SIP
Nr. 19, Prill 2020
ËR
Ë SI P
AR
M
P S I
R
M
Ë
20 A
R
15 M A
17
R
R
17 biznese do të përfitojnë rreth 10 shërbime
R
RJ
E
RJ E
J E
20 biznese do të përfitojnë rreth 6 shërbime 15 biznese do të përfitojnë rreth 3 shërbime
Çfarë presin dhe ç’do të përfitojnë sipërmarrjet nga #GO2Innovation? 2 ditë dinamike me sipërmarrësit në konkursin e #GO2Innovation DIsa nga nevojat dhe kërkesat e shprehura nga sipërmarrësit gjatë intervistave Juria: Metoda inovatore e GO2 na motivoi në izolim Jehonë e rëndësishme mediatike e prezantimit të sipërmarrësve Business Magazine: 42 biznese turistike në Shkodër konkurrojnë online me idetë e tyre të biznesit Ekspertët e Harvard Business School: Ndryshimet e biznesit kuptohen pas krizës
Çfarë presin dhe ç’do të përfitojnë sipërmarrjet nga #GO2Innovation?
Skema e ofrimit të shërbimeve ndaj sipërmarrjeve
Nëse inovacion do të thotë aplikim i një zgjidhjeje të re në favor të përdoruesve, e tillë është përshtatja e menjëhershme e #GO2Innovation ndaj ndryshimit të rrethanave prej pandemisë. Procesi i përzgjedhjes së sipërmarrjeve u shndërrua menjëherë nga takimet në zyrë, në takime online, falë angazhimit maksimal të ekipit. Për më shumë se një javë, sipërmarrësit u kontaktuan dhjetëra herë me thirrje dhe mesazhe telefonike, me email dhe me whatsapp, viber dhe rrjete sociale. Secili prej tyre u trajnua në mënyrë individuale për afro 30-45 minuta mbi përdorimin e teknologjisë së re të komunikimit: platformës së zgjedhur Zoom. Pas këtij trajnimi individual, ata u trajnuan edhe në grup, sipas kategorive të sipërmarrjeve që do të paraqiteshin te juria e #GO2Innovation: biznes i madh, artizanat, turizëm, start-up dhe agroturizëm. Qendra e Inovacionit #GO2Innovation operon në Qarkun e Shkodrës, i treti për nga niveli i varfërisë në shkallë vendi (Instat 2019), pra një territor, popullsia e të cilit ka të ardhura të ulëta e rrjedhimisht edhe qasje të pakët në teknologji. Arsyet kryesore janë mungesa e investimeve në infrastrukturë, mungesa ose cilësia e dobët e energjisë elektrike sepse kompania e shpërndarjes nuk siguron fuqinë e duhur, vështirësitë e aksesit në internet sepse kompanitë celulare nuk e mbulojnë me sinjal të gjithë territorin. Këto vështirësi duken luks përpara disa mungesave më thelbësore, si fuqia punëtore ose punëtorët e kualifikuar, si dhe fuqia e ulët blerëse e shoqëruar me mungesë të theksuar likuiditeti. Prandaj sipërmarrësit që operojnë në zona të tilla, u ngjajnë heronjve që luftojnë për ndryshim, duke u përballur drejtpërdrejtë me demotivimin që i ka boshatisur malet e veriut të Shqipërisë. Duke e njohur prej vitesh në detaje këtë gjendje, #GO2Innovation ka vendosur të mos përjashtojë asnjë sipërmarrës nga shërbimet që do të ofrohen përgjatë këtij projekti dhe në vazhdim. Prej fazës së dytë të pëzgjedhjes, pra intervistave të 6-7 Prillit 2020 përpara jurisë, bizneset janë klasifikuar në tre rrathë, konform nevojave specifike të secilit: sa më shumë që sipërmarrjet i afrohen qendrës së përbashkët të këtyre rrathëve, aq më shumë shërbime do të përfitojnë (shih diagramën). Më pas, më 16 dhe 17 Prill, sipërmarrësit u ftuan sërish në takime individuale me ekipin e punës dhe përfaqësues të jurisë. Qëllimi i këtyre takimeve që zgjatën dy ditë ishte harmonizimi i kërkesës/nevojës të bizneseve me ofertën/shërbimet që mundëson #GO2Innovation. Disa prej rreth 20 shërbimeve ofrohen falas, ndërsa për disa të tjera bashkëfinancimi nga sipërmarrjet konsiderohet si një mjet efektiv për rritjen e përgjegjshmërisë në shfrytëzimin më efektiv të vetë shërbimit të ofruar. E ndërkohë që sektorë të caktuar të ekonomisë mund të rivihen ngadalë në punë, sektori i turizmit do të vazhdojë të mbetet i bllokuar. vijon në faqen 4
1. Si e vlerësoni performancën e sipërmarrësve që prezantuan idetë e tyre në fazën e dytë të konkursit të GO2Innovation? 2. Çfarë mendoni për mënyrën e organizimit, kriteret e vlerësimit dhe mjetet e punës të vëna në funksion nga GO2Innovation për këtë konkurs?
Në kushte koronavirusi, duke komunikuar me ekipin e #GO2Innovation
Pezana Rexha 1. Duke parë diversitetin e pjesëmarresve dhe larminë e moshave, për mua si anëtare e jurisë ka qenë një motivim shumë i madh, sepse i gjithë procesi i konkurrimit është organizuar online dhe me metoda shumë inovatore. Kam marrë pjesë shpeshherë në konkurse, por serioziteti dhe përgjegjshmëria e secilit pjesëmarrës ka qenë e admirueshme. Kjo është për t’u vlerësuar sepse edhe në këtë aspekt Shqipëria ka një të ardhme të ndritur. 2. Si njohëse e teknologjise dhe formave online të takimeve, i di veshtirësitë për sinkronizimin e sipërmarrësve të ndryshëm, që vijnë nga gjeografi, kultura dhe mosha të ndryshme, pa harruar edhe faktin që shumë prej tyre kanë akses të limituar në internet. Mendoj se ishte një organizim perfekt, në sinkron dhe të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë sipas rendit në kohë, dhe fat apo jo, zëri i tyre ka ardhur në kompjuterin e secilit. Punë për t’u vlerësuar shumë nga organizatorët e këij aktiviteti edhe pse në kushte ekstreme. Xaira Kastrati: 1. Ishte një paradë sipërmarrjesh që përçuan risi, punë të palodhshme, këmbëngulje e plot nevoja për mbështetje. Jam impresionuar sidomos nga sipërmarrjet e artizanatit që kryesisht drejtoheshin nga gra, të cilat në vite kanë konsoliduar biznese që tejçojnë traditën nga breza të ndryshëm konsumatorësh, duke e ndërthurur me modernen. Ato gjithashtu angazhojnë komunitetin e zonës ku operojnë, si dhe brezat e rinj, duke gjeneruar të ardhura dhe zhvillim ekonomik. 2. Angazhimi nga stafi i GO2Innovation ishte maksimal përgjatë gjithë konkursit, duke mbështetur jurinë me të gjithë detajet, si dhe duke konsideruar çdo propozim. Është bërë një punë gjigante për të mundësuar lidhjen me
platformën Zoom të të gjithë bizneseve pjesëmarrëse, pavarësisht vështirësive që ato kishin, duke qënë të lokalizuar në zona rurale. Alda Dhamo 1. Sipërmarrësit që paraqitën aplikimet e tyre në konkursin e GO2Albania, kishin përgatitje dhe eksperienca të ndryshme. Vitet dhe koha që ata kishin në biznes varionin, si dhe paraqitnin një larmi sektorësh dhe fusha të ndryshme aktivitetesh që ndërthuren në harmoni me njëri-tjetrin. Megjithatë spikaste dëshira për t’u marrë me biznes jo vetëm për të gjeneruar të ardhura për veten, duke kontribuar dhe shfrytëzuar burimet e zonës dhe aftësitë njerëzore, por mbi të gjitha për të ndihmuar në ekonominë familjare të punonjësve e banorëve të tjerë rreth tyre. Dhe ky kontribut social është mjaft i rëndësishëm. 2. Stafi i GO2Albania ka bërë një punë shumë të mirë në prezantimin e mundësisë së mbështetjes nëpërmjet projektit për të nxitur inovacionin dhe risi në bizneset e Qarkut Shkodër. Kjo vihej re jo vetëm nga numri i aplikimeve, por gjithashtu edhe nga përshkrimet e formularëve të bizneseve të përzgjedhur paraprakisht. Edhe në kushte të vështirësisë së situatës shkaktuar nga covid19, stafi i GO2Albania ka bërë një punë shumë të madhe në asistimin e çdo aplikanti të intergohej në dixhitalizim dhe të ishin të pranishëm në kohën e duhur, ose edhe më herët, për të dëgjuar edhe nga sipërmarrës të tjerë, gjë që edhe në prani fizike ndoshta s’do të kishe qenë kaq e mundur. Kjo mënyrë inovative e të qenit për vlerësim përpara jurisë në video-konferencë na mundësoi të gjithëve të kishim një udhëtim virtual turistik edhe pse në kushte ngujimi, dhe të na linte një shije të mirë të jetës që shijon pa vrull. S. P.
DIsa nga nevojat dhe kërkesat e shprehura nga sipërmarrësit gjatë intervistave
Juria: Metoda inovatore e GO2 na motivoi në izolim
Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së sipërmarrjeve përmes intervistave të realizuara me video-thirrje, Gazeta VIJA iu drejtua me dy pyetje jurisë së #GO2Innovation, në lidhje me ecurinë e punës më 6-7 Prill 2020.
Natyra e ndryshme e sipërmarrjeve konkurruese në #GO2Innovation, stadi i zhvillimit të biznesit, niveli i formimit profesional të sipërmarrësit, vendndodhja gjeografike e biznesit etj, janë disa prej faktorëve që diktojnë te bizneset nevoja të ndryshme nga njëritjetri, e sigurisht edhe pritshmëri të ndryshme. Megjithatë, në mënyrë të përmbledhur, nevojat e bizneseve, të identifikuara nga vetë sipërmarrësit gjatë seancave të intervistimit përballë jurisë, fillojnë që nga trajnimet për stafin e deri te blerjen e pajisjeve dhe aplikacioneve e madje edhe hapja e një muzeu - pavarësisht se mbështetja financiare nuk ofrohet në këtë fazë të punës e rrjedhimisht nuk përmendet në formatin e aplikimit (Kartela e Sipërmarrjes). Aktualisht në këtë thirrje, Qendra e Inovacionit #GO2Innovation nuk ofron investime dhe mbështetje financiare. Më poshtë janë disa prej nevojave të sipërmarrjeve: - Trajnim si start up; - Trajnim të stafit për shërbime në hoteleri dhe restorante; - Rrjetëzim - Dizenjim produkti/ shërbimi; - Marketim produkti/ shërbimi; - Krijim produkti/ shërbimi; - Zgjerim/hyrje në tregje të reja - Hartim plan-marketimi; - Hartim plan-biznesi; - Hartim planmenaxhimi; - Hartim plani strategjik; - Rritje fondesh etj.
2 ditë dinamike me sipërmarrësit në konkursin e #GO2Innovation
Një nga çastet e fundit të ditës së dytë të komunikimit mes jurisë dhe sipërmarrësve: 7 Prill 2020
Përfundon me sukses konkursi i sipërmarrjeve në #GO2Innovation. Pas zgjedhjes së bëri juria teknike, duke çuar në fazën e dytë 42 nga 60 sipërmarrjet që aplikuan në fazën e parë, ishte radha e jurisë së ekspertëve që të merrte në intervistë secilin sipërmarrës. Për shkak të ndalimqarkullimit ndërmjet qendrave të banuara, intervistat u realizuan përms videos, në platformën Zoom. Të ndarë në 5 grupe, sipërmarrësit prezantuan në formatin “online pitching” idetë për të cilat erdhën deri në këtë fazë. Procesi i intervistimit, sikurse edhe ai i konkurrimit me Kartelën e Sipërmarrjes, ishte krejtësisht transparent dhe i drejtë, sepse të gjithë sipërmarrësit ishin të lidhur me video dhe audio gjatë prezantimin të secilit sipërmarrës të atij grupi ku ata bënin pjesë. Juria e ekspertëve përbëhej nga Pezana Rexha, Alda Dhamo, Xaira Kastrati, Shkëlzen Marku dhe Gojart Smaja. Kriteret e vlerësimit ishin bërë publike më herët: • Aftësitë e Sipërmarrësit 3 pikë • Oferta - Produketet/Shërbimet Kryesore 3 pikë • Kërkesa - Tregu dhe Konkurrenca 3 pikë • Risia që Sjell Sipërmarrja 1 pikë. 6 dhe 7 Prilli ishin ditë të ngarkuara për jurinë dhe #GO2Innovation në rolin e organizatorit, sepse duhej kurorëzuar një volum i madh pune i nisur një javë më parë, përmes telefonatave, njoftimeve me sms dhe media sociale, udhëzimeve me email dhe me video për 42 sipërmarrësit. Ditën e parë, të Hënën u intervistuan 20 sipërmarrës, të ndarë në tre grupe: Grupi i parë në orën 09.00 ishte ai i biznesit të madh me 6 sipërmarrës, e menjëherë pas tij, grupi i artizanatit me 5 sipërmarrës. Pas drekës, puna vijoi përsëri me një grup të madh - atë të agroturizmit, më 9 sipërmarrës. Ndërsa dita e Martë kishte dy grupe: në mëngjes grupi më i madh, ai i start up-eve me 12 sipërmarrës dhe në pasdreke grupi i fundit, i turizmit me 10 sipërmarrës. Gjeografia e sipërmarrësve ishte tejet e gjerë dhe përfshinte përveç 5 bashkive të Qarkut: Shkodrën, Pukën, Malësinë e Madhe, Vau Dejësin dhe Fushë-Arrëzin - edhe Tiranën dhe Tropojën. Pas prezantimit prej 5 minutash, sipërmarrësit u pyetën për rreth 10 minuta nga anëtarët e jurisë, në prani edhe të
një publiku mjaft të madh në numër, partnerë të projektit #GO2innovation dhe të tjerë të ftuar nga organizatorët për të ndjekur seancat e “online pitching”. Në total, këto dy ditë intervistash të fazës së dytë të konkursit në #GO2Innovation rezultuan në mbi 14 orë prezantime, intervista dhe bashkëbisedime mes sipërmarrësve dhe jurisë. Përmes një komunikimi jashtëzakonisht pozitiv dhe frytëdhënës, sipërmarrësit ndanë me kolegët e tyre dhe me anëtarët e jurisë jo vetëm përvojat dhe vizionin, por edhe emocione të shumta. Pasioni për të ecur përpara dhe konfuzioni për të qartësuar produktin dhe klientin, përmirësimi dhe çertifikimi i produktit ishin kryefjala e diskutimeve gjatë 5 sesioneve. U shpalosën përvoja të ndryshme që megjithatë takohen në disa pika: sipërmarrje familjare që gjenerojnë të ardhura për ekonomitë e vogla, marketimi i produkteve dhe shërbimeve, përmirësimi i cilësisë dhe çertifikimi, financimi në disa prej sipërmarrjeve, e njëkohësisht kontributi për të përmirësuar jetesën e komuniteteve ku jetojnë. E megjithëse ra në sy mungesa e sipërmarrjeve të teknologjisë, nuk munguan projekte për produkte e shërbime turistike të larmishme, e madje edhe ambicjet për themelimin e një organizate të menaxhimit të destinacionit (DMO). Dhe çfarë është më e rëndëishmja: Shumica e sipërmarrjeve konkurruese në #GO2Innovation drejtohen nga gra të reja, te cilat synojnë të krijojnë ekonomi familjare dhe vetëpunësim. Ndërkohë që gjysma e tyre janë nga zonat e thella rurale të Veriut, në mes të Alpeve Shqiptare. S.Petrela
Tavolina e punës së “regjisë” së Online Pitching në #GO2Innovation
Alda Dhamo (eksperte e sipërmarrjeve dhe inovacionit) Alda Dhamo ka punuar për disa projekte në mbështetje të sipërmarrjes, inovacionit në biznes dhe në fushën kërkimore me disa organizata shqiptare dhe të tjerë partnerë nga rajoni dhe vendet e Bashkimit Europian, ndër të cilat Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Ajo është e përfshirë si vlerësuese në projektin IDEA, Terre des Hommes për konkurse biznesesh në sektorë të ndryshëm, si dhe këshilluese e start upeve të reja. Xaira Kastrati (ekperte bankare) Xaira Kastrati është eksperte e pavarur në fushën e financave. Përvoja e saj profesionale është formuar kryesisht në sistemin bankar ku ka punuar për 17 vite, duke qenë përgjegjëse për analizën e biznesit, planifikimin strategjik, mbështetjen e rritjen e klientëve të biznesit, raportim statistikor, konsultim financiar, menaxhimi i riskut etj. Më 2017 ishte Drejtore e Kabinetit të Zëvendës Kryeministrit, ku ka koordinuar dy reforma ndërministrore në Shqipëri “Reformimi i Shërbimeve Publike” dhe “Reforma e Deregulimit”, si dhe Drejtore e Bordit të Agjencisë për Ofrimin e Shërbimeve të Integruara në Shqipëri (ADISA). Shkëlzen Marku (ekspert i sipërmarrjes në turizëm dhe Inkubatorit) Shkëlzen Marku është bashkëthemelues dhe drejtor menaxher i Yunus Social Business Balkans, organizatë që mbështet ndikimin e sipërmarrjes në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai është sipërmarrës, trajner biznesi, mentor dhe anëtar bordi në kompani, fondacione dhe në institute të ndryshme kërkimore e financiare. Që prej 2017 ai shërben si ambasador i Forumit Botëror për Inovatorët në Zvicër, si dhe në institucione si Banka Botërore, IFAD, FAO, UNDP, DfID etj. Prej 20 vitesh është lektor në disa universitete në Shqipëri. Gojart Smaja (ekspert marketingu dhe burimesh njerëzore) Gojart Smaja është konsulent i pavarur dhe partner për zhvillim biznesi në sektorët e turizmit, agro-turizmit dhe bujqësisë në Shqipëri. Ai ka qenë koordinator shqiptar për organizatën PUM Netherlands Senior Experts dhe atë zvicerane Sëiss Senior Experts Corp gjatë viteve 20122017, duke sjellë mbi 160 ekspertë të fushave të ndryshme në asistencë të bizneseve në të gjithë Shqipërinë.
Çfarë presin dhe ç’do të përfitojnë sipërmarrjet nga #GO2Innovation?
Juria e ekspertëve të fazës së dytë të konkursit të sipërmarrjeve
Pezana Rexha (sipërmarrëse, mentore) Pezana Rexha është sipërmarrëse që në moshën 18-vjeçare dhe pasionet e saj i ka ndarë mes arkitekturës dhe sipërmarrjes. Më 2013 ka themeluar sipërmarrjen sociale Pana që dizenjon e prodhon mobilje e aksesorë përmes drurit të ricikluar të paletave dhe mobiljeve të vjetra. Për 7 vjet, Pana ka pasur sukses jo vetëm në pjesën e biznesit, por edhe duke fituar çmime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, si psh: vendi i dytë në Europë, për sipërmarrjet sociale - Social Innovation Tournament 2015.
vijon nga faqja 1
Megjithatë, #GO2Innovation nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet, por do ta vazhdojë punën, duke i ofruar shërbimet online për tre muajt e ardhshëm. Pas harmonizimit të kërkesëofertës mes dy grupeve të para të sipërmarrjeve dhe #GO2Innovation, vijon puna online me sipërmarrjet e grupit të tretë, të cilët do të intervistohen më 24 Prill 2020. Krahas kësaj punohet me hartimin e kalendarit dhe programeve të shërbimeve, si dhe grupeve të biznesit që do t'i përfitojnë këto shërbime. Falë kësaj pune, sipërmarrësit do të kenë mundësi të ndryshojnë mendësinë e të bërit biznes në një kohë të pazakontë. Përmes platformës së komunikimit online, ata do të lidhen me profesionistë, mentorë, investitorë dhe klientë potencialë. Ndërsa përmes platformave të shitjeve online, sipërmarrësit do të lidhen direkt me tregjet lokale, kombëtare e më gjerë, për të shitur mallrat dhe shërbimet që ofrojnë. Platforma e shitjeve online do t'u ofrohet për 6 muaj falas të gjithë bizneseve që aplikuan në #GO2Innovation, ndërsa pas kësaj, ata do të paguajnë një komision sipas standardeve të aplikuara botërisht. Shitjet online do të kërkojnë edhe marketim online, çka do të sjellë përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve në ofertë, çertifikimin e tyre dhe sigurisht formalizimin e bizneseve. Përfitimet reciproke prej kësaj strategjie tashmë në proces hartimi nga #GO2Innovation, do të jenë të dukshme përmes rritjes së standardit të shërbimeve dhe produkteve. Për të përmbyllur këtë fazë tranzitore tronditëse, #GO2Innovation po punon për krijimin e disa paketave turistike disaditore (të përshtaten sipas kërkesave) për rajonin e Shkodrës. Të përshtatura me kërkesat e pritshme të tregut vendas pas përfundimit të Gjendjes së Jashtëzakonshme në Qershor 2020, këto paketa do të përfshijnë shërbime nga të gjithë bizneset e rrjetit tashmë të formuar të Qendrës #GO2Innovation, si dhe do të promovohen në agjensi, rrjete të gjera klientësh, media sociale dhe audiovizive etj.
Business Magazine: 42 biznese turistike në Shkodër konkurrojnë online me idetë e tyre të biznesit
Jehonë e rëndësishme mediatike e prezantimit të sipërmarrësve Business Magazine, revista dixhitale shqiptare kushtuar sipërmarrjes i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme sesioneve Online Pitching në #GO2Innovation. Në rubrikën Pulse, Business Magazine shkruan se në kulmin e krizës, 42 biznese turistike të Shkodrës konkurruan online me idetë e tyre të biznesit. Në artikull theksohet rëndësia e kësaj zgjidhjeje në kushtet e pandemisë dhe kufizimeve të lëvizjes, ndërsa gjejnë pasqyrim të zgjeruar diskutimet e sipërmarrësve për të ardhmen e turizmit në Shqipëri. Sipas revistës, bizneset e turizmit në Qarkun e Shkodrës janë në kërkim të mënyrave të reja për të diversifikuar ofertën për të shfrytëzuar momentin e parë të lirimit sadopak të krizës botërore. Duhet shfrytëzuar nevoja e njerëzve për të kapërcyer traumën e izolimit, shkruhet mes të tjerash në artikull. Jehona e seancës revolucionare të prezantimit të sipërmarrjeve nga #GO2Innovation u përcoll edhe përmes disa mediave të tjera shqiptare brenda dhe jashtë vendit, si portali i rëndësishëm kulturor Kultplus në Prishtinë, portalet Ekonomia dhe Arbëresh në Kosovë, si dhe Shkodraëeb në Shqipëri, të cilat botuan artikuj kushtuar kësaj ngjarjeje. Po në Shqipëri, platforma e njohur turistike IntoAlbania i kushtoi gjithashtu një artikull të zgjeruar dy ditëve intensive të punës në Qendrën e Inovacionit #GO2Innovation.# Në artikullin e titulluar "Bizneset Turistike në Shkodër Konkurrojnë Online me Idetë e Tyre, në Kushte Karantine", IntoAlbania thekson se "Turizmi do të jetë një ndër sektorët më të prekur në vendin tonë, për shkak të ndalimit të lëvizjeve, frikës prej kërcënimit nga virusi. Mjaft sipërmarrje në këtë sektor do të kërcënohen me faliment nëse nuk do të përshtaten sa më shpejt me nevojat imediate të tregut dhe format e reja online, si e vetmja mënyrë për të kapërcyer tregjet e mbyllura." Më tej, përmes një bisede online me Drejtoren Ekzekutive të Organizatës GO2, Eltjana Shkreli, portali shtjellon ecurinë e procesit dyditor, duke cituar në disa raste edhe shifrat e sipërmarrjeve pjesëmarrëse në intervista etj.
Në kulmin e krizës së shkaktuar nga pandemia e virusit covid19, Shkodra zgjodhi ta shpërfillë frikën dhe izolimin, duke mbledhur për dy ditë rresht 42 biznese turistike. Të përzgjedhur në mesin e 60 sipërmarrjeveturistikedhetëagrobiznesit nga 5 bashkitë e Qarkut, bizneset sollën ide novatore për ta rigjeneruar sektorin e turizmit pas krizës aktuale që ka prekur thellë edhe operatorët turistikë në Shkodër. Anulimin e mijëra netëve fjetje në strukturat akomoduese e për rrjedhojë edhe të gjithë zinxhirin e shërbimeve mbështetëse të këtij sektori, sipërmarrësit e turizmit nga bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës e Fushë-Arrëz, e madje edhe nga Tropoja e Tirana, mendojnë ta rikuperojnë me diversifikimin e ofertës së tyre turistike. Sipas sipërmarrësve, që nga resortet luksoze e deri te përpunuesit artizanalë të produkteve tradicionale, duhet shfrytëzuar nevoja e njerëzve për ta kapërcyer traumën e izolimit pasi të hiqen kufizimet e lëvizjes, dhe njëkohësisht edhe buxheti i limituar me të cilin ata do të dalin nga shtrëngimet financiare dhe ekonomike të krizës. Për këtë arsye, gjatë prezantimit të ideve të tyre përpara jurisë, sipërmarrësit e vlerësuan si të drejtë pritshmërinë e një rritjeje të lehtë të turizmit të brendshëm pas pandemisë, kryesisht drejt natyrës dhe zonave rurale. Sipërmarrësit u përzgjodhën në bazë të një Thirrjeje për Aplikime që #GO2Innovation - Qendra e sapokrijuar e Inovacionit për turizmin dhe agrobiznesin në Qarkun Shkodër shpalli në fillim të muajit Mars. Një juri teknike zgjodhi 42 biznese për fazën e dytë, e cila përfshinte një prezantim të idesë së tyre inovative përpara jurisë, mirëpo shpallja e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore i dha një drejtim tjetër punës në të gjithë botën, duke e orientuar atë drejt punës në distancë. Prandaj, brenda një kohe rekord, pjesëtarë te ekipit të kësaj Qendre Inovacioni rikonceptuan gjithçka në kushtet e reja. Për këtë, ata shfrytëzuan Zoom, platformën që këto ditë e bëri themeluesin e saj Eric Yuan një ndër miliarderët e rinj të botës. Në fillim u zgjodh juria, në përbërje të së cilës ishin ekspertë dhe sipërmarrës të suksesshëm: Pezana Rexha, Xaira Kastrati, Alda Dhamo, Shkëlzen Marku dhe Gojart Smaja. Më pas, ndonëse në kushte ndalimqarkullimi, duheshin kontaktuar me të gjitha mjetet dhe në mënyrë të përsëritur të gjithë sipërmarrësit e përzgjedhur, për t'ua shpjeguar modalitetet e intervistimit online, përmes video-thirrjeve në Zoom. Natyrisht që kjo është e lehtë për këdo që jeton në qendrat urbane, por gjysma e aplikimeve në #GO2Innovation vinin nga zonat e thella malore ku mungon rruga, sinjali telefonik apo energjia elektrike, e për këto e të tjera arsye, frekuentimi i teknikave dixhitale është më i kufizuar. Megjithatë intervistat me 5 grupet e sipërmarrësve u realizuan brenda afateve të parashikuara nga organizatorët. Sipërmarrës nga bjeshkët e Vermoshit, nga malet e Pukës, nga Thethi, nga Kryeziu i
Fushë-Arrëzit, Tamara, por edhe nga fshatrat përreth Koplikut, Shkodrës e Pukës ndanë me jurinë dhe audiencën gjithnjë e në rritje, idetë e tyre të biznesit, që nga ngritja e një pularie apo ofrimi i xhirove me kuaj, e deri te shërbimi i ruajtjes së bagazheve të turistëve gjatë qëndrimit në Shqipëri. Idetë më të mira do të zgjidhen nga juria, ndërsa bizneset fituese do të përfitojnë një seri shërbimesh nga Qendra e parë e Inovacionit e dedikuar për turizmin dhe agrobiznesin në zonat rurale, ngritur me mbështetjen e Ambasadës Suedeze në Tiranë. Për dy ditë rresht, më 6 dhe 7 Prill, u mbajtën më shumë se 14 orë prezantime dhe intervista në seanca të ndara me grupet e biznesit të madh (6 sipërmarrës), të artizanatit (5 sipërmarrës), të agroturizmit (9 sipërmarrës), të start up-eve (12 sipërmarrës) dhe të turizmit (10 sipërmarrës). Përveç sipërmarrësve që mbrojtën idetë e tyre para jurisë, seancat u ndoqën edhe nga publiku i interesuar. Organizatorët shprehen të kënaqur nga ecuria e seancave. Madje zhvilluesja e këtij projekti, drejtorja ekzekutive e Organizatës GO2, Eltjana Shkreli thotë se gjatë këtyre ditëve pati debat të gjerë mes sipërmarrësve dhe anëtarëve të jurisë, sidomos në seancat e biznesit të madh, start up-eve dhe turizmit. Shumica e sipërmarrjeve të turizmit e jo vetëm, janë biznese familjare, prandaj pati kaq shumë pasion në diskutimet e tyre, thotë Shkreli, duke veçuar sidomos sipërmarrësit e rinj, që sipas saj, kanë nevojë për maturi vlerësim real sa të të potencialeve, aq edhe të rrezikut. Sipas Shkrelit, është i admirueshëm fakti se shumica e sipërmarrjeve konkurruese në #GO2Innovation drejtohen nga vajza të reja dhe gra, të cilat synojnë të krijojnë ekonomi familjare per vete dhe punësim për gratë e zonave përreth, sepse ato synojnë të nxisin impakt të fortë jo vetëm ekonomik, por edhe social. Edhe për sipërmarrësit, si dhe për anëtarët e jurisë, ekspertë të sipërmarrjes, të inovacionit, të marketingut dhe të sektorit bankar, dy ditët e seancave ishin një përvojë frymëzuese në këto ditë të pazakonta. Ata vlerësuan dëshirën e sipërmarrësve për gjetjen e alternativave për kapërcimin e situatës post-pandemike, si dhe lehtësimin e plagëve që ekonomia në përgjithësi, e sidomos sektori i turizmit do të marrë nga kriza botërore. Organizata GO2 ka një kontribut të hershëm në sektorin e turizmit në Qarkun Shkodër, përmes krijimit të disa prej paketave më origjinale turistike e që shtrihen në të gjithë zonën, të promovimit të lëvizjes me biçikletë si një atraksion turistik, të organizimit të katër konferencave vjetore për turizmit në këtë qark, të hartimit të Kalendarit të parë të Festave në nivel kombëtar - "Veriu është Festë" etj. Megjithatë, ndër kontributet më të rëndësishme të këtij ekipi për sektorin e turizmit në Shkodër është padyshim konceptimi dhe realizimi i Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Thethit. (Marrë nga www.businessmag.al)
Ekspertët e Harvard Business School: Ndryshimet e biznesit kuptohen pas krizës
Shtimi i rasteve të pandemisë në të gjithë botën, solli një larmi problemesh për sipërmarrësit që nga rënia e shitjeve dhe bllokimi i zinxhirëve të furnizimit, deri tek mbajtja e punonjësve të shëndetshëm dhe gjetja e mënyrave që ata të vazhdojnë të punojnë. Ja çfarë thonë ekspertët e Harvard Business School në lidhje me atë si kjo pandemi do të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes: Joseph B. Fuller: Besoj se ndryshimet më interesante do të shfaqen pasi të lëmë pas këtë krizë të shëndetit publik. Në të kaluarën, kompanitë kanë përdorur mësimet e marra gjatë periudhave të destabilitetit për të përmirësuar praktikat standarde të operimit. Covid19 mund të sjellë ndryshime të ngjashme. Ryan W. Buell: Liderët largpamës mund të drejtojnë më mirë kompanitë duke krijuar kushte që lejojnë klientët të jenë më të dobishëm. Kur ofrimi i shërbimeve është një partneritet i vërtetë dhe klientët arrinë të përfshihen, punonjësit janë më produktivë, rezultatet e shërbimeve përmirësohen dhe përvojat rriten për të gjitha palët. Michael Beer: Sfida e koronavirusit kërkon një qasje të ndershme në të gjitha nivelet e kompanive, e cila mundëson që e vërteta të flasë me forcë në lidhje me përgjigjen e koorporatës ndaj sfidës. Kjo i ofron menaxherit të lartë një mundësi të madhe për të zhvilluar një kulturë të bazuar në miëbesim me punonjësit. Prithwiraj (Raj) Choudhury: Puna në distancë është shumë efektive nëse përdoren mënyrat e duhura të koordinimit. Me kalimin e kohës, punëtorët mund të zbulojnë se u pëlqen fleksibiliteti për të mos udhëtuar çdo ditë dhe mund të preferojnë për të punuar vazhdimisht nga shtëpia. Kështu që kompanitë duhet të kenë proceset dhe stimulimet e duhura për të lejuar atë fleksibilitet. Amy C. Edmondson: Fokusi i liderëve duhet të zhvendoset nga strukturat statike organizative drejt krijimit të grupeve fleksibël me anëtarë të ndryshueshëm, shpesh nga vende të ndryshme, për të punuar së bashku në mënyrë krijuese. Stephen P. Kaufman: Menaxherët e zinxhirëve të furnizimit të cilët më parë e përqendronin vëmendjen e tyre një ose dy nivele më poshtë në zinxhirët e furnizimit, do të duhet t’i futen punës për të zhvilluar sistemet për të gjurmuar edhe më thellë në zinxhir. Rosabeth Moss Kanter: Eshtë e rëndësishme që njerëzit të mendojnë se ekziston diçka pozitive që mund të bëjnë për të qenë të dobishme dhe të rimarrin kontrollin mbi rutinën dhe aftësitë e tyre. Rinovimi dhe forcimi i praktikave të mira në vendin e punës mund të bëjë një ndryshim të madh në produktivitet, si dhe në mirëqenie. John Macomber: Covid19 do të ndryshojë natyrën e zyrave tona, apartamenteve, spitaleve, shkollave dhe ndërtesave qeveritare. Shqetësimi për përhapjen e kësaj dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse mund të zbehet pas kësaj pandemie, por me siguri do të ketë përsëri në dekadat në vazhdim. Kjo do të thotë që strukturat tona fizike mund të ndryshojnë për t’i bërë ballë sëmundjeve të tilla. Gary P. Pisano: Të gjitha sipërmarrjet do të mësojnë se ata mund të përdorin teknologjinë në mënyrë efektive për të operuar në distancë dhe për të kryer biznes. Do të kuptojmë se kemi nevojë për shumë më pak takime ballë për ballë nga sa kemi menduar. Jeffrey T. Polzer: Punonjësit do të marrin parasysh përparësitë e tyre të reja të punës, duke përcaktuar se cilat detyra janë më të rëndësishme për veten, ekipin dhe organizatën. Willy C. Shih: Strategjia e zinxhirit të furnizimit do të ristrukturohet, shumë do të fillojnë të mendojnë për diversifikimin e rrezikut të tyre dhe përpjekjen për të zhvilluar alternativa në vendet e tjera për të mos u varur për furnizimet vetëm nga Kina. 7 (Me shkurtime nga www. hbs.edu)
Përgatiti: F. Hasaj
Nr. 19, Prill 2020
realizuar nga Resurset në Zhvillim RiD
Resurset në Zhvillim RiD