VIJA | 3 | LINE

Page 1

Forumi “Së bashku për natyrën” nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ku morën pjesë Ministria e Mjedisit, Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Ekonomisë

Zonat e Mbrojtura të Qarkut Dibër dhe menaxhimi i tyre Sfidat dhe arritjet e punës 1-vjeçare të AdZM së Qarkut Shkodër AdZM e Qarkut Lezhë synon rritjen e turizmit në Zonat e Mbrojtura Një vit i mbarë për AdZM e Qarkut Kukës dhe për turizmin në këtë zonë

AKZM, një histori suksesi

Nr. 3, 2016

Që nga viti 2002, kur hyri në fuqi Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe sidomos gjatë 22 muajve që nga themelimi i AKZM, sipërfaqja e Zonave të Mbrojtura në nivel kombëtar ka shkuar nga 5 % në 16 %, me synimin që brenda vitit 2020 kjo shifër të shkojë në 17-18% e territorit të Republikës. Aktualisht, Zonat e Mbrojtura mbulojnë mbi 460,000 ha kryesisht në 15 parqe kombëtare, disa rezervate natyrore të menaxhuara e pejzazhe të mbrojtura, në të cilat strehohen vlerat më të mëdha natyrore dhe biodiversitetit në vend. 10 qendra vizitorësh Po investohet në funksionalizimin e 10 qendrave të vizitorëve nga të cilat, 2 janë rehabilituar sipas paramentrave europianë: Qendra e Vizitorëve për Pejsazhin e Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë (si dhe Kulla e Vrojtimit dhe intineraret për biçikleta) - 80 mijë euro, si dhe Qendra e Vizitorëve në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanice (dhe Zyrat e AdZM Librazhd) - 90 mijë euro. Me fondin prej 110 milionë lekë të reja do të përfundojnë 4 qendra të reja vizitorësh në PK Dajt, PK Llogara, PK Divjakë-Karavasta, PK Theth, ndërsa janë rikonstruktuar 2 zyra/qendra informmimi AdZM-ve në Qafë Shtamë dhe Valbonë që do të shërbejnë dhe për aktivitete të tjera të Administratës Rajonale. Po ashtu, do të fillojë ndërtimi i nje qendre vizitorësh për Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, me fonde të UNDP-së në zonën e Rradhimës, janë ndërtuar dhe do të filllojnë nga puna edhe 2 qendra vizitorësh në Parkun e Prespës, ndërsa vitin tjetër, me fondet e BE-së pritet të investohet në një qendër vizitorësh në PK Bredhi i Hotovës dhe një qendër informimi në Rezervën e Menaxhuar Korab-Koritnik Trefishim i numrit të turistëve Një nga drejtimet kryesore të punës me Zonat e Mbrojtura është zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në natyrë. Deri më sot janë evidentuar rreth 43 pika turistike brenda territorit të zonave të mbrojtura, por jo të gjitha të frekuentuara sa duhet. Në shumë raste personat janë jo të vetëdijshëm ose të informuar që ndodhen në territorin e një zone të mbrojtur. Megjithatë, falë punës së AKZM, këtë vit është trefishuar numri i vizitorëve në Zonat e Mbrojtura. Një vit më parë në Zonat e Mbrojtura u shënuan 471.967 vizitorë, ndërsa deri në muajin Gusht të vitit 2016, numri i vizitorëve ishte 1.562.148, nga të cilët vendas 1.430.630 dhe të huaj 131.518 vizitorë. Në Parqet Kombëtare numri total i vizitorëve është 556.457. Në Rezervatet Natyrore të Menaxhuara/Parqet Natyrorë, numri total vizitorëve është 8.386. Në Pejsazhet e Mbrojtur numri i vizitorëve është 360.000. Në Parkun Kombëtar Detar numri i vizitorëve është 15.000, ndërsa numri i vizitorëve që frekuentojnë monumentet natyrore është i vështirë për t’u monitoruar. Kështu në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanic, aktualisht më i madhi në vend, deri vitin e kaluar numri i turistëve të regjistruar ishte zero, pasi ishte krejt e panjohur si zonë, këtë vit u regjistruan rreth 3.000 vizitorë. Ndërsa në Syrin e Kaltër nga rreth 10.000 turistë që ishin shënuar vitin e kaluar, këtë vit u regjistruan 30 mijë. Në PK Divjakë-Karavsta vitin e kaluar u shënuan 1.500 turistë, ndërsa këtë vit numri 12.500 vizitorë. Sa i takon vizitorëve, prin Parku Kombëtar Butrint me mbi 100 mijë vizitorë, e pastaj PK Theth dhe Valbonë me mbi 150.000 vizitorë në vit, por edhe Mali i Tomorrit po me 150 mijë vizitorë gjatë Gushtit, kur kryhet peligrinazhi i Bektashinjve. Nga ky numër, 1.230.000 turistë janë vizitorë ditorë dhe rreth 200 mijë janë vizitorë afatgjatë, përmes qëndrimit në hotele dhe bujtina, ndërsa 20% zgjedhin kampingun. 75% e tyre pranojnë se do rikthehen sërish për t’i vizituar këto zona. Biodiversiteti brenda ZM Me investime nga buxheti i shtetit dhe organizmat e huaj, për herë të parë po inventarizohet flora dhe faunës e egër në Shqipëri, si dhe po vazhdon censusi, numërimi i shpendëve ujorë. vijon në faqen 2


AKZM një histori suksesi drejtor i AdZM Kukës

Besnik Hallaçi

AdZM-ja e Kukësit gjatë vitit 2016

Më 2016 AdZM Kukës ka pasur veprimtari të shumta dhe të larmishme në funksion të përmbushjes së detyrave dhe realizmit të objektivave të përcaktuara në programin strategjik të AKZM-së. Më 17-19 Janar u realizua për herë të parë censusi për shpendët. Edukimi mjedisor në dobi të rujajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të zonave të mbrojtura mbetet një nga prioritetet e AdZM-së Kukës. Kjo falë bashkëpunimit me komunitetin e OSHC-ve lokale dhe shkollave të Bicaj, Bardhoc, Kukës, Shishtavec, Bushtricë, Valbonë që ndodhen brenda territorit të Parkut Natyror Korab-Koritnik. Në bashkëpunim me GIZ AL në Maj 2016 u organizua turi turistik dy ditor ecje në natyrë në Parkun Korab Koritnik me destinacion Kukës-Radomirë-Çajë-ShishtavecKukës, sipas shtigjeve të përcaktuar më parë në hartën guidë për Parkun. Më 3 Qershor u hap sezoni turistik për vitin 2016 në Tropojë, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, Këshillin e Qarkut Kukës e mbështetjen e GIZ. Aktivitetet filluan në qytetin e Bajram Currit me “Inagurimin e sallonit të turizmit” te Muzeu. Më 6 Qershor, në kuadër të “Udhëtim zbulimi për përfaqësuesit e shtypit dhe medias gjermane në rajonet më të bukura të Shqipërisë”, me nismën e GIZ Abania dhe bashkëpunimin me AdZM Kukës gazetarë të 14 mediave të shkruara dhe televizive prestigjioze gjermane si : TV Euronews, Huffington post, Thuringer Nachrichten, TAZ/Tageszeitung, Suddeutsche Zeitung, Frankfurter Allgemeine, etj. Ndërsa ditë të veçanta mbeten Dita e Drinit, më 13 Qershor 2016 u mbështet nga Këshilli i Qarkut Kukës, SWG-Kosovë dhe GIZ dhe ku për herë të parë u zhvilluan gara me kanoe.

Më 27-28 korrik 2016 në Valbonë u organizua “Festa e Lumit” nga INCA në bashkëpunim me AdZM Kukës, ku morën pjesë grupe me të rinjtë nga Austria, Italia, Sllovenia, Shqipëria me temë bujqësia e turizmi lokal, si dhe biznese që zhvillohen në zonë. Me datë 29 Korrik nga AdZM Kukës në bashkinë Tropojë, në bashkëpunim me GIZ në Sylbicë u organizua “Dita e Bjeshkës” me qëllim promovimin e vlerave natyrore e turistike. Më 31 Korrik 2016, u zhvillua për herë të parë organizimi i Ditës Botërore të Rojeve Mjedisore me mbështetjen e projektit Natur AL. Më 1-4-Gusht- 2016, në Valbonë u hap shkolla verore e edukimit mjedisor organizuar nga ECO Albania në bashkëpunim me AdZM me nxënës të grupmoshave nga 10-14 vjeç nga shkolla të ndryshme të vendit. Më 3- 11 Tetor AdZM Kukës në bashkëpunim me nxënës dhe mësues të shkollës së fshatit Bushat banorë të fshatit Nangë, përfaqësues të OSHC-ve Kukës me mbështetjen edhe të CRESSIDA, US EPA, REC Albania dhe GO2 me moton “Ta pastrojmë Drinin që na bashkon në Kukës” organizuan pastrimin nga mbetjet e Kanionit të Bicajve, si monument natyre pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik. Më 4 Tetor, AKZM dhe AdZM Kukës në bashkëpunim me studion juridike që ka marrë përsipër hartimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura zhvilloi dëgjesën publike për projekt-ligjin e Zonave të Mbrojtura. Më 24 Tetor 2016, nga ana e specialiatëve të këshillimit me personelin shërbimit pyjor Bashkia Kukës dhe përfaqësues të NJA të kësaj bashkie u realizua nje trajnim me temë “Menaxhimi për përdorim të qëndrueshem të pyjeve e kullotave-aspekte teknike të menaxhimit të tyre”

vijon nga faqja 1

Në zonat mbrojtura do të vendosen mbi 200 kamera kurth, të cilat do të ndihmojnë për monitorimin e faunës së egër. Është ngritur për herë të parë sistemi elektronik BIONNA, data-baze ku AKZM dhe 12 AdZM-të hedhin të dhënat kombëtare të biodiversitetit, të cilat janë tashmë të vlefshme përmes faqes së internetit “Rrjeti Kombëtar i Biodiversitetit të Shqipërisë” (BioNNA). Brenda ditësh do të jetë gati edhe programi për monitorimin e faunës së egër në shkallë vendi dhe vitin tjetër pretendojmë të kemi rezultate më të sakta në këtë drejtim. Moratoriumi i ndalimit të gjuetisë ka filluar të japë efektet e para në shtimin e faunës së egër. Nga të dhënat e grumbulluara në terren, por që ende nuk janë përpunuar plotësisht, brenda këtyre 2 viteve, është shënuar një rritje prej 2030%. Më e dukshme kjo rritje është në shpendët që gjenden në laguna (Karavasta, Vain, Nartë, Velipojë etj.), por edhe fauna malore që lidhet me thellëzën e malit, derrin e egër, gjelin e egër, sorkadhen, ariun etj., ndërsa ka dëshmi të pranisë së rriqebullit në Shqipëri. UNDP po përfundon projektin “Përmirësimi dhe Menaxhimi Efektiv në Zonat e Mbrojtura Detare”, që për herë të parë vendos linjat e sakta të zonës së mbrojtur në det, po rehabilitohet moli i ankorimit në zonën e Shën Vasilit, si dhe po vendosur tabela në pjesën e gadishulllit të Karaburunit. Projekt tjetër është ai i GIZ, CABRA: “Konservimi i agro-biodiversitetit në zonat rurale të Shqipërisë”, i cili po kontribon në paisjen e zyrave dhe qendrës së informacionit në Parkun e Alpeve. NaturaAL: Po ndihmon në forcimin e kapaciteteve të AdZM dhe AKZMsë për konceptet dhe aplikimet e mbrojtjen së natyrës, kontribute konkrete në infrastrukturën e zonave të mbrojtura, si edhe përgatitja e rrjetit Natura2000, që është obligimi kryesor në fushën e mbrojtjes së natyrës për aderimin në BE. Nje drejtim i ri i punës së AKZM ka qenë edhe lufta për shpëtimin e kafshëve të egra në gjendje robërie, përmes heqjes nga kafazet dhe dërgimit në qendra rehabilitimi në Kosovë e në vende të Europës të rreth 20 individëve në gjendje me kritike. AKZM vazhdon më intensivisht bashkëpunimin me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve për forcuar kontrollin në ZM. AKZM organizon monitorime e patrullime të vazhdueshme me Inspektorët në rrethe dhe informon çdo muaj për aktivitet e paligjshme, si prerjet në pyje dhe gjuetine e paligjshme. Investimet dhe e ardhmja Përveç buxhetit të shtetit, investimet në Zonat e Mbrojtura janë kryer edhe nga donatorë të huaj. Gjatë vitit 2016 janë investuar rreth 6 milionë euro, ndërsa vitin e ardhshëm do të vijojnë investime dhe deri më tani janë parashikuar rreth 3 milionë euro. Disa nga donatorët e huaj janë: Delegacioni i Bashkimit Europian, GIZ, UNDP, USAID, BB, WWF, si dhe ambasada Austriake, Çeke, Gjermane, Italiane, Suedeze etj. Për vitin 2017 synohet t’i jepet një shtysë e fortë menaxhimit të Zonave të Mbrojtura duke shtuar mundësitë për zhvillimin e tyre. Vizioni do jetë rritja e numrit të turistëve dhe ngritja e infrastrukturës së nevojshme. Kjo do të shoqërohet me rritjen e prezencës së stafit në terren dhe kontrollin në zonat e mbrojtura. Të gjitha së bashku kërkojnë t’i japin jetë Zonave të Mbrojtura dhe më shumë frymëmarrje zhvillimit të tyre në kuadër edhe të mbrojtjes së natyrës.


Projektligji për Zonat e Mbrojtura

Ky është projektligji për Zonat e Mbrojtura, që AKZM përmes Ministrisë së Mjedisit do t’i paraqesë Kuvendit për diskutim, fillimisht në Komisione, e më pas në seancë plenare për miratim.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI LIGJ (PROJEKT) (Nr......., datë ..........2016) PËR ZONAT E MBROJTURA Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Objekti dhe fusha e zbatimit 1. Ky ligj ka për objekt shpalljen, ruajtjen, administrimin, menaxhimin, përdorimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura dhe të burimeve të tyre natyrore e biologjike në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm, për të garantuar përmbushjen e funksioneve mjedisore, ekonomike, sociale kulturore, në interes të të gjithë shoqërisë, si dhe përcaktimi i përgjegjësive të institucioneve publike, dhe personave fizik/juridik privat për ruajtjen dhe administrimin e qëndrueshëm të tyre nëpërmjet: a. evidentimit, përcaktimit dhe shtimit të zonave te mbrojtura ose zgjerimit të atyre ekzistuese; b. sigurimit, ruajtjes dhe ripërtëritjes së habitateve natyrore, të llojeve, të rezervave dhe të peisazheve natyrore brenda zonave të mbrojtura; c. përdorimit të qëndrueshëm të zonava te mbrojtura, duke integruar elementë të tij në strategjitë, planet, programet dhe vendimmarrjet e të gjitha niveleve 2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për sipërfaqet e përfshira brenda kufijve të Zonave të Mbrotjura në Republikën e Shqipërisë. Neni 2 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë mbrojtje të veçantë të zonave të mbrojtura dhe përbërësve të rëndësishëm të biodiversitetit dhe të natyrës në to, nëpërmjet: a) krijimit të zonave të mbrojtura, me rendesi te veçante për vlerat e tyre natyrore, ekonomike apo sociale si pjesë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të mjedisit: b) Zhvillimin dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura, pasuri kombëtare me rëndësi të vecantë për vlerat e rralla e të pazëvëndësueshme të ekuilibrave natyrorë, biodiversitetit si detyrim në interes të brezave të sotmëm dhe të ardhshëm c) Lehtësimin e kushteve për zhvillimin e turizmit mjedisor; d) Informimin dhe edukimin e publikut per gjendjen dhe dobishmerine e zonave te mbrojtura Neni 3 Përkufizime Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptohet: 1. Administrata e Zones se Mbrojtur (AZM) eshte organi vendor pergjegjes per ruajtjen dhe manaxhimin e një zone të mbrojtur konkrete. 2. Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura (AdZM) eshte organi lokal pergjegjes, ne nivel qarku, per ruajtjen dhe manaxhimin e zones/zonave se mbrojtur ne territorin e këtij qarkut. 3. Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura (AKZM) eshte institucon publik qendror që drejton dhe administron veprimtarinë e ruajtjes dhe menaxhimit të të gjithë zonave te mbrojtura ne Republiken e Shqiperise. 4. “Biokorridor” (korridor biologjik) është segmenti i peizazhit, që lidh bioqendrat dhe mundëson migrimin e organizmave e të bashkësive të tyre, si dhe shkëmbimin e të dhënave gjenetike ndërmjet tyre. 5. “Bioqendër” (qendra e biodiversitetit) është pjesa e peizazhit, ku sigurohen kushte afatgjata për riprodhimin dhe veprimtaritë jetësore të organizmave dhe për zhvillimin natyror të bashkësive të tyre. 6. “Ekosistem” është një njësi që përbëhet prej ndërveprimit të organizmave dhe mjedisit të tyre. 7. “Habitat” ka kuptimin e dhënë ka ne piken 7, te nenit 2, te ligjit Nr. 9587, datë 20.7.2006, Për mbrojtjen e biodiversitetit, të ndryshuar. 8. “Habitatet natyrore” janë sipërfaqet tokësore ose detare, të dallueshme për nga tiparet gjeografike, abiotike dhe biotike, natyrore ose gjysmënatyrore. 9. “Habitat i një lloji” është një mjedis, që përcaktohet nga faktorë specifikë, biotikë dhe abiotikë, ku lloji jeton në çdo fazë të ciklit biologjik të tij. 10. “Lloje me interes për komunitetin evropian” janë lloje që, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, plotësojnë njërën nga kushtet e mëposhtme: i) janë të rrezikuara, me përjashtim të atyre llojeve, shtrirja natyrore e të cilave është e parëndësishme në territor; ii) janë të prekshme, që do të thotë se ka të ngjarë të bëhen pjesë e kategorive “të rrezikuara” në një të ardhme të afërt, nëse faktorët shkaktarë vazhdojnë të veprojnë; iii) janë të rralla, që do të thotë se janë lloje me numër të kufizuar, të cilat, edhe pse për çastin nuk janë të rrezikuara apo të prekshme, ndodhen në situatë kritike; iv) janë endemike dhe kërkojnë vëmendje të posaçme për shkak të natyrës së veçantë të habitatit të tyre dhe/ose ndikimit të mundshëm të shfrytëzimit në habitatin përkatës dhe/ose ndikimit të mundshëm të shfrytëzimit të tyre mbi statusin e ruajtjes. 11. “Lloje prioritare” janë llojet me interes për komunitetin evropian, të rrezikuara, për ruajtjen e të cilave Republika e Shqipërisë, për sa i përket shtrirjes së tyre natyrore, ka përgjegjësi të veçantë. 12. Ministri eshte ministri qe drejton ministrine përgjegjëse për zonat e mbrojtura 13. Ministria eshte ministria përgjegjëse për zonat e mbrojtura 14. Park Natyror Bashkiak\Rajonal perbehet nga territore ose zona relativisht të vogla, që janë pronë e bashkive dhe që strehojnë elemente dhe vlera të natyrës së egër, si pyje, kullota, rezervuarë, ligatina dhe shpallen si te tilla me vendim të Këshillit Bashkiak ne territorin e te cilit ndodhen. 15. “Peizazh” është pjesë territori (përfshirë edhe hapësira detare e bregdetare), me karakteristika të veçanta të relievit, formuar nga një kompleks ekosistemesh të integruar në mënyrë funksionale, përfshirë edhe elementë të qytetërimit. 16. “Roje Mjedisore” ose “Ranger” eshte punonjes i AZM me pozicion rojtar i zones se mbrojtur. 17. “Ruajtja” nënkupton tërësinë e masave qe ndermerren për të mbajtur ose rivendosur në një status të favorshëm habitatet natyrore dhe popullatat e llojeve të florës dhe faunës së egër 18. “Rrjeti përfaqësues i zonave të mbrojtura” përbën sistemin e zonave të mbrojtura me interes kombëtar në vendin tonë, që përzgjidhen për vlerat e ekosistemeve, habitateve dhe peizazheve kryesore e përfaqësuese të vendit. 19.“Rrjeti ekologjik” përbën sistemin e zonave të mbrojtura dhe ato me interes komunitar sipas kategorive, të shpallura mbi bazë të proçedurave të këtij ligji dhe të lidhura me biokorridore. 20. “Rigjenerim” është proçesi i sigurimit të gjeneratës së re të pyllit, i cili sigurohet në rrugë natyrale dhe/ose nëpërmjet ndërhyrjes me shfrytëzim selektiv (të përzgjedhur) të pyllit brënda zonës së mbrojtur. 21. “Shëndetësimi” është proçesi i trajtimit të pyllit nëpërmjet ndërhyrjeve me metoda teknike, duke eleminuar drurët të cilët shfaqin shenja të dëmtimit (natyral dhe/ose artificial, të prekur nga sëmundje dhe/ose të dëmtuar për shkaqe natyrore) dhe duke garantuar vijimësinë e grumbullit nëpërmjet drurëve të shëndetshëm brënda zonës së mbrojtur. 22. “Status të favorshëm të ruajtjes së një ekosistemi, habitati ose peizazhi” nënkuptohet se: a) shtrirja natyrore dhe sipërfaqet brenda kësaj shtrirjeje janë të qëndrueshme ose në rritje; b) struktura dhe funksionet e veçanta, të cilat janë të nevojshme për mirëmbajtjen afatgjatë, ekzistojnë dhe mund të vazhdojnë të ekzistojnë për të ardhmen e afërt;

c) llojet e veta tipike kanë një status të favorshëm ruajtjetje. 23. “Tipa habitati natyror, me interes për komunitetin evropian” janë ato habitate, që gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe plotësojnë njërën nga kushtet e mëposhtme: i) janë në rrezik zhdukjeje në shtrirjen e tyre natyrore; ii) kanë një shtrirje të vogël natyrore, si pasojë e regresit të tyre ose të sipërfaqes së tyre të kufizuar; iii) përfaqësojnë shembuj të jashtëzakonshëm të karakteristikave tipike të rajoneve biogjeografike, alpine dhe mesdhetare. 24. “Tipat prioritare të habitateve natyrore” janë habitate natyrore, me interes për Komunitetin Evropian, në rrezik zhdukjeje, të cilat ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë, për ruajtjen e të cilave Republika e Shqipërisë ka përgjegjësi referuar akteve/marreveshjeve/protokolleve të posatcme. 25. “Ujëvarë natyrore” nënkupton një formacion ku uji, nën veprimin e forcave të natyrës, pa ndërhyrjen e njeriut, bie në shtratin e vet lumor nga një lartësi jo më pak se 1 m. 26. “Zonë” është sipërfaqja e përcaktuar gjeografikisht, shtrirja e së cilës përshkruhet me hollësi në aktin e shpalljes së saj si të tillë. 27. “Zona të mbrojtura” jane territore tokësore, ujore, detare e bregdetare me rëndësi kombëtare/ndërkombetare, sipas kategorive të përcaktuara në këtë ligj, të shpallura secila me nje akt te vecante, me qëllim mbrojtjen e diversitetit biologjik, të pasurive natyrore dhe kulturore, bashkëshoqëruese që ndodhen brenda territorit të saj 28.“Zonë e Mbrojtur Detare” është cdo sipërfaqe detare, bregdetare e nëndetare, shtrati i detit dhe ishujt, së bashku me ujin, florën, faunën, habitatet e peizazhin dhe karakteristikat historike, kulturore dhe arkeologjike, qe shpallet zonë e mbrojtur detare në njerën prej kategorive të përcaktuara në kete ligj. 29. “Zonë buferike” është hapësira e kufizuar, në periferi të zonës së mbrojtur, që shërben për parandalimin ose zbutjen e ndikimeve ekologjikisht të dëmshme në mjediset dhe elementet e rëndësishme të zonës së mbrojtur. 30. “Zonë me interes për komunitetin evropian” është zona, rajoni apo rajonet biogjeografike, të cilave ajo u përket, që ndikojnë dukshëm në mirëmbajtjen apo rivendosjen e tipit të habitatit natyror, me interes për komunitetin evropian, ose të llojeve, me interes për komunitetin evropian, në një status ruajtjeje të favorshëm, ose që ndikon dukshëm në ruajtjen e diversitetit biologjik, brenda rajonit apo rajoneve biogjeografike në fjalë. Për llojet shtazore, që gjenden në sipërfaqe të gjera, zonat me interes për komunitetin evropian përputhen me vendet brenda shtrirjes natyrore të këtyre llojeve, duke përfaqësuar faktorë fizikë ose biologjikë, thelbësorë për jetën dhe riprodhimin e tyre. 31. “Zona të veçanta ruajtjeje” janë zona me rëndësi për komunitetin evropian, të përcaktuara si të tilla nga Republika e Shqipërisë me një akt nominal, ku përcaktohen masat e nevojshme të ruajtëse me qëllim ruajtjen ose rivendosjen në një status të favorshëm ruajtjeje të habitateve natyrore ose të popullatave të llojeve, për të cilat është përcaktuar zona. 32. “Zona me Rendesi per Biodiversitetin” quhen zonat qe kontribojne ne menyre themelore per ruajtjen e biodiversitetit dhe perfaqesojne terrioret me te rendesishme per ruajtjen e biodiversitetit ne shkalle globale dhe qe identifikohen ne nivel kombetar duke perdorur kriteret e standartizuara. Neni 4 Parimet Menaxhimi e ruajtja e zonave te mbrojtura, realizohet nepermjet zbatimit te parimeve si me poshte: a) Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm–nëpërmjet planifikimit dhe menaxhimit të kujdesshëm, burimet e tokës përfshirë ajrin, ujin, florën dhe faunën, ruhen për të mirën e brezave të sotëm dhe të ardhshëm nepermjet zhvilimit që plotëson nevojat e tashme pa kërcënuar nevojat e brezave të ardhshëm. b) Parimi i integrimit – Integrimi i politikave të mbrojtjes së mjedisit në ato të zhvillimit ekonomik pasi zhvillimi i mjedisi është i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik të vëndit c) Parimi “ndotësi paguan” – subjektet që me veprimet apo mosveprimet e tyre ndosin dhe/apo demtojnë mjedisit, paguajnë për rehabilitimin e tij. d) Parimi i parandalimit dhe i marrjes së masave paraprakeMe anë të politikave dhe bazës ligjore përkatëse, shteti merr masa paraprake për parandalimin e ardhjes së pasojave negative në mjedis nga aktiviteti njerëzor dhe faktoret natyror KREU II SISTEMI KOMBËTAR I ZONAVE TË MBROJTURA ZONAT E MBROJTURA, SHPALLJA E TYRE DHE KATEGORITË Seksioni I SISTEMI KOMBËTAR I ZONAVE TË MBROJTURA Neni 5 Sistemi Kombëtari zonave të mbrojtura 1. Tërësia e zonave të mbrojtura përbën sistemin kombëtar të territoreve të mbrojtura të shpallura me anë të legjislacionit të vecantë. 2. Ne kategorizimin e zonave te mbrojtura dhe ne percaktimin e statusit për secilën prej tyre, institucionet përgjegjëse në Republikën e Shqiperise, mbështeten në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN). 3. Ministria në bashkëpunim me AKZM bashkërendon punën për ngritjen dhe administrimin e sistemit kombetar të zonave të mbrojtura. 4. Planifikimi, bashkërendimi dhe drejtimi për ngritjen e sistemit kombëtar të zonave te mbrojtura, specifikohet në Dokumentin e Planifikimit të teresise se zonave, dokument ky i cili përfshin: a) objektivat e tërësisë së zonave të mbrojtura; b) kontributin e secilës zonë të mbrojtur në arritjen e objektivave të tëresisë dhe atyre të rrjetit ekologjik; c) mangësitë në mbulimin e të gjitha zonave me vlerë në këtë sistem; ç) planin e veprimit për të zbatuar dhe zhvilluar më tej sistemin. 5. Dokumenti i Planifikimit hartohet nga Ministria në bashkëpunim me AKZM-në, miratohet me Urdhër të ministrit dhe publikohet në Fletoren Zyrtare. Përditësimi i tij bëhet të paktën çdo 4 (katër) vjet dhe bëhet e aksesueshëm për publikun në faqen zyrtare elektronike të ministrisë dhe të AKZM-së. 6. Kostot e ngritjes, ruajtjes dhe administrimit të sistemit kombëtar të zonve të mbrojtura financohen nga buxheti i shtetit dhe donacionet. Seksioni II LLOJET E ZONAVE TË MBROJTURA, PRONËSIA DHE FORMAT E QEVERISJES Neni 6 Llojet e zonave te mbrojtura Zonat e mbrojtura sipas llojit të interesit per të cilin ka marrë statusin e mbrojtjes janë: a. Zona të Mbrojtura me interes kombëtar; b. Zona të Mbrojtura me interes nderkombetar ku bëjnë pjesë: i. Zonat Ramsar; ii. Zonat me interes për Komunitetin Europian (SACs) ku bëjnë pjesë zonat e veçanta të ruajtjes të habitateve dhe të shpendëve (SCI dhe SPAs); iii. Zonat me Interes te Vecante Ruajtjeje (zonat Emerald) iv. Zonat Rezervë të Biosferës. v. Zonat e Trashegimise Natyrore dhe Kulturore te UNESCO-s Neni 7 Pronësia dhe format e qeverisjes të zonave te mbrojtura 1. Zonat e mbrojtura në territorin e Republikës së Shqipërisë janë pasuri kombëtare. 2. Pronësia mbi zonat e mbrojtura është: (i) shtetërore, (ii) private 3. Forma e qeverisjes mbi zonat e mbrojtura është (i) shtetërore, (ii) private 4. Forma e qeverisjes per çdo zone konkrete percaktohet ne vendimet e Keshillit te Ministrave qe miraton krijimin e zones, ndryshimin e statusit apo ndryshimin e siperfaqes se saj. 3. Propozimi i formës së qëvërisjes që propozohet për miratim,


vijon në numrin e ardhshëm

drejtor i AdZM Lezhë

Pjetër Toni

Neni 14 Rezerva strikte natyrore (Kategoria I) 1. Rezervë strikte natyrore shpallen territore ose zona relativisht të vogla, që zotërojnë disa ekosisteme të veçantë, karakteristike ose përfaqësuese, dhe/ose lloje të florës dhe/ose të faunës me rëndësi shkencore, të përshtatshme për kërkime shekncore dhe/ose monitorim, dhe që janë pak ose aspak të shqetësuara nga njeriu. Kjo kategori përbëhet nga dy nënkategori kryesore: a. Nën/Kategoria Ia Zonë e Mbrojtur e menaxhuar kryesisht për qëllime shkencore ose Rezervati Shkencor, e cila ruhet dhe menaxhohet për qëllime shkencore dhe mbrojtjen tërsore të botës së gjallë; b. Nën/Kategoria Ib Zonë e Mbrojtur e menaxhuar kryesisht për mbrojtjen e natyrës së egër ose Rezervë Strikt Natyrore, që ruhet e menaxhohet në mënyrë të atillë që të rujanë gjëndjen e tyre natyrore. 2. Në rezervën strikte natyrore zbatohet niveli më i lartë i mbrojtjes, pasi në të janë të ndaluara të gjitha aktivitet njerëzore dhe ku objektivat kryesorë janë: a) ruajtja e biodiversitetit të zones duhet të jetë e arritshme nëpërmjet mbrojtjes dhe të mos kerkojë menaxhim aktiv ose manipulim të habitateve; b) të minimizohen ç’rregullimet dhe shqetësimet nëpërmjet planifikimit të kujdesshëm të realizimit të kërkimit shkencor dhe të aktiviteteve të tjera të miratuara; c) të kufizohen kontaktet e publikut me zonen dhe të përjashtohet përdorimi i saj për pushim e shlodhje; d) të lejohet prania e vizitoreve pa mjete të motorizuara në atë nivel që t’i shërbejë sa më mirë mirëqënies fizike dhe shpirtërore të tyre dhe të ruja cilësinë e natyrës së egër të zonës për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Neni 15 Parku kombëtar (Kategoria II) 1. Park kombëtar shpallen territoret e gjera, zakonisht jo më të vogla se 1,000 ha, unike për nga vlerat kombëtare dhe ndërkombëtare, që ruhen dhe menaxhohen për mbrojtjen e ekosistemeve, llojeve, edukim dhe rekreacion (shlodhje, argëtim), që përjashton shfrytëzimin ose zënien me aktivitete intensive nga ana e njeriut. 2. Në parkun kombëtar zbatohet mbrojtje e zonës që ka si ojektiv të mbajë territorin në gjëndje natyrore, që ruajnë komunitetet biotike, resurseve gjenetike dhe llojeve për të siguruar stabilitetin ekologjik dhe diversitetin, dhe ku: a) përjashtohet nga shfrytëzimi ose zënien me aktivitete intensive nga ana e njeriut; b) nuk lejohet shfrytëzimi i tokës me teknologji intensive, me mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve ose që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës; c) është e ndaluar rritja dhe shpërndarja e kafshëve dhe e bimëve jovendase, kur ato sjellin ndryshime në biodiversitetin e zonës; ç) janë të ndaluara ndërtimi i zonave urbane, i autostradave, hekurudhave, linjave të tensionit të lartë dhe sistemeve të naftës dhe gazit me shtrirje të gjatë; d) nuk lejohet ndryshimi i gjendjes natyrore të rezervave ujore, burimeve, liqeneve dhe sistemeve të zonave të lagura; dh) çdo aktivitet që bije ndesh me objektivat e mbrojtjes së zonës. 3. Në këtë zonë mund të ushtrohen veprimtari që sigurojnë krijimin e mundësive shpirtërore, shkencore, edukative, shlodhëse të vizitorëve, në përputhje me kërkesat mjedisore dhe kulturore, por vetëm pasi të pajisen me miratimin e institucioneve shtetërore, që synojnë: a. ruajtjen e zonës në një gjëndje natyrore ose sa më afër natyrës; b. respektimin e vlerave ekologjike, gjeomorfologjike, objekteve të shenjta ose estetike, për të cilat zona merret në mbrojtje; c. marjen në konsideratë te nevojave të banorëve lokalë, duke përfshirë peshkimin, kullotjen dhe drutë e zjarrit, deri në atë masë sa ato të mos dëmtojnë objektivat e tjerë të menaxhimit. 4. Me propozim me shkrim dhe te arsyetuar te administratës së ruajtjes së zonës, AKZM mund të miratojë: a) kullotjen dhe kalimin e kafshëve shtëpiake dhe ngritjen e objekteve të lehta ose të përkohshme për mbajtjen e tyre; b) vendosjen e stendave, tabelave të të dhënave, reklamave, shenjave dhe posterave; c) vozitjen me barka, kanoe dhe mjete të tjera lundrimi; (jo moterrike) ç) fluturime jo ushtarake me helikopterë, balona, deltaplane etj; d) lëvizje dhe parkim automjetesh jashtë rrugëve dhe vendeve të caktuara; dh) ngjitje alpine, ski, kampingje dhe ndezje zjarri jashtë pikave të caktuara; e) mbledhje bimësh, frutash, farash e kërpudhash; ë) ushtrim veprimtarish të strukturave turistike sezonale që nuk kërkojnë zënie përfundimtare të tokës. 5. Kur administrata e ruajtjes së parkut vëren se cenohet qëllimi për të cilin ky park është shpallur park kombëtar, mund të kufizojë ose të ndalojë përkohësisht lëvizjen e mjeteve të transportit, peshkimin dhe veprimtari të tjera të lejuara. 6. Me propozim te AKZM, ministri miraton udhezimin per procedurat e ndalimit te perkohshem te veprimtarive te miratuara kur po cenohet qellimi per te cilin eshte shpallur zona e mbrojtur. Neni 16 Monument natyror (Kategoria III) 1. Monument natyror shpallet formacioni natyror me sipërfaqe deri 50 ha (përfshirë edhe elementë të veçantë biologjik), formacioni i veçantë gjeologjik dhe gjeomorfologjik, një depozitë mineralesh ose një habitat i një lloji të rrallë e të kërcënuar ose me rëndësi e vlerë të veçantë shkencore dhe estetike. 2. Në një monument natyror zbatohet e njëjta shkalle mbrojtjeje si tek Rezervatet Strikte. Zona mbrohet e menaxhohet për ruajtjen e karakteristikave dhe dukurive të veçanta natyrore, kulturore, historike dhe arkeologjike, per te cilat eshte shpallur monument. 3. Monumentet natyrore rethohen nga zona buferike me gjeresi 50 metra nga perimetri i monumentit. 4. Në përputhje me shkallën e mbrojtjes së monumentit, me propozim te AKZM, ministri miraton rregulla te veçanta për vizitat ose kalimin e vizitorëve a te turistëve, për afate të shkurtra kohore. Neni 17 Shpellat, kanionet e ujëvarat si monumente natyrore 1. Shpellë është një zgavër/hapësirë nëntokësore, më e gjatë se 5 m, e krijuar në kushte natyrore nën veprimin e faktorëve me origjinë joorganike e cila shpallen monumente natyrore. Kur zgavra /hapësirë nëntokësore është vertikale, quhet shpellë vertikale 2. Kanioni është fenomeni gjeomorfologjik në formën e një grykë të thellë, me shpate të mprehta, të krijuar nga proceset fiziko-natyrore, në bazën e së cilës, përgjithësisht, rrjedhin ujërat sipërfaqësore sipas rëndësisë te evidentuar ne propozimin e ministrit per tu shpallur. Edhe ujëvarat shpallen sipas rëndësisë te evidentuar ne propozimin e ministrit per tu shpallur.

Turizmi dhe edukimi në fokusin e AdZM Lezhë

bëhet pasi është marrë mendimi i komunitetit të zonës, i pronarëve provatë dhe miratimi me shkrim i bashkisë përkatëse ku shtrihet zona. 4. Ne secilen forme qeverisjeje, menaxhimi dhe ruajtja e zones mbeshtetet dhe zbaton parime, rregulla e kerkesa te njejta qe saktesohen ne kete ligj dhe ne aktet nenligjore ne zbatim te tij. Seksioni III OBJEKTIVAT, KRITERET, PROCEDURA E SHPALLJES, ZONIMI Neni 8 Objektivat e shpalljes së territoreve si zona te mbrojtura Territoret shpallen zona të mbrojtura për të përmbushur objektivat e përgjithshëm si më poshtë: a) të mbrojë drejtimet e zhvillimit të tanishëm dhe të ardhshëm të pasurive kombëtare nëpërmjet ruajtjes dhe menaxhimit të ekosistemeve, habitateve e peizazheve përfaqësuese, si dhe integrimin e administrimit të tyre në politikat, planet, programet dhe veprimtaritë shteterore, në nivel kombëtar e bashkiak; b) të sigurojë përdorimin e qëndrueshëm të elementëve të diversitetit biologjik, nëpërmjet përfshirjes së bashkive në vendimmarrje dhe veprimtari të tjera që lidhen me zonat e mbrojtura, që përfshijnë caktimin dhe përvijëzimin e zonave, hartimin e planeve të administrimit të integruar dhe drejtimin e zonave të mbrojtura; c) të përcaktojë qartë objektivat e ruajtjes/mbrojtjes për zonën e mbrojtur duke përcaktuar shkakun e mos lejimit të aktiviteteve në të. Neni 9 Shpallja e zonave te mbrojtura 1. Identifikimi, administrimi i zonave të mbrojtura bëhet në përputhje me Dokumentin e Planifikimit të zonave të mbrojturae dhe planin e administrimit të rrjetit ekologjik të vendit si dhe dokumenta te tjera strategjike te fushes se mbrojtjes se natyres. 2. Zonat e mbrojtura shpallen me Vendim të Këshillit te Ministrave me propozim të Ministrit përgjegjës për zonat e mbrojtura, 3.Vendimi për shpalljen e zonës së mbrojtur përcakton emërtimin, kategorinë, sipërfaqen, shkallën e mbrojtjes të zonës dhe të nënzonave të zonës së mbrojtur. 4. Shpallja e një zone të mbrojtur bëhet në përputhje me planit kombetar te zonave te mbrojtura, pas marrjes së mendimit të bashkisë brenda territorit administrativ të të cilit ndodhet zona, të shoqërisë civile, te komunitetit te zones dhe te pronareve privatë, pronat e te cileve do te perfshihen ne zonen e mbrojtur. 5. Në propozimin për të shpallur një zonë të mbrojtur do të përfshihen të paktën: a. argumentimi për krijimin e zonës së mbrojtur qe mbështet objektivat e planit kombetar të rrjetit përfaqësues të këtyre zonave, epërsitë dhe mangësitë e krijimit të zonës, zonimin e saj, si dhe shkallët e mbrojtjes, të propozuara për secilën zonë; b. rezultatet e procesit të këshillimit me shoqërinë civile, veçanërisht miratimi me shkrim nga bashkia, brenda dhe rreth zonës së propozuar, duke përfshirë komentet e marra dhe reflektimet e tyre në propozim; c. një vëzhgim fizik i vendit të propozuar; ç. Një vlerësim i ndikimit në mjedis, duke përfshirë identifikimin e proceseve dhe të kategorive të veprimtarive, të cilat mund ta kërcënojnë diversitetin biologjik dhe atribute të tjera të vendit të propozuar, duke përfshirë zonat përreth; d. një vëzhgim të ndikimit shoqëror dhe ekonomik të popullatës vendore, që përfshin përdorimin e zonës së propozuar dhe ndikimin e mundshëm të zonës së mbrojtur në këto përdorime; dh. Një përshkrim të masave kompensuese, që mund të nevojiten të merren për të adresuar transferimin e pronësisë dhe të të drejtave për përdorimin e elementëve të diversitetit biologjik. 6. Çdo person fizik a juridik ka të drejtë t’i kërkojë ministrisë që territori i vet privat ose pjesë e territotrit në pronësi të tij, të shpallen zonë e mbrojtur ose të përfshihen në njërën nga kategoritë e zonave të mbrojtura. 7. Bashkia brenda territorit administrativ të të cilit ndodhet zona, merr masa të përkohshme për mbrojtjen dhe administrimin e zones gjate kohës qe shqyrtohet propozimi per miratimin e saj. Neni 10 Kriteret për shpalljen e nje zone te mbrojtur Për shpalljen zonë e mbrojtur, territori duhet të plotësojë, të paktën, njërën prej kritereve të mëposhtme: a) të ketë diversitet të lartë të llojeve dhe/ose të habitateve; b) të ketë dendësi të ulët të llojeve dhe/ose habitateve; c) të ketë përfaqësueshmëri; ç) të ketë minimumin kritik të madhësisë së ekosistemit; d) të ketë natyralitet, trashëgimi dhe integritet; dh) të ketë vlera shkencore; e) të karakterizohet nga prekshmëria ekologjike/llojet e prekshme; ë) të karakterizohet nga papërsëritshmëria/llojet endemike; f) të mos rrezikohet nga ndërhyrjet e veprimtarive njerëzore; g) të ketë mundësi për ruajtjen e jetës së egër. Neni 11 Procedurat per shpalljen e zonave të mbrojtura 1. Me propozim te ministrit, Këshilli i Ministrave miraton procedurat dhe rregullat për propozimin dhe shpalljen e zonave të mbrojtura. Neni 12 Zonimi i territorit të zonës së mbrojtur 1. Territori i zonës së mbrojtur per zonat e mbrojtura te kategorive Rezerve Strikte Natyrore, Park Kombetar, Rezervë Natyrore e Menaxhuar dhe Peizazh i Mbrojtur ndahet në nënzona, sipas rëndësisë së habitateve dhe të ekosistemeve që bëjnë pjesë në to. 2. Zonimi i brendshëm përmban: a- zonën qendrore, b- zonën e rekreacionit dhe te përdorimit tradicional, c- zonën e zhvillimit të qëndrueshëm 3. Zonimi përputh shkallën e mbrojtjes me veçoritë e nënzonës, duke mbajtur parasysh natyrën e zonës, llojet e veprimtarive njerëzore që zhvillohen në të dhe ndikimin e tyre në mjedis. 4. Nënzonimi brendshem i një zone bëhet në përputhje me Planin të Menaxhimit të Zonës së Mbrojtur, mbi bazë të kërkesave për mënyrën e zonimit të territorit të një zone të mbrojtur të miratuar me Udhëzim të ministrit. 6. Zonimi i brendshem i zonave te mbrojtura miratohet dhe nga Këshilli Kombetar i Territorit (KKT), me propozim te ministrit, jo me vone se tre muaj nga hyrja ne fuqi e VKM-se qe e ka shpallur të mbrojtur zonen konkrete qe do t’i miratohet zonimi i brendshem. Seksioni IV KATEGORITË E ZONAVE TË MBROJTURA Neni 13 Kategoritë e Zonave të Mbrojtura Kategoritë e zonave të mbrojtura janë: a) rezervë strikte natyrore/rezervat shkencor (Kategoria I); b) park kombëtar (Kategoria II); c) monument natyror (Kategoria III); ç) rezervat natyror i menaxhuar/park natyror (Kategoria IV); d) park natyror bashkiak (Kategoria IV); dh) peizazh i mbrojtur (Kategoria V); e) zonë e mbrojtur e burimeve të menaxhuara/zonë e mbrojtur me përdorim të shumëfishtë (Kategoria VI). 2. Me qëllim parandalimin ose zbutjen e ndikimeve ekologjikisht të dëmshme në mjediset dhe elementet e rëndësishme të një zone të mbrojtur, përreth një zone të mbrojtur mund të shpallet edhe një zonë buferike.

Gjatë vitit 2016, Administrata e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Lezhë ka realizuar aktivitete të larmishme, disa prej të cilave janë: Vizita Turistike në trajtën e Guidave Turistike në Monumentet e Natyrës të Qarkut Lezhë, të cilat mbartin vlera të jashtëzakonshme turistike-rekreative për vizitorët vendas dhe të huaj në: Rëra e Hedhur, Këneta e Kashtës, Rivat e Drinit, Kisha e Shën Merisë, Ishulli i Çabokut, Shpella e Shën Ndout, Gryka e Shkopetit, Kanioni i Shehut Keq, Kroi Bardhe, Mrizi i Shenaprenes, etj. Grupet e turistëve kanë mbetur të mahnitur nga bukuritë Natyrore që ofron Zona e Mbrojtur e Qarkut Lezhë. Me mbështetjen e Njësive Administrative brenda Zonave të Mbrojtura është bërë promovimi me nxënës të Shkollave Shëngjin, Ishull-Lezhë, Shënkoll, Gurëz, Gorre, etj për sensibilizimin e pastrimit të zonave të plazhit me moton “Të pastrojmë plazhet”. Bashkëpunim me Biznesin dhe Komunitetin në tëresi për të rritur vlerat e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Lezhë për të ndikuar tek ato për një dashuri më të madhe për Natyren dhe Biodiversitetin, për larmin e kafsheve dhe shpendëve qe bashkëjetojnë në një mjedis të gjelbërt. Bashkëpunim me Njësinë Administrative Shëngjin për rehabilitimin e sipërfaqeve pyjore të zonës së plazhit me llojet pyjore autoktonë. Bashkëpunim me Shoqatën Hepertofauna (Breshka e Patokut) për njohjen dhe mbrojtjen e kësaj specie me vlera të veçanta në këtë zonë, si dhe me Shoqaten e Shpendëve të Shqipërisë për ndërtimin e një kulle vrojtimi për shpendët dhe tabelave orientuese në këtë zonë. Është bërë një punë e veçantë për përthithjen e turistave vendas dhe të huaj gjatë vitit 2016. Për këtë vit shifra është arritur mbi 3500 vetëm ne Zonën e Mbrojtur Kune-Vain. Qëllimi i AdZM Qarkut Lezhë është e angazhuar për të rritur vlerat e konservimit të Zonave të Mbrojtura, promovimin e vlerave që mbart kjo zonë në bashkëpunim dhe partneritet të plotë me Biznesin dhe Komunitetin në tërësi.


drejtor i AdZM Dibër

Bekim Qosja

Maj. Dita Botërore e Biodiversitetit- Ekspozitë me punime nga fëmijët e shkollave 9- vjeçare Velipojë, Dajç dhe Zogaj. Dita Europiane e Parqeve - Ekspozitë me punime të nxënësve të shkollave të Dajçit dhe Velipojës në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Takim me pushtetin lokal në Bashkinë Shkodër dhe Zyrën e Turizmit, mbi përgatitjen e infrastrukturës për shtigjet e biçikletave në zonën e Nënshkodrës. Qershor. Vizitë studimore ne brigjet e Liqenit të Shkodrës në zonën e Malësisë së Madhe . Në zonën Kosan, Bajzë, u vrojtuan Chlidiona snicer; Ardeola ralloides; Plegadis facinellus; S. Turtul; Bufo bufo; Elaphe situla; Ante ante; Miliaria calandra; Bubulcus ibis; etj. Në zonën e quajtur Flakë, dalloheshin gjurmë si Canis aureus; Vulpes vulpes; meles meles; martes faina; etj. Në Kamicë dalluam gjurmë Kunadhe; Vulpes vulpes; Lutra lutra; Canis aureus; etj Korrik. Prezantim i aktivitete me shkollat e zonës së N/Shkodrës që përfshihen në ZM. Peisazhi i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë, dhe aktivitetet e zhvilluar në shkollat Kamicë, Stërbeq dhe Malësi e Madhe mbi ndikimin që kanë ata në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave që ka Rezervati Natyror i Menaxhuar Liqeni i Shkodrës. World Ranger Day- Dita Ndërkombëtare e Rangersve (Rojeve Mjedisore) Shirokë, Shkodër. Gusht. Vizitë monituruese në zonat Rrasat e Fikut, Shegan, Kosan ku vrojtuan: Caldesia parnassifolia Naias minor, Nufar lutea, Ranuculus etj. Shtator. Dita Ndërkombëtare e Turizmit pjesëmarrje në panair duke dhënë informacion qytetarëve per Zonat e Mbrojtura. Konferenca “Promovimi i Zhvillimit të Qëndrueshëm në Zonat e Mbrojtura” nga AKZM, Shirokë, Shkodër Tetor. Monitorimi i gjitarëve të vegjël në Zonat e Mbrojtura të Liqenit të Shkodrës. Prezantim i eksperteve te Herpetofauna Albanian Society (HAS) “Trajtimi dhe lëshimi i breshkave detare”. Dëgjesë publike për projektligjin e Zonave të Mbrojtura në AdZM Shkodër.

Zonat e Mbrojtura të Qarkut Dibër dhe menaxhimi i tyre

Aktivitetet kryesore të AdZM Shkodër për vitin 2016

Festa e Ballenjës

Qarku i Dibrës, për vetë pozicionin e favorshëm gjeografik, shtrirjen vertikale nga Ulëza në Korab, larminë e formave të terrenit dhe përfshirjen e të gjitha zonave të bimësisë me të drejtë mund të quhet Qarku i Gjelbërt. Një pjesë të rëndësishme në këtë ekosistem zënë dhe Zonat e Mbrojtura, të cilat janë përcaktuar sipas kritereve të IUCN (Bashkimit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës) dhe që zënë 5 kategori nga 6 kategori që ka përcaktimi i IUCN. Në territorin e qarkun Dibër, Zonat e Mbrojtura paraqiten si më poshtë: Parqe Kombëtare - Kategoria e II Parqet kombëtare të Lurës dhe Zall Gjoçaj si dhe një pjesë e Parkut Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, me një sipërfaqe totale prej 1587 ha. Monumentet natyre - Kategoria e III Në qarkun e Dibrës ndodhen 98 Monumente natyre. Ato janë në formën e drurëve karakteristikë, shpellave, ujëvarave, liqeneve etj. Gjatë vitit 2016 është bërë studimi i gjendjes së tyre si dhe propozimet e duhura për mbajtjen apo jo të statusit që kanë. Rezervat Natyror i Menaxhuar. (Park Natyror) Kategoria IV Parku natyror Korab-Koritnik, me sipërfaqe totale 55550. 2 ha, nga të cilat 20663. 4 ha shtrihen në Bashkinë Dibër. Ky park natyror shtrihet në vargmalin lindor Deshat-Korab përgjatë kufirit me Maqedoninë. Peisazh i Mbrojtur. Kategoria V Mali me Gropa Bizë-Martanesh me sipërfaqe 12052 ha. Zonë e Mbrojtur e Burimeve të Menaxhuara. Kategoria VI Luzni-Bulaç me një sipërfaqe prej 5900 ha. Në qarkun tonë ndodhet edhe një park rajonal, që është Parku Rajonal

Ulëz me një sipërfaqe prej 9000 ha. Administrimi dhe menaxhimi i Zonave të Mbrojtura nga fillimi i vitit 2015 bëhet nga AKZM Tiranë, nëpërmjet AdZM-ve në qarqe si struktura vartëse. Pas krijimit dhe funksionimit të këtyre strukturave vërehet një përmirësim i situatës në mënyrën e menaxhimit dhe administrimit të këtyre Zonave të Mbrojtura. Kjo i dedikohet futjes së koncepteve të reja të menaximit të ZM si: Vlerësimit real të gjendjes së tyre, promovimit të vlerave, vendosjen e tyre në shërbim të komuniteteve lokale dhe forcimi i bashkëpunimit me to. Gjatë këti viti një vëmendje e veçantë i është kushtuar kualifikimit të stafit që punon në ZM. Janë trajnuar që nga drejtuesit e AdZM-ve deri tek rojet mjedisore, duke u njohur me praktikat bashkëkohore të menaxhimit, si dhe infrastrukturën që lidhet me të. Promovimi i bukurive natyrore të Zonave të mbrojtura në aktivitete të ndryshme AdZM Dibër gjatë punës saj, një rëndësi të veçantë i ka kushtuar promovimit të bukurive natyrore të Zonave të Mbrojtura të qarkut, si në aktivitetet lokale dhe më gjerë. Këtu mund të përmendim: Festën e Ballenjës që oganizohet më datë 29 Qershor të çdo viti dhe ku marrin pjesë banorë të zonës, si dhe shumë qytetarë nga Bulqiza, Tirana, Dibra e Librazhdi. Ajo zhvillohet brenda territorit të Zonës së Mbrojtur. Në këtë festë, AdZM Dibër ngriti një kënd informativ për shpërndarjen e broshurave, fletëpalosjeve dhe informacione të ndryshme për pjesëmarrësit. Panairi i produkteve bujqësore në Peshkopi, i organizuar javën e dytë të Tetorit 2016. Me këtë rast, administrata jonë ka promovuar bukuritë dhe vlerat e Zonave të Mbrojtura me fotografi, fletëpalosje dhe duke u shpjeguar të intersuarve vlerarat e këtyre zonave. Panairi i Ulzës në Prill 2016. Ku gjithashtu u bë promivimi i vlerave të ZM të qarkut tonë. Dita e Rangers 31 Korrik 2016. AdZM Dibër e organizoi këte ngjarje në qytetin e Burrelit. Meqenëse përkoi dhe me festën e çlirimit të qytetit, AdZM shpërndau info për qytetarët, duke bërë dhe promovimin e vlerave të ZM të qarkut. Në ditët e ekskursioneve që bëjnë shkollat apo organizata të ndryshme, ne i shoqërojmë këto institucione dhe ju japim informacione të ndryshme për vlerat e ZM. Stafi i ZM që punon në terren, shoqëron grupe turistësh si të huaj dhe vendas, si dhe i njeh ato vlerat dhe bukuritë e ZM.


Katër ministri bëhen “Së bashku për natyrën”

Më 6 Dhjetor 2016 u mbajt Forumi i bashkërendimit ‘Së bashku për natyrën’, kjo si një përmbledhje e punës së bërë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura që nga themelimi i saj, pra prej 22 muajsh. Në këtë forum morën pjesë 4 ministri: Mjedisi, Zhvillimi Urban, Bujqësia dhe Ekonomisë, e kjo tregon se Zonat e Mbrojtura kanë marrë vëmendje të lidershipit. Para 1 viti u paraqit strategjia 5-vjeçare e AKZM, e cila ka nën mbikqyrje 16,6% të territorit me një organigramë prej 274 punonjësish. Sfidat që përball kjo nismë janë të pranishme, por kjo nuk e ka ndalur ambicien e këtij institucioni të ecë përpara me hapa konkretë, duke kaluar nga kontrolli në menaxhim. Brenda këtij viti fokusi është ndalur në 17 Zona të Mbrojtura, si më prioritaret, dhe është ndërhyrë me takime, rritje kapacitetesh duke i trajnuar stafin dhe krijuar uniformën për ta si një simbol respekti dhe imponimi, infrastrukturë në zonë për turizëm të natyrës, rehabilitim në pak zona (si psh gurorja e Dajtit), krijimi i një sistemi të dhënash me numërimin e florës dhe faunës, vëmendje më e madhe drejt bashkëpunimit të komuniteteve në këto zona përmes pjesëmarrjes në festa apo ofrimin e drurëve të zjarrit falas në shkëmbim te ruajtjes e mbikëqyrjes së zonave etj. Këto kohë, vërtet AKZM nuk ka ndryshuar gjithçka, por ama ka bërë që të flitet më shumë për ZM dhe të ketë më tepër vëmendje nga

komunitete e në vazhdimësi edhe nga vetë qeverisja qendrore e lokale. Vetëm më 2016 janë investuar 6 milion euro në këtë sektor nga qeveria (1milion euro) dhe donatorë të huaj, kryesisht BE, GIZ, IUCN dhe UNDP - më 2017 pritet të shkojë 2-3 milion euro. Kjo gjë ka ndikuar pozitivisht edhe me rritjen e numrit të turistëve në këto zona ku nga 2015 më 2016 është rritur 3,3 herë. Një rëndësi e veçantë mbetet ligji i Zonave të Mbrojtura, i cili është ende projekt-ligj dhe janë marrë mjaft komente e sugjerime nga dëgjesat publike që janë bërë në një pjesë të madhe të këtyre zonave. Në këtë ligj, rëndësi do i jepet zonimit dhe që ky kontur të jetë i përcaktuar më qartë apo krijimi i një inspektoriati brenda AKZM që të ketë forcë ligjore për të vepruar. Në fund, drejtori i AKZM, z. Zamir Dedej vuri theksin në tre grupe aktorësh, si sfida e radhës: 1. Vetë AdZM-të nëpër qarqe, të cilat duhe të jenë më ambicioze dhe të vendosur në punën që bëjnë si menaxherë të kësaj pjese me kaq vlera të territorit. 2. Donatorët e huaj të orientojnë fondet drejt masave konrete që të kenë rezultate të prekshme, 3. Shoqëria civile është gjithmonë një hap përpara institucioneve publike, por kujdes ata dhe ne, si institucion publik duhet të mos e shohim veten si armiq, por si miq të fortë në bashkëpunim.

Qarku Lezhë

EcoNord ka mbështetur 4 projekte në Qarkun e Lezhës 2015 - 2017: Aplikanti: Klubi ekologjik Vendi: Bashkia Lezhë Titulli: Konservimi i habitateve me rëndësi të veçantë përdorimi nëpërmjet metodave që promovojnë zhvillimin e tyre të qëndrueshëm dhe krijimi i rrjetit econord.

Pyjeve dhe Kullotave Komunale Vendi: Bashkia Mirditë, Laç dhe Lezhë Partner: Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Burimet Natyrore (SENARDI) Titulli: Vlerësimi i vlerave të biodiversitetit në Mirditë

Aplikanti: Qendra ORBIS Vendi: Kune – Vain - Tale Titulli: Mbështetje për shumëfishimin e biodiversitetin në zona të rrezikuara nga gjuetia

Aplikanti: Instituti për Mirëqënie dhe Ambjent (IMA) Vendi: Bashkia Lezhë, Laç dhe Mirditë Titulli: Minimizimi i dëmeve ekologjike nga përmbytjet në Lezhë

Aplikanti: Shoqata Rajonale e

PERIODIKE PËR ZONAT E MBROJTURA TË QARQEVE TË VERIUT Nr. 3, 2016 Botohet në kuadër të projektit EcoNord të mbështetur nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar nga Albanian Local Capacities Development Foundation. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e NRD dhe GO2 dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Europian.

NRD

Natural Resources in Development Organizatë për Lëvizje të Qëndrueshme Urbane Resurset Natyrore në Zhvillim Sustainable Urban Mobility Organization Natural Reources in Development Bulevardi “Skënderbeu”, Pallati Nr. 168, Hyrja 1, Ap. 1 Lagjja “Qemal Stafa”, Rruga “Musa Juka” Lagjja “Vasil Shanto”, 4001, Shkodër, Albania Nr. 16, Shkodër, Albania www.go2albania.org, vija@go2albania.org resourcesindevelopment@gmail.com +355(0)696728877, +355(0)695590290 +355(0)676035803


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.