VIJA | 4 | LINE

Page 1

Zonat e Mbrojtura, gati për në Parlament

Nr. 4, 2016

Projektligji për Zonat e Mbrojtura

vijon nga numri i kaluar

3. Me anë të proçedurave të konkurrimit publik, përzgjidhet nga, AKZM personi juridik i specializuar për kryerjene studimit përkatës per plotesimin e kushteve nga ujvarat dhe kanionet qe ato te shpallen monument natyre mbi bazen e të cilit, realizohet propozimi për e tyre si monumente natyre. 4. Hyrja në shpella, eksplorimi dhe studimi i tyre nga subjekte te specilizuara, vendase ose te huaja, bëhen me miratim paraprak me shkrim te AKZM-së, pasi ajo eshte konsultuar me institucionet shtetërore, me institucionet shkencore me organizatat jofitimprurëse të specializuara dhe me bashkinë përkatëse. 5. Rregullat e hyrjes, eksplorimit dhe studimit të shpellave miratohen me udhëzim të ministrit me propozim te AKZM-së. 6. Zbulimi i shpellave të reja i njoftohet ministrisë dhe AKZM-së me raporte të hollësishme nga subjekti qe e ka zbuluar. AKZM-ja ben njoftimet per zbulimin dhe publikon te dhenat e studimieve qe gjykon se mund t’u interesojne grupeve të interesit. Eksploruesve u njihet dhe u sigurohet e drejta e autorësisë së zbulimit referuar legjislacionit në fuqi për të drejtën e autorit. 7. Rregullat, kriteret dhe procedurat, për perdorimin e shpellave per qellime turistike miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim te ministrit. 8. Per shpellat, kanionet e ujëvarat zbatohet shkalla më e lartë e mbrojtjes, duke mos cenuar mundesine e vizitimit të tyre për qëllime turistike. Neni 18 Rezervat natyror i menaxhuar ose Park Natyror (Kategoria IV) 1. Rezervat Natyror i Menaxhuar ose Park Natyror shpallen territoret jo shumë të medha, që përfaqësojnë zona me ndërhyrje aktive te njeriut për qëllime menaxhimi të llojeve dhe habitateve, në mënyrë që të garantohet ruajtja e habitateve dhe te plotësohen kërkesat specifike të llojeve me rëndësi rajonale e vendore, si dhe zonat që përdoren për qëllime studimore, edukative dhe kulturore.. 2. Në Parkun Natyror zbatohet shkalla e mbrojtjes që ka si objekt kryesor: a) ndalimin e ndryshimit te gjendjes natyrore të rezervave ujore, burimeve, liqeneve dhe sistemeve të zonave të lagura; b) sigurimin dhe ruajtjen e kushteve te habitatit të domosdoshme për mbrojtjen e llojeve të rëndësishëm, grup-llojeve, komuniteteve biotike ose karakteristikave fizike të mjedisit, që kërkon ndërhyrje të veçantë për një menaxhim optimal; c) lehtësimin e kërkimit shkencor dhe monitorimit mjedisor si aktivitete parësore të lidhura me menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore; ç) ngritjen e zonave të kufizuara për edukimin mjedisor të publikut, vlerësimin e karakteristikave të habitateve dhe të punës për menaxhimin e llojeve në natyrë; d) eleminimin, parandalimin e shfrytezimit dhe zënien e zonës me aktivitete që bien ndesh me qëllimet për të cilat ajo është marrë në mbrojtje; dh) t’u japë mundësi popullsisë lokale të përfshirë brenda zonës të sigurojne përfitime ekonomike si një nga objektivat e menaxhimit. 3. Duke marrë miratimin paraprak me shkrim të administratës së zonës së mbrojtur mund të ushtrohen veprimtaritë e meposhtme: a. lëvizja dhe parkimi i automjeteve jashtë rrugëve publike dhe vendeve të caktuara për parkim; b. mbledhja e bimëve, mineraleve, gjetjeve poleontologjike dhe e gurëve; c. ngritja dhe funksionimi i objekteve për qëllime ushtarake dhe mbrojtjeje. ç. vendosja e stendave, tabelave të të dhënave, reklamave, shenjave dhe posterave, me përjash-

tim të atyre që japin të dhëna për objektivat e mbrojtjes së rezervatit; d. Ngjitjet alpine, skitë, kampingjet dhe ndezja e zjarreve jashtë pikave të caktuara. 4. Rregullat e kalimeve te vizitorëve e turistëve për afate të shkurtra kohore, me qëllim respektimin e masave mbrojtëse të përcaktuara në planin e menxhimit i miraton me udhëzim të ministri me propozim të AKZM-së. Neni 19 Peizazh i mbrojtur (Kategoria V) 1. Peizazh i mbrojtur shpallen territore më të mëdha se 1000 ha, me peizazh harmonik e të formuar mirë, me reliev të zhvilluar karakteristik, me larmi ekosistemesh, detare ose tokësore, sipërfaqet brënda të cilave mund te kete edhe qëndra banimi qe zhvillojne aktivitete si bujqësia, pemëtaria, pylltaria, peshkim, shpallen. 2. Pejsazhi i mbrojtur menaxhohet për mbrojtjen e vlerave peizazhistike te zones, diversiteti biologjik, si dhe per shllodhje e argëtim. Kjo kategori përfshin toka/det/ujë në pronësi publike ose private 3. Në një peizazh të mbrojtur zbatohet shkalla e mbrojtjes që ka si objekt kryesor: a. të fuqizohet ndërveprimi harmonik i natyrës me kulturën për mbrojtjen e cilësisë të peizazhit, përdorimit tradicional të tokës, praktikave ndërtimore dhe manifestimeve sociale e kulturore karakteristike të zonës; b. të mbështesë ato mënyra jetese dhe aktivitete ekonomike që janë në harmoni me natyrën dhe ruajtjen e konstitucionit shpirtëror dhe kulturor të popullsisë lokale; c. të eleminojë ku është e domosdoshme dhe të parandalojë përdorimin e tokës dhe kryerjen e aktiviteteve që janë të papërshtatshme në përmasa dhe/ose përmbajtje; d. të krijojë mundësi për kënaqesi të publikut përmes shlodhjes dhe turizmit, në përputhje me karakterin dhe përmasat e karakteristikave thelbësore të zonës; e. të inkurajojë aktivitete shkencore dhe edukative, të cilat ndihmojne në zhvillimin dhe mirëqënien për një kohë të gjatë të popullsisë lokale dhe në sigurimin e mbështetjes së gjërë publike për mbrojtjen e mjedisit të zonave të mbrojtura të tilla; f. të sjell përfitime ekonomike dhe të kontribuojë në rritjen e mirëqënies së popullsisë lokale përmes shfrytëzimit të produkteve natyrore/si pyje dhe prodhimi i peshkut dhe shërbimeve/si uji i pastër ose të ardhura që vijnë nga format e përshtatshme të turizmit. 4. Veprimtaritë që ndryshojnë përdorimin e territorit si ndërtimet, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërhyrje për zona më të mëdha se 2 ha, ndërtimi i autostradave, i kanaleve lundruese dhe i zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me keto, lejohet të ushtrohen vetëm nëse subjekti qe kerkon te kryej veprimtarinë është pajisur me leje mjedisi. 5. Per ushtrimin e veprimtarive te poshtshenuara, eshte i mjaftueshem miratimi me shkrim i administratës së zonës së mbrojtur: a. përdorimi i kimikateve e pesticideve për tokat bujqësore. b. ndezja e zjarreve jashtë vendeve e pikave të caktuara; c. shpërndarja e kafshëve dhe e bimëve jovendase; ç. lëvizja me mjete trasporti jashtë rrugëve dhe vendeve të caktuara; ky rregull nuk zbatohet për automjetet dhe makineritë shtetërore, bujqësore e pyjore, të zjarrfikësve, autoambulancave, makinerive të shërbimeve veterinare dhe atyre të menaxhimit të ujërave; d. organizimi i garave me automjete, motoçikleta e biçikleta; vijon në faqen 2


ose llojit të kafshëve gjatë fazave në ciklet e tyre të jetës; d. Të ofrojë rregullisht praninë e individëve në një popullatë të një lloji ose nënllojesh të shpendëve ujorë dimërues e folenizues; e. Kur është një burim i rëndësishëm për ushqim për peshqit, vendosjen e vezëve dhe/ose rrugët e migrimit të tyre. 3. Kërkesat për mbrojtjen e habitateve, të llojeve të kërcënuara dhe endemike, të rrugëve të shtegtimit dhe kushtet e shumimit, kryhen në përputhje me dispozitat e ligjit “Për mbrojtjen e biodiversitetit” dhe të ligjit “Për mbrojtjen e faunës së egër”. 4. Ligatinat dhe tokat e lagëta si ekosisteme të trashëgimisë natyrore janë të patjetërsueshme dhe në to ushtrohen vetëm veprimtaritë tradicionale të bujqësisë, peshkimit, pyjeve dhe turizmi mjedisor. 5. Në zonën veçanërisht të mbrojtur si habitat i shpendëve ujore, është e ndaluar: a) Çdo lloj ndërhyrjeje me karakter ndërtimor ose veprimtari të tjera të çfarëdolloji në një largësi 200 m nga vija e ujit, duke përjashtuar ndërtimet me konstruksion te lehte druri apo materiali tjeter miqesor ndaj mjedisit. b) Veprimtaritë që sjellin dëmtime apo shqetësime për llojet e kafshëve e të shpendëve të egra dhe të peshqëve me banim të përhershëm, të përkohshëm dhe në rrugë-kalimet e shpendëve shtegtare e të emigrimit të peshqëve. 6. Per zonat Ramsar hartohen plane menaxhimi sipas kerkesave te ketij ligji. Neni 24 Rezervat e Biosferës 1. Rezerva të Biosferës shpallen zona relativisht të mëdha me ekosisteme tokësore, bregdetare dhe detare në të cilat, nëpërmjet menaxhimit të duhur të tokës, ruajtjes së ekosistemit dhe te biodiversitetit, ndërthurin shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore për përfitim të komuniteteve lokale. Këto zona bazohen mbi rregullat dhe principet e Programit “Njeriu dhe Biosfera” të konventës UNESCO,. 2. Tre qëllimet kryesore të Rezervave të Biosferës jane: a. ruajtja e shumëllojshmërisë natyrore dhe kulturore, b. sigurimi i modeleve të zhvillimit të qëndrueshëm i cili mbështet bashkë ekzistencen e popullsisë lokale me mjedisin prej të cilit varet jeta e tyre, c. kerkimi, monitorimi, edukimi dhe trajnimi. 3. Rezervat e Biosferës bazohen në tre komponent të ndarjes territoriale: a. zonat kufizuese të mbrojtura strikt, b. zonat buferike që rrethojnë ose vijojnë pas zonës kufizuese ku lejojn vetëm aktivitetet konservuese të pershtatshme, c. nje zone e ndermjetme fleksibel ku kryhen praktika te mbareshtimit te qendrueshem te burimeve natyrore. Neni 25 Zonat e veçanta të ruajtjes te rrjetit ekologjik te zonave me interes per komunitetin evropian 1. Zona të veçanta ruajtjeje shpallen zonat ku strehohen tipat e habitateve natyrore me interes për komunitetin evropian dhe të habitateve te llojeve me interes për këtë komunitet. Këto zona janë pjesë e rrjetit ekologjik kombëtar dhe mund të përfshijnë edhe zona të mbrojtura brenda rrjetit përfaqësues të zonave të mbrojtura, si dhe ekosisteme, habitate e peizazhe jashtë këtij. 2. Zona, rajoni biogjeografike apo llojet, që ndikojnë dukshëm në mirëmbajtjen apo rivendosjen e tipit të habitatit natyror, me interes për komunitetin evropian, ose me një status ruajtjeje të favorshëm, brenda rajonit apo rajoneve biogjeografike në fjalë shpallen zona të veçanta ruajtjeje me qëllim vendosjen e masave të nevojshme mbrojtëse për mbajtjen ose rivendosjen në një status të favorshëm ruajtjeje të habitateve natyrore ose të popullatave të llojeve, për të cilat është përcaktuar zona. Këto zona mund të jenë pjesë e rrjetit ekologjik brenda zonave të mbrojtura ose të lidhura më biokorridore me zonat të mbrojtura. 3. Në rrjetin e zonave me interes për Komunitetin Europian përfshihen zona të vecanta te ruajtjes për: a. habitatet dhe/ose llojet a. shpendet Neni 26 Kriteret e vlerësimit dhe shpalljes së zonave me interes për komunitetin europian 1. Vlerësimi i rëndësisë së zonave për çdo habitat natyror, përfshirë tipat e habitateve natyrore përparësore dhe llojet përparësore, kryhet sipas këtyre kritereve: A. Kriteret e vlerësimit të zonës për një tip të caktuar habitati natyror, me interes për komunitetin evropian: a) shkalla e përfaqësueshmërisë së tipit të habitatit natyror në zonën përkatëse; b) sipërfaqja e zonës së mbuluar nga tipi i habitatit natyror në raport me sipërfaqen e përgjithshme, të mbuluar nga ai tip habitati natyror, brenda territorit kombëtar; c) shkalla e ruajtjes së strukturës dhe funksioneve të tipit të habitatit natyror në fjalë dhe mundësitë e ripërtëritjes; ç) vlerësimi global i vlerës së zonës për ruajtjen e tipit përkatës të habitatit natyror. B. Kriteret e vlerësimit të zonës për një lloj, me interes për komunitetin evropian: a) madhësia dhe dendësia e popullatës së llojit të pranishëm në zonë në raport me popullatat e pranishme brenda territorit kombëtar; b) shkalla e ruajtjes së tipareve të habitatit, të cilat janë të rëndësishme për llojin në fjalë dhe mundësitë e ripërtëritjes; c) shkalla e izolimit të popullatës së pranishme në zonë në raport me shtrirjen natyrore të llojit; ç) vlerësimi global i vlerës së vendit për ruajtjen e llojit përkatës. 2. Në bazë të kritereve, të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni dhe të të dhënave përkatëse shkencore, ministri përgjegjës për mjedisin miraton listën e zonave shqiptare, duke përcaktuar tipat e habitateve natyrore, me interes për komunitetin evropian dhe llojet, me interes për këtë komunitet, autoktone për territorin shqiptar e që ndodhen në zonë. Në listë identifikohen ato zona, ku gjenden një ose disa tipa habitatesh natyrore përparësore ose lloje përparësore. 3. Për llojet e kafshëve, që gjenden në sipërfaqe të gjera, zonat përputhen me vendet brenda shpërndarjes natyrore të këtyre llojeve dhe përfaqësojnë faktorët fizikë dhe biologjikë, thelbësorë për jetën dhe riprodhimin e tyre. Për llojet ujore, që gjenden në sipërfaqe të gjëra, zonat propozohen vetëm në rastet kur janë qartësisht të identifikueshme dhe përfaqësojnë faktorët fizikë dhe biologjikë, të domosdoshëm për jetën dhe riprodhimin e tyre. 4. Lista dhe të dhënat përkatëse për çdo zonë i dërgohen Komisionit Evropian. Të dhënat përfshijnë hartën e zonës, emrin, vendndodhjen, shtrirjen dhe të dhëna të tjera, si rezultat i zbatimit të kritereve të përmendura në pikën 2 të këtij neni. Të dhënat paraqiten në formatin e miratuar prej komisionit. vijon në faqen 3

Çfarë parashihet të ndryshojë në Projetkligjin për Zonat e Mbrojtura

vijon nga faqja 1

e. praktika të përdorimit unik apo tradicional të tokës dhe organizime sociale që shprehen në vendbanime njerëzore, zakonet lokale dhe besimet fetare, Neni 20 Zonë e mbrojtur e burimeve të menaxhuara ose zonë e mbrojtur me përdorim të shumëfishtë (Kategoria VI) 1. Zona të mbrojtura të burimeve të menaxhuara shpallen territore që përfshijnë territore të gjëra, relativisht, të izoluara dhe të pabanuara, ku hyet me vështirësi ose territore që janë ende pak të populluara dhe që mund të jenë nën presion të vazhdueshëm për t’u populluar dhe përdorur më gjerësisht. 2. Këto zona përmbajnë kryesisht sisteme natyrore, që përcaktohen si të tilla që mbarështimi të sigurojë mbrojtje afatgjatë dhe ruajtje të diversitetit biologjik e në të njëjtën kohë një prodhim të qëndrueshëm të produkteve natyrore dhe shërbimeve që plotësojnë nevojat e popullsisë lokale. 3. Në një zonë të mbrojtur të burimeve të menaxhuara zbatohet shkalla e mbrojtjes që ka si objekt kryesor: a) të mbrojë dhe ruajë diversitetin biologjik dhe vlera të tjera të zonës për një kohë të gjatë; b) të kontribuojë në zhvillimin rajonal dhe kombëtar; c) të nxisë praktika mbarështruese për qëllime të prodhimit të qëndrueshëm; d) të mbrojë resurset gjenetike ose sisteme drufrutoresh me karakteristika natyrore; e) të mbrojë resurset natyrore bazë nga përdorimet për qëllime të tjera të tokës që mund të jenë dëmtuese për diversitetin biologjik të zonës. Neni 21 Zona te mbrojtura detare 1. Zonë e mbrojtur detare shpallet çdo sipërfaqe detare, bregdetare e nënujore/detare, shtrati i detit dhe ishujt, së bashku me ujin, florën, faunën, habitatet e peizazhin dhe karakteristikat historike, kulturore dhe arkeologjike, e destinuar për: a. Mbrojtjen e biodiversitetit, të ekosistemeve, habitateve dhe llojeve të rrezikuara dhe veçanërisht të kërcënuar në mënyrë kritike, të llojeve autoktone dhe ato migratore të faunës detare apo të shumëllojshmërisë gjenetike; b. Mbrojtjen e cilësisë së ujit, parandalimin dhe shkatërrimin e ndotësve; c. Mbrojtjen e peizazhit dhe të pasurive nënujore, bregdetare e fund detit; ç. Mbrojtjen e pasurive historike e kulturore; d. Ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike të gjallesave; dh. Mbrojtjen e natyrës dhe mbijetesën e llojeve gjatë zhvillimit të turizmit detar, bregdetar e nënujor, duke ruajtur habitatet e llojet; e. Restaurimin dhe rivendosjen e llojeve të kërcënuara dhe ekosistemeve të degraduara, veçanërisht për peshkimin dhe të gjallesave të tjera si rrjedhojë e veprimtarive me ndikim negativ dhe ndaj ndryshimeve klimatike; f. Përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore detare e bregdetare, ruajtjen afatgjatë dhe praktikat e peshkimit të qëndrueshëm tradicional; g. Zhvillimin e veprimtarive me qëllimin ruajtjen dhe menaxhimin e integruar te zones; h. Kërkim dhe monitorim për qellime shkencore. 2. Ne zonat e mbrojtura detare zbatohen nivelet e mbrojtjes të specifikuara në nenet perkatese te kategorive të zonave të mbrojtura dhe që përkojnë me objektivat e mbrojtjes. 3. Në këto zona jane te ndaluara të gjitha veprimtaritë të cilat: a. shfrytëzojnë, tjetërsojnë apo modifikojnë habitatet dhe llojet e gjallesave bregdetare e detare; b. Nxjerrin ose mbledhin elemente natyrore detare si të koraleve, bivalvoreve, dhe të pasurive të tjera biologjike e jo biologjike natyrore nënujore; c. Dëmtojnë shpellat dhe habitatet nënujore; ç. Marrin çfarëdo lloj kampioni detar, gjetjnë minerare dhe paleonotologjik, pastrojnë territore apo marrin shkëmbin dhe rërë nga funddeti per qellime te ndryshme nga ato shkencore, kerkimore apo te inventarizimit/evidentimit; ç. Ndërtojnë mbi e nën sipërfaqen e ujit të impianteve të akuakulturës dhe shfrytezimit te peshkimit; d. Hedhin inerte dhe mbetjeve urbane, derdhin ujëra të zeza të patrajtuara, e kimikate dhe hidrokarbure; dh. Marrina apo zhvendosin objekte me vlera historike e arkeologjike, me qellim kembim apo tregtim e këtyre objekteve. e. Tjetersojnë territorin e habitateve apo i peizazhit me ndërtime te perhereshme si dhe aktivitete minerare apo shfrytezi te gazit e naftes. Neni 22 Parqet Natyrore Bashkiake 1. Park Natyror Bashkiakë shpallet me Vendim të Këshillit Bashkiak, në kuptim të zonës së mbrojtur, një sipërfaqe brenda territorit administrativ të bashkisë 2. Parqet Bashkiake sigurojnë përdorim të qëndrueshëm të territorit dhe zhvillimin e veprimtarive, që i përshtaten karakterit të zonës dhe që lidhen ekskluzivisht me nevojat e komunitetit. 3. Miratimi i kritereve dhe proçedurave të shpalljes së parqeve natyrore bashkiake bëhet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të Ministrit. 4. Planet e menaxhimit të Parqeve Bashkiakë miratohen me Urdhër të ministrit dhe i dërgohet për zbatim bashkive. Sesioni V ZONA TË MBROJTURA ME INTERES NDËRKOMBËTAR Neni 23 Zonë veçanarisht e mbrojtur si habitat i llojeve të shpendëve ujorë (Zonat Ramsar) 1. Ligatinat, kënetat, moçalishtet, sipërfaqet ujore natyrore me ujë të ëmbël, të njelmët ose të kripur, të përhershme apo të përkohshme, që përfaqësojnë bioqendra dhe biokorridore me rëndësi rajonale e kombëtare, për vlerat e tyre biologjike, ekonomike, sociale dhe si pasuri të trashëgimisë natyrore, shpallen zonë veçanërisht e mbrojtur si habitat i llojeve të shpendëve ujore dhe përfshihet në listën e ligatinave me rëndësi ndërkombëtare 2. Nje zonë veçanërisht e mbrojtur për ruajtjen e habitateve të llojeve gezon te pakten nje nga vecorit e meposhtme : a. Përfaqësues, i rrallë, ose shembull unik i një lloji natyror i gjetur brenda rajonit përkatës biogjeografik; b. Të konsiderohet i rëndësishëm në qoftë se mbështet plotësisht mbrojtjen e llojeve të rrezikuar, ose të rrezikuara në mënyrë kritike ose të kërcënuara të komuniteteve ekologjike; c. Të jetë i rëndësishëm në qoftë se mbështet popullata të bimëve dhe/ose të kafshëve për ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike të një rajoni të veçantë biogjeografik; ç. Të ofrojë kushte ripërtëritje natyrore, qetësi, strehimi, folenizim dhe shumimi për llojet bimore dhe/

Ministria e Mjedisit dhe AKZM ka hartuar Draft-ligjin e Zonave të Mbrojtur. Ky ligj do të hapë rrugën për të rikonceptuar dhe ridimensionuar Zonat Mbrojtura. Deri tani janë mbajtur 8 dëgjesa publike me të gjithë aktorët e mundshëm, duke marrë mendimin e të gjithë të interesuarve në të gjithë vendin. Dëgjesat Publike janë kryer me komunitetet, përfaqësuesit e pushtetit vendor, OJF-të lokale dhe Administratat e Zonave të Mbrojtura në qytetet si Shkodër, Vlorë, dhe Librazhd, Kukës, Korçë, si dhe në Tiranë, si dhe me ekspertët e mjedisit, shoqërinë civile dhe universitetet dhe së fundi me donatorët. Nga konsultimet dhe dëgjesat me qytetarët, ekspertët, partnerët ndërkombëtarë dhe donatorët ka një rëndësi të veçantë propozimi që është bërë në këtë ligj të ri, që çdo e ardhur që gjenerohet nga aktivitetet që ushtrohen në këto zona të mbrojtura të menaxhohen direkt nga AKZM. Kjo pavarësi dhe ndryshim i propozuar për menaxhimin financiar të të ardhurave në rast se do të miratohej do të conte zonat e mbrojtura në një të ardhme të afërt drejt një standardi evropian menaxhimi. Projektligji i ri ka si objekt shpalljen, ruajtjen, administrimin, menaxhimin, përdorimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura dhe të burimeve të tyre natyrore e biologjike në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Ai do të ketë disa risi, nga të cilat: 1. Përmirësimi i sistemit të Zonave të Mbrojtura, duke përcaktuar qartë objektivat e ruajtjes së një zone dhe shkallet e mbrojtjes që do të lidhen me nënzonat; 2. Përcaktimi i planit të menaxhimit, si dokumenti bazë i punës në zonë dhe rritjen e shkallës se miratimit të tij nga institucione kolegjiale (KKT); vijon në faqen 4


vijon nga faqja 2

5. Rregullat për shpalljen e zonave të veçanta të ruajtjes miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 27 Objektivat dhe elementet e rrjetit ekologjik te zonave me rendesi per komunitetin evropian 1. Rrjeti ekologjik i zonave me rendesi per komunitetin evropian (SCIs) perbehet nga rrjeti e zonave te mbrojtjes dhe konsiston ne ka objektiv mbajtjen ose rivendosjen e një statusi të favorshëm ruajtjeje për ekosistemet, habitatet dhe peizazhet. Ky rrjet dhe konsistojnë në Zonat e Rëndësisë së Veçantë sipas Direktivës së Habitateve dhe Zonat e Mbrojtjes së veçantë sipas Direktivës së Shpendëve. 2. Rrjeti ekologjik formohet nga: a) zona qendrore, me rëndësi evropiane për ruajtjen e diversitetit biologjik, që përfshijnë ekosisteme natyrore e gjysmënatyrore, habitate dhe peizazhe; b) korridoret, për të përmirësuar lidhjen e zonave qendrore, duke mbështetur lëvizjen e llojeve; c) zonat buferike, për të mbështetur dhe mbrojtur rrjetin ekologjik nga ndikimet e jashtme dhe ku brenda tyre të promovohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe ekologjik. Neni 28 Zhvillimi, planifikimi, bashkërendimi dhe drejtimi i rrjetit 1. Ministria ne bashkëpunim me AKZM bashkërendon punën për ngritjen dhe funksionimin e rrjetit ekologjik te zonave me rendesi per komunitetin evropian. 2. Planifikimi, bashkërendimi dhe drejtimi i rrjetit ekologjik te zonave me rendesi per komunitetin evropian specifikohen në planin e administrimit të rrjetit, i cili ripunohet periodikisht dhe vihet në dispozion të organeve shtetërore dhe shoqërisë civile. 3. Plani i administrimit të rrjetit përcakton: a) objektivat e rrjetit; b) kontributin e secilit element të rrjetit për të arritur këta objektiva; c) mangësitë e rrjetit; ç) planveprimin për të arritur objektivat. Neni 29 Menaxhimi i zonave të veçanta të ruajtjes 1. Ne zbatim te neni 6 te Direkties 2000/60/EC e Parlamentit Evropian dhe te Këshillit e datës 23 Tetor 2000, Ministria përgatit database-in në format GIS për zonat e veçanta që duhet të shpallen të mbrojtura. 2. Për zonat e veçanta të ruajtjes, ministria merr masa mbrojtëse, ku përfshihen planet menaxhuese të hartuara për zonat ose të integruara në plane të tjera zhvillimi, si dhe masa juridike, administrative, teknike, në përputhje me kërkesat ekologjike të tipave të habitateve natyrore dhe të llojeve, me interes për komunitetin evropian. Seksioni VI VEPRIMTARITË EKONOMIKE NË ZONAT E MBROJTURA Neni 30 Veprimtarite qe lejohen pasi te jene pajisur me leje 1. Ne zonat e mbrojtura detare, lejohen te ushtrohen pasi te jene pajisur me leje, veprimtarite e meposhtme : a. Studime e kërkime shkencore, përfshi dhe ato të fushës së trashëgimisë kulturore; b. Monitorime të gjendjes mjedisore, te ekosistemit, te habitateve dhe të llojeve floristike e faunistike; c. Zhytjet dhe turizmi nënujor i qendrueshem me metoda miqesore ndaj mjedisit. ç. Ndertime turistike te perkoheshme, sezonale me konstruksione te lehta, miqesore ndaj mjedisit. 2. Përjashtim nga ky rregull bëjnë veprimtarite ushtarake, të cilat mund të shtrohen edhe janë pajisur me leje mjedisore. Neni 31 Peshkimi në zonat e mbrojtura detare e bregdetare 1. Në zonat e mbrojtura detare e bregdetare është i ndaluar peshkimi për qëllime tregtimi, referuar ligjit Nr. 64/2012, datë 31.05.2012 “Për peshkimin”. Peshkimi tregtar lejohet vetem në zonat e mbrojtura detare e bregdetare pjesë e kategorive IV, V dhe VI, pas miratimit me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKZM-së të kushteve që duhet të zbatojë peshkimi. 2. Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, peshkimi në lagunat bregdetare, i cili rregullohet me ligjin Nr. 64/2012, datë 31.05.2012 “Për peshkimin”, përpara se te aprovohet si aktivitet, merr miratimin e AKZM-së. Ne rastet kur aktiviteti është duke u kryer sepse është miratuar apo eshte kontraktuar me pare, rregullat do të përcaktohen ne marreveshjen midis subjektit qe ushtron veprimtarine e peshkimit dhe AdZM-së që mbulon zonen e mbrojtur detare a bregdetare, mbi bazën e objektivave të mbrojtjes së zonës, kerkesave te planit te menaxhimit te saj dhe lejes së dhënë per peshkimin. KREU III NDRYSHIMI I ZONAVE TË MBROJTURA Neni 32 Heqja dhe ndryshimi i statusit te zonës së mbrojtur 1. Një zone të mbrojtur i hiqet ose i ndryshohet statusi i mbrojtjes, sipas këtij ligji, kur kanë ndryshuar rrethanat dhe qëllimi për të cilat ajo e fitoi këtë status. 2. Heqja e statusit të një zone të mbrojtur bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit, pas marrjes së mendimit nga institucionet e specializuara, nga bashkia, organizatat jofitimprurëse dhe nga pronarët privatë kur në zonën e mbrojtur jane përfshire edhe pronat e tyre, si dhe nga subjektet qe kryejn veprimtari ne zone te pajisur me leje mjedisi. 3. Në propozimin për heqjen e statusit të një zone të mbrojtur do të përfshihen: a) argumentimi për heqjen e statusit; b) vlerësimi i ndikimit në mjedis, që pasqyron ndikimin në kategorizimin ekzistues të zonës së mbrojtur në biodiversitetin dhe ne popullatat ose bashkësitë vendore; c) përshkrimi i masave zbutëse; ç) rezultatet e proceseve të bashkërendimit dhe këshillimit me grupet e interesit të shoqërisë civile, veçanërisht me popullatat ose bashkësitë brenda dhe përreth zonës së mbrojtur, duke përfshirë një përmbledhje të komenteve të marra dhe reflektimin në propozim. Neni 33 Ndryshimi i siperfaqes 1. Miratimi i ndryshimit të siperfaqes se zones se mbrojtur, zgjerimi ose pakesimi i saj, behet me vendim te Keshillit te Ministrave, sipas propozimit te ministrit ku argumentohet nevoja e ndryshimit konkret qe do permiresoje rrjetin dhe mbrojtjen e zones.

2. Per ndryshimin e siperfaqes se zones, Ministria, AKZM dhe AdZM zhvillon konsultime me komunitetin vendas, me pronaret pronat e te cileve, sipas rastit perfshihen ose hiqen nga siperfaqja e zones, me subjektet qe ushtrojne veprimtari brenda zones, me organet e qeverisjes vendore ku shtrihet zona dhe argumenton nevojen e ndryshimit. KREU IV STRUKTURAT E MENAXHIMIT TE ZONAVE TE MBROJTURA Neni 34 Ministria 1. Ministria përgjegjëse për zonat e mbrojtura është institucioni qëndror politikbërës për mbrojtjen dhe administrimin e zonave të mbrojtura në Republikën e Shqipërisë. 2. Ministria është institucioni përgjegjës për propozimin e shpalljes së krijimit, ndryshimit dhe heqjes të zonave të mbrojtura, miratimin e hartimin e planeve të menaxhimit të tyre, zonimin, rritjen e sipërfaqes, rishikimit te statusit te ZM-ve. 3. Detyrat kryesore të Ministrisë janë: a. Identifikimi i masave që lidhen me administrimin e zonave të mbrojtura ekzistuese, klasifikimin e tyre, të rrjetit ekologjik, të zonave Ramsar, identifikimin e zonave të reja dhe procedurat për shpalljen e tyre. b. Koordinimi i punës për kryerjen e studimeve, konsultimeve dhe hartografimit, për shpalljen e zonave të reja të mbrojtura. c. Koordinimi i punës për identifikimin dhe vlerësimin e habitateve me interes ruajtje për llojet e faunës së egër. d. Sigurimi dhe përgatitja e politikave kombëtare për menaxhimin e rrjetit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë. e. Transpozimin dhe zbatimin e acquis mjedisor të BE-së në lidhje me zonat e mbrojtura. f. Propozimi për shtimin e zonave të mbrojtura dhe përfshirjen e tyre në rrjetin kombëtar. g. Kontribuon dhe koordinon përgatitjen e planeve të menaxhimit për zonat e mbrojtura për zbatimin e tyre. h. Miraton dhe publikon planin e zonave që do të shpallen të mbrojtura ne vitin pasardhes. i. Miraton objektivat për monitorimin e zonave të mbrojtura dhe koordinon punën për realizimin e tyre. Neni 35 Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura 1. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) është institucioni qëndror shtetëror përgjegjës për zonat e mbrojtura në varësi të Ministrit, dhe është përgjegjëse për administrimin dhe kontrollin e tyre në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. 2. AKZM-ja ka statusin e Drejtorisë së Përgjithshme, në nivel qendror, ndërsa në nivel vendor organizohet ne baze qarku, sipas administratave rajonale të zonave të mbrojtura. 3. Drejtori i përgjithshëm i AKZM emëroret me Urdhër të Kryeministrit me propozim të Ministrit, ndërkohë që funksionet, përbërja, pergjegjesite, te drejtat dhe detyrat e Agjencise si organ qendror i specializuar per zonat e mbrojtura dhe institucioneve të vartësisë së saj, parashikohen shprehimisht ne kete ligj si dhe miratohen me vendimin e Këshillit të Ministrave përkatës me propozim të ministrit. 4. Struktura dhe organigrama e AKZM-së dhe institucioneve të vartësisë së saj miratohet me Urdhër të Kryeministrit 5. Detyrat kryesore të AKZM-s përfshijnë: a. Udheheqjen, drejtimin, organizimin dhe kontrollin e vazhdueshem te strukturave te zonave te mbrojtura qe ka ne varesi; b. Aktualizimin dhe dinamizimin e permbajtjes se mbrojtjes e te menaxhimit te zonave, nepermjet kultivimit te koncepteve, praktikave e skemave bashkekohore qe perdoren nga vendet e perparuara ne punen me zonat e mbrojtura. c. Menaxhimin dhe administrimin e rrjetit të zonave të mbrojtura, habitateve dhe llojeve natyrore e gjysmënatyrore me interes të ruajtjes, ne perputhje me legjislacionin mjedisor shqiptar ne fuqi, si dhe me konventat e marrëveshjet ndërkombëtare mjedisore; d. Krijimin dhe zbatimin e sistemit dokumentar te formatuar e te standartizuar me te cilin punojne strukturat menaxhuesete zonave te mbrojtura ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise; e. Krijimin e Skedarit Portalit dhe Databazes Kombetar te Zonave te mbrojtura, si pjese e vecante e Portalit Skedarit Kombetar te Mjedisit f. Kryerjen e analizave e pergjithesimeve periodike per problemet baze te zonave te mbrojtura dhe informimin e vazhdueshem te ministrit. g. Krijimin dhe zbatimin e metodologjise per hartimin e planeve te menaxhimit të zonave të mbrojtura. h. Organizimin dhe drejtimin e veprimtarive per te pergatitur nga ana praktike, materiale, metodike, dokumentare zonat e mbrojtura qe ato te behen sa me shpejt te vizitueshme dhe te ofrojne sa me shume lloje sherbimesh cilesore per vizitoret dhe turistet. i. Mban lidhjet me sekretariatet e konventave e të protokolleve në fushën e zonave të mbrojtura j. Gjallerimin e edukimit mjedisor dhe ndërgjegjësimin e komuniteteve lokale e te publikut ne teresi për zonat e mbrojtura; k. Promovimin e formave, metodave, menyrave racionale per grumbullimin regjistrimin, perpunimin dhe shperndarjen e informacionit per zonat e mbrojtura. l. Zgjerimin e lidhjeve me organet e qeverisjes vendore per te rritur rolin e tyre ne zbatimin e kerkesave te ketij ligji per zonat e mbrojtura qe kane ne territoret ku ushtrojne veprimtsrine, m. Ndihmesen profesionale te kualifikuar per qeverisjet vendore qe ne administratat e tyre te funksionojeedhe nje njesi e specializuar per mjedisin vendor n. Forcimin e lidhjeve me institutet, katedrat e laboratoret e universiteteve publike e private, permes lehtsimit te procedurave dhe thjeshtezimit te praktikave qe mundesojne zgjerimin e punes se tyre kerkimore-shkencore ne dobi te zonave te mbrojtura dhe rrit karekterin shkencor te menaxhimit te tyre. o. Forcimin e lidhjeve dhe te bashkepunimeve me strukturat homologe te fqinjeve te vendeve te rajonit, shkembimine iformacioneve me to, organizimine veprimtarive te perbashketa dhe zbatimin ne terrenin shqiptar te pervojave te tyre me te mira. p. Miratimin e veprimtarive në zonat e mbrojtura, si pjesë e proçesit të pajisjes me leje mjedisiper veprimtarite qe kane ndikim ne mjedis ne zonat e mbrojtura. q. Mbështetjen dhe zhvillimin e aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike brenda zonave të mbrojtura. r. Menaxhimin financiar të rrjetit të zonave të mbrojtura. s. Krijimin dhe zbatimin e programeve te kualifikimit profesional te specialisteve te zonave te mbrojtura, ne perputhje me gradat e shkallet qe ata ngjisin gjate karieres se tyre profesionale.

6. Rregullorja e brendshme e organizimit dhe funksionimit të AKZM-s dhe institucioneve të vartësisë së saj miratohet me urdhër të ministrit dhe propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të AKZM-së Neni 36 Administratat rajonale te zonave të mbrojtura 1. Administratat Rajonale te Zonave të Mbrojtura (AdZM) janë institucione, në varësi të AKZM-së me seli në çdo qark dhe perbejne rrjetin institucional vendor te specializuar që zbatojnë detyrat për mbrojtjen dhe zhvillimin e zonave të mbrojtura qe ndodhen ne qark. 2. Administrata e zonës së mbrojtur është organi shtetëror, që ngarkohet për administrimin e kontrollin dhe mbarëvajtjene një zone të mbrojtur, pasi ngarkohet me keëtë detyrë nga vendimi i Këshillit të Ministrave qe shpall zonën konkrete te mbrojtur. 3. Me propozim te ministrit, Keshilli i Ministrave miraton vendimin “Per statusin, pergjegjesite dhe fuksionet e renxhersave ne ruajtje te zonave te mbrojtura”. 4. Veprimtaria e administratës së zonës së mbrojtur pasqyrohet ne dokumenta standarte formatin e të cilave e miraton me urdhër Drejtori i Përgjithshëm i AKZM-së . 5. Me propozim te AKZM, ministri miraton rregulloret tip per veprimtarine e administrates per administrimin e zones. Mbi bazen e saj, administrata harton rregulloret konkrete qe miratohen nga AKZM. Neni 37 Bashkitë 1. Bashkitë zbatojnë kerkesat e ketij ligji dhe te ligjeve te tyre organike në lidhje me zont e mbrojtura brenda territorit administrativ ku ushtrojne veprimtarine e tyre, 2. Gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre bashkitë në lidhje me zonat e mbrojtura, bashkëpunojnë me Administratën Rajonale të zonave të mbrojtura dhe me admninistratën e zonave përkatëse. 3. Per te zbatuar me efektivitet kerkesat e ketij ligji dhe te legjislacionit mjedisor ne fuqi, bashkitë, sipas hapsirave qe u krijon ligji organik dhe mundesive praktike, ne perberje te administrates se tyre krijojne njesine e mbrojtjes se mjedisit të saj. 4. Njesia e mbrojtjes se mjedisit pranë bashkisë ka të drejtë t’u kerkojë subjekteve qe ushtrojne veprimtari ne territorin e saj qe ata: a. Te zbatojne me perpikmeri kerkesat e legjislacionit mjedisor ne veprimtarine qe ushtrojne; b. Te respektojne normat dhe standartet e shkarkimeve ne mjedis; c. Te ruajne me perparesi zonat e mbrojtura me te gjithe perberesit e vet, nga ndikimet e mundshme negative te veprimtarise qe ushtrojne; ç. Te hartojne dhe te perditesojne planet dhe programet per perballimin e aksidenteve e te emergjencave, si dhe te sqarojne publikun si te veproje ne raste aksidentesh qe mund te ndodhin ne veprimtarine e tyre; d. Ti japin vijimisht informacione dhe te dhena publikut te zones per veprimtarine qe ushtrojne; e. Te pergatisin dhe te dorezojne ne njesi, brenda afateve dhe modeleve te caktuara, te dhena e informacione qe kerkohen prej saj. 5. Çdo administrate e zonave te mbrojtura do të bashkëpunojë dhe do të mbajë lidhje institucionale me bashkitë me qëllim mbrojtjen e zonave të mbrojtura 6. Administrata e zonave te mbrojtura informon periodikisht strukturen e bashkisë qe merret me mjedisin: a. me te dhena e informacione per zonat e mbrojtura; b. me dokumenta, analiza, studime te realizuara per zonen e mbrojtur: c. me njoftime per demtime te ndodhura apo te mundshme e per masat qe duhen marre per te mbrojtur zonen prej tyre;; ç. me ankesat, verejtjet e sugjerimet e komunitetit per menaxhimin dhe ruajtjen e zones se mbrojtur, d. me Listen e veprimtarive qe ushtrohen ne zonen e mbrojtur dhe rreth saj dhe me rreziqet qe mund ti vine zones nga secila prej tyre; e. me planin e saj mujor te veprimtarive ne te cilat kerkohet edhe prania e perfaqesuesve te qeverisjes vendore. f. me raportin vjetor te analizes te punes nje vjecare me zonen e mbrojtur, per te cilin insiston te merret ne analize nga Keshilli i Qarkut, ne nje nga mbledhjet e tij. Neni 38 Komitetet e Menaxhimit 1. Për të ndjekur zbatimin e planeve të menaxhimit në zonat e mbrojtura, ngrihen Komitetet e Menaxhimit me përbërje nga bashkia brenda territorit administrativ të të cilit ndodhet zona e mbrojtur, nga institucione vendore qe kane lidhje direkte me to, si te bujqesise, te turizmit, te infrastruktures dhe drejtohen nga Prefekti. 2. Me propozim te ministrit, Këshilli i Ministrave miraton vendimin per përbërjen, funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë e komiteteve te menaxhimit te zonave te mbrojtura. 4. Komiteti funksionon sipas Rregullores qe aprovohet nga vetë ai dhe rolin e Sekretariaitt Teknike per te, e luan Administrata e zonës së mbrojtur, e cila administron gjithe dokumentacionin qe pasqyron punen e Komitetit. KREU V PLANET E MENAXHIMIT Neni 39 Hartimi dhe miratimi i Planit te Menaxhimit të zonës së mbrojtur 1. AKZM-ja, në bashkëpunim me ministrinë dhe ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, organizat mjedisore, dhe me pronarët privatë pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur, hartojnë për secilën zonë të mbrojtur planin e menaxhimit të saj. 2. Zonimi i hartuar si pjesë e dokumentit të planit të menaxhimit të zonave të mbrojtura miratohen me vendim të KKT-së me propozimin e ministrit të mjedisit. 3. Objektivat dhe kerkesat e planeve te menaxhimit të zonave të mbrojtura, merren parasysh gjatë hartimit të politikave, planeve dhe programeve sektoriale që lidhen me to dhe integrohen në vendimmarrjet kombëtare, rajonale e vendore qe prekin zonat e mbrojtura. 4. Planet e menaxhimit të zonës së mbrojtur përfshijnë të paktën: a) objektivat e menaxhimit të zonës së mbrojtur; b) mekanizmat dhe autoritetin drejtues, si të AKZMsë, ashtu edhe të organeve të tjera shtetërore ose të organizatave të tjera ose personave juridikë e fizikë; c) proçeset dhe kategoritë e veprimtarive që janë kërcënuese për zonën e mbrojtur, duke përfshirë edhe zonat rrethuese; ç) masat rregullatore ose administrative që nevojiten për të shmangur ose pakësuar kërcënimet e identifikuara; d) veprimtaritë e lejuara brenda zonës së mbrojtur; dh) veprimtaritë e duhura për zonat përreth, duke përfshirë ato në zonat buferike dhe më tej;


te zjarrfikësve; gj) vozitja me barka, kanoe dhe mjete te tjera lundrimi; h) riprodhimi intensiv i llojeve të faunës së egër objekt gjuetie. Nënzona qendrore B Në nënzonën qëndrore B të një zone të mbrojtur, zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes ku janë të ndaluara : a) shfrytëzimi i tokës me teknologji intensive, me mjete dhe mënyra qe shkaktojnë ndryshime rrënjësore ne biodiversitet, ne strukturën dhe funksionet e ekosistemeve ose qe dëmtojnë ne mënyrë te pandreqshme sipërfaqen e tokës; b) neutralizimi i mbetjeve me origjine jashtë territorit te parkut kombëtar; c) shpërndarja e kafshëve dhe e bimëve jovendase, kur ato sjellin ndryshime ne biodiversitetin e zonës; ç) riprodhimi intensiv i kafshëve te gjahut, me përjashtim te riprodhimeve shpëtuese; d) ndërtimi i rrugëve, autostradave, hekurudhave, zonave urbane, linjave te tensionit te larte dhe sistemeve te naftës dhe gazit me shtrirje te gjate; dh) larja dhe spërkatja e rrugëve me kimikate; e) mbjellja e pyjeve monokulture; ë) ndezja e zjarreve jashtë vendeve e pikave te caktuara; f) lëvizja e mjeteve te transportit jashtë rrugëve te caktuara; g) gjuetia me ushqime te helmuara; gj) nxjerrja e mineraleve, gurëve, torfave me përjashtim te gurëve dhe rërës për mirëmbajtjen e parkut; h) veprimtari masive sportive, turistike, jashtë pikave te caktuara; i) organizimi i garave me automjete e motoçikleta. Neni 46 Nënzona e përdorimit tradicional Në nënzonën e përdorimit tradicional të një zone të mbrojtur, zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes ku janë të ndaluara : a) ndryshimi i gjendjes natyrore te rezervave ujore, burimeve, liqeneve dhe sistemeve te zonave te lagura; b) depozitimi i kimikateve; c) lëvizja dhe parkimi i automjeteve jashtë rrugëve publike dhe vendeve te caktuara për parkim; ç) mbledhja e bimëve, mineraleve, gjetjeve poleontologjike dhe e gurëve; d) ngritja dhe funksionimi i objekteve për qëllime ushtarake dhe mbrojtjeje. dh) vendosja e stendave, tabelave te te dhënave, reklamave, shenjave dhe posterave, me përjashtim te atyre qe japin te dhëna për objektivat e mbrojtjes se rezervatit; e) ngjitjet alpine, skitë, kampingjet dhe ndezja e zjarreve jashtë pikave te caktuara. Neni 47 Nënzona e përdorimit të qëndrueshëm dhe e rekreacionit 1. Ne nenzonen e perdorimit te qendrueshem dhe të rekreacionit të një zone të mbrojtur, zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes ku jane te ndaluara : a) mbjellja e pyjeve monokulture; b) neutralizimi i mbetjeve dhe ndezja e zjarreve jashtë vendeve e pikave te caktuara; c) shpërndarja e kafshëve dhe e bimëve jovendase; ç) gjuetia me ushqime te helmuara; d) ndërtimi i autostradave, i kanaleve lundruese dhe i zonave urbane; dh) lëvizja me mjete transporti jashtë rrugëve dhe vendeve te caktuara. 2. Në nënzonën e rekreacionit të një zone të mbrojtur, ushtrohen veprimtari qe kanë karakter turistik, çlodhes e argtues dhe që nuk tjetërsojnë sipërfaqen e nenzones për qëllime të tjera ekonomike. Shkalla e mbrojtjes përputhet me objektivat e zonës dhe me planin e menaxhimit. KREU VII PRONËSIA DHE TË DREJTAT Ë ZONAT E MBROJTURA Neni 48 Pronësia mbi zonat e mbrojtura 1. Zonat e mbrojtura në territorin e Republikës së Shqipërisë janë pasuri kombëtare. 2. Zonat e mbrojtura në Republikën e Shqipërisë janë pronë publike ose private. 3. Monumentet natyrore janë pronë publike, dhe të patjetërsueshem. Neni 49 Pronësia private brenda zonave te mbrojtura 1. Për interes të mbrojtjes së natyrës e te biodiversitetit, në përbërje të zonave të mbrojtura përfshihen edhe toka, pyje, kullota e te tjera prona te paluajtëshme private, duke marrë, në çdo rast, pëlqimin paraprak me akt noterial të pronarit-ëve/bashkëpronarit-ëve. 2. Territoret dhe objektet private, të përfshira në zonat e mbrojtura, mbeten në pronësi private. Ato administrohen e përdoren prej pronarit-ve/bashkëpronarëve ose prej përdoruesit të ligjshëm, vetëm sipas kërkesave të planit të menaxhimit të zonës, të miratuar nga Këshilli i Ministrave. 3. Pronarët dhe përdoruesit e territorit, që do të shpallet zonë e mbrojtur, si dhe çdo person ose autoritet, që ka interesa në zonë, kanë të drejtë të ngrenë kundërshtime ndaj synimit për ta shpallur zonë të mbrojtur. Kundërshtimet paraqiten me shkrim brenda 30 ditëve nga data e publikimit të synimit per te shpallur zonen e mbrojtur ose per te zgjeruar siperfaqen e zones ekzistuese. 4. Ministri shqyrton kundërshtimet dhe brenda 1 muaji, njofton të interesuarit për vendimin e marrë. Kundër vendimit të Ministrit, të interesuarit kanë të drejtë të ankohen në gjykatën e administrative referuar legjislacionit në fuqi. 5. Nga njoftimi i planit për shpalljen e një territori zonë e mbrojtur e deri në hyrjen në fuqi të vendimit që e shpall atë zonë të mbrojtur, pronarëve dhe përdoruesve të tokës, pyjeve, kullotave, u ndalohen ndërhyrjet, që ndryshojnë ose dëmtojnë gjendjen dhe vlerat natyrore të territorit, të propozuar për mbrojtje. Neni 50 E drejta e kompensimit 1. Pronarëve privatë, prona e të cilëve përfshihet brenda territorit të zonës së mbrojtur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, u njihet e drejta e administrimit dhe përdorimit të saj, sipas kërkesave të planit të menaxhimit. Në rast se pronari nuk eshtë dakord, gëzon të drejtën të kërkojë kompensimin me një sipërfaqe tjetër jashte zones, ose shpronësim për interes publik, sipas legjislacionit në fuqi. 2.Pronarët privatë, pronat e të cilëve janë përfshirë në zonën e mbrojtur, si dhe përdoruesit e këtyre pronave marrin pjesë në planifikimin, ruajtjen dhe përdorimin e burimeve natyrore të zonës. Ata bashkëpunojnë me administratën e zonës dhe zbatojnë rregullat e caktuara, planet e menaxhimit dhe programet e hartuara për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Neni 51 Regjistrimi i siperfaqeve te zonave te mbrojtura 1. Mbi bazen e vendimeve te Keshillit te Ministrave qe miratojne zonat e mbrojtura, AKZM ben regjistrimin e siperfaqes se tyre ne Skedarin Kombetar te Zonave te Mbrojtura vijon në faqen 5

Çfarë parashihet të ndryshojë në Projetkligjin për Zonat e Mbrojtura

e) kushtet për zhvillimin e turizmit dhe të shërbimeve të tjera; ë) të dhënat për pronësinë e mëparshme të truallit dhe të drejtat për të përdorur elementët e diversitetit biologjik brenda tij, duke përfshirë veprimtaritë tradicionale për jetesën e popullatës të bashkësisë vendore; f) kushtet për të zhvilluar veprimtari tradicionale për jetesë, të zonës ose të elementëve të diversitetit biologjik brenda saj, nëse ato nuk bien ndesh me objektivat e administrimit të zonës së mbrojtur; g) kushtet për të ndarë përfitimet nga krijimi dhe administrimi i zonës së mbrojtur, veçanërisht, me bashkësitë dhe popullatat vendore; gj) kushtet për kërkim shkencor, inventarizim dhe monitorim; h) burimet financiare, duke përfshirë ato që sjellin fitim; i) kushte të tjera të veçanta për zonën në fjalë. 5. Struktura e planit të menaxhimit përmbajtja dhe kriteret e rishikimit të tij, miratohen me udhëzim të Ministrit. Planet e menaxhimit të zonës së mbrojtur jane 10 vjecare. Ata rishikohen dhe ripunohen periodikisht, në përputhje me nevojat e kohës dhe kërkesat e zhvillimit, por jo me vone se nje here ne pese vjet. 6. Në planin e menaxhimit, sipas nënzonave të administrimit, caktohen qartë dhe në mënyrë të detajuar veprimtaritë e ndaluara, ato qe mund te ushtrohen pasi te pajisen me leje mjedisi, apo qe duan miratim te administrates se zones. Neni 40 Zbatimi i planit të menaxhimit 1. Planet e menaxhimit janë dokumentet bazë për ruajtjen dhe zhvillimin e zonës, dhe zbatohen nga administrata e zonës së mbrojtur dhe jane te detyrueshem per pronaret private pronat e te cileve jane perfshire ne zonen e mbrojtur, per subjektet qe ushtrojne veprimtari te miratuar ne zone, per komunitetin lokal, si dhe per çdo person fizik a juridik, vendas apo i huaj, veprimtaria e te cilit mund te ushtroj ndikim ne zone. 2. Zbatimi i elementëve të planeve të menaxhimit mund të realizohet, persona fizik/juridik publik ose privat, organizata mjedisore, vendas ose të huaj, duke zbatuar rregullat dhe procedurat e konkurrimit publik, mbi bazë të kritereve teknike të miratuara me Udhëzim të Ministrit. 3. Procesi i zbatimit te planit te menahimit synon harmonizimin maksimal të kerkesave ligjore per ruajtjen e zonave te mbrojtura me interesat e bashkësive dhe te popullatave vendore per te perfituar vijimisht prej tyre. Neni 41 Skedimi dhe shënimi i zonave të mbrojtura 1. Forma e sinjalistikës së një zone të mbrojtur dhe mënyra e shënimit të zonave të mbrojtura në terren dhe në harta miratohen me Urdhër të Ministrit me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të AKZM. 2. Për markimin dhe shënimin e zonave të mbrojtura përdoret logoja dhe emërtimi i Ministrisë, i AKZM-së dhe ajo e zonës së mbrojtur. 3. Ministria njofton organet përkatëse gjeodezike dhe kartografike për çdo shpallje, ndryshim ose heqje të statusit të çdo zone të mbrojtur. Neni 42 Portali Qendror i zonave të mbrojtura 1. Zonat e mbrojtura rregjistrohen në Portalin dhe Batabazën Kombëtar të Zonave të Mbrojtura i cili hartohet dhe administrohet nga Ministria në bashkëpunim me AKZM. Rregullat për hartimin, përmbajten, administrimin, përditësimin dhe formatin e tij miratohen me Udhëzim të Ministrit me propozim të AKZM-së. 2. Regjistri Kombëtar është i aksesueshëm për publikun. 3. Rregullat për ndërtimin, funksionimin dhe shfrytëzimin e skedarit qendror miratohen me Udhezim të Ministrit. 4. Portali dhe batabaza qendrore është publike në faqen ëeb të Ministrisë dhe AKZM dhe kushdo mund ta përdorë për akesesin e të dhënave. Neni 43 Pyjet, ujërat dhe pasuritë e tjera natyrore brenda zonave të mbrojtura 1. Pyjet në zonat e mbrojtura përjashtohen nga klasifikimi si pyje për shfrytëzim. 2. Të gjitha ndërhyrjet e nevojshme për rigjenerimin dhe shëndetësimin e pyllit realizohen vetëm në rast se janë parashikuar në planin e menaxhimit dhe me miratim te AKZM-së. 3. Ndërhyrjet e nevojshme për rigjenerimin dhe shëndetësimin do të kryen nga banorët e zonave të mbrojtura me qëllim përballimin e nevojave të tyre për ngrohje, mbi bazë të miratimit paraprak të AdZM-s dhe listës emërore të banorëve të zonës të konfirmuar nga administratori i njësisë së qeverisjes lokale. 4. Menaxhimi i pyllit dhe i pasurive pyjore, i ujërave e pasurive ujore, si dhe i pasurive të tjera pronë publike dhe private, që ndodhen brenda një zone të mbrojtur, bëhen nga administrata e ruajtjes së zonës dhe në përputhje me planin e menaxhimit të zonës. Administrata këto veprimtari i ushtron drejtpërdrejt, nëpërmjet komunitetit lokal dhe/ose një subjekti të autorizuar prej saj. 5. Kur këto pasuri janë pronë private, ato menaxhohen e përdoren nga pronari ose përdoruesi i ligjshëm vetëm në përputhje me planin e menaxhimit të zonës dhe me miratimin paraprak të administrata e ruajtjes së zonës . 6. Ndërhyrjet kundër dëmtuesve dhe sëmundjeve që sjellin dëme në pyjet e zonave të mbrojtura ose në ujërat e zonave të mbrojtura zbatohen vetëm me miratimin e AKZM-së e administratës së zonës përkatëse dhe në shkallën e përcaktuar prej saj. KREU VI ZONIMI DHE NËNZONIMI Neni 44 Zonimi i territorit të zonës së mbrojtur 1. Per te rritur efektshmerine e menaxhimit dhe mbrojtjes, territori i zonës së mbrojtur ndahet në nënzona, sipas rëndësisë së habitateve dhe të ekosistemeve që bëjnë pjesë në të. 2. Zonimi i brendshëm mund të përmbajë zonën qendrore, zonën e rekreacionit dhe të përdorimit tradicional dhe zonën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe është pjesë e Vendimit të Këshillit të Ministrave që shpall zonën e mbrojtur. 3. Kriteret dhe mënyrën e zonimit të territorit të një zone të mbrojtur miratohen me udhëzim të ministrit. 4. Zonimi përputh objektivat e mbrojtjes me veçoritë e nënzonës, duke mbajtur parasysh natyrën e zonës, llojet e veprimtarive njerëzore që zhvillohen në të dhe ndikimin e tyre në natyrë. 5. Vendimi i Këshillit te Ministrave, që shpall zonën e mbrojtur, përcakton emërtimin, sipërfaqen, dhe shkallën e mbrojtjes së nënzonave të saj. Neni 45 Nënzona qendrore A Në nënzonën qëndrore A të një zone të mbrojtur, zbatohet shkalla e pare e mbrojtjes ku janë te ndaluara: a) prerja e drurëve dhe e shkurreve; b) përdorimi i kimikateve dhe i plehrave kimike; c) ndërtime te çdo lloji; ç) nxjerrja e mineraleve dhe e torfave; d) gjuetia dhe peshkimi; dh) ndezja e zjarreve; e) kullotja, kalimi i kafshëve shtëpiake dhe ndërtimi i objekteve për mbajtjen e tyre; ë) ngritja e objekteve çlodhëse, argëtuese dhe sportive; f) kalimi neper shtigje, me përjashtim te pronarit ose te përdoruesit te tokës; g) lëvizja me mjete motorike te çdo lloji, me përjashtim te makinave te administratës se ruajtjes se rezervatit dhe

vijon nga faqja 2

3. Ndryshimi i menaxhimit financiar të të ardhurave nga zonat e mbrojtura, ku do kërkohet të krijohet një fond për zonat e mbrojtura; 4. Rritja e kompetencave të shërbimit Rangers, ose personat që do të veprojnë në zonë për ndalimin e aktiviteteve të paligjshme; 5. Përmirësimi i rolit të Komiteteve të Menaxhimit, si partner në menaxhimin e zonës; 6. Miremenaxhimi dhe zonimi i qartë i tyre, duke synuar rikompozimin e ZM për lejimin e zhvillimin e turizmit në këto zona, zhvillimin social dhe atë ekonomik në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Ligji i ri përcakton qartë edhe përgjegjësitë e institucioneve publike, dhe personave fizikë/juridikë privatë për ruajtjen dhe administrimin e qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura nëpërmjet evidentimit, përcaktimit dhe shtimit të zonave te mbrojtura ose zgjerimit të atyre ekzistuese; sigurimit, ruajtjes dhe ripërtëritjes së habitateve natyrore. Ky projektligj mbështetet në tërësinë e tij në parimin e zhvillimit të qëndrueshëm, të integrimit, në parimin “ndotësi paguan”, në atë të parandalimit dhe marrjes së masave paraprake. Pasi të diskutohet edhe një herë në Minsitrinë e Mjedisit dhe pasi të marrë miratimin nga ministritë e linjës, Projektligji do të dërgohet për miratim në Këshillin e Ministrave, do të diskutohet në Komisionet Parlamentare dhe në fund, ndoshta brenda fillimit të vitit të ardhshëm, ai do të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë.


Qarku Dibër EcoNord ka mbështetur 7 projekte në Qarkun e Dibrës 2015 - 2017. Ata janë: Aplikanti: Qendra e Trajnimit të Pyjeve Komunale dhe Zhvillimit Rural Vendi: Bashkia Dibër Titulli: Mbrojta e faunës në Dibër Aplikanti: Agritra-Vizion Peshkopi Vendi: Bashkia Peshkopi dhe Bashkia Dibër Titulli: Mbështetje e partneritetit lokal dhe veprimet për mbrojtjen e qëndrueshme në rajonin e Dibrës Aplikanti: GVL "Dibra Turistike" Vendi: Bashkia Dibër Titulli: Mbrojtja dhe promovimi i monumenteve natyrore të Dibrës Aplikanti: Shoqata "Klubi Ekologjik" Dibër Partner: Shoqata e Menaxhimit të Ujit të Rajonit të Dibrës Vendi: Bashkia Bulqizë Titulli: Biodiversitetii në lumin Okshtun Aplikanti: Shoqata "Ekspertët e Rinj Mjedisorë" (SHERM) Partner: Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale Vendi: Bashkia Bulqizë Titulli: Mbrojtja e specieve endemike të florës së rrezikuar në rajonin eBulqizës Aplikanti: AGRO-EKO DIBRA Vendi: Bashkia Klos Titulli: Rritja e vigjilencës mjedisore në komunitet për bizneset që prodhojnë ndotje mjedisore në Bashkinë e Klosit Aplikant: Federata e Pyjeve dhe Kullotave Komunale, Qarku Dibër Vendi: Baseni në Gjelagjosht Titulli: Përpjekjet e përbashkëta për luftimin e erozionit.

vijon nga faqja 4 dhe në zyrat shtetërore të regjistrimit, duke formuar fondin e siperfaqeve te mbrojtura ne shkalle qarku e Republike, per te cilin ajo dhe strukturat e saj ne nivel vendor pergjigjen, e mbrojne dhe e menaxhojne sipas ketij ligji. 2. Ne marredheniet me te tretet dhe ne konfliktet e mundeshme gjyqesore, brenda dhe jashte vendit, AKZM eshte perfaqesuese e ligjshme e zonave te mbrojtura, duke i mbrojtur ato sipas ketij ligji, sipas legjislacionit mjedisor vendas dhe sipas konventave e protokolleve perkatese nderkombetare te ratifikuara nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise. Neni 52 Veprimtaritë në zonat e mbrojtura 1. Në zonat e mbrojtura mund të zhvillohen veprimtari ekonomike, shoqërore, turistike, kërkimore-shkencore dhe çdo lloj veprimtarie tjeter të parashikuar në Planin e Menaxhimit dhe që nuk ndalohet shprehimisht nga ky ligj. Veprimtaritë e sipërcituara që kryen brenda zonave të mbrojtura paguajnë tarifë vjetore. 2. Vlera e tarifës për veprimtaritë sipas pikës 1 mësipërm, përcaktohen me Udhëzim të përbashkët të ministrit dhe ministrit përgjegjës për financave dhe derdhet në buxhetin e AKZM-së. 3. Ministria, AKZM-ja dhe të pushtetit lokal nxitin dhe përkrahin nisma, projekte, programe e veprimtari, që synojnë përmirësimin e treguesve ekologjikë e natyrorë të një zone të mbrojtur ose që ndikojnë pozitivisht në to. 4. Në zonat e mbrojtura, veprimtaritë mund të ushtrohen vetëm pasi të jetë marrë më parë leja e mjedisit ose pasi të jetë marrë miratimi me shkrim i organit të mbrojtjes së zonës, në rastet kur kjo kërkohet shprehimisht nga ky ligj. 5. AKZM dhe AdZM hartojnë rregullore për vizitorët, e cila publikohet e shpallet ne vende te dukshme te zones. KREU VIII MENAXHIMI FINANCIAR Neni 53 Burimet e financimit dhe administrimi 1. Menaxhimi i zonave të mbrojtura financohet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera. 2. Burime të tjera të financimit janë: a) tarifat qe paguajne vizitoret e turistet qe vizitojne zonen; b) tarifat qe paguhen për ushtrimin e veprimtarive që kryhen në zonat e mbrojtura c) vlerat monetare të çdemtimeve qe paguajne demtuesit e zones; d) donacionet e ndryshme. 3. AKZM është përgjegjës për administrimin e të gjithë të ardhurave të realizuara nga aktiviteti ekonomik në territorin e zonave të mbrojtura, në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi. 4. Me propozim te AKZM, ministri miraton udhezimin per rregullat e perdorimit e te gezimit te sherbimeve qe ofron zona e mbrojtur dhe per pagimin e cmimeve per to. Neni 54 Përdorimi i të ardhurave të siguruara në zonat e mbrojtura 2. Të ardhurat e administruara sipas nenit 53 të këtij ligji, do të përdoren nga AKZM për: a. Investimet në zonat e mbrojtura; b. përballimin e shpenzimeve për punësime sezonale per aktivitete brenda zonave te mbrojtura; c. hartimin e planeve të menaxhimit e inventarizimit të pyjeve, kullotave, florës e faunës së egër, të zjarreve; c. projektet e pyllëzimit, përmirësimet, luftimin nga gërryerjet, shtigjet në zonat e mbrojtura; d. Luftimin e sëmundjeve e të dëmtuesve; e. masat për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri; f. Mbarështrimin, ushqimin dhe sigurimin e kushteve të jetëse për faunën e egër; g. masat për parandalimin dhe luftimin e erozionit; h. ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës brënda zonave të mbrojtura për komunikimin, pritat, gardhimet, ndërtesat; i. blerjet e mjeteve të komunikimit e transportit, mobilimin dhe për përmirësimin e kushteve të punës së AdZMve dhe punës në terren; j. publikimet, ndërgjegjësimin, edukimin, dhe informimin e publikut të gjerë, Neni 55 Fondi i Veçantë i Zonave te Mbrojtura 1. Në llogari të AKZM-së krijohet Fondi i Vecantë për Zonat e Mbrojtura me fondet e siguruara nga të ardhurat dhe nga kontributi i donatorëve, i cili përdoret me miratim te ministrit për perballimin e emergjencave, per rehabilitimin e pasojave te zjarreve apo te permbytjeve, te fatkeqesive natyrore, te infeksioneve ne bime a ne kafshet e egra per zbutjen e efekteve negative te ndryshimeve klimatike ne zonat e mbrojtura, per nderhyrjet e detyrueshme ndaj llojeve të huaja. 2. Me propozim te perbashket te ministrit dhe te ministrit te Financave, Këshilli i Ministrave miraton vendimin per masen e fondit e vecantë te zonave te mbrojtura, per burimet e krijimit dhe rregullat e perdorimit te tij. KREU IX PJESËMARRJA E PUBLIKUT, INFORMIMI, MONITORIMI DHE KERKIMI/STUDIMI SHKENCOR Neni 56 Monitorimi, objektivat në zonat e mbrojtura 1. Monitorimi i zonave te mbrojtura ushtrohet nga administrata rajonale e zonave te mbrojtura dhe nga subjektet e angazhuara prej saj në monitorim. 2. Subjektet që kryejnë veprimtari të lejuar në zonat e mbrojtura, vetmonitorojnë veprimtarine qe ushtrojne, sipas kërkesave të specifikuara nga AKZM ne zbatim te programit të monitorimit të zonës dhe ia njoftojnë AKZM-së të dhënat qe dalin nga vetmonitorimi. 3. AKZM është përgjegjëse për drejtimin, organizimin, monitorimin e zbatimit të planit të, mbikqyr periodikisht cdo vit, rezultatet e monitorimit të të tij, si dhe për administrimin e publikimin në faqen zyrtare elektronike të saj të të dhënave përkatëse. 4. Plani i monitorimit dhe i vetëmonitorimit të Zonave të Mbrojtura është pjesë e monitorimit të gjendjes së mjedisit dhe është pjesë e rrjetit kombëtar të monitorimit të gjendjes së mjedisit, sipas ligjit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit. 5. Në zbatimin e programeve të monitorimit, AKZM-ja mund të angazhojë institucione kerkimore-shkencore, si dhe subjekte publike ose private të specializuara në këtë fushë mbi bazë të legjislacionit në fuqi për prokurimin publik Neni 57 Programet kërkimore kombëtare në zonat e mbrojtura 1. Ministria dhe AKZM mbështet dhe promovon programet kërkimore kombëtare pranë zonave të mbrojtura kur këto janë në përputhje me kërkesat e këtij ligji. 2. Miratimi për ushtrimin e ketyre programeve jepet nga urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKZM-së mbi bazë të kërkesës më shkrim të personit fzik\juridik të interesuar. 3. Monitorimi i veprimtarive kërkimore-shkencore ushtrohet nga administrata e zonës në bashkëpunim me persona fizikë ose juridikë të specializuar në fushën përkatëse të kërkimit, të kontraktuar nga AKZM 4. Me propozim te ministrit. Keshilli i Ministrave miraton vendimin per kriteret e ushtrimit dhe të monitorimit të veprimtarive kërkimore-shkencore në zonat e mbrojtura. Neni 58 Procesi i edukimit brenda zonave te mbrojtura 1. AdZM në bashkëpunim me shoqatat e mjedisit dhe me shkollat ku shtrihet zona e mbrojtur, organizon trajnime dhe fushata sensibilizimi me komunitetet lokale,

me nxenesit dhe me subjektet që ushtrojnë veprimtari në zonat e mbrojtura. 2. AdZM-te në bashkëpunim me shoqatat e mjedisit informojne dhe sensibilizojne publikun nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese mbi të drejtat dhe detyrimet për zonat e mbrojtura. Neni 59 E drejta e publikut për planifikimin dhe përdorimin e burimeve natyrore të zonës së mbrojtur 1. Përdorimi i burimeve natyrore që përfshihen në zonat e mbrojtura bëhet sipas kerkesave të këtij ligji dhe te legjislacionit mjedisor në fuqi, qe saktesohen ne planet e menaxhimit e ne programet e mbrojtjes se zones. 2. Per planifikimin dhe përdorimin e burimeve natyrore të zonës së mbrojtur, kushdo që ka një interes legjitim, ka të drejtë të japë propozimin e tij kur hartohen planet e menaxhimit dhe programet e mbrojtjes. Neni 60 Detyrimi i publikut për të ruajtur zonat e mbrojtura 1. Të gjithë kanë detyrimin të respektojnë rregullat dhe kufizimet e vendosura nga administrata e ruajtjes së zonës, të cilat jane në përputhje me këtë ligj. 2. AdZM dhe gjithe strukturat e zonave te mbrojtura, nxisin, perkrahin dhe krijojne kushte per perdorimin dhe perhapjen e vullnetarizmit ne zonat e mbrojtura, si nisme cilsore e shoqerive ambientalisht te emancipuara dhe ligjit përkatës për vullnetarizmin. 3. Drejtori i Përgjithshëm i AKZM-së miraton urdhrin për sensibilizimin e publikut në mbrojtjen e zonave të mbrojtura, objektin dhe stimulimin e shërbimit si dhe përfitimet e këtij të fundit. Neni 61 Mbledhja e materialeve biologjike dhe mostrave nga mjediset në Zonat e Mbrojtura Aksesi, Mbledhja dhe përdorimi i materialeve biologjike dhe mostrave nga mjediset e Zonave të Mbrojtura lejohet me miratim me urdhër të posaçme të Ministrit, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të AKZM-se vetëm në rastetkur janë jane në përputhje me kerkesat e \legjislacionit në fuqi 2. Me propozim te ministrit, Keshilli i Ministrave miraton vendimin per kriteret dhe rregullat për dhënien e lejes për mbledhjen, aksesin dhe përdorimin e materialeve dhe mostrave nga mjediset e zonave te mbrojtura. 3. AKZM ndjek me perparesi inovacionet teknologjike dhe praktikat ndërkombëtare për mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e materialit biologjik dhe mostrave nga mjediset e zonave të mbrojtura dhe krijon kushtet per përdorimin e tyre ne terrenin Shqiptar. 4. AKZM i propozon Ministrit miratimin e masave te nevojshme juridike, financiare, administrative, teknike per mbështetjen dhe promovimin e inovacioneve teknologjike dhe praktikave ndërkombëtare për mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e materialit biologjik dhe mostrave nga mjediset e zonave të mbrojtura, kur ato janë në përputhje më konventat ndërkombëtare dhe me legjislacionin mjedisor vendas. KREU X INSPEKTIMI DHE SANKSIONET Neni 62 Inspektimi 1. Inspektimi i zonës së mbrojtur realizohet nga: a) Inspektorati i Policisë Pyjore, i cili është përgjegjës për kryerjen e funksioneve kontrolluese në zonat e mbrojtura, pavarësisht formës së pronësisë e administrimit; b) Administrata e zonës së mbrojtur, e cila është përgjegjës për kryerjen e funksioneve kontrolluese në territorin e zonës së mbrojtur që ka në administrim. 2. Inspektorati i Policisë Pyjore: a) kontrollon zbatimin e dispozitave ligjore dhe të akteve nënligjore në fuqi për zonat e mbrojtura dhe veprimtaritë e tjera që zhvillohen në zonat e mbrojtura nga subjektet private e publike, juridike e fizike, si dhe propozon heqjen e lejeve, licencave, certifikatave/zgjidhjen e kontratës, në rastet kur subjektet veprojnë në kundërshtim me këto dispozita; b) parandalon, zbulon dhe ndëshkon, rastet e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, shkretimit dhe degradimit të zonave të mbrojtura; dh) parandalon dhe merr masa, në rastet e shfrytëzimit dhe të tregtimit të paligjshëm të materialit drusor, të prodhimeve pyjore e jopyjore, të florës e faunës së egër, të bimëve mjekësore, aromatike, eterovajore e tanifere natyrore, të prodhimeve pyjore e jopyjore të zonave të mbrojtura, si dhe çdo veprimtari tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj; c) bën kallëzim penal për shkeljet që parashikohen në Kodin Penal si vepra penale në fushën e zonave të mbrojtura me funksion të veçantë; ë) vendos dënimin administrativ me gjobë, dënimet plotësuese dhe pezullon veprimtarinë e ushtruar nga çdo kundërvajtës; d) harton dhe përditëson bazën e të dhënave për evidentimin e kundërvajtjeve në fondin pyjor kombëtar dhe ecurinë e vjeljes e ekzekutimit të tyre; e) bashkëpunon dhe mbështet veprimtarinë e administratës së zonës së mbrojtur; f) raporton periodikisht, çdo muaj, pranë AKZM-së, mbi rezultatet e inspektimit, sipas formularëve të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i AKZM-së 3. Inspektorati i Policisë Pyjore është pjesë e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve dhe organizimi e funksionimi i tij miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit. 4. Inspektorët e Policisë Pyjore, gjatë kryerjes së detyrës, gëzojnë atributet e Policisë Gjyqësore. 5. Inspektorët e Policisë Pyjore pajisen me uniformë me shenja dalluese, me dokument identifikimi dhe me mjete të tjera teknike, të nevojshme për kryerjen e detyrës. Caktimi i rregullave për mbajtjen, përbërjen, afatet e përdorimit e të zëvendësimit të uniformës, miratohen me urdhër të ministrit. 6. Administrata e zonës së mbrojtur: a) kontrollon zbatimin e dispozitave ligjore dhe të akteve nënligjore në fuqi për zonat e mbrojtura, florën e faunën e egër dhe veprimtaritë e tjera që zhvillohen në zonën e mbrojtur nga subjektet private e publike, juridike e fizike, si dhe i propozon Drejtorit të Përgjithshëm të AKZM-së heqjen e certifikatës/zgjidhjen e kontratës në rastet kur subjektet veprojnë në kundërshtim me këto dispozita; b) parandalon, zbulon dhe ndëshkon rastet e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, shkretimit dhe degradimit të zonave të mbrojtura brenda territorit të tij administrativ; c) bashkëpunon me strukturat e ngarkuara me këtë ligj dhe ligje të posaçëm, për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve; ç) parandalon dhe merr masa në rastet e shfrytëzimit dhe të tregtimit të paligjshëm të materialit drusor, të prodhimeve pyjore e jopyjore, të florës e faunës së egër, të bimëve mjekësore, aromatike, eterovajore e tanifere natyrore, të prodhimeve pyjore e jopyjore të zonës së mbrojtur, si dhe çdo veprimtari tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj; d) Bën kallzim penal për shkeljet që parashikohen në Kodin Penal si vepra penale në zonat e mbrojtura me funksion të veçantë; dh) vendos dënimin administrativ me gjobë, dënimet plotësuese dhe pezullon veprimtarinë e ushtruar nga çdo kundërvajtës, nëse për të njëjtën kundërvatje të të njëjtit shkelës nuk është vendosur dënim administrativ me gjobë, dënim plotësues dhe pezullim veprimtarie nga ana e Inspektoratit të Policisë Pyjore; e) bashkëpunon dhe mbështet veprimtarinë e Inspek-


toratit të Policisë Pyjore; f) bashkëpunon dhe bashkërendon me inspektoratet e tjera, me Policinë e Shtetit dhe me organet e qeverisjes vendore për parandalimin, kontrollin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve në zonat e mbrojtura. 7. Stafi monitorues (specilistet dhe Rainxhersat) që ushtrojnë detyrat pranë administratës së zonës së mbrojtur, gjatë kryerjes së detyrës, gëzojnë atributet e Policisë Gjyqësore. 8. Administrata e zonave të mbrojtura pajiset me uniformë me shenja dalluese, me dokument identifikimi dhe me mjete të tjera teknike, të nevojshme për kryerjen e detyrës. Caktimi i rregullave për mbajtjen, përbërjen, afatet e përdorimit e të zëvendësimit të uniformës, përcaktohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKZM-së. 9. Proceduarat e inspektimit bazohen në ligjin për inspektimin në RSH dhe aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Neni 63 Kundravajtjet administrative 1. Kur shkeljet e këtij ligji përbëjnë vepër penale, Drejtori i AKZM, AdZM-te e qarqeve dhe Inspektorati i Policisë Pyjore, bëjne kallëzim për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës për shkeljen dhe nje kopje te kallezimit e depozitojne ne AKZM. 2. Kur shkeljet nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative si me poshte: a. Ndotja dhe demtimi i zones se mbrojtur nga shkarkimet mbi norme te veprimtarive qe zhvillohen jashte zones, por ne afersi te saj subjekti dënohet me gjobë nga100 000 deri në 300 000 lekë. b. Zhvillimi ne zone i veprimtarive që nuk jane pajisur me lejeje mjedisi subjekti dënohet me gjobë nga nje deri ne dy miljon lekë; c. Mospërmbushja dhe mosrespektimi i kërkesave, parimeve dhe kushteve të lejes përkatëse të mjedisit sipas parashikimeve të këtij ligji subjekti dënohet me gjobë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë. ç. dëmtimi i zonave të mbrojtura nga pronarët e pasurive private që ndodhen brenda zonës subjekti dënohet me gjobë nga 50.000 deri ne 80.000 mije lekë. d. dëmtimi i zonave të mbrojtura nga përdoruesit e zonës duke përfshirë edhe vullnetarët subjekti dënohet me gjobë nga 50.000 deri ne 80.000 mije lekë. 3. Krahas dënimit me gjobe i parashikuar në shkronjat “a” dhe “d” të pikës 2 të këtij neni, AKZM, mund t’i propozojë ministrit heqjen e lejes se mjedisit dhe mbylljen e të gjithë veprimtarinë apo te pjesëve të saj, per gjithmone ose per nje kohe te caktuar. 3. Grupi i inspektimit nga AKZM ose inspektorati përgjegjës për pyjet, mund të ndërmarrë sanksionet e parashikuara në këtë nen në çdo kohë, por jo më vonë se pesë vite kalendarike nga data e kryerjes së shkeljes, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 4. Vendimi për dënimin me gjobë, ankimi dhe ekzekutimi rregullohen nga legjislacioni në fuqi për kundërvajtjet administrative. 5. Përmbajtja dhe modelit i procesverbalit për kundërvajtjet në zona të mbrojtura, si për Inspektoratin e Policisë Pyjore edhe për administratën e zonës së mbrojtur, miratohet me urdhër të Ministrit. 6. Të ardhurat që vijnë nga ekzekutimi i vendimit të dënimit me gjobë derdhen në buxhetin e shtetit. Neni 64 Vlerësimi i dëmit 1. Personi juridik ose fizik, publik ose privat që dëmton ose rrezikon dëmtimin me anë të veprimit apo mosveprimitntë tij nje zone apo një pjesë të një zone te mbrojtur sipas kuptimit te ketij ligji, përgjigjet për dëmtimet, si dhe përballon kostot e riparimit te demit e te rehabilitimit te zones e te kethimit te saj ne gjendjen e meparshme. 2. Kryerja e vlerësimit të dëmit të shkaktuar në zonë të mbrojtur është detyrë e administratës së zonës së mbrojtur. 3. Vlera e dëmit të shkaktuar në zonat e mbrojtura përcaktohet referuar çmimeve të miratuara me vendim Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit. 4. Administrata e zonës së mbrojtur kërkojnë shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga kundërvajtësi në fondin pyjor e kullosor kombëtar, sipas legjislacionit në fuqi. 5. Kundër vendimit të përcaktuar në pikën 4 mësipërm, kryhet ankim i vecantë pranë AKZM-së. 3. Në rastet e ekzistencës së dëmit në zonën e mbrojtur, struktura e përcaktuar në pikën 4 mësipërm që ka konstatuar dëmin, njofton me shkrim dëmtuesin per demin qe ka shkaktuar jo me vone se 30 dite kalendarike nga konstatimi. 4. Per administrimin e demeve ne zonat e mbrojtura, ne perberje te AKZM ngrihet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKZM-së Komisioni i Vleresimit te Demit. 5. Rregullorja e organizimit dhe funksionimit të Komisionit të Vleresimit te Demit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKZM-së. 6. Të ardhurat që vijnë nga shdëmtimi i dëmit të shkaktuar derdhen në Fondin e Vecantë të Zonave të Mbrojtura. 7. Kunder vendimit te Komisionit, demtuesi mund te bej ankim te veçantë pranë ministrit brenda dhjete ditesh kalendarike nga njoftimi me shkrim i vendimit te Komisionit. 8. Kundër Vendimit të Ministrit të përcaktuar në pikën 4 mësipërm mund të bëhet ankim në gjykatën administrative. 9. Me propozimin e Drejtorit te AKZM, ministri miraton udhezimet per:

a. proces-verbalet dhe dokumentat qe hartojne renxhersat e administrata e zones se mbrojtur, me te cilat vertetojne demin e kryer, autorin e dyshuar, kohen e kryerjes, vleren ne natyre dhe ne lek te demit; b. dokumentat qe mbeshtesin kallezimin penal; c. procedurat per perzgjedhjen e jo me pak se tre eksperteve ne grupin e ekspertizes; ç. kerkesat e aktit qe do te hartojne ekspertet dhe koha e dorezimit te akt-ekspertimit; d. Masen dhe menyren e shperblimit te eksperteve te cilet paguhen nga demtuesi. Neni 65 Vendimi për kundërvajtjet 1. Inspektori i Policisë Pyjore dhe/ose Administrata e Zonës së Mbrojtur marrin vendimin për dënimin administrativ për kundërvajtjet e parashikuara në nenin 63, të këtij ligji, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për inspektimin në Republikën e Shqipërisë. 2. Vendimi për kundërvajtjen administrative përmban dënimin me gjobë për kundërvajtësin/t dhe dënime plotësuese, si më poshtë vijon: a) Sekuestrimin e mjeteve dhe automjeteve që kanë shërbyer për kryerjen e kundërvajtjes; b) Sekuestrimin e çdo vlere monetare dhe material lënde drusore e jodrusore, bime medicinale, florë dhe faunë, të përfituar nëpërmjet kundërvajtjes; c) Pezullimin e veprimtarisë dhe çmontimin e instalimeve. 3. Inspektorati i Policisë Pyjore ia dorëzon, në ruajtje të përkohëshme, mjetet dhe materialet e sekuestruara, sipas shkronjave “a” e “b”, të pikës 2, të këtij neni, administratës së zonës së mbrojtur, deri sa vendimi për kundërvajtjen administrative merr formë të prerë. 4. Mjetet dhe materialet e sekuestruara sipas shkronjave “a” e “b”, të pikës 2, të këtij neni, pasi vendimi për kundërvajtjen administrative lihet në fuqi me vendim të formës së prerë, kalojnë në administrim të administratës së zonës së mbrojtur, dhe administrohen prej tyre, sipas legjislacionit në fuqi. 5. Dorëzimi i mjeteve dhe materialeve të sekuestruara bëhet me procesverbal, të nënshkruar nga palët. Neni 66 Ankimi dhe ekzekutimi i sanksioneve administrative 1. Ndaj vendimit të dhënë në zbatim të nenit 63, të këtij ligji, bëhet ankim, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative. 2. Proçedurat e ekzekutimit të vendimit të dënimit me gjobë bëhen në përputhje me ligjin përkatës për kundërvajtjet administrative. KREU XI DISPOZITA TE FUNDIT Neni 67 Aktet nënligjore Këshilli i Ministrave dhe Ministri miratojne aktet nenligjore ne zbatim te kerkesave te ketij ligji, brenda dy vjetesh nga hyrja e tij ne fuqi. Neni 68 Shfuqizime 1. Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, ligji Nr. 8906, datë 6.6.2002 Per Zonat e Mbrojtura, si dhe ligji nr.9868, datë 04.02.2008, Per disa shtesa e ndryshime ne ligjin Nr. 8906, datë 6.6.2002 Per Zonat e Mbrojtura, shfuqizohen. 2. Vendimet e Keshillit te Ministrave qe kane miratuar krijimin, zgjerimin dhe zonimin e seciles zone te mbrojtur ne zbatim te kerkesave te ligjeve qe shfuqizohen sipas pikes nje te ketij neni, vazhdojne te jene ne fuqi sepse nuk vine ne kundershtim me kete ligj. 3. Aktet e tjera nenligjore, vec atyre qe cilesohen ne piken dy te ketij neni vazhdojne te mbeten ne fuqi deri sa te dalin aktet qe i zevendesojne sipas ketij ligji, por jo me vone se 2 vjet nga hyrja ne fuqi e ketij ligji. Neni 69 Te drejtat e fituara 1. Personat fizike e juridike qe kane fituar te drejtata te ushtrojne veprimtari te caktuara ne zonat e mbrojtura, duke lidhur marreveshje, kontrata, apo jane pajisur me leje mjedisi per to, do te vazhdojne ti kryejne normalisht veprimtarite, per deri sa ato nuk ndalohen shprehimisht nga ky ligj apo nuk vine haptas ne kundershtim me te. 2. Kur ky ligj e ndalon shprehimisht nje veprimtari te pajisur me leje mjedisi apo kur ajo vjen haptas ne kundershtim me kerkesat e ketij ligji, brenda tre muajsh nga hyrja e tij ne fuqi, AKZM njofton zyrtarisht subjektin te mbylli veprimtarine per arsye ligjore dhe te rehabilitoj mjedisin ku eshte ushtruar veprimtaria. 3. Kur vertetohen rrethanat e pikes 2 me siper, fillimisht subjekti mund ti paraqesi AKZM brenda tre muajsh nga njoftimi, propozimet e tij per mundesine e ndryshimit te vendit ku mund te ushtrohet veprimtaria, per permiresime te domosdoshme teknologjike, per zvogelim kapacitetesh, per ndryshim te lendeve te para apo te energjise, me qellim qe veprimtaria te behet e pranueshme dhe mund te vazhdoje te ushtrohet. 4. AKZM i shqyrton brenda nje muaji nga dorezimi propozimet e subjektit, dhe ne se i gjen ne pajtim me ligjin, e njofton ate me shkrim qe ta pajisi veprimtarine me leje te re mjedisi, duke resektuar kerkesat dhe procedurat ligjore te procesit te pajisjes me leje mjedisi. 5. Kur propozimet e subjektit nuk mund te pranohen, atij i lihet gjashte muaj deri ne nje vit kohe per ta hequr veprimtarine dhe per te bere rahabil-

itimet e kerkuara me shkrim nga AKZM. 6. Ne se subjekti nuk kryen ato qe i kerkohen dhe nuk respekton afatet, ai kualifikohet demtues i zones se mbrojtur dhe pergjigjet sipas legjislacionit ne fuqi. Neni 70 DISPOZITA KALIMTARE 1. Brenda 6 muajsh nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, çdo administratë rinovon dhe paraqet per miratim ne AKZM programin operativ te veprimeve te menjehershme qe do te kryejë per menaxhimin e zones se mbrojtur, i cili permban: a. Identifikimin e treguesve dhe rrethanave te vecanta per mbrojtjen, ruajtjen dhe menaxhimin e te cilave zona eshte shpallur e mbrojtur. b. Percaktimin ne terren te kufijve te zones, te organizimit te se saj ne nenzona dhe vendosjen e shenjave te dukshme kufizuese ne terren; c. Percaktimin e pikave hyrese dhe dalese, te intenerareve te levizjes, te rrugeve te kalimit, te pikave te vezhgimit e te soditjes; ç. Saktesimin e territoreve te ndaluar per tu shkelur e vizituar dhe publikimin ne vende te dukshme te skicave apo hartave te tyre. d. Publikimin e orareve te vizitave dhe rregullat per shoqerimin e vizitoreve. e. Percaktimin e vendeve ku do te ngihen parkingjet e automjeteve, pikat e vezhgimit te shpendeve, pikat e ndezjes se zjarreve, vendet e ngritjes se cadrave, te pushimeve e te clodhjes; f. Skicimin, hartezimin, ndertimin e maketeve te zones se mbrojtur, te pjeseve e te perberesve te saj, sipas udhezimit te AKZM per kete ceshtje; k. Identifikimin e veprimtarive te lejuara ne zonat e mbrojtura qe me kete ligj ndalohen shprehimisht ose bien ne kundershtim me te; i. Identifikimin e veprimtarive te lejuara ne zonat e mbrojtura qe jane te detyruara te hartojne programe monitorimi j. Organizimin e konkursit per percaktimin e logos se zones se mbrojtur qe do te simbolizoje zonen ne cdo shkrese, material, studim e njoftim te prodhuar prej saj. 2. Brenda 10 ditesh nga paraqitja, AKZM e miraton projektprogramin e administrates me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm dhe mbeshtet e kontrollon zbatimin e tij. 3. Ne tremujorin e pare te çdo viti, secila administrate ben permiresimet e nevojshme ne programin e cilesuar ne piken 1 te ketij neni dhe, pasi e miraton ne AKZM, i zbaton si detyra e objektiva te vitit. 4. Brenda 6 muajsh nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, mbi bazen e orientimeve te AKZM, administrata e cdo zone, pergatit listen me sherbimet e veprimtarite qe zona u ofron vizitoreve e turisteve. 5. Brenda nje vitit nga hyrja ne fuqi e ketij ligji AKZM haton programin kombetar te publikimit te informacionit per zonat e mbrojtura. i cili permban: a. Njoftime publike për zonat e mbrojtura, të miratuara, për monumentet natyrore, për drurët e mbrojtur, për llojet e bimëve dhe të kafshëve, veçanërisht të mbrojtura, për gjetjet minerare dhe paleonotologjike, duke përcaktuar me hollësi kushtet për mbrojtjen e tyre; b. Te dhena te monitorimit te zones, te veprimtarive qe ushtrohen ne zone, te studimeve e pergjithesimeve qe realizon administrata e grupet studimore, si dhe cdo tregues qe vleresohet me interes per tu njohur nga publiku. c. Percaktimin e mjeteve, metodave e menyrave te njoftimit te informacionit per cdo nivel, nga zona e mbrojtur konkrete e deri ne nivel kombetar; ç. Njoftimin e rrjeteve, portaleve, adresareve, te organeve te shtypit e te botuara, ku publikohet iformacioni e mund te kerkohen te dhena. 6. AKZM udheheq AdZM te qe brenda 3 vjetesh nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, ne Shqiperi te konsolidohet e te funksionojne Portalui\ëeb page i Informacionit Mjedisor si strukture elektronike e kompletuar. 7. AKZM, drejton AdZM-te e qarqeve qe brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji te ndertojne programin e punes per terheqjen e komunitetit lokal ne ruajtjen e menaxhimin e zonave te mbrojtura qe administrojne, i cili permban: a. Evidentimin e veprimtarive, nismave, qendrimeve per konceptimin dhe realizimin e te cilave eshte e detyrueshme terhiqja e mendimit te komunitetit, sipas kerkesave te legjislacionit mjedisor nacional dhe Konventes se Aarhusit, te ratifikuar nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise; b. Specifikimin e veprimtarive te cilat nuk mund te realizohen pa pjesemarrjen e komuniteteve lokale; c. Perpunimi e publikimi i formave, metodave e procedurave te thjeshta e konkrete te terheqjes se mendimit, te konsultimit e te bashkebisedimit dhe njohjen e tyre nga publiku ç. Percaktimi dhe formatimi i dokumentave ku regjistrohen dhe dokumentohen pjesemarrja e publikut, mendimet qe ai shpreh, si dhe rregullat e administrimit dhe te ruatjes se ketyre dokumentave nga AdZM. 8. Zonat e miratuara me akt specifik përpara hyrjes në fuqi këtij ligji si “Parqe Natyrorë Rajonale” do të shpallen automatikisht pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit si “Parqe Natyrore Bashkiake”. Neni 71 Hyrja ne fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Ilir META KRYETAR

PERIODIKE PËR ZONAT E MBROJTURA TË QARQEVE TË VERIUT Nr. 4, 2016 Botohet në kuadër të projektit EcoNord të mbështetur nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar nga Albanian Local Capacities Development Foundation.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e NRD dhe GO2 dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Europian.

NRD

Natural Resources in Development Organizatë për Lëvizje të Qëndrueshme Urbane Resurset Natyrore në Zhvillim Sustainable Urban Mobility Organization Natural Reources in Development Bulevardi “Skënderbeu”, Pallati Nr. 168, Hyrja 1, Ap. 1 Lagjja “Qemal Stafa”, Rruga “Musa Juka” Lagjja “Vasil Shanto”, 4001, Shkodër, Albania Nr. 16, Shkodër, Albania www.go2albania.org, vija@go2albania.org resourcesindevelopment@gmail.com +355(0)696728877, +355(0)695590290 +355(0)676035803


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.