AIDSSH, takim në Institutit të Arkeologjisë, për të zhdukurit në diktaturë
Më 5 tetor 2020, në Institutin e Arkeologjisë pranë ASA u diskutua me drejtorin, z. Luan Përzhita, anëtar i grupit të punës, dhe antropologun, mbi hapat e ardhshëm dhe protokollet përkatëse për kërkimin, identifikimin, gërmimin dhe zhvarrimin e të zhdukurve në diktaturë, me asistencën e ekspertëve të fushës dhe përdorimin e pajisjeve të duhura. Përcaktimi i rolit të secilit prej aktorëve në proces, mbështetja institucionale dhe mbikëqyrja e të gjitha fazave të punës, nga raportimi, identifikimi deri në verifikimin e viktimës përmes mostrës së ADN-së, janë detyrim i shoqërisë së sotme për këtë plagë ende të pambyllur të së djeshmes. Autoriteti per Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit vijon takimet koordinuese në zbatim në ligjit 45/2015 i ndryshuar, neni 22/1, “Bashkëpunimi për identifikimin dhe rikuperimin e trupave të të zhdukurve dhe të të ekzekutuarve, si dhe masat për ruajtjen e vendvarrimeve” dhe urdhrit nr. 150, datë 11.11.2019 të Kryeministrit, “Për ngritjen e Grupit ndërinstitucional të punës për hartimin dhe zbatimin e masave për kërkimin, identifikimin dhe kthimin në atdhe të eshtrave të shtetasit Italian Giuseppe Terrusi”.
118