Koha Javore 594

Page 1

Opinion

Javore KOHA

ISSN 1800-5969

Podgoricë e enjte, 5 dhjetor 2013 Viti X / Numër 594 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Zhgënjimi i votuesit

Maratona e krenarisë sonë


2

e enjte, 5 dhjetor 2013

Javore KOHA

Javore KOHA

Javore KOHA

Përmbajtja

e enjte, 5 dhjetor 2013

3 Javore KOHA

Nimanbegu: Shqiptarët të jenë unikë në qëndrimet e tyre

Malësisë i duhet komuna fq 5

fq 18

F. Shkreli:

Politikë e marrëdhënieve të përbashkëta

Sindi Arifaj zgjidhet më e bukura e Zvicrës fq 6

fq 20

Rita Ora me rol në filmin “Fifty Shades of Grey”

Kultivimi në mënyrë paralele

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Drejtor ekzekutiv: Lav Lajoviq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 078/110-578 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me

Përmbajtja

fq 10

fq 21

„Koha“ festoi 35 vjetorin

Mërgata frymë e shpresës shqiptare fq 12

fq 28

U mbajt Maratona e Dytë e Pavarësisë Ulqin - Shkodër

Një sukses tjetër i “Ulqini”-t

Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

fq 16

fq 31

Ne hap me Kohen


4 Javore KOHA

Ngjarje javore

e enjte, 5 dhjetor 2013

Ngjarje javore

e enjte, 5 dhjetor 2013

5 Javore KOHA

Reagime rreth vendimit të Gjykatës Supreme të Malit të Zi mbi pronësinë në brezin bregdetar që menaxhohet nga Ndërmarrja Publike “Të Mirat Detare”

Nacionalizim modern i pronës private L. Hoxha

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, në intervistën për Radio Kosova

Malësisë i duhet komuna Podgoricë – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se Malësisë i duhet komuna dhe se këtë do ta potencojë gjatë komunikimit me qeverinë malazeze. Në intervistën e tij dhënë Radio Kosovës, ministri Bushati ka thënë se qeveria në

Tiranë mbështet kërkesat e qytetarëve të Malësisë për fitimin e komunës së plotë. Ai ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë duhet të jenë model i bashkëpunimit të shteteve në rajon.

“Kjo nuk do të thotë se nuk ka çështje për t’u zgjidhur në bisedimet shqiptaromalazeze. Përmendët rastin e Tuzit. Ne i kemi mbështetur qëndrimet që Tuzit duhet t’i njihet statusi i komunës dhe besojmë që shqiptarët në Mal të Zi do të jenë edhe më tej faktor i stabilitetit ashtu siç kanë qenë faktor vendimtar për pavarësinë e Malit të Zi”, ka thënë Bushati. Ministri i jashtëm i Shqipërisë ka theksuar se qeveria e tij është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi. Bushati ka thënë se Tiranën e inkurajon fakti që politikanët shqiptarë në Mal të Zi bashkëpunojnë rreth çështjeve që lidhen me të drejtat dhe liritë e kësaj pakice kombëtare në Mal të Zi. (Kohapress)

Ulqin – Vendimi i Gjykatës Supreme të Malit të Zi mbi pronësinë në brezin e territorit bregdetar që menaxhohet nga Ndërmarrja Publike “Të Mirat Detare” ka nxitur reagimin e disa subjekteve. Kujtojmë që Gjykata Supreme e Malit të Zi në përpjekjen e saj për të zgjidhur problemin e “mendimeve të ndara në praktikën e deritashme gjyqësore” kur bëhet fjalë për shfrytëzimin e të mirave detare, ka marrë vendim me anë të të cilit, sipas disa juristëve, bëhet nacionalizimi i pasurisë më të çmuar të familjeve që jetojnë në bregdet. Në vendimin e Gjykatës Supreme, ndër të tjera thuhet se “e drejta e shfrytëzimit të tokës që përbën të mirë detare iu përket pronarëve të mëparshëm vetëm nëpërmjet lidhjes së kontratës me ndërmarrjen publike e cila menaxhon të mirat detare”. Kryetari i UDSH-së, Mehmed Zenka, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Supreme të Malit të Zi tejet të dëmshëm dhe shkatërrues për ekonominë e Ulqinit. Sipas tij, edhe ky vendim, ashtu si të gjitha vendimet tjera që rregullojnë brezin e të mirave detare prek më së shumti se të gjitha komunat tjera bregdetare qytetarët e Ulqinit. “Sikur nuk është e mjaftueshme që mesatarja e shtrirjes së rripit të ‘Të mirave

detare’ në komunën e Ulqinit është 600m, që 57 për qind e territorit të ‘Të mirave detare’ e përbën Ulqini, por është dashur edhe ky vendim i Gjykatës Supreme në mënyrë që 100 për qind të merret kontrolli ndaj resursit më të rëndësishëm ekonomik të qytetit të Ulqinit”, ka thënë Zenka në një deklaratë për shtyp. Kryetari i UDSH-së e ka quajtur këtë vendim “nacionalizim të pronës private në mënyrë moderne”, kur dihet se 80 për qind e kësaj toke është në pronësi të shqiptarëve. Ai u ka bërë thirrje faktorëve politikë të komunës së Ulqinit, në krye me kryetarin e saj, që sa më urgjentisht të caktojnë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të komunës së Ulqinit, në të cilën do të merret qëndrim ndaj këtij vendimi. Sipas Këshillit Komunal të Malit të Zi Pozitiv në Ulqin, interpretimet më të reja të Gjykatës Supreme, duke u përpjekur që karakterin diskriminues të NP “Të Mirat Detare” ta “legalizojnë” më tej, janë edhe një dëshmi e re se sistemi i menaxhimit të kësaj ndërmarrjeje është krejtësisht i dëmshëm për të gjitha bashkësitë lokale në bregdet. “E gjithë kjo nuk do të ndodhte sikur të respektohej dispozita ligjore me të cilën

kufiri i ‘Të Mirave Detare’ është 6 metra nga vendi ku arrin vala më e madhe detare, gjatë kohës së erës më të fortë”, thuhet në deklaratën për shtyp. KK i Malit të Zi Pozitiv vlerëson se me këto interpretime dhe implementime ligjore antievropiane vetëm vështirësohet jeta e qytetarëve që jetojnë në bregdet. Sipas tij, situata është bërë paradoksale sidomos kur në krye të Bordit të Drejtorëve të NP “Të Mirat Detare” ka ardhur një qytetar i Ulqinit. “Në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk i është ndihmuar qytetit, por në mënyrë të vetëdijshme dhe për kënaqësi të Qeverisë së Malit të Zi janë legjitimuar këto marrëzi dhe është shpenzuar energjia e rezistencës e cila ka sunduar të paktën në Ulqin kur bëhet fjalë për raportin ndaj këtij diskriminimi”, thuhet në deklaratën për shtyp. Deri tani nuk ka pasur reagime publike nga Komuna e Ulqinit dhe subjektet tjera politike shqiptare rreth këtij vendimi. Gjykata Supreme e ka arsyetuar vendimin e saj me faktin se me rastin e interpretimit i është referuar edhe Ligjit mbi të mirat detare dhe portet detare të Republikës së Kroacisë të vitit 2009. (Kohapress)


6 Javore KOHA

e enjte, 5 dhjetor 2013

Vështrime & Opinione

Vështrime & Opinione

e enjte, 5 dhjetor 2013

7 Javore KOHA

Të palëkundëshme janë marrëdhënjet Amerikano-Shqiptare

Politikë e marrëdhënieve të përbashkëta Historikisht, Uashingtoni i ka konsideruar marrëdhënjet me kombin shqiptar si të veçanta, madje edhe pas përjashtimit të diplomatëve amerikanë më 1945

Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

Javët e fundit dukej sikurë marrëdhënjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë po kalonin nepër një periudhë “prove” dhe ankthi, si përfundim i refuzimit të Shqipërisë që të pranonte shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në territorin e saj, kërkesë këjo që Shtetet e Bashkuara i paraqitën një numëri vendesh, përfshirë Shqipërinë. Mënyra se si Tirana zyrtare e trajtoi këtë çështje ishte subjekt i dy tre shkrimeve të mëparshme, andaj kësaj radhe deshta vetëm të theksoj se si ky rast pasqyroi edhe një herë rëndësinë dhe angazhimin e palëkundshëm që Uashingtoni zyrtar u kushton marrëdhënjeve amerikano-shqiptare, pa marrë parasyshë ndonjë pengese ose keqkuptimi të përkohëshëm të rastit, siç ishte vendimi për shkatërrimin ose jo të armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptar. Janë raste të tilla, kur me të vërtetë provohen marrëdhënjet midis shtetesh. Marrëdhënjet midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqipërisë e Shqiptarëve treguan se janë të qendrueshme dhe miqësore, ndonëse edhe në kohë krizash e sprovash e treguan qendresën dhe cilësitë e karakterit të tyre. Historikisht, Uashingtoni i ka konsideruar marrëdhënjet me kombin shqiptar si të veçanta, madje edhe pas përjashtimit të diplomatëve amerikanë më 1945 dhe prerjes së marrëdhënjeve diplomatike midis dy vendeve nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe më pas gjatë peri-

udhës së Luftës së Dytë botërore. Udhëheqsit më të lartë amerikanë, në të shkuarën dhe tani, përfshirë Presidentin Barak Obama kanë ritheksuar për të satën herë marrëdhënjet e forta dhe miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve. Këjo shprehje e miqësisë midis dy vendeve nuk mungoi as në mesazhet që përfaqsues të politikës dhe diplomacisë amerikane i dërguan Shqipërisë javën e kaluar me rastin e 101-vjetorit të pavarësisë. Në mesazhin që Presidenti amerikan, Barak Obama i dërgoi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani shkruan se, “Si partner krenar dhe mik, Shtetet e Bashkuara iu bashkohen Ju dhe popullit shqiptar në festimin e Ditës së Pavarësisë në 28 nëntor. SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë e të veçantë të bazuar në interesa të përbashkëta.” Presidenti Obama, në letrën e tij drejtuar presidentit Nishani, flet për bashkpunimin e ngushtë midis Uashingtonit dhe Tiranës në fushën ndërkombëtare dhe atë rajonale duke thënë: “Unë e vlerësoj përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqës dhe sigurisë globale përfshirë edhe përpjekjet tona të vazhdueshme e të përbashkëta në Afganistan, si edhe rolin e Shqipërisë në ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkan.” Duke shikuar drejtë zhvillimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënjeve në të ardhmen, udhëheqsi amerikan, shpreh gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Shqipërinë, dhe përfundon mesazhin e tij, duke u shprehur se “Pres që të vazhdojmë dhe të fuqizojmë marrëdhëniet tona në të ardhmen.” Ai shtoi duke thënë se, “Ne zotohemi për mbështetjen tonë të plotë teksa vendi juaj përparon në rrugëtimin drejt integrimit të plotë në bashkësinë euroatlantike”, përfundon mesazhin e tij Presidenti amerikan Barak Obama. Nuk mungoi as Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. Xhon Kerri, i cili në mesazhin e tij duke uruar Pavarësinë e Shqipërisë, vlerësoi ato që ai tha se ishin, “hapa të

rëndësishëm që kishte bërë Shqipëria drejt mbajtjes me sukses të zgjedhjeve shumëpartiake”. Kryediplomati amerikan theksoi gjithashtu bashkpunimin e ngushtë midis dy vendeve në fushën ndërkombëtare dhe shtoi se, “Kalimi paqësor i pushtetit dhe përparimet në fushën e legjislacionit këtë vit”, thuhet në deklaratë, “nënvizojnë kredencialet demokratike të Shqipërisë. Duke shkruar se Shtetet e Bashkuara, “mbështesin popullin e Shqipërisë në përpjekjet për konsolidimin e sundimit të ligjit dhe të reformave ekonomike”, kryediplomati amerikan shpreh optimizmin e tij se Shqipëria do të plotësojë kërkesat e Bashkimit Europian duke përfunduar se vendi i tij, mirëpret, “rekomandimin e Komisionit Evropian që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian”. Përveç përfaqsuesve kryesorë të degës ekzekutive të qeverisë amerikane, edhe përfaqsuesi i degës legjislative, Senatori i shtetit të Nju Jorkut, Çarls Shumer -- në një deklaratë botuar në gazetën Dielli -tha se e ka “për nder t’i urojë Shqipërisë dhe shqiptaro-amerikanëve Ditën e Flamurit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë nga Perandoria Otomane” dhe shton se, “është nder për mua që të ve në dukje dhe të ripohoj lidhjet e ngushta midis këtyre dy kombeve të mëdha, si dhe angazhimin tim personal ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan.” Senatori amerikan Shumer uroi gjithashtu “Shqipërinë për rritjen ekonomike dhe përparimet shoqërore që janë bërë gjatë dhjetë viteve të fundit, ndërkohë që vendi po punon drejtë antarësimit të tij në Bashkimin Europian.” Ndryshe nga marrëdhënjet, “miqësore” të Shqipërisë gjatë 50-viteve të kaluara me shtete të ndryshme komuniste, si ish-Jugosllavia, ish-Bashkimi Sovjetik dhe Kina komuniste, marrëdhënje këto që bazoheshin në ideologjinë komuniste dhe në kultin e personalitetit të udhëheqësve, siç ishte Tito, Stalini e Mao Tse Tungu -- mar-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

rëdhënjet e Shteteve të Bashkuara me kombin shqiptar nuk kushtëzohen as nuk i kushtohen ndonjë politikani as ndonjë ideologjie as ndonjë partie politike, por konsiderohen si marrëdhënje popull me popull, pa marrë parasyshë se cili person ose cila parti udhëheqë qeverinë shqiptare, përderisa ata të kenë ardhur në pushtet me anë të votës së lirë. Ishte mungesa e votës së lirë, ose refuzimi nga regjimi komunist i Enver Hoxhës të lejonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira më 1945 dhe si rrjedhim disa muaj më vonë, Uashingtoni mbylli misionin e tij diplomatik në Tiranë. Pak më shumë se 22-vjetë më parë, Shqipëria më në fund iu përgjigj miqësisë së Shteteve të Bashkuara me miqësi, dhe me 15 Mars, 1991, përfaqsuesit diplomatikë të dy vendeve nëshkruan memorandumin për rivendosjen e marrëdhënjeve diplomatike midis dy shteteve. Ky ishte një fillim i ri për marrëdhënjet amerikanoshqiptare, por njëkohësisht hapi derën e pëpjekjeve që Shqipëria të integrohet në organizmat ndërkombëtare, përfshirë edhe antarësimin në NATO. Gjatë kësaj periudhe edhe Shqipëria është treguar

e denjë e kësaj miqësie, si dhe një aleat i besueshëm i Shteteve të Bashkuara ndërkohë që ka përkrahur përpjekjet anti-terroriste të Shteteve të Bashkuara dhe ka dërguar qindra ushtarë si pjesë e forcës ndërkombëtare të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në Afganistan dhe në Irak. Duke folur për marrëdhënjet amerikano shqiptare, Fan Noli ka thënë se Shtetet e Bashkuara kishin në Abraham Linkolnin një president i cili nuk mund të toleronte një Amerikë gjysëm të lirë e gjysëm skllave. Amerika, ka thënë Noli, në figurën e Presidentit Uodrou Uilson kishte një president i cili nuk duronte një botë gjysëm të lirë dhe gjysëm në skllavëri. Një prioritet kryesor i politikës amerikane karshi Shqipërisë ka qenë dhe është procesi i integrimit të Shqipërisë në Europë, ashtuqë që Shqipëria të bëhej pjesë e botës së lirë. Administratat amerikane, qofshin ato të partisë republikane ose demokrate e kanë bërë vazhdimisht të qartë, se pa marrë parasyshë mosmarrveshjet ose keqkuptimet, nga koha në kohë midis dy vendeve,ato janë të një natyre midis miqësh dhe

aleatësh. Dhe se politika e Uashingtonit, siç demonstrojnë edhe deklaratat e javës së kaluar të udhëheqsve më të lartë amerikanë drejtuar Shqipërisë me rastin e 101-vjetorit të pavarësisë së saj, mbetet një politikë e marrëdhënjeve të interesit të përbashkët dhe e angazhimit serioz e diplomacisë amerikane për një Shqipëri stabile dhe të begatë, në paqë me vetveten dhe me të tjerët. Njëkohësisht, diplomacia amerikane vazhdon të jetë një politikë që përkrahë aspiratat e kombit shqiptar për integrimin e tij në të gjitha organizatat euro-atlantike duke inkurajuar forcimin e rendit dhe zbatimin e ligjit, luftën kundër korrupcionit dhe zhvillimin e mundësive dhe të drejtave ekonomike për secilin qytetar shqiptar. Megjithë përparimet e dukshme në marrëdhënjet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në këtë përvjetor të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe pas 22 vjetësh të rivendosjes së lidhjeve diplomatike shqiptaro-amerikane, mbetet ende shumë për tu bërë në marrëdhënjet dypalëshe. Por duke gjykuar nga deklaratat e fundit të përfaqsuesve më të lartë të diplomacisë amerikane, madje edhe “prova” e armëve kimike siriane u tejkalua pa ndonjë dëm të madh, megjithëse kishte njerëz që pritshin që ky episod të shkaktonte probleme serioze në këto marrëdhënje shembullore midis dy kombeve tona. Përkundrazi, episodi i armëve kimike siriane dhe refuzimi i shkatërrimit të tyre në territorin shqiptar nuk shkaktoi asnjë dëm në marrëdhënjet e tanishme as në të ardhmen midis dy vendeve. Në mesazhin që Presidenti Obama i dërgoi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani, ai tha se, “Pres që në të ardhmen të vazhdojmë dhe të fuqizojmë marrëdhëniet tona dhe njëkohsisht ne zotohemi për mbështetjen tonë të plotë teksa vendi juaj përparon në rrugëtimin drejt integrimit të plotë në bashkësinë euroatlantike” dhe drejtë një të ardhëme më të mirë, më stabile dhe më të begatë për Shqipërinë dhe për Shqiptarët. Të pakën ky është angazhimi serioz dhe i palëkundshëm i udhëheqësve më të lartë të politikës dhe diplomacisë amerikane.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8 Javore KOHA

Opinione & Vështrime

e enjte, 5 dhjetor 2013

hje d e j g Z

t

Opinione & Vështrime

e enjte, 5 dhjetor 2013

9 Javore KOHA

Zhgënjimi i votuesit Nuk ka mbetur ti besohet asnjërit nga këta valltarë politik që tash e sa vite hedhin të njëjtën vallë duke e lënë votuesin në mes të rrugës, pa shpresë, pa besin në sinqeritin e tyre, me çka koha për ndryshim është më se evidente

Shaban Peraj

Me 23 Qershor u mbajtën zgjedhjet elektorale për parlamentin e Shqipërisë, më 1 Dhjetor përfunduan zgjedhjet lokale në Kosovë, më 26 Janar do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për asamblenë komunale të Ulqinit , me çka partitë politike bënë përpjekje për t’i marrë votën qytetarit , dhe do bëjnë të njëjtën gjë edhe këta në Ulqin, më 26 Janar 2014, por a mund t’ i qëndrojnë kohës, a mund të jenë të besueshme fjalët e tyre duke pasur parasysh se këta që humbën në zgjedhje, po edhe ata që do të humbasin zgjedhjet lokale në Ulqin , duhet ta kenë të qartë se votuesit tashmë e kanë kuptuar gënjeshtrën, mashtrimin, me çka dinë se kush mund t’i qeverisë më mirë, mund t’ju japin shpresë për një të ardhme më të mirë. Elita politike e formuar pas sistemit njëpartiak e filloi karrierën politike duke besuar tek gradad e paletat, duke besuar se populli vazhdon të hajë sapun për djathë, duke u marrë me disa kombinatorika se si të vijnë në pushtet , të bindur edhe ata vetë se nuk prodhuan diçka të re, se nuk i dhanë asnjëherë shansin votuesit të jetë vendimarrës, të mbajnë pushtetin me krenari si një bashkëqeverisje e cila do duhej të ishte shpresë, besim se këta e kanë seriozisht me hallet e problemet e qytetarëve. Kështu siç vepruan nuk ka se si të mos ndodhë kriza, nuk ka se si të mos ndodhë ndryshimi. Këta me punët dhe veprat e tyre e kanë mplakur një armatë të tërë njerëzish, i kanë vënë në siklet të rinjtë duke u humbur besimin tek e ardh-

mja , duke thelluar krizën ekonomike e përmes asaj politike i kanë vënë teposhzën qerres në drejtim të gremi-

nës. Ata që u bashkuan me hallet e problemet e popullit, dhe ata që do të dinë ta bëjnë këtë kësaj radhe morën

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

bekimin e votuesve, nesër mbetet për të parë kush ishte në të drejtë.Në Ulqin ka kohë që zihet e përzihet poli-

tika ditore me kombinatorika nga më të ndryshmet , me shtyrje e fyerje njeri ndaj tjetrit dhe duke parë se kështu nuk shkohet më vendosën të ndërprejnë mandatet e këshilltarëve për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Ajo që e ka lodhur votuesin është mossinqeriteti i përfaqësuesve politik në udhëheqje, në mosrealizim të asaj çka i premtuan votuesit, në ç’situatë e sollën ate edhe ashtu të lodhur nga kriza ekonomike, politike. Oreksi i disa politikanëve për të mbrojtur pozitat me çdo kusht atje ku ata mendojnë se votuesi është “përçi” e tyre, duket se kësaj radhe nuk do u pinë ujë. Harta politike do të ndryshojnë, për këtë janë të bindur të gjithë, edhepse në Ulqin aktorët janë të njëjtit, koalicionet u bënë nga më të ndryshmet, asgjë të re nuk sollën, dhe pësëri nuk kanë për të sjellur nëse vazhdojnë të mendojnë vetëm për veti e jo për mirëqenie të qytetarit. Nuk ka mbetur ti besohet asnjërit nga këta valltarë politik që tash e sa vite hedhin të njëjtën vallë duke e lënë votuesin në mes të rrugës, pa shpresë, pa besin në sinqeritin e tyre, me çka koha për ndryshim është më se evidente. Tashmë për secilin qytetarë shqiptarë është e qartë se këta të sodit abuzuan me durimin e qytetarëve pa bërë ndonjë punë me vlerë në dobi të votuesit.Hilet dhe përçmimet e tyre karshi qytetarëve kanë dalur në sipërfaqe, si në Tiranë ashtu edhe në Kosovë , po edhe në Ulqin pritet të ndodhin të njëjtat skenare. Me atë që ndodhi në Shqipëri, në zgjedhjet e 23 qershorit , po edhe me zgjedhjet lokale në Kosovë u vërtetua katërcipërisht se është një paralajmërim i mirë e shpresëdhënës për

qytetarët se më në fund ndihmësit e korrupsionit e të atyre që varfëruan këtë popull edhe ashtu të varfër , nuk mund dhe nuk guxojnë t’i prijnë asaj mase që kërkon ndryshime, kërkon jetë më të mirë e me standarde si e gjithë evropa. Jo se këta që erdhën janë më të mirë, por se ndryshimi duhet të bëhet për të rritur shpresën, dëshirën e votuesit, për të besuar tek e ardhmja, sidomos e brezit të ri. Ata që humbën dhe ata që do të humbin duket se nuk i kanë bërë mirë llogaritë por kjo tashmë është një e vërtetë , sa e hidhur aq edhe e pakundërshtueshme, duke u politizuar dhe korruptuar kashi qytetarëve bëri që të njëjtit të marrin një “shuplakë” të mirë , një sinjal se nuk ka të paprekshëm dhe se nuk mund të vazhdojnë më me një popull që gjithë jeta i kaloi në vuajtje e mjerim. Ata që ditën të afrohen me elektoratin, t’i jenë më afër qytetarit, dhe ata që do të dinë ta bëjnë të njëjtën gjë në zgjedhjet e parakohshme lokale në Ulqin, ata i fituan zgjedhjet lokale në Kosovë dhe do i fitojnë këta që do të mbahen në Ulqin. Vota e lirë ishte ajo që i ndëshkoi, ajo që do i ndëshkoi, populli ishte ai që vendosi e do vendos për t’u larguar nga qeverisja lokale, ai me këtë veprim u dha leksion të mirë se si mund të shpëtohet vendi. Duke i flakur nga politika ata që rritën korrupsionin, bënë që e nesërmja të ketë një shpresë, një besim se ndryshimet e bëra janë të domosdoshme. Këtë e dëshmoi vota e qytetarit, politika e keqe e tyre, ndaj u dënuan, humbën edhe atë pak shpresë për të qëndruar në pushtet edhe ca kohë sa të përfundojnë disa punë personale, e atëherë...

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 5 dhjetor 2013

Kulturë

e enjte, 5 dhjetor 2013

11 Javore KOHA

Raporti mes fesë dhe kombit

Kultivimi në mënyrë paralele Feja egziston që me krijimin e njeriut dhe profetit të parë Ademin(Adamin).,kurse sa i përket kombit, disa tipare të kombit mund t’i vishen sistemit fisnor të qytet-shteteve greke para disa mijëvjeçarëve Besim Cura

Shumë njerëz kanë mendime të pa arsyeshme në çështjen e përkufizimit të fesë dhe të kombit, dy nocione shoqërore të cilat jo rrallë të ngatërruara aq tepër sa që u jipen kuptime kundërshtuese ndërmjet njëratjetrës, duke krijuar kështu një kontraditë në mes dy gjërave që nuk ndeshen fare. Në shumicën e rasteve disa njerëz që meritojnë të quhen vetëm pseudo-intelektualë e si rrjedhojë e kësaj pseudo-atdhetar,mbajnë pretendimin e gabueshëm të përvetësuar dhe të trashëguar nga ideologji të ndryeshme sidomos nga ajo komuniste, se feja na lë të prapambetur në përgjithësi e në veçanti kur është fjala për atdhetarizëm.Në fakt, faji nuk është tek feja, por tek mënyra e aplikimit të sajë.Sepse siguria e individit,familjes,shoqërisë dhe kombit buron dhe është nga feja(në veçanti feja Islame) e cila ka elasticitetin e duhur dhe mundësinë e përshtatjes për çdo vend e kohë, ndërsa siguria e vetë fesë është nga Krijuesi Absolut i Gjithësisë. Feja është “Një program i Krijuesit, që u mëson krijesave bazat e besimit dhe mënyrën e jetësimit të atij besimi, duke rregulluar raportet e njeriut me Krijuesin, me veten, me familjen, me shoqërinë dhe me kombin e tij”. Kurse kombi siç përkufizohet në fjalorin e gjuhës shqipe është: “Bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psiqik, që shfaqet në bashkësinë e kulturës”. Përparimi dhe ngritja e një kombi varet nga njerëzit që e përbëjnë atë komb,ndërsa në perspektivën fetare

kemi procesin e kundërt që do të thotë se përparimi i njerëzve varet nga feja. Kjo del nga fakti se feja është produkt i Zotit, ndërsa kombi produkt i njeriut. Feja egziston që me krijimin e njeriut dhe profetit të parë Ademin(Adamin).,kurse sa i përket kombit, disa tipare të kombit mund t’i vishen sistemit fisnor të qytetshteteve greke para disa mijëvjeçarëve. Kombi si një shkollë politike, sociale dhe ideologjike e të menduarit, lindi në Perëndim si vazhdim apo rezultat i Revolucionit borgjez francez. Njëri nga përkrahësit më të mëdhej të një ideologjie të këtillë ishte Zhan Zhak Ruso. Ai theksoi unitetin, solidaritetin dhe shpirtin grupor të masave, dhe insistoi që njeriu si synim më të lartë të tij ta ketë shtëpinë dhe vendin ku është rritur. Ai besonte se atdheu është zemra dhe qendra e dashurisë dhe e besnikërisë së njeriut dhe të grupit.Këtë ideologji trend e asaj kohe ai e ngriti deri në shkallën e obligimit fetarë, ndërsa idenë e synimit të njerëzimit drejtë një rendi dhe besimi fetarë e shpalli të pavlefshëm. Kjo trajtë e shkollës së kombit u sendërtua pas Revolucionit të lartëpërmendur dhe atëherë për herë të parë u zbatua në praktik. Në atë kohë, dukshëm u shtuan emocionet për flamurin dhe atdheun,glorifikoheshin dhe adhuroheshin heronjtë kombëtarë,u komponua himni kombëtarë, u thekësua shenjtëria e racës dhe e gjuhës franceze, u krijuan ceremoni dhe festivale të mëdha kombëtare të llojit të riteve religjioze, erdhi në shprehje mburrja me historinë franceze dhe besimi në misionin madhështor të kombit francez, dhe të gjitha këto u shkrinë në kursin e Revolucionit. Kështu koncepti i nacionalizmit,unë do të thoja ekstrem fitoi një popullaritet

të vrullshëm sa që la pas edhe nocionet e lirisë dhe demokracisë të cilat për njerëzimin kanë vlerë jetike. Shekulli i XIX u quajt “koha e artë” e kombit. Gjatë këtij shekulli, Tomas Xhefersoni dhe Tomas Pejni vunë themelet e nacionalizmit amerikan. Kurse me siguri duke u frymëzuar nga ata edhe në Shqipëri Pashko Vasa doli me moton

e tijë të njohur nga ne të gjithë: “Për shqiptarët nuk ka kisha as xhamia por feja e shqiptarit asht shqiptaria” Kombi u bë një kredo, një shkollë dhe një pseudo-religjion me të cilin Perëndimi pretendoi që të plotësojë vakumin shpirtrorë duke anashkaluar apo nënvleftësuar fenë. Mirëpo njeriu nuk mund të jetojë pa besim dhe pa religjion të

bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) e Allahu është shumë i dishëm shpallur nga Zoti, Ai i Cili e di më së miri dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” nevojën e krijesave të Tija.Zoti nëpërm- [Kur’an,Huxhuratë:13.] jet fesë na tregon se si krijoi dhe shen- Në bazë të këtij ajeti mund të kuptojm jtroi me përsoshmëri në dallim nga se ndarja në kombe dhe popuj të ndrykrijesat tjera njerëzit dhe kombet dhe shëm është bërë me qëllim që njëri nga Ai vetë u urdhërua që të mbrohen me tjetrin të njihen më mirë, jo për tu të dyja. mburrur, për të shfaqur dashuri apo urPa mendoni pak se si në shekullin XX rejtje, për të kërkuar superiotet ose për njerëzimi e provoi të jetojë pa fe e pa të shkaktuar kundërshtime. Kriteret e Zot vetëm në emër të kombit dhe racës vetme janë besimi, bindja dhe nderi. së vet kush më shum e kush më pak D.m.th. te Zoti nuk ka përparsi shqipëduke mbivlerësuar veten dhe tari ndaj joshqipëtarit, gjermani ndaj duke nënçmuar,dhunuar dhe asimiluar jogjermanit, amerikani ndaj joameritë tjetrit,e çka ndodhi?Ndodhi Lufta e kanit, por ka përparsi vepërmiri ndaj parë dhe e dytë botërore. vepërkeqit. Kombi dhe feja duhet të ruhen në Mendoj se po të lejonim asimilimin mënyrë paralele Shumica e njerëzve tonë fetar atëherë e garantojmë asimiliedhe nga ne shqiptarët ka nga ata që min tonë kombëtar. Numëroni kombet “mbyten” në hamendjen se a është feja e zhdukur deri sot? Numëroni gjuhët e më e rëndësishme apo kombi!! Çudi e zhdukura deri sot? madhe, a thua vallë kemi kohë të mer- Do të thotë se garancia e jonë komremi me problemet e tipit “cila është bëtare nuk gjendet te kombet tjerë, por më e rëndësishme koka apo trupi” në fe, sepse feja na mëson se si ta ruajm ndërsa të tjerët merren me organizimin kombin. e shteteve, integrimeve të ndryshme, Si përfundim i gjithë asaj çfar thame më reformat në arsim, politik, ekonomi, lart theksoj edhe njëherë se disa njerëz teknologji etj, etj. gjoja patriot, ateist apo me mbetje Ne shqiptarët duhet ta kultivojmë fenë komuniste,kanë bindjen e gabuar duke dhe kombin në mënyrë paralele. Kom- menduar se feja na le të prapambetur bi nuk është në kundërshtim me fenë duke e mbivlersuar kombin mbi fenë. përderisa në vete ngërthen parime të Edhe nëse ka njerëz që në emër të fesë i larta njerëzore dhe nuk kemi të bëjmë bëjn dëm kombit nuk është faji tek feja me nacionalizëm të tepruar i cili shpie por faji është tek njerëzit dhe mënyra e vetëm në padrejtësi ndaj të tjerëve.As të kuptuarit dhe aplikimit të gabuar të nga feja e mirëfilltë aq më tepër nga fesë.Është njësoj sikur një shkencëtar ajo Islame që i përkasin shumica e shq- nuk është i suksesheëm nuk është faji iptarëve kurrë nuk është cenuar çështja tek shkenca por se si ai e aplikoi atë. kombëtare por përkundrazi njëra prej Feja është e domosdoshme për urdhëresave kategorike të sajë është kultivimin,zhvillimin dhe ruajtjen e të edhe mbrojtja dhe ruajtja e identitetit gjitha vlerave dhe virtyteve pozitive të kombëtar.Krijuesi i lartëmadhëruar në njeriut ku ndër to edhe për ruajtjen e një ajet(varg ) Kur’anor tregon qëllimin identitetit të tij kombëtarë . dhe ekzistencën e kombeve ku thotë: *** “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve (Autori është teolog) prej një mashkulli dhe një femre, ju


12 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 5 dhjetor 2013

Botim

e

Mërgata -frymë e shpresës shqiptare

Në faqet e librit „ Pararojë e lirisë“ ndjehet fryma e shpresës së mërgatës shqiptare në Amerikë për të drejtat, lirinë dhe pavarësinë e bashkëvendasve të vet në trojet e tyre etnike në Malin e Zi dhe në Kosovë, në njërën anë dhe kontributin e kësaj mërgate në këtë tokë të njeriut të lirë, në anën tjetër

Gjekë Gjonaj

Pak ditë më parë nën firmën e Shtëpisë Botuese „ Gjergj Fishta“në Lezhë u botua libri „ Pararojë e lirisë“ të autorit Gjylaver Avdiu. Ky libër temë bosht ka pjesën më të ndjeshme të popullatës sonë në Shtete të Bashkuara të Amerikës, që është diaspora shqiptare. Autori me meritë dhe plot të drejtë iu qas mërgatës sonë faqebardhë, ballëhapur dhe krenare në Amerikë, ku edhe ai vetë i kaloi disa vite të jetës së tij, me qëllim që përmes këtij botimi të pasqyrojë grimca jete e veprimtarie patriotike të tyre, të shpalosë sadopak sakrificën dhe kontributin e madh të tyre për kombin shqiptar dhe shqiptarizmën. Në faqet e librit „ Pararojë e lirisë“ ndjehet fryma e shpresës së mërgatës shqiptare në Amerikë për të drejtat, lirinë dhe pavarësinë e bashkëvendasve të vet në trojet e tyre etnike në Malin e Zi dhe në Kosovë, në njërën anë dhe kontributin e kësaj mërgate në këtë tokë të njeriut të lirë, në anën tjetër. Përmes atyre që na tregon Gjylaver Avdiu pasqayrohet aktiviteti, përpjekja titanike dhe sakrifica e mërgatës sonë për t’i dalë zot vëllezërve të tyre të një gjaku e të një gjuhe, sikurse edhe sensibilizimi dhe ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës dhe padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve në ish Jugosllavi. Nëpër rreshtat e këtij libri kupton se sa vështirë ka qenë të jeshë shqiptar në fundshekullin e kaluar në regjimin sllavo-komunist. Njoftohemi po ashtu me valën e madhe të protestave të shqiptarëve në Nju-Jork, Boston e Uashington, ku mori pjesë edhe autori i këtij libri. Gjylaver Avdiu si dëshmitar okular i

këtyre ngjarjeve të rëndëssihme për shqiptarët na njofton edhe për angazhimin dhe veprimtarinë politke të mërgatës shqiptare të përfshirë në organizata , shoqata e degë të ndryshme politike dhe forma të tjera organizimi me qëllim të avancimit të çështjes shqiptare në Ballkan. Në këto faqe të librit ndjehet edhe diçka tjetër që quhet guxim,duke lënë të kuptosh shprehjen: „ nuk kam frikë nga e vërteta“. Autori nuk druhet t’i thotë haptazi të gjitha ato ngjarje që i ka përjetuar gjatë qëndrimit të

tij në Amerikë brenda viteve 80-90 të shekullit XX-të. Librat e këtillë si ky në të cilët jepen të dhëna e informacione për mërgimtarët shqiptar në Amerikë janë mjaft të rëndsishëm dhe me vlerë, sepse ndër të tjera përveç erës së fisnikërisë na sjellin edhe frymën e shpresës shqiptare për një të ardhme më të lumtur dhe më fatlume të kombit tonë kudo që ndodhet. Në këtë pikëpamje mendoj se libri „ Pararojë e lirisë“ meriton vlerësimet e shqiptarëve atdhetarë.

Kulturë Poez

i

Anton Gjuravçaj

Në njërën prej një mori gazetash që mi dhanë gjatë vizitës së miqve të mi /zakonisht gjejë kohë t` i lexoj gjatë udhëtimeve/ lexoj për letërsinë tek ne Kurrë për këtë nuk do të shkruaja as një shkronjë sikur sytë e Gretës një natë pas kësaj të mos më kujtonin sytë e Veronikës E për çudi asnjë fjalë nuk lexova për Mementon prozën e parë për të rritur në këtë anë edhe të përkthyer që mjeshtri i pendës me një varg librash të lënë pas e pati quajtur si diçka të re në letrat shqipe Romani është prozë apo jo E çfarë të thuash për romanin modern... përveç disa fjalëve të huazuara lexova diku fjalën sprovë fjalë që mund ta përdorë vetëm dikush që është kompetent që tërë jetën ia ka kushtuar kritikës dhe atë më rastin e zhgënjimit të thellë në një vepër letrare ose dikush që i ka fjalët të lira se nuk u kupton domethënien e tyre e aq më pak letërsinë të mos flasim për romanin – veçanërisht atë modern /një kritikë letrar më ka pranuar se i është dashur ta lexoj tri herë që ta kuptoj / Greta u tregon shoqeve të veta se si në Nju Jork nuk kam dashur të shkruaj poezi vetëm e vetëm që mos të lëndoj ndokënd Kurrkund s`ka sy më të bukur femrash se këtu /të gjitha kanë sy të kaltër/ dhe askund gërshetat e flokëve nuk u hijeshojnë kokën si këtu /pjesë e traditës - the ende modë më e re si në kohën e stërgjysheve të tyre/ E ne mundohemi t` i fusin në shishe qelqit malet dhe banorët që dikur janë dukur si pjesë të shkëputura të tyre këngët kreshnike dhe gjamet që dikur u kanë dridhur plisin e bardhë edhe majave më të larta tani paguhen me para dhe njerëzit besojnë në to vetëm në momente të pikëllimit të madh apo pas

e enjte, 5 dhjetor 2013

13 Javore KOHA

SPROVË

ndonjë gote raki më shumë e shkrimet në një përqindje të madhe për rritjen e farefisit miqve për ndonjë interes edhe sadopak të vogël apo edhe fare kotë sa për të shkruar diçka – të u dalë emri A do të duhej ta quaj sprovë këtë qytet të mrekullueshëm që shtrihet në katërmbëdhjetë ishuj vetëm për shkak të faktit se ende nuk kam kuptuar se në cilin ishull gjendet pallati ku ndahet Nobeli ose ku gjendet muzeu i grupit të famshëm ABBA të mos flasë për rrugën e kthimit në hotel Në Stokholm bie shi i çuditur sillet si fjollat e imëta të borës tek ne në një erë të lehtë para se të prekin pa as zhurmën më të vogël ombrellën që e huazova nga Xhesika Një rënd i bukur i renditur gurësh - më vë në dije se jam krejt afër hotelit hyj në dhomë me kujtimin që në Shën Mrinë e Shasit e pata pagëzuar si logji-

ka e gurit në dorën time në diellin e një pasdite vere shkëlqente guri që e nxora nga ferrat dukej se ka pritur një ditë cila do dhe kur të jetë i sigurt se do të vijë një dorë që për të do të hyjë në ferra I bindur në peshën dhe bukurinë e vet kishte fituar shekujt... vetëm e vetëm të mos na lanë jetim sa i mbylla sytë nëpër kokë më kaloi pyetja çka me logjikën e ferrave që gjithmonë mbijnë aty ku më së paku e kanë vendin në vend se të gjeja përgjigjen zbulova ngjyrën e gjumit ishte e kaltër si sytë e Gretës që aq pa dukshëm e zëvendësojnë lashtësinë e natës me rininë e ditës /mundë të jetë se raporti ditë-natë këtu ndryshon shumë/ gjashtë orë ditë në dhjetor dhe dy orë natë në qershor Stokholm, 17.09.2013


14 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 5 dhjetor 2013

Kulturë

e enjte, 5 dhjetor 2013

15 Javore KOHA

Maratona e Esat Aloshit dhe Mustafë (Mike) Bërkanit

Maratona e krenarisë sonë Asnjëherë nuk i kam dëgjuar të thonë se ky vend nuk është duke bërë asgjë për ne mërgimtarët, por gjithmonë thonë se ne duhet të kontribuojmë më shumë për këtë vend, sepse është i yni, sepse është vendi më i mirë e më i bukur në botë. Sabri Halili

Në fjalimin e tij të inaugurimit, më 20 janar 1961, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhon Kenedi ka thënë: “Mos pyet çfarë mund të bëjë vendi yt për ty, por pyet çfarë mund të bësh ti për vendin tënd”. Shpesh dëgjoj të thuhet se, “pse duhet që unë të angazhohem e të kontribuoj për vendin tim, kur askush për mua nuk bëri asgjë, kur vendi im nuk më ndihmon asgjë”. Por, kështu nuk kanë menduar e as mendojnë dy bashkëvendësit tanë: Esat Aloshi e Mike – Mustafë Bërkani. Këta të dy, duke jetuar e punuar në SHBA, aty ku para më shumë se pesëdhjetë vitesh, Kenedi e tha fjalinë e famshme, thënien e tij e zbatuan. Asnjëherë nuk i kam dëgjuar të thonë se ky vend nuk është duke bërë asgjë për ne mërgimtarët, por gjithmonë thonë se ne duhet të kontribuojmë më shumë për këtë vend, sepse është i yni, sepse është vendi më i mirë e më i bukur në botë. Në nëntor të vitit të kaluar, ata erdhën nga Nju Jorku për të kremtuar 100-vjetorin e Pavarësisë në vendlindje. Dhe, e kremtuan në mënyrën më të bukur të mundshme, në mënyrën më të veçantë. Në ditën e shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor, vrapuan Maratonën e 100-vjetorit të Pavarësisë nga Ulqini në Shkodër. Ishte madhështore. Pritja në Shkodër gjithashtu ishte madhështore. E çmuan shumë këtë vepër të madhe të Esatit e Mustafës, sepse ishte unike, sepse bartte shumë simbolika në vetvete. E për më tepër, Esati e Mustafa nuk kërkuan asgjë, nga askush, përveç përkrahjes morale. Të gjitha shpenzimet i mbuluan vetë. E për këtë, ishin krenarë. Me plot të drejtë. Ata nderuan veten, por ia zbardhën faqen Ulqinit

dhe të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi. Plot emocione dhe me përshtypjet më

të mira, ata u kthyen në Nju Jork. Para se të nisen thanë se do të kthehen përsëri,

Në nëntor të vitit të kaluar, ata erdhën nga Nju Jorku për të kremtuar 100-vjetorin e Pavarësisë në vendlindje. Dhe, e kremtuan në mënyrën më të bukur të mundshme, në mënyrën më të veçantë. Në ditën e shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor, vrapuan Maratonën e 100-vjetorit të Pavarësisë nga Ulqini në Shkodër. Ishte madhështore. Pritja në Shkodër gjithashtu ishte madhështore. E çmuan shumë këtë vepër të madhe të Esatit e Mustafës, sepse ishte unike, sepse bartte shumë simbolika në vetvete.

të mbajnë edhe maratonën e dytë. “Jemi të bindur që kjo Maratonë do të bëhet tradicionale dhe ndërkombëtare”, thanë dhe hipën në aeroplan. Dhe vërtet, Esat Aloshi dhe Mike/Mustafë Bërkani u kthyen për Maratonën e dytë. Kësaj radhe gjetën një çikë më shumë përkrahje, por ajo ishte e pamjaftueshme për të realizuar një Maratonë më të gjerë. Këshilli organizativ siguroi mjete simbolike nga donatorët e ndryshëm, por për fat të keq, jo edhe nga institucionet. Një përjashtim të vogël bën Këshilli Nacional i Shqiptarëve, i cili ka marrë përsipër pjesën organizative, por krejt në baza vullnetare. Për ndryshim nga Ulqini, në Shkodër ishte krejt ndryshe. Bashkia e Shko-

drës në krye me kryetarin Lorenc Luka, i kishin bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e Maratonës në nivelin e duhur. Para Bashkisë së Shkodrës çdo gjë ishte solemne: Orkestra, Kori, Banda e qytetit nën drejtimin e dirigjentit Kujtim Alia. Njëzet e një garuesit (12 maratonistë dhe 9 të rinj nga Ana e Malit dhe Kraja vrapuan në gjysmëmaraton) dhe 80 nxënës dhe atletë shkodranë e filluan Maratonën nën tingujt e bandës. Pritja në Ulqin ishte organizuar mjaft mirë. E tërë vëmendja ishte e përqendruar tek nismëtarët Esat Aloshi e Mike/Mustafë Bërkani, të cilët u pritën me duartrokitje të gjata. Nuk mungonin as emocionet. “Këtë nuk na e kërkoj askush. E bëmë

vetë. Ia kishim borxh vendlindjes, atdheut. Kaq kishim mundësi, kaq bëmë”, shprehen nismëtarët Aloshi e Bërkani. Me atletët vjen edhe ambulanca e Shkodrës me gjithë ekipin mjekësor. Për fat, nuk kanë pasur nevojë të ndërhyjnë. Maratona e këtij viti përfundoi me një darkë solemne, të cilën maratonistëve iu bëri dhuratë NP “Veprimtaritë Komunale”. Maratonistët Esat Aloshi e Mike/Mustafë Bërkani u kthyen në Nju Jork të kënaqur sepse ia kishin arritur qëllimit, kishin realizuar Maratonën e dytë të krenarisë, për ta dhe për të gjithë ne. Mbetet t’u themi vetëm kaq: FALEMINDERIT SHUMË.


16 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 5 dhjetor 2013

Kulturë

e enjte, 5 dhjetor 2013

17 Javore KOHA

Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Për ndryshim nga viti i kaluar, kur maratona e kishte nisjen nga Ulqini për të mbërritur në Shkodër, këtë radhë itinerari i saj ka qenë nga Shkodra në Ulqin. Ideatorët kryesorë të maratonës, Esat Aloshi dhe Mustafë Bërkani nga Ana e Malit, të cilët jetojnë në SHBA, kishin ardhur sërish sivjet për të marrë pjesë në edicionin e dytë të Maratonës së Pavarësisë. Grupit të maratonistëve ulqinakë dhe shkodranë, në edicionin e dytë të kësaj maratone, iu bashkuan edhe shumë të tjerë nga Mali i Zi dhe rrethet e ndryshme të Shqipërisë.

Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, të enjten është mbajtur Maratona e Dytë e Pavarësisë Shkodër – Ulqin. Për ndryshim nga viti i kaluar, kur maratona e kishte nisjen nga Ulqini për të mbërritur në Shkodër, këtë radhë itinerari i saj ka qenë nga Shkodra në Ulqin. Ceremonia e nisjes së maratonës u zhvillua në sheshin para Bashkisë Shkodër për të përfunduar para Komunës së Ulqinit. Ideatorët kryesorë të maratonës, Esat Aloshi dhe Mustafë Bërkani nga Ana e Malit, të cilët jetojnë në SHBA, kishin ardhur sërish sivjet për të marrë pjesë në edicionin e dytë të Maratonës së Pavarësisë. Ata u shprehën të kënaqur që nisma e tyre, e përkrahur nga veterani i spor-

U mbajt Maratona e Dytë e Pavarësisë Ulqin - Shkodër

tit shkodran, Irfan Domnori, tashmë është përhapur edhe në zona të tjera të Shqipërisë, si dhe atyre shqiptare në Malin e Zi.

Grupit të maratonistëve ulqinakë dhe shkodranë, në edicionin e dytë të kësaj maratone, iu bashkuan edhe shumë të tjerë nga Mali i Zi dhe rrethet e ndry-

shme të Shqipërisë. Në një garë më tepër simbolike, e nisur vitin e kaluar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke

dëshmuar që sporti thyen kufijtë, fitues ka dalë maratonisti i Klubit të Atletikës “Mornar” nga Tivari, Dragoljub Koprivica.

Maratona është organizuar nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës. (Kohapress)


18 Javore KOHA

Mozaik

e enjte, 5 dhjetor 2013

Mozaik

e enjte, 5 dhjetor 2013

19 Javore KOHA

Këshilli Nacional i Shqiptarëve organizoi në Ulqin akademi solemne me rastin e 28 Nëntorit

Me rastin e Festës së 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit, 101-vjetorit të Pavaresisë së Shqipërisë dhe 570-vjetorit të ngritjes së Flamurit Kombëtar, Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi organizoi të premten akademi solemne në sallën e Qendrës Kulturore në Ulqin. Në akademi kanë marrë pjesë një numër i personaliteteve nga jeta shkencore, kulturore, arsimore, politike, ekonomike e shqiptarëve në Mal të Zi, dhe të ftuar të tjerë, në mesin e të cilëve Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Tonin Beci, dhe kryetari i Këshillit Nacional Kroat, Zvonimir Dekoviq. Akademia solemne ka filluar me intonimin e himnit kombëtar shqiptar nga sopranoja Gjylie Pelingu, nën përcjelljen e korit. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i KNSH-së Genci Nimanbegu ka folur për vizionin e këtij institucioni përfaqësues të shqiptarëve në Mal të Zi. Ai ka thënë se KNSH-ja duhet të mbledhë rreth vetes të gjitha potencialet që kanë shqiptarët që jetojnë në trevat e veta autoktone në Mal të Zi. “Për këtë duhet jo vetëm deklarata, por edhe punë. Dhe KNSH-së sa të jem unë në krye të tij, nuk do t’i mungojë. Por duhet edhe vullneti i mirë, mjete materiale, por edhe durim dhe përulje e politikanëve ndaj njëri-tjetrit që t’i përmbledhim interesat kombëtare, pa dallim partie”, ka thënë Nimanbegu. Sipas tij, shqiptarët duhet të jenë unikë në qëndrimet e tyre ashtu siç janë treguar në rastin e Projektligjit mbi përdorimin, zgjedhjen dhe shfaqjen e simboleve kombëtare, ku pesë parti dhe dy lëvizje qytetare morën qëndrim të për-

Nimanbegu: Shqiptarët të jenë unikë në qëndrimet e tyre Foto ARB

Kryetari i KNSH-së, Genci Nimanbegu, ka thënë se shpreson që vitin e ardhshëm të bëhet realitet nisma e KNSH-së drejtuar qeverisë së Malit të Zi, që 28 nëntori “të jetë ditë pushimi për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi”.

bashkët për simbolet kombëtare. “Këto qëndrime duhet t’i kemi edhe për Ligjin zgjedhor, Komunën e Malësisë, kthimin e pronës në Ulqin dhe në Malësi, Ligjin për parqet nacionale, çështjen e Kripores, Valdanosin etj.”, ka theksuar kryetari i KNSH-së. Nimanbegu ka thënë se shpreson që vitin e ardhshëm të bëhet realitet

nisma e KNSH-së drejtuar qeverisë së Malit të Zi, që 28 nëntori “të jetë ditë pushimi për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi”. Më pas, për pjesëmarrësit në akademinë solemne është shfaqur një program kulturor artistik me këngë, valle, recitime etj. nën regjinë e Munib Abazit dhe udhëheqjen artistike të Basri

Millës. Trupa e baletit të koreodramës “Kalendari” ka luajtur një kolazh të valleve popullore, me koreografi të Musa Hoxhës dhe muzikë të Ardian Hasanagës, pastaj Januz Abazi dhe Anida Kollari kanë recituar poezinë e shkruar nga Valbona Hoxha, e cila është pjesë e koreodramës “Kalendari”, Gjylie Pelingu dhe Armend Milla

kanë kënduar këngën “Poçari”, aktorët e Teatrit “Migjeni” nga Shkodra, Bruno Shllaku dhe Paskualina Shlaku, kanë recituar pjesë të montazhit poetik nga Gjergj Fishta, Ndre Mjeda dhe Fan Noli. Në vazhdim të programit, Amra Cungu, Arlind Hasanaga, Anida Kollari, Dritan Maraj dhe Armend Milla kanë kënduar këngën „Pse jemi të ndarë?“, grupi „Por-

ta di Danza“ ka luajtur vallen „Luftëtarët e lirisë“ me koreografi të Musa Hoxha. Akademia solemne ka përfunduar me këngën „Xhamadani vija-vija“, e kënduar nga të gjithë pjesëmarrësit. Programi i adakemisë solemne është moderuar nga Learta Hollaj. (Kohapress)


20 e enjte, 5 dhjetor 2013

Panoramë

Panoramë

Javore KOHA

Bukuroshja shqiptare nga Mali i Zi, Sindi Arifaj, ka marrë kurorën e më të bukurës në ngjarjen “Miss Suisse Romande 2014”. Ngjarja e organizuar të shtunën, më 30 nëntor, në Gjenevë të Zvicrës, vlerësoi shqiptaren 18-vjeçare si më të mirën nga 20 konkurrentet e garës. Sindi prej vitesh jeton në Zvicër dhe është nxënëse në fushën e specializimit social. Ajo është zgjedhur nga një juri profesioniste mes shumë garueseve të tjera. Përveç modelimit, Sindi duket se e ka pasion edhe muzikën, pasi që vijon edhe shkollën e kitarës. Madje, ajo ka marrë pjesë në evenimente të ndryshme muzikore të zhvilluara, jo vetëm nga diaspora shqiptare në Zvicër, por edhe komunitetet tjera. “Miss Suisse Romande” organizohet në zonat frankofone të Zvicrës dhe ku konkurrojnë vetëm konkurrentë që gjuhë e parë e kanë frëngjishten.

Nik Xhelilaj në një film të ri Aktori Nik Xhelilaj ishte i pranishëm në darkën që organizoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mes shumë artistëve të tjerë të suksesshëm nëpër botë. Ka kaluar një vit që nga largimi i tij drejt Turqisë për të interpretuar në disa filma atje. Pak kohë më parë ai interpretoi në një nga telefilmat më të ndjekur në Turqi, ndërsa tani sapo ka nisur xhirimet e një seriali të ri në të cilin është protagonist. Në këtë serial, Nik Xhelilaj vjen më romantik nga sa jemi mësuar ta shohim në rolet e tij. Është një dramë romantike që do të mbajë të mbërthyer para ekranit publikun turk fillimisht, duke shpresuar që ky telefilm të vijë edhe në Shqipëri apo Kosovë.

Sindi Arifaj zgjidhet më e bukura e Zvicrës

Rita Ora me rol në filmin “Fifty Shades of Grey”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, do të paraqitet në një tjetër rol filmik. Ajo është zgjedhur të luajë në adaptimin filmik të romanit erotik, “50 Shades Of Grey”. “Eshtë zyrtare! Unë do të jem motra e Kristianit, Mia, në Fifty Shades of Gray”, tha ajo ne Twitter. Këngëtarja kishte marr mësime aktrimi gjatë kohës që ishte në shkollën e mesme. Ajo gjithashtu kishte luajtur në filmin “Spivs” në vitin 2004, si dhe në “Fast & Furious” vitin e kaluar.

Pas “Faljes së gjakut” vjen “Burrneshat” Beniada Nishani, e cila ka lindur në Durrës ndërsa që disa vite jeton në Itali, e ka fituar garën e bukurisë të zhvilluar në Ravena. 21-vjeçarja ka arritur të shpallet më e bukura nga 20 vajzat konkurruese në “Miss Ravena 2013”. Ajo është 173 centimetra e gjatë, ndërsa është duke studiuar dizajnin. Edhe në të kaluarën ka marrë pjesë në konkurse bukurie dhe modelingu, ndërsa kësaj radhe ka arritur të sigurojë maksimumin e votave.

e enjte, 5 dhjetor 2013

21 Javore KOHA


22 e enjte, 5 dhjetor 2013

Te k n o l o g j i

Fotografia e javës

Javore KOHA

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„. besim hakramaj: Pont de bercy

Robot për parandalimin e krimeve Një kompani nga San Francisco, Kaliforni, prezanton sot robotin e saj, i cili shërben si roje sigurimi. William Santana Li, njëri prej themeluesve të kësaj kompanie, tha për New York Times se kompania e tyre u krijua pas ngjarjeve në shkollën fillore të Sandy Hook, ku një 20-vjeçar qëlloi për vdekje 20 nxënës dhe 6 pjesëtarë të stafit të shkollës. Përdorimi i këtyre robotëve do të thotë mbylljen e 1.3 milion vende pune si roje private. Roboti R5 është i pajisur me kamera, imazhe me sensorë termikë, radar, sensor të cilësisë së ajrit dhe një mikrofon. Këto pajisje do të sinjalizojnë autoritetet kur nevojitet prania e policëve të armatosur. Kompania “Knightscope” shpreson se robotët R5 do të ndihmojnë në parandalimin e krimeve.

WhatsApp bëhet më i famshëm sesa Facebook

Aplikacioni i famshëm WhatsApp është bërë më i famshëm se sa rrjeti më i madh social në botë, Facebook, sa i përket këmbimit të mesazheve të dërguar nga telefonat mobil. Të paktën kështu thuhet sipas një raporti të ri, i cili ka marrë për bazë vendet e mëdha si SHBA, Kina, Brazili, Afrika e Jugut dhe Indonezia.

Sipas këtij raporti, 44 për qind e përdoruesve të telefonave të mençur mobil e përdorin aplikacionin e famshëm WhatsApp të paktën një herë në javë, ndërsa për rrjetin social Facebook kjo përqindje është vetëm 35 për qind. Dominim të madh kanë shfaqur edhe aplikacionet për dërgimin e mesazheve, si WeChat, Twitter, BBM dhe Skype.

Vitin e kaluar, drejtori ekzekutiv i WhatsApp ka deklaruar se aplikacioni ka më shumë përdorues sesa Twitter, dhe se i njëjti dërgon më shumë mesazhe në telefon, sesa vetë Facebook. Sipas tij, brenda një ditë të vetme, WhatsApp dërgon më shumë se 20 miliardë mesazhe, që i bie sa dyfishi i Facebook.

e enjte, 5 dhjetor 2013

23 Javore KOHA

„Qesh pak, shiko këtu”


24 e enjte, 5 dhjetor 2013

Kulturë

Kulturë

e enjte, 5 dhjetor 2013

Javore KOHA

25 Javore KOHA

Në Komunën e Plavës u shënua 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar dhe përvjetori i 101-të i Pavarësisë së Shqipërisë

Ngjarje me vlerë kombëtare Manifestimi qendror i kësaj feste me vlerë kombëtare është mbajtur të enjten, në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës në Guci, ku disa qindra qytetarë shqiptarë, por edhe të nacionaliteteve të tjera, me ovacione dhe duartrokitje kanë përcjellur dhe përshëndetur programin e begatë me recitime, recitale, këngë dhe valle të dedikuara kësaj ngjarjeje madhështore. Guci – Dita e Flamurit Kombëtar shqiptar dhe përvjetori i 101-të i Pavarësisë së Shqipërisë, në një ambient vërtet festiv, edhe këtë vit është shënuar në të gjitha vendbanimet me popullatë shqiptare të Komunës së Plavës. Manifestimi qendror i kësaj feste me vlerë kombëtare është mbajtur të enjten, në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës në Guci, ku disa qindra qytetarë shqiptarë, por edhe të nacionaliteteve të tjera, me ovacione dhe duartrokitje kanë përcjellur dhe përshëndetur programin e begatë me recitime, recitale, këngë dhe valle të dedikuara kësaj ngjarjeje madhështore. Pas intonimit të Himnit kombëtar shqiptar, tekstin e të cilit e kënduan grupi i nxënësve të Shkollës fillore “Xhafer Nikoçeviq” të Gucisë dhe i asaj të mesme të përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, të veshur me rroba kuq e zi, në akademinë solemne kushtuar kësaj kremteje të madhe të kombit shqiptar, nxënësit e Shkollës “Beqo Bashiq”, Shpëtim dhe Lis Prelvukaj, moderatorë të programit, me zë të ëmbël dhe buzëqeshje kanë përshëndetur të pranishmit duke ua uruar festën. Përmes refreneve të spikatura dhe dinjitoze, ata kanë përkujtuar ngritjen e parë të Flamurit kombëtar nga trimi legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeu më 28 Nëntor 1443 në Krujën legjendare, për të vazhduar pastaj me mallëngjim shpalosjen e evokimeve kushtuar 28 Nëntorit 1912, kur në Vlorën heroike plaku legjendar Ismail Qemajli, i përkrahur dhe mbështetur nga Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Hasan Prishtina dhe rreth 30 trima dhe patriotë të tjerë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, ngriti lart flamurin kuq e zi dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Festa e flamurit kombëtar dhe përvjetori i 101-të i Pavarësisë së shtetit shqiptar u shënua me program të begatë dhe të larmishëm kulturo-artistik e muzikor, me recitime, recitale, këngë dhe valle, të interpretuara nga nxënësit me mësim në gjuhën shqipe të Shkollës së mesme “Beqo Bashiq” të Plavës, nën udhëheqjen e profesorëve të Fadil Ulaj dhe Shqipe Kukaj. Nga programi veçojmë recitalet “28 Nëntori”, interpretuar nga nxënësja Jona Gjonbalaj, “Tash festojmë” nga Tina

Sinanaj, “Hymnit të flamurit” interpretuar nga Ora Prelvukaj dhe Natyra Qosaj, “Shqypnia” në interpretimin e nxënëseve Njomza Gjonbalaj dhe Dafina Bruçaj, poezia “Ora e Shqipërisë” recituar nga nxënësit Anita Kukaj, Linda Sinanaj dhe Erlis Qosaj, këngët popullore “Xhamadani vija vija”, kënduar nga nxënësit Natyra Qosaj, Njomza dhe Argjend Gjonbalaj, dhe “A vritet pafajësia” e interpretuar nga nxënësja Antigona Çelaj, si dhe vallet “Shota”, ekzekutuar nga nxënësit Donjeta Ahmetaj

dhe Ermal Rugova, “Vallja e Rugovës” ekzekutuar nga grupi i nxënësve valltarë të Shkollës së mesme të Plavës, “Vallja në marsh të hapit të UÇK-së”, nga grupi i nxënëseve valltare, Dafina Bruçaj, Donjeta Ahmetaj, Lindita Sinajaj dhe Njomza Gjonbalaj, dhe “Vallja festive” e ekzekutuar nga valltarët e Shkollës së mesme të Plavës. Dëshmi faktike e kremtes në mënyrë madhështore të festës së flamurit, ishin flamujt kombëtarë shqiptarë të ngritur pothuaj në çdo shtëpi shqip-

tare në vendbanimet e komunës ku ata jetojnë, simbole këto të cilat manifestimin e bënë më madhështor dhe i dhanë epitetin e ngjarjes me vlerë kombëtare të vërtetë. Në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit kombëtar dhe Pavarësisë së shtetit shqiptar, në organizimin e të rinjve Gentian Gjonbalaj dhe Agron Dedushaj nga fshati Vuthaj, në orët e mbrëmjes, në restorantin e objektit “Kulla” në Guci, u organizua program kulturo-zbavitës për famil-

jarët pjesëmarrës, për argëtimin e të cilëve u përkujdesën rapsodët e mirënjohur nga Dukagjini i Kosovës, vëllezërit Çetaj, interpretimet e të cilëve u përshëndetën me ovacione dhe duartrokitje frenetike. Festa e flamurit kombëtar shqiptarë dhe përvjetori i 101-të i Pavarësisë së Shqipërisë, në Komunën e Plavës u shënua në mënyrë simbolike, me respektin dhe nderimet më të mëdha kombëtare. Shaban Hasangjekaj


26 e enjte, 5 dhjetor 2013

Mozaik

Mozaik

e enjte, 5 dhjetor 2013

Javore KOHA

IQ shpërblen ata që dhanë kontribut për çështjen kombëtare

Nderohen me mirënjohje 12 individë dhe organizata Këshilli drejtues i Iniciativës Qytetare me Seli në Tuz me rastin e 28 Nëntorit festës së flamurit kombëtar shqiptar ka shpërndarë mirënjohje për disa individë dhe shoqata që ata kanë konsideruar se kontributi i tyre nderon Malësinë, e ndihmon atë dhe qytetarët e saj duke vlerësuar se ata po lënë gjurmë në historinë kombëtare për arsimim, informim, kulturë apo me forma të tjera për ruajtjen e vlerave tona kombëtare. Kryetari i Iniciativës Qytetare z. Vasel Sinishtaj gjatë cermonisë së shpërndarje së mirënjohjeve u shpreh se ka edhe individë dhe shoqata si nga Malësia ashtu dhe nga diaspora që e meritojnë një mirënjohje nga vendlinjda e tyre por që kësaj radhë janë përzgjedhur dymbëdhjet të tilla që veprojnë në Malësia dhe në mërgatën shqiptare. Me mirënjohje janë nderuar Shoqata atdhetare “Malësia a e Madhe” nga Miçigani për kontributin e dhënë vite me radhë në zgjidhjen e çështjeve kombëtare, për avancimin e Lirive dhe të Drejtave të Popullit autoktonë shqiptarë dhe për ruajtjen e vlerave historiko-kulturore. Mirënjohja e dytë iu dha Famullisë së Kishës Katolike “Shën Pali” me seli në Rochester Hills për kontributin e saj në ruajtjen e gjuhës shqipe, aktivitetet kombëtare dhe humanitare dhe gadishmërinë për të vepruar më f dhe atdhe. Z.Shreif Gjokaj nga Michigani ju nda mirënjohje për konntibutin e dhënë si profesor për mësimin e historisë

kombëtare, për ruajtjen dhe avancimin e tolerancës fetare dhe bashkëjetesës tek shqiptarët në mërgim. Gjon Lulgjuraj nga Florida u nderuar për kontributin dhe angazhimin shumëvjeçarë në zgjidhjen e çështjeve kombëtare dhe për zbutjen e gjëndjes së vështirë politiko-ekonomike në trojet etnike shqiptare. IQ vazhdoi t’i nderojë për kontributin e tyre edhe shoqata dhe individë të tjera. Vëllezërit Nikollë dhe Toni Junçaj u shpërblyen me mirënjohje për kontributin e dhënë në zbutjen e gjendjes së vështirë ekonomike në Malësi e në veçanti për ndihmën financiare në furnizimin me ujë të pijshëm për zonat rurale të Malësisë. Me mirënjohje nga IQ-ja është nderuar dhe Fondi Hunaitar “Malësia” nga Nju Jorku për kontributin e dhënë në ngritjen e nivelit të arsimimit shqip dhe shkollimin universitar të të rinjëve nga Malësia. Ndërkohë për kontributin e dhënë në ruajtjen e vlerave të folklorit burimor tek shqiptarët në mërgim dhe për punën dhe angazhimin e tyre në SHKA “Bashkimi Kombëtar” nga Nju Jorku janë nderuar vëllezërit Gjergj dhe Gjon Dedvukaj. Një mirënjohje iu dha edhe Shoqatës “Dedë Gjon Luli “ nga Hoti për kontributin dhe angazhimin në ruajtjen e folklorit burimor të Malësisë dhe prezantimin e tij në Vlorë m rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Shoqatës kulturore-artistike “Rapsha” nga Drumja po ashtu iu dha mirënjohje për

Konkurs për fotografinë e javës

angazhimin e plotë në ruajtjen e folklorit burimor tek shqiptarët dhe për organizimin e Festivalit Mbarëkombëtarë në Vitojë-Malësi dhe për prezantimin e Malësisë së Madhe në çdo cep të Ilirisë. Ndërkaq Tv “Boin” me seli në Malësi u shpërblye me mirënjohje për kontributin e dhënë në informimin shqip të banorëve të Malësisë dhe diasporës. Në të njëjtën kohë me mirënjohje u nderua SHKA “Liria” nga Mileshi për kontibutin e saj nëruajtjen e vlerave kulturore dhe folklorit burimor tek shqiptarët dhe për angazhimin e saj për tolerancën dhe bashkëjetesën në Malësi. Iniciativa Qytetare po ashtu nderoi me mirënjohje edhe pronarin e Muzeut Etnografik të Malësisë z. Shtjefën Ivezaj për punën e palodhëshme disavjeçare në grumbullimin dhe ruajtjen e eksponateve kultoro-historike tek shqiptarët dhe për sakrificën e tij në ruajtjen e vlerave kombëtare në muzeumin familjar “Malësia “në Lekaj të Malësisë. Në fund të kësaj ceremonie, kryetari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishaj falenderoi të gjithë ata që e mbështesin duke shpresuar që shembullim e tyre ta ndjekin edhe të tjerat. “Ju uroj nga zemra 28 Nëntorin festën e Flamurit dhe 101-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me shpresë që vitin e ardhshëm do ta festojmë në Komunën e Malësisë, me kufijt administrativ, me buxhet dhe kopetenca të veta sit ë gjitha komunat tjera në Mal të Zi” përfundoi Sinishtaj. Toni Ujkaj

27 Javore KOHA

Atmosferë festive për 28 Nëntorin në Tuz

SHKA”Dedë Gjo Luli” organizoi koncert folklorik Njëra ndër festat më e rëndësishme për të gjithë kombin shqiptar 28 Nëntori është shënuar në Tuz me një koncert festiv të organizuar nga Shoqëria Kulturore Arstistike “Dedë Gjon Luli” nga Traboini. Kjo datë e rëndësishme historike ka tubuar një numër të madh spektatorësh në sallën e qendrës për kulturë në Tuz qe nga publiku vendas ashtu edhe disa mysafirë nga Shqipëria dhe diaspora. Në këtë koncert të organizuar për nder të 28 nëntorit kanë marr pjesë SHKA “Dedë Gjo Luli” e cila ka qenë edhe iniciatore dhe organizatore e koncertit , SHKA “Besa” nga Trieshi dhe Ansambli Folklorik “Shqiponja”. Kjo mbrëmje festive në Tuz u karakterizua nga disa pikë folklorike muzikore , nga valle tradicionale dhe nga recitime kushtuar festës së 28 Nëntorit të interpretuara nga shoqatat pjesmarrëse. Festa e flamurit me shumë se çdo festë tjetër tubon banorët e Malësisë pasi është kjo festë e cila të kujton në mundimet, flijimet, qëndresën, pajtimin, besën dhe bashkimin dukr ditur se heronjët dhe heroinat u flijuan për mbrojtje të atdheut të tyre. I gjithë programi folklorik i përgatitur për nder të kësaj date u përcjoll me entuziazëm dhe duartrokitje të shumëta. Nga Malësia e Madhe- Kopliku ishte i pranishëm z. Sytki Ndrecaj kryetar i Shoqatës “Malësia e Madhe-Nderi i Kombit” i cili për gazetën tonë u shpreh se ndjehet shumë i gëzuar që ishte pjesë e këtij manifestimi të rëndësishëm. “Ne kemi vetëm një Malësi dhe atë duhet ta respektojmë në maksimum dhe dita e 28 nentori është datë e madhe për të gjithë shqiptarët dhe më këtë rast dua të përshendës dhe të uroj të gjithë bashkëmalësorët e mi këndej dhe andej kufirit si dhe ata në diasporë, gëzuar ditën e flamurit për të cilën çdo shqiptar ndjehet dhe duhet të jetë krenarë”, u shpreh Sytki Ndre-

caj. Ndërkohë kryetari i SHKA “Dedë Gjon Luli” Gjon Dushaj tha se qëllimi i shoqërisë që ai drejton ka qenë është dhe do të mbetet kujtimi dhe shënimi I datave historike nëpërmjet këngës, valleve duke thënë se ju kemi borxh të parëve tonë të cilët u flijuan për pasardhësit e tyre. “Ne duhet t’i kujtojmë ata më këngë valle recitime e forma të tjera për të dëshmuar se jemi shqiptar të vërtetë me gjuhë, kulturë, flamur, tradita dhe identitet. Ne duhet ta respektojmë dhe ta duam vetën tonë, të gëzohemi që jemi shqiptarë dhe të ju jemi mirënjohës të gjithë atyre qe luftuan dhe u flijuan për ne”, u shpreh kryetari Gjon Dushaj. Shoqata Dedë Gjo Luli qe disa vite me rradhë shënon datën e 28 Nëntorit por edhe data të

tjera me rëndësi historike sikurse ishte edhe këtë vit. Manifestimin e sivjetëm me inicimin e shoqatës “Dedë Gjo Luli e kanë mbështetur partitë politike shqiptare si Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Iniciativa Qytetare, Alternativa Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve si dhe nga disa individë nga diaspora shqiptare. Ndërkaq më heret kanë qenë disa grupe nxënësish të shkollës fillore dhe të mesme mesme në Tuz të cilët kanë marshuar me flamurin kombëtarë në dorë nëpër qendër të qytezës së Tuzit duke kënduar, brohoritur dhe vallëzuar në shenj respekti dhe përkujtimi të kësaj date. Ndërkaq në shumë shtëpi janë vërejtur flamujt kuq e zi qe valëvisnin nëpër kulme. Toni Ujkaj


28 e enjte, 5 dhjetor 2013

Mozaik

Mozaik

e enjte, 5 dhjetor 2013

Javore KOHA

29 Javore KOHA

„Koha“ festoi 35 vjetorin

Film dokumentar kushtuar 35 vjetorit të themelimit të SHKA “Koha” SHKA “Koha” nga Dinosha ka shënuar 35 vjetorin e themelimit të saj me filmin dokumentar 35 Vjet “Kohë” të shfaqur në prag të festës së flamurit me 27 Nëntor në QIK “Malësia” në Tuz, regjisor dhe producent i të cilit është Samir Beqaj, anëtar i kësaj shoqërie. Në këtë dokumentar të cilin e kanë ndjekur një numër i madh spektatorësh në sallë është bërë prezantimi i historikut dhe aktiviteteve të SHKA “Koha” qe nga themelimi i saj nga viti 1977 e deri më sot. Përveç publikut të zakonshëm në audiencë kishte edhe personalitete të jetës kulturore, ekonomike dhe politike që veprojnë në Tuz. Ka qenë viti 1978 kur zyrtarisht është formuar Shoqëria kulturo - artistike “KOHA” të cilin emër e mban edhe sot, misioini i të cilës ka qenë dhe mbetet ruajtja dhe kultivimi i traditave, zakoneve dhe identitetit kombëtar shqiptar. Kjo ka qenë një ndër shoqëritë e para kulturo-artistike në Malësi, pas Shoqërisë “Ramadan Sharkiq” nga Tuzi dhe “Besës” nga Trijeshi. Trashëgimia kulturore në Malësi dhe konkretisht në territorin e fisit të Grudës u ruajt dhe u kultivua në forma të ndryshme siç janë: dasmat, gëzimet familjare, logjet, festat fetare e format e tjera traditë kjo e trashëguan dhe vazhdon të trashëgohet edhe nga “Koha” e Dinoshës. Kryetari aktual i SHKA”Koha” Sulejman Beqaj gjatë fjalës përshëndetëse theksoi se jo rastësisht kanë zgjedhur ditën e 27 Nëntorit për të kremtuar këtë përvjetor të shoqërisë që ai drejton duke thënë se kremtimi bëhet më madhështor kur organizohet në prag të festave siç është 28 dhe 29 Nëntori. “Këtë përvjetorë të rëndësishëm e shënojmë në mënyrë të veçantë nga ato të mëparshmet sepse stafi i shoqërisë “Koha” paraqet sonte për herë të parë dokumentarin e 35 vjetorit të ekzistencës. Për të arritur deri këtu është dashur të përsh-

kohet një rrugë e gjatë prej 35 vjetësh e cila ka qenë e ngarkuar përplotë angazhime dhe sakrifica por gjithnjë e mbushur me entuziazëm dhe dashuri të madhe e cila ka patur një qëllim të vetëm, atë të ruajtjes së folklorit nga harresa dhe këtë thesar t’u përcjellim gjeneratave të reja trashëgiminë tonë të pasur folklorike-kulturore”, u shpreh kryetari Sulejman Beqaj. Ai tha se këtë rruga gjatë këtyre viteve e kanë ndjekur shumë gjenerata të rinj dhe të reja nga Dinosha, Gruda dhe Malësia. Beqaj falenderoj të gjithë audiencën për mbështetjen e kësaj shoqëria

duke thënë se pa përkrahjen e publikut kjo shoqëri kishte qenë gjysmake në aspektin e autoritetit të saj. Pronari i Muzeut Etnografik të Malësisë z. Shtjefën Ivezaj i pranishëm në këtë përvjetor i dhuroi kryetarit të SHKA “Koha” një mirënjohje për ruajtjen e trashëgimisë së këngës dh folklorit burimor në Malësi përgjat 35 viteve. Aktivitetet e Shoqërisë Kulturore Artistike “Koha” ndahën në dy periudha ato të viteve 1977-1992 dhe aktivitetet nga viti 1998-2012/13. Me themelimin e shoqërisë në fjalë vepronin disa seksione ai i dramës, folklorit dhe i re-

citimit. Kryetari i parë i kësaj Shoqërie ishte profesor Ramo Dukaj, ndërsa për herë të parë kjo shoqëri debutoi në Festivalin “Fshati i Gëzuar” në Pipër. Në pjesëmarrjen e parë në festival shoqëria pati sukses dhe u shpërblye. Që atëherë e deri më vitin 1990 SHKA “Koha” mori pjesë në kontinuitet në festivalet amatore të krijimtarisë dhe atë me shumë sukses duke fituar një numër të madh shpërblimesh për programin folklorik, dramatik dhe recital. Gjatë këtyre viteve shumë të rinjë u afirmuan me punën e tyre duke marrë shumë shpërblime. Ndërkaq viti 1990

ka qenë viti kur për shkak të situatës të njohur në vend si dhe për shkak të emigracionit të madh të të rinjëve të këtij vendi, SHKA “Koha” ndërpreu punën deri në vitin 1998. Në këtë vit me iniciativën e disa të rinjëve- entuziast ,SHKA “Koha” u riaktivizua. Edhe viteve të fundit kjo Shoqëri ka treguar se i ka mbetur besnike traditës së suksesit, çfarë vërteton marrja e shpërblimeve të shumta ndër vite si brenda ashtu edhe në rrafshin mbarëkombëtar dhe më gjërë. Shka “Koha” ka marr pjesë në shumë evenimente të rëndësishme kulturore

kombëtare dhe të huaja. Ne festivalet kombëtare veçohen ato të në Librazhd, Festivali gjithëkombëtar folklorik në Gjirokastër, Festivali për fëmijë në Shkodër dhe festivali folklorik në Lezhë. Gjithashtu SHKA “Koha” vizitoi disa qytete të Kosovës dhe organizoi shumë koncerte në qytete të Malit të Zi. Sa u takon skenave ndërkombëtare Shka “Koha” veçon pjesmarrjen në festivalin botëror folklorik të mbajtur në Turqi. Krahas shteteve me një folklor shumë karakteristik si Meksiko, Qipro, Siria, Turqia, Gjeorgjia etj Shka Koha ishte grupi i vetëm, jo veç nga Mali i zi por nga krejt Ballkani, që mori pjesë në atë event. Përveç shumë eventeve kulturore Shka “Koha” ndër vite është bërë pjesë e shumë aktiviteve të lira kulturore dhe humanitare siç është Koncerti humanitar për bashkëkombësit tonë të ikur nga lufta e Kosovës në vitin 1999, Vizita në kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz të Drenicës në vitin 2002, Organizimi i kremtimit të festes së Flamurit prej vitit 2005 deri me 2011 në bashkëpunim me disa Shka nga Malësia, etj. Sipas kryetarit të SHKA “Koha” Sulejman Beqaj, kjo shoqëri aktualisht numëron 50 anëtar dhe si synim kryesor të saj ka rritjet e profesionalizmit në drejtim të ruajtjes sa më origjinale të traditës burimore shqiptare dhe zakoneve të ndryshme të shfaqura me lojë në skenë. Beqaj në një prenoncim për gazetën tonë tha se në të ardhmën kjo shoqëri planifikon të transformohet në ansambël folklorik kombëtar Toni Ujkaj


30 e enjte, 5 dhjetor 2013

Fjalëkryqi & Horoskopi

Javore KOHA

Sport

e enjte, 5 dhjetor 2013

Në Kupën e Durrësit në taekwondo

Një sukses tjetër i “Ulqini”-t Garuesit e këtij klubi kanë fituar tri medalje: një medalje të artë, një të argjendtë dhe një medalje të bronztë.

Do e shfrytëzoni ne maksimum këtë dite dhe do qëndroni me pranë partnerit se kurrë me pare. Edhe ndjenjat do i shprehni pa pushim. BeDashi qaret nuk do e dine as vete ta përshkruajnë atë qe do ndiejnë dhe nuk do hedhin asnjë hap pa qene te sigurte. Ne planin financiar do bëni çfarë te mundeni për ta përmirësuar sa me shpejt situatën.

Marrëdhënia ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do i harroni mosmarrëveshjet dhe do dini te kërkoni falje për gabimet qe Luani keni bere. Beqaret nuk duhet t’i gjykojnë personat qe do i joshin, thjesht le t’iu qëndrojnë larg nëse ju duken te papërshtatshëm. Plutoni do ju nxite te shpenzoni kuturu dhe do keni probleme financiare.

Nëse nuk doni te keni debate dhe mosmarrëveshje ne jetën tuaj ne çift duhet te tregoheni paksa me tolerante me partnerin Shigjetari dhe te mos e teproni me kritikat. Beqaret do fillojnë te njihen me një person te thjeshte, por qe ka mjaft vlera. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire do ishte te mos investoni shuma te mëdha për objekte te panevojshme për momentin.

Dite mjaft harmonike dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka qe keni ëndërruar do ju plotësohet dhe do ndiheni mjaft mire. Buzëqeshja Demi nuk do ju largohet për asnjë çast. Beqareve do ju duhet ende te presin për te gjetur dashurinë e madhe. Financat do jene paksa delikate, por fale këmbënguljes suaj situata do filloje te stabilizohet dalëngadalë.

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Kriza qe ju kishte pushtuar do marre fund dhe Virgjeresha tashme do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’i shprehin sa me shume ato qe ndjejnë sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume te matur.

Priten ndryshime rrënjësore gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Do flisni me hapur me partnerin dhe do i sqaroni njëherë e përgjithmonë pengjet Bricjapi qe ju kishin mbetur. Beqaret ka gjasa te njihen me disa persona ne ambientet e punës. Gjithsesi nuk duhet te nxitohen për asgjë. Ne planin financiar duhet te merreni me tepër me menaxhimin e te ardhurave.

Me ne fund do mbarojnë debatet dhe mosmarrëveshjet ne jetën tuaj ne çift dhe atmosfera do filloje te ngrohet. Qe ne mëngjes do keni surpriza nga partneri. Binjaket Beqaret do takojnë persona mjaft interesante me te cilët ja vlen te krijohet një lidhje. Ne planin financiar do i zgjidhni një nga një te gjitha problemet qe keni pasur dhe do mundoheni ta konsolidoni situatën.

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni momente te paharruara pranë partnerit tuaj dhe do doni qe dita te mos ketë Peshorja një fund. Edhe beqaret me ne fund do ndihen te lumtur fale një takime mbresëlënës qe do kenë. Me financat duhet te bëni shume kujdes nëse doni qe situata te mos përkeqësohet. Shpenzoni me kursim.

Mos hezitoni te bëni deklarata dashurie gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia ne çift do vazhdoje te jete e ngrohte. Beqaret Ujori do kenë shume fat dhe do e gjejnë personin për te cilin kane ëndërruar aq shume. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe situata do vije duke u përmirësuar.

Venusi do jete planeti qe do favorizoje jetën tuaj ne çift sot. Komunikimi do jete i mire dhe debate nuk do ketë aspak. Shfrytëzojeni Gaforrja ditën për te folur për çfarëdo lloj teme. Beqaret do jene ne kërkim te një lidhjeje te qëndrueshme, ndërsa sot mundësitë do jene vetëm për aventura kalimtare.

Do jeni shume romantike gjate kësaj dite dhe do kërkoni ne çdo moment ta surprizoni partnerin. Ai do ndihet mjaft mire ne krahët tuaja dhe do Akrepi ju beje edhe disa deklarata te forta. Beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do gjejnë një person me te cilin do ja vleje te krijohet një lidhje. Financat nuk do ketë asnjë ndryshim nga disa kohe me pare.

Sektori i dashurisë do jete mjaft i trazuar për ju qe jeni ne një lidhje. Do keni shpesh debate te forta me partnerin dhe nuk do dini nga t’ia mbaPeshqit ni. As për beqaret nuk është dita e favorshme për te filluar histori dashurie. Prisni edhe pak kohe. Financat do jene ne një gjendje te qëndrueshme edhe pse nuk do kujdeseni aq sa duhet për to.

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka shënuar një sukses tjetër në turneun ndërkombëtar “Kupa e Durrësit”, i cili u mbajt të dielën në këtë qytet. Garuesit e këtij klubi kanë fituar tri medalje: një medalje të artë, një të argjendtë dhe një medalje të bronztë. Medalje të artë ka fituar Esad Kraja, i cili në kategorinë e kadetëve të rinj, pesha -32kg, ka arritur të fitojë tre meçe. Artan Fici ka fituar medalje të argjen-

dtë duke u ndaluar në finale nga garuesi grek, ndërsa medalje të bronztë ka fituar Medina Kanaqi. KT “Ulqini” është përfaqësuar me katër garues në këtë turne ku kanë marrë pjesë 170 garues nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia dhe Mali i Zi. Drejtuesit e këtij klubi falënderojnë të gjithë sponsorët për përkrahje financiare për të marrë pjesë në këtë garë. (Kohapress)

31 Javore KOHA



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.