VIJA | 33 | LINE

Page 1

Nr. 33, Dhjetor 2023

Inventari i biodiversitetit nga organizmat njëqelizorë në perandoritë e botës së gjallë

Biodiversiteti i Shqipërisë i projektuar në Parkun e Alpeve

Flora dhe fauna e zonës së Kelmendit dhe Luginës së Bogës

Parku i Alpeve, i pasur me gjitarë të mëdhej

Njihuni me listën e disa prej llojeve të peshqve, amfibëve, zvarranikëve, shpendëve dhe gjitarëve në Alpe

Mikroflora dhe mikrofauna

Biodiversiteti i Shqipërisë i projektuar në Parkun e Alpeve

Shqiponja e malit

Me një sipërfaqe prej 28,748 km2, Shqipëria është një rezervat i vërtetë i burimeve gjenetike. Edhe pse zë vetëm 0.02% të sipëfaqes së Tokës, Shqipëria me rreth 12671 llojet e identifikuara të botës së gjallë kontribuon me mbi 0.14% në inventarin e biodiversitetit të planetit. Ndonëse nuk mund të konsiderohet si inventar përfundimtar, në Shqipëri gjenden rreth 7233 lloje bimore (përfshi kërpudhat, likenet, myshqet dhe algat), nga të cilat 3228 lloje u përkasin bimëve të larta. Shqipëria është habitati i 14% të llojeve të florës euroaziatike, i 32% të florës europiane, i 24% të florës mesdhetare dhe i 22% të llojeve ballkanike. Në Shqipëri gjenden 250 lloje bimësh aromatike mjekësorë dhe mbi 800 lloje këpudhash. Po ashtu, Flora e Shqipërisë përmban 27 lloje bimësh endemike, 150 nënlloje endemike, ndërsa 160 janë subendemike, me shtrirje edhe në disa vende të tjera të Ballkanit. Së bashku me bimët e larta, algat janë ndër grupet më të mëdha të florës në Shqipëri, falë trupave ujorë me sipërfaqe prej 1,350 km2 (4.7%) të vendit. Nga kjo pasuri, rreth 363 lloje janë të kërcënuara në nivel kombëtar dhe rreth 80 prej tyre kërcënohen në nivel europian dhe global. Edhe fauna e Shqipërisë është gjithashtu e pasur me rreth 5438 lloje (përfshi shpendët, gjitarët, zvarranikët, peshqit, insektet, dekapodët etj.). Në Shqëipëri janë identifikuar së paku 756 lloje vertebrorësh. Për t’u veçuar janë sidomos shpendët me rreth 330 lloje nga mbi 600 të tillë në Europë, gjitarët e tjerë me mbi 70 lloje, peshqit me afro 450 lloje, zvarranikët me mbi 36 lloje etj, ndërsa mbeten ende të panjohur jovertebrorët, e sidomos insektet dhe mikrofauna. Në Shqipëri gjenden rreth 91 lloje të faunës të kërcënuara në nivel global. Si pjesa më vitale e këtij territori, Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” përbën një ndër habitatet më të populluara me një larmi të mahnitshme llojesh të florës dhe faunës. Sidomos flora e Alpeve është jashtëzakonisht e pasur dhe e larmishme, me lloje bimësh relikte, endemike dhe subendemike. Të shpërndara në katet dominuese të ahut dhe kullotave alpine, e më pak të dushkut e shkurreve, në Alpe numërohen rreth 1600 lloje bimësh vaskulare. Thënë ndryshe, 43% e të gjithë florës, rreth 40% të të gjithë llojeve endemike në Shqipëri. Rrjeti Global i Informacionit të Biodiversitetit (GBIF), ka të regjistruara në Alpet Shqiptare 1374 lloje bimësh, ku kryesojnë bimët vaskulare me 1214 lloje, e më pas jovaskularet dhe myshqet. Ndërsa në platformën interaktive UKNaturalist gjenden të dokumentuara një numër mjaft i madh llojesh të florës dhe faunës në Alpet Shqiptare të shumë mbretërive, grupeve, klasave, rendeve, familjeve, gjinive dhe specieve. Një pjesë e këtyre bimëve janë të rralla dhe tepër të rralla, madje disa prej tyre, si psh Ranunculus hayekii që konsiderohej e zhdukur, është gjetur nga ekspeditat e biologëve gjatë kohëve të fundit. Ndër llojet tepër të rralla në Alpet Shqiptare janë Ranunculus hayekii, Ëulfenia baldaccii, Petasites doerfleri, Dioscorea balcanica, Silene pusilla ssp. Albanica etj. Sipas studiuesve, ekzistenca e disa prej bimëve të rralla dhe tepër të rralla në Alpet Shqiptare është një dëshmi e autoktonisë së tyre. Ato rriten në mjedise specifike, si gryka, kanione, burime dhe faqe shkëmbore. Disa prej tyre u evidentuan vetëm në Luginën e Cemit (Ranunculus hayekii, Minuartia velenovski, Rhamnus intermedius, Geranium dalmaticum), ndërsa disa të tjera mund të gjenden në numër të vogël edhe në zona të tjera, si Viola kosaninii, Silene quadridentata subsp. albanica, Sesleria robusta subsp. Scanderbegii, Helleborus multifidus, Teucrium arduini, Omalotheca pichleri dhe Micromeria parviflora. Disa nga llojet, si Adianthum capillus-veneris, Caltha palustris, Juglans regia, Petteria ramentacea, Ramonda serbica etj., konsiderohen të kërcënuara nga faktorë natyrorë ose antropogjenë. vijon në faqen 2


Biodiversiteti i Shqipërisë i projektuar në Parkun e Alpeve vijon nga faqja 1

Inventari i biodiversitetit nga organizmat njëqelizorë në perandoritë e botës së gjallë

Wulfenia Baldacii

Inventarizimi i biodiversitetit, pra i shumësisë së llojeve të jetës në planetin Tokë – është një mision i pamundur, edhe pse përbën një nga çështjet themelore të shkencës. Përkundër faktit se institucione apo grupe shkencëtarësh janë përpjekur të dalin me konkluzione të logjikshme për numrin e llojeve që popullojnë habitatet e pafundme të planetit, ata megjithatë janë pajtuar se numrat që qarkullojnë nga një studim në tjetrin e nga një vit në tjetrin, mbeten ende larg të konsideruarit inventar i plotë i llojeve të jetës në Tokë. Ndërkohë që zyrtarisht janë identifikuar dhe përshkruar, por jo domosdoshmërisht edhe studiuar, rreth 2.16 milionë lloje, shkencëtarët janë megjithatë skeptikë se kjo shifër mund të përmbledhë të gjithë llojet e bimëve, kafshëve, baktereve, viruseve dhe njerëzve. Duke konsideruar se vetëm në oqeane ka 10 herë më shumë viruse se sa baktere, shkencëtarët mendojnë se numri i përgjithshëm i llojeve në planet mund të shkojë deri në 1 trilion. Grupe të tjerë shkencëtarësh e vlerësojnë të ekzagjeruar këtë shifër, duke argumentuar se llojet e jetës në Tokë luhaten nga 1 deri në 6 miliardë, ndërsa disa të tjerë projektojnë jo më shumë se 11 milionë lloje të jetës në planetin tonë. Madje duke u nisur nga emërtimet e dubluara të disa llojeve në baza të ndryshme të dhënash, shkëncëtarët mendojnë se edhe shifra prej 2.16 milionë e llojeve të identifikuara deri më tash, mund të përfaqësojë në të vërtetë jo më shumë se 1.7 milionë. Megjithatë një nga studimet më të gjera për biodiversitetin, i kryer kohët e fundit, nxjerr një total prej 8,750,000 llojesh të jetës, në ujë dhe në tokë. Sipas studiuesve, këto luhatje në shifra vijnë më së shumti për shkak të përjashtimit nga numërimi të disa grupeve të gjera të llojeve, kryesisht të mikroorganizmave njëqelizorë, me ose pa bërthamë. Në këtë këndvështrim, konstatimi se edhe inventari i biodiversitetit në Tokë është gjithashtu relativ – mbetet i drejtë dhe një element përbashkues i grupeve të ndryshme të shkencëtarëve, së bashku me vlerësimin se llojet e gjallesave në planet dominohen nga bakteret me rreth 7090% të numrit të përgjithshëm dhe se insektet janë, në fakt, vetëm njëri prej grupeve më të mëdhej të biodiversitetit. Që në mesin e shekullit XVIII botanisti suedez Linnaeus e të tjerët që e pasuan praktikuan parimet e taksonomisë, duke e ndarë botën e gjallë në vetëm 2 Mbretëri: Kafshë dhe Bimë. Edhe më tej, jeta e njohur dhe e studiuar në Tokë ka vazhduar të inventarizohet duke u përcaktuar nga këta faktorë: morfologjia, fiziologjia, molekulat, sjellja, ekologjia dhe gjeografia. Mirëpo konceptet e klasifikimit kanë evoluuar me ritëm të shpejtë dhe e kanë vënë në diskutim këtë ndarje. Që nga mesi i shekullit të kaluar, breza të ndryshëm studiuesish e kanë rikonceptuar klasifikimin e botës së gjallë. E ndihmuar në masë vendimtare nga teknologjia, shkenca ka arritur të identifikojë forma të tjera jete, herë të panjohura e herë të pakonsideruara si të tilla nga paraardhësit. Kështu, që nga futja për herë të parë e konceptit Perandori si ndarja sipërore gjithëpërfshirëse e një grupi të gjerë gjallesash rreth 100 vjet më parë, studiuesit e sotëm e ndajnë botën e gjallë në 2 Perandori dhe në 7 Mbretëri, të cilat janë: Bakteret, Archea, Protozoarët, Kromistët, Bimët, Këpurdhat dhe Kafshët, ndërsa institucionet ndërkombëtare që merren me klasifikimin e botës së gjallë diskutojnë ende mundësinë e njohjes së Viruseve si një Mbretëri e veçantë. vijon në faqen 6

Kjo larmi e madhe e florës, e shpërndarë në një terren dinamik me thyerje të befta, të shoqëruara më burime të pasura ujore, sigurisht që janë habitatet e duhura për një botë gjtihashtu të pasur shtazore, që nga mikrogjallesat njëqelizore e deri te gjitarët e mëdhej. Ky terren bën që fauna e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” të jetë heterogjene dhe njëkohësisht endemike. Brenda Parkut jetojnë lloje gjallesash të përfaqësuar nga grupe të shumta vertebrorësh dhe jovertebrorësh të rrallë për rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, disa prej të cilëve relikte, endemike, të kërcënuara nga zhdukja dhe për këtë arsye gjenden në listat dhe në librat e kuq ndërkombëtar. Parku i Alpeve është shtëpia e një numri të madh llojesh të mbrojtura nga Direktivat Europiane të Habitateve dhe Shpendëve: 18 lloje gjitarësh, 7 zvarranikësh, 7 lloje peshqish dhe 1 lloj amfibi që janë pjesë e Shtojcës II të Direktivës së Habitateve (HD). Ndërsa 50 lloje shpendësh janë pjesë e Shtojcës I të Direktivës së Shpendëve (BD). Po ashtu, “Alpet e Shqipërisë” janë shtëpia e 67 lloje vertebrorësh të Shtojcës III të HD dhe 14 lloje shpendësh të Shtojcës II të BD. Në nivel global, Parku strehon 4 lloje jovertebrorësh dhe 10 lloje vertebrorësh të rrezikuar. Prandaj fauna e Parkut Kombëtar “Alpet Shqipërisë” është e rëndësishme për kontekstin europian dhe atë botëror. Ndërsa në nivel kombëtar, Parku është strehë e 41 lloje vertebrorësh dhe 32 lloje jovertebrorësh të rrezikuar.

Çaji i malit


Flora dhe fauna e zonës së Kelmendit dhe Luginës së Bogës

Flora Si pjesë e rëndësishme e Alpeve, zona e Kelmendit dhe Luginës së Bogës - për herë të parë pjesë e një Parku Kombëtar – dallon gjithashtu për vlerat e larta të biodiversitetit, kryesisht të florës, pasuria e së cilës e konsideruar si ndër më të dendurat në Europë, vlerësohet në rreth 3500 lloje bimore, 800 nga të cilat u përkasin bimëve vaskulare. Disa prej bimëve si: Zhabina e Hajekut, Minuarcia e Velenovskit, Pjerëza e ndërmjetme, Kamaroshja e Dalmacisë etj., vlerësohet se rriten vetëm në luginën e Cemit.

Llojet më të përhapura të florës ahu (Fagus sylvatica) arneni(Pinus peuce) arra (Juglands regia) arrçi (Rhamnus fallax) bliri gjethegjerë (Tilia platyphyllos) bliri gjethekordë (Tilia cordata) boronica (Vaccinium myrtillus) bredhi i bardhë (Abies alba) bungbuta (Querqus pubescens) bungu (Querqus petrea) dardha e egër (Pyrus pyraster) dëllinja e zezë (Juniperus communis) frashëri i zi (Fraxinus excelsior) hormoqi (Picea abies) kamaroshja e Dalmacisë (Geranium dalmaticum) lajthia (Corrylus avellana) mëlleza (Ostrya carpinifolia) mështekna (Betula pendula) minuarcia e Velenovskit (Minuartia velenovski) mjedrra (Rubus idaeus) molla e egër (Malus sylvestris) murrizi njëbërthamësh (Crataegus monogyna) panja e malit (Acer pseudoplatanus) pjerëza e ndërmjeme (Rhamnus intermedius) qershia e egër (Cerasus avium) rrobulli (Pinus heldreichii) sanza (Gentiana lutea) shelgu industrial (Salix viminalis) shkoza e bardhë (Carpinus betulus) shkoza e zezë (Carpinus orientalis) trëndafili i alpeve (Rosa alpina) trëndafili i egër (Rosa canina) verri i bardhë (Alnus incana) verri i zi (Alnus glutinosa) vidhi i malit (Ulmus glabra) zambaku shqiptar (Lilium albanicum) zhabina e Hajekut (Ranunculus hayekii)

Sanza

Lloje të rralla bimësh të Alpeve në Luginën e Cemit, Vermosh dhe Bogë* Acanthus balcanicus Heywood etL,B.K.Richardson Adianthum capillus-veneris Alysoides utriculata (L.) Med Amelanchier ovalis Med. Antenaria dioica(L.) Gaertn. Arabis corymbiflora Vest. Armeria canescens (Host) Boiss. Aster alpinus L. Caltha palustris Caltha palustris L. Centaurea alba L. Centaurea candelabrium Hayek et Kos. Digitalis lanata Ehrh Dioscorea balcanica Edraianthus serpillifolius (Vis.) DC Edraianthus tenuifolius (Ëeldst. et Kit.) A.D.C. Galium parisiense L. Gentiana verna L. Geranim dalmaticum (G. Beck) Rech. Geranium dalmaticum Gladiolus illyricus Koch. Globularia cordifolia L. Helleborus multifidus Juglans regia Laburnum alpinum (Mill.) Berchtold et J. Presl. Micromeria cristata (Hampe) Griseb. Micromeria parviflora Minuartia velenovski Moehringia muscosa L. Moltkia petraea ratt.) Griseb. Nephrodium thelypteris (L.) Strempel Omalotheca pichleri Onosma stellulata Waldst. et Kit. Petasites doerfleri Petteria ramentacea Petteria ramentacea (Sieber) C.Presl. Phyllitis scolopendrium (L.) Newman Pinguicula hirtiflora Ten. Pinus heldreichii Christ Pinus sylvestris L. Primula officinalis (L.) Hill Ramonda serbica Ranunculus hayekii Ranunculus hayekii Dorfl. Ranunculus montana Rhamnus intermedius Rhamnus intermedius Steudel et Hochst. Saturea montana L. Saxifaraga grisebachii Deg. et Dorfl. Saxifraga marginata Sternb. Saxifraga paniculata Mill. Sedum rubens L. Sesleria robusta subsp. Scanderbegii Silene pusilla ssp. Albanica Silene pusilla ssp. albanica (K.Maly) Neumayer Silene pusilla ssp. pusilla Walds.t et Kit. Silene quadridentata subsp. Albanica Silene sendtneri Boiss. Tanacetum macrophyllum (Waldst. etKit.) Schultz Bip. Teucrium arduini Verbascum nicolai Rohlena Veronica officinalis L. Veronica urticifolia Jacq. Viola kosaninii (Deg.) Hayek Viola reichenbachiana Jordan Wulfenia baldaccii *) Të dokumentuara gjatë ekspeditave të përbashkëta të Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë


Vertebrorët Me gjak të ngrohtë apo të ftohtë, vertebrorët që gjenden në PK “Alpet e Shqipërisë” u përkasin të gjitha klasave: gjitarë, zogj, peshq, zvarranikë dhe amfibë, disa rendeve e shumë llojeve e nënllojeve. Grupin më të madh të vertebrorëve në Alpe e përbëjnë shpendët, ndërsa më të voglin peshqit. Peshqit Në ujërat e Shqipërisë janë evidentuar afro 450 lloje peshqish. Nga 8 lloje të gjetur në zonën e Alpeve, 7 lloje janë përfshirë në Shtojcën II të Direktives Europiane të Habitateve, 3 prej tyre edhe në Shtojcën 3 dhe një lloj në

Lloje jovertebrorësh në Alpe Acanthocephala 8 Annelida 126 Arachnida 356 Bryozoa 16 Cnidaria 33 Crustacea 391 Echinodermata 53 Gastrotricha 3 Insecta 4600 Mollusca 834 Myriapoda 119 Nematoda 167 Nematomorpha 1 Nemertina 4 Platyhelminthes 152 Porifera 62 Rotifera 112 Sipuncula 2 Tardigrada 1 Flutura Apatura iris (Linnaeus, 1758) Carterocephalus palaemon Colias caucasica balcanica Rebel, 1901 Dryas octopetala Erebia gorge Erebia triarius (de Prunner, 1798) Heteropterus morpheus Hipparchia semele (Linnaeus, 1758), H. Senthes Pyrgus andromedae Pyrgus andromedae (Wallengren, 1853) Butakë Arion subfuscus Balea biplicata Bulgarica vetusta Cochlodina laminata Daudebardia rufa Ena subtilis Helicigona apfelbecki bindzaensis Helicigona inflata Helicigona serbica Helix secernenda Herilla jabucica interrupta Herilla jabucica jabucica Lehmania marginata Limax cinereoniger Limax cinereoniger Macrogastra ventricosa Monachoides incarnatus Oxychilus depressus Paraegopis albanicus Petasina erjaveci Petasina erjaveci floerickei Protoherilla baleiformis baleiformis Protoherilla seudofallax Vestia roschitzi

Shtojcën 5. Sipas klasifikimit IUCN, 1 lloj është në rrezik kritik (CR), 1 lloj është klasifikuar si i rrezikuar (EN), 2 lloje janë përfshirë në kategorinë “Jo të shqetësuar-LC”, dhe një lloj është i njohur në mënyrë të pamjaftueshme (DD). Parku ofron mjedis të përshtatshëm për rritjen e disa llojeve të troftës, ndër të cilat, Trofta e Cemit (Salmo obtusirostris) dhe trofta e Drinit (Salmo farioides) janë endemike dhe kjo i rrit vlerat parkut, në kontekstin Ballkanik dhe më gjerë. Amfibët Ekspertët mendojnë se në “Alpet e Shqipërisë” strehohen 13 lloje amfibësh (nga 16 lloje të raportuar në rang vendi), një nga të cilët është përfshirë në Shtojcën II dhe 7 lloje në Shtojcën IV të Direktivës Europiane të Habitateve, sipas klasifikimit të IUCN. Asnjë prej amfibëve të parkut nuk konsiderohet i rrezikuar në nivel global; të 13 llojet klasifikohen në gjendje jo shqetësuese (LC). Në nivel kombëtar 1 lloj paraqitet i përkeqësuar (VU), 1 lloj pothuajse i rrezikuar (NT) dhe llojet e tjerë paraqiten jo të shqetësuar (LC). Zvarranikët PK “Alpet e Shqipërisë” strehon 29 lloje zvarranikësh (nga 38 lloje të raportuar në vend), prej të cilëve 9 janë lloje endemike të Ballkanit dhe 7 lloje janë të përfshira në Shtojcën II dhe 24 lloje në Shtojcën IV të Direktivës Europiane të Habitateve. Shpendët Në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” gjendet pothuajse gjysma e shpendëve të vendit, ose një total prej 155 llojesh, nga rreth 330 lloje të identifikuar sot në Shqipëri, ndërkohë që në vitin 1940 njiheshin rreth 272 lloje. Numri i lartë i llojeve i dedikohet sipërfaqes relativisht të madhe të parkut dhe heterogjenitetit të lartë të habitateve malore, që takohen në të. Prej 155 llojeve, 90 janë të përhershëm (R), 42 lloje janë veronjës (SV), 16 lloje janë migratorë apo kalimtarë (M) dhe 7 lloje vizitojnë parkun, gjatë stinës së dimrit (W). Në nivel global, prej 155 llojeve të shpendëve që gjenden në Alpe, 144 klasifikohen si lloje në gjendje joshqetësuese (LC), 5 lloje klasifikohen si lloje thuajse të kërcënuara (NT), 2 lloje klasifikohen si të rrezikuara (EN) dhe 2 lloje të tjerë me status të përkeqësuar (VU) sipas klasifikimit të Unionit Botëror të Ruajtjes së Natyrës (IUCN). Në nivel kombëtar, 8 lloje janë në rrezik kritik për zhdukje (CR), 6 lloje të tjerë janë të rrezikuar për zhdukje në një të ardhme jo të largët (EN) dhe 15 lloje janë me status të përkeqësuar (VU). 10 lloje shpendësh janë pothuajse të rrezikuar (NT), 9 lloje të tjerë shpendësh janë të njohur në mënyrë të pamjaftueshme (DD), dhe pjesa tjetër e llojeve paraqitet me status të sigurtë ruajtje. Njëherazi, 50 lloje prej shpendëve të Parkut janë të listuar në Aneksin I të Direktivës së Shpendëve, 14 lloje në Shtojcën II dhe një lloj në shtojcën III. Jobertebrorët Grupi më i madh i jovertebrorëve në PK “Alpet e Shqipërisë” përfaqësohet nga insektet. Më të përhapurat janë rendet Coleoptera, Orthoptera, Lepidoptera, Hymenoptera dhe Heteroptera. Fauna ujore e jovertebrorëve përbëhet nga larvat e insekteve, butakët njëkapakorë (Gastropoda) dhe butakët dykapakorë të ujërave të ëmbla (Bivalvia). *) Shih tabelën e llojeve kryesore të faunës, në faqen 5.

Mikroflora dhe mikrofauna

Fauna* Edhe në aspekt të faunës, zona e Kelmendit vlerësohet të jetë habitati i 131 lloje vertebrorësh, nga të cilët 64 zogj, 35 gjitarë, 20 zvarranikë, 8 amfibë dhe 4 lloje peshqish. Gjitarët më të përhapur në zonat përreth Seferçës, Vermoshit, Nikçit dhe Vuklit, por jo vetëm, janë: ariu i murrmë, rrëqebulli, dhelpra, shqarthi (kunadhja), zardafi, dhia e egër, kaprolli, ujku, derri i egër, lepuri, ketri etj. Ndër shpendët më të shpeshtë janë: stërqoket, gjeli i egër, sokoli, shkaba, qukapiku, bilbili etj., zvarranikët kryesorë janë breshka dhe nepërka, ndërsa peshku më i përhapur është trofta e Cemit (Salmo trutta).

Mikroflora Mikroalgat janë një grup heterogjen arbitrar ku përfshihen të gjithë organizmat bimorë njëqelizorë ose kolonialë që popullojnë pjesën e ndriçueshme të mjediseve ujorë të kapur në fund mbi substrate të ndryshme (fitobentosi) ose duke qëndruar pezull në ujë (fitoplanktoni). Në këtë kategori ka shumë grupe, por më të rëndësishmet për nga llojet dhe ekologjia janë diatometë (Bacillariophyceae), peridinetë (Dinophyceae), kokolitoforidet (Chrysophyceae), klorofitet (Chlorophyceae) dhe algat blu të gjelbra (Cyanophyceae). Këto organizma janë prodhuesit parësorë dhe përbëjnë nivelin e parë ushques në këto mjedise. Keto habitate zhvillohen shumë në fundin e pranverës dhe gjatë verës, ndërsa në dimër arrihet minimumi i tyre. Llojet e gjetura u përkasin ujërave përgjithësisht të ndoturamezosaprobe, me lëndë organike të lartë. Algat dhe mikroalgat gjejnë mjediset e përsosura për rritje në ujërat e ftohtë të lumejve dhe përrejve malorë të Vermoshit, Cemit, Lëpushës, Pajës etj. Njëra ndër algat tipike të këtyre ujërave është alga krizofite e ujërave të ëmbla Hydrurus foetidus, e cila dallohet nga erë karakteristike si e peshkut. Ajo rritet mbi gurë të zhytur në ujë, në përrenj me ujëra të kthiellëta dhe të ngopur me oksigjen. Mikrofauna Ndryshe nga flora e Shqipërisë dhe ajo e Alpeve të saj, fauna – dhe sidomos mikrofauna - është më pak e njohur. Disa prej nëndarjeve si Kriofauna, Kriptofauna dhe Limnofauna, Stygofauna dhe Troglofauna nuk kanë vëmendjen e duhur në studime. Megjithatë, duke përbërë rreth 95% të florës globale, jovertebrorët përfaqësohen me një numër prej afërsisth 1.3 milionë speciesh të identifikuara deri tani e që u përkasin të paktën 15 tipeve. Një “Dokument i Politikave Strategjike për Mbrojtjen e Biodiversitetit” i vitit 2015 evidenton rreth 7400 lloje të jovertebrorëve të njohur deri tani në Shqipëri. Listën e kryesojnë insektet dhe molusqet, ndërsa të tretët vijnë krustacët (gaforret, karkalecat etj) e më pas merimangat, akrepët. Ndërkohë që për disa gjini të këtyre grupeve, si fluturat, merimangat, kërmijtë etj. në Alpet Shqiptare janë kryer studime sporadike gjatë dekadave të fundit, për pjesën tjetër të mikrofaunës, përfshi nematodat, fungivoret etj. përditësimet mungojnë. Nuk ka ende një inventar të mikrofaunës që jeton nën dyshemenë e Alpeve apo në ujërat nëntokësorë, pa konsideruar këtu mikroorganizma interesantë si protistet, bakteret apo njëqelizorë si protozoarët e panumërueshëm.


Parku i Alpeve, i pasur me gjitarë të mëdhej Brenda PK “Alpet e Shqipërisë” mendohet se jetojnë 65 lloje gjitarësh nga rreth 70 sa vlerësohet se gjenden në Shqipëri, por rreth 47 prej tyre janë evidentuar, duke filluar nga gjitarët e vegjël e deri të mishngrënësit më të mëdhej. Gjitarët e vegjël dominohen nga lakuriqët e natës (me 26 lloje) prej të cilëve 21 lloje lakuriqësh nate vesh-miu (Fam. Vespertilionidae), katër lloje lakuriqësh nate hundëpatkua (Fam Rhinolophidae), dhe një lloj të familjes Tadaridae ose lakuriqët e natës bisht-lirë. Pas tyre me numrin më të madh të llojeve renditen brejtësit (Rendi Rodentia) me 14 lloje, ndjekur nga mishngrënësit (Rendi Carnivora) me 11 lloje, hundëgjatët (Rendi Soricomorpha) me 9 lloje, çift-thundrakët (Rendi Artyodactyla) me 3 lloje dhe dy rendet e tjera (Erinaceomorpha dhe Lagomorpha) me nga një lloj sejcili (Iriqi dhe Lepuri i egër). Me përjashtim të çakallit, 11 llojet e tjera të mishngrënësve të vendit tonë takohen në territorin e parkut. Një rëndësi të veçantë paraqet, prania e gjitarit të ujrave Lundërzës (Lutra lutra), e cila takohet në habitatet lumore të Valbonës, Shalës, Vermoshit dhe Cemit. Fauna e egër e parkut përfshin të tre llojet e thundrakëve të mëdhenj: Derri i egër (Sus scrofa), Dhia e egër (Rupicapra rupicapra balcanica) dhe Kaprolli (Capreolus capreolus). Brejtësit më të përhapur në PK “Alpet e Shqipërisë” janë: Ketri (Sciurus vulgaris), Miu kurrizkuq (Myodes glareolus), Miu gushëverdhë (Apodemus flavicollis), Miu bishtgjatë i pyllit (Apodemus sylvaticus), Miu I shtëpisë (Mus musculus), Miu i zi i gjirizave (Rattus rattus), Gjeri (Myoxus (Glis) glis) dhe Gjumashi i pyllit (Dryomys nitedula). Lloje të pritshëm gjitarësh të vegjël janë: Hundëgjati dhëmbëkuq (Sorex araneus), Hunëgjati dhëmbëkuq alpin (Sorex alpinus), Hundëgjati i ujrave (Neomys fodiens), Hundëgjati Mesdhetar i ujrave (Neomys anomalus) dhe Minjë i dëborës (Dynaromys bogdanovi, Chionomys nivalis). Një pjesë e madhe e tyre gjenden kudo në PK “Alpet e Shqipërisë”, pra edhe në territorin e Kelmendit dhe Shkrelit. Në nivel global, 1 (një) lloj Rrëqebulli i Ballkanit është i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje (CR), ndërsa dy lloje (Myotis capaccinii dhe Dynaromys bogdanovi) janë me status të përkeqësuar (VU). Pjesa tjetër e llojeve është e vlerësuar si më poshtë: 7 lloje si gati të rrezikuar (NT), një lloj është me status të pamfjatueshëm njohjeje (DD), 53 lloje janë të vlerësuar me status të ulët rrezikimi (LC) dhe një lloj është i pavlerësuar (NE) bazuar në klasifikimin e IUCN. Në nivel kombëtar 10 lloje janë rrezikuar (një lloj i rrezikuar në mënyrë kritike (CR), 3 lloje të rrezikuar (EN) dhe 6 lloje të përkeqësuar (VU), ndërsa 11 lloje të tjera konsiderohen me status të pamjaftueshëm njohjeje (DD) dhe pjesa tjetër e llojeve të gjitarëve paraqitet jo e rrezikuar apo me status të sigurtë ruajtjeje. Prej gjitarëve të parkut 18 lloje bëjnë pjesë në Aneksin II të Direktivës së habitateve, 33 lloje në Shtojcën IV dhe 5 lloje në Shtojcën V. dhe 4 lloje gjitarësh: Rrëqebulli i Ballkanit, Dhia e egër e Ballkanit, Miu i Feltenit dhe Miu i dëborës së janë endemikë të Ballkanit.

Llojet më të përhapura të faunës së Alpeve në Kelmend e Bogë Peshq trofta e Cemit (Salmo obtusirostris) trofta e Drinit (Salmo farioides) trofta e mermertë (Salmo trutta marmoratus) trofta me pika te kuqe (Salmo trutta montenegrinus) trofta ngjyrë kafe (Salmo trutta fario)

Amfibë

bretkoca barkverdhë (Bombina variagata) bretkoca e drurëve (Hyla arborea) bretkoca e përrenjve (Rana graeca) e bukura e dheut (Salamandra salamandra) salamandra e zezë (Salamandra atra atra) thithlopa e gjelbër (Bufo viridis) thithlopa e zakonshme (Rana temporaria temporaria) thithlopa ose zhaba e madhe (Bufo bufo) tritoni i Alpeve (Triturus alpestris alpestris) tritoni i zakonshëm (Lissotriton vulgaris) tritoni me kreshtë (Triturus cristatus carnifex)

Zvarranikë

bolla e shtëpisë (Zamenis longissimus) breshka e zakonshme (Testudo hermanni hermanni) bretkoca e kuqërremtë (Rana temporaria) bretkosa e pellgjeve (Pelophyllax kurtmuelleri) bretkosa kërcimtare (Rana dalmatina), gjarpri i butë (Coronella austriaca) gjarpri i i madh i ujit (Natrix natrix) gjarpri i vogël i shiut (Natrix tessellata) gjarpri i zi (Coronella austriaca austriaca) hardhuca e barit (Podarcis taurica) hardhuca e gurëve (Pordarcis erhardii veithi) hardhuca e mureve (Podarcis muralis) hardhuca e shkëmbinjve (Algyroides nigropunctatus) kakëzogëza (Anguis fragilis) nepërka e malit (Vipera berus) nepërka e vogël e malit (Vipera ursinii) nepërka me bri (Vipera ammodytes) shigjeta e gjatë (Coluber caspius) shigjeta e shkurtër (Coluber gemonensis gemonensis) zhapiu i gjelbër (Lacerta viridis) zhapiu i shpejtë (Lacerta agilis) zhapiu që lind këlyshë (Lacerta vivipara)

Shpendë

bishttundësi i malit (Motacilla citreola) bufi (Bubo bubo) drenja e malit (Arthus spinoletta) gjeli i egër (Tetrao urogallus) gjeraqina (Accipiter gentilis) gjeraqina e shkurtër (Accipiter nisus) grifsha(Garrulus glandarius) huti (Buteo buteo) kali i qyqes (Neophron percnopterus) korbi (Corvus corax) krahëthati (Falco peregrinus) kukuvajka (Athene noctua) kukuvajka e pyjeve (Strix aluco) lauresha me brirë (Eremaphila alpestrie) mëllenja (Turdula merula) orli me mjekër (Gypateus barbatus) pëllumbi i egër (Columba livia) pula me çafkë (Bonasa bonasia) qukapiku i përhimë (Picus canus) qukapiku i zi (Dryocopus martius) shkaba (Gyps fulvus) shkaba mjekërroshe (Gypaetus barbatus) shqiponja bishtvizuar (Hieraaetus fasciatus) shqiponja e maleve (Aquilla chrysaetos) shqiponja e vogël (Hieraaetus pennatus) shqiponja gjarpërngrënëse (Circaetus gallicus) Shqiponja perandore (Aquila heliaca) skifteri i drurëve (Falco subbuteo) skifteri i Mesdheut (Falco biarmicus) skifteri kthetërverdhë (Falco naumanni) skifteri kthetrazi (Falco tinnunculus) stërqoka e malit (Pyrhocorax graculus) thëllëza e fushës (Perdix perdix). thëllëza e malit (Alectoris graeca) tusha e madhe e malit (Turdus Viscivorus) zvarritësi krahëkuq (Tichodroma muraria)

Gjitarë

ariu i murrmë (Ursus arctos) baldosa (Meles meles) derri i egër (Sus scrofa) dhelpra (Vulpes vulpes) dhia e egër (Rupicapra rupicapra balcanica) gjeri (Myoxus glis glis) gjumashi i pyllit (Dryomys nitedula) hundëgjati dhëmbëkuq (Sorex araneus) hundëgjati dhëmbëkuq alpin (Sorex alpinus) hundëgjati i ujrave (Neomys fodiens) hundëgjati mesdhetar i ujrave (Neomys anomalus) kaprolli (Capreolus capreolus) ketri (Sciurus vulgaris) kunadhja (Martes foina) lepuri (Lepus europeus) lundërza (Lutra lutra) macja e egër (Felis silvestris) miu bishtgjatë i pyllit (Apodemus sylvaticus) miu gushëverdhë (Apodemus flavicollis) miu i dëborës (Chionomys nivalis). miu i gjirizit (Rattus rattus) miu i shtëpisë (Mus musculus) miu kurrizkuq (Myodes glareolus) nuselala (Mustela nivalis) rrëqebulli (Lynx lynx) ujku (Canis lupus) zardafi (Mates martes)


Inventari i biodiversitetit nga organizmat njëqelizorë në perandoritë e botës së gjallë

E bukura e dheut

vijon nga faqja 2

Duke konsideruar se secila Mbretëri mund të përmbledhë nga një deri në miliona lloje dhe se pothuajse për çdo vit inventarit të biodiversitetit global i shtohen rreth 17 mijë lloje – shumica e të cilëve nga taksonomistë amatorë, është e qartë se numri i llojeve në të cilat shfaqen format e jetës që njohim deri më sot në çdo habitat të planetit - që nga mbitoka e nëntoka, ajri, uji dhe nënuji - mund të jetë i krahasueshëm me numrin e yjeve në Gjithësi. Mirëpo për t’u kthyer te ndarja ende në fuqi e botës së gjallë në dy Mbretëri, Bimët përfaqësohen me rreth 382000 lloje, 283000 prej të cilave prodhojnë fara, dhe Kafshët me rreth 7.7 milionë lloje, ku dominojnë insektet me rreth 1.05 milionë lloje, rreth 85000 janë butakë dhe rreth 65000 janë kafshë vertebrore, dhe vetëm 4200 lloje prej tyre janë gjitarë. Në këtë kontekst, me vetëm 2% të sipërfaqes së përgjithshme të planetit dhe afro 6.8% të sipërfaqes tokësore të planetit, Europa ka pjesën e vet të kontributit në këtë biodiversitet. Megjithatë, për shumësinë e arsyeve që u dhanë më lart, ky kontribut mund të llogaritet vetëm në shifra të përafërta. Gjithmonë me përafërsi, Europa sot numëron rreth 135000 lloje gjallesah, nga të cilat 100000 janë kafshë jovertebrore (rreth 1000 lloje fluturash e insektesh të tjera, si dhe afërsisht 30000 lloje brumbujsh), 20000 janë bimë dhe 15 mijë lloje kafshësh të tjera. Në mesin e këtyre të fundit, në Europë jetojnë rreth 600 lloje shpendësh, afërsisht 260 lloje gjitarësh, 150 lloje zvarranikësh, 75 amfibësh, si dhe rreth 344 lloje peshqish të ujërave të ëmbla. Sado i pasur duket ky biodiversitet, në të vërtetë ato përfaqësojnë vetëm 0.3-1.54% të fondit të biodiversitetit të planetit, sepse aktiviteti i dendur njerëzor, si urbanizimi dhe industrializimi i kanë çuar habita-

tet dhe biodiversitetin e Europës në kufijtë e ekzistencës. Brenda dy dekadash (1990-2011), Europa ka humbur 50% të lllojeve të fluturave, si dhe të paktën 12-30% të disa llojeve të shpendëve, ndërsa që nga viti 2015, kontitentit i janë zhdukur 36 lloje kafshësh. Më e keqja është se edhe parashikimet nuk janë optimiste, pasi 1677 nga 15000 llojet e kafshëve të Europës (mbi 11%) kërcënohen me zhdukje dhe më të rrezikuarit janë butakët e tokës dhe të ujit, si dhe disa lloje peshqish. Sikurse edhe në të shkuarën e afërt, përgjegjësit kryesorë për këtë gjendje janë ato që lidhen me aktivitetin njerëzor, që nga ndryshimi i habitatit, ndotja, mbishfrytëzimi i burimeve natyrore, krijimi dhe përhapja e mbi 12000 llojeve të huaja, si dhe ndryshimet klimatike. Shtrirja e efektit të disa prej faktorëve të mësipërm shkon përtej kufijve politikë të vendosur nga njeriu dhe atyre gjeografikë të përcaktuar nga natyra. Kjo do të thotë se ndryshimet klimatike po ndikojnë habitatet dhe gjallesat në Shqipëri e Ballkan, po aq sa edhe në rajone të tjera të Europës. Mirëpo Shqipëria është ende në kohë në mos të për të ndalur, së paku për të ngadalësuar efektin e disa faktorëve që varen drejtpërdrejtë nga aktiviteti njerëzor, si ndryshimi i habitatetve, ndotja, mbishfrytëzimi i burimeve natyrore, si dhe përhapja e llojeve të huaja të faunës dhe florës, kryesisht të asaj të kultivuar. Ndonëse bujqësia intensive në Shqipëri është ende larg praktikimit të saj në shkallë industriale, ësthë detyrë e specialistëve që të ndërgjegjësojnë njerëzit për dëmin afatgjatë dhe vështirë të rikuperueshëm që i shkakton natyrës ndryshimi i habitateve apo përdorimi i kimikateve për bujqësinë dhe blegtorinë. Njëkohësisht me këtë detyrë vjen edhe ndërgjegjësimi dhe rritja e ndjenjës së krenarisë për marrëdhënien tradicionale të njeriut shqiptar me mjedisin, për të ruajtur kështu ekuilibrin e të mirave natyrore.

Nr. 33, Dhjetor 2023


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.