e drejta mbi qy tetin në pandeminë covid19 shkodër 17 - 18 - 19 - 20 nëntor 2020
Ky botim është rezultat i Punëtorisë të organizuar nga GO2 me studentë të arkitekturës në Nëntor 2020, për Të Drejtën mbi Qytetin (Right2theCity2 Albania). © MMXX GO2 ALBANIA
PËRMBAJTJA
I. QYTETI SOT 7 II. QASJA JONË 9 III. INTERVISTA 19 IV. PROBLEMATIKA 25 V. POTENCIALE 27 VI. PROPOZIME & REKOMANDIME 29 VII. FALENDERIME 33 VIII. PUNUAN 34
I. QYTETI SOT
Qytetin shqiptar sot e gjejmë nën një presion të vazhdueshëm nga faktorë të ndryshëm, lokal dhe të huaj. Këtë presion e perceptojmë lehtësisht gjatë përditshmërisë tonë në qytet. Problematika sociale, ekonomike, janë shtresëzuar ndër vite në mjedisin fizik të ndërtuar që na rrethon sot. Nën këtë presion ndjejmë mungesën e hapësirave të përbashkëta dhe të gjelbërta, trafikun, ndotjen urbane, akustike, betonizimin konstant dhe rritjen e frikshmë të ritmit të jetës. Duket qartë që kemi arritur në një pikë kritike të konfliktit që ekziston në marrëdhënien midis shoqërisë dhe hapësirës, qytetit dhe qytetarëve. Ka ardhur momenti të ndalojmë dhe të reflektojmë. 7
II. QASJA JONE
Pikërisht kështu nisi edhe rrugëtimi ynë në punëtorinë “Hapësira Publike-E drejta mbi qytetin”. Të gjendur në majën e Taraboshit teksa qyteti i Shkodrës shtrihej poshtë nesh, filluam të lexojmë qytetin. Në pamjen që na ishtë shpalosur përpara, pashmangërisht dallohej Rozafati, gjeneza e qytetit të Shkodrës. Me sy ndoqëm zhvillimin dhe shtrirjen e qytetit drejt pjesës veri-lindore, të rrethuar në të 3 anët nga uji, Liqeni i Shkodrës, lumi Buna, Kiri dhe Drini. Duke lëvizur vështrimin tonë nga jugu në veri, përballemi me një intesifikim të masës së ndërtuar, të cilën ne në mënyrë intiutive e interpretojmë si qendrën e qytetit. 9
Që në këtë moment, ndalojmë dhe ngrejmë pyetjen: A duhet të jetë kjo dendësi urbane në qendër?, Si ka ndikuar dendësimi i qendrës në jetën e përditshme të qytetarit?, Si mund të ndryshonte jeta në një qytet policentrik? 11
13
Në mënyre në dukje naive, u munduam të veçojmë në pëlhurën urbane të Shkodrës, kambanët e kishave dhe minaret e xhamive, por kuptuam që kjo ishte pothuajse e pamundur. E tillë ishte edhe evidentimi i hapësirave të gjelbërta dhe publike. Ama, lehtësisht e dallueshme ishte kontrasti në altimetri, dendësi dhe formë që ekzistonte ndërmjet zonave periferike, në dukje informale dhe qendrës aktuale të qytetit. Kuptuam që përpara na paraqitet një mjedis i ndërtuar tejet kompleks, një organizëm i gjallë, i cili ka dokumentuar, reaguar dhe përkthyer çdo krizë, traumë dhe event të rëndësishëm historik dhe politik të shoqërisë. Një mjedis i zhvilluar përjetësisht nën presion, në pamundësi të ndalojë dhe të kuptojë identitetin e tij. 15
Nisur nga ky kontakt i parë me qytetin, duke e parë ate nga lart, krijuam një përshtypje fillestare dhe natyrshëm na lindën disa pyetje me rëndësi, të cilat na drejtuan drejt përjetimit të qytetit nga një shkallë makro, tani në atë mikro. Leximi i qytetit në shkallë mikro u bë duke lëvizur nëpër qytet në një mënyre organike, jo të paracaktuar por gjithmonë të nxitur nga vetë qyteti dhe qytetarët e tij. Natyrshëm kaluam nga vëzhgues të qytetit në analizues të tij. Por si mund të analizohet qyteti duke ecur në të? Një analizë larg mënyrës tradiconale dhe drejt një qasjeje më bashkohorë duke vendosur njeriun në qendër. Kështu nisëm duke ndërvepruar me njerëzit, ato të cilëve i përket dhe i përkasin qytetit, ato të cilët e e njohin dhe e përjetojnë atë çdo ditë. 17
III. INTERVISTA
Nga lëvizja e lirë në qytet, u mundësua realizimi i intervistave. Në ditën e dytë të punëtorisë arritëm të intervistojmë më shumë se 30 qytetarë. Në fillim, duket si një numër i vogël për të arritur në një përfundim por gjetjet që erdhën nga komunikimi me qytetarët u bën kryëfjala e punës tonë. Ndonëse të ndara në 3 grupe duke intervistuar grupmosha të ndryshme, arritëm në disa përfundime të përbashkëta. Dallojmë një diferencë të madhe mes përgjigjeve të moshës së tretë dhe të mesme, në krahasim me të rinjtë. Për habinë tonë, të rinjtë shprehen se janë shumë të kënaqur me realitetin e qytetit ku jetojnë. 19
21
E kundërta ndodh me moshën e mesme dhe të tretë, të cilët kanë shumë pakënaqësi dhe na flasin me një ndjeshmëri të lartë për qytetin e tyre. Duket sikur të rinjtë nuk ndjehen aq të lidhur me hapësiren e qytetit të tyre dhe nuk arrijnë të shprehin një mendim për të. Në kontrast, mosha e tretë dhe e mesme kanë shumë për të hënë por presin që ndryshimi të vijë nga të rinjtë. Eshtë pikërisht këtu ku qëndron edhe konflikti më i madh. Por si ka kontribuar hapësira aktuale në këtë konflikt? A mund të ndryshojmë këtë realitet të hidhur, duke menduar një hapësire publike me në qendër fjalën diversitet? Eshtë pikërisht këtu ku qëndron edhe konflikti më i madh. Por si ka kontribuar hapësira aktuale në këtë konflikt? A mund të ndryshojmë këtë realitet të hidhur, duke menduar një hapësire publike me në qendër fjalen diversitet? 23
IV. PROBLEMATIKA
1. Mungesa çezmave në qytet 2. Mungesa e hapësirave publike 3. Papastërtia në disa zona 4. Mungesa tualeteve 5. Uzurpimi i rrugëve nga parkimi i makinave 6. Prania e qenve në rrugë 25
V. POTENCIALE
1. Bashkëjetesa e mundësive të ndryshme të lëvizjes në një hapësirë të perbashkët kalimi 2. Memoria e fortë kolektive 3. Dëshira e banorëve për ndërveprim 4. Ndërgjegjësimi dhe vigjilenca qytetare 5. Prania e hapësirave me potencial përgjatë qytetit 6. Prania e informaliterit 27
Prania e informalitetit
Bashkejetesa e shume menyrave te levizjes ne nje hapesire te vetme publike
Vigjilenca qytetare
Prania e elementeve te vjeter qe perbejne memorien kolektive duke krijuar identitet
Prania e hapĂŤsirave me potencial pĂŤrgjatĂŤ qytetit
Deshira e banoreve per nderveprim
VI. PROPOZIME & REKOMANDIME
1. Multicentralizimi– zhvillimi i zonave periferike 2. Zonat Informale: ruajtja e informalitetit por rivitalizimi i tyre 3. Planifikimi i hapësirave publike gjithëpërfshirëse, të shpërndara në zona periferike të qytetit 29
ri Fah
ga Rru ni a da Ram
a Rrug a p o Eur
Rruga Camaj Martin
ae
j viz Lë
a ug Rr
a ug Rr bës tri
s Po
ej g Po
VII. FALENDERIME
Mirënjohje të veçantë për çdo person që punoi fort për ta bërë këtë punëtori realitet, edhe pse në kohë të vështira. Duam të falenderojmë në veçanti lehtësuesit tanë, Arbër Sadiki, Armir Ferati, Pezana Rexha dhe Eltjana Shkreli. Komentet dhe mendimet tuaja kanë qenë shumë të vyera për ne dhe do na shoqërojnë përgjatë gjithë rrugëtimit tonë profesional. Së fundmi, faleminderime për organizatën GO2, pa të cilën kjo punëtori dhe forum nuk do ishte i mundur! 33
VIII. PUNUAN
Aldina Xhelaj Ana Turhani Anisa Musaj Fatlinda Hasaj Helga Toรงi Jona Fani Klea Radovani
e drejta mbi qy tetin në pandeminë covid19 shkodër 17 - 18 - 19 - 20 nëntor 2020
Ky botim është rezultat i Punëtorisë të organizuar nga GO2 me studentë të arkitekturës në Nëntor 2020, për Të Drejtën mbi Qytetin (Right2theCity2 Albania). © MMXX GO2 ALBANIA
e drejta mbi qytetin në pandeminë covid19 shkodër 17-18-19-20 nëntor 2020 #Right2theCity #Albania