Nr. 25, Nëntor 2020
Artizanët shqiptarë në mijëvjeçarin e tretë Punëtoritë që kthyen vëmendjen drejt artit të dorës
Forum i pjesëmarrësve në Art Dore Atelie dhe në Punëtorinë e Artizanatit
Njihuni me profesionistët e dizajnit dhe artizantit të angazhuar në #GO2Innovation
Mimi Memiaj: Lidhja e zanateve të trashëguara me modelet dhe teknikat moderne
Intervistë Meliha Zyberaj: Vajzat e reja kanë interes për artizanatin
Teknikat e endjes së perit dhe të tezgjahut
Artizanët shqiptarë në mijëvjeçarin e tretë
Dinamika e jetës në tezgjah: lëvizje, ngjyra dhe materiale
Janë një sërë çështjesh të rëndësishme të cilat e shqetësojnë komunitetin e artizanëve shqiptarë, por më thelbësorja duket se është mungesa e kreativitetit dhe origjinalitetit inovativ, edhe pse jo të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë mungesë. Po ashtu, ndryshe nga sa ndodh në mjaft vende në zhvillim, artizanët tanë nuk janë të integruar sa duhet me teknologjitë moderne, e sidomos ato dixhitale. Njohja më e thellë e teknologjisë do të çonte në përdorimin e saj për dizenjimin e produktit artizanal, por edhe për ofrimin e shërbimeve të ndryshme, si shitja online etj. Këto mangësi e kanë lënë artizanatin shqiptar në nivele të tejkaluara, dhe më kryesorja e kanë lënë artizanin dhe produktin e tij jashtë tregut, ose në një treg tejet të kufizuar. Rezultati shihet në gamën jashtëzakonisht të ngushtë të artikujve të përdorimit të përditshëm që vijnë nga llojet e ndryshme të artizanatit dhe në mbingopjen e tregut me produkte industriale importi. Një ndër shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje vazhdon të mbetet sistemi arsimor, i cili nuk e ka përfshirë artizanatin në kurrikulat e veta, duke mos e konsideruar atë si një industri me peshë specifike në trashëgiminë dhe identitetin kulturor, por edhe në ekonomi. Si pasojë e globalizimit ekonomik, kultura moderne në 30 vitet e fundit sa vjen e bëhet gjithnjë e më populiste, duke hedhur si të tepërt e të panevojshëm mjaft elementë thelbësorë të identitetit kulturor. Përballja e njeriut shqiptar me këtë kohë moderne rezultoi me prishjen e imazhit të identitetit kulturor, për shkak të identifikimit të këtij identiteti me ideologjinë e njeriut të ri të krijuar nga sistemi totalitar. I çorientuar nga tranzicioni, shqiptari u bë konsumator në një treg që sa vinte dhe zgjerohej dhe si i tillë hoqi dorë me zemërgjerësi nga kërkesa, duke e lënë veten të udhëhiqej nga oferta. Presioni i gjithanshëm i mallrave të importit me çmime shpeshherë shumë të ulëta, e bëri thuajse të padukshme ofertën e dobët të artikujve të përdorimit të përditshëm të prodhuar në mënyrë artizanale. Në një situatë të tillë, vëmendja, interesi dhe rrjedhimisht kërkesa e konsumatorit për produktet artizanale vazhdon të mbetet e papërfillshme në raport me kërkesën që ky konsumator ka për produktet industriale, për të cilat ai informohet pa ndërprerje përmes çdo mediumi dhe të cilat kanë ndikuar edhe në formimin e shijeve për këto mallra. Megjithatë, disa nisma modeste në zona të ndryshme të Qarkut Shkodër dhe më gjerë – në të gjithë Shqipërinë, po tentojnë ta riorientojnë konsumatorin drejt produkteve të artizanatit, duke premtuar rritjen e vlerësimit për punën e dorës. Herë-herë të ambalazhuara si fushata patriotike për të konsumuar produkte vendore, e herë-herë si fushata propagandistike qeveritare, përpjekjet e artizanëve për t’u integruar në tregun global nuk kanë rreshtur asnjëherë, por arritja më e madhe e tyre ka ardhur falë pasionit: ata po e mbajnë gjallë dhe madje po e trashëgojnë zejen e tyre te brezat. Me vështirësi të mëdha, kryesisht për shkak të përshtatjes së ngadaltë me zhvillimet bashkëkohore e jo rrallëherë edhe të refuzuar nga politikat ekonomike globale, artizanët kanë hyrë tashmë në mijëvjeçarin e tretë, si një alternativë këmbëngulëse që i kujton njeriut etapat e zhvillimit të tij, kohën kur e dashuronte thjeshtësinë e natyrës.
Teknikat e endjes së perit dhe të tezgjahut Një lëvizje e prodhuesve gjithnjë e më e prekshme ka kontribuar në përshtypjen e një ringjalljeje të zanateve kohët e fundit. Markat e modës po përfshijnë elemente dhe ndikime artizanale në koleksionet e tyre. Idetë e procesit dhe prejardhja janë shqetësimet kryesore për çdo hedhje në treg të produkteve të tilla, por ato krijojnë bashkësi të reja midis krijuesve të dizanjit, prodhuesve artizanë, entuziastëve, hobistëve dhe konsumatorëve. Potenciali për individualizim, qëndrueshmëri mjedisore dhe prodhim etik e ka detyruar zanatin në agjenda politike, gjithashtu. Edukimi i një brezi të ri të prodhuesve është thelbësor për përhapjen e zanateve. Për këtë nevojitet një trajnim adekuat, mbështetje dhe modele për të inkurajuar ata që dëshirojnë të mësojnë. A mund të bëhet më shumë për të ruajtur aftësitë e djeshme për nesër? Dhe sa te rëndësishme janë zejet, trashëgimia kulturore dhe etnografike në 2020? Në Art Dore Atelier trajtuam tre teknika që duken si zanate të huazuara, por duke e lidhur me historinë e paraardhësve tanë, kuptuam se ato zeje po ringjallen së fundmi nga të rinjtë, të cilët dashurojnë artin dhe uniken.
Art Designer
Pse felt? Fjala felt nënkupton shajakun si proces pune, por edhe si produkt final. Shajakun e njohim të gjithë. Atë e gjejmë ndër shekuj, në punimet e kostumeve dhe veshjeve tona, të prodhuara në çdo shtëpi shqiptare. Origjina e feltit është e panjohur. Mendohet se kjo teknikë ka ardhur nga Azia, por historia e plisit dhe e xhubletave daton rreth 4000 vjet p.e.s. Pra kemi pse ta risjellim këtë kulturë dhe teknike në kohët e sotme. Kemi histori të pafundme dhe kemi veshje që gjenden edhe sot e kësaj dite në sundukët e gjyshërve dhe muzetë e vendit tonë. Përmendim xhubletat, tirqet, plisin dhe shumë aksesorë veshjesh, që me kondensimin e fibrave të leshit sollën produktin e shajakut, ose si po e quajmë këtu: felt, sepse vjen më i zbutur dhe më i përpunueshëm në kohë. Arsyeja është se dizanji dhe teknika e përpunimit duhet t’i përshatet stilit të kohës. Felti mund të bëhet vetëm nga leshi (tufat e leshit te deleve, devesë dhe dhisë) ose nga fijet e leshit të disa kafshëve të tjera, duke përfshirë kastorin dhe lepurin. Kur këto fibra lagen, kompresohen dhe trazohen nga rrotullimi, rrahja ose fërkimi, ato lëvizin dhe ngatërrohen së bashku dhe formojnë pëlhurë felt. Hedhja e tufave të kryqëzuara në pjesën e jashtme të fibrave i lejojnë ata të lëvizin vetëm në një drejtim dhe parandalojnë zgjidhjen. Uji i nxehtë, sapuni dhe kimikate të tjerë të ndryshëm shpejtojnë procesin. Felt është një izolues i mire kundër lagështirës, erës, zjarrit dhe alergjive. Mund të pritet dhe nuk do të prishet, sepse nuk ka fije për t'u zbërthyer. Felti i dendur është jashtëzakonisht e fortë dhe nuk mund të shpohet nga shigjetat. Kjo veti e shajakut u vlerësua nga luftëtarët në të kaluarën, të cilët e përdorën atë për mburoja të lehta dhe të blinduara. Felti i hollë mund të shqyhet kur shtrihet, por felti e dendur (që është shajaku) mund të shtrihet dhe përpunohet në forma të ndryshme për përdorime të tilla si kapele, çizme dhe çanta.
Mimi Memiaj
Lidhja e zanateve të trashëguara me modelet dhe teknikat moderne
Znj. Memiaj gjatë leksionit për dizajnin në Art Dore Atelier
Çfarë është teknika Milliner Milliner do të thotë kapelebërës. Këtu ka një ndryshim: një milliner krijon kapele për femra, ndërsa një kapelebërës prodhon kapele për meshkuj. Te kjo ndarje u arrit gjatë shekullit XXI, mirëpo megjithëse lidhen, këty dy profesione kërkojnë aftësi teknike dhe praktika pune shumë të ndryshme. Gjatë shekullit XV në Milano artizanët dhe kapelebërësit pushtuan tregun e shitjeve. Pikërisht këtu filloi ndryshimi i termit nga kapelebërës në Milliner (Milaner). Kjo ndodhi për dy arsye: e para, sepse këta të fundit krijonin kapele ekstravagante, dhe e dyta, sepse kishin prirje për modën dhe stolitë. Prej këtu e kane fillimin markat tregtare të millinereve të suksesshëm. A ka patur kapelebërës në Shqipëri? Sigurisht që ka pasur. Plisi i burrave, me forma të ndryshme: me majë, i rrafshët, katror, i rrumbullakët, sipas krahinave, a nuk ishte një kapele! Pra dikush i prodhonte këto kapele me forma konike, të njëjta me modelet e sotme të konit bazë të kapeles. vijon në faqen 5
Endja e pëlhurës në tezgjah është ndër proceset e gjata që kërkon tëknikë, përpikmëri dhe durim, e megjithatë fsheh pas një sërë procesesh të tjera përgatitore po aq impenjative, endja e perit dhe përgatitja e tezgjahut. Endja e perit është procesi që bën të mundur mbledhjen në shulin e tezgjahut (boshti në krye) të disa fijeve të perit të ndërthurura me një teknikë të caktuar. Endja duhet medoemos të realizohet në një hapësirë të bollshme dhe të hapur dhe për të cilin mund të angazhohen 1-2 persona. Sipërfaqja
Znj. Doçi me studentet në tezgjah
dhe gjërësia (sasia e perit e lidhur në shul) e pëlhurës që është e parashikuar të endet në tezgjah përcakton numrin e fijeve që mblidhen dhe distancën që duhet të përshkohen për të endur perin. Ky proces konstaton në përshkimin e 30 fijeve të perit përreth disa shkopinjve të quajtur krye, ndërkohë që ndërthuren duke i mbajtur grupet të pangatërrueshëm nga njëri-tjetri me dy shkopinj më të vegjël. Të gjitha këto fije më pas mblidhen në shul, ose siç e quajnë artizanet mbulimi, ku duhet ushtruar forcë për t’i mbajtur të tendosura. Bashkë me shulin që mbledh perin, pjesë të tjera kryesore të tezgjahut janë liçtë, kockat që e mbajnë atë të varur, shpati, shuli i pëlhurës dhe dy boshtet, i vogli që bën tendosjen në pëlhurë (në të djathtë) dhe i ai që bën tendosjen e shulit të perit (në të majtë), tefja (rreh penjtë në pëlhurë), këmbëzat që bëjnë të mundur ndërthurjen e perit bazë (i vendosur në shul), masuri (rrakeli i perit që endë pëlhurën) dhe elementë të tjerë, të cilët janë pjesë e strukturës mbajtëse. Pas mbulimit të perit në shul, kalimi i penjve në liç dhe më pas në shpat janë proceset që përbëjnë përgatitjen e tezgjahut për endje. Secila fije duhet të kalojë në secilën prej hapësirave të penjve në liç dhe më pas në hapërisat në shpat. I gjithë procesi i endjes së pëlhurës konstaton në tendosjen e perit bazë, kalimit të masurit me penjtë e pëlhurës nga njëra anë në tjetrën, ku ndërthurja me penjtë bazë bëhet nëpërmjet këmbëzave dhe rrahjes së pëlhurës për të bërë më kompakte këtë ndërthurje. Pëlhura mund të endet me pe pambuku, akriliku, liri, mëndafshi, leshi, copëza të ricikluara, etj. Rezultati i këtij procesi mjaft të gjatë, përpos teknikës, mbetet në dorë të imagjinatës dhe S. P. kreativitetit.
Në mesin e rreth 30 pjesëmarrësve të Punëtorive Art Dore Atelier dhe Artizanat, gazeta VIJA zgjodhi 6 studentë të Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati”, të cilët u dalluan për angazhimin e tyre. Studentët u pyetën për përfitimet nga këto Punëtori, për angazhimin e tyre në edukimin joformal, por edhe për frymëzimin që mund të kenë marrë nga 4 profesionistet që udhëhoqën Punëtoritë, për të gjeneruar ide sipërmarrjeje në të ardhmen. E përbashkëta e të gjitha përgjigjeve që dhanë studentet e intervistuara mund të përmblidhet në: përfitimin e dijeve të panjohura më parë, si dhe shtysën për t’u bërë edhe vetë sipërmarrëse në të ardhmen.
Pyetjet e forumit
Forum i pjesëmarrësve në Art Dore Atelie & Punëtorinë e Artizanatit
Duke thurur elementë dekorativë me teknikën e sapomësuar macrame
1. Ju morët pjesë në të gjitha seancat e ateliesë së dizajnit dhe tekstilit, si dhe punëtorive të te artizanatit (tezgjah dhe qëndistari). Çfarë përfituat nga këto aktivitete? 2. Përveç studimeve në shkollë, përshkruani se sa shpesh angazhoheni në punëtori, trajnime apo atelie të ngjshme me këto që u organizuan nga #GO2Innovation me znj. Mimi Memiaj dhe znj. Meliha Zyberaj? 3. Sa prej dijeve që zotëroni deri tani në fushat e dizajnit, tekstilit, tezgjahut apo qëndisjes i keni fituar nga edukimi jashtëshkollor (trajnimet, atelietë, punëtoritë)? 4. A ju kanë frymëzuar dhe nxitur këto aktivitete për të ndërmarrë nisma biznesi në këtë drejtim? 3. Nga aktivitet jashtëshkollor kemi mësuar të krijojmë çanta, kapele, peceta tavoline të realizuara me tezgjah, si dhe modele të ndryshme me stilin macrame. 4. Më ka frymëzuar shumë që të krijoj një biznes privat ku ofrohen punë të ndryshme. Falenderoj shumë ekipin e GO2Innovation, Znj.Mimi Memiaj dhe Znj.Meliha Zyberaj për punën e palodhur që kanë bërë me ne. Ishte kënaqësi.
Selma Velija viti i 3-të, Konfeksion 1. Nga këto aktivitete mësova si të krijoj dhe të realizoj punime të veçanta të cilat më përpara me dukeshin të vështira, por tashmë i bëj më me lehtësi falë eksperiencës që mora. 2. Angazhohem shpesh me aktivitete drejtuar qëndisjes dhe pikturës, por këto trajnime ishin diçka e re dhe mjaft interesante për mua. 3. Kam mësuar të krijoj çanta dhe kapele duke përpunuar leshin, të bëj peceta tavoline në tezgjah, të përdor makinën e qëndisjes si dhe modele të ndryshme me teknikën macrame. 4. Po, më kanë frymëzuar shumë dhe shpresoj që në të ardhmen të kem një sipërmarrje ku ofrohen shërbime nga më të ndryshme. Ju faleminderit GO2Innovation për këtë intervistë, si dhe Znj. Mimi Memiaj dhe Znj. Meliha Zyberaj për këtë mundësi. Ishte kënaqësi.
Kristela Caka viti i 3-të, Konfeksion Kohët e fundit kam marrë pjesë në trajnime të organizuara nga GO2Innovation ku dhe mësova shumë gjëra interesante. 1. Nga këto aktivitete që u zhvilluan në shkollën tonë, mora më shumë njohuri në lidhje me proceset e punës. 2. Po, aktivizohem shpesh sa herë informohem mbi trajnime të mundshme.
Arjeta Meaj viti i 4-t, Konfeksion 1. Përfitova njohuri të reja që unë nuk i kisha mësuar më parë në shkollë. Përveç kësaj kënaqësia ishte e jashtëzakonshme, sepse ishin eksperienca të reja në lidhje me profesionin tim. 2. Tashmë unë kam një faqe web të cilën e kam hapur para një viti dhe kam nevojë për trajnime të tilla. Unë personalisht jam shumë e rregullt me trajnimet që na mundeson shkolla, por jo vetëm. Për të qenë sa me e rregullt dhe për të përfituar dhe më shumë dije mundohem të jem sa me e rregullt. 3. Përvec tezgjahut, që për mua ishte hera e parë që kisha mundësi për ta parë drejtpërdrejtë dhe sigurisht për ta mësuar se si funksionon dhe se si kryhen proceset e punës, sepse më parë unë kam pasur mundësinë për ta parë vetëm nëpërmjet fotove ose nëpërmjet TV. Drejtimet e tjera si dizajni, tekstili dhe qëndisja për mua ishin të njohura edhe më parë, sepse i kemi mësuar dhe praktikuar edhe në shkollë. 4. Të them të drejtën, po, më kanë frymëzuar. Dua të përmend dy eksperienca që më kanë tërhequr dhe pëlqyer më shumë: kapeleria dhe punimet e dorës macrame, mbi të cilat do të doja të kisha dhe më shumë njohuri. Me punimet e dorës macrame me aq njohuri sa kam arritur të përfitoj, kam filluar tashmë ta aplikoj të punime të ndryshme.
A v 1 v e te e m d m 2 a n m m Z p 3 m m le ç 4 m p k
L v 1 B
Profesionistët e angazhuar pranë #GO2Innovation Gjatë ushtrimit në tezgjah për endjen e pëlhurës së parë
Aplikimet e para në makinerinë e qëndisjes gjatë Punëtorisë së Artizanatit
Armela Preçi viti i 3-të, Konfeksion 1. Për mua ishte një eksperiencë e veçantë, ndryshe nga të tjerat. Në këtë eksperiencë unë mësova të përdor tezgjahun, gjthashtu dhe makinën e qëndisjes. Gjatë Art Dore Atelier mësova të ndërtoj kapele, çanta dhe dizajn prej leshi, si dhe punime me macrame. 2. Mua personalisht më pëlqen të angazhohem në trajnime dhe atelier të ndryshme dhe sa herë më është dhënë mundësia e kam shfrytëzuar si në rastin me Znj. Mimi Memiaj dhe Znj. Meliha Zyberaj që i falenderoj për durimin dhe punën e palodhshme që kanë treguar. 3. Nga edukimi jashtëshkollor kemi mësuar tezgjahun, përdorimin e makinës së qëndisjes, përdorimin e leshit në kapele, teknikën makrame, çanta dhe dizajn të ndryshëm. 4. Ndoshta në të ardhmen edhe unë mund të kem biznesin tim në ndonjërin prej këtyre drejtimeve. Ju falenderoj për këtë eksperience që na keni ofruar GO2!
Laura Marku viti i 3-të, Konfeksion 1. Si nxënëse e Shkollës ‘’Hamdi Bushati ‘’, ishte kënaqësi që mora pjesë
në seancat e ateliesë së dizanjit dhe tekstilit, si dhe punëtorinë e artizanatit (tezgjah dhe qëndistari). Unë fitova shumë ekperiencë me këto punime si në dizajn dhe në tezgjah. Ishte një eksperiencë e paharrueshme. 2. Shkolla organizon shpesh trajnime. Unë kam marrë pjesë edhe në panairet që ka organizuar shkolla. Ka qenë një pervojë shumë e mirë të merrja pjesë dhe në trajnimin që na ofroi GO2Innovation me Znj. Mimi Memiaj dhe Znj. Meliha Zyberaj. 3. Disa prej dijeve që kemi mësuar nga edukimi jashtëshkollor është tezgjahu dhe punimet me dorë. 4. Aktiviteti në të cilin mora pjesë më ka frymëzuar shumë për të krijuar një biznes.
Aldet Ivziku viti i 4-t, Konfeksion 1. Kam përfituar një eksperiencë të bukur dhe që në të ardhmen, ndoshta një dite do të më duhet. 2. Në aktivitete apo trajnime përfshihem sipas kohës së lirë që kam. Kur tematika e këtyre trajnime është në lidhje me degën e konfesionit, mundohem gjithmonë të gjej kohën për të marrë pjesë. 3. Shumicën e dijeve i kam marrë nga shkolla, por kam përfituar shumë edhe nga trajnimet, të cilat më kanë ndihmuar shumë për të zhvilluar aftësitë. 4. Për momentin jam fokusuar te ky vit shkollor në mënyrë që të arrij rezultate sa më të larta, duke qenë ky edhe viti i fundit. Megjithatë, në qoftë se një ditë do të hap një biznes, jam e sigurt së dijet që kam marrë gjatë trajnimit, do të më hyjnë në punë.
Mimi Memiaj ka mbaruar akademinë në Milano (20042007) për Dizenjatore Mode, si dhe trajnime të shumta ndërkombëtare. Krijon studion e saj ‘Memiaj Studio’ më 2008 në Tiranë dhe është anëtare e shoqatës ‘International Fiber Art Association’. Mes shumë çmimesh ndërkombëtare, ajo fiton ‘Excellence Awarded Worldwide for 2014-2015’, si Artiste Fiber Art më 2014 në eventin Gala të organizuar nga Organizata IFAA në Londër. Më 2008 krijoi portalin Offerstore.al kushtuar shitjeve B2C, me bizneset e tregut shqiptar dhe veçanërisht tregut të suvenireve shqiptare dedikuar turizmit dhe punimeve të dorës nga artistë shqiptarë. Më 2020 krijoi shkollën e parë shqiptare të Artizanatit ‘Albania Haute Couture School’ me qëllim mbështetjen artistike në fushën e modës, artit dhe dizajnit unik përmes praktikës krijuese dhe gjetjes së talenteve.
Meliha Zyberaj i ka nisur punimet artizanale të tekstilit që në vitet ’90. Me trajnimet në qëndistari, ajo filloi ta shndërronte në sipërmarrje në vitin 2004 duke shtuar edhe produktet e punëve me grep dhe endjes në tezgjah, megjithëse qëndistaria mbetët pika e saj më e fortë si artizane. Që prej vitit 2013 arriti ta zgjeronte këtë sipërmarrje duke investuar në kapacitete njerëzore dhe teknologji, ndërsa më 2019 hapi zyrtarisht qendrën Artizanet Vau Dejës, duke krijuar hapësirë të përbashkët për gratë e zonës. Falë këmbënguljes së saj, Zyberaj po mundëson rikthimin e fijes së mëndafshit në zonën e Vau Dejësit, një traditë që kishte humbur prej vitesh. Për njohuritë e aftësitë profesionale në ushtrimin e zanatit si dhe për kontributin e dhënë ndër vitë duke përcjellë përvojën e saj të pasur tek profesionistët e rinj, Zyberaj po atë vit mori titullin Mjeshtre e Artizanatit nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë.
Lidhja e zanateve të trashëguara me modelet dhe teknikat moderne vijon nga faqja 2
Për macramé-në Sapo e dëgjon si term të dërgon në brigjet e Spanjës dhe të Francës së jugut, ku dizajnet macrame janë tregjet me modernë të zonave turistike. Por a ka lidhje macramé me trashëgiminë tonë, a ka patur ndonjëherë artizanë në Shqipëri që kanë punuar me macarme? Nese do ta lidhnim me historinë tonë të lashtë, macramé nuk është asgjë tjetër veçse lidhjet me nyje të kordoneve të lirit që shpikën fenikasit. Anijet tona liburne, çdo tendë e kishin të lidhur në fund me nyje katrore, si macrame; lidhjet gathering ishin në çdo tendë, në pjesën e fundit të lidhjes ku bëhej nyja e madhe e kordoneve, e cila ishte nyja më e sigurt si teknike lidhjeje. Pra, macramé është një tekstil i krijuar duke përdorur teknikën e nyjeve. Macrame mendohet se e ka origjinën nga artizanët arabë të shekullit XIII, por që u popullarizua shumë sidomos gjatë epokës viktoriane. Historia në çon më herët, që në shekullin III, kur këto teknika nisën të përdoren në Azi për artin dekorues të veshjeve. Po ashtu, ata i përdornin nyjet edhe si simbole fatsjellëse për një shëndet më të mirë, e madje krijonin edhe figura me to. Ndërsa në trojet tona, sikurse thamë, historia zbret deri te anijet liburne dhe epokën e mbretëreshës Teutë, në shekullin I p.e.s.
Mimi Memiaj Art Designer
Disa prej studenteve pjesëmarrëse të Art Dore Atelier, duke pozuar me udhëheqësen e kësaj punëtorie, znj. Mimi Memiaj dhe me produktet e realizuara vetë
Punëtoritë që kthyen vëmendjen drejt artit të dorës
Prandaj nuk mund të anashkalohet kapelebërësi në Shqipëri. Në vitet 1912, përveç qeleshes apo plisit, qe prodhohej në çdo zonë të vendit sipas karakteristikave të kostumeve, filloi një erë e re veshje te meshkujt. Veshjet “zengjin” e zonës së Korçës dhe të Shkodrës filluan nga prodhimi i kapeles Fedora, që u mbajt nga shumë tregtarë dhe njerëz të sërës së lartë të asaj kohe. A mund të themi se kapeleria është një udhëtim në kohë? Sigurisht që po! Njëkohësisht edhe një moment i bukur për të rinjtë që mësuan të prodhojnë kapele, duke marrë titullin milliner. Dizajnet dhe materialet e ndryshme i dhanë kuptimin modern asaj.
Ndër punëtoritë e fundit të organizuara nga #GO2Innovation ishin ato të tekstilit, artmaking dhe artizanatit të zhvilluara përgjatë muajve ShtatorTetor në 2 laboratorët e konfeksionit në Shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” ku morën pjesë 30 studentë të kësaj shkolle. 6 nga 10 studentët e angazhuar intensivisht në të gjitha tematikat u intervistuan në këtë numër të gazetës VIJA. Pjesëmarrësit, të viteve dhe profileve të ndryshme, mësuan 7 teknika krejtësisht të reja për ta, të cilat janë: teknika felt (shajaku), millinier, macramé, aksesorët me strukturën me fije metalike dhe felt me gjilpërë, qëndisje me makineri, endje të perit dhe tezgjah. Secila me ekpertizën dhe përvojën e tyre disavjeçare, 4 profesioniste i udhëhoqën këto punëtori duke i sjellë këto teknika nga hapat e para të përpunimit apo funksionalizimit respektivisht, e deri te realizimi i produkteve përfundimtare. Dizenjatorja e artit Mimi Memiaj, mjeshtrja e tekstilit Meliha Zyberaj, si dhe dy koleget e saj, zonjat Flora Doçi dhe Rexhina Rrethatori, jo vetëm që i asistuan studentët nëpërmjet udhëzimeve dhe demostrimeve të vazhdueshme, por edhe i shoqëruan seancat e punëtorisë me leksione e bashkëbisedime mbi origjinën dhe përdorimin e teknikave në kohë me të hershme. Me rreth 60 pajisje, mjete dhe materiale pune, duke përshirë makineritë e qëndisjes dhe tezgjahun, laboratorët e konfeksionit u shndërruan në atelie të artit të dorës. Kështu që pjesëmarrësit, gjatë përvetësimit të teknikave, u njohën me mjetet e punës dhe funksionimin e tyre, pasi disa syresh ishin krejtësisht të panjohura. Megjithatë, jo të gjitha teknikat kanë vegla të dedikuara, siç është ajo felt. Gjatë punëtorisë, studentet u njohën me procesin e punës së përpunimit të pëlhurës felt (shajak) dhe realizuan çanta dore vetëm me materialin bazë, leshin, dhe të gjitha mjetet e tjera thuajse rrethanore. Kjo për shkak se e gjithë
kreativitetit dhe ekstravagancës. Duke vënë në përdorim edhe mjetet e punës të dedikuara, pjesëmarrësit zbatuan procese të ndryshme të kësaj teknike. Kështu ata mësuan të njohin vetitë e pëlhurave të përdoruara, si veprojnë ato nën trysninë të ushtruar nga mjetet e punës për t’i dhënë formën kapeleve, disa lloje të tyre me terminologjitë perkatëse dhe teknikat për të arritur dizajnin e dëshiruar për secilën. Jo më pak intriguese ishte teknika e endjes me dorë të kordonit të pambukut e quajtur macramé, e cila është një risi jo vetëm për studentët, por edhe për tregun e produkteve artizanale në Shqipëri. E frymëzuar nga nyjet e litarëve të anijes, kjo teknike bazohet në përvetësimin e llojeve të ndryshme të thurjes, nga e cila, me ndërthurje të dizajnit dhe kreativitetit, artizanet e reja pjesëmarrëse në punëtori mund të realizojnë produkte për dekor në dritare, vazo lulesh, çanta etj. Të ndarë në grupe të vogla, por duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të përvetësuar sa më mirë proceset e gjata të teknikave nën kujdesin e dizenjatores Memiaj, pjesëmarrësit e punëtorisë së tekstilit dhe artmaking arritën të realizojnë 7 çanta dore felt, aksesorë për secilën prej tyre, 5 kapele të stileve: fedora, capelin, pillbox dhe sinamay me thurje bambuje, dhe 7 modele të vogla të dekoreve murale me artin macramé. Tezgjahu i dhuruar për Shkollën nga #GO2Innovation në kuadër të projektit të mbështetur nga Sida dhe Giz, mundësoi mbajtjen e punëtorisë së artizanatit brenda laboratorit të shkollës. Të ulur pranë këtij tezgjahu dhe të udhëhequr nga mjeshtret Flora Doçi dhe Rexhina Rrethatori, studentët u njohën me traditën e trashëguar të punës në tezgjah. Me shkathtësi dhe profesionalizëm, zonjat u mësuan nxënësve të gjitha proceset e punës: që nga vetë montimi i tezgjahut, endja e perit, futja e perit në liç, futja e perit në shpat e në vazhdim, endja e pëlhurës. Ndryshe nga proceset
Znj. Doçi dhe Rrethatori, duke udhëhequr studentet për endjen e pëlhurës në tezgjah
pesha e procesit bie tek ngjeshja, rrahja apo fërkimi i materialit. Megjithëse e lodhshme dhe e panjohur për ta, studentët u angazhuan maksimalisht për ta përvetësuar këtë teknikë, e cila sipas dizenjatores Memiaj, hap mundësi të pafundme për llojet e produkteve të cilat bazohen në të. Për ta theksuar edhe më shumë këtë fakt, ajo i orientoi sesionet e punëtorisë së artmaking drejt realizimit të aksesorëve të tekstilit me dizajn felt 3D nëpërmjet teknikës së kondensimit të fibrave natyrale të leshit, si dhe të asaj me gjilpërë. Këto aksesorë shërbyen më pas për çantat e dorës. Duke qëndruar sërish tek kjo gamë e gjerë e përdorimit të feltit, Memiaj solli për studentet një nga zanatet tejet tërheqëse, atë të kapelerisë ose siç njihet me termin bashkëkohor “millinery”, e cila prej kohësh është shndërruar në një shprehi të dizajnit,
e punës së teknikave të lartpërmendura, pjesëmarrësit duhej të bashkëpunonin dhe shkëmbeheshin me njëri-tjetrin për të endur një pëlhurë të vetme, e cila isha e para për shumë prej tyre. Ndërkohë, me ndihmën e mjeshtres së tekstilit Meliha Zyberaj, studentët funksionalizuan makinën e qëndisjes, një prej aseteve më të vlefshme të laboratorëve të tekstilit. Këto seanca të punëtorisë së artizanatit të organizuar nga #GO2Innovation ishin ndër më dinamiket, sepse sapo ndoqën udhëzimet për vendosjen e perit dhe përdorimin e kësaj teknologjie, studentët ishin tejet entuziastë për të aplikuar dizajnet e tyre direkt nga kompjuteri, duke shmangur procesin e gjatë e të mundimshëm të qëndisjes me dorë dhe t’i dedikonin energjinë e tyre kreativitetit. Punë që e nisën me S. P. qëndisjen e emrave të tyre.
Meliha Zyberaj: Vajzat e reja kanë interes për artizanatin
Znj. Meliha Zyberaj duke shpjeguar proceset e punës gjatë Punëtorisë së Artizanatit
Prej sa vitesh merreni me tezgjahun dhe cilat janë teknikat e punimit, si dhe materialet të cilat mund të aplikohen? Tezgjahun e kam nisur që në vajzëri, duke mësuar nga brezat e vjetër, ndërsa angazhimin e plotë me tezgjahun dhe qëndisjen e bëra më 2004, duke improvizuar një hapësirë pune në ambientet e shtëpisë. Në mungesë të makinerive moderne, qëndisjet bëheshin me dorë, në gjergjef ose jo. Më vonë u bë me makina tradicionale qëndisjeje, kostoja e të cilave e lartë. Ndërsa tezgjahu ende punohet me teknikat e vjetra, nga endja e perit te pëlhura. Në bazë të fijeve, si e pambukut, lirit, akrilikut, mëndafshit dhe leshit, varet edhe teknika e endjes së pëlhurës. Tezgjahu në përgjithësi, por edhe endja e mëndafshit është mjaft e përhapur në zonën e Zadrimës. Cila është risia që do të sillni ju? Risia që sollën Artizanet Vau Dejës është rritja e fshikëzës së mëndafshit, e cila në fakt ka qenë traditë e zonës. Deri tani kemi arritur të nxjerrim fijen e mëndafshit në mënyrë artizanale nga fshikëza të mbledhura nga pemët në zonë, por në bashkëpunim me Bashkinë Vau Dejës, kemi filluar mbjelljen e fidanëve të manit dhe po tentojmë të blejmë pajisjet për nxjerrjen e fijeve, të cilat do të rrisin rendimentin e punës. Pra ne planifikojmë të kryejmë të gjithë ciklin. A keni të dhëna për numrin e grave dhe të vajzave që merren me tezgjah në Bashkinë Vau Dejës apo më gjerë? Mendoj se në zonën e Vau Dejësit mund të jenë rreth 10-15 familje, të cilat sigurojnë të ardhurat nga puna që bëjnë gratë në tezgjah. Gjithashtu në fshatrat përreth si Mjedë, Hajmel e Shelqet, pak familje të tjera merren ende me tezgjah. Cilat janë produktet më të kërkuara nga klientët gjatë aktivitetit tuaj disavjeçar? Produktet më të kërkuara janë shallet, çarçafët, mbulesat e tavolinave, mbulesat e vogla decorative
Kemi kërkesa për dy të fundit edhe nga baret e restorantet. Po ashtu kërkohen edhe kostumet tradicionale. Këto produkte nuk kërkohen vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vendit, në familje shqiptare nga SHBA, Belgjika etj. Me këto punime marrim pjesë edhe në panaire të ndryshme. Znj. Zyberaj! #GO2Innovation ju përzgjodhi ju bashkë me dy bashkëpunëtoret tuaja, znj. Rexhina Rrethatori dhe znj. Flora Doçi për të drejtuar punëtorinë e artizanatit me nxënëset e Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati”. Për cilën prej teknikave kishte më shumë interes dhe ndërveprim? Nuk e them dot nëse kishte më shumë te njëra apo tjetra. Interesi dhe entuziasmi ishte i njëjtë për të dyja teknikat dhe këtë e vërteton ardhja e studenteve në punishten e Artizaneve të Vau Dejës për të parë endjen e perit dhe qëndisjen me makineri. Megjithatë në grupin e madh të pjesëmarrësve në punëtori, kishte nxënës më të interesuar për tezgjahun e të tjerë për qëndistarinë. A vërejtët ndonjë prirje të veçantë te pjesëmarrëset për tezgjahun ose për qendistarinë? Mund të them se 3 nga nxënëset pjesëmarrëse e përvetësuan menjeherë teknikën e endjes në tezgjah, duke qenë se për ta nuk ishte një proces krejt i panjohur. Ndërsa dy nxënëse të tjera, që tashmë bëjnë edhe punë individuale me qëndisje, ishin mjaft kërkuese dhe të angazhuara për këtë teknikë duke funksionalizuar makinën e qëndisjes në laboratorin e konfeksionit të shkollës ku studiojnë. Mendoj që ata vetë kishin filluar të “profilizoheshin”, disa në qëndisje e të tjera në endjen e pëlhurës me tezgjah. Sikur vajzat të vazhdojnë ndjekjen e proceseve të punës në qendrën tonë dhe të mësojnë makineritë të janë asete të vlefshme në kabinetin e tyre, ato do t’i kenë dyert e hapura te ne, dhe pse jo të bëhen sipërmarrëse. Duke vëzhguar këto pjesëmarrëse në punëtori, por edhe vajza të reja në zonë, besoj se ka shumë interes për artizanatin.
Nr. 25, Nëntor 2020
realizuar nga Resurset në Zhvillim RiD
Resurset në Zhvillim RiD