Nr. 21, Qershor 2020
Risia për bizneset e përzgjedhura në #GO2Innovation quhet mentorim Sipërmarrësit e turizmit dhe agrobiznesit në Qarkun Shkodër tregojnë përvojën e tyre gjatë mentorimit: Ila Gjinaj Agim Ramaj Ëngjëllushe Pepaj Muhamet Trepçi Hilmi Zeneli Gerald Kuçi Jona Xhepa Altin Dycaj Konsulenca financiare zgjon interesin e rreth 25 sipërmarrësve Kampi veror “Natyralistët” i fton fëmijët shkodranë të jetojnë natyrën Amsterdami, Praga, Barcelona dhe të tjera qytete europiane nuk duan t’i kthehen më turizmit masiv
Mentorimi, një dritare mundësie për sipërmarrësit në epokën e pandemisë
Mentorë dhe pjesëtarë të ekipit të #GO2Innovation (lart, majtas): Pezana Rexha, Shkëlzen Marku, Ivo Krug, Jasmina Lumanaj, (poshtë, majtas) Liridona Ura dhe Eltjana Shkreli
Bashkë me fillimin e Qershorit kanë nisur edhe seancat e mentorimeve për 17 sipërmarrës të turizmit dhe agrobiznesit në Qarkun Shkodër. Bizneset janë përzgjedhur në varësi të performancës së tyre që prej fillimit të angazhimit në #GO2Innovation. Shërbimi i mentorimit po u ofrohet gjithashtu edhe disa sipërmarrësve të tjerë nga Qarku Shkodër, kryesisht studentë të Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër – të rinj në fazën e start up-eve, të cilët dëshirojnë t’i çojnë më tëj idetë e tyre të biznesit, duke e çuar në 23 numrin e të mentoruarve. I ofruar në mesin e krizës më të madhe të sektorit të turizmit, mentorimi po shihet nga sipërmarrësit si një mundësi që i orention ata për gjetjen e mënyrave inteligjente për përshtatjen dhe ringritjen e bizneseve gjatë dhe pas pandemisë. Bizneset që po mentorohen i përkasin një spektri shumë të gjerë të shërbimeve dhe produkteve të turizmit dhe agrobiznesit, si komplekset e mëdha turistike, hotelet, restorantet dhe bujtinat në zona urbane dhe rurale, aktivitetet në natyrë dhe guidat turistike kulturore, vreshtaria dhe proidhimi i verës, kultivimi i perimeve, bimëve mjekësore aromatike dhe krimbit të mëndafshit, mbarështimi i të imtave, përpunimi i tezgjahut dhe drurit, frutave dhe perimeve etj. Duke punuar kryesisht përmes metodës cilësore të intervistimit në takime të drejtpërdrejta dhe online, si dhe me vëzhgimet në terrenin ku zhvillohen bizneset, mentorët po punojnë për evidentimin e nevojave për ndërhyrje emergjente. Kështu, ndonëse me natyra dhe nivele të ndryshme zhvillimi, mentorimi për shumë sipërmarrës është thelluar në strukturimin e ideve të biznesit për të ndihmuar në krijimin e një kuptimi më të plotë të sipërmarrjes dhe sipërmarrësit. Ndër problematikat e përbashkëta të disa prej sipërmarrësve është prirja për të vazhduar me investime pa i funksionalizuar plotësisht asetet ekzistuese të bizneseve të tyre. Edhe në një kohë normale, por sidomos në një periudhë krize si kjo e pandemisë së koronavirusit, investime të tilla ad-hoc ulin likuiditetin e biznesit në plan afatshkurtër, ndërsa në plan afatgjatë, shtyjnë hyrjen e biznesit në treg, e rrjedhimisht edhe kohën e kthimit të investimit. Një problematikë e ngjashme, e hasur në më pak biznese është mosorientimi i sipërmarrësve në treg, duke bërë që disa prej tyre të luhaten mes dëshirës për të ofruar sa më shumë produkte/ shërbime dhe pamundësisë për t’i ofruar realisht ata, e madje edhe mungesës së efiçencës së ofertës ekzistuese. Për të mos folur për frikën për të ardhmen e biznesit dhe çorientimin e përgjithshëm demoralizues nga kriza e pandemisë, të cilën sipërmarrësit po e vuajnë në mënyrë të shumëfishtë, pasi edhe përgjegjësia e atyre që kanë më shumë të punësuar është edhe më e madhe. Një tjetër problematikë e përbashkët e disa sipërmarrjeve që po mentorohen në #GO2Innovation është prania sporadike në tregun virtual ose mungesa e plotë e qasjes në teknologjinë e informacionit. vijon në faqen 4
Pezana Rexha
Sipërmarrëse & Mentore e Zhvillimit të Produktit
Pezana Rexha është sipërmarrëse që në moshën 18-vjeçare dhe pasionet e saj i ka ndarë mes arkitekturës dhe sipërmarrjes. Më 2013 ka themeluar sipërmarrjen sociale “Design by Pana” që dizenjon e prodhon mobilje e aksesorë përmes drurit të ricikluar të paletave dhe mobiljeve të vjetra. Për 7 vjet, Pana ka pasur sukses jo vetëm në pjesën e biznesit, por edhe duke fituar çmime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, si psh: si vendi i dytë në Europë, për sipërmarrjet sociale - Social Innovation Tournament 2015.
Shkëlzen Marku
Mentor i Sipërmarrjes në Turizëm dhe Inkubatorit
Shkëlzen Marku është bashkëthemelues dhe drejtor menaxher i Yunus Social Business Balkans, rganizatë që mbështet ndikimin e sipërmarrjes në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai është sipërmarrës, trajner biznesi, mentor dhe anëtar bordi në kompani, fondacione dhe në institute të ndryshme kërkimore e financiare. Që prej 2017 ai shërben si ambasador i Forumit Botëror për Inovatorët në Zvicër, si dhe në institucione si Banka Botërore, IFAD, FAO, UNDP, DfID etj. Prej 20 vitesh është lektor në disa universitete në Shqipëri.
Mireda Thana
Sipërmarrëse & Coach biznesi dhe lidershipi
Mireda Thana një Coach biznesi dhe lidershipi, është trajnuar nga CTI në Zvicër dhe Hollandë dhe gjithashtu është e çertifikuar nga Team Coaching International me titullin “Coach i çertifikuar për zhvillim ekipi”. Përvoja e saj profesionale është e lidhur me marketingun dhe financat, dhe gjithashtu edukimi akademik në Ekonomi (Master i Shkencave), çështjet Sociale dhe Planifikimi & Marketing i Avancuar i mundësuan asaj si trajnere të ndërthurë njohuritë në sektorin e ndërmarrjeve private me ekspertizen në fushën e coaching.
Ivo Krug
Mentor i Menaxhimit të Inovacionit Social & Start Up
Ivo Krug është bashkëthemelues i OJQ Tek Bunkeri, një Organizatë që inkubon ndërmarrjet shoqërore dhe angazhon komunitetet në nisma të zhvillimit të qëndrueshëm. Ai ka studiuar Menaxhim Europian dhe Studimet Interdisiplinare të Europës Lindore në Berlin dhe Barcelonë. Ai ka punuar për zhvillimin e biznesit, të sektorit kulturor dhe marrëdhëniet qeveritare dhe si koordinator në projekte me partnerë ndërkombëtarë. Që nga 2019 ai punon si trajner dhe mentor në Menaxhimin e Inovacionit Social dhe Start Up-et, me teknikat e Mendimit të Dizajnit dhe Ndryshimit Sistemik për të punuar rreth sfidave specifike të sipërmarrësve ose ndërmarrjeve. Ai është anëtar i Ashoka ChangemakerXChange, rrjeti Robert-Bosch-Alumni dhe MitOst e.V. dhe rrjeti global i sipërmarrësve social make_sense.
Jasmina Lumanaj
Mentore e Menaxhimit të Biznesit & Start Up-eve
Jasmina Lumanaj mban gradën “Doktore e Shkencave Ekonomike”. Ajo është drejtore e Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati”, institucion arsimor që ofron formim profesional në hoteleri-turizëm, ekonomi dhe konfeksione. Si drejtuese e një shkolle profesionale në këto fusha, Lumanaj ka arritje të suksesshme 6-vjeçare, kryesisht në marrëdheniet me bizneset hoteliere. Ajo është angazhuar në Këshillim Karriere dhe Mentorim të sipërmarrjeve start-up. Gjithashtu, Lumanaj ka një përvojë 9-vjeçare në sistemin bankar, si dhe prej 14 vitesh është asistente-pedagoge pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
Risia për sipërmarrësit e përzgjedhur në #GO2Innovation quhet mentorim
Mentorët e angazhuar pranë #GO2Innovation
Mentorimi është njëri prej shërbimeve më të vlefshme që #GO2Innovation po ofron përgjatë gjithë muajit Qershor për sipërmarrjet e turizmit dhe agrobiznesit të Qarkut Shkodër. Në mesin e 60 sipërmarrësve që kanë aplikuar për shërbime në Qendrën #GO2Innovation, janë përzgjedhur 17 sipërmarrës, me të cilët po punojnë ekspertë me karrierë të gjatë në fushat e mentorimit të start up-eve dhe zhvillimit të produktit, të menaxhimit të biznesit dhe inovacionit social, të turizmit dhe të lidershipit. Sipërmarrës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në biznese të gjitha niveleve, që nga komplekset gjigante turistike e deri te studentët që kanë vetëm ide për të ngritur një biznes të tyrin, do të jenë për disa javë rresht në qendër të vëmendjes së mentorëve për të menaxhuar më mirë, për të riorientuar investimet, por edhe për të kthjelluar dhe përpunuar energjitë e tyre. Por jo vetëm kaq: seancat me coach të çertifikuar dhe me trajnerë me përvoja ndërkombëtare, po i aftësojnë sipërmarrësve për të parë mundësi të reja për bizneset e tyre edhe në këtë periudhë tepër të vështirë, sidomos për turizmin. Mirëpo edhe pse të angazhuar maksimalisht, për mentorët e karrierës seancat e mentorimit me bizneset janë një punë rutinë. Por krejt ndryshe e përjetojnë sipërmarrësit, për shumicën e të cilëve, mentorimi është një përvojë krejt e re. Të mësuar me trajnime kolektive, ata e kanë vlerësuar maksimalisht shërbimin e mentorimit, së pari si respekt dhe angazhim maksimal të ekspertëve të #GO2Innovation, e së dyti si mënyrë e re dhe tepër efikase për trajtimin e problematikave me të cilat haset biznesi, por edhe ata vetë.
Forum i sipërmarrësve për mentorimet në #GO2Innovation
1. A keni marrë pjesë në seanca mentorimi përpara këtyre të ofruara nga #GO2Innovation? 2. Si jeni ndjerë gjatë seancave të mentorimit në #GO2Innovation? 3. Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje gjatë mentorimit? 4. A keni mësuar gjëra të reja nga seancat e mentorimit? 5. A mendoni se edhe biznese të tjera kanë nevojë për seanca të tilla mentorimi?
Fotot poshtë janë marrë nga seancat e mentorimeve të sipërmarrësve të ftuar në forumin e këtij numri të gazetës VIJA
Ila Gjinaj: Mësova gjëra të reja dhe u ndjeva shumë e privilegjuar 1. Për mua është hera e parë që bëhem pjesë e seancave të tilla të mentorimit të ofruara nga #GO2Innovation. Gjithmonë kam ndjekur aktivitetet e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kjo gjë më shtyu edhe më tepër që të përjetoja më afër seanca të tilla, ndoshta shtyrë edhe nga kurioziteti sesi mund të rrinë bashkë arti dhe biznesi. 2. Gjatë seancave të mentorimit kam marrë ndjesi shumë pozitive, ndoshta përtej asaj që prisja dhe mendoja. Seancën e parë isha pak nervoze se si funksionojnë gjërat e tilla, pastaj në radhët e tjera çdo gjë ishte dhe më e qartë, por edhe më e bukur për mua. 3. Më ka bërë përshtypje thjeshtësia, dashamirësia dhe komunikimi i mentorëve. Çdo gjë është e koordinuar në një mënyrë kaq mikpritëse nga skuadra, saqë të bën të ndjehesh pjesë e tyre. Pjesa e bisedave shpirtërore është më e dashura për mua, sa më bën të ndihem si në shtëpi. Më pëlqen që gjërat trajtohen deri të thellësi dhe jo vetëm sipërfaqësore, ashtu siç ndodh rëndom në vendin tonë. E them me bindje që këtu bëhet një punë me shumë vlera dhe i përgëzoj që të gjithë! 4. Kam mësuar plot gjëra të reja, saqë ndihem shumë e privilegjuar që jam pjesë e përvojave të tilla. Është bukur kur takon njerëz që të sfidojnë apo të motivojnë për të realizuar gjëra, të cilat ëndërrojmë t’i bëjmë, por brenda nesh ekziston “frika”. Çdo seancë e re të jep edhe një dritare më shumë për ta parë botën me më shumë ngjyra. 5. Mendoj dhe besoj se çdo biznes ka nevojë të mentorohet përmes seancave të tilla. Janë me shumë vlerë dhe në një mënyrë apo tjetër, të ndihmojnë që të jesh vetvetja dhe të jesh risi në gjetjen që bën. Gjithashtu janë një ndihmë e madhe për t’u stukturuar ashtu siç duhet dhe të spikasësh në vlera.
Ëngjëllushe Pepaj: Përvojë e re. Nuk prisja që gjërat të shkonin kaq mirë 1. Po kam marrë pjesë me disa organizata dhe shoqata të
tjera, të cilat kanë ofruar një shërbim të tillë, por çdonjëra prej mentorimeve ka qenë e ndryshme me tjetrën. Me informacione të ndryshme. 2. Përderisa seancat e para i nisëm online, në fillim isha skeptike, mendoja se nuk mund të lidhesha me mentorët për shkak të internetit me shkëputje. Kisha frikën edhe se mos iknin dritat, ankthin se si mund t’u përgjigjesha pyetjeve të mentorëve. Por gjithçka shkoi shumë mirë dhe unë jam e kënaqur dhe jam ndjerë shumë mirë. 3. Të them të drejtën nuk prisja që gjërat të shkonin kaq mirë; që mentorët të bënin jo vetëm mentorim, por edhe psikologun. Kjo gjë më surprizoi vërtetë dhe këtë ndjesi ua kam shprehur edhe mentorëve. 4. Po, kam mësuar shumë gjëra të reja që nuk i dija në lidhje me idenë time të të bërit biznes. 5. Mendoja se edhe bizneset e tjera kanë nevojë për seanca mentorimi, qofshin ato start up, biznes i vogël apo biznese të mëdha. Mendoj se është e vërtetë thënia: “Më mirë të dishë, se sa të kesh”.
Muhamet Trepçi: Është luks ta trajtosh problemin në thellësi me një mentor 1. Jo, nuk kam patur më përpara seanca mentorimi. Kjo
është hera e parë. 2. Seanca e mentorimit është një ide e gjetur. Është luks të kesh punë me një person dhe ta trajtosh një problem në thellësi. 3. Trajtimi i lirë dhe me dimension i problemeve. Biseda ka patur diskutim në interes të perspektivës. 4. Po, kam mësuar dhe kam sqaruar disa probleme. 5. Mendoj se bizneset e tjera duhet të kenë nevojë për mentorime, gjithmonë në varësi të tematikës. Në rastin e sektorit të turizmit them se duhet të ketë.
Agim Rama: Një ide e shkëlqyer e bashkëbisedimit në nivel individual e profesional 1. Jo, nuk kemi marrë pjesë në seanca mentorimi, madje për ne është metodë e re komunikimi me ekspertë të kësaj fushe. Kjo është një metodë e shkëlqyer e bashkëbisedimit në nivel individual për nisjen dhe vazhdimin e një biznesi agrar. 2. Seanca si këto që po bëjmë, të mundësuara nga #GO2Innovation, të bëjnë të ndjehesh mirë në pozita pune dhe vazhdimisht i fokusuar tek ideja jonë për ndërtimin e agroturizmit në fushën e bimëve aromatike mjekësore. 3. Përkushtim i dyanshëm për të realizuar një mentorim, besoj shumë rezultativ. 4. Mentorimi për ne është metodë e re bashkëbisedimi, e thjeshtë, e kuptueshme dhe shumë e efektshme. Për ne ka qenë shumë produktive. 5. Patjetër, mendojmë se të gjitha bizneset e reja si dhe bizneset që operojnë për një kohë të gjatë, kanë nevojë për mentorim. Kjo metodë është një domosdoshmëri për bizneset në fushën e bujqësise dhe agroturizmit.
Hilmi Zeneli: Edhe bizneseve të tjera u duhen seancat e mentorimit 1. Jo, nuk kam marrë pjesë më përpara në seanca mentorimi. 2. Me mentorët jam ndjerë shumë mirë. 3. Gjatë mentorimit më ka bërë përshtypje korrektësia e
ekspertëve, si dhe disa gjëra të reja që kam mësuar prej tyre.
4. Kam fituar eksperiencën e mentorimit. 5. Po, mendoj se edhe bizneset e tjera kanë nevojë për
mentorim, madje shumë.
Mentorimi është një marrëdhënie partneriteti e të mësuarit joformal gjatë të cilës, një person me më shumë përvojë ose njohuri në një fushë të caktuar ekspertize, ndihmon dhe drejton një person tjetër me më pak përvojë ose njohuri, por që dëshiron të mësojë nga përvoja e të parit. Mentorimi realizohet përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të personalizuar për një periudhë të qëndrueshme kohore, duke nisur që nga mbështetja psikosociale e kapitali njerëzor dhe shkon deri te modelimi dhe udhëzimi në komunikim, zhvillim profesional etj.
Mentorimi, një dritare mundësie për sipërmarrësit në epokën e pandemisë
Çfarë është mentorimi?
vijon nga faqja 1
Gerald Kuçi: Mentorimi erdhi në një fazë të komplikuar për biznesin tim
1. Kam marrë pjesë në seanca të ndryshme trajnimesh dhe workshop-e, por jo në një seancë mentorimi të mirëfilltë. 2. Ka qëne një ndjesi shumë e veçantë, që përmbante këshilla profesionale dhe biseda miqësore. 3. Mentorimi nga GO2 erdhi në një fazë shumë të komplikuar për biznesin tim, duke u nisur nga fakti se sipërmarrja që unë dhe familja kemi ndërmarrë është në fazat e para, gjithashtu ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë. Përpos profesionalizmit, mentorët treguan dhe aftësi shumë te mira praktike për të më sugjeruar mënyra te reja se si të targetoj klientin dhe të arrij te ai. 4. Çdo ditë përmban një mësim të ri për mua, por në praninë e mentoreve të
Jona Xhepa: Mentorimi evidentoi nevojën time për disiplinë në punë 1. Jo, kjo është hera e parë. 2. U ndjeva shumë lirshëm për të shprehur
vizionin e projektit dhe për të gjetur një format të duhur, me të cilin mentori dhe i mentoruari mund të krijojnë një hartë efikase me të cilën të zhvillohet projekti. 3. Mënyra se si nji ide e vogël mund të zhvillohet në diçka që bashkohet me ide të tjera transkulturore. Mentori gjithashtu (si dhe mentorët e tjerë në këtë program - me sa e di) ka përshtatur udherrëfimin/guidance
Altin Dycaj: Çdo gjë që mësohet nga mentorët është arritje për biznesin 1. Po, kam marrë pjesë në seanca mentorimi vitin e kaluar te “Save the Children”.
2. Gjatë seancave të mentorimit në GO2Innovation jam ndjerë shumë mirë. 3. Më ka bërë shumë përshtypje se si mentorët i ndanin mendimet dhe idetë e tyre me
shkëlqyera, mësimet e ditës u shumëfishuan. Gjatë ditëve të mentorimit, diskutuam gjatë për çështje si njohja e markës (brand awareness), marketingu në kohë pandemie si dhe ndikimi i influencers në zgjerimin e sipërmarrjes. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër arritëm të realizonim disa paketa shërbimesh, formulimin e disa emaileve për të arritur tek influencers, si dhe një ristrukturim të fushatës së marketingut. 5. Si sipërmarrës i ri vura re se mentorimi ishte një nevojë të cilën nuk e kisha indentifikuar dot më parë. Njejtë si unë, mendoj që çdo biznes ka sfida të reja çdo ditë dhe seanca të tilla mentorimi do ta lehtësonin ndjeshëm zgjidhjen e tyre. Bashkëpunimi me mentorë të tillë do ta ndihmonte çdo biznes të jetë sa më koherent me problematikat e sotme, duke siguruar ekuilibër dhe qëndrueshmeri të sipërmarrjes në të ardhmen.
për të më dhënë më shumë vetëplotësim.
4. Më shumë më ka nxjerrë në pah vlerat e bashkëpunimit në nismat kreative, si dhe nevojën time për disiplinë të metodës së punës. 5. Besoj që është diçka e dobishme për bizneset/nismat në Shqipëri, sidomos në vende të izoluara, ku shkëmbimi i ideve është i kufizuar. Më tepër këto seanca do të ishin të dobishme t’u japin njerëzve ide të mira – qoftë edhe pa mënyra ose njohuri teknike për t’i ngjallur këto ide – besim në vetveve dhe udhërrëfyes për ekzekutimin e ideve.
mua, duke më dhënë shumë ide dhe mendime që të jem i suksesshëm në të ardhmen. 4. Gjatë seancave të mentorimit kam mësuar shumë gjëra të reja që më parë nuk i kam ditur. 5. Po, unë mendoj që shumë biznese të tjera kanë nevojë për seanca të tilla mentorimi, sepse çdo gjë që të mesojë një sipërmarrës nga mentorët është një arritje për biznesin.
Në disa raste mungojnë njohuritë bazë dhe besimi në marketingun dixhital. Për disa sipërmarrës të bizneseve të vogla familjare kjo është e kuptueshme për shkak të angazhimeve të tyre të lodhshme në punët e përditshme, por për biznese të konsoliduara situata duhet të ndryshojë. Pikërisht për të ndihmuar në të kuptuarit e domosdoshmërisë së këtij ndryshimi në kushtet e krizës së sektorit të turizmit, sipërmarrësit janë ftuar në seanca të njëpasnjëshme mentorimi me mentorë dhe ‘coach’ të çertifikuar, shumica e të cilëve vijnë nga bota e biznesit. Si të tillë, mentorët kanë përkrahur nismat e sipërmarrësve për ndryshim, sikurse kanë përgëzuar arritjet e tyre të deritashme. Kështu, një sipërmarrës po punon për ta përfshirë fermën e tij në itinerarin e një udhëtimi natyror, duke e krijuar vetë paketën turistike në Malësi, një artiste e re dëshiron që t’i ftojë turistët të shohin dhe dëgjojnë një performancë muzikore në oborret e shtëpive karakteristike shkodrane, ndërsa një tjetër dëshiron të hapë një atelie arti; një sipërmarrëse dëshiron të krijojë një muze të punimeve të tezgjahut në bujtinën e saj, e një tjetër ka planifikuar të marketojë qytetin e tij si një destinacion tërheqës turistik duke shtuar një udhëtim me motora 4x4 në rrugët malore. Në këtë mënyrë, mentorimi i ofruar në #GO2Innovation po i ndihmon bizneset duke ua stimuluar sipërmarrësve anën e tyre pozitive: energjitë dhe optimizmin për përballimin e krizës, por njëkohësisht do t’i ndihmojë ata në menaxhimin sa më mirë të burimeve njerëzore dhe të kapitaleve, duke i motivuar për të gjetur qasje të reja në treg.
do të udhëhiqen nga tre organizatorë të kualifikuar: Aurora Zylaj, biologe, guida birdëatching dhe edukim mjedisor; Drin Xhafa, guidë malore dhe alpinizëm dhe Dorjan Tafa, guidë me kanoe, sporte ujore dhe lojëra me top. Përveç mjeteve personale, si biçikleta dhe çanta e shpinës e kompletuar me ushqime, ujë dhe mjetet e nevojshme për secalin aktivitet, fëmijët në kampin veror janë nën kujdesin e mjekes Amela Bushati. Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit Embrace, të mbështetur nga Partners Albania dhe i financuar nga BE. Për t’u regjistruar në kampin veror skanoni me telefon kodin e mëposhtëm për të plotësuar formularin e aplikimit.
SKANO KODIN
Xaira Kastrati Shurdha Eksperte Bankare
Xaira Kastrati Shurdha është konsulente biznesi me një përvojë profesionale në disa fusha. Në sistemin bankar ka punuar për 17 vite duke qenë përgjegjëse për konsultimin financiar të klientëve të biznesit e individëve, vendimarrjen mbi kreditimin bazuar në analizë financiare, planifikimin strategjik, menaxhimi i riskut, menaxhim i burimeve njerëzore, monitorim e raportime etj. Në qeverinë qëndrore, në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Zëvendës Kryeministrit, ka koordinuar dy reforma ndërministrore në Shqipëri “Reformimi i Shërbimeve Publike” dhe “Reforma e Deregulimit”. Për më tepër, ajo ka një eksperiencë të konsiderueshme në hartim e menaxhim projektesh si dhe në konsulencë e marrëdhënie me donatorë e partnerë ndërkombëtare.
Sonila Hasaj
Ekonomiste Zhvillimi
Sonila Hasaj është një ekonomiste zhvillimi e lidhur ngushtë me ndikimin që kanë sipërmarrjet sociale e ato të vogla lokale për një zhvilimin të qëndrueshëm. Pas tre vitesh përvojë në menaxhim financash në sektorin jofitimprurës, Sonila aktualisht po ndjek studimet master për Zhvillim Ekonomik në një nga universitete më të mira në SHBA, Vanderbilt University, duke u ekzpozuar jo vetëm ndaj kërkuesve shkencorë më të mirë të fushës, por edhe ndaj përvojave më të mira të investimeve të impaktit dhe sipërmarrjeve sociale të drejtuara nga forcat e tregut.
Konsulenca financiare zgjon interesin e rreth 25 sipërmarrësve
Kampi veror “Natyralistët” i fton fëmijët të jetojnë natyrën Periudha e vështirë e izolimit gjatë pandemisë së Covid19 solli një shqetësim nga varësia e mjeteve teknologjike, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë me mësimin online. Mungesa e aktivitetit fizik dhe rëndesa psikologjike gjatë kësaj situate aspak të zakonshme bëri që prindërit të ndjejnë nevojën e aktiviteteve të organizuara në natyrë. Prandaj Shoqata Ëell Point – Kujdes për të gjithë, në bashkëpunim me sipërmarrjen Drini Times nisën projektin “Codes of Shkodra Lake”. Ideja e projektit është qendra e sporteve ujore në zonën e Shirokës, për zhvillimin e disa aktiviteteve në fushën e shërbimeve ekoturistike si psh: guida me kanoe dhe stand up paddles, guida birdëatching, xhiro me biçikleta, etj, shërbime të cilat do t’u ofrohen jo vetëm vizitorëve, por edhe vendasve. Rezultat i këtij projekti është edhe kampi veror “Natyralistët”, i cili është hapur nga ora 08.30-13.00 për 5 ditë në javë (nga e Hëna deri të Premten), që më 15 Qershor dhe do të zgjasë deri më 23 Gusht 2020. Kalendari i aktiviteteve përmban destinacione dhe aktivitete të ndryshme në natyrë si: çiklizëm, kanotazh, alpinizëm, kundrim shpendësh, kamping, vizita në fermë, lojëra të ndryshme popullore, basketboll, volejboll, futboll në fusha të hapura. E veçanta e këtij kampi është edhe vetë transporti me biçikleta, nga qyteti deri në Shirokë. Në kamp mund të vijnë fëmijë të moshës 10-18 vjeç, të cilët
Konsulentet e angazhuara pranë #GO2Innovation
Muaji Qershor, edhe pse ende pa u mbyllur, duket të jetë ndër më intensivët për sipërmarrësit e #GO2Innovation. Përpos seancave të mentorimeve individuale dhe në terren, rreth 25 sipërmarrësve të grupuar në 3 kategori po u ofrohet
në QKB (Qendrën Kombëtare të Bizneseve), E-Albania, Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Drejtorinë e Tatimeve Vendore etj. të njësive të sipërlistuara; - Regjistrimi në platformën “Tatimet e mia”, regjistrimi i sipërmarrësit,
Konsulentët dhe sipërmarrësit gjatë seancave të Edukimit Financiar
edhe konsulencë financiare. Edukimi financiar po ofrohet nga dy konsulente me përvojë në fushën e biznesit dhe zhvillimit të tregut, ndërsa seancat u mbajtën online, në platformën Zoom. Në mënyrë që informacionet të kenë konistencë, në fazën e parë të konsulencës financiare sipërmarrësit e grupuar në start-up, biznes i vogël dhe biznes i madh u trajnuan në grupe të veçanta rreth çështjeve më me interes për madhësinë dhe strukturën e biznesit të tyre. Faza e dytë mbi edukimin financiar po realizohet me konsultime individuale rreth sfidave specifike me të cilat hasen bizneset gjatë aktivitetit të përditshëm. Tematikat kyçe të trajtuara në fazën e parë të seancave mbi edukimin financiar janë informacione bazë, ligje dhe VKM (Vendime të Këshillit të Ministrave), por edhe materiale ilustruese video mbi: - Llojet e sipërmarrjeve, avantazhet dhe disavantazhet e tyre; - Mënyrën e regjistrimit të të gjitha kategorive të bizneseve (me xhiro vjetore nën 2 milion lekë, me xhiro vjetore 2-5 milion lekë, me xhiro vjetore 5-8 milionë lekë, dhe me xhiro vjetore mbi 8 milionë lekë), si dhe regjistrimin si fermer; - Hapat që ndiqen për regjistrim
plotësimi i listëpagesave në sistemin online; - Detyrimet tatimore sipas kategorive të bizneseve bazuar në xhiron e deklaruar; - Kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, deklarimet dhe pagesat e tyre; - Llogaritja e pagës bruto dhe llogaritja e pagës neto - Marrëdhëniet me insitucionet financiare, kreditimi, llogaritë, transferta etj Sipërmarrësit që morën pjesë në seancën e parë sollën në vëmendje nevojën për mbështetje individuale rreth hapave të regjistrimit të një biznesi si person fizik, llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat fizik, të cilat u pasuan gjatë fazës së dytë të seancave mbi edukimin financiar. Përveç pjesës financiare, ndërveprim mes konsulentëve dhe pjesëmarrësve pati edhe në drejtim të çështjeve të tjera që mund të ndikojnë pozitivisht në rritjen e të ardhurave dhe rritjen e kërkesës për produktet dhe shërbimet e tyre. Me interes të veçantë nga sipërmarrësit u evidentua nevoja për koordinimin e bizneseve të përfshira në #GO2Innovation që operojnë në fushën e turizmit me synim krijimin dhe forcimin e një rrjeti për promovimit të përbashkët.
Amsterdami, Praga, Barcelona dhe të tjera qytete europiane nuk duan t’i kthehen më turizmit masiv
Në Amsterdam kanalet shkëlqejnë përkrah rrugëve me kalldrëm mesjetar dhe poshtë urave elegante (dhe kryesisht boshe). Nuk ka as edhe një duhmë kanabisi në ajër. Lagjja me “drita të kuqe” e Amsterdamit është e pakrahasueshme me nga një vit më parë, kur turistët gëlonin ditë e natë në bare, dritare bordelesh, kafene dhe dyqane suveniresh. Mbyllja nga koronavirusi ka pasur një efekt shkatërrues në ekonominë e qytetit. Mungesa e turistëve la bosh 55,000 shtretër hoteli, mbylli muze të famshëm, si dhe dyqanet e suvenireve. Për një qytet ku turistët ndërkombëtarë shpenzuan më shumë se 7 miliard dollarë në 2015 dhe më shumë se 12% e vendeve të punës janë drejtpërdrejt në sektorin e turizmit, kjo ka qenë një goditje e madhe financiare. Por nga ana tjetër, shumë banorë po shijojnë bukurinë e qetë të Amsterdamit. Ndërsa qyteti ndërmerr hapat e parë drejt rihapjes këtë muaj, disa duan ta përdorin pandeminë si një mundësi për të bërë një ndryshim të përhershëm. Amsterdami është torturuar nga turizmi masiv, ndërsa akuzohet për diznejfikim dhe mungesë banesash, sepse shtëpitë jepen me qira për turistët në platformën Airbnb. Geerte Udo, shefja e organizatës së marketingut të qytetit, dëshiron që turizmi të rifillojë, por me qasje të qëndrueshme pa dëmtuar qytetin dhe njerëzit që jetojnë aty. Edhe nga Praga e Çekisë duan që kriza të shfrytëzohet si një mundësi për ndryshim që vjen një herë në jetë. Barbora Hrubá, zëdhënëse e turizmit, thotë se Praga ka përjetuar një rritje të numrit të turistëve nga 2.6 milion në vitin 2000 në 8 milion në 2019, duke tejmbushur qytetin relativisht të vogël dhe duke i tendosur ndjeshëm disa burime. Ashtu si Amsterdami, Praga po përpiqet të shmangë sjelljet antisociale turistike që janë bërë të zakonshme në rrugët e qytetit. Hrubá thotë se dëshiron të ndryshohet reputacioni i qytetit, duke tërhequr vizitorë të interesuar kryesisht për kulturën dhe trashëgiminë. Barcelona, ku janë organizuar protesta kundër turizmit masiv, gjithashtu shpreson të rindërtohet nga pandemia në një mënyrë që adreson disa nga problemet e gjeneruara nga turizmi. Nënkryetarja e bashkisë, Janet Sanz, pret që një e treta e apartamenteve të licencuara turistike në qytet të kthehen në sektorin normal me qira në tre vitet e ardhshme. Në Amsterdam, shumë nga thirrjet për të rishikuar qytetin kanë për qëllim zvogëlimin e sjelljes antisociale të disa turistëve. Jos Vranken, drejtor i turizmit në Hollandë, thotë se kjo gjë mund të arrihet duke larguar
Slogane antiturizëm: Turist, udhëtimi yt luksoz, mjerimi im i përditshëm
disa nga arsyet që i motivojnë njerëzit të udhëtojnë. Kjo mund të nënkuptojë ndryshime në lagjen me “drita të kuqe”, aplikimi i disa masve kufizuese përsa i përket kanabisit apo bordelove. Udo po mendon idenë e një karte dixhitale të qytetit si një lloj vize për të kufizuar përgjithmonë numrin e turistëve dhe për të kontrolluar hyrjen në atraksione duke programuar prenotimet - megjithëse detajet aktualisht janë të mjegullta dhe do të duhet të përputhen me rregullat europiane të privatësisë. Turizmi masiv ka rënduar edhe një problem tjetër të madh në qytet: strehimin. Rritja e numrit të apartamenteve që u jepen me qira afatshkurtër turistëve fajësohet për rritjen e çmimeve për vendasit. Edhe para se të merreshin masat Covid19, Amsterdami kërkonte autorizime për të gjitha qiradhëniet afatshkurtra. Qyteti do të ndalojë plotësisht qiratë për arsye turistike në tre lagje në qendër duke filluar nga muaji Korrik. Që me shfaqjene krizës së pandemisë, 21% më shumë shtëpi u ofruan për qira afatgjatë në Hollandë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar - një rritje që sipas shoqatave imobiliare, i atribuohet rënies së përdorimit të Airbnb. Megjithatë, idetë e mëdha se turizmi do të jetë në gjendje t'i mbijetojë ngritjes pas izolimit shihen me skepticizëm . Stephen Hodes, anëtar i grupit të mendimit në Amsterdam, ka frikë se presionet ekonomike do ta ndalojnë ndryshimin rrënjësor, duke filluar që nga ndalimi i qiradhënies afatshurtër për qëllime turistike. Turizmi është në një udhëkryq, thotë Shaul Bassi nga Universiteti Ca’Foscari në Venecia, i cili pranon se Covid19 ka qenë një fatkeqësi për industrinë e turizmit. Qytetet mund të kthehen në modelin e mëparshëm të "turizëm, turizëm dhe më shumë turizëm”, por ai shton se shumë të tjerë, përfshirë edhe vetë atë, e shohin këtë si një dritare të çmuar mundësie për të rimenduar dhe Përktheu: F. Hasaj rizbuluar. Marrë me shkurtime nga Huffingtonpost
Nr. 21, Qershor 2020
realizuar nga Resurset në Zhvillim RiD
Resurset në Zhvillim RiD