Nr. 20, Maj 2020
Debat/Sipërmarrës të turizmit në Shkodër diskutojnë për draft Protokollin e Masave Anti-Covid përgjatë Sezonit Turistik: - Përparim Rraboshta - Aneta Marku - Sead Çoçja - Dedë Nika - Aida Gjeçaj - Dodë Gjerkaj - Pllumb Harusha - Shaqir Hysa - Kastriot Faci - Luçie Çekaj Jetmira Kajoshi dhe “Natyra ime” fituese e Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta 2020 Përshtatje në evoluim: aktorë të turizmit nga i gjithë vendi mblidhen në #GO2Innovation Mbi 100 milionë vende pune të humbura në turizëm
Adrian Mitrovasili
A mund ta shpëtojë tregu i brendshëm turizmitn shqiptar?
A mund ta shpëtojë tregu i brendshëm turizmitn shqiptar?
Në perëndim. Fushat e Vukatanës, në juglindje të qytetit të Shkodrës (Foto: GO2)
Në një situatë krejtësisht të pazakontë dhe të papritur si pandemia e shkaktuar nga covid19 turizmi përballet me një sfidë madhore që rrezikon vetë mbijetesën e këtij sektori. Jo sepse turizmi nuk do t’i kthehet normalitetit, por sepse kriza është e fortë, bllokimi është thuajse i plotë dhe kohëzgjatja përtej rezervave të akumuluara. Në këto kushte shumë aktorë të turizmit përballen me riskun e falimentit. Natyrshëm, ndjenja e mbijetesës i nxit këta aktorë në kërkim të formave dhe mënyrave të ndryshme për të përballuar situatën, veçanërisht në ato raste kur nuk parapëlqehet shndërrimi dhe përshtatja në veprimtari të tjera ekonomike, të cilat e kanë më të lehtë suksesin në situatën e re. Ndoshta është kjo rrjedhë e ngjarjeve që ka kthyer vëmendjen te tregu i brendshëm në një mënyrë të veçantë, ai po shihet tani si shpëtimtari i mundshëm i turizmit. Më në fund, ja ku erdhi kjo ditë, edhe pse në të vërtetë nuk mendoj se tregu i brendshëm ka potencialin për të zëvendësuar turistët që vijnë nga jashtë Shqipërisë. Megjithatë, në çdo rast ai është një treg që nuk mund dhe nuk duhet shpërfillur. Jo vetëm që në këtë situatë, ky treg ka mundësinë t’i sigurojë mbijetesën sektorit të turizmit, por ai gjithashtu është një volum i konsiderueshëm të cilin turizmi nuk e ka luksin ta shpërfillë. Deri më sot, pjesa më e madhe e operatorëve turistikë dhe aktorëve të tjerë të turizmit i kanë trajtuar turistët vendas si klientë të garantuar që duan apo nuk duan, do të trokasin në portat e tyre. Por kjo është një kategori e vogël e potencialit të madh që ka tregu i brendshëm. Aty përfshihen të gjithë ata të cilët e kanë të pamundur të kalojnë pushimet jashtë, apo kanë ndjenja të forta atdhetarie dhe dëshirojnë të qëndrojnë në vendin e tyre. Nuk është për t’u çuditur që ofertuesit e shërbimeve turistike nuk lodhen shumë për të kënaqur këtë kategori pushuesish apo turistësh, rrjedhimisht ata shpesh mbeten të pavlerësuar dhe jo rrallë herë të pakënaqur. Ndërkohë ka një kategori tjetër pushuesish shqiptarë, të cilët rregullisht zgjedhin të kalojnë pushimet në vende të tjera dhe këtu nuk hyjnë ata që udhëtimin e kanë kënaqësi dhe synim në vetvete. Këta janë pushues të cilët vlerësojnë mirë ofertat dhe zgjedhin ato që janë më të favorshme. Kjo kategori ka potencial për të siguruar mbijetesën e turizmit në këto kohë, dhe në vijimësi të ardhura të konsiderueshme për këtë sektor. Do të ishte e pafalshme që tani kur shumë prej këtyre pushuesve do t’ju duhet t’i kalojnë pushimet në Shqipëri, t’u ofrohet një shërbim dhe ofertë turistike që nuk plotëson pritshmëritë e tyre. Për këtë arsye është e domosdoshme për ofertuesit e shërbimeve turistike që të njihen mirë me pritshmëritë që kanë këta pushues dhe të përpiqen t’i përmbushin ato sa më mirë. Disa nga elementët kryesorë që duhen patur parasysh në këtë drejtim janë: cilësia e shërbimit, çmimi, siguria dhe garancia, lehtësimi/ thjeshtësimi i procedurave dhe ndërthurrja e veprimtarive. Për sa i përket cilësisë së shërbimit mund të thuhet se turizmi shqiptar paraqet boshllëqe të mëdha, ndonëse kohët e fundit ka patur përmirësime të lavdërueshme. Turizmit i mungojnë ende punonjës profesionistë dhe vënia në zbatim e praktikave më të mira. Gjithsesi, nëse aktorët bëhen të vetëdijshëm për këto mangësi dhe fillojnë të marrin masa brenda mundësive të kufizuara që kanë, ndërkohë që mangësitë do t’i reflektojnë edhe në çmimet që do të ofrojnë, atëherë mund të pretendohet për një shkrirje të akullit ndërmjet ofertuesve dhe blerësve. Pretendohet shpesh se jashtë Shqipërisë gjen shërbime më të lira, por kjo nuk është e vërtetë nëse merret në shqyrtim shuma e shpenzuar e parave. Ky perceptim krijohet sepse raporti cilësi/çmim është më i favorshëm jashtë. Ofertuesit e shërbimeve turistike në Shqipëri duhet patjetër të kenë në vëmendje këtë raport kur përgatisin ofertat dhe gjithashtu të përpiqen për të krijuar një marrëdhënie besnikërie me klientët nëpërmjet ofertave shpërblyese për klientët e rregullt. Një tjetër çështje që meriton vëmendje është luhatja e vazhdueshme që pësojnë çmimet dhe cilësia e shërbimeve madje edhe brenda periudhave të shkurtëra kohore. Kjo shkakton një ndjenjë pasigurie dhe mosbesimi dhe turisti shpenzon energji të shumta për t’u siguruar që do të marrë shërbimin e paguar. Ky fenomen kthehet në një boomerang sepse shkakton lodhje dhe një gjendje të vazhdueshme pasigurie gjatë kohës që supozohet të jetë pushim dhe kënaqësi. Është e patolerueshme që ofertuesit e shërbimeve të mos garantojnë shërbimet dhe cilësinë që shesin. Ka kaluar koha e qasjeve pragmatiste dhe shfrytëzimit të situatave afatshkurtra dhe ka ardhur koha e strategjive afatgjata dhe ambicioze që duhen mbështetur me investime përkatëse. Nuk duhet anashkaluar as rëndësia e lehtësimit dhe thjeshtimit të procedu rave të përzgjedhjes së ofertës, dhe blerjes së shërbimeve. vijon në faqen 6
Sipërmarrës të turizmit në Shkodër diskutojnë për draft Protokollin e Masave Anti-Covid përgjatë Sezonit Turistik
Pjesë e horizontit të zymtë të shumë sektorëve të ekon omisë botërore, ku vetëm turizmi mund të humbë mbi 100 milionë vende pune, sipërmarrjet shqiptare dhe sidomos ato të turizmit, janë në një gjendje pasigurie dhe ankthi, që për disa mund të rezultojë agoni. Me një rekord historik rezervimesh të anulluara, struk turat akomoduese, e për rrjedhojë edhe shërbimet dhe atraksionet e ndërvarura prej tyre, janë në luftë për ekzistencë. Shoqata e Hotelierëve projekton hum bje mbi 140 milionë euro, shifrat publikuara nga AADF tregojnë për 8085% reduktim të ardhurash për sipër marrjet e zonave urbane më atraktive për turistët në Tiranë, Krujë, Berat, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, e sigurisht edhe Shkodër, ndërsa projeksionet e institucioneve të tjera janë gjithashtu pesimiste. Megjithatë disa vendime të Qeverisë për rimarrjen e ngadaltë të jetës në vend, mund të kthejnë pak shpresë te sipërmarrjet, por hapja e tyre duhet të shoqërohet me një sërë masash të rrepta sigurie.
https://www.balkanweb.com/sezonituristikperballepandemisecovid 19zbulohetdraftiparaprakiministrisejasidotebejmeplazhketevere/
Në fillim të Majit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbro jtjes Sociale publikuan një draft me titull Protokoll për Masat AntiCovid përgjatë Sezonit Turistik. Sikurse thuhet në hyrje të këtij dokumenti mbështetës prej 48 faqesh, ai është hartuar “duke u konsultuar gjerësisht me të gjithë grupet e interesit vendas dhe të huaj, si dhe bazuar në praktikat më të mira Europiane dhe Botërore” dhe se këto masa janë “të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha sipërmarrjet e aktiviteteve turistike”. Ndër kohë, dokumenti e saktëson se “sipërmarrje të aktivi teteve turistike” do të konsiderohet por pa u kufizuar, çdo sipërmarrje që ofron shërbimin e akomodimit, ush qimit/pijeve, plazheve, aktiviteteve rekreative, transportit të turistëve vendas dhe/ose të huaj, udhërrëfyesve tur istikë etj, përfshirë gjithë stafin e tyre me kohë të plotë dhe/ose të pjesshme”. Si një paketë e vërtetë kufizimesh dhe ndalimesh me kosto mjaft të lartë që nga pajisjet personale, te trans porti dhe deri te punësimi ose emërimi i një Koordi natori AntiCovid për çdo sipërmarrje të aktiviteteve turistike, Masat e propozuara detyrojnë çertifikimin e këtyre sipërmarrjeve si “Strukturë e Kontrolluar”. Sipas draftProtokollit, aplikimi për çertifikim bëhet duke dër guar një formular me kriteret e Aneksit #3 dhe Aneksit #4 në adresën elektronike të Ministrisë së Turizmit. Mirë po dokumenti nuk e qartëson nëse për regjistrimin do të mjaftojë vetëdeklarimi, apo do të duhet që punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Mjedisit të kryejnë verifikimet e çdo sipërmarrjeje. Në rastin e parë, çerfitikimi do të demaskohej si një formalitet i panevojshëm, ndërsa për rastin e dytë, duke ditur se turizmi është një nga sektorët më informalë, sipërmarrjet e paregjistruara mund të paraqesin problem për shëndetin e vizitorëve. Të njëjtat kufizime u shpallën, këtë herë në formën e urdhëresave të padiskutueshme, edhe për baret dhe restorantet, të cilat janë po aq të rëndësishme sa edhe akomodimi, për turizmin. Rregullat e reja, të shpallura në platformën qeveritare eAlbania, përveç kufizimeve të tjera, tëntojnë të nxjerrin nga qarkullimi paratë, pasi pas 18 Majit – data e caktuar për hapjen e tyre – pagesat në bare dhe restorante rekomandohen të bëhen më karta krediti. Po ashtu sikurse strukturat hoteliere, edhe resto rantet duhet t’u masin temperturën stafit dhe klientëve, si dhe t’u shërbejnë klientëve nga një distancë prej jo më pak se 1.5 metër. Për të diskutuar propozimin e Qeverisë, gazeta VIJA ka ftuar në debatin e këtij numri, disa sipërmarrës të turizmit në Qarkun Shkodër. Në mesin e 60 sipërmarrjeve që ap likuan në #GO2Innovation gjatë muajit Mars për të mar rë shërbimet e kësaj Qendre Inovacioni për Turizmin dhe Agrobiznesin, ne ftuam ata që aplikuan si zotërues të strukturave akomoduese. Nga Lëpusha si kartolinë e deri në fushat e Zadrimës në Barbullush, nga Thethi i thepisur e deri në Ganjollë e nga Kopliku i Sipërm e deri në Anën e Malit, e natyrisht në Shkodër – në këtë numër të gazetës VIJA do të lexoni përgjigjet e sipërmarrësve për 3 pyetjet tona të debatit: Si do t’ia dalë turizmi me kufizimet absurde prej pandemisë? VIJA
Përparim Rraboshta Gardenland Resort Kompleksi Turistik Rraboshta sh.p.k Barbullush, Vau Dejës 1. Po, jam njoftuar me propozimin e Qeverisë për Protokollin e Masave AntiCovid në sezonin turistik. Mendoj se në situaten e krijuar duhet zbatuar dhe hap pas hapi duhet të adop tohet sipas ecurisë së epidemisë, që shpresojmë se do të shkojë drejt shuarjes. Në kompleksin tonë nuk është problem zbatimi i Protokollit, pasi ne dispono jmë ambiente me sipërfaqe të mjaftueshme dhe staf tashmë stabël dhe të përgatitur. Nuk e shoh ndonjë problem të madh, sepse ne kemi qenë gjithmonë pararojë e marrjes së masave të higjenës, pasi jemi strukturë e ngritur kohët e fundit dhe ambientet tona, hoteli, baret, restorantet dhe pishina e hapur janë në kushte dhe standarde të përshtatshme me kërkesat e Komunitetit Europian. 2. Normalisht këtë vit kishim shumë prenotime të grupeve të huaja që arrinin në hotel me anë të transportit të autobuseve, që për muajt Prill dhe Maj u anullu an, por që për muajt në vazhdim nuk janë anulluar akoma. Le të shpresojmë që situata të shkojë drejt përmirësimit dhe kontra tat me to të vazhdojnë. Por kompleksi ynë, vitet e shkuara është shfrytëzuar nga klientela vendase, shqiptare. Shpresojmë të largohet pak paniku dhe njerëzimi të shkojë drejt jetës normale. 3. Pasojat janë të shumta, pasi pikë se pari duhet të shtojmë staf, që kërkon pagesa shtesë. Blerja e pajisjeve është një tjetër shpenzim i pallogaritur, dhe frenimi i klientelës nga paniku, është edhe ky një dëm i madh. Mendoj se pasojat do të çojne në rënien e të ardhurave 60% të planifikuara për këtë sezon, por ç’të themi. Gjithçka le t’ia lëmë kohës.
Dedë Nika Bujtina Nika Ndërlysaj, Theth, Shkodër 1. Nuk jam njohur me këtë propozim, sepse nuk na ka vënë askush në dijeni. 2. Zgjidhja jonë alternative do të jetë ndarja e dhomave nga 10 në 20 të tilla, si dhe ndërtimi i kabinave provizore në oborrin e shtëpisë, sipas kërkesave të klientëve, për të respektuar distancën sociale. 3. Pasojat ekonomike do të jenë rritja e shpenzimeve dhe rritja e kostos së shërbimit të turizmit.
Pyetjet e debatit
1. A jeni njohur me propozimin e Qeverisë për Protokollin e Masave të Sigurisë Anti-Covid në Sezonin Turistik dhe si e mendoni zbatimin e tij në biznesin tuaj? 2. A jeni përpjekur të gjeni zgjidhje të tjera alternative ndaj Masave të propozuara dhe kërkesave të klientëve? 3. Cilat mendoni se do të jenë pasojat socio-ekonomike të zbatimit të këtyre Masave të Sigurisë në biznesin tuaj?
Sead Çoçja Vila Bekteshi Shkodër
Aneta Marku Agroturizëm Marku Ganjollë, Shkodër
Jemi përpjekur të qëndrojmë gjithmonë të azhornuar me të rejat më të fundit të dhëna nga Qeveria në lidhje me biznesin, kryesisht nëpërmjet mediave, por dhe rrjeteve sociale. Jemi në dijeni të masave që duhet të merren për të respektuar Protokollin e Masave të Sigurisë dhe sigurisht që do t’i respektojmë, por na duhet të shtojmë që këto masa të përcaktuara nga Qeveria krijojnë vështirësi në funksionimin normal të biznesit. Përsa i përket zgjidhjeve alternative, mendojmë që rregullat dhe masat e vendosura nga Qeveria jane strikte dhe në këtë mënyrë nuk na japin liri për manovrim. Pasojat socialekonomike besojmë se do të jenë afatgjata. Si fillim, sigurisht që është e nevojshme të merren masa për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë të pazakontë, por nëse këto kufizime strikte do të vazhdojnë për një kohë të gjatë, biznesi do të pësojë shumë dëm. Arsyet pse e themi këtë janë: 1. Duke qenë se fluksi i punës do të ulet, bizneset për të mbijetuar do të jenë të detyruara të reduktojnë stafin, duke thelluar kështu më shumë krizën ekonomike dhe varfërinë. 2. Edhe pse në Shqipëri nuk i jepet shumë rëndësi shëndetit mendor, kjo situatë po krijon shumë shqetësim te punëtorët tanë, duke shkaktuar stres dhe pasiguri për të ardhmen. 3. Duke qenë një sipërmarrje që kemi dëshirë të rritemi, kjo situatë na ka detyruar t’i ndalim investimet. 4. Meqë lëvizja është e kufizuar dhe paniku është akoma ekzistent, turizmi do të dojë shumë kohë që të gjallërohet sërish, duke bërë që bizneset e turizmit të jenë më të goditurat.
1. Jam njohur deri diku dhe mendoj se zbatimi i Protokollit, ashtu si i çdo
Pllumb Harusha Logu i Harushajve Theth, Shkodër 1. Po, jemi njohur me propozimin e Qeverisë për Protokollin e Masave të Sigurisë AntiCovid. Janë masa të nevojshme për të gatantuar sigurinë e klientëve, po
mase tjetër sigurie do të ketë kosto të shtuar, por duke pasur parasysh faktin që virusi është ende i panjohur, ndoshta këto masa duhen marrë. 2. Të mendosh zgjidhje në këtë situatë mendoj se është e pashmagshme për çdo sipërmarrje, por sa të realizueshme mund të jenë këto zgjidhje? A mund të realizohen? Kjo mbetet për t’u parë në ditet në vijim, duke shpresuar më të mirën. 3. Sigurisht që do të ketë pasoja ekonomike, e sidomos te ne të vegjlit që sapo ishim ngritur në këmbë dhe po mundoheshim të mesonin të ecim. Ky “rrëzim” na e bën akoma më të frikshme rinisjen. Megjithatë, kjo situatë bëftë që të reflektojmë të gjithë e të sillemi më mirë me atë që Zoti na e ka vënë në dispozicion!
Shaqir Hysa Agroturizëm Kantina Kopliku Malësi e Madhe
Luçie Çekaj Bujtina Adriatiku Tamarë, Malësi e Madhe
1. Po, jemi njohur me propozimin e qeverisë dhe jemi dakord me zbatimin e masave siç janë: kryerja e trajnimeve të nevojshme dhe zbatimi i masave higjenike për sigurimin e të gjithë stafit dhe vizitorëve në mënyrë që të shmangim përhapjen e Covid19 2. Ne mendojme se masat e propozuara jane shumë efektive, dhe në baze të tyre mund të gjejmë zgjidhje për kërkesat e klientëve. 3. Pasojat do të jenë kostot financiare, pasi do të rriten shpenzimet e nevojshme për bizneset dhe rrjedhimisht do të rritet edhe çmimi për vizitorët. Kantina Kopliku u sugjeron të gjithë operatorëve turistikë që vera dhe të gjitha prodhimet shqiptare të jenë të pranishme në çdo tavolinë.
1. Po, jemi njohur me propozimin e Qeverisë për Protokollin e Masave të Sigurisë. Masat jane mjaft kufizuese për punën tonë dhe realizimi i tyre do të na kushtojë mjaft në ecurinë e punës tonë. Gjithsesi, sado të vështira të jenë, ne do t'i ndjekim me përpikmëri. 2. Nuk kemi gjetur asnjë zgjidhje alternative. Ende nuk kemi pritur klientë, pasi lëvizjet nuk janë lejuar dhe nuk i dimë akoma kërkesat e vërteta të klientëve në këtë situatë. 3. Pasojat janë të ndjeshme që tani kur sapo nisi koha e turizmit malor. Klientët e huaj kanë anulluar të gjitha rezervimet e bëra. Ne ndodhemi në situiatë kritike, sepse nuk po arrijmë të mbulojmë as kontributet e sigurimeve. Për fat të keq nuk përfituam as nga Paketat mbeshtetëse të Qeverisë edhe pse aplikuam. Përfundimisht do të jetë një vit për mbijetesë, për të mos thënë me humbje.
ashtu dhe të personelit të shërbimit dhe jo vetëm. Zbatimin e këtij protokolli në struktura akomoduese të tipit “Bujtinë”, sikurse është biznesi im familjar, e shikoj disi të vështirë jo në aplikimin e tij por në realizimin e tij në bazë të materialeve të kërkura dhe detergjentëve apo solucionet e tjera që janë të nevojshme për dezifektimin e ambienteve. Pasi sigurimi i këtyreve produkteve ka kosto më të lartë për bizneset akomoduese në zonën e Thethit, duke qenë se kostos së vetë produktit i shtohet dhe kostoja e transportit (blerja duhet të bëhet në Shkodër) i cili është personal (nuk ka akoma struktura furnitore që të munden të operojnë në Theth). Kjo do të bëjë që çmimet për akomodim të jenë më të shtrenjta dhe ndoshta mund të duken të papranueshme për turistitët e zonave malore, që deri tani janë mësuar të kenë çmime ekonomike. Por gjithashtu dhe koha e nevojshme që duhet për t’i siguruar
këto materiale dhe shkëputja nga detyra e personit që do t’i sigurojë do të jetë problem për efikasitetin 100 % të masave AntiCovid . Mendoj se do të na duhet mbështetje nga strukturat e qeverisë per sigurimin më të lehte të këtyre produkteve. 2. Momentalisht po shqyrtojmë mënyrat për të gjetur zgjidhjet më të mira alternative që mund të na ndihmojnë për të realizuar të gjitha masat që duhet të ndërmarrim. 3. Ashtu si e përmenda edhe më lart, zbatimi i këtyre masave të sigurise do të sjellë kosto më të lartë për ne dhe detyrimisht çmim më të lartë për klientin. Kjo do të çojë ndoshta në një numër më të ulët të personave që do të akomodohen, gje që do të na detyrojë të shkojmë në çmimet e zakonshme dhe kjo do të sjellë të ardhura më të pakta. Të ardhura të cilat edhe pse i sigurojmë vetëm në muajt e verës (sepse aq është sezoni turistik), i përdorim për të gjithë vitin.
Dodë Gjerkaj Hotel Kelmendi Lëpushë, Malësi e Madhe 1. Po, jemi njohur me propozimin e masave të sigurisë AntiCovid. Zbatimi i tyre është i domosdoshëm në mënyrë që të mos shkojë dëm ajo sakrificë dhe e gjithë kjo kosto socialekonomike e deritanishme. Por nga ana tjetër, kjo situatë e re në të cilën po kërkohet të hyjmë, do të rrisë së tepërmi kostot dhe do të zvogëlojë në maksimum të ardhurat (kufizimet në orarin e punës shtimi i produkteve të higjenës personale dhe dezinfektimii shtuar i ambjenteve, ruajtja e distancave etj). Kjo situatë do të rrisë rrezikun e mundësive likuiduese për shkak të të ardhurave të pakta dhe deri në mbylljen e detyruar të biznesit. Gjithashtu biznesi ynë ka specifika të tilla që kërkon masa dhe përpjekje shtesë për zbatimin rigoroz të
Aida Gjeçaj Villa Gjeçaj, Theth Thethi-Guide.com Feel Albania 1. Sapo u konfirmuan rastet e para me Covid19 në Shqipëri, ne u përballëm me anullimet e para, por shqetësimi më i madh ishte për atë se çfarë do të vinte më pas. Si pjesë e Shoqatës e Turizmit kemi diskutuar sesi të ulim impaktin e goditjes në turizëm dhe ATA i ka përçuar më së miri idetë tona pranë Qeverisë. E e shoh disi të vështirë zbatimin real të Masave nga Bujtinat Alpine, një prej të cilave e ka në pronësi edhe familja ime. Që këto masa të zbatohen duhen investime të konsiderueshëm në mjete, pajisje dhe burime njerëzore për një sezon të përgjysmuar në kohë. E vështirë do të jetë edhe për transportin drejt Alpeve. Numri i vogël i pasagjerëve që do të duhet të jenë në këto mjete transporti do të ndikojë në kosto, si rritja e çmimit të biletës, por mund të ketë edhe mosaktivizim të liçencës. Një tjetër mangësi në draftProtokoll është mosparashikimi i vizitave në muze, parqe arkeologjike dhe zona të mbrojtura. 2. Përtej investimeve që do të na duhet të bëjmë për masat e draft Protokollit, aplikimi praktik në strukturat akomoduese në Alpe është disi më i lehtë, sepse dhomat janë minimaliste, me pak aksesorë që mund të përcjellin virusin, ndërkohë që hapësirat jashtë mundësojnë restorante me largësinë e nevojshme. Gjithashtu për të mos lejuar që 15% e çmimit të shkojë te platformat e huaja si Airbnb apo Booking, për rezervimet do të listojmë strukturat akomoduese alpine në faqen tonë www.thethi-guide.com me kontaktet e tyre direkt dhe njëkohësisht falas. Si tur operator kemi punuar rreth 90%
sigurisë AntiCovid. Pavarësisht kësaj ne po ndërmarrim masat dhe veprimet përkatëse për të filluar sezonin konform ligjit sa më shpejt të jetë e mundur. 2. Në të gjitha kohërat ka pasur epidemi dhe sëmundje ngjitëse! Dhe çdo herë njerëzimi ka dalë i fituar ndaj tyre. Mjetet dhe kushtet për t'u mbrojtur ndaj tyre asnjëherë s'kanë qenë më të mira se sot. Metodat më të mira kanë qenë, janë dhe do të mbeten ato parandaluese të sëmundjve dhe në rastin konkret të epidemisë. Alternative e vetme edhe sot mbetet ruajtja për të mos u infektuar vetë dhe për të mos u bërë burim infeksionit për të tjerët. 3. Pasojat socialekonomike të zbatimit të këtyre Masave janë shumë të rënda, dhe sa më shumë të vazhdojë kjo situatë aq më të rënda do të jenë. Asgjë nuk mund të vendoset para jetës dhe ruajtes së sajë. Por izolimi total po e shëndërron shoqërinë njerëzore në një formë tjetër të paparë ndonjëherë. Marrëdhëniet ekonomike, shoqërore, kulturore, politike, religjioze etj. po ndryshojnë në mënyrë katastrofike nga kjo situatë. (Kujtoni që në kodet penale të vëndeve të ndryshme të botës, izolimi në shtëpi është një ndër masat e rënda të dënimeve për njerëzit: tashmë e gjithë bota është e dënuar pa gjyq). Për biznesin kjo situatë është po kaq e keqe, sepse nga njëra anë rrit papunësinë dhe falimenton biznesin dhe nga ana tjetër mungesa e punëve dhe biznesit çon në pasoja zinxhir për shoqërinë dhe shtetin.
vetëm me turistë të huaj dhe tani po mundohemi të përshtasim ofertat dhe shërbimet tona për një klientelë vendase, edhe pse ne shqiptarët nuk e kemi kulturë blerjen e paketave turistike dhe sigurisht që kjo do të ndikojë në punën tonë. 3. Pasojat në strukturat akomoduese: Nuk përfituan asnjë qindarkë nga Paketat e Ndihmës Financiare 1 dhe 2, pasi ishin biznese të pezulluara; Të gjithë kanë marrë kredi bankare për të mbuluar në vazhdimësi investimet e bëra. Nëse nuk do të punojnë, do të jetë e vështirë për të shlyer këste, ndërkohë që bankat kanë bërë vetëm një shtyrje 3mujore. Shumica e tyre kanë bërë investime në vjeshtë dhe nuk kanë kursime (për të konsumuar “dhjamin e tyre” sikurse thuhet nga Qeveria). Do të ketë në rastin më të mirë një sezon më të shkurtër, me më pak turistë dhe me më pak të ardhura (sepse deri në Gusht nuk parashikohet të ketë turistë të huaj), por duke shpresuar se turistët shqiptare do të lëvizin në fundjava. Kostot shtesë për masat mbrojtëse njëpërdorimshe që duhet të ndërrohen minimumi 3 herë në ditë, pajisje si termo metrat dhe purifikuesit e ambienteve etj. Kostot shtesë për staf të trajnuar në trajtimin e turistëve; Rreziku i ndotjes së ambientit në zonat alpine, që po nuk u menaxhua, do të ketë pasoja dhe për vitet në vazhdim, si psh., hedhja e maskave dhe dorezave në natyrë nga turistët apo hedhja e mbetjeve plastike në lumenjtë e zonës etj. Përsa i përket agjensisë, si tur operator, pasojat do të jenë: Nuk do të mund t’u shërbejmë grupeve, pasi kushtëzohemi nga transporti dhe kostot e tij. Nëse një grup 20 veta dikur e merrnim me një furgon, sot do të na duhen dy të tillë dhe kjo i rrit kostot. Nëse do të hapen kufijtë dhe ne do të presim individë, familje apo grupe të vogla, shumë prej tyre do kërkojnë siguri nga bujtinat dhe restorantet ku do i dërgojmë. Këto struktura duhet të sigurojnë çetifikatën “Strukturë e Kontrolluar” dhe kjo nuk është në dorën tonë. Si tur operator i ri, me pak shpenzime fikse, ne do ta kemi disi të lehtë t’i rezistojmë kësaj krize, ndryshe nga tur operatorët e mëdhenj me shumë staf e kosto të tjera që vijnë nga parapagesa ndaj të tretëve, kredi, paga e këste të konsiderueshme tatimfitimi i parapaguar. Gjithashtu për shkak të përmasave të biznesit tonë, edhe rimëkëmbja shpresojmë të jetë më e shpejtë në një fazë të dytë.
Kastriot Faci Ferma Ekosociale Ana e Malit, Shkodër 1. Jam njohur me propozimin e përgatitur dhe jam i mendimit që Masat janë të domosdoshme për situatën dhe janë të aplikueshme nga të gjithë njësitë e shërbimeve turistike të mëdha e të vogla. Këtu bëj krahasimin në mes hoteleve të mëdha dhe bujtinave apo njësive më të vogla të shërbimeve. Sidomos për këto të fundit, përfshi dhe Fermën Ekosociale, pyetja është se sa do të mbërrijnë t’i sigurojnë kushtet e kërkuara me të ardhurat e pakta prej xhirove të limituara dhe kostove shtesë të Covid19. 2. Ne nuk e kemi hapur ende sipërmarrjen tonë, sepse dhe ligji nuk e lejon. Nga ana tjetër, po konsiderojmë se sa e kemi të mundur përshtatjen me rregullat të paracaktuara në draftPropozimin e Qeverisë për Covid19. Në fakt nuk jemi përpjekur të gjejmë zgjidhje apo alternative të tjera ndaj kërkesave të klientëve, sepse nuk e kemi hapur me parë sipërmarrjen tonë. 3. Mendoj se jemi një situatë frenuese për njerëzit, e cila as nuk lejon dhe as nuk është në favor të planifikimit të pushimeve dhe shpenzimeve shtesë. Kjo për arsye shëndetsore dhe finaciare. Masat e parashikuara do të kenë kosto financiare të cilat do të duhet të paguhen paraprakisht pa patur asnjë klient e shërbim në ambjentet e sipërmarrjes. Ne, që po bëheshim gati ta hapnim njësinë e shërbimeve na ka goditur shumë fakti që po mendojmë ta nisim në një moment krize. Gjithashtu njerëzit janë të prirur të bëjnë vlerësime dhe zgjedhje bazuar në eksperiencat e tyre të mëparshme në subjekte te tjera, të cilat ofrojnë kushte më të mira qoftë nga ana e sigurisë ushqimore, qoftë nga kushtet infrastrukturore. Për ta ilustruar do të bëja krahasim me zgjedhjen mes një hosteli dhe të një hoteli. Mendoj se njerëzit në këtë rast do të zgjedhin çmimin më të lartë për arsye të sigurisë më të lartë. Për pasojë do të ketë falimente të hosteleve dhe sipërmarrjeve më të vogla. Një gjë është e sigurtë, që kriza e Covid19 ka dhe do të vazhdojë të ketë ndikimi socialekonomik në çdo biznes, si dhe në sipërmarrjen tone, duke e bërë me të vështirë mbijetesën. Ndoshta është koha që ta rimendojmë dhe një herë rihapjen e biznesit, pasi mund të jetë momenti më i pavolitshëm për startimin e tij.
Përshtatje në evoluim: aktorë të turizmit nga i gjithë vendi mblidhen në #GO2Innovation
“Natyra ime”, e themeluar në fshatin Shtoj i Ri të Shkodrës nga sipërmarrësja Jetmira Kajoshi u shpall fituese e Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta 2020, të organizuar nga Partners Albania. Kajoshi, e cila u shpall fituese në kategorinë e prodhimit (LOT2), prezantoi përpara jurisë sipërmarrjen e saj të sapunave dhe kremërave natyralë, të prodhuara në mënyrë artizanale dhe me përbërës organikë nga fushat e Malësisë së Madhe që njihen për kultivimin e bimëve aromatike mjekësore, si sherebela, lavanda etj. “Natyra ime” lindi nga pasioni dhe nga dëshira për të përdorur në Shqipëri vajrat dhe esencat e prodhuara në zonën time, sepse më parë të gjitha ekportoheshin jashtë vendit, tha Kajoshi gjatë prezantimit, më 8 Maj 2020 në Tiranë. Sipërmarrja “Natyra ime” operon prej 5 vitesh në treg, ndërsa vetëm për vitin 2019 numëron mbi 10.000 artikuj të shitur nga gama e më shumë se 20 produkteve, ku dominojnë sapunet, kremërat, por edhe zbutësit e buzëve, skrapi etj. Produktet Natyra ime, që gjenden në tregjet e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Italisë, dallojnë për ciklin e mbyllur të prodhimit me lëndë të parë shqiptare, si dhe për faktin se janë krejtësisht të biodegradueshëm, dmth, nuk lënë pas mbetje kimike në mjedis. Me sipërmarrjen “Natyra ime”, Kajoshi është ndër bizneset që po mbështeten intensivisht nga #Go2Innovation. Po ashtu, ajo është sipërmarrësja e dytë që shpallet fituese me asistencën e ekipit të #GO2Innovation. Më parë, një sipërmarrës nga rajoni i Shkodrës fitoi në një tjetër thirrje për bizneset e reja. Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta këtë vit shpalli 5 fitues.
#GO2Innovation vazhdon punën me sipërmarrjet e Qarkut Shkodër
“Natyra ime” shpallet fituese e Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta Më 22 Shtator 2018, sipërmarrësja Jetmira Kajoshi (“Natyra ime”), ishte pjesë e një guide me ambasadorët e akredituar në Shqipëri
Turizmi si njëri ndër sektorët kryesorë të industrisë së shërbi meve mund të vazhdojë të jetë më i dëmtuari nga pandemia covid19. Për shkak të kufizimeve të mëtejshme që mund të ven dosen, disa sipërmarrje të këtij sektori, sidomos strukturat ako moduese të llojit hostel, por jo më pak edhe hotelet dhe resto rantet janë në kufijtë e mbi jetesës. Madje do të ketë edhe falimentime, sepse nga kriza do të shpëtojnë vetëm ata që do të përshtaten ndaj kushteve të reja, duke i orientuar kapitalet dhe burimet njerëzore drejt te knologjisë së informacionit dhe tregjeve dixhitale. Këto shqetësime ishin në qendër të takimit mes aktorëve dhe sipërmarrësve të turizmit dhe jo vetëm, nga rajone të ndryshme të vendit. Për shkak të kufizimeve nga Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore të shpal lur nga Qeveria, takimi i orga nizuar nga GO2Innovation për të diskutuar rreth përshtatjes së sektorit të turizmit ndaj krizës globale, u mbajt në platformën Zoom dhe në të morën pjesë sipërmarrës të turizmit nga i gjithë vendi. Pas prezantimit të #GO2Inno vation, takimi nisi me dhënien e opinioneve të pjesëmarrësve për realitetin e përditshëm, për jetën në kushtet e izolim it dhe mungesën e lëvizjes. Pjesëmarrësit në takim, disa prej të cilëve drejtojnë struktu ra akomoduese dhe restorante të suksesshme, folën edhe për
krizën e tregut të shërbimeve dhe produkteve, pa e fshehur mungesëne sigurisë për të ar dhmen. Për të identifikuar problemet me të cilat përballet sekto ri i turizmit, diskutimi u ndal te papunësia, te nevoja për subvencione dhe politika le htësuese fiskale nga ana e qeverisë. I pranishëm në këtë takim, ishzëvendëskryeministri i vendit, Niko Peleshi, aktual isht deputet i Qarkut të Korçës, theksoi nevojën e bashkëpun imit të fortë mes aktorëve të këtij sektori jo vetëm brenda një zone të caktuar, por në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa folës të tjerë, përfaqësues të agjen sive turistike, të botës akade mike, të strukturave akomo duese, ekspertë bankarë dhe të mjedisit, udhërrëfyes të çertifi kuar etj., diskutuan më tej edhe për sfidën e zëvendësimit të turistëve të huaj me turistë ven das, për të siguruar mbijetesën e sektorit. E si në një efekt dom ino, kjo sfidë sjell një tjetër sfidë, atë të çmimeve me të cilat do t’u shërbehet turistëve në sezo nin e ardhshëm, ndërkohë që shqetësim mbetet edhe cilësia e ofertës turistike: a rrezikon të ulet standardi i shërbimeve tur istike në këto kushte? Që nga fillimi i Prillit #GO2In novation ka realizuar 4 takime me sipërmarrës të turizmit në Qarkun Shkodër, ndërsa takimi i 26 Prillit ishte i pari me pjesëmarrjen e aktorëve nga e gjithë Shqipëria. S.P.
#GO2Innovation e ka vazhduar punën me sipërmarrjet e turizmit dhe agrobiznesit të Qarkut Shkodër, përmes takimeve online. Dy ditën e ngjeshura me seancat e Online Pitching të 67 Prillit 2020, u pasuan me intervistat e dyta me sipërmarrjet e përzgjedhura. Ndryshe nga takimet e para, ku përballë jurisë ishin të gjithë sipërmarrësit, takimet e 1617 Prillit ishin individuale: sipërmarrësit diskutuan personalisht me ekipin e punës së #GO2Innovation, si dhe një përfaqësues nga juria e ekspertëve. Qëllimi i këtyre takimeve që zgjatën rreth 25 minuta për çdo sipërmarrës, ishte harmonizimi i nevojave të bizneseve me shërbimet e ofruara nga #GO2Innovation. Sikurse në takimet kolektive përballë jurisë, përveç gatishmërisë për bashkëpunim, sipërmarrësit përcollën pozitivitet dhe shpresë për një dalje sa më të shpejtë nga kjo situatë. Ndërkaq, më 24 Prill 2020, ekipi i #GO2Innovation ftoi në takime të veçanta të gjithë sipërmarrësit, të cilët nuk ishin intervistuar më parë. Megjithatë, #GO2Innovation vendosi t’u japë një mundësi tjetër të gjithë sipërmarrësve që ndoshta nuk kanë aftësinë e të shkruarit mirë të një aplikimi, por mund të jenë të zotët në të bërit biznes. Dhe kjo rezultoi e vërtetë, sepse disa prej këtyre sipërmarrësve u paraqitën me ide interesante për të çuar përpara bizneset e tyre, duke forcuar ekonomitë familjare, si dhe duke kontribuuar në zhvillimin e komuniteteve lokale. Në përfundim të të gjitha fazave të përzgjedhjes dhe klasifikimit të sipërmarrjeve në varësi të shërbimeve që ata do të marrin, #GO2Innovation ka nisur tashmë seancat e mentorimeve me disa prej tyre. Numri total i sipërmarrësve nga i gjithë Qarku i Shkodrës, të cilët do të përfitojnë shërbimet e #GO2Innovation në këtë fazë të projektit, është 52, pra mbi 4 herë më shumë se sa ishte objektivi i kësaj Qendre Inovacioni.
Mbi 100 milionë vende pune të humbura në turizëm
10.3% e GDPsë globale sigurohet nga sektori i turizmit përmes 330 milion vendeve të punës në të gjithë planetin, ose 10% e të punësu arve. Prandaj ky sektor është një motori i rritjes ekonomike e madje edhe shtylla kurrizore e shumë ekonomive në botë. Por turizmi, tregtia dhe udhëtimet nuk do të jenë më kurrë njësoj. Këshilli Botëror i Udhëti meve dhe Turizmit (WTTC) parashikon humb jen e 100.8 milion vendeve të punës në këtë sektor, çka do të thotë 2.7 trilion dollarë hum bje për vitin 2020. Pesha e kësaj krize do të nd jehet në Europë përmes 13 milionë vendeve të punës dhe 709 miliardë dollarëve humbje,
e përsëri pjesa më e rëndë i takon Spanjës dhe Italisë. Pandemia ka përhapur përvoja dhe kufizime të njëjta në të gjithë botën, si mbyllja e kufijve shtetërorë, anullimi i udhëtimeve dhe pezullimi i përditshmërisë. Ngjarje të tilla tradicionale si Ok toberfest në Gjermani, Wimbledon në Britaninë e Madhe etj., janë anulluar ndërsa në Itali, Qeve ria bllokoi në shtëpi mbi 15 milionë qytetarë të rajoneve pranë kryeqendrës financiare Mila no dhe magnetit turistik të Venecias. Sportet dimërore në Itali dhe Austri përfunduan shumë më herët dhe atraksione si Disneyland në Paris dhe Mallorca në Spanjë, tashmë janë të boshati sura. Muzetë, kinematë dhe teatrot mbeten të mbyllura në mbarë Europën. Paqartësia për të ardhmen bën që këto ku fizime ta ngadalësojnë rimëkëmbjën ekonomike globale, por ajo nuk është e pamundur. Sikurse Shqipëria, edhe vende të tjera fqinje si Italia, Tur qia etj. planifikojnë hapjen e sezonit turistik të shoqëruar me masa të rrepta sigurie. Për këtë janë hartuar plane të menaxhimit të turizmit, të cilat e kushtëzojnë çertifikimin e sipërmar rjeve të sektorit të turizmit, si dhe të transpor tit. Ndërkohë, WTTC u ka bërë thirrje qeverive që përmes masave efektive, si grantet, zgjatja e kredive jetike të pakufizuara, si dhe heqja e taksave, të mund të ndihmojnë në sigurimin e mbijetesës së sektorit të turizmit.
A mund ta shpëtojë tregu i brendshëm turizmitn shqiptar?
vijon nga faqja 1
Operatorët turistikë duhet të nxjerrin mësime nga teknologjia e përparuar dhe të reagojnë shpejt për t’u përshtatur me ndryshimet e shpejta dhe të shpeshta, sepse ndodh që më lehtë rezervon në një bujtinë në një fshat të vogël në zona rurale diku jashtë se sa në një hotel në një qytet turistik në Shqipëri. Po ashtu është e vështirë të gjesh shërbim gjithëpërfshirës me një pagesë të plotë dhe të vetme. Kjo mundësi e çliron pushuesin nga përgjegjësia e vendimmarrjes së përditshme dhe krijon kushtet për të shijuar një kohë të qetë dhe të këndshme. E rëndësishme është edhe dhënia e informacionit të saktë dhe aktual nëpërmjet kanaleve të duhura të komunikimit. Ndoshta elementi më thelbësor për të patur një pikë kthese në marrëdhënie me tregun e brendshëm është ndërthurrja e veprimtarive me qëllim pasurimin e ofertës turistike. Kjo detyrë i takon më së shumti operatorëve turistikë dhe DMOve. Nuk ka asnjë arsye përse e njëjta ofertë që i paraqitet tregut polak, çek apo ukrainas, të mos i ofrohet edhe tregut shqiptar. Ndërsa është e habitshme se si shumë pushues shqiptarë zgjedhin Malin e Zi apo ndonjë vend tjetër fqinj. Ata duhet të kenë mundësinë e zgjedhjes së një oferte për pushime në Shqipëri. Por kjo ofertë duhet të ketë një ndërthurrje dhe shumëllojshmëri veprimtarish të ofruara. Paketat turistike duhet të përmbajnë sa më shumë veprimtari në natyrë qofshin këto argëtuese apo zhvilluese. Koha e pushimit duhet të alternohet me veprimtari kulturore dhe në natyrë. Veprimtaritë ujore si zhytjet, shëtitjet me mjete ujore, peshkimi, lundrimi dhe veprimtaritë e ecjeve në natyrë, vaktet në natyrë, shëtitjet me kuaj apo mjete motorrike për terren jashtë rruge e të tjera si këto, duhet të ofrohen të ndërthurura sipas preferencave. Nuk duhen lënë pas dore vizitat kulturore në muze, parqe arkeologjike, galeri arti etj. Fokus i veçantë duhet t’i kushtohet trashëgimisë së prekshme dhe të paprekshme ku përfshihet arkitektura, folklori, gatimi, zejet, doket dhe traditat. Një ndërthurrje e mire e tyre krijon një paketë turistike konkuruese. Në përfundim të një shkrimi që e ka të pamundur të trajtojë temën në mënyrë shterruese, meritojnë të merren si model shembujt e suksesshëm të qyteteve si Korça, Pogradeci apo edhe Lezha e ndonjë qytet tjeter, ku ka struktura të cilat i kanë kushtuar vëmendje të theksuar klientëve shqiptarë dhe kanë arritur në mënyrë të sukseshme të garantojnë treg gjithëvjetor që i bën sot më pak të cënueshëm në këtë situatë krize dhe më të suksesshëm në të ardhmen. Adrian Mitrovasili
Nr. 20, Maj 2020
realizuar nga Resurset në Zhvillim RiD
Resurset në Zhvillim RiD