Koha tjeter koha jone 7 gusht 2015 albert vataj

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

13 E premte, 7 GUSHT 2015


14 E premte, 7 GUSHT 2015

Në një rrëfim ndryshe nga herët e tjera, kampioni shqiptar ndan me lexuesit karrierën, jetën private, si dhe planet e së ardhmes Intervistoi: Sidorela Lepuri

M

ë 8 Prill 2014, në Europianin e Peshëngritjes, Er kand Qerimaj mori medaljen e artë në kategorinë 77 kg, duke lënë në vendin e dytë patriotin e tij Daniel Godelli. Në të njëjtin kategori, ai mori medalje të bronztë në tërheqje. Në total, ai mori medaljen e dytë rresht të artë duke lënë sërish në vend të dytë Godellin. Ky ishte një ndër dhjetëra sukseset e tij ndërkombëtare, si peshëngritës. Kampioni nga Shkodra, i ka siguruar Shqipërisë disa medalje në arenat ndërkombëtare, duke u shndërruar kështu në një ambasador sporti për vendin tonë. Synimet e tij të së ardhmes janë që të fitojë medaljen e parë për Shqipërinë, në një Olimpiadë. Erkand Qerimaj e ka arritur suksesin edhe atëherë kur nuk e priste shumëskush, pavarësisht kushteve të stërvitjes që gjithnjë linin për të dëshiruar. Në një intervistë për suplementin "Koha Tjetër" Qerimaj rrëfen detaje mbi karrierën ndër vite, si një ndër kampionët e paktë që ka Shqipëria në garat ndërkombëtare, por ai ndalet e flet edhe për jetën e tij private, raportin me të fejuarën, pasionet më të mëdha si edhe planet e mëvonshme.

INTERVISTA

Erkandi & Tedi,

Kampion Europe në Peshëngritje, rezultati më i madh i njohur nga Federata Botërore për Shqipërinë. Me çfarë po merreni aktualisht, Erkand? Aktualisht po merrem me jetën time private dhe profesionale. Në veçanti vëmendje po i kushtoj stërvitjes në mënyrë që të kem rezultate të mira në garën e botërorit që zhvillohet në Amerikë. Prej disa kohësh, dukeni sikur jeni në një periudhë pauze. Vazhdoni me stërvitjen ndërko-

"Dashnia jonë mban aromë Shkodre" hë? Periudha e pauzës është ajo kohë që njeriu ka nevojë për qetësi shpirtërore dhe fizike. Megjithatë, stërvitja më ka shoqëruar çdo ditë edhe pse të jesh sportist me rezultate ka vështirësi, po aq sa kënaqësi. Objektivi juaj i radhës pas problemeve të shumta që keni kaluar me gjykatat? Problemet e mia me gjykatat për sa i përket dënimit tim janë mbyllur që në momentin që dënimi ka mbaruar. Unë kam ardhur fitues si Kampion Europe. Shqipëria një Kampion Europe ka në peshëngritje dhe pikërisht objektivi im është ta nderoj sërish Shqipërinë e madhe në garat e ardhshme, në veçanti një medalje në Olimpiadë do të gëzonte shumë zemrat e sportdashësve. Unë në çdo garë pretendoj shumë, por këtë do t'ia lëmë kohës dhe mundësive që do më krijohen nga drejtuesit që kushtet e mia të jenë të mira, në

mënyrë që edhe unë fizikisht dhe psikologjiksht të jem në formë. Nuk resht së thëni se, është sakrificë të jesh sportist me rezultate botërore. Kushtet janë primaret që duhet të të paktën të pranueshme për të arritur majat e botës. Ne në Shqipëri nuk i kemi si vendet e tjera, megjithatë shpresojmë për mirë. Titulli që synoni? Gjithmonë në çdo garë synoj titullin Kampion, jo më kot jam rritur me këtë titull. Megjithatë edhe një medalje mjafton të ndihesh krenar dhe mirë, sepse flasim për gara botërore dhe evropiane. Rekorde Europiane e Botërore. Ju udhëtoni shumë Erkand, parë kjo edhe nga fotografitë që publikoni në rrjetet sociale. Është një pasion i juaji udhëtimi, apo i shihni si një urë lidhëse për njohje të reja, qoftë edhe profesionale? Udhëtimet më pëlqejnë shumë realisht. I kam pasion, sepse shkëp-


15 E premte, 7 GUSHT 2015

Gjithmonë në çdo garë synoj titullin Kampion, jo më kot jam rritur me këtë titull. Megjithatë edhe një medalje mjafton të ndihesh krenar dhe mirë, sepse flasim për gara botërore dhe evropiane. Rekorde Europiane e Botërore. utem nga përditshmëria, shoh dhe njoh kultura dhe tradita të ndryshme. Pse jo vlen edhe për njohje të reja miqësore dhe profesionale. Prej disa kohësh keni ndarë me publikun një pjesë të jetës suaj private, pra jeni fejuar. Si shkon marrëdhënia mes jush? Po ka një vit e pak që jemi fejuar me të dashurën pas 3vitesh lidhje. Marrëdhënia shkon shumë mirë, komunikojmë shumë bashkë dhe çdo ditë ndjejmë emocione dhe dashuri. Ku jeni njohur me të? Njohja me të fejuarën ka qenë shumë e veçantë, sepse ka qenë dashuri me shikim të parë. Jemi parë në një lokal në Shkodër dhe sikur ta dinim si do vijonin gjërat më pas. Pastaj miq të përbashkët kanë bërë të mundur njohjen. I kujtojmë me nostalgji shikimet e para. Çfarë mendoni se e bën speciale lidhjen tuaj? Një marrëdhënie besoj se është speciale kur natyralizmi është pjesë e ditës, pa u sforcuar për ta bërë gjithçka perfekte. Por duhet thënë, e gjej veçantinë në marrëdhënien tonë tek komunikimi, situatat e njëri-tjetrit i përjetojmë me përkujdesje dhe respekt. Gjithashtu kemi shumë të përbashkëta. Na pëlqejnë shumë librat, muzika, filmat, shëtitjet në këmbë, ose me biçikleta. Thjeshtë tek ne ka funksionuar kimia edhe tek dashuria dhe

dëshirat e përbashkëta. Edhe udhëtimet kanë vlejtur për të analizuar shijet tradicionale dhe kulturore. Njeh xhelozi raporti juaj i dashurisë? Kush më shumë e kush më

pak? Një çift kur dashurohet edhe xhelozi ka, prandaj edhe tek ne ndodh të jemi pak xhelozë, por kur është me kufi ka lezetin e vet. Masën nuk e kalojmë, sepse do të kthehej marrëdhënia në bezdishmëri. Keni plane për dasmën së shpejti? Ka një vit e pak që jemi fejuar, po e shijojmë fejesën njëherë. Kohën para e kemi. A ka miq realë në jetën e Erkandit? Kam miq të mirë dhe ndjehem shumë mirë për këtë fakt. I kushtoj sa kohë kam mundësi, sepse ndjehem edhe unë mirë, por jam i mendimit se nuk kam miq jo realë. Nuk ka vend për ta në rrethin tim shoqëror. Jeni zhgënjyer ndonjëherë nga miqtë? Nga njerëzit që i konsideroj vërtetë miq nuk jam zhgënjyer. Përkushtimi im në shkollë dhe sport më ka bërë të qëndroj larg problemeve dhe zhgënjimeve shoqërore. Çfarë do të thotë për ju miqësi e vërtetë? Miqësi e vërtetë do të thotë që edhe kur takohesh pas një periudhë të gjatë kohore ke të njëjtën kënaqësi dhe dëshirë për të qëndruar me atë shok. Unë kam shumë shokë, pavarësisht faktit që

nuk kam shumë kohë të lirë mundohem që ta gjej dhe sa herë dalim flasim për shumë gjëra, qeshim shumë dhe kalojmë mirë bashkë. Kjo është shoqëri e vërtetë, ajo që i reziston kohës, pavarësisht rrjedhës që merr jeta. Keni një moto, filozofi për jetën? Motoja ime është, "E vështira nuk është e pamundur, duhet të luftosh fort dhe çdo gjë bëhet e mundur". Kur ke dëshirën, vullnetin dhe kurajon përballon çdo vështirësi. Besimi në Zot më çon përpara çdo ditë dhe këtë them sa herë qe fle dhe zgjohem... Faleminderit Zot! Kohën e lirë si e shfrytëzoni? Kohën e lirë mundohem ta kaloj bukur, sepse nuk kam shumë kohë të lirë, prandaj ia dedikoj familjarëve të mi. Na pëlqen të shohim filma në kinema me të fejuarën, apo të bëjmë shëtitje. Gjithashtu më pëlqejnë librat dhe sa herë mundem futem në botën e tyre, e cila më relakson shumë. Përsa i përket pushimeve, ku po i kaloni? Pushimet po i kalojmë në bregdetin tonë të bukur. Më pëlqen plazhi dhe gjatë verës po shëtisim plazhet e Shqipërisë. Planet për të ardhmen? Sot shijo ditën, por planifiko gjithmonë diçka me vlerë për nesër, këtë ia them gjithmonë vetes. E në fakt planet e së ardhmes i kam menduar pozitivisht, përveç faktit që unë i jam përkushtuar sportit i jam dedikuar shumë edhe shkollës. Kam kryer dy universitete. Profesor për Akademinë e Sporteve dhe Avokat. Normalisht në planet e së ardhmes mendoj të praktikoj degët, për të cilat jam specializuar. Dëshiroj të kem përsëri rezultate maksimale në sport dhe për këtë po stërvitem çdo ditë. Jetën familjare e mendoj të lumtur, siç ka qenë dhe është dhe për këtë duhet përkushtim, dëshirë dhe mirëkuptim. Besoj në ndihmën e Zotit që planet e mia të shkojnë mbarë, ashtu si për të gjithë miqtë e dashamirësit e mi që më mbështesin shumë.


16 E premte, 7 GUSHT 2015

INTERVISTA

Dëshirat e shumta të Ertila Kokës...

Këngëtarja sapo ka hedhur në treg këngën e saj më të re, të titulluar, 'Ajo që ke"

S

apo ka hedhur në treg këngën e radhës, të titulluar "Ajo që ke" dhe deri më tani pritshmëria nga publiku ka qenë shumë e mirë. Këtë na e konfirmon edhe vetë këngëtarja Ertila Koka, e cila shprehet mjaft e kënaqur për suksesin e radhës. Repertori i saj numëron gjithsej 11 këngë, 7 prej të cilave të shoqëruara me videoklipet përkatëse dhe që kanë rezultuar mjaft të klikuara në internet. Por sa i rëndësishëm është një tekst kënge për Ertilën, po muzika, cila prej tyre ka më shumë prioritet ndër komponentët që përbëjnë një këngë në tërësinë e saj? Për këto e jo vetëm, këngëtarja në intervistën e mëposhtme rrëfen rrugëtimin e saj drejt suksesit, profesional e privat.

"Ajo që ke", kështu titullohet kënga e juaj e radhës, lançuar pak ditë më parë. Si ka qenë pritshmëria e saj në publik Ertila? E kanë pritur shumë mirë këtë këngë dhe është vërtetë ashtu siç e kisha parandjerë, shumë të mirë dhe para se të dilte në treg. Komentet kanë qenë shumë pozitive dhe çdo ditë marr lëvdata pafund nga fansat e mi, të cilët më gëzojnë. Uroj që të ecë me këtë ritëm. "Ajo që ke", diçka materiale, apo shpirtërore? Është shpirtërore, pasi flet për ndjenjën, jo për diçka materiale. Femra ia dedikon mashkullit duke iu drejtuar që ajo që ka do ta lërë një ditë. Titullin e ka vënë Rozana Radi dhe pata shumë besim në zgjedhjen e saj. Pse këtë titull, këto bashkëpunëtorë dhe këtë tekst? Eshte titull ngacmues në fakt dhe i

përshtatej shumë mirë këngës, pasi me të nis edhe refreni dhe zakonisht refreni mbahet gjithmonë mend. Bashkëpunëtorët janë Arbre Blaas për muzikën,Rozana Radi ka bërë tekstin dhe video është bërë nga Max Production. Jam shumë e kënaqur për këtë punë të bërë nga të gjithë, pasi erdha ndryshe dhe pati reagime shumë të mira në publik. "Me tradhtinë kam fjetur pranë", thotë një varg i këngës. Në fakt je ndjerë ndonjëherë e tradhtuar Ertila? Jo, nuk jam ndjerë e tradhtuar dhe kjo nuk është e frymëzuar nga ndonjë eksperiencë e imja, përkundrazi nuk e di si është kjo ndjenjë, ama e kam kënduar me shumë shpirt duke imagjinuar dhimbjen që çdo femër ka kur tradhtohet nga mashkulli i zemrës. Në një këngë të gjithë elementët e realizimit janë të rëndësishme. Po për ty, kush mbetet më e rëndësishme, teksti, apo muzika? Të them të drejtën të dyja janë shumë të rëndësishme, pasi s'bëjnë dot pa njëra-tjetrën. Nëse melodia është e bukur dhe jo teksti, atëherë nuk mund të kesh sukses. Ama, nëse ato janë të përshtatura shumë mirë me njëra-tjetrën të çojnë drejt një suksesi të garantuar. Ju keni dalë nga një shkollë profesioniste muzike, siç është Liceu. Sa ka ndikuar në formimin tënd studimi në këtë shkollë? Do të shtoja edhe diplomimin në Akademi. Më ka ndihmuar shumë shkollimi, sidomos në daljet e mia

të live, duke më dhënë më shumë vetëbesim dhe më ka ndihmuar të përmirësoj vokalin nga teknika e mësuar në shkollë, por duke e zhvilluar atë në skenë. Çfarë vlere i njihni vetes si pikë të fortë profesionalisht? Që në shkollë kur vendosëm operan, "Don Giovani" jam vlerësuar për timbrikën e veçantë dhe jehonën që krijonte zëri im deri tek spektatori i fundit, duke u dëgjuar shumë mirë dhe pa mikrofon dhe për këtë e falenderoj pa masë pedagogen time të shkëlqyer, Emine Gjata, e cila për asnjë moment nuk ma ndryshoi vokalin tim, por vetëm e përmirësoi atë me një teknikë të jashtëzakonshme. Po të dobët, keni pikë të dobët? Mmm… nuk mendoj të kem një të tillë, sidomos në profesionin tim. Sa këngë numëron repertori juaj dhe keni ndërmend një përmbledhje me album? Deri më tani janë 7 videoklipe plus dhe 4 këngë të tjera pa video, por e kam ndërmend të bëj një përmbledhje, por pres të mbyll dhe disa bashkëpunime dhe më pas të bëj përmbledhjen. Në koncertet jashtë më kanë kërkuar shumë CD dhe besoj është e koha e duhur këtë vit për të sjellë një përmbledhje. Në stinën e verës kërkesat për koncerte nga këngëtarët janë të shumta. Si paraqitet axhenda

juaj këtë sezon? Axhenda është e mirë dhe jam duke punuar gjatë kësaj kohe dhe për projekte të tjera, përveç koncerteve, të cilat do vijnë shumë shpejt. Në aspektin privat, dimë që jeni fejuar me njeriun e zemrës. Çfarë e bën dhe e mban raportin tuaj të konsoliduar Ertila? Besoj ndjenja që është shumë e madhe dhe besimi që kemi tek njëri-tjetri. Ka xhelozi mes jush, duke qenë se një këngëtare gjendet pothuajse gjithë kohës me valixhe në duar për koncertin e radhës? Jo aspak, përkundrazi më ndihmon shumë dhe më mbështet në këtë profesion. Jeni natyrë tolerante në një marrëdhënie dashurie, i lini hapësirën e duhur partnerit për miqtë e tij, apo e doni gjithë kohës pas vetes? (Qesh) besoj çdo femër e ka problem, nëse partneri kalon shumë kohë me shokët e tij. Jam tolerante, ama edhe ai nuk i kalon limitet. Cila është filozofia që udhëheq Ertilën në sentiment? Nuk ka ndonjë filozofi Ertila. Ndonjë dasmë në horizont, apo është akoma herët për të folur për martesë? Është akoma herët. Ambiciet e Ertilës në karrierë dhe dëshirat më të mëdha personale, cilat janë? E dua shumë muzikën dhe uroj të realizoj të gjitha synimet që i kam vënë vetes. Dëshirat e mia janë të shumta, ama me muzikën dua që të shëtis gjithë botën dhe të këndoj për çdo shqiptar kudo që ndodhet.


17 E premte, 7 GUSHT 2015

Ekzibicionizmi i Najada Konomit në telajo Intervistoi: Sidorela Lepuri

Piktorja Najada Konimi rrëfen të gjitha detajet për ekspozitën personale me titull, "Exhibition Passion"

J

o më larg se muajin e kaluar Najada Konomi çeli për publikun shqiptar ekspozitën e saj personale të titulluar, "Exhibition Passion", ku autorja prezantoi 25 punime të realizuara me teknikën e akrelikut. Në intervistën dhënë për suplementin "Koha Tjetër" në "Koha Jonë", piktorja sjell të gjitha detajet e kësaj ekspozite, diku filluar që nga teknika e përdorur, tematikat, ngjyrat që mbizotëronin, komentet dhe pritshmëritë e saj ndaj këtyre punimeve. "Mora emocione të veçanta dhe mbi të gjitha shumë komplimente", tregon Konomi. Më tej ajo rrëfen dashurinë e saj ndaj pikturës, pasionet më të mëdha, këndvështrimin e saj ndaj artit, si edhe planet në vazhdim.

INTERVISTA

Najada, jo më larg se muajin e kaluar ju hapët ekspozitën "Exhibition Passion". Na tregoni diçka më shumë për këtë ekspozitë… Ideja e kësaj ekspozite erdhi shumë natyrshëm, pasi kisha një vit që punoja një cikël ekspresiv punimesh. Pikturat ishin në akrelik, mbizotëronin ngjyrat e forta si: e kuqja, bluja dhe e verdha, duke qenë se këto janë 3 ngjyrat e mia të preferuara. Me këto ngjyra unë i jap pikturës sime jetë, vitalitet për t'i dhënë optimizëm aktualitetit. Forca ekspresive e pikturës përcjell idenë e së bukurës, së jetës dhe përjetësisë. Kishit kohë që e kishit menduar hapjen e një ekspozitë të tillë dhe përse zgjodhët pikërisht këtë periudhë për të prezantuar? Qershorin e vitit të kaluar unë hapa një ekspozitë personale në Galerinë e Arteve në qytetin e Fierit. Nga pikturat që prezantova në Galeri u frymëzova për këtë cikël punësh që paraqita në këtë ekspozitë. Duke qenë se pikturat në ekspozitën e Fierit ishin me bojëra vaji mendova që këtë herë të vij ndryshe me teknikën e akrelikut. Sa punime u prezantuan para publikut? U prezantuan 25 punime në formate të ndryshme. Si u prit nga publiku kjo ekspozitë dhe a janë përmbushur pritshmëritë që ju kishit për ekspozitën? U prit shumë mirë. Miq dhe

dashamirës të artit ishin prezentë në ditët që u mbajt hapur ekspozita. Unë mora emocione të veçanta dhe mbi të gjitha shumë komplimente. Ka ndonjë koment që ju ka mbetur në mendje nga të pranishmit lidhur me punimet? Një miku im më tha: "Najada ndodhem këtu përpara kësaj pikture fizik-

isht, por më ka humbur mendja." Për të gjithë ata që nuk kanë mundur ta ndjekin ekspozitën, cila ishte tematika e punimeve? Punimet nuk kishin një tematikë të caktuar. Jo pa qëllim u lanë pa një titull, pasi jo të gjithë njerëzit i shohin gjërat në të njëjtin këndvështrim, kësisoj diversiteti i mendimeve krijon një botë të re fantazie. Meqënëse jemi tek tematika dhe artistët shquhen për shkallën më të lartë të kreativitetit. Çfarë motivesh, apo elementësh mbizotërojnë kryesisht në punimet tuaja? Në pikturat e mia galon sensualiteti i emocionit interior, aty në pikturë ndeshet edhe konflikti me realitetin. Njollat e mprehta që krijojnë ato njollat kromatike shprehin rezistencën dhe konfliktin e guximshëm kundër kaosit të jetës moderne. Çdo hap që hedhim, çdo fjalë që themi, çdo frymëmarrje mbart një impuls. Impulsi mund të shprehet i qetë, i ngadaltë, por edhe i fuqishëm, i pandalshëm. Pra, unë i jap një rëndësi shumë të madhe emocionit momental.

Teksa uleni të pikturoni, çfarë ju frymëzon? Mua më frymëzon çdo gjë. Më frymëzon një tablo e bardhë, një telefonatë, dashuria, pse jo ndonjëherë edhe konfliktet. Po ndonjë piktor, tek i cili gjeni veten? Nuk kam ndonjë në veçanti, por kur shkoj nëpër ekspozita të ndryshme inspirohem dhe frymëzohem nga ato. Jam e dhënë pas detajeve dhe ndaj nuk përcaktoj një emër. Çfarë është piktura për ju? Piktura për mua është vetja ime. Është hapësira perfekte, ku unë gjej veten time dhe jam në paqe me të. Po vlerësimi më i madh për një artist? Vlerësimi më i madh për një artist është nderi dhe respekti për sa kohë ai është gjallë. Shumë vepra bëhen të njohura, pasi artisti nuk jeton më. Është një paradoks që ndodh në art. Përveç pikturës, cilat janë pasionet tuaja më të mëdha? Pasioni tjetër i imi është libri. Më pëlqejnë librat filozofikë, psikologjikë dhe gjithashtu ata historik. Me çfarë po merreni aktualisht? Aktualisht përveç punës si përgjegjëse për sektorin e artit dhe kulturës në bashkinë e Fierit, një pjesë të mirë të kohës e zënë dhe pikturat. A vlerësohet sa duhet arti në vendin tonë? Është një kategori e caktuar njerëzish që janë artdashës. Shqipëria ka akoma punë derisa të arrijë të përqafojë artin dhe artistët. Planet e ardhshme artistike? Kam një shkëndijë ideje për një ekspozitë të ardhshme, por do t'i jap vetes pak kohë pushimi për të rifilluar punën në shtator, ose tetor. Sigurisht, këtë periudhë kam disa ekspozita të përbashkëta me disa piktorë shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.


18 E premte, 7 GUSHT 2015

Çfarë kanë të përbashkët John Lennon, Lady Gaga e Edi Rama?

S

yzet e rrumbullakëta edhe pse disa marka i kanë hedhur në treg, thirren me emrin e atij që i bëri të famshme, këngëtarit të Beatles, John Lennon. Tashmë modeli i syzeve të tij, përdoret nga adhuruesit e rock-ut, stilit hippie, por edhe fashionistët, transmeton revistaclass. Edhe Edi Rama ka zgjedhur një palë syze dielli me këtë formë, gjatë vizitës së kampit të të rinjve eurosocialistë në Jalë. Dhe ai nuk është i vetmi. Ky model syzesh është i përhapur tek njerëzit që kanë stil, por edhe guxim.

Linda Halimi përgatitet për ditën e madhe

K

ëngëtarja Linda Halimi, e cila jeton në Amerikë me synim depërtimin në tregun muzikor ameri kan, duket se po e pret diçka e madhe. Ka qenë vetë këngëtarja, që përmes rrjeteve sociale ka treguar se është duke u përgatitur për një ditë të veçantë për të, por duke mos dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë. "Dhe kështu bëj training nën këtë lloj presioni 6 ditë në javë, duke u përgatitur për ditën e madhe që po vjen, edhe 6 javë", ka shkruar Linda sipër një videoje ku shihet duke u trajnuar. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë hap në karrierën e artistes shqiptare në industrinë më të madhe të muzikës, apo në jetën personale, sepse Linda ditët e fundit ka publikuar disa fotografi ku shihet së bashku me ish të fejuarin e saj reperin amerikan Big D dhe siç duket gjërat mes tyre janë rregulluar. Kujtojmë se para disa javësh Linda Halimi bëri debutimin e saj në Amerikë më këngën "Cold World", të cilën e solli të realizuar edhe me videoklip.

Korab Shaqiri: Ramush lidhe qenin N Marina zë vendin e Luanës…

P

rezantuesja e njohur dhe shumë e përfolur kohët e fundit Marina Vjollca, padyshim që rreth vetes ka një numër shumë të madh fansash. E këtë mund ta vëreni edhe sa herë që ajo pranon dhurata. Kësaj radhe ajo në një foto të postuar mban në duar një buqetë me lule, me të cilën u prit në SumerFest, kjo dhuratë duket se e ka bërë të lumtur atë. E si çdo herë ajo është shfaqur me një stil të veçantë dhe tejet seksi.

dodh shpesh që në zhvillimet politike në vend të përshihen edhe artistët, ndonjëherë qoftë edhe pa dashje. Një rast i tillë ka ndodhur këto ditë me këngëtarin Ilir Shaqiri dhe Korab Shaqiri. Pas përmendjes së emrit të këngëtarit Ilir Shaqiri në listën ironizuese të Burim Ramadanit lidhur me listën e gazetarit Milaim Zeka rreth emrave të mundshëm që do të arrestohen nga Gjykata Speciale, ka reaguar djali i këngëtarit, Korab Shaqiri. Korabi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t'ju përgjigjur Burim Ramadanit. Ai ka postuar një mesazh drejtuar liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me shkrimin: "Ramush lidhe qenin, Ramush". Sa i përket projekteve muzikore, artisti ka pak javë që ka publikuar projektin e tij të titulluar "Shokët e mi", i cili u mirëprit mjaft mirë publiku.

Stresi: Nuk pajtohem kurrë me Noizyn

N

jihen për "luftën" e tyre të ashpër, të cilën kanë vite që e kanë shpallur haptazi. Megjithatë kohët e fundit është përfolur që Arkimed Lushaj dhe Rigels Rajku kanë zbutur gjakrat duke rregulluar raportet, porn ë fakt kjo gjë duket se nuk do të ndodhë kurrë. Reperi i njohur si Stresi është shprehur se pajtimi me kundërshtarin e tij është i pamundur. "Jo kurrë, unë kam sedër para se me këndu, kështu që asnjëherë nuk do të ndodhë diçka e tillë", është shprehur i sigurt artisti, duke thënë se secili ka rrugën e tij dhe kështu do të vazhdojnë edhe më tej. "Secili në punën e vet, pajtim nuk do të ketë. Pavarësisht se ka artistë që pajtohen fshehurazi dhe në skenën muzikore janë kundërshtarë, kjo gjë te unë nuk mund të ndodhë asnjëherë", theksoi Stresi.


19 E premte, 7 GUSHT 2015

Dy të vdekur në koncertin e Drake N jë koncert i Drake është kthyer fatkeqësisht në një tragje di, ku të shtënat kanë qenë pjesë e një shfaqje aspak të zakontë. Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe tre të tjerë janë plagosur në Toronto të Kanadasë, pas një sherri të ndodhur në një koncert të Drake. Policia është lajmëruar mëngjesin e së martës në klubin "Muzik", pas të shtënave që kanë nisur dhe sherrit që ka vazhduar edhe në rrugë. Nuk dihet, nëse Drake ka qenë i pranishëm në klub gjatë këtij incidenti. Sipas policisë, viktimat janë një djalë 20 vjeç dhe një vajzë 30 vjeç, por policia shton se mund të ketë edhe persona të tjerë që janë plagosur, por që nuk kanë dashur të kontaktojnë policinë.

Kush është aktori më i paguar në botë

R

evista prestigjoze "Forbes" ka shpallur për të tretin vit me radhë aktorin Robert Downey si më të paguarin në botë. Ylli i "The Avengers: Age of Ultron" fitoi plot 80 milionë dollarë gjatë 2015-ës. Në listën e "Forbes" bëjnë pjesë 33 aktorë nga 7 shtete të ndryshme. Të ardhurat e tyre të mbledhura sëbashku arrijnë në 877 milionë dollarë. Aktorët më të paguar për 2015-ën janë: 1. Robert Downey Jr: $80 milionë, 2. Jackie Chan: $50 milionë, 3. Vin Diesel: $47 milionë, 4. Bradley Cooper: $41.5 milionë, 5. Adam Sandler: $41 milionë, 6. Tom Cruise: $40 milionë, 7. Amitabh Bachchan: $33.5 milionë, 7. Salman Khan: $33.5 milionë, 9. Akshay Kumar: $32.5 milionë, 10. Mark Wahlberg: $32 milionë.

Jennifer Lopez, gati për martesën e katërt

Arrestohet reperi Busta Rhymes pas një zënke në palestër

J

B

ennifer Lopez, 46-vjeçe, duket se ka kuptuar së nuk është më e re dhe se ka ardhur koha që të gjejë mashkullin e saj të jetës. Një burim i afërt me artisten ka zbuluar për revistën OK! se ky mashkull ka shumë gjasa të jetë 28-vjeçari Casper Smart. Ndonëse çifti u ndanë vitin e kaluar për shkak të një tradhtie nga ana e Casper, miq të ngushtë pranë J. Lo tregojnë se marrëdhënia e tyre vazhdon, madje ajo sa vjen e bëhet më e fortë. Ka gjithashtu zëra se çifti mund të lidhë kurorë në muajin tetor të këtij viti dhe se kanë filluar që tani të mendojnë për fëmijët që do të kenë bashkë.

Publikohet bashkëpunimi i Rita Orës me Chris Brown Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Chris Brown. "Body on me" titullohet kënga më e re e artistes me prejardhje shqiptare, por e para për tregun amerikan. Kënga ka filluar të transmetohet në radio, ndërsa fansat e dyshes në Shtetet e Bashkuara kanë mundësi ta blejnë atë që pas mesnatës së mbrëmshme në iTunes. Videoklipi është realizuar në Los Angeles dhe pritet që brenda këtji muaji të publikohet.

usta Rhymes është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, pasi pretendohet se ai ka goditur me një shishe punonjësin e një palestre. Ky incident mendohet të ketë ndodhur kur reperi 43vjeçar ka qenë duke u ushtruar fizikisht në "Steel Gym". Busta ka sulmuar punonjësin e palestrës pas një zënke që ka pasur me të. Sipas policisë, ai e ka goditur punonjësin me shishe mbrapa kokës, por famirësisht ai nuk ka pasur ndonjë dëmtim serioz. Sipas dëshmitarëve okularë, mendohet se i gjithë sherri ka nisur pasi punonjësi i palestrës nuk ka lejuar kameramanin e reperit ta filmonte atë gjatë kohës që po ushtrohej fizikisht.


20 E premte, 7 GUSHT 2015

MODA 13 ikonat e bukurisë, K

ur bëhet fjalë për bukurinë në periudhën e verës, bjondet bombastike me format e tyre e jo vetëm luajnë rol frymëzues, por mjafton t'i hedhim qoftë një vështrim pas në kohë, Jackie Kennedy Onassis në moshën e saj të re për të kuptuar hijeshinë e të qenurit zeshkane në sezonin e verës. Fotografuar në brigjet e Hyannis Port, Masaçusets në vitin 1964, Zonja e parë duket kaq perfekte dhe e hijshme. Ajo mbante veshur pantallona xhinse të bardha të përthyera tek këmbët dhe kishte veshur një T-Shirt të lehtë. Ajo nuk është e vetmja zeshkane, që duket kaq magjepsëse në periudhën e verës. Teksa sillte një shkallë të lartë magjepseje në bregdet, Audrey Hepburn e fotografuar me syze dielli si mace, me buzë të flakta dhe duke mbajtur mbi supe karremin e ndritshëm të peshkimit, duhej e mrekullueshme. Një tjetër zeshkane që shkëlqen në bregdet dhe ka zgjedhur ngjyrën e errët për flokët. Nga ana tjetër kemi Elizabeth Taylor,

të fiksuara pas flokëve të zeza në plazh e cila është fotografuar me një kostum banjoje teksa qëndronte në rërë dhe flladi i erës i përkund flokët. Super femër, apo jo?! Por në ndryshim nga personazhet që përmendëm më lart, Jane Birkin dhe Anna Karina kanë përqafuar shkujdesur pantallona të gjata dhe bluza me mëngë të shkurtra, duke i hapur kështu udhë një tjetër trendi në plazh që përfaqësohet më së miri nga ato. Cindy Crawford, Lily Aldridge dhe Alexa Chung kanë zgjedhur veshje plazhi moderne që kombinohen aq

bukur me ngjyrën e e errët të flokëve të tyre, por kur vjen puna për flokë të dendur e të errët ndoshta askush nuk e përfaqëson atë më mirë sesa Rihanna Barbados. Këngëtarja, e cila përpos të tjerave dallohet për pigmentin e saj të lëkurës, të cilën e kombinon edhe me flokët duke u dukur kaq e ndritshme në periudhën e nxehtë të verës. Këto janë trembëdhjetë arsye të mira për të marrë parasysh zhytjen në një ngjyrë të thellë e të errët edhe të flokëve për këtë sezon.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.