigurojë një shpërndarje të drejtë dhe të larmishme të mundësive për banorët vendas që të përfshihen në sektorin e turizmit. Shpërndarje e drejtë e mundësive do të thotë që në turizëm të përfshihet dhe të kontribuojë duke marrë në këmbim zhvillim ekonomik, jo vetëm familja që mund të ndërtojë/përshtasë një bujtinë, një kamping apo që mund të menaxhojë një restorant. Edhe një familje fermerësh që punon tokën mund të shesë prodhojë perime dhe fruta për restorantet apo bujtinat e zonës, e po ashtu edhe një familje që mbarështon blegtori mund të ofrojë produkte për

Propozimet e GO2 për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm mbështeten te parimi i policentrizmit, duke propozuar dy qendra të këtij zhvillimi në Reç. Zhvillimi i dy qendrave do të sigurojë një shpërndarje të drejtë dhe të larmishme të mundësive për banorët vendas që të përfshihen në sektorin e turizmit.

53


H8. Përdorimet e tokës dhe strategjia territoriale (gjendja ekzistuese)

A - banim AS - arsim S - shërbime IS - institucione B - bujqësi N - tokë natyrore


Prelnikaj

Ulnikaj

Kuç

QAFË GRADË

Xhakaj

Vuc Vukaj

REÇ

Boçaj Gjenokaj

Mosël

zonë e përdorimit tradicional zonë e zhvillimit të qëndrueshëm zonë e shërbimit të vizitorëve

55


të furnizuar restorantet dhe bujtinat. Po ashtu edhe një individ që gdhend drurin apo përpunon leshin e bagëtive, një studente që dëshiron të bëhet guidë turistike, apo një pensionist që ka aftësinë të rrëfejë bukur histori. Përveç të tjerash, koncepti policentrik, i aplikuar në Reç përmes realizimit të dy qendrave të gravitacionit turistik, do të sjellë një zhvillim të balancuar të zonës edhe nga pikëpamja e përfshirjes sociale e madje edhe infrastrukturës dhe shërbimeve. Propozimet e GO2 për turizmin në këtë fshat fokusohen te disa ndërhyrje që orientojnë vëmendje drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Të tilla investime janë perfeksionimi i kujdesit ndaj gështenjës, qoftë si pyll, qoftë si frut nga i cili varet një pjesë e madhe e të ardhurave të zonës. Për të shtuar këto të ardhura, propozimet e GO2 synojnë të zgjerojnë gamën

Propozimet e GO2 për turizmin në Reç fokusohen te disa ndërhyrje që orientojnë vëmendje drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Të tilla investime janë perfeksionimi i kujdesit ndaj gështenjës, qoftë si pyll, qoftë si frut nga i cili varet një pjesë e madhe e të ardhurave të zonës.

e përpunimit dhe përdorimit të gështenjës, për të mos u mjaftuar te tregëtimi i frutit të papërpunuar, apo te përpunimi bazik (gështenja të pjekura). Falë traditës dhe një pylli masiv me gështenja, Reçi mund të zhvillojë fuqishëm edhe apikulturën, duke u specializuar sidomos te prodhimi i mjaltit të gështenjës. Propozime të tjera të rëndësishme jepen më poshtë për shërbimet bazike turistike: akomodimi dhe gastronomia, ndër të cilët, i pari - akomodimi - paraqet sfidë të veçantë për shkak të ruajtjes së autenticitetit të zonës. Propozimet e GO2


për akomodimin në Reç përjashtojnë ndërtimin e hoteleve, por synojnë ta rrisin kapacitetin akomodues të zonës vetëm përmes bujtinave (shtrat dhe mëngjes), si dhe kampingjeve. Ndërkaq, një aspekt tjetër i rëndësishëm i propozimeve të GO2 për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Reç ka të bëjë me aftësimin/trajnimin e burimeve njerëzore për të rritur cilësinë dhe etikën e shërbimit turistik. Gjithashtu është propozuar mbledhja dhe publikimi i një serie rrëfimesh gojore (storytelling) për historitë njerëzore dhe legjendat e zonës, si dhe disa trajnime të vendasve për etnografinë, folklorin etj., - krahas trajnimeve për gastronominë dhe shërbimet e tjera, sigurisht. Të ndara sipas kohëzgjatjes së frekuentimit, dy janë qendrat e mundshme të zhvillimit të qëndrueshëm në fshatin Reç: Zona e vizitorëve ditorë - shtrihet kryesisht në hyrje dhe deri në qendër të fshatit Reç. Ajo përfshin Qendrën e Informacionit (Infopoint), parkimin, zonën e rekreacionit, si dhe disa njësi shërbimi (restorante dhe bare). Zona e vizitorëve me netë qëndrimi. Qendra e kësaj zone është në kampingun e propozuar (shih “Investime në infrastrukturën e shërbimeve turistike”) dhe përfshin vetë kampingun, parkimin, si dhe një pjesë të bujtinave. Ndërsa të ndara në dy grupe, propozimet e GO2 për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonën e Reçit, janë si më poshtë:

Të ndara sipas kohëzgjatjes së frekuentimit, dy janë qendrat mundshme të zhvillimit të qëndrueshëm në fshatin Reç: Zona e vizitorëve ditorë Zona e vizitorëve me netë qëndrimi.



Investime në infrastrukturën e shërbimeve turistike Infopoint. Një qendër informacioni për zonën është thelbësore për turizmin në Reç. Ajo do të ndërtohet në hyrje të fshatit, në një vend strategjik, dominues mbi rrugën automobilistike. Pranë kësaj qendre, vizitorët do të mund të njohin aspektet më tërheqëse të jetës në zonë, në kuptimin më të plotë të fjalës. Qendra duhet të pajiset me mjete të teknologjisë së informacionit (internet falas, mbushës telefonash, etj.), por para së gjithash me informacione mbi atraksionet e larmishme kulturore dhe natyrore që ofron zona. Paketat e kombinuara të shtigjeve për ecje malore dhe çiklizëm malor duhet të jenë pjesa më e rëndësishme e informacionit që kjo qendër ofron për vizitorët ditorë ose atyre që konsumojnë netë qëndrimi në zonë. Ndërtimi ose/dhe përshtatja e 10-12 bujtina për akomodim, me kapacitet të përgjithshëm prej rreth 60-70 shtretër (shtrat dhe mëngjes). Numri i netë-qëndrimeve të vizitorëve të huaj në Shqipëri është relativisht i ulët, mirëpo Reçi mund dhe duhet të jetë një ndër qendrat e rëndësishme gravitacionale të Malësisë së Madhe për çdo vizitor përpara se ai të marrë

Skicë e përshtatjes së një shtëpie (banese) në bujtinë

59


H9. Strategji mbi zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm (propozime)

qendër informacioni zonë argëtimi art peizashi kamping kamping pyllëzim

P

zonë parkimi


Prelnikaj

Ulnikaj

Kuç

QAFË GRADË

Xhakaj

Vuc Vukaj

REÇ

Boçaj Gjenokaj

P

Mosël

hiking biking sinjalistikë bujtinë restorant vend përpunimi gështenje, kuzhinë

P

61



rrugën për në Alpet Shqiptare. Objektivi kryesor duhet të jetë mbajtja për të paktën një natë e vizitorëve të shumtë vendas që zgjedhin ta vizitojnë për disa orë Reçin. Përshtatja për kamping e hapësirës së një ish-reparti ushtarak që ndodhej deri në fillim të viteve ‘90 në këtë zonë (Shih: “Skicë e një modeli kampingu të propozuar” faqe 62). Hapësira e mësipërme (shih hartën “H9. Strategji mbi zhvillimin e turizmit (propozime)” në faqet 60-61) përbëhet nga një sipërfaqe e konsiderueshme e sheshtë. Kjo sipërfaqe kampingu me kapacitet deri në 120 pushues, është e mjaftueshme për 10 kampera, si dhe po aq çadra. Oborri i zhveshur i kampingut këshillohet të pyllëzohet menjëherë me gështenja. Pranë kampingut dhe kryesisht për interesa të tij, do të ndërtohet edhe një parking me kapacitet të vogël. Ndërkaq, nëpërmjet një projekti minimalist restaurimi, grumbulli i ndërtesave të mbetura nga ky ish-repart ushtarak do të kthehet në një pikë atraksioni duke nxjerrë në pah vlera historike të shtuara në zonë. Hapja e 1-2 restoranteve të reja, të orientuara drejt specializimit krijues me produkte lokale (të kilometrit zero), e sidomos te gatimet me bazë gështenje dhe mjalti të gështenjës. Këtij synimi do t’i shërbejnë edhe trajnimet e herëpashershme për aftësimin e personelit të shërbimit në Skicë e një modeli kampingu të propozuar

63


restorantet ekzistuese dhe të reja. Restorante të tilla do të kontribuojnë në identifikimin e zonës me gështenjën edhe për nga aspekti kulinar. Hapja e së paku 1 pike të re të përpunimit të gështenjës do të siguronte grumbullimin, magazinimin, ruajtjen, përpunimin dhe tregtimin e një sasie më të madhe gështenjash, duke ulur drastikisht humbjet e prodhimit. Për këtë qëllim këshillohet aftësim profesional i personelit të kësaj pike të re dhe orientimi drejt metodave moderne të përpunimit në funksion të restoranteve të reja të përmendura më sipër. Ky aftësim mund të bëhet në kuzhinën e improvizuar pranë kësaj qendre. Ndonëse është bërë jo pak për identifikimin dhe shenjimin e disa shtigjeve të ecjes dhe të çiklizmit malor, ka ende shumë Hapja e 1-2 restoranteve të reja, të orientuara drejt specializimit krijues me produkte lokale (të kilometrit zero), e sidomos te gatimet me bazë gështenje dhe mjalti të gëshenjtës. Këtij synimi do t’i shërbejnë edhe trajnimet e herëpashershme për aftësimin e personelit të shërbimit në restorantet ekzistuese dhe të reja.

punë për të plotësuar Reçin me një itinerar të larmishëm shtigjesh drejt destinacioneve alternative në zonën përreth, të pajisur me sinjalistikën përkatëse. Informacioni për shtigjet duhet të jetë një pjesë qenësore e informacionit që vizitorët do të marrin në Infopoint. Përreth Reçit gjenden mjaft atraksione interesante të cilat do t’i ofronin vizitorëve udhëtim së paku një-ditor. Muret e kishës së Shën Elias në kodrën e Prelnikajve, kanioni i Rrjollit, një sërë shpellash të kudondodhura dhe të tjera atraksione


65


të natyrës dhe kulturës në zonë, duhen përfshirë patjetër në listën e vendeve të këshilluara për vizitorët. Informacioni për këto atraksione duhet të jetë pjesë e paketave të kombinuara të shtigjeve për ecje, për çiklizëm malor, apo edhe alpinizëm. Zona e rekreacionit, e vendosur po ashtu në afërsi të qendrës do të jetë e pajisur me infrastrukturën e nevojshme dhe me mobilimin e duhur urban për të mirëpritur vizitorët. Pjesë e rëndësishme e zonës së rekreacionit do të jenë hapësirat për fëmijët, si dhe veprat e artit (land art) me simbolikë të gështenjës dhe mjaltit të saj. Një parkim i konsiderueshëm për të mbajtur në hyrje të fshatit makinat e vizitorëve të shumtë që priten, është gjithashtu i domosdoshëm në kuadër të kësaj strategjie zhvillimi të qëndrueshëm të Reçit. Propozimi ynë është që ky parkim të jetë në hyrje, në mënyrë që të mos ndikojë me ndotje të ajrit, ndotje akustike apo ndotje pamore në zonën rekreative dhe në segmentet e tjera të dedikuara për pushuesit ditorë në Reç.

FOTO: WEB


Investime në aftësimin e burimeve njerëzore

Rrëfimet (storytelling) për historitë njerëzore dhe legjendat e zonës janë një joshje gjithnjë e më efektive për tërheqjen dhe mbajtjen e vëmendjes së vizitorëve që udhëtojnë në vende të ndryshme të botës. Në rastin e Reçit, rrëfimet njerëzore që mund të zgjojnë kureshtjen e vizitorëve janë ato që lidhen me trashëgimitë kulturore dhe etnografike, si ritet e ndryshme ceremoniale dhe veshjet. Interesant mund të jetë kapitalizimi i trashëgimisë së largët historike të kohës së Heroit Kombëtar Shqiptar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në lidhje me Kalanë e Ballezës, por edhe trashëgimia më e re historike e Luftës së Dytë Botërore, si psh, Beteja e Gushtit të vitit 1943, e cila rëndom njihet si Lufta e Reçit. Rëndësi të madhe i duhet kushtuar edhe legjendave, gojëdhënave dhe bestytnive të lashta që barten brez pas brezi.

Rrëfimet (storytelling) për historitë njerëzore dhe legjendat e zonës janë një joshje gjithnjë e më efektive për tërheqjen dhe mbajtjen e vëmendjes së vizitorëve që udhëtojnë në vende të ndryshme të botës.

67


Po ashtu, edhe jeta e përditshme e fshatarëve të zonës së Reçit mund të paraqesë interes për një numër të caktuar vizitorësh. Për sa më sipër, nevojiten studime për hulumtimin, përpunimin dhe transmetimin e njohurive të mësipërme në formën e rrëfimeve njerëzore të vendasit e përfshirë në sektorin e turizmit në Reç, si pronarë bujtinash, guida turistike, punonjës të transportit, kamarierë etj.

Rëndësi të madhe i duhet kushtuar korrektesës dhe etikës së komunikimit, si dhe përvetësimit të disa njohurive bazike të gjuhëve të huaja.

Trajnimi i guidave turistike dhe çertifikimi i tyre në nivel lokal është një masë e domosdoshme për ecurinë e mbarë të turizimit të qëndrueshëm në zonën e Reçit. Hapat e parë në këtë askpekt kanë nisur me trajnime mbi higjenën dhe sigurinë ushqimore në restorante dhe njësi akomoduese. Sidoqoftë, rëndësi të madhe i duhet kushtuar korrektesës dhe etikës së komunikimit, si dhe përvetësimit të disa njohurive bazike të gjuhëve të huaja, sidomos anglishtes, nga mosha dhe profesione të ndryshme të përfshira në çfarëdo shërbimi që operon në sektorin e turizmit.

Sqarim: Propozimet për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Reç të paraqitura në këtë kapitull janë të organizatës GO2 dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht mendimin e donatorëve.


Hartat

H1. Fshati Reç, hartë satelitore (Burimi: Google), fq. 10 H2. Reçi në hartën e Shqipërisë, GO2, fq. 11 H3. Fshati Reç në hartën e Qarkut Shkodër, GO2, fq. 12 H4. Fshati Reç në hartën e Bashkisë Malësi e Madhe dhe të Parkut Rajonal Natyror Shkrel, GO2, fq. 13 H5. Vendbanimet e Fshatit Reç, GO2, fq. 14 H6. Disa prej shtigjeve ekzistuese në zonën e Reçit, GO2, fq. 35 H7. Qendrat e propozuara për zhvillim dhe ndikimi i tyre në Fshatin Reç, GO2, fq. 52 H8. Përdorimet e tokës dhe strategjia territoriale (gjendja ekzistuese), GO2, fq. 54-55 H9. Strategji mbi zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm (propozime), GO2, fq. 60-61

69



Bibliografia

Bariselli, M. dhe Vai, N., Dryocosmus kuriphilus: një kërcënim për gështenjat. Censusi i Popullsisë dhe banesave, 2011. Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, përkth. Selami Pulaha, Akademia e Shkencave E RP. të Shqipërise, Tiranë, 1974. Dioçeza e Shkodrës, 1975. Durham, E., Shqipëri e epërme, përkth. Piro Misha, Botimet IDK, 2012. Kalendari i Festave Lokale, GO2, 2019. Plani i Menaxhimit të Parkut Natyror Bashkiak Shkrel, 2014. Plani i Menaxhimit të Parkut Natyror Bashkiak Shkrel, 2019. Plani i Përgjithshëm Vendor i Malësisë së Madhe, Tiranë, 2017. Plani i Zhvillimit të Territorit për Malësinë e Madhe, Tiranë, 2017. Plani Kombëtar Sektorial i Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 2017. Plani Strategjik për Turizmin e Qëndrueshëm në Qarkun Shkodër, 2011. Pseda-Iliria, Plani i veprimit për zhvillimin territorial të Malësisë së Madhe, 2019.

71


Qemali, A., Reçi i gështenjave dhe traditave historike, Gazeta Drita, 2012, http://www.gazetadita.al/reci-i-geshtenjave-dhetraditave-historike/ Qiriazi, P., Gjeografia e Shqipërise 8, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, 1988. Rritja e kapitalit territorial në Komunën e Reçit: Produktet bujqësore dhe malore, 2009. “Sh.B.B. Agro-Reçi & Inkubatori në Reç”, Zana e Maleve, 7 Shkurt 2020, https://zanamaleve.com/sh-b-b-agro-reciinkubatori-ne-rec/ Agro-Reçi SH.B.B. Piano di gestione biennio 2019 – 2020 Strategjia Territoriale e Malësisë së Madhe, Tiranë, 2017. The State of Food and Agriculture, Rome, 2012. Theou, Ph., Action Plan on Caves in the Regional Park Shkrel, 2016. Tirta, M. Mitologjia ndër shqiptarë, Tiranë, 2004. Zamputi I. dhe Instituti i Historisë (Akademia e Shkencave e RPs të Shqipërisë), Regjistri i Kadastreës e Koncesioneve për rrethin e Shkodrës 1416-1417, Tiranë, 1975.


73


Ky studim është realizuar nga Eltjana Shkreli dhe

Organizatë për Planifikim të Qëndrueshëm Urban

Design by: GO2 2020

në kuadër të projektit “FoRuM-Fokusimi në Mobilizimin Rural në Malësi të Madhe”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga VIS gjatë periudhës 2018-2020.




Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.