Mozaik
Javore KOHA
ISSN 1800-5969
Podgoricë e enjte, 13 mars 2014 Viti XIII / Numër 607 Çmimi 0,50
Dialogu vlerë e demokracisë
www.kohajavore.co.me
Dita e Mësuesit u shënua në Ostros
2
e enjte, 13 mars 2014
Javore KOHA
Javore KOHA
Javore KOHA
Përmbajtje
Kundër aksionit afirmativ
Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen
e enjte, 13 mars 2014
3 Javore KOHA
Mesazhe pune e arsimi kombëtar fq 4
Nuk janë marrë parasysh sugjerimet tona
fq 16
Mihrije Braha, sekreti i bukurisë së përhershme fq 5
fq 20
F. Shkreli:
Dorina Podrimja
Fjala e lirë më e fuqishme se shpata
Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi
Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Drejtor ekzekutiv: Lav Lajoviq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 078/110-578 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me
Përmbajtje
fq 6
fq 21
Putini ska të ndalur
S. Osmanoviq:
Ta rikthesh lirinë me pendë fq 10
fq 26
David Camaj i ftuar në mesin e 20 trajnerëve të kampit të Barcelonës
S. Çapaliku:
Libër realisht me vlerë fq 12
fq 30
Ne hap me Kohen
4 Javore KOHA
Ngjarje javore
e enjte, 13 mars 2014
Ngjarje javore
e enjte, 13 mars 2014
5 Javore KOHA
Propozim ligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve rifutet në procedurën parlamentare
Kundër aksionit afirmativ
Podgoricë – Kuvendi i Malit të Zi do të diskutojë në seancën e dytë pranverore, e cila ka filluar dje, edhe mbi propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve. Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, e ka dërguar të hënën në procedurë Propozim ligjin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi zgjedhen e këshilltarëve dhe deputetëve, në versionin siç është rënë dakort për diskutimin e mëparshëm, me qëllim të debllokimit të punës në miratimin e legjislacionit të ri zgjedhor. Siç dihet, në seancën e kaluar, Kuvendi i Malit të Zi nuk e ka miratuar Propozim ligjin mbi zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve sepse ai nuk ka fituar shumicën e nevojshme prej dy të tretave të votave të deputetëve. Për Propozim ligjin kanë votuar 42 deputetë të Frontit Demokratik, Partisë Popullore Socialiste, Malit të Zi Pozitiv,
Partisë Socialdemokrate dhe Partisë Liberale, ndërsa 27 deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve kanë qenë të përmbajtur. Dy deputetët e partive shqiptare, Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka, dhe ata të Partisë Boshnjake, e kanë braktisur seancën përpara votimit sepse nuk janë pranuar amandamentet e tyre lidhur me zbatimin e parimit të aksionit afirmativ në nivel lokal. Deputetët e partive të pakicave kanë kërkuar që të miratohen amandamentet që parashikojnë aksionin afirmativ për popujt që përbëjnë më pak se pesë për qind të popullsisë së Malit të Zi. Sipas këtij modeli, në qoftë se asnjëra nga partitë e një pakice nuk e kalon censusin, do të mblidhen të gjitha votat në mënyrë që të fitohet një mandat për subjektin më të fortë prej tyre. Amandamentet e partive të pakicave për zbatimin e parimit të aksionit afirmativ në nivel lokal, sipas të gjitha gjasave,
nuk do të fitojnë sërish mbështetjen në Kuvend. Kryetari i Kuvendit, Ranko Krivokapiq, ka thënë se zbatimi i aksionit afirmativ në nivel lokal do të thoshte ndarje e mëtejme nacionale në Mal të Zi dhe shkatërrim të shtetit qytetar. Ai ka thënë se partitë qytetare nuk guxojnë ta pranojnë këtë, duke shtuar se i kupton partitë nacionale. Krivokapiq ka sqaruar se teksti i Propozim ligjit i futur në procedurën parlamentare është po ai për të cilin është rënë dakort në Grupin e Punës e më pas edhe në Kolegjiumin e Kuvendit, me përjashtim që është pranuar amandamenti i PDS-së mbi përfaqësimin prej 25 për qind të femrave në Kuvend, për ç’gjë ekziston konsensusi. Sipas tij, miratimi i Ligjit zgjedhor varet nga vendimi i atyre që kanë përgjegjësinë më të madhe në tërë procesin, subjekteve më të mëdha politike. (Kohapress)
Këshillat nacionale të pakicave, të pakënaqur me Propozim ligjin mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale
Nuk janë marrë parasysh sugjerimet tona Ulqin – Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Genci Nimanbegu, ka thënë se Propozim ligji mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale është më i mirë sesa ai ekzistues, por që nuk janë marrë parasysh sugjerimet e këshillave nacionale. Propozim ligji mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale, i përgatitur nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, ndodhet në procedurë në Kuvendin e Malit të Zi.
Me të parashikohet përdorimi i lirë i simboleve nacionale në ambientet zyrtare të vetëqeverisjes lokale, ku pjesëtarët e popullit pakicë ose bashkësisë nacionale të pakicës tjetër përbëjnë shumicën apo aty ku përbëjnë më tepër se 15 për qind të popullsisë. Nimanbegu ka thënë se nuk është në rregull që përcaktohet pragu prej 15 për qind të pjesëmarrjes së pakicës në popullsinë e komunës përkatëse për të pasur të drejtën e përdorimit të simboleve nacionale në njësitë e vetëqeverisjes lokale.
“Po ashtu, vërejtja jonë kryesore ka qenë që institucionet në nivel lokal, si gjyqet, shkollat, ta kenë të obligueshme theksimin e simboleve nacionale të pakicave që jetojnë në atë trevë, gjë që nuk është përfshirë në zgjidhjet e ofruara me këtë Propozim ligj”, ka theksuar ai. Partitë parlamentare shqiptare, Partia Boshnjake dhe Iniciativa Qytetare Kroate kanë paralajmëruar se do të parashtrojnë amandamente në Propozim ligjin mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale. (Kohapress)
6 Javore KOHA
e enjte, 13 mars 2014
Vështrime & Opinione
Vështrime & Opinione
e enjte, 13 mars 2014
15-Vjetori i Shërbimit Shqip të Radios Europa e Lirë
7 Javore KOHA
Fjala e lirë më e fuqishme se shpata Radio transmetimet ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, si Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë, vazhdojnë të jenë mjete të nevojshme që ndihmojnë në transformimin e shoqërive nepërmjet informacionit të saktë, të balancuar dhe gjithpërfshirës, dhe jo diçka që i përket të së kaluarës.
Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork
Javën që kaloi, Shërbimi Shqip i Radio Europa e Lirë (REL) festoi 15-vjetorin e themelimit të tij. Radio Europa e Lirë, si një ent transmetimesh ndërkombëtare i financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një histori më shumë se 60-vjeçare. Radio Europa e Lirë, tani me qëndër në Pragë të Republikës çeke, filloi transmetimet e saja në fillim të luftës së ftohtë, me programe lajmesh, komentesh dhe analizash, në gjuhët e ndryshme të Europës Lindore dhe të ishBashkimit Sovjetik, përfshirë edhe transmetimet në gjuhën shqipe, pasi politikanët dhe diplomatët e njohur amerikanë të asaj kohe, si Xhorxh Kenen dhe Xhon Foster Dulles e shihnin Luftën e Ftoftë me komunizmin ndërkombëtar si një luftë ideshë, që duhej zhvilluar nepërmjet valëve të radios. Përsa i përketë shërbimit shqip të REL, sipas autorit të librit mbi historinë e Radios Europa e Lirë, Michael Nelson, “seksioni shqip i REL filloi transmetimet me disa vështirsi në vitin 1951, për tu mbyllur më 1953”. Por, pas një mungese prej pothuaj dyzet vjetësh, Qeveria amerikane vendosi që më në fund të rifillonte transmetimet shqip të REL pak para fillimit të luftës për çlirimin e Kosovës më 1999, me programe drejtuar kryesisht Kosovës, por edhe më gjërë. Unë kam patur rastin të takoja stafin e ri të seksionit shqip në Pragë, në kohën kur isha i angazhuar tek Zëri i Amerikës dhe më patën lënë mbresa pozitive me entuziazmin rinor, në fillim të veprimtarisë së tyre gazetareske, tani 15-vjeçare tek REL.
Kështuqë 15-vjetë më parë, transmetimet në gjuhën shqipe (përveç atyre të Zërit të Amerikës) bëhen pjesë e një organizate tjetër lajmesh ndërkombëtare, financuar nga Kongresi i SHBA me objektivin për të transmetuar lajme, informacione, komente dhe analiza drejtuar pothuaj ekskluzivisht Kosovës. Si mision të sajë, Radio Europa e Lirë i ka venë vetes obligimin për të promovuar vlerat dhe institucionet demokratike, duke transmetuar lajme dhe informacion atje ku nuk ekziston liria e medias ose ku liria e shtypit nuk është ende plotësisht e zhvilluar. REL furnizon dëgjuesin ose lexuesin me lajme të pacensuruara, kryesisht mbi zhvillimet vendore dhe rajonale, si dhe diskutime dhe debate të hapura mbi ato zhvillime. REL, gjatë gjithë historisë së saj ka vepruar me besimin se, që një demokraci të jetë e suksesshme, duhet të ketë qytetarë të mirë-informuar, dhe se “Stabiliteti -- i bazuar në demokraci dhe në një ekono-
mi të tregut të lirë -- anë e mbanë zonës ku transmeton, është jetike edhe për paqën në botë.” Roli i REL gjatë luftës së ftohtë, së bashku më Zërin e Amerikës dhe BBC në rrëximin e Murit të Berlinit-- njihet tanimë dhe pothuajse është bërë legjendë. Edhe Shërbimi Shqip i REL, megjithëse i ri në krahasim me disa shërbime të tjera të këtij enti, gjatë 15 vjetëve të ekzistencës së tij, ka shënuar suksese të dukshme në informimin e dëgjuesve dhe lexuesve të tij dhe ka lënë gjithnjë gjurmë të një burimi informcionesh të sakta, të panashme dhe të përgjithshme, gjithnjë duke ndihmuar në projektimin dhe në zhvillimin e vlerave të një shoqërie demokratike, pro-perëndimore në Kosovë. Shërbimi shqip i REL, në portalin e saj ka shënuar këtë përvjetor duke pasqyruar deklarata dhe urime të ndryshme, përfshirë edhe Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila me rastin e 15 vjetorit të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
themelimit të Shërbimit shqip të Radios Evropa e Lirë, ka përgëzuar punën që kjo redaksi ka bërë gjatë kësaj periudhe 15-vjeçare. Presidentja Jahjaga i dërgoi këtë mesazh seksionit të REL në gjuhën shqipe. ‘’Ju uroj për profesionalizmin dhe objektivitetin me të cilin REL e ka ushtruar misionin e saj që nga fillimi. Programi juaj në gjuhën shqipe për vite me radhë ka krijuar një forum shumë të nevojshëm që inkuadron kriteret në debat rreth politikë-bërjes dhe që na bën të gjithëve përgjegjës dhe transparent në punën tonë.” Presidentja Jahjaga vazhdoi urimin e saj duke thënë se, “REL ka kontribuar njëkohësisht në ndërtimin e urës midis qytetarëve dhe institucioneve, duke na bërë shpesh të vëmendshëm për nevojat e qytetarëve tanë, prioritet ky për të ndërtuar demokracinë e vëretëtë”, përfundoi kryetarja e Kosovës. Edhe Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Divizionit të Euro-Azisë të Zërit të Amerikës për-
shëndeti kolegët dhe gazetarët me rastin e 15-vjetorit të shëbimit shqip të REL, duke i përgëzuar ata, “për këtë arritje të madhe dhe për përkushtimin tuaj që t’i shërbeni popullatës shqip-folëse në Evropën Juglindore, posaçërisht në Kosovë, përmes komunikimit të hapur të informacionit dhe ideve…Shërbimi shqip i Radios Evropa e Lirë”, thotë Dr. Elez Biberaj në mesazhin e tij, “ka ofruar në vazhdimësi lajme dhe informacione të sakta, të balancuara dhe të zgjeruara, dhe ka promovuar demokracinë, qeverisjen e mirë, paqën dhe stabilitetin në një rajon të trazuar, por shumë të rëndësishëm të Evropës”. Drejtori i Divizionit të Euroazisë të Zërit të Amerikës dhe eksperti i çështjeve europiane dhe të Ballkanit thekson nevojën për rolin e vazhdueshëm të Shërbimit shqip të REL duke thënë se, “Evropa Juglindore vazhdon të vuajë nga jo stabiliteti politik dhe ekonomik, qeverisja e dobët, tensionet etnike, përparimi i ngathtë në vendosjen e shoqërive demokratike dhe shumë-kombëshe, dhe nga një ambient i njëanshëm medial”. Veterani i transmetimeve ndërkombëtare shton se puna e shërbimit shqip të REL është sot aq me rëndësi sa ishte 15 vjetë më parë dhe njëkohësisht, Elez Biberaj ofron ndihmën dhe bashkpunimin e tij me kolegët e shërbimit shqip të REL . Shërbimi shqip i REL mori me këtë rast urime edhe nga zyrtarët e REL, Kevin Klose, Xhef Trimble dhe Nenad Pejiç si dhe nga ekspertë dhe miqë të shërbimit shqip të REL si, eksperti i politikës së jashtme , ish diplomati amerikan Xhejms Huper, tani Drejtor Menaxhues i “Public International Law & Policy Group”, i cili në mesazhin e tij të urimit thotë se, “ Jam në vazhdimësi i mrekulluar me faktin se sa shumë ngjarje të rëndësishme, që prekin interesat e Shteteve të Bashkuara
dhe aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Europë, nisin në Kosovë dhe ato raportohen në programet tuaja.” “Kjo”, sipas tij, “me gjithë faktin se Kosova është vend i vogël, por e ka “hijen e gjerë” në ngjarjet botërore”, tha Xhejms Huper. Shërbimi shqip i Radios Europa e Lirë feston 15-vjetorin e themelit të tij në një kohë të vështirë buxhetore dhe sfidash me të cilat përballen tani transmetimet ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara. Është e pamundur të merret me mendë shkurtimi i këtyre transmetimeve, qoftë nga pikëpamja praktike, diplomatike e politike, qoftë edhe nga një këndvështrim moral. Prandaj si i tillë, roli i transmetimeve ndërkombëtare perëndimore, sidomos të atyre që sponsorizohen nga Shtetet e Bashkuara, siç është shërbimi shqip i REL -- sidomos në kohë krizash -- duhet të konsiderohet si një armë e pazëvendsueshëme në informimin e saktë në zona ende të konfliktuara. Siç sinjalizon edhe situata e krijuar kohët e fundit në Ukrainë, roli i transmetimeve ndërkombëtare siç është Shërbimi Shqip i simotrave të saj të Radios Europa e Lirë, nuk ka marrë fund. Siç ka thënë edhe Lech Walesa, duke komentuar rolin që ka luajtur REL gjatë ekzistencës së saj, se “Përballë valëve të radios, perdja e hekurt ishte e paaftë. Asgjë nuk mund të pengonte përhapjen dhe penetrimin e lajmeve , as sputnikët, as minat, as muret e larta dhe as telat me gjëmba. Kufijtë mund të ishin të mbyllur por fjalët nuk mund të shuheshin.” Radio transmetimet ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, si Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë, vazhdojnë të jenë mjete të nevojshme që ndihmojnë në transformimin e shoqërive nepërmjet informacionit të saktë, të balancuar dhe gjithpërfshirës, dhe jo diçka që i përket të së kaluarës.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
8 Javore KOHA
e enjte, 13 mars 2014
Opinione & Vështrime
Opinione & Vështrime
e enjte, 13 mars 2014
9 Javore KOHA
Diksursi sociopolitik
Dialogu vlerë e demokracisë Në përditshmërinë tonë shoqërore të gjithë jemi dëshmitarë se mungon dialogu brenda ne shqiptarëve për të zgjidhur çështjet kontestuese të cilat janë të pranishme edhe në pluralizëm, sepse të individët udhëheqës dominon egoizmi, liderizmi e atavizmi politik, duke përdorur mjetet makiaveliste për qellime personale ku shqiptarët në Mal të Zi janë shëmbull tipik i kësaj dukurie
Dr.Nail Draga
Në mjediset pa përvojë politike dhe emancipim shoqëror jo rrallë ndodhin dukuri të cilat nuk kanë të bëjnë fare më realitetin shoqëror, sepse nuk janë të mbeshtetura në realizëm por në iluzione, dhe si të tilla janë të prirura të dështojnë. Bartës të dukurive të tilla janë individët e ndryshëm me komplekse personale të cilëve iu mungon doza e realizmit, por jetojnë me iluzione, duke përdorur mjetet makiaveliste për t ia arritur qellimit të tyre personal. Ndonse çdo kush duhet ta dijë peshën e vet, qoftë personale apo profesionale, në deklarime publike ndodh që të ata të prezantohen në formë manipuluese për qellime të caktuara. Dhe demagogjia e tillë, për një moment dhe mund të ketë sukses, por me kalimin e kohës çdo gjë bëhët transparente, sepse ka kaluar koha e mashtrimeve ordinere. Një dukuri e tillë tek ne shqiptarët është e pranishme sidomos gjatë fushatave zgjedhore, ku nuk gjinden mjete për të realizuar qellimet e veta, që është dukuri e indvidëve egoist dhe të bajraktarizmit, që është më pasoja të vazhdueshme për shqiptarët në Mal të Zi.
Dialogu që na mungon
Nëse mungesa e dialogut në të kaluarën kishte të bënte me strukturën e sistemit e cila e kishte të ndaluar mendimin ndryshe, sepse çdo gjë realizohej nga koncepti parti-shtet, në pluralizëm më rastin e legalizimit të tij, në ketë aspekt
kemi një vendnumrim. Një veprim i tillë shpjegohet më faktin se strukturat udhëheqëse në pluralizëm vijnë të indoktrinuara nga sistemi i kaluar dhe se e kanë të vështirë të transformohen sepse edukimi ishte i tillë. Nëse këtij konstatimi i shtojmë mungesën e përvojës, egoizmin dhe atavizmin politik del qartë pse mungon dialogu i mirëfilltë që dëshmohet në mënyrë transparente si në partitë politike apo në strukturat e qeverisjeve lokale e ato shtetërore. Por, nëse ne të kaluarën ka munguar kulturua e dialogut, pas dy dekadave në pluralizëm mungesa e tillë nuk arsyetohet më asgjë. Nuk ka dilemë së një veprim i tillë dëshmon mungesen e vullnetit për të debatuar për çështje të cilat janë në favor të avancimit të çështjeve shoqërore të çdo mjedisi apo populli në vendin përkatës. Dhe nga një qendrim i tillë qytetarët apo komunitetet e ndryshme kanë mbetur peng të individëve apo klaneve të ndryshme. Nga një veprim i tillë kemi të pranishëm kulturën e bojkotit, pra të kundërdialogut dukuri kjo që është bërë shqetësuese sepse nuk është në favor të zgjidhjes së problemeve, por është e kundërta madje edhe të kamuflimit të tyre. Në sajë të egoizmit dhe sëmundjës së liderizmit individ të ndryshëm janë të prirur jo për tu marrë vesh, por e kundërta, kanë aftësi të arrihet deri të mosmarrveshja. Dhe një veprim i tillë nga invid përkatës cilësohet madje si e “arritur” e momentit, pavarësisht se pasojat janë të pashmangshme si për individin apo subjektin përkatës. Në ketë aspekt në skenën politike të shqiptarëve në Mal të Zi, kemi shembuj të shumtë dhe më pasoja për shqiptarët në ketë
mjedis.
Mungesa e parimeve
Nga përvoja e këtyre viteve të pluralizmit politik, del qartë se kemi të bëjmë me komplekset e udhëheqësve tanë politik, të cilët thënë troç i frikohen dialogut brenda shqiptarëve.Dhe një veprim i tillë destruktiv nuk ka si të shpjegohet ndryshe, përveç se me kompleksin e bajraktarizmit jo vetëm në kuadër të subjektit të cilin e përfaqësojnë por edhe të terë shqiptarëve në Mal të Zi. Kujtojmë me ketë rast Konferencën më
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
temë “Çështja Shqiptare në Mal të Zi”e mbajtur në Uashington më 24-25 qershor të vitit 2003, organizuar nga KKSHA, ku ndonëse subjeket politike nacionale shqiptare që morën pjesë(UDSH, LDMZ dhe PPD) të cilat ishin në një koalicion republikan më emërtimin “Shqiptarët bashkë”, ndonëse premtuan së do të hartojnë një platformë të përbashkët për pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi, një ide e tillë mbeti në letër pa u realizuar. Rasti i fundit është mosmarrëveshja në mes subjeketëve nacionale shqip-
tare (madje edhe me ndërmjetësim) për hartimin e një liste të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi (tetor 2012), është shëmbull klasik i një konstatimi të tillë, ku nga tre deputet të mundshëm me listën e përbashkët, ndaras u fituan vetëm dy deputet(!?). Problemi fillimisht ishte subjektiv e kishte të bente me renditjen e subjekteve politike në listën zgjedhore, pa peshuar me realizëm numrin e votave që kishte më parë apo që mund ti fitonte çdo subjekt, në këto zgjedhje. Nga qendrimi refuzues doli qartë se nuk kishte mundësi realizimi i një marrëveshje parazgjedhore, sepse nëse ajo do të arrihej subjektet përkatëse do të ishin të obliguara të pakten në mënyrë deklarative ta respektonin ate. Dhe një veprim të tillë nuk kemi si ta quajmë ndryshe por mungesë të parimeve, sepse në rend të parë u hetuan interesat personale e ato klanore se sa ato kombëtare, që u dëshmu mënjëher pas zgjedhjeve. Pasi shqiptarët nuk arrijnë dot të realizojnë një dialog brenda vet subjekteve të tyre është e kotë të pritet realizimi i dialogut me pushtetinQeverinë e Malit të Zi.
Kompromisi i domosdoshëm
Është e njohur se për dialog nevojitën dy palë, ndërsa për debat edhe më shumë, por, si për njërën dhe tjetrin patjetër nevojitet vullnet qoftë ai shoqëror apo politik, i mbeshtetur nga të dy palët. Ndërsa, bojkotimi nga njëra palë bën që dialogu të jetë i pamundur, dhe si i tillë i dështuar, ku shëmbuj të tillë kemi kudo. Në kuadër të dialogut ekziston kompromisi si domosdoshmëri, sepse ata të cilët nuk janë për kompromise, nga fil-
limi janë të orientuar për dështimin e tij. Vetëm kompromiset sjellin rezultate që do të jenë në favor të dy apo më shumë palëve, pra të mirës së përbashkët. Në sajë të dialogut dhe kompromisit, palët shprehin në praktikë së janë për zgjidhje të çështjeve kontestuese, duke treguar edhe vetëdije emancipuese.
Kur askushi mendon se bëhët dikushi
Përvoja disa vjeçare e periudhës së pluralizmit ka ndikuar që edhe qytetari i zakonshëm shumë çka ta ketë të qartë, si në organizimin politik por edhe në funksionimin e pushtetit. Madje e them pa hezitim se pluralizmi ka sjellë një pozitivitet sepse ka bërë xhveshjen totale të disa personave të cilët aksidentalisht janë angazhuar në politikë. Madje është për të ardhur keq së vlerat morale kanë rënë në nivelin më të ulët. Dhe s ka se si të jetë ndryshe, kur individë matrapaz apo medioker duan të shesin moral, bën qe edhe qytetarët e zakonshëm të humbin besimin edhe në njerëz më vlera personale dhe profesionale. Pikërisht në kohëra të tilla ku nuk kemi politikë dhe struktura te konsoliduara, individ të ndryshëm arrijnë të bëjnë karierë duke depertuar në pozita të ndryshme, qoftë në nivel lokal apo ate qendror. Andaj nuk është e tepërt të thuhet se vetëm në politikë askushi mendon së është bërë dikushi. Dhe një qasje e tillë për fat të keq në shumë raste ka qenë e suksesshme, sepse individ të ndryshëm nuk kanë zgjedhur mjete për ti’a arritur qellimit, ku për një kohë edhe kanë pasur sukses, sepse te tillët janë edhe me të pranueshëm për pushtetin, e për sa kohë është çështje tjetër.
Pikëpamjet Pikëpamjeteeshprehura shprehuranë nëfq: fq:OPINIONE OPINIONE& &VËSHTRIME VËSHTRIMEnuk nukpërfaqësojnë përfaqësojnëdomosdoshmërisht domosdoshmërishtpolitikën politikënredaksionale redaksionaletë të„KOHA „KOHAjavore„ javore„
10 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 13 mars 2014
Kulturë
e enjte, 13 mars 2014
Recension mbi romanin e ri të shkrimtarit Besnik Mustafaj “Autoportret me teleskop”
11 Javore KOHA
Ta rikthesh lirinë me pendë I mbyllur në guaskën e rehatshme të politikës, ministri kupton se sa e kufizuar është liria e tij vetjake gjë që pasqyrohet më së miri në një monolog të këtij personaliteti të dyzuar, ku shkrimtari nxjerr gjithë mllefin, madje e akuzon ministrin që ia ka bërë lirinë të padobishme.
Sabina Osmanoviq
Të shkruarit është një proces i mundimshëm, i cili kërkon sforcim të çdo qelize të trurit, kërkon kohë e mbi të gjitha sakrificë. Duke qenë se të shkruarit është një proces në vazhdimësi, t‘i rikthehesh atij pas një kohe të gjatë duhet të jetë akoma më sfilitëse. Të tilla ndjesi duhet të këtë patur edhe ish-ministri Besnik Mustafaj, i cili i rikthehet letërsisë pas gati 15 vjetësh. Libri i tij post-politik, i titulluar “Autoportret me teleskop”, intrigon lexuesin duke i ngjallur kureshtjen se në faqet e tij do të gjejë rrëfime personale nga ditët e autorit si ministër. Ndërkaq, që në faqen e parë hasim në pengesën e parë - një paralajmërim të autorit se ky libër nuk është autobiografik edhe pse në mënyrë rastësore apo edhe jo, protagonisti kryesor quhet Besnik Mustafaj. Uni tregues nis udhëtimin letrar në hollin e një hoteli në Monako, për të na rikthyer deri në ditët e fëmijërisë në vendlindjen e tij. Është pikërisht konflikti që ndodh në pjesën e parë të librit, mes eprorit të protagonistit dhe shkrimtarit finlandez, ku eprori për herë të parë kërkon nga ministri në detyrë të ndërhyjë në cilësinë e shkrimtarit, shkëndija që ndez zjarrin e fanitur diku thellë në nënvetëdijen e ministrit. E sikur të mos mjaftonte kjo, në skenë shfaqet edhe Anna B., këshilltarja e kryeministrit slloven, që me pyetjet e saj, se çfarë ka bërë, më saktësisht çfarë ka shkruar Besnik Mustafaj gjatë gjithë këtyre viteve në politikë, shkakton te ministri një lloj trazimi që do të përcaktojë fatin
e tij në të ardhmen. Anna B. shërben edhe si urë lidhëse me letërsinë duke qenë se ajo është një ndër personazhet e librit “Boshi”, shkruar para se autori të hynte në botën e politikës. Nga ana tjetër Anna B., në rrafshin frojdian përfaqëson Idin apo prirjen instinktive
- dëshirën sublime të ministrit për të shkruar letërsi, kurse figura e eprorit mund të lexohet si Mbi Uni i rreptë - detyrimet shtetërore, normat shoqërore. Në këtë libër do të gjeni karaktere jo të zakonshme, si Selami Beshiri, Myzafer Zhivini etj., e që njëherit janë projeksion
i vlerave dhe veseve të shoqërisë shqiptare. Temat që e shqetësojnë protagonistin Besnik Mustafaj janë: kallëzimi (tradhëtia), “frika dhe faji i pavullnetshëm”, të cilat kthehen në një formë paranoje që e përndjekë protagonistin, ku imagjinata e tij shkon deri tek teoritë konspirative nga
Në njëfarë mënyre, ky libër shërben si një lloj katarsisi, është në fakt parapërgatitje për t‘iu rikthyer botës së lirë të letërsisë. Duket se shprehja në libër „Humbjen e pushtetit politikani e përjeton shumë më dhimbshëm se humbjen e nderit“ nuk vlen për protagonistin Besnik Mustafaj. Madje ndodh e kundërta - autori kërkon të heqë mburojen hijerëndë të ministrit për t‘iu kthyer sërish pendës së shkrimtarit, e cila do t‘i falë atij lirinë
më të çuditshmet. I mbyllur në guaskën e rehatshme të politikës, ministri kupton se sa e kufizuar është liria e tij vetjake gjë që pasqyrohet më së miri në një monolog të këtij personaliteti të dyzuar, ku shkrimtari nxjerr gjithë mllefin, madje e akuzon ministrin që ia ka bërë lirinë të padobishme. Heqja dorë nga të shkruarit është privim i lirisë personale, për më tepër personazhi Besnik Mustafaj ka dëshirë të shkruaj tregime erotike, gjë që do të ishte e paimagjinueshme për një ministër, madje nga fundi i librit kemi edhe një përpjekje për të shkruar atë lloj proze. Sa i besueshëm do të ishte një ministërshkrimtar? Kujt do t’i drejtohej ai po të shkruante, lexuesit apo votuesit? Në të dyja rastet, do të lindnin keqkuptime sepse si shkrimtar do të ishte e vështirë të bëje në mënyrë të besueshme ministrin dhe anasjelltas. Edhe pse futet në rangun e librave politikë, ky në thelb është një libër për rrënjët e lirisë. Më saktësisht, është një libër që reflekton marrëdhënien difuze me lirinë, sidomos kur bëhet fjalë për një popull i cili për pesëdhjetë vite ka përjetuar një diktaturë të egër. Sa e vështirë është për një shoqëri të rritur nën trysninë diktatoriale të perceptojë në mënyrën e duhur konceptin liri duke pasur parasysh se në shumicën e rasteve, qoftë nocioni liri apo dhe demokraci janë keqkuptuar dhe së fundmi, si duhet të ndërtojmë një marrëdhënie të shëndetshme me këtë koncept filozofik, shprehur nga autori si më poshtë: “Liria e ndërkallur në jetën e individit si përmbysje e dëshirave dhe përfytyrimeve të rinisë për t`i zëvendësuar me të reja, përmban brenda vetes një dhunë me rrezik shpërfytyrimin e individit, pa-
varësisht se këto dëshirat dhe përfytyrimet e reja mund të shkëlqejnë nga luksi, nga paratë, nga pushteti. Gjithë ai shkëlqim nuk e fsheh dot për një sy të vëmendshëm ndrydhjen e këtij individi për shkak të kompromisit që ai ka bërë duke i kufizuar e mpakur lirinë vetes brenda lirisë së madhe të shoqërisë. Qëndrimi ndaj dëshirave dhe përfytyrimeve tona rinore për të ardhmen çon në thelbin e pyetjes nëse ne, që u rritëm nën diktaturë, duhet të kemi një jetë apo dy gjysma jetësh, dy gjysma gjithsesi të papajtueshme njëra me tjetrën sepse themelisht të ndryshme?” Romani i ri i shkrimtarit Besnik Mustafaj është një libër dilemash, një libër përsiatjesh mbi lirinë dhe njohjen e vetvetes, ku një vend të rëndësishëm zë edhe pyetja “A ekziston një realitet objektiv?” apo në mos jemi thjesht, pre e iluzionit optik. Në roman lakohen dy terma, e vërteta intime dhe e vërteta e tregimit, të cilat luajnë një rol kyç në zbërthimin e kësaj vepre. Diku mes rreshtash, mbase ky libër edhe mund të lexohet si një autoportret letrar, një e vërtetë letrare e cila krijon distancën e duhur për t‘u lexuar si e vërtetë e tregimit, pa çka se lexuesi rreket të gjejë linja të ngjashme me jetën e autorit apo edhe të personazheve të tjerë. Në njëfarë mënyre, ky libër shërben si një lloj katarsisi, është në fakt parapërgatitje për t‘iu rikthyer botës së lirë të letërsisë. Duket se shprehja në libër „Humbjen e pushtetit politikani e përjeton shumë më dhimbshëm se humbjen e nderit“ nuk vlen për protagonistin Besnik Mustafaj. Madje ndodh e kundërta - autori kërkon të heqë mburojen hijerëndë të ministrit për t‘iu kthyer sërish pendës së shkrimtarit, e cila do t‘i falë atij lirinë.
12 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 13 mars 2014
Kulturë
e enjte, 13 mars 2014
Vështrim
Libër realisht me vlerë
Gjekë Gjonaj në këtë libër ka objekt studimi një figurë shumë interesante - Prekë Calin, një person që ka pas një raport shumë të çuditshëm me shtetin, si me mbretërinë e Ahmet Zogun ashtu edhe me komunizmnin. Një person i cili ishte përfaqësues i Kanunit. E Kanuni ishte një sistem, një shtet në vete. Dhe nuk ka shtet që të pranojë një shtet brenda vetes së vet. Këtë koncept nuk kishte se si ta pranonte komunizmi i cili në bazën e vet kishte internacionalizmin , dy parime krejt të kundërta. Prandaj regjimi i Enver Hoxhës duke luftuar Prekë Calin luftonte në palcë Kanunin.
Për Koha Javore:
Prof.dr. Stefan Çapaliku
Autori i monografisë “ Prekë Cali , piramidë e kufijve të Shqipërisë” na ka sjellë një libër realisht me vlerë. Gjekë Gjonaj në përceptimi tim për hartimin e kësaj vepre ka përdorë tri aspekte të rëndsishme për çdo personalitet njerëzor dhe këto janë: raca, momenti dhe mjedisi. Këto tri elemente besoj se kanë qenë pikësynimet kryesore të autorit për të bashkëbiseduar me lexuesit nëpërmjet këtij libri për figurën e Prekë Calit. Sigurisht se nga këto tri elemente të pozitivizmit në shkencën shoqërore rrjedhin disa elemente të tjera të cilat janë po kaq të rëndësishme. Nga racat vjen i ashtuquajturi biografizmi, nga momenti vjen i ashtuquajturi historizmi dhe nga mjedisi vjen i ashtuquajturi gjeografizmi. Të tria këto, biografizmi, hiostorizmi dhe gjeografizmi tek vepra në fjalë janë përdor si disa kolona mbajtëse për ta ndërtuar librin. Ky libër hynë dhe klasifikohet në çdo bibliotekë në të ashququjaturën letërsi dokumentare, e cila është me të vërtetë diçka midis shkencës së mirëfilltë, shkencës e cila bazohet mbi referenca, mbi mënyrën se si serviren dhe stilin me anë të të cilit përcillen këto referenca dhe këto burime tek lexuesi. Ky lloj i miksazhit që klasifikohet në letërsinë dokumentare është sot padyshim letërsia më e lexuar e botës. Gjekë Gjonaj në këtë libër ka objekt studimi një figurë shumë interesante - Prekë
Gjekë Gjonaj në përceptimi tim për hartimin e kësaj vepre ka përdorë tri aspekte të rëndsishme për çdo personalitet njerëzor dhe këto janë: raca, momenti dhe mjedisi. Këto tri elemente besoj se kanë qenë pikësynimet kryesore të autorit për të bashkëbiseduar me lexuesit nëpërmjet këtij libri për figurën e Prekë Calit
Calin, një person që ka pas një raport shumë të çuditshëm me shtetin, si me mbretërinë e Ahmet Zogun ashtu edhe me komunizmnin. Një person i cili ishte përfaqësues i Kanunit. E Kanuni ishte një sistem, një shtet në vete. Dhe nuk ka shtet që të pranojë një shtet brenda vetes së vet. Këtë koncept nuk kishte se si ta pranonte komunizmi i cili në bazën e vet kishte internacionalizmin , dy parime krejt të kundërta. Prandaj regjimi i Enver Hoxhës duke luftuar Prekë Calin luftonte
në palcë Kanunin. Prekë Cali, nga ana tjetër, bëhet personazh intersant për çdo kritikë, për çdo historian, për çdo shkrimtar edhe për një efekt të them estetik. Kemi parasysh një figurë që kur ti ndëgjon për të të krijohet ideja sikur ka jetuar qindra vite përpara, gati– gati një figurë e kthyer në legjendë. Dhe aq më tepër kur mëson se ky ka qenë një burrë simpatikë, një burrë me shumë sharm, një burrë i cili ka realizuar një komunikim publik të mrrekul-
lueshëm. Kjo e stolisë objektin e shkrimit të publicistit Gjekë Gjonaj. Libri gjithashtu është i rëndësishëm edhe për një fakt tjetër. Ne jetojmë në epokën e globalizmit, në epokën e komunikimit dhe konsumit, kur e gjithë dita jonë është e mbushur me informacione që na vijnë nga jashtë. Globalizmi i vënë në provë iidentitetet nacionale, posaçërisht identitetet nacionale të kombeve të vegjël siç jemi ne. Në këtë kontekst duhet përshëndetur edhe përpjekjen e Gjekë Gjonaj, i cili përmes kësaj vepre, synon të forcojë identitetin tonë nacional.
13 Javore KOHA
14 Javore KOHA
Kulturë
e enjte, 13 mars 2014
Kulturë
e enjte, 13 mars 2014
15 Javore KOHA
Fotografia(3)
Fantazia hyjnore e Milit Për Koha Javore:
Qerim Vrioni/ Michigan
Nuk mund të thuhet se fotoja do dilte e tillë ose jo, po të vizatonte një piktor tjetër dhe të fotografonte një tjetër fotograf, fakti që fotoja ka këto vlera tregon se dyshja, Pikaso-Mili, rezultoi mjaft e suksesëshme. Fantazia, thuajse hyjnore e Gjon Milit, bëri që këto vizatime të cilat humbisnin gjatë krijimit të tyre, të përjetësoheshin në letrën fotografike, për t’u shikuar sot mbas mbi gjashtëdhjetë vjet pas realizimit të tyre, dhe po ashtu të vazhdojnë të kundrohen e shijohen, deri sa të ketë njerëz që pëlqejnë fotografinë. Në botime të ndryshme fotot e Milit, por edhe të të tjerëve që paraqesin lëvizjen e një burimi drite, quhen rëndom “vizatime me dritë“. Ndoshta nuk u takon të gjithave ky emërtim.Më saktë mbase do ishte që përveç atyre të Pikaso (mundet dhe të ndonjë piktori tjetër), të tjerat të quhen me termin shkencor “fiziograma”, që përbën pasqyrimin e lëvizjes mekanike të një burimi drite në errësirë. Madje, edhe fotot e Milit ku pasqyrohet lëvizja e harkut të violinës (me dritëz në maj) të instrumentistit të shquar, Jasha Heivetz (1952) mund të emërtohen fiziograma të violinës. Tjetër gjë kur lëvizjet e burimit të dritës bëhen nga dora e piktorit, këto janë vizatime sepse paraqesin diçka me kuptim e subjekt, si njeri, send, kafshë etj, të cilat mund të quhen “vizatime me dritë“.
Kthehemi në fillim të shkrimit, tek përkufizimi i vizatimit, duket sikur ka një farë mospërputhje ndërmjet tij dhe emërtimit të këtyre fotove të Milit. Kjo, sepse vijat e Pikaso-s krijohen në hapësirë tripërmasore, pra jo në sipërfaqe dy përmasore , aq më tepër rrafsh të drejtë. Sado aftësi të shpalo-
ste piktori, nuk mund t’i shënonte vijat mbi një sipërfaqe rrafshe (pra të bëj një vizatim), sepse nuk e ka lejuar përmasa e tretë, thellësia. Bash, këtë përmasë që shqetëson përkufizimin tonë, e shmang fotografia, e cila arrin ta tresi dhe, vijat e dorës së piktorit të shfaqen në një rrafsh të
drejtë (letra fotografike) dhe ta meritojnë plotësisht cilësimin “vizatim”, madje shoqëruar edhe nga vegla e veçantë, “me dritë“. Fotografia, dihet se një nga tiparet themelore ka zhdukjen e thellësisë së objekteve, pra të përmasës së tretë, dhe këtu qëndron merita e saj që vijat e piktorit në
“Vizatimet me dritë“ janë të ngjajshme me skicat e shpejta me laps që praktikojnë rëndomë piktorët, veçse këto të fotografuara nga Gjon Mili, kanë dalë nga mendja dhe dora e Pablo Pikaso-s, më të madhit piktor të shekullit XX.
hapësirë të shikohen të shtrira përfundimisht dhe përgjithmonë në një sipërfaqe. Tek e fundit edhe në sajë të aftësisë përfytyruese të Gjon Milit. Ndoshta nuk ka ndodhur më herët në historinë e arteve pamore që të ruhet një vepër e cila zhduket gjatë krijimit të saj si këto vizatime me dritë të Pikaso-s, të fotografuar nga Mili. Po ashtu, Pikaso është mbase i pari që ka vizatuar në hapësirë dhe jo në sipërfaqe rrafshe, dhe vizatimet të mbeten. Themi ndoshta, sepse para tij mund të kenë vizatuar edhe të tjerë, por të tijat kanë mbetur për t’u shikuar me kënaqësi, madje në një art tjetër pamor siç është fotografia. Gjon Mili e kishte fotografuar dhe më parë lëvizjen me teknikën stroboskopike duke realizuar edhe foto të njohura si “Nudo duke zbritur shkallët” (1942) dhe “Pas de Bourre”(1945), por në këto fotografi subjektet janë të copëzuara (fragmentarizuar). Për të arritur tek “vizatimet me dritë“ Milit i është dashur të mendoj, si të gjithë fotografët me anën e përfytyrimit, një shqisë shtesë, në mund ta quajmë kështu, që u bëhet atyre organike gjatë krijimtarisë artistike. Mili e fotografoi rishtas Pikaso-n, me këtë teknikë, edhe pas 18 vitesh (1967). Edhe këto foto, përgjithësisht kishin piktorin në qendër të tyre, por në disa syresh duken vetëm imazhe kafshësh, vazo lulesh, germa kapitale, madje dhe nënshkrimi i tij. Në këto të dytat, fotografi e ka lënë në terr piktorin, pra ka kryer vetëm pjesën e parë të procesit të fotografimit. Vizita e dytë dhe fotot e realizuar në të, ishin siç thotë vet Mili, “shkaku i botimit të
përmbledhjes së tyre në një album”. Kështu, në vitin 1970, ai botoi albumin me titull “Picasso’s third dimension” (Përmasa e tretë e Pikaso-s), që më pas u botua dhe në frengjisht. Në të, përveç fotove “vizatim me dritë”, fotografi ka paraqitur edhe imazhe të punimeve artistike të piktorit të madh në qeramikë e materiale të tjera të forta. Mili, i shoqëron shpesh fotografitë e albumit edhe me komente, që flasin për nivelin e mirë estetik të tij. Kjo përmbledhje, do pasohej 10 vjet më vonë me botimin prej “New York Graphic Society” (Shoqata Grafike e Nju Jorkut) të albumit-monografi “Gjon Mili— Photographs&Recollections” (Gjon Mili-Fotografi dhe Kujtime). Vetë fotografi, përveç fotove të zgjedhura, ofron të dhëna për jetën dhe krijimtarinë e tij, pra ka edhe karakter jetëshkrimor, por të trajtuar me sensin e një letrari të aftë. “Vizatimet me dritë“ janë të ngjajshme me skicat e shpejta me laps që praktikojnë rëndomë piktorët, veçse këto të fotografuara nga Gjon Mili, kanë dalë nga mendja dhe dora e Pablo Pikaso-s, më të madhit piktor të shekullit XX. Sot në botë janë përhapur mjaft fotografitë “vizatim me dritë“, me teknika e mënyra të shumta e të ndryshme. Por, gjithsesi, ende nuk është realizuar ndonjë foto që të ketë popullaritet të përafërt me atë të “Pikaso duke vizatuar me dritë“(1949) të fotografit amerikan me origjinë shqiptare, Gjon Mili, i cili u nda nga kjo jetë më 15 shkurt 1984, plotë 30 vjet më parë.
16 Javore KOHA
Arsim
e enjte, 13 mars 2014
Arsim
e enjte, 13 mars 2014
17 Javore KOHA
Gjimnazi privat “Drita” festoi tetëvjetorin e themelimit
Mesazhe pune e arsimi kombëtar Ky jubile i rëndësishëm për arsimin tone kombëtar përkon me një datë të shënuar për arsimin shqip 7 Marsin, Ditën e Mësuesit apo siç quhet ndryshe ditëlindja e shkollës së parë shqipe Këtë ditë feste e gëzimi, e cila u mbajt mbrëmjen e 6 marsit në objektin e ri shkollor, e madhëruan pjesëmarrës të shumtë, në radhë të parë prindërit, të cilët rritën gëzimin e fëmijëve të tyre. Të pranishëm në këtë manifestim të organizuar bukur, përveç nxënësve, mësimdhënësve, udhëheqësisë dhe ish nxënësve të shkollës, ishin edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Luigj Shkrela, Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe deputeti Genci Nimanbegu, kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti dhe nënkryetari i Komunës së Tivarit Osman Subashiq. Ky jubile i rëndësishëm për arsimin tone kombëtar përkon me një datë të shënuar për arsimin shqip 7 Marsin, Ditën e Mësuesit apo siç quhet ndryshe ditëlindja e shkollës së parë shqipe. Andaj me këtë rast nga kjo kremte u përcollën me shumë respekt urimet për të gjithë mësimdhënësit tanë të cilët me punën,pasionion dhe dashurinë për profesionin, për dijet ,për nxënësit i kanë dhënë një vizion të ri traditës së shkëlqyer të arsimit kombëtar.
Bisha: Gjimanzi “ Drita” do të vazhdojë misionin e shenjtë
Themeluesi i Gjimnazit privat “ Drita” Hysein Bisha fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe shprehu optimizmin e tij se ky institucion do të vazhdojë misionin e tij të shenjtë. “Edukimi dhe arsimi janë shtyllat kryesore të formimit të një kombi. Pa këto nuk mund të ketë sukses as Ulqini as Mali i Zi. Stafi drejtues dhe pedagogjik i këtij gjimnazi privat janë angazhuar shumë që ky institucion të mbijetojë edhe përkundër vështirësive të theksuara financiare. Falë këtij përkushtimi
Kujdestarët e klasëve për sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shëmbullore i shpëblen me lëvdata këta nxënës: Besart Hoxhiq, Rajmond Gjonaj, Dorjeta Nasufaga, Muhamed Bisha, Leart Kallaba, Enis Lika, Besmir Asllani, Aida Rexhepi, Arbër Markashi, Dafina Taganoviq, Gentiana Çoboviq, Zade Rexha, Sabina Suloviq dhe Amina Bisha.
Programi festiv
dhe pasioni për arsimin tonë kombëtar Gjimnazi “ Drita” vazhdon të punojë dhe uroj e shpresoj që të ketë jetëgjatësi. Gjatë tetë viteve të shkuara në këtë shkollë janë diplomuar 96 nxënës të cilët tani ndjekin shkollimin superior nëpër universitete të ndryshme në Mal të Zi, Kosovë , Shqipëri e vende të tjera, të cilët shpresojmë se së shpejti do të kthehen të kontribuojnë në këtë qytet” tha Bisha, duke ftuar Komunën e Ulqinit dhe Qeverinë e Malit të Zi të mbështesin këtë gjimnaz në mënyrë që të vazhdojë misionin e tij të shenjtë.
Gjeka: Përherë do të keni përkrahjen time
Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka,duke iu uruar nxënësve dhe mësimdhënësve të këtij institucioni të parë privat arsimor-edukativ në gjuhën shqipe në Mal të Zi jubileun e tetë premtoi mbështetjen e tij, respektivisht të institucionit që ai drejton. “Gjimnazi “Drita” mund të shërbejë si shembull i afrimit të arsimit tonë me arsimin evropian ku synojmë të integrohemi. Ne jemi të vetëdijshëm për rrugën e vështirë që e përcjell arsimin shqip në Malin e Zi dhe reformat që e presin . Por ne kemi provuar dhe kemi ditur t’ia dalim dhe po ia dalim me sukses. Ju jeni siguria e procesit të pandashëm të modernizimit të arsimit
dhe të rritjes cilësore të tij . Andaj ju uroj suksese dhe ju garantoj se tek komuna e Ulqinit dhe tek unë si kryetar përherë i keni dyert e hapura dhe do të keni përkrahjen tone”, u shpreh Gjeka
Nimanbegu: Hap vizionar me shumë përgjegjësi
Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe deputeti Genci Nimanbegu në fjalën e tij përshëndetëse hapjen e kësaj shkolle e vlerësoi si një hap të guximshëm dhe vizionar. -Gjimnazi privat “Drita” eshtë nisma më serioze afariste, më kuptimplote dhe me përgjegjësi më të madhe që është bërë vitet e fundit në Komunën
e Ulqinit. Hapja e një shkolle private në gjuhën shqipe është një hap për të cilin është dashtur vizion, guxim, por edhe durim. Këshilli Nacional i Shqiptarëve çdo herë do të jetë përkrahës i nismave të ndryshme të kësaj shkolle. Dëshiroj që jo vetëm Komuna e Ulqinit por edhe qeveria të japë mjete sa më të mëdha për ndihmën e funksionimit të kësaj shkolle private e cila sigurisht me punën e saj do të nxjerrë nxënës të mirë të cilët me punë do ta dëshmojnë veten, theksoi, Nimanbegu.
Nxënësit më të mirë
Nxënësja më e mirë për këtë vit shkollor u shpall Aida Rexhepi.
Për nder të kësaj kremteje u shfaq një video reportazh e përgaditur nga profesori i gjuhës shqipe Haxhi Shbani në bashkëpunim me nxënësit e kësaj shkolle, u përurua objekti i ri i shkollës, i pajisur me kabinetet dhe mjetet mësimore të nevojshme për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor sipas kërkesave të kohës dhe u promovua numri dy i revistës shkollore “ Drita”.Pjesë e këtij programi festiv ishin edhe punimet e nxënësve nga lënda e artit figurativ të cilat kënaqën frekuentuseit e kësaj ekspozitë,derisa për mysafirët e ftuar u shtrua një koktej rasti.
Revista shkollore “Drita”
Në faqet e kësaj reviste të veçantë me 34 faqe kolor nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë botuar shumë shkrime e artikuj interesantë. Revista besoj se do të luaj rolin e saj të rëndësishëm në afirmimin e vlerave të punës arsimore dhe edukative të këtij institucioni të suksesshëm. Urojmë që botimi i revistës shkollore “ Drita” të jetë një nismë e mbarë dhe nxitje për afirmimin e talentëve të rinj, dashamirë Gjekë Gjonaj të fjalës së shkruar.
18 Javore KOHA
Mozaik
e enjte, 13 mars 2014
Ushqime
Agim Gecaj pas shumë vitesh riktheh pasionin e fëmijërisë
Arti vlon në shpirtin dhe ndjenjat e tij
Agim Gecaj nga Malësia pas një periudhe të punës disavjeçare në fushën e arsimit si profesor i gjuhës angleze, kohëve të fundit i është rikthyer artit figurativ i cili realitetin e së kalurës vëndosi qe ta pasqyroj me piktura të shumta të punuara me vaj në pëlhur, arkilik në pelhur, dhe laps sepia. Interesimi dhe pasioni për artin figurativ, për Gecajn ka lindur që në kohët e fëmijërisë së tij qe kur ndiqte mësimet në shkollën fillore. I pyetur nga nga Koha Javore për punën e tij të kohëve të fundit, Gecaj u shpreh se me dëshirën më të madhe i është rikthyer veprimtarisë artistike ku brenda pak muajsh ka realizuar mbi dyzet piktura të dimensioneve dhe zhandreve të ndyshme. “Unë qe në kohën e fëmijërisë kam treguar aftësi dhe interes për artin figurativ. Arti ka lindur në gjenet e mia dhe arti është diçka që e kam dashur më së shumti dhe këtë e tregojnë edhe pikturat e
mia të cilat u ekspozuan në Egjipt kur isha në klasën e tetë në një ekspozitë ku merrnin pjesë artistë nga shtete të ndyshme, mirëpo që atëherë e deri sot e braktisa këtë art pa e ditur arsyen se pse”, tha Gecaj për gezetën tonë. Ndërkaq inspirimi për veprimtarinë artistike sipas Gecajt i ka rrënjët që në moshë shumë të vogël duke thënë se që atëherë pasioni për pikturën vlonte në brëndësi të shpirtit të tij. Pikturat e piktorit të ri nga Malësia përmbajnë portrete nga më të ndyshmet duke filluar nga portrete të figurave tona kombëtare si Gjergj Kastrioti Skendërbeu, Dedë Gjon Lulit, Nobelistës Nënë Tereze, si dhe portrete të shumta nga veprimtaria e malësorëve ndër vite në Malësi. Gecaj tha se rikthimi i tij në botën artistike e bën atë shumë të lumtur duke pikturuar në zhandret e tij të preferuara, në atë të arkilikut në pelhur, vajit në pelhur dhe lapsit sepia. Piktori në
19 Javore KOHA
Birra është zgjidhja perfekte për një pasdite të ngrohtë, mbrojtëse nga ftohja dimërore, pije e relaksit pas një dite të gjatë të lodhshme, partnerja ideale e picës dhe ushqimeve të tjera që duam. Ka disa arsye pse birra me djathin shihet si një “çift” i përkryer: - Së pari ekspertët thonë se të dyja produktet i kanë rrënjët në fermë, ku fillimisht gratë i prodhonin në sasi të mëdha. - Së dyti, të dyja janë rezultat i procesit të fermentimit: djathi prodhon acid, birra prodhon alkool dhe kjo i lidh ngushtë. Ja disa nga llojet e djathit dhe të birrave që do të shkonin më shumë me njëri tjetrin: Moxarela me birrë gruri, ose elbi Guda me birrë pak, ose aspak të gazuar Djathi me myk, me birrë të zezë Djathi i butë me birrë të thartuar
Realizoi mbi dyzet piktura brenda pak muajsh
fjalë u shpreh se do të çel një ekspozitë personale në Malësi andej nga fillimi i muajit maj siç i është premtuar edhe nga drejtues të QIK-ut në Tuz. Ndërkaq për punën e tij artistike Gecaj është vlerësuar nga disa piktor dhe galeri nga Shqipëria dhe Kosove të cilin e kanë ftuar për bashkëpunim. “Më kanë bërë ftesa disa galleri nga Shqipëria, siç është galleri Alfa, Alb Art dhe shumë të tjera. Aktualisht jam në kontakt me piktorin e madh nga Dibra Pashko Pervallin. Kam kërkesa që të bëj punime edhe në Kosovë”, theksoi Gecaj. I pyetur për piktorët e tij të preferuar dhe planet e tij për në vazhdim, Gecaj thekson, “Piktorët të cilët i respektoj shumë do të ishin të shumtë por unë do veçoja të madhin maestro Gjelosh Gjokaj, Agim Synaj, dhe Prëk Bushallen. Sa u takon planeve, mendo që në të ardhmën do t’i intensifikoj punimet në artin figurative, ta zgjëroj numrin e pikturave dhe të çel ekspozita në shumë vende ku jetojnë shqiptarët. Artin e dua pakufi dhe arti do jetojë në mua për aq kohë sa do të jetoj edhe unë”, përfundoi Gecaj. Toni Ujkaj
e enjte, 13 mars 2014
Birra me djath një “ çift” i përkryer Derisa për shumicën e njerëzve lakrat turshi asociojnë në artikuj të thjeshtë ushqimor të dedikuar për ushqim gjatë muajve të dimrit, shkencëtarët kanë bërë punë të madhe dhe kanë arritur në kokluzionin që lakra turshi nuk është aspak artikull i thjeshtë, por mund të thuhet në njëfarë mënyre edhe superushqim. Ky artikull jo vetëm që forcon sistemin imunitar, ndihmon procesin e tretjes, por bën pjesë aktive në luftën kudër disa llojeve të kancerit. Konsumimi i rregullt i lakrave turshi ndihmon kundër ftohjes, pastron lëkurën problematike, ul peshën trupore dhe zvogëlon toksitetin në gjak. Pra, ndihmon në neutralizimin e efekteve të padëshiruara te imuniteti i dobët. Studimet e paradokohshme kanë treguar se konsumimi i lakrës turshi pengon rritjen e kancerit në gji, në zorrën e trashë, në mushkëri dhe në mëlçi. Një studim i cili është bërë në SHBA zbulon se lakra turshi më e mirë në luftën kundër kancerit sesa lakra e freskët apo lakra e zier.
Lakra turshi, superushqim
20 e enjte, 13 mars 2014
Panoramë
Panoramë
Javore KOHA
Mihrije Braha, sekreti i bukurisë së përhershme
Dorina Podrimjes i pëlqen të bëhet nuse me tradita shqiptare
Përkundër viteve të shumta në skenë, Mihrije Braha vazhdon të ruajë freskinë e bukurisë së saj. Këngëtarja me karrierë të bujshme në muzikën e lehtë shqiptare, tregon sekretin si ia del të mposhtë plakjen. “Është mendimi pozitiv, energjia pozitive, rrethi familjar që më bën të jem gjithmonë e lumtur”, shprehet Mihrija. Asaj nuk i duhet shumë kohë të duket bukur. Përderisa pjesa më e bukur e ditës është mëngjesi pranë bashkëshortit, këngëtarit Naim Abazi, dhe përqafimi i djalit të saj Plator, tashmë 20-vjeçar, në jetën e Mihrijes vend të rëndësishëm ka rrethi familjar dhe shooqëria. Sipas tyre, natyra pozitive e personalitetit të Mihrijes e bën të duket gjithmonë bukur: “Për bukurinë e Mihrijes përkujdeset vetë Zoti se Mihrija përkujdeset për të tjerët”.
Këngëtarja egstravagante Altuna Sejdiu, e cila mori edhe epitetin si këngëtarja më e suksesshme e vitit 2013, duket se edhe për këtë vit ka plane të mëdha. Tuna pritet të vijë së shpejti në tregun muzikor me projekte të reja. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperin Getoar Selimi. Ky bashkëpunim është përfolur edhe më herët, por duket se tani po finalizohet. Dekorim Sahiti, menaxheri i këngëtares, ka thënë se ky projekt mund të jetë gati brenda dy muajve. “Tuna momentalisht është duke punuar rreth projektit të ri. Nuk dihet saktë kur do të publikohet kënga, por ma merr mendja që ndoshta brenda dy muajve do të finalizohet çdo gjë”, ka deklaruar ai. Këngëtarja shkupjane së fundi ka zbuluar edhe disa detaje rreth pjesëmarrjes së saj në spektaklin “X Factor Albania”, ku ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e jurisë në edicionin e radhës.
Tuna e provon sërish me Getin
Luana Vjollca ka publikuar në kanalin youtube, baladën më të re të titulluar “Askush s’do ta besojë”. Muzikën e këngës e ka bërë Elgit Doda, ndërsa tekstin e këngës, Olti Curri. Këtë baladë, Luana e sjell pas këngës së saj ritmike “Tërbohu” që kishte publikuar më parë. Përveç këngës edhe klipi ka marrë komente shumë të mira, pasi bukuroshja e ka interpretuar shumë bukur këngën. Deri më tani klipi ka arritur të mbledhë mijëra klikime dhe vazhdon të klikohet dhe pëlqehet shumë.
e enjte, 13 mars 2014
21 Javore KOHA
Edhe pse refuzon të tregojë nëse është në lidhje me vëllain e Granit Xhakës, Taulantin, bukuroshja shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër, Dorina Podrimja, është e sigurt se do të bëjë një dasëm me tipare tradicionale shqiptare. Dorina, e cila ka arritur shumë suksese në pasarelat e modës në Zvicër, njihet si pjesëmarrësja në “Miss Zvicra” 2013, ku zuri vendin e gjashtë. Shpesh herë emri i saj është lakuar nëpër media për lidhjen e saj me futbollistin e kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, por ajo ka refuzuar të tregojë detaje, teksa ka folur për atë se si do ta bëjë dasmën. “Do të dëshiroja të bëhesha nuse me tradita shqiptare, kjo edhe më shumë për dëshirë të nënës sime. Besoj se do t’i bëj dy dasma, një në Kosovë me tradita shqiptare dhe një tjetër në Zvicër me një rreth më të vogël dhe me tipare moderne”, ka thënë Dorina.
Luana Vjollca publikon baladën “Askush s’do ta besojë”
22 e enjte, 13 mars 2014
Te k n o l o g j i
Fotografia e javës
Javore KOHA
iTunes Radio bëhet shërbimi i tretë më i famshëm për muzikë
Vetëm gjashtë muaj pas debutimit, iTunes Radio e kompanisë Apple i ka eklipsuar shërbimet tashmë të konsoliduara sikurse Spotify dhe Google Play All Access, dhe të tjerat të ngjashme, për t’u bërë shërbimi i tretë më i famshëm në SHBA, thuhet sipas një raporti të ri të publikuar nga Statista. Ndërkohë Pandora vazhdon ta ruajë një avantazh të qartë mbi të gjithë rivalët e saj, edhe pse të njëjtës i ka marrë 14 vjet për ta arritur nivelin aktual prej 70 milionë dëgjuesve aktivë. Sipas raportit të Statistas, Pandora mban 31 për qind të tregut të muzikës. Dhe këto të dhëna bazohen në dëgjuesit aktivë të shërbimeve të ngjashme, dhe jo nga numri i abonentëve me pagesë. Përveç raportit të mëhershëm të Apple i cili thoshte se iTunes Radio ka mbi 11 milionë përdorues aktivë, kompania më nuk ka dhënë detaje të reja.
HP prezanton tabletin HP 8 1401 për 170 dollarë Pas lansimit të fabletëve të saj, Slate 6 dhe Slate 7 VoiceTab, HP tani ka prezantuar modelin e ri të tabletit të saj Android, i cili do të dallohet lehtë për shkak të çmimit të lirë. Tableti i ri i HP-së, i koduar me shifrën 8 1401, sjell ekranin me diagonalen prej 7.85-inç në IPS me rezolucionin
prej 1024x768 pikselëve, dhe specifika tjera të tabletëve të cilët kanë kosto të ngjashme apo paksa më të lartë. Procesori i tabletit të HP është Allwinner quad-core me 1GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet edhe më tej si dhe 25GB
shtesë në Box, raporton Phone Arena. Tableti bazohet në Android 4.2.2, ndërsa ofron edhe lidhjen Wi-Fi, kamerën e pasme me 2-mega-piksel, atë të përparmen me 0.3-megapiksel, si dhe baterinë me 3,800mAh e cila mund të zgjasë deri në 7 orë pune aktive.
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„. Besim hakramaj: cemi
e enjte, 13 mars 2014
23 Javore KOHA
„Qesh pak, shiko këtu”
24 e enjte, 13 mars 2014
Mozaik
Mozaik
e enjte, 13 mars 2014
Javore KOHA
25 Javore KOHA
7 dhe 8 marsi nuk zgjuan interesim në Malësi
Këto dy data të shënuara nuk u përkujtuan... Në organizim të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi
Dita e Mësuesit u shënua në Ostros Ostros – Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi e ka shënuar sivjet 7 Marsin – Ditën e Mësuesit në Krajë. Me këtë rast, anëtarët e KNSH-së, drejtorët e shkollave me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe mësues veteranë kanë vizituar Shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Ostros. Drejtori i kësaj shkolle, Beqir Berjasheviq, i ka njohur ata me historikun dhe të arriturat e saj gjatë këtyre 85 vjetëve. Përpos arritjeve të shumta në këtë shkollë, e cila konsiderohet si model i një institucioni arsimor, ai ka
përmendur rënien drastike të numrit të nxënësve, si një dukuri negative e cila po përkeqësohet nga vit në vit. Kryetari i KNSH-së, Genci Nimanbegu, ka thënë se ky institucion i kushton rëndësi të posaçme arsimit të shqiptarëve dhe ka premtuar mbështetje për realizimin e projekteve të ndryshme që kanë për qëllim përmirësimin e pozitës së arsimit shqip në Mal të Zi. Në mbrëmje, në Shtëpinë e Kulturës në Ostros, nxënësit e Shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” kanë shfaqur për të pranishmit pjesën teat-
rale “Jorgani” të shkrimtarit dhe dramaturgut me origjinë nga kjo trevë, Fadil Kraja. Drama është vënë në skenë nga udhëheqësja e Seksionit të dramaturgëve të rinj të kësaj shkolle, mësimdhënësja Aishe Gjeçbritaj, për nder të Ditës së Mësuesit. Të premten në Ostros është mbajtur edhe mbledhja e rregullt e KNSH-së, në të cilën anëtaret e tij janë njohur ndër të tjera me gjendjen aktuale dhe problemet me të cilat përballen banorët e trevës së Krajës. (Kohapress)
Festat e shtatë dhe tetë marsit në Tuz nuk tërhoqën vemendjen e askujt për t’i shënuar ato me ndonjë aktivitet qoft edhe simbolik. Shtatë marsi festa e mësuesit konsidrohet si ngjarje madhore kulturore dhe kombëtare për të gjithë shqipfolësit dhe shqiptarët kudo që jetojnë pasi 7 marsi i vitit 1887 shënoi hapjen e mësonjëtorës së parë shqipe në qytetin e Korçës, mësimdhënës të parë të së cilës ishin Petro Nini Luarasi, Nani Nuci kurse drejtori i parë Pandeli Sotiri. Arsimi kultura dhe gjuha janë shpirti i një kombi. Dhe për të ruajtuar arsimin, kulturën, shkencën dhe artin e kombit tonë u flijuan shumë veprimtarë. Kësaj ngjarjeje me vlerë për arsimin në gjuhën shqipe do të duhej t’i kushohet vëmendje e posaçme sidomos nga ata të cilët i takojnë kësaj fushe, mirëpo për fat të keq në Malësi nuk ndodhi kështu dhe akush në mënyrë solemne organizative nuk i kushtoi vëmëndje ashtu sikurse e meriton të përkujtohet kjo datë. Në radhë të parë shtatë marsi si në çdo trevë të emancipuar shqiptare, përkujtohet dhe shënohet nga personeli edukues, nga mësuesit, edukatorët, pedagogët dhe njerëzit e shkencës, mirëpo, si duket kjo datë këtë vit në Malësi nuk ka zgjuar interesim tek ata të cilët u takojnë këtyre fushave. Nuk duhet neglizhuar këtu përfaqësues të Komunës Urbane të Tuzit , përfaqësues të partive politike dhe as përfaqësues të organizatave joqeveritare të cilët qoftë në mënyrë simbolike, nuk ndërmorën asnjë iniciativë për të organi-
zuar ndonjë aktivitet publik për nder të kësaj feste. Duke u nisur nga ky fakt dhe nga ky realitet, mund të mendohet se arsimit, kulturës, shkencës dhe edukatës në këtë vend nuk po i kushtohet vemendja e duhur, ashtu sikurse e meritonte kjo date e rëndësishme. Po ashtu duhet theksuar se pëveç shtatë marsit ditës së mësuesit, sivjet në Malësi nuk u përkujtua as data 8 mars e cila i kushtohet ditës ndërkombëtare të gruas. Edhe kjo datë sikurse 7 marsi është e një rëndësie të veçantë pasi simbolizon arritjen e të drejtave të grave, bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjek-
jet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim . Por, as kjo datë si duket në Malësi nuk zgjoi interesim tek ata të cilët “obligohen “ për ta kremtuar këtë festë ashtu sikurse e meritonte të trajtohej. Në Malësi për fat të keq nuk është vërejtur asnjëlloj atmosfere ndaj kësaj feste, përveç lulishteve të cilat kanë qenë të hapur për të shërbyer me lule të gjithë ata të cilët kanë shpërblyer gratë, (nënat, motrat, bashkëshortet) në ditën e tyre të shënuar. Shpresojmë dhe urojmë që viteve të tjera këto data kaq të rëndësishme do të zgjojnë më tepër interesimin dhe do të shënohen ashtu sikurse shënohen në çdo vend dhe shoqëri të qytetëruar. Toni Ujkaj
26 e enjte, 13 mars 2014
Rajoni & Bota
Rajoni & Bota
e enjte, 13 mars 2014
Javore KOHA
27 Javore KOHA
Fokus
Putini ska të ndalur
Përzierja e politikëbërësve tregon se ne nuk jemi duke u përballur me një regjim të zakonshëm, me të cilin mund të manipulohet me shpërblime dhe ndëshkime ekonomike dhe diplomatike. Kombi rus mund të motivohet nga një doktrinë ekstreme fetare që është përhapur për shekuj me radhë dhe tani është ndeshur me një mikpritës të padashur, cinik dhe të paanshëm
David Brooks
Edhe cinikëve u pëlqen të kenë parime morale, madje edhe njerëzve gjakftohtë që zotërojnë fuqi politike u nevojitet të jenë në dijeni se janë pjesë e një qëllimi të madh historik. Përderisa rreth tij është duke u folur anë e kënd botës, Vladimir Putin është treguar i kujdesshëm rreth përmendjes së filozofëve nga shekulli i XIX dhe XX, si Nikolai Berdyaev, Vladimir Solovyov dhe Ivan Ilyin. Putini jo vetëm që i citon këta njerëz, por edhe i informon të tjerët më shumë në lidhje me ta. Ashtu siç edhe analistja Maria Snegovaya kishte theksuar në një shkrim të sajin në “Washington Post”, së fundi Moska u kishte rekomanduar tre libra guvernatorëve rajonalë: atë të filozofit rus Berdyaev “The Philosophy of Inequality”, të Solovyovit “Justification of the Good” dhe librin e Ilyinit “Our Tasks”. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ishte personalisht i përfshirë në rivarrimin e eshtrave të Ilyinit përsëri në tokën ruse. Në vitin 2009 Putini ndërmori vetë këtë hap. Kjo ngjarje e bëri atë të përballej me një ngrohtësi kombëtare. “Merret si krim kur dikush vetëm e përmend ndarjen e Rusisë dhe Ukrainës”, ka thënë ai gjatë asaj dite. Të jesh pjesë e botës së filozofëve të preferuar të Putinit është njësoj si të jesh pjesë e një bote plot teatralitet, misticizëm dhe vizione madhështore eskatologjike. “Ne besojmë dhe jemi të sigurt që do
të afrohet koha kur Rusia do të ngrihet nga copëtimi dhe poshtërimi, dhe në këtë mënyrë do të fillojë një epokë e një zhvillimi dhe madhështie”, shkroi filozofi rus Ivan Ilyin. Tri ide të shkëlqyera rrjedhin nëpërmjet kësaj pune. E para është pazakonshmëria ruse, mendimi që Rusia ka statusin dhe qëllimin e vet unik, e dyta ka të bëjë me përkushtimin fetar ortodoks dhe e ideja e tretë i përket besimit autokrat.
Të përzier së bashku, këta filozofë e karakterizojnë Rusinë me një autokraci pothuajse teokratike (fetare) destinuar një roli kulmor në tërë botën. Këta filozofë rus, Berdyaev, Solovyov dhe Ilyini shpesh kanë argumentuar se Perëndimi racionalist dhe materialist po korruptonte dëlirësinë shpirtërore organike të Rusisë. “Perëndimi ka shitur këtë virus antikrishter. Me humbjen e lidhjes sonë me Zotin dhe traditën krishtere, njerëzimi
është verbuar moralisht, i kapluar nga materializmi, iracionalizmi dhe ateizmi”, shkroi Ilyin. Mund t’i dëgjoni oshtimat e kësaj tendosjeje moralistike në fjalimet e Putinit, veçanërisht kur ai mbron qëndrimin e regjimit të tij ndaj homoseksualëve dhe rolit të gruas. Duke përmendur filozofin Berdyaev ai flet rreth mbrojtjes së vlerave tradicionale në mënyrë që ta ndalojë kaosin moral. Ai thotë se është duke mbështetur ndarjen mes të mirës
dhe të ligave, të cilat janë shuar jashtë shtetit Rus. Ajo më e rëndësishmja qëndron në faktin se këta filozofë kishin vizione epike për rolin e Rusisë në botë. Solovyov diskutoi rreth asaj se Rusia është e shtrirë mes “Perëndimit katolik” dhe “Lindjes së jo-krishtere”, ku ajo ka një qëllim historik drejt udhëheqjes së bashkimit njerëzor. Shteti rus mund ta shuajë sekularizmin dhe ateizmin dhe të krijojë një mbretëri të bashkuar shpirtërore.
“Rusia, shtet që do t’iu ndihmojë t’i tejkaloni problemet njerëzore”, shkroi Berdyaev. Herë pas here, Rusia po shihet si një kala e rrethuar. Perëndimi po tregohet jo i ndershëm dhe i pafuqishëm, prandaj edhe mund të fajësohet rreth çdo gjëje që po shkon mbrapsht në botë. Eseja e Ilyinit e publikuar në vitin 1948 titullohet “Çka paraqet copëtimi i Rusisë për botën”. Në të Ilyini përshkruan popullin rus si pjesë qendrore të EuroAzisë dhe të balancimit të përgjithshëm botëror. Së fundi, rreziku qëndron në faktin se Rusia tani është përfshirë në një konflikt në Ukrainë që prek dhe ndez pjesën më qendrore të këtij mesianizmi të ndjeshëm. Fuqia e atdhetarisë pothuajse fetare, të cilën Putini e zotëronte, tani mund të kontrollojë çdo gjë. Kjo do ta bënte mjaft të vështirë që Putini ta ndërpresë këtë konflikt ku gjykimet do ta shtynin të ndalojë. Përzierja e politikëbërësve tregon se ne nuk jemi duke u përballur me një regjim të zakonshëm, me të cilin mund të manipulohet me shpërblime dhe ndëshkime ekonomike dhe diplomatike. Kombi rus mund të motivohet nga një doktrinë ekstreme fetare që është përhapur për shekuj me radhë dhe tani është ndeshur me një mikpritës të padashur, cinik dhe të paanshëm. (Autori është komentator politik dhe kulturor i “The New York Times”. )
28 e enjte, 13 mars 2014
Fejton
Fejton
e enjte, 13 mars 2014
Javore KOHA
29 Javore KOHA
Kristo Frashëri: Ja si u krijua emri etnik i shqiptarëve (3)
Emërtimet etnike arbër dhe epirotë Në shek. XV emërtimi Arbëri (Albanum, Albania) ishte shtrirë në një hapësirë gjeografike më të gjerë se ajo që pati arritur gjatë “Mbretërisë Anzhuine”. Nga ana veriore më 1429 Tivari në bregdet, më 1430 Lushtica pranë Kotorrit, më 1442 Podgorica, quhen qytete të Arbërisë, de Albania
Mund të thuhet se në shek. XV me albanë dhe epirotë nënkuptoheshin banorët e hapësirës gjuhësore shqipe; se përmbajtja e tyre gjuhësore-fetare e kishte humbur fuqinë e saj; se për vetë shqiptarët ato ishin veshur me të njëjtin kuptim etnik; se në shumicën e rasteve shqiptarët njiheshin edhe jashtë Shqipërisë me një emër të vetëm etnik, pavarësisht se ekzistonin ende qarqe të huaja, të cilat e ruanin ende konceptin gjuhësorfetar mbi kombësinë, emërtimi albanitë po fitonte vazhdimisht terren. Në shek. XV emërtimi Arbëri (Albanum, Albania) ishte shtrirë në një hapësirë gjeografike më të gjerë se ajo që pati arritur gjatë “Mbretërisë Anzhuine”. Nga ana veriore më 1429 Tivari në bregdet, më 1430 Lushtica pranë Kotorrit, më 1442 Podgorica, quhen qytete të Arbërisë, de Albania. Nga ana jugore Vlora cilësohet si dhe në kohën anzhuine
qytet në Arbëri (Valona in Albania). Nga juglindja, sipas një akti raguzan të vitit 1390, Kosturi quhej pjesë e Arbërisë, Castoria de partibus Albaniae. Shtrirja e emërtimit Albanum, Albania në këtë hapësirë gjeografike mund të shpjegohet me po ata faktorë që përcaktuan shtrirjen e dikurshme të këtij emërtimi nga kufijtë e ngushtë të mesit të shek. XI në kufijtë e gjerë të fillimit të shek. XIV. Konkretisht, mund të shpjegohet me shtetin e Balshave që u formua gjatë gjysmës së dytë të shek. XIV. Në fillim, brenda kufijve të këtij shteti u përfshinë territore shqiptare e sllave. Pra, Balshat mbështetjen kryesore politike e gjetën te popullsia shqiptare. Më 1369, me kalimin e tyre në anën e Kishës Perëndimore, lidhjet me sllavët ortodoksë u dobësuan edhe më tepër, kurse komuniteti politik e fetar me shqiptarët katolikë u forcua edhe më tej.
Si rrjedhim i këtyre lidhjeve, në vitet ’70 Balshat filluan të shtriheshin në jug, drejt krahinave shqiptare, duke arritur më 1372 në vijën Vlorë–Berat–Kostur. Në veri humbën krahinat sllave, duke u tërhequr afërsisht në vijën Tivar–Podgoricë–Prizren. Në këtë mënyrë ky komunitet politik fetar mori dalëngadalë karakterin e një komuniteti shqiptar e katolik. Rrjedhimisht, edhe titulli i sundimtarëve Balsha u ndryshua nga sovranë të Zetës (Dei Gratia dominus Zetae), në sovranë të Arbërisë – Gjergj II Balsha “Zot i Arbërisë” (Arbanaskim Gospodinum), “Princ i Arbërisë” (Princeps Albaniae). Pra, Albanum, Albania u shtri në veri vetëm në viset shqiptare dhe katolike që hynë në shtetin e tyre. Si përfundim, emërtimi Albanum, Albania, duke filluar nga shek. XI u zgjerua vazhdimisht duke shtyrë më në jug
Rrjedhimisht, edhe titulli i sundimtarëve Balsha u ndryshua nga sovranë të Zetës (Dei Gratia dominus Zetae), në sovranë të Arbërisë – Gjergj II Balsha “Zot i Arbërisë” (Arbanaskim Gospodinum), “Princ i Arbërisë” (Princeps Albaniae). Pra, Albanum, Albania u shtri në veri vetëm në viset shqiptare dhe katolike që hynë në shtetin e tyre emrat Epir dhe Romania dhe më në veri emrat Dioklea dhe Sklavonia dhe arriti në shek. XV atje ku e çoi përçuesi i vet historik – faktori politik shtetëror shqiptar dhe jo ekspansioni i supozuar i shqiptarëve, siç mendojnë pa të drejtë disa historianë, ndër të cilët J. G. von Hahni dhe G.Stadtmülleri. Në lidhje me territoret që shtriheshin në jug, pika më delikate qëndron te çështja nëse emërtimi Epir kishte ose jo një përmbajtje etniko-gjeografike. Sipas mendimit tonë, çështja zgjidhet sapo të sqarohet përkatësia etnike e epirotit dhe në vështrim më të gjerë karakteri etnik i Epirit të Vjetër. Me epirot mund të nënkuptohej, të paktën në shek. XV, shqiptari që banonte në Epir. Për të sqaruar përkatësinë etnike të banorit të Epirit të Vjetër, mund t’u referohemi drejtpërdrejt shkrimtarëve dhe kronistëve greko-bizantinë që nuk
e përdorin fare termin epirot. J. Kantakuzeni gjatë përshkrimit të ngjarjeve që ndodhën në territorin e Epirit gjatë gjysmës së parë të shek. XIV quan albanë banorët që jetonin në afërsitë e Beratit e të Kaninës, në krahinat e Devollit e të Kolonave, në rrethet e Pogonianit e të Libisdës, në afërsi të Ohrit dhe gjetkë, të cilët dihet se praktikonin ritin bizantin. Nga “Kronika e Janinës” mësojmë se banorët e trevës së Përmetit ishin mazarakët; të Dropullit e të Delvinës: zenevistët; në rrethin e Janinës: malakasët, të cilët sipas mendimit të përgjithshëm të historianëve, qenë shqiptarë. Që viset bregdetare të Jonit banoheshin nga shqiptarë, na e thotë shkoqur Kritobuli dhe na la të nënkuptojmë Halkokondili. Prania e shqiptarëve në krahinat lindore të Epirit të Vjetër provohet nga fakti se në vitin 1330 ata thyen një çetë të kompanisë së madhe katalane në Gardhiq të Janinës që kishte kaluar Pindin dhe po plaçkiste Epirin. Nga njoftimet që jep Kantakuzeni dhe nga ato që ndeshen në “Kronikën e Janinës”, mund të nxirret lehtë konkluzioni se banorët e Epirit në shumicën dërrmuese qenë shqiptarë, përderisa siç vinte re me të drejtë J. G. Hahni, fituan në luftë kundër grekëve dhe serbëve. Ne do të shtojmë me këtë rast se formacionet shtetërore shqiptare që u kri-
juan në territoret e Epirit gjatë gjysmës së dytë të shek. XIV dhe në mënyrë të veçantë ekzistenca për një kohë të gjatë e despotatit shqiptar të Gjin Bua Shpatës, i cili u përmbys vetëm nën goditjen e vërshimit osman, na japin në dorë dy elemente të rëndësishme në favor të problemit që kemi në diskutim. Nga njëra anë, provojnë se shqiptarët, të cilët u bënë bartësit etnikë të këtyre formacioneve shtetërore në luftë kundër pushtetit bizantin dhe serb, përbënin masën kryesore të popullsisë së Epirit. Nga ana tjetër, komuniteti politik-gjuhësor, që u formua nga këto formacione shtetërore shpjegon arsyen përse shqiptarët dalin në Epir me emrin e tyre etnik pikërisht në burimet historike të kësaj periudhe dhe jo më parë. Me këtë përbërje etnike, emërtimi gjeografik Epir u vesh për shumicën e shkrimtarëve dhe kancelarëve të Mesjetës së mëvonshme, me një vështrim etnik shqiptar. Për shqiptarët u sanksionuan kështu në shek. XIV–XV dy emërtime etnike: arbër dhe epirotë. Në këto dy emërtime nuk u përfshinë viset e banuara nga shqiptarët që ndodheshin jashtë kufijve të emërtimeve Arbëri dhe Epir. Është fjala kryesisht për territoret e Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit (Metohisë) dhe të Maqedonisë Perëndimore, vendbanimet e dikurshme të dardanëve, paionëve dhe lunkestëve ilirë.
30 e enjte, 13 mars 2014
Sport
Sport
e enjte, 13 mars 2014
Javore KOHA
Kampi i Barcelonës sivjet në Budvë
31 Javore KOHA
David Camaj i ftuar në mesin e 20 trajnerëve të kampit të Barcelonës Si trajner i ri dhe potencial e kam merituar këtë mundësi që të kyçem por edhe të mësoj shumë nga ky kamp fotbollistik
Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë në Kampionatin e Malit të Zi për seniorë
Trajneri i klubit futbollistik “Malësia“ David Camaj është ftuar nga Kampi i Barcelonës të jenë në mesin e 20 trajnerëve të këtij kampi në eventin sportiv që do të mbahet sivjet në Budvë nga dt 20 deri më 25 maj. Nga Tetë trajnerët që do jenë nga akademia e Barcelonës, pesë nga Europa dhe shtatë nga Mali i Zi do të jenë edhe Camaj i cili për gazetën tonë u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur që me punën e tij disavjeçare në fotboll, arriti të vlerësohet nga një kamp kaq me reputacion siç është ai i Barcelonës. “Në bazë të rezultateve që kam arritur si trajner me klubin tim futbollistik “Malësia” gjatë 4 viteve të fundit, si në kampionatin e Malit te Zi ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, mendoj që sikur trajner i ri dhe potencial e kam merituar këtë mundësi që të kyçem por
edhe të mësoj shumë nga ky kamp”, u shpreh Camaj. Ai thotë se një ftesë nga ky kamp kaq i suksesësh sportiv nuk duhet humbur duke thënë se kjo do të ishte ëndërr e çdo trajneri që të bëhet pjesë e akademisë së Barcelonës. “Në këtë ngjarje sportive do të marrin pjesë 4 lojtarë potencijal nga klubi jonë siç është Mario Gjolaj-golshënuesi më i mirë në Mal të Zi për moshën 12 vjeçare, Arben Nikprelaj golshënuesi më i mirë për moshën 9 vjeçare të cilët së bashku kanë shënuar mbi 130 gola gjatë 2 viteve të fundit”, tha Camaj. Trejneri i klubit për të vegjël theksoi se një ftesë e till është një inspirim më i madh për vijimin e punës në fotboll por edhe një obligim më shumë për arritjen e rezultateve të reja. “Unë si trajner i ri i liçensuar sipas standardeve të UEFA-së jam krenar me sukseset dhe
rezultatet që kam arritur sepse nga ky klub sot kemi 12 lojtarë në klubin e “Buduqnost-it” dhe “Mlladost-it” që janë trajnuar në klubin tonë dhe kjo tregon se sa është vlersuar puna dhe klubi jonë. Dua të falenderoj prindërit që më kanë besuar të trajnoj 60 vogëlush, gjë që nuk është e lehtë, por jam krenar dhe kam respekt për të gjithë ata”, tha David Camaj. I pyetur për planet e tij si trajner i klubit, Camaj u shpreh se do të tentoj që klubi i tij të bëhet kampion i Malit të Zi duke theksuar se kanë marr ftesë edhe nga klubet sportive të Gjermanisë dhe Spanjës duke thënë se pjesmarrja e tyre do të varet nga situata financiare. Ai u theksoi se në muajin korrik janë të ftuar në Shqipëri dhe Kosovë në ndeshje që do të mbehen atje. Toni Ujkaj
Ekipet e vajzave, nënkampione të Malit të Zi
Klubi i Karatesë “Ulqini” ka fituar dy medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta në Kampionatin e Malit të Zi në karate për seniorë, i cili u mbajt të dielën në Podgoricë. Ai ka zënë vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, pas dy klubeve kryeqytetase - KK “Buduqnost” që u rendit në vendin e parë dhe KK “Omlladinac” në vendin e dytë. Nënkampione të Malit të Zi u shpallen ekipet e vajzave të KK “Ulqini” në kata dhe luftëra, duke ruajtur renomenë e deritashme. Ekipi në kata përbëhej nga Seida Suma, Antigona Rama dhe Venesa Nuhi, kurse ekipi në luftra nga Seida Suma, Hantije Ibroçi, Antigona Rama dhe Venesa
Nuhi. Të rikujtojmë se edhe viti i kaluar ishte vit i sukseseve të arta për këto vajza të cilat fituan medalje të argjendtë në Kampionatin e Malit të Zi dhe medalje të artë në Kampionatin Mbarëkombëtar. Në luftëra individuale, nënkampione të Malit të Zi u shpallën Seida Suma +68kg dhe Hantije Ibroçi -68kg, kurse me medalje të bronztë u kurorëzuan Venesa Nuhi -50kg dhe Antigona Rama +68kg. “Kjo është edhe një arritje e shkëlqyeshme e klubit tonë, sepse nuk është lehtë të jesh në mesin e tre klubeve më të mira në konkurrencën e seniorëve. Klubet e tjera në renditje më poshtë ishin dukshëm më të dobët
Në luftëra individuale, nënkampione të Malit të Zi u shpallën Seida Suma +68kg dhe Hantije Ibroçi -68kg, kurse me medalje të bronztë u kurorëzuan Venesa Nuhi -50kg dhe Antigona Rama +68kg. se ne – ne kishim 10 pikë, ndërsa të tjerët 4 pikë e më pak. Do të vazhdojmë të punojmë me të rinjtë tanë, që edhe në të ardhmen të marrim pjesë me sukses edhe në gara të tjera për seniorë dhe për gjenerata të tjera”, shprehet i kënaqur trajneri Naim Duraku, i cili e udhëhoqi Klubin në këtë garë. Drejtuesit e KK “Ulqini”-t falënderojnë për mbështetjen për pjesëmarrje në këtë garë restorantet “Rozafa” dhe “Pontee”, picerinë “Amarillo”, “Arb International”, “Kabellux” dhe “B-market”, si dhe drejtorin për marketing të këtij klubi Skender Tahirin, për angazhimin në grumbullimin e mjeteve financiare (Kohapress) nga sponsorët.
Konkurs
Konkuroni per fotografinĂŤ e javĂŤs