NRD
Natural Resources in Development
Nr. 10, 2017
Drini gjigant i Ballkanit Tulipani shqiptar që rritet vetëm në Kukës Qasje ne sfidën e menaxhimit të mbetjeve në Gjakovë Identifikimi dhe hartëzimi i faktorëve ndotës të Lumit Drin në Shkodër e Vau Dejës Burimet dhe lumejtë e Istogut si atraksion turistik
Filmi vizatimor "Lumi" - argëtim dhe edukim për fëmijët në mbrojtje të lumejve
Kuadër nga filmi “Lumi”
“Lumi” është titulli i filmit më të ri vizatimor, të realizuar nga vetë fëmjët për ndërgjegjësimin e komunitetit për mbrojtjen e lumenjve dhe vlerat natyrore të tyre. Filmi ka një fabul të thjeshtë: Fëmijë që lahen, luajnë dhe i gëzohen çdo ditë lumit të tyre, deri ditën kur në shtratin e tij nis hedhja e inerteve dhe mbeturinave të tjera të rrezikshme. Këto mbeturina e inatosin lumin, i cili shfryn ndaj kësaj padrejtësie që i bëhet natyrës, duke përmbytur dhe duke marrë me vete edhe ndërtimet në shtratin e tij. Megjithatë, filmi ka përfundim pozitiv, sepse kthimit në gjendjen e mëparshme, natyra u buzëqesh përsëri fëmijëve, duke i ftuar ata të luajnë me lumin. Premiera e këtij filmi u shfaq paraditen e 9 Qershorit 2017, në kinema Millennium Shkodër. Shfaqja e tij ngjalli interesin e prindërve, mësuesve, nxënësve, miqve, familjarëve dhe komunitetit të Shkodrës që na nderuan me pjesmarrjen e tyre duke mbushur sallën e kinemasë. Në aktivitet, pas fjalës së mirëseardhjes, nderuan me përshëndetjen e tyre z. Mihallaq Qirjo nga REC Shqipëri, i cili solli te fëmijët simbolin e Drinit si lumi më i madh në Shqipëri dhe sesi duhet të jemi të kujdeshëm për ta ruajtur nga ndotja dhe mbetjet urbane. Më pas, përshëndeti përfaqësuesi i Agjencisë Amerikane të Mjedisit (US EPA) z. Jose Zambrana, duke përcjellë falënderimin për fëmijët në mesazhin që sollën. Gjithashtu z. Lek Kadeli, përfaqësues i Bankës Botërore, ndau emocionet e tij me fëmijët, prindërit dhe gjithë të pranishmit në sallë. Aktiviteti vijoi me shpërndarjen e çertifikatave për fëmijët pjesmarrës në punëtorinë një javore për kontributin e tyre ne realizimin e filmit. Aktiviteti përfundoi me shfaqjen e filmit “Lumi” i cili mori shumë duartrokitje, falenderime, fjalë përgëzuese dhe një dëshirë për të realizuar të tjera punëtori të tilla. Si u bë filmi “Lumi” Punëtoria me fëmijët u mbajt në ambientet e GO2 dhe zgjati rreth 60 orë. Aty morën pjesë 16 fëmijë, 3 kineastë e profesionistë, grupi i asistentëve dhe 1 psikologe. Fëmijët u trajnuan dhe u udhëhoqën nga kineastët profesionistë për realizimin e vizatimeve, si dhe morrën pjesë në të gjithë procesin e realizimit të filmit vizatimor. Procesi ka kaluar disa faza: skenari, dekori, xhirimet dhe montazhi, ku të gjitha janë realizuar nga vetë fëmijët. Pikërisht për të pasqyruar këtë punë njëjavore të fëmijëve përgjatë të gjitha fazave të punës, krahas vetë filmit “Lumi” është punuar edhe një film “prapaskenë”. Ky film prapaskenë, me titullin “Si u bë filmi Lumi” (“Making of Lumi”) u shfaq në Kinema Millennium në Shkodër, përpara premierës së vetë filmit “Lumi”. Dita e parë ishte një hyrje dhe prezantim me filmin e animuar, njohje me temën dhe metodologjinë e punës si dhe fazave të realizimit të tij, e cila u shoqërua me shfaqjen e filmave vizatimor përzgjedhur nga z. Artan Maku. Gjithashtu u bë dhe ndarja e fëmijve në grupe pune si: grupi i skenarit, grupit i dekorit, grupi i përsonazheve dhe duke vijuar me punën e menjëhershme. vijon në faqen 5
Situata dhe menaxhimi i mbetjeve në Dibër Dita Botërore e Mjedisit me aktivitete të AdZM në vend
CRESSIDA është një program rajonal në Shqipëri, Bosnje Herzegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe Serbi, i implementuar nga REC e mbështetur nga US EPA.
NDOTJA E BASENIT TE LUMIT DRIN NGA MBETJET URBANE Projekti ndërkufitar shtrihet në Kukës, Dibër, Gjakovë dhe Istog me qëllim parandalimin e mbetjeve urbane në Basenin e Lumit Drin.
përfaqëson, “Tulipa Albanica”. Megjithatë e gjithë puna eskursioniste për zbukimin e saj është bërë nga biologu ynë i shquar zoti Besnik Hallaçi, i cili e ka ndjekur për vite të tëra zhvillimin e kësaj bime dhe habitatet nëpër të cilat ndodhet në hapsirat e rajonit tonë. Nëpër gjithë këto vite që ne e ndjekim kemi arritur në konkluzionin se habitatet e saj janë të kufizuara nëpër lëndina të caktuara, madje edhe nëpër këto lëndina, ai jeton në shoqërime bimore dhe nuk është shumë i dendur. Në një metër katror nuk gjen-
Sonja Siljak-Yakovlev e departamentit të Ekologjisë në Universitetin e Parisit. Në botë, deri tani njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndërsa tulipani i Kukësit renditet i 114-ti. “Tulipani shqiptar“ emërtohet i tillë sepse rritet vetëm në afërsi të fshatit Surroj të Kukësit dhe përbën një lloj të ri endemik për Shqipërinë. Për të nuk ka një atdhe të dytë. Kjo bimë endemike është bërë e famshme në të gjithë botën dhe është regjistruar në data-baze në radhë të simotrave të saj anembanë globit. Por mbi të gjitha mban një emër që na
den asnjëherë më shumë se pesë bimë. Lulet janë shumë shumë të bukura dhe deri në madhësinë e pëllëmbës së dorës. Ato kanë 6 petale me ngjyra të plota dhe të forta, duke filluar nga e verdha e artë deri tek e kuqja e fortë bordo. Mes këtyre nuancave gjenden të gjitha format e ngjyrave dhe ngjyrosjeve të petaleve. Deri tani habitati i tij është shpati perendimor i përroit Leshnica dhe shpati lindor i Drinit të Zi rreth fshatit Gjabrricë të Kukësit, por kjo hapësirë nuk bën pjesë në asnjë Zonë të Mbrojtur.
Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër
Alminda Mema
Identifikimi dhe hartëzimi i faktorëve ndotës të Lumit Drin në Shkodër dhe Vau Dejës Besart Halilaj
Tulipani shqiptar që rritet vetëm në Kukës
Revista shkencore “Phytotaxa” në artikullin “Tulipa albanica (Liliaceae), a new species from northeastern Albania” (Tulipani shqiptar (Liliaceae), një specie e re nga Shqipëria Verilindore), të datës 7 gusht 2011 ka publikuar zbulimin e një lloji të ri tulipani në Kukës. Zbuluesit e tij janë Prof As. Dr. Lulëzim Shuka, pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës me Prof. Kit Tan, pedagoge në Institutin e Biologjisë në Universitetin e Kopenhagenit. Analizat gjenetike të këtij tulipani janë kryer nga Prof.
Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër (AIC Shkodra), si pjesë e programit Cressida të mbështetur nga REC Shqipëri, ka realizuar gjatë këtij një viti një sërë aktivitetesh me qëllim identifikimin dhe hartëzimin e faktorëve ndotës të Lumit Drin në Bashkinë Shkodër dhe në Bashkinë Vau-Dejës. Pas përcaktimit të metodikës gjatë muajve Shtator dhe Tetor 2016, u vijua me organizimin e disa takimeve të drejtëpërdrejta dhe shkresave zyrtare për informacion me insitucionet si ISHMP Shkodër, ARM Shkodër, Bashkinë Shkodër, dhe me Hidrocentralin e Ashtës për të marrë të dhënat që ata disponojnë mbi ndotjen e Lumit Drin. Për të plotësuar të dhënat që disponojnë institucionet mbi çështjen, AIC Shkodra ka vijuar me monitorimet e brigjeve të Drinit në të dy bashkitë dhe në brendësi të territorit të Hidrocentralit të Ashtës në të dy stacionet e tij (Spathar dhe Ashtë). Të shoqëruar me një ekspert mjedisi janë identifikuar dhe fotografuar dhe përcaktuar vendndodhja e ndotësve të lumit. Gjithashtu, janë marrë shënime mbi tipologjinë e ndotësve dhe faktorët që e krijojnë atë. Një monitorim i dytë është kryer edhe në periudhë të lagësht, në shkurt 2017 për të identifikuar nëse do të kishte variacion në praninë dhe sasinë e ndotjes në periudhë të thatë dhe në periudhë reshjesh. Meqënëse zona më problematike e ndotjes urbane e shkaktuar nga vetë banorët rezultoi në fshatin Mjedë, AIC Shkodra realizoi me datë 31 janar 2017 një aktivitet ndërgjegjësues për mbrojtjen e lumit Drin me pjesëmarrjen e rreth 50 të rinjve të këtij fshati. Takimi u realizua përmes një vizite në terren në argjinaturën e Mjedës ku të shoqëruar nga pamje shumë të rëndomta të pranisë së mbetjeve të shumta, u diskutua mbi ndikimin që kanë mbjetjet jo vetëm në ekosistemin e Lumit Drin por edhe në cilësinë e jetesës së banorëve ashtu si dhe në zbehjen e potencialit të zhvil-
limit ekonomik të fshatit. Prezantimi i faktorëve ndotës të Lumit Drin nga Bashkia Vau Dejës në Bashkinë Shkodër u realizuar nëpërmjet një ëorkshopi, me datë 28 prill 2017, ku morën pjesë 27 përfaqësues të drejtorive të ndërlidhura me menaxhimin e Basenit të Drinit (Drejtoria e Mjedisit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Emergjencave Civile) të Bashkisë Shkodër dhe Drejtoria e Sektorit Publik të Bashkisë Vau Dejës, Prefektura Shkodër, Agjencia e Basenit Drin-Buna, ISHMP Shkodër, ARM Shkodër, DRB Shkodër, DRSHP Shkodër, Energji Ashta, përfaqësues të REC Shqipëri ashtu si dhe shoqëria civile e cila punon në fushën mjedisore në nivel lokal.
Përgjegjëse për Mjedis, Komuna Istog, Kosovë
Elfete Blakaj
Përgjegjëse e sektorit të menaxhimit të mbetjeve, Bashkia Dibër
Antike Torba
Situata dhe menaxhimi i mbetjeve urbane në Bashkinë Dibër
Burimet dhe lumejtë e Istogut si atraksion turistik
Gjendja më shqetësuese është përgjatë shtretërve të përrenjve, të cilët përdoren prej banorëve prej shumë vitesh për hedhjen e mbetjeve
Bashkia Dibër ka në juridiksionin e saj 15 njësi administrative përfshirë qytetin e Peshkopisë. Ka një popullsi prej afërsisht 78. 000 banorë (rreth 20. 000 banorë në qytet dhe 50. 000 në zonat rurale) dhe një shtrirje territoriale prej 1001 km2. Sistemi i menaxhimit të mbetjeve është e organizuar me kontenierë 1. 1m3 brenda qytetit (në disa pika ku makina teknologjike nuk kalon dot është me pika të hapura dhe tërhiqen me kamion të hapur) dhe në zonën e Pollozhanit. Në njësinë administrative Maqellarë janë vendosur kosha vetëm në qendër dhe disa nyje kryesore afërsisht 24 të tillë dhe tërhiqen cdo të martë (2 rrugë), të enjte dhe të shtunë me nje kamion të hapur i cili tëheq edhe në Nja-në Melan cdo të hënë mbetjet me sistemin derë më derë. Ndërsa në NJA-të Muhurr, Kastriot dhe Tomin e Maqellarë (disa fshatra) ka iniciativa vullnetare për tërheqjen e mbetjeve urbane drejt vendepozitimit në Peshkopi. Sasia e mbetjeve urbane që gjenerohen ne Bashkinë Dibër është afërsisht 10. 950 ton në vit nga të cilat mblidhen dhe shkojnë drejt vendepozitimit 7. 300 pasi zonave me dendësinë më të madhe dhe normë gjenerimi më të lartë u ofrohet shërbim. Sfidat me të cilat përballet ky sektor janë: 1. Mungesa e një plani të menaxhimit lokal të mbetjeve urbane. Është hartuar plani lokal I menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane nëpërmjet projektit“ Fuqizimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër “ financuar nga DLDP dhe me mbështetjen teknike të REC Albanikia si dhe pritet të miratohet brenda muajit korrik në Këshillin bashkiak. Ky plan pritet të na orientojë në punën tonë për ofrimin e një shërbimi cilësor kundrejt banorëv në zbatim të ligjeve në fuqi dhe brenda mundesive buxhetore të Bashkisë. 2. Mungesa e një lendfilli sipas kritereve ligjore Aktualisht po përdoret një vendepozitim që ndodhet rreth 2 km larg qytetit pa një leje mjedisore të mirëfilltë i cili ka nevojë për ndërhyrje emergjente për rritje kapaciteti, rrethim, masa mbrojtëse për mjedisin etj. Për depozitimin e mbetjeve përdoret një traktor për shtypjen e mbetjeve, material inerte ose dhe për ti mbuluar ato në menyrë që të kemi një ndotje sa më të vogël dhe të mos kemi djegie të mbetjeve urbane. Ky investim është financuar nga DLDP për vitin 2017 dhe jemi në pritje për lidhjen e kontratës me operatorin fitues me qëllim rehabilitimin e ketij vendepozitimi dhe rritjen e kapacitetit pritës të tij. 3. Mungesa e mjeteve të përshtatshme teknologjike Në dispozicion kemi një makinë teknologjike 10 ton (shpesh herë ka difekte dhe tipi i mjetit e bën të vështirë gjetjen e pjesëve në kohë të shkurtër) e cila është në gjendje pune por që ka vështirësi në lëvizje nëpër qytet për arsye infrastrukture, me një shofer dhe 4 punëtorë transporti si dhe një kamion të hapur për pikat ku nuk arrin të futet makina teknologjike te cilat ngarkohen me krahë nga 2 punëtorë. Një kamion i hapur për Maqellarë dhe Melan që bën 34 km rrugë vajtje ardhje deri te venddepozitimi. Në këto kushte ne përballemi me kërkesën e shumë NJA-ve për ofrimin e shërbimit të tërheqjes së mbetjeve urbane me pamundësinë tonë me mjete, burime njerëzore, infrastrukturë rrugore, largësi nga i vetmi depozitim dhe mungesë kapaciteti këtij vendepozitimi. Nëpërmjet projektit me DLDP do të blihet një makinë e re teknologjike 7 ton për të cilën është realizuar procedura e prokurimit dhe pritet të vijë brenda pak ditëve në institucion.
4. Rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese Gjendja e vendepozitimeve ekzistuese të përdorura prej vitesh nga ish komunat, në shkelje të gjithë ligjeve në fuqi, të cilat me VKM e vitit 2014 duhet të ishin mbyllur e rehabilituar. Kemi konstatuar raste që për një fshat ka më shumë se një të tillë (ne kodrina, lugina, në vende të hapura etj) ose në raste të tjera kur nuk ka patur mbetjet janë hedhur në përroin aty afër ose lumë duke krijuar një situatë edhe më te rënduar për ndotjen e mjedisit. Një situatë e pakëndshme është krijuar edhe rrugës nacionale që fillon me kufirin e territorit të bashkisë në Maqellarë – Peshkopi – Kala e Dodës ku hidhen mbetje nga banorë. Disa herë kemi ndërhyrë me mjete të rënda për rehabilitimine këtyrë pikave të ndotjes. Gjendja më shqetësuese është përgjatë shtretërve të përrenjve (Dibra ka shumë të tillë) të cilët përdoren prej banorëve prej shumë vitesh për hedhjen e mbetjeve. Shumica e këtyre përrenjve e kanë derdhjen në lumin Drin dhe rrjedhimisht ndotja e tyre ndikon edhe në ujin e ketij lumi. Ne kemi verifikuar shumicën e ketyre vendepozitimeve dhe përvec se kostoja për rehabilimin e tyre është shumë e lartë dhe e papërpallueshme brenda një vitit buxhetor nga ana e institucionit ne kemi problemin e gjetjes së formës ligjore të rehabilitimit. Është planifikuar një fond prej 960. 000 lekë për ndërhyrje në këto pika ilegale dhe do të shoqërohet me fushata ndërgjegjësimi të vazhdueshëm të banorëve paralelisht me ofrimin e një shërbimi të ri.
Fuqizimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër “Fuqizimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër “ është një projekt I cili po zbatohet në territorin e bashkisë Dibër për vitin 2017 dhe jemi në fazën përfundimtare të tij. Kostoja totale e projektit është 120. 000 Euro e shpërndarë 100. 000 Euro nga financuar nga Dldp dhe 20. 000 Euro bashkëfinancim nga Bashkia Dibër. Projekti ka një qëllim të përgjithshëm “Dibra e pastër dhe e shëndetshme”, të cilit i kontribuojnë tre objektivat specifike të këtij projekti: 1. Hartimi dhe miratimi i Planit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve brenda vitit 2017 2. Shërbimi i grumbullimit dhe largimit të mbetjeve në 100% të territorit të njësisë administrative Peshkopi dhe 58% të Bashkisë brenda vitit 2017. 3. Pagesa e tarifës së shërbimit nga më shumë se 50% e qytetarëve.
Istogu shquhet me hidrografi të zhvilluar. Lumenjtë kryesor janë: Lumi “Istogu”, lumi i “Vrellës” dhe “Drini i Bardhë”. Përveç këtyre lumenjve, ekziston edhe një numër i konsiderueshëm i rrjedhave më të vogla të përhershme dhe të përkohshme, si: “Përroi i Keq”, “Shushica”, “Çaushi”, “Gujavçi”, “Bllagaqa” dhe lumi i “Renovaqës”.
Burimi I Istogut Istogu, po ashtu, ka sasi të mëdha të ujit nëntokësor, i cili e ka rrjedhën e vet nëntokësore paralele me
rrjedhat sipërfaqësore. Falë lartësisë së ulët mbidetare (mesatarisht 350-450 metra), lugina e lumenjve në mes “Drinit” e “Istogut” llogaritet ndër rajonet më të favorizuara të Ballkanit, në aspektin klimatik. Përmes luginës së “Drinit të Bardhë”, depërtojnë rrymat mesdhetare të cilat e favorizojnë zhvillimin e vegjetacionit bimor. Është e rëndësishme të thuhet se ujërat e kësaj treve, burojnë nga “Bjeshkët e Nemuna” dhe nga “Bjeshkët e Thata” dhe “Moknes”, bjeshkë që kanë pjerrtësi të rënies
Kryeshefe Ekzekutive për Kompaninë Rajonale të Mbeturinave (KRM) “Çabrati” sh.a. Gjakovë, Kosovë
Komuna e Gjakovës shtrihet në zonën jug perendimore të Kosovës, në rrafshin e Dukagjinit, me sipërfaqe prej 586 km2. Gjakova si regjion ka pasuri të bollshme ujore të cilat rrjedhin nga pellgu i lumit Drini i Bardhë, Ereniku dhe liqeni artificial i Radoniqit. Qyteti përshkohet nga dy lumenj, lumi Krena dhe lumi Trakaniq (Llukac). Gjakova ka 91 vendbanime të evidentuara dhe 94,158 banorë sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011. Gjatë periudhës verore dhe festave, Gjakova mbipopullohet për arsye të ardhjes së diasporës. Sfida per qytetin Sasia ditore e grumbullimit të mbeturinave në Gjakovë është prej 60-70 ton, por që po rritet dita ditës dhe shpeshherë arrin në 90 ton Grumbullimi i mbeturinave përcjellet me infrastrukturë rrugore dhe pajisje adekuate, mungesa e këtyre dy elementeve kyqe ka pamundësuar grumbullimin e plotë të mbetjeve komunale. Si rrjedhojë një pjesë e konsiderueshme e mbeturinave të gjeneruara komunale të pagrumbulluara përfundon në deponi të egra (afro 35%) duke shkaktuar probleme të theksuara mjedisore dhe të shëndetit publik Mbeturinat e pambledhura komunale ofrojnë ambient të përshtatshëm për formimin e insekteve, skrrajave dhe kafshëve të rrezikshme të cilat sjellin epidemi, viruse e sëmundje të ndryshme të cilat mund të përhapen nga ajri në popullatën lokale. Ndërsa hedhja e mbeturinave jashtë praktikave sanitare do të shkaktojë rrjedhje të tyre dhe më pas ndotje edhe të ujërave.
Nora Efendija Gola
Sfida për kompaninë publike dhe dilema financiare Kompania publike aktualisht ka një hendek në kosto të menaxhimit të mbeturinave dhe financimit të tyre për shkak të mungesës së buxhetit komunal në përmirësim të efikasitetit të shërbimeve. Poashtu ka një barrë tejet të lartë duke bartur skemën e mbrendëshme përmes pagesave direkte nga gjeneruesit e mbeturinave. Tarifa aktuale është pjesërisht e shfrytëzuar për shkak të përqindjes së ulët të inkasimit dhe mospërgjegjësisë së popullatës për pagesa por edhe mungesës së masave ndëshkuese nga organet kompetente. Nga ana tjetër borxhi i akumuluar për këtë shërbim publik po shkakton rëndesë gjithnjë e më të madhe për kompaninë publike e cila vështirë mund të investojë në ngritje të cilësisë dhe zgjerim të shërbimit primar. Meqenëse menaxhimi i mbeturinave në Gjakovë është i pamjaftueshëm sot, një sfidë e madhe na pret në vitet që po vijnë. Qyteti po vazhdon të urbanizohet dhe me zhvillim të mëtejshëm pritet rritje e qëndrueshme e mbeturinave. Vetëm 10-20% të mbetjeve të gjeneruara nga aktivitetet e amvisërive, bizneseve dhe institucioneve ndahet për momentin si material riciklues dhe komercializohet nga disa operues ilegal në mënyrë të paorganizuar. Sasia e riciklueshme mund të rritet me një organizim të ndarjes në burim, e cila do të ishte me interes edhe për kompaninë publike për shkak të zvogëlimit të sasisë për në deponi qendrore, njëkohësisht do të rritej sasia e materialeve ricikluese e cila do të ishte me interes për sektorin privat.. Mundësitë për biznes Pjesëmarrja e sektorit privat duhet të konsiderohet për të adresuar mungesën e madhe financiare kur diskutohet për riciklimin e mbeturinave. Në rastin e riciklimit të mbeturinave, të cilat janë domosdoshmëri për këtë sektor, gjithmonë duhet synuar zvogëlimi i humbjeve financiare dhe përmirësimi i efiçiencës së shërbimit primar nga kompania publike, e cila mund të arrihet me ndarjen në burim, ndërsa nga ana tjetër sektori privat ka më shumë gjasa të investojë dhe të përfitojë nga riciklimi i mbeturinave. Përveç kësaj, përfshirja e ndërmarrjeve të bazuara në komunitete mund të dëshmojnë një inovacion dhe zgjidhje të lirë dhe të përshtatshme për lagjet e varfra të komunës. Në përgjighësi, autoritetet lokale përgjegjëse duhet të lëvizin nga operimi i shërbimit drejt menaxhimit të shërbimit. Ndërsa sfida kryesore mbetet ndërtimi i kapaciteteve përmbrenda qeverisjes lokale dhe përgatitja për themelimin e sektorit të mbeturinave përmbrenda të cilit lejohet organizim i qëndrueshëm.
nga perëndimi në lindje, kurse rrafshi ka ngritje nga perëndimi në lindje, gjë që krijon pellg, përkatësisht ujëmbledhës që për rajonin e Dukagjinit ka sasi të mjaftueshme të ujit, si sipërfaqësor ashtu edhe nëntokësor. Të gjithë këtë e mundëson Podi (Shtrati), përkatësisht shtresa e shtratit të këtij pellgu i cili është mbajtës i mirë i ujërave. Ujërat nëntokësore nuk shfrytëzohen për furnizim të ujësjellësit, por shfrytëzohen për pije nga puset familjare, si dhe për ujitje të tokave bujqësore. vijon në faqen 4
Burimet dhe lumejtë e Istogut si atraksion turistik
Qasje ne sfidën e menaxhimit të mbetjeve në Komunën e Gjakovës
Menaxhimi i mbetjeve komunale nuk është vetëm një shërbim publik, është një sektor me rëndësi ekonomike por ende i pa-shfrytëzuar në vendin tonë. Prodhimi i mbeturinave komunale po rritet gjithnjë e më tepër dhe pritet të dyfishohet në dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Për momentin, menaxhimi i mbeturinave komunale është jo-adekuat, duke kaluar në sfida për sektorin publik, por prapë me mundësi përmirësimi dhe punësimi urban.
vijon nga faqja 3
Këto ujëra janë të ndotura në mënyrë indirekte nga përdorimi i plehrave minerale dhe pesticideve, por në një masë të vogël. Mirëpo duhet theksuar se gjendja mjedisore e burimeve të Istogut nuk është e mirë. Ekziston një papastërti më e madhe e shtratit të lumenjve të cilët burojnë të pastra dhe pas 500 metrave nga burimi fillon ndotja e tyre. E gjitha kjo bëhet për shkak të hedhjes së mbeturinave në lumë, derdhjes së ujërave të zeza të patrajtuara gjë që ndikon drejtpërdrejt ne rrezikimin e florës dhe faunës së lumejve. Përkundër kësaj burimet e lumejve të Istogut ende paraqesin atraksion turistik. Kjo ka ndikuar sidomos pas rregullimit e infrastrukturës rreth këtyre burimeve, për t’i shndërruar ata në vend turistik për vizitorë te shumtë. Meqenëse edhe rrjedha e këtyre lumenjve është e pasur me florë dhe faunë, paraqet atraksion të posaçëm për adhuruesit e peshkimit. Më i njohuri ndër peshqit është trofta, që rritet vetëm në ujëra të pasura dhe të rrjedhshme, por që sot, mjerisht mund të gjendet shumë rrallë edhe pse peshkimi është ende një atraksion turistik. Vlen të përmendet se rrjedhat e këtyre lumejve gjatë periudhave të ndryshme kohore, si në pranverë dhe gjatë periudhës se shirave, kur rritet niveli i ujit, mund të shfrytëzohen edhe për kajak, gjë qe do të paraqiste një atraksion tjetër për adhuruesit e këtij sporti. Ndërsa për shkencëtaret, flora dhe fauna e brigjeve te lumejve që gravitojnë në rrethin e Istogut, do të ishte mjaft intriguese per hulumtim dhe mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore. Lumi i Istogut i bashkëngjitet Drinit të Bardhë dhe lumejve tjerë të pellgut të Drinit, gjatë udhëtimit përmes Rrafshit të Dukagjinit drejt Adriatikut. Gjatë këtij rrugëtimi nuk mungojnë ndotjet, por as mrekullitë. Që Drini i Bardhë të jetë vërtetë i Bardhë, duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë që nga burimi deri te destinimi final në ujërat e njelmëta, duke e përfshirë në mbrojtjen globale si pasuri të veçantë natyrore. Elfete Blakaj
vijon nga faqja 1
Dita e dytë u përqëndrua në ndërtimin e skenarit të filmit dhe në realizimin e përsonazheve të filmit. Grupi i skenarit prezantoi skenarin, zhvillimin dhe rrjedhjen e ngjarjeve mbi bazën e të cilit u përcaktuan numri i përsonazheve dhe i objekteve të cilit do ishin pjesë e filmit. Në ditën e tretë fëmijët u përfshinë në ndërtimin e dekoreve të filmit, dhe në veshjen me plastelinë të subjekteve dhe objekteve të vizatuara prej tyre. Përdorimi i plastelinës nxiti shumë kreativitetin e fëmijve dhe ishte shumë tërheqëse dhe argëtuese në të njejtën kohë. Dita e katërt vijoi me perfundimin e përsonazheve me plastelinë dhe të dekoreve të filmit. Në pjesën e dytë të ditës, fëmijët u përfshinë në procesin xhirimit dhe montazhit, të cilat u perjetuan me shumë entuziasëm nga ana e tyre si një përvojë e parë. Dita e pestë iu dedikua përfundimit të xhirimeve dhe montazhit të filmit. Fëmijët ishin pjesëmarrës aktivë në gjithë procesin e realizimit të filmit “Lumi” duke u shndërruar në skenarisët, regjizorë, xhirues dhe montazhierë. Filmi do të konkurrojë në Festivalin e Filmit të Animuar ANIFEST AniFest Rozafa në shtator 2017 në Shkodër. Ky aktivitet u mbështet nga projekti CRESSIDA Project on Drin River Bassin - AL, KS, financuar nga US EPA dhe zbatuar nga REC Shqipëri e GO2. Ai është produkt i një punëtorie 1 javore me fëmijë 9-14 vjeç nga shkolla të ndryshme të qytetit të Shkodrës, në kuadër të ndërgjegjësimit mbi mbetjet urbane në Lumin DRIN.
Dita Botërore e Mjedisit me aktivitete të shumta nga AdZM në të githë vendin
Filmi vizatimor "Lumi" - argëtim dhe edukim për fëmijët në mbrojtje të lumejve Premiera e filmit “Lumi” në Shkodër
Dita Botërore e Mjedisit, 5 Qershor aktivitete nga AdZM-të Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, 5 Qershor u zhvilluan një sërë aktivitetesh nga AdZM-të e Qarqeve, të cilat konsistojnë në pastrime të territoreve të Zonave të Mbrojtura nga nxënësit e zonës dhe orë mësimore mbi natyrën në shkollat brenda zonave të mbrojtura.
Prespë Më 5 Qershor AdZM Korçë në bashkëpunim me Bashkinë Pustec, organizoi aksionin “Për një Park të pastër, në një mjedis të pastër”, i cili konsistoi në pastrimin e depozitave septike në fshatin Zharoshkë. Nxënësit e shkollave do të angazhohen në pastrimin e brigjeve të Liqenit të Prespës nga mbetjet plastike. Krumë Më datë 05.06.2017 në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit u zhvilluan aktivitete me nxënës të shkollës 9- vjeçare të qytetit të Krumës, Bashkia Has. Aktivitetet u organizuan në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe do të mbështeten nga organizata mjedisore "Mbrojta e Mjedisit". Do të jenë të ftuar përfaqësues të pushtetit vendor, prindër, dhe OJF vendore. Veprimtaritë u hapen me një prezantim informues për Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, axhendën e aktiviteteve dhe u vazhdua me vizatime për natyrën, ekskursion te monumenti i natyrës "Vrella e Krumës", për njohjen e vlerave të këtij monumenti por edhe një prezantim informues për rrjetin e Zonave të Mbrojtura në qarkun e Kukësit. Më pas u vazhdua me prezantimin e punimeve të nxënësve dhe shpalljen e fituesit, për punimin më të mirë. Lezhë Në rezervatin natyror të menaxhuar Kune-Vain u zhvillua orë edukimi mjedisor "Vlerat pozitive dhe resurset mjedisore në zonën e mbrojtur Kune-Vain me rastin e ditës ndërkombëtare të mjedisit" me nxënësit e shkollave 9 vjeçare Ishull Shëngjin. Aktiviteti u organizua nga stafi i AdZM Qarku Lezhë. Aktiviteti mbështetet nga Drejtoritë e shkollave dhe Njësitë Adminstrative, Shëngjin.
na-Velipojë. 6 Qershor: Pjesëmarrje në seminarin e organizuar nga Grupi Lokal Bjeshkët e Namuna të mbështetur nga CABRA,GIZ.Takimi pati në fokus një diskutim rreth problemeve që ka komuniteti rural në rajonin e Shkodrës. 8 Qershor: Monitorim në Liqenin e Shkodrës me ekspertët e PPNEA-as për prezencen e Lundërzës (Lutralutra) në brigjet e Liqenit. 9 Qershor: Takim mes AdZM Shkodër dhe AdZM Vlorë për shkëmbim experiencash për Qendrën e Vizitorëve në ZM . Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Projektit të UNDP-së të zbatuar nga INCA Albania 10 Qershor: Ekspertët e PPNEAs në bashkëpunim me AdZM Shkodër janë në terren për rritjen e kapaciteteve në monitorimin e lundërzës (Lutralutra), një lloj globalisht i rrezikuar. Gjenerimi i të dhënave për përhapjen dhe abundancën e lundërzës në rezervatin natyror të Liqenit të Shkodrës po realizohet në kuadër të projektit për Ruajtjen dhe Përdorimin e Qëndrueshëm të Liqeneve Prespë, Ohër dhe Shkodër, mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman (GIZ) në Shqipëri. 12 Qershor: Në Liqenin e Shkodrës (Rezervat Natyror i Menaxhuar), specialistët e AdZM Shkodër së bashku me ekspertët e PPNEA-s, monitoruan për praninë e Pelophylaxshqipericus , specie endemike. 19 Qershor: Trajnimi mbi parimet e Ciklit të Menaxhimit të Projektit. Me pjesëmarrësAdZM e katër Qarqeve të veriut Shkodër,Lezhe,Kukës dhe Dibër si dhe shoqata mjedisore nga këto qarqe.Ky aktivitet mbështetet nga NaturAl dhe AKZM.
5 Qershor: Në ditënBotërore të Mjedisit u organizuan takime sensibilizuese nëKune me komunitetin me vizitor vendas dhe te huaj dhe përfaqësues te biznesit. Me ketë raste u fol mbi rendësin dhe vlerat për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e Mjedisit si dhe rolin e AdZM. 12 Qershor: Monitorim në Rezervatin Natyrore të Menaxhuar KuneVain. 13 Qershor: Monitorim në Rezervatin Natyrore të Menaxhuar Fushë Kuqe (në Godull dhe Patok).
Gjirokastër Stafi i administratës organzoi pastrimin e mjedisit ne Ujrat Termale të Bënjës, në Parkun Kombëtar "Bredhi i Hotovës - Dangelli". Elbasan Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit 5 Qershor u zhvillua një aktivitet për pastrimin e territorit të qendrës së banuar dhe rreth shkollës me nxënësit e shkollës së bashkuar "ShefqetDosku" Dorëz, meqënëse kjo shkollë ndodhet brënda Parkut Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë". Qafë Shtamë Me datë 05.06.2017 u organizua në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare Cudhi-Kamt aksionin për pastrimin e PK."QafShtamë".
5 Qershor: Monitorim në Peizazhin e Mbrojtur Ujor/Tokësor Lumi Bu-
5 Qershor: Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, AdZM në bashkëpunimi me shkollën 9-vjeçare Vranisht, Bashkia Has dhe MMZHT organizuan veprimtari sensibilizuese. U bë një bisedë me nxnënsit për hisorikun e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe trashëgimisë natyrore, si dhe rëndësinë që ka rrjeti i ZM për konservimin dhe ruajtjen e kësaj tarshëgimie. Nxënësit nëpërmjet vizatimeve me temë të lirë për mjedisin shprehën idetë e dhe vizionin e tyre. Më pas u bë hapja e ekspozitës dhe vlerësimi i punimeve. 16 Qershor: Specialistë të menaxhimit dhe monitorimit në terren për monitorimin e zonës dhe marrjen e të dhënave për hartim projekti kundër erozionit në Zonën e Zapodit dhe përroin e Orciklës.
Drini gjigant i Ballkanit Perëndimor
Drini është më i madhi i 8 lumejve kryesorë në Shqipëri, numri i përgjithshëm i të cilëve është rreth 152. Pas një rrugëtimi prej 335 km përmes Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ai derdhet në detin Adriatik përmes lumit Buna në Velipojë të Shkodrës dhe në Lezhë. Drini përbëhet nga dy degë kryesore: Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, të cilat bashkohen në Kukës. Drini i Bardhë buron në afërsi të Pejës duke përshkuar një gjatësi prej 122 km përmes Rrafshit të Dukagjinit në Kosovë, ndërsa pjesën tjetër të totalit prej rreth 170 km e ka në veri të Shqipërisë. Drini i Zi buron në Strugë, në veri të Liqenit të Ohrit dhe të Prespës, në Maqedoni. Gjatësia e tij është 149 km. Prurjet mesatare vjetore të lumit Drin janë 352 m³/sek ndërsa maksimalja e regjistruar ndonjëherë është mbi 5100 m³/sek. Përveç prurjeve mbitokësore nga rreshjet, në pjesën shqiptare Drini furnizohet nga një rrjet prej 65 burimesh nëntokësore të ujit, kryesisht në Malësi të Madhe, Tropojë, Dibër dhe Bulqizë. Drini është burimi kryesor i energjisë elektrike për Shqipërinë, pasi përgjatë shtratit të tij janë ndërtuar katër nga hidrocentralet më të mëdha të vendit. Këtij qëllimi i shërbeu ndërtimi i Liqenit artificial të Fierzës - më të madhit në Shqipëri - me sipërfaqe 73 km2. Përveçse në Shqipëri, baseni i Drinit shtrihet në 4 shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe përfshin disa liqene, si Prespën e Vogël dhe Prespën e Madhe në Greqi, Liqenin e Ohrit në Maqedoni, Liqenin e Shkodrës në Mal të Zi, por edhe basenin e Drinit të Bardhë në Kosovë. Në shifra, sipërfaqja e basenit të Drinit është 19,582 km² nga të cilat 14,173 km² janë të lumit Drin dhe 5,187 km² të lumit Buna. Baseni i Drinit të Bardhë 4,964 km², ndërsa ai i Drinit të Zi është 5,885 km². I njohur si vend i shkëmbimit të florës dhe faunës mes Europës dhe Azisë, Ballkani ka rëndësi të veçantë për biodiversitetin e kontitentit të vjetër, e në këtë kontekst, baseni i lumit Drin është habitati i mbi 50 llojeve endemike të kafshëve të egra, në mesin e të cilave rrëqebulli ballkanik, pelikani dalmat, peshku pellazg i ohrit, ngjala europiane etj. Baseni i i tij është i larmishëm me liqene, lugina, shpella karstike
nëntokësore, zona të padëmtuara malore me dendësi të ulët popullsie e cila siguron burimet e jetesës në ujë, bujqësi, blegtori, peshkim, industri energjitike dhe turizëm pikërisht nga ky basen. Mirëpo i gjithë ky aktivitet ka koston e tij mbi basen përmes hedhjes së inerteve, shfrytëzimit gjithnjë e në rritje të burimeve ujore, nxjerrjes së mineraleve, bujqësisë, prerjes së pyjeve, zhvillimit të pakontrolluar urban dhe atij turistik etj. Për këtë arsye nevojitet dhe po bëhet një punë e konsiderueshme nga shumë institucione ndërkombëtare, qendrore dhe lokale, shoqëria civile dhe nisma të tjera qytetare për ruajtjen e këtij gjiganti që bashkon disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor.
PERIODIKE PËR ZONAT E MBROJTURA TË QARQEVE TË VERIUT Nr. 10, 2017 Botohet në kuadër të projektit EcoNord të mbështetur nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar nga Albanian Local Capacities Development Foundation. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e NRD dhe GO2 dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Europian.
NRD
Natural Resources in Development Organizatë për Planifikim Urban të Qëndrueshëm Resurset Natyrore në Zhvillim Sustainable Urban Planning Organization Natural Reources in Development Bulevardi “Skënderbeu”, Pallati Nr. 168, Hyrja 1, Ap. 1 Lagjja “Qemal Stafa”, Rruga “Musa Juka” Lagjja “Vasil Shanto”, 4001, Shkodër, Albania Nr. 16, Shkodër, Albania www.go2albania.org, vija@go2albania.org resourcesindevelopment@gmail.com +355(0)696728877, +355(0)695590290 +355(0)676035803