Koha javore 635

Page 1

Ngjarje Javore

Sheshi në të cilin shiteshin robërit, shesh i poetëve

Foto: f.gjokaj

Javore KOHA

Podgoricë e enjte, 16 tetorë 2014 Viti XIII / Numër 635 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Dolcinium International Festival


2

Përmbajtje

e enjte, 16 tetorë 2014

Përmbajtje

3

e enjte, 16 tetorë 2014

Javore A KOHA KOH

Javore A KOHA KOH Ngjarje Javore

Javore A KOH

Podgoricë e enjte, 16 tetorë 2014 Viti XIII / Numër 635 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Dolcinium International Festival

Sheshi në të cilin shiteshin robërit, shesh i poetëve

Foto: f.gjokaj

fq 5

Javore KOHA

S. Temali:

Portret i një shkrimtari për fëmijë fq 8

Gj. Gjonaj:

Nikollë Ivanaj fq 10

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 078/110-578 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

Poezi që reflektojnë ndjenja shpirtërore fq 12

Bisedë me modelin Valer Kolnikaj fq 16

o.me

He A Javor KO

Podgoricë e enjte, 16 tetorë 2014 Viti XIII / Numër 635 Çmimi 0,50

fq 18

Saranda Maliqi

Sheshi në të cilin shiteshin robërit, shesh i poetëve

Foto: f.gjokaj

Ngjarje Javore

Bletaria në Malësi

www.kohajavore.c

Në Ulqin do të ndërtohen 150 banesa sindikale

Dolcinium International Festival

fq 20

Filmi nga Kosova garon për herë të parë për çmimin Oscar fq 21

Pasqyrë e jetës së autorit fq 24

Dhunë dhe racizëm i tifozëve serbë fq 30

Në hap me KOHËN Këtu mund të vendoset

reklama

juaj


4

Ngjarje javore

e enjte, 16 tetorë 2014

Ngjarje javore

e enjte, 16 tetorë 2014

Javore A KOHA KOH

5

Javore A KOHA KOH

e 5 NKryetari g j a r j ei Komunës j a v o r esë Ulqinit Fatmir Gjeka priti kryetarin e enjte, 9 tetorë 2014 Kuvendit të Lidhjes së Sindikatave të Malit të Zi, Danillo Popoviq

Javore KOHA

Sipas sondazhit të CEDEM-it për qëndrimet e opinionit publik mbi integrimet në NATO

Në Ulqin do të ndërtohen Shqiptarët 150 banesa sindikale

Sot fillon manifestimi treditor “Dolcinium International Festival”

Mbyllet zyrtarisht sezoni turistik Ulqin – Organizata Turistike e Ulqinit do të organizojë për të parën herë sivjet manifestimin “Dolcinium International Festival”. Ky manifestim i cili fillon sot do të zgjasë deri të shtunën dhe realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit. Drejtoresha e Organizatës Turistike të Ulqinit, Zana Sarvan, thotë se me këtë manifestim do të mbyllet zyrtarisht edhe sezoni turistik. “Qëllimi i këtij manifestimi është që në qytetin e Ulqinit në fund të sezonit të

sjellim mysafirë. Ne do të mundohemi që zbraztësitë jashtë sezonit t’i mbulojmë me manifestime të ndryshme”, thotë ajo. Pjesë e “Dolcinium International Festival” është manifestimi “Dita e shegës”, i cili për të tretin vit me radhë organizohet nga Biznes Klub Anamalit. Me këtë aktivitet që mbahet në Katërkollë do të fillojë sot Festivali. Të premten manifestimi do të zhvendoset në Ulqin, ku ansamblet pjesëmarrëse nga dhjetë shtete, përfshirë Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota”

nga Kosova, në orën 17.00 do të defilojnë në rrugën kryesore të Ulqinit, kurse në orën 20.00 në Molon e Madh nën Kala do të mbahet koncerti i ansambleve pjesëmarrëse. Ndërkaq të shtunën, ditën e tretë të manifestimit, në orët e mbrëmjes, në Ranë do të prezantohen ushqimet tradicionale, kurse në orën 20.00 do të jetë koncerti ku do të marrin pjesë këngëtari vendas Adrian Lulgjuraj me bendin e tij dhe këngëtari malazias Sergej Qetkoviq. Sarvan shpreson se “Dolcinium Interna-

Podgoricë – Shqiptarët e përkrahin më shumë se çdo popull tjetër në Mal të Zi integrimin e këtij vendi në NATO, kanë treguar rezultatet e sondazhit të kryer nga Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM). Sipas këtij sondazhi, në nivel vendi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO e përkrahin 35 për qind e qytetarëve, 45 për qind janë shprehur kundër, kurse 20 për qind nuk kanë pasur qëndrim. Nëse i referohemi përkatësisë nacionale, 75.9 për qind e shqiptarëve janë shprehur se e mbështesin integrimin e Malit të Zi në NATO, 53.8 për qind e atyre që deklarohen si boshnjakë/muslimanë, 39.8 për qind e malazezëve dhe vetëm 9.3 për qind e serbëve. Sondazhi është kryer në periudhën 2130 shtator dhe në të kanë marrë pjesë 1025 të anketuar nga 16 komuna në Mal të Zi: Bijello Pole, Berani, Plevla, Podgorica, Nikshiqi, Cetina, Herceg Novi, Ulqini, Tivari, Budva, Tivati, Kotorri, Rozhaja, Plava, Zhablaku dhe Kollashini. Kur bëhet fjalë për efektin e integrimeve në NATO për Malin e Zi, 46 për qind janë shprehur se efektet janë të dobishme, kurse 54 për qind të padobishme. Për dallim nga anëtarësimi në NATO, anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Ulqin - Kryetari i Komunës së Ulqinit, Evropian e përkrah një përqindje shumë Fatmir Gjeka, ka pritur të premten në më e madhe e popullsisë. 61.1 për qind një takim pune kryetarin e Kuvendit e të anketuarve janë shprehur se Malitëi Lidhjes së të Sindikatave të Malit të Zi, DanilZi duhet jetë anëtar i BE-së, 25.2 për lo Popoviq, dhe kryetarin e Sindikatës Koqind janë shprehur kundër, kurse 13.7 munale të Ulqinit, Shefki - Keko Lamoviq.të për qind nuk kanë pasur qëndrim Sipas deklaratës për shtyp të zyrësndaj së caktuar. Kjo tregon se përkrahja kryetarit të Komunës së Ulqinit, temë e anëtarësimit në BE është e njëjtë krahabisedimit ishte ndërtimi i 150 banesave suar me atë në mars të vitit 2013 (sonsindikale në Fushënpor e Ulqinit, dazhi i CEDEM-it), shumë ku mëkomui ulët na duhet të participojë me 25 për qind të

përkrahësit më të mëdhenj Transport falas për nxënësit

se në sondazhin e tetorit 2009 kur kjo mjeteve financiare. përkrahje ishte 76.1 për qind. Kryetari Gjeka në këtë ka përSa i përket edhe besimit në takim institucione, shëndetur nismën e Lidhjes së Sindikatqytetarët më së shumti kanë besim në ave duke eshëndetësor vlerësuar atë (60.3 si një hap qëlsistemin për të qind), luar për të pastrehët. sistemin arsimor (58.7), Kishën OrtoAi ka theksuar se Komuna e Ulqinit do t’i dokse Serbe (55.6), Ushtrinë e Malit të përmbushë të gjitha obligimet që dalin Zi (50.9), Presidentin e Malit të Zi (50.2), nga marrëveshja nënshkruar Lidhjen policinë (49.4), eBE-në (48.8),meQeverinë e(44.3), Sindikatave. gjykatën (42.8). Për t’u jetësuar ky projekt, është duke “Kuvendit të Malit të Zi iicili besojnë 40.2 u realizuar edhe në disa komuna të tjera

Të gjithë nxënësit e shkollave fillore të qytetit të Ulqinit do të udhëtojnë falas nga shtëpia në shkollë. Ky premtim i dhënë nga kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka është zyrtarizuar me nënshkrimin e kontratave ndërmjet Komunës dhe firmave transportuese, dhe ka filluar të zbatohet nga 1 tetori. Kjo nismë e cila ka një kosto mujore rreth njëzet mijë euro, është mirëpritur nga prindërit, strukturat udhëheqëse të shkollave dhe Ministria e Arsimit, e cila duhet të participojë në shumën e përgjithëshme. Nga ky aksion përfitojnë të gjithë nxënësit, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjeve të tyre. për qind e qytetarëve, sektorit joqeveritar 39.8 për qind, Delegacionit të në MalnëtëMal Zi, të duhet të për hartohen planet BE-së Zi 38.3 qind, NATO-s përkatëse dhe dokumentacioni 34.9 për qind, partive politikepërcjellës. 26.2 për Mysafirët e vlerësuan në fjalë qind, ndërsa besimin takimin më të vogël të dhe theksuan se të përvoja qytetet e qytetarëve nga gjithanga institucionet tjera është treguar shumë Malazeze pozitive dhe e gëzon Kisha Ortodokse me se çmimi i këtyre banesave është tejet i 23.2 për qind”, ka treguar sondazhi. arsyeshëm. Hulumtimi është realizuar me Palët u pajtuaneqëNATO të vazhdojnë aktivitetet mbështetjen Public Diplomacy dhe të finalizojnë nismën që (Kohapress) është në in– Bruksel. teres të dyanshme. (Kohapress)


6

Kulturë

e enjte, 16 tetorë 2014

Kulturë

e enjte, 16 tetorë 2014

Javore A KOHA KOH

7

Javore A KOHA KOH

Shënim rreth një manifestimi (1)

Sheshi në të cilin shiteshin robërit, tani shesh i poetëve Mirash Martinoviq

A do të dijë të këndojë liria Siç këndonin robërit për to. Branko Milkoviq Atje ku dikur vringëllonin zinzhirët, njëzet e dy vjet të tëra, si zogjtë e lirë në qiell fluturojnë fjalët poetike. Edhe vetë pata rastin që në kuadër të manifestimit të sivjetëm KALIMERA POETIKE të shqiptoj fjalët në këtë shesh, me ndjenjën se ato jehojnë në mes bedenave të Kalasë së vjetër të Ulqinit, duke kërkuar rrugën në qiell dhe në zemrat e njerëzve. “Kalimera poetike” është njëra ndër ngjarjet kulturore më elitare e cila organizohet që 22 vjet me radhë. Mysafirët e saj kanë qenë shkrimtarët shqiptarë: Fatos Arapi, Ali Podrimja, Dritëro Agolli, Mehmet Kraja, Enver Gjerqeku, Gjuzepe Skiro di Maxho, Visar Zhiti, Ridvan Dibra, Basri Çapriqi, Hajro Ulqinaku, Eqrem Basha, Zija Çela, Mimoza Ahmeti, Qerim Ujkani, Kim Mehmeti etj., shkrimtarët malazezë: Jevrem Brkoviq, Mlladen Llompar, Zuvdi Hoxhiqi, Andrej Nikollaidis etj., si dhe shkrimtarë nga vendet e tjera të Ballkanit dhe botës: Sllavko Pregl (Slloveni), Gilbert Beers (SHBA) etj. Në këtë mënyrë, “Kalime-

Në histori ngjajnë paradokse, që nuk janë të rrallë. Njëri nga paradokset e bukura, për fat, ndodhi në Ulqin. Sheshi në të cilin në kohët e hershme shiteshin robërit u bë shesh i poetëve

ra poetike” konsiderohet ngjarja më e rëndësishme letrare te shqiptarët në Malin e Zi dhe më gjerë. Poetët më bukur kanë kënduar për lirinë, që është dëshmuar aq shumë herë. Si dëshmi për këtë po marr poezinë e poetit të madh shqiptar dhe mikut tim Visar Zhitit. Derisa në atë mbrëmjen e tre gushtit flisja në këtë shesh dëgjoja fjalët nga poezia e Visarit Robërit e lirë: Ne ishim të lirë, Por të paçliruar. Flisnim vetëm për diktaturën Në një restorant luksoz, pranë zjarrit Në një kryeqytet të botës. Tregonim plagët tona Sikur t’i rrëfenim njeri-tjetrit Gurët e çmuar, diamante Dhuruar nga një përbindësh. Mburreshim me skllavërinë Duke e kritikuar ashpër. Dhe S’po gjenim kohë të ishim të lirë. Hijet tona Të zmadhuara prej zjarrit, Dridheshin mbi mozaik modern Si një rresht i largët njerëzish Me pranga. Dikur, robër, mos ishim të lirë? Bruksel,18. 3. 94

gjatë sezonit veror turistik. Qëllimi kryesor i organizimit të manifestimit “Kalimera poetike” është që të bëjë promovimin e krijimtarisë më të mirë letrare shqiptare dhe malazeze, tek publiku lokal si dhe turistët. Kjo ngjarje kulturore ka gjithashtu si qëllim promovimin e vlerave themelore njerëzore përmes letërsisë. Synimi i organizatorit të manifestimit “Kalimera poetike” është që të rritet në një festival letrar ndërkombëtar, ku përveç shkrimtarëve shqiptarë dhe malazezë, do merrnin pjesë edhe shkrimtarët që krijojnë në gjuhë të ndryshme.

Në sheshin Kalimera poetike, njeriu ndjehet i lirë. Atje ku janë poetët, atje është liria.

Si është ideuar

Kalimera poetike organizohet që nga viti 1993. Gjatë tre viteve të para, ajo ishte e konceptuar si takim i poetëve mysafirë dhe të atyre që ndodheshin në Ulqin gjatë pushimeve verore, dhe quhej Taverna poetike. Më vonë ajo u shndërrua në manifestim ndërkombëtar ku 15 poetë (nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia) morën pjesë në program. Poezitë më të mira edhe u shpërblyen nga Komisioni i Art Club-it dhe i Radio Ulqinit. Nga viti 2000 Kalimera poetike u transformua në manifestim letrar, mysafirë të së cilës ishin poetët më të mirë shqiptarë dhe shkrimtarë të tjerë. Në çdo edicion kanë marrë pjesë nga dy-tre shkrimtarë për krijimtarinë e të cilëve kanë folur kritikët letrarë që më së miri e njihnin veprën e tyre. “Kalimera poetike” konsiderohet si ngjarja më e fuqishme letrare te shqiptarët në Malin e Zi dhe më gjerë. Duke pasur parasysh shkrim-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

“Kalimera” e këtij viti

tarët që kanë marrë pjesë dhe rrugën e zhvillimit të këtij manifestimi, me të drejtë mund të thuhet se “Kalimera poetike” u shndërrua në orë akademike të letërsisë shqiptare dha mala-

zeze. Në ditët e mbajtjes së saj, Ulqini bëhet qendër dhe vend i bashkimit të shkrimtarëve nga regjioni. Kjo ngjarje kulturore shërben edhe për pasurimin e ofertës turistike të Ulqinit

Edhe këtë vit, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve Art Club nga Ulqini organizoi prej datës 2-4 gusht 2014 manifestimin tradicional “Kalimera poetike”. Edicioni i sivjetmë i 22-ti me radhë, vazhdoi traditën e të mëparshmeve në të cilat morën pjesë shkrimtarët më të njohur shqiptarë, dhe shkrimtarët nga vendet e tjera të regjionit dhe botës. Mysafirë të edicionit të këtij viti ishin poetja Luljeta Lleshanaku nga Shqipëria, shkrimtari malazez Mirash Martinoviq dhe shkrimtari nga Kosova, Beqë Cufaj, të cilëve iu kushtua nga një mbrëmje autoriale. Me ta në formë interviste që u zhvillua para publikut folën moderatorët, ndërsa ata lexuan poezitë e tyre, që ishte një përjetim i veçantë në ambientin në të cilin mbahet Kalimera, me tingujt e instrumenteve muzikore që përcollën çdo mbrëmje.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8

Kulturë

e enjte, 16 tetorë 2014

Kulturë

e enjte, 16 tetorë 2014

Javore A KOHA KOH

9

Javore A KOHA KOH

Letërsia për fëmijë në tekstet shkollore

Portret i një shkrimtari për fëmijë Skender Temali Shkodër

Nisma për të trajtuar këtë temë, është jo vetëm obligim letrar, por edhe qytetar, madje edhe kombëtar, ndaj dhe e përshëndes! Unë nuk jam krijues i mirëfilltë i letërsisë për fëmijë, pasi në 15 libra të botuar, kam vetëm dy libra poetikë për fëmijë. Nuk jam as historian i kësaj letërsie, por një lexues i thekur i saj, pasi qysh heret, sa kisha mësuar shkrim e këndim, përpija ato libra të paktë që botoheshin, madje mburresha me shokët se unë librat e Teofik Gjylit i kisha lexuar dy herë, “Aventurat e Fatbardh Pikaloshit” të Bedri Dedjes aq e kaq, më pas të Odhise Grillos, Adelina Mamaqit, Dionis Bubanit etj. Kam thënë një të vërtetë në vëllimin tim poetik për të rritur “Kur vuaj-shkruaj” kushtuar lagjes ku kam lindur e banoj e ku jo rastësisht shkrimtari për fëmijë Teofik Gjyli u bë personazh: Shpesh ec në ato rrugë ku m’rrodhi fëminia, Pas një rreth teli a një kafaz bylbyli, N’xhami ku jepte vasë Hafiz Sabria A n’bibliotekë ku m’priste Teufik Gjyli! Përse e solla këtë strofë. Në respekt të shkrimtarëve veteranë, në respekt të traditës, të cilët poezitë për fëmijë, fabulat që krijonin a përkthenin, përrallat etj. i quajtën si detyrim patriotik për shkollën shqipe. Mjafton të kujtojmë krijimet për fëmijë të Naim Frashërit, Kristoforidhit, Samiut, Çajupit, papa Kristo Negovanit, Anton Xanonit, Luigj Gurakuqit, Ndre Mjedës, etj. E dijmë fort mirë sa jemi këtu se kjo letërsi ka disa shkallëzime, që përfshin mosha e tematika të ndryshme,

Duke iu përkushtuar në krijimtari kryesisht fëmijëve, Xhahidi ka krijuar profilin e tij, spikat mes gjithë krijuesve të tjerë shqiptarë, pasi me një nivel artistik të admirueshëm ai ka dekada që e ka kaluar urën e Bahçallekut të Shkodrës, në kuptimin figurativ, që nuk ka mbetur as lokal e as periferik. ka karakteristikat e specifikat e saj, të cilat jo vetëm duhen njohur, por edhe përcjellë në librat shkollorë të moshave të ndryshme. Më duket se thembra e Akilit ka qenë dhe mbetet përzgjedhja e më elitareve dhe përfshirja e tyre në tekstet mësimore letrare. Të më falë auditori pasi letërsinë për fëmijë në Mal të Zi e njoh pak e aspak, vetëm të ndonjë libri që kam redaktuar a lexuar rastësisht, por mund të flas mbase më me kompetencë për një shkrimtar për fëmijë, anëtarin e kryesisë së shoqatës së shkrimtarëve në Shkodër, Xhahid Bushatin. Ai përmes 32 librave të botuar deri më sot i ka bërë vend vehtes me dinjitet në letërsinë shqipe për fëmijë. Librat e tij janë çmuar jo vetëm nga konkurset kombëtare ku ka fituar çmime, siç ngjau më vëllimin “Përrallat e babit tim”, fitues i çmimit “Sirena e vogël, (1994), me vëllimin me vjersha “Shshshsht, se zogjtë po bëjnë gjumë!”, fitues i çmimit kombëtar të letërsisë për fëmijë (1998), akorduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sporteve, të vëllimit me përralla: “Dredhia e gjinkallës”, (2000), Fitues i çmimit “Kësulkuqja”, të poemës për fëmijë: “Gjyshi, bastuni dhe zogu”, (2010) fitues i çmimit “Tasim Gjokutaj” dhe të librit më përralla “Loti i pyllit”, (1997), fitues i çmimit “Viktor Eftimiu”, akorduar nga Ambasada Rumune në Tiranë. Por mbi të gjitha çmimin më të madh ia kanë dhënë fëmijët që i kanë përpirë librat e tij, sa sot ato mund t’i gjesh nepër biblioteka, por jo nepër librari.

Autori Xhahid Bushati është edhe autor i shumë teksteve të këngëve për fëmijë, madje edhe fitues çmimesh lokale e kombëtare të festivaleve. Nuk ma merr mendja që të ketë fëmijë të moshës parashkollore që të mos të recitojë një poezi të Xhahidit, që të ketë fëmijë të moshës shkollore që të mos ketë lexuar një nga librat e tij, që të mos këndojë një këngë me tekst të tij. Vlerat e kësaj krijimtarie i kanë shprehur dhe botimet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në ato shqipfolëse përreth e s’është rastësi zgjedhja e tij në vitin 2011 n/ kryetar i shoqatës së pavarur të shkrimtarëve të letërsisë për fëmijë e të rinj shqiptarë. Këtu qëndron edhe paradoksi që as është i vetmi e as i fundit në Shqipërinë tonë: Xhahid Bushati si shkrimtar për fëmijë nuk është i përfshirë deri më sot në asnjë nga tekstet e ciklit të ulët e atij të lartë të sistemit 9-vjeçar! Alterteksti i aplikuar disa vite më parë nga Ministria e Arsimit është alterinteresi, altershoqëria e kudi unë se çfarë tjetër. Por edhe para alternativava tekstore të leximit, ai mbeti padrejtësisht i përjashtuar, edhe pse një ministri shqiptare e specializuar për artin e kulturën i jepte çmim kombëtar! Më dhëmb shumë kur e them këtë, por... Më mirë para jush po e vazhdoj portretizimin e shkrimtarit në fjalë: Kush e shkroi emrin nënë? Kush e shkroi fjalën diell? Kush e shkroi emrin këngë? Kush e shkroi fjalën qiell? Lexojmë këto vargje të mrekul-

lueshme të poetit Xhahid Bushati dhe ndjejmë ngrohtësi e dritë, një leksik të thjeshtë, të perceptueshëm nga moshat para e pas shkollore, një ëmbëlsi, komponentë këto aq të domosdoshëm për ata që krijimtarinë e tyre kryesore ua kushtojnë fëmijëve. Duke iu përkushtuar në krijimtari kryesisht fëmijëve, Xhahidi ka krijuar profilin e tij, spikat mes gjithë krijuesve të tjerë shqiptarë, pasi me një nivel artistik të admirueshëm ai ka dekada që e ka kaluar urën e Bahçallekut të Shkodrës, në kuptimin figurativ, që nuk ka mbetur as lokal e as periferik. Pra, nuk është e rastit që shkrimtari, poeti e prozatori për fëmijë, por edhe studiuesi, Qamil Batalli, në leksikonin e tij, Xhahid Bushatin e rendit krahas me penat e njohura të këtij rrafshi, si Abdylazim Islami, Adelina Mamaqi, Odhise Grillo, Bedri Dedja, Mitrush

Kuteli, Xhevat Beqaraj etj. Xhahidi, si shkrimtar për fëmijë, është ndër më të klikuarit edhe në postën elektronike, në adresën www.albacenter.it, por dhe në atë www.klubiishkrimtareveshkoder.com e cila promovon vlerat e autorëve shkodranë, anëtarë të shoqatës së shkrimtarëve të Shkodrës që drejtoj prej një viti. Unë ndjehem i nderuar që në njërin nga librat e mi për fëmijë “3 shokë” të kem pasë për redaktor Xhahidin dhe ilustrator piktorin e Merituar, Agim Faja. E theksoj këtë se veçse krijues, ai ka qenë dhe redaktor skrupuloz, me kontribut të spikatur edhe në në fushën e studimeve, ku ka rrokur një spektër të gjërë, që nga letërsia për fëmijë e të rinj e deri tek ajo e skenës shqiptare, veçmas të teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Kumtesa e Xhahidit në manifestimin letrar të karvanit të

shkrimtarëve për fëmijë për zhvillimin e letërsisë për fëmijë që nga vitet 60’ të shekullit të kaluar e deri më sot e në mënyrë të veçantë për kritikën e rolin që duhet të luaj ajo për evidentimin e vlerave e dobësive ideoartistike, tërhoqi vëmendjen për thellësinë e analizës e vizionet e qarta që paraqiti. Ai tani është në pjekurinë e plotë artistike, ndaj jam i bindur se shpejt ka për të na dhënë vepra të tjera, në poezi e në prozën për fëmijë, por edhe në rrafshe të tjera studimore, letrare e shkencore. Le të vijmë tani tek problemi: besoj e dini që në sistemin arsimor shqiptar po bëhet një reformë, e cila ka prekur edhe tekstet shkollore e ku letërsia e gjuha shqipe do të jenë në krye të vendit. E dijmë se e kaluara nuk kthehet më. Ne as kemi tagrin ta përcaktojmë se çdo të bëhet, por kudo me fjalën e mendimin tonë të mos rreshtim së kërkuari që në tekstet shkollore që do të destinohen për shkollat, letërsia e traditës e ajo bashkëkohore të mos kenë bashkëudhëtar preferencat, por vlerat e mirëfillta artistike, që ato të hartohen nga shkrimtarë, studiues e kritikë që e njohin letërsinë e jo që kanë lexuar aty-këtu librat e miqve, të shokëve. Mes autorëve të librave të ardhshëm shkollorë unë rendis edhe Xhahid Bushatin, nga librat e të cilit mund të vilen përralla e poezi që do mbushin botën shpirtërore të fëmijëve tanë. Kjo do të realizohet nga njerëz kompetentë e larg trysnisë politike të lidhur me interesat monetare për t’u dhënë fëmijëve libra me disa poezi, përralla, fabula e tregime që më parë harrohen se kujtohen e që nuk kanë asnjë ndikim në edukimin e brezit të ri. Përgëzoj edhe njëherë organizatorët e këtij simpoziumi për tematikën dhe i falnderoj për ftesën që na bënë. (Autori është kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër)


10

Kulturë

e enjte, 16 tetorë 2014

Kulturë

e enjte, 16 tetorë 2014

Javore A KOHA KOH

11

Javore A KOHA KOH

Nikollë Ivanaj(1)

Personalitet i shquar i shtetit dhe pavarësisë shqiptare Gjekë Gjonaj E veçanta e Nikollë Ivanajt, bashkë me elitën e burrave famëmëdhenjë shqiptarë, është se ai kurrë nuk mbajti “ pushkën për krahu” as “ vezme dhe gjerdanin e fishekëve” ngjeshur brezit. Por i edukuar në një familje atdhetare siç ishte ajo Ivanaj nga Bëkajt e Trieshit , e cila rriti , edukoi dhe arsimoi Mirash Ivanaj – Ministër i Arsimit të Shqipërisë ( 1932-1935) dhe në një mjedis të zjarrtë për fe e atdhe , siç ishte Trieshi , ai mori gjithçka dhe si intelektual i mirëfilltë me një kulturë të gjerë dhe njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja hyri me vetëdije të plotë në rrjedhën e ngjarjeve të lëvizjes kombëtare.

Luftëtar i planeve antishqiptare të Konferencës së Paqes në Paris

Veprimtaria e Nikollë Ivanajt me gojë ose me shkrim për përhapjen dhe ngulitjen e idesë së ruejtes dhe mbrojtjes së shtetit dhe pavarësisë së Shqipërisë në masat e gjëra popullore dhe diplomacitë e huaja është e një dimensioni të pakrahasueshëm. Mirëpo në këtë shkrim modest dëshiroj që përmes burimeve arkivore sllave ( Ndërmarrja publike Fleta zyrtare e RSJ, Arkivi i Jugosllavisë dhe Instituti ushtarako-historik) të paraqes ( kujtoj ) opinionit copëza të preokupimeve të Nikollë Ivanajt për sensibilizimin e çështjes

Asnjëherë nuk është e lehtë të shkruash për personalitete të shquara të shtetit dhe pavarësisë shqiptare , mbase të gjithë veprimtarinë e vet jetësore e vunë në shërbim të lëvizjes kombëtare shqiptare. Arma kryesore për këta burra të mëdhenj të Shqipërisë në mesin e të cilëve zë vend edhe trieshjani ( bashkëvendasi im) Nikollë Ivanaj ( 1879- 1951) ishte lapsi , ishin dijet, formimi arsimor për liri , demokraci dhe përparim shoqëror shqiptare në rrethet ndërkombëtare në vitin 1920 në kohën e mbajtjes së Konferencës së Paqës në Paris, e cila , sikundër dihet, nuk u mor drejt përsë drejti me çështjen shqiptare dhe për rrjedhojë në vend që të plotësonte kërkesat e drejta të popullit shqiptar e komplikoi edhe më tej situatën. Nikollë Ivanaj si kryetar i Klubit “ Lidhja Kombëtare “ e Shqipërisë dhe delegat i Partisë politike shqiptaro-amerikane pranë Konferencës së Paqes në Paris ishte nga më aktivët e brezit të vet, ndër më të vendosurit dhe njëri nga vizionarët më të dalluar në mbrojtje të të sovarnitetit dhe ardhëmërisë së Shqipërisë. Ky atdhetar me ndërgjegje të lartë qytetare politike, demokrat i shquar dhe udhëheqës politik ngriti zërin me forcë kundër vendimeve të padrejta që u morën në Konferencën e Paqës në Paris në kurrizë të Shqipërisë, organizuar nga fuqitë e mëdha fituese që morën pjesë në Luftën e Parë Botërore, për t’u diktuar vendeve të mundura kushtet e paqes dhe rindarjen e kolonive si dhe sferave të ndikimit, në të cilën rolin kryesor e luajtën SHBA, Anglia, Franca

vonë ta aneksojë; 2. Sepse Italia as me Traktatin e Londrës 1915 nuk ka të drejtë në pjesën e epërme të Shqipërisë: 3. Sepse fiset e Mirëditës, Matit dhe Malësisë nuk mund të mbijetojnë ekonomikisht , nëse ndahen nga qyteti i Shkodrës me rrethinë - çka tregon qartë edhe një shikim fluturimthi në hartën gjeografike – ne kërkojmë: që kufiri i përkohshëm të caktohet dhe të tërhiqet së paku për atë vijë , e cila është e paraparë për Serbi dhe Mal të Zi si eventuale me Traktatin e Londrës , 1915.”

Italia dhe Japonia. Në vijim po japim vetëm disa shkresa ( dokumente) në disponim, të cilat dëshmojnë dhe dokumentojnë përpjekjet dhe angazhimin e fuqishëm të Nikollë Ivanajt në mbrojtje të Shqipërisë si shtet i pavarur e sovran.

Apel Nikolla Pashiqit

Në dokumentin arkivor jugosllav, 336-28-IV-VII/ 12-5829 figuron se Nikollë Ivanaj , kryetar i Klubit “ Lidhja Kombëtare” e Shqipërisë dhe delegati i Partisë politike shqiptaro-amerikane pranë Konferencës së Paqes në Pariq, një ditë pas fillimit të saj, më 19 janar 1919 përmes një shkrese ( përkujtesë) kërkon nga Nikolla Pashiq, kryetarin e Delegacionit të Qeverisë Mbretërore Serbe që të angazhohet në shpëtimin e pavarësisë së Shqipërisë . - Duke e patur deri më tani Mbretërinë Serbe, Kroate dhe Sllovene, si mik dhe mbrojtës tonin në luftë për pavarësi, populli shqiptar dëshiron që të mos lihet në përpkrahje ose papërkrahje të imperialistëve të rinj, të cilët vijnë nga ana tjetër e Adriatikut në Ballkan. Lëshimet që i jepen Mbretërisë Serbe

Dy kërkesat e Ivanajt mikut të tij Krosto Dakos

, Kroate, Sllovene me kufi deri në Drin , mund të jenë fatal për unitetin tonë kombëtar, sespe zonat më të pasura dhe më të banuara të Shqipërisë së Mesme , mbeten në këtë mënyrë nën dominimin e Italisë. Nëse Delegacioni i Mbretërisë Serbe, Kroate, Sllovene nuk mund të ruaj integritetin e shtetit shqiptar në kufinjt nga viti 1913, unë jam i lirë të apeloj tek Ju z. Kryetar, që kufirin e propozuar të mundoheni ta shtyni sa më larg në jug për këto arsye: 1. Sepse ne shqiptarët nuk kemi besim në Italinë zyrtare, gjegjësisht në krijimin dhe ekzistimin e pavarësisë së Shqipërisë, si në vështrimin politik dhe ekonomik, sepse ajo, ka për qëllim që gjatë mandatit të italianizojë shtetin tonë dhe kështu më

Nuk po zgjatem në portretin e Krosto Dakos, por nuk mund të mos theksoj pohimet e njohësve të mirë të veprimtarisë së tij atdhetare se emri i tij ishte ndër më të dalluarit në mjedisin e emigracionit shqiptar në Amerikë. Kjo mendoj unë ishte arsyeja kryesore që Nikollë Ivanajn e nxitën t’i drejtohet edhe zyrtarisht mikut të tij Krosto Dakos për shpëtimin e shtetit dhe pavarësisë shqiptare, nga rreziku i copëtimit të saj në ato vite.

Ivanaj: Populli shqiptar do të derdhë pikën e fundit të gjakut për ruajtjen e shtetit dhe pavarësisë shqiptare Në shkresën e parë që Ivanaj i dërgon Kristo Dakos, president i Partisë politike shqiptare në Boston thuhet : “Njoftoni kompetentët se çështja e pavarësisë se Shqipërisë është çështje e ekzistimit të popullit shqiptar. Me asnjë parim dhe me asnjë të drejtë nuk mund të arsyetohet shfuqizimi i pavarësisë së shtetit shqiptar, e

cila ka ekzistuar ndërkombetarisht nga viti 1913. Aneksimi i Vlorës dhe ndarja e Gjirokastrës dhe Korçës e “ vrasin” eksistencën shtetërore dhe nacionale të Shqipërisë. Populli shqiptar nuk do të lejojë ta komnadoj as Italia as Greqia, dhe as cilido mandat tjetër kushdo qoftë. Italia nuk ka vend në Vlorë, e cila është porti i vetëm shqiptar. Hyrja e saj ( Italisë – shënimi im) në Ballkan, qoftë nëpërmjet Vlorës , qoftë nëpërmjet mandatit në Shqipëri mundet vetëm të nxisë ngatërresa te reja ndërkombëtare. Shqipëria nuk është e rrezikuar në veri nga Jugosllavia, e cila kërkon pavaresinë e saj, por nga Italia dhe Greqia të cilat veprojnë për ndarjen e saj. Duke u thirrur në të drejtat e mia të njeriut dhe në principe, të cilat përfshihen në 14 pika të presidentit Wilson , populli shqiptar do të derdhë edhe pikën e fundit të gjakut për ndalimin e kërkesave zaptuese të Italisë dhe Greqisë dhe për ruajtjen e shtetit të formuar dhe pavarësinë kombëtare” . ( AJ, 336 – 28- IV-VII / 125829) . Shkresa me firmën e Nikollë Ivanajt është cituare plotë dhe ka të shënuar datën Paris, 10 mars 1920. Pas tri javësh , saktësisht më 2 prill 1920 Ivanaj përsëri i drejtohet Kristo Dakos me një shkresë të shkurtër me këtë përmbajtje domethënëse : ,, Bindeni koloninë tonë, që populli shqiptar nuk mund të presë kurrfarë të mirash nga Italia, derisa ajo të heqë dorë nga qëllimet e saj okupuese në Ballkan. Ajo duhet të ndjek shembullin e Jugosllavise dhe t’i njohë Shqipërisë pavarësinë e plotë politike dhe territoriale”. (AJ, 336-28-V-VII/ 12-6031)


12

Kulturë

e enjte, 16 tetorë 2014

Kulturë

e enjte, 16 tetorë 2014

Javore A KOHA KOH

13

Javore A KOHA KOH

Mbi librin “Reprizë kohe” të autores Havaja Prelvukaj

Poezi që reflektojnë ndjenja shpirtërore Shaban Hasangjekaj

“Libri me poezi ‘Reprizë kohe’ i autores Havaja (Ahmetaj) Prelvukaj, nga fshati Martinaj i Komunës së Gucisë, edhe pse është libri i saj i parë, shquhet për seriozitetin dhe mjeshtërinë e vargut. I dominuar nga motivet, si: largësia, dhembja, humbja, dashuria, venitja, që lirisht mund të cilësohen si më përfaqësueset, ndërtohet tërësia, që finalizon bukur intencën e poeteshës, pesimizmin, me ndonjë rreze të vockël shprese, nganjëherë nga fundi i tunelit. Duke pasur parasysh gjenezën e saj dhe lidhjen e saj me familjen, ajo s’i ka ikur asaj se çfarë ishte dhe është, gjë për të cilën edhe mburret. Prandaj, ka shumë poezi me motive nga vendlindja, që dalin qoftë me emrat e përdorur, qoftë me atmosferën e paraqitur, qoftë me disponimin e autores, si banore besnike e asaj gjeografie autoktone. Kurse shëtitja në kohë është arma e saj e fortë, për të plotësuar kështu motivet e saj të deklaruara dhe dhembjen e përjetuar thellë, ndaj kemi sot, dje, pranverë, vjeshtë e dimër”, janë këto shprehje nga recensioni i recensueses Sarandë Buzhala. Redaktori i librit me titull “Reprizë kohe” është Idriz Ulaj, recensues Sarandë Buzhala dhe Demë Topalli, ndërsa piktura në ballinë është punuar nga piktorja Zake Prelvukaj. Botues i librit është Shtëpia botuese “URA” në Prishtinë. Libri është shtypur në shtypsh-

Poetja Havaja Prelvukaj, një udhëtare e përhershme në lakoret e jetës, e bën lexuesin që të shëtisë edhe ai bashkë me të nëpër rrugët, të cilat tashmë ajo i ka të trasuara, prandaj dëshiron që ndjenjat, përvojat e saj t’i ndajë edhe me ta, përmes kurorëzimit të tyre në vargje, në këtë vepër poetike që mund të them lirisht se, duke pasur parasysh që është e para për të, s’mbetet vetëm në kuadrin e një sprove letrare, por mund të quhet lirisht përmendorja e vogël e poetes kronjën “TREND” në Prishtinë në vitin 2014 dhe ka 116 faqe. Libri në fjalë është përmbledhje e 69 poezive të sistemuara në 8 cikle: Lulebora nën akull (gjashtë poezi), Do të flas një ditë (tetë poezi), Shtegtimi i dallëndysheve (gjashtë poezi), Shtigjeve të mbyllura (dhjetë poezi), Buzëqeshje e humbur (katërmbëdhjetë poezi), Nga ditari i një jete (katër poezi), Pikturë me imazhin tënd (dy poezi) dhe Reprizë kohe (nëntëmbëdhjetë poezi). Autorja në ciklin e parë “Lulebora nën akull” përmes poezive: Lulebora nën akull, Pagjumësia, Shpresa, Hija jote, Shiu i pranverës dhe Kurbetqare, më tepër pasqyron një dedikim, sesa një strukturim poetik, i nisur si një falënderim dhe i finalizuar dhe një dhembje të përmasave personale. Në ciklin e dytë “Do të flas një ditë” nëpërmes vargjeve të poezive: Unë nuk jam sikur ti, Fajtori je ti, Heshtje, Kokëfortësia, Mllefi, Në pritje, Po deshe ti dhe Do të flas një ditë, në mënyrë stilistike ajo bën me dije se fjala s’është varrosur, ajo do të shprehet dikur, s’është si të tjerët, është me zemër të hapur, se “s’ia kam frikën diellit që më nxin”, shprehet Havaja. Ndaj, dëshiron t’u japë model të tjerëve, “lëre kokëfortësinë në urë”, se “po deshe ti, bëj çfarë s’bëj”. Motivin e largësisë, që përballohet me zemër, edhe pse ajo rrëqethet “nga

rrugët që çojnë në mërgim”, autorja e shpreh përmes poezive: Sytë, Matja e largësisë, Nga Bregu i romanit, Përtej deteve, Shtegtimi i dallëndysheve dhe Vapa e verës, të ciklit të tretë “Shtegtimi i dallëndysheve”. E, megjithë këtë, gjendet sa “Përtej deteve” e sa “Nga Bregu i romanit”. Një subjekt, dallëndyshe krahëthyer që shtegton e që në mënyrë shumë të veçantë e potencon dhembjen që i vlon nga brenda, jo në përmasa të vrasjes, por të vetëvrasjes, do të thosha të vuajtjes së pafund, përmes shfrytëzimit të mitit tonë të famshëm mbi zanat, “nuk më vrau, por më zanojë”. Në vargjet e poezive: Mbrëmje jete, Sonte, Ndoshta, Çapkënët, Në qytetin e përhitur, Kurorëzim dëshirash, Shtigjeve të mbyllura, Në amfiteatër, Vetë, për një ditë dhe Ike, të ciklit të katërt “Shtigjeve të mbyllura”, e gjejmë autoren gjithmonë me të e për të, e heshtur dhe e qeshur, në rrugën gjë largon e afron ëndrra tashmë paradoksale, asnjë në të s’i ngjanë, në qytetin e hirtë, e megjithëkëtë, ende në kërkim të... atyre syve. Te poezitë: Kur dielli qet syrin, Vallja e yjeve, Monologu, Nëno, Pak a shumë, Buzëqeshje e humbur, Nënës, Nostalgji, Motrës time Verë, Elegji, Fund gushti, Fjalët që nuk harrohen, Te varri dhe Ndër vite, të ciklit të pestë “Buzëqeshje e humbur”, ka më tepër kushtime, hallës, shoqes së fëmijërisë, motrës

Verë, nënës, të cilës i thotë me gojë plot “lumturia ime, krenaria ime”, kurse me një ndjenjë më të skalitur ndalet te dhembja e saj e madhe, biri i saj. Prandaj me një subjektivitet të sipërtheksuar e ndërton poezinë me titull “Biri im”, që zhvillohet në formë dialogu, me bashkëbiseduesin, tashmë, joprezent, prandaj edhe dhembja merr përmasa monstruoze. Poetja në poezitë e ciklit të gjashtë “Nga ditari i një jete” (Në vjeshtën time, Natë dhjetori, Nga ditari i një jete, dhe Hënë, Hënë moj), sikur shkëput sekuenca nga ditari i saj i (pa) dhimbshëm, ku parakalojnë si ushtarë besnik sa e sa javë, ditë, muaj e vite që kurorëzojnë një jetë në vetmi, e megjithatë shpreson se “pranvera një ditë do të vijë”. Autorja edhe një herë e dëshmon që vargjet burojnë nga shpirti, që është burim më qenësor i tij, ndaj imazhin e formësoi loti e jo lapsi. Përmes dy poezive: Pikturë me imazhin tënd dhe Pëllumbat të ciklit të shtatë “Pikturë me imazhin tënd”, autorja vazhdon që imazhin pas shumë kohësh ta ruaj të fshehtë në brendi. Në ciklin e tetë dhe të fundit “Reprizë kohe”, i përbërë nga një numër i madh i poezive (19 sosh): Alpet shqiptare,

Kroi i fshatit tim, Ura e madhe, Liqeni i Plavës, Qytezës së Jerinës, Hartini, Legjendë mbi lumin, Te Shpella e Borës, Vjeshtë në Zaronicë, Liqeni i Martinajve, Maja e vajzës, Kodra e Bajraktarëve, Kaçurrelja, Vuthjanja, Nën hijen e dardhës dhe Reprizë kohe, autorja në mënyrë të shkathtë shpalosë ndjenjat, reflekton emocionet dhe pasqyron vizionet sikur të ishin ato në një romboid, çdo gjë nisë dhe mbaron, duke mos iu ditur kurrë fundi as fillimi, sepse sa vjen e shkon, sa duket – zhduket. E, me këtë, mbase, më tepër i referohet gjeografisë amtare të mallkuar (Alpet shqiptare), e heshtjes së kroit (Kroi i fshatit tim), gjumit të qytezës së Jerinës. Poetja Havaja Prelvukaj, një udhëtare e përhershme në lakoret e jetës, e bën lexuesin që të shëtisë edhe ai bashkë me të nëpër rrugët, të cilat tashmë ajo i ka të trasuara, prandaj dëshiron që ndjenjat, përvojat e saj t’i ndajë edhe me ta, përmes kurorëzimit të tyre në vargje, në këtë vepër poetike që mund të them lirisht se, duke pasur parasysh që është e para për të, s’mbetet vetëm në kuadrin e një sprove letrare, por mund të quhet lirisht përmendorja e vogël e poetes. Autorja Havaja Prelvukaj, sihariqin e

parë me poezi ia ka kushtuar fëmijëve, bashkëshortit, prindërve, motrave, vëllait dhe gjithë të tjerëve që e deshën dhe e duan, të cilëve me sinqeritetin më të madh, ju thotë se edhe ajo i do. Lidhur me këtë, ajo shprehet: “Njeriu ka gjithmonë nevojë për përkrahje, për t’u mbështetur te dikush. Krenohet me rrethin e vet edhe kur është i gëzuar, ka me kë ta ndajë gëzimin dhe, kur është i mërzitur, ka kujt t’ia qajë hallin. Njerëzit e tillë janë shpirtërisht të pasur dhe ajo pasuri vlen shumë në këtë botë. Me plot të drejtë them se edhe unë jam shumë e pasur shpirtërisht sepse pata fatin që të kam bashkëshortin tim, Selimin, me të cilin krijuam një familje të mrekullueshme, me tre yje – Andin, Zanin dhe Orën, dy prindërit e mi të dashur, Imerin e Fatimen; vëllain tim Gëzimin, nusen e tij Suzanën, motrat Dritën, Verën, Fatmiren, Shkëndinë dhe bashkëshortët e tyre; nipërit dhe mbesat e shumënumërt, që së bashku me fëmijët e mi, u rritën të lumtur dhe të pandashëm. Me respekt të veçantë kujtoj të ndjerën hallën time, Qamile, e cila jetoi me ne dhe kishte një rol të veçantë në jetën dhe edukatën tonë si fëmijë. Me dashuri për vëllezërit dhe motrat përtej kufirit që u desh të kalonin 40 vjet e të njihemi”. Poetja Havaja Prelvukaj u lind para 52 vjetësh në fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë. Katër klasë të shkollë fillore i kreu në Vuthaj. Tetëvjeçaren dhe gjimnazin në Istog të Kosovës, ku babai i saj, Imeri, për një kohë të gjatë e deri në pension punoi si pedagog i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Diplomoi në Fakultetin Juridik në Univerisitetin e Kosovës, në Prishtinë. Me poezi është marrë që nga fëmijëria. Poezitë i ka botuar në revista të ndryshme. Disa vite me radhë ka qenë bashkëpunëtore e gazetës mujore “Nora”, si dhe e gazetës “Koha javore”, që botohen Mal të Zi. Jeton në Martinaj. Përmbledhja me poezi “Reprizë kohe” është libri i saj i parë.


14

Kulturë

e enjte, 16 tetorë 2014

Kulturë

e enjte, 16 tetorë 2014

Javore A KOHA KOH

15

Javore A KOHA KOH

Portret: Smajl – Malo Malohoxha

Makinisti shembull

Smajl Malohoxha i takon asaj plejade të detarëve të cilët duhen të nxirren nga harresa. Rrjedh nga një familje ulqinake me traditë detare. Nga profesioni ka qenë automekanik me kualifikim të lartë. Ende edhe sot, kur bëhet fjalë për ndonjë mekanik i cili është preciz dhe i mirë, thuhet se qenka i mirë si me qenë Maloja. Ka pasur po ashtu talent dhe prirje për gjuhë të huaja Ismet Karamanaga

Ulqini shtrihet buzë detit, dhe deti ka qenë gjithmonë damari kryesor i zemrës së tij, ashtu siç është aorta, ena e cila e furnizon me gjak zemrën, duke i dhënë njeriut jetën. Kështu edhe Ulqini, gjatë historisë së tij 2500 vjeçare, ka qenë dhe ende edhe sot është i lidhur me detin. Natyrisht, sot lidhja me detin zhvillohet në kushte të tjera, pasi që zhvillimi i turizmit si degë kryesore e veprimtarisë së jetës, kërkon edhe marrëdhënie të tjera. Mirëpo, gjatë shekujve Ulqini ka qenë i varur nga tregtia, e cila është bërë me anije dhe barka të ndryshme, të cilat pak a shumë edhe u kanë takuar ulqinakëve. Tregtia ka qenë veprimtaria kryesore, e cila këtë qytet e ka bërë kaq të famshëm dhe kaq të njohur në tërë bregun e Adriatikut dhe të Mesdheut. Barkat ulqinake dhe ulqinakët, si dhe tregtia që e kanë bërë ata, kanë qenë të pazëvendësueshme për ekzistencën e shumë familijeve të Ulqinit. Prandaj detaria ka qenë veprimtari që ka zënë pjesën më të madhe dhe më të rëndësishme në jetën e Ulqinit. Eksporti i mallrave të ndryshme të prodhuara te ne, si edhe importi i atyre që nuk i kemi pasur, ka sjellë zhvillimin e një tregtie të fuqishme, e cila ka qenë në dobinë e të gjithë qytetarëve të Ulqinit. Kështu ulqinakët kanë pasur një jetë më të mirë sesa ata në brendësi të vendit.

Rrallë ka pasur ndonjë familije që nuk kanë pasur ndonjë pjesëtar të saj në det. Deti ka qenë shpeshherë “buk’ e gjak”, pasi që është naviguar në kushte të vështira, por deti dhe navigimi në det ka sjellë një jetë më të mirë, kështu që gjithmonë është luftuar për të fituar një vend pune, në ndonjë barkë. Për barkat, detarët dhe detarinë ulqinake kanë shkrur shumë ulqinakë, por edhe të tjerët, të cilët janë marrë dhe ende merren me detari. Edhe unë kam shkruar, posaçërisht për kapedanë dhe detarë me nam nga Kalaja. Shumë personazhe të njohur nga fisi ynë janë marrë me detari, bile të rrallë janë ata që nuk kanë naviguar. Detin e kemi pasur dhe ende e kemi në gjen dhe gjak. Ende sot disa nga pjesëtarët e fisit tonë lundrojnë me anije të mëdha nëpër detra të ndryshëm. Shumë anëtarë nga familja jonë kanë qenë kapedana me nam. Mirëpo, këtë radhë dua t’i shkruaj disa rreshta për një detar nga Ulqini, i cili ka lënë gjurmë të pashlyera në detarinë e qytetit tonë. Ka lundruar shpesh herë edhe me babain tim, kapedan Hasan Cano Karamanagën, kështu që nga ai, edhe i kam në kujtesë disa fjalë për këtë detar me nam, mbi aftësitë e tij si detar, njeri dhe makinist. Fjala është për Smajl Malo Malohoxhën, i cili i takon asaj plejade të detarëve të

cilet duhen të nxirren nga harresa. Babai im më ka treguar se Maloja ka qenë makinisti dhe mjeshtri më i mirë prej të gjithë atyre me të cilët ka naviguar ai. Më vonë, në bisedë me Malon, por edhe me detarë të cilët ende jetojnë sot, i kam vërtetuar këto fjalë. Ende edhe sot, kur bëhet fjalë për ndonjë mekanik i cili është preciz dhe i mirë, thuhet se qenka i mirë si me qenë Maloja. Ai u lind në Ulqin më 1910, në Ranën tonë të bukur. Babai i tij është qujtur Aqif, kurse nëna Lutfije (Lufe), e lindur Hoxha. Në Ranë e kaloi fëmijërinë. Përveç të tjerëve, shokët e tij të fimijërisë kanë qenë Muho Qiqri, kamarier i njohur dhe Vllado Strugar, profesor i gjuhës frënge. Një pjesë të djalërisë e kaloi në qytetin e Shkodrës, ku ka punuar në Fabrikën e duhanit. Edhe pse ka qenë djalë “dëshiri” (ka pasur dy motra: Sadeten dhe Mejremen-Shoren), heret ka filluar të punojë. Rrjedh nga një familje ulqinake me traditë detare. Në vitin 1939 u martua me Qamile Karagjozin nga Tivari i Vjetër. Babai i tij ka qenë detar si dhe gjyshi, emrin e të cilit e mbante. Pasi babai i tij ka punuar në detë në barka, shpesh ka ndodhur që rrallë të vinte në shtëpi, ashtu që barra e familjes i ka rënë që herët. Maloja nga profesioni ka qenë automekanik me kualifikim të lartë. Më vonë

jep edhe provimet ku specializohet për mekanik të motorëve të anijeve. Ka pasur aftësi dhe talent, kështu që ka pasur prirje për gjuhë të huaja. Ka zotëruar, më saktë, ka folur gjermaisht, italisht, frëngjisht dhe turqisht. Si detar i ri ka punuar në barka që lundronin nëpër detin Adriatik. Vite me radhë ka punuar si automekanik në Kriporen e Ulqinit “Bajo Sekuliq”. Punësimi i tij i parë në një anije serioze ishte jahti “Nimet Allah”, që i takonte axhës së mbretit Faruk të Egjiptit. Kjo ka ndodhur para Luftës së Dytë Botërore, pikërisht në vitin 1939, tre muaj pas martesës së tij. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, jahti “Nimet Allah” ishte i ankoruar në Francë, në brigjet Azure, në Nicë, Kanë dhe Monte-Karlo. Përveç Malos, në këtë jaht kanë qenë të punësuar edhe disa ulqinakë të tjerë, si: Muho Pulti, kuzhinieri detar më i njohur i Ulqinit, Memin Beci, si motorist, sikur edhe Smajli, Ganush Ishmi, Riza Çaushi, kamarier si ai, dhe të tjerë. Gjithësej ishin dhjetë marinarë nga Ulqini. Tërë ekuipazhin ulqinak, pronari e ka dashur shumë, për shkak të punës korrekte, sjelljes së tyre për edukatë dhe kulturë që kishin. Tek ata ka pasur besim të madh. Ekuipazhi i anijes ishte i përzier. Kishte gjermanë, turq, italianë etj. Por, ulqinakët gëzonin një respekt

të veçantë. Smajli këtu edhe filloi t’i mësojë gjuhët e huaja, pasi kishte prirje pët to. Jahti ishte zënë jesir, prandaj nuk i lejohej lundrimi. Gjithnjë qëndronte në port, ku edhe ndodhi me shpërthimin e luftës. Gjatë qendrimit në port, ekuipazhi kishte mundësi të dalë nga anija në tokë. Mundeshin të largoheshin vetëm me leje të organeve kompetente ushtarake. Lufta gjithnjë përhapej dhe ulqinakët nuk kishin mundësi t’i kontaktonin familjet e tyre, fitesa ishte e pakët, nuk kishin mundësi t’u dërgonin para familjeve. Në Francë ishin të bllokuar për tre vite me radhë. Ushqimin e kishin të reduktuar, kështu që kanë ngrënë nga një thelë bukë për 24 orë. Bashkëshortja e tij, Qamilja, e priti tre vite në shtëpi, duke jetuar me hankon – Lufen dhe kunatën – Mejremen-Shoren. Ulqinakët në anije bënin një kërkesë për t’i liruar, që të kthehen në Ulqin. Me ndihmën e shtetit francez, dhjetë ulqinakët marrin leje dhe kthehen në Ulqin. Kthimi i tyre ishte një rrugëtim i gjatë, nga qyteti në qytet, duke kërkuar leje të veçanta nga komandat përkatëse. Ulqinakët në Kroaci i ka shpëtuar njohja e gjuhës gjermane

e Smajlit, sepse duke pritur trenin në një stacion hekurudhor kishin qenë të likuiduar. Pas një udhëtimi të gjatë dhe shumë të rrezikshëm, më në fund arritën në Ulqin. Ishte viti 1942. Smajli u punësua në Kriporen e Ulqinit, duke punuar në profesionin e tij si automekanik. Në vitin 1955, përsëri Maloja vendos të shkojë në anije tejoqeanike. Punësohet në anijen e parë “Prenj” të agjencisë “Jugooceania” nga Kotorri. Kjo ka qenë një anije e tipit të vjetër, e cila punonte me qymyr. Pas kësaj anijeje, po në të njëjtën agjenci, Smajli punoi edhe në anije më bashkohore të asaj kohe, siç ishin: “Biokovo”, “Zeta”, “Moslavina” etj. Disa vite me radhë punoi në anijet tejoqeanike, duke udhëtuar rreth rruzullit tokësor disa herë. Më në fund largohet nga deti dhe lundrimet, “zhbarkohet” dhe punësohet në Ndërmarrjen Komunale të Ulqinit, ku ka punuar shef i autoservisit për disa vite me radhë. Në këtë detyrë del në pension, në vitin 1967. Por edhe pse ishte në pension, falë njohjes së gjuhëvë të huaja, ka punar edhe disa vite në recepion të hotelit “Lido”, në Plazhin e Madh. Në vitin 1982 Smajl Malohoxha ndërroi jetë dhe është varrosur në Varrezat e Sallakut.


16

Intervistë

e enjte, 16 tetorë 2014

Intervistë

e enjte, 16 tetorë 2014

Javore A KOHA KOH

17

Javore A KOHA KOH

Bisedë me modelin Valer Kolnikaj

Unë dhe bashkëshortja ime më të mirët e Shqipërisë

Valer Kolnikaj ka lindur me 25 mars 1986 në Reç-Koplik. Nga viti 2003 filloi të punoj si prezantues në një emsionin lokal televiziv nga i cili arriti të krijoi miqësi me shumë personalitete shqiptare të fushave të ndyshme. Në vitin 2007 u bë pjesë e eventit më të madh të modës në Shqipëri “TIRANA FASHION WEEK”. Një vit më vonë Valeri firmos kontratën dy vjeçare me agjencinë e modës “Elda Agency”. Po në 2008-tën relizoj setin e parë të fotografive profesionale me të cilat pati mjaft sukses. Në vitin 2011-të ka përfaqësuar Shqipërinë në evenimentin e modës “Best model of the World” të mbajtur në Bullgari. Kurse vitin e kaluar u bë pjesë spektaklit më të ndjekur në Shqipëri “Big Brother Albania7” Koha Javore: Valer pasioni juaj i hershëm për botën e modelizmit ju bëri të famshëm në këtë fushë duke u bërë kështu për herë të parë në vitin 2007-të pjesë e evenimentit më të madh të modës në Shqipëri “Tirana Fashion Week “. Ç’ mund të na thoni për fillesat tuaja si model? V. Kolnikaj: Në eventin më të madh të modës “Tirana Fashion Week“ ishte parqaitja ime e parë në këtë fushë ku direkt u plasova në pasarelë për të sfiluar me veshjet e stilistëve të njohur aty. Ishte ky një emocion të jashtëzakonshëm pasi publiku më priti shumë mirë dhe mora vlerësime dhe oferta të rëndësishme për në vazhdimësi. Pastaj duke qenë student në Fakultetin e Mjekësisë mundohesha t’a racionalizoja kohën dhe të isha në ngjarjet e rëndësishme pasi dega në të cilën po studioja kishte më vlerë se gjithçka tjetër, por arrita t’ia dalë me suksese. Koha Javore: Një eksperiencë juaja shumë e veçantë ka qenë e firmosja e kontratës dy vjeçare me agjencinë e modës “JPFG“ dhe pjesmarrja juaj tek sfilatat “Netët e filmit shqiptarë“, “Javet e modës shqiptare “, reklama e firmës së njohur të veshjeve “Bitsiani”, etj ? Na thoni diçka më tepër për këto aventura? V. Kolnikaj: Çdo pjesëmarrje ka vlerë pasi punon me profesionistë të ndyshëm dhe personlisht kam punuar me më të mirët e modes në Shqipëri

Koha Javore: Valer ju ishit vetëm 17 vjeçarë kur spikatët për talentin tuaj si prezantues televiziv duke moderuar një tv show të titulluar“The Best” ku protagonist patët personalitete të njohura të fushave të ndyshme. Çfarë ishte për ju kjo eksperiecë duke prezantuar talentin tuaj përpara shumë figurave publike dhe opinionit të gjërë në këtë moshë kaq të re? V. Kolnikaj: Unë jam rritur me televizion dhe pikërisht eksperienca ime në TV Kopliku në moshëne re më ka ndihmuar që të perfeksionohem dhe të njoh mirë çdo hap në media dhe spektakël. Dhe sigurisht se çdo eksperiencë dhe person që takon mund të mësosh shumë nga ata dhe ky fakt në atë moshë të ndihmon që të krijosh personalitetin dhe të njohësh sa më mirë.

duke mësuar gjithçka rreth modës, ambientit, tv-së,ej.. Më ka përgatitur çdo eksperiecë për ato që do vinin më vonë, për të bërë sa më mirë gjithçka kërkohej. Njohjet me personalitete të ndyshme apo shoqëria mes modeleve të jep kënaqësi pasi argëtohesh shumë me të qenit model dhe me gjithçka që të rrethon. Koha Javore: Viti 2008 ka qenë mjaft produktiv për karrierrën tuaj artistike pasi në këtë vit realizuat setin e parë profesional të fotografive “Fashion” me fotografin Sonny K.Elson pastaj nje set tjetër që bëri bujë në Shqipëri ishte dhe ai me fotografin Dejan Miliqeviq. Sa jeni të kënaqur me paraqitjen tuaj në këto albume dhe si u mirëpritën fotot nga publiku? V. Kolnikaj: Setet fotografike ishin shumë të veçanta duke qenë se çdo foto ishte ndyshe dhe në saje të profesionalizmit luaja me qëndrimin, pozimin, imazhin, etj dhe fotot dolën mrrekulli, falë dhe profesionalizmit të fotografëve të njohur me të cilët kam bashkpunuar. Dejan Miliqeviq me ide të stilistit Joni Peci ka realizuar punë fantastike dhe ato foto akoma dhe sot vlerësohen shumë nga ekspertët e modës. Por një model ka luksin të punojë me fotografë të ndyshëm dhe të ketë foto pafund dhe këto të fundit janë elementë i rëndësishëm për karrierrën si model.

Koha Javore: Në vitin 2011-të përfaqësuat Shqipërinë në evenimentin e modës “Best model of the World” të mbajtur në Bullgari. Çfarë ndjesie dhe rëndësie ka për ju kjo sfilatë në këtë skenë kaq madhëshore? V. Kolnikaj: Ftesa për të përfaqësuar Shqipërinë në “ Best model of the World” më erdhi nga drejtuesit më të lartë të këtij eventi të cilët kishin shikuar foto të miat nëpër sajte të ndyshme ku pastaj më kontaktuan. Më kanë përzgjedhur të shkojmë si çift me bashkëshortën time Man-

dalenën (Në atë kohë të fejuar), dhe këtë eveniment e konsideroj më të rëndësishmin në këtë fushë. Ngjarja u mbajt në Bullgari ku qëndruam afro dhjetë ditë atje duke takuar personalitete dhe duke vizituar pikat turistike dhe duke bërë prova për netët finale. Aty u vlerësuam si më të mirët e Shqipërisë dhe medaljet që i ruajmë në shtëpi, janë kujtim i bukur për të dy. Dhe sapo u kthyem nga ky event e kurorëzuam dashurinë tone me mbajtjen e dasmës.

Koha Javore: Vitin e kaluar ishit pjesmarrës në spektaklin më të ndjekur televiziv në Shqipëri, “Big Brother Albania7”. Çfarë të solli kjo eksperiecë dhe kush është Valeri pas këtij spektakli? V. Kolnikaj: Ky rality show ka audiencën maksimale në të gjithë botën ku ka shqiptarë. Më pëlqente shumë ideja që të sfilohesha me njerëzit, profesionistët, të qenit i izoluar, pa asnjë informacion,etj dhe këtë e kisha studiuar mirë gjatë edicioneve të mëparshme dhe siç dihet ky spektakël këtë vit mban emrin tim. Unë fitova publikun, famën, respektin e

dashurinë e gjithkujt, përveç çmimit (lekëve) që erdhi si mëshirë e një konkurrenteje jetime. Për mua është më me shumë vlerë të thonë: E meritove por nuk ta dhanë sesa e more por mos e gëzofsh. Koha Javore: Valer me profesion jeni mjek i diplomuar. Si arrini t’a ndërthurni profesionin e mjekut me pasionin që keni për modelizmin dhe për median? V. Kolnikaj: Gjithçka është e mundur nëse ke vullnet të arrishë shumë. Thjesh duhet ta racionalizosh kohën dhe të bësh zgjedhjete duhura. Koha Javore: Cili është opinioni juaj për modelizmin shqiptar në Shqipëri dhe më gjërë? V. Kolnikaj: Shqiptarët e ndjekin modën dhe i pëlqejnë shumë modelët por natyrisht ata me personalitet dhe me vlera. Koha Javore: Cilat janë angazhimet tuaja aktuale si mjek dhe model dhe planet më të afërta? V. Kolnikaj: Jam zgjedhur të jem nga konkurrentët e superspektaklit “Dancing With The Stars Albania” që vjen në edicionin e pestë që do jenë shumë tërheqës këtë vit. Jam i lumtur që do jem njëri ndër 12 personalitetet e zgjedhura të vitit dhe ju premtoj se do të ketë super performanca dhe spektakël në maksimum. Bisedoi: Toni Ujkaj


18

Mozaik

e enjte, 16 tetorë 2014

Mozaik

e enjte, 16 tetorë 2014

Javore A KOHA KOH

19

Javore A KOHA KOH

Bletaria në Malësi

Zanat i hershëm dhe i preferuar Sezoni i sivjetëm ka qenë i pafavorshëm për bletët pasi shiu i vazhdueshëm ka ndikuar negativisht dhe ka dëmtuar në masë të madhe ushqimin e bletëve (lulen e disa bimëve) që janë jetësore për bletët duke qene se klima është faktor kyç qe ndikon në jetën e shëndosh të bletës dhe të mjaltit cilësorë

Bletaria është zanat i lashtë dhe i trashëguar prej shumë shekujsh nga paraardhësit tonë të cilët paralelisht dy sektorëve të tjerë, bujqësisë dhe blegëtorisë e kanë ushtruar në një masë të gjërë në trevën e Malësisë, si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane. Kushtet e favorshme klimaterike dhe bimësisë mjaltdhënëse të cilat i ofrojnë shumë zona të Malësisë sidomos ato rurale, kanë favorizuar këtë lloj zanati dhe kanë shtyrë shumë familjarë që t’i kushtojnë rëndësi bletarisë të cilën disa e ushtrojnë për hobi e disa të tjerë për biznes. Mjalti i cili del nga përbërja biologjike është një ushqim i cili vlerësohet shumë për vlerat e tij të larta kalorifike që posedon. Dhe nga shumë banorë të zonës së Malësisë ky lloj ushqimi kondiserohet edhe si kurë për sëmundje të ndyshme apo infeksione. Pra bletaria është një zanat që duhet vlerësuar për dobin që sjellë, duke ditur që mjalti për vitaminat që posedon

ka zënë vend edhe në shumë kuzhina restorantesh dhe me dhjetra recetash nga ky produkt i pëlqyer për konsumatorin. Se sa i zhvilluar është ky sektorë në Malësi ne biseduam me njërin ndër bletarët i cili qe në moshë shumë të re filloi të merret me këtë zanat i cili e ka trashëguar brez pas brezi nga të parët e tij dhe me një numër me afro 150 koshereve me bletë z. Nua Sinishtaj. Ai për gazetën tonë u shpreh se fillimisht bletaria në Malësi ka filluar të ushtrohet qe para 90-vjetësh atëherë kur të parët e tij filluan t’a ushtrojnë atë nga nevoja e sigurimit të mjeteve për të mbijetuar. “ Bletaria fillimisht në këtë trevë ka qenë e pazhvilluar dhe është punuar me mjete primitive pa makina mjalti dhe në mënyrë klasike por nga viti 1946-47 për herë të parë në Malësi, familja jonë dhe disa të tjerë filluan të sjellin në këtë trevë makinat e mjaltit por më vonë bletaria qe zhdukur për shkak të një sëmundje të kohës që i pati kapluar”,

u shpreh Sinishtaj. Pasioni i tij për bletarinë ka filluar që në ditën e hershme të fëmijërisë atëherë kur ishte nxënës i shkollës së mesme pasi e donte shumë këtë zanat dhe bletën si qenie. Dhe njëra ndër arsyet pse është marrur me këtë zanat në këtë moshë kaq të re, ka qenë situata e vështirë ekonomike e asaj kohe. Fillimisht ka blerë pak koshere kurse më vonë gradualisht e ka shtuar numrin e tyre dhe i ka kushtuar gjithjnë e më shumë vëmëndje kësaj lloj veprimtarie. Sinishtaj thotë se është inspiruar t’a ushtoj këtë zanat edhe nga terrenet e favorshme që ofron Malësia për ushqyerjen e bletës dhe për prodhimin e mjaltit sa më cilësorë. Por ai shprehu keqardhje që natyra po dëmtohet nga faktori njeri dhe si rezultat i kësaj edhe bletaria si sektor është në disfavor. “Mjalti cilësorë varet shumë nga kushtet natyrore-klimaterike. Sezoni i sivjetëm ka qenë i pafavorshëm për bletët pasi shiu i vazhdueshëm ka

ndikuar negativisht dhe ka dëmtuar në masë të madhe ushqimin e bletëve (lulen e disa bimëve) që janë jetësore për bletët pasi klima është faktor kyç qe ndikon në jetën e shëndosh të bletës dhe të mjaltit cilësorë. Mjalti më i shishëm dhe më me vlera të larta ushqimore është ai i cili prodhohet në Malësi, dhe një gjë të tillë e pohoi edhe bletari disavjeçarë Nua Sinishtaj. “Kualiteti më i lartë është nga zona e Malësisë pasi mjalti arrinë të kenë cilësi 18-20 përind ujë natyral dhe ky është mjalti më i mirë, pra uji i cili del nga kuadri i sheqerit natyror apo nga penicilina natyrore”, tha Sinishtaj. Bleta duhet të kenë përkujdesje të veçantë në mënyrë që ajo të punoj e shëndosh dhe mos të bie pre e sëmundjeve të ndyshme që e rrethojnë dhe bletari në fjalë këtë e ka arritur fal shfrytëzimit të literaturave të shumta të cilat kanë të bëjnë me njohjen më në thelb të bletarisë si sektor. Ai tha se zanati i bletar-

isë është veprimtari mjaft interesante dhe tërheqëse sidomos kur pasioni për këtë veprimatri e ka zanafillën qe në moshën adoleshencës. Por sipas Sinishtajt kjo lloj veprimtarie po e humb interesin dita ditës. “Shoqëria jonë nuk kujdeset dhe nuk i kushton rëndësinë e duhur këtij lloj profesioni dhe këtë e dëshmon fakti se deri vonë nuk ka ekzistuar shoqata e bletarëve në këtë trevë, mirëpo me iniciativën time dhe të disa bletarëve të tjerë, arritëm t’a themelojmë këtë shoqatë me afro 45 anëtarë e cila është funksionale edhe sot. Është gjynah mos t’i kushtohet më shumë rëndësi kësaj veprimatria pasi kushtet klimatike në Malësi janë më të favorshmet në rajon dhe ballkan për zhvillimin e bletarisë”, u shpreh Sinishtaj. Bletaria në këtë zonë sipas tij nuk mbështet fare nga ministria përkatëse, ndërsa bëri apel tek të gjithë që t’a ruajnë natyrën e bukur dhe mos t’i prishin t.u resurset e pasura natyrore.


20

e enjte, 16 tetorë 2014

Panoramë

Panoramë

Javore A KOHA KOH

Saranda Maliqi, përcjellësja e dytë në “Miss Zvicra 2014”

Vita Rexhepi shpallet “Miss World Kosova 2014” Vita Rexhepi është zgjedhur Miss World Kosova 2014. Ceremonia e Miss World Kosova 2014 u mbajt në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku Vita rrëmbeu kurorën e më të bukurës. Fituesja do ta përfaqësojë Kosovën në Londër më 14 dhjetor në Miss World 2014. Në “Miss World 2014” marrin pjesë përfaqësuese nga 128 shtete të botës. Shqipëria në këtë garë të madhe përfaqësohet nga Afroviti Goge, ndërsa viteve të fundit garën e kanë fituar shtete si Filipinet, Rusia, Kina, Irlanda, Nigeria e Venezuela.

e enjte, 16 tetorë 2014

21

Javore A KOHA KOH

Në finalen e spektaklit “Miss Zvicra 2014”, shqiptarja Saranda Maliqi ka arritur rezultatin deri më tash më të mirë prej se kandidatet shqiptare marrin pjesë në këtë garë. Ajo ka zënë vendin e tretë, menjëherë pas fitueses, Miss Laetitia Guarino dhe përcjellëses së parë, Michelle Stofer. Saranda është me prejardhje nga Kosova (Gjilani) dhe jeton në Schonenwerd të kantonit Solothurn. Ajo është 23 vjeçe dhe punon si asistente e sekretarit të komunës. Bukuroshja e sheh veten si një modele dhe moderatore në të ardhmen dhe shpreson se suksesi në “Mis Zvicra” do t’ia hapë rrugën drejt realizimit të këtij synimi. Kandidatja e dytë shqiptare, Anita Shala, është diskualifikuar në mesin e dy të parave nga 12 finalistet. Më parë, javën e kaluar, nga gara kishte rënë edhe kandidatja tjetër shqiptare, Donika Krasniqi.

Kosova, Malta, Mauritania dhe Panamaja, për të parën herë kanë dërguar filma për Çmimin Oscar, në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj, ku konkurron numër rekord i filmave, gjithsej 83. Këtë fakt e kanë bërë të ditur organizuesit e Akademisë për Dhënien e Çmimit Oscar. Filmi “Tri dritare dhe një varje” i regjisorit, Isa Qosja, është konkurrimi i parë i Kosovës për Çmimin Oscar. Ceremonia do të mbahet më 22 shkurt 2015 në Dolby Theatre në Hollivud. Afati i fundit për paraqitjen e filmave për çmimet e këtij viti ishte 1 tetori. Çdo vend ka të drejtë ta paraqesë një film. Një javë para 15 janarit, kur shpallen 15 nominimet për të gjitha kategoritë për Oscar, që është kulminacioni i sezonit të çmimeve vjetore në Hollivud, lista e konkurruesve reduktohet në nëntë filma. Ceremonia e dhënies së Çmimeve Oscar transmetohet direkt në më tepër se disa dhjetëra vende në gjithë botën.

Pas shumë thashethemeve lidhur me ndryshimet e kontratës për Adi Krastën dhe se kush do të ishte destinacioni i tij i radhës, një surprizë vjen në këtë drejtim. Adi Krastën së shpejti do ta shohim me një program të ri në Kosovë. Sipas mediave kosovare mësohet se ditën e diel, në orën 20:20 nis emisioni “Duartrokitje” në KTV. Në studion e “Duartrokitje”, Krasta do të shoqërohet nga dy prezantueset, Eva Murati dhe Xhesika Berberi. Dardan Selimaj, producent i programit ka thënë se “Duartrokitje” është një shou-televiziv, i cili vjen në ekran me një format dhe koncept krejtësisht të ri, e që nuk shihet në ekranet e televizioneve shqiptare. “Është një shou i rrallë televiziv në ekranet shqiptare, i cili e rikthen në skenën e televizionit balerinin e famshëm, Kledi Kadiu, i cili është pjesë e përhershme e programit, me koreografi dhe pika baleti”, ka thënë Selimaj. “Në episodet e emisionit ‘Duartrokitje’ do të ketë të ftuar nga fusha të ndryshme të artit”, ka thënë më tej ai. “Mes tyre, kryesisht ka figura dhe personalitete që duartrokiten në skenat gjithandej botës dhe kthehen në vendin e origjinës për t’u duartrokitur dhe për të qenë prezentë në shtëpitë e shikuesve, përmes këtij formati televiziv”, ka shtuar ai.

Filmi nga Kosova garon për herë të parë për çmimin Oscar

Adi Krasta me emision të ri në Kosovë


22

Te k n o l o g j i

e enjte, 16 tetorë 2014

Javore A KOHA KOH

Para disa ditësh u shfaqën në internet telefonat inteligjentë të linjës Galaxy Alpha të Samsung-ut, si Galaxy Alpha 5 dhe Glaxy Alpha 3. E gjithë linja Alpha do të përmbajë korniza prej metali, ashtu si Galaxy Alpha. Këta dy telefona do të operojnë me sistemin operativ Android 4.4.4 KitKat me ndërfaqen TouchWiz. Ata do të fuqizohen nga procesori QualcommSnapdragon 410 64-bit, me katër bërthama Cortex-A53, dhe kartën grafike Adreno 306. Telefoni GalaxyAlpha A5 ka ekran 5 inç 720 pikselë, ndërsa versioni më i vogël, Galaxy Alpha A3, ka ekran 4.5 inç Quad HD. Ekranet e dy telefonave janë Super AMOLED. Këta telefona do të kenë gjithashtu 1GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme. Kamera e pasme te telefoni Alpha A5 do të jetë 12 megapikselë, ndërsa te telefoni Alpha A3 do të jetë 8 megapikselë. Kamera ballore do të jetë e njëjtë te të dy këta telefona, 5 megapikselë. Nuk dihet se kur mund të dalin në treg, por dihet vetëm që Galaxy Alpha A5 do të kushtojë rreth 400-450 dollarë, ndërsa Galaxy Alpha A3 do të kushtojë më lirë, rreth 300-350 dollarë.

Zbulohen detajet e Samsung Galaxy Alpha 5 dhe Alpha 3

BlackBerry përgatit edhe modelin Classic BlackBerry Passport është lansuar muajin e kaluar, ndërsa tani merret vesh se kompania kanadeze e ka edhe një model tjetër të telefonit në përgatitje. Më saktë, bëhet fjalë për modelin e ri BlackBerry Classic, për të cilin tashmë kanë rrjedhur disa fotografi të reja jozyrtare në internet. Modeli i ri i BlackBerry Classic sjell dizajnin klasik të telefonit të mençur, që përngjan më shumë me modelet e mëparshme të BlackBerry sesa me modelin e ri BlackBerry Passport. Telefoni i ri i BlackBerry sjell ekranin me diagonalen prej 3.5 inç. Ekrani i BlackBerry Classic sjell edhe rezolucionin prej 720 x 720 pikselëve, të fuqizuar nga Qualcomm Snapdragon S4 MSM8960 dhe 2GB RAM. BlackBerry Classic do të vijë edhe me versionin e fundit të sistemit operativ, BlackBerry OS 10.3, si dhe tastierën fizike QWERTY.

Fotografia e javës

e enjte, 16 tetorë 2014

23

Javore A KOHA KOH

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

besim hakramaj: rrushi

„Qesh pak, shiko këtu”


24

Mozaik

e enjte, 16 tetorë 2014

Mozaik

e enjte, 16 tetorë 2014

Javore A KOHA KOH

25

Javore A KOHA KOH

U përurua përmbledhja me poezi “Shpërgjumohu shpirti im” e Skënder Osmanit

Libra të rinj

Pasqyrë e jetës së autorit “Poezitë e tij janë një udhëtim në skutat e shpirtit. Ato janë poezi refleksive ku domethënia simbolike e vargut tejkalon modelet standarde dhe synon një formë të re vargu. Aty mund të gjejmë momente kthjellimi, shpengimi, mallëngjimi, të mbërthyera në vargje të dendura e koncize. Këto poezi janë shprehje e një lloj proteste personale, një shkarkim i shqetësimit të brendshëm që ai kërkon ta zbusë me pendë“, ka thënë dr. Sabina Osmanoviq

Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi dhe Qendra e Kulturës në Ulqin organizuan të enjten në Shkollën e Muzikës në Ulqin përurimin e përmbledhjes me poezi “Shpërgjumohu shpirti im” të autorit Skënder Osmani. Libri është botuar nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Drejtori i Qendrës së Kulturës, dr. Nail Draga, ka thënë se duke lexuar këtë libër me poezi të bie në sy një shqetësim i vazhdueshëm i autorit, shqetësim i cili është preokupim jo vetëm për të, por njëkohësisht edhe i popullit tonë. “Nëse analizohen disa poezi, kemi të bëjmë me një apologji të së kaluarës së popullit tonë, e cila ka të gjitha të dhënat që janë prezantuar nga koha e kaluar deri në ditët tona”, ka thënë ai. Kryetari i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi, Prim. Dr. Gani Karamanaga, ka thënë se në vargjet e poezisë së tij autori shoqërohet me detin dhe ullinjtë.

“Ai me natyrë i qetë, në shtëpinë e tij nën Malin e Bardhë, i rrethuar me ullishtën njëqind vjeçare, me pamje në detin e kaltër, shkruan poezi nga ku doli edhe ky libër”, u shpreh ai. Dr. Sabina Osmanoviq, pedagoge e gjermanistikës në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në vështrimin e saj mbi librin ka thënë se në poezitë e tij, autori prekë temat që e shqetësojnë shpirtin dhe mendjen e trazuar të poetit. “Poezitë e tij janë një udhëtim në skutat e shpirtit. Ato janë poezi refleksive ku domethënia simbolike e vargut tejkalon modelet standarde dhe synon një formë të re vargu. Aty mund të gjejmë momente kthjellimi, shpengimi, mallëngjimi, të mbërthyera në vargje të dendura e koncize. Këto poezi janë shprehje e një lloj proteste personale, një shkarkim i shqetësimit të brendshëm që ai kërkon ta zbusë me pendë“, është shprehur ajo. Për publicistin Mustafa Canka, autori këndon për gjërat më të bukura, detin, ullirin dhe atdheun, nevojën e ruajtjes së dinjitetit kombëtar dhe njerëzor.

“Për këtë arsye kjo vepër është pasqyrë e jetës së tij. Jeta publike e Skënderit e vërteton atë privaten”, ka thënë ai, duke shtuar se “edhe pse, më së shumti flet për vete, Skënderi edhe neve na thotë që të zgjohemi, të pastrojmë shpirtrat tonë, të jemi njerëz.” Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Safet Kurtagiq, ka thënë se ky institucion gjithnjë e më tepër po njihet për faktin se mbështet projektet e komuniteteve pakicë dhe pjesëtarëve të tyre, mundëson botimin dhe përurimin e veprave të tilla, siç është ky libër. Duke falënderuar pjesëmarrësit në përurim dhe folësit, autori i librit Skënder Osmani ka thënë se ata zbuluan mjaft sekrete të librit të tij. Gjatë përurimit nxënësja Mbresa Kurti recitoi disa poezi nga libri, moderatorja Dafina Teliqi lexoi recensionin e poetit Xhevahir Spahiu, kurse Ema Milla ka luajtur pjesë instrumentale në piano. Libri “Shpërgjumohu shpirti im”, i përbërë nga 59 poezi, është vëllimi i tretë i.k. poetik i Skënder Osmanit.

Mozaik artikujsh kushtuar vendlindjes Hajrullah Koliqi, Kraja jonë (Qëmtime dhe grishje), Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2014 Koleksionit të librave kushtuar vendlindjes së tij, Krajës, studiuesi Hajrullah Koliqi, i ka shtuar edhe një libër, “Kraja jonë” (Qëmtime dhe grishje), i botuar kohë më parë nga Shtëpia Botuese “Libri Shkollor” në Prishtinë. Sipas autorit, ky libër është pjesë e detyrimit që çdo intelektual ka ndaj vendlindjes dhe brezave që vijnë. Në parathënien e librit, ai thotë se “intelektuali ose ai që pretendon të jetë i tillë, e ka obligim që, krahas veprimtarisë profesionale, shkencore apo artistike, kudoqoftë ai, mos ta harrojë vendlindjen e vet, varret e të parëve të tij”. Koliqi shprehet se kur mendon dhe shkruan për Krajën, gjithmonë ndien krenari, por edhe nostalgji, njëkohësisht. Libri “Kraja jonë / Qëmtime dhe grish-

je” përbëhet nga një mozaik artikujsh, gjithsej dhjetë, me tematika të ndryshme, që emërues të përbashkët kanë Krajën. Ai fillon me artikullin “Klubi i studentëve ‘Shqiponjat’”, i themeluar nga studentët e Krajës në Prishtinë në vitin 1970. Pjesë e librit janë artikujt “Kërkesë dhe peticion për arsimin shqip në Shestan”, që ka të bëjë me dëshirën e popullsisë shqiptare të Shestanit për të pasur arsimin fillor në gjuhën shqipe, “Nga trajektorja e arsimit në Krajë” që flet mbi zhvillimin kronologjik të arsimit dhe të shkollave në Krajë, “Penetrimi i Kishës Ortodokse Serbe në Krajë” që ka të bëjë me përpjekjet sllavizuese të Kishës Ortodokse Serbe, respektivisht me uzurpimin dhe me sllavizimin e disa objekteve kulturore dhe sakrale në Krajë, artikulli

nga fusha e onomastikës “Rumia, emërmali me prejardhje shqiptare”. Pasojnë disa kuriozitete të veçanta, titulluar “Gjurmë dhe kuriozitete nga Kraja”, “Legjenda e kryqit”, “Epopeja e Vraninës” dhe “Si për çudi”. Libri përmbyllet me punimin “Mos ta shesim Krajën tonë”. Recensentë të librit “Kraja jonë” (Qëmtime dhe grishje) janë prof. dr. Musa Kraja dhe dr. Bahri Brisku, redaktor përgjegjës Bajram Shatri, ndërsa lektorë dr. Myrvete Dreshaj – Baliu dhe Sabit Jaha. Libri është shtypur në shtypshkronjën “Printing Press” në Prishtinë. Hajrullah Koliqi punon si pedagog në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ai është autor i disa librave, kryesisht nga fusha e arsimit dhe ped(Kohapress) agogjisë.


26

Fejton

e enjte, 16 tetorë 2014

Fejton

e enjte, 16 tetorë 2014

Javore A KOHA KOH

27

Javore A KOHA KOH

Dalja e çështjes së Ulqinit në planin diplomatik (7)

Presionet ndërkombëtare Sabri Salaj

Presioni ndërkombëtar që iu bë këtij qyteti të vogël bëri jehonë të madhe në të gjithë botën. Vendosmëria e shqiptarëve në mbrojtje të trojeve të tyre tregonte se vendimet e fuqive të mëdha nuk ishin bërë në përputhje më të drejtën e popujve por mbi bazën e interesave të tyre. Afrimi i luftanijeve të Fuqive të Mëdha apo të “danameve të kajlave”, siç i quanin shkodranët, në ujërat bregdetare të Shqipërisë nuk trembi njeri. “Janë 20 copë të mëdha dhe vaporë të vegjël (janë) shumë-i shkruante disa ditë më vonë një tregtar shkodran korrespodentit të vet në Prizren. Kanë banda ndër daname të 6 krajlat. Por na s’e kena hiç gajlen e tyre, se ato nuk munden me ecun nëpër male ku rrimë na. Ulqini le të vijnë ta djegin se s’kemi gajle”. Lidhja Shqiptare nuk ishte vetëm në mbrojtje të Ulqinit, ajo ishte mobilizuar në mbrojte të gjithë Shqipërisë. Rënia e Ulqinit, dhe shkëputja e tij nga trungu shqiptar jepte mundësi, që më rënien e pashmangshme të Perandorisë që ishte në proces largimi nga Ballkani, shtetet fqinje të copëtonin pjesë të tjera të territorit shqiptar. Konsulli Depolo nga Tivari më 26 shtator 1880 tregonte për gatishmërinë e shqiptarëve në mbrojtje të Shqipërisë. Kjo del nga një fjalim që mbajti ato ditë njëri prej udhëheqësve të Lidhjes Shqiptare të Shkodrës, emrin e të cilit konsulli Depolo nuk e thotë. “Mali i Zi, thotë ai, nuk synon të marrë vetëm Tuzin e Ulqinin por synimi i saj është drejt Shkodrës, për tu zgjeruar në ato vise ku valon lëvizja antiosmane. Prandaj- theksonte

Më 20 shtator erdhi flota në Ulqin, ku qëndroi dy muaj në gatishmëri për të ndërhyrë në zgjidhje të çështjes së Ulqinit, në rast se Porta e Lartë nuk do ta zgjidhte ai, - Shqipëria duhet të para armatoset dhe të qëndrojë më sy hapur kundër dëshirave të Malit të Zi”. Tani që çështja lindore është në zhvillim të plotë, sundimi osman do të marrë fund herët ose vonë në Evropë. Zotërimet e saj në këto anë me siguri do të copëtohen. Kush do të jetë ai që do ta pushtojë atëherë Shqipërinë? Prandaj në duhet të përpiqemi të bëhemi të fortë, të bashkuar dhe kompakt për të fituar më kohë pavarësinë tonë... Vendosmëria e Lidhjes Shqiptare në mbrojtje të Ulqinit kishte lënë një përshtypje të thellë në opinionin ndërkombëtar ku më 1 tetor 1880 revista austro-hungareze “Messager de Vienne”, shkruante: Ky qytet i vogël do të bëhet pas pak teatër ngjarjesh të tilla, të cilat historia moderne deri sot nuk ka mundur t’i regjistrojë. “Në rast se malazezët sulmojnë shqiptarët dhe munden prej tyre, atëherë komandantit të flotës ndërkombëtare, admiralit Sejmur nuk i mbetej gjë tjetër veçse të bombardonte qytetin, vazhdonte më tej gazeta”. Porta e Lartë përpiqej që çështjen shqiptare ta zvarrite sa më shumë të jetë e mundur më qëllim që të krijonte përçarje ndërmjet fuqive të mëdha, duke përdorur faktorin shqiptare. Fuqitë e Mëdha dyshonin në luhatshmërinë e Portës, rezultat i së cilës ishte mos realizimi i vendimeve të Kongresit të Berlinit. Rusia nëpërmjet satelitëve të saj udhëhiqte një diplomaci sekrete më qëllim dominimin në Ballkan dhe Mesdhe. Si rezultat i kësaj Rusia kërkonte më çdo kusht që Mali i Zi të zgjerohej në bregdet, të cilën e kishte paraparë

edhe sipas Traktatit të Shën Stefanit. Rusia udhëhiqte politikën e Malit të Zi dhe kërkesat e tij drejtuar Fuqive të Mëdha. Konsulli frëng vë në pah vendosjen e një diplomati rus në Cetinjë, me mision që ta këshillojë Malin e Zi. Pastaj flet mbi korrespodencën e përditshme në mes Cetinjës dhe Petrogradit duke cituar: Princ Nikolla nuk bën asgjë, absolutisht pa kërkuar autorizimin e Shën Peterburgu. Më një fjalë, Princi mbretëron, Rusia qeverisë, pastaj u dërgohen dekoratat e perandorit të Rusisë, luftëtarëve të dalluar malazezë (dok 30 marsit 1880) shihet qartë përzierja në çështjet e brendshme shqiptare të nën konsullit rus, (dok.nr.38 i 12 prillit 1880). Para dhe gjatë Kongresit të Berlinit, delegati i Malit të Zi në Kongres deklaronte se të drejtat e Malit të Zi duhet të jenë më të zgjeruara. Ai theksonte posaçërisht vijën kufitare me Shqipërinë dhe dëshmoi se pa tokat pjellore në bregdet, Mali i Zi nuk do të mund të jetonte. Ndërsa konti Petar Shuvalloviqi me urdhër të qeverisë tij ruse kërkoi prej Kongresi që Malit të Zi t’i jepej rajoni i kërkuar deri në Bunë dhe Shkodër. Mali i Zi nuk ishte i kënaqur me vendimet e Kongresit të Berlinit. Këtë e shprehte edhe princ Nikolla kur theksonte: Më e rëndë për mua është që jashtë kufijve mbeten lumi Buna, arterie e jetës sonë dhe Ulqini. Princi e urdhëroi Stanko Radoniqin që përpara se të përshëndetej e të largohej nga Berlini të njoftonte çdo anëtar të Kongresit se Mali i Zi nuk është shpërblyer drejt dhe se kufijtë e rinj janë caktuar në mënyrë të padrejtë. Kjo tregonte se që nga Kongresi i Berlinit,

Mali i Zi kishte tendenca bregdetin dhe portet e tij, prapa se cilave qëndronte diplomacia ruse. Mosrealizimi i vendimeve të Kongresit të Berlinit, nga Porta e Lartë, si rezultat i së cilave në skenën ndërkombëtare Fuqitë e Mëdha nxorën çështjen e Ulqinit, bëri që diplomacia ruse të shkonte drejtë qëllimit të saj, për dominimin në Ballkan dhe Mesdhe. Presioni i Rusisë në drejtim të fuqive të mëdha për dorëzimin e Ulqinit, bëri që të merren të gjitha masat dhe të jepet ultimatum i fundit Portës së Lartë në zbatimin e marrëveshjes. Autorizimi i Dervish Pashës për zbatimin e marrëveshjes tregonte vendosmërinë e

Portës së Lartë në realizimin përfundimtar të marrëveshjes. Fuqitë e Mëdha e kërcënuan Perandorinë Osmane se po të mos e detyronte me forcë Lidhjen e Prizrenit që kjo t’ia dorëzonte Ulqinit Malit të Zi, ato do të ndërhynin në Ulqin me flotën e tyre luftarake dhe në të njëjtën kohë do të zbarkonin në skelën turke të Izmirit. Komiteti i Lidhjes Shqiptare për Ulqinit u përgjigj duke shpallur se për të mbrojtur trojet e tyre e atdheun e tyre shqiptarët ishin të vendosur për të luftuar edhe kundër Perandorisë Osmane ose Fuqive të Mëdha. Dervish Pasha në fillim përdori aspek-

tin diplomatike më qëllim të arritjes së një marrëveshje më shqiptarët që në mënyrë paqësore të bëhet dorëzimi i Ulqinit. Më 11 nëntor 1880 Dervish Pasha e thirri parinë e Lidhjes Shqiptare që të bisedonte me ta rreth dorëzimit të Ulqinit në mënyrë paqësore, sipas urdhrave të Portës së Lartë dhe vendimeve të Fuqive të Mëdha. Përgjigja e parisë së Lidhjes Shqiptare ishte: “Ne kemi vendosur të luftojmë kundër kujtdo qoftë që dëshiron ta copëtojë qytetin tonë. Është e pamundur për ne të jetojmë nën qeverinë e një shteti për natyrën e të cilit nuk dimë asgjë e as nuk na pëlqejnë zakonet e tij, të një shteti më të cilin nuk kemi asgjë të përbashkët…”. Në të gjitha anët diskutohej për çështjen e Ulqinit, ku vullnetarë në mbrojte të tij vinin nga të gjitha anët e Shqipërisë duke rrit kështu intensitetin në mbrojtje të vatanit. Kjo bëri që Dervish Pasha të merrte të gjitha masat për sulm të përgjithshëm, për të pushtuar Ulqinin. Komiteti i Lidhjes Shqiptare për Ulqin më 16 nëntor 1880 iu dërgon protestë fuqive të mëdha duke iu bërë me dije vendosmërinë e banorëve të Ulqinit në mbrojtje të vatanit nga çdo agresion. Në protestë thuhej: “Kur morëm vesh që qyteti ynë, Ulqini, duhet t’i jepet Malit të Zi patëm nderin t’ju njoftojmë në kohën e duhur se të gjithë banorët e qytetit tonë, pa dallim feje, kanë vendosur njëzëri ta kundërshtojnë këtë vendim dhe të mbrojnë vatrat e tyre më armë në dorë”. Veprimi i koordinuar ndërmjet Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë kundër Lidhjes Shqiptare bëri që Ulqini të dorëzohej Malit të Zi. Lidhja Shqiptare pas një beteje në dy fronte dhe një veprimtarie të dendur diplomatike bëri që duke mbrojtur Ulqinin, çështja shqiptare të ndërkombëtarizohej duke bërë jehonë të madhe në të gjithë arenën ndërkombëtare. Po ashtu Lidhja Shqiptare pas dorëzimit të Ulqinit, Malit të Zi, shpalli qeverinë e përkohshme dhe pavarësinë e Shqipërisë, duke zhvilluar një luftë të përgjithshme më Perandorinë Osmane. Kur ra Ulqini dhe iu dorëzua Malit të Zi, u hoq nga rendi i ditës i ashtuquajturi “problemi verior i shqiptarëve” me Malin e Zi, por para Konferencës së Ambasadorëve në Berlin shtrohej një problem tjetër i madh, ai i Shqipërisë së Jugut, i rregullimit të kufijve me Greqinë.


28

Mozaik

e enjte, 16 tetorë 2014

Sport

e enjte, 16 tetorë 2014

Javore A KOHA KOH

29

Javore A KOHA KOH

U mbajt manifestimi tradicional “Dita e poezisë shqipe – Shasi 2014”

Letërsia për fëmijë drejt shuarjes

Gjatë manifestimit, referuesit, shkrimtarë dhe studiues të spikatur të hapësirës shqiptare, si Xhahid Bushati, Skënder Temali, Helena Grillo, Alisa Velaj, Qazim Muja, apostrofuan anashkalimin institucional të letërsisë për fëmijë dhe të rritur

Gjatë fundjavës në Slloveni u mbajt Kampionati Ballkanik në Taekwondo në disiplinën e formave dhe dyluftimit

Në lokalitetin e lashtë historik dhe turistik të Shasit në Anë të Malit, u mbajt manifestimi tradicional ”Dita e poezisë shqipe - Shasi 2014”, të cilin e organizon Organizata joqeveritare “Harmonia”. Në manifestim morën pjesë shkrimtarë dhe studiues nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, në krye me drejtorin Safet Kurtagiq dhe Basri Likën, kryetar i Këshillit Drejtues të Fondit. Temë bosht e edicionit të sivjetshëm ishte “Letërsia për fëmijë dhe tekstet mësimore në gjuhën shqipe në Malin e Zi”. Drejtuesi i OJQ “Harmonia”, shkrimtari dhe publicisti Ibrahim Berjashi tha se kësaj radhe kanë përzgjedhur “letërsinë

për fëmijë dhe tekstet mësimore në gjuhën shqipe në Malin e Zi”, duke qenë se në opinion janë hapur debate të shumta dhe fjala e shkrimtarëve në këtë rast e ka peshën e vet. “Në letërsinë shqipe për fëmijë në Malin e Zi, si pjesë integrale e letërsisë shqipe në përgjithësi, nuk vërehet ndonjë emër i ri dhe premtues. Në këtë frymë, vlen të theksohet se nuk ekziston ndonjë revistë e mirëfilltë dhe profesionale, ku do të botoheshin krijimet për fëmijë dhe të rritur. Në tekstet mësimore në gjuhën shqipe në Malin e Zi prezantohen disa autorë që kanë lëvruar letërsinë për fëmijë dhe të rritur, por duhet bërë ‘rifreskim’”, u shpreh ai. Gjatë manifestimit, referuesit, shkrimtarë dhe studiues të spikatur të hapësirës

shqiptare, si Xhahid Bushati, Skënder Temali, Helena Grillo, Alisa Velaj, Qazim Muja, apostrofuan anashkalimin institucional të letërsisë për fëmijë dhe të rritur. Studiuesit nga Shqipëria theksuan se atje nevojitet një reformë rrënjësore e teksteve mësimore, sepse “ato ekzistuese nuk janë në trend me kohën”, është anashkaluar letërsia për fëmijë nga ana e teorisë së letërsisë dhe vetizolimi, të cilin e pranojnë madje edhe studiuesit e saj, njëlloj çojnë drejt përfundimit se kjo temë sikur në tërësi i është lënë pedagogjisë dhe metodikës së lëndës së mësimit te letërsisë. Lidhur me këtë temë u zhvillua një debat midis pjesëmarrësve në manifestim. (Kohapress)

Tetë medalje për garuesit e KT “Ulqini” Të shtunën dhe të dielën në Slloveni u mbajt Kampionati Ballkanik në sportin olimpik të Taekwondo-së, në disiplinën e formave dhe dyluftimit. Pjesë e përfaqësueses së Malit të Zi ishin katër garues të Klubit të Taekwondosë “Ulqini”: Medina Kanaqi, Ardiana Karamanaga, Esad Kraja dhe Bojan Vladisavleviq. Ata fituan gjithsej tetë medalje, prej të cilave dy medalje të arta, një medalje të argjendtë dhe pesë medalje të bronzta. Medina Kanaqi fitoi një medalje të artë

dhe dy medalje të bronzta, Ardiana Karamanaga një medalje të artë dhe një të argjendtë, Esad Kraja dy medalje të bronzta dhe Bojan Vladisavleviq një medalje të bronztë. Kampione të Ballkanit në disiplinën e formave, kategoria “Team Junior Female” u shpallen Medina Kanaqi, Ardiana Karamanaga dhe Nora Gegaj. Po ashtu, trajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku, njëherësh edhe përzgjedhës dhe trajner i Përfaqësueses së Malit të Zi për kategorinë e kadetëve dhe formave, e

udhëhoqi atë drejt suksesit duke fituar dhjetë medalje. Ndërkaq, në disiplinën e dyluftimit, kadetët që u kurorëzuan me medalje ishin Nik Junçaj, garuesi më i suksesshëm, i cili fitoi tri ndeshje duke u shpallur kampion i Ballkanit, dhe Muhamed Gjokoviq i cili fitoi medalje të bronztë. Garuesit e KT “Ulqini”-t që përfaqësuan Malin e Zi dhanë një kontribut të çmuar në Kampionatin Ballkanik së bashku me garuesit tjerë nga klubet e ndryshme (Kohapress) në Mal të Zi.


30

Sport

e enjte, 16 tetorë 2014

Sport

e enjte, 16 tetorë 2014

Javore A KOHA KOH

31

Javore A KOHA KOH

Tani pritet vendimi i UEFA-s në lidhje me rezultatin e ndeshjes, ndonëse në rregulloren e saj saktësohet se nëse shënohen akte dhune në stadiumin dhe tifozerinë mikpritëse, atëherë ekipi mik merr 3 pikët e ndeshjes në tavolinë

Tensionet në stadium ndërpresin ndeshjen Serbi - Shqipëri

Dhunë dhe racizëm i tifozëve serbë

Ndeshja Shqipëri - Serbi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit më 2016, e cila u mbajt të martën mbrëma në stadiumin “Partizan” në Beograd është pezulluar në minutat e fundit të pjesës së parë të lojës, për shkak të tensioneve në stadium. Gjatë ndeshjes, e cila u zhvillua pa ti-

fozët e kombëtares shqiptare, me rekomandimin e Federatës Evropiane të Futbollit, pas kërkesës së ekipit shqiptar, arbitri vendosi t’i largojë lojtarët e të dyja ekipeve nga fusha. Lojtarët e kombëtares shqiptare, përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, disa biznesmenë dhe gazetarë që e shoqëruan ekipin në Beo-

grad, janë kthyer në Tiranë në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Disa mijëra qytetarë të Tiranës, të qyteteve të tjera të Shqipërisë, e madje edhe nga Kosova, ishin mbledhur në aeroportin “Nënë Tereza“ në Rinas për të pritur ekipin kombëtar. Në fjalën e tij përpara tifozëva nga aeroporti i Rinasit, kapiteni i kom-

bëtares shqiptare Lorik Cana tha se ishte krenar për gjithë ekipin. “Në stadium jemi dhunuar edhe nga forcat e sigurisë”, tha Cana. Ndonëse tensionet ishin të pranishme që nga fillimi i ndeshjes, ato kulmuan në kohën kur një lojtar i kombëtares serbe hodhi poshtë një flamur kombëtar shqiptar, me nënshkrimin “Au-

tochtonous”, i cili valëvitej nga një fluturake e vogël e telekomanduar nga larg. Kjo ka nxitur reagimin e lojtarëve të kombëtares shqiptare, dhe incidenti u pasua me ndërhyrjen e një numri tifozësh serbë në stadium. Që nga fillimi i ndeshjes, tifozët e kombëtares së Serbisë dëgjoheshin

teksa brohorisnin “Vrisni shqiptarët”. Pritet tani vendimi i UEFA-s në lidhje me rezultatin e ndeshjes, ndonëse në rregulloren e saj saktësohet se nëse shënohen akte dhune në stadiumin dhe tifozerinë mikpritëse, atëherë ekipi mik merr 3 pikët e ndeshjes në tavolinë. (Europa e Lirë)


Ngjarje Javore

Podgoricë e enjte, 16 tetorë 2014 Viti XIII / Numër 635 Çmimi 0,50

Sheshi në të cilin shiteshin robërit, shesh i poetëve

Foto: f.gjokaj

Javore A KOHA KOH

www.kohajavore.co.me

Dolcinium International Festival


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.