VIJA | 14 | LINE

Page 1

Nr. 14, 2018

Koalicioni i Shoqërisë Civile në Mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta: Kundër Planit që cënon vlerat e Zonës Emerald, Zonës Natyra 2000, Zonës Ramsar Aleanca Mesdhetare e Ligatinave: Të anulohet projekti Divjakë Resort Albania Ramsar: Resorti, i papajtueshëm me Planin e Menaxhimit dhe me Zonimin e Parkut të Divjakës Euronatur: Ruajeni Divjakën njërën nga ligatinat më të rëndësishme të Adriatikut 3 forume në mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë - Karavasta Film dokumentar “Super resorti që rrezikon Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”

Ndal Urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta

Çfarë përfaqëson Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta?

Fole gardaline (Carduelis carduelis) në Divjakë

Në Mars të vitit 2017 një grupim organizatash nga shoqëria civile u ngritën për të kërkuar ndalimin e një projekti masiv urbanizimi në territorin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, projekt që binte në kundërshti me ligjet dhe konventat për mbrojtjen e natyrës. Kompania ‘Mabetex Group’ i ka propozuar Qeverisë Shqiptare ndërtimin e një kompleksi turistik në zemër të Parkut Kombëtar Divjake-Karavasta i cili është njëkohësisht Zonë Ramsar, Zonë e Rëndësishme për Shpendët, Zonë Emerald dhe Zonë Pilot për Rrjetin Europian Natyra 2000. Urbanizimi i emërtuar si Master Plani “Divjakë Resort Albania” dhe i propozuar në formën e sotme nga kompania Mabetex Group pranë autoriteteve shqiptare nuk është asgjë tjetër veçse një projekt i ri ndërtimi dhe urbanizimi në një Zonë të Mbrojtur. Kompleksi turistik parashikon pushtimin dhe urbanizimin e Parkut Kombëtar me 2400 apartamente në ndërtesa deri në 20 kate, 370 vila në zona që nuk duhen prekur si dhe hotele me 4300 shtretër. Diversiteti i lartë i ekosistemeve dhe habitateve (ekosisteme detare, bregdetare, laguna e vende të lagëta, delta lumenjsh, duna ranore, lumenj, shkurreta medhetare, pyje gjethegjerë, halore dhe të përzierë), ofron një larmi të pasur llojesh floristike dhe faunistike. Projekti ndërtimor parashikon të prekë zona të rëndësishme ekologjike dhe pritet të ketë impakte të pakthyeshme në larminë biologjike dhe qëndrueshmërinë e ekosistemit. Urbanizimi i propozuar synon të përfitojë privatisht nga një pasuri kombëtare e ruajtur prej shekujsh dhe sanksionuar në disa akte ligjore mbrojtëse që e kanë zanafillën që prej vitit 1964. Ndërkaq projekti pritet të ketë efekte negative në mirëqenien lokale nëpërmjet reduktimit të pasurive peshkore, eleminimit të turizmit lokal dhe intensifikimit të bujqësisë si bazë për mirëqënien e popullsinë vendore. Në vazhdimësi, miratimi i këtij plani do të ishte fatal për Rrjetin e Zonave të Mbrojtura, duke vënë në rrezik biodiversitetin, ekologjinë dhe ekosistemet në tërësi, si vlerë e një rëndësie kombëtare e ndërkombëtare. Koalicioni i Shoqërisë Civile në Mbrojtje të Parkut Kombëtar DivjakëKaravasta ka shprehur menjëherë shqetësimin e lartë për efektetet e sigurta shkatërruese të këtij urbanizimi të Parkut Kombëtar DivjakëKaravasta dhe për shkeljet e pritshme të kuadrit ligjor vendas që pritet të ndodhin me miratimin e ndërtimit të kësaj qendre të re urbane. Projekti është në kundërshtim të plotë me: •LEGJISLACION SHQIPTAR PËR ZONAT E MBROJTURA •KONVENTËN E RAMSARIT •KONVENTËN E BERNËS •KONVENTËN E ESPOOS •DIREKTIVAT E BASHKIMIT EUROPIAN PËR MBROJTJEN E NATYRËS Ndërkaq qeveria po dëgjon vetëm zërin e zhvilluesit dhe të investimeve të premtuara. Ajo po nënvleftëson dhe nuk po merr në konsideratë kundërshtitë dhe argumentat e shoqërisë civile për humbjet e pakthyeshme në ekosistem dhe në ekonomine vendore dhe nuk po zhvillon një proces transparent të këshillimit publik. Ky proces dhe kjo vendimarrje e mundshme e dëmshme duhet kundërshtuar nëpërmjet demokracisë në vendimarrje dhe dëgjimit të zërit të palëve të interesuara ku përfshihen detyrimisht shoqëria civile shqiptare, komuniteti vendor dhe institucione ndërkombëtare me influencë në Shqipëri. Master Plani "Divjake Resort Albania" nuk merr parasysh dhe shkatërron një pjesë të madhe të vlerave natyrore dhe diversitetit bilogjik të zonës dhe Shqipërisë. Plani sulmon të gjithë territorin dhe vlerat e Parkut Kombëtar "Divjakë-Karavasta" dhe është në kundërshtim të plotë me Ligjin 8906/2002 "Për Zonat e Mbrojtura" të përmirësuar.


Kundër Planit që cënon vlerat natyrore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, të Zonës Emerald, të Zonës Natyra 2000, të Zonës Ramsar dhe Zonës së Rëndësishme për Shpendët

Më 24 Mars 2017, pas shqyrtimit të Master Planin “Resort Divjakë Albania” të Mabetex Group, Grupimi i Shoqatave Mjedisore i dërgoi një Letër Pozicionimi Ministrit të Mjedisit, z. Lefter Koka, për të shprehur kundërshtimin e këtyre organizatave për Master Planin në fjalë. Po ashtu, i njëjti grup organizatash, përmes letrave të dërguara në disa organizata mjedisore ndërkombëtare, argumentoi qëndrimin kundër këtij Master Plani, duke theksuar rrezikshmërinë që paraqet zbatimi i tij. Po botojmë “Opinion Paraprak mbi Procesin dhe Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Master Planit Resort Divjakë Albania”, të dërguar në adresë të ministrit të Mjedisit, z. Lefter Koka. I nderuar Z. Ministër, Në emër të grupimit të shoqatave mjedisore, të listuara këtu më poshtë po ju parashtrojmë mendimin tonë paraprak në lidhje me Master Planin “Resort Divjakë Albania”. Pikë së pari, duam tu bëjmë me dije mosrespektimin nga ana e Ministrisë së Mjedisit të afateve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për datën e njoftimit të këshillimit publik në lidhje me Vlerësimin Strategjik Mjedisor të një plani të caktuar. Informojmë se publiku i interesuar është njoftuar për këtë takim vetëm dy ditë përpara mbajtjes së dëgjesës. Ky afat është i pamjaftueshëm për tu njohur sic duhet me brendinë e dokumentit dhe koha në dispozicion të publikut nuk përputhet më afatet e vendosura në ligjin Nr. 91/2013 “Për Vlerësimin Stratregjik Mjedisor” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 219, datë 11.3.2015 “Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe dëgjesën publike gjatë procesit të vlerësimit strategjik mjedisor” Mbështetur në sa më sipër, po parashtrojmë një opinion paraprak dhe ruajmë të drejtën e dërgimit të një opinioni më të plotë gjatë javës 27-31 Mars 2017. Dëshirojmë të theksojmë që në fillim të këtij materiali kundërshtinë tonë të fortë për formën e tanishme të Master Planit. Ky plan nuk merr parasysh dhe shkatërron një pjesë të mirë të vlerave natyrore dhe larmisë biologjike të të zonës ku zhvillohet. Gjithashtu ky plan nuk respekton kuadrin ligjor vendas dhe ndërkombëtar mbi mbrojtjen e mjedisit, natyrës dhe larmisë biologjike në Shqipëri. Mbështetur në sa më sipër, ne i kërkojmë Ministrisë së Mjedisit dhe propozuesit të hartojë një plan tjetër zhvillimor që nuk cënon habitatet, speciet dhe vlerat natyrore të ekosistemit. Më hollësisht arsyet e kundërshtisë sonë janë: 1. Plani “Resort Divjake Albania” prek plotësisht territorin dhe vlerat natyrore të Parkut Kombëtar “Divjakë­Karavasta”, kategoria e II e Zonave të Mbrojtura Sipas ligjit 8906, datë 06.06.2002 “Për Zonat e Mbrojtura”, ndryshuar me ligjin Nr.9868, datë 4.2.2008, Neni 6 ­ Park kombëtar, në pikën 2 thuhet se në Parkun Kombëtar ndalohet; - Pika a - shfrytëzimi i tokës me teknologji intensive, me mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve ose që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës; Ndërtimi i një super kompleksi të tillë, me rrugë të betonuara, me sipërfaqe rezidenciale, infrastrukture mbështetëse (parkingje, qendra rekreative etj), bën pikërisht atë që e ndalon ligji. Ky projekt sjell “….ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve ose që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës” - Pika d - ndërtimi i rrugëve, autostradave, hekurudhave, zonave urbane, linjave të tensionit të lartë dhe sistemeve të naftës dhe gazit me shtrirje të gjatë; Edhe në këtë rast, një kompleks turistik me kapacitet 18,000 persona/ditë, është më shumë se sa një qendër urbane, për të cilën do të duhet të ndërtohen; rrugë dhe linja të tensionit të lartë, që sërish janë të ndaluara me ligj. Në park janë planifikuar ndër të tjera që të ndërtohet edhe Heliport dhe Port (në afërsi të bregut), duke ndikuar direkt në shqetësimet ndaj faunës dhe ekosistemeve të zonës. 2. Plani “Resort Divjake Albania”nuk merr në konsideratë rekomandimet e Planit të Menaxhimit të parkut, hartuar me mbështetjen e JICA dhe miratur në vitin 2016 nga Ministri i Mjedisit. 3. Lejimi i ndërtimit të një kompleksi të tillë, do t'i hapë rrugën shkatërrimit të Parqeve të tjera Kombëtare në vend, pasi për çdo investitor në fushën e turizmit, vendet më të kërkuara prej tyre janë pikërisht zonat e mbrojtura. 4. Territori i parkut përfshin të gjitha nënzonat e tij dhe si ti tillë, ndërtimet e këtij karakteri duhet të ndalohen në secilën prej atyre nënzonave.

5. Në dokumentin e shpërndarë paraprakisht, thuhet se janë kryer vëzhgime fushore për florën në datën 28 Dhjetor 2016. Çfarë flore studiohet në atë periudhë, kur dihet mirë që periudha e studimit dhe vlerësimit floristik nuk bëhet në periudhën e dimrit? 6. Plani i propozuar është në shkelje të plotë të disa Konventave Ndërkombëtare dhe në shkelje të parimeve të mbrojtjes së natyrës së Bashkimit Europian: a. Konventës së Bernës për Rrjetin Emrald. Divjakë-Karavastaja është shpallur Zonë Emerald që prej vitit 2008 b. Konventës Ramsar për Ligatinat e Rëndësisë Ndërkombëtare. Divjaka është zona e parë Ramsar e shpallur (1996) në Shqipëri. c. Rrjetit Natyra 2000 për Zonat Vecanërisht të Mbrojtura. Si zonë Emerald, hapësira Divjakë-Karavasta është kandidate për rrjetin Natyra 2000. Si e tillë, të gjitha speciet e Direktivës së Shpendëve duhet të ruhen nga çdo dëmtim. I njëjti qëndrim vlen dhe për habitatet jetike të tyre. d. Divjakë-Karavastaja është Zonë e Rëndësishme për Shpendët (IBA) dhe paraqet interes për mbrojtje kombëtare dhe ndërkombëtare. 7. Dokumenti i shpërndarë është i palexueshëm dhe i paqartë. Hartat janë të palexueshme dhe nuk të klejojnë të njohësh plotësisht zonat dhe ndikimet e pritshme te planit. 8. Impaktet e pritshme në park janë shumë më tepër se çka parashikon studimi i VSM­së aktuale. Ndër të tjera, ai do të zhdukë ose do të reduktojë ndjeshëm numrin e shpendëve folezues apo dimërues në këtë ekosistem. • Dokumenti nuk flet aspak për ndikimet e pritshme në disa grupe të faunës dhe florës sikurse parashikojmë paraprakisht më poshtë: • Plani i propozuar prek plot 250 specie te ndryshme shpendësh prej të cilave 83 specie janë pjesë e Aneksit 1 të Direktivës së Shpendëve dhe si të tilla duhet të jenë subjekt i masave të veçanta mbrojtëse të habitateve të tyre për të siguruar mbijetesën dhe riprodhimin e tyre në zonat e shpërndarjes. • Plani dëmton të paktën 35 lloje gjitarësh, 24 Zvarranikësh dhe 8 peshqish. Një pjesë e mirë e tyre janë të mbrojtur nga legjislacioni ynë dhe ai ndërkombëtar. • Plani cënon habitate me rëndësi për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian si duna ranore, livadhe mesdhetare halo-psamofile, pyje aluvionale etj. • Plani i propozuar do të reduktojë ndjeshëm numrin e shpendëve dimërues në zonën nga mesatarisht 45 000 shpendë që dimërojnë aty • Plani i propozuar do të reduktoje veçanërisht numrin e shpendëve folezues të përbërë nga 5800­12300 çifte folezuese. • Plani prek 100% të popullatës shqiptare folezuese të disa llojeve të shpendëve si Pelikani kacurrel (Pelecanus crispus), Karabullakut të vogël (Microcarbo pygmeus), Çafkës së vogël të bardhë (Egretta garzetta), Çafkës së natës (Nyctycorac nyctycorax) dhe Çafkës së verdhë (Ardeola ralloides). • Propozimi prek 15 specie shpendësh Globalisht të Rrezikuar dhe 39 Specie të Rrezikuara në shkallë kombëtare. I nderuar Zoti Ministër, mbështetur në sa më sipër kërkojmë nga ana juaj refuzimin e këtij këtij plani dhe hartimin e një plani tjetër për zhvillimin e turizmit në Divjakë. Plani i ri nuk duhet të cënojë kurrësesi vlerat natyrore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, të Zonës Emerald, të Zonës Natyra 2000 të Zonës Ramsar dhe Zonës së Rëndësishme për Shpendët. Faleminderit, Taulant Bino (në emër të shoqatave mjedisore të listuara më poshtë)

Albanian Ornithological Society (AOS), EcoAlbania, Iliria, Lex Ferenda, Qendra EDEN, Miliew Contact, Albanian Society for the protection of Birds and Mammals (ASPBM), Protection and Preservation of Nature and Environment in Albania (PPNEA), Institute for Environmental Policies (IEP), Institute for Nature Conservation in Albania (INCA), EkoLëvizja, Shoqata e Ekspertëve të Rinj Mjedisorë (SHERM).


3 forume në mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë - Karavasta

Koalicioni i Shoqërisë Civile në Mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta së bashku me komunitetin shkencor, përfaqësues të OJF­ve mjedisore kombëtare e ndërkombëtare dhe aktivistë kanë organizuar 3 forume publike për Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta. Forumi i parë u mbajt më 9 Nëntor 2017 në Tiranë. Aty u diskutua mbi ndikimet negative në mjedis të investimit urbanizues të Mabetex Group në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Koalicioni i Shoqërisë Civile në Mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, informoi publikun mbi kërcënimin që paraqet zbatimi i këtij projekti në një prej ligatinave më të mëdha e më të rëndësishme në Mesdhe dhe një prej territoreve më të ruajtura në Shqipëri. Forumi i dytë publik, me temë “Mega Resorte - Mega Probleme, A po i humbasim Parqet Kombëtare?” u mbajt më 21 Nëntor 2017. Forumi ishte një sukses i Koalicionit në arenën mjedisore, duke vazhduar forcimin e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit me aktorë të rëndësishëm të kauzave mjedisore, personalitete të sferës publike dhe të shoqërisë civile. Ky forum u moderua nga eksperti i politikave mjedisore Z. Mihallaq Qirjo, i cili vuri theksin te debati dhe dialogu mbi domosdoshmërinë e një modeli të qëndrueshëm turistik në terma afatgjatë. Znj. Valbona Kuko, Drejtore e Programit Leviz Albania përcolli te publiku rëndësinë dhe vlerat e jashtëzakonshme mjedisore të Parkut si dhe mbështetjen e vazhdueshme të këtij programi për kauzat mjedisore të Valbonës, Vjosës dhe së fundmi të PK

Divjakë-Karavasta. Znj. Kuko nënvizoi forcën e advokimit dhe lobimit me të gjitha nivelet e vendim-marrjes dhe instancat e strukturat për të arritur rezultatin e dëshiruar. Eksperti i trashëgimisë historike Z. Ols Lafe, hodhi dritë mbi potencialin historik, kulturor e monumental të hapësirës ku shtrihet Parku. Z. Lafe erdhi me ide e sugjerime se si këto gjurmë të trashëgimisë historike të zonës të mund të hulumtohen më tëj, të mbrohen dhe mbi të gjitha të promovohen në rrugën e duhur. Eksperti i gjeomorfologjisë bregdetare, Z. Ardian Shehu, prezantoi ndyshimet pritëse dhe transformimet e zonës bregdetare në aspektin e erozionit bregdetar duke marrë në konsideratë veçoritë fiziko-natyrore, gjeologjike

Fushata “Stop Urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta” mbështetet nga Leviz Albania dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)


Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta Shpallur: 19/10/2007 Kategoria: II IUCN Pjesë e Konventës Ramsar Regjistruar: 29/11/1995 Pjesë e Konventës së Bernës Key Biodiversity Area Zonë “Emerald” Biotop “CORINE”

MALËSI E MADHE

TROPOJË

HAS

SHKODËR

FUSHË ARRËS

VA U I DEJËS

PUKË KUKËS

LEZHË

MIRDITË

DIBËR M AT KURBIN

DURRËS

Sipërfaqja: 22.230 ha

K LO S

KRUJË

BULQIZË

VORË

KAMËZ

SHIJAK

LIBRAZHD

TIRANË K AVA J Ë ELBASAN

RR OGO ZH I NË

PEQIN

DIVJAKË

PRRENJAS

BELSH

Çfarë përfaqëson Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta?

dhe ndikimin e infrastrakturës së propozuar nga të Mabetex në proceset e sendimentimit e erozionit të vijës bregdetare. Eksperti i planifikimit dhe menaxhimit urban e mjedisor Z. Besnik Aliaj, solli për publikun modele të zhvillimit të turizmit cilësor duke u bazuar fortësisht në rregulla, plane, politika, ligje dhe mbi të gjitha nën instrumentin e planifikimit hapësinor. Z. Aliaj vuri theksin te veprimi, aksioni dhe sinenergjia për mobilizim e advokim në nivel kombëtar, për të mos lejuar ndërhyrje të tilla kancerogjene e fatale për rrjetin e Zonave të Mbrojtura. Zero tolerance për interesa të tilla kombëtare - theksoi ai - për vendim-marrje jo transparente, të njëanshme dhe aspak në konfirmitet me ligjet, rregullat, planet e Konventat Ndërkombëtare. Në mbyllje pati diskutime, konsultime e propozime nga publiku për hapat e mëtejshme që duhen ndërmarrë në kuadër të kauzës së mbrojtjes së Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ndërsa forumi i tretë me temë “Nevoja për Veprime Sinergjike në Mbrojtjen e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta

CËRRIK

LU SH NJ E

POGRADEC

KUÇOVË

GRAMSH

URA VAJGURORE

FIER

PUSTEC MALIQ

ROSKOVEC

PATOS

B E R AT

POLIÇAN

KORÇË

S K R A PA R

MALLAKASTËR

DEVOLL

MEMALIAJ KELCYRË SELENICE

VLORË

KOLONJË

TEPELENË

PËRMET

GJIROKASTËR

LIBOHOVË

HIMARË

D E LV I N Ë DROPULL

SARANDË

FINIQ

Shfaqet filmi dokumentar “Super resorti që rrezikon Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”

KONISPOL

nga Urbanizimi”, u mbajt më 11 Dhjetor 2017. Forumi solli në qëndër të vëmendjes nevojën urgjente për t'u angazhuar në mbrojtje të Parqeve Kombëtare në Shqipëri. Forumi ngriti shqetësimin se Ligji i Zonave të Mbrojtura po shkelet vazhdimisht nën ombrellën e nevojës për zhvillim, duke cënuar statusin e pasurisë tonë të përbashkët kombëtare. Forumet u organizuan si pjesë e fushatës ndërgjegjësuese “Stop Urbanizimit të Parkut Kombëtar DivjakëKaravasta”, të ndërmarrë nga një grup organizatash kombëtare AOS­Albanian Ornithological Society, EcoAlbania, Lex Ferenda dhe PsedaIliria, e cila mbështetet nga Leviz Albania Leviz Albania dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillimdhe Bashkëpunim (SDC).

AOS ALBANIAN ORNITHOLOGICAL SOCIETY

Më 15 Dhjetor 2017, në Kinema "Agimi" në Tiranë u shfaq filmi dokumentar “Super resorti që rrezikon Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”. Filmi pasqyron vlerat e pamohueshme të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, një trashëgimi natyrore për rëndësinë e të cilit mund të dëshmojnë të gjithë. Gjithashtu, dokumentari hedh dritë mbi procedurat aspak transparente të ndërmara nga subjekti investues. Mabetex Group vjen me një propozim i cili zhvlerëson në zero të gjithë kontributin e qeverisë shqiptare të ndërmarë në këto dekada, veçanërisht të Administratës së Zonave të Mbrojtura, për ruajtjen dhe mbrojtjen e Zonave të Mbrojtura dhe Parqeve Kombëtare. Kompleksi Ligatinor Divjaka­Karavasta, e cila është një nga ligatinat më të rëndësishme në pellgun e Adriatikut, paraqet një vend kyç për larminë biologjike e vizituar çdo vit nga miliona gjallesa në rrugën e tyre të migrimit, por është gjithashtu një aset kyç për ekonominë lokale. Dokumentari është realizuar nga regjizori dhe publicisti Artan Rama në kuadër të ciklit të dokumentarëve investigativë për natyrën dhe modelit se si po zhvillohet Shqipëria përmes shfrytëzimit të burimeve të saj natyrore. Prezantimi dhe shfaqja e filmit në Kinema Agimi u mbështet nga Leviz Albania dhe Agjensia Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, në kuadër të fushatës "Stop Urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta".

LEVIZ Albania

Local Democracy in Action

Parku Kombëtar “DivjakëKaravasta” me sipërfaqe 22.230 ha, Kategoria e II­të, është shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave Nr 687 date 19/10/2007. Në veri kufizohet nga grykëderdhja e Lumit Shkumbin dhe në jug nga Lumi i Semanit deri te grykëderdhja e tij, në Detin Adriatik. Laguna e Karavastasë është pjesë e Konventës Ramsar që prej 29/11/1995 dhe mban nr. 781 në Regjistrin Ramsar. Përfshin Pishën e Divjakës 1162 ha, zonën e Kularit 850 ha dhe sipërfaqet lagunore prej 3967 ha midis lumenjve Shkumbin në veri dhe Seman në Jug, në perëndim deti Adriatik dhe në lindje kodra e Divjakës. Konventa për Ruajtjen e Florës, Faunës së Egër dhe Habitateve Natyrore të Europës (Bernë, 19 shtator 1979), është ratifikuar në vitin 1998 me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 8294. Laguna e Karavastasë është identifikuar si një Zonë Parësore e Biodiversitetit (Key Biodiversity Area), zonë “Emerald” dhe një biotop “CORINE”, klasifikime që theksojnë rëndësinë ndërkombëtare të kësaj zone për ruajtjen e diversitetit biologjik. Habitatet e rëndësishme: • Grykëderdhja e lumit Shkumbin dhe Seman (estuariet) • Lagunat bregdetare (Këneta e Osmanit, Laguna e Karavastasë, Godulla e Kularit, Laguna e Bedatit dhe e Ushtarit) • Duna bregdetare me Juniperus oxycedrus subsp. Macrocarpa • Pyje bregdetare të dunave ranore me Pinus halepensis, P. pinea, P. pinaster • Moçalishte apo livadhe të kripura mesdhetare të dominuara nga Juncus acutus dhe Juncus maritimus.


Planet për ndërtimin e resortit turistik në Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta I nderuar Ministër Koka,

Aleanca Mesdhetare e Ligatinave: Të anulohet projekti Divjakë Resort Albania

Euronatur: Ruajeni Divjakën - njërën nga ligatinat më të rëndësishme të Adriatikut Shqetësimin për zhvillimin e mundshëm të projektit për restortin turistik në Divjakë e ka shprehur edhe Drejtori Ekzekutiv i Euronatur, Z. Gabriel Schwaderer. Përmes një letre dërguar Ministrit të Mjedisit Z. Lefter Koka më 7 Prill 2017, ai i bën thirrje qeverisë shqiptare për ruajtjen e integritetit ekologjik të Parkut Kombëtar të Divjakë-Karavastasë dhe të refuzojë planet për resortin turistik "për të ruajtur një nga ligatinat më të rëndësishme në Shqipëri dhe në Detin Adriatik".

MEDITERRANEAN WETLANDS ALLIANCE

To: Më 6 Prill 2017, Aleanca Mesdhetare e Ligatinave, një Mr Edi Rama, Prime Minister Albania konsorcium i 20 organizatave kërkimore, OJQofndërkombëtare Bulevardi Dëshmorët e Kombit 1 dhe kombëtare nga 12 vende që lagen nga Deti Mesdhe, i Tiranë, Shqipëri / Albania dërgoi një letër Kryeministrit z. Edi Rama dhe Ministrit të info@kryeministria.al Mjedisit z. Lefter Koka. Përmes kësaj letre, të cilën po e botojmë Mr Lefter Minister ofi kërkon Environment në vijim, Aleanca Mesdhetare e Koka, Ligatinave qeverisë Bulevardi Zhan D'Ark, Nr. 23, ish ATSH shqiptare anulimin e “Divjakë Resort/ Albania”, si një projekt Tiranë, Shqipëri Albania me pasoja “jashtëzakonisht negative dhe të papranueshme” kabineti@mjedisi.gov.al dhe “në kundërshtim të plotë me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë në kuadrin e Konventës Ramsar, të Konventës së Bernës, Konventës së Bonit dhe Rrjetit Emerald”. April, 26th, 2017

I nderuar z. Rama, prë ruajtjen dhe rritjen e vlerave të I nderuar z. Koka, Parkut Kombëtar Divjakë - KaravasObject:Aleanca Future of Mesdhetare Divjaka-Karavasta National Parkta. Ndër rezultatet pozitive mund të e Ligatinave është një konsorcium i organizat- theksojmë rritjen e numrit të pelikankërkimore, OJQ ndërkombëtare ëve dalmat, një specie simbolike e Dear Mrave Rama, Dear Mr Koka, dhe kombëtare, me qëllim “rritjen e Parkut dhe Shqipërisë në përgjithësi, profilit të ligatinave në shoqërinë por edhe zhvillimin e turizmit natyThe Mediterranean Wetlands Alliance is a consortium of research organizations, international mesdhetare në përgjithësi dhe në ror në Park, si një kontribut pozitiv and national NGOs, with the aim “to raise collectively the profile of wetlands in the Mediterranean kombëtare, në ekonominë lokale dhe një vektor society veçanti at large në andpolitikën in particular in national,raregional and international policy through the jonale dhe ndërkombëtare përmes i best promotion of innovation and the use of evidence-based practices as catalyst for change.” To fuqishëm edukativ. date the members oftëthe Mediterranean Alliance are 20 organizations from 12 promovimit inovacionit dhe Wetlands për- Sipas përvojës që vjen nga pellgu countries, whose logos are at the top of this letter. dorimit të praktikave më të mira të i Mesdheut, por edhe nga e gjithë bazuara nëWetlands dëshmi Alliance” si katalizator përhavebotë, duket qartë se një ligatinë The “Mediterranean members recently been informed of the Master e Plan “Resort Divjakë Deri Albania” like toeexpress their deep concerns regarding these ndryshim”. mëand sot,would anëtarët tillë përfaqëson një forcë të vërtetë developments and their potential negative impacts on the Karavasta National Park and its natural Aleancës Mesdhetare të Ligatinave për Shqipërinë në aspektin e vlerës heritage. janë 20 organizata nga 12 vende, së biodiversitetit, të shërbimeve të cilëve janë në krye tëmembers të shumta ekologjike të and ofruara Alliance know quite well this site can Severallogot of the eMediterranean Wetlands witnesskësaj of the letre. outstanding heritage value of this area. This is to considered in the të për uniqueness popullsinë, si be dhe të imazhit light of the fact that more than 70% ofMesdhetare the Albanian wetlands have been destroyed duringtë konsidAnëtarët e “Aleancës Shqipërisë. Ajo nuk duhet të Ligatinave” kohët e fundit janë erohet si një pengesë për zhvillimin, njoftuar për Master Planin “Divjakë por si një avantazh kryesor për të arMEDITERRANEAN WETLANDS ALLIANCE Resort Albania” dhe dëshirojnë të dhmen e vendit dhe të njerëzve të C/O Tour du Valat - Le Sambuc - 13200 Arles - France +33 (0) 4 90 97 20 13 -eFax +33 (0)të 4 90thel97 20 19 - E-mail shprehinTél.shqetësimet tyre tij. : secretariat@tourduvalat.org la lidhur me këto zhvillime dhe ndi- Në këtë kontekst, Aleanca Mesdkimet e tyre të mundshme negative hetare e Ligatinave në mënyrë të në Parkun Kombëtar të Divjakë-Kar- qartë konsideron se iniciativat për avasta dhe në trashëgiminë e tij zhvillimin e “Divjakë Resort Albanatyrore. nia” do të ishin jashtëzakonisht Disa nga anëtarët e Aleancës Mes- negative dhe të papranueshme. dhetare të Ligatinave e njohin Do të ishte në kundërshtim të plotë mjaft mirë këtë vend dhe mund të me angazhimet ndërkombëtare të dëshmojnë vlerën e trashëgimisë Shqipërisë në kuadrin e Konventës së jashtëzakonshme të kësaj zone. Ramsar, të Konventës së Bernës, Kjo veçori duhet të konsiderohet në Konventës së Bonit dhe Rrjetit Emdritën e faktit se më shumë se 70% erald. e ligatinave shqiptare u shkatërru- Aleanca Mesdhetare e Ligatinave an gjatë gjysmës së dytë të shekullit kërkon nga qeveria shqiptare që të XX. Divjakë-Karavastaja që është një anulojë këtë projekt dhe t’i kushtojë nga dy ligatinat më të rëndësishme vëmendje të plotë pasurisë së përnë pellgun e Adriatikut, paraqet një faqësuar nga trashëgimia natyrore vend kyç për kafshët e egra, të vizit- e Shqipërisë në përgjithësi dhe Paruara çdo vit nga miliona shpendë kut Kombëtar Divjakë - Karavasta në ujorë në rrugën e tyre të migrimit, veçanti. por është gjithashtu një aset kyç Lidhur me këtë, Aleanca Mesdpër ekonominë lokale. hetare e Ligatinave është e gatshme Në dekadat e fundit, qeveria shqip- të kontribuojë në një dialog për të tare ndërmori hapa të rëndësishëm ardhmen e Parkut Kombëtar Divjakë për ruajtjen më të mirë të trashëgi- - Karavasta dhe territorit përreth. misë natyrore të Shqipërisë, në Sinqerisht, veçanti përmes kontributit të Ad- Organizatat anëtare të Aleancës ministratës së Zonave të Mbrojtura Mesdhetare të Ligatinave

Ramsar: Resorti turistik, i papajtueshëm me Planin e Menaxhimit dhe me Zonimin e Parkut Divjakë-Karavasta

Ne kemi dëgjuar për planet aktuale të ndërtimit që lejojnë një zhvillim të gjerë turistik në Zonën e Mbrojtur të Parkut Kombëtar të Divjakë - Karavasta. Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë ndaj Qeverisë Shqiptare për ndikimin e madh negativ në mjedis të një plani të tillë ndërtimi për natyrën dhe biodiversitetin në Shqipëri dhe në të gjithë Evropën. Parku Kombëtar DivjakëKaravasta është përcaktuar si një ligatinë e rëndësishme nën Konventën Ramsar si dhe nën Konventën e Bernës si një zonë e rëndësishme Europiane për kafshë të egra dhe habitate natyrore dhe synon të bëhet pjesë e rrjetit Natura 2000. Përveç kësaj, ajo njihet si zonë e rëndësishme e zogjsh nga BirdLifeInternational. Një zhvillim turistik i zonës do të ishte në kundërshtim të fortë me idenë e një parku kombëtar që synon ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit dhe do të ishte në kundërshtim me parimet e ruajtjes së lartpërmendur për mbrojtjen e saj. Çdo ndërtim Shqetësimi për ndërhyrjen e mundshme për zhvillimin e Master i rrugëve, zonave urbane Planit “Resorti Divjakë Albania” është ngritur deri në Konventën dhe infrastrukturave të e Ligatinave Ramsar, ku Laguna e Karavastasë është regjistruar tjera do të ishte shumë që në vitin 1995 me nr. 781. shkatërruese ndaj vlerave Për këtë arsye, në adresë të Drejtorit të Adminsitratës së Zonave natyrore të parkut dhe të Mbrojtura të Shqipërisë, z. Zamir Dedej, më 5 Prill 2017 ka CONVENTION ON WETLANDS do të rrezikonte një ngaCONVENTION mbërritur një letër, ekstrakte prej së cilës po botojmë në vijim: SUR LES ZONES HUMIDES vendet më të rëndësishme CONVENCIÓN SOBRE LOS HUMEDALES (Ramsar, Iran, 1971) të natyrës në aspektin e Lagunës së Karavastës, një site Ndryshimi i mundshëm në biodiversitetit në Shqipëri. karakterin ekologjik të ekosistemit Ramsar me Nr. 781. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë të Zonës Ramsar N. 781 ­ Laguna Dëshirojmë të shprehim Shqiptare që të ruajë Mr Zamir Dedej shqetësimin tonë për e Karavastasë integritetin ekologjik të Administrative Authority Head of the Albanian Ramsar papajtueshmërinë e mundshme National Agency of Protected Areas (NAPA) Parkut Kombëtar të Divjakëtë një zhvillimi të tillë me planin I nderuar z. Dedej Ministry of Environment Karavastasë dhe të refuzojë Rruga Norbert Jokl e menaxhimit dhe zonimin e ...Kemi marrë informacion planet e lartpërmendura 1001 Tirana Parkut Kombëtar të Divjakës dhe në lidhje me propozimin për për të ruajtur një nga Albania Lagunës së Karavastasë ­ zona zhvillimin e një resorti turistik, i ligatinat më të rëndësishme cili mund të ndikojë në2017 karakterin Ramsar. në Shqipëri dhe në Detin Gland, 5 April ... ekologjik të ekosistemit të Adriatik.


Gjergj Buxhuku “Roli i shtetit duhet të jetë vendimtar në çdo projekt zhvillimor të paraqitur, sidomos kur bëhet fjalë për Zona të Mbrojtura. Në raste të tilla, shteti

Konfindustria nuk duhet të funksionojë vetëm si pranues propozimesh nga investues të mëdhenj, por duhet të marrë edhe rolin e realizuesit të studimeve.”

Valbona Kuko “Leviz Albania ka siguruar mbështetje të vazhd­ ueshme për kauzat mjedisore dhe së fundmi të PK Divjakë­Karavasta. Është shumë i rëndësishëm

LevizAlbania instrumenti i advokimit dhe lobimit me nivelet vendore, qëndrore të vendim-marrjes dhe instancat e strukturat për të arritur objektivat.”

Deborah Kern “Ky është një diskutim i rëndësishëm për demokracinë dhe pjesëmarrjen vendore. Është inkurajues fakti që kjo kauzë ndiqet dhe zbatohet nga një grupim shoqatash, sepse koalicioni rrit

Ambasada Zvicerane në Shqipëri qëndrueshmërinë e nismës. Po kështu është për t’u përshëndetur pjesëmarrja rinore në këtë forum si tregues i pjekjes së shoqërisë shqiptare dhe qëndrueshmërisë së kauzave mjedisore.”

Mihallaq Qirjo “Një Zonë e Mbrojtur duhet t’i shërbejë komuniteteve me modele zhvillimi jo agresive, pasi në të kundërt kostot e një vendim-marrje

REC Shqipëri të tillë ose do ti mbartim gjithmonë ose do të jenë shumë të shtrenjta për ti zhbërë, nësë për dikë ndërgjegjësimi do të jetë i vonuar.”

Borut Rubinic “Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ka një rëndësi të jashtëzakonshme për popullatat globale të shumë gjallesave. Sidomos per disa shpendë shtegtare të cilët gjenden këtu me rreth 1.8% të popullatës

DOPPS BirdLife Slovenia & CEPF botërore. Kjo shifër është e jashtëzakonshme për një sipërfaqe kaq të vogël. Integrimi i Shqipërisë në BE kërkon domosdoshmërisht ruajtjen e Parkut nga urbanizimi dhe shkatërrimi.”

Jovana Janusevic “Synimi për të urbanizuar PKDK është i ngjashëm me rastin e Kripores së Ulqinit, të cilën kemi arritur deri më sot ta mbrojnë nëpërmjet një fushatë të fortë advokacie, partneritetit ndërkombëtar,

CZIP presionit nëpërmjet BE-së, aleancës me mediat, promovimit të vlerave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtare. Kjo është dhe këshilla jonë për kolegët shqiptarë.”

Sajmir Hoxha “Në tre vitet e fundit, Parku Kombëtar është mbështetur nga Noe Conservation në mbrojtje të Pelikanit kacurrel dhe të gjithë ekosistemit. Në sajë të punës së Noe dhe partnerëve shqiptare, numri

NOE Conservation i pelikanëve është thuajse trefishuar. Nga 19 cifte në vitet 2000 sot në Divjakë folezojnë 52 cifte. Kjo është e vetmja koloni e pelikanit në Shqipëri dhe duhet mbrojtur nga cdo ndërhyrje urbanizuese.”

Catherine Bohne “Qeveria është është hallka e parë e cila mund të ndalojë nisma të tilla, së dyti të ndiqen rrugët adiministraive për të ankimuar cështjen, dhe paralelisht të punohet me ndërgjegjësimin e

Toka komunitetit dhe shoqërisë civile për impaktet negative që sjellin investime të tilla. Revolucioni është zgjidhja e fundit, ku të gjithë ngrihemi e bëhemi bashkë për një ideal e qëllim.”

Ervin Goci “Sot po shkelen një sërë ligjesh: Ligji për Zonat e Mbrojtura, Ligji për Mbrotjen e Mjedisit, Ligji për Lejet e Mjedisit, Ligji për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Ligji për Vlerësimin Strategjik Mjedisor, Ligji për Mbrotjen e Biodiversitetit. Ministria e Mjedisit nuk

Aktivist duhet të ketë vëtëm rol spektatori në rastin e DivjakëKaravastasë, por duhet të garantojë zbatimin e të gjithë procesit adminstrativ në përputhje me legjislacionin në fuqi si dhe të garantojë respektimin e konventave të ratifikuara nga Shqipëria. “

Taulant Bino “Edhe pse mbetet një projekt i pa miratuar ende, shoqëria civile është angazhuar për ta ndaluar këtë projekt në kohë, duke e kundërshtuar atë me të gjitha format demokratike. “Ne kemi ndjekur hap-pas hapi të gjitha informimet dhe konsultimet publike të zhvilluara nga

AOS kompania dhe vendim-marrësit, pavarësisht njoftimit të vonë i cili nuk na ka lëne kohën e mjaftueshme për konsultimin e materialeve. Megjithatë ende nuk kemi një përgjigje zyrtare nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit në lidhje me statusin e këtij projekti.”

Nr. 14, 2018 Botim i organizatës GO2

Organizatë për Planifikim Urban të Qëndrueshëm Sustainable Urban Planning Organization Bulevardi “Skënderbeu”, N34, H2, A1 4001, Shkodër, Albania vija@go2albania.org +355(0)696728877 www.go2albania.org +355(0)695590290 lexo online | read online www.issuu.com/go2albania


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.