Gazetë për mjedisin natyror dhe të ndërtuar
Mbahet në Pukë Konferenca e Tretë për Turizmin #VERIUështëFESTË Përurohet Qendra e Vizitorëve të Parkut Kombëtar Theth Prezantohen rezultatet e fazës së parë të projektit “Xhubleta” Puna për Kalendarin e Festave Lokale të Qarkut Shkodër Festa e Shën Kollit në Vau Dejës Festa “Dita e Agroturizimit” në Reç të Malësisë
Festat lokale ia ndryshojnë jetën secilit prej nesh
TOGETHER FOR CHANGE.
Nr. 16, 2019
Festat lokale janë një seri eventesh me tematikë të përbashkët që organizohen në intervale periodike kohore. Festat lokale, të iniciuara dhe drejtuara nga organizatorë lokalë, janë të ngulitura thellë në kulturën e një komuniteti dhe si rezultat ato krijojnë dhe rikrijojnë historitë e tyre, duke gjeneruar vlera dhe zakone të vetë komunitetit. Festat dhe eventet e mirëmenaxhuara ofrojnë një mori përfitimesh ekonomike dhe sociale. Turizmi i eventeve dhe festave konsiderohet si një nga format me zhvillimin më të shpejtë në turizëm, duke u popullarizuar gjithnjë e më shumë në zonat rurale, si një mjet për të ringjallur ekonomitë lokale. Ndonëse përfitimet ekonomike të festave lokale evidentohen dhe maten më lehtë, përfitimet sociale që janë më pak të dukshme e në fakt më të rëndësishme, sepse ndikojnë çdo aspekt të jetës së banorëve. Festat lokale kanë aftësi të thithin burime finaciare dhe investime në komunitetet ku këto festa zhvillohen, duke siguruar përfitime ekonomike që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Ato tërheqin vizitorët, gjë që stimulon rritjen e turizmit dhe bizneseve të tjera, kontribuojnë në hapjen e vendeve të reja të punës, në tërheqjen e vizitorëve në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar, në tërheqjen e vëmendjes dhe promovimin e atraksioneve dhe infrastrukturës. Festat lokale, festivalet dhe eventet kanë ndikime që shkojnë shumë përtej asaj që mund të matet në aspektin ekonomik. vijon në faqen 4
Logu i Bjeshkëve, Hana e Plotë, Lojnat Popullore, Dita e Kaçimakut, e Groshës, e Mjaltit, e Rrushit, e Luleve, Festa e Shegës, e Shën Mërisë, Shën Palit, Shën Prendes e plot festa të tjera do të jenë së bashku në një Kalendar të të gjithë Festave Lokale të Qarkut Shkodër, i cili do të dalë në fillim të vitit 2019. Puna për hartimin e këtij kalendari mblodhi më 27 Dhjetor 2018 në qytetin e Pukës mbi 100 operatorë turistikë, zyrtarë lokël të turizmit dhe përfaqësues të institucioneve të niveleve të ndryshme lokale dhe qendrore, në konferencën #VERIUështëFESTË. Në sesionin e parë, organizatorë të festave më në zë të Qarkut Shkodër, si Hana e Plotë në Tamarë, Lojërat Popullore dhe Dita e Biçikletave në Shkodër, Panairi i Prodhimeve Vendore në Pukë apo Dita e Shën Kollit në Vau Dejës etj, ndanë me pjesëmarrësit përvojat e tyre sfiduese për mbajtjen gjallë të këtyre traditave. Ndër më interesantet ishin rrëfimet e zonjave që organizojnë Logun e Bjeshkëve në Kelmend dhe Festivalin e Instrumentistëve të Vegjël në FushëArrëz, dy nga festat që organizohen prej gati 15 vitesh, në zona të thella malore dhe përkundrejt vështirësive të shumta. Ndërkaq, diskutantë të shutë e vunë theksin te nevoja e planfikimit dhe marketimit më të mirë të festave për t’i shfrytëzuar këto asete në funksion të socializimit të anëtareve të komuniteteve të ndryshme, por edhe në drejtim të zhvillimit ekonomik përmes pjesëmarrjes së vizitorëve të vendas e të huaj. Nënshkruhet Deklarata e Konferencës Mbështetje të madhe nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, të departamenteve të turizmit dhe kulturës në Bashkitë Shkodër, Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz etj, të organizatave dhe bizneseve pjesëmarrësë në Konferencë, por edhe nga Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) pranë Ministrisë së Brendshme mori edhe Deklarata finale e konferencës. Drejtori i kësaj agjencie, Bekim Murati premtoi angazhimin e tij personal pranë Qeverisë për të mbështetur nismën e Kalendarit të të gjithë festave lokale të Qarkut, ndërsa u bë një nga nënshkruesit e parë të saj. Do të propozoj që këtë ide qeveria të mbështesë si një projekt pilot të suksesshëm dhe si një shembull edhe për qarqet e tjera, - tha ai. Ky dokument 6-faqesh është reagimi i parë institucional që vjen pas shpalljes në Prill 2018 të fituesve të konkursit të Festave Lokale, që u organizua nga Ministria e Bujqësisë, e Kulturës dhe ajo e Turizmit. Prej atij konkursi u shpallën 21 festa fituese, ndërsa katër qarqet e veriut (Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Dibër) që përfaqësojnë 1/3 e Shqipërisë u mbështetën me vetëm dy festa. Megjithatë me tonë konkstruktive, deklarata shpreh pakënaqësinë e nënshkruesve - përfaqësues të pushtetit vendor, organizatave, bisneseve dhe grupeve të interesit dhe komuniteteve të ndryshme ndaj mosvëmendjes së Qeverisë për Festat Lokale të njërës prej zonave më vitale të veriut të Shqipërisë. Ajo propozon edhe mënyrat përmes së cilave qeveria dhe ministritë përkatësë mund të mbështesin organizimin e këtyre festave, jo vetëm me mjete financiare, por edhe logjistike, trajnime, marketim etj, duke filluar që nga përfshirja e Kalendarit të Festave Lokale “Veriu është festë” në kalendarin kombëtar të eventeve të vitit të ardhshëm. Konferencës së tretë mbi Turizmin në Qarkun Shkodër, këtë vit iu bashkuan edhe disa organizata lokale dhe rajonale që operojnë në zonat e veriut të vendit, si Agro-Puka, Qendra e Gruas Hapat e Lehtë, RTM etj., ndërsa duke respektuar traditën e gjithëpërfshirjes së të gjitha bashkive të Qarkut Shkodër, konferenca e vitit të ardhshëm do të mbahet në Bashkinë Malësi e Madhe ose në Fushë-Arrëz.
Nis puna për Kalendarin e Festave Lokale të Qarkut Shkodër
Mbahet në Pukë Konferenca 3 #VERIUështëFESTË
Institucione, organizata, biznese dhe grupe interesi nga të 5 bashkitë e Qarkut Shkodër morën pjesë në Konferencë
Gjatë sesionit të dytë, drejtuesja e konferencës Eltjana Shkreli dha udhëzime konkrete për hartimin e Kalendarit të Festave Lokale të Qarkut Shkodër. Sigurisht që është një punë gjigante për të hulumtuar, mbledhur dhe përpunuar të dhëna të detajuara për festat e shumta lokale që tashmë janë traditë për komunitetet tona, por kjo punë do të përfundohet brenda muajve të parë të vitit 2019 - tha ajo. Kalendari synon të përfshijë të gjitha festat lokale që organizohen nga komunitetet, grupet dhe institucionet, që nga niveli i lagjeve, fshatrave, Njësive Administrative, Bashkive - dhe më gjerë - krahinave që bëjnë pjesë në Qarkun e Shkodrës. E organizuar për të tretin vit radhazi nga Organizata për Planifikim të Qëndrueshëm Urban GO2, VIS Albania dhe Cospe, konferenca Turizmi në Qarkun Shkodër u zhvendos në qytetin e vogël të Pukës, pas konferencës së parë në Shkodër më 2016 dhe të dytës në Vau Dejës. Konferencën e përshëndetën kryetari i Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj, nënprefekti i Pukës Gjon Dodaj, të cilët premtuan mbështetje për nismën e Kalendarit të Festave Lokale të Qarkut Shkodër.
Në pritje të prerjes së shiritit të përurimit të Qendrës së Vizitorëve të Parkut Kombëtar Theth
Janë të shumtë vizitorët që vijnë nga e gjithë bota për të vizituar Alpet Shqiptare, e më konkretisht Parkun Kombëtar të Thethit. Bashkë me Valbonën më në verilindje, ai është ndër dy destinacionet më të frekuentuara në veriun e Shqipërisë. Nga zemra e Alpeve, Thethi i josh vizitorët në çdo stinë dhe është mëkat që mungesa e infrastrukturës e bën të pavizitueshëm këtë fshat gjatë dimrit të ftohtë, kur bora arrin disa metra trashësi. Por pa ardhur dëbora e parë, në fillim të Nëntorit u bë përurimi i Qendrës së Vizitorëve të Parkut Kombëtar Theth, një pikë ndalimi për vizitorët, për t'u informuar mbi larminë e resurseve natyrore dhe kulturore të fshatit dhe zonës përreth. Organizata për Planifikim të Qëndrueshëm Urban GO2 ideoi e realizoi interierin e Qendrës duke sjellë përmes kreativitetit traditën dhe historinë e fshatit. Më herët, në fund të verës ndërtesa e ngritur rreth 2 vjet më parë, u mbulua me dërrasë pishe për t'iu përshtatur ndërtimeve tradicionale të zonës. Koncepti i Qendrës qëndron në dy linja. Për të dhënë informacion, nëpërmjet tabelave të shumta informative dygjuhëshe, shqip dhe anglisht, e që përmbajnë detaje të florës, faunës, resurseve të pasura ujore e tokësore, arkitekturës tradicionale e traditave kulturore, madje edhe për Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ndërsa si një hapësirë multifunksionale ndërveprimi me komunitetin, përmendim "kinemanë" apo këndin e votrës rreth së cilës mblidhej familja, ku janë vendosur stola tradicionalë druri me tre këmbë, që shërbejnë si vend takimesh e prezantimesh. Kryesore
Broshura e botuar me rastin e prezantimit të projektit të Xhubletës
Ripërfytyrimi i Xhubletës nga perspektiva e gruas
Përurohet Qendra e Vizitorëve të Parkut Kombëtar Theth
Harta e detajuar e fshatit dhe maketi i Parkut Kombëtar, të ekspozuara në Qendrën e Vizitorëve Theth
Më 10 Dhjetor 2018, në Tiranë u prezantuan rezultatet e fazës së parë hulumtuese mbi veshjen unike të Alpeve Shqiptare, Xhubletën. Gjatë projektit të nisur nga GO2 në bashkëpunim me WPI Boston u hulumtua për 2 muaj në zonat e Vermoshit, Shllakut dhe Reçit. U realizuan dhjetëra intervista me video, audio dhe me shkrim, kryesisht me zonja, të cilat e kanë mbartur këtë veshje që në vegjëli, apo e kanë punuar vetë atë.
Festat lokale ia ndryshojnë jetën secilit prej nesh vijon nga faqja 1 Përfqësues të Kryeministrisë, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të GIZ dhe të GO2 në ceremoninë e përurimit
Përfaqësues të GIZ dhe GO2 diskutojnë mbi maketin e Parkut Kombëtar Theth
mbetet harta e detajuar e fshatit Theth dhe maketi i zonës, të cilët të krijojnë perceptimin mbi zonën dhe format e terrenit aq të larmishme. Një kënd mjaft tërheqës është zona e fëmijëve ku janë vendosur fragmente nga Eposi i Kreshnikëve, i punuar në mënyrë artizanale me dorë. Falë mbështetjes së GIZ, AKZM dhe AdZM Shkodër, përfaqësues të të cilëve ishin të pranishëm në ceremoninë e përurimit, Qendra tashmë është gati për të pritur vizitorët shqiptarë e të huaj, të cilët nuk munguan as në ditën e përurimit. Peizazhi është më i preferuari i stinës së vjeshtës. Pamjet mahnitëse të krijuara nga zverdhja e gjetheve në pyjet e lartësive të Thethit, të lënë pa fjalë. Temperaturat si të pranverës, bëjnë që edhe gjatë kësaj periudhe të Nëntorit vizitorë të shumtë të ngjiten nëpër shpatet e maleve përreth, duke dhënë sinjalet e para të zgjatjes së sezonit turistik në Theth. Lugina është përflakur nga ngjyrat e saj dhe në tokë është shtruar tapeti i trashë i gjetheve vjeshtake. Duket sikur një piktor peizazhesh e ka ngritur në këtë luginë studion e tij. Mirëpo fatkeqësisht, vala e ndërtimeve të reja vazhdon të rritet me shpejtësi, duke rrezikuar të cënojë autenticitetin e zonës. Sipas Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, Thethi aktualisht ofron 1200 shtretër. Nëse këtë shifër e vëmë përballë me të dhënat e publikuara në Planin e Zhvillimit të Sektorit 2015-2030 të Alpeve Shqiptare, kapacitetet akomoduese pritet të arrijnë deri 1500 shtretër. E thënë ndryshe, nëse vazhdohet me ritmin e deritashëm edhe në 12 vitet e mbetura të Planit, kjo shifër rrezikon të tejkalohet. F. Hasaj
Studentë të WPI Boston duke prezantuar rezultatet e fazës së parë të projektit “Reimagining Xhubleta”
Ato kontribuojnë në cilësinë e jetës së komuniteteve, forcojnë marrëdhëniet mes tyre, ofrojnë aktivitete dhe evente unike, duke ndërgjegjësuar mbi kulturat dhe identitetet e ndryshme, si dhe duke vepruar si burim vetëbesimi dhe krenarie për komunitetet. Ato krijojnë modele suksesi, bashkëpunimi dhe partneriteti. Palët që përfshihen në organizim nxjerrin në pah ekspertiza dhe aftësi specifike të pjesëtarëve të komunitetit, duke nxitur transferimin e njohurive tek anëtarët e tjerë të komunitetit dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapitalit njerëzor ekzistues. Nxitja dhe ndërtimi i vetëbesimit dhe krenarisë te komuniteti është thelbësore në zhvillimin e çdo komuniteti. Banorët me vetëbesim e krenari për vlerat që bartin janë më të prirur të flasin pozitivisht për mjedisin e tyre te të tjerët, si dhe të angazhohen vullnetarisht në aktivitete që mbështesin të mirat e përbashkëta. Si përfitim social veçanërisht i rëndësishëm i festave lokale është edhe krijimi i marrëdhënieve të forta dhe socializimi në një komunitet, i cili përgjithësisht ndodh gjatë fazës së planifikimit. Këto përfitime zgjasin, meqenëse njerëzit sjellin lidhjet, njohuritë kolektive dhe aftësitë e tyre për të përmirësuar komunitetin.
Të Enjten e 6 Dhjetorit, Vau Dejësi festoi Shën Kollin, ditën e shenjtit katolik Shën Nikolla, që kremtohet në Vau Dejës, si dhe në fshatrat Pistull, Mnelë, Gomsiqe etj. E veçanta e kësaj feste tradicionale ishte se për herë të parë ajo u zhvendos nga familjet dhe kisha, në sheshin kryesor të qytezës së Vau Dejësit, ku Bashkia dhe Famillia e Shën Kollit organizuan për gjatë gjithë ditës, aktivitete të shumta kulturore dhe artistike. I pari që krijoi atmosferë festive ishte Festivali Folklorik i Fëmijëve, i organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, ndërsa më pas vijoi panairi i produkteve ushqimore dhe artizanale të zonës. Në panair u ekspozuan prodhime ushqimore, si vaj ulliri, mjalti, verë, raki, fruta, bylmete dhe mish, krahas atyre të artizanatit, si tezgjah, qëndistari, dru dhe gur etj. Po ashtu u ekspozuan edhe punime të përgatitura nga fëmijë me aftësi ndryshe, nxënës të shkollave e qendrave të tjera që gjenden në territorin e larmishëm të Bashkisë Vau Dejës. Njëkohësisht me panairin, në kënde të tjera të sheshit qendror të Vau Dejësit, u organizuan edhe dy koncerte të tjera, nga fëmijët e shkollave "Imzot Lucjan Augustini" dhe Ansambli “Ylber mbi kala”, ndërsa atmosfera u ndez edhe në orët e vona të ditës me koncertin e madh festiv, ku përveç artistëve të zonës, morën pjesë edhe këngëtarë të ftuar.
Festivali Mbarëkombëtar i Instrumentistëve të Vegjël Popullorë në Fushë-Arrëz
brezave të rinj, që nga instrumentistët e veglave popullore deri tek performancat artistike të valleve popullore, ndikon në ruajtjen e kulturës dhe traditës. Aspekti social është ndër veçantitë unik të këtij festivali, pasi thuajse të gjithë grupet pjesëmarrëse dhe shoqëruesit e tyre nuk akomodohen në hotele, por në shtëpitë e banorëve vendas. Pikërisht mikpritja e grupeve pjesëmarrëse në festival nga vetë familjet e Fushë-Arrëzit ka kontribuar në njohjen, kuptimin, pranimin dhe vlerësimin e identiteteve dhe realiteteve të ndryshme.
Formulari i Kalendarit të Festave Lokale, i plotësuar nga organizatorët e Festivalit Mbarëkombëtar të Instrumentistëve të Vegjël Popullorë, gjatë Konferencës #VERIUështëFESTË, mbajtur në Pukë më 27 Dhjetor 2018.
Reç, hapet inkubatori i përpunimit të produkteve lokale
Festa e Shën Kollit në Vau Dejës
Qindra banorë gëzuan së bashku gjatë festës së Shën Kollit në Vau Dejës
Festivali Mbarëkombëtar i Instrumentistëve të Vegjël Popullorë organizohet në Fushë-Arrëz, çdo vit në muajin Maj për 3 ditë me radhë. Festivali organizohet nga Bashkia Fushë-Arrës në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Në këtë festival marrin pjesë grupe të instrumentistëve nga të gjitha trevat shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi dhe Maqedoni. Festivali Mbarëkombëtar i Instrumentistëve të Vegjël Popullorë e ka zanafillën e tij në vitin 2004 dhe deri më tani numëron plot 15 festivale. Rëndësia e përfshirjes së
Më 6 Dhjetor 2018, në Reç të Malësisë së Madhe inkubatori i perpunimit të produkteve tipike lokale, një pikë referimi për fermerët e vegjël të zonës dhe një ndryshim real për zhvillimin e ekonomisë lokale. Pas aplikimit të Shoqërisë së Bashkëpunimit Bujqësor Agro Reçi, ngritja e këtij inkubatori u bë e mundur falë bashkëfinancimit prej mbi 30% të vlerës së investimit nga Agjencia Italiane e Bashkepunimit për Zhvillim, në kuadër të projektit Zana e Maleve, ndërsa 70% e fondit u dha nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes AZHBR. Për të parë nga afër realizimin e projektit në kuadër "100 Fshatrave" që synon mbështetjen e prodhuesve vendorë dhe zhvillimin e ekonomisë lokale, i pranishëm në ceremoninë e përurimit ishte vetë ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Po ashtu, në ceremoni morën pjesë Ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo, Drejtorja e AZHBR Frida Krifca, Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj etj. Inkubatori do t'u mundësojë fermerëve dhe amvisave prodhimin e produkteve tipike me metoda tradicionale për të siguruar produkte të çertifikuara me kërkesat e tregut dhe sigurisë ushqimore. Ai do të mundësojë gjithashtu edhe akses në treg për fermerët e vegjël, çmime më të larta për produktet, si dhe më shumë mundësi punësimi. Inkubatori do të funksionojë me tre linja prodhimi: Përzgjedhje, tharje dhe përpunim i gështenjave; Tharje dhe paketim i bimëve mjekësore dhe i frutave të pyllit, si dhe Prodhim vajrash esencialë. Linjat 1 dhe 2 do të aktivizohen falë këtij investimi, ndërkohë që janë hedhur bazat për linjën e tretë, e cila pritet të plotësohet vitin e ardhshëm me makineri dhe ambiente, duke shtuar edhe funksionet e tij.
Ceremonia e përurimit të inkubatorit të produkteve lokale në Reç të Malësisë së Madhe
Festa “Dita e Agroturizimit” në Reç
Veshjet popullore dhe vallet tradicionale janë përherë të mirëpritura në festa si kjo e Ditës së Agroturizmit në Reç
Gështenjat dhe Lufta janë ato që e identifikojnë fshatin Reç dhe e bëjnë të njohur jo vetëm në Shkodër apo Malësi të Madhe, por në të gjithë vendin. Reçi i përket Njësisë Administrative Shkrel Bashkinë Malësi e Madhe dhe është një zonë më së shumti kodrinore e rrethuar nga pyje plot gështenja. Fshati me rreth 1000 banorë shtrihet në të djathtë të rrugës Koplik-Dedaj, rrugë e cila ndahet në drejtim të Reçit dhe të Razmës. Një peizazh mahnitës të pret sapo futesh në rrugën që të çon në brendësi të Reçit, edhe pse kjo rrugë e gjatë rreth 2 km është me gropa dhe aspak dinjitizoze për një fshat që mbart mbi vete ngjarje të rëndësishme historike dhe një panorama e pasuri natyrore të veçantë. Në dy anët e rrugës, teksa hyn në brendësi të fshatit, gështenjat e larta krijojnë një kurorë hijerëndë, e sidomos tani në vjeshtë, falë ngjyrave të ndryshme ku mbizotëron e verdha, e kuqërremta dhe aty-këtu e gjelbra. Në të majtë të rrugës
Nën hijet e gështenjave, panairi me prodhime lokale
hyrëse dallon lapidarin e ngritur në përkujtim të asaj që në histori njihet si Lufta e Reçit e 30-31 Gushtit 1943. Reçi me katër lagjet e tij shtrihet mes kodrash e pyjesh dhe përveç bukurisë së
peizazhit afron dhe vende për turizëm kulturor. Bjeshkët e Reçit, Qafë-Grada etj., përveç gështenjave kanë edhe shpella, kanione, kala të vogla dhe vende që tregojnë kulturën e hershme të zonës. Të tilla janë kalaja e Qafë-Gradës që i përkiste periudhës së Bizantit, Kalala e Balshajve apo ajo e Ballcit, e cila është kalaja e fundit që ra fill pas asaj të Drishtit, 5-6 javë më pas. Pyjet e gështenjës zënë rreth 400 ha në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe. Të dhënat e publikuara në studime dhe raporte të ndryshme, tregojnë se prodhimi vjetor i tyre shkon deri në 300 ton, ndërsa në nivel Qarku, Shkodra (Përfshi Bashkitë Shkodër, Vau Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë-Arrëz) ka mbi 5300 hektarë gështenjë, duke zënë vendin e parë në Republikë. Prodhimi mesatar vjetor i gështenjave në këtë qark shkon në mbi 6000 ton. Megjithatë vetëm një pjesë e vogël e këij prodhimi shkon për eksport, e ishin pikërisht reçianët ata që e nisën të parët tregëtinë e gështenjës drejt Italisë pas viteve 1990. Mendohet se gështenjat janë mbjellë në Reç mbi 250 vjet më parë. Specialistët e zonës thonë se një pemë prodhon 30-40 kg. Në këtë fshat, pikërisht në pyllin me gështenja të Reçit, u organizua për të tretin vit radhazi Dita e Agroturizmit në Parkun Rajonal Shkrel. Një aktivitet i mbeshtetur nga Bashkia Malësi e Madhe në bashkëpunim me projektin Ruajtja e Agrobiodivesritetit në Shpipërinë Rurale - CABRA - i cili ka synon të demonstrojë vlerat e agroturizmit si dhe produkteve të territorit. Kjo veprimtari promovuese u përshendet nga përfaqësues të lartë të Bashkisë Malësi e Madhe, GIZ etj. Në këtë ditë në Reç ishin shumë nga ata që preferuan kalimin e disa orëve të qeta në këtë vend turistik. K. Markolaj
Nr. 16, 2019 Gazetë për mjedisin natyror dhe të ndërtuar Botim i organizatës GO2
Organizatë për Planifikim Urban të Qëndrueshëm Sustainable Urban Planning Organization Bulevardi “Skënderbeu”, N34, H2, A1 4001, Shkodër, Albania vija@go2albania.org www.go2albania.org +355(0)696728877
lexoje online read it online www.issuu.com/go2albania