Veriu është festë FES TAT LOK AL E D HE NGJAR J E T E QARKUT SH KODËR Bashkitë Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Shkodër, Vau Dejës
© MMXX GO2
Veriu është festë
FESTAT LOKALE DHE NGJARJET E QARKUT SHKODËR Bashkitë Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Shkodër, Vau Dejës
Botim i Organizatës GO2 Falenderojmë bashkitë e Qarkut Shkodër, organizatat dhe në veçanti komunitetet lokale për informacionin e dhënë gjatë hartimit të këtij kalendari.
Shkodër, 2020
Informacionet dhe qëndrimet e paraqitura në këtë kalendar janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht mendimin e Bashkimit Europian, GIZ Albania, Ambasadës Suezede, institucioneve apo aktorëve të përmendur.
Përmbajtja Legjenda dhe shkurtime, 7 Festat lokale ua ndryshojnë jetën njerëzve, 9 Janar, 15 Shkurt, 23 Mars, 29 Prill, 47 Maj, 89 Qershor, 143 Korrik, 193 Gusht, 223 Shtator, 259 Tetor, 301 Nëntor, 329 Dhjetor, 357
Shkurtimet Nj.A. NjĂŤsi Administrative ZM ZonĂŤ e Mbrojtur MN Monument Natyre MK Monument Kulture
Legjenda Data e organizimit të festës Festë/ngjarje në nivel qarku* (Shih Hartën e Kalendarit Veriu është festë) Festë/ngjarje në nivel bashkie (Shih Hartën) Festë/ngjarje lokale ose/dhe komunitare (Shih Hartën) Festë/ngjarje e të gjithë Njësisë Administrative (Shih Hartën) Vendndodhja/vendi i organizimit të festës Organizatorët e festës Simbolika/natyra e festës Përshkrimi i festës *) Rreth 18 festa që kremtohen në të gjithë qarkun, nuk janë shënuar në Hartën e Kalendarit të festave dhe ngjarjeve kryesore të Qarkut Shkodër, që shoqëron këtë Kalendar
Festat lokale ua ndryshojnë jetën njerëzve Festat lokale janë një seri eventesh me tematikë të përbashkët që organizohen në intervale periodike kohore. Festat lokale, të iniciuara dhe drejtuara nga organizatorë lokalë, janë të ngulitura thellë në kulturën e një komuniteti dhe si rezultat ato krijojnë dhe rikrijojnë historitë e tyre, duke gjeneruar vlera dhe zakone të vetë komunitetit. Festat dhe eventet e mirëmenaxhuara ofrojnë një mori përfitimesh ekonomike dhe sociale. Turizmi i eventeve dhe festave konsiderohet si një nga format me zhvillimin më të shpejtë në turizëm, duke u popullarizuar gjithnjë e më shumë në zonat rurale, si një mjet për të ringjallur ekonomitë lokale. Mirëpo nëse përfitimet ekonomike të 9
festave lokale evidentohen dhe maten më lehtë, përfitimet sociale janë më pak të dukshme e në fakt më të rëndësishme, sepse ndikojnë çdo aspekt të jetës së banorëve. Si përfitim social veçanërisht i rëndësishëm i festave lokale është krijimi i marrëdhënieve të forta dhe socializimi në një komunitet, i cili përgjithësisht ndodh gjatë fazës së planifikimit. Këto përfitime zgjasin, meqenëse njerëzit sjellin lidhjet, njohuritë kolektive dhe aftësitë e tyre për të përmirësuar komunitetin. Shumica e qindra formularëve të mbledhur për hartimin e këtij Kalendari, e përcaktojnë festën si një mundësi për socializim ndërmjet komuniteteve të izoluara të veriut të thellë alpin, ku Qarku Shkodër shtrihet. Tipik është rasti i Logut të Bjeshkëve, njërës prej festave më autentike dhe më të veçanta që po ashtu zhvillohet në thellësi të Alpeve Shqiptare, në Qafë Predelec të Kelmendit. Organizatorët thonë se kjo festë e rimarrë nga tradita, në fillimet e veta rreth 20 vjet më parë ka mbledhur jo më shumë se 5 vajza, por ky numër është disafishuar në vitet në vazhdim. E njëjta gjë vlen edhe për
publikun që udhëton dhjetëra, qindra e madje mijëra kilometra, që nga fshatrat e Malësisë së Madhe, nga Shqipëria e madje edhe nga përtej Atlantikut, për të marrë pjesë në këtë festë. Po ashtu, festat lokale kanë aftësi të thithin burime finaciare dhe investime në komunitetet ku këto festa zhvillohen, duke siguruar përfitime ekonomike që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Ato tërheqin vizitorët, gjë që stimulon rritjen e turizmit dhe bizneseve të tjera, kontribuojnë në hapjen e vendeve të reja të punës, në tërheqjen e vizitorëve në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar, në tërheqjen e vëmendjes dhe promovimin e atraksioneve dhe infrastrukturës. Në shkallë të ndryshme, secila festë lokale e ka këtë aftësi, por në një masë më të madhe, këtë e mishërojnë aktivitete të tilla si Panairi i Produkteve Agro-Ushqimore të Pukës, Festivali Mbarëkombëtar i Instrumentistëve të Vegjël Popullorë në FushëArrëz, Dita Ndërkombëtare e Muzikës Jazz në Shkodër. Po në Shkodër, një tjetër festival - ai Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë - i mbështetur mbi një traditë gati 60-vjeçare, është padyshim ngjarja 11
më e rëndësishme kulturore në krejt qarkun. Paksa më specifike janë disa aktivitete, si Ekspozita e përvitshme Fotografike “Shkodra - familja, kultura, historia ime” dhe Ekrani i Artit e ndonjë tjetër po në Shkodër, që me synimin për evidentimin dhe ngritjen e kapaciteteve kulturore individuale dhe kolektive përmes ballafaqimit të audiencës lokale me qasjet dhe zhvillimet bashkëkohore të artit, janë sipërmarrjeve vërtet sfiduese. Festat lokale, festivalet dhe eventet kanë ndikime që shkojnë shumë përtej asaj që mund të matet në aspektin ekonomik. Ato kontribuojnë në cilësinë e jetës së komuniteteve, forcojnë marrëdhëniet mes tyre, ofrojnë aktivitete dhe evente unike, duke ndërgjegjësuar mbi kulturat dhe identitetet e ndryshme, si dhe duke vepruar si burim vetëbesimi dhe krenarie për komunitetet. Ato krijojnë modele suksesi, bashkëpunimi dhe partneriteti. Palët që përfshihen në organizim nxjerrin në pah ekspertiza dhe aftësi specifike të pjesëtarëve të komunitetit, duke nxitur transferimin e njohurive tek anëtarët e tjerë të komunitetit dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapitalit
njerëzor ekzistues. Nxitja dhe ndërtimi i vetëbesimit dhe krenarisë te komuniteti është thelbësore në zhvillimin e çdo komuniteti. Banorët me vetëbesim e krenari për vlerat që bartin janë më të prirur të flasin pozitivisht për mjedisin e tyre te të tjerët, si dhe të angazhohen vullnetarisht në aktivitete që mbështesin të mirat e përbashkëta. Në këtë kontekst, një model suksesi është Festa e Kaçimakut në Shkrel, e cila herën e parë u organizua nga VIS Albania për të sjellë në vëmendje një gatim tradicional në rrezik zhdukjeje. Aktualisht, kjo festë është marrë në dorë nga vetë komuniteti i zonës, që bashkë me famullinë, po e çon më tej traditën. Traditës, madje asaj të hershmes që vjen prej shumë shekujsh i përkasin gjithashtu rreth 35% e festave të përfshira në këtë Kalendar: festat fetare. Mirëpo nëse për njërën prej tyre - Shën Kollin - duhet përgëzuar nisma e Bashkisë Vau Dejës për ta nxjerrë festën nga familjet drejt komunitetit dhe territorit, si dhe duke i dhënë asaj një identitet të lidhur me simbolikën përkatëse, një pjesë e mirë e festave dhe aktiviteteve të tjera (jo vetëm fetare), kanë nevojë për krijimin, 13
theksimin dhe diversifikimin e identitetit. Kërcënimi permanent i globalizimit për uniformizimin e madje zhdukjen e kulturave të vogla do të duhej të vinte në alarm edhe komunitetet lokale për të intensifikuar përpjekjet për forcimin e identitetit në territoret respektive. Detyra kryesore shkon për institucionet publike, të cilat kanë kompetencën për të orientuar mundësi më të mira për komunitetet dhe organizimet komunitare edhe në aspektin e festave lokale. Megjithatë, cilatdo qofshin festat, tradicionale, fetare, sportive apo kulturore të gjitha kanë një qëllim të përbashkët: përmirësimin e cilësisë së jetës për komunitetet.
Shënim: Të gjitha festat e përfshira në këtë Kalendar janë pasqyruar në Hartën e posaçme të përgatitur nga GO2, për Qarkun Shkodër. Sipas renditjes kronologjike, numri rendor i çdo feste korrespondon me vendndodhjen në hartë. Meqenëse disa festa kremtohen në të gjithë qarkun, ata nuk janë përfshirë në Hartë.
janari
Atmosferë feste në Shëtitoren e Qytetit Shkodër
1 - 2 Janar
Viti i Ri Qarku Shkodër Familjet Festë tradicionale familjare E masivizuar gjatë periudhës totalitariste në përpjekje për ta zëvendësuar me Krishtilindjen, festa e Vitit të Ri është një traditë relativisht e re te shqiptarët. Ajo është zbehur disi pas rilejimit të fesë, në fillim të viteve ‘90, por megjithatë festohet masivisht në familje. Gjatë datave 1 dhe 2 Janar, zakonisht shkëmbehen vizita në të afërm dhe miq.
17
Ilustrim
6 Janar
Dita e Ujit të Bekuar/Epifania Qarku Shkodër Kisha katolike dhe ortodokse Festë e komuniteteve të krishtera katolike dhe ortodokse Dita e Pagëzimit të Jezu Krishtit nga Gjon Pagëzori në Lumin Jordan shënohet edhe nga komunitetet e krishtera, katolike dhe ortodokse në Qarkun e Shkodrës, 12 ditë pas Krishtlinjeve. Në kishat respektive mbahen meshat e shenjta, ndërsa ortodoksët kanë edhe ritualin e hedhjes së kryqit në ujë, i cili pastaj nxirret prej aty përmes një gare mes besimtarëve.
19
Mali i Taraboshit, ShkodĂŤr
Java e tretë e Janarit
Ngjitja në Malin e Taraboshit Mali i Taraboshit, Qyteti Shkodër OJF The Door, Klubi Taraboshi Ecje përgjatë kreshtës së Malit të Taraboshit, që nga viti 2010 Bjeshkatarë dhe klube alpine të vendit dhe të rajonit, deri në qindra vetë, mblidhen në mes të dimrit për të marshuar përgjatë kreshtës së Malit të Taraboshit (595m) në perëndim të Shkodrës, duke shijuar panoramën 360° mbi qytet, liqen dhe lumin Buna përgjatë fushave deri në detin Adriatik.
21
shkurti
Ilustrim
Shkurt
Festivali i shahut Shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër dhe Drejtoria Arsimore Rajonale Kampionat shahu mes nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme Festivali i shahut konsiston në organizimin e kampionatit të shahut mes të rinjve të gjimnazeve dhe nxënësve të shkollave 9-vjeçare, të shpallur më të mirët nga kampionatet brenda shkollave. Organizimi i aktivitetit final përzgjedh edhe kampionin e qytetit.
25
Qarku i Shkodrës përbëhet nga 5 Bashki (Malësi e Madhe, Vau Dejës, Shkodër, Pukë, Fushë Arrëz), 33 Njësi Administrative dhe 272 fshatra. Popullsia e qarkut të është 184909 banorë sipas Census-it në vitin 2011 dhe 332260 sipas Regjistrit të Gjendjes Civile. Shtrihet në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë në një sipërfaqe prej 2863.23 km2, nga deti Adriatik deri në thellësi të Alpeve Shqiptare.
Lehtësia e aksesueshmërisë në Qarkun Shkodër vjen si rezultati i ndodhjes së 3 pikave hyrëse në territorin e qarkut: Dogana Muriqan, Dogana Hani i Hotit dhe Dogana Vermosh. Përpos kësaj, qendra e qarkut ka një distancë prej 44.2 km nga Porti i Shëngjinit, Lezhë, 88.4 km nga Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", Rinas, 108 km nga Porti i Durrësit dhe 166 km nga pika doganore e Morinës (Kukës), Nga 2363.89 km të rrjetit të rrugëve kombëtare që ka Shqipëria, në Qarkun Shkodër kalojnë mbi 10% të tyre, ose 258.30 km.
marsi
Karnavalet në rrugët e Qytetiit Shkodët
1-5 Mars
Karnavalet Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër Festë tradicionale që shënon fundin e dimrit Festë tradicionale e qytetit të Shkodrës që festohet që në vitin 1861, çdo vit në muajin shkurt. Gjatë ditëve të kësaj feste, organizohen aktivitete të shumta, ku pjesëmarrësit veshin kostume dhe vendosin maska me karakter humoristik dhe dëfryes. Festimet kulmojnë me karvanin e karnevaleve dhe djegien e dordolecit në sheshin kryesor të qytetit.
31
Pjesëmarrës në Kampionatin e xhudos, Shkodër
3 Mars
Kampionati ndërkombëtar i xhudos “Nënë Tereza” Pallati i Sportit Qazim Dervishi, Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër Kampionat ndërkombëtar i xhudos për femra dhe meshkuj Aktiviteti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në sportin e xhudos është një kampionat ndërkombëtar me sportistë pjesëmarrës nga Ballkani e më gjërë. Sportistët garojnë në kategori të ndryshme sipas peshës dhe gjinisë dhe në fund për sportistët dhe skuadrat më të mira janë parashikuar trofe të ndryshëm.
33
Vau DejĂŤs
3 - 5 Mars
Karnavalet Nj.A. Bushat, Nj.A. Hajmel, Bashkia Vau Dejës Bashkia Vau Dejës Festë fetare Për herë të parë në vitin 2019, në fshatrat Bushat dhe Hajmel, si dhe në qytetin Vau Dejës organizohet festa e Karnavaleve. Përgjatë 3 ditëve të kësaj feste organizohen parakalime të maskave të mbajtura nga fëmijët e shkollave të këtyre zonave. Pjesë e festës është edhe një konkurs mes nxënësve të shkollave Vau Dejës për satirizimin e dukurive negative të shoqërisë.
35
Gjimnazi 28 Nëntori, simbol e arsimit në Shkodër
7 Mars
Dita e Mësuesit Qarku Shkodër Institucionet arsimore Festë Kombëtare/ Përkujtim i figurë së mësuesit Festa e 7 Mars-it është në shënjim të hapjes së mësonjëtores së parë në gjuhën shqipe në Korçë. Aktivitetet e kësaj dite shtrihen në shkolla dhe institucione të tjera arsimore, ku në qendër të tyre nderohet figura e mësimdhënësit.
37
Ilustrim
8 Mars
Dita Ndërkombëtare e Grave Qarku Shkodër Shkollat e të gjitha niveleve Dita Ndërkombëtare e Grave Çdo vit, më 8 Mars festohen arritjet e grave në fusha të ndryshme dhe nxiten veprime për arritjen e barazisë gjinore. Në Qarkun e Shkodrës, por jo vetëm, aktivitetet gjatë kësaj dite organizohen në formën e tubimeve të lira me synim socializimin ndërmjet e komuniteteve të grave.
39
Veroret simbolizojnë ardhjen e pranverës
14 Mars
Dita e Verës Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër Festë tradicionale për ardhjen e pranverës Që prej antikitetit besohej se 14 Marsi është dita e parë e pranverës, por si festë zyrtare në Shqipëri është shpallur në fillim të viteve 2000. Aktualisht, kjo festë tradicionale e Shqipërisë së Mesme dhe asaj të Jugut, kremtohet edhe në Shkodër, kryesisht përmes aktiviteteve në natyrë, si dhe urimeve për familjen dhe miqtë.
41
Ilustrim
22 Mars
Dita e Novruzit Qarku Shkodër Familjet dhe komuniteti bektashi Festë kryesore e komunitetit bektashi që simbolizon ringjalljen e shpresës Dita e Novruzit apo e Sulltan Novruzit kremtohet në nderim të lindjes së Imam Aliut, dhëndrit të profetit Muhamed. Për besimtarët bektashi në Shqipëri kjo festë mendohet se daton që prej shekullit XV, dhe simbolizon rigjallërimin e jetës dhe të shpresës.
43
Nga konkursi “Fjala Artistike”
Mars
Fjala artistike Shkollat, Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër dhe Drejtoria Arsimore Rajonale Konkurs lokal mes nxënësve me recitime dhe interpretime artistike Që prej disa vitesh, DAR dhe Bashkia Shkodër organizojnë aktivitetin “Fjala Artistike” me nxënës të shkollave të mesme.
45
prilli
Protestues pas demonstratës së 2 Prillit 1991 në Shkodër
2 Prill
Përvjetori i demonstratës antikomuniste Sheshi 2 Prilli, Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër Aktivitet përkujtimor në nderim të demonstratës popullore të 2 Prillit 1991 Më 2 Prill 1991, në Shkodër u organizua një demonstratë e madhe antikomuniste, ku u vranë nga diktatura 4 të rinj. Në nderim të kësaj sakrifice, më 2 Prill, në sheshin ku ngrihet memoriali me të njëjtin emër, organizohen homazhe, ku marrin pjesë qindra qytetarë.
49
Flamuri shqiptar që u ngrit në Deçiq më 1911
6 Prill
Ngritja e Flamurit në Deçiq/Festa e Hotit Hot, Nj.A. Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe Bashkia Malësi e Madhe dhe Njësia Administrative Kastrat Aktivitete përkujtimore në nderim të Ngritjes së Flamurit në Kalanë e Deçiqit Në Deçiq të Malësisë Madhe flamuri kuq e zi u ngrit më 6 Prill 1911, një vit e gjysëm para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë . Në këtë ditë Bashkia e Malësise së Madhe organizon ngritjen e flamurit kuq e zi, në mënyrë simbolike. Në këtë aktivitet marrin pjesë jo vetëm banorët e zonës, por dhe bijtë e bijat e larguara nga ky vend, si dhe bashkëkombës nga vise të tjera që janë të lidhur me ngjarjet e rëndësishme kombëtare. 51
Nga Konferenca për Turizmin, mbajtur në Pukë më 2018
12 - 13 Prill
Konferenca 4 Turizmi në Qarkun Shkodër Qyteti Koplik, Bashkia Malësi e Madhe Organizatat GO2, VIS dhe Cospe Konferencë rajonale për turizmin në nivel qarku Që prej vitit 2016, GO2, VIS dhe Cospe organizojnë konferencën vjetore të turizmit në Qarkun Shkodër, me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë të sektorit të turizmit në këtë hapësirë. Konferenca ka karakter shëtitës, duke u zhvilluar në secilën bashki të qarkut: Shkodër, Vau Dejës, Pukë, Malësi e Madhe.
53
Festivali Lojna Popullore, ShkodĂŤr
20 - 21 Prill
Lojna Popullore Amfiteatri Natyror Ana e Malit, Oblikë, Nj.A. Ana e Malit, Bashkia Shkodër OJF The Door dhe Bashkia Shkodër Të rinj e të reja performojnë në natyrë lojëra tradicionale popullore Që prej vitit 2008, në Shkodër organizohet ky aktivitet me karakter social-kulturor dhe folklorik për të rinjtë, i cili evokon traditën e lojrave popullore të të gjithave trevave shqiptare. Gjatë tre ditëve marrin pjesë të rinj të shkollave të mesme dhe të larta nga Shkodra, Shqipëria dhe rajoni.
55
Ilustrim
21 Prill
Pashkët Katolike Qarku Shkodër Kisha dhe komuniteti katolik Festë fetare e komunitetit kalotik që simbolizon ringjalljen Ringjallja e Krishtit tre ditë pas kryqëzimit, është festa më e rëndësishme e të gjitha komuniteteve të krishtera në botë, pasi simbolizon ringjalljen e jetës dhe të shpresës. E Diela e Pashkëve vjen pas tre ditëve të shenjta: ë Enjtes, të Premtes dhe të Shtunës. Si e tillë, ajo festohet edhe në Shqipëri, përmes meshës së shenjtë në Shtunën në mesnatë, e më pas edhe me drekën familjare me gatime tradicionale. 57
Poeti Frederik Rreshpja (1940-2006)
23 Prill
Kthimi i poetit në vendlindje Qyteti Shkodër Organizata GO2 dhe të rinj vullnetarë Aktivitet kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Librit Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, organizohet një aktivitet me street-art dhe lexime nga vepra e poetit Frederik Rreshpja.
59
Bregu i Liqenit të Komanit në Toplanë
23 Prill
Shën Gjergji Toplanë, Sermë, Nj.A. Temal, Bashkia Vau Dejës Komuniteti katolik i zonës Festë fetare Shën Gjergji është një festë fetare e besimtarëve katolikë, e cila kremtohet nga banorët e fshatrave Toplanë dhe Sermë të Njësisë Administrative Temal në Bashkinë Vau Dejës. Tradicionalisht është festë të cilën banorët katolikë të këtyre fshatrave e presin miq e të afërm.
61
Pamje e Bajzës së Kastratit
25 Prill
Shën Marku Bajzë, Nj.A. Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe Kisha katolike Festë fetare në nder të Shën Markut Për nder të martirit të shekullit I të kishës katolike, Shën Markut, Bajza e Kastratit kremton prej vitesh me meshë të shenjtë, e më pas më këngë e valle në atë që banorët vendas e quajnë Logu i festës.
63
Katedralja Shën Tereza e Kalkutës, Qyteti Vau Dejës
25 Prill
Festa e Shën Markut Bashkia Vau Dejës Bashkia Vau Dejës dhe Famullia Shën Kollit Festë fetare me karakter familjar Shën Marku në Vau Dejës festohet prej shumë vitesh ndërsa në ditët e sotme organizohet peligrinazh (proçesion) në malin e Shën Markut, si dhe një koncert folklorik dhe panair. “Panairi i Shën Markut” ka vazhduar kështu deri në vitin 1967, kohë në të cilën u ndalua feja. Pas viteve ’90 Kisha Katolike celebron meshë në të cilën marrin pjesë shumë banorë nga fshatra të ndryshëm duke e kthyer në një ditë peligrinazhi. 65
KIsha e Zojës në hyrje të Qytetit Shkodër
26 Prill
Zoja e Shkodrës Kisha e Zojës, Qyteti Shkodër Kisha katolike dhe besimtarët Festë fetare Pajtorja e qytetit të Shkodrës dhe e gjithë Shqipërisë, Zoja e Shkodrës, ndryshe edhe Zoja e Këshillit të Mirë, është një ndër festat fetarëe më autentike të besimtarëve katolikë në zonën e Shkodrës. Asaj i kushtohet Kisha e Zojës së Shkodrës, ngritur në hyrje të qytetit, si dhe ikona e famshme me figurën e Shën Mërisë dhe Krishtit fëmijë. Rituali i festës përshkon rrugët kryesore të qytetit, ndërsa në kishën me të njëjtin emër mblidhet një numër shumë i madh besimtarësh nga e gjithë zona. 67
Bregu i Lumit Buna në Bërdicë, Shkodër
26 Prill
Të njohim Bërdicën Nj.A. Bërdicë, Bashkia Shkodër Bashkia Shkodër dhe Njësia Administrative Bërdicë Aktivitet promovues për Njësinë Administrative Bërdicë Bashkia Shkodër ka ndërmarrë nismën për promovimin e vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të territorit të të gjitha Njësive Adminsitrative që shtrihen në territorin e Bashkisë. Në këtë ditë organizohen panaire me produkte vendase, si dhe koncerte artistike nga grupet e fëmijëve të shkollave.
69
Fshati Kimëz në Pukë
27 Prill
Ngritja e Flamurit në Kimëz Kimëz, Nj.A. Gjegjan, Bashkia Pukë Komuniteti i zonës së Gjegjanit Përkujtim i ngritjes së flamurit kombëtar më 1911 Në nderim të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar më 27 Prill 1911 nga prijësit e Pukës dhe Mirditës në kullën e Zef Ndojit në Kimëz, në këtë fshat të Njësisë Administrative Gjegjan organizohen ceremoni festive, si dhe koncerte folklorike.
71
Ilustrim
28 Prill
Pashkët Ortodokse Qarku Shkodër Kisha dhe komuniteti ortodoks Festë fetare e komunitetit ortodoks që simbolizon ringjalljen Ndryshe nga kalendari gregorian, sipas të cilit orientohet komuniteti katolik, ortodoksët përdorin kalendarin julian, sipas të cilit, festat fetare kremtohen rreth një javë më vonë. Megjithatë, sikurse për katolikët, edhe për ortodoksët Pashkët simbolizojnë ringjalljen e Krishtit tre ditë pas kryqëzimit. Me këtë rast në kishat ortodokse mbahet mesha e shenjtë, ndërsa në familje, besimtarët shtrojnë drekë.
73
Ilustrim
22 Prill
Dita e parë e Ramazanit Qarku Shkodër Komuniteti mysliman Fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit Ramazani është muaji i nëntë dhe më i rëndësishmi i kalendarit islam. Varësisht prej kalendarit hënor, agjërimi për këtë muaj të shenjtë zgjat 29 ose 30 ditë. Kjo periudhë konsiderohet e rëndësishme për devocionin e besimtarëve ndaj Allahut. Ata që kanë mundësi, shtrojnë iftar për njerëzit në nevojë, ose ftojnë miq dhe familjarë.
75
Kanioni i Reçit, Malësi e Madhe
E Diela e fundit e Prillit
Shën Gjergji Grizhë, Nj.A. Gruemirë / Reç, Nj.A. Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe Banorët e fshatrave ku festohet Festë tradicionale kushtuar ardhjes së pranverës Festa simbolizon ardhjen e stinës së pranverës, prandaj pragjet e dyerve të shtëpive zbukurohen me gjethe të njoma. Tradite e festës është edhe vendosja e lisharësve për fëmijët e vegjel. Ushqimi tradicional I festës është peshku dhe sultiazhi.
77
Performancë jazz-i në stacionin e Trenit Shkodër
30 Prill
Dita Ndërkombëtare e Muzikës Jazz Stacioni i Trenit, rrugët e qytetit dhe Teatri Migjeni, Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër dhe Teatri Migjeni Performanca të ndryshme muzikore në ditën Ndërkombëtare të Jazz-it Kjo festë nis që në stacionin e trenit në Tiranë dhe vazhdon përgjatë kilometrave të tërë me tren, deri në Shkodër, ku performohet muzikë të viteve tridhjetë e shoqëruar me stilin e veshjes së asaj kohe. Më pas trupa të ndryshme interpretojnë muzikë jazz në rrugët kryesore të qytetit, ndërsa koncerti final mbahet në Teatrin Migjeni.
79
Çmimi “Pjetër Gaci”
Prill
Çmimi “Pjetër Gaci” Qyteti Shkodër Qendra Kulturore Pjetër Gaci Çmim vjetor për interpretuesit e muzikës së kultivuar Çmimi “Pjetër Gaci” është një konkurs i përvitshëm ndërkombëtar interpretuesish në fushën e muzikës së kultivuar, i organizuar nga Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”.
81
Banda Frymore e Shkodrës, koncert para Bashkisë
Prill
Koncert i Orkestrës Frymore Qyteti Shkodër Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” Koncerti vjetor i orgkestrës së themeluar që në vitin 1876 Formacioni i Orkestrës Frymore është një nga vlerat e veçanta artistike unik të qytetit të Shkodrës. Historia e saj i ka fillimet në vitin 1876, ndërsa ky koncert shënon aktivitetin më të rëndësishëm vjetor të Orkestrës Frymore të Shkodrës..
83
Nga garat çiklistike në Shkodër
Prill
Turneu çiklistik “Agim Tafili” Bashkia Shkodër Bashkia Shkodër, Klubi Sportiv Vllaznia dhe Federata Shqiptare e Çiklizmit Turne ndërkombëtar çiklizmi Turneu ndërkombëtar, tashmë i kthyer në traditë, organizohet në nderim të çiklistit kampion të Shkodrës dhe Shqipërisë, Agim Tafili (1960-2012).
85
Fitues nĂŤ Memorial Vllaznia Boks
Prill
Memorial “Vllaznia” Boks Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Qyteti Shkodër Klubi Spotriv Vllaznia dhe Bashkia Shkodër Aktivitet sportiv ndërkombëtar Aktiviteti ndërkombëtar organizohet në qytetin e Shkodrës. Ekipi i boksit i të rriturve ka marrë pjesë në këtë eveniment për 13 vite rresht, duke dalë kampion në këtë aktivitet dhe duke marrë madalje ari, argjendi dhe bronzi, gjithsej 42 medalje.
87
maji
Hapja e sezonit turistik në Velipojë, Shkodër
1 Maj
Hapja e sezonit turistik në Velipojë Plazh Velipojë, Nj.A. Velipojë, Bashkia Shkodër Bashkia Shkodër dhe Njësia Administrative Velipojë Aktivitet për promovimin e turizmit në bregdetin e Adriatikut Velipoja është një ndër destinacionet më të njohura të bregdetit shqiptar. Data 1 Maj shënon hapjen e sezonit të ri turistik dhe festohet me veprimtari të ndryshme artistike, rinore dhe sportive, të cilat organizohen në qendër të plazhit.
91
Pamje e pjesshme e ShkodrĂŤs nga Kalaja Rozafa
1 Maj
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve Qarku Shkodër Familjet dhe miqtë Piknik dhe shëtitje faniljare në natyrë Dita e Punëtorëve nisi të kremtohej me parakalime festive në Shqipëri vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, e imponuar nga stistemi totalitar. Mbas viteve ‘90, kjo festimet e kësaj dite thuajse janë shuar, edhe pse ndodh që ndonjë sindikatë ose organizatë punëtorësh të protestojë simbolikisht. Megjithatë, 1 Maji më së shumti kalohet si një ditë pikniku dhe shëtitjeje me familjen dhe miqtë.
93
Pamje e pjesshme e Fushës së Mbishkodrës ku shtrihet Kopliku
E Mërkura e parë e Majit
Shën Gjergji Qyteti Koplik, Bashkia Malësi e Madhe Familjet e qytetit dhe të zonës përreth Koplikut Festë shumëvjeçare për ardhjen e pranverës Tradicionalisht gratë zbukurojnë shtëpitë, sidomos dyert dhe dritaret, me lule dhe degë të njoma pemësh, ndërsa ushqimet karakteristike të kësaj feste janë peshku dhe sultiaçi (orizi me qumësht).
95
Grizhë
E Enjtja e parë e Majit
Shën Gjergji Grizhë, Reç, Nj. A. Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe Banorët e fshatrave ku festohet Festë kushtuar ardhjes së pranverës Meqenëse festa simbolizon ardhjen e stinës së pranverës, në të gjitha shtëpitë, pragjet e dyerve mbulohen me gjethe të njoma. Tradite e festës është edhe vendosja e lisharësve për fëmijët. Ushqimi tradicional: peshku dhe sultiaçi.
97
Lapidari i partizanit në Varrezat e Dëshmorëve, Shkodër
5 Maj
Dita e Dëshmorëve të Atdheut Qarku Shkodër Veteranët e Luftës së Dytë Botërore Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe vizita në familjet e tyre 5 Maji i vitit 1942, vrasja nga pushtuesit fashistë e të riut komunist Qemal Stafa ka hyrë në historinë moderne të Shqipërisë si Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Me këtë rast, veteranët e Luftës së Dytë Botërore bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në qytetet përkatëse, pranë lapidarëve të të rënëve, si dhe bëjnë vizita në familjet e dëshmorëve.
99
Dita e Luleve në Qytetin e Shkodrës
6 Maj
Dita e Luleve Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër Festë që revokon traditën e kultivimit të luleve nga familjet shkodrane Tradita e festimeve që lidhen me lulet daton rreth viteve ’30. Shkodra e njohur ndryshe si “qyteti i luleve”, ka ruajtur gjatë shekujve traditën e bukur të kultivimit dhe përkujdesjes për lulet. Shkodra, si një qytet i lidhur shumë me natyrën dhe artin, numëron më shumë se 150 këngë qytetare, të cilat i janë kushtuar luleve. Çdo 6 maj, Shkodra kthehet në një oborr të madh ngjyrash dhe aromash.
101
Festimet e Ditës së Luleve në Nj.A. Bushat
6 Maj
Dita e Luleve Bushat, Nj.A. Bushat, Bashkia Vau Dejës Bashkia Vau Dejës Festë pagane që simbolizon ardhjen e pranverës Që nga viti 2008, çdo 6 Maj në Bushat organizohet një panair me produkte lokale, si dhe koncertë dhe aktivitete të tjera. Kjo festë simbolizon ardhjen e pranverës. Pjesëmarrja në panair është e gjërë dhe aty promovohen produktet e të gjithë territorit të Bashkisë.
103
Ilustrim
6 Maj
Shëngjergji Bashkia Shkodër Familjet e zonave të qytetit dhe të fshatrave, pavarësisht besimeve Festë familjare me origjinë pagane kushtuar stinës së pranverës Shëngjergji është ndër festat më popullore, që kremtohet nga të gjitha besimet dhe krahinat e vendit. Tradita e saj pagane shënon ardhjen e pranverës, ndaj në shumë zona shtëpitë zbukurohen me gjethe dhe lule të freskëta. Ndër ushqimet domethënëse që konsumohen gjatë mëngjesit janë quështi dhe nënproduktet e tij, si dhe perimet e njoma. Në drekë preferohet sidomos peshku i liqenit ose i lumejve.
105
Xhan, Pult
8 Maj
Shën Kolli i Majit Sumë, Bruçaj, Xhan, Nj.A. Pult, Bashkia Shkodër Familjet e këtyre fshatrave Festë fetare për nder të mbrojtësit të famullisë Vendasit thonë se festat fetare kremtohen prej se nuk mbahet mend, e Shën Kolli i Majit është një prej tyre. Këto festa ishin ndër mundësitë e pakëta për komunikim mes malësoreve, sepse ata banonin në distanca të mëdha nga fshati në fshat. Për këtë ditë, çdo familje pret një bagëti dhe e bën fërlik, sepse presin mysafirë dhe bija. Darka e festës është me 8 dhe dita me 9 Maj. Ndiqet qiriu i festës, tryezat shtrohen me ushqime të mira, pije e ëmbëlsira. 107
Lugina e Shkrelit
9 Maj
Shën Nikolli i Pranverës Nj.A. Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe Kisha Shkrel dhe banorët Festë shumëvjeçare në nder të shenjtit Nikollë 9 Maji, dita e zhvendosjes së eshtrave të Shën Nikollës në Bari të Italisë në shekullin XI, kremtohet masivisht edhe në Shqipëri. Në kohët më të vjetra, festa njihej si Shën Kolli i Pranverës, sepse përkonte me ditën kur malësorët dilnin me bagëti për të veruar në bjeshkë. Aktualisht, në Shkrel, festa shënohet me meshë në kishën katolike dhe pastaj me një koncert artistik nga fëmijët e zonës.
109
Kalaja Rozafa, ShkodĂŤr
9 Maj
Dita e Europës Kalaja Rozafa, Qyteti Shkodër Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër Aktivitet me balona ne Kalanë e Shkodrës Ndërtimi i balonave nga 10 shkolla të ndryshme të qytetit, dizenjimi me logo të ndryshme nga vetë nxënësit e shkollave, dhe lëshimi i balonave në kala.
111
Pamje e përgjithshme e zonës së Shllakut
10 Maj
Shën Llezhdri/Shën Aleksandri Benë, Vukjakaj Gegaj, Palaj, Kroni i Madh, Barcollë, Vukaj, Nj.A. Shllak, Bashkia Vau Dejës Komuniteti katolik i zonës Festë fetare Shën Llezhdri është një festë fetare kushtuar shenjtit katolik të shekullit XVI - Aleksandrit. Ajo kremtohet nga besimtarët e të gjithë fshatrave të Njësisë Administrative Shllak të Bashkisë Vau Dejës, si Benë, Vukjakaj-Gegaj, Palaj, Kroni i Madh, Barcollë, Vukaj etj.
113
Instrumentistë pjesëmarrës në Festivalin e Fushë-Arrëzit
Maj
Festivali Mbarëkombëtar i Instrumentistëve të Vegjël Popullorë Qyteti Fushë Arrëz Bashkia Fushë-Arrëz, Qendra Kulturore e Fëmijëve Fushë-Arrëz Festival kombëtar për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore I mbajtur për herë të parë në vitin 2004, Festivali Mbarëkombëtar i Instrumentistëve të Vegjël Popullor është një aktivitet i vetëm në llojin e tij në të gjithë Shqipërinë. Ditët e këtij festivali janë një festë e vërtetë ku përfshihet dhe merr pjesë i gjithë qyteti i vogël i Fushë-Arrëzit, përmes organizimit të ekspozitave, panaireve etj. Interesant është mikpritja dhe akomodimi i të gjithë fëmijëve konkurrues në familjet vendase. Arsyet janë: mikpritja tradicionale e zonës, si dhe mungesa e kapaciteteve hoteliere në qytet. Gjatë 15 festivaleve të organizuara kanë marrë pjesë ansamble folklorike nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqenia, Mali i Zi etj. 115
Posteri i edicionit të parë të Ekranit të Artit, 2017
16 - 20 Maj
Ekrani i Artit Teatri Migjeni, oborret e shtëpive tradicionale, Qyteti Shkodër ArtHouse, Qendra Rinore Arka, Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, Teatri Migjeni, Instituti Goethe Festival i filmit bashkëkohor që nga viti 2017 Ekrani i Artit-2019 hapet në Teatrin Migjeni më 16 Maj. Në ditët e tjera filmat shfaqen në oborret e shtëpive shkodrane, ku mbahen edhe biseda me kineastë, momente muzikore etj. Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me festivalin ndërkombëtar të filmit “Lo schermo dell’arte” në Firenze, i cili sjell në Shkodër Oberhaussen Film Festival on Tour nga Germania dhe një përzgjedhje të arkivave të Van Abbe Museum në Hollandë. 117
Muzeu Historik i Qytetit, ShkodĂŤr
18 Maj
Dita Ndërkombëtare e Muzeve Shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, Qyteti Shkodër Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër Punëtori me nxënës në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve Dita Ndërkomëbtare e Muzeve shënohet në Shkodër përmes një punëtorie me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Përmes përdorimit dhe përpunimit të materialeve të riciklueshme, nxënësit do të ndërtojnë makete monumentesh kulturore, me moton “ndërtoj monumentin tim”.
119
Endësja
18 Maj
Ekspozitë artizanati “Jehona e zejeve” Muzeu Historik, Qyteti Shkodër Muzeu Historik Shkodër dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Shkodër Ekspozitë interaktive e artizanatit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve Me rastin e 18 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu Historik Shkodër organizon ekspozitën interaktive të produkteve artizanale të prodhuar nga mjeshtrat shkodranë me titull “Jehona e zejeve”. Gjatë ekspozitës artizanë të ndryshëm demonstrojnë proçesin e prodhimit të produkteve të tyre.
121
Fëmijë gjatë një punëtorie
21 Maj
Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim Shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, Qyteti Shkodër Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër Punëtori mbi trashëgiminë kulturore Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim shihet nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër, si një mundësi për organizimin e kurseve artizanale mbi trashëgiminë kulturore, qendistarinë, endjen, gdhendjen ne gur dhe dru etj.
123
Ilustrim
24 Maj
Dita e Bajramit të Madh Qarku Shkodër Komuniteti mysliman Festa më e madhe e besimtarëve myslimanë Gëzimin e përfundimit të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, besimtarët myslimanë e shprehin me rastin e Bajramit të Madh (Fitër Bajramit), duke e nisur ditën me faljet në xhami, e më pas me vizitat te të afërmit dhe miqtë, urimet, dhuratat, drekën tradicionale etj.
125
Pamje nga Parku KombĂŤtar Alpet Shqiptare
24 Maj
Dita Europiane e Parqeve Natyrore Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Qyteti Shkodër Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër Leksione për organizimin e parqeve dhe lulishteve Cikël leksionesh me studentë të Universistetit të Shkodrës mbi organizimin e parqeve natyrore, lulishteve, rrethrrotullimeve etj, në shërbim të turizmit dhe trashëgimisë kulturore.
127
Festë në Kishën e Vuklit, Kelmend
24 Maj
Zoja e Vuklit Vukël, Nj.A. Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe Kisha katolike Festë fetare në nder të Zojës - pajtores së fshatit Kjo festë fetare e ka origjinën që nga shekulli XVI dhe i kushtohet Virgjëreshës Mari. Në shumicën e fshatrave të Kelmendit, ajo kremtohet përmes meshës së shenjtë që mbahet në kishat e fshatrave, ku marrin pjesë banorët vendas, si dhe miqtë që vijnë për vizitë.
129
Lugina e Thethit
25 Maj
Dita e Thethit Theth, Nj.A. Shalë, Bashkia Shkodër Bashkia Shkodër Aktivitet promovues për turizmin në Parkun Kombëtar Theth Bashkia Shkodër në kuadër të hapjes së sezonit turistik në Theth, organizon çdo vit festën tradicionale “Dita e Thethit”, që synon promovimin e vlerave natyrore dhe kulturore, produkteve autoktone vendore të zonës, si dhe prezantimin e ofertës turistike. Festa përfshin koncert folklorik, panair me ushqime tradicionale, shëtitje të udhëhequra në atraksionet kryesore të zonës etj. Parku Kombëtar Theth është e para ZM në Alpet Shqiptare dhe përfshin disa MN dhe MK të mbrojtura me ligj. 131
Guri i Zi
31 Maj
Të njohim Gurin e Zi Guri i Zi, Nj.A. Guri i Zi, Bashkia Shkodër Bashkia Shkodër dhe Njësia Administrative Guri i Zi Aktivitet promovues për Njësinë Administrative Guri i Zi Bashkia Shkodër ka ndërmarrë nismën për promovimin e vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të territorit të të gjitha Njësive Adminsitrative që shtrihen në territorin e Bashkisë. Në këtë panair ekspozohen produktet tipike të njësisë administrative Gur i Zi, në të cilin janë të ftuar fermerë, familje dhe biznese për promovimin e produkteve të sektorit bujqësor, artizanal dhe turistik, me qëllim mbështetjen e zhvillimit ekonomik në këtë territor. 133
Nga ekspozita e parë fotografike “Shkodra, familja, biçikleta, historia ime”
31 Maj
Shkodra - familja, kultura, historia ime Qyteti Shkodër Organizata GO2 Ekspozita e përvitshme fotografike mbi kujtesën kolektive “Shkodra - familja, kultura, historia ime” është tema e ekspozitës fotografike që do të dalë nga konkursi i tretë mbi kujtesën kolektive, i organizuar nga GO2. Konkursi dhe ekspozita e parë i kushtoheshin biçikletës (2016), i dyti shtëpisë (2018), ndërsa i treti i kushtohet jetës artistike e kulturore të zhvilluar brenda familjeve dhe grupeve shoqërore. Fotografitë më të mira të secilit konkurs ekspozohen, si dhe botohen në një album të veçantë në gjuhët shqip dhe anglisht. 135
Mjalti i bletërritësit Shaqaj
Maj
Dita e Mjaltit Bajzë, Nj.A. Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe Landi Shaqaj në bashkëpunim me OJF dhe pushtetin lokal Festë lokale për promovimin e bletërritjes dhe nxjerrjes së mjaltit Dita e Mjaltit është një festë lokale që pret të organizohet për herë të parë më 2019, në perudhën e njxerrjes së mjaltit. Bletërritësi Landi Shaqaj synon që përmes kësaj feste të promovohet kujdesi ndaj bletëve, si dhe tradita e nxjerrjes së mjaltit. Festës do t’i bashkëngjitet edhe një panair me prodhimet e tjera të bletëve, si dhe ushqime me përmbajtje mjalti.
137
Nga koncertet e Different Trains Festival nĂŤ ShkodĂŤr
Maj
Different Trains Festival Qyteti Shkodër Different Trains Festival i Muzikës së Dhomës Aktiviteti shëtitës Different Trains Festival, i cili shtrihet në nga Marsi në Qershor qytetet Shkodër, Kukës e Korçë është i pranishëm në Shkodër në muajin Maj. Koncertet jepen në salla të rëndësishme, përballë puklikut të ndryshëm me qëllim promovimin e turizmit kulturor përmes ekzekutimit të muzikës së dhomës.
139
Me Universitetin “Lugij Gurakuqi” të themeluar në vitin 1957, Shkodra është qendra e vetme universitare në veri të Shqipërisë. Ndërsa sistemi arsimor parauniversitar ka në përbërjen e vet rreth 207 shkolla, nga të cilat 152 janë të arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar, ndërsa pjesa tjetër të arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe atij profesional.
Territori i Qarkut Shkodër përshkohet nga një rrjet i dendur ujor, ku bëjnë pjesë lumjetë e basenit të Drinit dhe Bunës, ku dominon Shala, e më pas Cemi e Kiri, si dhe disa lumej më të vegjël, drejt të cilëve zgjaten një numër shumë i madh përrejsh malorë që zbresin nga Alpet Shqiptare. Në Qarkun e Shkodrës gjenden gjithashtu Liqeni i Shkodrës - më i madhi në Ballkan, disa liqene alpine, si dhe një numër i madh liqenesh artificiale, kryesisht përgjaët shtratit të lumit Drin (Liqeni i Fierzës, i Komanit dhe i Vau Dejësit) etj.
qershori
Një ndër edicionet e kaluara të Festivalit të Fëmijëve
1 Qershor
Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë Teatri Migjeni, Qyteti Shkodër Qendra Kulturore e Fëmijëve Shkodër Festivali më i vjetër i këngës për fëmijë Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë është zhvilluar për herë të parë në Maj të vitit 1963. I kthyer në traditë, çdo vit sjell krijimet më të mira të autorëve më në zë të muzikës. Që nga viti 1993 ky aktivitet është kthyer në një festival mbarëkombëtar, duke u bërë një skenë e rëndësishme për fëmijët nga të gjithë trevat shqipfolëse.
145
Pamje e Qytetit Fushë-Arrëz
1 Qershor
Festa e Fëmijëve Qyteti Fushë Arrëz Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Si kudo në Shqipëri dhe në Qarkun Shkodër, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet me aktivitete të ndryshme. Me rastin e kësaj feste, nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Pjetër Arbnori" në Fushë-Arrëz, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve, japin një koncert festiv në qendër të qytetit.
147
Kisha e Hajmelit
E Diela e parë e Qershorit
Shën Fara Dheu i Lehtë, Nj.A. Hajmel, Bashkia Vau Dejës Kisha dhe komuniteti katolik i zonës Festë fetare Shën Fara është një festë fetare për besimtarët katolikë, e cila kremtohet në familje dhe me miq, sidomos në fshatin Dheu i Lehtë të Njësisë Administrative Hajmel në Bashkinë Vau Dejës.
149
Grykëderdhja e Lumit Shala në Lesniqe, Shosh
7 Qershor
Të njohim Shoshin Nj.A. Shosh, Bashkia Shkodër Bashkia Shkodër dhe Njësia Administrative Shosh Aktivitet promovues për Njësinë Administrative Shosh Bashkia Shkodër ka ndërmarrë nismën për promovimin e vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të territorit të të gjitha Njësive Adminsitrative që shtrihen në territorin e Bashkisë. Në këtë ditë organizohen panaire me produkte vendase, si dhe koncerte artistike nga grupet e fëmijëve të shkollave. Në panair ekspozohen produktet tipike të njësisë administrative Shosh, në të cilin janë të ftuar fermerë, familje dhe biznese për promovimin e produkteve të sektorit bujqësor, blegtoral etj. 151
Nga aktiviteti “Ditët e Kulturës Pukjane”
9 Qershor
Dita e Kulturës Pukjane Qyteti Pukë Bashkia Pukë Koncert për promovimin e vlerave të kulturës pukjane Aktiviteti kryesor i kësaj dite është koncerti ku marrin pjesë Ansambli “Puka”, i krijuar në vitin 1948, këngëtarë nga Puka, nga e gjithë Shqipëria, si dhe artistë që jetojnë jashtë vendit. Aktiviteti synon evidentimin, promovimin dhe ruajtjen e vlerave të kulturës pukjane, pasi më 9 Qershor 2001, ky ansambël fitoi Çmimin Europian për Folkun “Alfred Toepfer” në Gjermani me mbështetjen e humanistes Marianne Graf. 153
Rally Albania në terrenin kodrinor të Pukës
9 Qershor
Rally Albania Bashkia Pukë Rally Albania Kampionat Ndërkombëtar i garave me makina malore Që prej shumë vitesh, gara ndërkomëbtare e makinave malore, një nga sportet më të rrezikshme e kthyer në traditë në Shqipëri, e ka përfshirë edhe Pukën në itineraret e saj. Etapa 1 parë e kësaj gare, ajo Tiranë-Valbonë kalon përmes Pukës, duke e përkshkuar territorin e kësaj bashkie mes për mes.
155
Dita e Artizanatit
10 Qershor
Dita Ndërkombëtare e Artizanatit Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër Panair me produkte artizanale të Shkodrës Dita Ndërkombëtare e Artizanatit synon të risjellë në vëmendje dhe të ripërtërijë traditën e punimeve artizanale të rajonit të Shkodrës. Konsiston në një panair të prodhimeve artizanale dhe në një demonstrim të mjeshtrave të artizanatit në prodhimin e produkteve të tyre.
157
Iballë, Pukë
12 Qershor
Festa e Shën Ndout Fshatrat e Nj.A. Iballë, Bashkia Fushë Arrëz Familjet dhe komuniteti lokal Festë fetare e komunitetit katolik për nder të mbrojtësit të famullisë Festimet për shenjtin Shën Anton, emrin e të cilit mban kisha e Iballës, nisin që në mbrëmjen e 12 Qershorit, kur çdo familje pret një bagëti dhe e bën fërlik, e sigurisht ushqime të tjera tradicionale dhe ëmbëlsira. Pas Kishës së Shna Ndout në Laç të Kurbinit, kisha e Shën Ndout në Iballë është e dyta për numrin e madh të pelegrinëve që tërheq. Ndizet qiriu i festës dhe familjet presin mysafirë, ndërsa në kishë mbahet mesha e posaçme. 159
Kisha e Iballës, Pukë
12 Qershor
Nata e Shën Ndout Iballë, Nj.A. Iballë, Bashkia Fushë-Arrëz Kisha dhe banorët e zonës Festë fetare e komunitetit katolik Kjo festë e njërit prej shenjtve më popullorë të komuniteti katolik kremtohet nga e gjithë zona e Iballës por edhe nga gjithë Bashkia Fushë-Arrëz, në kishën e Iballës, monument fetar/historik, si dhe në kishat e tjera të zonës.
161
Blerim, Fushë-Arrëz
12 Qershor
Nata e Shën Palit Nj.A. Blerim, Bashkia Fushë-Arrëz Kisha dhe komuniteti i zonës Festë fetare e besimtarëve katolikë Festa kushtuar apostullit Pal kremtohet nga komuniteti katolik i banorëve të Njësisë Administrastive Blerim të BAshkisë Fushë Arrëz. Përgjithësisht festa organizohet mes familjes dhe miqve, ndërsa në kishën e Blerimit mbahet meshë.
163
Tamara, Kelmend
Qershor
Dita e turizmit malor Razëm, Nj.A. Shkrel, Tamarë, Nj.A. Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe Bashkia Malësi e Madhe dhe OJF Hapja e sezonit turistik malor Hapja e sezonit turistik në Malësinë e Madhe shënohet me një sërë aktivitetesh në disa prej qendrave malore më të mëdha të banuara të kësaj bashkie. Muzika folklorike përmes lahutës, çiftelisë ushton krahas muzikës popullore dhe asaj moderne në mjedise të hapura. Miqtë dhe vendasit mund të shijojnë prodhimet tradicionale të ofruara në panaire, ku mbizotërojnë lëngjet me fruta pylli, disa lloje djathi e likeresh, raki, verë etj. 165
Haoja e sezonit turistik - festë në Vau Dejës
13 Qershor
Hapja e sezonit turistik veror Qyteti Vau Dejës Bashkia Vau Dejës, Qendra Kulturore e Fëmijëve Festimet për hapjen zyrtare të sezonit turistik veror Hapja e sezonit turistik veror në Vau Dejës bëhet në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe bizneset e zonës, përmes një panairi me produkte vendore, si dhe aktiviteteve artistike që synojnë promovimin e vlerave kulturore, natyrore dhe turistike të territorit të Vau Dejësit.
167
Fshati Tamarë në Kelmend
13 Qershor
Dita e Shën Ndout Tamarë, Nj.A. Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe Rreth 5 vite më parë Festë Fetare në nder të Shën Ndout Njëri ndër shenjtit më popullorë në të gjithë botën, Shën Ndou (Shën Antoni i Padovas i shekullit XIII), është gjithashtu i dashur për besimtarët e krishterë në Shqipëri, e sidomos në mesin e katolikëve të veriut. Përvjetori i vdekjes së tij, 13 Qershori përkujtohet përmes një meshe të shenjtë edhe në kishën e fshatit Tamarë të Kelmendit, ku marrin pjesë të gjithë banorët.
169
Bregu i Liqenit të Shkodrës
15 Qershor
Dita e Liqenit Liqeni i Shkodrës, Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër dhe OJF Sporte ujore dhe aktivitete kulturore “Dita e liqenit të Shkodrës” është aktiviteti me të cilin synohet promovimi i vlerave të jashtëzakonshme të Liqenit të Shkodrës. Kjo ditë kremtohet me aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi etj.
171
Ramadan Sokoli
21 Qershor
Dita Ndërkombëtare e Muzikës Shtëpia e Hodo Sokolit, Qyteti Shkodër Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër Aktivitet kushtuar muzikologut shqiptar Ramadan Sokoli Me rastin e Ditës Ndërkomëbtare të Muzikës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër organizon një aktivitet promocional për figurën e muzikologut të shquar shqiptar të shekullit XX, Ramadan Sokoli. Ky aktivitet, që organizohet në banesën e tij - MK i kategorisë së parë, përkon me ditëlindjen e muzikologut.
173
Viva la Musica
21 Qershor
Viva la Musica Qyteti Shkodër Rozafa Expression Koncert në Ditën Botërore të Muzikës Mes aktiviteteve që shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Muzikës - 21 Qershor - në Shkodër organizohet edhe koncerti Viva la Musica.
175
Fshat nĂŤ Temal
22 Qershor
Shën Gjoni Kishë-Arrë, Kajvall, Malagji, Kllogjen, Nj.A. Temal, Bashkia Vau Dejës Kisha katolike dhe besimtarët e zonës Festë Fetare Shën Gjoni ëstë një prej festave të shumta që besimtarët katolikë të fshatrave Kishë-Arrë, Kajvall, Malagji, Kllogjen etj., të Bashkisë Vau Dejës e kremtojnë në familjet e tyre dhe me miqtë.
177
SelcĂŤ, Kelmend
23 Qershor
Kuvendi i Greçës Selcë, Nj.A. Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe Përkujtimore për Kryengritjen e Malësisë, 1911 Dita e Kuvendit të Greçës 23 Qershori shënon Kuvendin e Greçës, në Selcë të Kelmendit. Në të vërtetë, Kuvendi i zhvilloi punimet për 2 javë (nga 10 deri me 23 Qershor 1911), por data 23 është zgjedhur pasi përkon me shpalljen e 12 kërkesave të atij që tashmë njihet si Memorandumi i Greçës për autonomi, të cilat frymëzuan Kryengritjen e Malësisë kundër pushtimit turk. Aktualisht, kjo ngjarje përkujtohet përmes ceremonive zyrtare dhe aktiviteteve artistike. 179
Syri i Sheganit, BajzĂŤ
28 Qershor
Shën Pjetri e Shën Pali Bajzë, Nj.A. Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe Kisha e Bajzës dhe banorët katolikë të fshatit Festë e re në Bajzë, ka nisur rreth vitit 2010 Kjo festë fetare organizohet në ndërtim të dy prej apostujve të katolicizmit, Shën Pjetrit dhe Shën Palit. Në zonën e Bajzës së Kastratit, festimet për këtë ditë janë relativisht të reja, që nga viti 2010, dhe përveç meshës në kishë, për të pranishmit organizohet edhe një koncert artistik.
181
Pamje e pjesshme e Hajmelit
28 Qershor
Festa e Shën Palit dhe Shën Pjetrit Nj.A. Hajmel, Bashkia Vau Dejës Bashkia Vau Dejës në bashkëpunim me Famullinë e Shën Palit dhe Shën Pjetrit Festë familjare e komunitetit katolik Në nderim të apostujve Shën Pjetër dhe Shën Pal, në fshatin Hajmel të Njësisë Administrative Hajmel, Bashkia Vau Dejës, në 28 Qershor organizohet një festë me koncerte e aktivitete të tjera artistike, garë me biçikleta, panair me produkte lokale etj.
183
Shteg në fshatin Madhnaq, Pukë
28 Qershor
Festa e Shën Palit Mardhnaq, Katund, Breg, Nj.A. Qelëz, Blinisht, Nj.A. Rrapë, Bashkia Pukë Familjet dhe kisha katolike Festë fetare e komunitetit katolik Dita e Apostullit Shën Pal është ndër festat më të vjetra fetare që kremtohen nga i gjithë komuniteti katolik në disa fshatra të Njësive Administrative të Bashkisë Pukë. Darka e festës, me fërlik dhe gatime të tjera tradicionale është më 27 Qershor, ndërsa të nesërmen, më 28 Qershor, veç meshës festive, shkëmbehen vizita dhe urime mes familjeve të besimit katolik.
185
Guri i Shenjtë, Zezë, Pukë
28 Qershor
Pelegrinazh te Guri i Shenjtë Zezaj, Nj.A. Rrapë, Bashkia Pukë Komuniteti lokal Pelegrinazh drejt Gurit të Shenjtë Pelegrinazhi në Gurin e Shenjtë është një aktivitet kryesisht rinor, ku pjesëmarrësit organizohen vullnetarisht në një marshim drejt njërit prej gjeomonumenteve që ndodhen në afërsi të qytetit të Pukës. Guri i Shenjtë është një shëmb graniti në formë shumëkëndëshe, që sipas legjendave vendase, ruan gjurmët e kalit të Skënderbeut. Monumenti ndodhet rreth 538 m mbi nivelin e detit, në rrugën PukëZezaj. 187
Mbi Leqet e Hotit, Kelmend
29 Qershor
Shën Pjetri Nj.A. Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe Kisha dhe banorët e fshatit Festë e vjetër fetare e kremtuar kryesisht nga bjeshkatarët Të gjitha çiftet e reja të martuara gjatë vitit , pra që nga Shën Pjetri i vitit të kaluar, pasi përshëndeten me njëri-tjetrin, pa juri, por me dashamirësi zgjedhin çiftin më të bukur. Pastaj zhvillohen lojëra popullore , si gara me kuaj, tërheqje litari, lojë me shpata për prerjen e arushës me tej të dhirtë (litar i punuar me lesh dhie), kapuça, gara vrapimi, mundje burrash etj. Në mesditë prifti mban meshën dhe pastaj lojërat vazhdojnë përsëri derisa përcaktohen fituesit. 189
Predelec, Kelmend
29 Qershor
Dita e Shën Pjetrit Qafë Predeleci, Nj.A. Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe Bujtina Kelmendi dhe banorët e zonës Festë fetare dhe shoqërore e nisur shekuj më parë Kjo festë fetare e nisur shekuj më parë, por e ndërprerë në mesin e shekullit të XX, ka rinisur sponanisht duke përfshirë gjithnjë e më shumë banorët e zonës. Përveç meshës në kishë, banorët organizojnë lojëra popullore, log nusesh dhe djemsh, këngë maja krahu etj. Në festa të tilla ku lahuta dhe çiftelia dëgjohen deri në majat më të larta, fitues dhe humbës dinë ta respektojnë njëri-tjetrin.
191
korriku
VelipojĂŤ, plazh
Korrik
Panairi Veror Velipojë Velipojë, Nj.A. Velipojë, Bashkia Shkodër Shoqata e Artizanëve Shqiptarë Panair i artizanatit Në bregdetin e shumëfrekuentuar të Velipojës, në pikun e sezonit turistik, organizohet një panair me produkte tradicionale.
195
Poster i Beach Velley në Velipojë
Korrik
Beach Volley Plazh,Velipojë, Nj.A. Velipojë, Bashkia Shkodër Bashkia Shkodër dhe OJF Kampionat i volejbollit të plazhit në bregdetin e Velipojës Çdo vit në plazhin e Velipojës zhvillohen një seri ndeshjesh të beach volley me pjesëmarrje të pushuesve dhe të sportistëve nga gjithë Shqipëria dhe rajoni. Ndeshjet zhvillohen në formën e garave në kategori të ndryshme.
197
Parakalim i bandave në rrugët e Qytetit Shkodër
Korrik
Takim kombëtar i bandave frymore Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër Konkurs kombëtar i bandave frymore të Shqipërisë Ky konkurs kombëtar sjell në Shkodër të gjitha trupat e ngjashme aktive të Shqipërisë dhe realizohet në formën e një konkursi mes këtyre trupave. Koncertet dhe paradat zhvillohen në mjediset e hapura të qytetit.
199
Bregu i Lumit Buna në Dajç
5 Korrik
Të njohim Dajçin Nj.A. Dajç, Bashkia Shkodër Bashkia Shkodër dhe Njësia Administrative Dajç Aktivitet promovues për Njësinë Administrative Dajç Bashkia Shkodër ka ndërmarrë nismën për promovimin e vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të territorit të të gjitha Njësive Adminsitrative që shtrihen në territorin e Bashkisë. Në këtë ditë organizohen panaire me produkte vendase, si dhe koncerte artistike nga grupet e fëmijëve të shkollave.
201
“Intervali”,, vaj në kanavacë, pikturë nga John Seymour Lucas, 1905
6 -15 Korrik
Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke VoxBaroque Qyteti Shkodër Qendra VoxBaroque Festival Ndërkombëtar i Muzikës Baroke Shkodra bën pjesë në turin koncertor të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Baroke, që përfshin gjithashtu Gjirokastrën, Beratin dhe Korçën. Koncertet janë bashkëpunim i studentëve të UART dhe konservatorit të Milanos, duke synuar shkëmbim të dijeve, si dhe edukimin përmes artit për të rinjtë.
203
Pult, Dukagjin, ShkodĂŤr
15 Korrik
Të njohim Pultin Nj.A. Pult, Bashkia Shkodër Bashkia Shkodër dhe Njësia Administrative Pult Aktivitet promovues për Njësinë Administrative Pult Bashkia Shkodër ka ndërmarrë nismën për promovimin e vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të territorit të të gjitha Njësive Adminsitrative që shtrihen në territorin e Bashkisë. Në këtë ditë organizohen panaire me produkte të zonës së Pultit, si dhe koncerte artistike nga grupet e fëmijëve të shkollave.
205
Performancë nga Festa e Muzikës
Korrik
Festa e Muzikës Teatri Migjeni, Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër, Teatri Migjeni dhe OJF Festë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Muzikës Festa e Muzikës e njohur si “Dita Ndërkombëtare e Muzikës” u krijua nga Jack Lang më 21 Qershor 1981 dhe festohet në të gjithë botën në formën e një festivali muzikor. Aktiviteti “Festa e Muzikës” organizohet në Shkodër, në formën e një koncerti me muzikë klasike nga autorë shqiptarë dhe të huaj.
207
Posteri i Za Fest 1
Korrik
Zâ Fest Theth, Nj.A. Shalë, Bashkia Shkodër OJF dhe Bashkia Shkodër Koncert live me muzikë bashkëkohore në zemër të Alpeve Shqiptare Që prej vitit 2017, në qendër të Thethit, pranë Kishës së fshatit organizohet koncerti ZaFest, një aktivitet muzikor me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe instrumentistëve shqiptarë, lëvrues të muzikës bashkëkohore.
209
Kanioni i Reรงit
20 Korrik
Shën Mëdhia Reç, Nj.A. Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe Kisha katolike Festë fetare për nder të profetit Elia Nderimi për njërin nga profetët e lashtë, që i përket shekullit IX para Krishtit, është motivi i festës së 20 Korrikut në disa fshatra të Malësisë së Madhe. Kështu, në kishën katolike të Reçit, për nder të Shën Mëdhias (Shën Elia), mbahet një meshë solemne.
211
Spathar, Vau DejĂŤs
22 Korrik
Shën Mëria Karmë, Spathar, Bashkia Vau Dejës Kisha dhe besimtarët e zonës Festë fetare e komunitetit katolik Shën Mëria është një festë fetare për besimtarët katolik, e cila festohet në Fshati Karmë, Vau Dejës. Tradicionalisht është festë që mbledh miq dhe banorët katolikë këtë ditë presin miq e të afërm për të festuar së bashku.
213
Bushat, PukĂŤ
25 Korrik
Festa e Shna Prendes Bushat, Dushnez, Nj.A. Qelëz, Bashkia Pukë Familjet e besimit katolik dhe kisha Festë fetare për nder të shenjtores mbrojtëse të këtyre fshatrave Si shumica e festave fetare në zonat rurale të vendit, edhe Shna Prenda (Shën Premtja) në fshatrat Bushat, Dushnes etj të Njësisë Adminsitrative Qelëz të Bashkisë Pukë, ka karakter familjar. Secila shtëpi përgatit ushqimet më të mira tradicionale, ne qendër të të cilave është fërliku dhe pijet e zonës. Në darkën e 24 Korrikut ndizet edhe qiriu i festës, ndërsa dreka e 25 Korrikut shtrohet edhe për miqtë. 215
Peizazh nĂŤ Shkrel
26 Korrik
Shën Prenda Nj.A. Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe Kisha katolike Festë festare, që quhet ndryshe edhe Festa e Bijave Festa i kushtohet martires të kishës katolike Shën Prendes, që njihet si shëruese e syve. Ajo jetoi në shekullin II. Sa i takon traditës në Shkrel, festa kremtohet në kishat e fsahtit (Shkrel, Razëm etj), përmes meshës së shenjtë. Më pas, fëmijët dhe grupet artistike, japin shfaqje për të pranishmit. Kjo festë sjell mjaft vizitorë në këtë zonë.
217
Kisha Konej, Bushat, Vau DejĂŤs
26 Korrik
Shën Prenda Konej, Nj.A. Bushat, Bashkia Vau Dejës Komuniteti dhe kisha katolike Festë fetare Si shumica e fshatrave katolike të veriut të Shqipërisë, edhe fshati Konej në Bashkinë Vau Dejës kremton ditën e Shën Prendës, si një festë familjare, për të cilën mblidhen familjet dhe miqtë.
219
Minare xhamie në peizazhin perëndimor të Shkodrës
31 Korrik
Kurban Bajrami Qarku Shkodër Komuniteti mysliman Festa e sakrificës e besimtarëve myslimanë Kurban Bajrami është festa e besimtarëve myslimanë që vjen pas kryerjes së ritualit të haxhit në Mekë. Dita nis me faljen e namazit të Bajramit e më pas, bagëtitë e therrura për kurban, u shpërndahen familjeve në nëvojë. Në mesditë, të gjithë mblidhen për drekën familjare.
221
gushti
Gjatë festimeve për Ditët e Mjedës
1 Gusht
Ditët e Mjedës Kukël, Nj.A. Bushat, Bashkia Vau Dejës Bashkia Vau Dejës, Qendra Muzeale Ndre Mjeda Ditë përkujtimore për poetin Ndre Mjeda Që prej 1 Gushtit të vitit 2011, në fshatin Kukël, përkujtohet vdekja e poetit Ndre Mjeda, i cili shërbeu për 30 vjet si prift në këtë fshat, deri përpara Luftës së Dytë Botërore. Me këtë rast, me inisiativën e Dom Nik Ukgjinit, organizohen konferenca shkencore me pjesëmarrje ndërkombëtare, koncerte artistike etj. Dita përkon me ditën e Shën Shtjefnit, festën e fshatit Kukël.
225
Festë në Kishën e Bajzës
2 Gusht
Niesa e Kastratit Nj.A. Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe Kisha katolike Feste shumëvjeçare e besimtarëve katolikë Me rastin e kësaj feste festare që përkon me ditën e shenjtit katolik Shën Euzebi i Verçelit, në kishën katolike të Kastratit në Malësinë e Madhe, mbahet një meshë e posaçme, gjatë së cilës jepen urata nga prifti. Vetë niesa është pjesë e uratës.
227
Fshati Barbullush
15 Gusht
Të Ngjitunit e Zojës në Qiell Barbullush, Nj.A. Bushat, Kaçë, Naraç, Bashkia Vau Dejës Kisha katolike dhe besimtarët Festë fetare Të Ngjitunit e Zojës në Qiell është një ndër festat e hershme të festuara tradicionalisht mes familjeve dhe miqve nga besimtarët katolikë të fshatrave Barbullush, Kaçë, Naraç etj., që bëjnë pjesë në Bashkinë Vau Dejës.
229
Logu i Bjeshkëve, një konkurs i bukurisë dhe veshjes - xhubleta
E Shtuna e dytë e Gushtit
Logu i Bjeshkëve Qafë Predelec, Nj.A. Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe Bashkia Malësi e Madhe dhe OJF Festa më e vjetër lokale kushtuar bukurisë në Alpet Shqiptare Logu i Bjeshkëve është ndër festat më të vjetra jofetare që kremtohet pa ndërprerje, që prej vitit 1999 në zemër të Malësisë së Madhe. Ajo synon evidentimin e veshjes unike të malësoreve - xhubletës, si dhe mbajtjen gjallë të traditës së kësaj veshjeje. Kjo arrihet përmes një konkursi të vashave të veshura me xhubleta, të cilat garojnë ëpr të zgjedhur më të bukurën e bjeshkëve. Mes një atmosfere të gjallë plot këngë e valle folklorike dhe panairit me ushqime të zonës, mysafirët gjithnjë e më të shumtë kalojnë një ditë të paharrueshme në Qafë Predelec. 231
Lugina e BogĂŤs
16 Gusht
Dita e Emigrantit Bogë, Nj.A. Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe Kisha dhe emigrantët Festë lokale kushtuar emigrantëve Kjo është një festë lokale e financuar dhe organizuar nga emigrantët. Ajo përkon me shenjtin e shekujve XIII-XIV, Shën Rrokun, pasi edhe ai jetoi për një kohë të gjatë duke emigruar sa nga njëri vend në tjetrin. Festimet hapen me meshën në kishën katolike dhe pastaj vazhdon koncerti festiv me këngëtarë nga trevat e Malësisë.
233
Kisha Rranxa
16 Gusht
Shën Rroku Bushat, Melgushë, Rranxa, Mali i Jushit, Nj.A. Bushat, Bashkia Vau Dejës Kisha katolike dhe besimtarët Festë fetare Shën Rroku është festë fetare e besimtarëvë katolikë, e cila festohet në familjet e banorëve të fshatrave Bushat, Melgush, Rranxa, Mali Jushit etj., të Bashkisë Vau Dejës.
235
Kisha e BajzĂŤs
16 Gusht
Shën Rroku Bajzë, Nj.A. Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe Kisha katolike dhe banorët e fshatit Festë fetare në nder të Shën Rrokut Festa kushtuar shenjtit shërues të kolerës, kremtohet përmes mbajtjes së meshës në kishën katolike të Bajzës së Kastratit, ndërsa pas mbarimit të saj, vijon një koncert me muzikë tradicionale dhe valle nga banorët e zonës.
237
Skenë e Festival Jazz para Bashkisë Shkodër
Gusht
Festival Jazz Teatri Migjeni, pedonale, shkollat e mesme, Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër, Teatri Migjeni, shkollat e mesme dhe OJF Festival njëjavor i muzikës Jazz Festivali i jazz-it në Shkodër sjell çdo vit artiste të nivelit ndërkombëtar, të cilët sjellin në Shkodër bukurinë e kësaj rryme muzikore, e njohur përhistorinë e saj mbi 100-vjeçare. Festivali i Jazz-it konsiston në një javë aktivitete, që përfshijnë takime, leksione të hapura për nxënës dhe studentë si dhe koncerte në rrugë të ndryshme të qytetit.
239
Shfaqje filmash në sheshin para Bashkisë, në një aktivitet të vitit 2016
Gusht
Kinema verore Lulishtja përpara Bashkisë, Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër dhe OJF Shfaqje filmash në mjediset publike të qytetit Për herë të parë në qytetin e Shkodrës organizohet një ditë e veçantë për shfaqjen e filmave në ekran të madh në njërin nga sheshet kryesore të qytetit.
241
Kryezi
Gusht
Djergia e Bjeshkëve Kryezi, Nj.A. Qafë Mali, Bashkia Fushë-Arrëz Komuniteti lokal Festë kushtuar natyrës dhe kulinarisë Kjo festë kremtohet nga banorët e fshatit Kryezi dhe fokusi i saj është kthimi barive nga stanet me prodhimin e mbledhur. Mbyllja e këtij sezoni të verimit të dhenve në bjeshkë shënohet me një festë ku dominojnë ushqimet tradicionale të zonës.
243
UnazĂŤ bronzi e gjetur nĂŤ Koman
23 - 25 Gusht
Komani Arkeo Fest Koman, Nj.A. Temal, Bashkia Vau Dejës ArkeoDrin, Bashkia Vau i Dejës, COSPE, GO2, Ministria e Kulturës Trashëgimia e Arbërve si motor i zhvillimit identitar, ekonomik e kulturor në rajon 10-vjetori i fillimit të kërkimeve arkeologjike në vendbanimin e Dalmacës (Komanit) nga misioni shqiptaro-francez, kremtohet me Komani Arkeo Fest, për tre ditë rresht, me synimin për ta kthyer në një traditë si Festival Kombëtar i Arkeologjisë. Festa përfshin ngjitje në vendbanimin malor të Komanit, udhëtim me varka për në Sardë; arkeologji eksperimentale, veshje me kostume mesjetare; kuzhinë mesjetare; koncerte; shfaqje filmash për zbulimet arkeologjike etj. 245
Nga festimet rinore nĂŤ Hana e PlotĂŤ
E Premtja e tretë e Gushtit
Hana e Plotë Tamarë, Nj.A. Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe Albano Volaj, bizneset e zonës si dhe emigrantët Festë rinore lokale që nga viti 2006 Me qëllimin për të ringjallur zonën përmes aktivizimit të rinisë, festa Hana e Plotë zhvillohet që prej vitit 2006 në qendër të fshatit Tamarë. Ndryshe nga festat e shumta tradicionale të zonës, të cilat festohen në familje, kjo festë mëton të jetë moderne, duke joshur rininë me produkte lokale, muzikë bashkëkohore, por edhe popullore, si dhe valle deri në orët e vona të natës.
247
Pamje nga Gjegjani, PukĂŤ
28 - 29 Gusht
Darka e djathit Shkozë, Gojan, Nj.A. Gjegjan, Bashkia Pukë Komuniteti lokal Festë lokale me rastin e kthimit të dhenve nga stanet Dhentë që kanë qenë në verim lart në bjeshkë, që në fund të Majit, nisin të kthehen nga stanet pikërisht në fund të Gushtit. Kjo ngjarje që përkon me festën e Shën Gjonit për besimtarët katolikë, kremtohet nga ky komunitet përmes një darke të përbashkët, që njihet me emrin “Darkë e Djathit”.
249
Pamje e pjesshme e Hotit, MalĂŤsi e Madhe
29 Gusht
Shën Gjoni Hot, Nj.A. Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe Komuniteti dhe kisha kalotike e Hotit Festë fetare në nder të Shën Gjonit Malësorët mikpritës të Hotit, në Malësinë e Madhe e kremtojnë ditën e Shën Gjon Pagëzorit të shekullit I, pararendësit të Jezu Krishtit, duke u mbledhur të gjithë për të ndjekur meshën e shenjtë që mbahet në kishë. Më pas ata këndojnë dhe kërcejnë të gjithë bashkë.
251
Bushat, Vau DejĂŤs
29 Gusht
Shën Gjon Pagëzuesi Plezhë, Hoten, Shkjezë, Nj.A. Bushat, Bashkia Vau Dejës Kisha dhe familjet katolike të zonës Festë e besimtarëve katolikë Shën Gjon Pagëzuesi është një ndër festat e shumta të besimtarëve katolikë, që si kudo, festohet edhe nga komunitetet e fshatrave Plezhë, Hoten, Shkjezë etj., të Bashkisë Vau Dejës. Festa ka karakter familjar dhe festohet me miq, si dhe në kishë.
253
Gjatë festimeve në fshatin Reç
E Diela e fundit e Gushtit
Festa e Reçit Reç, Nj.A. Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe Bashkia Malësi e Madhe, OJF dhe biznese të zonës Festë lokale në nder të luftës së Reçit së vitit 1943 Festimet në nderim të Luftës së Reçit, të 30-31 Gushtit 1943, zgjasin tre ditë. Në dy ditët e para muzika popullore shoqëron mysafirët e shtruar në sofra me ushqime tradcionale të zonës. Dita e tretë nis me homazhet të Lapidari i Dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, të cilët ranë në përpjekje me fashistët italianë. Në këtë vend mbahet ceremonia zyrtare, ndërsa më pas vijon një koncert artistik, ku marrin pjesë, përveç veteranëve dhe të afërmve të tyre, edhe shumë mysafirë të tjerë. 255
Qarku i Shkodrës numëron 164 monumente kulture. Bashkia Shkodër ka përqendrimin më të madh të këtyre monumente prej 138 të tilla, Bashkia Vau Dejës numëron 12 MK, Bashkia Malësi e Madhe 8 MK, kurse Bashkia Pukë dhe Bashkia Fushë-Arrëz nga 3 monumente.
Përpos monumenteve të kulturës, Qarku Shkodër ka në territorin e saj 16 zona të mbrojtura, në mesin e të cilave Komani, Rrënojat e Kalasë së Hotit, Rrënojat e Kishës së Sapës, Parku Arkeologjik i Shkodrës etj, Qendra Historike e fshatit Theth etj. Monumentet e Kulturës zënë 14.01% të totalit të MK në Shqipëri, ndërkohë që raporti i popullsisë së qarkut me atë të Shqipërisë është 6.55%.
shtatori
Shqiptarja Gonxhe Bojaxhi ((1910-1997), njohur si Nënë Tereza e Kalkutës
5 Shtator
Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër dhe Arqipeshkvia Shkodër-Pult Aktivitete në nderim të shenjtores shqiptare Nënë Tereza E lindur në Shkup, shenjtorja shqiptare Nënë Tereza - Gonxhe Bojaxhiu ka jetuar për disa kohë të fëmijërisë edhe në qytetin e Shkodrës. Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe (1979) u shpall shenjtore nga Papa Françesku I më 5 Shtator 2016, datë që është kthyer në festë kombëtare për Shqipërinë. Me këtë rast, përveç meshës në Katedralen e Shkodrës, organizohen koncerte, takime etj.
261
Portreti i Nënë Terezës në një kishë
5 Shtator
Shenjtërimi i Nënë Terezës Qyteti Vau Dejës Bashkia Vau Dejës dhe Famullia Shën Kollit Shenjtërimi i Nënë Terezës 5 Shtator është Dita e Shenjtërimit të Nënë Terëzës dhe meqë Katedralja e Vau Dejësit mban emrin e Nënë Terezës, për nder të saj organizohet çdo vit ditë festive me aktivitete kulturore dhe artistike. Fillimisht në Vau Dejës është festuar dita e Lumnimit të Nënë Terezes me 19 tetor ndërsa pas Shenjtërimit të Nënë Terezes me daten 5 shtator 2016, festohet në këtë datë.
263
Gjatë garave të notit në kuadër të Trialthon
7 Shtator
Triathlon Shirokë, Zogaj, Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër dhe OJF Aktivitet tregarësh në brigjet e Liqenit të Shkodrës Çdo vit aktiviteti “Triathlon Labeat” zhvillohet në brigjet e liqenit të Shkodrës. Ky aktivitet konsiston në zhvillimin e tre garave të ndryshme, vrapim 3.8 km, çiklizëm 10 km dhe not 1.5 km. Pjesëmarrja është e konsiderueshme si nga Shkodra dhe qytetet e tjera të Shqipërise po ashtu dhe nga Mali Zi e Kosova.
265
Mjedë, Vau Dejës
8 Shtator
Festa e Lindjes së Zojës Dejë, Mjedë, Shelqet, Bashkia Vau Dejës Kisha dhe besimtarët e komunitetit katolik Festë fetare Lindja e Zojës është një festë që besimtarët katolikë e kremtojnë që prej shekullit të VII. Ajo i kushtohet lindjes së Shën Mërisë së Virgjër, dhe në traditën e fshatrave të Bashkisë Vau Dejës, si Dejë, Mjedë, Shelqet etj., shënohet në familje dhe me miqtë.
267
Luftëtarë malësorë dhe prijësi Prekë Cali
9 Shtator
Lëvizja e Postribës Nj.A. Postribë, Bashkia Shkodër Njësia Administrative Postribë dhe Bashkia Shkodër Aktivitet në përkujtim të lëvizjes së parë antikomuniste në Europën Lindore Pas Luftës së Dytë Botërore, ende pa u mbushur 2 vjet nga vendosja e regjimeve diktatoriale, në Postribë të Shkodrës u zhvillua Lëvizja e parë antikomuniste në Europën Lindore. Më 9 Shtator 1946 u zhvilluan luftime të ashpra mes forcave kryengritëse dhe ushtrisë. Bilanci i shtypjes së kryengritjes ishte dhjetëra të pushkatuar pa gjyq e po aq shtëpi të djegura, qindra të arrestuar etj.
269
Ura e Mesit ((1770) në Nj.A. Postribë
Shtator
Të njohim Postribën Nj.A. Postribë, Bashkia Shkodër Bashkia Shkodër dhe Njësia Administrative Postribë Aktivitet promovues për Njësinë Administrative Postribë Bashkia Shkodër ka ndërmarrë nismën për promovimin e vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të territorit të të gjitha Njësive Adminsitrative që shtrihen në territorin e Bashkisë. Në këtë ditë organizohen panaire me produkte të zonës së Postribës, si dhe koncerte artistike nga grupet e fëmijëve të shkollave.
271
Teqe bektashiane
9 Shtator
Dita e Ashures Qarku Shkodër Komuniteti bektashi Festë fetare e komunitetit bektashi Një ndër festat e rëndësishme të komunitetit bektashi, jo vetëm në Shqipëri, është edhe Dita e Ashures. Ceremonitë zyrtare për këtë festë mbahen në teqe, që sikurse edhe ne familje, priten vizita dhe shkëmbehen urime.
273
Pamje e Qytetit PukĂŤ
10 Shtator
Dita e Trashëgimisë së Kulturës Pukjane Qyteti Pukë Bashkia Pukë, bizneset lokale Festë për nder të ditëlindjes së artistit Ndue Shyti Që nga viti 2008, më 10 Shtator në Pukë mbahet Dita e Trashëgimisë së Kulturës Pukjane. Festa organizohet për nder të datëlindjes së artistit më të famshëm të qytetit, Ndue Shyti (1934-2017), emrin e të cilit mban Qendra Kulturore e Pukës. Gajtë koncertit të madh në sheshin kryesor të qytetit marrin pjesë grupe artistike nga shumë shkolla të Bashkisë Pukë.
275
Kisha StajkĂŤ
14 Shtator
Lartësimi i Kryqit të Shenjtë Stajkë, Nj.A. Bushat, Bashkia Vau Dejës Besimtarët dhe kisha katolike Festë fetare Secila prej festave të kalendarit katolik shënohet nga besimtarët e komuniteteve në zona të ndryshme me tradita të ndryshme, mirëpo Lartësimi i Kryqit të Shenjtë është ndër festat që kremtohet më së shumti në fshatin Stajkë të Baskisë Vau Dejës.
277
Lëpushë, Kelmend
15 - 20 Shtator
Dita e Alpeve Lëpushë, Nj.A. Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe Banorët e fshatit në bashkëpunim me disa OJF Festë lokale që nga 20 Shtator 2016, kushtuar Alpeve Shqiptare Me synimin për të vlerësuar dhe bërë të njohur madhështinë e Alpeve të Kelmendit, në fshatin Lëpushë të Kelmendit, që prej vitit 2016 organizohet Dita e Alpeve, një festë në qendër të së cilës është panairi me prodhime të zonës, si dhe veshjet tradicionale malësore - xhubleta dhe çakçirët, këngët dhe vallet popullore etj.
279
Guidë me biçikleta në Shkodër
21 Shtator
Dita e Biçikletave Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër Aktivitete masive për promovimin e traditës së biçikletave në Shkodër Shkodra ka një traditë të hershme për përdorimin e biçikletës dhe gjithashtu është qyteti numër një në gjithë Ballkanin Perëndimor për përdorimin e saj. Së fundmi kjo traditë rrezikon të zbehet nga shtimi i numrit të makinave dhe pikërisht për të promovuar këtë traditë të qytetit si edhe dobitë që sjell përdorimi i biçikletës, organizohet çdo vit dita e biçikletës. Gjatë kësaj dite organizohet ekspozita me temë biçikletën, koncert festiv, konkurs biçikletash etj. 281
Ilustrim
26 Shtator
Të njohim Rrethinat Nj.A. Rrethina, Bashkia Shkodër Bashkia Shkodër dhe Njësia Administrative Rrethina Aktivitet promovues për Njësinë Administrative Rrethina Bashkia Shkodër ka ndërmarrë nismën për promovimin e vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të territorit të të gjitha Njësive Adminsitrative që shtrihen në territorin e Bashkisë. Në këtë ditë organizohen panaire me produkte të përgatitura nga mjeshtër të artizanatit dhe amvisa të territorit ku shtrihet Njësia Adminsitrative Rrethina, si dhe koncerte artistike nga grupet e fëmijëve të shkollave të kësaj Njësie Administrative. 283
Pamje nga një ekspozitë mbi trashëgiminë kulturore në Shkodër, 2016
26 - 30 Shtator
Ditët Europiane të Trashëgimisë Kulturore Shkollat e mesme, Qyteti Shkodër Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër Punëtori dhe ekspozitë me objekte të improvizuara arkeologjike Në kuadër të projektit “Art - Arkeologji - Turizëm”, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare organizon nga 26-30 Shtatori Ditët Europiane të Trashëgimisë. Përmes punëtorive më nxënës të shkollave të mesme do të improvizohen sondazhe arkeologjike, ndërsa objektet e nxjerra do të rindërtohen me teknika të vizatimit, akuarelit dhe skulpturës. Në fund, me këto punime do të hapet një ekspozitë. 285
Pamje e pjesshme e shëtitores, Shkodër
27 Shtator
Dita Botërore e Turizmit Qyteti Shkodër Bashkia dhe Shkolla e Mesme Teknologjike Shkodër Panair me produkte të prodhuara nga nxënësit e Shkollës së Mesme Teknologjike Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, Bashkia dhe Shkolla e Mesme Teknologjike Shkodër organizojnë një panair me produkte të përgatitura nga nxënësit e kësaj shkolle, përkatësisht të degës hoteleri-tuirizëm.
287
Gjatë një aktiviteti për trashëgiminë kulturore të Alpeve Shqiptare, 2017
29 Shtator
Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Shkollat e mesme, Qyteti Shkodër Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër Punëtori dhe ekspozitë me objekte të improvizuara arkeologjike Më 29 Shtator, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, do të hapet një ekspozitë me punimet e nxënësve të shkollave të mesme, të realizuar gjatë një punëtorie të veçantë me teknikat e vizatimit, akuarelit dhe skulpturës. Punëtoria konsiston në improvizimin e sondazheve arkeologjike. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Art - Arkeologji - Turizëm” .
289
Ahengu Shkodran në oborrin e Muzeut Historik të Qytetit, Shkodër
29 Shtator
Ahengu Shkodran Muzeu Historik, Qyteti Shkodër Bashkia, Muzeu Historik, Qendra e Kulturës “Pjetër Gaci” Shkodër Koncert me muzikë popullore qytetare shkodrane Pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore jomateriale të shqiptarëve është edhe Ahengu Shkodran. Me qëllim ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie zhvillohet çdo vit aktiviteti “Ahengu Shkodran”, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë kulturore. Ky aktivitet realizohet në oborrin e Muzeut Historik Shkodër.
291
Bogë, Malësi e Madhe
29 Shtator
Shën Mëhilli Bogë, Nj.A. Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe Kisha Katolike Festë fetare në nder të Shën Mëhillit Shumica e festave fetare në Shqipëri i kanë rinisur kremtimet në fillim të viteve 1990, pas një periudhe gati tre dekada të ateizmit shtetëror. Me këtë rast, festa përfshin ndjekjen e meshës së shenjtë nga besimtarët e kishës katolike, e më pas një koncert artistik në logun e kishës, ku marrin pjesë banorët vendas si dhe mysafirët.
293
Produkte të Panairit të Pukës
E Shtuna e fundit e Shtatorit
Panairi i produkteve agro-ushqimore Qyteti Pukë Bashkia Pukë dhe OJF Panair dhe aktivitete për promovimin e turizmit Tradita e re e Pukës përfshin edhe organizimin e panairit të Shtatorit, me prodhime agro-ushqimore dhe gatime të zonës.
295
Pamje e pjesshme Vig-MnelĂŤ
29 Shtator
Shën Mëhilli Vig, Nj.A. Vig-Mnelë, Nënshat, Nj.A. Hajmel, Bashkia Vau Dejës Komuniteti dhe kisha katolike Festë fetare Shën Mëhilli është një festë fetare për besimtarët katolikë e cila festohet në fshatrat Vig, Nënshat etj., të bashkisë Vau Dejës. Përveç meshës në kishë, tradita e do që familja të mblidhet e gjitha, si dhe të priten miq.
297
Vera dhe vreshtat e KantinĂŤs Kopliku
Shtator
Dita e Rrushit Kantina Kopliku, Qyteti Koplik, Bashkia Malësi e Madhe Kantina Kopliku Festë lokale për promovimin e traditës së përpunimit të rrushit Festave lokale të Malësisë së Madhe nuk mund t’i mungojë një festë për vjeljen e rrushit. Për këtë arsye, Kantina Kopliku ka menduar të organizojë për herë të parë në muajin Shtator të vitit 2019, një festë të veçantë ku miqtë do t’u bashkohen vendasve për të vjelur rrushin dhe për të shijuar lëngun e fresktët të tij, të shtrydhur aty për aty. Festa do të shoqërohet edhe me muzikë dhe ushqime të zonës.
299
tetori
Festë në logun e Kishës së Trieshit, Kelmend
E Diela e parë e Tetorit
Zoja e Trieshit Triesh, Nj.A. Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe Kisha katolike Festë fetare e zonës Zoja e Trieshit është një emër tjetër për festën e Zojës Ndihmëtare (Virgjëregjën Mari). Ndër arsyet se përsë kjo festë kremtohet në data të ndryshme në fshatra të ndryshëm të Malësisë është edhe se këto fshatra ndodheshin në distanca të largët nga njëri-tjetri. Zakonisht, festa shënohet përmes meshës se shenjtë, të mbajtur në kishë, e pastaj me këngë e valle nga banorët vendas.
303
Peizazh fshati, Ana e Malit
4 Tetor
Të njohim Anën e Malit Nj.A. Ana e Malit, Bashkia Shkodër Bashkia Shkodër dhe Njësia Administrative Ana e Malit Aktivitet promovues për Njësinë Administrative Ana e Malit Bashkia Shkodër ka ndërmarrë nismën për promovimin e vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të territorit të të gjitha Njësive Adminsitrative që shtrihen në territorin e Bashkisë. Në këtë ditë organizohen panaire me produkte vendase, si dhe koncerte artistike nga grupet e fëmijëve të shkollave.
305
Ashtë, Vau Dejës
6 Tetor
Rruzarja Ashtë, Nj.A. Bushat, Bashkia Vau Dejës Kisha dhe besimtarët katolikë Festë fetare Muaji Tetor është i gjithi kushtuar Zojës Rruzare, ndërsa në fshatin Ashtë të bashkisë Vau Dejës, festa e Rruzares shënohet më 6 Tetor. Tradicionalisht është festë e familjeve dhe e miqve.
307
Gjegjan, PukĂŤ
6 Tetor
Shën Mëria Nj.A. Gjegjan, Bashkia Pukë Komuniteti lokal dhe kisha katolike Festë fetare e komunitetit katolik Shën Mëria është gjithashtu një festë fetare që lidhet me shenjtët mbrojtës të famullisë, që për Gjegjanin e Pukës është Shën Mëria. Në shumë festa fetare, kremtimet nisin me darkën dhe vazhdojnë deri të nesërmen, me drekën familjare të shtruar më gatime të zgjedhura tradicionale ku priten bijat e shtëpisë dhe mysafirë të tjerë, ndërsa në kishë mbahet mesha e festës.
309
Fshati Lohe, MalĂŤsi e Madhe
7 Tetor
Shirqi Kisha Lohe, Nj.A. Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe Kisha katolike Festë e vjetër fetare katolike Në mjediset e kishës katolike të Lohes, në Shkrel të Malësisë së Madhe, mbahet mesha festive. Festa i kushtohet shenjtit katolik, Sergi (Shirqi), për nder të të cilit, në një zonë tjetër të Qarkut Shkodër, në breg të lumit Buna, është ngritur një kishë që në shekullin VI.
311
Kisha e SelcĂŤs, Kelmend
7 Tetor
Zoja Rruzare Selcë, Nj.A. Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe Famullia e fshatit Selcë Festë fetare që kremtohet me miq Kjo festë fetare e fshatit Selcë, në Kelmend të Malësisë së Madhe, Qarku Shkodër, lidhet me Zojën e Bekueme. Fillesat e kësaj feste në botë mendohet se shkojnë deri në fundin e shekullit XVI, por zyrtarizimi i saj u bë më 1913 nga Papa Piu X, me emërtimin Festa e Rruzares së Shenjtë.
313
Gomsiqe
18 Tetor
Festa e Shën Lukut Gomsiqe, Bashkia Vau Dejës Banorë e fshatit, bizneset vendase Festë e komunitetit katolik për nder të shenjtit Lukë Kjo ditë është kremtuar në familje me miq deri në vitin 1967, e më pas është rikthyer duke u zgjeruar zgjeruar përmes një dreke të përbashkët mes banorëve vendas dhe atyre të larguar. Gjithashtu marrin pejsë edhe të ftuar të veçantë, të cilët kontribuojnë me një shumë simbolike.
315
Pamje e Qytetit ShkodĂŤr, nga Gajtani (juglindje)
18 Tetor
Të njohim Njësitë Administrative të Bashkisë Shkodër Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër dhe Njësitë Administrative Aktivitet promovues për 11 Njësitë Administrative Bashkia Shkodër ka ndërmarrë nismën për promovimin e vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të territorit të 11 Njësive Administrative që shtrihen në territorin e Bashkisë: Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Pult, Rrethina, Shalë, Shosh, Velipojë. Ky aktivitet vjen në formën e Panairit ku ekspozohen produktet territoriale të Bashkisë Shkodër. Në këtë aktivitet janë të ftuar fermerë, familje dhe biznese për promovimin e produkteve të sektorit bujqësor, agropërpunues, artizanal dhe turistik, me qëllim mbështetjen e zhvillimit ekonomik në të gjithë territorin. 317
Fshati Ducaj, MalĂŤsi e Madhe
26 Tetor
Shën Dhimitri Kisha Ducaj, Nj. A Shkreli, Bashkia Malësi e Madhe Kisha katolike dhe banorët e zonës Festë fetare Komuniteti i vogël i fshatit Ducaj të Njësisë Adminsitrative Shkrel në Bashkinë Malësi e Madhe feston çdo 26 Tetor, ditën e Shën Dhimitrit, shenjtit katolik të shekullit IV. Përveç meshës në kishë për të gjithë banorët dhe miqtë e ardhur posaçërisht për festë, atmosfera vazhdon në shtëpi, ku shtrohet dreka.
319
Peizazh rural, Paçram, Vau Dejës
E Diela e tretë e Tetorit
Zoja e Shkodrës Paçram, Nj.A. Hajmel, Bashkia Vau Dejës Kisha dhe komuniteti katolik Festë fetare Ndikimi i Zojës së Shkodrës shtrihet në shumë fshatra ku jetojnë besimtarë katolikë, përfshi edhe Paçramin, ku tradicionalisht festa e Zojës së Shkodrës shënohet të Dielën e tretë të Tetorit dhe kremtohet me familje dhe me miq.
321
TrofetĂŤ e fituesve, AniFest
Tetor
A-Festfilm 2019 AniFest Kinema Milenium, Qyteti Shkodër AniFest Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar I kthyer tashmë në traditë për qytetin e Shkodrës, A-Festfilm është një Festival Ndërkombëtar i Filmit të Animuar që synon t'i shërbejë grupmoshave 3-6 vjeç, 7-10 vjeç dhe adoleshentëve 11-16 vjeç. Përgjatë ditëve të Festivalit shfaqen dhjetëra filma të përkthyer me titra në shqip, ndërsa për të vegjlit e moshave 3 deri 10 vjeç, filmat shfaqen të dubluar në gjuhën shqipe.
323
Festivali Letrar në Bibliotekën Marin Barleti të Qytetit Shkodër
Tetor
Festivali Letrar i Shkodrës Biblioteka “Marin Barleti”, Qyteti Shkodër Bashkia dhe Biblioteka “Marin Barleti”, Shkodër Festival i përvitshëm letrar Ndër aktivitetet letrare më të rëndësishme në Shkodër, që prej disa vitesh tashmë është edhe Festivali Letrar i Shkodrës, i organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti” e qytetit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.
325
Interpretim në skenën e Festivalit “Luleborë”, teatri Migjeni, Shkodër
Tetor
Festivali i Këngës Qytetare “Luleborë” Teatri Migjeni, Qyteti Shkodër Qendra Kulturore “Pjeër Gaci”, Teatri Migjeni dhe Bashkia Shkodër Festival i këngës së re qytetare shkodrane Festivali “Luleborë” është një konkurrim mes krijuesve të muzikës, teksteve, orkestrimeve dhe intepretimeve. Krijimtaria dhe intepretimi vlerësohen nga një juri me personalitete të fushës së artit. Festivali mbahet për 3 ditë në Teatrin Migjeni.
327
nĂŤntori
Artistë popullor në skenën e Sofrës Pukjane
E Diela e parë e Nëntorit
Sofra Pukjane Qyteti Pukë Bashkia Pukë dhe Qendra Kulturore Festë e kulturës tradicionale pukjane Sofra mbledh në qytetin e Pukës të gjithë ata që iu përkasin këtyre rrënjëve apo jetojnë në këtë zonë; përfaqësuesit politikë, intelektualët, sipërmarrësit, artistët dhe krerët vendorë.
331
Malet mbi Rrjoll
8 Nëntor
Të Shëlbuemit Rrjoll, Nj.A. Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe Kisha katolike Festë fetare për nder të Ngjitjes së Krishtit në Qiell Një meshë e shenjtë solemne në nderim të Ngjitjes së Krishtit të Qiell shënon festën e të Shelbuemit në Rrjoll të Malësisë së Madhe. Pas meshës që mbahet në kishën katolike, besimtarët urojnë njëri-tjetrin, ndërsa në logun e kishës organizohet një festë e vogël.
333
Gardelina (Carduelis carduelis)
10-11 Nentor
Panairi i Ornitologjisë Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër dhe OJF Panair i zogjve Gjatë muajit Nëntor, në qytetin e Shkodrës, për të disatin vit rresht organizohet panairi i ornitologjisë me pjesëmarrjen e dashamirësve të zogjve nga shumë qytete të Shqipërisë dhe rajonit.
335
Lojë basketbolli në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
11-22 Nentor
Kampionati Jeto me Sportin Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër dhe Klubi Sportiv Vllaznia Kampionat i lorëve me dorë Në kuadër të “Javës së Pavarësisë’, Bashkia e Shkodrës organizon kampionatin e lojërave me dorë mes shkollave të mesme të qytetit. Në fund të këtij turneu shpallen edhe shkollat më të mira.
337
Rruga për në fshatin Rrapë, Pukë
20 Nëntor
Festa e Rrapës/Dita e Çlirimit të Pukës Nj.A. Rrapë, Bashkia Pukë Bashkia Pukë dhe Bashkia Fushë-Arrëz Dita përkujtimore e betejës për çlirimin e Pukës në vitin 1944 Beteja 3-ditore e Luftës së Dytë Botërore (18-20 Nëntor 1944), ku në fshatrat Kabash dhe Rrapë, batalioni i dytë partizan i Brigadës XXII, luftoi me ushtrinë gjermane në fshatrat Kabash dhe Rrapë. Kjo betejë u kurorëzua me çlirimin e qytetit të Pukës. Festimet për këtë ditë vazhdojnë ende, por jo në madhështinë e para viteve 90.
339
Kompleksi Muzeal “Ndre Mjeda”, Kukël, Vau dejës
20 Nëntor
Përvjetori i Ndre Mjedës Kukël, Nj.A. Bushat, Bashkia Vau Dejës Qendra Muzeale “Ndre Mjeda” Aktivitete në nderim të poetit Ndre Mjeda Me 20 Nëntor çdo vit përkujtohet lindja e poetit të njohur Ndre Mjeda. Aktivitetet organizohen në fshatin Kukël të Bashkisë Vau Dejës, sepse në këtë fshat ku ai jetoi dhe zhvilloi aktivitetin e tij meshtarak për rreth 30 vjet. Pikërisht Famullia e Kuklit është nismëtare e organizimit të këtyre aktiviteteve në kuadër të Qendrës Muzeale Ndre Mjeda.
341
Ilustrim
22-28 Nëntor
Salloni i vjeshtës Galeria e Arteve Figurative, Qyteti Shkodër Galeria e Arteve Figurative dhe Bashkia Shkodër Ekspozitë vjetore e arteve figurative Ekspozita e arteve pamore me titull “Salloni i vjeshtës” hapet në Galerinë e Arteve të qytetit të Shkodrës në fund të muajit Nëntor. Në ekspozitë marrin pjesë artistë figurativë të Shkodrës dhe më gjerë, punimet e të cilëve vlerësohen nga një juri e posaçme. Aktiviteti organizohet në kuadër të “Javës së Pavarësisë”.
343
Maratona e PavarĂŤsisĂŤ, poster
24 Nëntor
Maratona e Pavarësisë Rruga Shkodër-Ulqin, Bashkia Shkodër Bashkia Shkodër dhe Komuna e Ulqinit (Mal i Zi) Garë mbarëkombëtare vrapimi Me 24 Nëntor, me rastin e aktiviteteve në kuadër të Javës së Pavarësisë, zhvillohet Maratona Ulqin- Shkodër. Në këtë aktivitet marrin pjesë dashamirës të sportit dhe maratonistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Diaspora.
345
Flamuri KombĂŤtar Shqiptar
28 Nëntor
Dita Flamurit dhe e Pavarësisë Qarku Shkodër Qarku, Bashkitë, Njësitë Administrative, institucionet dhe OJF Festa Kombëtare e Shqipërisë - Dita e Shpalljes së Pavarësisë Festimet e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë shtrihen në çdo institucion qendror e lokal, në shkolla etj. Përveç homazheve në varrezat e dëshmorëve, organizohen koncerte festive në mjedise të ndryshme të qyteteve, në shkolla etj.
347
Koncert i Bandës Frymore në Teatrin Migjeni
28 Nëntor
Koncert i Bandës Frymore të Qytetit Teatri Migjeni, Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër dhe Teatri Migjeni Koncert premierë i Bandës Frymore të Shkodrës Dita e Flamurit shënohet në Shkodër edhe me një koncert premierë të Bandës Frymore të Qytetit. Në repertorin e koncertit bëjnë pjesë krijimtaria muzikore e autoreve shqiptarë - kryeisht kushtuar atdheut dhe flamurit, por edhe autorë të huaj.
349
Lagje nĂŤ fshatin Ukbiibaj, Shllak
28 Nëntor
Shën Andreu Qerret, Vilë, Telumë, Nj.A. Temal, Ukbibaj, Nj.A. Shllak, Bashkia Vau Dejës Kisha dhe komunitetet katolike Festë fetare Në fshatrat malore të Njësive Adminsitrative Shllak dhe Temal, të Bashkisë Vau Dejës, si Qerret, Vilë, Telumë, Ukbibaj etj, festohet mes familjesh dhe miqsh dita e Shën Andreut.
351
Flamuri shqiptar
29 Nëntor
Dita e Çlirimit Qarku Shkodër Organizatat e Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore Homazhe dhe ceremoni përkujtimore për nder të Çlirimit të Shqipërisë Me rastin e Ditës së Çlirimit të Shqipërisë - zyrtarisht më 29 Nëntor 1944, organizatat e Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore organizojnë edhe në Qarkun Shkodër homazhe në varrezat e dëshmorëve, vizita në familjet e tyre, si dhe takime përkujtimore në nderim të kësaj dite.
353
Monumentet e Natyrës në Qarkun e Shkodrës janë 91 dhe ato përbëjnë 12.36% totalit të MN në vendin tonë, e krahasueshme me raportin e sipërfaqes së Qarkut në raport me territorin e Shqipërisë, e cila zë 9.96% të territorit.
Tre janë zonat e mbrojtura më të rëndësishme që shtrihen në Qarkun Shkodër: Parku Kombëtar Theth, në kuadër të Parkut Kombëtar Alpet Shqiptare, Zona Ramsar Rezervati Natyror i Menaxhuar Liqeni i Shkodrës, si dhe Peizazhi Ujor Tokësor i Mbrojtur Lumi BunaVelipojë. Një tjetër park i rëndësishëm është edhe Parku Rajonal i Shkrelit.
dhjetori
Peizazh rural në Gjegjan, Pukë
5 Dhjetor
Shën Nikolli Gojan i Madh, Gojan i Vogël etj, Nj.A. Gjegjan, Bashkia Pukë Komuniteti katolik dhe kisha Festë fetare e komunitetit katolik 6 Dhjetori përkon me vdekjen Shën Nikollit, që njihet jo vetëm nga komuniteti katolik edhe si Baba Dimri. Pikërisht në këtë ditë kur vendoset pema e Krishtlindjeve, festimet nisin me ndezjen e qiriut, me meshën që mbahet në kishë, si dhe me vizitat e miqve në familjet që presin me tryezat e shtruara me gatimet më të mira tradicionale të zonës.
359
Në hyrje të Fushë-Arrëzit
5 Dhjetor
Shën Nikolli Bashkia Fushë Arrëz Kisha dhe besimtarët Festë fetare Shën Nikolli (që njihet ndryshe edhe si Shën Kolli) është një festë fetare e familjeve të besimit katolik që jetojnë në disa fshatra të bashkisë Fushë Arrëz. Kjo festë kremtohet kryesisht në familje dhe me miq, ndërsa në kishë mbahet mesha e festës. Tradicionalisht gatuhen ushqime të zonës, si dhe ndiqet qiriu i festës.
361
Festimet e Shën Kollit në Qytetin Vau Dejës, 2018
5 Dhjetor
Festa e Shën Kollit Qyteti Vau Dejës Bashkia Vau Dejës, Famullia Shën Kollit Festë fetare e komunitetit katolik Nga festë familjare, Shën Kolli u kthye në një festë masive në sheshin kryesor të qytetit, ku përgjatë gjithë ditës organizohen koncerte artistike, panaire me produkte vendore të kulinarisë, artizanatit dhe fermerëve, lojëra për fëmijë etj.
363
Kisha e Shkrelit
6 Dhjetor
Shën Nikolli i Dimrit Nj.A. Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe Familjet katolike Festë ketare katolike, vetëm familjare Si shumica e festave të malësorëve të veriut, edhe kjo i kushtohet shenjtit katolik Nikolla, i cili jetoi në shekullin e IV dhe vdiq pikërisht me 6 Dhjetor. Tradicionalisht në këtë zonë, kjo festë ka karakter familjar, pasi secila familje e kremton atë brenda shtësisë së vet, dhe jo duke shkuar mik te dikush tjetër.
365
Qindra pjesëmarrës në Festën e Kaçimakut në Shkrel
Dhjetor
Festa e Kaçimakut Nj.A. Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe Kisha Shkrel dhe VIS Albania Festë e re lokale, që nga viti 2014 Festa e Kaçimakut ëshë një sipërmarrje e re lokale për promovimin e ushqimeve në rrezik zhdukjeje. Gjatë kësaj feste, fëmijët dhe të pranishmit zhvillojnë shumë lojëra, pikturojnë dhe krijojnë poezi me temë rreth ushqimit të mirë dhe të pastër, kërcejnë dhe këndojnë. Në fund, të gjithë marrin pjesë në gatimin e kaçimakut. Pasi ai gatuhet, fëmijët ndihmojnë për ta shpërndarë ushqimin te të gjithë të pranishmit për ta shijuar së bashku. 367
Protestues nĂŤ demonstratat antikomuniste tĂŤ Dhjetorit 1990
8 Dhjetor
Dita Kombëtare e Rinisë Teatri Migjeni, Kinema Millenium, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Qyteti Shkodër Bashkia Shkodër Aktivitete për nder të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 Në përkujtim të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, e cila inicoi rënien e regjimit diktatorial në Shqipëri, në krejt vendin organizohen aktivitete festive kushtuar rinisë. Edhe në Shkodër organizohen koncerte, takime politike etj.
369
Fëmijë gjatë muajit të aktiviteteve Shkodra n’Festë
8-31 Dhjetor
Shkodra n’Festë Sheshi kryesor i qytetit dhe Teatri Migjeni, Qyteti Shkodër Pedonalja përpara Bashkisë, Shkodër Aktivitete festive në kuadër të festave të fundvitit Në kuadër të festave të fundvitit, në sheshin në qendër të qytetit vendosen disa shtëpiza të vogla druri të cilat ofrojnë shërbime dhe atraksione të ndryshme artistiko-kulturore për qytetarët dhe turistët që zgjedhin Shkodrë për të kaluar festat e fundvitit. Po ashtu, gjatë Dhjetorit organizohen minikoncerte, performanca të grupeve të ndryshme muzikore, kërcimtarë, animatorë, hapësira argëtimi për fëmijët etj. 371
Lindja e Krishtit, skenë në miniaturë
25 Dhjetor
Krishtlindjet Qarku Shkodër Komuniteti katolik dhe kisha Festë tradicionale kushtuar lindjes së Jezu Krishtit Shqiptarët ishin ndër popujt e parë që e përqafuan krishtërimin, pasi i morën fjalën e Zotit nga goja e apostullit Pal. Për këtë arsye, Lindja e Krishtit (Kshnellat) janë festuar dhe vazhdojnë të festohen prej shekujsh nga komuniteti katolik shqiptar, si festë e lindjes së shpresës dhe besimit. Tradita e festës përfshin, si kudo, meshën e shenjtë të mesnatës, darkën familjare, shkëmbimin e urimeve dhe dhuratave etj.
373
“Ndërmendje” - interpretim baleti në skenën e Teatrit Migjeni
27 Dhjetor
Ndërmendje Teatri Migjeni, Qyteti Shkodër Teatri Migjeni, Qendra Kultuore “Pjetër Gaci”, Bashkia Shkodër Koncert vjetor i muzikës klasike Koncerti i fundvitit “Ndërmendje” është një koncert i karakterit klasik, në të cilin ekzekutohen pjesë nga autorët më të njohur nga vendi dhe bota. Koncerti pasurohet edhe me pjesëmarrjen e artistëve më të shquar vendas dhe zhvillohet në Teatrin Migjeni.
375
Ilustrim
31 Dhjetor
Viti i Ri Qarku Shkodër Familjet Festë tradicionale familjare Darka e Vitit të Ri është festa më përbashkuese dhe më familjare e shqiptarëve, pavarësisht dallimeve krahinore, besimeve fetare apo kategorive shoqërore. Për këtë mbrëmje të gjithë udhëtojnë drejt familjeve të tyre, për të festuar së bashku arritjet e një viti të kaluar, si dhe për të shkëmbyer urimet për një vit edhe më të mbarë.
377
Veriu është festë FESTAT LOKALE DHE NGJARJET E QARKUT SHKODËR Bashkitë Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Shkodër, Vau Dejës
Botim i Organizatës GO2 © MMXX GO2 ALBANIA
Organizatë për Planifikim të Qëndrueshëm Urban Bulevardi “Skënderbeu” N34, H2, A1 4001 Shkoder ALBANIA +355(0)695590290 info@go2albania.org www.go2albania.org
FESTAT LOKALE DHE NGJARJET E QARKUT SHKODËR Bashkitë Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Shkodër, Vau Dejës
2020