VIJA | 26 | LINE

Page 1

Nr. 26, Qershor 2021

30 Qershor 2021 Konferenca V Turizmi në Qarkun Shkodër: Rimëkëmbja e sipërmarrjeve të turizmit dhe agrobiznesit në pandemi Bilanci i #GO2Innovation përmes modelit të zonjës nga Puka Si e vlerësojnë sipërmarrësit përvojën e tyre në #GO2Innovation? Përvoja botërore: Qendrat e Inovacionit nuk janë vetëm zyrat moderne, por edhe atelietë e punës Llojet e Qendrave të Inovacionit dhe shërbimet që ofrojnë 13 sipërmarrje në Konsulencë Ligjore për ndryshimet në legjislacion

#GO2Innovation, një histori suksesi nisur 7 vjet më parë

#GO2Albania #VIS #COSPE

#GO2Innovation ka nisur zyrtarisht në Nëntor të vitit 2019, falë mbështetjes nga projekti EU for Innovation, i financuar nga Bashkimi Europian përmes Agjencisë Suedeze të Bashkëpunimit për Zhvillim SIDA dhe Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ. Kjo Qendër Inovacioni u krijua nga partneriteti mes Organizatës GO2, Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” dhe Bashkisë Vau Dejës, për të ofruar asistencë teknike në një sërë drejtimesh për sipërmarrjet e turizmit dhe agrobiznesit në Qarkun Shkodër. Mirëpo në të vërtetë, puna e GO2 me sipërmarrjet e turizmit dhe agrobiznesit, fillimisht në Shkodër dhe rrethinat e saj, e pastaj më gjerë, në bashkitë e tjera të Qarkut e përtej, ka nisur që në vitin 2014, kur për herë të parë në Shkodër filloi guidat me biçikleta drejt destinacioneve rurale, si Drishti, Jubani, Shirqi, Baks-Rrjolli, Rrashkullajt etj. Udhëtimet drejt këtyre fshatrave, atëherë të panjohura si destinacione turistike, nxiti disa prej vendasve që të hapnin sipërmarrje të vogla shërbimesh për turizmin. Në zbatim të misionit të saj “cilësi më e mirë jete për komunitetet”, GO2 organizoi më 2016 në Shkodër tubimin më të madh të operatorëve turistikë në nivel Qarku e më gjerë – rreth 250 të tillë – në kuadër të Konferencës Turizmi në Qarkun Shkodër. Ky forum i aktorëve të turizmit këto ditë do të organizohet për të pestin vit (30 Qershor 2021), pasi ka shëtitur më parë në bashkitë Shkodër, Pukë, Vau Dejës dhe Malësi e Madhe. Në partneritet me organizatat që operojnë gjithashtu prej vitesh në rajonin e Shkodrës (VIS, COSPE), kjo konferencë ka kontribuar edhe për rrjetëzim dhe shkëmbim përvojash e forcim të lidhjeve të biznesit ndërmjet sipërmarrjeve dhe komuniteteve të ndryshme jo vetëm brenda Qarkut Shkodër. Njëkohësisht gjatë këtyre viteve, GO2 ka ndihmuar me dhjetëra sipërmarrje, kryesisht në zonat rurale, por jo vetëm, me trajnime, këshillime, konsulenca të natyrave të ndryshme dhe sidomos me marketing. Që prej 4-5 vitesh tashmë, GO2 organizon udhëtime studimore në destinacione dhe sipërmarrje të suksesshme të turizmit dhe agrobiznesit në krejt Rajonin e Veriut, që nga Deti Adriatik deri në Alpet Shqiptare, nga Hani i Hotit deri në Malësitë e Mirditës. Krahas projekteve të bashkëpunimit ndërmjet zonave apo rajoneve të ndryshme, këto udhëtime studimore organizohen nga GO2 për parnerët vendas dhe ndërkombëtarë - institucione publike dhe organizata, universitete dhe trupa diplomatike nga Ballkani, Europa dhe SHBA. Të impresionuar nga veçantitë dhe vitaliteti i kësaj zone, pjesëmarrësit në këto udhëtime kanë gjeneruar në vazhdimësi promovim për zonën. Nga ana tjetër, puna këmbëngulëse e GO2 ka siguruar herë pas here edhe mbështetje për sipërmarrjet e kësaj zone, duke i përfshirë ata në programe rajonale dhe kombëtare shkëmbimi, trajnimi, financimi etj. Ky kontribut i vazhdueshëm i Organizatës GO2 për të ndihmuar komunitetet e zonave rurale duke nxitur dhe mbështetur nismat e tyre të sipërmarrjes, ka mundësuar funksionimin e #GO2Innovation, sepse Qendra e Inovacionit u krijua nga kjo klimë besueshmërie reciproke, si dhe nga puna e palodhur e ekipit dhe ekspertëve të angazhuar në kohë të ndryshme. Kjo është arsyeja përse objektivi fillestar i #GO2Innovation për të mbështetur rreth 10-12 sipërmarrje përgjatë vitit 2020 u 4-5-fishua brenda pak muajve. Është po kjo klimë dhe përkushtimi ndaj komuniteteve që do të sigurojë qëndrueshmërinë e kësaj qendre inovacioni. Tregues të qëndrueshmërisë janë rritja e numrit të sipërmarrjeve që kërkojnë mbështetje nga #GO2Innovation, por edhe kërkesa për shërbime të reja nga ana e sipërmarrjeve që tashmë janë pjesë e skemës së qendrës së inovacionit. Prandaj #GO2Innovation është një histori që zgjat prej gati një dekade, një histori pasioni, përkushtimi dhe mirëbesimi.


Përvoja botërore: Qendrat e Inovacionit nuk janë vetëm zyrat moderne, por edhe atelietë e punës

13 sipërmarrje në Konsulencë Ligjore për ndryshimet në legjislacion

Konsulenca Ligjore e ofruar nga #GO2Innovation për sipërmarrjet e turizmit dhe agrobiznesit erdhi në një kohë që përkon me ndryshime legjislacioni, veçanërisht ato që rregullojnë marrëdhëniet e sipërmarrjeve me tregun. E drejtuar nga juristi Gedeon Dudushi, kjo konsulencë që mblodhi përfaqësues nga 13 sipërmarrje, të start up-eve, organizatave jofitimpurëse, biznese të vogla dhe të mëdha, u shndërrua në hapësirë virtuale diskutimi dhe ndërveprimi. Megjithëse shumë prej tyre nën drejtimin e sipërmarrjes janë përballur me çështje të ndryshme ligjore, pyetjet ishin të vazhdueshme nga pjesëmarrësit mbi tematikat e zgjedhura nga eksperti i angazhuar. Siç edhe lind nevoja për të trajtuar zgjerësisht secilën prej tyre duke i dedikuar kohën e nevojshme, edhe pjesëmarrësit u grupuan në 3 kategori, përkatësisht startup-e dhe fermerë, biznese të vogla dhe OJF, dhe sh.p.k. Në seancat e para të konsulencës të dedikuara për grupet pjesëmarrëse, z. Dudushi u përqendrua në format e organizimit të subjekteve të reja të cilat janë të angazhuara

tregtimin e produkteve të tyre. Duke mbledhur sipërmarrje të ndryshme sipas subjektit ligjor dhe natyrës së aktivitetit u zhvilluan e dhe seanca të përbashkëta me të cilët janë adresuar çështjet e efekteve të kontratave në marrëdhëniet civile juridike si dhe ato në lidhje me çështjen e regjistrimit të markave tregtare dhe patentave për produktet dhe shërbimet e ofruara nga sipërmarrjet pjesëmarrëse. Të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi i një marke tregtare ose patente por edhe kërkesat ligjore për regjistrimin e tyre ishin në fokus jo vetëm të trajnimit por edhe të kërkesave të vetë subjekteve për produktet e tyre. Pjesëmarrësit u interesuan posaçërisht për veprimet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit që ndikojnë në kushtet dhe standardet e tregtisë si të produkteve ushqimore dhe të shërbimeve artizanale. Përgjegjësia ndaj palëve të treta ishte gjithashtu një aspekt që u adresua nga sipërmarrësit për sa i përket produkteve të tyre dhe atyre përgjegjësive që lindin gjatë ushtrimit të veprimtarisë. Gjithashtu, çështja e angazhimit

Juristi Gedeon Dudushi gjatë konsulencës ligjore me sipërmarrjet në #GO2Innovation

ose synojnë të angazhohen në hapjen e një biznesi të ri ose një aktiviteti bujqësor në vendin tone, duke i shoqëruar me hapat e regjistrimit ne E- Albania. Tema të tjera që u trajtuan gjatë kësaj konsulence ishin aktiviteti tregtar i OJF-ve, bizneseve të vogla dhe atyre të mëdha, ndryshimet dhe sfidat e pasqyrimeve të detyrueshme, veçantitë në formë dhe organizim, rregullimi i marrëdhënieve të punësimit në secilin prej këtyre subjekte. Rëndësia e sigurimit gjatë ushtrimit të aktivitetit ishin ndër temat me interes për shkak të vështirësive që ndodhin në zgjidhjen e mosmarrëveshje në këto çështë ligjore mes palëve si dhe kërkesat ligjore të autoriteteve mbikëqyrëse, kryesisht për kërkesat e produkteve ushqimore, të cilat kushtëzuan prodhimin dhe

në punë dhe deklarimit të punonjësve sezonalë ishte një çështje e diskutuar dhe adresuar në formën dhe mënyrën e realizimit të saj. Sfidat e sipërmarrësve dhe sipërmarrjeve në aspektet ligjore e jo vetëm, mbeten të vazhdueshme për shkak të mungësës së njohurive konsistente në këtë fushë. Siç edhe shprehet juristi Dudushi i nxitur nga diskutimet, në sajë të çështjeve specifike edhe mënyrës së si ato trajtohen në legjislacion, shpesh lind nevoja për konsulencën e një eksperti për të shmangur penalizime mbi subjektet. Megjithatë, duke trajtuar raste specifike të sjella nga përfaqësues të sipërmarrjeve të mbështetura nga #GO2Innovation, ata e vlerësuan më të volitshme për qartësuar mbi problematika aktuale. S. P.

Inkubatorët e biznesit ose qendrat e inovacionit janë organizata që realizojnë programe intensive duke u ofruar sipërmarrjeve ndihmë dhe mbështetje teknike, përmes një game të gjerë shërbimesh, që nga rrjetëzimi, trajnimet dhe konsulencat e ndryshme, promocioni dhe marketingu, e deri te rritja e fondeve. Në disa raste, inkubatorët e biznesit ofrojnë pa pagesë, ose përkundrejt pagesave simbolike, hapësira të përbashkëta pune, si dhe pajisje bazë të përdorimit të përditshëm - në varësi të specifikave të sipërmarrjeve. Në raste të tjera, inkubatorët e biznesit ofrojnë edhe financimin e një kapitali fillestar të sipërmarrjeve. Ndryshe nga qendrat kërkimore, teknologjike si dhe parqet industriale apo të biznesit, të cilat nuk ofrojnë shërbime të asistencës për sipërmarrjet, por kryesisht shërbime specifike dhe hapësira me pagesë, inkubatorët dallojnë për përkushtimin e tyre ndaj sipërmarrjeve që në fazat e hershme të lindjes – shpeshherë që nga faza e idesë për të bërë biznes. Ndonëse fillesat e veta i ka në SHBA që në fund të viteve 1950, koncepti i inkubatorit të biznesit është gjithnjë ne evoluim. Si koncept dhe praktikë, inkubatorët e biznesit mbërritën në Europë në fillim të viteve 1980, bashkë me qasjen e re si Qendra Inovacioni, e madje edhe inkubatorët e internetit. Megjithatë, zhvillimi më i madh i këtyre inkubatorëve i takon 2 dekadave të fundit. Kështu psh, nga 12 inkubatorë që kishte në SHBA në vitet 1980, ky numër shkoi në 1400 në vitin 2006. Në vitin 2002, në Bashkimin Europian kishte rreth 900 inkubatorë/ qendra inovacioni, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, nga 25 inkubatorë në vitin 1997, në vitin 2007 u bënë rreth 270. Sa i takon numrit të përgjithshëm të inkubatorëve në botë, vlerësohet se ekzistojnë rreth 7.000 të tillë, të shpërndarë jo vetëm në vendet e zhvilluara – ku dhe e kanë gjenezën, por edhe në vendet në zhvillim. Në disa vende dhe rajone të botës ka politika shtetërore për mbështetjen e këtyre inkubatorëve me fonde publike, krahas konkurrimit për fonde në institucione dhe organizma ndërkombëtarë. vijon në faqen 5


KOHËSHTRIRJA E #GO2INNOVATION TIMELINE


Bilanci i #GO2Innovation përmes modelit të zonjës nga Puka

Si e vlerësojnë sipërmarrësit përvojën e tyre në #GO2Innovation?

Pjesëtarë të ekipit të #GO2Innovation gjatë takimeve me sipërmarrës në fshatin Qerret të Pukës, 3 Mars 2021

Me një gamë të gjerë shërbimesh, që nga rrjetëzim¬¬¬i e deri te rritja e fondeve dhe çertifikimi, #GO2innovation vazhdon t’u ofrojë një numri gjithnjë e më të madh biznesesh, njohuri, mbështetje psikologjike dhe mundësi financimi në kuadër të krijimit të një ekosistemi të favorshëm për zhvillimin e sipërmarrjeve të turizmit dhe agrobiznesit në Qarkun Shkodër e më gjerë. Kohështrirja e angazhimit të Organizatës GO2 në ndihmë të bizneseve lokale të këtij rajoni (shih skemën në faqen 3), dëshmon një aktivitet në rritje dhe një sukses të konsoliduar. Në numrat e mëparshëm të gazetës VIJA, tashmë të dedikuar për bizneset, sipërmarrës të shumtë kanë marrë pjesë në debate për tema të ndryshme, si dhe kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me sfidat me të cilat ato u përballën, sidomos gjatë vitit të fundit. Pikërisht gjatë kësaj periudhe, bizneseve iu ofruan trajnime të shumta, si ai për start up-et, për marketimin, për sigurinë ushqimore, për rritjen e cilësisë së shërbimeve në restorante dhe hotele etj, në të cilat morën pjesë rreth 60 biznese dhe studentë. Një numër gjithashtu i madh biznesesh dhe studentësh (54 gjithsej) morën pjesë në Punëtoritë e Kulinarisë, të Tekstilit, Tezgjahut e Artizanatit, të udhëhequra nga emra të njohur të fushave përkatëse në nivel rajonal dhe kombëtar. #GO2Innovation ofroi falas shërbim konsulence për teknologjitë e pastra, për financë dhe për çështje juridike për gati 60 sipërmarrës dhe studentë. Ndonëse një shërbim mjaft ekskluziv, sipërmarrjeve iu ofrua gjithashtu edhe mentorimi, përmes angazhimit të 6 mentorëve të cilët asistuan nga afër për orë dhe ditë të tëra pune rreth 30 sipërmarrës dhe studentë. Në skemën e faqes 3 gjithashtu bie në sy një angazhim i madh për marketimin dhe promovimin e bizneseve, që nga krijimi i imazhit, prodhimi i seteve me foto dhe video promocionale, vizitat studimore në ferma e punishte të artizanatit, e deri te udhëtimi “Shkodra e Fshehtë”, me operatorë turistikë dhe gazetarë të medias së shkruar dhe elektronike nga Shqipëria e rajoni. Përveç promovimit në gazetën VIJA dhe në rrjetet sociale të lidhura me #GO2Innovation, për sipërmarrjet është siguruar vazhdimisht hapësirë prezantuese në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, në mediat lokale dhe kombëtare, si dhe janë botuar libra dhe katalogë me produktet dhe ofertat e këtyre bizneseve. Të tillë janë libri “Masterclass” për Kuzhinën Moderne dhe

Tradicionale, me 35 receta të përgatitura me përbërëes lokalë të sjellë nga bizneset që morën pjesë në punëtoritë e kulinarisë, libri “Art Dore” me teknikat dhe realizimet e studentëve në punëtoritë përkatëse, libri “Agrobiznes” që evidenton 10 fermat dhe bizneset që u vizituan gjatë udhëtimit studimor me sipërmarrësit etj. Mirëpo promovimi dhe marketimi i biznesve të turizmit dhe agrobiznesit është një punë që nuk ka ndaluar asnjëherë në Organizatën GO2, prandaj numri i sipërmarrjeve, destinacioneve turistike dhe zonave rurale (dhe urbane) të Qarkut Shkodër që kanë përfituar nga ky përkushtim disavjeçar është jashtëzakonisht i madh. Megjithë fjalët e mira, mbështetjen emocionale dhe psikologjike, rritjen e aftësive profesionale dhe mentorimet, ato pa të cilat bizneset nuk bëjnë dot janë paratë. Prandaj një nga shërbimet që ka nisur dhe po vazhdon që prej më shumë se 2 vitesh është rritja e fondeve përmes shkrimit të projekteve për grante ndaj bizneseve. Në këtë hark kohor janë bërë rreth 20 përpjekje të tilla, nga të cilat rreth 25% kanë rezultuar të suksesshme, duke u sjellë sipërmarrjeve të turizmit dhe agrobiznesit në Shkodër, Tiranë, Krujë etj., një shumë të përgjithshme prej rreth 10 milionë lekë të reja, nga donatorë të ndryshëm. Në një shoqëri në tranzicion të stërzgjatur si rasti i Shqipërisë, ku realitetet e përpjekjeve të dëshpëruara për emigrim ua kalojnë edhe sondazheve që matin vetëm dëshirën për të ikur, ku modeli i të pasuruarit brenda natës promovohet në të gjitha drejtimet, rrezikon të zhduket respekti për njerëzit e punës, për sipërmarrësit që duan të ndryshojnë jetën e tyre, të familjeve dhe të komuniteteve me mund e ndershmëri. Prandaj #GO2Innovation e konsideron një nga arritjet më të mëdha formalizimin e biznesit, që një zonjë e nderuar nga fshatrat e thellë e të braktisur të Pukës, bëri në mes të Qershorit të këtij viti, sepse ajo është shembulli i nënës, gruas, zonjës së shtëpisë që jo vetëm nuk do të marrë rrugët e mërgimit, por beson se bashkë me 3 fëmijët, bashkëshortin dhe nënën e tij, do ta përmirësojnë jetën dhe pse jo, do të motivojnë edhe të tjerët që të jenë krenarë për çka janë. Me modesti dhe dëshirë për të përfituar, ajo ka sakrifikuar për t’u angazhuar thuajse në çdo aktivitet të #GO2Innovation, duke bërë rrugë të gjatë deri në Shkodër. Për më tepër, ajo ka besim te ligji, shteti dhe shoqëria, e tani është radha e shtetit dhe e shoqërisë që t’ia ruajnë këtë besim. S. P.

Të marrësh mendime nga bashkëpunëtorët nënkupton të përmirësohesh e të rritesh profesionalisht – prandaj #GO2Innovation bashkë me punën ka vjelur edhe opinionet e bizneseve mbi atë çka duan, çka ju nevojitet, si i gjejnë shërbimet e ofruara, përvojat e tyre pozitive dhe negative në tërë këtë kohë ndërveprimi, për më tepër kohë pandemie. Vetë bizneset evidentojnë që pavarësisht sfidave që ka sjell pandemia, ata vetë kanë arritur të përshtaten përmes trajnimeve online në zoom, duke ruajtur kështu kontaktet e rrjetëzimin e mbajtur frymën gjallë. Nga ana tjetër për bizneset në distanca të largëta ka qenë e frytshme pasi i kanë frekuentuar virtualisht dhe pa kosto, ndërkohë që në gjendje normaliteti nuk do kishte qenë e mundur. Pavarësisht shumë shërbimeve të ofruara, që tashmë jemi të njohur me to, disa prej tyre propozojnë më shumë eksperienca jashtë qytetit/shtetit, të informohen periodikisht për projekte investimesh e grantesh, si dhe të kenë ndihmë financiare në formë granti apo shkrim projektesh për t’i vjelë ato. Ndër përvojat e tyre më pozitive, ata evidentojnë takimet me fermat e ndryshme, mentorimin sidomos duke evidentuar dy prej zonjave të angazhuara si mentore me pragmatizmin e tyre në sugjerimet mbi biznesin, format e marketingut nëpër rrjetet sociale dhe influencerat, organizimet e detyrave të stafit në mënyrë sa më produktive, edukimin financiar, si dhe strukturim të njohurive mbi sipërmarrjet. Përsa u takon përvojave të tyre negative, bizneset i anashkalojnë duke refuzuar të jenë kritik por kjo ngaqë janë përgjigjur me emra. #GO2Innovation duhet të gjejë një instrument më inteligjent për të lexuar më drejtpërdrejtë edhe opnionin e tyre kritikues. Në përgjithësi, kuptohet një përvojë e shartuar mes virtuales dhe fizikes, mes së njohurës dhe të panjohurës, mes të mundurës dhe të pamundurës, por në përfundim frytdhënëse për sipërmarrjet, për disa inspiruese me ide, për disa sfiduese në realizim detyrash e komunikim të stërzgjatur e të mundimshëm me orë të tëra online, për të tjerë e vështirë pasi janë tërhequr shumë shpejt, por e dosmosdoshme për një biznes që rritet me punë të ndershme, me pasion e lumturi për të ushqyer familjen dhe kontribuar në shoqëri.


Ndërkaq, disa prej llojeve kryesore të inkubatorëve të biznesit/qendrave të inovacionit, janë: - Inkubatori publik, me theks te mbajtja e përgjegjësive sociale për të mirën e përbashkët, mundëson rritjen e sipërmarrjeve sociale; - Inkubatori i kulinarisë, mundëson aftësimin dhe mirërritjen e sipërmarrjeve të orientuara në industrinë ushqimore dhe kulinari; - Inkubatori virtual, mundëson marrjen e disa shërbimeve të limutara pa qenë të pranishëm në hapësirat e përbashkëta fizike; - Akseleratori i start up-eve, mundëson përshpejtimin e sipërmarrjeve fillestare (start up) përmes programeve me afat të caktuar, duke u ofruar mentorim dhe komponentë eduktativë deri në fazën e demonstrimit të kapaciteteve të sipërmarrjeve të reja; - Akseleratori i koorporatave është një program dedikuar sipërmarrjeve të mëdha, që vepron pak a shumë si përshpejtuesi i start up-eve, por duke i orientuar ata në një drejtim specifik për të cilin janë të interesuar në treg. Përveç këtyre, ekzistojnë edhe disa lloje të tjera, më pak të përhapura inkubatorësh, si startup studio - një program që prodhon disa sipërmarrje radhazi; rritësi i ndërmarrjeve – një program për ndërtimin e disa kompanive të mëdha duke përdorur burimet e brendshme të ndërmarrjeve ekzistuese; inkubatori mjekësor, artistik, sportiv etj, të cilët punojnë për ndërtimin e bizneseve të orientuara në fushat respektive.

Përvoja botërore: Qendrat e Inovacionit nuk janë vetëm zyrat moderne, por edhe atelietë e punës

Llojet e Qendrave të Inovacionit dhe shërbimet që ofrojnë Meqenëse sipërmarrjeve të reja u mungojnë burimet, përvojat dhe rrjetet, inkubatorët ofrojnë shërbime që i ndihmojnë ata të kalojnë pengesat fillestare në fillimin e një biznesi. Këto pengesa mund të përfshijnë hapësirën e përbashkët të punës, këshillime, trajnime, marketim, rritje fondesh, e në disa raste edhe financime. Shërbimet më të zakonshme që ofrohen nga Qendrat e Inovacionit/inkubatorët e biznesit, janë: - Njohuri për bazat e biznesit - Rrjetëzim - Njohuri për menaxhimin financiar dhe ligjor - Ndihmë në marketim dhe promocion - Kërkim tregu - Trajnime profesionale - Konsulenca - Lidhje me partnerë strategjikë - Akses të investitorë të mëdhej - Mentorime - Edukim joformal - Akses në hua bankare - Rritje kapacitetesh në prezantim publik - Akses në teknologjitë e pastra - Rritje fondesh

vijon nga faqja 2

Gati 70% e inkubatorëve që ekzistonin deri në fund të viteve 1990 mirëmbaheshin nga agjencitë kombëtare të zhvillimit ekonomik ose agjenci të ngjashme të qeverisjes vendore, sepse inkubatorët janë organizata që kontribuojnë ndjeshëm në ndikimin e zbutjen e krizave ekonomike, të papunësisë etj. Megjithatë, disa inkubatorë gjenden edhe në universitete dhe biznese fitimprurëse. Në këtë rast, sipërmarrësit e vegjël të cilët duan t’i bashkëngjiten një inkubatori duhet të dinë të orientohenm mirë për të studiuar detajet e ofertave të disa pronarëve të ndërtesave dhe të zyrave, të cilët e reklamojnë veten në mënyrë të rreme si inkubatorë, për të joshur qiramarrës, por pa ofruar asnjë mbështetje teknike. Zakonisht ata ofrojnë zyra të përbashkëta ose të dedikuara, salla të ambiente të mëdha përkundrejt qirave të papërballueshme prej sipërmarrjeve, por pa u ofruar atyre përkushtimin që kanë inkubatorët e vërtetë. Prandaj sipërmarrësit duhet të hulumtojnë për të vlerësuar nëse pretendimet e disa qendrave të tilla janë të ligjshme. Sepse sipas ekspertëve dhe studiuesve të njohur të inkubatorëve dhe qendrave

teknologjisë së informacionit. Ndërsa qasja europiane e fokusuar tek imazhi, sidomos gjatë dekadës së fundit ka krijuar idenë e paplotë se qendrat e inovacionit apo inkubatorët e biznesit janë zyrat dhe pajisjet elektronike të teknologjisë së lartë. Mirëpo nevojat e sipërmarrjeve të reja apo të bizneseve të tjera që përfshihen në skemat e qendrave të inovacionit apo inkubatorëve të biznesit - sidomos në vendet në zhvillim - janë të lidhura ngushtë me kushtet specifike të terrenit në të cilin ato operojnë, si dhe mentalitetin e komuniteteve përkatëse – gjëra këto, shpeshherë të panjohura nga menaxherët e qendrave të inovacionit të fokusuara gjithashtu vetëm në qendrat e mëdha urbane, duke anashkaluar zonat rurale, ku mbështetja me projekte dhe investime publike dhe private sa vjen e ulet. Pavarësisht dallimit dhe evoluimit të koncepteve për qendrat e inovacionit/ inkubatorët e biznesit, ekspertët bien dakord në tërheqjen e vëmëndjes ndaj sipërmarrësve të biznesve të reja që të tregohen të aftë për të përvetësuar sa më shumë nga menaxherët dhe ekspertët e angazhuar nga këto qendra, sepse ata

Gjatë punës në një nga programet e qendrës së inovacionit në Karolinën e Jugut, SHBA

të inovacionit, “një inkubator zakonisht strehon deri në 10-12 qiramarrës, të cilët qëndrojnë aty duke marrë asistencë dhe shërbime për 2-3 vjet, përpara se të dalin në tregun e vërtetë. Sepse inkubatorët janë aty për të ndihmuar sipërmarrjet e reja që ata të krijojnë vende pune dhe të ringjallin komunitetet. Në rastin e qiramarrjes, sipërmarrësit ndajnë mes tyre një gamë të gjerë kostosh, si shërbimet, pajisje zyre, kompjutera, laboratorë, salla etj, por me kushtin që këto kosto të jenë nën mesataren e rajonit ku sipërmarrjet operojnë, çka u mundëson këtyre sipërmarrjeve të kursejnë ga të ardhurat e tyre për t’i orientuar në investime strategjike. Nga ana tjetër, inkubatorët ose qendrat e inovacionit që nuk ofrojnë zyra, laboratorë e salla, duhet të ofrojnë hapësira alternative për rrjetëzim, trajnim, konsulenca e shërbime të tjera në kuadër të mbështetjes teknike që ata u premtojnë sipërmarrjeve, me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre, si dhe rritjen e fondeve. Të gjitha këto shërbime dhe mjedise alternative, qendrat e inovacionit/inkubatorët e biznesve ua ofrojnë sipërmarrësve me një çmim jashtëzakonishtë të ulët. Madje në rastet e subvencionimit të këtyre qendrave, shërbimet mund të ofrohen edhe pjesërisht falas, ose me një kuotë të ulët bashkëfinancimi që mund të shkojë nga 10-25%, në varësi të kostove dhe të përfitimit të shërbimit nga ana e sipërmarrësve, por edhe në varësi të përdorimit të aftësive/aseteve të palëve të treta. Në pamje të parë krijohet ideja se qendra e inovacionit apo inkubatori i biznesit është një ndërtesë luksoze, me dizajn, ngjyra dhe pajisje moderne, ku njerëz me veshje moderne flasin në telefon, bisedojnë me njëri-tjetrin ose shkruajnë në kompjuter. Por në të vërtetë ka një dallim të dukshëm mes koncepteve dhe mënyrës së trajtimit të tyre nga njëri kontinent në tjetrin. Si përherë praktike dhe pragmatike, qasja amerikane ndaj inkubatorëve të biznesit/ qendrave të inovacionit është e lidhur ngushtë me praninë dhe funksionimin e laboratorëve, atelieve dhe mjediseve të tjera të punës për biznese dhe profesione nga më të ndryshmet. Kontinenti në shpërthim ekonomik, Azia, ka një lidhje edhe më të ngushtë me nevojën e praktikës dhe të ushtrimit të dijeve në laboratorë e atelie, sigurisht krahas

janë njerëz mjaft të ditur në aspekte të ndryshme dhe mund të ofrojnë këshilla të zgjuara, informacione ose zgjidhje të një spektri të gjerë për situatat e sipërmarrjeve. Por sa zgjasin inkubatorët e biznesit apo qendrat e inovacionit? Eksperët thonë se sapo sigurojnë fonde, menaxherët e inkubatorëve priren të premtojnë gjithçka për të gjithë, por në të vërtetë duhen së paku dy vjet për hapjen e një inkubatori e dy vjet të tjera për funksionalizimin e tij. Edhe pse në shumë raste, inkubatorët nuk e kalojnë këtë periudhë maturimi, në fakt, vetëm pas kësaj periudhe një organizatë e tillë mund të quhet e suksesshme. Megjithatë, gjërat duhen vendosur në kontekstin vendor, prandaj teorizimet nuk janë gjithmonë të zbatueshme. Për shkak të kushteve specifike të vendeve në zhvillim, problematikat dhe dinamikat e zhvillimeve shoqërore dhe ekonomike janë përcaktuese edhe për fatin e inkubatorëve. Në këto raste, mungesa e përvojës dhe e kulturës së inkubimit, bën që disa sipërmarrje të jenë indiferente ndaj mundësive që ofrohen, duke shkaktuar në këtë mënyrë, njëfarë vetëpërjashtimi të tyre nga skema e qendrave të inoivacionit. Nga ana tjetër, shumë sipërmarrës të angazhuar në inkubatorë e kanë pranuar se ky angazhim ka sjellë rritjen e besueshmërisë në treg nga klientët, por edhe të besueshmërisë nga investitorë të mundshëm. Gama e gjerë e shërbimeve të ofruara nga qendrat e inovacionit/inkubatorët e biznesit, si dhe fakti që skema e tyre është jashtëzakonisht e përshtatshme me çdo realitet urban apo rural, ka bërë këto organizata që me punën e tyre, të marrin formën dhe karakterin e komunitetit ku operojnë. Edhe vetë sipërmarrësit e bizneseve të vogla e pranojnë se prania e sipërmarrësve të tjerë të natyrave të ndryshme të biznesit në të njëjtin mjedis pune, u krijon atyre një dinamikë të caktuar ku ata mund të inkurajojnë njëri-tjetrin, të shkëmbejnë informacione në lidhje me sipërmarrjet, të krijojnë rrjete të gjera komunikimi që mund t’u shërbejnë për qëllime afatgjata, por më e rëndëishmja është se inkubatorët sigurojnë mbështetje psikologjike për sipërmarrësit. Në shumë raste, kjo mbështetje psikologjike ka rezultuar përcaktuese në vendimmarrjen e sipërmarrësve për të ecur përpara me bioznesin e tyre, pavarësisht vështirësive në dukje të pakapërcyeshme.


Konferenca V Turizmi në Qarkun Shkodër

Itineraret e lëvizjes

Rimëkëmbja e sipërmarrjeve të turizmit dhe agrobiznesit në pandemi Shkodër, Koplik, Zadrimë, Ana e Malit, 30 Qershor 2021 në kuadrin e projektit #ChallengeFund të zbatuar nga #GO2Albania, #ShkollaHamdiBushatiShkodër, #BashkiaVauDejës me partnerët lokalë #COSPE & #VIS

AGJENDA 09:00 Pikënisja e pjesëmarrësve për vizitë në bizneset – ferma që ofrojnë modele suksesi. Sfidat dhe arritjet e tyre në kohën e pandemisë, si dhe përshtatja e modelit të biznesit në kohë pandemie. Tre mjete transporti janë në dispozicion të rreth 50 pjesëmarrësve. Sipas hartës bashkëngjitur, çdo itinerar ka në dispozicion një mjet transporti për

4

15-16 pjesëmarrës.

09:15-12,00 Udhëtimet në ferma, sipas itinerareve të mëposhtme:

1

Itinerari 1

AGROTURIZËM “RRUGA E MULLIRIT”, REÇ, MALËSI E

MADHE (Fusha e Mbishkodrës) max 16 persona Itinerari 2

FERMA “AGRODANI”, MABË, LEZHË (Fusha e Nënshkodrës)

max 16 persona Itinerari 3

FERMA EKOSOCIALE, SHKODËR (Ana e Malit)

max 16 persona

12:00 Kthimi në Shkodër, në Shkollën Profesionale “Hamdi Bushati”

3

12:15 Mirëseardhja dhe përshëndetjet e rastit nga përfaqësuesit e: - GO2 Albania

2

- SIDA - Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit - Prefektja e Qarkut Shkodër - Shkolla e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” - Bashkia Vau Dejës - Ekspertëve të angazhuar në #GO2Innovation - Sipërmarrjeve të turizmit dhe agrobiznesit në Shkodër - COSPE - VIS 12:45 - 13:00 Dokumentar “Turizmi & Agrobiznesi” nga #GO2Innovation 13:30 - 13:45 Panair me produkte ushqimore dhe artizanale Performancë në tezgjah, punime arti me dorë, qëndisje nga nxënësit e Shkollës “Hamdi Bushati” 13:45 - 14:30 Performancë dhe degustim i recetave të përgatitura me produkte vendore

1 2 3 3

Agjendë shtesë, sipas dëshirës: 15:00 - 16:00 Promovim i strukturës së re akomoduese “Hotel Çoçja”, Qendër, Shkodër https://cocja.com/ Itinerari 4

FERMA “SALVIA NORD”, MALËSI E MADHE (Mbishkodër)

17:30-20:00 Vizitë në Fermën e Bimëve Aromatike Mjekësore “Salvia Nord”, Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe

Nr. 26, Qershor 2020

realizuar nga Resurset në Zhvillim RiD

Resurset në Zhvillim RiD


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.