Koha javore 638

Page 1

Ngjarje javore

KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 6 nëntor 2014 Viti XIII / Numër 638 Çmimi 0,50

Në Ulqin u mbajt “Miss Talent Show”

www.kohajavore.co.me

Bisedohet për mundësitë e bashkëpunimit


2

e enjte, 6 nëntor 2014

Përmbajtje

Përmbajtje

Javore KOHA

F. Shkreli:

Një malësore që nderon kombin fq 6

Xh. Bushati:

Javore KOHA

Fragmentarizimi i letërsisë fq 8

J. Kollari:

Deti si amshim frymëzimi

fq 10

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 078/110-578 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

Gj. Gjonaj:

Faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë fq 12

Të shkruash për detin, filozofi më vete fq 16

e enjte, 6 nëntor 2014

3

Javore KOHA

Agnesa, me linjë të çantave fq 20

Orinda Huta fq 20

Enver Petrovci synon Eurovisionin fq 21

Bisedë me humoristin Gëzim Kruja fq 24

Në hap me KOHËN

A. Lulushi:

Ky letrar i parë i shqipes fq 14

www.infoshqip.me


4

Ngjarje javore

e enjte, 6 nëntor 2014

Ngjarje javore

e enjte, 6 nëntor 2014

Këshillat Kombëtare në Malin e Zi, të pakënaqur me propozimet për ndryshimet e Ligjit për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave

Relativizohet statusi i përgjithshëm i Këshillave Kombëtare

Këshillat Kombëtare të Shqiptarëve, Boshnjakëve, Kroatëve, Muslimanëve, Romëve dhe Serbëve janë të pakënaqur me propozimet mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, duke qenë se ato në përgjithësi relativizojnë statusin juridik dhe statusin e tyre të përgjithshëm, si institucione kryesore të përfaqësimit të pakicave në një shtet multietnik. Sipas tyre, propozimligji i ofruar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, nuk është marrë me çështje kyçe, të propozuara nga këto Këshilla, siç është përcaktimi me ligj se kush janë popujt pakicë në Mal të Zi. „Por ndryshimet kanë të bëjnë vetëm me mënyrën e funksionimit të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi, si i vetmi organ shtetëror i cili në vazhdimësi dhe drejtëpërdrejtë i ndihmon dhe financon projektet e përfaqësuesve të popujve pakicë në Malin e Zi“, thuhet në deklaratën e përbashkët për shtyp të kryetarëve të gjashtë Këshillave Kombëtare. Ata pretendojnë se me propozimligj minimizohet edhe roli i Këshillave Kombëtare. „Në Projektligjin e propozuar, Këshillat Kombëtare janë paraqitur si ‘ofrues’ të mendimeve të paobligueshme dhe ‘konsultues’ të thjeshtë, qëndrimi i të cilëve nuk ka asnjë rëndësi vendimtare, gjë që i barazon Këshillat në të njëjtin rrafsh me qindra e mijëra organizata joqeveritare,

por lirisht mund të themi, në krahasim me disa OJQ, edhe më poshtë“, thekson deklarata për shtyp. Kryetarët e Këshillave Kombëtare thonë se në variantin e ri të Propozimligjit në fjalë nuk janë miratuar asnjë nga vërejtjet kryesore që kanë propozuar ata si përfaqësues legjitimë të pakicave kombëtare në Mal të Zi, në takimet e Grupit të Punës dhe në takimin që kanë zhvilluar me ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, dr. Suad Numanoviq. Një vërejtje tjetër e Këshillave Kombëtare ka të bëjë me faktin se në Projektligjin e propozuar parashikohet që në Këshillin Drejtues të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave të mos ketë përfaqësues të Këshillave Kombëtare, me çka sipas tyre, „funksioni themelor i Fondit do të bëhet i pakuptimtë në tërësi“. Kryetarët e Këshillave Kombëtare janë pajtuar që si shenjë e vullnetit të mirë, të heqin dorë nga aplikimi në të ardhmen në konkurset për ndarjen e mjeteve financiare të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, por se nuk do të heqin dorë nga pjesëmarrja në strukturat drejtuese të këtij institucioni. „Me të hequr dorë nga kjo, Këshillat do të përkrahnin shkatërrimin e vet dhe mbylljen, pasi që arsyeja e ekzistimit të tyre dhe e Fondit në përgjithësi do të ishte e pakuptimtë“, thuhet në deklatarën për shtyp. Këshillat Kombëtare në Mal të Zi janë të pakënaqur edhe me mënyrën e deritashme të financimit të këtyre institucioneve përfaqësuese të pakicave. Kryetarët e Këshillave kanë thënë se do të kërkojnë nga ministri i Financave që të përcaktohet si zë i posaçëm në buxhetin e Malit të Zi përqindja e financimit të tyre, e garantuar me ligj, gjë e cila nuk është bërë deri tani.

5

Javore KOHA

Javore KOHA

Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria po përgatisin marrëveshjen për kufirin

Kontribut stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit

Kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu, priti përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi

Bisedohet për mundësitë e bashkëpunimit Ulqin - Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Genci Nimanbegu, ka pritur të martën në takim përfaqësuesin e ri diplomatik të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Sërgjan Sentiq, dhe sekretarin e parë të kësaj ambasade, Blerim Xhemajli. Sipas deklaratës për shtyp të KKSH-së, në takim është diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit për çështje të ndryshme me interes për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës. Ky ishte takimi i parë ndërmjet përfaqësuesve të KKSH-së dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi. (Kohapress) Ata kanë rikujtuar se gjashtë Këshillat Kombëtare përfaqësojnë shqiptarët, boshnjakët, kroatët, muslimanët, romët dhe serbët, të cilët së bashku përbëjnë 55 për qind të popullsisë së Malit të Zi. i.k.

Podgoricë – Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria përgatiten të nënshkruajnë marrëveshjen me të cilën do të caktohet kufiri ndërmjet tyre. Në mbledhjen e Qeverisë së Malit të Zi, të mbajtur më 16 tetor të këtij viti, është miratuar Raporti mbi aktivitetet për përgatitjen e Propozimit të Marrëveshjes ndërmjet qeverive të Malit të Zi, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Nga Qeveria e Malit të Zi kanë sqaruar se Ministria e Punëve të Brendshme është tejet e përkushtuar në kryerjen

e punëve të përcaktimit të vijës kufitare dhe përgatitjet për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare mbi kufirin shtetëror me shtetet fqinje, me qëllim të respektimit të parimit të sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të Malit të Zi dhe shteteve fqinje. “Nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, do t’i kontribuojë marrëdhënieve të mira fqinjësore,

stabilitetit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të rajonit në përgjithësi në procesin e mëtejshëm të integrimeve”, kanë vlerësuar nga Qeveria e Malit të Zi. Trekëndëshi kufitar do të shënohet me piramidën trianësore, anët e së cilës do të kenë shenjën e shtetit nga janë të drejtuara. Me Propozimin e Marrëveshjes përcaktohet që kontrollin dhe mirëmbajtjen e piramidës do ta kryejnë organet kompetente të shteteve nënshkruese. (Kohapress)


6

Vështrime & Opinione

e enjte, 6 nëntor 2014

Vështrime & Opinione

e enjte, 6 nëntor 2014

Tringë Smajlja në pullën postare të Kosovës

Një malësore që nderon kombin Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork

Në njoftim thuhet se Tringa ishte vajza e bajraktarit famëmadh Smajl Martini (Ivezaj) dhe jep një biografi të shkurtër të Tringës dhe familjes nga e cila ajo rrjedhë. Ajo u lind në vitin 1870, në Grudë, në periudhën e rëndësishme të përpjekjeve historike të shqiptarëve për të ruajtur trojet etnike në luftërat e tyre kundër turkut e kundër sllavit. Rrreziqe të mëdha po i kërcënoheshin Shqipërisë dhe shqiptarëve prej synimeve të të huajve ndaj trojeve shqiptare, në atë kohë. Posta e Republikës së Kosovës, në njoftimin e saj duke shkruar për familjen dhe meritat e Heroinës shqiptare të Maleve, shënon se në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare, në vitin 1883, ranë heroikisht dy djemtë kreshnikë të Smajl Martinit, Zef e Gjon Smajli, duke e lënë ketë shtëpi fisnike pa asnjë djal. Është ky moment i hidhët i sakrificës në familjen e Smajl Martinit që e bën Tringën të bëjë betimin dhe të jepte fjalën se do të bëhej burrneshë -- trim e fisnik ashtu siç ishte edhe i ati i saj, i cili thuhet se qe rrëmbyer dhe fati i të cilit nuk dihet as sot. Në përputhje me këtë betim të saj, në vend të stolive të asaj kohe për vajzat, Tringa veshë “çakçirë e xhamadan, ngjeshë alltinë dhe rripin e fishekëve dhe në krah vendosë pushkën”. Në lidhje me pjesëmarrjen e grave malësore --siç ishte Tringa -- në luftën

Të hënën me 3 nëntor, Posta e Republikës së Kosovës njoftoi publikun se lëshoi në qarkullim një pullë postare, kushtuar “njërës prej luftëtareve më të shquara shqiptare” Tringë Smajles ose Tringës së Maleve

për liri e pavarësi të kombit shqiptar fillim shekullin e kaluar, gazeta shqipe, “E Vërteta” që dilte në Stamboll, më 27 Mars, 1911, boton artikullin me titull, “Trimëresha gra malësore”, marrë nga një gazetë turke e kohës dhe e cila vërteton pjesëmarrjen e grave të Malësisë së Mdhe në luftërat për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit e huaj. “Pas lajmeve të veçanta që kemi, u vërtetua se midis kryengritsve malësorë gjënden edhe gra të armatosura si burrat dhe luftojnë me trimëri dhe inat më tepër se burrat, duke dëshiruar më mirë vdekjen se të këthyerit prapa”, shkruante gazeta turke e cituar nga gazeta shqipe “E Vërteta”. Një prej këtyre grave kryengritëse malësore të cilën Posta e Republikës së Kosovës e nderoi me një pullë postare ishte edhe Tringë Smajlja e cila pas rënjes së dy vëllëzrve të saj Zefit dhe Gjonit dhe zhdukjes së babait të tyre Smajl Martinit -- varri i të cilit nuk u gjet kurrë -- vendosi të zënte vendin e tyre jo vetëm në frontin e luftës por edhe në log të kuvendit. Thuhet se në vend të babait Smajl Martinit, i cili kishte marrë pjesë në Lidhjen e Prizrenit, thuhet se ajo i bashkohet grupit të atdhetarëve malësorë në përpilimin e Memorandumit të Gërçës, ose të Librit të Kuq, ku përcaktoheshin 12 pikat kryesore të kërkesave të shqiptarëve. Prania e Ismail Qemalit dhe Luigj Gur-

akuqit në atë kohë në Malësi, i jepte kryengritjes se malësorve një karakter dhe mbështetjeje mbarë kombëtare. Malësorët dhe malësoret e fillim shekullit të kaluar, përfshirë edhe Tringë Smajlen, me qëndresën dhe luftën e tyre në mbrojtje të trojeve të veta, ishin bartës të aspiratave të mbarë kombit shqiptar për liri dhe pavarësi, ndërkohë që shumë prej tyre vdiqën duke vendosur flamurin e kombit shqiptar në maje të Deçiqit më 24 mars, 1911. Këtë gjë, siç duket e kishin të qartë edhe më mendjendritur e kombit shqiptar të asaj kohe, me praninë e tyre atje. Tringa, dallohej si e urtë e trimëreshë sa që me veprat e saja kishte frymëzuar edhe Poetin Kombëtar At Gjergj Fishtën i cili në veprën e tij “Lahuta e Malëcisë” ia dedikon asaj “Kangën e Njëzetedytë”, të titulluar thjeshtë, “TRINGA”. Poeti kombëtar tregon për “vashën” e quajtur Tringë, e cila jetën dhe rininë ie saj ia kushton vëllait të saj të plagosur në luftë me “shkje”. Kujdeset për të, por më në fund i vëllai vdes nga plagët. Tringa mbetet vetëm, ndërsa armiku i afrohet tek dera, ajo megjithëse e tronditur nga vdekja e vëllait, çohet e merr armën, ndërkohë që “një çetë shkjeshë” përpiqet ta kapin në dorë. Por ajo, sipas portretit që i bën poeti kombëtar, Tringa drejton pushkën për të sulmuar armikun dhe i këndon kësaj heroine:

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

“Hiqi gisht he, bujareshë! Se njëmend kenke nji bi prej fisit! Bjeri Shkjaut, bre sokoleshë, Mu në parzme për mjedisit! E t’a ndjejë Knjazi n’ Cetinë Se edhe n’i qitët Shqyptarët ai fare, Pasha Zotin në Shqypni s’hinë, Der të jetë gjallë ndoi bi shqyptare, Që për erz e Besë e Atdhe Këto edhe vdesin si me le. Edhe dielli dheut i ra, Gjallë por Tringa Shkjaut n’dorë s’ra! Për veprimtaritë dhe luftërat patriotike të malësorve për liri e pavarësi të popullit shqiptar, ndër të tjerë, ka shkruar edhe nglezja Edith Durham e cila ka jetuar me familjet e kryengritsve malësorë shpesh të fshehur nepër shpella. Edhe veprimtaria e Heroines së Maleve, Tringë Smajles kishte marrë dhenë, falë korrespondentëve të disa gazetave të huaja të kohës, përfshirë edhe gazetën amerikane Nju Jork Tajms që e kishte cilësuar Tringën malësore si “Joan of Arc e Shqipërisë”, duke e krahasuar atë me vajzën fshatare franceze e cila sipas gojëdhënës ishte caktuar nga Perëndia për të udhëhequr Francën drejtë fitores në luftën e gjatë të atij vendis me Anglinë në mes të viteve 1400, dhe e cila sot e kësaj dite konsiderohet si simbol i qëndrueshëm i bashkimit dhe nacionalizmit francez. Gazeta Nju Jork Tajms, në korrespeondencën e saj të 9 majit,

1911 nga Cetina, e përshkruan Tringë Smajl Martini Ivezaj, si njërën prej legjendave të Ballkanit dhe heroinave luftëtare më të guximshme në historinë e rajonit, duke shkruar se “Ajo zuri menjëherë vendin e babait të saj dhe udhëhoqi fisin e Martinajve në fitoren kundër Turqve.” Gazeta Nju Jork Tajms e përshkruan këtë “Joan of Arc” të re e cila ende nuk i kishte 22 vjetë, si të “gjatë, të bukur, dhe si një vajzë të re të zhvilluar mirë”. Të gjitha femërat shqiptare janë trimëresha, shkruante gazeta amerikane mbi Tringën dhe se ç’prej moshes së re ato mësohen të përdorin armët. E vërtetë se Tringa e Maleve ishte trimëreshë dhe e bukur, siç e përshkruan Nju Jork Tajms, por ajo ishte më shumë se aq. Ajo e dinte se trimëria është e nevojshme e dinte se trimëria në vetvete nuk mjafton për t’i sjellur kombit dobi dhe një të ardhme të lumtur afatgjatë. Thuhet se kjo kjo atdhetare, përveç flijimit personal dhe familjar në altarin e Atdheut, Tringë Smajlja që ndryshe njihet edhe si Tringa e Grudës dhe Tringa e Maleve, shkriu tërë pasurinë familjare për të hapur shkolla në gjuhën shqipe në Malësi. Mirënjohje Postës së Republikës së Kosovës për vendimin e saj për të përjetësuar me pullë postare Heroinën shqiptare Tringë Smajlja, sepse njeh me këtë nismë veprën dhe sakrificën që është përjetësuar dhe vlerësuar atëherë dhe sot nga të huajt dhe nga historia. Në shkrimin mbi Tringën, para më shumë se 100-vjetësh, gazeta Nju Jork Tajms i përshkruan Shqiptarët si “Racën më të mirë në Europë. Gratë e tyre janë shumë të bukura... t’i shikosh duke ecur është një kënaqësi...u kënaqa për së tepërmi kur i pashë për herë të parë Shqiptarët duke ecur. Ata janë të hijshëm, elegantë dhe të fuqishëm, “shkruan korrespeondenti. Ata janë një racë e mirë dhe të talentuar. Ata janë raca më e mirë si nga pikëpamja fizike ashtu dhe intelektuale në Ballkan”. Artikulli vazhdon duke nënvijuar se po të shkosh në Konstantinojë, atje do të zbuloni se ndër burrat më të mirë

7

Javore KOHA

Javore KOHA

-- jo vetëm në radhë të ushtarëve por edhe në radhët e burrave të shtetit -janë shqiptarët. Njëkohsisht, gazeta Nju Jork, para më shumë se 100-vitesh, fatkeqsisht raporton edhe se “E meta e shqiptarëve për arsye të shkallës së qytetërimit që gëzojnë tani, është se ata nuk e kanë idenë e një shteti. Klani është organizimi i tyre më i lartë dhe e kanë të vështirë të shohin rëndësinë e kombinimit të interesave të klanit me interesat e krijimit të shtetit. Por kjo të ndodhë me kohë” shprehë shpresën gazeta Nju Jork Tajms në artikullin e shkruar më 1911. Kam drojë se i njëjti korrespondent i huaj, po të vizitonte trojet shqiptare sot, do të vinte re patjetër shumë përparime: do të shikonte dy shtete shqiptare, përparime në shumë fushë, por ama do të vinte re -- siç ka venë re më se 100 vite më parë –se interesat e klasës politike të shqiptarve sot, ndonëse nuk janë të bazuara në nivel klanesh fisnore si atëherë, por do të arrinte në përfundimin se interesat janë në bazë të klaneve politike, pasi duke se shqiptarët edhe sot sikurë e kanë të vështirë të vendosin interesat kombëtare mbi interesat e klaneve politike. Por, shpresojmë që siç ka thënë e dhe Nju Jork Tajms 100- e ca vite më parë, se kjo do të ndodhë me kohë, por kur? Liria që gëzon sot kombi shqiptar ka kushtuar gjak e sakrifica, mund e djerës, vuajtje e mjerime të shumë brezave. Shembulli i sakrificës së Tringës së Maleve dhe familjes së saj -- si dhe i mijërave familjeve të tjera shqiptare gjatë shekujsh, anë e mbanë trojeve shqiptare -- duhet të shërbejë si simbol i përpjekjeve që edhe sot me urtësi dhe me atdhedashuri, kombi shqiptar të sigurojë vendin dhe emërin e ndershëm në radhë të kombeve të tjera europiane, duke hequr dorë nga interesat e ngushta klanore të partive dhe t’i përveshen interesit të kombit, duke ndërtuar shtetin funksional dhe juridik. Ky do të ishte justifikimi më i mirë dhe më atdhetar për të kujtuar meritat, sakrificat dhe trimërinë e Tringës së Maleve dhe malësorve trima. Në këtë mënyrë, bota do t’i konsideronte shqiptarët, jo vetëm si “raca më e mirë, më e pashme dhe më e talentuara në Europë”, por edhe si një racë me ndërgjegje dhe vetdije kombëtare që nderon e respekton lirinë e vet dhe të fisit, për të cilën luftoi Tringa e Maleve.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8

Kulturë

e enjte, 6 nëntor 2014

Kulturë

e enjte, 6 nëntor 2014

Përfaqësimi i letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj në tekstet shkollore (“Gjuha shqipe”) (1)

Fragmentarizimi i letërsisë Xhahid Bushati Shkodër

Vetiu, të lind pyetja: Ç’është libri? Kësaj pyetjeje, krijues e jokrijues, shkencëtarë, filozofë, politikanë, pedagogë, mësimdhënës, njerëz të urtësisë,… etj., etj., i kanë dhënë përgjigje të ndryshme. Edhe në vitet e shekujt që do të vinë, po, përgjigjet do të jenë të ndryshme. Nga ky kopsht vlerash e diturije, unë kam shkëputur një fragment të një shkrimi të kulturologut të shquar Moikom Zeqo, i cili thotë: “Duam, apo nuk duam, hapësira dhe koha e letërsisë është kibernetike. … Shkrimtarët synojnë gjuhën unike të shpirtit, ku fjalët janë forma, por jo përmbajtja. Libri është shumësia e subjekteve që janë subjekti i vetëm. … Libri stimulon imagjinatën. Vetëm në këtë mënyrë të përkorë dhe paradoksale, libri është libër. Libri bëhet lexuesi dhe lexuesi vetë shkrimtari, e të dyja së bashku, kuptimshmëria e absolutizuar ose edhe relative e librit.” Në këtë citim, krahas këshillave të çmueshme të shkrimtarit, gjejmë të pasqyruar edhe universin e librit. Dhe ky univers libror, kësaj here i librit shqip, herë i plotë e herë në formë fragmenti hyn si një “mik” i ftuar e i dobishëm, sa i moçëm aq dhe bashkëkohës, sa i thjeshtë aq dhe i ndërlikuar, etj., etj., ‘shtëpinë’ e tekstit shkollor, për të biseduar gjerë e gjatë me gjeneratat përkatëse, për t’u bërë “pronë” e tyre në formimin dhe edukimin e tyre, në vendosjen e piketave drejt së ardhmes. Sepse tekstet e emërtuara “Gjuha shqipe”, dhe është fjala për tekstet shkollore deri

Teksa po përgatisja temën, por edhe në këtë çast që po e rrëfej atë, ende më faniten para syve dy biblioteka: ajo e letërsisë shqipe (përshirë edhe atë për fëmijë e të rinj) dhe të teksteve shkollore. Në themel qëndron libri: i shenjtë, i vyer, i mençur, udhërrëfyes dhe i patjetërsueshëm në klasën e 9-të (të këtij sistemi), për nga misioni dhe funksioni që ata kryejnë janë një moment i rëndësishëm në jetën e një shkollari. Marrëdhëniet e tyre janë shumëplanëshe, shumëdimensionale dhe shumë shtresore, me të njohura e me të panjohura, e me plot e plot dukuri të tjera. Tekstet me emërtimin: “Gjuhë shqipe” janë ndërtuar në bashkëmarrëdhënie e në bashkëlidhje të dy disiplinave: Të gjuhës e të letërsisë. (Më lejoni të bëj, këtu, një parantezë: Pavarësisht mënyrës së kompozimit, unë personalisht ruaj mendimin se ato duhen ndarë. Nuk mund të bashkëjetojnë. Janë disiplina që kanë misione dhe rrjedhoja të ndryshme, nuk janë plotësim i njëra-tjetrës, bëhen të tilla kur të përvetësohen për së mbari. Po, si gjithnjë sipas mendimit tim, në realitetin që paraqitet Gjuha shqipe ka mjaft probleme, shpesh të ndërlikuara, shpesh kërkojnë plot dukuri të saj t’i bëjnë të paqarta, kur në një kohë, po të shikosh rrugën e saj ka mjaft kontribute të vyera e pika referimi studiuesish e gjuhëtarësh të mirënjohur, të cilët me shqiptarizmin e idealitetin e tyre, çdo problemi, qoftë ai morfologjik, sintaksor apo leksikor; jo vetëm i kanë dhënë zgjidhje Gjuhës shqipe, por e kanë trajtuar atë, siç thoshte Naimi “Zonjë të rëndë e plot nur e hijeshi”.) Tani po ndalemi në ato faqe libri, ku paraqitet e “rrëfen” letërsia, ku i ka lënë ca ‘dritare’ për të parë botën e për ta sjellë atë me problematika e

tëmatika të caktuara, ky libri i Gjuhës shqipe. Se sa vend zë letërsia në tekstin e Gjuhës shqipe, si paraqitet e përfaqësohet ajo, si është raporti me rrafshe të tjera, që ka një tekst, si: ai pedagogjik, edukativ, moralistik, shkencor, në rritjen e vëllimit të njohurive, në edukimin e leximit, në artikulimin e drejtë të fjalëve e ndërtimin e fjalive, në përvetësimin e pjesës etj., etj., mbeten fusha e pamje sa të studiuara aq dhe të pastudiuara. Pikërisht kjo letërsi me gamën e saj se si zë vend, ka qenë një argument i kahershëm i imi, të cilit i jam sjellë herë pas here. Nga vëzhgimet e bëra, konkludoj se ruaj rezerva, nganjëherë edhe rezerva të mëdha. Disa prej tyre do t’i bëj të njohur edhe në këtë veprimtari, pasi materiali im është i gjatë dhe këtu nuk është koha e nevojshme. Do të ndalem në tre tekste: Gjuha shqipe 6, 7 dhe 8 (botimet Albas, Tiranë, 2014), sepse Botimet shkollore Albas janë më kualitative dhe më seriozet, qoftë nga ana shkencore, qoftë nga ana pedagogjike në fushën e botimeve shkollore shqiptare. Nuk dëshiroj të ndalem në tekstet e këtij lloji, që janë alternative ose thënë ndryshe Alterteksti. Arsyeja është se, problematikat e këtyre teksteve dalin në të shumtën e herës jashtë misionit fisnik që ka teksti shkollor. Tekstet që kam në shqyrtim, materiali letrar e artistik i paraqitur në to, përfaqësohet mbi 90% mbi bazën e fragmenteve. Dhe ky është problemi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

i parë që dua të trajtoj. E para, autorët a autori i tekstit kanë përzgjedhur një fragment nga krijimi i autorit. I tillë përfaqësohet ai. Po a është ky më i duhuri, më interesanti, më dobiprurësi? Konstatoj që në të shumtën e rasteve ky përfaqësim i veprës dhe i autorit lë për të dëshiruar. Thellohet kjo padëshirë, kur dhe informacioni

9

Javore KOHA

Javore KOHA

që jepet për këtë vepër a për autorin është, gjithashtu anemik. Për rrjedhojë, akti i besimit nga ana e hartuesve të tekstit, për mua ka një pikëpyetje të madhe. Tani vijmë te mësuesi. Në të shumtën e rasteve, nuk gaboj, po të them se edhe ai, në shumë raste, nuk e ka lexuar gjithë veprën. Le pastaj si mund të shpjegohet. Vijmë

te nxënësi, i cili përgjithësisht ka probleme me leximin e në veçanti me librin. Le pastaj në ato shkolla, ku biblioteka nuk ekziston, apo është e varfër. Pra, siç shikohet janë një mori problemesh, të cilat nuk po i themi të gjitha. Por fragmentarizimi i veprës, mendoj që nuk është përmendore përfaqësimi i shkrimtarit.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10

Kulturë

e enjte, 6 nëntor 2014

Kulturë

e enjte, 6 nëntor 2014

V

tr h s ë

im

11

Javore KOHA

Javore KOHA

Deti si amshim frymëzimi (Permbledhje me poezi nga Konkursi i Librarisë ARTI) Botoi: DITI&OLI - Libraria ARTI Ulqin

Deti me gjerësinë, thellësinë dhe vesin e vet çudiplot, ishte dhe do të mbetej mrekullues për çdo shpirt njeriu. Kështu edhe për krijuesit, që dërguan punimet e veta, deti s´qe veçse një amshim frymëzimi. Nga kjo mund të nxirrej se tema e detit është një temë e gjerë, që depërton mjaft thellë nën lëkurë e secilit, ndaj edhe arritën një numër i konsideruar punimesh artistike cilësore, që paksa vështirësoi përzgjedhjen e tyre. Ndër të gjitha ato, tri poezi, me vargjet dhe metaforat e tyre, e mishëronin më së miri karakterin e detit

Jaho kollari Në poezinë e parë fituese, deti na del si medium që ndanë (apo bashkon) të mirën dhe të keqen, apo ndanë dhe bashkon Itakat, ose është vetë Itakë e detarëve, që shpinës së tij fitojnë kotheren e vet të hidhur. Ngërthimi i detit dhe Itakave ishte dhe, për fat të keq, do të mbetej shqetësimi i çdo shpirti shqiptari (ky qe edhe motivacioni përse ky punim artistik fitoi në këtë konkurs të poezisë). Shqiptarët janë një komb i rrallë në shumë pikëpamje. Si kombi më i

vjetër i Europës, me një gjuhë të stërlashtë dhe kulturë specifike, ai përballoi çizme të ndryshme pushuesish, të cilat lanë vragë në trupin e tij. Padyshim, plaga më e rëndë është se ai sot gjallëron i ndarë në territoret e veta etnike. Gjëja që më së shumti na dallon është se kemi tre besime fetare. Ky fakt neve nuk na ndanë si komb, meqë jemi të vetëdijshëm se gjuha dhe kultura jonë është shumë më e lashtë se çdo fe e kësaj bote. Këtë gjë nuk mund ta kuptojnë kombet e

mëdha europiane e botërore, të cilët u zhvilluan (disa edhe u lindën) nën konfesione respektive. Duke u nisur nga fakti se bota e sotme është e ndarë në sfera të ndryshme ndikimi e interesi, të cilat si bazë kanë qytetërimet, përkatësisht fetë e ndryshme, mundet deri diku të kuptohej përse neve si komb nuk na vëhej dora dhe ende nuk pranohemi në familjen e madhe të kombeve europiane. Shembulli ynë në të ardhmen mund të shërbejë si model i

tolerancës në mes të besimeve fetare! Në poezinë e dytë fituese, ndonëse deti përmendet vetëm në një varg, ai s´është veçse kurrizi i poezisë meqë, t´i kridhesh detit, d.m.th. të mos hezitosh t´ia gjurmosh fundin, t´ia gjurmosh fshehtësitë, aty ku humbën (apo u rigjetën) akordet, timbret... Dhe, kur të dalë në syprinën e tij, syresh ven re se gumëzhitja e valëve kompozon meloditë më të bukur që kjo botë ka njohur ndonjëherë... Në poezinë e tretë fituese kemi të bë-

jmë me natyrën bindarake të detit. Edhe pse s´ekziston njeri që detin nuk e adhuron, ai herë bekohet e herë mallkohet, nga arsyeja që deti, herë është i paskrupullt, i egër e bakeqës e herë miklues, i butë dhe bamirës. Kjo inkorporon edhe natyrën e hyut ilir të ujërave (detit), Bindit, i cili ka fytyrë të dyfishtë, pra, ka tiparet e detit. Autorja e quan detin të bekuar/ mallkuar e, në realitet, ajo e adhuron atë, dëshiron të jetë pranë tij edhe atëherë kur është i vrazhdë e

dhunues, i dashur dhe mashtrues! Në këtë tokvarje edhe poeti popullor, duke folur për detin, në këngën e vjetër ulqinake, thotë: ...unë kam hyqëm m´i përpi, par jam i gjanë e duraj shumë... (fjala është për anijet dhe detarët). Ndërkaq, shkrimtari i mirënjohur Hajro Ulqinaku, na paraqitet me këta vargje për detin: ... deti diçka përshpërit, diçka më thotë, qetësi, ju lutem, ta marr vesh se çka më porosit deti im...


12

Kulturë

e enjte, 6 nëntor 2014

Kulturë

e enjte, 6 nëntor 2014

13

Javore KOHA

Javore KOHA

Portret: Gjekë Gjonlekaj

Faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë Gjekë Gjonlekaj

Unë personalisht nuk e kam takuar asnjëherë protagonistin e këtij shkrimi. Me këtë bashkëvendas nuk kam zhvilluar asnjë bisedë. Si emër e mbaj mend qysh se ai punonte gazetar i Zërit të Amerikës, në vitet ‘80 të shekullit të kaluar. Nëse nuk gaboj, ishte shqiptari i parë nga trevat etnike shqiptare në Mal të Zi që përmes valëve të këtij radiostacioni prestigjioz ndërkombëtar informonte opinionin për problemet e shqiptarëve në Ballkan dhe diasporë. Prej atëherë kam fituar bindjen se fjala është për një intelektual të mirëfilltë, i përkushtuar ndaj vendlindjes dhe kombit shqiptar. Ky respekt ndaj tij vazhdon edhe sot. E përbashkëta jonë është se jemi nga e njëjta trevë, ku respektohet shumë tradita, trashëgimia familjare dhe virtytet e malësorëve. Të rritur e të edukuar në një rreth shoqëror në frymën kombëtare, të ushqyer me brumin shqiptar. Kemi të njëjtin emër. Të njëjtat iniciale Gj. Gj. Kemi studiuar në Kosovë. Kemi qenë dhe jemi kolegë (gazetarë). Dhe çka është më me rëndësi, na bashkon përpjekja jonë modeste që me fuqinë e pendës të afirmojmë vlerat tona kombëtare.

Personalitet me veprimtari të gjithanshme

Veprimtaria e Gjonlekajt është e pasur, e gjerë dhe shumëdimensionale, me një shtrirje në disa fusha. Renditet në mesin e gazetarëve më të rëndësishëm shqiptarë të diasporës në fundshekullin e kaluar. Ai ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me shumë gazeta e portale shqiptare, por edhe me shtypin e huaj. Emri i tij tashmë është një zë i njohur në

Gjonlekaj ka pasur fatin e madh të takojë disa herë Nënë Terëzën dhe ka pasur korrespondencë me të. I lumi ai që e ka takuar dhe njohur personalisht këtë simbol të humanizmit shqiptar, këtë ikonë të mbarë njerëzimit botën e gazetarisë shqiptare. Me veprimtarinë e tij në fushën e shtypit, Gjonlekaj ka propaganduar zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, ashtu siç bënte bashkëvendasi i tij Nikollë Ivanaj dhe shumë publicistë të tjerë shqiptarë në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Përveç gazetarisë, ai është i njohur si intelektual, humanist, botues, atdhetar i devotshëm, i angazhuar gjithnjë për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Ballkan, por edhe si orator, apo siç themi ne trieshjanët gojëtar, që flet bukur para popullit. Në gjykimin tim, Gjekë Gjonlekaj është një intelektual i angazhuar, që nuk pajtohet kurrë me atë që mendon se nuk duhet të ishte ashtu. Është një mendje e pavarur që vazhdimisht merr pjesë në shqetësimet e popullit të vet dhe jep mendimin e tij të pavarur. Dhe kjo nuk është pak.

Profili gazetaresk

Me anë të shkrimeve, komenteve, ngjarjeve historike, reportazheve dhe profileve historike, qytetare e intelektuale, Gjonlekaj solli nëpërmjet Zërit të Amerikës jetën e komunitetit shqiptar në Amerikë e të shqiptarëve jashtë trungut amë. Profili i publicistit, intelektualit dhe gazetarit të njohur Gjekë Gjonlekaj në vitet 1982-1992, kur punoi si gazetar në Zërin e Amerikës, i përket brezit të artë të gazetarëve në mërgim, të cilët me fuqinë e mendjes së mprehtë, në sajë të përkushtimit, pasionit e përgjegjshmërisë morale, qytetare e intelektuale, na ka dhënë gazetarinë bashkëkohore, profesionale. Përmes profesionit të gazetarit, vlerësoj se na

dha profilin e tij shoqëror e qytetar të njohur jo vetëm nga kritika e kohës, por edhe nga opinioni publik shqiptar.

Preokupimi kombëtar

Nga njohjet dhe informacionet e mia, ky veprimtar e aktivist i palodhur i komunitetit shqiptar në Amerikë gjatë gjithë jetës së tij në këtë kontinent të mundësive dhe lirive të mëdha, ka qenë i preokupuar për mbrojtjen e çështjes shqiptare. Sidomos u shqua për veprimtarinë e tij në realizimin e aspiratave të popullit shqiptar në Ballkan, veçmas në dekadën e fundit dhe të parafundit të shekullit të kaluar, periudhë kjo tepër e rëndësishme për çështjen shqiptare. Ka marrë pjesë aktive në organizimin e veprimtarive të shumta të tilla atdhetare në Nju-Jork, Uashington e qendra të tjera, duke e njoftuar Qeverinë amerikane me padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve nga sistemet totalitare komuniste dhe për kërkesat e tyre për liri e pavarësi. Në formimin e tij kombëtar ndoshta kanë ndikuar sadopak edhe bashkëvendasit tanë: Prof. dr. Mirash Ivanaj, ministër i Arsimit në Shqipëri, njëri ndër intelektualët më të njohur të kombit shqiptar, dhe Atanas Gega, autor i një vepre të rëndësishme për Skënderbeun.

Takimi me nobelisten shqiptare

Në jetën e përditshme si gazetar, Gjonlekaj ka pasur kontakte me personalitete të kulturës, intelektualë e qytetarë të thjeshtë, figura të njohura të politikës shqiptare dhe asaj të huaj. Në karrierën e tij në fushën e gazetarisë, si çdo gazetar, besoj se ka përjetuar mo-

mente të ndryshme, të këndshme, kritike, dëshpëruese e të trishta. Por jam i sigurt se momenti më mbresëlënës nga eksperienca e tij është intervista me Nënë Terezën, simbolin e identitetit modern shqiptar. Takimi i tij i parë me humanisten shqiptare të përmasave botërore ishte në vitin 1988, në Nju Jork. Gjonlekaj, duke raportuar për Radion Zëri i Amerikës mbi nobelisten shqiptare, arriti të regjistrojë zërin e Nënë Terezës në recitimin e uratës tradicionale “Puna e Pendimit”, në gjuhën shqipe. Nga ky fragment i inçizuar nga z. Gjonlekaj dhe i transmetuar, siç theksova, nga Zëri i Amerikës, të gjithë shqiptarët anembanë botës mësuan se Nënë Tereza nuk e kishte harruar gjuhën e origjinës – shqipen, edhe pas largimit prej 60 vjetësh nga qyteti i Shkupit dhe qëndrimit të saj në mjedise joqshqiptare, apo siç thoshte Ali Podrimja “Ç’është e vërteta, lutjet as uratat në gjuhën shqipe Nënë Tereza

nuk i kishte harruar për të gjallë, as nuk mund t’i thoshte në një gjuhë tjetër”. Gjonlekaj ka pasur fatin e madh të takojë disa herë Nënë Terëzën dhe ka pasur korrespondencë me të. I lumi ai që e ka takuar dhe njohur personalisht këtë simbol të humanizmit shqiptar, këtë ikonë të mbarë njerëzimit. Ndërkaq, Nëna Terezë në vitin 1997 kur Kongresi Amerikan e shpalli Qytetare Nderi, i ishte drejtuar vëllazërisë Gjonlekaj: “Çdo punë e bërë / me zemër të plotë/ e afron njeriun/ pranë të madhit Zot… (E juaja fisnike, shtator 1997).

Kontributet në fusha të tjera

Përveç veprimtarisë publicistike dhe atdhetare, Gjekë Gjonlekaj ka lënë gjurmë të pashlyera edhe në fusha të tjera. Të flasësh për të dhe të mos përmendet kontributi i tij i madh në fushën e botimeve dhe në rrafshin humanitar është e pamundur dhe e pashmangshme. Shtëpia Botuese

“Gjonlekaj” në Nju Jork ka botuar kryesisht në gjuhën angleze shumë vepra kapitale nga letrat shqipe, ndër të cilat veçojmë: veprat madhore të Faik Konicës dhe Kanunin e Lekë Dukagjinit të At Shtjefën Konstantin Gjeçovit. Me këto dhe botime të tjera në gjuhën angleze, Gjonlekaj mundësoi njohjen e kulturës shqiptare në vendet anglishtfolëse. Sponsoroi shumë aktivitete kulturore e shkencore në Nju-Jork kushtuar figurave të mëdha të kombit shqiptar. Gjekë Gjonlekaj dhe vëllai i tij Luca, përpos kontributit që kanë dhënë në shumë drejtime të tjera në të mirë të popullit shqiptar, janë angazhuar edhe në fushën e humanizmit njerëzor. Në këtë aspekt, nuk ka munguar as kontributi i tyre në vendlindje. Trieshjanët ndjehen krenarë për vëllezërit Gjonlekaj. Ata thonë me bindje se Gjonlekajt janë faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë.


14

Kulturë

e enjte, 6 nëntor 2014

Kulturë

e enjte, 6 nëntor 2014

15

Javore KOHA

Javore KOHA

Letërsia, hap i parë i bashkëpunimit kulturor ndërshqiptar

Ekzistojnë mundësi bashkëpunimi, por duhet vullnet Pas një dekade bashkëpunimi të hapësirës mbarëkombëtare shqiptare, në vitin 1981 ndodhi ndërprerja kulturore, posaçërisht në letërsi. U shkëput bashkëpunimi në letërsi, e cila akuzohej se kishte nxitur nacionalizëm dhe irredentizëm te shqiptarët në Jugosllavi. Tekstet shkollore nga arsimi fillor deri tek ai universitar u hoqën nga përdorimi. Dhe avazi i vjetër vazhdoi deri vonë

Letërsia shqipe në Mal të Zi ka arritur vlera të mirëfillta. Por tani është në krizë sepse talentët e rinj s’kanë mundësi të afirmohen. Shqiptarët në Mal të Zi kanë vetëm një gazetë në gjuhën shqipe “Koha javore”, e cila po përballet me shumë probleme. Krijuesve tanë u nevojitet një revistë letrare e cila do të botohej së paku dy herë në muaj, duke sjellë vlerat më të mira letrare. Duhen nxitur të rinjtë

Asllan Bisha Letërsia është pasuria e një kombi dhe pasqyra e tij. Letërsia shqipe ka qenë e ndarë. Kombi ynë po ashtu ishte i ndarë. Letërsia e shkruar te shqiptarët ka filluar vonë, sepse të tilla ishin rrethanat. Ato nuk shkonin në të mirën e letërsisë. Pas Luftës së Dytë Botërore, edhe në Kosovë zë fill të shkruhet. Interesimi i shqiptarëve jashtë kufirit për rrjedhat letrare në shtetin amë ka qenë i përhershëm. Letërsia e shqiptarëve jashtë kufirit arriti një shkallë të lartë si në sasi, ashtu edhe në cilësi, posaçërisht në poezi në vitet ‘70. Një klimë e re filloi në vitin 1970 me bashkëpunimet kulturore ndërmjet Kosovës (që ishte krahinë autonome e Jugosllavisë) dhe Shqipërisë. Filloi një bashkëpunim kulturor, sidomos në letërsi. Ishte ky një hap i mirë i njohjes letrare të një kombi të ndarë. Veprat e shkrimtarëve nga Shqipëria u ribotuan në Kosovë. Nuk kaloi shumë kohë dhe këto vlera të panjohura u futën në planprogramet mësimore të Kosovës, por edhe te shqiptarët në Mal të Zi. Pas një dekade bashkëpunimi të hapësirës mbarëkombëtare shqiptare, në

vitin 1981 ndodhi ndërprerja kulturore, posaçërisht në letërsi. U shkëput bashkëpunimi në letërsi, e cila akuzohej se kishte nxitur nacionalizëm dhe irredentizëm te shqiptarët në Jugosllavi. Tekstet shkollore nga arsimi fillor deri tek ai universitar u hoqën nga përdorimi. Dhe avazi i vjetër vazhdoi deri vonë. Pas rënies së murit të Berlinit dhe ndryshimeve politike në Jugosllavi, si dhe në Shqipëri, për shqiptarët nisi një etapë e re njohjeje. Pritej që bashkëpunimi të ishte më i vrullshëm në çdo lëmi, sidomos në letërsi. Një grup i intelektualëve shqiptarë në fund të vitit 1990 themeluan në Ulqin Shoqatën “Art Club”, qëllimi i së cilës ishte promovimi i kulturës, letërsisë, artit dhe shkencës. Njëri ndër tre themeluesit e kësaj shoqate isha edhe unë, sekretar shumëvjeçar i “Art Club”-it. Kemi organizuar takime të ndryshme letrare me poetë, shkrimtarë nga hapësira mbarëshqiptare, por edhe me shkrimtarë malazezë e të tjerë. Shoqata jonë ka bashkëpunuar me krijuesit letrarë e shkencorë të Shkodrës, kemi qenë të ftuar në simpoziumin

shkencor “Shkodra në shekuj” dhe tani në “Festivalin Letrar të Shkodrës”. Është ky një hap i mirë i bashkëpunimit dhe i njohjes së vlerave tona. Ne kemi nevojë për të bashkëpunuar në të gjitha lëmitë kulturore pasi që jemi dy qytete afër njëri-tjetrit dhe bashkëpunimi është i dobishëm. Ne e çmojmë kulturën shkodrane dhe vlerat e saj duam t’i përjetojmë. Edhe shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi kanë dhënë shumë në lëmi të ndryshme të kulturës kombëtare, sidomos në letërsi. Dolën emra të njohur, si Esad Mekuli, Rexhep Qosja, Hajro Ulqinaku, Mehmet Kraja, Basri Çapriqi e emra të tjerë, edhe unë njëri ndër ta. Çfarë ndodh aktualisht me letërsinë e shqiptarëve në Mal të Zi? Kjo letërsi ka arritur vlera të mirëfillta. Por tani është në krizë sepse talentët e rinj s’kanë mundësi të afirmohen. Shqiptarët në Mal të Zi kanë vetëm një gazetë në gjuhën shqipe “Koha javore”, e cila po përballet me shumë probleme. Krijuesve tanë u nevojitet një revistë letrare e cila do të botohej së paku dy herë në muaj, duke sjellë vlerat më të

mira letrare të krijuesve. Duhen nxitur të rinjtë. Mendoj se edhe Shkodrës i duhet një revistë e tillë. Duhen vënë ura bashkëpunimi në letërsi, bashkëpunim me klube letrare, grupe letrare, që do të vizitonin njëri-tjetrin. Botimi dhe ribotimi i veprave të arritura të krijuesve jashtë kufirit, përfshirë

edhe shqiptarët në Mal të Zi, është i nevojshëm për t’i shijuar këto vlera të panjohura për gjysmë shekulli. Dikur bashkëpunimi ishte i ndaluar, tani ka mundësi bashkëpunimi, por duhet vullnet. Shteti amë duhet të ndihmojë kulturën, letërsinë e pakicës kombëtare që jeton në Mal të Zi, ashtu siç bëjnë fqinjtë e saj ngase pakicat janë

urë bashkëpunimi. Festivali Letrar i Shkodrës është një formë e mirë bashkëpunimi. Prandaj unë i dëshiroj sukses kësaj veprimtarie letrare. (Fjala e mbajtur në Takimin në kuadër të edicionit të sivjetshëm të Festivalit Letrar të Shkodrës)


16

Kulturë

e enjte, 6 nëntor 2014

Kulturë

e enjte, 6 nëntor 2014

17

Javore KOHA

Javore KOHA

U përuruan përmbledhjet me poezi “Poeti i mijëvjeçarit të tretë” i Jaho Kollarit dhe “Deti”

Të shkruash për detin, filozofi më vete

Gjashtë monografi dhuratë për Bibliotekën e Ulqinit Qendra Mesdhetare e Fotografisë dhe Konoba “Spila” në Tivarin e Vjetër i kanë dhuruar Bibliotekës së Ulqinit gjashtë monografi me temë nga gjashtë muzetë botërorë: “Pinakoteka e vjetër Minhen”, “Muzeu Kombëtar Tokio”, “Galeria Kombëtare Uashington”, “Muzeu Britanik Londër”, “Galeria e Piktorëve Dresden” dhe “Muzeu Luvër” në Paris. Monografitë i kanë dhuruar fotografi i njohur Anto Bakoviq dhe Lubo Karanikiq. “Librat vlejnë megjithatë më tepër nëse dikush i lexon, nëse kanë qasje të gjithë dhe janë në vendin e duhur. Jemi të sigurt se këtu te ju janë në vendin e duhur”, ka thënë Karanikiq në fjalën përshëndetëse. Nga ana tjetër, udhëheqësja e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama, duke falënderuar për dhuratën, ka thënë se me këto monografi jo vetëm që pasurohet fondi libror i kësaj biblioteke, e cila kohëve të fundit ka mjaft probleme me furnizimin me libra të rinj, por donatorët kanë dhënë një kontribut të madh duke iu dhënë mundësinë të gjithë lexuesve që t’i kenë ato në dorë. Monografitë janë në gjuhën shqipe dhe janë botuar para 50 vjetësh.

“Të flasësh për detin është diçka vërtet madhështore, në radhë të parë sepse ke të bësh me një pafundësi. Poetët kanë të mirën që dinë të vrojtojnë dhe të dëgjojnë me kujdes”, ka thënë poeti nga Korça, Arjan Kallço, fitues i konkursit të Librarisë “Arti” që si temë kishte detin. Ulqin – Libraria “Arti” dhe Qendra Kulturore Ulqin organizuan të shtunën në Galerinë e Arteve të kësaj Qendre përurimin e përmbledhjes me poezi “Poeti i mijëvjeçarit të tretë” të shkrimtarit nga Ulqini, Jaho Kollari, dhe librit “Deti” – përmbledhje me poezi nga konkursi i Librarisë “Arti” për vitin 2014, që si temë kishte detin. Dy librat janë botuar nga Shtëpia Botuese “Diti&Oli”. Pronari i kësaj shtëpie botuese dhe i librarisë “Arti”, Gazmend Çitaku, ka thënë se libri “Deti” është rezultat i konkursit të shpallur nga kjo librari për të dytin vit me radhë me qëllim të nxitjes dhe zbulimit të autorëve të rinj. Në të janë botuar 70 poezi të 22 autorëve shqiptarë nga vende të ndryshme që kanë marrë pjesë në konkurs. “Pasi që është viti i dytë i hapjes së konkursit, mendoj se konkursi ka arritur sukses shumë të madh pasi që prej 11 autorëve sa morën pjesë vitin e parë, ku tema ishte e lirë, vitin e dytë ku tema e konkursit ishte ‘Deti’, në redaksi kanë mbërritur poezi nga 22 autorë”, ka thënë ai. Çitaku me këtë rast ka ndarë diploma për fituesin e Çmimit të Parë, poetin Arjan Kallço nga Korça, fituesen e

Çmimit të Dytë, poeten Alma Begaj nga Durrësi, dhe fituesen e Çmimit të Tretë, poeten e re nga Ulqini, Flutur Mustafa. Pjesëmarrësit në përurim kanë pasur mundësi që të dëgjojnë tri poezitë fituese. Poezinë me titull “Nga njëra itakë tek tjetra” të poetit Arjan Kallço e recitoi aktori Shefqet Luca, poezinë “Akorde të mpakura” të poetes Alma Begaj e recitoi nxënësja Mbresa Kurti, kurse poezinë “I bekumuni det” të Flutur Mustafës e ka recituar vet autorja, e cila edhe e ka moderuar përurimin. Po ashtu Afërdita Vulaj recitoi poezinë “Në Ulqin” të poetes së re nga Malësia, Albana Vulaj, pjesëmarrëse në konkurs. Poeti nga Korça, Arjan Kallço, fitues i konkursit, ka thënë se beson që nuk mund të ketë poet që të mos ketë shkruar për detin, i cili sipas tij, për çdo poet përbën dashuri. “Si ai skalitësi i mirë i cili çdo ditë punon për të sjellë atë formë të duhur të kësaj dashurie, ashtu edhe poeti me vargjet e veta, me gërmat e veta, me fjalët e veta, e thur këtë dashuri të cilën ai e ëndërron çdo ditë ta prekë me dorë, ta prekë me mendje, ta prekë me shpirt, por vetëm nëpërmjet vargjeve mundohet”, ka theksuar

ai. Poeti ka thënë se të flasësh për detin është diçka vërtet madhështore, në radhë të parë sepse ke të bësh me një pafundësi, kurse të shkruash për detin është filozofi më vete. “Poetët kanë të mirën që dinë të vrojtojnë, dinë të vëzhgojnë dhe të dëgjojnë me kujdes”, ka thënë Kallço, duke treguar se në konkurs ka marrë pjesë me dëshirën më të madhe. Në vazhdim u bë përurimi i librit “Poeti i mijëvjeçarit të tretë” që përbën përmbledhjen e dytë me poezi të shkrimtarit nga Ulqini, Jaho Kollari, i cili jeton në Gjermani. Në rreth 200 faqe të librit janë përfshirë poezitë e shkruara gjatë periudhës 30-vjeçare (1984-2014). Botuesi Gazmend Çitaku ka thënë se Jaho Kollarin e ka “detyruar” që ta botojë këtë përmbledhje 26 vjet pas botimit të vëllimit të tij të parë poetik. Në vështrimin e tij, studiuesi dr. Bahri Brisku ka thënë se të gjitha poezitë në këtë përmbledhje janë moderne, me përjashtim të njërës që është inluencuar nga letërsia popullore. “Me anë të vargjeve të stilit modern, autori kap shtigje të veçanta të meditimeve filozofike për kohën dhe jetën individuale dhe kolektive të kombit tonë”, ka thënë ai.

Brisku ka theksuar se vargjet e poezive janë të brumosura me metafora lakonike, me të cilat shkrimtari arrin të zëjë vend në radhët e poetëve tanë eminentë. “Jaho Kollari jeton në mërgim, ku e rëndon vrazhdë pesha e vendit të huaj. Kjo ndrydhje psiqike e tij ka gjetur shprehje në një mori vargjesh të këtij libri”, ka theksuar ai. Në përshëndetjen e tij, poeti Kollari i

cili nuk ishte i pranishëm në përurim, ka thënë se poezitë janë mjaft të zymta, sa kihet përshtypja se nuk lihet aspak vend për pak dritë e shpresë në të përditshmen. “Ironia e botës ku jetojmë nuk lë vend në një botë paralele që do të dukej në pamjen e parë, por në thelb është një betejë e vazhdueshme midis të zymtës dhe të bardhës, të mirës dhe të keqes, ku çdonjëri ka lirinë e

vendosjes në cilën anë do të luftojë”, është shprehur ai. Disa poezi nga libri kanë lexuar moderatorja Flutur Mustafa, poeti Arjan Kallço dhe aktori Shefqet Luca. Libri “Poeti i mijëvjeçarit të tretë” është libri i pestë i Jaho Kollarit. Botimin e dy librave e ka mundësuar Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. i.k.


18

e enjte, 6 nëntor 2014

VIP

VIP

e enjte, 6 nëntor 2014

19

Javore KOHA

Javore KOHA

Pas Vlorës, Tiranës, Pukës dhe disa vendeve të tjera në Shqipëri, vajzat pjesëmarrëse kanë vizituar Ulqinin në kuadër të turit të tyre turistik. Ato kanë shijuar bukuritë e Kalasë së Ulqinit dhe ishullin Ada. Kjo është hera e parë që në qytetin e Ulqinit grumbullohen kaq shumë bukuroshe nga vende të ndryshme të botës

Në Ulqin u mbajt finalja e “Miss Talent Show” në kuadër të “Miss Globe 2014”

Trofeu përfaqësueses së Siberisë Qyteti i Ulqinit ishte për dy ditë mikpritës i bukurosheve nga 44 vende, të cilat po marrin pjesë në edicionin e 41-të të “Miss Globe”, finalja e të cilit do të mbahet të shtunën në Pallatin e Sporteve në Shkodër. Pas Vlorës, Tiranës, Pukës dhe disa vendeve të tjera në Shqipëri, vajzat pjesëmarrëse kanë vizituar Ulqinin në kuadër të turit të tyre turistik. Ato kanë shijuar bukuritë e Kalasë së Ulqinit dhe ishullin Ada. Kjo është hera e parë që në qytetin e Ulqinit grumbullohen kaq shumë bukuroshe nga vende të ndryshme të botës. Në mbrëmjen e së dielës, në Qendrën Kulturore të Ulqinit është organizuar finalja e “Miss Talent show”, pjesë e formulës së spektaklit, në të cilin secila prej vajzave konkurrente garon me një talent të sajin. Pas minikompeticioneve të organizuara në Vlorë dhe Pukë, në finalen në Ulqin kanë marrë pjesë 20 vajzat më të talentu-

ara, të cilat e kanë shfaqur talentin e tyre në fusha të ndryshme. Juria e përbërë nga shtatë anëtarë: Petri Bozo – President i “Miss Globe”, producent dhe regjisor, Miss Albania 1994 - Monika Zguro, kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, drejtoresha e Organizatës Turistike Ulqin Zana Sarvan dhe drejtorët nacionalë të Miss Globe Turqi, Kanada dhe Rusi, numrin më të madh të votave ia kanë dhënë përfaqësueses së Siberisë, Anna Sopkalova. Ajo ka konkurruar me kërcim, ka interpretuar Brulesque dhe ka prezantuar pesë kostume kombëtare nga vendi i saj. Kurorën e “Miss Talent Show” asaj ia ka vendosur kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka. Pas saj janë renditur Miss Anglia, Nadina Knight, dhe Miss Lituania, Irmina Preiegalavicute. Në spektakël kanë marrë pjesë këngëtarët e njohur Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi, ndërsa ai është prezantuar nga dyshja Kristi Ziçishti dhe gazetari Zenel

Katana. Pas “Miss Shqipëria”, e cila u mbajt në muajin qershor, ky ishte spektakli i dytë i bukurisë që brenda një periudhe të shkurtër mbahet në Ulqin. Por numri i vogël i publikut në sallën e Qendrës Kulturore ia ka zbehur bukurinë kësaj ngjarjeje kulturore. Ky është viti i 11-të që “Miss Globe”, i treti edicion ndërkombëtar i bukurisë për nga rëndësia në botë, mbahet në Shqipëri. Ky do të jetë edhe viti i fundit që Shqipëria mirëpret më të bukurat e botës. Pas kësaj, “Deliart Association” do të vazhdojë ta mbajë patentën, por organizimin e spektaklit do të bëjë në vende të tjera, larg ose afër Shqipërisë. Nga 44 vajzat pjesëmarrëse, në edicionin e sivjetshëm të “Miss Globe” katër janë shqiptare. Shqipërinë e përfaqëson “Miss Shqipëria” Anisa Petrela, Kosovën Almira Llolluni, Malin e Zi ulqinakja Vranina Mehmedi, kurse Norvegjinë Arita Fejzulai. i.k.


20

e enjte, 6 nëntor 2014

Panoramë

Panoramë

e enjte, 6 nëntor 2014

Agnesa, me linjë të çantave

Pas linjës së këpucëve, Agnesa Vuthaj vjen edhe me linjën e parë të çantave. Për krijimin e kësaj çante të bukur dhe elegante, që vjen në ngjyrë të kuqe dhe në të zezë, bukuroshja thotë se është frymëzuar nga bukuria e femrës shqiptare, andaj kjo çantë është emëruar Tiara, për të simbolizuar madhështinë e përjetshme që ka ajo. Krijimet e saj mund t’i blini në butikun ekskluziv Agnesa Vuthaj Fashion, në Grand Store si dhe online në www. agnesavuthaj.com. Fotografitë profesionale për çantën, Agnesa i ka realizuar me fotografin e mirënjohur shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha.

Orinda Huta: bukuria nuk të garanton sukses

Orinda Huta thotë se bukuria nuk është garanci se ju do të arrini sukses. Këngëtarja dhe bukuroshja nga Shqipëria do t’i rikthehet ekranit, këtë herë për të drejtuar Miss Globe që do të mbahet të shtunën në Pallatin e Sporteve në Shkodër. Gjatë një interviste për Bluetooth, ajo është pyetur edhe nëse bukuria është e mjaftueshme për një vajzë për të arritur sukses “Nuk besoj se mjafton thjesht bukuria. Fasada nuk mjafton asnjëherë. Edhe modeleve profesioniste nuk u mjafton thjesht bukuria për të qenë të suksesshme”, ka thënë ajo.

21

Javore KOHA

Javore KOHA

Enver Petrovci synon Eurovisionin

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Enver Petrovci do të jetë surpriza e edicionit të 53-të të Festivalit të Këngës në RTSH që do të mbahet në fund të dhjetorit. Ai vjen si konkurrent me këngën e titulluar “Të vranë bukuri”. Emri i tij është zbuluar nga organizatorët e këtij festivali, që do të mbahet më 26-28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka, ka prezantuar për mediat formulën dhe listën e këngëtarëve fitues që do të garojnë për çmimin e parë të festivalit. Do të jenë 28 këngë që do të garojnë sivjet në këtë festival, ku do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës së lehtë shqiptare, por edhe këngëtarë nga Kosova, Maqedonia, e trevat e tjera shqiptare. “Enver Petrovci për kuriozitet ka sjellë një këngë, edhe ne jemi habitur.

Posteri i DokuFest, më i miri për vitin 2014 Drejtuesit e Festivalit DokuFest, Eroll Bilibani dhe Veton Nurkollari, që njëherit janë edhe drejtorët e këtij festivali, kanë pranuar çmimin për identitetin më të mirë të festivalit në Festivalin Ndërkombëtar të filmit dokumentar në Jihlava të Republikës Çeke. Në një njoftim të DokuFest-it, thuhet se në dy vitet e fundit për t’i krijuar fushatat e DokuFestit, është kujdesur

Daniel Mulloy, i cili është edhe fitues i çmimit British Academy Award. Në edicionin e 13-të, tema e DokuFestit ishte NDRYSHO, ndërsa Mulloy e zgjodhi slloganin MOS U MSHEF. Dëshira e Mulloyt ishte të krijonte një fushatë me rrënjë të forta në Kosovë, por njëkohësisht me një lidhje ndërkombëtare. Mulloy ka punuar me imazhet e

protestave paqësore të fotografuara nga fotografi kosovar Jetmir Idrizi në rrugët dhe shtëpitë kosovare. Ai pastaj i kombinoi ato me fotografi të forcave ushtarake, duke krijuar një tension mes ideve të perceptuara të fuqisë dhe dobësisë dhe në mes të atyre që kanë pushtet dhe atyre që nuk e kanë. Fushata e Mulloyt u prit mirë si në Kosovë ashtu edhe në vendet tjera.


22

e enjte, 6 nëntor 2014

Javore KOHA

Hawlet Packard ka prezantuar kompjuterin e ri personal, përkatësisht modelin HP Sprout, i cili në mënyrë inovative e ka braktisur tastierën dhe mausin në favor të një projektori “multi touch”, i cili thuhet se kryen funksione të njëjta, nëse jo edhe më tepër. HP Sprout bazohet në Windows 8.1 PC dhe vjen me ekranin me diagonalen prej 23 inç në full HD, që është i ndjeshëm në prekje dhe sjell rezolucionin me 1920 x 1080 piksel. Modeli i ri i kompjuterit personal Sprout PC mbështetet nga procesori Intel Core i74790, bashkë edhe me fuqinë për grafikat Intel HD 4600 dhe NVIDIA GeForce GT 745A. Për më shumë, kompjuteri i ri i HP sjell edhe 8GB RAM standarde që mund të rriten në 16GB RAM dhe 1TB të hapësirës SSD, plus Gigabit Ethernet, 802.11 a/b/g/n/ac WiFi, dhe Bluetooth 4.0.

Fundi i luftës ndërmjet Samsung e Apple. Samsung ka raportuar një rënie tronditëse 20% në shitje dhe 49% rënie në fitime, pasi telefoni i saj Galaxy S5 dështoi të shitet në çerekun e fundit fiskal. Por, cila është arsyeja? Sipas Financial Times, konsumatorët kanë pritur daljen në treg të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus në shtator, të cilët konkurruan direkt me Galaxy S5 si dhe Galaxy Note 3 e 4. Kujtojmë se ditë më parë kompania Samsung ka nxjerrë në shitje dy telefona, A3 dhe A5 Galaxy, që rrethet i kanë metalike. Megjithëse duken pak si iPhone, por ato me siguri do të jenë me çmim më të lirë. Këtë e ka paralajmëruar edhe vetë Samsung, i cili në thelb ka thënë se do të konkurrojë me çmime modelet e reja të iPhone 6.

Te k n o l o g j i

HP Sprout PC braktis tastierën dhe mausin

Samsung dorëzohet përballë Apple

Fotografia e javës „Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

vedad dresheviq: dhija

e enjte, 6 nëntor 2014

23

Javore KOHA

„Qesh pak, shiko këtu”


24

Bisedë

e enjte, 6 nëntor 2014

Bisedë

e enjte, 6 nëntor 2014

25

Javore KOHA

Javore KOHA

Bisedë me humoristin Gëzim Kruja

Artistët sot i mban gjallë humori dhe publiku Gëzim Kruja u lind në vitin 1939 në Shkodër. Ka mbaruar Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (Dega Gjuhë-Letërsi). Për 35 vjet është aktivizuar me estradën e ndërmarrjes “Duhan Cigare”, në Klubin e Rinisë, pallatin Punëtori si dhe në estradën profesioniste të Shkodrës. Ka realizuar në skenë rreth 1000 role në mbi 2000 shfaqje. Nga penda e tij kanë dalë 12 komedi, të cilat i ka vënë në skenë dhe interpretuar vetë. Gjithashtu është autor i dy skenarëve filmash, 250 skeçeve, pjesëve gazmore dhe pantonima Koha Javore: Z. Kruja para më shumë se pesë dekadash atëherë kur ishit vetëm 13 vjeç filluat të merreni me aktrim duke treguar më vonë talent shumëdimesional në këtë fushë. A mund të na thoni nga lindi pasioni për t’u marrë me këtë art? G. Kruja: Humorin e kam të trashëguar nga babai im i cili aktrote nëpër dasma pasi atëherë mungonin skenat e mirëfillt. Më pas edhe unë linda humorist duke u marrë me humor qe në fëmijëri. Pra humorin e kena të trashëguar si familja duke qenë se unë babai dhe më pas djali im çlirimi dhe mbesa ime Enejda shumë e talentuar merren me humor dhe janë shumë të sukseshëm. Në fillimet e mia luanim humor nëpër shtëpi me shokë e më vonë kur isha në ushtri vazhdoja të me skeçe të ndyshme. Më vonë në vitin 1960 fillova të punoj në fabrikën e cigareve në Shkodër ku u mora me humor intensivisht me ushtrime të ndyshme ku me punën time bëra buja dhe tërhoqa vemedjen e shumë mediave të shkruara dhe elekronike të cilat pasqyruan humorin tim. Koha Javore: Nga atë kohë si fëmi e më vonë si i ri keni marrë pjesë në shumë shfaqje teatrale. Na përmëndi disa nga interpretimet që ju kanë lenë më tepër mbresa gjatë asaj periudhe? G. Kruja: Veprimtaria ime artistike është shumë e gjërë dhe do duheshin shumë rreshta për ti përfshirë të gjitha por unë do ju përmend momentet që

përgjithësi dhe sa premtojnë gjeneratat e reja në këtë drejtim? G. Kruja: Më vjen keq fakti që për Shkodrën kanë thënë se është djepi i kulturës dhe qyteti i humorit por sot, për fat të keq ky djep lëkundet shumë. Dhe çfarë është më e keqja në Shkodër dhe në Shqipëri në përgjithësi nuk respektohet e drejta e autorësisë pasi disa herë më ka rastistur të takoj shumë humorist në Tiranë të cilët interpretonin pjesë të mia artistike duke mos marrë paraprakisht të drejtën autorial dhe kjo është më e keqja për mua sepse po t’a shikosh në këtë aspekt kreativiteti artistik nuk merr vlerën e duhur. Kurse sa u takon talentëve të rinj që interpretojnë sot nëpër show-e të ndyshme, mund të them se ai nuk është një humor i mirfillët dhe pse shumë nga ata janë talentë por që nuk tregojnë diçka të veçantë dhe humori që prezantojnë ata, është shumë i zbehtë.

më kanë lënë më shumë mbresa. Ajo çfarë ka mbetur në histori janë batutat e mia që i deshti publiku aq shumë dhe kjo është e bukura ime që e vlerësoj shumë pasi populli është gjykatësi më i mirë i cili të vlerëson me notë pozitive apo negative. Koha Javore: Nga viti 1960 jeni bërë pjesë e estradës profesioniste të qytetit të Shkodrës dhe të Teatrit “Migjeni”. Cili ka qenë kontributi juaj që keni i keni dhënë Shkodrës dhe artit shqiptar gjithë këto vite? G. Kruja: Unë kam luajtur shumë me amatorë në fabrikën e duhan-cigareve dhe kënaqësia e punës me gjenerata të reja më mbante gjalle sepse me ta ndjesha kënaqësi dhe te profesionistët ishte shumë vështirë të hyje. Dhe kontributi im që kam dhënë për Shkodrën dhe për artin shqiptar është se kam zbuluar dhe ndihmuar shumë talentët e rinj si Muhamed Çekini, Anton Krosaj, djalin tim Çlirimin, shumë të tjera që i mësova dhe udhëzova drejtë për t’i hyrë këtij profesioni. Fati im ka qenë fakti se unë s’kam nevojë për askënd sepse vet jam autor, aktor dhe regjizorë dhe ky është shunsi më i madh që nuk mund ta ketë çdo artiste. Koha Javore: Ndër shfaqjet dhe rolet tuaja të shumta bëjnë pjesë edhe shkrimi i 15 komedive, 10 recitateve, tre librave dhe rreth 50 premierave me komedi. Si arrini të jeni kreativ dhe interprestues njëkohësisht dhe cilat

janë komeditë që do i veçonit si më të sukseshmet? G. Kruaja: Kjo nuk është shumë e lehtë pasi të merresh me humor dhe art kërkon kurajo, vullnet sakrificë, punë të palodhshme dhe mbështetje materiale. Ndër komeditë më të sukseshme do veçoja “ Të kam në zemër”, “Pse s’martohesh Zylfa”, “A ta mbaroi shkollën gruaja”, “Paç pension” dhe komedina e fundit që ka lënë më shumë mbresa është ajo e shfaqur në teatrin “Migjeni”, “Hynë fjalë nga dole” dhe ky ka qenë edhe fati im pasi aty kisha rolin krysorë. Koha Javore: Me cilët aktorë shqiptarë keni bashkëpunuar gjithë këto vite dhe cilat do i veçonit si bashkëpunimet më me sukses dhe më të dashura për audiencën e gjërë? G. Kruja: Kam luajtur me artistë të shumë duke filluar qe nga i ndjeri Tano Manushi, i ndjeri Gjosho Vasin, Paulin Prekën, Zef Dedën, kurse në më shumë role kam luajtur me Muhamed Çekinin, me dy vëllerërit e mi bashkëpunime që vlerësoj shumë të sukseshme. Gjithashtu një bashkëpunim shumë të mirë ka patur me aktorën Rajmonda Marku qe

ka 15 vite që interpretojë me të dhe vazhdojë akoma bashkëpunimin. Koha Javore: Me humorin dhe aktrimin tuaj të pashoq keni arritur të depërtoni dhe jashtë kufijve të Shqipërisë si në Kosovë, Mal të Zi, dhe më pas në Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër, Kanada, SHBA, etj. Na thoni diçka më tepër për prezencën tuaj në këto shtete dhe çfarë mbresash ju kanë lenë këto udhëtime? G. Kruja: Po kam udhëtur shumë, veç në Australi s’kam qenë akoma dhe do dëshiroja që mos të vdisja pa shkelur të paktën një herë në jetë në atë tokë. Për herë të parë në Amerikë vajta në vitin 1994 isha i ftuar vetëm dhe ky ishte një sukses i jashtëzakonshëm për mua dhe mbresa më e bukur për mua nga ai vend ishte humori që bërë gjatë qëndrimit tim atje dhe në çdo shtet që kam shkuar, kam kaluar jashtëzakonisht mirë pasi në çdo shfaqje që jam prezantuar publiku më duartrokiti dhe më mbështeti me ngrohtësinë më të madhe. Koha Javore: Për aktrimin tuaj unik

dhe të jashtëzakonshëm, ndër vite jeni dekoruar me shumë çmime të larta mes tyre, “Artist i merituar”, “Krenaria e Qytetit”, “Naim Frashëri i Artë”, dhe “Mjeshtër i Madh“. Çfarë ndjesie është për ju të vlerësoheni me grada kaq të larta dhe çfarë janë për ju këto merita? G. Kruja: Këto vlerësime dhe merita për mua janë kënaqësi, bukuri dhe inkurajim.Në lidhje me këto dekorata jam duke e përgatitur një monolog me thënie: “kaq vlera kam në dekorata, kaq famë të madhe kam e kaq xhepin e vogël e kam”, dua të them se sikur të kisha kaq pasuri sa kam dekorata do isha në një tjetër nivel ekonomik. Me këtë dua të them që kë vlerë ka sot biznesi se sa arti. Pasi çdo artistë është në gjendje jo të mirë financiare pasi veprimtaria jonë paguhet simbolikisht por kënaqësia ime më e madhe është se kam mbështetje nga publiku duke më thënë “Gëzim u bësh 100vjeç” dhe kjo për mua përbën pasuri të pazavendëshueshëm. Koha Javore: Si e shikoni sot humorin Shkodran dhe aktimin shqiptar në

Koha Javore: Si mbijeton një aktor dhe sa vështirë e ka në aspektin financiarë t’a realizojë misionin e tij? G. Kruja: Asnjë aktorë pa sponsorë nuk mund të realizojë asnjë shfaqje qofshin profesionit apo amatorë, pasi për fat të keq ky zant nuk tërheq vëmënjen e institucioneve të ngarkuara për ta mbështetur artin dhe këtë fakt më së miri e tregon paga e një aktori profesionist e cila është një pagë simbilike dhe qesharake pasi me ato të holla mund të paguhën vetëm faturat e ujit dhe energjisë. Dhe në këtë aspekt, kjo është fatale pasi është gjynaf që një arstistë profesionit të mos mundet të jetoj nga puna që bënë duke marrë parasysh gjithë mundin dhe sakrificën e tyre nëpër të cilat kalojnë. Koha Javore: Cilat janë angazhimet tuaja aktuale dhe planet më të afërta? G: Kruja: Jam në përgatitje e sipër për festimin e 75 vjetroit të lindjes me ç’rast do të organizojë një solemnitet me shumë artiste, (aktorë dhe këngëtarë) ku do të bëhet një shfaqje shumë e bukur me shumë protagonistë të ftuar. Bisedoi: Toni Ujkaj


26

Mozaik

e enjte, 6 nëntor 2014

Mozaik

e enjte, 6 nëntor 2014

27

Javore KOHA

Javore KOHA

Portret: Shefki Karamanaga

“Ka qenë një rrugë e gjatë, shpesh herë e vështirë, një udhëtim mbi 40 vite, me gjenerata të ndryshme. Por, jam krenar për punën time, pavarësisht nga rrethanat e vështira, posaçërisht në kohën e komunizmit”, thotë ai.

Ismet Karamanaga

Mësuesi që punoi me zemër dhe shpirt

Shpesh e takoj në Ranë. Bisedojmë për arsimin, posaçërisht për arsimin e dikurshëm, ku Shefki Karamanaga ka dhënë një kontribut të madh si mësuas i dalluar. Si ta përshkruash këtë personazh të sinqertë, të butë, siç thotë populli ynë, e mos të gabosh? Shumë gjenerata nga politika, shkenca dhe fushat tjera, nuk e kanë harruar mësuesin e parë, Shefkiun. Me kënaqësi shpirtërore dhe me një buzëqeshje nga zemra, ashtu siç e ka regjistruar kamera ime e vogël, flet për të gjithë ata që i takon në rrugë dhe të cilët e përshëndesin mësuesin, i cili iu ka dhënë diturinë e parë nga të gjitha lëndët. Ai shprehet se ka filluar të punojë si mësues i ri në Reç, në rrethinën e Ulqinit, ndërsa punën e tij në arsim e ka

përfunduar në Shkollën fillore “Boshko Strugar” në Ulqin, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij të lindjes. “Ka qenë një rrugë e gjatë, shpesh herë e vështirë, një udhëtim mbi 40 vite, me gjenerata të ndryshme. Por, jam krenar për punën time, pavarësisht nga rrethanat e vështira, posaçërisht në kohën e komunizmit”, thotë ai. Shefkiu mendon se është modest kur thotë se ka dhënë një kontribut të madh në arsimin e popullit tonë, natyrisht, aq sa ia ka lejuar kapaciteti i tij intelektual, por me zemër dhe shpirt. “Arsimin dhe punën në arsim e kam dashur me zemër. Gjithmonë jam munduar në kushte të vështira dhe nganjëherë edhe me sakrifica të mëdha, në edukimin e gjeneratave

të reja, duke i respektuar rregullat e arsimit. Shumë herë, në mungesën e mjeteve materiale, edhe duke improvizar mësimin në kushte të vështira, por gjithmonë me qëllim që mos t‘u mungojë nxënësve arsimi themelor. Jam i bindur se këtu kam pasur sukses“, thekson ai. Ashtu si edhe shumë mësues të tjerë, në fillim të arsimit në gjuhën shqipe te ne, Shefkiu ka punuar me pasion dhe me një dashuri të madhe për arsimin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë në Malin e Zi. Me një pietet të veçantë dua t‘i përmendi disa mësues nga plejada e madhe e mësuesve që kanë dhënë kontribut të madh në edukimin e popullit tonë. Minja Nikollaidisi, Antonija Markoviq, Qouthere Llunji, Pjetër Mirdita, Muhamed Zejnelaga,

Veli Hoxha etj., kanë pa dyshim merita të veçanta në arsimimin e popullit tonë. Edhe Shefkiu i takon këtij grupi, sepse edhe ai është njëri ndër pishtarët e dritës dhe të përparimit në përgjithësi, pavarësisht nga kushtet e vështira ekonomike, politike etj. „Duke shëtitur në Ranë, shpesh herë takoj nxënësit, sot njerëz të profileve të ndryshme, të cilët me një respekt të madh më tregojnë se dituria e parë, të cilën e kanë marrë nga unë,

iu ka mbetur në kujtesë. Më duket se nuk ka satisfaksion më të madh për mua. Jam i kënaqur me rrugën time 40 vjeçare, të jetës sime dhe punës në arsim“, shprehet ai. Shefkiu thotë se nëse do të kthehej në rininë e tij, nuk ka dilemë se përsëri do të kishte zgjedhur të njëjtin profesion dhe të njëjtën rrugë. Ai thotë se shpesh herë duke shëtitur në Ranë deri te Kalaja, çon shikimin në bedenet e saj, ku kanë lindur të parët e tij, dhe mendon me krenari

se edhe ata do të ishin të kënaqur me punën dhe veprën e tij modeste. Tashmë si pensionist, ai shëtit pranë detit në Ranë, ku e kalon kohën. Por edhe në këtë moshë, ai përpiqet të jetë aktiv. „Përpiqem që edhe si pensionist të inkuadrohem në shoqërinë e moshatarëve të mi. Lexoj pasi që pa libër nuk mundem, shkoj në xhami, falem edhe lexoj Kur’anin. Mendoj se njeriu gjithmonë duhet të jetë aktiv, pavarësisht nga mosha”, përfundon ai.


28

Mozaik

e enjte, 6 nëntor 2014

Mozaik

e enjte, 6 nëntor 2014

29

Javore KOHA

Javore KOHA

U mbajt seanca e rregullt e KKU të Tuzit

Emërime për shpërndarje të bursave, shpërblimeve dhe mirënjohjeve Në seancën e tretë të përbërjen së re të kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit të mbajtur me 30 tetor 2014-të janë emëruar anëtarët e komisionit për shpërdarje të bursave për studentët dhe gjimazistët për zonën e KU të Tuzit për vitin 2014-2015. Anëtarë të komisionit në fjalë janë emëruar Tina Lulgjuraj, Selman Axhoviq dhe Elvisa Rexhematoviq. Në këtë seancë është miratuar edhe propozimi që për anëtarë të këshillit për marrëdhënie ndërkomunale dhe ndërkombëtare të zgjidhen Muhamed Gjokaj, Nexhat Dresheviq, Nikollë Camaj, Admir Nikoviq, dhe Smail Çunmulaj. Ndërkohë këshilltarët njëzëri kanë pranuar që për kryetarë të jurisë për shpërndarje të çmimeve dhe mirënjohjeve të KU të Tuzit të emërohet dr. Mark Camaj, kurse për anëtarë të tij, Teuta Giliq, Semir Laleviq, Elez Nikaj dhe dr. David Kalaj. Si pikë shtesë e këtij rëndi është miratuar edhe ajo e propozuar nga këshilltari i IQ-së Vasel Sinishtaj qe kishte të bënte me informatën e kryetarit të KU të Tuzit në lidhje me punën dhe veprimtarinë e shtabit për furnizim e banorëve të Malësisë me ujë të pishëm i cili gjatë arsyetimit për propozimin e kësaj pika u shpreh se furnizimi me ujë të pishëm për zont rurale mbetet çështje jetësore dhe primare dhe kërkoi që shtabi të jenë më efikas në kryerjen e nevojave të qytetarëve duke thënë se ka pas raste kur ky shtab nuk ka funksionuar. Në anën tjetër duke shpalosur infomatën përpara kuvendit në lidhje me këtë çështje, kryetari i KU të Tuzit Abedin Axhoviq theksoi se në propozimin e tij drejtuar shtabit për furnizim me ujë është vendosur se banorët nuk do të bartin asnjëllojë shpënzimi për furnizim me ujë. “Kërkesën për furnizim me ujë, qytetarët mund ta bëjnë edhe përmes telefoni, më mënyrë që të mundësohet furnizim më i shpejt

Sellman Axhoviq dhe këshilltari i LDnë Mz Nikollë Camaj dhe ky i fundit e quajti këtë propozim si diskriminues ndaj atyre studentëve që viteve të mëparshme janë burësuar. “Nuk duhet krahasur bursa që jep Komuna Urbane me atë që jep ndonjë OJQ. Mendoj se duhet dhënë përparësi studentëve për lëndët të cilat janë defiçitare dhe atyre që më parë i kanë arsyetuar bursat e tyre” , ka thënë Camaj. Në fund të gjithë e kanë përkrahur njëzëri këtë propozim-ndyshim dhe në këtë mënyrë u është mundësuar të gjithë kandidatëve që në mënyrë të barabartë të konkurrojnë për burse pa marrë parasysh a kanë qenë ose jo shfrytëzues të kësaj burse vite të mëparshme. Ndërkohë Nikollë Camaj nga LDnë Mz kërkoi nga administrata e KU të Tuzit që në seancat në vijim të paraqitet një raport që ka të bëjë me të gjitha aktivitetet e KU e në veçanti për çështjen e statusit së kësaj komune.

Në këtë seancë nuk është anashkaluar as incidenti i fundit në gjimanzin “25 Maji” në Tuz duke u theksuar në kuvend nga këshilltari i IQ-së Vasel Sinshtaj i cili më heret kishte propozuar që edhe kjo çështje të jenë pjesë e rëndit të ditës por që nuk u aprovua me ujë për nevoja të qytetarëve. Kemi marrë parasysh edhe mundësinë e marrjes edhe të një automjeti me të cilën banorët më mënyrë më efikase do të furnizoheshin me ujë”, theksoi Axhoviq. Ai më tej ka shtuar se qe nga dt 30 nëntor furnizimin me ujë për zonat që vuajnë nga mungesa e ujit e ka marrë

shërbimi i mbrojtjes i kryeqytetit dhe siç u shpreh, nga atëherë janë paraqitur njëzetë kërkesa nga të cilat siç tha, gjashtë janë realizuar.

Barazi e studentëve gjatë konkurrimit për bursë

Pika e cila ka ngjallur më tepër debat

Propozimi mbi incidentin e gjimnazit nuk u aprovua në këtë seancë

ishte ajo që ka të bëjë me bursimin e nxënësve të shkollave të mesme dhe të studentëve. Këshillatri i IQ-së Vasel Sinishtaj e quajti si jo korrekt këtë propozim nga kryetari i komunës duke thënë se ky propozim është antikushtetues dhe diskriminuese e në të cilin definohet se asnjë studentë apo nxënës që ka marrë

burse viteve të mëparshme mos të kenë të drejtë konkurrimi. Ai kërkoi që mos të kenë limite në këtë drejtim dhe që të gjithë të jenë të barabartë duke thënë se Malësia ka mungesë të disa kuadrove. Ndërkaq pakënaqësitë dhe vërjetjet e tyre në këtë drjtim i kanë shprehur edhe këshilltari i Partisë Social-Demokrate

Në këtë seancë nuk është anashkaluar as incidenti i fundit në gjimanzin “25 Maji” në Tuz duke u theksuar në kuvend nga këshilltari i IQ-së Vasel Sinshtaj i cili më heret kishte propozuar që edhe kjo çështje të jenë pjesë e rëndit të ditës por që nuk u aprovua. “Shpreh keqardhje për mosmiartimin e kësaj pike pasi në këtë kuvend ekziston këshilli për toleracë, për eliminimin e dukurive negative në shoqëri etj. Duke ditur se disa nxënës janë përjashtuar nga shkolla do kërkoja nga ky kuvend qe në vijim të deklarohet me një raport të pavaruar për këtë çështje pasi në mungesë të një qendre universitare, duhet thënë se gjimazi është pasqyra jonë”, theksoi t.u ndër të tjera Sinishtaj.


30

e enjte, 6 nëntor 2014

Horoskopi & Fjalëkryqi

Sport

e enjte, 6 nëntor 2014

31

Javore KOHA

Javore KOHA

Shqiptarët potestojnë ndaj UEFA-s në selinë e saj në Nion të Zvicrës

Hetoje edhe racizmin serb! Do ketë shume te papritura sot ne jetën tuaj ne çift megjithatë ne pjesën me te madhe te kohës do ndiheni mire pranë partnerit tuaj. Dashi Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin e tyre. Duhet me patjetër te ndryshoni strategji sot. Ne planin financiar do luftoni shume për ta përmirësuar sa me

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te kaloje një krize te vështirë sot. Beni kujdes me çdo gjë qe do thoni sepse shume shpejt mund te pendoheni, por nuk Luani do ketë kthim mbrapa. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe te mos iu besojnë te gjitha propozimeve qe do iu bëjnë. financat do vazhdojnë te jene te qëndrueshme edhe pse shpenzimet nuk d

Venusi do e privilegjoje jashtë mase sot jetën tuaj ne çift. Marrëdhënia mes jush do thellohet dhe do ndiheni për Shigjetari mrekulli. Beqaret vërtet do jene te hapur ndaj takimeve, por kërkesat qe ata do kenë do jene me te mëdha sesa duhet. Nuk mund te kërkoni perfeksionin. Problemet financiare do i rregulloni një nga një dhe do jeni disi me te

Duhet t’i kushtoni me tepër vëmendje partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse doni qe marrëdhënia me te të përmirësohet. Po vazhduar Demi me kokëfortësinë tuaj dhe me neglizhencën ndaj tij, gjerat do marrin tatëpjetën. Beqaret nuk do kenë aspak fat ne dashuri. Sektori i financave do jete me i mire sesa disa dite me pare. Përfitoni sa t

Do e vlerësoni jashtëzakonisht shume atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe do ndiheni me te dashuruar se kurrë. Virgjeresha Marrëdhënia do vazhdoje te përmirësohet nga minuta ne minute. Beqaret do kenë një dite normale dhe nuk do munden ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar ka ardhur koha te mendoni me tepër për te ardhmen, duke

Do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj dite dhe do i shprehni çdo gjë atij qe keni ne krah. Atmosfera do filloje te ngrohet edhe me shume. Bricjapi Beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm dhe te mos pranojnë çdo ftese qe do iu behet. Ne planin financiar fatmirësisht do jeni me fat. Jo vetëm qe do i zgjidhni problemet, por do keni edh

Ne pjesën me te madhe te ditës do mungoje komunikimin ne çift sot dhe kjo mund te sjelle disa debate me partnerin. Kujdes! Beqaret duBinjaket het te tregohen te matur para se te pranojnë ndonjë ftese sepse mund te pendohen me vone. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi dhe nuk do ia dilni dot pa ndihmën e specialistev

Do mundoheni me sa te mundni t’ia plotësoni dëshirat partnerit tuaj sot ne mënyrë qe marrëdhënia ne çift te kthehet o aq e bukur dhe paPeshorja sionante sa me pare. Beqaret me shume gjase do kenë një takim tepër te rëndësishëm. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe nuk do kryeni aspak shpenzime te kota. Situata nuk do jet

Harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot. Do ndiheni mire ne krahët e partnerit dhe do ndiheni me fat qe e keni Ujori atë. Beqaret do kenë tërheqje fizike për dike, por qe kur ta njohin me shume do zhgënjehen. Nuk duhet hedhur asnjë hap i nxituar. Ne planin financiar mos luani me zjarrin sepse do digjeni keq.

Marrëdhënia ne çift do shkoje me se miri sot. Se bashku do arrini te ndiheni te lumtur dhe do filloni te mendoni edhe për te ardhmen. Për beqaret Gaforrja ka gjasa te konkretizohen disa nga ëndrrat me te bukura. Bëjini sytë katër kudo qe do shkoni. Ne planin financiar mos kryeni shpenzime te pamenduara sepse do keni vështirësi për një kohe te gjate.

Te dashuruarit do kenë një nga ditët me te bukura. Jo vetëm qe do kuptohen mire me atë qe kane ne krah, por ne mbrëmje do ketë edhe Akrepi një darke me qirinj. Nëse ju beqare jeni duke pritur një histori dashurie serioze, do iu duhet ende te bëni durim. Dita e sotme nuk është e duur një histori dashurie serioze, do iu duhet ende

Do flisni për gjithçka me partnerin gjate kësaj dite dhe kjo do e përmirësoje marrëdhënien tuaj. Disa mund te marrin edhe vendime te Peshqit rëndësishme te cilat deri me sot i kishin shtyre. Beqaret do kenë me shume mundësi se kurrë te gjejnë personin e tyre ideal. Ne planin financiar tregohuni te kujdesshëm me shpenzimet dhe nuk do ke

Kjo nismë e tifozëve kuqezi kërkon të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar për një vendim të padrejtë të dhënë nga UEFA, që mbylli sytë dhe veshët para dhunës dhe diskriminimit të palës serbe, në një sfidë që tejkaloi kufijtë e një ndeshjeje futbolli Me qindra tifozë shqiptarë të Zvicrës dhe rreth 500 tifozë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, janë mbledhur të dielën para selisë së UEFA-s, në Nion të Zvicrës, për të protestuar për vendimin e paprecedent të dhënë nga Komisioni i Disiplinës pranë qeverisë evropiane të futbollit, që i dha fitoren në tavolinë Serbisë. Mbështetës të shumtë të kombëtares shqiptare, të veshur me ngjyrat kuqezi dhe duke valëvitur flamurin shqiptar, iu përgjigjen njëzëri ftesës për të mbrojtur në mënyrë paqësore dinjitetin e një kombi, që më shumë se nga sjellja raciste e palës serbe, u nënçmua nga vendimi që mori Komisioni i Disiplinës së këtij institucioni. Kjo nismë e tifozëve kuqezi kërkon të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar për një vendim të padrejtë të dhënë nga UEFA, që mbylli sytë dhe veshët para dhunës dhe diskriminimit të palës serbe, në një sfidë që tejkaloi kufijtë e një ndeshjeje futbolli. Në pritje të gjykimit të çështjes në Apelin e UEFA-s dhe eventualisht në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, ishte me rëndësi madhore sensibilizimi i opinionit në

lidhje me të vërtetën, e po ashtu që zëri shqiptar të dëgjohet edhe nga vetë UEFA, që të paktën në këto institucione vendimi të merret në bazë të provave, i pandikuar nga ndëryrjet me karakter politik, që vetëm e prishin imazhin e qeverisë së futbollit evropian.

Fluturakja

Tifozët shqiptarë janë mbledhur rreth orës 14:00. Kujtojmë se UEFA me komisionin e saj juridik ia dha fitoren në tavolinë Serbisë, me rezultatin 3-0, edhe pse si vend organizator nuk kishte marrë masat elementare për mbarëvajtjen e ndeshjes, edhe pse tifozët dhe punonjësit e sigurisë goditën e dhunuan fizikisht kuqezinjtë në fushën e blertë dhe në tunelin e stadiumit, edhe pse tërë kohës u kënduan kore raciste “vritni shqiptarët”, edhe pse himni shqiptar u fërshëllye etj. Kjo i ka irituar pa masë shqiptarët, që kanë ditur të protestojnë në vende të ndryshme të Evropës, por deri në SHBA. Pas Dortmundit, Finlandës, Londrës e shteteve të tjera evropiane, tifozët kuqezinj të shumtë në numër janë mbledhur të dielën para selisë së UEFA-s

në Nion të Zvicrës. Me flamuj kombëtarë e pankarta në duar. Tifozët, gjithashtu, lëshuan një fluturake me flamurin kombëtar mbi selinë e UEFA-s, sikurse u bë edhe në sfidën e 14 tetorit në Beograd.

Apeli

UEFA nuk ka dhënë ende argumentimin e saj në lidhje me vendimin që mori më 24 tetor për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Federata Shqiptare e Futbollit është në pritje të vendimit të zbardhur dhe argumentuar, por qeveria e futbollit evropian duket se do të shfrytëzojë në maksimum afatin dhjetëditor që ka në dispozicion. Sipas procedurave të UEFA-s, vendimi i zbardhur i Disiplinës u vihet në dispozicion federatave pas kërkesave të këtyre të fundit dhe jo më shpejt se 10 ditë pas marrjes së tij. Pasi ky vendim t’u jepet të dyja federatave, ato kanë të drejtë që brenda pesë ditësh të depozitojnë në zyrat e UEFA-s kërkesën për apelimin e këtij vendimi. Më pas, anëtarët e këtij komisioni, marrin kohën e duhur për t’u njohur me çështjen dhe gjasat janë që mbledhja të bëhet rreth datës 25 të këtij muaji.



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.