Takimi i dytë i komitetit drejtues të projektit të rikonstruksionit të ndërtesës së AIDSSH
Më 29 tetor 2020, u zhvillua takimi i dytë i Komitetit Drejtues të Projektit të rikonstruksionit të ndërtesës së AIDSSH dhe shërbimeve TIK për krijimin e një arkive moderne, i mbështetur nga Qeveria Suedeze, me praninë e anëtarëve të Komitetit Drejtues dhe Sekretariatit Teknik të AIDSSH, i përfshirë në zbatimin e projektit. Takimi trajtoi ecurinë e projektit për periudhën qershor-shtator 2020, aktivitetet (prokurimet) e kryera, rezultatet e pritshme dhe realizimin e tyre, problematikat e evidentuara dhe masat e marra për zgjidhje. Po ashtu, u bë parashikimi i aktiviteteve deri në dhjetor 2020. Përfundimi me sukses i procedurave të prokurimit dhe lidhja e kontratës për rikonstruksionin e ndërtesës së AIDSSH-së, sikurse vendosja e rafteve në arkivin e rikonstruktuar, përmbyllin një fazë të rëndësishme që do të pasohet nga punimet në ndërtesë gjatë muajve të ardhshëm për krijimin e kushteve të përshtatshme të punës për shërbimin dhe komunikimin me qytetarët për informim, hulumtim e njohje me të shkuarën.
126