Opinione
Javore KOHA
ISSN 1800-5969
Podgoricë e enjte, 12 dhjetor 2013 Viti X / Numër 595 Çmimi 0,50
www.kohajavore.co.me
Vdekja e luftëtarit të lirisë
Prezantohen enët ilirohelenistike
2
e enjte, 12 dhjetor 2013
Javore KOHA
Javore KOHA
Javore KOHA
Përmbajtja
Shqetësuese distanca etnike ndaj shqiptarëve
Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen
e enjte, 12 dhjetor 2013
3 Javore KOHA
Afirmim i literaturës për shqiptarët në gjuhën angleze fq 4
fq 18
Sidrita Sadikaj
A. Bajrami:
Frika nga ‘bosnjizimi’ fq 8
fq 20
A. Gojçaj:
Papa “Arbënesh”
Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi
Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Drejtor ekzekutiv: Lav Lajoviq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 078/110-578 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me
Përmbajtja
fq 10
fq 21
Diellza Kolgeci e Enkel Demi prezantojnë Festivalin e RTSH-së
Komedi e absurditetit të shoqërisë
D. Kabashi:
“Hylli i Dritës”
fq 12
fq 25
Gj. Dukaj:
Jeta nuk ndalet
Këngë të rrymës muzikore pop-rok fq 14
fq 23
Ne hap me Kohen
4 Javore KOHA
Ngjarje javore
e enjte, 12 dhjetor 2013
Ngjarje javore
e enjte, 12 dhjetor 2013
5 Javore KOHA
Ndër 19 kandidatët për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi
Vasel Sinishtaj i vetmi shqiptar Sipas hulumtimit të Qendrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut
Shqetësuese distanca etnike ndaj shqiptarëve Podgoricë – Hulumtimi i fundit i Qendrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM) ka treguar se shoqëria malazeze është më tolerante se përpara dhjetë vjetësh, por që distanca etnike ndaj pjesëtarëve të grupeve të caktuara etnike, ku përfshihen edhe shqiptarët, vazhdon të jetë shqetësuese. Hulumtimi është kryer në muajin nëntor, në 16 komuna të Malit të Zi, dhe në të kanë marrë pjesë 790 të anketuar. Metodologu kryesor i CEDEM-it, Millosh Beshiq, ka thënë se hulumtimi ka treguar që distanca më e vogël etnike është ndaj malazezëve dhe serbëve, ndërsa më e larta ndaj romëve, shqiptarëve dhe kroatëve. Kur bëhet fjalë për shqiptarët, në bazë të hulumtimit, çdo i pesti qytetar i Malit të Zi nuk do të dëshironte të jetonte me shqiptarin në të njëjtin shtet. Rreth 25 për qind e të anketuarve nuk do të dëshironin të jetonin në fqinjësi me shqiptarët dhe të bashkëpunonin me to. Gati 37 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se nuk do të dëshironin që të kishin shef të tyre një shqiptar, ndërsa 46 për qind nuk do të dëshironin që shqiptari t’i mësojë fëmijët e tij.
34.6 për qind e të anketuarve nuk do të dëshironin të shoqëroheshin me shqiptarë. Rreth gjysma e të anketuarve nuk do të dëshironin që në një post drejtues shtetëror të jetë pjesëtari i popullatës shqiptare. Rreth 53 për qind janë shprehur se nuk do të dëshironin që të jenë në lidhje martesore të largët me shqiptarë, kurse rreth 63 për qind se nuk do të martoheshin me shqiptarë dhe as do të donin që këtë ta bënin fëmijët e tyre. Beshiq ka thënë se distanca mesatare në raport me të gjitha grupet etnike konfirmon se distanca etnike më e madhe, 46 për qind, është ndaj romëve. “Ndaj shqiptarëve kjo përqindje është 39.4, kurse ndaj kroatëve 35.6. Këto janë shifra shumë të larta, bile pak më të ulëta janë ndaj pjesëtarëve të kombeve të huaja”, ka pohuar ai. Beshiq ka shtuar se distanca më e vogël etnike është ndaj malazezëve 7.4 dhe ndaj serbëve 13.2 për qind. Sipas tij, të dhënat kryesore të hulumtimit janë ato për distancën ndëretnike, që janë shprehur në shkallën nga 0-9. Këto të dhëna tregojnë se distanca ndëretnike e malazezëve ndaj shqiptarëve është 3.3, kurse e shqiptarëve
ndaj malazezëve 0.6. “Do të thotë, shqiptarët nuk krijojnë distancëe ndaj malazezëve, ndërsa malazezët ndaj shqiptarëve po”, ka theksuar Beshiq. Distancën më të madhe ndëretnike e tregojnë serbët ndaj shqiptarëve 5.1, kurse shqiptarët ndaj tyre 3. Boshnjakët-myslimanët kanë distancë më të madhe ndaj shqiptarëve (2.9) sesa shqiptarët ndaj tyre (1.4). Të dhënat e përgjithshme tregojnë se jotoleranca etnike te malazezët është 2.22, serbët 3.43, boshnjakët-myslimanët 2.4 dhe shqiptarët 2.28. Sipas Beshiqit, të dhënat më të reja mbi distancën etnike ndaj të gjitha grupeve etnike tregojnë se këto vlera janë më të ulëta sesa në vitin 2004 dhe 2007, gjë që tregon për një trend pozitiv. Ai ka saktësuar se vlera e distancës së përgjthshme etnike në vitin 2004 ka qenë 3.14, në vitin 2007 – 3.83, kurse këtë vit 2.6. “Në përgjithësi, sado që shqetësojnë relacionet individuale dhe raportet ndërmjet grupeve të ndryshme etnike, mund të themi se këtë vit Mali i Zi është më tolerant në aspektin etnik sesa që ka qenë në vitin 2004 dhe 2007”, ka përfunduar Beshiq. (Kohapress)
Podgoricë – Ish deputeti dhe funksionari i Iniciativës Qytetare, Vasel Sinishtaj, është i vetmi kandidat shqiptar për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi. Këshilli Kushtetues i Kuvendit të Malit të Zi ka konstatuar të martën se nga 19 kandidatët e paraqitur në thirrjen publike për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, 14 i plotësojnë kushtet. Zëvendëskryetari i këtij këshilli parlamentar, Velizar Kallugjeroviq, ka thënë pas mbledhjes se këto 14 kandidatë i plotësojnë të gjitha kushtet. “Ata janë: Sinisha Bjekoviq, Natasha Boshkoviq, Dragolub Drashkoviq, Millorad Gogiq, Miodrag Iliçkoviq, Snezhana Kallugjeroviq, Marijana Llakoviq, Mevlida Muratoviq, Ranko Peroviq, Liljana Radoviq, Vesna Ratkoviq, Mira
Samarxhiq, Vasel Sinishtaj dhe Hamdija Sharkinoviq”, ka thënë ai. Sipas tij, pesë kandidatët tjerë, për të cilët Këshilli Kushtetuese ka konstatuar se qoftë për shkak se nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë, nuk e kanë dërguar në kohë dokumentacionin apo për shkak se i kanë plotësuar kushtet për pension për shkak të moshës, nuk do të vazhdojnë procedurën e shqyrtimit të kandidatëve për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese. Kallugjeroviq ka thënë se me 14 kandidatët që i kanë plotësuar kushtet do të zhvillohet intervistë më 18 dhe 20 dhjetor në mbledhjet e Këshillit Kushtetues të Kuvendit të Malit të Zi, të cilat do të jenë të hapura për opinion. (Kohapress)
Të shtunën u mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi
U zgjodh përfaqësuesi në Fondin për Pakica dhe u krijuan Komisionet e përkohshme Ulqin - Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi ka mbajtur të shtunën mbledhjen e rregullt, ku u zgjodh përfaqësuesi i KNSH-së në Këshillin Drejtues të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Malin e Zi, si dhe është marrë vendimi për formimin e dy komisioneve të përkohshme.
Anëtar i KNSH-së në Këshillin Drejtues të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Malin e Zi, me votim të fshehtë, është zgjedhur Bujar Hasangjekaj nga Plava. Ndërsa dy komisionet e formuara do të kenë karakter të përkohshëm dhe do të mbulojnë punën e komis-
ioneve ekzistuese, deri në zgjedhjen e anëtarëve të komisioneve të përhershme, që do të formohen në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet e Statutit dhe Rregullores së punës që janë duke u përgatitur nga Grupi punues i KNSH-së. (Kohapress)
6 Javore KOHA
Vështrime & Opinione
e enjte, 12 dhjetor 2013
Vështrime & Opinione
e enjte, 12 dhjetor 2013
7 Javore KOHA
In Memoriam - Nelson Mandela
Vdekja e luftëtarit të lirisë Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork
Nelson Mandela ndërroi jetë javën që kaloi në moshën 95-vjeçare. Në shërbimin përkujtimor, sipas mediave të ndryshme, morën pjesë rreth 90-mijë vetë, përfshirë edhe udhëheqës nga 100 shtete, nga mbarë bota. Delegacioni amerikan kryesohej nga Presidenti Obama dhe përfshinte tre ish-presidentë të këtij vendi, Xhorxh Bush, Bill Klinton dhe Xhimi Karter. Presidenti Obama e cilësoi Nelson Mandelën si liberatorin e fundit të shekullit të 20-të, duke e quajtur atë, “një gjigant të historisë, i cili shtyri vendin e tij kah drejtësia’’. Presidenti amerikan e krahasoi Mandelën me gjigantët e shekullit të kaluar si Mahatma Gandhi dhe Martin Luther Kingu, duke thënë se ai, “vuajti pasojat e qëndrimeve të tija, duke kundërshtuar shtypësit e tij të fuqishëm.” Gjatë fjalimit të tij, Zoti Obama invokoi edhe emërin e Abraham Linkolnit, duke e krahasuar Mandelën me ish-presidentin amerikan të periudhës së luftës civile në Amerikë, si dhe me themeluesit e tjerë të Amerikës. “Nevojitej një burrë si Mandela”, tha presidenti amerikan, që me veprën dhe qëndresën e tij paqësore, jo vetëm të, “lironte të burgosurin (vetveten) por njëkohsisht edhe rojën e burgut” (shtypësin e tij). Madje, madje, në ianugurimin e tij për president, Mandela kishte ftuar rojën e tij të burgut dhe e kishte ulur atë në rendin e parë me
Nelson Mandela - gjigant i historisë, kështu e quajti Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, Nelson Mandelën, luftëtarin e lirisë, të burgosurin, simbolin e Afrikës kundër shtypjeve dhe diskriminit racial dhe më në fund Presidentin e Afrikës së Jugut dhe fituesin e Çmimit Nobel për paqë, gjatë një ceremonie përkujtimore të martën në Xhohanesburg. personalitete të tjera. I tillë ishte sensi i tij i pajtimit për një shoqëri të dalë nga një diktaturë e tmershme. Udhëheqsi amerikan iu drejtua afrikano-jugorëve duke thënë se, “Lufta e tij ishte lufta e juaj. Triumfi i tij ishte triumfi i juaj. Dinjiteti dhe shpresa e juaj gjenin shprehje në jetën e tij, ndërsa liria dhe demokracia që ju gëzoni sot, janë trashëgimia e tij e shtrenjtë”, tha presidenti Obama para më shumë se 90-mijë të pranishëmve në stadiumin e Sovetos. Ndërsa Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon tha me këtë rast se, “Afrika e Jugut humbi një hero, humbi një baba, i cili ishte njëkohsisht edhe një prej mësuesve më të mëdhej. Ai ishte shembull frymëzues vetmohimi që sakrifikoi aq shumë për liri dhe demokraci”, tha Ban Ki Moon, duke shtuar se “gjithandej ndihet dhëmbje për një humbje të madhe, por njëkohsisht është edhe një moment celebrimi i një jete të madhërishme.” Mandela qe burgosur në vitin 1962, i akuzuar për konspiracion për të rrëxuar qeverinë raciste të Afrikës së Jugut. Në gjyqin që e dënoi atë me burgim të përjetëshëm, ai mbrojti veten, duke mbajtur një fjalim prej katër orësh, ku ndër të tjera ka thënë se, “Unë kam luftuar kundër dominimit nga të bardhët dhe kam luftuar kundër dominimit nga zezakët”, tha ai. “Unë mbështes dhe shpresoj
në idealin e një shoqërie të lirë dhe demokratike, ku të gjithë njerëzit, pa dallim, të mund të jetojnë së bashku në harmoni dhe me mundësi dhe të drejta të barabarta. Është ky një ideal për të cilin dua të jetoj dhe të cilin më në fund shpresoj t’a realizoj. Por nëqoftse është e nevojshme, ky është një ideal edhe për të cilin jam gati të vdes.” Pas 27 vitesh dhe vuajtjesh në burg, dhe pas lirimit të tij nga burgu, më 1990, Nelson Mandela realizoi ëndërrën dhe idealin e tij për një shoqëri të lirë dhe demokratike për vendin e tij. Më 1994, ai zgjidhet president i Afrikës së Jugut. Mandela ka thënë në vitin 2004, me rastin e 10-vjetorit të demokracisë në vendin e tij se megjithëse bota priste një gjakderdhje dhe luftë civile raciale gjatë tranzicionit, “ne jo vetëm që mënjanuam një masakër raciale, por ne të gjithë së bashku, krijuam një prej sistemeve demokratike, progresive, jo raciale më shembullorë të botës moderne.” Në fjalimin me rastin e inugaurimit të tij në postin e presidentit të Afrikës së Jugut, më 1994, vetëm katër vjetë pas lirimit të tij nga burgu, Nelson Mandela, duke pasur parasyshë vuajtjet e veta dhe të bashkombasve të tij gjatë dekadave të aparteidit të egër, tha se, “Nga përvoja e kësaj tragjedie të jashtzakonshme njerëzore që zgjati aq shumë, duhet të lind një shoqëri e re, e cila do të jetë kre-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
naria e gjithë njerëzimit.” Ai ishte i vetdijshëm se këjo shoqëri e re nuk mund të lindëte pa një pajtim mbarë kombëtar, duke thënë me tonin e tij pajtues se për vendin e tij “kishte ardhur koha për shërimin e plagëve dhe se ishte momenti historik për të tejkaluar ndasitë që na përçajnë, me qëllim për të ri-ndërtuar vendin.” Në fjalimin inuagurues që vuri bazën e qeverisjes së tij të ardhëshme dhe të procesit të pajtimit, Presidenti Mandela, u angazhua, se “do ndërtojmë një shoqëri në të cilën të gjithë afrikano-jugorët, të bardhë e zezakë, do të jenë krenarë, pa kurrfarë frike në zemërat e tyre, të sigurt për të drejtat dhe për dinjitetin e tyre njerëzor.” Duke theksuar se dita e lirisë për ‘të dhe për bashkombasit e tij nuk ishte realizuar pa vuajtje e sakrifica të shumëta, Mandela tha me atë rast se, “Ne, ua dedikojmë këtë ditë të gjithë heronjve dhe heroinave të këtij vendi dhe anë e mbanë botës, të cilët kanë sakrifikuar edhe jetën për të qenë të lire. Ëndërrat e tyre janë bërë realitet. Shpërblimi i tyre, është liria”, përfundoi fjalimin e tij inagurues si
president i parë zezak i Afrikës së Jugut, në vitin 1994. Editorialet në media, analistët dhe komentues të ndryshëm, me të drejtë e cilësojnë Nelson Mandelën si njërin prej udhëheqësve më të dalluar modern jo vetëm në Afrikë por kudo në botë. Ai triumfoi mbi të keqen dhe udhëhoqi duke nxjerrur popullin e vet nga gremina ku kishte renë shoqëria jug-afrikane për shkak të aparteidit racial, pa derdhur as një pikë gjak, megjithë ndasitë e mëdha shoqërore që ekzistonin në atë kohë. Mbi të gjitha, atij i akordohet merita e madhe për mbikqyrjen e zbatimit të procesit të quajtur, “E Vërteta dhe Pajtimi”, një proces ky që më në fund, u njohu sadopak viktimave të aparteidit racial të Afrikës së Jugut, vuajtjet, sakrificat dhe viktimizimin e tyre, nga njëri prej sistemeve më anti-njerëzore që ka njohur bota. Nelson Mandela, siç theksuan edhe shumë nga folësit në cermeninë pëkujtimore të Martën, në Soveto të Afrikës së Jugut, me personalitetin e tij, ai dijti të përdorte fitoren mbi të keqen, duke e këthyer atë në një paqë dhe pajtim për bashkkom-
basit e vet. Ashtu siç tha edhe Presidenti Obama në fjalimin e tij të Martën në Xhohanesburg, Nelson Mandela ishte një udhëheqës i cili tregoi me fjalë dhe vepra se, “është e nevojshme që t’u besosh të tjerëve nëse dëshiron që të tjerët të besojnë ty dhe se që të praktikosh pajtimin shoqëror, nuk do të thotë se mohon ose justifikon të kaluarën, por përkundrazi, pajtimi është një proces për tu përballur me të kaluarën, me gjithëpërfshirje, bujari dhe me të vendosjen në vend të së vërtetës”, përfundoi Presidenti amerikan Barak Obama, fjalimin e tij në përkujtim të Nelson Mandelës. Ai ishte një model udhëheqsi për çdo shoqëri post diktatoriale, sidomos ai do mbetet shembull i pajtimit. Por mbi të gjitha, siç tha në një editorial, gazeta afrikano-jugore, Cape Tajms, “Kontributi më i madh i tij do të mbetet me siguri, roli që ai luajti si luftëtar i lirisë”. “Ajo që arrijti Mandela – me ndihmën e të tjerëve – është fakti se ai zbërthei zinxhirët e aparteidit dhe u paraqiti bashkombasve të vet alternativën demokratike”, përfundoi gazeta afrikano jugore.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
8 Javore KOHA
Opinione & Vështrime
e enjte, 12 dhjetor 2013
Opinione & Vështrime
Qasje
Agron Bajrami
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, i mbajtur më 1 dhjetor, në të cilin është votuar për kryetarët e 25 komunave, ka sjellë një kthesë shumë të madhe në skenën politike kosovare, meqë në shumicën e komunave pushtetin e morën kandidatët e opozitës. Në këtë “tërmet politik” vullneti i qytetarëve i ka sjellë disfatë të madhe partisë së kryeministrit Hashim Thaçi, PDK-së, si dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që udhëhiqet nga ish- komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj. Partia e Thaçit ka humbur pushtetin në tri prej shtatë qendrave rajonale (Mitrovicën e Jugut, Gjilanin dhe Ferizajn), ndërsa AAK-ja e Haradinajt në dy (Pejë dhe Gjakovë). Nga qendrat më të mëdha urbane, Thaçi ka arritur të ruajë pushtetin vetëm në Prizren, derisa partia e Haradinajt ka mbetur në pushtet vetëm në tri komuna më të vogla. Por, befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve nuk ishin këto disfata të partive dhe liderëve të mëdhenj, por fitorja të cilën në Prishtinë e shënoi kandidati i lëvizjes “Vetëvendosje”, Shpend Ahmeti. Ai të dielën e mposhti kryetarin e deritanishëm të Komunës, Isa Mustafa, dhe Lidhjen e tij Demokratike të Kosovës, e cila në Prishtinë është në pushtet prej vitit 2000. LDK-ja, kryetar i së cilës është Mustafa, ndërkohë ka shënuar fitore të mëdha në qytetet dhe komunat e tjera të Kosovës, por disfata në Prishtinë i ka dhënë goditje të rëndë kësaj partie, e cila është e dyta për nga madhësia në Kosovë. Me këtë lëvizja “Vetëvendosje”, e cila në komunat e tjera të Kosovës ka kaluar shumë më dobët se që ishin pritjet, do ta ketë rastin e parë që të qeverisë në Kosovë, gjë që, për shumëkë, është prova e vërtetë për këtë parti, e cila deri tani është dalluar me retorikën nacionale, populizmin dhe kundërshtimin
Frika nga ‘bosnjizimi’ Kur bëhet fjalë për veriun, vendi druan nga komplikimet, tensionet dhe konfrontimet e mundshme edhe më të mëdha e procesit të dialogut me Serbinë, me çka ishte partia e vetme e madhe e shqiptarëve të Kosovës që drejtpërdrejt kundërshtonte vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare.
Ndryshimet në Prishtinë sjellin shpresë
Një pozicionim të tillë të “Vetëvendosjes” partitë e tjera e kanë shfrytëzuar si dëshmi se ardhja në pushtet e këtij subjekti, nën udhëheqjen e Albin Kurtit, do të shtynte Kosovën në izolim dhe radikalizim, duke përmendur se fakti më i dukshëm është që Kurti dhe partia e tij janë në “listën e zezë” të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Me këtë fitorja e Ahmetit në Prishtinë në shikim të parë duket edhe më shtanguese. Vëzhguesit e jashtëm tashmë po shtrojnë pyetjen nëse kemi të bëjmë me radikalizim të shumicës në Kosovë dhe nëse ky është hapi i parë drejt ngritjes së sërishme të tensioneve. Por, këndvështrimet e tilla nuk e marrin parasysh anën tjetër të medaljes së rezultateve në Prishtinë, e cila tregon se kandidati Ahmeti, që njëherësh është edhe nënkryetar i “Vetëvendosjes”, ka fituar gati dyfishin e votave të partisë. Në votimin për Kuvendin Komunal të Prishtinës “Vetëvendosja” ka fituar vetëm 10 nga 51 këshilltarët, derisa LDK-ja mori 18. Faktori tjetër që duhet të merret parasysh është se profili i fituesit Ahmeti dallon shumë, është më properëndimorë, sesa percepcioni i etabluar për “Vetëvendosjen”. Shpend Ahmeti në të kaluarën është dalluar si ekonomist i mirë, i shkolluar, mes tjerash, edhe në Harvard, derisa aktivizimin politik e ka nisur në shoqërinë civile, dhe më
pas ka udhëhequr me partinë qytetare FER, e cila në zgjedhjet e kaluara kombëtare nuk arriti të fitojë ulëse në Parlament, andaj edhe iu bashkua lëvizjes “Vetëvendosje”. Përveç kësaj, Ahmeti gjatë dy muajve të fushatës për zgjedhje ka folur për planet konkrete për rimëkëmbjen sociale, ekonomike, shoqërore e kulturore të qytetit dhe të Komunës së Prishtinës, gjë që ka pasur jehonë të madhe te qytetarët që tashmë janë të lodhur e të pakënaqur nga sundimi shumëvjeçar i LDK-së. Më shumë sesa qëllimet kombëtare dhe politikat e mëdha, qytetarët e Prishtinës prej kandidatëve kanë kërkuar përgjigje për më shumë se 6.000 ndërtesa të ndërtuara ilegalisht, nivelin e padurueshëm të ndotjes, problemet sociale e ekonomike, si dhe për shërbimet shumë të këqija dhe jostabile publike – Prishtina vazhdimisht vuan nga mungesa e ujit, ndërsa pjesa e urbanizuar e Komunës ka shumë problem me infrastrukturën rrugore dhe kanalizimin. Vlen të përmendet se vullneti i qytetarëve ka qenë i ngjashëm në tërë Kosovën, që është arsyeja kryesore për disfatat e rënda të atyre që ishin në pushtet në shumicën e komunave. Kjo njëkohësisht vërteton edhe se kosovarët kanë nisur t’i ndëshkojnë politikanët për qeverisje të dobët, andaj kjo, bashkë me aktin se zgjedhjet kanë kaluar pa incidente dhe parregullsi të theksuara, në një farë mënyre është tregues se këto zgjedhje mbase janë edhe fillimi i vërtetë i demokracisë në Kosovë prej shpalljes së pavarësisë. Shpend Ahmeti në katër vitet e ardhshme do të udhëheqë me Prishtinën, ndërsa fitorja e tij, në fakt, mund të ketë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nisur një proces ndryshimesh edhe brenda vetë lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila duhet të përballet me faktin se të vetmen fitore konkrete e kanë arritur falë profilit më të moderuar të kandidatit dhe programit të tij konkret për përmirësimin e jetesës, dhe jo nëpërmjet politikave radikale.
Srpska, si Srpska
Pamja paszgjedhore duket shumë më e zymtë në ato pjesë të Kosovës ku jeton shumica e serbëve, posaçërisht në veri të vendit, kur zgjedhjet është dashur të iniciojnë një proces të integrimit, të paraparë me Marrëveshjen e Brukselit mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq. Në komunat me popullatë shumicë ser-
be fitues është Iniciativa Qytetare Serbe, e cila në fakt është një listë e hartuar nga Beogradi zyrtar, dhe kandidatët e së cilës në shumicën e rasteve janë njerëz që deri më tani kanë punuar për pushtetin paralel serb në Kosovë. Përveç në Shtëprcë, “Srpska” ka fituar vendin e kryetarit në të gjitha komunat e tjera me popullatë shumicë serbe, dhe vet do ta udhëheqë Bashkësinë e Komunave Serbe, që do të mund të themelohet, duke u bazuar në marrëveshjen Thaçi-Daçiq. Njeriu i parë i “Srpskas” është, pa dyshim, Kërstimir Pantiqi, i zgjedhur për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore, dhe i cili deri para pak kohe ishte një prej aktivistëve më të mëdhenj të opsionit radikal serb në veri të Kosovës, që kundërshtonte dialogun e çfarëdo integrimi të serbëve në sistemin kosovar.
e enjte, 12 dhjetor 2013
9 Javore KOHA
Ndërkohë, Pantiqi tashmë është lansuar si përfaqësues kryesor i Qeverisë aktuale të Serbisë në mesin e serbëve në Kosovë, dhe duket se ai do të jetë edhe udhëheqës i Bashkësisë së Komunave Serbe. Qysh në deklaratat e para të tij, sikur edhe në deklarimet nga Beogradi zyrtar, paralajmërohet se serbët në veri, por edhe në mjediset e tjera nëpër Kosovë, nuk do ta dëgjojnë Prishtinën, derisa Republika Srpska tashmë po përmendet si model sipas të cilit do të duhet të ndërtohet Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë. Paralajmërimet e tilla në qarqet diplomatike shpejt janë shpallur si të rrezikshme, andaj edhe këto ditë mund të dëgjohen edhe vërejtjet publike se Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme që të mos lejojë shndërrimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në diçka ngjashëm me Republika Srpskan në Bosnjë-Hercegovinë. Rreziku se krijimi i një lloj entiteti politik për serbët e Kosovës shpie drejt në të ashtuquajturin “bosnjizim” të Kosovës është i pranishëm që prej fillimit të negociatave në Bruksel, por deri më tash diplomatët perëndimorë zyrtarisht e kanë mohuar çfarëdo mundësie që diçka e tillë të ndodhë. Por tani, kur serbët në veri kanë fituar përfaqësuesit legjitimë, prej të cilëve shumica deri dje janë konsideruar ilegalë, dhe janë identifikuar si pjesë të strukturave që vendosnin barrikada, digjnin kalimet kufitare, sulmonin policët dhe ushtarët ndërkombëtarë dhe bllokonin lëvizjen e lirë mes veriut dhe jugut – tani paralajmërimet për shndërrimin e mundshëm të veriut të Kosovës në diçka ngjashëm me Republika Srpskan, befasisht nisin të vijnë nga po ata që deri dje flisnin se diçka e tillë nuk do të ndodhë! Andaj, kur është fjala për veriun, vendi druan nga komplikimet, tensionet dhe konfrontimet e mundshme edhe më të mëdha, në kohën kur zgjedhjet kanë vërtetuar marrëveshjen me të cilën Prishtina dhe Beogradi, me pajtimin e heshtur por edhe me bekimin e Brukselit, kanë legjitimuar ndarjen etnike. Njëjtë sikur në Bosnjë. Në Evropën e shekullit të 21-të. (Ky vështrim i kryeredaktorit të “Kohës Ditore” është botuar në portalin për Ballkan të rrjetit të njohur televiziv, Al Jazeera.)
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
10 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 12 dhjetor 2013
Kulturë
e enjte, 12 dhjetor 2013
11 Javore KOHA
Një libër për Papën Clemens XI - Albani
Papa “Arbënesh” (Eqrem Zenelaj, Gjenealogjia e familjes shqiptare Albani nga Urbino dhe Bergamo e Italisë - Papës Clementi XI - Albani, botoi: SHB “Faik Konica”, Prishtinë 2009)
Anton Gojçaj
Eqrem Zenelaj vite të tëra i kaloi në arkiva, dhe biblioteka duke kërkuar burime relevante, me objektivin që shkencërisht të verifikojë origjinën shqiptare të Papës Clemens XI Albani dhe veprimtarinë e tij në dobi të shqiptarëve. Pasi mbaron së lexuari librin, lexuesi e kupton më mirë pasionin e studiuesit për këtë personalitet dhe mirëkupton punën e tij. Pjesa e parë e librit merret me sqarimin e nocionit/fjalës/emrit Clemens (Clement, Klement). Konstatohet se këtë emër e patën katërmbëdhjetë papë, nga Clementi I e deri te Clementi XIV. Të gjithë, përveç njërit, e përzgjodhën në respekt të “shenjtit të parë të martirizuar” Clemens I (Romanus) (91-100). Fjala “clemens” sqarohet me fjalën latine clemens, entis, adi. - i urtë, i mirë, i butë, i mëshirshëm... Mbështetur te historiani kroat Milan Shufflay, rikujtohet kështjella e hershme mesjetare Clementiana, prej së cilës mund ta ketë marrë emrin fisi i vjetër iliroshqiptar Kelmendi. (Parantezë-digresion: Në lashtësi Ballkanin e sotëm e quanin edhe Haemus, që nënkupton një vend malor. Po ashtu territori i Ze(n)tës, Tribunias dhe Podgorjes (Submontana) dikur quhej Helmanija, ose Gadishulli i Helmit. Edhe oronimit shqip Helm po t’i vihej përpara një “K” do të prodhonte fjalën Khelm... Kujto: Maja e Helmit, Helmicë,
Origjina shqiptare e Papës Clemens XI Albani, sipas studiuesit Zenelaj, është e pakontestueshme dhe mbështetet mbi dokumente të verifikueshme. Në vetë librin “Kuvendi i Arbënit” shkruan ndër të tjera: “lus Hyjin te ruegn ty papen Arbenesce”. Chelmia, Holmia, Holmanija, pastaj Kom, Komani, si dhe trajta sllavisht - Hum, Zachumlia etj., janë kryesisht oronime ). Një nënkapitull të veçantë në pjesën e parë të librit studiuesi ia kushton historikut të shkurtër të fisit të Kelmendit dhe kelmendasve, duke e konsideruar si fisin e origjinës së papës Klementi XI. Pjesa e dytë e librit i kushtohet ekskluzivisht gjenealogjisë së familjes Albani. Hulumtimet shumëvjeçare në arkiva dhe në shumë enciklopedi autoritative në gjuhët kryesore të Europës studiuesin e çuan te përfundimi se kjo familje ishte me origjinë nga Shqipëria. Sipas disa burimeve, shpërngulja e Albanëve nga Arbëria në Itali ndodhi në vitin 1464, kur tre djemtë e Michaele Lazzi-t arritën në Urbino. Mendimet ndahen kur flitet se a erdhën ata si refugjatë, apo si njerëz të besueshëm të Skënderbeut, me mision të caktuar. Roli që së shpejti luajti kjo familje në atdheun e ri, Italinë, që në atë kohë ishte ndër vendet me kulturën më të zhvilluar ndoshta në Europë, të çon në mendimin se familja Albani posedonte një kulturë të nivelit të lartë, që e kishte bartur pjesërisht edhe nga atdheu i origjinës, Shqipëria. Zenelaj konstaton se familja Albani ishte me origjinë nga Shqipëria e Veriut, edhe më saktësisht: të parët e tij ishin nga fisi i Kelmendit.
Familja Albani krishterimit i dha disa kardinalë dhe një papë, por edhe shumë diplomatë, prelatë, aktorë, arkeologë, bibliotekistë, mësues, piktorë, ushtarakë, senatorë, shkencëtarë... Zenelaj në këtë pjesë flet, veç e veç, për figurat më të shquara të Albanëve: kardinal Giovani Girolamo, Orazio I – gjyshi i papës - jurist i shkëlqyer dhe senator i Romës, Orazio II – vëllai i vogël i papës, Carolo III – përkohësisht princ i Mbretërisë së Romës e pastaj edhe i Al Saglios, Orazio III - protektor i Oborrit papnor për Poloninë dhe Republikën e Raguzës, kardinal Andrea Giuseppe – sekretar i shtetit të Vatikanit, kardinal Anibali III, kardinal Aleksandër Albani, kardinal Johann Franz Gajetanus, kardinal Gio Françesko Albani. Roli dhe rëndësia e familjes Albani në shekujt XVII-XVIII, sipas këtyrë të dhënave, ishte shumë i madh jo vetëm për Vatikanin dhe Kishën Katolike, por edhe për mbarë gadishullin e Italisë. Kapitulli ose pjesa e tretë i kushtohet drejtpërdrejt Papës Klementi XI Albani. Gjo Françesko Albani ka lindur më 22 korrik 1649, kurse më 22 nëntor 1700 u zgjodh papë dhe mori emrin Clemens XI - Albani. Koha kur ai u zgjodh papë dhe drejtoi Kishën ishte e pasur me kriza dhe probleme politike, diplomatike, sociale, por edhe fatkeqësi natyrore (Roma goditet
nga dy tërmete, një stuhi shkatërrimtare, pastaj dimri i acartë i vitit 1709 që ngriu mbarë Europën, epidemi të ndryshme etj.). Megjithëkëtë, ai gjeti kohë t’i kushtohet edhe çështjes së popullit shqiptar, lidhjen emocionale me të cilin, si duket, nuk e kishte shkëputur kurrë. Eqrem Zenelaj deklaron: “Papa Clementi XI Albani pos që ishte një fetar i devotshëm, ai kishte qenë edhe patriot i madh.” Argumentet kryesore që e frymëzojnë studiuesin për një mendim të tillë janë: 1. Në vitin 1703 Papa Clemens XI Albani inicon dhe mbështet mbajtjen e Koncilit ose Kuvendit të Arbënit, me ç’rast urdhëron argjipeshkvin e Tivarit Vinçenc Zmajeviqin që të vizitojë të gjitha tokat e Arbënisë dhe pastaj të hartojë “një raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbënisë dhe të besimtarëve..., dhe më në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshe?” Ky kuvend u mbajt në Mërçi të Lezhës më 14-15 janar 1703. Aty u punua strategjia për ruajtjen e gjuhës arbënishte (shqipe), fesë katolike dhe kujtesës historike të shqiptarëve, që më
pastaj përcaktuan identitetin e veçantë të shqiptarëve ndërmjet popujve të tjerë. 2. Themeloi kolegjin arbëresh në Shën Demetrio Koronë të Kalabrisë. 3. Hapi katedrën e gjuhës shqipe në Kuvendin e Shën Bartolomeut në Romë, ku dha mësim edhe Françesko Maria da Leçe, autori i Gramatikës së parë të gjuhës shqipe, në vitin 1716, për hartimin e së cilës supozohet se e kanë nxitur Papa Albani, Kongregacioni i Propagandës Fide dhe Jezuitët. 4. Papa Clemensi (Klementi) XI grishi për bashkëpunim studiuesin e njohur të asaj kohe Atë Daniele Farlati-n dhe e trimëroi të nisë punën në projektin madhor, i cili më vonë u bë i lavdishëm si “Illyricum Sacrum”, një thesar në kuptimin e plotë të fjalës për shkencat ilirologjikealbanologjike. Përfundimi i këtij projekti të quajtur edhe “Enciklopedi e Kishës Ilire” ka zgjatur 150 vjet. Shtatë vëllimet e para i ka realizuar Farlati, kurse dy të fundit Jakobo Koleti. Përfundimet te të cilat erdhi Zeneli janë: origjina shqiptare e Papës Clemens XI Albani është e pakontestueshme dhe mbështetet mbi dokumente të verifikueshme; në vetë librin “Kuvendi i Arbënit” shkruan ndër të tjera: “lus Hyjin te ruegn ty papen Arbenesce”; emrin “Clemens” Papa, përveç që ishte emri i një martiri të nderuar nga shekulli i parë – Shenjtit Clemens I, e zgjodhi edhe për arsyen se ia rikujtonte fisin e të parëve të Papës – Kelmendin. Studiuesi jep një regjistër të pasur të enciklopedive më të njohura europiane ku theksohet origjina shqiptare e Papës Clemensi XI, si psh: Grossses Universales Lexicon aller Wissenschafften und Kunste – Erster Band, A-Am, Halle und Leipzig, Anno 1732, ku shkruan se familja Albani origjinën e ka nga Shqipëria..., apo “Enziklopedia Zanicelli” – Bologna 2002, ku thuhet: “Albani famiglia di origine albanese discedente da Michele Lazii, trasferitosi a Urbino nel 1464”, apo
Për autorin: Eqrem Zenelaj (1956, GrejkocTherandë, Kosovë) është doktor i shkencave juridike, me tezën e mbrojtur në Universitetin e Vjenës. Jeton me familjen në Vjenë. Është ligjërues në Universitetin Fama të Prishtinës.
edhe dëshminë kulmore që sjell autori për të dëshmuar se familja Albani nga Urbino dhe Bergamo ishte me origjinë shqiptare, që është një shënim në gjuhën latine, shkruar gjatë pontifikatit të Papës Albani: “Albanensis Familiae Hodireno Romano Pontifice Insignis Arbor Genealogica Illvstrata Historica Relatione de Eiusdem Origine et Tstav Presenti.” Bëhet fjalë për pemën gjenealogjike të familjes Albani, ku shihet se rrënjët e saj “fillojnë nga Kurora Mbretërore dhe Stema e Heroit kombëtar shqiptar – Gjergj Kastriotit.” Kjo pemë gjenalogjike gjendet edhe në kopertinën e pasme të librit. Papa Albani qëndroi në stolin e shën Pjetrit më shumë se 20 vjet, kurse ndërroi jetë më 19 mars të vitrit 1921. Në rreshta e parë të epitafit mbi pllakën e varrit të tij, shkruan: “Viator, ad liminia Petri consiste! Clemens XI. P. R. gente Albanus, patria Urbinas (...)”. Në përkthim: “Udhëtarë! Ndalohu, te pragu i Pjetrit, Clementi XI, Papë në Romë, prej popullit të shqiptarëve, i vendlindjes Urbino (...). Një studiues tjetër i cili ka dhënë kontribut të madh për ndriçimin e “Kuvendit të Arbënit”, dr. Fra Vinçenc Malaj, nuk përmendet fare, as si referencë por as në literaturën e shfrytëzuar, çka mund të konsiderohet si një lëshim, pa marrë parasysh se temë ishte Papa (dhe familja) Albani e jo Kuvendi i Arbënit. Ky libër është një kontribut me vlera shkencore jo vetëm për hulumtuesit e specializuar të jetës së Papës Clemens XI apo edhe të familjes Albani, por edhe për shkencat albanologjike dhe historike në përgjithësi.
12 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 12 dhjetor 2013
Kulturë
e enjte, 12 dhjetor 2013
13 Javore KOHA
“Hylli i Dritës”
Një gur themeli në kulturën shqiptare E themeluar në vitin 1913 nga Gjergj Fishta, revista e parë në gjuhën shqipe, për një shekull me shumë vështirësi ka arritur të mbetet gjallë. E vrarë dhe e rilindur sërish, në nëntor të këtij viti ajo ka mbushur 100 vjet jetë. Dafina Kabashi
“Hylli i Dritës” , atëkohë funksiononte mbi tri parime, atdhetare, politike dhe kulturore. Një plejadë emrash kanë shënuar fletët e para të saj. Por, çfarë ka ndodhur 100 vjet më vonë, ku është ajo dhe ç’vlera ka sot? Ardian Ndreca, nën kujdesin e të cilit është “Hylli i Dritës” nga viti 2006, për “Zërin” ka thënë se revista bën përpjekje që të ecë me kohë, t’u përgjigjet sfidave me gjuhën e shkencës, duke prekur fushat si gjuhësia, albanologjia, historia e të tjera. “Nji revistë shkencore si “Hylli i Dritës” nuk e ruen “frymën” ashtu siç mund të ruhet nji relike muzeale, por kultivon vlerat tue i përgjegjë kërkesave të kohës me nji metodologji shkencore të përditësueme. Tradita na ban me qenë krenarë ndërsa e tashmja na ban me u ndie përgjegjës”, ka thënë Ardian Ndreca, për “Zërin”. Sipas, Ardian Ndrecës, randësia e “Hyllit” ka qenë i lidhur me krijimin e vetëdijës kombëtare dhe me kultivimin e shkencave shoqësore në Shqipëri. “Fillimisht Hylli paraqitej si e vetmja tribunë, asokohe Albania e Konicës kishte resht, në gjendje me mbledhë rreth vetes aradhën e intelektualëve përparimtarë si edhe albanologët e huej, për me i dhanë shoqnisë shqiptare atë që i mungonte: nji kulturë të mirëfilltë, të aftë me i vu themelet kombit dhe vetë shoqnisë sonë”, ka thënë Ndreca. “Hylli” mbyllet në vitin 1914 si pasojë e ndërhymjes së Internacionalit që asokohe qeveriste Shkodrën, mbasi Atë Gjergj Fishta kishte denoncue haptas politikën antishqiptare të Fuqive të Mëdha. Në dhjetor të vitit 1924 mbyllet për shkak të lidhjeve shpirtnore
të françeskanëve me Luigj Gurakuqin dhe me lëvizjen e qershorit. Në vitin 1944 mbyllet me dhunë prej komunistave, të cilët në Shqipni kishin nji urrejtje ndaj kulturës perëndimorem, kurse në vitin 1997 u pezullue si pasojë e situatës kritike që ishte krijue në vend”, ka treguar Ndreca, duke rikujtuar arsyet politike që çuan deri në mbylljen e saj të disahershme. Blendi Kraja, publicist dhe përkthyes letrar, thotë për gazetën se kjo revistë atëbotë ishte shprehje e fortë e identitetit dhe kulturës shqiptare, derisa sot fuqia e saj është zvogëluar shumë. “Hylli i Dritës ka qenë ashtu si e ka emnin, nji yll drite, në qiellin e kulturës normale shqiptare. Qielli natën nuk asht i bukur pse ka veç nji yll, por pse ka shumë. Hylli ka qenë shprehje e fortë e identitetit dhe kulturës shqiptare. Sot për shkaqe politike dhe shumë të tjera, Hylli i Dritës, nuk e ka peshën që ka pasë, për mos me thanë se si botim i gegëve as nuk pëlqehet nga establishmenti dhe as nga mediokrit”, thotë Kraja. Kraja, i cili vjen nga Shkodra, thotë se kjo revistë është dashur të jetë më luftarake këto kohë, por, “fatkeqësisht asht kthye në nji botim klanor”. Ndërsa për rolin e saj të dikurshëm dhe rolin e saj të sotëm Kraja thotë se është vështirë të flitet për këtë: “Ashtë vështirë me folë për rolin e saj në të kaluemen pa u analizue gjatë kontekstin historik të kohës kur ka veprue, me e thanë shkurt ka qenë nji gur themeli në kulturën shqiptare. Sot asht thjesht nji botim nga të paktit në kulturën shqipe, dhe nji botim ku mundesh me gjetë shqipen normale të shkrueme, gegnishten”, ka thënë Blendi Kraja për
“Zërin” Sali Bashota, profesor në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, është shprehur se “Hylli i Dritës” edhe sot mund të jetë pikë referimi për zhvillimin e publicistikës shqiptare. ““Hylli i Dritës” bashkë me “Albania” të Faik Konicës, janë dy nga revistat më të njohura shqiptare që e kanë formuar mendimin publicistik shqiptar dhe që edhe sot mund të jenë pikë referimi për zhvillimin e publicistikës shqiptare”, ka thënë Bashota. Demë Topalli, drejtor i revistës “Jeta e
Re”, revistën “Hylli i Dritës” e ka vlerësuar si të nevojshme për kohën kur është botuar për herë të parë. ““Hylli i Dritës” në vitet kur është krijuar ka luajtur rol kulturor por edhe kombëtar në përgjithësi”, ka thënë Topalli. Sali Bashota ka thënë se rëndësia e “Hyllit të Dritës” të Fishtës, ashtu sikurse “Albania” e Konicës ka qenë e madhe dhe kanë qenë të rëndësishme për zhvillimin e kulturës shqiptare. “Revistat “Hylli i Dritës” dhe “Albania” janë udhëhequr nga dy figurat më të mëdha të kulturës shqiptare dhe kanë ndikuar fuqishëm jo vetëm në zhvil-
limin e kulturës shqiptare por edhe të mendimit shoqëror në përgjithësi”, ka thënë Bashota. Nga historia 100 vjeçare “Hylli i Dritës” ka pasur rrugë të vështirë. Atë Gjergj Fishta e ka drejtuar “Hyllin e Dritës” në vitet 1913-1914 dhe 1931. Pastaj revista ishte nën udhëheqjen e Atë Anton Harapit, ndërsa në vitin 1939, revista është udhëhequr nga Gjon Shllaku. Ajo është ndërprerë sërish në nëntor të 1944. Në vitin 1993 me ndihmën e Atë Zef Pllumbit dhe disa intelektualëve të tjerë “Hylli i Dritës” është rikthyer në kushte të reja politike e kul-
turore në të cilat ishte Shqipëria. Nga viti 1997 revista do të mbyllet serish për t’u rihapur në vitin 2006. Me kohë “Hyllin e Dritës” përveç Gjergj Fishtës, filluan ta përfaqësojnë edhe emra të tjerë të shquar nga letërsia, gjuhësia, folklori e ekonomia, që siç thuhet në historinë e revistës, jo vetëm provincën françeskane por gjithë kombin. Shkrimi problematik i cili nuk kishte emër autori “Nji komedí e pandershme e shekullit XX”, dihej që ishte i Gjergj Fishtës, ky shkrim ka bërë që për herë të parë të pezullohet botimi i revistës. “Atdheu e shteti në konceptimin katolik”, “Përsa i takon gjuhës letrare”, “Feudalizmi në Ballkan dhe efektet e tija gjatë sundimit otoman”, “Laicitet o bolshevizëm?”, “Në prehnin e nanës trajtohen kombet”, janë vetëm disa nga shkrimet e botuara në “Hylli i Dritës”. Po kaq të rëndësishme janë edhe shkrimet “Valë mbi valë” dhe “Urti e burrni ndër banorët e Cemit” e At Anton Harapit. Një monografi e rëndësishme që është botuar në këtë revistë është “Për gjenezën e literaturës shqipe” e Eqrem Çabejt, e cila pati jehonë në letërsinë shqipe. Po kështu me një rëndësi të veçantë ka qenë edhe shkrimi “Fjalori toponomastik” i Gelasius-it (pseudonim i Dom Nikollë Gazullit), e shkrime të Athanas Gegaj, autor i “L’Albanie et l’invasion turque au XVe siècle”, në revistë ka botuar edhe Át Gjon Shllaku e Rrok Gurashi. “Hylli i Dritës” tashmë i mbush 100 vite dhe është kënaqësi e veçantë që Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka bërë digjitalizimin e kësaj reviste siç e ka bërë edhe digjitalizimin e “Albania” të Faik Konicës.
14 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 12 dhjetor 2013
Kulturë
e enjte, 12 dhjetor 2013
15 Javore KOHA
Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë të hënën u hap ekspozita fotografike e Pater Pashko Gojçajt
Jeta nuk ndalet Gjokë Dukaj
Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, të hënën mbrëma u hap ekspozita e fotografive të Pater Pashko Gojçajt, e titulluar “Jeta nuk ndalet - Mozaiku i jetës”. Ekspozita u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” në Tiranë dhe Ambasadën e Malit të Zi në kryeqytetin e Shqipërisë. Drejtoresha e kësaj qendre, Florjana O. Paskali, duke prezantuar P. Pashko Gojçajn si një krijues të shquar, theksoi se me këtë rast Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, përveç hapjes së ekspozitës bën edhe promovimin e përmbledhjes së poezive “Sytë e Shejtneshës” dhe të Foto- albumit të fotografive të Gojçajt. Ajo falënderoi autoritetet e larta kishtare, artdashësit e shumtë nga Mali i Zi dhe Shqipëria, e në veçanti Ambasadën e Malit të Zi në Tiranë për bashkëpunimin në realizimin e këtij evenimenti kulturor. Paskali falënderoi Gojçajn që ka pranuar të sjellë në Tiranë, përmes fotografive të tij, një pjesë të traditës dhe të kulturës shekullore, si pasuri të madhe shpirtërore nga trevat e Malësisë, e cila do të shërbejë edhe për brezat e rinj të studiuesve nga këto hapësira. Më pas, ambasadori i Malit të Zi në Republikën e Shqipërisë, Ferhat Dinosha, theksoi se e gëzon fakti që një bashkëvendas i tij, me punën e vet krijuese sjell një pjesë të Malësisë së Madhe në Tiranë. Ai pohoi po ashtu se Mali i Zi, duke qenë i gatshëm të vazhdojë marrëdhëniet e shkëlqyera politike me Republikën e Shqipërisë, do të jetë shumë i gatshëm të zgjerojë edhe bashkëpunimin në fushën e kulturës.
“Besoj se organizimi i kësaj ekspozite sonte është dëshmi e kësaj që them”, theksoi ambasadori Dinosha. Për veprimtarinë krijuese të P. Pashko Gojçajt foli profesori në Universitetin e Malit të Zi, dr. Mark Camaj, i cili tha se ekspozitat gjithëherë janë gëzim dhe privilegj, si për autorin ashtu edhe për publikun. Ai theksoi se sonte në këtë tempull të kulturës kemi një eveniment atipik, interesant dhe të rrallë në shumë pikëpamje. “Autori që na ka bashkuar vjen nga radhët e misionarëve françeskanë dhe përveç obligimeve të veta pastorale, shfrytëzon talentin e tij edhe në lëmin e kulturës, me veprimtari mjaft të frytshme. Në anën tjetër, Gojçaj me përvujtni, me sukses dhe sinqeritet i përmbahet mësimit të Shën Françeskut të Asizit dhe të gjithë atyre që me veprimtarinë e vet kanë dhënë kontribut të paçmuar në rrjedhat e përgjithshme kombëtare nëpër shekuj”, u shpreh Camaj. Sipas tij, fotografitë e vendosura në album janë antologjike dhe specifike, vlerat e të cilave dita-ditës vijnë e shtohen. “Përveç dashurisë së madhe ndaj vendlindjes dhe ndaj artit, këto fotografi i kam përjetuar edhe si autobiografi të autorit, duke shprehur besimin se edhe në të ardhmen, autori do të vazhdojë të japë kontributin e tij në jetën kulturoshpirtërore në këto hapësira”, tha ndër të tjera Camaj. Ndërkaq, autori i ekspozitës, P. Pashko Gojçaj, duke falënderuar Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, përfaqësuesit më të lartë kishtarë, mediat e shumta dhe të gjithë të pranishmit, u shpreh i lumtur që i jepet rasti që edhe
opinionit në kryeqytetin e Shqipërisë t’i prezantohet me një pjesë të krijimtarisë së tij. “Vetë institucioni ku është organizuar ekspozita dhe auditori i pranishëm, e rritë shumë vlerën e këtyre fotografive dhe të të gjithë asaj që kam prezantuar sonte këtu”, pohoi Gojçaj. Duke prezantuar përmbledhjen e poezive “Sytë e shejtneshës”, të pranishmit patën kënaqësinë që nën tingujt muzikorë nga kompozitori i njohur shqiptar, Zef Çoba, të dëgjojnë vargjet e titulluara “Ndodhe në Kohë”, kushtuar Nënë Terezës, të interpretuara nga tenori i mirënjohur shqiptar Kastriot Tusha. Me këtë rast, disa vargje të zgjedhura nga përmbledhja “Sytë e Shejtneshës” i recitoi aktori Lad Saliu. Ekspozita, e përbërë nga më tepër se 70 fotografi artistike, do të jetë e hapur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar deri në fund të kësaj jave.
Drejtoresha e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, Florjana Paskali, falënderoi Gojçajn që ka pranuar të sjellë në Tiranë, përmes fotografive të tij, një pjesë të traditës dhe të kulturës shekullore, si pasuri të madhe shpirtërore nga trevat e Malësisë, e cila do të shërbejë edhe për brezat e rinj të studiuesve nga këto hapësira.
16 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 12 dhjetor 2013
Kulturë
e enjte, 12 dhjetor 2013
17 Javore KOHA
Mbi librin “Buzëqeshje miqsh” të autorit Ibrahim Kadriu Duke qenë i nxitur nga përvoja e gazetarit, në rend të parë autori i këtij vëllimi ka veçuar reflekse nga jeta e autoriteteve eminente të krijimtarisë shqiptare që ilustrojnë portretet e tyre dhe me ato ngjyrime intime të cilat nuk i njihte opinioni, apo që për shkaqe objektive të kushtëzuara nga fryma politike e kohës, ishin të pashprehura. Gazetari dhe veprimtari i gjithanshëm i letërsisë shqipe, poeti dhe shkrimtari i mirënjohur kosovar Ibrahim Kadriu nga Zhegra e Komunës së Gjilanit, i cili jeton, punon dhe vepron në Prishtinë, opusin e gjerë të krijimtarisë së vet kohë më parë e pasuroi edhe me një libër të ri. Fjala është për librin “Buzëqeshje miqsh” – Reflekse biografish, i cili është vazhdim i librit të parë, po me të njëjtin titull, i botuar në vitin 2011. Librin “Buzëqeshje miqsh” – Reflekse biografish (Libri i dytë), redaktor i të cilit është dr. Xhevat Syla, e botoi Shtëpia Botuese “Libri Shkollor” nga Prishtina në vitin 2013 dhe përbëhet prej 174 faqesh. Në periudhën e gjatë kohore prej disa dekadash të angazhimit të vazhdueshëm në fushën e krijimtarisë dhe të kulturës në përgjithësi, autorit Ibrahim Kadriu i ka rënë hise të kontaktojë e bashkëpunojë me figura eminente të kulturës shqiptare, shumica e të cilëve tashmë kanë vdekur, duke lënë vlera të pashlyera që kanë pasuruar fondin e përgjithshëm kombëtar në fushat e krijimtarisë që iu përkushtuan tërë jetën. Duke qenë i nxitur nga përvoja e gazetarit, në rend të parë autori i këtij vëllimi ka veçuar reflekse nga jeta e autoriteteve eminente të krijimtarisë shqiptare që ilustrojnë portretet e tyre dhe me ato ngjyrime intime të cilat nuk i njihte opinioni, apo që për shkaqe objektive të kushtëzuara nga fryma politike e kohës,
Libër i shpalosjes së refleksioneve biografike ishin të pashprehura. Me qëllim të pasqyrimit sa më real, gjatë shkrimit të teksteve për figurat e përfaqësuara këtu, janë përdorur forma të ndryshme, kryesisht forma të shprehjes së lirë, siç ndodh gjatë shkrimit të reportazheve, por edhe format e intervistave pa censurë, provokuese, të cilat kanë nxitur shprehjen e sinqeritetit të të intervistuarve. Kësisoj, pra, dalin në shesh botëkuptimet reale mbi rrethanat nëpër të cilat kanë kaluar emrat që sot mbajnë oreolin e klasikëve. Këto refleksione ai i vjelë nga personalitete të njohura dhe të dëshmuara të artit, nga njerëz të cilët me veprën e tyre janë bërë pjesë e historisë, shpirtit dhe e të qenëmës sonë në kohë dhe në hapësirë. Ato personalitete nuk flasin vetëm për jetën e vet, për përvojat dhe botëkuptimet që kanë, por shpalosin çështjet e universit krijues, të veçorive të tyre si krijues. Ata flasin edhe për rrethanat shoqërore, ekonomike e kulturore të jetës sonë, për kushtet në të cilat kanë krijuar disa nga artistët tanë më eminentë. Libri më i ri i Ibrahim Kadriut “Buzëqeshje miqsh” (Libri i dytë), dëshmon më së miri përvojën e tij si krijues dhe faktin se ai një jetë të tërë ia kushtoi gazetarisë. Në këtë libër, ai ka një qasje të veçantë. E për këtë qasje të veçantë redaktori dr. Xhevat Syla thotë: “Është kjo një qasje që mund të ketë vetëm një shkrimtar me përvojë të gjatë krijuese dhe jetësore, me njohjen më të thellë të krijimtarisë si proces të gjendjes, të cilat e mundësojnë atë të ndjenjës që mund të ketë edhe subjekti krijues edhe receptuesi ndaj vlerës artistike.” Në këtë libër kanë zënë vend figurat eminente të njëmendësisë sonë shkencore, artistike, mbase edhe politike, siç janë: Idriz Ajeti, Mark Krasniqi, Ibrahim
botës. Ka shkruar skenarë, radiodrama, etj. Ishte anëtar i redaksisë së revistës letrare “Plejada”, kurse katër vjet ka qenë kryeredaktor i revistës argëtuese për fëmijë “Hareja”, njëkohësisht është anëtar i redaksisë së revistës së ilustruar “Teuta”. Sipas romanit të tij “Pas kthimit” është realizuar seria televizive “Fidani”, ndërkaq sipas të njëjtit roman Radio (viteve ‘80) ka realizuar edhe emetuar radiodramën në vazhdime.
Rugova, Ali Podrimja, Jevrem Bërkoviq, Viktor Gjika, Nexhmije Pagarusha, Beqir Musliu, Faruk Begolli, Gjelosh Gjokaj dhe Daut Berisha. Ibrahim Kadriu është i pranishëm në letërsinë shqipe që nga viti 1969, kur në edicionin e atëhershëm të botimeve “Rilindja” në Prishtinë botoi vëllimin e parë poetik “Netët e Karadakut”. Që nga ajo kohë ai iu dha me përkushtim krijimtarisë letrare si për të rritur, ashtu edhe për fëmijë, duke botuar deri tash rreth dyzet vepra letrare, në mesin e të cilave përmbledhje me poezi, përmbledhje me tregime, shumë romane, por edhe monografi e vepra të tjera. Gjatë periudhës dyzetvjeçare në gazetari, Ibrahim Kadriu ka shkruar recensione për film, vështrime të ndryshme, humoreska si dhe reportazhe; shënime udhëtimesh nga viset e ndryshme të
Gjatë veprimtarisë së tij të bujshme letrare mbi dyzetvjeçare, Ibrahim Kadriu ka botuar këto vepra: “Netët e Karadakut”, poezi (1969); “Qyteti i luleve”, tregime (1970), “Pranvera shikon nga bregu”, vjersha (1972), “Diçka po ndodhë”, poezi (1972), “E lumi rridhte”, novelë dhe tregime (1973), “Armendi” poemë (1974), “Pas kthimit”, roman (1975), “Hapësirë”, poezi (1977), “Shpëtimtarët”, novelë dhe tregime (1978), “Kohë e të korrave”, roman (1979), “Troku”, poezi (1980), Tregime, përzgjedhje lektyre (1980), “Kroji i ilaçit”, roman (1982), “Ethet e një dimri”, roman (1983), “Zogjët fluturojnë vetë”, roman (1986), “Fjalori i mbrapshtë”, poezi (1986), “Epoka në figura”, roman (1987), “Nëna”, novela (1988), “Pastaj harrohet”, poezi (1989), “Më shumë se lojë”, roman (1990), “Qerrja e dritës), roman (1990). “Loja e fundit”, roman (1993), “Përrallorja”, novelë dhe tregime (1996), “Vite me plagë”, roman (1998), “Spirale muzgu”, roman (2002), “Shqiptarja e gjithë botës”, roman (2003), “Shtëpia e fantazmave”, roman (2004), “S’mbetet kohë për kremte”, poezi (2005), “Qeni me tenxhere”, poemë (2005), “Dy shoqe të lagjes sime”, vargje për fëmijë (2006), “Çuni i kohës së Lekës”, roman (2006), “Kalorësi i Karadakut”, roman (2007), “Frymëmarrje në shtjellë”, vëllim me
poezi (2007), “Dy plus dy”, drama dhe novela (2008), “Kush është gomar”, poezi për fëmijë (2010), “Gloria në mes”, roman (2010), “Largësi të afërta”, udhëpërshkrime (2011), “Buzëqeshje miqsh”, reflekse biografish (Libri i parë) (2011), “Gjallori”, roman (2012), “Pjella e dreqit”, roman (2012), dhe “Buzëqeshje miqsh”, reflekse biografish (Libri i dytë) (2013). Në opusin e veprimtarisë së vet të bujshme letrare ka të botuara edhe vëllime të tjera: “Dhurata letrare”, libër leximi për klasën e VII (1987), shumë herë i ribotuar, “555 arsye për të qeshur”, libër me mahi, me pseudonimin I. Karadaku (1995), “444 arsye për të qeshur”, libër me mahi, me pseudonimin I. Karadaku (1997), “777 arsye për të qeshur”, mahi (2011), “Agimi i lirisë”, monografi për Agim Ramadanin, në tri vëllime (2011), dhe “Ramiz Cërnica – simbol i bashkimit kombëtar”, monografi (2011). Pjesë nga veprimtaria letrare e Ibrahim Kadriut (poezi e fragmente prozash) janë botuar edhe në gjuhët: frënge, gjermane, arabe, rumune, turke, italiane dhe angleze, dhe atë “Koprena vremena” (Veli i kohës), poezi në gjuhën serbokroate (1984); “Lekovit izvor” (Kroi i ilaçit), roman në gjuhën serbokroate (1987), “Na ramas timp pentru sarbatori” (S’mbetet kohë për kremte), vëllim poetik në gjuhën rumune, Bukuresht (2005), dhe “Dreni dhe Drenusha”,
novelë, ilustracion shqip-norvegjisht (2005). Krijimtaria letrare e Ibrahim Kadriut është e prezantuar edhe në shumë antologji në Kosovë, por edhe në Shqipëri, në Serbi, në Slloveni, në Itali, etj. Për veprimtarinë letrare Ibrahim Kadriu ka marrë mirënjohje dhe çmime të ndryshme si në Kosovë dhe jashtë saj, numri i të cilave është bukur i madh, ndër të cilat veçojmë: Mirënjohje nga Festivali i Filmit, Pulë, 1975, Çmimi i Vendlindjes, Gjilan, 1977, Mirënjohje nga Qendra Kulturore, Shtutgard, 1980, Çmimin e Nëntorit të qytetit të Prishtinës, 1981, Çmimin vjetor të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për romanin “Kalorësi i Karadakut”, 2007, Mirënjohjen nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Malit të Zi, 2012, Çmimin Romancieri Shqiptar i Vitit nga PEN-i i Shqipërisë, 2012, Çmimin “Azem Shkreli” nga Ministria e Kulturës së Kosovës, 2012, etj. Gjatë viteve ‘80 ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Është pjesëmarrës i një numri shumë të madh sesionesh, simpoziumesh, tryezash të rrumbullakëta, takimesh letrare, etj., të mbajtura në Kosovë dhe më gjerë. Në Takimet XXXVII Letrare të Plavës që u mbajtën kah fundi i shtatorit të këtij viti, Ibrahim Kadriu, adhuruesve të fjalës së shkruar iu prezantua me dy vjersha në gjuhën shqipe. Është pjesëmarrës pothuajse i rregullt i këtij manifestimi letrar disa vite me radhë. Shaban Hasangjekaj
18 Javore KOHA
Mozaik
e enjte, 12 dhjetor 2013
Qendra Kulturore në Ulqin organizoi takimin me David Hosaflook, përkthyes në gjuhën angleze i librit “Rrethimi i Shkodrës” të Marin Barletit
Mozaik
e enjte, 12 dhjetor 2013
19 Javore KOHA
SHAI “Art Club” do të organizojë sonte përurimin e librit “Ylli i shkrimtarit – Biografi e Ismail Kadaresë, nga koha e tiranisë deri më sot” të autorit Ndriçim
Afirmim i literaturës për shqiptarët në gjuhën angleze “Ishte një punë që ka vazhduar paragraf pas paragrafi me qëllimin që të mësoj gjuhën shqipe. Por pastaj thashë: pasi që kam ecur deri më tash, gjynah ta lë në mes”, ka thënë Hosaflook, duke treguar për përvojën e tij të përkthimit të librit “Rrethimi i Shkodrës”. Qendra Kulturore në Ulqin organizoi të mërkurën e kaluar takimin me përkthyesin amerikan David Hosaflook dhe prezantimin e librit “Rrethimi i Shkodrës” të autorit Marin Barleti, në shqip dhe anglisht. Hosaflook ka përkthyer në gjuhën angleze këtë libër të shkrimtarit dhe historianit humanist shqiptar pas më shumë se 500 vjetësh nga botimi i tij në gjuhën latine dhe 50 vjet pas përkthimit të tij në gjuhën shqipe. Libri në gjuhën angleze është botuar vitin e kaluar nga Shtëpia Botuese “Onufri” së bashku me ribotimin në gjuhën shqipe. Përkthyesi amerikan ka treguar për njohjen e tij me këtë vepër të Barletit, kur e bleu në një rrugë në Shkodër, interesimin për ta përkthyer atë dhe rëndësinë e përkthimit të saj në gjuhën angleze. Duke u nisur nga qëllimi për të mësuar gjuhën shqipe, ai ka filluar të përkthejë paragrafë të veçantë të librit “Rrethimi i Shkodrës”, por duke përkthyer ka mësuar se kemi të bëjmë me një libër monumental. “Ishte një punë që ka vazhduar paragraf pas paragrafi me qëllimin që të mësoj gjuhën shqipe. Por pastaj thashë: pasi që kam ecur deri më tash, gjynah ta lë në mes”, ka thënë Hosaflook. Përkthimi i librit “Rrethimi i Shkodrës” nuk është bërë nga varianti i tij origjinal në gjuhën latine, por nga përkthimi në
gjuhën shqipe. Hosaflook ka thënë se është i vetëdijshëm që më mirë do të ishte sikur libri të përkthehej nga origjinali, por duke qenë se nuk e njeh gjuhën latine klasike, ka qenë i detyruar që ta përkthejë nga versioni i përkthyer mjaft mirë në gjuhën shqipe nga Henrik Lacaj, duke u konsultuar me pedagogë të latinishtes, arkeologë, historianë, gjeografë etj. “Unë jam i bindur që përkthimi në anglisht nuk vuan prej shumë gabimeve”, është shprehur ai. Botimi i librit “Rrethimi i Shkodrës” në gjuhën angleze dhe ribotimi në gjuhën shqipe vjen i plotësuar me materiale, dokumente dhe fotografi, të cilat kanë për qëllim njohjen sa më të mirë të lexuesit me kontekstin dhe rrethanat e kohës.
Drejtori i Qendrës Kulturore, dr. Nail Draga, ka folur mbi rëndësinë e veprës së Marin Barletit për historiografinë dhe kulturën shqiptare. “Edhe pse autori ishte prift, ai na rrëfen ngjarjet e rrethimit të Shkodrës si rrallëkush deri më tash. Madje ky botim është informacioni i vetëm dhe autentik i këtyre ngjarjeve”, ka thënë ai. Ndërkaq duke folur për rëndësinë e përkthimit të librit “Rrethimi i Shkodrës” në gjuhën angleze, Draga ka thënë se duhet falënderuar David Hosaflookun për punën e tij si përkthyes në gjuhën angleze të këtij libri me vlerë nga fusha e historisë sonë kombëtare për periudhën e mesjetës. “Ky botim afirmon literaturën shqipe në gjuhën angleze, duke i ofruar këtij opinioni pasurimin e njohurive faktografike për rezistencën e lavdishme të popullit shqiptar ndaj Perandorisë më të madhe të kohës, dhjetë vjet pas vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, është shprehur ai. Përkthyesi David Hosaflook u lind në vitin 1970 në Virxhinia të SHBA-së. Ka diplomuar për teologji në një universitet të Karolinës së Jugut. Në Shqipëri ka ardhur në vitin 1992, ku jeton dhe punon. Është doktorant në Fakultetin Histori – Filologji të Universitetit të Tiranës, ku po mbron disertacionin për historinë e lëvizjes protestante ndër shqiptarët. i.k.
Biografi analitike mbi jetën dhe veprën e Kadaresë Shoqata e Artistëve dhe e Intelektualëve “Art Club” do të organizojë sonte në Ulqin përurimin e librit “Ylli i shkrimtarit – Biografi e Ismail Kadaresë, nga koha e tiranisë deri më sot” të autorit Ndriçim Kulla. Ky libër përbën biografinë e parë analitike mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit më të madh shqiptar të ditëve tona, kandidat për Çmimin “Nobel”. Sipas autorit Ndriçim Kulla, ka më shumë se pesë dekada që për veprën letrare të Kadaresë janë shkruar me qindra studime të të gjitha formave dhe llojeve të ndryshme, por në këtë mozaik shumë të pasur autorësh mungonte një fragment i rëndësishëm për
t’i plotësuar portretin: biografia e tij. “Në konceptin integral të veprës së tij ndihej një zbrazëtirë, mungesa e njohjes së kuadrit të plotë ku ai jetoi dhe punoi. Prandaj libri ‘Ylli i shkrimtarit Biografi e Ismail Kadaresë, nga koha e tiranisë deri më sot’ plotëson me sukses atmosferën që shoqëron shkrimtarin në çdo hap të moshës, përjetimet që ai ndien para çdo vepre të madhe që nxori pena e tij, trysninë e epokës në trajtimin e krijesave të tij letrare, për të mundësuar kështu fotografimin historik të gjithë jetës së vet krijuese”, shprehet ai. Studiuesi Ndriçim Kulla është autor i disa librave në gjini të ndryshme. Ka
drejtuar për mbi 15 vjet me radhë punën studimore dhe bibliografike për mbledhjen, strukturimin dhe botimin e mjaft librave të mendimit shqiptar. Rreth 20 vjet ka qene drejtor i Shtëpisë Botuese “Phoenix” dhe “Plejad”, ndërsa aktualisht punon si ndihmës i Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Për librin “Ylli i shkrimtarit – Biografi e Ismail Kadaresë, nga koha e tiranisë deri më sot” do të flasin Prof. Dr. Gjergj Sinani, Dorian Nepravishta – redaktor në Shtëpinë Botuese “Plejad” dhe autori Ndriçim Kulla. Përurimi i librit do të mbahet në hotelin “Mediteran” dhe fillon në orën 18:00. (Kohapress)
20 e enjte, 12 dhjetor 2013
Panoramë
Panoramë
Javore KOHA
Sidrita Sadikaj Bartësja e kurorës së bukurisë “Miss Kosova 2012”, Sidrita Sadikaj, po përgatitet për të marrë pjesë në një tjetër garë ndërkombëtare të bukurisë. Për pak ditë ajo do të udhëtojë për në Stamboll të Turqisë, ku do të mbahet spektakli “Miss Globe International 2013”. Në këtë spektakël, Sidrita do ta përfaqësojë Shqipërinë. Ky fakt e bën atë të ndjehet jashtëzakonisht krenare. “Jam shumë e lumtur që në Stamboll do ta bart flamurin tonë kombëtar, flamurin kuq e zi. E ndjej veten me fat që do ta përfaqësoj Shqipërinë në një ngjarje kaq të madhe, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësueset e 97 vendeve të botës”, thotë Sidrita. “Miss Kosova 2012” beson se edhe në Stamboll do të renditet në mesin e fitueseve, siç ka ndodhur pothuaj në të gjitha garat e deritashme. “Kam shumë besim në vete dhe mendoj se do të arrij deri në pjesën finale të kompeticionit”, shprehet ajo.
Rita, bashkëpunim me Prince dhe Gwen Stefani Rita Ora është pranë përfundimit të albumit të saj të ri, ndërsa ka treguar se ka qenë në studio bashkë me ikonën e muzikës pop, Prince, si edhe me të dashurin e saj, DJ- in dhe kantautorin Calvin Harris dhe këngëtaren Gwen Stefani. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka thënë se ajo dhe Prince kanë bërë “ca muzikë bashkë” duke mos dhënë detaje të tjera. “E kam takuar dhe kam pasur nderin që të jem në të njëjtën studio me të”. “Kemi përzier lloje të ndryshme të muzikës dhe nuk mund të besoj se ai luan në aq shumë instrumente”. “Krejt çfarë mund të them është se padyshim që kemi bërë ca muzikë bashkë”, ka deklaruar Rita për The Sun.
Arta, “të fala” Evropës nga Kosova Bukuroshja nga Kosova, Diellza Kolgeci, së bashku me gazetarin dhe moderatorin e njohur Enkel Demi do të prezatojnë Festivalin e Këngës që organizohet nga Radio Televizioni Shqiptar në fund të këtij muaji. Konfirmimi i emrit të Diellzës si prezantuesja e festivalit të dhjetorit ishte një surprizë. Diellza ka thënë se ftesën për të prezantuar Festivalin e ka pritur me shumë kënaqësi, pasi është një festival prestigjioz, me traditë ‘live’, dhe ka një autoritet të madh në mbarë shqiptarinë. “Këto janë disa nga arsyet kryesore pse e kam pritur me gëzim ftesën e Aldës dhe të Petrit, bashkëpunëtorëve të mi të hershëm, me të cilët kam bashkëpunuar para 10 vitesh dhe më kanë bërë të ndihem mjaft mire”, është shprehur ajo. Diellza thotë se është e vetëdijshme për përgjegjësinë e prezantimit të Festivalit duke qenë se nuk është moderatore me profesion.
e enjte, 12 dhjetor 2013
21 Javore KOHA
Arta Dobroshi nuk ka ngurruar të flasë në gjuhën shqipe në skenën e European Film Awards që u organizua gjatë vikendit në Berlin të Gjermanisë. Aktorja kosovare edhe këtë vit ishte pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve evropiane për film, një nga ngjarjet më të mëdha në botën e filmit dhe që njihet si “Oskari i Evropës”. Para se ta prezantonte çmimin, fjalët e para të Dobroshit ishin në gjuhën shqipe, që ishte hera e parë që në skenën e këtij eventi flitet shqip. “Keni shumë t’fala nga i gjithë populli i Kosovës”, ka thënë aktorja kosovare në Akademinë Evropiane të Filmit. Nga prezantuesit e tjerë të çmimeve ishin edhe: Kristin Scott Thomas, Diane Kruger, Christopher Lambert, ndërsa në mesin e fituesve ishin regjisori Pedro Almadovar, kompozitori Ennio Morricone dhe Catherine Deneuve.
Diellza Kolgeci e Enkel Demi prezantojnë Festivalin e RTSH-së
22 e enjte, 12 dhjetor 2013
Javore KOHA
Firma e njohur e hulumtimeve të tregut, Canalys, në raportin e saj të ri ka thënë se kompjuterët tablet do ta dominojnë tregun gjatë vitit 2014, duke marrë mbi 50% të tregut të pajisjeve elektronike të cilat përfshijnë edhe kompjuterët personalë, laptopët dhe telefonat e mençur mobilë. Gjatë vitit 2013, dërgesat e tabletëve kanë përbërë rreth 40% të kompjuterëve personalë, ndërsa Canalys parashikon që ky trend i kërkesës së madhe për tabletë do të vazhdojë të rritet edhe më tej. Parashikimet për vitin 2014 janë që në tregun global do të shiten mbi 285 milionë njësi të tabletëve, ndërsa deri në vitin 2017 kjo shifër do të rritet në 396 milionë njësi. Prodhuesit kryesorë të tabletëve përsëri do të mbeten Apple dhe Samsung. Apple do ta mbajë pozitën e liderit duke iu falënderuar modeleve të reja të tabletëve të saj, si iPad Air dhe iPad Mini, të cilët vijnë me ekranin e ndjeshëm Retina. Kompania jugkoreane Samsung do të jetë përcjellës i Apple, ndërsa Microsoft do ta rrisë pjesëmarrjen e saj në treg nga 2% në 5%. Sa i përket sistemit operativ, Android do të vazhdojë të kryesojë në treg, me mbi 65% të tregut. Samsung do të jetë lojtari kryesor në këtë platformë mobile, duke përbërë 27% të tabletëve në sistemin operativ të Google.
Te k n o l o g j i
Tabletët do të dominojnë në vitin e ardhshëm
A do të jetë ky Samsung Galaxy S5? Para disa ditësh, Samsung Galaxy S5 ishte listuar në disa krahasime me modelet tjera të telefonave, dhe në këtë postim jepen disa karakteristika të mundshme të Galaxy S5, edhe pse ende nuk dihet se sa prej tyre mund të jenë të sakta. Njëra prej karakteristikave që është përmendur në këto krahasime është se Samsung Galaxy S5 do të vijë me ekranin i cili ka rezolucion më të madh sesa Galaxy S4, apo 2560x1440 pikselë, apo 560 për inç, pasi që
ekrani i telefonit pritet të jetë me diagonalen prej 5 inç. Përveç tjerash pritet që Samsung Galaxy S5 të vijë edhe me mbështjellësin e metaltë, për dallim prej paraardhësit të tij me mbështjellës prej plastikës. Për më shumë thuhet se Samsung Galaxy S5 do të jetë modeli i parë i telefonit të Samsung i cili do ta ketë procesorin e ri me 64-bit, edhe pse ka dëshmi se Samsung mund ta përdorë edhe procesorin e Qualcomm, Snap-
dragon 805. Ka zëra që thonë se Samsung do të dalë me dy modele të Galaxy S5, sikurse me S4, njëri prej të cilëve do ta ketë procesorin Snapdragon 805 dhe tjetri me procesorin me 64-bit procesor, ndërsa thuhet se pajisja e fuqishme mobile e Samsung do të ofrojë edhe 4GB RAM. Përveç kamerës së fuqishme në teknologjinë ISOCELL me 16 megapikselë, Galaxy S5 thuhet se do të mbështetet në Android 4.4 Kit Kat.
Fotografia e javës „Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„. Xhoana perkaj: Fëmiu
e enjte, 12 dhjetor 2013
23 Javore KOHA
„Qesh pak, shiko këtu”
24 e enjte, 12 dhjetor 2013
Kulturë
Kulturë
e enjte, 12 dhjetor 2013
Javore KOHA
25 Javore KOHA
Në Tuz u Çel ekspozita e enëve iliro-helenistike
Prezantohen enët helene për vaj
Në qendrën kulturore informative “Malësia” në Tuz është çelur një ekspozitë ku janë prezantuar enët helene për vaj dhe enë të tjera të nekropolit të Gostilës qe i takojnë periudhës së shek të dytë dhe të tretë para erës së re. Të gjithë ata qe janë të apasionuar pas eksponatëve dhe qe e duan kulturën e lashtë kanë patur mundësi të njihën me nekropolin e fisit ilir-Labeatëve të cilat rastësisht janë zbuluar nga arkeologët në pjesën rrafshinore të Zetës. Këtë ekspozitë e ka organizuar QIK “Malësia” në Tuz në bashkëpunim me muzeun e galerisë së Podgoricës. Gjatë hapjes së ekspozitës të pranishëm kanë qenë numër i konsideruar i adhuruesve të artit si dhe personalitete të fushave të ndryshme mes të cilëve edhe arkeologu shqiptar me banim në Ulqin z. Anton Lulgjuraj si dhe arkeologja nga Podgorica mr. Millena Vrziq dhe konservatorja Zorica Stijepoviq të cilat kanë folur mbi enët e prezantuara. Arkeologu nga Ulqini Anton Lulgjuraj në një prenoncim për gazetën tonë tha se kjo ekspozitë simbolizon kulturën e varrimit të popullatës ilire të shek 3 deri në shek 2 p.e.së re pra një kulturë e botës helenistike. “Ky është një shembull tipik i bukur për një vendbanim ilir i fisit të labeatëve i cili ka qenë i vëndosur në fushë dhe nga dëshmitë arkeologjike tregohet se kjo popullatë ka qenë ekonomikisht e pasur për ç gjë tregojnë enët e importit qe kanë qenë kryesisht
të importuara nga Italia jugore, nga kolonitë greke, Durrësi, Apollonia apo dhe nga Greqia”, u shpreh Lulgjuraj. Organizatori i kësaj ekspozite Vaid Dresheviq u shpreh i kënaqur qe arriti për herë të parë t’i prezantoj publikut në Tuz eksponate të cilat i takojnë një të shkuare të largët. “Dëshirojmë që publikun ta njoftonjë me trashëgiminë tonë kulurore qe njeriu i thjeshtë në vijim të ndjek rregullisht ngjarjet kulturore. Në veçanti jemi të interesuar qe kuadri ynë arsimor përshtypjet nga kjo ekspozitë t’ua transmetojë nxënësve të tyre. Lëndët arkeologjike nga nekropola labeate, të vjetra mbi dymijëvjeçare janë tregues të mirë të lidhjeve tregtare dhe kulturore me kulturën autoktone ilire dhe helenistike. Hisoriani nga Malësia i pranishëm në ekspozitë z. Pjetër Ivezaj i cili bëri hapjen e ekspozitës u shpreh se banorët e Malësisë nëpërmjet kësaj ekspozite kanë mundësi të njihën me kulturën ilire. Duke folur nga aspekti historik Ivezaj u shpreh se materialet e gjetura në lokacionin e Zetës i takojnë periudhës ilire gjegjësisht periudhës iliro-helenistike, pra sipas tij u takojnë paraardhësve tonë, shqiptarëve. “Këto mjete i takojnë shek 2 dhe 3 p.e.së re kur këto vende ishin pjesë e shtetit ilir kur romakët e morën Medunin dhe e burgosën Gentin mbretin e fundit të shtetit ilir qe atëherë u shkatërrua. Materiale të ngjajshme janë zbualur edhe në Tuz ku njihet sopata e Tuzit
nga materiali bronz-hekur qe i takon periudhës iliro-romake pastaj në Samoborr është zbuluar kalaja dhe qyteza, në Vuksanlekaj është zbuluar mbishkrimi në gjuhën latine, varrezat parahistorike të tipit tumulor në Shipshanik-Tuz, lokalitete tumullore në Tojeq, Dinoshë, Tuz, Vuksanlekaj, Sukruq, Dushiq dhe Lekaj por dhe qytezat ilire të periudhës së sundimit ilir në shumë vise rurale të Malësisë”, u shpreh historiani Pjetër Ivezaj. Gjurmimet arkeologjike në lokacionin e Zetës janë kryer nga viti 1956 deri në vitin 1958 nën udhëheqjen e arkeologut nga Bosnja dhe Hercegovina Gjuro Basller me ndihmë edhe të disa gërmuesve dhe hulumtuesve malazez dhe sërb. Materiali arkeologjik në fjalë u konservua kurse materiali antropologjik u korrigjua dhe rezultatet e hulumtimeve të përgjithshme u shpallën në fletushkën “Zëri i muzeut tokësor” të vitit 1969. Në nekropolin e Gostilit mbizotëron stili i pjekur Helen nga tulla, zbukurimi autokton i stiluar, armët dhe paratë. Koleksioni i enëve për mbushjen dhe derdhjen e lëgjëveoinohoe dhe krçazet, enët për pijeskifozët dhe kantraozët, kurse në grupin e enëve për vaj bëjnë pjesë enët amforiske dhe unguntariet. Në këtë koleksion të enëve bëjnë pjesë edhe enët nga qeramika të cilat mbajn aromë dhe elementë shërues të vajit dhe yndyrës e që janë: unguentarët, amforiskat dhe amforicat. Ndërkaq mes tyre më së shumti gjinden unguentarët, kurse llojet e tjera të enëve përfaqësohen me disa egzemplarë. Kjo është e ekspozita e parë në Tuz e këti lloji kurse vizitorët kanë patur rastin t’i shikojnë ato deri të shtunën me 7 dhjetor 2013. Toni Ujkaj
U shfaq komedia “Ne nuk do të paguajmë! Ne nuk mund të paguajmë”
Komedi e absurditetit të shoqërisë “Ne nuk do të paguajmë! Ne nuk mund të paguajmë”, ka qenë ky titulli i komedisë së shfaqur në qëndrën për kulturë në Tuz të organizuar në kuadër të manifestimit të skenës artistike të dhjetorit në kryeqytet. Komedia në fjalë e shfaqur përpara një numri të konsideruar të publikut është shfaqje e Teatrit profesional “Adriana Abdullahu” nga Ferizaji i Kosovës në bashkëpunim me qendrën për zhvillimin e arteve ARTPOLIS. Autor i kësaj komedie është Dario Fo i cili njihet për tekstet teatrale satirike, kurse rolet i luajtën Adrian Morina,Dardana Mehmeti, Nexhat Xhokli, Shengyl Ismaili, Shpëtim Selmani dhe Dashnim
Rexhepi. Kjo premierë ka pasqyruar krizën ekonomike, papunësinë, varfërinë, luftën për ekzistencë,etj. Komedia gjithashtu ka trajtuar absurditetin dhe vjen si një kritikë shoqërore ndaj politikës bashkëkohore e cila i ngjason një farseje. Kjo premierë është inskenuar nga regjisorja Zana Hoxha- Krasniqi. Teskti i komedisë është hartuar në gjuhën italiane nga dramaturgu Dario Fo. “Për shkak të inflacionit të thellë, klasa politike bie në krizë të thellë financiare. Në fillim, për të zgjidhur problemin, Antonija me amvise të tjera vjedhin nëpër supermarkete. Ato marrin gjërat të cilat iu duhen. Disa gjëra i paguajnë me
çmim të ulët ose nuk i paguajnë fare. Gjatë rrugës për në shtëpi, e takojnë mikeshën Margaritë, ndërsa Antonia në atë moment vjen deri tek një ide qesharake që disa gjëra të vjedhura t’i fshehë poshtë krevatit të Margaritës kurse disa të tjera nën setrën e saj, në mënyrë që t’i marrë më vonë. Në atë moment, bashkëshorti i saj arriti në shtëpi i nevrikosur për shkak të lajmit mbi vjedhjen. Që ta fshehin të vërtetën nga Gjovani, Antonija nuk ka zgjidhje tjetër përveç të gënjej se Margarita është shtatëzënë. Më vonë një polic-hetues kërkon për mallin e vjedhur dhe kështu fillojnë mosmarrëveshjet absurde të cilat janë edhe pikat më të forta të dramaturgut Dario Fo”, dhe kjo është përmbajtja e gjithë komedisë të cilën me vëmëndje dhe entuziazëm të lartë dhe humor e ndoqën të gjithë të pranishmit në audiencë. Shfaqja e komedisë në fjalë është prodhim i teatrit profesional “Adriana Abdullahu”. Kjo shfaqje është pjesmarrëse e festivalit nacional teatror i cili është mbajtur në Ferizaj, dhe është njëra ndër pretendentët kryesor për çmim kryesor, ndërsa ARTPOLIS është organizata e cila merret me teatër, film, muzikë si dhe me artin aplikativ. Kjo qendër me projekte të saj ka marr pjesë në disa festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, si në Shqipëri, Mal të Zi Maqedoni,etj. Toni Ujkaj
26 e enjte, 12 dhjetor 2013
Mozaik
Mozaik
e enjte, 12 dhjetor 2013
Javore KOHA
27 Javore KOHA
Grupi muzikor “Mars” mbajti koncert live në Tuz
Këngë të rrymës muzikore pop-rok
Grupi muzikor “Mars” i cili është grupi i parë dhe i vetëm në Malësi i muzikës pop-rok ka mbajtur gjatë fundjavës koncertin e tij të rradhës në qëndrën për kulturë në Tuz Grupi në fjalë ka sjellur përpara fansave të tyre këngë nga më të ndyshmet të gjinisë muzikore poprok. Koncerti ka zgjatur mbi një orë dhe pjesmarrësit në audiencë kanë patur rastin të kënaqën me muzikë ndryshe nga ajo që tashmë është e njohur në këto treva. Edhe pse kjo gjini muzikore nuk ka gjetur preferencë në atë masë sa do të duhej nga publiku në Malësi, një numër i konsideruar i të rinjëve dhe të rejave me kënaqësi dhe duartrokitje e ndjekin këtë grup muzikor gjatë këndimin dhe performimit të tyre live. Ideja për krijimin e këtij grupi muzikor në Malësi sipas drejtuesit muzikor të grupit ka ardhur si pasoj e mungesës së kësaj lloj mjuzike në Malësi dhe sipas tij ideja ka filluar spontanisht me shpresë që publiku këtu të fil-
loj gradualisht të përshtatet me këtë lloj muzike edhe pse sipas tij akoma në masë të madhe është dominante muzika popullore. “Edhe pse ne me kontributin tonë jemi munduar qe të ndikojmë tek publiku në Malësi qe të fillojnë të mësohen me muzikën pop-rok, akoma nuk jemi të kënaqur me qasjen e të rinjëve dhe të rejave për këtë lloj muzike sepse tek ne është dominante muzika popullore dhe ajo është rryma e cila e tërheq më shumë publikun për t’u argëtuar “ u shpreh drejtuesi muzikor i grupit “Mars” Anton Sinishtaj. Ai tha qe edhe pse për krijimin e grupit për të filluar një muzikë ndyshe në Malësi, nuk ka qenë e lehtë, fal inspirimit të tyre dhe dashurisë së madhe për këtë lloj muzike, arritën të prezantohen nëpër disa koncerte. Sinishtaj
tha se kjo lloj muzike në Malësi do të duhej të afirmohej dhe të has në më shumë mbështetje për ta avancuar sa më shumë këtë gjini muzikore por kjo sipas tij për momentin është e vëshirë të realizohet pasi siç u shpreh për realizim të veprimtarisë së tyre muzikore mungojnë mjetet financiare për realizimin e këngëve dhe klipeve të reja. “Ne shpesh herë kemi kërkuar ndihmë financiare qe ta afirmojmë dhe ta avancojmë këtë lloj muzike por nuk kemi gjetur mbështetje sepse për fat të keq akoma nuk ekziston interesi i duhur. Por edhe pse situata është e tillë, ne me inspirimin dhe me pasionin e madh që kemi për ta zhvilluar këtë lloj muzike në Malësi, do të vazhdojmë edhe në të ardhën ta argëtojmë dhe ta kënaqim publikun malësor me repertoarin tonë muzikor”, theksoi Sinishtaj. Grupi Mars është formuar para tetë vitesh dhe është grupi i parë dhe i vetëm në Malësi i gjinisë muzikore pop-rok. Grupi në fjalë përbëhet nga pesë anëtarë të cilët luajnë në kitarë akustike, bas kitarë, kitarë elekrike, organo, bateristi si dhe vokalet përcjellëse. Toni Ujkaj
Rifillon punën farmacia publike “Galenika” në Tuz
Farmacia e pasur me ilaçe Barnatorja publike “Galenika” e cila funksionon në kuadër të shtëpisë së shëndetit në Tuz dhe e cila ka qenë mbyllur zyrtarisht në mars të vitit 2012, është rihapur sërish dhe është në shërbim të qytetarëve të Malësisë. Barnatorja në fjalë ka rifilluar punën para dy javësh dhe ka kënaqur pamasë banorët e Tuzit por edhe të fshatrave të tjera të Malësisë pasi ajo ka qenë barnatorja primare për furnizimin e tyre me ilaçe. Tashmë të gjithë ata qe kanë nevoj për ilaçe, mund t’i gjejnë ato në barnatorën “Galenika” në Tuz dhe ky fakt siç u shpreh administratorja e kësaj farmacie Hani Lumiq, ka gëzuar shumë banorët e Malësisë pasi më parë ata kanë qenë të detyruar të vizitojnë barnatoret private apo ato publike por që ju është dashur të shkojnë në kryeqytet. “Barnatorja ka
rifilluar punën me 2 dhjetor dhe nuk e di se sa janë të njoftuar qytetarët për hapjen e saj por ata të cilët kanë ardhur tek barnatorja jonë, janë të gjithë të kënaqur me shërbimin që ofrojmë dhe të gjithëve ju vjen mirë që kjo farmaci është rihapur. Çelja e saj është në të mirë të qytetarëve sepse ata pas një viti e gjysëm kanë mundësinë që të fitojnë ilaçet me recetë dhe mendoj se kami mjaft çmime të lira të ilaçeve”, u shpreh për gazetën tonë administratorja e kësaj farmacie Hani Lumiq. Ajo u tha se është mjaft e kënaqur me fillimin e punës së kësaj barnatore. “Unë mëndoj që fillimi është i mbarë dhe unë jam pozitivisht e befasuar sepse puna po vijon më mirë se sa që e kam pritur por pres që një ditë do të jetë edhe më mirë”, theksoi Lumiq. Kjo farmaci sipas fjalëve të adminis-
tratores disponon me pothuejse të gjitha llojet e ilaçeve që banorëve ju nevojiten dita ditës me përjashtim të një apo dy llojeve për të cilat klientët duhet të shkojnë në Podgoricë. “Parimisht i posedojmë të gjitha llojet e ilaçeve që banorëve ju nevoiten me përjashtim të ilaçeve diabetes me të cilat ne nuk disponojnë por të gjithë atyre që u nevoieten ato mund t’i gjejnë në barnatoren “Krushevac” në kryeqytet. Në barnatorën “Galenika” punojnë 3 farmaciste dhe tre teknike, kurse qëndron e hapur për klientët gjashtë ditë të javës nga e hëna në të prëmte me orar trembëdhjet orësh nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 20 e mbrëmjes kurse ditëve të shtune nga ora 7 e mengjsit deri në ora 14 e paditës. Toni Ujkaj
28 e enjte, 12 dhjetor 2013
Mozaik
Mozaik
e enjte, 12 dhjetor 2013
Javore KOHA
Pas Ulqinit u përurua edhe në Tiranë libri “Dielli, deti, shëndeti” i prim. Dr. Gani Karamanagës
Rëndësia e faktorëve natyrorë në mjekësi
“Autori ka meritë që ka ditur të shkruaj qartë dhe kuptueshëm, për masën e gjerë të njerëzve, duke arritur në mënyrën më të mirë të mundshme t’u ofrojë lexuesve dijet e duhura shkencore për sëmundjet”, ka thënë redaktori shkencor i librit, prof. dr. Elez Selimi. Në kuadër të festave të nëntorit dhe 101-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Universiteti “Kristal” në vazhdimësi të aktiviteteve shkencore organizoi më 26 nëntor promovimin e librit të prim. Dr. Gani Karamanagës “Dielli, deti, shëndeti”. Përpara një publiku ku ishin të pranishëm mjekë nga Klinika Universitare për sëmundjet e mushkërive në Tiranë dhe nga Universiteti Kristal, po
ashtu studentë të këtij universiteti, në emër të organizatorit foli Prof. dr. Gojard Çerga. Sipas tij, libri i Karamanagës paraqet një përmbledhje të punimeve shkencore me vlerë të posaçme për shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. “Me promovimin e këtij libri, Universiteti ‘Kristal’ vazhdon bashkëpunimin me autorin i cili ka marrë pjesë me ligjërata edhe në dy tubimet që
janë organizuar në dy vitet e fundit”, ka thënë ai. Redaktori shkencor i librit, prof. dr. Elez Selimi, ka thënë se i gjithë aktiviteti mjekësor dhe shkencor i autorit ka qenë i lidhur ngusht me njerëzit e tij të Ulqinit, qofshin ata të sëmurë apo të shëndoshë. “Autori ka meritë që ka ditur të shkruaj qartë dhe kuptueshëm, për masën e gjerë të njerëzve, duke arritur në
mënyrën më të mirë të mundshme t’u ofrojë lexuesve dijet e duhura shkencore për këto sëmundje, nëpërmjet gazetave ditore, revistave, radios dhe televizionit”, ka theksuar ai. Selimi ka thënë se në punimet e publikuara në libër vërehet puna mjekësore, studimore dhe shkencore e Karamanagës në rajonin e Ulqinit, prandaj ato përbëjnë një ndihmesë studimore dhe shkencore për sëmundjet në këtë rajon gjatë viteve. Recensenti i librit, Prof. dr. Emeritus Hektor Çoçoli ka thënë se në libër në mënyrë shkencore argumentohet rëndësia e ndërthurjes së mundësive që ofrojnë resurset natyrore për të cilat flitet në libër për trajtimin me efektshmëri të lartë të shumë së-
mundjeve. Sipas tij, faktorët natyrorë të Ulqinit ndihmojnë në trajtimin e disa sëmundjeve, ndërkaq autori Karamanaga “tërheq vemendjen edhe për dëmet që mund të shkaktojë temperatura e lartë e ajrit në periudha të caktuara të verës”. Safet Kurtagiq, drejtor i Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, i cili ka mbështetur botimin e këtij libri, ka thënë se është privilegj dhe kënaqësi vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë. “Libri që përurohet sot i plotëson të gjitha kushtet për financim, gjë që vërtetohet edhe me zgjedhjen e Univesitetit ‘Kristal’ që t’i jepet vend për ta promovuar para këtij publiku të zgjedhur”, është shprehur ai. Në fjalën e tij, autori i librit Prim. Dr. Gani Karamanaga ka thënë se qëllimi
29 Javore KOHA
kryesor për përgatitjen e këtij libri është ngritja e identitetit dhe e kulturës shqiptare në Mal të Zi. “Duke pasur parasysh se në vendet ku jetojnë shqiptarët ka shumë pak mjekë të cilët publikojnë, kjo përmbledhje e punimeve shkencore dhe profesionale do të jetë një kontribut për edukim më të mirë dhe gjithëpërfshirës për punëtorët në mjekësi. Gjithashtu ky libër mund t’i shërbejë edhe opinionit të gjerë”, ka deklaruar ai. Libri “Dielli, deti, shëndeti”, i botuar në dy botime të veçanta: në gjuhën shqipe dhe në gjuhën malazeze, është përmbledhje e punimeve kërkimore-shkencore të autorit, të mbajtura në konferenca shkencore, takime mjekësore apo të botuara në gazeta e revista të ndryshme që nga viti 1977 e deri në ditët e sotme. (Kohapress)
Reagim
Kryetar i parë i SHKA „Koha“ ishte Gjergj Zefi Berishaj Në numrin e fundit të “Kohës” në artikullin “Koha” festoi 35 vjetorin, u paraqit një gabim. Si njëri ndër themeluesit e SH.K.A “Koha”, për hirë të vërtetës e pashë të arsyeshëm të reagoj. Kryetari i parë i SH.K.A “Koha” ishte Gjergj
Zefi Berishaj dhe jo i ndjeri profesori Ramo Dukaj. Dukaj ishte më vonë kryetar. Gjergji si kryetar i parë përgatiti statutin dhe e regjistroi shoqërinë që ishte edhe kusht për pjesëmarrje të saj në Festivalin “Fshati i Gëzuar”.
Nuk dua të besoj se ky gabim bëhet me qëllim por pak është indikative sepse po përsëritet. Së pari u bë gabimi me rastin e 25 vjetorit të shoqërisë “Koha” ku edhe atëherë reagova. Ruzhdo Beqaj
30 e enjte, 12 dhjetor 2013
Fjalëkryqi & Horoskopi
Javore KOHA
Sport
e enjte, 12 dhjetor 2013
U hodh shorti për fazën finale të Kampionatit Botëror “Brazil 2014”
31 Javore KOHA
Mësohen tetë grupet Shorti
Plutoni do ndikoje shume negativisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Ai do nxite një person te trete t’ua prishe harmoninë dhe bashkëpunDashi imin qe ka ekzistuar ne lidhjen tuaj. Kujdes! Beqaret duhet t’i dëgjojnë me tepër këshillat qe do iu japin miqtë ne lidhje me dashurinë. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri.
Tregohuni ne moderuar ne jetën tuaj ne çift dhe mos bëni gjera te cilat partneri nuk i duron dot. Mos e prishni me dorën tuaj harmoninë e jetës ne çift. BeLuani qaret do kenë një dite te bukur dhe te mbudhur me propozime nga me te ndryshmet. Shfrytëzojeni! Ekuilibri financiar do rivendoset sot. Do jeni te qete dhe do kryeni disa shpenzime te nevojshme.
Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar ne jetën tuaj ne çift sot dhe debatet do jene te njëpasnjëshme. Do bënit mire Shigjetari te qëndronit pak vetëm dhe te reflektonit mbi gjithçka qe ka ndodhur. Beqaret do pëlqejnë me shume se kurrë një mik te hershem. Financat do kërkojnë vëmendje gjate gjithë ditës. Situata mund te dale jashtë kontrollit po nuk treguat maturi.
Duhet ta kontrolloni sjelljen tuaj ne çift gjate kësaj dite nëse nuk doni te keni debate te forta me partnerin tuaj. Toleroni nga pak. Për beqaret takimet do jene te Demi shumta, por mundësitë do jene vetëm për aventura kalimtare. Ende nuk ka ardhur koha për te filluar një histori serioze. Financat nuk do jene dhe aq te stabilizuara kështu qe bëni kujdes me shpenzimet.
Nëse jeni ne një lidhje do ndiheni te lumtur sot pranë atij qe dashuroni. Here pas here do ju duket vetja sikur keni pushtuar Virgjeresha boten dhe jeni zoter te gjithçkaje. Kjo është merita e atij qe keni ne krah. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë hap te nxituar sepse do pendohen shpejt. Ne planin financiar do jeni me te organizuar se kurrë dhe situata do jete e qëndrueshme.
Do jeni nostalgjike gjate kësaj dite ju qe jeni ne çift dhe do dëshironi vetëm te qëndroni pranë atij qe dashuroni. Nuk do ju pëlqejnë daljet neper lokale Bricjapi apo kudoqofte, por thjesht te qëndroni ne krahët e tij. Për beqaret mund te ketë edhe dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar mos u nxitoni te merrni vendime te nxituara sido qe te jete situata.
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale gjate kësaj dite. Do i qëndroni me pranë atij qe keni ne krah dhe do mendoni te provoni eksperienca te reja se bashku. Beqaret do Binjaket bëjnë mire te tregohen realiste dhe te mos ëndërrojnë me shume sesa duhet. Ne planin financiar duhet te hiqni dore nga disa shpenzime qe kishit planifikuar sepse nuk është dita e favorshme.
Dite shume e qete dhe pa debate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do konsolidohet dhe do arrini t’i zgjidhni edhe probPeshorja lemet e vogla qe keni pasur. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne kërkim te partnerit ideal, por nuk do kenë fat as sot. Ne planin financiar do përballeni me disa probleme te cilat do ju marrin shume kohe.
Do e kundërshtoni për gjitha atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe do keni mosmarrëveshje te ashpra. Mos mendoni se keni gjithmonë ju te drejte. Beqaret Ujori do kenë te gjitha aftësitë për ta joshur dhe për ta bere për vete personin qe pëlqejnë. Për financat është dita e duhur për te kryer transaksione apo investime te domosdoshme.
Dite tërësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje mire ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah, madje ne mbrëmje do përgatisni se Gaforrja bashku një darke romantike. Beqaret do krijojnë iluzione te kota nga te cilat mund te lëndohen pa mase. Ne planin financiar nuk është koha te ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse mund te ngeleni pa para.
Dite mjaft harmonike dhe e mbudhur me emocione te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni momente te mrekullueshme te cilat nuk do Akrepi i harroni për gjithë jetën. Edhe beqaret do kenë një dite pozitive dhe te mbushur me takime impresionuese. Ne planin financiar do përballeni me disa vështirësi dhe këto do jene pasoja te pamaturisë ne te kaluarën.
Jeta ne çift nuk do jete shume e mire sot. Duke qene se partneri nuk do jete ne humor, përfitoni për te qëndruar pak kohe vetëm dhe për te reflektuar mbi te Peshqit ardhmen. E keni te nevojshme. Beqaret do marrin shume propozime, por asnjeri nuk do ju pëlqejë aq sa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar duhet te këshilloheni sa me shpejt me specialistet.
Pas 820 ndeshjesh kualifikuese, 32 kombëtaret më të forta në botë kanë mësuar të premten kundërshtarin e grupeve në finalet e Kampionatit Botëror “Brazil 2014”, që zhvillohet verën e ardhshme. Bota e futbollit ka mbajtur frymën për më shumë se një orë, duke ndjekur përmes ekraneve të televizionit apo mediave të tjera elektronike hedhjen e shortit. Pikërisht në vendin organizator është mbajtur edhe ceremonia e hedhjes së shortit, prej nga janë konturuar edhe tetë grupet e fazës finale të kompeticionit më të rëndësishëm në botë për kombëtaret. Vendi mikpritës, Brazili, ka në grup Meksikën, Kamerunin dhe Kroacinë me të cilën do të ketë nderin të hapë edhe Botërorin. Grupi A Brazil Kroaci Meksikë Kamerun Grupi B Spanjë Hollandë Kili Australi Grupi C Kolumbi Greqi Bregu i Fildishtë
Japoni Grupi D Uruguaj Kosta Rika Angli Itali Grupi E Zvicër Ekuador Francë Honduras Grupi F Argjentinë
Sikurse pritej, Italia ka rënë në një grup të fortë, ku veç Uruguajit e Kosta Rikës, duhet t’i bëjë llogaritë edhe me Anglinë e Roi Hodgsonit. Azurët kanë jo pak, por dy rivalë potencialë për t’u kualifikuar në grupin e tyre, sikurse janë uruguajanët dhe anglezët. Edhe Gjermania e Joakim Lëvit ka “peshkuar” si kokë grupi një rival të rrezikshëm, sikurse është Portugalia e Kristiano Ronaldos. Edhe pse luzitanët u kualifikuan për në këtë fazë finale pas dy ndeshjeve të “play-off”-it me Suedinë, ata kanë në përbërje emra të spikatur të futbollit botëror, me në krye kandidatin për fitimin e “Topit të Artë”, Kristiano Ronaldo. Interesant është fakti se ndaj Gjermanisë do të luajë edhe një ish-lojtar dhe ish-trajner i kësaj kombëtareje. Fjala është për Jurgen Klinsmanin, që drejton prej vitesh Bosnje dhe Hercegovinë Iran Nigeri Grupi G Gjermani Portugali Ganë SHBA Grupi H Belgjikë Algjerië Rusi Kore
32 skuadrat finaliste kanë qenë të ndara në katër vazo. Në vazon e parë kanë qenë “kokat e grupit”, Brazili si organizator i Botërorit dhe shtatë skuadrat më të mira të renditjes botërore. Ndërsa në tri vazot e tjera janë ndarë me radhë: në të dytën skuadrat amerikano-jugore plus ato afrikane, në të tretën amerikano-verioret plus aziatiket dhe në të katërtën të gjitha skuadrat tjera evropiane që nuk janë kokë grupi. Kjo mënyrë e ndarjes së skuadrave finaliste në vazo, duke lejuar përballjen e “të fortëve” që në grupe, ka ngjallur reagime, madje edhe supozime për manipulim të shortit.
kombëtaren e SHBA-së. Në këtë grup nuk mund të nënvleftësohet as Gana, ndaj edhe këtu rivaliteti është i konsiderueshëm. Grup i hekurt është ai ku bën pjesë kampionia e botës në fuqi, Spanja. Me iberikët e Del Boskes do të rivalizojnë për t’u kualifikuar në grupin B edhe holandezët e Van Galit, por edhe Kili i Arturo Vidalit, Aleksis Sançezit e të tjerëve. Tri skuadra me futboll spektakolar, me theks sulmues, ku nuk mund të flitet me siguri për ato që mund të kualifikohen më tej. Short me fat mund të quhet për Argjentinën e Lionel Mesit, njëra nga pretendentët për ta fituar këtë botëror. Në grup me të janë Bosnja e Hercegovina e cila i shijon për herë të parë finalet e një kompeticioni të tillë, si dhe Irani e Nigeria. Grupet C dhe H nuk mund të thuhet se kanë një skuadër lider, e cila mund të ravijëzohet që tani si favorite për t’u kualifikuar me siguri, megjithatë, do të jenë stadiumet e Brazilit, ku janë përcaktuar tashmë datat, oraret dhe ndeshjet që do të luhen sipas kalendarit përkatës, ato që do të zbardhin hap pas hapi edhe rrugëtimin e 32 finalistëve të Botërorit 2014.