Nr. 22, Korrik 2020
Udhëtim 3-ditor “Shkodra e fshehtë” me gazetarët nga Kosova dhe Shqipëria 3 ture 5-ditore për pasuritë ujore, arkeologjike dhe traditës kulinare të Qarkut Shkodër Alfred Marku dhe Dhurata Thanasi shefat e kuzhinës të angazhuar në punëtorinë e kulinarisë në #GO2Innovation Përvoja më e mirë izraelite e teknologjive të pastra në ndihmë të bizneseve turistike të Shkodrës Punëtoria e Start Up bashkoi studentët me sipërmarrësit në #GO2Innovation
Kuzhina tradicionale nuk është një fosil, por një organizëm i gjallë që ndryshon
Speci i dashuruar
Tradita nuk është një fosil dinosauri i varrosur nën formacionet gjeologjike miliona vite më parë, por një organizëm i gjallë që merr jetë prej natyrës dhe njeriut. Gjatë këtij evoluimi ajo shtrezësohet në kohë, duke u pasuruar me konstruktin shpirtëror dhe ideor të brezave, si dhe me materialet natyrore të mjedisit rrethues. Ashtu si zakonet, veshjet, ndërtimet, edhe gatimi është një trashëgimi kulturore shpirtërore që duhet kuptuar dhe interpretuar në zhvillim të pandalshëm, me përgjegjësinë e kujdestarisë për ta përcjellë te pasardhësit, pa refuzimin për diçka të vjetër e të pavlerë dhe sidomos pa kompleksin e të bërit sakrilegj me ndërhyrjet e mjeshtërve të vërtetë. Të atyre që bëjnë art në kuzhinë. Nisur nga këto ide të rëndësishme, #GO2Innovation organizoi punëtorinë e kulinarisë për sipërmarrjet e turizmit dhe agrobiznesit të Qarkut Shkodër, si dhe studentë të Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati”. Të udhëhequr nga dy prej profesionistëve më njohës dhe krijues të kuzhinës sot në Shqipëri: Alfred Marku dhe Dhurata Thanasi, mbi 20 pjesëmarrës ndoqën leksionet, por edhe realizuan me dhjetëra orë pune në përgatitjen e rreth 40 recetave me përbërës krejtësisht autoktonë, që nga perimet e stinës, barishtet e egra, frutat e thata, disa lloje peshqish të zonës, si dhe mishi, e deri te delikatesat, si vezëve të thata të peshkur, lulëkuqet apo luleçikoret e marinuara, si dhe larminë e bimëve aromatike mjekësore, të egra dhe të kultivuara në mënyrë organike, për të cilat shquhet zona e Shkodrës. Kjo broshurë me receta po u shpërnbdahet të gjithë pjesëmarrësve në punëtori. Marku me përvojë të shkëlqyer dhe pionier i kuzhinës gourmet jo vetëm në Veri të Shqipërisë dhe Thanasi me dijenitë e thella për historikun e kuzhinës shqiptare i dhanë shpirtin një punëtorie dinamike me pjesëmarrës të moshave, gjinive, profesioneve, formimeve kulturore, përkatësive sociale e fetare dhe shtrirjeve të ndryshme gjeografike. Pas konsulencës me stafin e #GO2Innovation, shefat e kuzhinës ranë dakord që pjesëmarrësit në punëtorinë e kulinarisë të sillnin me vete, në secilën ditë, një shportë të ndryshme produktesh nga territori i tyre. Qëllimi ishte përdorimi i produkteve 0km, si dhe funksionalizimi në kuzhinën tradicionale i disa prej shumë aseteve ende të pashfrytëzuara të zonave prej ku vinin pjesëmarrësit në punëtorinë e kulinarisë. vijon në faqen 2
Kuzhina tradicionale nuk është një fosil, por një organizëm i gjallë që ndryshon
Alfred Marku dhe Dhurata Thanasi shefat e kuzhinës të angazhuar në #GO2Innovation
Supë me kungull dhe mollë të gjerlbër
vijon nga faqja 1
Produktet ishin të gjitha të kultivuara, të mbledhura ose të përgatitura nga vetë pjesëmarrësit në punëtori, përmes aktivitetit të tyre si sipërmarrës në sektorë të ndryshëm të agrobiznesit, në ferma frutash e perimesh, bimësh aromatike mjekësore, në parqe bletësh, në vreshta, ullishte, baxho e punishte artizanale të përpunimit të tyre. Në mënyrë që bujtinat alpine të mos bartin plastikë importi duke i ndotur lumejtë për brezat, por t’ua shuajnë etjen vizitorëve me ujin e borës, lëngjet e frutave, perimeve e barishteve të egra, çajrat e ftohta të bimëve aromatike mjekësore; që të shërbejnë troftë të marinuar, kotoleta me gjethe sherebele, kulaç me vezë qefulli të thata,
Byrek me troftë
bimët që ta tregojnë shijen e luleve të tyre duke u dhënë aftësinë të konkurrojnë për të joshur bletët dhe gjallesat e tjera nektarmbledhëse përmes ngjyrave dhe formave – si veprat më të përkryera të artit. Prandaj kuzhinieri i luleve Alfred Marku, por edhe sipërmarrësja Dhurata Thanasi nuk u mjaftuan me shijet intriguese të recetave të tyre me përbërës enciklopedikë, por i kthyen ata në vepra të mirëfillta arti. Ndonjëherë edhe me prirje të theksuara romantike, si për shembull, pjata “Speci i dashuruar”, e përgatitur në ditën e parë të punëtorisë. Përmes formave, hapësirës dhe raportit ndërmjet tyre, si dhe kombinimit të ngjyrave, recetat e përgatitura me përbërës krejtësisht vendorë, i dhanë një dimension tjetër konceptit të traditës dhe tradicionales në kuzhinë. Sepse ashtu si te bletët - edhe te njeriu nuk ushqehet vetëm goja, por edhe syri, i cili është përcaktues. Sepse ashtu si më e mira traëshëgimi e veshjes popullore shqiptare - xhubleta është punuar me finesa deri në detajet më të imëta - edhe kuzhina tradicionale mund të pasurohet dhe zbukurohet në përgatitje dhe në servirje me filtra modernë, duke iu referuar pikërisht shijeve estetike të paraardhësve.
Risoto me barishte të egra
mish derri me pure patatesh dhe lulëkuqe, fërgicë me thana të thata, kaçimak me djathë mishavinë dhe lëng rike, shurup lavande, liker me gjethe ulliri etj., etj.. Të ushqyerit është vërtetë një moment solemn qetësimi, socializimi, afrimi dhe dashurie. Është koha që i japim vetes dhe të dashurve, duke respektuar dhe vlerësuar njëkohësisht përgatitësit e ushqimit dhe burimin e të gjitha të mirave: natyrën. Ajo i ka përgatitur
Liker me gjethe ulliri
Alfred Marku ka përvojë disavjeçare si shef kuzhine në restorante dhe hotele të veriut të Italisë, ndërsa prej vitit 2006 ka hapur një nga sipërmarrjet më të suksesshme në qytetin e Lezhës. I njohur në të gjithë vendin për stilin gourmet cuisine, restorant “Rapsodia” është laborator i vërtetë arti për Alfred Markun. Ai ka përfaqësuar disa herë Shqipërinë në aktivitete ndërkombëtare, për çka edhe është vlerësuar me mirënjohje nga institucionet publike dhe organizata kombëtare në vend. Prej vitesh, Marku ka ofruar përvojën e tij në shërbim të aftësimit të kuzhinierëve të rinj, duke u përfshirë në disa trajnime dhe punëtori të ndryshme.
Dhurata Thanasi është një eksperte në fushën zhvillimit njerëzor me një përvojë gati 20-vjeçare. Ajo ka punuar për forcimin e organeve të qeverisjes vendore në zonat rurale dhe urbane, duke mbajtur pozicione të ndryshme brenda agjencive të OKB si UNDP, UNOPS dhe OBSH në Shqipëri, vendeve të Europës dhe rajonit të Ballkanit. Thanasi është e dashuruar me kulinarinë dhe promovimin e produkteve shqiptare përmes dyqanit dhe restorantit të saj të ushqimeve organike “Luga e Argjendtë”, që e mori emrin prej blogut ku Dhurata ndante ushqim të shëndetshëm, stil jete, histori kulinarie e receta shqiptare të vjetra dhe thuajse të harruara.
Tur 3-ditor “Shkodra e fshehtë” me gazetarët nga Kosova dhe Shqipëria
Qyteti me më shumë burime ujore në Shqipëri është Shkodra. Ajo shtrihet në lindje të Liqenit më të madh në Ballkan (Liqeni i Shkodrës); përmes saj kalojnë tre lumenj: Drini - lumi më i madh në Shqipëri, Buna – i vetmi lumë i lundrueshëm në vend, si dhe Kiri – një prej tre lumejve që zbret nga Alpet Qendrore të Shqipërisë, sikurse Shala dhe Cemi. Po ashtu, Shkodra ka dalje një vijë bregdetare prej më shumë se 7 km në Detin Adriatik. Ndërkaq, në zonën e Shkodrës janë Liqeni i Vau Dejësit, Liqeni i Komanit, e një numër i pafundëm përrenjsh malorë. Brenda një rrezeje prej vetëm 40 km, Shkodra si qytet dhe si zonë, është trualli ku shtrihen pasuri të ralla arkeologjike, disa prej të cilave unike në nivel kombëtar e më gjerë. I tillë është Vendbanimi Prehistorik Tarracor i Grunasit në Theth, i cili është i vetmi i këtij lloji në Alpet Shqiptare dhe që daton nga shekulli VIII para Krishtit. Pikërisht për të eksploruar këto atraksione të rajonit të Shkodrës, Organizata GO2 ftoi një grup gazetarësh, reporterësh, fotografësh dhe kameramanësh të medias kombëtare nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe përfaqësues të agjencive dhe guidave turistike. Ata udhëtuan së bashku për tre ditë për të promovuar një paketë prej tre turesh, të titulluar “Shkodra e fshehtë”. Turi përmbante një ndërthurje të atraksioneve kulturore-arkeologjike, pasurive të jashtëzakonshme ujore, por edhe disa prej fermave më të veçanta të agroturizmit që gjenden në rajonin e Shkodrës. Sipas hartuesve të turit, përfshirja e bizneseve është bërë me qëllimin e mirë për të prezantuar para turistëve jo vetëm vlerat natyrore dhe kulturore, por edhe kapitalin njerëzor. Udhëtimi i tyre nisi nga Vendbanimi Antik i Bushatit, i zbuluar në 2018 nga një ekspeditë shqiptaro-polake. Qyteti i shekujve V para Krishtit deri VI pas Krishtit, ka fortifikime deri në 3.5 m trashësi. Ai ngrihet mbi një disa kodra të ulëta mbi rrugën nacionale ShkodërTiranë, dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 17 hekatërësh. Pas ndalesës te Vila Bekteshi, një prej shtëpive të rëndësishme gjatë rrethimit të Shkodrës të vitit 1912-1913, por që e ka ruajtuar identitetin e vet urban duke u transformuar në restorant, grupi i gazetarëve u drejtua për në Syrin e Sheganit, një monument natyror në veri të Liqenit të Shkodrës, rreth 30 km larg nga qyteti. Ky burim i madh në formë vertikale del nga të çarat tektonike-karstike me thellësi mbi 25 m dhe prurje deri 1500 l/s. Prej këtij atraksioni natyror, Liqeni i Shkodrës ka pamje të plotë, të paimagjinueshme nga Shiroka dhe Zogajt, prej ku më së shumti shijohen bukuritë e këtij liqeni. Një ndër ndalesat më befasuese të këtij turi ishte Ferma e Bimëve Aromatike Mjekësore Salvia Nord, në Koplik të Malësisë së Madhe. Frut i një pune më se 20-vjeçare, kjo fermë përfaqëson mundin dhe arritjen e një familjeje të tërë për kultivimin e bimëve aromatike mjekësore, për të cilat njihet Fusha e Mbishkodrës. Pasi kanë arritur të përzgjedhin varietetin më cilësor të sherebelës së egër që rritet në malet përreth Shkodrës (Taraboshi, Velipoja etj), fermerët prodhojnë prej vitesh farërat, fidanët dhe gjethet e kësaj bime, si dhe të lavandës dhe makthit. Mirëpo ndërkohë që prodhimi i të gjithë fermerëve të zonës shkonte për eksport, një grua nga fshati Shtoj i Ri, në mes të rrugës nacionale mes Koplikut dhe Shkodrës, punoi për krijimin e sapunëve dhe kremërave me esencat e këtyre bimëve. Në këtë mënyrë, 5 vjet më parë
Salvia Nord Fermë e bimëve aromatike mjekësore që në 2012. Frut i punës i punës mbi 15-vjeçare për krijimin e varietetit autokton të sherebelës së Veriut të Shqipërisë.
Syri i Sheganit (Monument Natyror) Burim i madh në formë vertikale që del nga të çarat tektonike-karstike me thellësi mbi 25 m dhe prurje deri 1500 l/s. Gjendet 11 km larg nga Kopliku 30 km nga Shkodra.
Bar Restorant Vila Bekteshi Shtëpia ku banuan figurat historike, si Esat Toptani etj., që nga viti 2005 u shndërrua në një nga restortantet më të suksesshme në Shkodër.
Natyra Ime Punishte artizanale që prodhon sapuna dhe kremëra me esenca të bimëve aromatike mjekësore që kultivohen në zonë (sherebelë, lavande etj.)
Vendbanimi antik i Bushatit I zbuluar në 2018 nga ekspedita shqiptaro-polake, qyteti i përket shekujve III-I e.s. Ngrihet mbi një kodër dhe ka fortifikime me trashësi deri në 3.5 m.
Arti i Zanave Një sipërmarrje sociale që mbahet dhe kontribuon për shtresat vulnerabël në rajon, sidomos gratë e zonave rurale të Qarkut Shkodër, që nga malet e Pukës deri në fushat e Zadrimës dhe Mbishkodrës.
Tiranë Agjensia Kopliku Travel
Vendbanimi i Mesjetës së Hershme të Komanit, kultura arbërore (Monument Kulture) Zbuluar në fund të shekullit XIX. Misioni arkeologjik shqiptaro-francez Arkeodrin zhvillon ekspedita të përvitshme në këtë sit të antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme (shek. VI-VIII e.s.), duke zbuluar artefakte të kulturës arbërore.
Shpella e Pëllumbave Gjendet nën malin e Cukalit, rreth 70 m mbi nivelin e detit, 30 m e gjatë dhe eksplorohet vetëm me varkë për shkak të përmbytjes nga krijimi i liqenit artificial të Vau Dejësit në vitin 1979. Qyteti Mesjetar i Sardës (Monument Kulture) Që prej vitit 1100, Kisha e Dioçezës së Sardës, ndodhet mbi ishullin e Shurd hahut, rreth 290 m mbi nivelin e detit, ndërsa qyteti u themelua rreth shek VI-VII. Shumica e tij gjendet nën ujërat e Liqenit të Vau Dejësit.
The Colours of Pomegranate Cicërima në drumin e folklorit dhe jonit shqiptar – përralla për të rritur dhe të mitur. Artistja e re ju fton të dëgjoni rrëfime dhe këngë nga folklori shqiptar me interpretime muzikore për të mbajtur gjallë traditën e përrallave në Shqipëri.
Promenade Hotel Një ndër hotelet më të frekuentuar të qytetit, i ndërtuar së fundmi në lagjen karakteristike të Shkodrës – Gjuhadol.
Kisha e Shirqit (Monument Kulture) E ndërtuar në vitin 1290 nga Mbretëresha Helenë, kisha e urdhërit benediktin u ngrit mbi një bazilikë të shekullit VI. Rrënojat e saj gjenden në bregun e Lumit Buna.
Drini Time Sipërmarrja e krijuar më 2019 po kontribuon në zgjimin e pasionit për sportet ujore, duke ofruar ture me kanoe dhe standup paddle në Liqenin e Shkodrës dhe lumejtë Drin e Bunë.
Ferma Ekosociale Një kompleks bujqësor, blegtoral, gastronomik dhe akomodues, ku punojnë grupe vulnerabël e ku biznesi nuk është qëllim për të fituar, por mjet për përfshirjen sociale.
Tiranë Agjensia Kopliku Travel
Ëmbëlsira për në fund Me fantazinë e shefit Alfred Marku, nxënës të shkollës së mesme dhe amvisat e bujtinave të Shkodrës përgatisin gatime moderne me përbërës tërësisht lokalë.
3 ture 5-ditore për pasuritë ujore, arkeologjike dhe traditës kulinare të Qarkut Shkodër lindi “Natyra Ime”, një punishte e vogël për prodhimin e produkteve kozmetike në mënyrë krejtësisht artizanale dhe ekologjikisht të qëndrueshme, pra të padëmshme për mjedisin. Ekspozimi i vajërave esenciale, i farërave, luleve, si dhe i produkteve kozmetike të prodhuara me këtë lëndë të parë me 0 km, i përpiu gazetarët dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të grupit në biseda kureshtare: ishte krejt fshat. Në turin e hartuar dhe organizuar nga GO2 u përfshinë edhe disa sipërmarrje sociale, si restoranti Arti i Zanave, i cili kontribuon në përfshirjen dhe mirëqenien e grupeve vulnerabël të shoqërisë, sidomos të grave që vijnë nga zonat rurale të Shkodrës. Por nëse Zanat e këtij restoranti miqësor janë fjalëpakta, instrumentistët e bandës muzikore e Fermës Ekosociale Ana e Malit janë krejt ndryshe. Ata e pritën grupin e gazetarëve me tam-tamet e trumpetave, trompave, tromboneve, baterisë dhe daulleve, në një atmosferë elektrizuese. Shkodra njihet si qyteti i bandave frymore që në fund të shekullit XIX, por kjo bandë është ndër më të veçantat që ky qytet ka pasur ndonjëherë: ajo përbëhet nga persona me aftësi ndryshe, vajza dhe djem të rinj, që vijnë kryesisht nga rrethinat. Prej vitesh, ata janë pjesë e kësaj ferme, qëllimi i së cilës nuk është përfitimi material, por gjithëpërfshirja dhe kohezioni social. Prej spektaklit emocionues që dhanë – ishte e qartë se ia kanë dalë mbanë më së miri. Mëngjesi i ditës së dytë të turit, i gjeti gazetarët në fshatin e vogël Koman, aktualisht me jo më shumë se 300 banorë, por që në periudhën kur ndërtohej një nga hidrocentralet më të mëdha në Shqipëri, në mesin e viteve 1980, ishte një qytezë e vërtetë me rreth 4 mijë banorë. Komani është një stacion i rëndësishëm në rrugëtimin e mijëra turistëve për në Lumin Shalë, një prej atraksioneve tashmë të shpërdoruara nga frekuentimi i lartë dhe i pakontrolluar, por edhe porta ujore për hyrjen në Alpet Shqiptare. Megjithatë, Komani është përfshirë në turin “Shkodra e Fshehtë” për sitin e mrekullueshëm arkeologjik të kulturës arbërore, të njohur me emrin Vendbanimi i Mesjetës së hershem i Komanit, i cili ngrihet rreth 600 m mbi nivelin e detit, në kodrat djathtas digës së hidrocentralit. Siti është zbuluar së pari në fund të shekullit XIX nga albanologu Johan Georg Fon Hahn, konsulli francez në Shkodër Alexander Degrand etj., të cilët udhëtuan përgjatë luginës së lumit Drin, por gërmimet e para arkelogjike u kryen në vitet 1960-1970 nga arkeologët shqiptarë Skënder Anamali e Hëna
Spahiu. Prej 10 vitesh në këtë sit kryen punime një mision arkeologjik shqiptaro-francez. Në bazë të gjetjeve të shumta të kryera gjatë gërmimeve në systemin tarracor gjysëmnatyror të këtij vendbanimi, mësohet se ai është themeluar ndërmjet shekujve V-VI dhe u braktis rreth shekullit XIV. Ndonëse dominon kultura arbërore, ajo paraqet shtresëzime nga flukset slave, sueve, avare etj., që nga Mesjeta e Hershme. Në këtë sit, grupi vizitoi Kishën Episkopale, Nekropolin, si dhe lagjen Shëngjergj, ndërsa vendbnanimi shtrihet në një zonë mjaft të gjerë kodrinore – malore. Për të shmangur kthimin nga rruga e Komanit, e cila të kujton Shqipërinë e përpara viteve 1990, në kthim u zgjodh itinerari ujor, përmes Liqenit të Vau Dejësit. Pavarësisht bukurive të rralla natyrore, maleve të thepisura që bien përmbi liqen, Shpellës fantastike të Pëllumbave (monument natyror), hyrja në të cilën bëhet vetëm me varkë, udhëtimi prej 20 kilometrash deri në fshatin Rragam evidentoi përpara grupit mangësitë e mëdha të transportit ujor në Shqipëri. Në të tre liqenet e kaskadës së Drinit: Fierza, Komani dhe Vau Dejësi vazhdojnë të ofrojnë shërbim të transportit të udhëtarëve me mjete jashtë çdo parametri teknik, në disa raste të bëra në mënyrë amatore, e që nuk ofrojnë siguri për jetën. Prandaj është koha që autoritetet shtetërore të inventarizojnë, monitorojnë dhe kontrollojnë me rrepstësi mjetet e transportit ujor, për t’u imponuar ofruesve të këtyre shërbimeve zbatimin e standardeve të sigurisë për jetën e pasagjerëve. Synimi i organizatorëve ishte që edhe gazetarët, operatorët dhe guidat turistike të përjetojnë plotësisht përvojat që do të kenë turistët që do t’i vizitojnë këto atraksione. Për këtë arsye në ditën e fundit të turit u la udhëtimi me kanoe, nga rrjedha e rrëmbyeshme e Drinit ujërat e qeta të Bunës, deri në Kishën e Shirqit, në breg të këtij lumi. Dhe ashtu si ishte parashikuar, ky itinerar prej 12 kilometrash shënoi kulmin e turit “Shkodra e fshehtë”, jo vetëm për pamjet e rralla dhe krejt të panjohura të natyrës së lumit Buna, por edhe për disa situata tragji-komike që e shoqëruan lundrimin. Turi u mbyll me shijimin e ëmbëlsirave të përgatitura nga një prej master-shefave më të njohur në Shqipëri: Alfred Marku. I angazhuar nga #GO2Innovation për masterclass-in e kuzhinës gourmet me sipërmarrje të turizmit e agrobiznesit të Shkodrës dhe studentë, Marku kishte përgatitur ëmbëlësira dhe pije të veçanta me bimët aromatike mjekësore të kultivuara nga fermerët e Mbishkodrës. (Marrë me shkurtime nga kultplus.com)
“Shkodra e fshehtë” është një tur treditor, tepër dinamik për promovimin e 3 guidave 5-ditore (gjithsej 15 ditë) që përfshijnë të gjithë rajonin, nga Fusha e Zadrimës deri në Alpet Shqiptare dhe nga malësitë e Pukës deri në Detin Adriatik: “Shkodra e arkeologjisë”, “Shkodra e ujërave” dhe “Shkodra e Agroturizmit”. “Shkodra e fshehtë” synon t’i tërheqë vizitorët në një udhëtim të jashtëzakonshëm përmes pasurive ujore dhe natyrore, duke njohur kultura dhe tradita të larmishme të komuniteteve që jetojnë pranë këtyre brigjeve që nga fushat e Zadrimës, në lartësitë e Alpeve dhe deri në kuotën zero metër mbi nivelin e detit. Ajo do t’i zhvendosë vizitorët nga shtëpia në kantinë e nga punishtja e artizanatit në parcelat e bimëve mjekësore aromatike. Të frymëzuara më herët sipas modelit të haneve dhe të motivuar nga suksesi i “Mrizit të Zanave”, janë të shumta familjet në të gjithë territorin e Shkodrës, të cilat i kanë hyrë rrugës së turizmit duke përshtatur banesat e tyre për bujtina dhe duke pritur e përcjellë në to vizitorë nga vendi dhe bota. Edhe pse në fillim, malësorët e kishin të vështirë të konceptonin se si mund të shitej me parà mikpritja e tyre legjendare. Në thuajse të gjitha këto struktura të akomodimit dhe gastronomisë punojnë familje dhe komunitete në zona të braktisura, të margjinalizuara, por vizita juaj do t’u japë atyre më shumë besim te puna - dashuria për të cilën nuk u ka munguar asnjëherë.
Sipërmarrës mbi qëndrueshmërinë, teknologjitë e pastra dhe ushqimore
IZRAEL
Dr. Noam Greessel është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm izraelit në fushën e teknologjive të pastra dhe atyre ushqimore. Pas një përvoje disavjeçare në sektorin e organizatave jofitmprurëse, si Drejtor Shkencor i Bashkimit Izraelit për Mbrojtjen Mjedisore dhe Drejtor Ekzekutiv i Institutit Arava për Studimet Mjedisore, në vitin 2001 Dr. Noam Gressel themeloi Assif-Strategies, ndërsa nmë vonë edhe tre biznese të tjera: Elysium Carbon Trade & Investment, TransAlgae dhe së fundmi ECO-OS – një kompani online që përshpejton shndërrimin e organizatave drejt një të ardhmeje të qëndrueshme. Gjatë kësaj kohe, Dr. Gressel ka shërbyer si Partner i Sipërmarrjes me Greylock Partners Israel, ndërsa është anëtar i Bordit të kompanisë teknologjisë ushqimore DouxMatok, si dhe i Panelit Këshillues Mjedisor të Yad Handiv – Foundacioni Rothschild. Gressel ka mbrojtur doktoraturën në Departamentin e Shkencave, Politikave dhe Menaxhimit Mjedisor në Universitetin e Karolinës, Berkley, ndërsa studimet bachelor i shkencave në Shklencat e Tokës dhe të Ujit i ka kryer me rezultate të shkëlqyera (Cum Laude) në Universitetit Hebre në Jeruzalem.
Përvoja më e mirë izraelite e teknologjive të pastra në ndihmë të bizneseve turistike të Shkodrës
Ekspertët e angazhuara në #GO2Innovation Noam Gressel
Nga webinar-i i parë në #GO2Innovation me ekspertin izraelit Noam Gressel
Me moton “Turizmi i gjelbër: Tani dhe përgjithmonë” #GO2Innovation organizoi të webinarin e parë me ligjërues ekspertin izraelit të teknologjive të pastra, Dr. Noam Gressel. Webinari u mbajt kryesisht për sipërmarrjet që po mbështeten nga #GO2Innovation në kuadër të projektit Challenge Fund – EU for Innovation të Bashkimit Europian, të zbatuar nga Sida dhe GIZ. Megjithatë në takim morën pjesë mjaft përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare që ushtrojnë aktivitetin në fushën e turizmit, ekspertë të fushave të ndryshme, deputetë etj. Takimi nisi me prezantimin e znj. Eltjana Shkreli, planifikuese urbane dhe Drejtore Ekzekutive e Organizatës GO2, e cila u ndal në katër shtyllat ku mbështet puna e GO2 për realizimin e misionit të saj: Mjedisin e ndërtuar; mjedisin natyror, trashëgiminë kulturore dhe turizmin e qëndrueshëm. Një projekt i tillë, – tha znj. Shkreli, – i realizuar me përfshirjen e komunitetit është edhe #GO2Innovation, Qendra e Inovacionit që prej 6 muajsh po punon me rreth 50 sipërmarrës, duke u ofruar shërbime të shumta, si rrjetëzime, trajnime, mentorime, promovim, marketing, rritje fondesh, konsulencë etj. Më pas, duke ia dhënë fjalën ekspertit Dr. Noam Gressel, znj. Shkreli tha se ai është ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në Izrael në fushën e teknologjive të pastra, si trajtimi i ujërave, riciklimi i mbetjeve dhe bioteknika. Me përvojë gati 30-vjeçare në fushën e turizmit të qëndrueshëm, Dr. Noam Gressel e nisi ligjëratën me një panoramë të përgjithshme të zhvillimit të turizmit global deri para fillimit të pandemisë covid19, duke theksuar se rritjen më të shpejtë në dekadat e fundit e patën industrializimi dhe teknologjia, konsumi dhe rrjedhimisht – ndotja. Rritja e popullsisë dhe emigracioni u pasuan me rritje të tensioneve politike në shumë vende – tha ai, – dhe kjo mungesë stabiliteti politik do të vazhdojë të rritet përderisa nuk ka një balancë në shpërndarjen e burimeve të nevojshme për jetën. Këto zhvillime e ndryshuan botën shumë shpejt – tha ai, duke u ndalur në shembujt se si turizmi e dëmtoi mjedisin. Sipas Dr. Gressel, janë katër gjërat që kërkon një turist i zakonshëm: 1. Kënaqësinë; 2. Të ndjerit i respektuar; 3. Shplodhjen dhe rigjenerimin e shëndetit; 4. Kosto të përshtatshme. Ndërsa turistët miqësorë me mjedisin, të cilët duan aktivitete në natyrë, duan që turizmi të ketë ndikim sa më të vogël në mjedis, duan që të njihen me atraksionet kulturore të një vendi, dhe të konsumojnë ushqim sezonal – nuk duan pishina, nuk duan autostrada dhe schiuma party e sigurisht as pica dhe fruta tropikale. Duke e shtjelluar më tej këtë qasje, Dr. Noam Gressel u ndal te këshillat se si bizneset e vogla dhe të mesme – të cilat përbëjnë rreth 90% të sipërmarrjeve që po mbështeten nga #GO2Innovaion – mund të bëhen të qëndrueshme nga pikëpamja mjedisore. Ai evidentoi disa prej kushteve që këto biznese duhet të plotësojnë, si: ruajtja e habitatit natyror, përdorimi i energjisë së rinovueshme dhe efiçenca e saj, menaxhimi i ujërave të përdorura dhe i mbetjeve, ofrimi i përvojave dhe shërbimeve edukative (kulturore dhe natyrore), kuzhina vendase dhe paketimi ekologjik i produkteve. Për këtë qëllim, eksperti izraelit i teknologjive të pastra solli raste të ndryshme studimore, si psh, panelet diellore në hotele dhe bujtina
në Vienë dhe në Uells (Wales), menaxhimi i ujërave të përdorur në fshatrat turistikë të Singaporit, e më pas prezantoi edhe makinerinë e prodhimit të biogazit përmes përpunimit të mbetjeve organike. Këto makineri të vogla sa një çadër e vogël kampingu, janë me çmime dhe kapacitete të përshtatshme sidomos për bujtinat dhe restorantet, të cilat mund të prodhojnë gaz për ngrohje dhe për gatim duke ricikluar mbetjet organike nga puna në kuzhinë. Sipas Dr. Gressel, këto praktika janë një pjesë e rrugës që duhet të bëjë biznesi i mesëm dhe i vogël për t’u çertifikuar sipas standardeve ndërkombëtare të turizmit të gjelbër, si psh Green Key, Green Destination etj. Ai premtoi se në webinar-in e ardhshëm do të diskutohet rast pas rasti për sipërmarrjet e turizmit dhe agrobiznesit në Qarkun Shkodër, të përzgjedhura nga #GO2Innovation. Edhe pse e mbajtur në gjuhën angleze, ligjërata t Dr. Noam Gressel zgjoi interes të madh te auditori dhe këtë e dshmuan pyetjet e shumta në adresë të tij. Në disa raste pyetjet ngritën shqetësimin për masivizimin e turizmit në vitet e fundit në Shqipëri, për mënyrën e menaxhimit të ujit dhe përfitimeve nga energjia diellore etj. Në lidhje me këtë, eksperti izraelit tha se fakti që njeriu ka të drejtë të përdorë burimet që janë dhuratë e natyrës nuk do të thotë se këto burime janë falas, sepse njeriu duhet të ketë strategji për ruajtjen dhe rigjenerimin e këtyre burimeve natyrore. I pyetur për dallimin dhe të përbashkëtat ndërmjet turizmit të gjelbër dhe turizmit të qëndrueshëm, Gressel përmendi ekoturizmin që fokusohet vetëm në vlerat natyrore dhe turizmin e qëndrueshëm që është më i gjerë: ai përfshin ekoturizmin, por pranon disa aktivitete me ndikim të vogël në mjedis dhe sidomos edhe ndikimin social te komunitetet lokale. Turizmi i qëndrueshëm krijon vende pune cilësore në komunitet, – tha ai, – duke evidentuar përparësitë e këtij turizmi në raport me turizmin e paqëndrueshëm (masiv), ndërsa shtoi edhe vlerat natyrore dhe kulturore që vetëm turizmi i qëndrueshëm arrin t’i mbrojë dhe t’i zhvillojë në mënyrë të trashëgueshme për të ardhmen. Në mbyllje të webinar-it, Dr. Noam Gressel premtoi se do t’i vizitojë dhe këshillojë nga afër sipërmarrësit e përzgjedhur nga #GO2Innovation sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa së bashku me znj. Eltjana Shkreli evidentuan disa prej elementëve të përbashkët të dy popujve: hebrejve dhe shqiptarëve. *** Angazhimi i Konsulentit të Teknologjive të Pastra Noam Gressel pranë #GO2Innovation vijoi me webinarin e dytë, të dedikuar vetëm për sipërmarrjet e turizmit dhe agrobiznesit të Qarkun Shkodër, ndërsa takimet, gjithashtu online, mes grupit të punës dhe ekspertit izraelit kanë vazhduar me përpunimin e pyetësorit për bizneset. Përmes indikatorëve si energjia, uji, transporti, mbetjet dhe ekonomia lokale, pyetësori i përgatitur nga eksperti Gressel shërben për matjen e ndikimit në mjedis të secilës sipërmarrje. Me ndihmën e grupit të punës së #GO2Innovation, sipërmarrjësit kanë nisur ta plotësojnë këtë pyetësor, ndërsa krahas përpunimit të të dhënave, Dr. Noam Gressel do të vazhdojë konsulencat me disa prej sipërmarrjeve. Ndërkohë që në varësi të situatës së pandemisë dhe rregullave që do të mundësojnë lëvizjet ndërkombëtare, eksperti izraelit është i gatshëm të vijë në Shqipëri për të konsultuar nga afër sipërmarrësit në lidhje me teknologjitë e pastra.
Punëtoria e Start Up bashkoi studentët me sipërmarrësit në #GO2Innovation
Pas ndarjes së çertifikatave për pjeëmarrësit e punëtorisë së start up-eve
Aktivitetet në #GO2Innovation vazhduan me Punëtorinë e Start Up-eve, e cila bëri bashkë sipërmarrrjet fillestare në Qarkun Shkodër të angazhuar në këtë projekt, si dhe studentë të Shkollës së mesme profesionale "Hamdi Bushati". Të ardhur nga fusha të ndryshme të biznesit, me idetë e tyre krijuese, sipërmarrësit e rinj morën njohuri bazë rreth fillimit të një biznesi në kushte normale, por edhe në kushtet e një
situate të tillë të pafavorshme për biznesin, sikurse është pandemia. Të udhëhequr nga trajnerë me përvojë në fushën e start up-eve, sipërmarrësit ndërvepruan me njëri-tjetrin nëpërmjet grupeve, e më pas edhe ndërmjet grupeve dhe vetë trajnerëve, duke mësuar si t’i përballojnë disa pengesa që mund t’u paraqiten atyre si sipërmarrës, apo edhe vetë sektorit të sipërmarrjes që ata kanë zgjedhur.
Trajnerët e angazhuara pranë #GO2Innovation
Edona Bilali
Spartak Sokoli
Sipërmarrëse dhe Mentore e Start Up-eve
Anila Golemi
Trajner dhe Mentor i Start Up-eve
Edona Bilali është bashkëthemeluese dhe administratore e AZ Consulting, kompania lider në fushën e standardeve ndërkombëtare të cilësisë. Ajo është kandidate për doktore shkencash në Austri dhe gjithashtu konsulente. Është eksperte e EU for Innovation dhe e angazhuar në mësimdhënie në fakultet për disiplinat e menaxhimit prej 10 vitesh. Në këto vite ajo ka qenë e angazhuar në çdo program cilësor të lidhur me start up-et në Shqipëri si Ofiçina, IDEA, Startup Live etj duke mentoruar dhe trajnuar më shumë sesa 1000 sipërmarrës të rinj.
Sipërmarrëse dhe Trajnere e Start Up-eve
Spartak Sokoli punon në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, si dhe është trajner i licencuar nga CEFE. Ai ka realizuar seanca trajnimi dhe ka ofruar konsulencë /mentorim në kuadrin e projekteve të ndryshme të financuara nga qeveria gjermane, Bashkimi Europian, dhe të zhvilluar nga Programi ProSME në Shqipëri, GIZ Albania, Terre des Homes - Albania, World Vision Albania. Angazhimi i tij kryesor në këto projekte ishte ndërtimi i kapaciteteve të të rinjve dhe bizneseve startup. Spartaku është përfshirë si ekspert në projektin e EU 4 Inovacionit në Shqipëri, duke ofruar konsulencë dhe këshillim për përfituesit e rinj në fushën e sipërmarrjes.
Anila Golemi është një sipërmarrëse e diplomuar në Financë-Bankë. Ajo ka një eksperiencë mbi 10-vjeçare në menaxhim financiar. Me fokus modelet e biznesit për zhvillim të qëndrueshëm, është prej vitesh aktive në ekosistemin e start upeve si trainere, mentore dhe konsulente në mbështetjen e bizneseve të konsoliduara.
Nr. 22, Korrik 2020
realizuar nga Resurset në Zhvillim RiD
Resurset në Zhvillim RiD