VIJA | 28 | LINE

Page 1

Nr. 28, Qershor 2022

Funksioni, përparësitë dhe të metat e lerave për blegtorinë Tipologjitë e lerave sipas materialeve & teknikave, formave dhe përmasave Historiku. Nga pellgjet natyrorë te lerat e ndërtuara Bzhetë, lera e ndërtuar në kuadër të projektit Jo vetëm për blegtorinë. Lerat dhe biodiversiteti Udhëtim me operatorët turistikë në destinacionet e pamenduara të Luginës së Përroit të Thatë Harta e shpërndarjes së lerave në rajonin e Shkrelit

Shpërndarja gjeografike e lerave në rajonin e Shkrelit

Ilustrim i peizazhit të një lere në Shkrel. Punoi: GO2

Një nga vargmalet e rëndësishme të Mesdheut - Harku Dinarik përfshin Alpet Shqiptare, një territor ndërkufitar që shquhet për larmi të jashtëzakonshme biodiversiteti, sidomos florën, me rreth 1500 llojë bimësh, ose rreth 55% e llojeve të bimëve që rriten në Shqipëri, 128 nga të cilat janë endemike. Zona e propozuar për këtë projekt – Shkreli - është në rrëzë të Alpeve dhe përfaqëson fillimin e klimës mesdhetare në këtë rajon. Prandaj Shkreli është gjithashtu i pasur me lloje të ndryshme bimësie, disa prej të cilave janë të rrezikuara, sipas Listës së Kuqe Kombëtare, si psh, sanza (Gentiana lutea), sherebela (Salvia oficinalis). Ky territor është gjithashtu habitati i një numri të madh llojesh të faunës, përfshi vertebrorët, gjitarët, amfibët, reptilët, shpendët e insektet, disa të kërcënuara, si thëllëza e malit (Alectoris graeca), salamandra (Salamandra salamandra) sipas Listës së Kuqe Shqiptare. Krahas llojeve të egra, zona njihet edhe për disa raca autoktone dhish (Busha), delesh (Shkodranja) dhe derrash (Pullaliu), lopa e vendit (e kryqëzuar me Jersey). Njësia Administrative Shkrel (29720ha) në Malësinë e Madhe quhet Porta e Alpeve, sepse shtrihet nga fusha e Mbishkodrës deri rrëzë Alpeve. Popullsia e Shkrelit (rreth 6000 banorë sipas administratorit të Njësisë Shkrel, 2021) krahasohet me vitet 1990, për shkak të braktisjes së madhe të zonës. Të ardhurat sigurohen nga bujqësia dhe blegtoria, të cilat janë rritur kohët e fundit: 2 herë më shumë sipërfaqe bimësh aromatike mjekësore (5000ha) dhe 50% më shumë bagëti. Ky shtim i numrit të krerëve vjen si rezultat i rritjes së kërkesës për produkte vendore nga turizmi që ka lindur në Shkrel, që prej shpalljes së 20.282 ha si Park Natyror Bashkiak, nga 26.240 ha (77% e sipërfaqes) që ka vetë Njësia Administrative. Pjesa më e madhe e territorit me 400-2400m lartësi mbidetare është joproduktive për shkak të shtresës gurishtore me trashësi nga 4-100m dhe mungesës së lumejve. Uji është sfida kryesore e blegtorisë dhe jo vetëm. Sipas drejtuesve dhe vendasve të Nj. A. Shkrel, në këtë territor ekzistojnë rreth 38 lera, (shumica të ndërtuara përpara 1990), por vetëm pak prej tyre janë funksionale për të siguruar ujë të pijshëm për 9000 krerë bagëti. Madje disa blegtorë pretendojnë, se në sezonin e thatë detyrohen të blejnë ujë të ambalazhuar për ta përdorur për bagëtitë. Sipas vendasve, shkaqet kryesore të mosfunksionimit të lerave janë përmasat e vogla, ndërtimi i tyre në vende të papërshtatshme, shpejtë dhe me materiale e teknika të pastudiuara. Ndërkohë, sipas hulumtimit të kryer nga GO2 përgjatë gjysmës së parë të vitit 2022, rezulton që në këtë Nj. A. ekzistojnë mbi 70 lera (Shih hartën e shpërndarjes së lerave në Shkrel në fq. 6 të gazetës VIJA), një pjesë e madhe e të cilave në pronësi private, të ndërtuara brenda parcelave të tokave të rrethuara, ose brenda oborreve të familjeve të blegtorëve. Lerat shtrihen kryesisht në të dy anët e Përroit të Thatë, me përqendrim më të madh në zonat Bzhetë-Vrith-Razëm-Fusha e Zezë, Dedaj-Zagorë, si dhe Dedaj-Lohje-Reç. Sipas bisedave më përfaqësuesit e fshatrave të Nj. Shkrel, por edhe sipas vëzhgimeve në terren, rezulton se Shkreli ka numrin më të madh të lerave në krahasim me njësitë e tjera administrative të Bashkisë Malësi e Madhe. Shpjegimi për këtë nuk është vetëm zhvillimi i blegtorisë, por terreni i thatë dhe tokat joujëmbajtëse. Megjithatë, është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i lerave funksionale. Ndërkaq, nga pikëpamja e formës, ato janë mjaft të larmishme, ku dominon forma e çrregullt ovale, por nuk mungojnë edhe drejtkëndoret me raport brinjësh 2:1. Po ashtu, edhe përmasat e tyre variojnë nga diametri 3 m deri në 25 për rrethoret, sikurse edhe brinjët nga 2x2 m e madje edhe deri në 12x24 m për drejtkëndoret. Në këto përmasa janë pak a shumë edhe lerat me forma të çrregullta drejtkëndore, ndërsa në një prej fshatrave (Zagorë) gjendet edhe një rezervuar i madh (rreth 25 mijë m2), i ndërtuar përpara viteve 1990, e S. P. që përdoret edhe për blegtorinë.


Vendi për ndërtimin e lerës në Bzhetë në kuadër të projektit “Lerat tradicionale, në shërbim të blegtorëve vendas dhe biodiversitetit të Shkrelit” ishte identifikuar gjatë vizitave të përbashkëta në terren me përfaqësues të komunitetit, në vendin e quajtur Çekdedaj, pak metra mbi shtratin e Përroit të Thatë. Vendi i zgjedhur përfaqëson pikën më të ulët të terrenit, në 518m lartësi mbidetare, dhe kufizohet në veri me tokat e tarracuara të banorëve vendas, në lindje dhe në jug me rrugën e fshatit Bzhetë, ndërsa në perëndim me një prej kodrave (me lartësi rreth 850 m) të masivit kodrinor (Maja e Shullanit, që i paraprin Alpeve Shqiptare. Përveç pozicionimit, vendi u zgjodh edhe për shkak të pronësisë publike, çka do të thotë se lera ë ndërtuar do t’u shërbejë të gjithë banorëve të fshatit. Sipas tyre, gropa qe hapur me traktor në fund të viteve ’70 të shekullit të kaluar, pikërisht për të shërbyer si ujëmbledhës, funksion të cilin e kishte kryer për gati 2 dekada, derisa u dëmtua nga një shpërthim eksplozivi në mes të viteve ’90. Lera që do të ndërtohej u propozua në formën e një rrethi të shtypur që respektonte format e terrenit, por me përmasa disa herë më të vogla. Diametri i saj do të ishte rreth 20 m, dhe perimetri mbi 60 m, me sipërfaqe gati 300 m2. Grupi i punëtorëve të zgjedhur nga Administratori i Nj. A. Shkrel, filloi punën në Tetor 2021, duke gërrmuar me fadromë gropën e lerës. Për shkak të formës së terrenit, gërrmimi nuk u bë i thellë, pasi dheu i hequr nga gropa u përdor për të theksuar buzët perimetrale të lerës. Mirëpo sikurse u vlerësua më vonë, kjo nuk rezultoi zgjidhja e duhur, sepse buzët perimetrale të lerës u ngritën rreth 1 m mbi spërfaqen e lugët të terrenit, duke u bërë në fakt, barrierë që pengon hyrjen në lerë të ujit që sjell faqja e malit në kohë rreshjesh. Pas fadromës, punëtorët nisën pastrimin e shtratit të gjerë të lerës nga gurët dhe rrënjët, si dhe hedhjen e një sasie të madhe dheu për të siguruar një shtresë të butë përpara shtrimit të plastmasit. U shtruan 2 shtresa plastmasi cilësor PVC dyngjyrësh. Ndonëse shtrimi i 2 shtresave njëra mbi tjetrën ishte një praktikë pune e këtij grupi punëtorësh, ekspertë të tjerë e vlerësuan jo shumë efektive këtë praktikë, sepse sipas tyre, në rast ushtrimi të forcave të ndryshme aksidentale, mund t’i dëmtojë të dyja. Ata këshillojnë që ndërmjet shtresës së parë dhe të dytë të plastmasit, do të duhej shtruar një shtresë dheu me trashësi jo më pak se 15 cm. Megjthatë, kjo ishte praktika

më pak e gabuar e ndërtimit të lerës nga ky grup punëtorësh, krahasuar me pjerrësinë e madhe në pothuajse 1/3 e perimetrit të lerës, si dhe me lënien të pa përfunduar të pjesëve të jashtme të buzëve perimetrale të lerës. Gjatë punimeve për ndërtimin e lerës, grupi i punës i GO2 zhvilloi disa takime me komunitetin vendor të Bzhetës, në vendin ku ndërtohej lera, me synimin e ndërgjegjësimit për ndjesinë e përkatësisë ndaj një investimi që po kryhej në territorin e komunitetit dhe në funksion të këtij komuniteti. Ndërtimi i lerës përfundoi brenda afatit të caktuar, dhe mbushja e saj me ujë nisi që me shirat e parë të Nëntorit. Lera është inspektuar në vazhdimësi duke u konstatuar se për nga kapaciteti ujëmbajtës, lera ka funksionuar më së miri, por për nga aspekti praktik, pjerrësia e madhe e shtratit të lerës paraqiste vështirësi për askesimin e bagëtive për të pirë ujë. Gjithashtu, meqenëse fugat e krijuara ndërmjet gurëve nuk ishin mbushur me dhé gjatë ndërtimit të lerës, paraqitej mundësia e dëmtimit të plastmasit në disa pjesë të skarpatës. Ndërsa nga aspekti estetik, në pjesën më të madhe të perimetrit të jashtëm të buzëve të lerës, plastmasi ishte lënë jashtë deri në 4m gjerësi, pa u mbuluar nga shtresa e dheut apo e gurëve, duke bërë që ndërhyrja në terren të kishte një pamje të papëlqyeshme. Prandaj, pas analizimit të gjendjes së paraqitur, u arrit në përfundimin se ishte e domosdoshme një ndërhyrje e specializuar për ta sjellë lerën në parametra optimalë. Ndërhyrja e specializuar në lerën e lagjes Çekdedaj të fshatit Bzhetë u bë në fund të pranverës 2022, nga një grup tjetër punëtorësh, më i vogël në numër, por i drejtuar nga një ndërtues me formimin e duhur profesional dhe përvojë të gjatë në ndërtimin e lerave. Ajo konsistone në zbutjen e pjerrësisë së skarpateve të lerës, në mbushjen me dhé të fugave të gurëve në krejt sipërfaqen e shtratit të lerës, si dhe në harmonizimin e terrenit përreth me buzët perimetrale të lerës. Për të arritur këtë, u soll një sasi e madh dhéu i përzier me gurë të vegjël. Me ndihmën e fadromës, materiali natyror u shpërnda përgjatë përimetrit të jashtëm të lerës, në një gjerësi mesatare prej 5.5 m dhe trashësi që varion nga 0.5 - 1.3 m dhe ndërhyrje me vegla dore për të bërë nivelimin e fundit të terrenit. Ndërkohë, për të realizuar ndërhyrjen brenda lerës, punëtorëve iu desh ta zbraznin atë nga uji i grumbulluar, e më pas të hiqnin të gjithë shtresën e gurëve nga shtrati i lerës. vijon në faqen 4

Udhëtim në destinacionet e pamenduara të Luginës së Përroit të Thatë

Bzhetë, lera e ndërtuar në kuadër të projektit

Udhëtimi me operatorët turistikë në lerën e Bzhetës. Foto: GO2

Ajo që në Google Map emërtohet si “Rruga për Thethë” kalon përmes Luginës së Përroit të Thatë, në të dy anët e së cilës shtrihet Shkreli, rëndom i quajtur si Porta e Alpeve Shqiptare. Ndoshta është fati i portave apo pragjeve, të cilat janë bërë për t’u kapërcyer, ai që ka përcaktuar edhe fatin e Shkrelit nga aspekti turistik: nga mijëra turistët që kalojnë përmes Shkrelit për të shkuar në Alpe, fare pak ndalen për të eksploruar atraksionet e Shkrelit. Mirëpo që kjo të fillojë të ndryshojë, duhet kontributi i të gjithë aktorëve të interesuar për zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Këtij qëllimi i shërbeu turi me gazetarë, operatorë dhe guida turistike, i organizuar nga GO2 për të promovuar disa prej destinacioneve të pamenduara të Përroit të Thatë. Në fokus të këtij turi ishin lerat e bagëtive, për numrin e madh të të cilave, zona e Shkrelit zë vendin e parë në nivel kombëtar. Si pjesë e peizazhit rural me rëndësi jetike në zhvillimin e biodiversitetit, përfshi blegtorinë dhe faunën e egër, lerat mund të trajtohen edhe si atraksion turistik, për shkak se përfaqësojnë elementë të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore. Përballë modernizimit përherë e më të shpejtë të fshatit, lerat mbeten një nga vendet e fundit në të cilat ende zhvillohen rituale të jetës baritore me origjinë nga thellësia e shekujve. Prandaj për të dokumentuar historikun, kategoritë, teknikat e ndërtimit dhe shpërndarjen e tyre në rajon dhe më gjerë, GO2 përgatiti librin studimor me titull “Lerat e Shkrelit, histori dhe teknika ndërtimi”, në të cilin përfshihet edhe një udhëzues për ndërtimin e lerave. Ndërkaq, gjatë vizitës, përveç disa lerave në Sterkaj, Dedaj, Zagorë e Reç, pjesëmarrësit e turit u ndalën edhe në lerën e fshatit Bzhetë, të ndërtuar së fundmi, ku u pritën me një gosti tradicionale me produkte të blegtorëve vendas. Një tjetër ndalesë interesante ishte vizita në fermën e bimëve aromatike mjekësore “Salvia Nord” – model i suksesit të biznesit familjar dhe i zbatimit të praktikave të mirëfillta shkencore në krijimin e varieteteve të BAM. Kohët e fundit, agronomi Agim Ramaj ka krijuar Kopështin e Resurseve Gjenetike të BAM të Veriut të Shqipërisë, një model për t’u ndjekur në nivel kombëtar. Bashkë me gështenjat e Reçit dhe Kanionin e Përroit të Thatë, këto dhe shumë atraksione të tjera të zonës, si rrënojat e kalave mesjetare të Ballezës dhe Marshejt, e sigurisht me destinacionet tashmë të njohura të Razmës, Vrithit, Bogës e Fushës së Zezë, janë arsye të rëndësishme për të tërhequr një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh në Shkrel.


rrëpirat e kodrave dhe maleve për t’u ushqyer, hanë disa lloje bimësh e kryesisht shkurresh, duke krijuar kështu hapësirë për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të disa prej bimëve tipike për zonën, si: sanza (seriozisht e kërcënuar sipas Listës së Kuqe Kombëtare), trumza (Satureja montana), lisna (Thymus vulgaris), sherebela (Salvia officinalis L.), makthi (Helicrisium italicum), por edhe lavanda (Lavandula angustifolia), rozmarina (Salvia rosmarinus), lule basami (Hipericum perfuratum), rigoni (Origanum Vulgare) i bardhë dhe rigoni i kuq, bari i uzos (Dictamnus albus) lulja njëmijëfletëshe (Achillea millefolium), mullaga (Malva sylvestris). Në të vërtetë, dhitë nuk ushqehen me këto lloje bimësh, por armiqtë e këtyre bimëve janë natyralë dhe aksidentalë, si: shkurret e dendura, erozioni, zjarret, thatësira etj. Prandaj kullotja e bagëtive të imta në këto kullota është efektive për mbrojtjen e këtyre specieve, sepse gjatë kullojtes, ato bëjnë një lloj pastrimi të bimësisë konkurruese, si dhe plehërimin e tyre. Në këtë mënyrë, lera kthehet në një oaz të jetës së egër brenda një kohe shumë të shkurtër. Për këto arsye në disa vende të botës, entet publike dhe organizatat e komunitetit kanë ndërmarrë projekte për restaurimin e lerave të braktisura ose

Lera e Bzhetës (Çekdedaj)

Jo vetëm për blegtorinë. Lerat dhe biodiversiteti

Çdo prani e qëndrueshme uji në sipërfaqe, pavarësisht origjinës, formës dhe madhësisë, krijon një mikroklimë në mjedis, duke u kthyer në habitat të ndryshëm për gjallesat në raport me mjedisin fillestar. Në shkallë të ndryshme, ky përfundim vlen për oqeanet, po aq sa edhe për gropat natyrore dhe lerat. I konstatuar prej shekujsh nga shtegtarët, roli i tyre në eko-peizazh është konfirmuar nga studimet e kryera në disa vende. Ndërtimi i një lere në një zonë me pak prani të ujit sipërfaqësor kontribuon drejtpërdrejtë dhe indirekt në të gjitha speciet e gjalla të asaj zone dhe më gjerë. Kontributi i drejtpërdrejtë është në furnizimin me ujë të pijshëm për gjitarët dhe shpendët e zbutur nga njeriu, si lopët, delet, dhitë, qentë, pulat, rosat etj. Ky kontribut bëhet vendimtar për përfaqësues të faunës së egër, pjesë të Listës së Kuqe Shqiptare për speciet e rrezikuara, si thëllëza e malit (Alectoris graeca) apo salamandra (Salamandra salamandra), por edhe specie tjera në vëmendje, e sidomos tritonet. Ndërkohë që lera është e rëndësishme edhe për kafshë të tjera, si ariu i murrmë, baldosa, ujku, çakalli, dhelpra, kaprolli, rrëqebulli, lepuri, shqarthi, miu, lakuriqi i natës etj., si dhe një pafundësi shpendësh, zvarranikësh, amfibësh, jovertebrorësh e insektesh, si qukapiku, skifteri, shqiponja, harabeli, breshka, hardhuca, zhapiku, gjarpri, bretkosa, kërmilli, krimbi, flutura, pilivesa, brumbulli etj. Të gjithë këto pjesëtarë të botës shtazore kanë nevojë për ujë për të shuar etjen ose për ta përdorur atë si habitat, sepse sado e vogël qoftë, mund të thuhet se lera krijon një mikroklimë specifike në zonën ku ndërtohet. Madje brumbulli e kolonizon lerën e sapondërtuar brenda pak orësh. Ndërkaq, kontributi indirekt i një lere në biodiversitetin e zonës vjen përmes shfrytëzimit të ujit si mjedisi i duhur për riprodhimin e specieve. Një sërë gjallesash, kryesisht amfibët dhe insektet (bretkosa, tritoni, flutura, pilivesa, brumbulli i ujit, miza, mushkonja etj.), i depozitojnë mijëra

Koordinatat: 42°18’40.1”N 19°32’46.9”E Lartësia mbidetare: 518 m Forma: Rrethore, e shtypur në jug Sipërfaqja: 302 m2 Perimetri: 62 m Thellësia: 1.7 m Rrezja e bazës: 3.2 m Rrezja e unazës (buzës): 10 m Vëllimi: 300 m3 Sipërfaqja e shtratit: 640 m2 Vëllimi i gurëve të shtratit: 160 m3 Vëllimi i dheut të shtratit: 256 m3

Frekuentimi i zakonshëm nga gjëja e gjallë i një lere në Shkrel. Foto GO2

vezët e tyre në ujin e lerave dhe e kolonizojnë atë. Suksesi i këtij procesi siguron mbijetesën e këtyre specieve, të cilat nga ana e tyre janë pjesë e pazëvendësueshme e zinxhirit ushqimor, pasi përbëjnë dietën e mjaft gjallesave më të mëdha. Në rrugëtimin e tyre të përjetshëm për ushqim, këto gjallesa që marrin jetë nga lera, kontribuojnë ndjeshëm edhe në përhapjen e florës së egër dhe bimëve të kultivuara nga njeriu: ata pllenojnë bimët dhe pemët, si dhe përhapin farat e frutave të tyre në një zonë gjithnjë e më të gjerë. Po indirekt, frekuentimi më i shtuar i një zone të caktuar përreth lerës, si dhe kullotja e bagëtive ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e disa llojeve të caktura të bimësisë. Në rastin e Shkrelit, dhentë preferojnë të ushqehen me graminoret, si grami (Cynodon dactylon), egjra shumëlulëshe (Lolium multiflorum), Xhufka (Nardus), flokëza (Poa), por edhe bishtajoret, si tërfili i livadheve (Trifolium pratens), jonxha (Medicago sativa, L.), groshina (Vicia faba L. ). Kullotja e tyre zvogëlon konkurrencën ndërmjet bimëve në kullota (bishtajore, graminore, aromatike-mjeksësore etj) duke lënë të rigjenerohen dhe të zgjerohen specie të rralla, disa prej të cilave të kërcënuara. Kjo praktikë mundëson përhapjen dhe zhvillimin specieve bimore të Listës së Kuqe Kombëtare si psh, sherebela (Salvia oficinalis) dhe sanza (Gentiana lutea). Ndërsa dhitë, meqenëse shtegtojnë në

ndërtimin e lerave të reja posaçërisht në shërbim të biodiversitetit.

Blegtorët në anën tjetër Praktikat e mira të sipërmarrjeve për mbrojtjen e biodiversitetit përmes ndërtimit të lerave, në përgjithësi mirëpriten nga banorët vendas, sidomos nëse ekonomia e tyre bazohet në më shumë se një burim të ardhurash: blegtoria. Mirëpo në rastin kur mbijetesa e familjeve varet nga mbarështimi i kafshëve, duhen mirëkuptuar si pamjet e fshatarëve që tentojnë të dëbojnë elefantët nga burimet e pakëta ujore në shkretëtirat afrikane, ashtu edhe gardhet që rrethojnë disa lera në vende të tjera në Europë. Mjaft lera në rajone të ndryshme të Shqipërisë janë të rrethuara me gardhe ose me rrjeta teli për të penguar hyrjen e kafshëve të egra. Madje disa botime e rekomandojnë rrethimin e lerave me gardhe për këtë qëllim. Sigurisht që kjo praktikë mund të ndryshojë gradualisht, pasi mpleksen shumë faktorë, ku më përcaktuesit janë gjendja ekonomike dhe niveli i ndërgjegjësimit të blegtorëve. Në të vërtetë, këto dy faktorë vendimtarë shkojnë paralel me njëri-tjetrin, e për këtë arsye, ndërhyrja për të kontribuuar në përmirësimin e të parit, do të çojë natyrshëm në rritjen e ndërgjegjësimit të blegtorëve për vlerat e biodiversitetit dhe për përfitimet që edhe ai ka prej vijon në faqen 5 florës dhe faunës së egër.


Bzhetë, lera e ndërtuar në kuadër të projektit vijon nga faqja 2

Nga pellgjet natyrorë te lerat e ndërtuara nga njeriu

Lera e Bzhetës është bërë pjesë e peizazhit rural të zonës. Foto: GO2

I shfaqur përpara rreth 200 mijë viteve në Tokë, njeriu ka vetëm 10 mijë vjet që e kultivon vetë ushqimin e tij. Në fillim, ky ushqim përbëhej nga 70% mish të thuajse çdo gjallese që mund të kapej dhe dhe 30% gjethe, kërcej, farëra, rrënjë e lëkura të çdo bime a peme që mund të hahej. Bujqësia dhe blegtoria që njohim sot, edhe në stadet e saj më të pazhvilluara në kthina të izoluara të globit, është megjithatë shumë e përparuar si rezultat i një evolucioni të mundimshëm të njeriut dhe i përpjekjeve të tij për të transmetuar aftësitë që mbijetesa e gjeneve të tij të mos varet vetëm nga gjuetia dhe kushtet atmosferike. Kultivimi i bimëve dhe më pas zbutja e kafshëve e bëri më të lehtë jetën e njeriut, ndërsa sot, bujqësia industriale, ndërhyrjet gjenetike dhe gjithashtu industrializimi i mbarështimit të kafshëve, i kanë çuar në kufijtë mbinatyrorë kapacitetet prodhuese për furnizimin e njeriut me ushqim. Përgjatë këtij rrugëtimi, njeriu ka krijuar marrëdhënien e tij me natyrën, që nga vëzhgimet dhe përvojat pasive, e deri të ndërveprimi me të. Produkt i kësaj marrëdhënieje mijëravjeçare mendohet se janë edhe lerat, ndonëse studiuesit ende nuk pajtohen për prejardhjen e tyre. Pjesë të mundshme të veglave primitive të punës prej kocke dhe guri, të gjetura pranë disa prej lerave më të vjetra në botë, i kanë bërë arkeologët të mendojnë se edhe lerat datojnë në të njëjtën periudhë me veglat. Mirëpo historianë të tjerë konsiderojnë se në atë stad zhvillimi, për njeriun ka qenë e pamundur aftësia për të ndërtuar një vepër të tillë, sado primitive të duket sot. Studiues të tjerë përmendin autorë të shekullit I pK si rekomanduesit e parë për ndërtimin e lerave. Pavarësisht se përmendja për herë të parë e lerave i takon fundit të shekullit XIX, ka një vlerësim tjetër, se fillesat e lerave janë në Mesjetën e hershme, veçanërisht duke gjykuar nga teknologja e ndërtimit, si dhe materialet e përdorura. Studime dhe eksperimentime të mëvonshme u morën me shfrytëzimin e kapacitetit të lerave dhe dokumentuan më gjerësisht një traditë që nuk i mbijetoi ndryshimit të praktikave të blegtorisë përgjatë shekullit XX. Megjithatë, në Shqipëri dhe përgjithësisht në gjuhën shqipe është pothuajse e pamundur të gjenden tekste përshkruese të ekzistencës së lerave në atë kohë. Ekzistencën e lerave të ndërtuara nga njeriu nuk

e specifikon madje as njëri ndër eksploratorët e parë të natyrës shqiptare në fundin e shekullit XIX, Antonio Baldacci, ndonëse përmend disa herë praninë e pellgjeve natyrore ku pijnë ujë kafshët, si dhe të puseve që u shërbenin edhe njerëzve. 40 vjet më vonë, një tjetër autor italian, Giovanni Lorenzoni evidenton nevojën urgjente për ndërtimin e puseve për furnizimin me ujë të pijshëm të popullsisë, sidomos në fshatra. Nënkuptimi i prioriteteve për Shqipërinë e viteve 1930 është i qartë. Përkundër mungesës së dëshmive të shkruara, blegtorë vendas në disa zona të vendit pretendojnë se ndërtimi i lerave ka qenë një aftësi të cilën paraardhësit e tyre e kanë zotëruar, ushtruar, përhapur dhe trashëguar. Nga ana tjetër, ekzistenca e dëshmuar nga blegtorët e teknikës së ndërtimit të lerave me lesh dhie lë vend për të konsideruar një traditë sado të vonë të ndërtimit të lerave, e cila gjithsesi, nuk mund të datohet në kohë. Përhapje të madhe në Shqipëri lerat morën gjatë dekadave ’7080 të shekullit XX, kur planifikimi i ekonomisë së centralizuar kërkonte zgjidhje për të përmbushur objektivat 5-vjeçare në blegtori. Ndërrimi i sistemit politik në vend u shoqërua me një braktisje masive të zonave rurale dhe për pasojë, bujqësia e sidomos blegtoria u tkurrën në maksimum nga mungesa e fuqisë punëtore, por edhe e ndërhyrjes për mirëmbajtjen e sistemeve dhe teknologjisë agrare. Megjithatë, gjatë dy dekadave të fundit, blegtoria ka nisur të zgjojë interesin e njerëzve, dhe kjo ka çuar në rritjen e investimeve, kryesisht në përmirësimin e racave, ndërtimin e stallave dhe komplekseve blegtorale, por edhe të lerave. Aktualisht në Shqipëri nuk ekziston një studim për lerat, e as një inventar i tyre, por GO2 ka shfrytëzuar një gamë të gjerë burimesh nga terreni në të gjithë vendin, për të mbledhur të dhëna për lerat. Sipas takimeve, bisedave, ekspeditave në disa zona, si dhe konsultimeve në Google Maps, rezulton se lerat gjenden thuajse në të gjithë territorin e vendit, me parjashtim të Ultësirës Perëndimore, me përhapje të madhe në Jug (sidomos në Malin e Nëmerçkës, Përmet e Gjirokastër), e më pak në Labëri (Vlorë, Tepelenë). Në Veri numrin më të madh të lerave e ka Malësia e Madhe, e më pak Mati, Dibra e Hasi, ndërsa në Shqipërinë e Mesme lerat janë më të rralla.

Pas disa ditëve, kur shtrati i lerës u tha, punëtorët nisën heqjen me dorë të çdo guri që ishte vendosur po me dorë nga grupi i parë i punëtorëve në Tetor të një viti më parë. Gurët u grumbulluan në disa spote përgjatë bregut të lerës, ndërsa në shtratin e lerës u shtua një sasi e madhe dhéu i zgjedhur, pa përmbajtje gurësh apo inertesh, që shkon deri në 50 cm, me qëllim zbutjen e këndit të pjerrësisë së lerës. Qëllimi tjetër është kontributi në krijimin, zhvillimin dhe ruajtjen e biodiversitetit. Mbi këtë shtresë të trashë dhéu u shtruan sërish gurët, duke filluar nga qendra e lerës drejt buzëve perimetrale, e më pas u mbushën me dhé fugat ndërmjet gurëve, duke përftuar në fund, një lerë konform standardeve të dëshiruara, lehtësisht e aksesueshme për bagëtitë, e parrezikshme për njerëzit dhe estetikisht e bukur. Tashmë lagjes Çekdedaj në fshatin Bzhetë të Nj. A. Shkrel iu shtua një lerë e re, e cila do t’ua lehtësojë punën blegtorëve vendas në mbarështimin e rreth 300 krerëve bagëti, kryesisht dhi dhe të imëta, me synimin që ata ta shtojnë edhe më numrin e krerëve të tufave të tyre. Lera po ashtu do të garantojnë mbijetesën e specieve të tjera të kultivuara nga njeriu, si bletët apo shpendët, duke u bërë një ndalesë e pashmangshme e shpendëve dhe e specieve të tjera të faunës së egër, por edhe të florës, duke kontribuar njëkohësisht në ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit në Shkrelin e thatë. Gjatë verës, ky ujë do t’i ndihmojë lopët, dhitë dhe berrat e këtij fshati për të prodhuar sa më shumë qumësht, sepse si kudo në Shkrel, kullotat e mira nuk u mungojnë. Blegtorët që mbarështojnë tufa të mëdha e dinë se u duhen deri në 500 litra ujë në ditë, pa llogaritur sasinë që mund të konsumojë fauna e egër. Mirëpo ajo çka ata do të mësojnë është se lerat janë pjesë e një trashëgimie kulturore, që të identifikuara, të dokumentuara dhe të promovura si duhet, mund të tërheqin një fashë të caktuar vizitorësh të interesuar për jetën rurale. Vendasin duket se kanë kompaktësi dhe harmoni të konsiderueshme, çka premton angazhimin e tyre në mirëmbajtjen e lerës, përfshi edhe pastrimin e saj sa herë të jetë e nevojshme.


Lerat janë pellgje artificiale të ndërtuara nga njerëzit për të siguruar ujë të pijshëm për blegtorinë, veçanërisht në rrafshnaltat gëlqerore, por jo vetëm. Zakonisht lerat ndërtohen në një pikë të ulët të terrenit, rrëzë kodrave, për të siguruar se rreshjet e shiut të provokuara nga malet pranë, si dhe ujërat sipërfaqësorë do ta mbushin atë. Megjithatë kjo praktikë nuk është standard, sepse në vende të tjera, lerat ndërtohen në majat e kodrave. I tillë është edhe emërtimi, i cili natyrshëm ndryshon nga vendi në vend. Përgjithësisht lerat njihen me këtë emër në të gjithë Shqipërinë, por nuk mungojnë edhe emërtime si hurdhë ose gjuhudër. Ndërkaq, në gjuhë dhe kultura të vendeve të ndryshme europiane, lera nënkupton një pellg uji pa burim, ose që mbushet vetë, një pellg vese, pellg resh ose pellg mjegulle, pra një pellg që mbushet me ujin e vesës, të shiut, ose edhe të mjegullës. Nisur ndoshta edhe nga ky emërtim, studiues të blegtorisë në Angli, Francë e gjetkë, kanë bërë matjet e nevojshme, prej të cilave rezulton se niveli i ujit në një lerë mund të rritet me 5-7 cm brenda një nate vetëm nga vesa. Megjithatë, furnizuesi kryesor i lerave me ujë mbetet shiu. Kapaciteti maksimal ujëmbajtës i një lere varet nga madhësia dhe thellësia e saj. Kështu, një lerë e zakonshme rrethore me diametër 12 m dhe thellësi 1.3 m mund të mbajë rreth 32 m3 ujë, e meqë dendësia e ujit është pothuajse 1gr/cm3, kjo do të thotë se një lerë e tillë mban rreth 32 mijë litra ujë. Lerat më të mëdha mund të mbajnë deri në 800 mijë litra ujë (800 m3). Megjithatë, në disa rrafshnalta europiane, kapaciteti i lerave është disa herë më i madh, për shkak të raportit të zhdrejtë të diametrit 20 m me thellësinë 6 m. Një aspekt i rëndësishëm i lerave është

Tipologjitë e lerave

Funksioni, përparësitë dhe të metat e lerave për blegtorinë

Jo vetëm për blegtorinë. Lerat dhe biodiversiteti vijon nga faqja 3

Ndonëse në vendin tonë përgjithësisht nuk aplikohet pastrimi periodik i lerave, një vëmendje më e madhe kërkohet nga institucionet e specializuara për mbrojtjen e biodiversitetit, për t’i udhëzuar blegtorët se si duhet ta kryejnë këtë proces delikat. E njëjta vëmendje lypet edhe kur ndërhyhet për riparimin e pjesshëm të një lere. Në të dy rastet lera duhet të zbrazet nga uji mjedisi që një mori gjallesash e ka kthyer në habitat. Kujdes duhet treguar që bari, gjethet dhe gjithçka tjetër që është hequr nga uji gjatë pastrimit, të mos treten menjëherë, por të lihen 2-3 ditë fare pranë lerës në mënyrë që gjallesat që janë strehuar te bari të kenë mundësi të kthehen sërish në lerë. Prandaj detyra e specialistëve të Ministrisë së Mjedisit, të Agjencisë Kombëtare rë Zonave te Mbrojtura, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Drejtorive Rajonale të Shërbimit Pyjor, Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve etj., do të ishte identifikimi i specieve që jetojnë në lerë dhe kontrolli i Listës së Kuqe Kombëtare për të parë nëse ndonjë prej këtyre specieve bën pjesë aty. Një projektvendim i fundit i vitit 2021 propozon marrjen në mbrojtje të një liste të gjatë prej 290 speciesh nga rreth 126 mijë specie që përbëjnë florën dhe faunën e Shqipërisë. Pjesë e kësaj liste janë thuajse të gjitha gjallesat, habitati i të cilave është bërë lera e ndërtuar nga njeriu dhe që u përmendën më lart. Më të zakonshmet në lera janë tritonet dhe brektosat, ku mbizotërojnë tritoni i zakonshëm (Triturus vulgaris), tritoni i alpeve (Ichthyosaura alpestris) dhe tritoni me kreshtë (Triturus macedonicus), bretkosa e malit (Rana temporaria), si dhe disa lloje brumbujsh uji etj. Për këtë arsye, do të ishte jo vetëm një krim ndaj natyrës, por tashmë edhe vepër penale vrasja e tyre qoftë edhe përmes një procesi aq të nevojshëm si pastrimi apo riparimi i një lere. Prandaj është kaq i rëndësishëm angazhimi i specialistëve në këtë proces, duke bërë fillimisht identifikimin dhe regjistrimin e specieve të gjetura dhe në varësi të situatës, duke vlerësuar nëse mund të ndërhyhet për pastrimin apo riparimin e lerës. Kjo është një praktikë e njohur në botë dhe në Shqipëri do të duhej vetëm ndjekja e shembujve pozitivë. Nëse vlerësohet e mundshme, këshillohet që procedura e dhënies së lejes të bëhet me shkrim nga ana e specialistëve, si dhe që ata vetë të udhëheqin procesin e bartjes së specieve nga lera drejt një mjedisi ujor si habitat i përkohshëm derisa të kryhen punimet në lerë, si dhe rikthimin e këtyre specieve në mjedisin e parë. Përpara dhe gjatë këtij procesi, blegtorët duhen informuar dhe trajnuar në vend për speciet e gjallesave që kanë populluar lerën e tij, karakteristikat e tyre jetësore, si dhe rëndësinë e kujdesit që duhet treguar ndaj këtyre specieve. Vetëm në këtë mënyrë, ata do të jenë bashkëpunues, do të dinë të vlerësojnë dhe do të ofrojnë mbrojtje për këto specie, duke gjetur një ekuilibër mes interesave të blegtorit dhe biodiveristetit.

Çfarë janë lerat

siguria. Për këtë qëllim rekomandohet që gjatë ndërtimit, këndi i skarpateve të brendshme të lerës duhet të jetë nga 15-26°. Kjo pjerrësi e butë i lejon kafshët t’i afrohen në mënyrë të sigurtë pranë ujit, pa rrezikuar që të bien brenda nga rrëshqitja e mundshme e thundrave. Kjo pjerrësi bëhet edhe më e rëndësishme në rastet kur lerat janë të ndërtuara pranë vendbanimeve, pasiqë shmang mundësinë e rënies në ujë të fëmijëve të vegjël që mund të argëtohen pranë lerës. Kujdes i veçantë duhet edhe për pastrimin periodik dhe mirëmbajtjen e lerave, pasi pa këtë trajtim, faktorët natyrorë do t’i zhdukin ato krejtësisht nga terreni brenda një shekulli. Në këtë rast duhen ndjekur me përparësi udhëzimet teknike të institucioneve përkatëse për mbrotjen e biodiversitetit.

Lera apo lugje Lerat sigurojnë ujë të pijshëm për bagëtitë në kohë thatësire. Sipas INSTAT, në vitin 2020, Shqipëria kishte rreth 2,845,316 krerë bagëti, ku numrin më të madh e zënë delet, e pas tyre vijnë dhitë, lopët dhe derrat. Kontributi i blegtorisë në PPB të vendit është më i vogël se bujqësia, prandaj edhe pjesa më e madhe e krerëve të bagëtive (sidomos të imëtat – dele, dhi e derra) nuk mbarështohen në ferma moderne, por në ekonomi shtëpiake, duke u bërë burimi kryesor i të ardhurave për shumë familje, veçanërisht në zonat kodrinoremalore, si në Veripernëdim e Verilindje të vendit, në Juglindje dhe në Labëri. Ekspozimi i një numri kaq të madh krerësh ndaj faktorëve atmosferikë përgjatë shtegtimeve sezonale për në lartësitë e maleve, apo edhe për kullotjen e përditshme, do të thotë nevojë për ujë të pijshëm jo vetëm në sasi të madhe, pranë liqeneve, lumejve apo rezervuareve - por edhe në shpërndarje të mirë gjeografike. vijon në faqen 6

Sipas materialeve: 1) Lera me kallamishte/kashtë/zdrukth dhe gips/baltë/argjilë, 2) Lera me lesh dhie/deleje, pleh bagëtish dhe baltë/argjilë, 3) Lera me gurë dhe plastmas, 4) Lera me beton Sipas formave: 1) Lera në formë rrethore; a) Lera në formë rrethore, b) Lera në formë ovale (elipsoidale). 2) Lera në formë katërkëndore; a) Lera në formë drejtkëndore, b) Lera në formë katrore, c) Lera në formë të çrregullt (trapezoide).

Sipas përmasave: a) Lera të vogla me sipërfaqe deri në 30 m2 b) Lera mesatare me sipërfaqe deri në 300 m2 c) Lera të mëdha, me sipërfaqe deri në 1900 m2 Lerat sipas formave:

Lerat sipas materialeve: gurë

kashtë, dhé argjilë

1)

1a)

gurë

lesh dhie, dhé argjilë

2)

1b)

gurë

dhé dhé i ngjeshur

plastmas

3)

2a)

beton

4)

çakëll

dhé i ngjeshur

2b)


Bogë

Razëm

Ducaj

Makaj Bzhetë

Dedaj

Zagorë Lohe

LEGJENDË Njësia Administrative Shkrel Parku Natyror Bashkiak i Shkrelit

Repisht Reç

Lerë Lerë e restauruar nga GO2 Lerë e ndërtuar nga GO2

Funksioni, përparësitë dhe të metat e lerave për blegtorinë

Harta e shpërndarjes së lerave në Shkrel. Punoi: GO2

vijon nga faqja 5 Blegtorët e dinë se kafshët duhet të pinë ujë çdo 3 km ecje dhe se sasia ditore e ujit të pijshëm nuk duhet të jetë nën 7-8 për dhitë dhe 8-10 për delet. Në zona të caktuara, këtë kërkesë të lartë për ujë e plotësojnë burimet natyrore, por në zonat e nxehta, përrejtë shterrin dhe burimet thahen. Prandaj ngritja e një sistemi të mirëfilltë lerash përgjatë shtigjeve drejt kullotave dhe pranë vetë kullotave është një masë e domosdoshme. Shpeshherë të mësuar prej brezash me zanatin e blegtorit, në varësi të zonave, vendasit ndërtojnë zgjidhje alternative për ujin e pijshëm të bagëtive. Në afërsi të staneve ata ndërtojnë lera ose lugje, herë në varësi të terrenit apo burimeve ujore, e herë në varësi të njohurive mbi efektivitetin e secilës zgjidhje. Ndryshe nga lerat, lugjet mund të konsiderohen enë të mëdha prej ku pijnë ujë bagëtitë. Lugjet ndërtohen në përmasa dhe forma nga më të ndryshmet, por kryesisht drejtkëndore, të gjata, me raport brinjësh 1:5 ose edhe më shumë. Më herët, për ndërtimin e tyre shërbenin trungjet e pemëve të mëdha, të cilat gërryheshin nga brenda duke u kthyer në një enë (govatë) të madhe, të shtrirë përtokë, ose të ngritur mbi dy copa të tjera trungjesh, ose edhe gurësh. Pikërisht këtu nis ndryshimi i madh ndërmjet lugjeve dhe lerave. Nëse lera pretendohet të mbushet kryesisht

nga uji i shiut, lugjet duhen mbushur me ujë nga njeriu. Kur terreni e lejon, kjo arrihet duke e instaluar lugun pranë burimeve ujore, ndërsa në rastet e tjera, ai duhet mbushur duke e transportuar ujin me krahë nga burimi apo rrëkeja më e afërt. Në këtë mënyrë, uji i rrjedhshëm, i marrë drejtpërdrejt nga burimi (cilido qoftë ai) është më i pastër dhe më i shëndetshëm për bagëtitë se sa uji i ndejtur i një lere. Për më tepër, uji i lerave e ka të vështirë t’i shpëtojë ndotjes nga jashtëqitjet e bagëtive ndërkohë që pijnë, por edhe nga organizma të tjerë të gjallë që jetojnë brenda lerës, sikurse edhe nga algat, apo nga dekompozimi i llojeve të shumta të bimësisë që bie në ujë përgjatë vitit. Të gjitha këto vëzhgime janë kryer nga studiuesit, të cilët e rekomandojnë ndërtimin e lerës vetëm në rastet kur zgjidhja tjetër, pra uji i rrjedhshëm apo lugjet, janë të pamundur të ndërtohen. Përveç kësaj, ata rekomandojnë pastrimin e herëpashershëm të lerave, gjë e cila në të vërtetë nuk është shumë e lehtë për stadin në të cilin ndodhet blegtoria në zonat rurale të vendit tonë. Megjithatë, përpjekje për pastrimin e lerës mund të bëhen në vjeshtë, përpara sezonit të shirave, kur lerat kanë pak ujë. E këshillueshme është gjithashtu që bagëtitë të mos lejohen të futen krejtësisht brenda për të pirë ujë, si dhe që terreni pranë lerës të pastrohet sapo tufa e bagëtive ka përfunduar pirjen e ujit.

Nr. 28, Qershor 2022


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.