Opinione
Javore KOHA
ISSN 1800-5969
Podgoricë e enjte, 24 janar 2013 Viti X / Numër 551 Çmimi 0,50
www.kohajavore.co.me
Lugina e Preshevës dhe veriu i Kosovës
Tender i ri për NHT “Riviera e Ulqinit”
2
e enjte, 24 janar 2013
Javore KOHA
Javore KOHA
Javore KOHA
Përmbajtja
Ndryshimi i Kushtetutës përmes dialogut politik
Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen
e enjte, 24 janar 2013
3 Javore KOHA
Bleona Qerreti fq 4
fq 18
“The Berlin Project” me Blerim Destanin mbërrin në Tiranë
F. Shkreli:
Demokracia në rënie fq 8
fq 21
A. Lulushi:
Informatat e fytyrës
Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi
Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Drejtor ekzekutiv: Lav Lajoviq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 247-674 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me
Përmbajtja
fq 10
fq 26
Marubi bashkon Ulqinin dhe Shkodrën
14 ambasadorë të paqes nga Malësia
A. Zejnullahu:
Rudina Magjike e Bahri Brisku
fq 12
fq 27
Qasja e Beogradit ndaj shqiptarëve nuk ka ndryshuar
Bisedë me Nazif Shabanin Capo di Capo fq 14
fq 28
Ne hap me Kohen
4 Javore KOHA
Ngjarje javore
e enjte, 24 janar 2013
Ngjarje javore
e enjte, 24 janar 2013
5 Javore KOHA
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, u takua me kryetarin e Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, dhe kryetarin e Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso
Ndryshimi i Kushtetutës përmes dialogut politik
“Këto reforma janë në interes të Bashkimit Evropian, por vendet kandidate përfitojnë shumë më tepër nga ato sesa Brukseli”, ka thënë Zhoze Manuel Baroso, duke vënë në pah se për Malin e Zi janë me prioritet reformat që lidhen me pavarësinë e sistemit gjyqësor, të cilat duhet të arrihen edhe përmes ndryshimit të Kushtetutës. Bruksel – Ndryshimet e Kushtetutës së Malit të Zi në pjesën që ka të bëjë me sistemin gjyqësor duhet të miratohen përmes dialogut të pjekur politik ndërmjet pushtetit dhe opozitës, ka thënë kryetari i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy. Ai ka biseduar të hënën në Bruksel me kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, me ç’rast ka thënë se për Malin e Zi është e rëndësishme që të sigurojë pavarësinë e organeve gjyqësore. “Përgjegjësia e pushtetit dhe e opozitës është që nëpërmjet dialogut të pjekur politik të sigurojnë miratimin e ndryshimeve të Kushtetutës në pjesën e sistemit gjyqësor”, ka thënë Van Rompuy në konferencën për shtyp. Sipas tij, hapja e bisedimeve të Bashkimit Evropian me Malin e Zi është një sinjal i rëndësishëm për tërë rajonin se dyert e Brukselit janë ende të hapura. Van Rompuy e ka përgëzuar Gjukanoviqin për, siç ka thënë, progresin e konsiderueshëm që Podgorica zyrtare ka arritur
vitin e kaluar. “Mali i Zi duhet të vazhdojë përparimin në fushën e sundimit të ligjit, kurse vëmendja e posaçme duhet të orientohet në rezultatet e matshme në këtë fushë”, ka thënë Rompuy. Nga ana e tij, kryeministri Millo Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi i kushton vëmendje të posaçme sundimit të ligjit dhe ndryshimeve kushtetuese. Ai ka thënë se rajoni ka avancuar në proceset eurointegruese dhe se ka perspektivë evropiane. “Mali i Zi mund të vazhdojëë që në këtë aspekt të luajë rol pozitiv”, ka thënë Gjukanoviq. Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kryeministri i Malit të Zi është takuar edhe me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso. Kryetari i Komisionit Evropian ka thënë se mbyllja e kapitullit 25 të negociatave e cila ka të bëjë me shkencën dhe kërkimet shkencore tregon përkushtimin e Malit të
Zi ndaj proceseve eurointegruese. “Në këtë proces më e rëndësishme është cilësia sesa shpejtësia, dhe kjo cilësi varet nga puna që vetë Mali i Zi do të investojë”, ka thënë Baroso. Ai ka theksuar se përvoja e vendeve të tjera tregon se bisedimet kërkojnë mjaft reforma politike, ekonomike dhe sociale. “Këto reforma janë në interes të Bashkimit Evropian, por vendet kandidate përfitojnë shumë më tepër nga ato sesa Brukseli”, ka thënë Baroso, duke vënë në pah se për Malin e Zi janë me prioritet reformat që lidhen me pavarësinë e sistemit gjyqësor, të cilat duhet të arrihen edhe përmes ndryshimit të Kushtetutës. Baroso ka thënë se ky proces po ecen mirë dhe se beson që Mali i Zi është i vendosur ta përfundojë atë. Kryeministri Millo Gjukanoviq ka thënë se shpreson që Mali i Zi gjatë kohës së kryesimit të BE-së nga Irlanda, deri në fund të qershorit, do të hapë edhe ndonjë kapitull tjetër të bisedimeve. Ai ka theksuar se në bisedimet me Malin e Zi, BE po teston një qasje të re, duke përkujtuar se ndër kapitujt e parë që do të hapen do të jenë ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. “Duke mësuar nga përvojat e tij, Komisioni Evropian ka korrigjuar strategjinë e tij, duke i dhënë rëndësi këtyre çështjeve, dhe dëshirojmë që t’i zgjidhim në mënyrë cilësore çështjet e caktuara në oborrin tonë, kurse në të njëjtën kohë si partner i përgjegjshëm të tregojmë se me sukses po zbatohet modeli i ri i bisedimeve”, ka thënë Gjukanoviq. Ai ka theksuar se pret që Mali i Zi të përgatisë shumë shpejt planet e aksionit për kapitujt 23 dhe 24, të cilët, siç ka sqaruar, do t’i miratojë Qeveria. “Dhe do të krijojmë kushtet që gjatë këtij viti të hapen bisedimet për këto kapituj, të cilat janë me rëndësi jo vetëm për integrimet evropiane, por edhe për ato evroatlantike të Malit të Zi”, ka thënë kryeministri (Kohapress) Millo Gjukanoviq.
Këshilli për privatizim dhe projekte kapitale miratoi Propozimin e Vendimit mbi planin e privatizimit për vitin 2013
Tender i ri për NHT “Riviera e Ulqinit” Me Propozimin e Vendimit parashikohet shpallja e tenderit të ri për privatizimin e Ndërmarrjes Hoteliero-Turistike “Riviera e Ulqinit”, kurse Ada, Plazhi i Madh dhe Valdanosi të ofrohen me qira sipas modelit të partneritetit publiko-privat. Podgoricë – Këshilli për privatizim dhe projekte kapitale në mbledhjen e tij të mbajtur të premten ka miratuar Propozimin e Vendimit mbi planin e privatizimit për vitin 2013. Me Propozimin e Vendimit parashikohet shpallja e tenderit të ri për privatizimin e Ndërmarrjes Hoteliero-Turistike “Riviera e Ulqinit”, kurse Ada, Plazhi i Madh dhe Valdanosi të ofrohen me qira sipas modelit të partneritetit publiko-privat. Sipas Propozimit të Vendimit, në vitin 2013 do të vazhdohet me zbatimin e tenderëve të shpallur tashmë për SHAGBG “Pobjeda”, “Kontejnerski terminal i generalni tereti”
– Tivar, Institutin “Dr. Simo Millosheviq” dhe “Novi duvanski kombinat”, si dhe me përgatitjen e tenderëve për ndërmarrjet “Montecargo”, “Montenegro Airlines”, GH “Budvanska rivijera”, NHT “Riviera e Ulqinit”, “Institut crne metalurgije” – Nikshiq, Fabrikën e Elektrodave Plluzhine dhe “Poliex” – Beranë. Ndërkaq, një numër i lokaliteteve dhe komplekseve parashikohet të ofrohen me qira sipas modelit të partneritetit publikoprivat. “Theksi është vënë në Adë, Plazhin e Madh, Bjellasicë-Komovi, Liqeni i Shkodrës, si dhe në lokalitetet e përfshira me studimet
shtetërore të lokacioneve në kuadër të Planit Hapësinor me dedikim të posaçëm Të mirat detare dhe Durmitor. Përpos kësaj, do të ofrohen me qira edhe kampi “Neptun” në Ulqin, “Posta e Malit të Zi”, ujëdhesa “Mamula”, “Valdanosi”, “Ostrvo cvijeqa” dhe pronat “Prevlaka” në Tivat dhe “Bigova” në Kotorr”, thuhet në deklaratën për shtyp të Këshillit për privatizim dhe projekte kapitale. Këshilli për privatizim ka shqyrtuar dhe ka miratuar kërkesën e NHT “Riviera e Ulqinit” për shitjen e një pjese të pronës së kësaj shoqërie nëpërmjet ankandit publik. (Kohapress)
6 Javore KOHA
e enjte, 24 janar 2013
Qasje
Për bashkësinë ndërkombëtare Lugina e Preshevës është „çështje e brendshme e Serbisë“, ndërsa për veriun e Kosovës nuk kanë thënë asnjëherë se është „çështje e brendshme e Kosovës“.
Augustin Palokaj
Një ndjenjë e indinjatës dhe e pafuqisë na ka kapluar të dielën herët në mëngjes, kur forcat e xhandarmerisë serbe hoqën lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë. Kemi menduar se nuk do t’i shohim më skenat e policëve të armatosur deri në dhëmbë me veshje speciale. Dhe kësaj radhe ajo polici veproi sipas urdhrave të ish-zëdhënësit të Milosheviqit, Ivica Daçiq, tash edhe kryetar i Qeverisë së Serbisë, por edhe ministër i Brendshëm, me të cilin kryeministri i Kosovës në Bruksel ha e pi dhe bisedon për të normalizuar raportet.Pafuqia jonë duhet të kuptohet. Kosova, e edhe më pak Shqipëria, nuk kanë mundësi të ndihmojnë shumë. Nuk ka ndonjë kapacitet Kosova për të
Vështrime & Opinione
Vështrime & Opinione
e enjte, 24 janar 2013
Lugina e Preshevës dhe veriu i Kosovës vepruar, ndërsa Shqipëria as nuk e kupton situatën e as që ka kohë të merret me ndonjë gjë tjetër pos zgjedhjeve. Pra, nuk ka hapësirë për të kritikuar qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë pse nuk kanë dërguar forca të armatosura në Luginën e Preshevës për ta mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve. Ajo që është e papranueshme janë deklarimet boshe me patriotizëm të rrejshëm dhe kërcënimet e politikanëve nga Prishtina dhe Tirana. Ato as nuk e frikësuan Serbinë e në anën tjetër i nxorën politikanët shqiptarë si joseriozë. Madje, edhe mentorit kryesor të shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë filluar t’i shkojnë në nerva retorikat nacionaliste, sidomos të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Dhe këtë nuk e fshehin më dhe amerikanët e thonë publikisht. Nuk është hera e parë që liderët shqiptarë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, japin fjalë të mëdha, të cilat vetë e dinë se nuk mund t’i mbajnë. Madje, duket naive se si në bashkësinë ndërkombëtare shqetësohen për këtë fjalor, sepse retorika nacionaliste nga ta nuk është e sinqertë dhe në të njëjtën kohë është e dëmshme. I nxjerr edhe më joseriozë liderët politikë shqiptarë. E liderët e Serbisë e bënë atë që thanë. Asnjë befasi nuk pati në veprimet e Serbisë. Ndërkohë, në Bruksel për këtë
qeveri të Serbisë thonë se „është serioze dhe nuk ka dallim në mes të asaj që thotë dhe asaj që bën“. Tash u mbetet qytetarëve të Serbisë dhe opinionbërësve që të vendosin se cili prej politikanëve në Beograd ka më shumë merita për heqjen e lapidarit të „terroristëve shqiptarë në Serbi“, a ka më shumë merita kryeministri Ivica Daçiq ( i cili UÇPMB-në e krahasoi me “Al Qaidan”, duke thënë se „nëse në Amerikë nuk mund të ketë përmendore të ‘Al Qaidas’, nuk mund të ketë as në Serbi të terroristëve“, apo ministri i Mbrojtjes dhe „zëvendëskryeministri i parë“ Vuçiq, i cili gjatë vizitës kësaj zone u zotua se do të hiqet përmendorja e UÇPMB-së. Tash në Serbi, së paku përkohësisht, mund të mburren se si atje „funksionon shteti“ dhe se „në tërë territorin e vendit sundon dhe respektohet ligji“. Ajo që duhet thënë për tensionet në Luginën e Preshevës është se, siç duket, Serbia ka pasur edhe bekimin e bashkësisë ndërkombëtare për të hequr lapidarin e UÇPMB-së. Në BE për këtë problem kanë thënë se „është çështje e brendshme e Serbisë, e cila duhet të zgjidhet sipas ligjeve të Serbisë, duke pasur parasysh që të mos nxiten tensione të reja të panevojshme“. E pasi që Serbia heqjen e lapidarit e ka quajtur si „respektim të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ligjit“, deklaratat e tilla mund të konsiderohen edhe si mbështetje për veprimet që i ndërmori Serbia vetëm dy ditë pas dialogut më të gjatë deri më tash në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij nga Serbia, Ivica Daçiq. Keqardhje më të madhe megjithatë duhet pasur për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ata i shohin nëpër rrugët e tyre policët serbë të armatosur deri në dhëmbë. Ndërsa deklaratat guximtare të politikanëve shqiptarë i shohin në televizor, por kur dalin në rrugë e shohin se realiteti është ndryshe. As Tirana e as Prishtina nuk mund t’u ndihmojnë shumë. Për fat të keq nuk mund të ndihmojnë as në aspektin diplomatik e politik. Kjo për shkak se strukturat e korruptuara, të lidhura me krimin e organizuar, të akuzuara për një gjë të tillë edhe nga vendet mike të shqiptarëve, e kanë hall se si ta mbrojnë veten dhe nuk kanë as kohë e as mundësi të kujdesen për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë apo Kosovës. Kur është fjala për Luginën e Preshevës është menduar se Kosova do të mund ta shfrytëzonte si vegël për reciprocitet ndaj Serbisë. Në rast se do të vinte deri tek ndarja e Kosovës, atëherë do
të mund të flitej për shkëmbim territoresh, sipas së cilit veriu i Kosovës do t’i bashkohej Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës Kosovës. Edhe gjeopolitikologu i njohur kroat, prof. dr. Radovan Paviq, në një analizë të gjatë e kishte përmendur këtë si zgjidhje për të cilën duhet menduar, duke mbrojtur edhe idenë për bashkimin e trojeve shqiptare në një „Shqipëri normale“. Mendohej se në rast se serbët në veri do të kenë një status special në Kosovë dhe lidhje të veçanta me Serbinë, e gjithçka po shkon në atë drejtim, atëherë do të kërkohej e njëjta gjë për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Por kjo nuk po kalon dhe Serbia ka arritur të bindë bashkësinë ndërkombëtare se Lugina e Preshevës është çështje e brendshme e Serbisë dhe se nuk mund të bëhen paralele me Kosovën. Kjo për shkak të „realitetit në terren“. Kosova nuk ka policë dhe institucione të veta në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka institucione të veta në veriun e Kosovës. Beogradi me institucionet e veta, me policinë dhe ushtrinë, mund të bëjë çfarë të dojë në Luginën e Preshevës, ndërsa Kosova policët dhe doganierët e vet në pikëkalimet kufitare me Serbinë mund t’i dërgojë vetëm me helikopterë të EULEX-it
7 Javore KOHA
dhe nuk ka qasje fare në veri. Edhe për bashkësinë ndërkombëtare Lugina e Preshevës është „çështje e brendshme e Serbisë“, ndërsa për veriun e Kosovës nuk kanë thënë asnjëherë se është „çështje e brendshme e Kosovës“. Prandaj pushteti i Serbisë bën atë që do vetë, pa e pyetur askënd në Luginën e Preshevës, ndërsa Kosova duhet për situatën në veri të vendit të merret vesh me Qeverinë e Serbisë. Në delegacionin e Kosovës në Bruksel, në atë dialogun në nivele teknike dhe të ekspertëve, nuk marrin pjesë pjesëtarët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa në delegacionin e Beogradit marrin pjesë përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës. Dhe këtë e kanë pranuar përfaqësuesit e Kosovës në këta dialogë, si kryeministri Thaçi në dialogun e nivelit të lartë politik, ashtu edhe Edita Tahiri në dialogun teknik. Në këtë dialog nuk flitet për çështjet e brendshme të Serbisë, por flitet për çështjet e brendshme të Kosovës. Duke pasur parasysh pafuqinë e politikanëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, ajo që më së shumti mund të bëjnë këto dy shtete për vëllezërit në Luginën e Preshevës është solidariteti i qytetarëve me ta.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
8 Javore KOHA
e enjte, 24 janar 2013
mH o d e e Fr
Opinione & Vështrime
Opinione & Vështrime
e enjte, 24 janar 2013
ouse
Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork
Si çdo vit edhe sivjet, organizata Freedom House (Fridëm Haus), një organizatë kjo e pavarur me qendër në Washington, misjoni i së cilës është zgjërimi i lirisë anembanë botës, mbështetja e zhvillimeve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, botoi raportin vjetor për këtë vit në të cilin vlerësohen liria dhe zhvillimet demokratike ose mungesa e tyre, anembanë botës. Në njoftimin për media me rastin e botimit të raportit për vitin 2013, Freedom House thotë se raporti i sivjetëm mbi “Lirinë në Botë’’ tregon se për të shtatëtin vit me radhë, liria në botë gjatë vitit që kaloi ka shënuar më shumë rënie se sa zgjërim. Për më tepër, thekson raporti, të dhënat e raportit tregojnë dhe pasqyrojnë ndërmarrjen e një fushate persekutimesh në rritje e sipër nga diktatorët anembanë botës, kundër lirisë dhe të drejatve të njeriut, veçanërisht drejtuar kundër orgnaizatave të shoqërisë civile dhe medias së pavarur. Arç Pudington, nëndrejtor për kërkime i Freedom House tha se të dhënat e
9 Javore KOHA
Freedom House, Shqipërinë dhe Kosovën i renditë midis 58-shteteve të botës duke i vlerësuar ato si vende me liri të pjesëshme
Demokracia në rënie mbledhura nga orgnaizata e tij, venë në dukje se, ‘’autoritarët modernë po bëhen më të sofistikuar’’, duke shtuar se megjithëse ata , ‘’tregohen më të kuptueshëm, ata shtrëmbërojnë dhe abuzojnë me kornizat ligjore dhe i përshtaten kollaj teknikave të propagandës moderne.’’ Ai shton se, ‘’Sidmos ç’prej Pranverës Arabe, ata (diktatorët)
Raporti i sivjetëm mbi “Lirinë në Botë’’ tregon se për të shtatëtin vit me radhë, liria në botë gjatë vitit që kaloi ka shënuar më shumë rënje se sa zgjërim.
janë nervoz nga lëvizjet popullore për liri e demokraci, gjë që çon në intensifikimin dhe persekutimin nga ana e tyre, të lëvizjeve popullore për ndryshim’’. Raporti flet për rënje të dukshme të lirisë gjatë vitit që kaloi, ndër të tjera, në Kazakistan, Kenia, Mali, Nigjeri dhe në zonën evropiane, përmenden Rusia Turqia dhe Ukraina, si vendet ku është shënuar një rënje e dukshme e lirive civile në përgjithësi. Freedom House thotë se të dhënat mbi gjëndjen e lirisë ishin posaçërisht ogurzeza për disa vende të Euroazisë. Rusia, thuhet në raport, ka marrë një drejtim vendosmërisht për më keq ç’prej se Vladimir Putin-i është këthyer në detyrën e presidentit. Freedom House thotë se pasi ai anashkaloi dhe margjinalizoi opozitën formale politike, Putini dekretojë një numër ligjesh që kanë për qëllim t’i marrin frymën opozitës në rritje e sipër nga grupe të ndryshme të shoqërisë civile. Dekretet e reja të imponuara nga udhëheqsi rus Putin, sipas Freedom House, vendosin dënime të rënda
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
për bërjen e demonstratave të pautorizuara, dhe u kufizojnë grupeve të shoqërisë civile të drejtën që të mbledhin fonde për veprimtarinë e tyre dhe në të njëjtën kohë, vendosin kontrolle te reja mbi përdorimin e internetit në Rusi. Si përfundim, thuhet në raport, e gjithë zona e ish- Bashkimit Sovjetik, me përjashtim të tri vendeve baltike, rivalizon Lindjen e Mesme, si njëra prej zonave më shtypëse e lirive në botë, ku udhëheqsit autokratë qeverisin në shumicën e 12-vendeve të atij rajoni, duke e bërë këtë si një ndër rajonet më pak të lira në botë. Ndërsa theksohet se shtypjet e lirisë po shtohen dukshëm në një numër vendesh anaë e mbanë botës, raporti i Freedom House u bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera demokratike që të tregojnë udhëheqje më të vendosur në luftën për liri e demokraci. Raporti kritikon administratën amerikane të Presidentit Barak Obama si edhe opozitën Republikane për dështimin e tyre që të tregohen
udhëheqës në përpjekjet për zgjërimin e lirisë dhe të demokracisë anembanë botës. Presidenti i Freedom House, David Kramer, tha në lidhje me këtë se ‘’nga e kaluara kemi mësuar se normalisht liria sigurohet me pjesëmarrjen dhe mbështetjen aktive të vendeve demokratike, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane. Dhe ndërkohë që këto vende kanë vendosur të mos jenë pjesë e përpjekjeve për sigurimin e lirisë në botë, atëherë, rezultati zakonisht është humbja dhe shtypja e lirisë kudo në botë.’’ Është ironik fakti, sipas Freedom House, se ky mos interesim nga vendet demokratike perëndimore në mbështetje të lirisë anë e mabnë botës, po ndodhë në një kohë rezistenca kundër shtypjeve anë e mbanë botës, është më e madhe se kurdoherë tjetër. Thuhet në raport se disidentët antikomunistë të cilët luftuan për të drejtat e njeriut dhe për liritë themelore gjatë Luftës së Ftohët -- shpesh të izoluar dhe anonim -- janë zëvendësuar tani me
lëvizje të cilat gëzojnë përkrahje nga shtresa të dukshme të shoqërisë. Në lidhje me Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara raporti i Freedom House thotë se megjithëse këto vende vazhdojnë të jenë të mbërthyera nga kriza ekonomike dhe ndërkohë që Evropa, gjatë vitit të kaluar ka parë një rritje të dukshme të ndjenjave nacionaliste si përfundim i rritjes së fluksit në numrin e imigrantëve, këto vende megjithëkëto sfida kanë mundur të përballen me këto probleme pa dobësuar respektin tradicional për standardet demokratike dhe liritë civile në këto vende. Freedom House, Shqipërinë dhe Kosovën i renditë midis 58-shteteve të botës duke i vlerësuar ato si vende me liri të pjesëshme, kategori kjo që -- sipas Freedom House, është një vend në të cilin mbizotëron një respekt i kufizuar për të drejtat politike dhe liritë civile dhe një vend i cili shpesh vuan nga një ambient korrupsioni dhe nga një regjim i dobët ligjor.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
10 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 24 janar 2013
ESE
Kulturë
e enjte, 24 janar 2013
11 Javore KOHA
Informatat e fytyrës
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi/ Uashington
Shumë flitet mbi përfitimet nga e qeshura. Studimet tregojnë se të qeshurit shkakton ndryshim të pavullnetshëm perceptimi. E qeshura cilësohet si një nga sjelljet pozitive më ndikuese, prandaj njeriu nuk duhet të jetë medoemos në humor për të buzëqeshur, dhe as për të bërë mirë. E qeshura, si akt ndikimi pozitiv, që s’ka nevojë për gjë tjetër (e njëjta, në kahun negativ, vlen për buzët e shtrënguara), duket se përbën të vetmin aspekt të sjelljes ku për hir të së mirës, pranohet paradoksi apo hipokrizia. E qeshura mund të përmirësojë edhe zërin. Në gjendje shpirtërore e tensionuar, kur bie telefoni, buzëqeshja rekomandohet për të krijuar përshtyje të mirë në anën tjetër të receptorit. Por e qeshura nuk sjell vetëm përf-
Në psikologji ekziston një teori e quajtur “fytyrë reaguese” ose teoria e afektimit (ndikimit), sipas së cilës shprehja e pavullnetshme e fytyrës jep informata të mjaftueshme rreth gjendjes emocionale. itime marrëdhëniesh shoqërore. Ajo gjithashtu qetëson rrahjet e zemrës dhe ul stresin. Ashtu si gëzimi është shpesh burimi buzëqeshjeje, nganjëherë buzëqeshja mund të jetë burim gëzimi. Shprehja e fytyrës ndikon gjendjen shpirtërore. Në psikologji ekziston një teori e quajtur “fytyrë reaguese” ose teoria e afektimit (ndikimit), sipas së cilës shprehja e pavullnetshme e fytyrës jep informata të mjaftueshme rreth gjendjes emocionale. Studimet kanë provuar se shprehja e fytyrës ndikon sjelljen, madje edhe biologjinë e personit. Një numër studimesh mbështesin këtë ide, ndërsa ndryshime shkaktuar nga emocionet u përjetuan nga pjesëmarrësit të cilët ishin udhëzuar të krijonin shprehje të caktuara në fytyrat e tyre. Një per-
soni, p.sh., iu kërkua për të imituar një fytyrë të zemëruar dhe tek ai u vunë rritje fluksi të gjakut në venat e duarve dhe këmbëve, sic ndodh edhe tek personat vërtet në zemërim. Kur pjesëmarrësve në studim iu kërkua të buzëqeshnin, kjo shkaktoi ndjeshmëri a perceptim të secilit për personin tjetër. Mos kjo do të thotë se njeriu duhet të shtiret? Edhe një buzëqeshje hipokrite mund të përmirësojë deri-diku gjendjen shpirtrore, por nuk e kuron dot atë. Që një problem të zgjidhet, duhet shtruar hapur dhe hapje do të thotë sinqeritet. Megjithatë, lufta me stresin a ndjenjat e zymta përbëhet nga shumë beteja dhe buzëqeshja, e shtirur a e sinqertë, fiton një prej tyre. Cdo gjë që ndihmon sado-pak ia vlen të provohet, pse jo?
12 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 24 janar 2013
Kulturë
e enjte, 24 janar 2013
13 Javore KOHA
Recension
Rudina Magjike e Bahri Brisku Prof. Dr. Bahri Briskun, ka qenë i përndjekur dhe i burgosur politik. Vuajtjet për bindjet e tija kombëtare dhe demokratike, reflektohen në disa krijime të tija Për Koha Javore: Prof. Dr. Adem Zejnullahu
Veprën Rudina Magjike të studiuesit dhe shkrimtarit Bahri Briskut e lexova me një vëmendje të veçantë. Gjatë analizës konstatova që kjo vepër e ndarë në katër pjesë, në të cilat shtjellohen tematika të ndryshme. Publikut iu është i njohur fakti që në moshën e re Bahriu është marrë me krijime letrare në të dy zhanret. Këtë veprimtari krijuese qoftë në fushën e studimeve albanologjike në të cilën ka botuar: referate, kumtesa dhe gjashtë monografi komplete, me të cilat ka begatuar shkencën albanistike, qoftë në fushën e kritikës dhe të letërsisë ku ka krijuar vepra me peshë unikate kombëtare. Prof. Dr. Bahri Briskun, ka qenë i përndjekur dhe i burgosur politik. Vuajtjet për bindjet e tija kombëtare dhe demokratike, reflektohen në disa krijime të tija; në mënyrë të veçantë, në disa poezi të ngjeshura me metafora surrealiste. Cikli i poezive të tilla është i begatuar me rimë dhe ritëm të pasur me të cilat veçori, i bën joshëse si brumë estetik. Autori, në pjesën e parë të Rudinës Magjike ka përfshi krijime poetike dedikuar rinisë dhe moshës madhore. Në poezitë: Larishtja dhe Premtime që janë botuar përpara 50 viteve, shprehën jetën e pa brenga – djaloshare. Poezitë janë të gërshetuara me figura të qëlluara stilistike. Këto vargje janë vlera të qëndrueshme që trajtojnë tematika që edhe sot janë më se aktuale. Këta së bashku me poezinë Moj Rudinë përthekojnë vargjet sa klasike aq moderne. Gjithashtu edhe poezia Xhemilja me vargjet legjendare është
poezi e denjë për çdo antologji poetike shqiptare. Vargjet e poezisë Te varri i Ymer Prizrenit, janë dëshmi e një portreti të një strategut që meriton vëmendje të pushtetit kombëtare në kultivimin e trashëgimisë historikoshqiptare. Në këtë përmbledhje të vlerave letrare të shkrimtarit Bahri Briskut janë përfshi edhe disa poezi satirike me të cilat vargje autori i dhuron gjallëri dinamike të kohës aktuale në hapësirën tonë etnike. Gjithashtu edhe cikli i poezive kushtuar mërgimit është një dëshmi artistike e kohës e cila na i përpiu banorët e katundeve. Vargjet e zhanrit të tillë janë vargje të pajisura me figura stilistike adekuate me të cilat kultivohet shpresa që një pjesë e tyre do të kthehen. Në këtë vepër letrare autori ka përfshirë edhe vlera elegjie kushtuar vëllait dhe vajzës së tij – Zanës, e cila vdiq në Prishtinë para do kohe. Në saje të përvojës time intelektuale-letrare, pa hamendje deklaroj që elegjitë e Bahri Briskut, botuar në këtë vëllim janë margaritar vlerash e këtij lloji të krijimit ndër ne. Ajo që ia kushton vëllait është e dendur, metaforike dhe përjetuese. Elegjia që ia kushton Zanës, është deri sot elegjia-vajtimi më i dendur dhe më i gjati në letërsinë e tërësishme shqipe. Kjo poezi elegjie, është model unikat. Vargjet janë të përcjella me figura të qëlluara për zhanrin e krijimeve të tilla. Atmosfera e kësaj tragjedie dhe ecuria deri në shtëpinë e përjetshme të saj, është dhënë në mënyrë më se origjinale.
Shkrimtari Bahri Brisku në vazhdim të ciklit të pjesës parë na prezantohet edhe me një vlerë realo-satirike që ka të bëjë me shkrimet e Kapllan Buroviqit, i cili në më se 20 vëllime përpiqet me falsifikua çdo vlerë kombëtare shqiptare. Përkundra faktit që Bahriu ka botuar një tekst voluminoz kundra falsifikimeve të tija historike për shqiptarët, e cila me ngulm kërkohet të lexohet nga shqiptarët, Buroviqi ka vazhduar dhe po vazhdon edhe sot të
hedhi baltë kundra tërë kombit tonë. Ky tani ka ndrrue kombin shqiptar siç e kanë fisi i tij në Ulqin dhe na është bërë malazias! Është e ditur që Kapllan Buroviqi, ka pas përvetësuar një dorëshkrim të romanit Tradhëtia, të cilin e hartoi me ndihmën e madhe të Dhimitër Shuteriqit dhe shkrimtarëve tjerë në Shqipëri. Këtë fakt e ka dëshmuar personalisht Dhimitri dhe ish gruaja e Buroviqit, Vedihaja... Me këtë ve-
për të vjedhur Buroviqi, ish Resuli, i cili i sllavizoj, pa i pyet edhe emrat e fëmijëve të vet: Arbenit dhe Arbanës në emra Dushan dhe Dushanka, të cilët tani për këtë marri të turpshme të Kapllanit, as që i flasin as nuk iu paraqiten më. Ky i ka bërë edhe hajna fëmijët e vet, kurse nënën e tyre e ka kualifikuar për shpiune të Sigurimit dhe të pa moralshme – Lavire!!! Na u bë i njohur si ”shkrimtar”. Ky roman u prit mirë në opinion dhe këtij iu rrit mendja, spiunoi shokët, përgatiti dokumente sekrete kundra Shqipërisë dhe ia mbathi të iki në Greqi, por e zunë dhe e gjuajtën në burg... Autori i këtij libri, Bahriu, këtu ka përfshirë për tu rritë edhe dy tekste në prozë. Njëra prej tyre është fragment të një romani ”Gjurmë dhe hije” që gjendet në shtyp si dhe novela ”Një natë sekrete”. Këto proza janë vlera që dëshmojnë për vuajtjet e popullit tonë gjatë periudhave të ndryshme historike. Armiqtë sllavo-grek kishin vetëm një qëllim të përbashkët – zhdukjen e qenies shqiptare nga tokat etnike. Ndaj këto dy proza kanë të bëjnë me ripërtëritjen e kujtesës historike kombëtare. Situatat në monologje dhe dialogje janë shtrua në mënyrë të rrudhur, me një gjuhë të rrejshme. Emocionet dhe niveli estetik i këtyre prozave dukshëm reflekton faktin se kemi të bëjmë me proza të pjekura artistikisht. Bahri Brisku, në pjesën e tretë të Rudinës magjike ka përfshi poezitë për moshën e re. Në këto prodhime artistike letrare na prezantohet me 36
poezi. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë botuar para dyzet viteve nëpër revista e gazeta. Këtë kaptinë e filloi me një legjendë të Bekë Bobotit, e cila është shtruar në 12 strofa katërshe. Me anë atyre vargjeve shkrimtari Bahri Brisku krijon eluzione që ky popull në gjirin e vet disponon me trimosha që kanë forcë të mbinatyrshme. Këtë veti të domosdoshme për këtë popullatë heroit shpeshherë e marrin dhuratë nga zanat e maleve. Kështu përfitimi i fuqisë të Bekë Boboti është adekuate me fuqinë e Mujës dhe Halilit. Kjo dhe shumë krijime të tjera në këtë vepër janë të begatuar me rimë dhe ritëm të pasur me figuracione të ngjeshura që i përgjigjen imagjinatës së moshës të cilës iu dedikohen. Në mes ciklit të këtyre vjershave, autori ka vendosur edhe disa që i kushtohen problemeve të mërgimit. Njëra nga të tilla krijime është edhe poezia e mrekullueshme Ora e fundit. Në këtë krijim flitet për nxënësen Shkurtë, e cila nuk i dëgjoi prindërit që ta lajë shkollën dhe gjyshen e saj vetëm në katund. Është krijim që të shpërthen emocione të thella. Autori i kësaj vepre letrare të tipit të veçantë dhe origjinal i krijimtarisë tonë mbarëkombëtare ka përfshirë një tubë poezish edukative nëpërmjet personazhit të Redonit, i cili është nxënës shembullor. Aty hasim vlera të fuqishme edukative që përkojnë me botën e brendshme të moshës që i dedikohen. ***
14 Javore KOHA
Bisedë
e enjte, 24 janar 2013
Bisedë
e enjte, 24 janar 2013
Bisedë me Nazif Shabanin Capo di Capo “Kapidan Ulqinak„
Mjeshtra të përkryer për detari
Grada ime e Kapitenit, e quajtur në zhargonin detar « Capo di capo » me specializimin tim profesional në Detari deri ne graden e Akademikut në detari- drejtimi Makineri. Z.Kapidan, si po e perballon një familje tradicionale detare ulqinake mungesën e Flotës detare në qytetin e vet ? Në mbarë bregdetin Adriatik, ne shqiptaret si pasardhes direkt të Ilireve, trasheguam aftësine me të perkryer të Detarisë boterore, atë të Flotës detare me rrema - vela. Këte e deshmon edhe vetë fakti se në Historikun e shkollave të Detarisë tradicionale evropiane, vecohen dy shkollat e Detarisë si me të vjetrat, njëra është ajo në Spanjë-Sevilija, derisa tjetra e jona në Perast në Gjirin e Kotorrit, vendit ku ishte selia e Mbretereshës tonë shqiptare, ilires tonë Teuta. Flotën detare botrore poashtu atë shqiptare, ku bënte pjesë dhe Flota ulqinake, reforma në detari nga ajo e lundrimit me vela në ate të anijeve me avull, e perfshiu periudha kur katër Vilajetet shqiptare (me kryeqendra Shkodrën,Shkupin, Manastirin dhe Janinën) po angazhohenin të ruajnë trevat e veta dhe këto ti bashkojnë në një shtet të vetëm shqiptar. Vilajeti i Shkodrës si nje kryeqytet i vetëm i Vilajeteve shqiptare, i cili mbeti mbrenda shtetit të pamvarur shqiptar sot pati edhe ai humbjet e mëdha se nga qytetet e tij bregdetare, humbi dy qytete shumë të rëndësishëm, Tivarin dhe Ulqinin. Dy qytete të cilët në detari lulëzojshin maksimalisht edhe po ashtu e kishin kapur veten ne reformën e vetë me anijet me avull, por politika dhe luftrat e kohës e demtuan mjaft detarinë e Ulqinit. Këto pasoja ardhën duke u shtuar, deri me sot Ulqini nuk ka ma Flotën e vet detare dhe kjo na merzitë
shumë. Z.Kapidan, mund të na bëni një përshkrim të formës të lundrimit për të arritur mallrat e tregtareve në qytetin e Shkodrës ? Anijet ulqinake të cilat bartnin mallra të tregtarëve në tërë detin Adriatik dhe ate të Mesdheut shpesh transportonin madh për tregtarë të Shkodrës. Anijet me tonazh të madh, lëshonin spirancën në hyrje të Bunës, prej aty malli u zbarkonte në anije 20 deri 30 toneshe të cilat lundronin në Lumin Buna dhe mbërrinin deri tek Porta e qytetit të Shkodrës.Malli hyres u konrollote në Pulaj, në anën jugore te Bunës, derisa në dalje në ShënKoll, në anën veriore të Lumit Buna,në Regjionin Shtoji i Naltë. Anijet binin madhra të ndryshme, por në atë kohë udhëtonin edhe pasagjerë nga Triesta, Kopri, nga Zara e Spliti, Dubrovniku, Ulqin/Shkodër, Durrës, Igumenicë, Patras në këto anije gjithemonë gjendeshin shumë kapiteni nga Ulqini, por edhe shumë shpesh si pronarë të anijeve. Z.Kapidan,sa bëri përpjekje Ulqini të ruaj Detarinë e vetë ? Me kalimin e Ulqinit dhe Tivarit shtetit malazes, Administrata e asaj kohe, apo si të themi Mbreti i Malit te Zi emroj dy Vojvodë ne qytetin e Ulqinit, njëri malazias dhe tjetri vendas, në nje tubim këtu në Ranë, u premtua nga shteti malazias në vitin 1906 se do te hapet një Shkollë e Detarisë, sepse në atë kohë numrin
më të madhë të detareve të Malit te Zi e perbënin dallueshëm shqiptarët, vecanarisht Kapidanat ulqinake,sot nga 1700 detare malazias, kemi diku vetem 30 detarë shqiptarë. Një kohë të gjatë mbas kalimit të Ulqinit Malit të Zi, detarët ulqinakë lundruan me « MATRÍCULA“ (dokument i vlefshëm në jetën detare, sikur Pasaporta në jetën e përditshme, ky dokument posedon të dhënat personale si dhe gradat profesionale, vizat etj) të kohës së Shqipërise, para coptimit të Trevave duhet theksuar se një kohë të gjatë Shtoji Naltë deri në katundet Rec,Shëngjergj, deri në Kllezën nuk pranuan shtetin malazias diku rreth 10 vite me radhë, për atë kohë kjo i ndihmoj detaret ulqinake të lundronin me « Matriculat » e tyre të vjetra.Mbeshtetje të vecante për këte patën nga Biskupi i Durrësit nga i cili u ndihmuan edhe më heret në lidhjet qe ai kishte me Papatin-Romën. Nga detarët ulqinakë dhe lidhjet e tyre përfitoj shumë shteti i Malit të Zi i cili cfarë edhe dëshmon se ato deri kur nuk morën Ulqinin nuk kishin atë lulzim detarë të cilin edhe sot e vazhdojne ta ruajne me shumë përkushtim edhe respekt në Flotën ndërkombtare. Z.Kapidan, ju e vazhduat traditen familjare dhe këte e percollët edhe në fëmijtë tuaj, cfarë mund të na veconi në tërë këte përpjekje ? Po unë ende sot vazhdoj të lundroj sepse në Detari egziston nje rregull, nëse nuk lundron 5 vite humbë të drejtën e lundrimi,në këte vit bëra nje lun-
me vela të lundroj drejtë Italisë në Bari me tu ofruar bregut të Apulijes u shihte bregu, coj ere dhe e kthej Anijen prapë në Ulqin ». Poashtu edhe djali vazhdoj traditën e familjes, sot është Oficer i Parë me titulle kapiden i navigimi në anijen Montenegrolines Tivar- Bari-Tivar. Z.Kapidan, pasi që bisedën tonë po e zhvillojme në lokalin » Taverna » në Ranë kur shikoni drejtë Citadelës ulqinake, cfarë mund të na veconi që lidhet me detarët ulqinakë në kohën e Piraterisë vendase ?
drim me rastin kur inspektova një anije greke. Grada ime e Kapitenit, e quajtur ne zhargonin detar « Capo di capo » me specializimin tim profesional në Detari deri ne graden e Akademikut në detaridrejtimi Maqineri. Karierën time pas shkollimeve në Mësonjtoret e Detarisë në Dubrovnik i fillova në Zadër ku qendrova 7 vite, atu pata rastin të aftësoj njohurit detare në praktikë profesionale, aty njoftova dhe shumë detarë të përkryer ma prejardhje shqiptarearbëreshe të Zarës si Kapetanin e parë z.Petan, Josip Gjergjën i cili më vonë u bë i famshëm në historikun e basketit në Rijekë. Mandej vazhdova diku rrethe 10 vite në Linijen Ulqin-Kopër-Ulqin, në anijet e Jadrolinijës, ky destinacion funksionoj në përgjithësi prej vitit 1948 deri në vitin 1978. Kam lundruar në shumë vende të botës një kohë të gjatë si Kapo makine në Linijet drejt Kontinentit amerikan,afrikë,azi deri në australi poashtu dhe në ujrat e evropës perendimire, në portin e Hamburgut isha nje kohë i angazhuar dhe si inspektues gjatë ndretimit të një anije e cila u ndertote në vecanti specifike për portin e Tivarit (remorgjador). Zotroj shumë gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht dhe gjuhët sllave vendase ne rajon. Traditën detare e vazhdova me shumë kurreshtje kur mora drejtimin për tu bërë Kapo makine i Detarisë në njësinë e maqinerisë, kujtova një nga kallzimet të cilin ma tha babai e atij ja kishte thënë baba nga perjetimet e tija « në një rast na ndodhi që Anija e jonë
Po nësë shikoni ku është ndërtuar ky Porti i vogël në hyrje të Citadelës, është në breg të ujit një cep i cili quhet kaceme, e cila e fitoj emrin sipas Kapidanit te njohur nga koha e Piraterisë vendase i quajtur Lika Ceni. Nga aksionet e tija vecohet kur me një raste Porta e Larte jep njoftim për të shperblyer atë i cili e kap apo vret gusarin e njoftur grek –gusarin Karallompos, i cili qendrën e tij e kishte në Gjirin e Korintit. Kjo e ngacmoj detarin –piratin ulqinak Kapidanin Lika Cenin, i cili merr detaret e tij vendas dhe kur arrijnë të hyjnë në Gjirin e Korintit vërejnë se hyrja në Gjirin në fjalë ishte e siguruar me zinxhirë mbrojtës në ujë,Kapiteni me një taktik të vjetër te Detarisë ilire, përdori mjeshtrinë për të kapërcyer këto pengesa zinxhiri, me Anijen e tij me të hyrë në Korint ngrehu Flamurin e bardhë, aplikoj të drejtën e lundrimit e cila shfrytzohej në mot të lig me shi e furtunë nga detarët. Gusari Karallampos i befasuar si u bë e mundur të kapercehen pengesat për të hyrë në Gjirin e tij, i bënë Ftesë Kapidanit ulqinak për ta njoftuar më afër, ulqinaku merrë verë e raki me vehte, i dejë Gusarët e Korintit, poashtu pjesën tjeter e lufton dhe Gusarin Karallampos e sjellë të lidhur në Ulqin. Porta dëshiron Gusarin te gjallë, por Kapiteni ulqinak nuk i beson Pashës dhe ja con vetëm kokën e Gusarit te prerë si deshmi. Nga kjo përvec emërit të Kacemes, trashigojme sot dhe thënjën popullore « LikaCen, LikaCen t`u perzjeftë hallva me rremë ». Z.Kapidan nga detarët fisnik ulqinak dhe tipik shqiptar, cilin veconi me karakterin e spikatur burrëror dhe të kavalierit tipik vendas? Me rastin kur Ulqini ju muar Shqiper-
15 Javore KOHA
isë-Vilajetit të Shkodrës diku rreth 200 familje burrërore dhe fisnike shqiptare te cilat nuk e pranonin dot të jetojne në robni braktisën me shumë dhimbje qytetin e tyre – Ulqinin. Në një nga keto Familje fisnike bënë pjesë Familja e Kapidan Matlise-Matija i cili gjatë karierës së lundrimit të tij me një rast në brigjet e Pullës-Istra, Oficeri i cili kryesonte Anijen mbasi qe ra në sharë (thënje në detari kur anija bjen në shkëmbijëthikaja), pasi që në atë Zonë nuk ishin bërë skicimet adekuate të cilat duhen rifreskuar cdo 5 vite. Me tu permbysur anija Capo Matlija e kthen ekipazhin e tij në Ulqin dhe Durrës. Me të arritur në Ulqin del në Shkoder në Kafenenë ku pinte kafen, me shqetsimin e tij u njohën vendasit në mesin të cileve ishte edhe tregtari i njohur shkodran me prejardhje nga Kraja, i cili i thot kamarierit ta pyesë Capon, a mund të ulet shkurt të bëjë një llaf me te, Capoja i thotë : » Po,pak llafe, por të amla ». Tregtari i ofron ndihmë financiare për të blerë nje Anije tjetër duke i thënë : »Dëshiroj të ndihmoj për të blerë Anije pasi që kam shumë fitim momentalisht në mbremje nuk kemi kohe me i njeh napolonat, por i masim me kupë, mi kthe kur ta bajnë Zoti, nëse jo të kjoshin falë ». Z.Kapidan nëse sot Ulqini do të bënte nje Marinë ku do e preferonit Ju ? Po sot ma i pershtatshem është thellimi në kanalin e Zogajve, sot i quajtur Portmilena, nëse ky do të lidhet me Lumin Buna, do të fitojmë nje funksion të vecantë Detarie në Ulqin, por është dhe shumë favorizues Studimi i italianeve që siguron gjatë tërë vitit hyrjen nga Molja e madhe Studim ky i bërë prejë kohëve. Kur të lidhet Ulqini detarisht në formë lundruese me Shkodrën atëherë ky vend ka hyrë në Evropë dhe do fitoj lulëzimin e tij të vecantë si e kishte dikur ne shekuj me parë e vecanarishtë atë të shekullit XV dhe XVI. Ulqini u pushtu 93 vite më vonë se Shkodra prej Osmanve dhe gjate asaj kohe vazhdonte te jetë e vetmja treve Shqiptare e lire bashke me Tivarin kuptohet pjesërishtë nën administrim të Venedikut. Ulqinaket dhe Tivarasit deri në fund te ramjes së tyre nën Turqi e mbronin me shume kurajo edhe kshtjellën e Ratacit e cila në kohen e Gjergj Kastriotit Skenderbeut ishte selia e ambasadorve të shtetit shqiptare për mardhenjet me mbertritë e evropës përendimore. Bisedoi : Nikollë Shabani
16 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 24 janar 2013
Kulturë
Recension: Sinopset e Moikom Zeqos (2)
Një inkubator muzash (Rreth librit “Libri i Sinopseve” të Moikom Zeqos, EUGEN 2012)
Pa mohuar rezultatet evidente të bashkëpunimit ndërshqiptar në fushën e arsimit, konsideroj se është e nevojshme dhe ka hapësira të gjera për ridimensionimin e këtij bashkëpunimi, me synim përafrimin dhe unifikimin e gjeografisë shqiptare të arsimit. Për Koha Javore:
Vladimir Muça
3. Arkitekturë e re prozaike
Tipologjia moikomiane në të shumtit në këto katër librat e fundit, por në veçanti në “Librin e Sinopseve” më përqaset si një shkrimtar arkitekt. Koncepti në ndërtimin e këtyre pavioneve shkrimorë i shkon për shtat një arkitekture moderniste me konturime tepër të qarta dhomash, shkallaresh, vështrimoresh, pavionesh që interkulohen nga koncepte gjeometrike horizontale e vertikale, me një llogaritje matematikore ekzakte në perspektivat e rifiniturave që do të dëshirojnë të bëjnë më pas (banorët) pasardhësit. Përfytyrimet arkitekturale janë aq të rrepta dhe rigorioze, aq të përputhshme me identitetin, por hera-herës pak si kryengritës, si nga dora e një reformatori inkuizicional, tek shfaqet bindshëm mbi provincializmin në letërsi. Ai rreket, e kërkon një arkitekturë letrare moderne që nxjerr pamësinë e saj bulevardeve, në vepra panteonike botërore e që të imponohen me gjithë pushtetshmërinë e tyre duke sfiduar kohërat. Me rrënojat e apokalipsit gjuhësor që bëri kërdinë në historinë e qytetërimit ilir, shkencëtarët, ndoshta me këto radhë librore gjejnë gurët e themeleve të harkoreve, dritareve, bedenave e me to të përafrohet shkenca e të shkrojturit ndër shekuj, toponomistika, onomomistika e të vërtetat historike që lindin prej tyre, sepse pushtuesit ndër shekuj nuk i mposhtën dot fizikisht në shumicën e
rasteve, por duke ia atrofizuar gjuhën e shkruar e të pashkruar, ata pushtojnë vetëm shpirtrat e tyre. Në essence, materia njerëzore, palca e etnisë, AND–ja e saj qëndron e pandryshuar gjenetikisht. Ky është dhe gjykimi referencial që hedh me aq guxim në aspektin e shkencave humane dhe Moikom Zeqo për përfaqësitë shkencore, si një dorashkë e hedhur në një dyluftim që ka filluar që në ndërvitet e Motit të Madh për jetë a vdekje të identitetit tonë të mjegulluar, i cili duhet zgjidhur sa nuk është vonë. Në botën e globalizuar, ne duhet të futemi të kompletuar dhe atë çka na ka marrë kjo botë ndër shekuj, ta marrim prej saj, atë që gjenetikisht është e jona. Kjo është përmbajtja e sinopseve “Mensur Hallaçi”, “Libri i Thotit”, “Monedha”, “Filipi Fluturuesi”, “ Mark Pork Sopartri”, “ Princesha Rugina”, “Admirali Gedik”, “Eustathi i Durrësit” , “Murgu Teodor”, të cilët Zeqo na i afron aq shumë të dokumentuara historikisht me ata përfaqësues të cilët në “testamentet” e tyre shkrimore e kanë deklaruar botërisht qenësinë e tyre të parivendikueshme. Ndër biseda midis letrarësh, paradoksi i dyshimit ose “Vdekja e muzave” të Georg Steinerit është tepër refraktare në problemet që hedh hera-herës për të ndriçuar sadopak rrënjët gneosologjike të kulturës shqiptare të të shkruajturit, i prirur nga virtyti ndriçues i kërkimit të
së vërtetës. Por njerëzit zakonisht nuk e pëlqejnë të vërtetën; e kjo, duke u kthyer në një ves në perceptime, merr rolin e valiumit duke u vënë në gjumin e harresës historike, duke e atrofizuar subkoshiencën kombëtare në tërësi. Në rolin e një Perseu të kohërave moderne, Zeqo e “ka kuptuar forcën shkatërruese të opinionit publik të kohërave moderne me pabesinë dhe mosmirënjohjen”, ndaj ai me atë ”çantën mitike prej lëkure”, me “kokën e Meduzës“ historike të kombit shqiptar e cila e përçudnoi këtë histori me lloj lloj pushtimesh, ç’përbërjesh duke e terratisur si zogjtë e korbit anë e kënd perandorive të botës. Autori këto copra identitetesh i ka mbledhur me kujdes në torbën e tij (në këtë libër sinopsesh) duke ia nxjerrë përkarshi kokës së Meduzës, me flokët gjarpërinj të pajetë. Në kontekstin e tjetërsuar, kjo vjen si një pasthirrmë e Julius Fuçikut “Popull vigjëloni“, por e transkriptuar: “Popull, lexues, studiues, mos jeni mosbesues ndër vedi. Shikoni, kjo është koka e Meduzës, histori që ju ka vënë në gjumin e harruar kujtesën historike, kjo është historia e vërtetë e juaja. Unë veçse mblodha anë e kënd perandorive e thellësive të shekujve, jua solla si palcën, gjakun, gjenezën tuaj shkrimore.”
Inteligjenca ka qenë dhe është një ndër cilësitë më vitale të etnisë sonë kombëtare. Mjafton të lexosh sinopsin “Shahisti”, i cili ngre lart në panteone diturie genin e inteligjencës shqiptare në zhbirimet psiko-analitike si një pasuri me përmasa që i kalon ato të krijimtarisë së hiptekuar botërore, ku autori i kthen në një nul logjik çdo gjë në rrafshin e komentimeve, të admirimit apo përbuzjes, shpërfilljes, të cilët në konteksin spiritual – shkencor s’kanë asnjë kuptim.
4. Trilli prozaik dhe ringjallja e muzave
Kritiku dhe eseisti amerikan i kohës George Steiner, duke marrë në analizë zhvillimet kontemporane të letërsisë dhe arteve, dhimbshëm perifrazon: “Nuk mund të gjendet as edhe një hop i vetëm në historinë e artit dhe të letërsisë, ku ushtruesit dhe kritikët e këtyre arteve të mos kenë pikasur shenja të rënies, shpërbërjes dhe farën e vulgaritetit.” (Revista Alef, nr. 15, 2004, ”Lamtumira e Muzave”). Siç mund të hulumtojë dhe më tej lexuesi, autori në fjalë nëpërmjet një analize apokaliptike sjell në koshiencën e krijuesve “lamtumirën e muzave”. Po në të njëjtën revistë, në mënyrë refraktare Wallas Stevens nëpërmjet një
e enjte, 24 janar 2013
artikulli tepër bindës me “Racionalitetin dhe iracionalitetin në poezi”, gjë që për mua interferohet në të gjitha zhanret e të shkruarit, ku “iracionaliteti nuk përbëhet vetëm nga një pjesë dhe e vetmja arsye pse akoma s’ka një traditë, është se tradita e saj është në zhvillim.” (Revista Alef, nr. 15, 2004). *** Studimi i bizantologjisë, teologëve, kronikanëve me origjinë shqiptare në memoaret dokumentare arkivore nëpër bibliotekat e muzetë e botës. Për këtë vrojtim flet dhe Antologjia e Ndoc Palekës për poetët shqiptarë të shek. XII deri në XIX, e kështu me radhë deri tek referencat prej 130 faqesh të kronikanit- historian Çelebiu mbi figurat në kulturën shqiptare. Të bërit letërsi shqipe, sipas konceptit moikomian, e tashmë dhe i imi, nuk është të shkruarit vetëm në shqip. Sikundër sot dhe në kohërat ilirike, romake e turke, globalizmi letrar ka qenë normë e një kulture botërore. Me anën e këtyre prozave, Zeqo evidenton atë që është iliro-arbërore- shqiptare, merr palcën e kësaj letërsie dhe siç e thotë dhe vetë, me cilësinë amebike e vetshumon gjenetikisht duke u lënë hapësira perceptimi, nxjerrjen e konkluzioneve të sakta mbi vjetërsinë, gjallimin e historisë së një letërsie si vazhdimësi e një gjeneze me të njëjtën origjinë të ADN– së përcaktuese, pavarësisht nga sistemet shtetërore e konvencionet shkronjore (që do të ishte alfabeti sipas meje). Duke u mbërthyer fort mbas këtyre sinopseve, studiuesit dhe lexuesit duhet ta lëvrojnë me më shumë përkushtim këtë livadh të letrave shqipe, me fillesa që në ata shkrimtarë, studiues, teologë ilirikë, në ata kronikanë të pushtimeve romake, në bizantologjinë, e kronikanëve e murgologjinë e shekujve pasardhës, ku vulën e tyre teologjike kanë lënë dhe diturakët shqiptarë. Rilindja shqiptare nuk erdhi nga hiçi se asgjë nuk lind nga asgjëja. Duhet vetëm ngulmim, përkushtim në zgjimin kombëtar, në përfitimin e një subkoshience etnike, që pa dyshim e ka ndjekur kombin shqiptar ndër shekuj, se ndryshe pa këtë subkoshiencë nuk do të kishte mbijetuar. Trilli prozaik i të qëmtuarit të ngjarjeve, miteve, detajeve, personazheve hipotekohen në artin e të shkruarit në një mënyrë të tillë saqë i kapërcen caqet e pabesueshmërisë, jetësohen në shpirtëzimin bashkëkohor, zhvishen nga
17 Javore KOHA
konvencionaliteti i përfaqësimit mitikohistorik, duke u vendosur një detante midis letërsisë së mirëfilltë e një kronike të trioruar. Kësisoj, autori krijon resurse historike–shoqërore, personazhe të një lloji paksa të veçantë, të cilët notojnë midis racionales mitike-historike dhe iracionales të së tashmes kohore. Në konteksin filozofik, gjithçka vjen jo si një proces Hegelian, por si një burimore integrale me koncepte kafkiane të natyralizuara ndër ujemet e mendimit autokton. Në personalitetin shkrimtor të Zeqos, shkenca humane e të shkruarit alkimohet me shkencat e tjera metafizike në hipotekimin e produkteve. Një risi që i ka fillesat që në dorëshkrimet e murgjëve të shekullit XII, por që po e afirmon gjithçka në një stilistikë në këto fillime të shekullit 21. Racionaliteti i konceptualiteteve memoriale e qelave murgjërore vijnë nga palimpsestet e viteve me iracionalitetin e ditëve të sotme modern, duke i ushqyer ato me limfën studimore të tyre, si një vazhdimësi e domosdoshme e shkencës në aspektin burimor. Nga këto referenca, murgologjia moikomiane vjen më bindëse, e ç’mitizuar, më përfaqësuese në konteksin historikopërfaqësues, më prevaluese në aktualizimin historik të ngjarjeve e fenomeneve. Ajo ç’kishërohet nga valencat shoqërore që përftohen nga konceptimi i sotëm filozofik. “Këmisha prej flokësh” si një burimore mistike është një nga konçentratet prozaike në etalone përfaqësuese, ku në bërthamën e supermataforave evidentohen jo vetëm tragjikomikja e një shoqërie në një totalitarizëm shpërfytërues, por jepet kompleksi i neutralizimit të shqisimit natyror të qenieve njerëzore. Duke ballafaquar të burgosurin e atrofizuar me kategoritë e asketëve ndër shekuj, metafora merr ngarkesa të jashtëzakonshme duke tejkaluar imagjinatat. Në këtë kontekst dhe thënia e Dostojevskit se “realiteti është më fantastik se të gjitha imagjinatat”, në konceptin filozofik vjen i sfumuar nga ky realitet. Shembëlltyra e këmishës prej flokësh kapërcen çdo apokalips ndjenjësor. Detaji artistik i rifinituar me kapacitetet e lazerit shpirtëror të autorit nuk lë më vend për toleranca të tjera shkrimore. Ai merr mbi vete gjithë përfaqësinë e një tragjikomedie duke qëndruar në platenë e paskuintave si një përbashkësi e asaj shoqërie në formatin e një parabole.
18 Javore KOHA
VIP
e enjte, 24 janar 2013
Bleona Qerreti ka shumë plane dhe është duke punuar shumë në rrugëtimin e saj si këngëtare e famshme ndërkombëtare. Tërë aktivitetin e saj ajo e ka përqendruar në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Bleona, në një intervistë për “Boutique”, ka thënë se ka plot plane në të ardhmen. Ajo ka thënë se në një moment e kishte kuptuar se karrierën e saj nuk do të mund ta vazhdonte në Shqipëri dhe se e synonte tregun botëror. Këngëtarja po ashtu ka folur edhe për miqësitë e saj të shumta që ka në Hollywood. “Unë jam më e gjatë se të gjithë ata. Fqinja ime, Rihanna me ka thënë se vendet ish-sovjetike janë vende që ia vlen të vizitohen dhe më ka përmendur kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku, që është shumë i bukur”, ka thënë këngëtarja në këtë intervistë. Ajo ka folur edhe për koncerte të ndryshme që ka mbajtur për pasanikë të ndryshëm amerikanë, një ndër to ka qenë edhe një koncert që e ka mbajtur për Donald Trump.
Vildane Zeneli ka zbuluar shijen e saj muzikore nga muzika shqiptare dhe me plot krenari thotë se admiron Elvana Gjatën. Në një postim në faqen zyrtare të saj, modelja shqiptare ka treguar se kush është këngëtarja e preferuar shqiptare e saj. “Njerëzit më pyesin shpesh a dëgjoj muzikë shqiptare. Përgjigja ime është po...muzikën e Elvana Gjatës!!! Ajo është e mrekullueshme/artiste e vërtetë!!”, ka shkruar modelja në faqen e saj zyrtare në “Facebook”. E pëlqimit të modeles iu ka bashkuar edhe këngëtari, i cili po ka sukses mjaft të madh ditëve të fundit dhe po cilësohet si fenomen në fushën e muzikës, Gëzim Gashi
Vildane Zeneli
Bleona Qerreti
Automobilizëm Prodhuesi “Toyota” në panairin e sivjetmë të veturave që u mbajt në Detroit e prezantoi versionin koncept të Toyota Corolla-s të emërtuar Furia. Modeli do të duhet të tregojë se në cilin rrugë do të drejtohet limuzina më e shitur e prodhuesit të njohur japonez. Bëhet fjalë kështu për konceptin më të ri të cilin kjo kompani e prezantoi kohën e fundit, dhe e cila me linjat e saja të fuqishme do të duhet të bënte ndryshim në dizajn, dhe kjo për t’iu përshtatur më shumë shijes së blerësve të rinj. Makina është e gjatë 4.620 dhe e gjerë 1.805 mm. Ka hapësirën ndërboshtore prej 2.700 mm. Dizajni diçka më “i guximshëm” shihet në pjesën e përparme dhe me këtë ky model të kujton Auris-in e ri të lansuar në tregun evropian.
Prodhuesi “Peugeot” i publikoi detajet e para për modelin RCZ Arlen Ness, versionin e veçantë i cili zyrtarisht do të prezantohet në panairin e sivjetmë “Motor Bike Expo” që do të mbahet në Veronë. Modeli i veçantë është emërtuar kështu bazuar në “të dashuruarin” në motorët e bërë në mënyrë manuale Arlen Ness, ndërsa kjo veturë vjen me karrocerinë me ngjyrën mat me detaje të zeza, me retrovizorët e mbuluar me lëkurë dhe alufelget e posaçme. Automobili është i pajisur me pezullimin e rregullueshëm sportiv, Ohlins amortizatorët dhe frenat kulmore Brembo. Për tërheqje është përgjegjës motori 1.6-litra THP të cilit i janë shtuar filtrat më cilësor për qarkullimin e ajrit si dhe sistemi sportiv “Termignoni” për hedhjen jashtë të gazrave. E tëra kjo mundëson rreth 200 KF që është një rritje për rreth 44 kuaj fuqi në krahasim me modelin standard.
e enjte, 24 janar 2013
19 Javore KOHA
Toyota Corolla Furia
Peugeot RCZ Arlen Ness
20 e enjte, 24 janar 2013
Panoramë
Panoramë
Javore KOHA
Adelina Tahiri, në “Dancing With The Stars” në Maqedoni Edhe pak muaj, fillon spektakli ‘Dancing With The Stars’ në Maqedoni e pjesë e kësaj gare në vallëzim do të jetë edhe një këngëtare shqiptare. Bëhet fjalë për Adelina Tahirin e cila jeton në Maqedoni, ndërkaq, këtë lajm e ka zbuluar vetë këngëtarja për fansat e shumtë. “Një lajm të ri për të gjithë! Jam pjesëmarrëse e ‘Dancing With the Stars në Maqedoni!’”, ka shkruar Adelina në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’.
e enjte, 24 janar 2013
21 Javore KOHA
Pas suksesit që ka korrur në kinematë gjermane, filmi më i fundit që ka protagonist aktorin Blerim Destani, “The Berlin Project” ka mbërritur edhe në Tiranë. Trilleri eksperimental i Ivo Trajkovit zgjat 90 minuta dhe ndjek kryq e tërthor qytetin e Berlinit. E veçanta e këtij xhirimi është se nuk ka asnjë prerje, së paku asnjë të dukshme. Në 90 minuta mund të klasifikohet bindshëm si produksioni më i veçantë i zhanrit të filmave të vërtetë. Regjisori shpjegon vështirësitë e këtij projekti dhe pse zgjodhi aktorin shqiptar. Destani, nga ana e tij, e cilëson këtë film një risi dhe aspak komercial. Filmi është një histori emocionuese që shqyrton emocionet e krijuara në nivele të ndryshme të realitetit nëpërmjet të cilit i shqyrtojmë zgjidhjet tona, motivimet dhe jetën në përgjithësi. Koncepti themelor është që të tregohet historia në kohën reale. Gjatë incizimin janë përdorur kuadro të gjata të cilat në fund japin një imazh të përgjithshëm. I tërë filmi është i xhiruar në një kuadër.
“The Berlin Project” me Blerim Destanin mbërrin në Tiranë Me origjinë shqiptare nga ana e babait, djaloshi i cili tashmë ka fituar famën në tërë botën, Patrick Nuo, për momentin është duke marrë pjesë në show-programin Dschungerlcamp (Vip Survivor), të cilin e organizon një televizion i njohur gjerman, por që xhirohet në një ishull të Australisë. Ai në një rrëfim të tij ka shokuar opinionin gjerman, ku ka zbuluar gjëra private nga e kaluara e më saktë nga adoleshenca e tij. ”Kur kam qenë adoleshent, kam pasur si sëmundje konsumimin e filmave pornografikë. Gjithë kohën e lirë e kam shfrytëzuar për të shikuar filma të këtij zhanri. Edhe pse nuk më ka pëlqyer kjo gjë te vetja, ka qenë si një sëmundje për mua, pasi kam konsumuar edhe shumë alkool. Për të larguar këtë veti të keqe nga vetja ime, më është dashur për një kohë të gjatë të vizitoj disa psikologë”, është rrëfyer tek VIP-banorët e tjerë, Patrick Nuo, i cili ka kohë që ka krijuar imazhin e tij tek audienca në Zvicër e Gjermani e më pas edhe në Amerikë, duke marrë kështu pjesë nëpër spektakle, si ”X Factor”, ”Dancing with the stars”, ”Idol” etj.
Rita Ora në serialin “Beverly Hills 90210”
Rita Ora përveç që po merret shumë me muzikën e saj, ka gjetur kohë edhe të shfaqet në premierën e serialit “Beverly Hills 90210”. Këngëtarja kosovare do të luajë vetëm në një paraqitje në serialin e famshëm televiziv, ku do të këndojë hitet e saj. Rita aktualisht është duke punuar edhe dy videoklipe, një me reperin e ri K Koke, “Lay down your weapons” dhe këngën më të re e cila do të jetë pjesë e albumit debutues në Amerikë, “Torn apart”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me mbretin e repit, Snoop Lion. Të dy këngët kanë përfunduar me xhirime, ndërsa shumë shpejt pritet lansimi i tyre në treg. Kënga “Lay down your weapons”, në të cilën këngëtarja është e ftuar për të qenë pjesë e bashkëpunimit, tashmë është shndërruar në hit të madh, ende pa dalë klipi.
Patrick Nuo, pjesë e “Survivor” të Gjermanisë
22 e enjte, 24 janar 2013
Te k n o l o g j i
Fotografia e javës
Javore KOHA
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
Samsung do të debutojë me Galaxy Note 8.0
Leart Taipi: rrugica
Me sa duket, Samsung do të shtojë edhe një model të pajisjes në linjën e saj të famshme të tabletëve Galaxy Note, dhe sipas disa analistëve thuhet se debutimi i Samsung Galaxy Note 8.0 do të ndodhë muajin e ardhshëm, në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë. Sipas Sammobile thuhet se Samsung Galaxy Note 8.0 do të vijë me Android 4.2 Jelly Bean, ndërsa pajisja do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 8 inç, i cili do të posedojë rezolucionin prej 1280x800 pikselëve. Karakteristikat tjera të Galaxy Note 8.0 përfshijnë edhe kamerën e pasme me 5 mega-pikselë, atë frontale me 1.3 MP, 2GB RAM dhe opsion për zgjedhje të memories me 16GB apo 32GB.
Sony paralajmëron tabletin Xperia Polaroid prezanton fotoaparatin me Android Z për të sfiduar Apple, Samsung Pas informatave të ndryshme që qarkullonin muajin e kaluar se Polaroid po përgatit Android fotoaparatin mirrorless me objektivë të ndërrueshëm, kjo gjë u konfirmua në CES. Për dallim nga sistemi standard mirroless, Polaroid iM1836 shfrytëzon të ashtuquajturin sistem modular sikurse tek kompania Ricoh dhe modulet e saj GXR. Kjo do të thotë që trupi i aparatit nuk e ka sensorin, por ai integrohet në objektivët e ndërrueshëm. Modeli i prezantuar ditë më parë ka sistem operativ Android 4.1 Jelly Bean dhe objektiv 10-30mm me sensor 18 megapikselësh, ndërsa aparati i cili për nga dizajni të kujton modelet “1” të Nikonit, karakterizohet me ekran 3,5-inçësh të ndjeshëm në prekje dhe WiFi, pastaj Bluetooth, si dhe ka mundësinë e incizimit të videos 1080p. Kjo kompani premton që do të ofrojë edhe adapterin i cili do të mundtësojë shfrytëzimin e objektivëve Pentax K, Nikon F dhe Micro Four Thirds në këtë pajisje, ndërsa më interesant është çmimi prej 399 dollarësh që për pajisje të tillë është mjaft i ulët.
Prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, Sony, thotë se ka një plan për ta sfiduar veten dhe humbjet e vazhdueshme të njësisë mobile të kompanisë të cilat po ndodhin për katër vjet radhazi. Sipas njoftimeve të fundit të kompanisë thuhet se të gjitha përgatitjet janë bërë që Sony të lansojë një model të ri të tabletit, me të cilin synohet që të joshen klientët e rivalëve të fuqishëm, si Apple dhe Samsung. Sony Xperia Tablet Z do të jetë një model i hollë i tabletit me 6.9 milimetra, i cili peshon 495 gramë dhe ka një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 10.1 inç, thuhet në njoftimin e kompanisë Sony. Xperia Z, e cila do të jetë një pajisje mobile rezistente ndaj ujit, fillimisht pritet të debutojë në Japoni gjatë muajit mars dhe më pas të përcillet edhe në vendet tjera. Çmimi i tabletit nuk është përcaktuar, ende.
e enjte, 24 janar 2013
23 Javore KOHA
„Qesh pak, shiko këtu”
24 e enjte, 24 janar 2013
Sociale
Sociale
e enjte, 24 janar 2013
Javore KOHA
25 Javore KOHA
Dhuna dhe shoqëria (2)
Vrasjet si enigma të hapura
Enigma mbetet e hapur, edhe shumë punë për të zbuluar cili qe motivi dhe arsyeja që e shtyri të ndërmarrë një akt të tillë kriminal dhe çfarë hapash duhet të ndërmerren për të evituar një tragjedi tjetër në të ardhmen!?
Për Koha Javore: Hajrudin S. Muja / Nju Jork
Por, masakra e fundit, për nga natyra e saj e veçantë po konsiderohet si më tragjikja, mbase edhe për nga mosha e viktimave. Meqë vrasësi vetëvrtitet, motivi i kësj vrasjeje gjithnjë mbetet enigmë! Sipas një raporti, vrasësi kishte shkuar një ditë më parë në këtë shkollë dhe kishte bërë fjalë me katër mësuese, tri prej të cilave janë të vrara, e katërta nuk ishte në shkollë atë ditë! Por ky raport u përgënjeshtrua më pas, se policia nuk kishte gjetur asnjë evidencë lidhje me këtë. Për ndryshim nga herët e tjera, këtu
nuk u bënë etiketime të parakohëshme të një mundësi e “terrorizmit islamik”. Megjithse në një radioprogram ku telefononin dëgjuesit, u tha se gjëja e parë që u kishte vajtur në mendje, pasi kishin dëgjuar lajmin, ishte ky terrorizëm! Ç’ti bëjsh, kështu ua kanë ‘programuar’ trurin! Kjo mbase ishte arsyeja që një kalimtar kishte thënë para kamerave televizive: “Sikur masakruesi ti takonte një familjeje muslimane, do të ishte gjetur një Kur’an në shtëpinë e prindërve të tij dhe pastaj të gjithë ekspertët do të ‘pillnin’ një lidhje të
drejtpërdrejtë të Sirisë dhe Iranit në këtë masakër” Një fqi i vrasësit, vajza e të cilit kishte qenë me të në shkollen fillore, e përshkruante atë si “një djalë i turpshëm që nuk të shikonte në sy...” Një tjetër e përshkruante si ‘zemërdhimbshëm’ që ishte kundër therjes së bagëtive edhe kur ishte fjala për ushqim! Thanë pastaj se ai vuante nga çrregullimet mendore – njëllojë sindromi të autizmit ose Asperger’it, por edhe kjo u përgënjeshtrua. Sikurse shumica e moshatarëve të tij, ishte koleksionues
i kartave “Pokemon” dhe përdorues i vido-lojrave violente siç ishte “Dynasty Warriors”. Shoferi i Austobuizit që e kishte vozitur për në shkollë e njihte si “djalosh i mirë, me sjellje të mira…” Nuk e pëlqente shoqërimin me fëmijë të tjerë, i vetmuar ndjehej më mirë, nuk njihej të kishte ndonjë shok me të cilin preferonte të shoqërohej. Studentët e mësuesit e shkollës së mesme e identifikuan si “intelegjent”, por nervoz dhe “të shqetësuar”. Nga shokët e klasës u etiketua si “goth”, një term i përdorur në video-lojra. Si student në
“Western Connecticut State University” përgjithësisht ishte i mirë: “nuk të lente mbresat e një vrasësi, megjithëse u bë një i tillë”. Para ndërmarrjes së këti akti kriminal, kishte shkatrruar komjuterin që të humbë çdo histori në prak të krimit. Agjentët e F.B.I-së morën në pyetje vëllaun 24 vjeçar Ryan, që jetonte në Hoboken – NJ, gabimisht u etiketua si pjestar i kirmit. Babai i vrasësit Peter Lanza i divorcuar nga Nancy më 2009, gjithashtu u muar në pyetje: “i çuditur për atë që ka ngjarë”. Enigma mbetet e hapur, edhe shumë punë për të zbulu-
ar cili qe motivi dhe arsyeja që e shtyri të ndërmarrë një akt të tillë kriminal dhe çfarë hapash duhet të ndërmerren për të evituar një tragjedi tjetër në të ardhmen!? [Ky artikull u shkrua në bazë të informimeve nga “New York Times”, “New York Post”, “The Wall Street Journal”, “Daily News”, “Staten Island Advance” “Los Angeles Times” “Washington Post”, si dhe stacioneve televizive CNN, NBC, CBC, FOX, BBC, ALJAZEERA dhe RT, të datave 15, 16, 17 dhe 18 dhjetor 2012]
26 e enjte, 24 janar 2013
Mozaik
Mozaik
e enjte, 24 janar 2013
Javore KOHA
Komuna e Ulqinit dhe Bashkia e Shkodrës po realizojnë një projekt për promovimin e turizmit nëpërmjet trashëgimisë kulturore
Marubi bashkon Ulqinin dhe Shkodrën
“Projekti ka për qëllim zhvillimin e turizmit të këtyre dy vendeve përmes promovimit të trashëgimisë kulturore të përbashkët, në veçanti trashëgiminë e familjes së famshme të fotografëve Marubi”, thotë Edin Mehmeti, menaxher i projektit dhe koordinator për projektet IPA pranë Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Komunën e Ulqinit. Që prej muajit tetor të vitit të kaluar ka filluar realizimi i projektit “Marubi: një model bashkëpunimi për promovimin e turizmit ndërmjet Shkodrës dhe Ulqinit”, i cili financohet nga fondet e Bashkimit Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi - Shqipëri. Projekti realizohet nga Komuna e Ulqinit dhe Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me partnerët lokalë Organizatën Turistike të Ulqinit, Muzeun Etnologjik - Ulqin, Fototekën “Marubi”, “Focus Europe” dhe Agjencinë “Teuleda”. Menaxheri i këtij projekti dhe koordinatori për projektet IPA pranë Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Komunën e Ulqinit, Edin Mehmeti, thotë se
“projekti ka për qëllim zhvillimin e turizmit të këtyre dy vendeve përmes promovimit të trashëgimisë kulturore të përbashkët, në veçanti trashëgiminë e familjes së famshme të fotografëve Marubi”. Në kuadër të këtij projekti janë parashikuar të realizohen një sërë aktivitetesh, por aktiviteti kryesor ka të bëjë me grumbullimin e fotografive që mbajnë vulën “Marubi” dhe më pas prezantimin e tyre në një ekspozitë në galerinë “Kulla e Balshajve” në Muzeun e Ulqinit. Ai thotë se projekti ndodhet në fazën e parë të realizimit. “Kjo fazë e projektit ka për qëllim grumbullimin dhe arkivimin e sa më shumë fotografive të familjes Marubi që mund të
gjenden në Mal të Zi dhe mund të tregojnë më shumë për historinë e asaj kohe, sidomos fotografi familjare të papublikuara deri tani”, thekson Mehmeti. Njëri ndër bashkëpunëtorët në realizimin e këtij projekti, Qemal Hidrio, i cili merret me hulumtimin e fotografive dhe më pas përpunimin e tyre, tregon për ecurinë e deritashme të projektit. “Deri tani kemi grumbulluar rreth 15-25 fotografi të Marubit, por besoj se ka edhe shumë fotografi të tjera që i përkasin Ulqinit apo viseve të tjera të Malit të Zi, të cilat mbeten për t’u verifikuar”, thotë ai, duke shtuar se megjithëse projekti i dedikohet në radhë të parë trashëgimisë së fotografëve Marubi, ai nuk përjashton grumbullimin e fotografive tjera të vjetra të periudhës 1856-1950. Ekspozita me fotografi të vjetra, pjesë e trashëgimisë së Marubit, planifikohet të organizohet gjatë pranverës dhe ajo do të qëndrojë e hapur për vizitorët dhe turistët të paktën dhjetë muaj. “Qëllimi ynë është për të tërhequr sa më tepër vizitorë dhe turistë që vijnë në Ulqin”, shpjegon Mehmeti. Ndërsa Hidrio thotë se për ta bërë ekspozitën sa më tërheqëse për vizitorët, janë menduar edhe disa aktivitete të tjera komplementare në kuadër të saj. “Në mënyrë paksa jokonvencionale do të promovohet jeta e fotografëve Marubi. Ideja është që vizitorët e Muzeut të përjetojnë ‘eksperiencën Marubi’, të vishen me veshje kombëtare dhe të pozojnë para një sfondi me fotografi të vjetra të Ulqinit, ose ndonjë opsion tjetër si fotografi. Pra, vizitorët do të zgjedhin në mes veshjeve kombëtare të regjionit tonë, të pozojnë dhe të fotografohen”, sqaron ai. Mehmeti dhe Hidrio u bëjnë thirrje të gjithë personave që posedojnë fotografi të Marubit ose që mendojnë se një fotografi mund të jetë e fotografëve Marubi, t’i dorëzojnë ato në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte të Komunës së Ulqinit. Përpos Ulqinit, ekspozita me fotografi të Marubit do të organizohet edhe në Shkodër, në disa qytete italiane, për të përfunduar në Bruksel. Krahas ekspozitës, në kuadër të projektit është parashikuar të organizohet një festival në Kalanë e Ulqinit, disa veprimtari që kanë për qëllim promovimin e bukurive natyrore të Ulqinit etj. Projekti do të përfundojë në prill të vitit të i.k. ardhshëm.
27 Javore KOHA
Takim i Federatës së Paqes Universale në Tuz
14 ambasadorë të paqes nga Malësia Me titullin “Ambasador për Paqen” janë dekoruar Dom Nosh Gjolaj, Imami Beqir Gjokaj, Liko Mani Çunmulaj, Nikollë Luca Gjonaj, Kadri Beqiri Hakaj, Mark Dushaj, Demë Smajli Fërluçkaj, Gjekë Gjoku Ulaj, Shaban Elezi Dreshaj, Nikollë Doka Berishaj, Lukë Gjokaj, Maria Ivezaj – Junçaj, Gjekë Gjonlekaj dhe Sandra Bojaj.
Tuz – Përfaqësuesit e Federatës Universale të Paqes kanë mbajtur të enjten një takim në sallën e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, ku kanë folur mbi misionin dhe detyrat e ambasadorëve për paqe, me theks të veçantë ndër shqiptarë. Pjesëmarrësit i kanë përshëndetur sekretari i përgjithshëm i FPU-së në Shqipëri, Sokol Rexhepi, anëtari i Këshillit drejtues të FPU-së në Shqipëri, Ali Laçej, dhe kryetarja e FPU-së për Tiranën, Kozeta Zavalani. Në fund të takimit është zhvilluar ceremonia e ndarjes së titullit “Ambasador për Paqen” për 14 persona nga Malësia, me kontribut të shquar në fusha të veçanta. Me këtë titull janë dekoruar Dom Nosh
Gjolaj, Imami Beqir Gjokaj, Liko Mani Çunmulaj, Nikollë Luca Gjonaj, Kadri Beqiri Hakaj, Mark Dushaj, Demë Smajli Fërluçkaj, Gjekë Gjoku Ulaj, Shaban Elezi Dreshaj, Nikollë Doka Berishaj, Lukë Gjokaj, Maria Ivezaj – Junçaj, Gjekë Gjonlekaj dhe Sandra Bojaj. Federata e Paqes Universale është një organizatë me seli në Uashington dhe me status të veçantë në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (OKB). Federata e Paqes Universale është një aleancë globale e udhëheqësve të jetës politike, akademike, fetare, shoqërisë civile, individëve dhe organizatave që i dedikohen ndërtimit të një bote të paqes
në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët. Titullin “Ambasador për Paqe” e marrin ata individë, jeta e të cilëve reflekton dukshëm idealin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen me punën e tyre promovimit të vlerave morale universale, krijimit të një familjeje të fortë, bashkëpunimit ndërfetar, harmonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, rinovimit të kulturës politike deri në nivelet më të larta kombëtare, rajonale dhe globale, për një masmedia të përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture globale të Paqes. (Kohapress)
28 e enjte, 24 janar 2013
Rajoni
Rajoni
Javore KOHA
Autoritetet serbe hoqën të dielën nga qendra e Preshevës pllakën përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së
Qasja e Beogradit ndaj shqiptarëve nuk ka ndryshuar Pllaka përkujtimore qe vendosur në Preshevë në kuadër të kremtimeve të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ajo iu kushtohej të rënëve shqiptarë që luftuan për më shumë të drejta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në vitin 2001. Autoritetet serbe hoqën të dielën pllakën përkujtimore kushtuar të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që ishte vendosur para Kuvendit të Komunës në Preshevë. Forca të mëdha të xhandarmërisë, siguruan operacionin e largimit të pllakës përkujtimore. Qeveria e Serbisë nëpërmjet një komunikate tha se “përmendorja e ngritur në mënyrë të paligjshme”, është larguar nga qendra e Preshevës dhe se aksioni ka kaluar pa incidente. Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës kishin refuzuar thirrjet e autoriteteve serbe për largimin e saj nga qendra e Preshevës dhe ndërkohë kishin filluar procesin e të bërit të ligjshëm të saj. Ata e dënuan veprimin e forcave serbe duke nënvizuar se kjo dëshmon që qasja e Beogradit ndaj shqiptarëve ka mbetur e pandryshuar. Në vendin ku ndodhej pllaka përkujtimore, shqiptarët ndezën qirinj. Përfaqësuesit shqiptarë bënë thirrje që çështja e Luginës së Preshevës urgjentisht të trajtohet edhe në Bruksel në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë. Pllaka përkujtimore qe vendosur në Preshevë në kuadër të kremtimeve të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ajo iu kushtohej kryengritësve
shqiptarë që luftuan për më shumë të drejta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në vitin 2001. Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë shprehu keqardhjen që negociatat për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit u dëmtuan nga largimi i monumentit nga ana e qeverisë serbe dhe se “negociatat është dashur të vazhdojnë për gjetjen e zgjidhjes, që do të respektonte dëshirat e të dy komuniteteve”.
Reagime në Prishtinë dhe Tiranë
Heqja e pllakës përkujtimore është dënuar nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe nga institucione të tjera të këtyre dy shteteve. Veprimin e autoriteteve serbe, qeveria e Shqipërisë e ka cilësuar si “një dëshmi tjetër të albanofobisë së autoriteteve zyrtare të Beogradit, që dëshmon qartë se trashëgimia raciste anti shqiptare e Slobodan Millosheviqit është e gjallë dhe dominon politikën zyrtare të Beogradit. Me këtë akt të rëndë, autoritetet e Beogradit kanë shkelur haptas ligjet dhe konventat ndërkombëtare, të cilat Serbia i ka firmosur dhe është e detyruar t’i zbatojë”. Duke shprehur mbështetjen për, siç thuhet, qëndrimin e matur të autoriteteve vendore dhe qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ndaj terrorit serb, qeveria e Shqipërisë i sig-
uron ata se “Shqipëria ka mbështetur dhe do mbështesë, pa asnjë lëkundje, liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilat, nuk mund të kenë, në asnjë rast, standarde të tjera nga ato që kërkohen nga Beogradi për serbët në Mitrovicën e Veriut. Qeveria shqiptare u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndalin stuhinë e albanofobisë, që po shfaqet rëndom në rajon, si një faktor që kërcënon paqen dhe stabilitetin e tij”. Qeveria e Kosovës, ndërkaq, e cilësoi veprim të shëmtuar heqjen me forcë të pllakës përkujtimore. “Ky veprim i Qeverisë së Serbisë është një dëshmi tjetër se urrejtja kundër shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës është ende gjallë dhe se ajo po ushqehet me veprime të tilla të pasardhësve të politikës gjenocidale të Millosheviqit. Dështimi i Qeverisë së Serbisë që përmes dialogut të gjejë një zgjidhje për vendosjen e Memorialit tregon se dialogu ende nuk është pjesë e politikës qeveritare të Serbisë kur janë në pyetje shqiptarët”. Qeveria e Kosovës tërheq vërejtjen se “ky akt i shëmtuar i Qeverisë së Serbisë e rrezikon seriozisht procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe përgjegjësia direkte bie mbi Serbinë”.
Protesta në Preshevë
Në qendër të Preshevës të hënën u protestua kundër heqjes së pllakës përkujtimore kushtuar luftëtarëve të vrarë të UÇPMB-së. Protestuesit bënë thirrje pos tjerash që të rihapet dialogu ndërmjet qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për t’i dhënë fund diskriminimit të shqiptarëve në këtë zonë. Përfaqësuesit e Luginës kanë kërkuar që çështja e kësaj zone të përfshihet në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe që shqiptarët e Luginës të kenë të drejta të barabarta si serbët e Kosovës. Në një deklaratë të paraqitur nga udhëheqësit politikë të Luginës së Preshevës kërkohet që pllaka përkujtimore të kthehet në sheshin ku ka qenë deri në gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi. Aty kërkohet zhvendosja e një përmendoreje të policëve serbë që është ngritur në fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit, një fshat që është i banuar tërësisht me shqiptarë. Nëpërmjet deklaratës kërkohet të hapet dialogu në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së vitit 2001 ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve shqiptarë të Luginës, e cila i kishte dhënë fund luftës ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe UÇPMB-së. (Kohapress)
e enjte, 24 janar 2013
29 Javore KOHA
Shqiptarët në Mal të Zi dënojnë aktin e policisë serbe Subjektet politike shqiptare në Malin e Zi kanë dënuar heqjen e lapidarit kushtuar të rënëve të UÇPMB-së nga autoritetet serbe. Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi e ka cilësuar këtë si një akt brutal dhe të dhunshëm të xhandarmërisë serbe. “KNSH vlerëson se ky veprim i shtetit serb paraqet një akt tipik dhune e brutaliteti dhe diskriminues për shqiptarët e Luginës së Preshevës, i cili vjen si pasojë e urrejtjes ekstreme ndaj shqiptarëve autoktonë të kësaj treve. Ky akt i dhunës ndaj memorialit të dëshmorëve i përngjan tërësisht dhunës dhe politikës millosheviqiane të shekullit të kaluar, politikë kjo e cila fatkeqësisht po kultivohet dhe po dominon edhe sot e kësaj dite në Serbi. KNSH përkrahë në tërësi revoltën e bashkëkombasve në Luginën e Preshevës duke ndjerë diskriminimin që ju bëhet atyre në vazhdimësi, si dhe i mbështet ata në aspiratat e pandërprera në realizimin e të gjitha të drejtave kombëtare për të cilën dëshmorët dhanë jetën”, thekson reagimi i KNSH-së. Partia Demokratike po ashtu e ka dënuar ashpër aktin antidemokratik të Serbisë në Preshevë. “Ne, si parti e re parlamentare shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, jemi befasuar me aksionin e forcave të mëdha të xhandarmërisë serbe, të cilat dhunshëm kanë hequr lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, të ngritur në mesin e qytetit të Preshevës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD-së. Kjo parti nacionale shqiptare në Mal të Zi shton se “kemi qenë të bindur se veprimet e këtilla antishqiptare i takojnë së kaluarës së hidhur dhe se ardhmëria ndërtohet vetëm me tolerancë, përfillje reciproke të vlerave, dialog civilizues dhe integrues evropian dhe euroatlantik.” Lidhja Demokratike në Mal të Zi ka dënuar ashpër heqjen e përmendores së UÇPMB-së në Preshevë, duke e cilësuar këtë si një akt vandal, antinjerëzor e antishqiptar. “Ky skenar dhe ky akt jo civilizues e brutal nuk është diçka e befasishme, kur është fjala për veprimet e pushtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve. Janë veprime që me dekada politika serbe ka ushtruar dhe po i ushtron ndaj shqiptarëve, me intervale e intensitet të ndryshëm, varësisht nga nevojat politike të ditës dhe projekteve të tyre shekullore, si presion për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta. Këto janë presione mirë të planifikuara kundër kulturës shqiptare, kundër trashëgimisë dhe si cak i fundit i tyre kundër ekzistencës së shqiptarëve, kundër qenies sonë”, thekson reagimi. LD në MZ vlerëson përpjekjet e liderëve politikë dhe udhëheqjeve të qeverisjeve lokale në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që këtë situatë ta zgjidhin me dialog, por thekson se “për dialog nevojitet vullneti i më së paku dy palëve, e në rastin konkret vullneti i pushtetit aktual serb, që është vazhdimësi i atij millosheviqian, i cili mungoi, siç ka munguar gjithëherë”. Nisur nga situata e krijuar pas heqjes së lapidarit, kjo parti ka bërë thirrje për unitetin e faktorit politik shqiptar dhe masat civilizuese e demokratike që duhet ndërmarrë në rastin konkret, por edhe më vonë. LD në MZ përsërit se problemet e marrëdhënieve ndëretnike nuk mund të zgjidhën me dhunë. “Kundërshtarët për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve si në Luginë, si në Malin e Zi etj., tregojnë qartë se ata nuk duan drejtësi, as liri, as demokraci, as paqe, por hegjemoni, e kjo është e papranueshme”, thuhet në reagim, ku kërkohet nga Qeveria e Serbisë që të kthejë lapidarin në vendin e vet sepse “ai nuk është pronë e tyre. Ai, megjithëse është nga mermeri, flet, rrezaton e porosit edhe po ta bëjnë copa-copa”.
30 e enjte, 24 janar 2013
Fjalëkryqi & Horoskopi
Sport
e enjte, 24 janar 2013
Javore KOHA
31 Javore KOHA
Futbollistët shqiptarë gjithnjë e më të kërkuar në Evropë
Rritet kolonia shqiptare në Itali Nen influencen pozitive te Merkurit, jeta juaj ne cift do jete shume e mire. Do dashuroheni ashtu si dini dhe do perjetoni emocione te papershkrueshme. Beqaret Dashi do jene te turpshem dhe nuk do tentojne te joshin personat qe do iu pelqejne. Ne planin financiar, mos prisni shume kohe per te rregulluar problemet financiare sepse me kalimin e kohes gjerat mund te nderlikohen edhe me teper.
Jeta juaj ne cift nuk do jete shume e kenaqshme gjate kesaj dite. Debatet do mbizoterojne gjate gjithe dites dhe ju nuk do ndiheni aspak mire. Nese jeni Luani beqaret dhe po prisni me padurim personin ideal, mundesite jo vetem qe nuk do mungojne, por do jene edhe shume te mira. Ne planin financiar do shpenzoni pa mbarim dhe kjo mund te sjelle probleme te medha.
Jeta ne cift nuk do jete aspak e trishte gjate kesaj dite. Perkundrazi si ju dhe partneri do tregoheni te gatshem per Shigjetari te provuar gjera te reja dhe do perjetoni mjaft emocione. Komunikimi do jete pika juaj e forte. Beqaret mund te nisin vetem disa aventura pa te ardhme. Ne planin financiar, Merkuri do iu beje me inteligjente dhe me te kujdesshem.
Nese jeni ne nje lidhje, Plutoni do iu nxite te tregoheni kokeforte dhe nga kjo mund te lindin mosmarreveshje me partnerin. Kujdes mos e teproni sepse nuk do Demi arrini dot ta kontrolloni situaten me vone. Ka shume gjasa qe beqaret te fillojne nje histori dashurie pasiononte dhe mjaft emocionuese. Ne planin financiar nuk duhet tepruar me shpenzimet. Shmangni katastrofat.
Dite e bukur dhe e ngrohte kjo e sotmja per jeten ne cift. Pas nje periudhe te mbushur me turbullira me ne fund do ndiVirgjeresha heni me te qete. Do beni edhe plane per fejesa apo martesa. Beqaret do kerkojne shume, por me kot. As sot nuk do kene fat. Te ardhurat do vijne duke u permiresuar. Kjo do iu shtyje te shpenzoni edhe me teper dhe t’ia beni qejfin vetes.
Mos e lini per asnje moment pas dore partnerin tuaj sot sepse dikush tjeter ka kohe qe e vazhdon dhe mund ta terheqe pas vetes. Beqaret do kene takime Bricjapi pa fund, por do jene aq perzgjedhes dhe aq te pavendosur saqe nuk do perfitojne. Saturni do ndikoje negativisht tek financat. Tregohuni sa me te kursyer me shpenzimet qe mos keni tronditje te medha.
Mos beni gabim ta kritikoni ashper partnerin tuaj gjate kesaj dite sepse pa dashje mund ta lendoni. Ai ka bere gjithcka qe ju te ndiheni sa me mire, mos Binjaket ia hidhni poshte perpjekjet. Beqaret do jene te vendosur e kerkojne dashurine. Do keni fat dhe planetet do iu ndihmojne mjaft. Nese doni qe financat mos kene tronditje, pakesoni shpenzimet e tejskajshme.
Me ne fund rutina ne jeten tuaj ne cift do te mbaroje dhe do filloni nje etape te re, edhe me te bukur. As ju dhe as partneri nuk do keni me per cfare te qaheni. Peshorja Beqaret do kene mundesi te shumta per aventura, por qe do iu sjellin vetem kenaqesi te momentit. Do jete ne doren e tyre nese do perfitojne apo jo. Ne planin financiar do luftoni shume per ta stabilizuar buxhetin.
Dite e qete dhe asnje problem kjo e sotmja per ciftet. Partneri dhe ju do tregoheni te hapur dhe do toleroni me shume. Do kaloni momente Ujori mjaft te lumtura. Per beqaret do jete nje dite e zakonshme dhe perseri nuk do vijne takimet e imagjinuara. Per shkak te influencues mjaft pozitive te yjeve, sektori i financave do jete i qete.
Venusi do ndikoje se tepermi ne jeten tuaj ne cift sot. Nuk priten probleme, perkundrazi momentet e kendshme do shumefishohen. Beqaret, nen influencen e Marsit Gaforrja do e dine mire ku te kerkoje per te gjetur shpirtin binjak. Takimet interesante nuk do mungojne. Financat do jene te turbullta dhe mund te keni disa veshtiresi. Mundohuni te beni nje riorganizim te tyre.
Beni kujdes gjate kesaj dite te mos e humbni ne asnje moment bashkepunimin dhe komunikimin me partnerin. Disa persona do bejne cmos t’ua prishin Akrepi harmonine ne cift. Beqaret do tregohen shume te rezervuar dhe nuk do pranojne ftesat qe do iu behen. Nese vazhdoni keshtu nuk keni per ta gjetur personin e ezmeres. Financat do jene te paqendrueshme.
Nese doni qe gjerat me partnerin te shkojne mire sit, tregohuni me te rezervuar dhe komunikoni me shume. Ne te kundert do lindin mosmarreveshje dhe nuk do dini Peshqit nga t’ia mbani. Per beqaret priten dashuri me shikim te pare. As ju vete nuk i kishit menduar emocionet dhe kenaqesite qe do perjetoni. Ne planin financiar filloni te zgjidhni problemet me urgjente, pa qene vone.
Lojtari i Kombëtares shqiptare, Edgar Çani, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me ekipin italian Katania të Serisë A. Ndërkaq mesfushori i talentuar i Prishtinës, Enis Gavazaj, është futur në “orbitën” e Lazios dhe të drejtorit të saj sportiv, Igli Tare, dhe shumë shpejt mund të transferohet në Itali. Kolonisë së futbollistëve shqiptarë në Itali, disa prej të cilëve pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, si Cana, Bogdani, Ujkani, apo të atyre që aktivizohen për kombëtare të tjera, si Behrami, Xhemaili etj., mund t’i shtohen shumë shpejt edhe disa lojtarë të tjerë. Kështu mësohet se Edgar Çani, lojtar i kombëtares shqiptare, nuk është më pjesë e ekipit të “Polonia Varshavës”. Ekipi i ri për Çanin është Katania në Serinë A. Për të ky është një rikthim në futbollin italian pasi që edhe më parë ka luajtur për disa skuadra italiane. Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me ekipin italian. Njoftimi për transferimin është bërë në faqen zyrtare të Katanias. Kontrata e tij me ekipin e Serisë A do të përfundojë më 30 qershor 2016. Edgar Junior Çani ka lindur më 22 korrik 1989 në Tiranë, por është rritur në Piave, Itali. Sezonin e fundit në Poloni, ai shënoi 11 gola në 26 ndeshje. Më parë 24-vjeçari ka luajtur për Peskarën, Palermon, Askolin, Padovën, Piaçensën dhe Modenën. Një futbollist tjetër i talentuar mund të bëhet pjesë e futbollit italian.
Mesfushori i Prishtinës, Enis Gavazaj, është futur në “orbitën” e Lazios dhe të drejtorit të saj sportiv, Igli Tare. Paraqitja e mesfushorit kosovar me përfaqësuesen U-19 të Shqipërisë në turneun miqësor “Caput Mundi” në kryeqytetin e Italisë, Romë, javën e shkuar ka rënë në sytë e Igli Tares. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë Përfaqësueses së Shqipërisë, por edhe nga gazeta romane “Il Tempo”, që llogaritet shumë e afërt me klubin Lazio. “Për skuadrën e juniorëve të Lazios të drejtuar nga Alberto Bollini, pëlqehet shumë i riu Enis Gavazaj, sulmues shqiptar vetëm 17 vjeç. Bëhet fjalë për një investim që ka të bëjë me të ardhmen.
Një marrëveshje me lojtarin nuk duket e vështirë”, thuhej në uebfaqen online (Kohapress) të “Il Tempo” të hënën.
Ademi ftohet nga Kroacia Mesfushori shqiptar Arian Ademi për herë të parë është ftuar në përfaqësuesen e Kroacisë. Ai është futur në listën e 26 lojtarëve të ftuar nga përzgjedhësi i kroatëve, Igor Shtimac, për ndeshjen miqësore ndaj Koresë së Jugut. Ndeshja Kroaci - Kore e Jugut do të zhvillohet më 6 shkurt në Angli.