Prof.univ.dr. Ardian Kycyku - "Gjuha e trojeve, trojet e Gjuhës" - studim

Page 1

PROF.UNIV.DR. ARDIAN KYÇYKU

Gjuha e trojeve, trojet e Gjuhës (Letërsia, gjuhët, uni i shkrimtarit. Përvoja vetjake nga e shkruara në dy gjuhë)

AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË SEKSIONI I SHKENCAVE ALBANOLOGJIKE KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “Letrat shqipe dhe gjuhët e tjera të letërsisë” – Tiranë, 9 nëntor 2015

1|G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


Përmbajtja

Abstract / Synopsis

3

ZHVENDOSJA E SHKRIMTARIT – MES DËBIMIT DHE DËRGIMIT 5 MËRGIMI NË LETRAT SHQIPE

9

NJË QËNIE NË DY KULTURA

10

BIDENTITY

17

GRUPI „GJUHË TË LASHTA – LETËRSI TË REJA“ UNI I SHKRIMTARIT DHE (A)TIPIKJA

22

KUJTESA – SHENJA E TË PASURIT SHPIRT

25

Bibliografi e përzgjedhur Index

19

27

29

2|G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


Abstract / Synopsis Punimi „Gjuha e trojeve, trojet e Gjuhës“ përqendrohet në disa nga çështjet themelore të letërsisë, gjuhëve dhe unit të shkrimtarit, veçmas kur ky krijon edhe në një gjuhë të huaj, pa u shkëputur nga amtarja. Mbështetur në një përvojë vetjake mbi njëzetvjeçare në të shkruarën shqip e rumanisht, duke përdorur të dhëna letrare, kritike, semiotike dhe imagologjike, me një stil që gërsheton dhe ngre metaforat letrare në rangun e argumenteve shkencore, punimi e vlerëson mërgimin si një thelb të letrave shqipe gjithëkohore. „Nga pikëpamja krijuese, atdheu dhe mërgimi kanë lidhje siamezësh dhe, të paktën deri në një pikë, bashkëpunojnë. Autorët e hershëm shqiptarë jetonin në mërgim dhe shkruanin në latinisht (anglishtja e asaj kohe), por edhe në gjuhë të tjera: greqisht, italisht, frëngjisht, persisht, arabisht, rusisht etj, njëlloj si sivëllezërit e tyre më të shquar që i kishin ato gjuhë amtare. Shkrimtarët shqiptarë dygjuhësh e përdornin shqipen në mungesë të lexuesit, - sepse pak vetë dinin të lexonin, - dhe prisnin lexuesin që presin sot autorët e mirëfilltë të shqipes, - sepse pak vetë dinë të zgjedhin ç’të lexojnë“. Sa i përket së shkruarës në dy gjuhë, autori dëshmon se „Të shkruash edhe në një gjuhë tjetër, joamtare, nuk do të thotë se po shformon shpirtin, ose po prish përbërjen e gjakut. Kemi vetëm një shpirt, i cili është i aftë t’i flasë e t’i shkruajë të gjitha gjuhët e mundshme. (...) Ngado që ta marrësh, bëhet 3|G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


fjalë për të njëjtin gjak, por që shkruan me dy bojra të ndryshme. Autorët dygjuhësh nderojnë letërsinë e një kombi, ndonëse, ose pikërisht ngaqë disa prej veprave të tyre ua dhurojnë letërsive të tjera“. Një vëzhgim tjetër i punimit lidhet me faktin se „... nga një këndvështrim krejt i veçantë, zhvendosja në një gjuhë tjetër kryhet edhe: a. për të mbrojtur gjuhën amtare, b. për të mbrojtur gjuhën vetjake nga dyndjet e tanishme mbi gjuhën amtare, c. për t‘i pasuruar të dyja gjuhët“. Punimi trajton edhe marrëdhënien tipike-atipike në letrat e sotme shqipe. „Në periudhën e tanishme letrare, autorë(e)t shqiptarë(e) dygjuhësh(e) janë tipikë, por në thelb mbeten atipikë (është vërejtur me saktësi fati krejt i veçantë që kanë për letërsitë kombëtare shkrimtarët atipikë, si Shekspiri, Dostojevski, Servantesi, Gëtja, Floberi, Kafka etj, pavarësisht nga gjuha në të cilën kanë shkruar). Sigurisht, vlera e librave të tyre nuk mbështetet aq në joshjen që ushtron atipikja, se sa në zhvillimin e ngadaltë, apo në vetëngujimin e tipikes. Pa pasur ende zyrtarisht vlerësimin bindës për vendin që zenë shkrimtarët dygjuhësh, letërsia përparon, ose ndalet në një mëdyshje të tipit: - brenda: letërsi kombëtare (vendase) me elementë botërorë (globalë); - jashtë: letërsi globale me elementë vendas”. Fjalë-kyçe: Mërgim kulturor, letërsi shqipe, letërsi rumune, letërsi e krahasuar, gjuhë, metaforë, troje, kujtesë, shkrimtar dygjuhësh, jetë letrare. 4|G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


ZHVENDOSJA E SHKRIMTARIT – MES DËBIMIT DHE DËRGIMIT Mërgimi është sot ngjarja kryesore që shndërron dhe përcakton jo vetëm ecurinë e jetës së një njeriu, apo të një bashkësie, - jashtë dhe / apo brenda trojeve të lindjes, - por edhe të disa popujve që, sikurse shqiptarët, kanë histori të rëndë, gjuhë të lashtë dhe letërsi të re. Mërgimi mund të këqyret si ikje, arratí, dëbim, ose dërgim, por, në çdo rast, zhvendosja nga gjiri i bashkësisë dhe dalja e dikujt në krejt pjesën tjetër të botës, ndodh të jetë më shumë se vdekje, dhe, të paktën në fillim: më pak se jetë. Shkrimtari i parë që thuhet se u ndëshkua me syrgjyn për shkak të një vëllimi poetik (Ars amandi) ishte romaku Ovidiu Publius Naso1. Duke gjykuar nga veprat që shkroi si mbi një urë të lëvizëshme gjatë udhëtimit drejt tokës së detyruar, por edhe pas mbërritjes, vihet re se Ovidit nuk iu fashit për asnjë çast malli ndaj Romës dhe jetës nga e patën shkulur. Duket se ai e parandjeu vdekjen larg vendlindjes, përderisa vargjet e parë të Elegjisë I, në vëllimin Të trishtmet (këngët) [Nisu, libërthi im, drejt atdheut! Shko! / Kështu paska qënë e thënë, të kthehesh vetëm ti / E unë të mbes pó vetëm, unë – autori yt / Përmbysur krejt nga malli dhe nga keqardhjet varg]2 përshfaqin një arrati të brendshme, plot hidhërim, por edhe vetëdijë, drejt shndërrimit nga shkrimtar në libër, gjë që u ndodh edhe sot mjaft prej autorëve të mërguar.

Lindur më 20 mars 43 para Krishtit në Sulmo, sot Sulmona, rrethi Aquila – vdekur në vitin 17 ose 18 pas Krishtit, në Tomis, sot Constanța, Rumani. 2 Ovidiu, Tristele, vep. cit. Elegjia I, f. 23. 1

5|G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


Historikisht, disa popullsish që u detyruan të braktisnin trojet dhe ta rindërtonin jetën në hapësira të huaja, shpesh kryekëput të ndryshme nga të parat, mërgimi u zbuloi thesare mbijetese, aq sa zëdhënësit e tyre arritën të ngulmonin se vetë Zoti, para se të krijonte botën, fillimisht u mërgua prej saj (kabalisti sefard Isak Luria3). Në mesin e shekullit XX, shkrimtari dhe mendimtari trigjuhësh rumun Vintilă Horia, në romanin „Zoti është lindur në mërgim“4, duke hartuar një ditar apokrif të Ovidit, veç të tjerash nxori në pah edhe thelbin e shpirtërimit ballkanas, ku Zoti s’mund të lindej, sepse s’kish kush ta kryqëzonte.

Në esenë e tij kushtuar Kabalës lurianike, Gershom Scholem-i shkruan se Isaac Luria (Isaac ben Solomon Luria Ashkenazi, 1534-25 korrik 1572, hebraisht ‫שלמה בן‬ ‫ שכנז ל‬, cilësuar edhe si ati i Kabbala-s bashkëkohore), guxoi të thoshte se vetë Zoti e pat bekuar Mërgimin, duke qenë i gatshëm të mërgonte. „Luria ishte më kategorik se marksizmi dhe ekzistencializmi, që u përqendruan gjerësisht mbi arsyen e mërgimit dhe të huajsisë në art. Ai mendonte se pasoja e drejtpërdrejtë e mërgimit të Zotit, e tërheqjes së Tij në brendinë e Vet, ishte Krijimi. Teologët tradicionalistë shpjeguan edhe thelbin dramatik të Krijimit si një rrezatim, përjashtësim, projektim në hapësirë i energjisë hyjnore, creatio ex nihilo. Duke ndjekur logjikën e konceptit të Luria-s, ngujimi, mbyllja e Zotit në Vetvete, çuan në çlirimin e hapësirës së parme nga ku mori jetë bota konkret-ndjesore”. Shih Shafran, Dan, Mërgimi si forcë krijuese, rumanisht, në Revista Gjuha Rumune (Revista Limba Română) Nr. 11, viti XIV, 2004, anglisht në Eastern European Messenger, Londër, 2010. 4 I vlerësuar me Çmimin Goncourt në vitin 1960, romani “Zoti është lindur në mërgim” (Dieu est né en exil) i shkrimtarit trigjuhësh Vintilă Horia / Vintilë Horia (1915-1993), hap serinë e veprave përmes të cilave autori ringjiz epoka krize nga historia e Evropës, “mbyllje ciklesh”, ku zbulon tipare të ngjashme që thelbësojnë epokën e tanishme. I joshur njëherazi nga historia dhe nga çështjet madhore të fatit e të jetës, prozatori thyen murin e kohës dhe njësohet me personazhe që kanë njohur thellësitë e mërgimit.. 3

6|G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


Një rast krejt i veçantë në historinë e Mërgimit është eksodi5 i arbëreshëve, që u shpëtonte gjuhën, kujtesën dhe lirinë, me çmimin e ikjes nga trojet. Mërgimi arbëresh u shndërrua në një mundim për ri-krijimin e dyfishtë të atdheut: në një truall tjetër dhe në një ëndërr për rindërtimin e tij atje ku mbeti, pavarësisht se mes ëndrrës dhe atdheut ndehej deti. Me detin6 mes një ëndrre të humbur dhe një ëndrre për kthim, arbëreshët patën bekimin të nisin një tjetër histori të kombit, duke e kthyer Detin Adriatik në një metaforë, duke ruajtur e përkryer gjuhën amtare, doket, themelet shpirtërore dhe mjeshtërinë, ose dhuntinë e shqiptarit për t’u përshtatur e për ta marrë shpesh jetën nga e para. Dihet se çdo mërgimtar merr me vete në kujtesë jetën e tij të para-çrrënjosjes, qëniet, shijet dhe pamjet e shtrenjta, dhembjet, pamundësitë, ciflat e ëndrrave të paplotësuara, fjalët, por edhe mënitë, faljet e padhëna e të pakërkuara etj. Malli, ose Mërgimi, përmbysin gjithçka, e nxjerrin mërgimtarin nga e përditshmja dhe e ndihmojnë të hyjë në të përhershmen e kombit të vet, duke e kthyer edhe çrrënjosjen në një tjetër lloj rrënjosjeje. Në kushte të tilla, veç ndjeshmërisë që kap maja të papërfytyrueshme, brenda shkrimtarit zgjohet empatia, - gjendje vendimtare për kahun dhe vlerën letrare, dhe autori mund të ndodhet në trojet e lindjes më tepër se ata

Një nga kuptimet e hershme të fjalës është pjesa finale e një tragjedie greke, që përfshin zbërthimin e konfliktit dhe daljen nga skena, në rresht, si për varrim, e aktorëve. Kuptimi i parë vjen nga ἔξοδος (éksodhos), ἐξ (eks, “jashtë”) + ὁδός (odhos, “udhë / rrugë”) – gr. / Dalja nga rruga është gjithmonë hyrje në një rrugë tjetër, me, ose pa kthim, por padyshim hyrje në një metaforë. – sh. im, A. Kyçyku. 6 Deti, si metaforë, është i pranishëm në thelbin e jetës së mjaft shkrimtarëve të mërguar. 5

7|G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


që mirëfilli vazhdojnë të jetojnë atje. Ai nuk i ngjan aspak sehirxhiut apo përgjuesit të një loje shahu, sepse çdo lëvizje, ndryshim, rezultat, ndikojnë drejtpërdrejt mbi fatin e tij, por edhe të librave që shkruan. Kësisoj çdo rilindje në troje të huaja është edhe një ringjallje e Kujtesës, një pasurim i saj përmes udhëtimeve dhe reagimeve empatike, një mjet i pashitshëm për ruajtjen e shpirtit. Ndoshta ruajtja e gjuhës dhe rrjedhimisht e Kujtesës e anashkalon kthimin e domosdoshëm me trup në vendlindje. Gjatë këtij çerekshekulli, veç bindjes së patundshme se, në varësi të lidhjeve gjuhë-truall-kujtesë, për disa të ikur (dhe / ose të dëbuar) vitet e mërgimit maten si vite burgu, kurse për disa të tjerë – si vite lirie, më ka ndodhur të dëgjoj edhe një shprehje që plotëson njohuritë shpirtërore mbi mërgimin. Për të ikur ika, - më tha gjatë një bisede poeti rumun Gavril Şedran (l. 1941), me banim në kufirin mes Francës e Zvicrës, - por për të mbërritur s’kam mbërritur ende. Kjo pezulli e përnjimendtë, - që mposht metaforën, ndonëse mbin pó prej saj, - si dhe gjendja vetjake e një mërgimi që nuk është sëmundje, por që as për t’u shëruar nuk shërohet ndonjëherë7, më duken tejet të përshtatshme për letërsinë, veçmas kur ajo shkruhet njëherazi në dy gjuhë, jashtë truallit nga ku je nisur dhe brenda një trualli, ku nuk ke për të mbërritur ndonjëherë.

Një gramatikë e mërgimit në dy gjuhë ‘të huaja’, Bukuresht, 2011 http://ardiankycyku.blogspot.ro/2011/03/nje-gramatike-e-mergimit-nedy-gjuhe-te.html; Shqip-ëri nga Shqip-ja, video, Bukuresht, 2012. http://ardiankycyku.blogspot.ro/2012/11/shqip-eri-nga-shqip-ja.html 7

8|G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


MËRGIMI NË LETRAT SHQIPE Qysh në fillesat letrare të shqipes, Mërgimi ka pasur një vend dhe rol vendimtar. Ai tashmë bën pjesë në rrënjët e saj, madje mbetet ende njëra nga pak hyrje-daljet shpëtimtare (shpirtërore e gjuhësore) në raste gjëmash të papritura, apo të shkallëzuara. Mërgimi mund të shihet edhe si mishërim i Kujtesës vepruese, një pastrim i saj jashtë lëndës ku u lind dhe u pasurua, një lutje e gjatë në rrafshin e padukshëm, që mund të riparojë jo vetëm të ardhmen, por edhe të shkuarën, jo përmes sajesave, por përmes barazpeshimit. Sa i përket letërsisë, pastrimi dhe ruajtja e Kujtesës kanë më tepër rëndësi se çdo vënie në vend e disa të drejtave. Shpërngulja e viteve ’90 të shekullit të kaluar erdhi njëheresh me çlirimin (më saktë: nga etja për ta fituar lirinë sa më larg vendit ku pat munguar për gjysëm shekulli). Pak popuj të tjerë kanë njohur brenda një mijëvjetshi dy mërgime kaq të ndryshëm, edhepse paga ishte gjithaq e shtrenjtë, por as shpërblimi në vepra letrare nuk është i vogël. Njëheresh me shpërnguljen e dytë, nisi jashtë kufijve, në gjuhë të tjera, me qarkullim të gjerë, ose të ngushtë, ajo që mund të quhet letërsi shqiptarësh në gjuhë e troje të huaja. E shkruara në dy a më tepër gjuhë nuk është diçka e re as për letërsinë shqipe. Mirpo gjatë viteve '90 të shekullit të shkuar, shkaqet, synimet dhe arritjet e kësaj letërsie ndryshonin thellësisht. Kjo letërsi vinte nga një Kujtesë, ku ishin flijuar me mërgim jashtë, brenda, ose të dyfishtë, autorë si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi, Petro e Jamarbër Marko, Bilal Xhaferri, Frederik Reshpja, Martin Camaj dhe të tjerë ende të panjohur sa duhet, ose ende krejt të panjohur. Një pjesë e ndjeshme e trandjeve të dikurshme u zhvendosën 9|G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


tani në gjuhë të huaj, duke ruajtur përparësinë e temës mbi stilin. Në mjaft pikëpamje, autorët dygjuhësh çuan më tej një letërsi që shkruhej brenda trojeve për t’u lexuar jashtë, por që tani shkruhej drejtpërdrejt në gjuhë të huaj. Me pak përjashtime, ‚fatkeqësia‘ në këto raste nuk ishte aq nxjerrja si për shitje e botës shqiptare, - që të ngjante sa më shumë me pjesën tjetër të globit për nga çudirat, ekzotizmi i rëndomtë, apo edhe rënia morale, mbase si dëshmi e të mosqënit jashtë historisë, - se sa mungesa e një fryme dhe qëndrimi thellësisht shqiptar në zbërthimin dhe paraqitjen e dramave apo tragjikomedive botërore.

NJË QËNIE NË DY KULTURA Çdo mërgim kulturor është, në thelb, një mjet mbijetese shpirtërore (lexo edhe: letrare). Prandaj kalimi im nga shqipja në rumanisht dhe e shkruara në të dyja gjuhët nuk ka asgjë prej tradhtie, prej ngutjeje për të shmangur makthe, prej arratie, apo taktikash për të fituar emër. Sado që shpesh një dhembje e madhe, mbështetur nga mungesa e çdo rrugëdaljeje, e detyron viktimën të shpikë zgjidhje e madje t’i pandehë bekime, nuk isha në gjendje të mos vëreja se vijnë edhe kohë kur në vendlindje nuk ke jetë, ndërsa jashtë kufijve nuk ke emër, kur atdheu s’të mban, kurse Mërgata të shpëton. Emër nuk kisha as në atdhe, teksa jetë s’kisha as brenda, as jashtë, me përjashtim të letërsisë që shkruaja. Pata hedhur në letër tashmë mbi dhjetë romane dhe një epope me mbi një mijë faqe dhe metaforikisht mund të jetoja kudo, por realisht gjuha ime kërkonte tjetër truall dhe trualli – edhe një tjetër gjuhë. Me kalimin e viteve, sidomos në hijen ku, më tepër se çdo gjë je 10 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


shkrimtar, kupton se, pavarësisht kushteve dhe arsyeve që e detyrojnë një autor të zhvendoset jashtë trojeve zyrtare, ai mund të arrijë që, përmes letërsisë, - në gjuhën amtare, ose në dy gjuhë, - të mos ketë ikur kurrë, jo vetëm në libra, por edhe në empatinë e përditshme. Më vonë u binda edhe se, nga një këndvështrim krejt i veçantë, zhvendosja në një gjuhë tjetër kryhet edhe: - për të mbrojtur gjuhën amtare, - për të mbrojtur gjuhën vetjake nga dyndjet e tanishme mbi gjuhën amtare, - për t‘i pasuruar të dyja gjuhët. Ngjarja nuk mund të këqyret as si shpëtim që i detyrohet tërësisht njeriut, as si vetmohim i kulluar e as vetëm si hakmarrje ndaj heshtjes së bashkëkohësve. Deri në shkurtin e vitit 1996, pesë vjet pas largimit, nuk më kishte shkuar ndërmend se do të bëja letërsi edhe në një gjuhë tjetër, madje as në rumanisht, ndonëse ndërkaq pata shkruar e botuar disa ese kushtuar Poradecit, Kutelit, De Radës, Bardhit, Barletit, Migjenit, Koliqit, Konicës, Fishtës, Nolit, Camajt, si dhe disa proza të shkurtra8. Dija qartë se gjuhët shqip e rumanisht kishin lidhje më të hershme nga ç’mund të shohë lexuesi i sotëm, ndonëse këto lidhje janë nxjerrë në pah nga shkencëtarë të shquar gjermanë, rumunë, shqiptarë etj. Ndoshta si një shënjë e thellë që synon të tërheqë vëmendjen, hapësira mioritike9 (rumune) ka qënë kryesorja ku të paktën

Revista Albanezul (Shqiptari), Bukuresht, 1993-1996; Revistat e Bashkimit të Shkrimtarëve të Rumanisë Literatorul dhe Luceafărul (1992, 1993). 9 Fjala mioritik rrjedh nga balada popullore „Shqerrkëza” (Mioriţa) që ka ngjashmëri në përftimin e vdekjes me „Rozafatin”. Hapësirë mioritike, sipas Fjalorit Shpjegues të Gjuhës Rumune (DEX) ka kuptimin ‚hapësirë gjeografike rumune, relievi me male e lugina i së cilës është i përshtatshëm për kullotjen; 8

11 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


shqiptarët e Jugut mërgonin jo vetëm për shkaqe ekonomike, por edhe kulturore. Lidhjet e mia me kulturën dhe shpirtërimin rumun mbështeteshin edhe në lidhje gjaku: im atë pat studiuar në Bukureshtin e viteve '60 dhe, veç mësimit të rumanishtes gjatë vitit të parë të fakultetit, më pat përcjellë frymën e një Rumanie binjake me anën më poetike të Shqipërisë së përhershme (histori lindore, frymë perëndimore, dhembje, mall, frymëzim poetik i pazakontë). Lasgush Poradeci ishte biri i një Kyçykeje, Kostandinës10, dhe daja i sime gjysheje nga ana e nënës. Mitrush Kuteli ishte kushëri i parë me tim gjysh nga nëna dhe mik i afërt, si edhe Lasgushi, me xhaxhain e nënës sime, Mësuesin e Popullit Kol Koci. Në bodrumin me kyç të këtij të fundit, gjatë fëminisë së hershme, kam shfletuar i magjepsur vëllimet që Kuteli ia pat lënë në mirëbesim pak para se ta arrestonin. ‚Lirikat’e Poradecit është vëllimi i parë poetik që kam lexuar, ruajtur gati me shenjtëri në sëndukun e fisit. Pak pasi u gjenda në Rumani, kuptova se pak troje të tjera të huaja kanë pasur një ndikim kaq fatlum ndaj letrave shqipe. Në Bukuresht ende ishin gjallë hijet e ndritshme të disa njësive dhe paraardhësve kulturorë që patën ndihmuar ndjeshëm në

univers shpirtëror tipik rumun, matricën e të cilit e përfaqëson hapësira gjeografike rumune’. Nga pikëpamja artistike, kjo hapësirë, përmes këmbimit të maleve me honet, të kodrave me luginat etj, krijon një barazpeshë, dhimbsuri e gjendje të veçantë përmallimi e besimi në botën e padukshme, një përftim befasues të jetës, dramave, vdekjes, përjtësisë, me vlera të pangjashme sidomos për poezinë. 10 Shih edhe Lasgush Poradeci, Vepra letrare, Biblioteka e Traditës, Përgatiti dhe pajisi me shënime Frida Idrizi, Sh. B. Naim Frashëri, Tiranë, 1990. 12 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


krijimin e Shqipërisë moderne. Kam parasysh: Koloninë e Bukureshtit, hapësirat ku pat vepruar Nikolla Naçoja me shokë, Evëtarin e Veqilharxhit (që jetoi e veproi në Brăila – hapësirë plot pakica kombëtare, nga ku doli dygjuhëshi i famshëm Panait Istrati), vizionarin legjendar e plot kundërthënie Vangjel Zhapa (1800-1865, mbështetës i themelimit të Akademisë Rumune dhe i Shoqërisë së Shkrimtarëve Rumunë, laboviti që e quante vendlindjen ‚vendi i shenjtë i takimit me Zotin‘); botimet e para të Naim Frashërit; shtypshkronjën Albania të Mihal S. Xoxes në Konstancë (aty ku pat jetuar e vdekur Ovidi); ato mbi 30 gazeta e revista një-, dydhe trigjuhëshe; praninë dhe bëmat e Viktor Eftimiut, por edhe njerëz të thjeshtë, si Tanas Bora, nip i Lasgushit, që më mbajti në shtëpi derisa m’u dha një dhomë konvikti, dhe i cili rifoli shqip për herë të parë me mua, pas një heshtjeje 38-vjeçare. Derisa të dilnin nga shtypi tre vëllimet e mi të parë që buronin nga historia shqiptare e ballkanike: Viti kur u shpik mjellma, E fshehta e ëmbël e marrëzisë dhe Një fis i lavdishëm e që jep shpirt – epopeja e një harrese11, kuptova se rreziku i asimilimit apo i përthithjes në hapësirën mioritike ishte më i madh falë ngjashmërive në gjuhë, mendësi, zakone, modus vivendi e moriendi. Nuk mund të them se vija si një intrus, - ndonëse nga një kah i panjohur, - në letërsinë rumune, që shquhej jo vetëm për njërën nga poezitë më të pasura e rrugëhapëse të shekullit XX, por edhe për një varg shkrimtarësh dygjuhësh që çmoheshin

Botimet e para në: Sh. B. Getic, Bukuresht 1997, Sh. B. Eminescu, Bukuresht 1998, Sh. B. Regala, Bukuresht 1998. 11

13 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


botërisht12. Secili nga këta autorë ka një përvojë të vetën, por dëshmitë e tre prej tyre e ravijëzojnë më qartë gjendjen e të qënit dygjuhësh në letërsi, ndonëse jo gjithmonë ajo që thonë përkon me ato që kanë shkruar. Lidhur me Panait Istratin, një përcaktim i pranueshëm gati për të gjithë mbetet edhe sot ai i Monique Jutrin-Klener-it: ”një gjemb i çrrënjosur, shkrimtar francez, rrëfimtar rumun”13, ndërsa ai vetë shprehet: “Unë jam dhe ngulmoj të jem autor rumun. Jo se kjo e drejtë më është kundërshtuar nga njerëz që s’kanë pikë të drejte ta bëjnë, por sepse ndjeshmëria ime, e mishëruar sot në frëngjisht falë një rastësie të jashtëzakonshme, buron nga prejardhja rumune”14. Vintilă Horia, të cilit ia pat mësuar frëngjishten në fëmini kujdestarja e vet e verbër, dëshmon se, për të mos u çmendur nga malli, u detyrua t’i zgjeronte kufijtë e Rumanisë dhe ta përftonte Evropën si një atdhe më të madh, brenda të cilit

Princi dhe diplomati Dimitrie Cantemir (1673-1723) anëtar i Akademisë së Shkencave të Berlinit, me vepra shkruar në rusisht, rumanisht, latinisht, turqisht; Panait Istrati (1884-1935); Vintilă Horia (1915-1992); Emil Cioran (1911-1995); Eugen Ionesco (1909-1994), anëtar i Akademisë Franceze); Vladimir Gjika (1873-1954), njëri nga mistikët e mëdhenj të Evropës, me veprën shkruar në frëngjisht); e reja gjeniale Iulia Haşdeu (1869-1888); Elena Văcărescu (1864-1947); Martha Bibescu (1889-1973), laureate e Akademisë Franceze në letërsi; kontesha poete Anna de Noailles (18761933), laureate e Akademisë Franceze në poezi; themeluesi i dadaizmit, Tristan Tzara (Samuel Rosenstoc, 1896-1963); poeti Benjamin Fondane (Benjamin Wexler, 1898-1944); e deri tek dramaturgu Matei Vişniec (lindur më 1956), poetja Linda Maria Baros (lindur më 1981) etj. 13 Panaït Istrati: un chardon déraciné, Ecrivain français, conteur roumain, F. Maspero, 1970 - 305 pages / Essai (relié), Paru en 11/2014 / Les Haïdoucs dans l'oeuvre de Panaït Istrati - de Monique Jutrin-Klener, Hélène Lenz, Martha Popovici et Catherine Rossi (2003). 14 Istrati, Panait, Si u bëra shkrimtar, (Cum am devenit scriitor), Editura Minerva, Bukuresht, 1985, hartuar nën kujdesin e Alexandru Talex-it. 12

14 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


shkroi edhe në rumanisht, edhe në frëngjisht, edhe në spanjisht. Kurse Emil Cioran-i duket se hoqi dorë krejt nga rumanishtja njëherazi për të shpëtuar nga një e kaluar që e mundonte, si dhe nga një gjuhë e cila, sipas tij, ishte tepër e koklavitur për epokën e tanishme, sidomos në Perëndim. Cioran-i ishte i bindur se trojet ballkanike qenë fundosur në moçalin e historive të veta pa të ardhme, në një kulturë që pat dhënë shpirt pa e ditur, dhe nuk kishin çfarë t’i jepnin botës përderisa s’kishin as me çfarë ta shpëtonin veten15. Nga brenda, letërsia rumune pat nxjerrë tashmë Eminescu-n, mishërim i gjenisë poetike, vepra e të cilit më kish bindur se gjuhët e qarkullimit të ngushtë, - ndonëse Rumania ka më tepër se njëzet milionë lexues të mundshëm, - mund të përbotësohen falë nivelit të epërm të letërsisë, duke shndërruar kriteret e leximit dhe të gjykimit kritik16). Me besimin e tij se ‚përjetësia është lindur në fshat‘, Lucian Blaga (1895-1961) pat ngjizur tashmë një vepër poetike të rumanishtes shpirtërore, falë së cilës, më vonë, Nichita Stănescu (1933-1983) do të shpallte me një humor befasues se ishte ‚poliglot në gjuhën rumune‘. Lidhjet mes letërsive rumune dhe shqiptare ishin, gjithashtu, të thella. Lasgush Poradeci pat mbrojtur doktoraturën në Shih edhe Popa, Marian, Historia e letërsisë rumune me sot për nesër (Istoria literaturii române de azi pe mâine), Editura Semne, Bukuresht, 2003. 16 Elemente të kulturës dhe qytetërimit ballkanik, (Elemente de cultură şi civilizaţie balcanică), A. Kyçyku, ligjërata universitare, rumanisht, Constanţa / Bucureşti, 2002-2010. 15

15 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


Universitetin e Graz-it me një temë mbi poetikën e Mihai Eminescu-t (“Der verkannte Eminescu und seine volkstümlichheimatliche Ideologie”17). Falë gjermanishtes së përkryer, gjatë viteve '80, në një antologji të posaçme, kritika rumune e cilësonte Poradecin kritik gjerman18. Nga pikëpamja krijuese, Poradeci dhe Eminesc-u mund të shihen edhe si binjakë shpirtërorë që janë lindur në epoka dhe gjuhë të ndryshme amtare. E njëjta lidhje mund të vërehet edhe ndërmjet Mitrush Kutelit dhe klasikut të prozës rumune Ion Creangă (18371889, mik i ngushtë i Eminescu-t). Ashtu siç Creangă shkroi në një rumanishte rrënjore, edhe Kuteli përdori shqipen e përhershme, duke i nënshtresuar së folmes popullore një kulturë të thellë botërore. Kuteli dëshmon qartë në kujtimet e veta se nisi të shkruante për të fashitur mallin ndaj vendlindjes dhe gjuhës amtare („... rrëfimet e mbledhur në këtë vepërzë janë shkruar midis 1925 dhe 1930 edhe plotësuar më 1938. Disa prej tyre janë filluar në Pogradec dhe mbaruar në Selanik e Bukuresht dhe pjesa m’e madhe janë shkruar drejt për drejt në këto vise, me mallin e shqipes dhe të Shqipërisë në zembër“19). Ndër shkrimtarët shqiptarë, Kuteli është i pari që shpreh qartë synimin e letërsisë për të ruajtur Kujtesën dhe për të mbajtur sa më gjatë në (për)jetë njerëz dhe ngjarje që i duken thelbësore.

Eminesc-u i panjohur dhe ideologjia e tij popullore. Chiţan, Sorin, Eminescu în critica germană, Editura Junimea, Iaşi 1985. 19 Shpjegim i botimit të dytë, në Netë Shqiptare, rrëfime, vep cit., f. 138. 17 18

16 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


BIDENTITY20 Shumica e 19 pakicave kombëtare të Rumanisë janë ngulitur aty prej shekujsh dhe mund të thuhet se shkrimtarët e tyre përfaqësues, shtetas rumunë, linden me nga dy gjuhë amtare. Në kushte të tilla, shkaqet kryesore që çojnë, - dhe / ose shpjegojnë, - dyzimin (në fakt: dyfishimin) e unit të shkrimtarit gati kopjojnë arsyet që ndërtojnë një urë. Kjo urë nuk u përket brigjeve aq sa brigjet i përkasin asaj. Në ‘urë’, kuptimet e fjalëve brenda, jashtë, kufij, troje, gjuhë etj shpalosin tjetër thelb dhe fitojnë tjetër rol. Një botë letrare, dyrrënjore, u jep kuptim qënieve dhe ngjarjeve në varësi të frymëzimit dhe të disa vuajtjeve që janë të pashprehshme dhe të patregtueshme. Në këta mbi njëzet vjet, përvoja si autor dygjuhësh dhe si përkthyes sidomos nga shqipja nuk ishte e pakët. Një rëndësi të pazakontë pati hartimi i doktoraturës në letërsi të krahasuar e botërore („Drejtime në modernizmin evropian dhe jehona e tyre në letërsinë shqiptare mes dy luftrave botërore, ose Shqisa e përgjakshme e rigjetjes”), ku hulumtova përmes rumanishtes veprat e autorëve shqiptarë, përfshi Poradecin dhe Kutelin21. Edhe puna disavjeçare (1993-1996, 2002-2006) në dy revistat e bashkësisë zyrtare shqiptare të Rumanisë më vlejti mjaft. Ndërkohë, pasi themeluam bashkë me tim atë

Term që përdora së pari në kumtesën për Takimin e Shkrimtarëve dygjuhësh, organizuar nga Këshilli Britanik i Rumanisë në Băile Felix, Rumani, maj 2000. 21 Direcţii în modernismul europeanşi ecoul lor în perioada interbelică a literaturii albaneze, sau Simţul sângeros al regăsirii, mbrojtur në prill 1998 (Diploma Seria P Nr. 0002011 / Nr.333 / 20.VII.1998) Drejtues shkencor: Akad. Dan Grigorescu. Lëndë-kyçe: Imagologji, semiotikë, letërsi të qarkullimit të ngushtë, komunikimi kulturor Lindje-Perëndim.. 20

17 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


Revistën Haemus (Bukuresht, nëntor 1998)22, përkthimet në e nga të dyja gjuhët u shndërrua në një urë të mirëfilltë që i dhuronte secilit breg të dhëna qytetërimi, kulture dhe vlera artistike të paanëshme, gati njëlloj sikur të ishin ngjizur atje ku mbërrinin. Dalja në një numur shumë më të madh lexuesish, por edhe në një tjetër gjeografi letrare-shpirtërore, nuk e cënoi, madje e përforcoi bindjen time ndaj vlerave të shqipes. Veç paraqitjes së shpirtërimit dhe të qytetërimit shqiptar, në librin-bisedë ‚Koha e zëvendësve‘, pyetjes lidhur me shqipen iu përgjigja siç i përgjigjem edhe sot: „Gjuha shqipe për mua është një tempull i padukshëm, i pashkatërrueshëm. Me të mund të njohësh më shumë nga sa mund të thuash. Me të, ndofta, as që duhet të thuash aq sa mund të njohësh. Dhe jam i bindur, - hollësitë do të ishin të tepërta, - se, në një botë tjetër, gjuha shqipe nuk është e qarkullimit të kufizuar”23. Me ‘botë tjetër’ gjithkush ftohet të nënkuptojë edhe letërsinë, ku as rumanishtja nuk është e qarkullimit të kufizuar. Mbështetur në lidhjen e thellë mes dy gjuhëve, në një ese të poetit Ştefan Ioanid shënohet se „Përtej realizmit magjik që duket sikur karakterizon substancën epike (dhe vizionin

Revista Haemus (www.revistahaemus.blogspot.ro) ka tashmë një arkiv me mbi 6.000 faqe. Në të janë botuar në shqip, rumanisht e gjuhë të tjera pjesë dhe vepra të plota në poezi, prozë, ese, kujtime, dramaturgji nga krijimtaria e mbi 250 autorëve evropianë e më gjerë. Deri tani Haemus-i u ka kushtuar numura të posaçëm kulturave dhe qyetërimeve shqiptar, rumun, grek, italian, turk, hebraik, kinez, zviceran etj, si dhe mërgatave shqiptare e rumune, në radhë të parë letërsive të tyre. 23 Koha e zëvendësve, (Vremea locţiitorilor) libër-intervistë kushtuar shpirtërimit shqiptar, dhënë shkrimtares Jolanda Malamen, Editura Humanitas, Bukuresht 2003. 22

18 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


ontologjik) të prozave të tij (një përzjerje e papërsëritshme e realizmit, ndonjëherë i dhunshëm, pa iluzione, çoranian, me përfytyrimin „përrallëzues”, folklorik, mitik, onirik të një „kohe të mbetur pezull” eliadeske, që mbidimensionon dhe forcon realitetin), befason te Kyçyku shprehësia e pazakontë e rumanishtes që shkruan, njëlloj sikur të kish përcjellë heshtas në gjuhën e adoptuar gjithë drithmën okulte të shqipes“24.

GRUPI „GJUHË TË LASHTA – LETËRSI TË REJA“ Letërsia shqipe hyn në një grup të vogël e të zgjedhur, me letërsi të reja që vijnë nga gjuhë të lashta dhe që bartin në themele një thesar epiko-lirik të pazakontë, shprehur e përkryer gojarisht, - falë përmasës ritualistike të Kujtesës, nga disa brezni. Shkrimtarët shqiptarë të viteve '20-'30, veçmas Kuteli, Poradeci, Koliqi, Fishta, Noli dhe Migjeni morën tema dhe struktura metaforike nga ai thesar dhe u përpoqën t’i vendosnin si gurë themeli në letërsinë e shkruar, e cila s’mund të përfshihej në korin e letërsive perëndimore pa shlyer ‚haraçin‘ e rimarrjeve apo të kopjimeve të stërholluara. Për fat të mirë, veçanësia e gjuhës shqipe, si edhe sot, u mësoi se lashtësia e një gjuhe nuk pranon gjithçka, pavarësisht nga vlera e diçkaje në një gjuhë apo letërsi të madhe. Çdo gjuhe i takon një truall (realitet), të cilin s’mund ta njohë, ta punojë e ta mbrojë me mjete të huaja. Për këtë arsye, edhe përkthimet e perlave të shqipes në gjuhë të tjera kërkojnë dhunti gati të së

Revista Curierul Românesc, rubrika Destine (Fate), Bukuresht, shkurt 2004. Nota bene: Fragmente si i mësipërmi janë cituar vetëm për për hir të temës që trajtohet në këtë punim dhe për të saktësuar të dhënat rreth librave që kam shkruar e botuar në rumanisht – A. Kyçyku. 24

19 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


njëjtës përmasë. Kur shkrova se ‚shqipja ua pakëson mundësitë e përkthimit në gjuhë të tjera pikërisht autorëve që e shkruajnë më mirë‘, pati zëra që e përqeshën, apo e keqkuptuan këtë bindje. Në fakt, shqipja është një gjuhë që, përmes pasurisë dhe së papërsëritshmes, mban ‚peng’ bijtë që e shkruajnë më mirë. Sa më mirë ta shkruash, aq më peng mbetesh në kohë e hapësirë, gjer edhe vetëm nga paaftësia e bashkëfolëseve për të të lexuar, si dhe e përkthyesve për ta njohur me themel shpirtin e gjuhës sate25. Letërsia shqipe është lashtësisht e re, për të mirën e saj dhe jo vetëm të saj. Por ajo sprovohet sot nga pikëpyetjet dhe vështirësitë e të gjitha letërsive me traditë shumë më të pasur në vepra e kryevepra. Një trajtë e këtyre sprovave lidhet me gjendjen e gjuhës: në kohën e Buzukut, Bogdanit, Budit, Barletit etj, kishim gjuhë të shkruar, por sidomos të folur (më saktë: të kënduar dhe që mbrohej e pasurohej në Kujtesë), por ende nuk kishim letërsi. Tani kemi letërsi, por, përmes shkulturimit të lexuesit, jemi dyndur nga një rrjet të folmesh që nuk janë gjuhë, dhe rrezikojmë të mos kemi Gjuhë. Ose të kemi një gjuhë që zhvillohet përtej vetëdijës së tanishme të shoqërisë, në pritje të një lexuesi (folësi) të përkushtuar dhe gjithnjë e më vetmitar. Kjo vjen edhe ngaqë globalizimi, duke ngritur panatyrshëm vlerën e çdo mjeti ndihmës mbi vlerën e vetë njeriut, duke ngatërruar qëllimisht të drejtat e njeriut me cilësinë e të jetuarit, po e detyron njeriun që ta zhvendosë e ta mbledhë kujtesën në eter (virtualitet) dhe të gjallojë i ndarë Zeul Epigon (Hyu epigon), Kyçyku, Ardian-Christian, ese monografike ‘kushtuar veprës dhe jetës së poetit shqiptar Lasgush Poradeci në 100-vjetorin e lindjes’, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Evropës Qëndrore (ACESA), rumanisht, Presa Universitară Română, Bratislava - Timişoara, 2000, 151 faqe. 25

20 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


prej saj. Ndarja e kujtesës nga njeriu është akt i një tragjedie rrethore dhe me një sërë kulmesh, që përsëriten dhe mpijnë ndërgjegjen. Pikërisht në mbajtjen lidhur të njeriut me Kujtesën, përmes mungesës trupore dhe pranisë letrare, shkrimtarët e mërguar japin një ndihmesë të pazëvendësueshme. Vlera e mërgimit për letërsinë nuk ia ul vlerën vendlindjes, por as anasjelltas. Nga pikëpamja krijuese, atdheu dhe mërgimi kanë lidhje siamezësh dhe, të paktën deri në një pikë, bashkëpunojnë. Autorët e hershëm shqiptarë jetonin në mërgim dhe shkruanin në latinisht (anglishtja e asaj kohe), por edhe në gjuhë të tjera: greqisht, italisht, frëngjisht, persisht, arabisht, rusisht etj, njëlloj si sivëllezërit e tyre më të shquar që i kishin ato gjuhë amtare. Shkrimtarët shqiptarë dygjuhësh e përdornin shqipen në mungesë të lexuesit, - sepse pak vetë dinin të lexonin, - dhe prisnin lexuesin që presin sot autorët e mirëfilltë të shqipes, - sepse pak vetë dinë të zgjedhin ç’të lexojnë. Letërsia moderne shqipe u ngjiz jashtë kufijve të djeshëm e të sotëm tokësorë të Shqipërisë dhe erdhi nga jashtë brenda, ose me ndërmjetësinë e mërgimit. De Rada, Naimi, Çajupi, Poradeci, Kuteli, Asdreni, Koliqi, Migjeni, Fishta, Camaj etj, kaluan të gjithë përmes mërgimit dhe disa syresh nuk u kthyen dot më përveçse në trajtë librash. Autorë të tjerë, që nuk ikën jashtë, përballuan mërgimin e brendshëm, disa herë të rënduar nga burgimi. Të dhënat e pakundërshtueshme ngulitin bindjen se shpesh, sidomos ndaj letërsive me rrënjët në Ballkan, gjuha mërgon jashtë trojeve zyrtare, duke zgjeruar trojet gjuhësore, që të shpëtohet dhe të zhvillohet në qetësi, mbase ngaqë historikisht vendlindja nuk ka kohë e vend për letërsinë. Gjuha del e folur dhe kthehet e shkruar, mërgon si 21 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


gjuhë dhe kthehet si letërsi, ose si gjuhë e epërme, rrethon trojet dhe dalëngadalë u mësohet breznive të brendshme e të jashtme, duke i ngritur shpirtërisht atje ku kanë harruar, ose ku duhet të mbërrijnë. E kur trojet zyrtare nuk përkojnë ndjeshëm me ato gjuhësore e letrare, kufijtë letrarë bëhen gjithnjë e më vendimtarë për ta mbrojtur nga tjetërsimi, ose nga shfarosja, vetëdijen e një kombi.

UNI I SHKRIMTARIT DHE (A)TIPIKJA Jo rrallë ka një dallim thelbësor ndërmjet autorit që vjen nga një letërsi dhe letërsisë nga vjen ai autor. Tubimi i autorëve për të dhënë pamjen e një letërsie të tërë, ose të një periudhe, do të mbetet prore një mjet i studimeve, i kritikës letrare, i historisë së letërsisë dhe i fjalorëve, që do të lëndojë krenari, por edhe do të mpakë të vërtetën dhe drejtësinë e gjykimit, sepse çdo autor, pavarësisht nga ngjashmëritë me sivëllezërit bashkëkohës, apo pararendës, ka një vuajtje të vetën dhe një përvojë ku ndonjëherë, në varësi të frymëzimit, as ai vetë nuk mund të përzjehet. Një ndarje dhe rigrupim i autorëve në bazë të kriterit gjuhë – troje mund të jetë vetëm i përkohshëm dhe të vlejë thjesht për t’u tërhequr vëmendjen studjuesve. Sepse krijimtaria e autorëve në fjalë vijon dhe shpesh nuk përkapet nga shtypi, ose trajtohet me mjete pjesërisht, ose aspak shkencore. Nga kjo pikëpamje, vlerësimi i teksteve si njësi të ndara nga një Vepër e mundshme (in progress), trajtimi i disa syresh si vepra-kult për një brezni, kohë, mendësi, apo duke u mbështetur në përhapjen, shitjen, bujën, numurin e lexuesve, nuk sigurojnë gjykime të sakta. Vëzhguar me sytë e historisë së letërsisë, gjatë këtij çerekshekulli ka:  Autorë shqiptarë, me banim jashtë trojeve – që shkruajnë 22 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


(vetëm) shqip;  Autorë shqiptarë me banim jashtë trojeve – që shkruajnë (vetëm) në gjuhë të huaj;  Autorë shqiptarë me banim jashtë trojeve – që shkruajnë shqip dhe në gjuhë të huaj;  Autorë të lindur në troje shqipfolëse, por me tjetër gjuhë amtare – që shkruajnë shqip dhe / ose në gjuhë të tjera;  Autorë të huaj, me banim jashtë, ose brenda trojeve – që shkruajnë edhe shqip;  Autorë shqiptarë që vetëpërkthehen. Ndodh edhe që një, ose disa autorë, për shumë arsye, të kalojnë nga një kategori në tjetrën. Secili prej tyre ka një këndvështrim, një rrjet ndikimesh e risish, një vend në kohë dhe një kohë në vend, dhe sidomos një vlerë që mund të hulumtohet. Hartimi i një liste me emra dhe tituj do të kishte vetëm vlerë të përkohëshme, sepse letërsitë e reja me gjuhë të lashta zhvillohen nën një gërshetim (apo bashkëpunim) mes dijenive të mangëta rreth asaj që ndodh në të vërtetë, pamundësive për të parashikuar befasitë dhe idhujtarive letrare që nuk e pranojnë fuqinë prapavepruese të disa autorëve / veprave / librave. Në veçanti, një libër i secilit autor dygjuhësh, një grup librash i tij (që jo gjithmonë ngjizin Vepër / vepra) sjell(in) ose jo diçka të re:  në letërsinë amtare,  në letërsinë që e birëson, ose së cilës i birësohet,  në të dyja dhe, rrjedhimisht, në letërsinë botërore,  nuk sjell asgjë në asnjërën dhe thjesht u shërben modave kalimtare. Nuk më duket e natyrshme që në vlerësimin e mësipërm diçkaja e re, risia, të jenë thelbësore, sepse letërsia e 23 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


përhershme nuk është konsumatore, si shoqëria e sotme, dhe shpesh thjesht vazhdimi i një tradite letrare, forcimi apo pasurimi i saj kanë vlerë më të madhe se disa risi. Dua të veçoj faktin që, si kurrë më parë, përzgjatja e letërsisë shqipe në gjuhë të huaja, ose mjaft libra në gjuhë të huaj, - të cilët i lidh me letërsinë shqipe vetëm prejardhja dhe / ose formimi i autorit, - po shkruhen kryesisht nga femrat. Përtej çdo paragjykimi, dalja e shpirtit femëror në këtë zonë të qytetërimit, sidomos përmes prozës, dëshmon më fort një hidhërim e dhembje të thellë historike (që po rifiton barazpeshën me më të brishtën ndër hakmarrje), se sa ngadhnjimin e feminizmit, apo zgjerimin e të drejtave themelore të njeriut. Në periudhën e tanishme letrare, autorë(e)t shqiptarë(e) dygjuhësh(e) janë tipikë, por në thelb mbeten atipikë (është vërejtur me saktësi fati krejt i veçantë që kanë për letërsitë kombëtare shkrimtarët atipikë, si Shekspiri, Dostojevski, Servantesi, Gëtja, Floberi, Kafka etj, pavarësisht nga gjuhët në të cilat kanë shkruar). Sigurisht, vlera e librave të tyre nuk mbështetet aq në joshjen që ushtron atipikja, se sa në zhvillimin e ngadaltë, apo në vetëngujimin e tipikes. Pa pasur ende zyrtarisht vlerësimin bindës për vendin që zenë shkrimtarët dygjuhësh, letërsia përparon, ose ndalet në një mëdyshje të tipit: - brenda: letërsi kombëtare (vendase) me elementë botërorë (globalë); - jashtë – letërsi globale me elementë vendas.

24 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


KUJTESA – SHENJA E TË PASURIT SHPIRT Për hir të Kujtesës, si shenjë madhore e të pasurit shpirt dhe qytetërim, disa autorë shkruajnë që ta ruajnë të pacënuar dhe të pashformuar, kurse disa të tjerë, - sidomos në periudha kur prishja e përkohëshme e gjuhës kërcënon thelbin e Kujtesës, e zhvendosin atë në një gjuhë tjetër, ku edhe vëmendja, edhe shpërfillja e mbrojnë njësoj. Zhvendosja e një kohe (ngjarje, njerëz, struktura rrëfimi etj) në një gjuhë të huaj mund të quhet edhe letërzim (njëfarë digjitalizimi) i trojeve dhe jetës së tyre të dikurshme. E ardhmja është një kopje shpesh përdhosëse e së shkuarës dhe, siç thotë një fjalë e urtë: kush harron të shkuarën, një ditë do të detyrohet ta rijetojë. Shpërngulja e një realiteti të caktuar në libra ndihmon tërthorazi që copëzat e mbrapshta të së shkuarës të mos jetë i detyruar t’i rijetojë askush. Nga të dhënat e shkruara dhe gojore duket sikur ndikimi i historisë mbi ne shqiptarët ka qenë vetëm i mbrapshtë dhe shterues. Në fakt, edhe falë kësaj historie dhe jo një tjetre, nga pikëpamja letrare tani ndodhemi në cep (kënd, skaj) të vëmendjes botërore, por në gjeometrinë e epërme çdo cep është majë dhe ky cep përbën tashmë një qendër që ngjiz vepra e kryevepra, në disa gjuhë. Historia e dendur dhe plot kundërthënie, pikërisht ngaqë dëshmon paaftësi mirëkuptimi mes qarqesh e brezash, e ndihmon letërsinë. Mërgimi, ose jeta në urë, më duket gjendja më e natyrshme dhe më e ndershmja për një shkrimtar. Huajsia e vazhdueshme është vendimtare për librat e tij dhe për të jo vetëm në truall / troje, por edhe në gjuhë. Shkrimtari dygjuhësh duket sikur ka një liri të dyfishtë, por më së shumti, për shkak të paragjykimeve, ka gjysmën e një lirie të vetme. Ai mbetet i 25 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


huaj jashtë – i huaj brenda, sepse jeton në kapërcyell. Adhurimi i pafuqishëm dhe smira e orkestruar ndaj tij nuk ndryshojnë as sikur ai, me vepra e me jetë, ta ketë dëshmuar se është çiltërsisht i përkushtuar edhe ndaj truallit-lindës, edhe ndaj truallit-pritës, pa kurrfarë interesi jashtëletrar dhe më thellë se shumica dërrmuese e vendasve. Ajo që anashkalohet në kësi rastesh është fuqia e asaj gjysme lirie që përmenda. Në letërsi ky lloj gjysmë-lirie mund të bëjë pakrahasimisht më tepër se çdo liri që pandehet e plotë, ose në zgjerim e sipër. Në rrafshin e së tashmes, ndonëse ende rrethohen me heshtje zyrtare dhe me gjithfarë keqkuptimesh, shkrimtarët dygjuhësh u bëjnë ballë si mundin kthimeve në trojet amtare (si libra, si praní e përkohëshme, si edhe-edhe). Në trojet nga janë shpërngulur, klane të caktuar autorësh, kritikësh dhe përkthyesish, - të tejkaluar, ose thjesht në sevrage mediatik, veprojnë me të gjitha mënyrat që t’i mbajnë peng në harresë, sepse njëheresh me shfaqjen e kësaj letërsie të re, përgjithësisht deiste, rrezikojnë të shndërrohen në askushë. Për të tillët, mungesa, ose pavëmendja e shtetit përbëjnë një ngadhnjim që duhet të zgjasë mundësisht derisa të vdesin autorët e rinj, qofshin një-, apo dygjuhësh, qofshin jashtë, apo brenda trojeve. Fatkeqësisht, - por edhe fatmirësisht, - jo gjithmonë është thjesht çështje smire. Shpesh bëhet fjalë për botëkuptim të cënuar, të shformuar, pra: për mungesë nuhatjeje dhe paaftësi kuptimi e zbërthimi të letërsisë. Por, me gjithë vështirësitë dhe hidhërimet që duken të pafundme, vlen të theksohet se trojet e shqipes kanë tashmë disa gjuhë (si kasaforta të gjalla Kujtese), tjetërkund e tjetërkur – dhe kjo Kujtesë (që bart si, në e me gjuhë Shqipërinë e përhershme) ka troje të pangatërrueshme në letërsinë botërore. Bukuresht, shtator 2015 26 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


Bibliografi e përzgjedhur 1. Popa, Marian, Historia e letërsisë rumune nga sot për nesër (Istoria literaturii române de azi pe mâine), Editura Semne, Bukuresht, 2003. 2. Istrati, Panait, Si u bëra shkrimtar, (Cum am devenit scriitor), vëllim i hartuar sipas shembullit francez ,,par lui-même“, Editura Minerva, Bukuresht, 1985, hartuar nën kujdesin e Alexandru Talex-it. 3. Espmark, Kjell, Çmimi për letërsi (Një shekull me Nobelin), rumanisht, botim i Institutit Kulturor Rumun (ICR), Bukuresht, 2003. 4. Letërsia e diasporës (Literatura diasporei), antologji e komentuar, Firan, Firea, Popa, Constantin M., Editura Macedonski, Craiova, 1996. Nga punimet vetjake:  Një gramatikë e mërgimit – në dy gjuhë ‚të huaja‘, botuar në disa organe të shtypit kulturor shqip; rumanisht – në revistën Convorbiri literare, Nr. 8 (188), Iaşi, Rumani, gusht 2011;  Press-pektiva, ese, Revista Poeteka Nr. 33, Tiranë, 2015;  Brevetarea unei insomnii (Ligjërimi i një pagjumësie) pasthënie e „Frumuseţea care ucide” (Bukuria që vret), antologji e prozës shqipe moderne, rumanisht, zgjodhi e përktheu Kopi Kyçyku, Librarium Haemus, Bucureşti, 2006, 195 f., ISBN: (10) 973-87952-3-0, (13) 978-973-87952-3-5  Outizëm dhe pagjumësi (Outism şi insomnie) – një studim imagologjik e semiotik mbi disa autorë të letërsisë shqipe (Jeronim de Rada, Naim Frashëri, Fan S. Noli, Faik Konica, Migjeni, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Anton Pashku, Anton Çefa, Hiqmet Meçaj, Ferik Ferra, Arian Leka), Librarium Haemus, Bukuresht, 2014, ISBN: 978-6068093-65-9; 42, 181 f.;  Eutorii, sau La Porţile Occidentului (Eutorët, ose në Portat e Perëndimit), Revista 9 Mai – Ziua Europei, Nr. 2, maj 2012, ISSN: 2066-1851; shqip – në Haemus Plus II / 2013  Invitaţie la Orbire (acum şi în rate) / Ftesë në Verbim (tani edhe me këste), Festivali Ndërkombëtar “Ditë dhe Netë Letërsie”, organizuar nga Bashkimi i Shkrimtarëve të Rumanisë (USR), Neptun-Mangalia, Rumani, shtator 2004, me temën Të vetmuar në fshatin global, botuar në antologjinë përkatëse dhe në Ziua Literară (Dita Letrare), 02.08.2004; shqip – në disa organe letrare;  To Literatrure and to bilingualism, rumanisht në Ziua Literară (Dita Letrare), shtator 2008; shqip – në TemA dhe në disa organe letrare, 20082009; anglisht – në The Sun (Dielli), SUA, dhjetor 2013; 27 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


 Un continent al consoanelor (despre destinul literaturilor interzise din Sud-Estul Europei, 1944-1990) / Një kontinent i bashkëtingëlloreve (mbi fatin e letërsive të ndaluara në Juglindjen e Evropës, 1944-1990) – Revista Română de Geopolitică şi Relaţii Internaţionale, Vol. III – Nr. 1 2011, ISSN: 20663781; fragmente shqip – në disa organe letrare;  Një alfabet i poezisë shqipe (Un alfabet al poeziei albaneze), antologji, parathënie, aparat critic, fragmente nga krijimtaria e 101 poetëve të shqipes, Editura Privirea, Bucureshti, 2003, ISBN: 973-85900-2-7, 181 f.;  Comunicare in-humanum est – Studime, ese, ligjërata pluridisiplinore. Seria Semioticon Balcanic, Vol. I, kapitulli Hapësira që ende mbahet peng, e Vuajtjes – fragmente për Mihai Eminescu-n, Lasgush Poradecin, Monsinjor Vladimir Gjikën, Librarium Haemus, București, 2013, 206 f., ISBN: 978-6068093-17-8;  Dhjetë nga vitet e Ballkanit, ese, Revista Haemus Nr. 4-1-2 (33-34-35) / 2008-2009.

28 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


Index A Akad. Dan Grigorescu, 17 Alexandru Talex, 14, 27 Anna de Noailles, 14 Anton Çefa, 27 Arian Leka, 27 Asdreni, 21 B Barleti, 11 Benjamin Fondane, 14 Bilal Xhaferri, 9 Bogdani, 20 Budi, 20 Bukuresht, 8, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 18, 19, 26, 27 Buzuku, 20 C Çajupi, 21 Catherine Rossi, 14 Chițan, Sorin, 17 D De Rada, 21 Dimitrie Cantemir, 14 Dostojevski, 4, 24 E Editura Humanitas, 18 Elena Văcărescu, 14 Emil Cioran, 14, 15 Eminescu, 13, 15, 16, 28 Ernest Koliqi, 9, 19, 21, 27 Eugen Ionesco, 14

F F. Maspero, 14 Ferik Ferra, 27 Fishta, 19, 21 Floberi, 4, 24 Frederik Reshpja, 9 Frida Idrizi, 12 G Gavril Şedran, 8 Gëte, 4, 24 H Hélène Lenz, 14 Hiqmet Meçaj, 27 I Ion Creangă, 16 Isak Luria, 6 Istrati, Panait, 14, 27 Iulia Haşdeu, 14 J Jamarbër Marko, 9 Jeronim de Rada, 27 K Kafka, 4, 24 Kol Koci, 12 Kopi Kyçyku, 27 Kuteli, 9, 12, 16, 19, 21, 27 L Lasgush Poradeci, 9, 12, 15, 16, 19, 20, 21, 27

29 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


Librarium Haemus, 27, 28 Linda Maria Baros, 14 Lucian Blaga, 15 M Martha Bibescu, 14 Martha Popovici, 14 Martin Camaj, 9, 21, 27 Matei Vişniec, 14 Migjeni, 19, 21, 27 Mihal S. Xoxe, 13 Monique Jutrin-Klener, 14 N Naim Frashëri, 12, 13, 21, 27 Nichita Stănescu, 15 Nikolla Naço, 13 Noli, 19, 27 O Ovidiu Publius Naso, 5 P Panait Istrati, 13, 14 Pashku, 27 Pogradeci, 16

Popa, Marian, 15, 27 R Revista Haemus, 18, 28 Rumania, 15 S Semioticon Balcanic, 28 Servantes, 4, 24 Shekspir, 4, 24 Ştefan Ioanid, 18 T Tanas Bora, 13 Tomis, 5 Tristan Tzara, 14 U Universiteti i Graz-it, 16 V Vangjel Zhapa, 13 Veqilharxhi, 13 Viktor Eftimiu, 13 Vintilă Horia, 6, 14 Vladimir Gjika, 14

30 | G j u h a e t r o j e v e , t r o j e t e G j u h ë s


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.