Koha tjeter koha jone 31 korrik albert vataj

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

13 E premte, 31 KORRIK 2015


14 E premte, 31 KORRIK 2015

Amos Mujo Zaharia: Dëshira ime, një rol përkrah nënës, Yllka Mujo

Flet aktori i talentuar, i biri i Artistes së Merituar, Yllka Mujo, "Jeta ime mes skenës së Teatrit dhe Filmit, raporti me familje, miqtë dhe të vërtetën"

Intervistoi: Sidorela Lepuri

M

es teatrit dhe kinemasë, diku më shumë e diku më pak, aktori Amos Mujo Zaharia ka ditur të fitojë mbështetjen dhe dashurinë e publikut duke mbyllur kështu një sezon të suksesshëm artistik. "Ky sezon ka qenë nga më të mirët në nivele absolute", tregon aktori gjatë bisedës me gazetën Koha Jonë. E kemi parë nën petkun e plot personazheve të njohur, ku më i fundit ishte ai i Orestit. Amos tregon se kjo ishte edhe hera e parë që luante në një tragjedi greke. Në një intervistë për suplementin "Koha Tjetër", ai flet lidhur me karrierën e tij, rolet e interpretuara si edhe dëshirën për të interpretuar pëkrah nënës së tij, aktores së mirënjohur, Yllka Mujo. "Të njëjtën dëshirë kam edhe me Elian", tregon ndër të tjera në rrëfimin e tij Amos. Më poshtë, ai flet për jetën e përditshme, pushimet si edhe planet e ardhshme artistike, të cilat startojnë në sezonin e vjeshtës.

INTERVISTA

Në mbyllje të çdo sezoni pune, zakonisht bëhen bilancet lidhur me mënyrën sesi ka shkuar, arritjet, sukseset, ose jo, etj.. Si ishte ky sezon për ju Amos? Ka qenë nga më të mirët në nivele absolute. Gjatë këtij sezoni kam arritur të realizoj tre role në teatër, një rol në kinema dhe një përfaqësim besoj dinjtoz në DËS dhe ç'është e verteta ende nuk ka mbaruar. Elektra, një shfaqje ku ju interpretonit rolin e Orestit është vlerësuar tepër. Si u ndjetë nën petkun e personazhit të Orestit? Për mua ishte hera e parë që luaja në një tragjedi greke dhe aty e kuptova pse në fakt tragjeditë zakonisht bëhen makthe për aktorët. Mënyra e interpretimit është krejtësisht ndryshe nga ajo që ke mësuar të

bësh. E them me bindje të plotë që ka qene një rol aspak i lehtë për t'u realizuar, megjithatë duke qenë se Laert Vasili që është edhe regjisori i shfaqjes e njeh mirë atë zhanër, na mundësoi ne, trupës një afrim më komod drejt tragjedisë. Nga ana tjetër, nuk diskutohet që kur puna jote si aktor vlerësohet ndihesh për pak kohë i plotësuar. Cilat kanë qenë disa nga rolet e interpretuara gjatë këtij sezoni? Disa nga rolet e realizuara gjatë këtij sezoni janë: Poeti në shfaqjen "Këtu vallëzohet me hijet", roli i Orestit në shfaqjen "Elektra" apo roli i Llomov në shfaqjen "Martesa",

por lista vazhdon, sepse ky sezon për mua akoma nuk ka mbaruar. Aktorët në skenë përpiqen të mishërojnë çdo personazh që interpretojnë, duke e sjellë atë sa më të arrirë përpara publikut. Ka patur ndonjë personazh që ju përngjante më shumë në karakter? Njeriu i ka të gjitha ngjyrat brenda mendoj unë. Megjithatë, më është thënë që ngjasoj pak me rolin që kam bërë tek shfaqja "Martesa" të regjisores Driada Dervishi. Në fakt, sa herë që përgatis një rol në kinema, ose teatër përpiqem të krijoj personazhe që nuk më ngjasojnë shumë, kjo për arsyen e thjeshtë se, me veten jam vetja, jashtë skenës. Përkrah cilit aktor/e do të dëshironit të luanit në të ardhmen? Kjo pyetje e ka një përgjigje shumë "cliche", Yllka Mujo. E them këtë jo vetëm, sepse është nëna ime, apo sepse është një artiste me shumë vlera. E vërteta ështe që më intereson që të kem me të një marëdhënie ndryshe nga ajo e nënë-bir. Dua që një herë të paktën në jetën time ta shoh Yllkën si kolege, mbase do të mësoja shumë prej saj. Jeta, jam i bindur që do ma sjellë këtë okazion herët a vonë. Të njëjtën dëshirë kam edhe me Elian. Si është një ditë e Amosit? E mërzitshme. E them këtë, sepse kur jam vetëm meditoj shumë dhe meditimi më ka bërë të jem një person shumë i qetë dhe fjalëpak. Më

intereson të jem vëzhgues në jetë më shumë, sesa të përfshihem në nje realitet, që sipas mendimit tim nuk është gjë tjetër se një iluzion. Ndërsa kur jam me miqtë e mi jam krejtësisht tjetër njeri. Qyfyre dhe gallata pa fund. Çfarë është familja për ju? Gjiri i dashurisë së pakushtëzuar. Me pak fjalë, në familjen time dashuria është e pastër, pa kompromise, pa gënjeshtra, me të vërteta që ndonjëherë mund të jenë edhe jo të bukura, ama të vërteta. E konsideroni veten njeri me fat, apo besoni se fati ndërtohet? Fati le të bëjë punën e vet. Unë personalisht përpiqem të bëj ç'të mundem për t'i hapur dyert vetes. Të besoj se fati është i paracaktuar të krijon një ndjesi skllavërie. Ku e shihni veten pas 10 vitesh? Nuk e mendoj fare. Meditimi më ka mësuar të jetoj në të tanishmen. Por, nëqoftëse do e kisha në dorë ta zgjidhja fatin tim do thoja, larg që këtej. Mbase në Mars. Vera ka mbërritur zyrtarisht. Keni menduar për pushimet? Për mua kjo verë nuk do ketë pushime për arsye, sepse kemi filluar nje projekt nga regjisorja Driada Dervishi. Do vendosim në amfiteatrin e Durrësit shfaqjen " Ëndrra e një nate vere" nga Ëilliam Shakespeare. Dhe së fundmi, planet artistike të ardhshme? Horizonti duket i kthjellët dhe pa re, por jetës nuk i dihet.


15 E premte, 31 KORRIK 2015

“Marco Clinic Tattoo”:

INTERVISTA

Trendi i tatuazheve, imazhet e personalizuara

V

itet e fundit dëshira për të mbuluar trupin me tatuazhe është kthyer në një trend shumë të diskutuar, ndërsa shumë personazhe të njohur të skenës herë pas here publikojnë imazhet e realizuara në rrjetet sociale. Kryesisht figurat që ato përzgjedhin kanë lidhje personale me një ngjarje të jetuar, kujtime nga personat e zemrës, si dhe me emocionet më të forta që ata përjetojnë. Pra kohët e fundit është vënë re, që domethënia e pikturave të realizuara në trup është një domosdoshmëri. Këtë na e konfirmon edhe Marko Zyfi, një nga tatuazhistët më me emër në kryeqytet, i cili menaxhon "Marco Clinic Tattoo". I vendosur në zonën më të frekuentuar, ish Pallatet "Agimi", kjo klinikë çdo ditë realizon dhjetëra tatuazhe, ndërsa simbolet, apo imazhet e përzgjedhura mbeten një nga vendimet më delikate të klientëve të saj. Por, cila është tendenca e këtij viti sa i takon tatuazheve? Zonat trupore që preferohen të bëhen dizenjot? Tatuazhet më të vështira për t'u realizuar dhe kushtet sanitare në të cilat punohet… këto na i zbulon më poshtë, Marko Zyfi! Drejtoni një nga Klinikat e Tatuazheve më të lakuara në kryeqytet. Si ka lindur tek ju pasioni per tatuazhet Marko? Pasioni im fillimisht ishte për Pikturën, pastaj pasioni për tatuazhet nisi nga kurioziteti i vazhdueshëm, sepse tatuazhet kanë një lidhje të ngushtë me pikturën. Kështu nisi gjithçka, derisa pasioni m'u kthye në profesion. Prej sa kohësh e ushtroni këtë profesion? Këtë profesion unë e ushtroj prej 9 vitesh. Tre vitet e para më është dashur të mësoj në trajnime të ndryshme në vende të ndryshme të Europës, ndërsa 6 vitet e fundit e ushtroj këtë profesion në studion time dhe mund të them se është një priviligj i

madh të bësh punën që e do kaq fort. "Marco Tattoo" është një prej Klinikave më të frekuentuara në Tiranë. Po personazhe të famshëm shqiptarë kanë bërë tatuazhe tek ju? Është e vërtetë që Marko Clinic Tattoo është një studio shumë e njohur dhe që ne na kanë frekuentuar shumë personazhe të famshëm në shumë fusha të ndryshme, por duke respektuar privatësine e tyre nuk do kisha dëshirë të përmendja emra, sepse është kërkesa e tyre për të mos u bërë publike. Cilat janë tatuazhet më të pëlqyer e që mbizotërojnë si dizenjo vitet e fundit? Kërkesat e klientëve janë të ndryshme, por ato që mbizotërojnë më shumë dhe ato që unë ju sugjeroj klientëve janë tatuazhet e personalizuara, që do të thotë imazhi duhet të ketë një lidhje personale me personin, kujtimet dhe emocionet. Këto janë sugjerimet që bëjmë ne, por sigurisht që dëshirat e klientëve respektohen maksimalisht. Po vendet, pjesët e trupit që preferojnë të bëjnë më shumë? Vendet që janë më shumë të frekuentuara janë ato jo shumë të dukshme. Kjo, sepse siç e thashë më lart, mbeten tatuazhe të personalizuara dhe lidhja me imazhin që pikturojnë është e brendshme, më shumë sesa dëshirë për t'u dukur. Mund të na thoni një nga tatuazhet më të çuditshëm dhe të vështirë qe ke realizuar? Tatuazhi më i çuditshëm që kam bërë ka qenë ai i një personi që bëri orarin fiks, momentin kur po bënte tatuazhin dhe vendi më i vështirë për t'u realizuar është ai në kurrizin e një personi, të cilin e bëri të mbushur me portrete të ndryshme. Ke një tatuazhist botëror nga i cili frymëzohesh, ose që të pëlqejnë

punimet e tij? Në fushën e artit artistët frymëzohen nga njëri-tjetri, sepse çdo artist ka diçka të veçantë për të treguar dhe për të mësuar, kështu që sigurisht që edhe ne kemi burimet tona të frymëzimit. Dime që edhe profesionistët e tatuazheve kanë Festivalin e tyre të Tatuazheve, që celebrohet një herë në vit në Francë. Keni marrë ndonjëherë pjesë ju? Po është e vërtetë që çdo vit celebrohet Festivali i Tatuazheve, nga ku marrin pjesë tatuazhistët më të famshëm botërorë, por edhe nga ata më pak të njohur, por shumë të talentuar. Personalisht kam qenë prezent vetëm një herë në këtë Festival, por si vizitor. Në konkurse tatuazhesh keni marrë pjesë ndonjëherë? Kam qenë prezent në disa konkurse të ndryshme në Europë dhe i fundit ishte edhe në Shqipëri, ku unë kam marrë çmimin e parë për kategorinë e Tatuazheve Bardh e zi.

Kushtet në të cilat punoni, sa të sigurta e te mbrojtura jane nga efektet anësore Marko? Në klinikën tonë të tatuazheve ne kemi të gjitha kushtet sanitare dhe profesionale që duhet të ketë një klinikë tatuazhesh dhe i sigurojmë e u tregojmë klientëve që të gjitha veglat janë një përdorimëshe. Efekte anësore kur bën një tatuazh nuk ka, sepse gjithçka që përdoret është bimore. Sa tatuazhe numëroni ju në trupin tuaj? Unë në trupin tim kam shumë tatuazhe, por të jem i sinqertë nuk e di numrin e saktë. Po numri i tatuazheve që keni bërë më shumë tek një klient? Klienti më me shumë tatuazhe ka qenë një person që une i kam mbuluar rreth 70 % të trupit me tatuazhe. Shprehem kështu, sepse kur bën një pjesë të madhe të trupit tatuazh nuk ekziston një numër tatuazhesh, por sipërfaqe e trupit.


16 E premte, 31 KORRIK 2015

“Zbutja e Kryeneçes” Elma Doresi

Regjisorja Elma Doresi do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqjen, "Zbutja e Kryeneçes" nga vepra e Shekspirit

N

INTERVISTA

jë regjisore e suksesshme që ka spikatur për stilin e saj të veçantë, duke sjellë shumëcka ndryshe për publikun një gamë të gjerë veprash artis tike si shqiptare, po ashtu edhe të huaja. Po flasim për regjisoren, Elma Doresi, fituesen e plot çmimeve në festivale të ndryshme Teatrosh. E dashur dhe e çiltër, në rrëfimin për suplementin "Koha Tjetër", ajo tregon me detaje raportin me teatrin dhe festivalet. "Teatri është vendi ku përballesh me të vërtetën. Është vendi ku unë marr frymë. Është vendi ku marr jetë dhe mbush shpirtin", rrëfen Doresi. Në këtë intervistë, regjisorja flet për çmimet, familjen, miqtë dhe planet e ardhshme artistike…

Keni sjellë për publikun një gamë të gjerë veprash artistike si shqiptare dhe të huaja. Si ndjeheni kur shihni të kurorëzuar me sukses punën tuaj? Ndjej padiskutim lumturi, por edhe përgjegjësi. Pasi më përmenden shfaqjet, apo më shumë kur ato kanë patur sukses më kap një lloj paniku për atë të radhës. Më bombardojnë një mori pyetjesh dhe frikë pa diskutim. Ka ndonjë kriter që keni parasysh, teksa përzgjidhni të vendosni një vepër teatrore

në skenë? Mjafton që ajo të ketë temën e ditës, t'i flasë shoqërisë, të mbartë aktualitet, të shohë një shqetësim të kohës së sotme, sepse në fund të fundit, ti mund të bësh çudira në skenë, mund të hidhesh sa në një skaj në tjetrin, mund të bësh të qeshë publikun pafund, apo edhe të qajë, por në fund kur ai publik të dalë nga ai teatër, nëse s'ka marrë asgjë, atëherë ti nuk ke e ke kryer qëllimin e artit. Po në përzgjedhjen e aktorëve që do të interpretojnë në shfaqje, cilat janë kriteret që duhet të përmbushin? Kur studioja në Akademi një nga leksionet që më dha një profesor i imi ishte: Ndërmjet një të talentuari dhe një punëtori, zgjidh punëtorin. Me punë dhe pasion arrihen gjithçka dhe në përzgjedhje, ne jemi kaq pak sa njihemi shumë mirë me njëri-tjetrin, jemi rritur nëpër dyert e teatrit, nëpër provimet e njëritjetrit, gjë që e bën mëse të thjeshtë përzgjedhjen time qysh në leximin e parë të veprës. Nëse dikush punon, e dashuron atë që bën dhe nuk i ndahet pasionit, atëherë i them: Mirëseerdhe! Një regjisor/e gjithmonë ka dëshirën e mirë të sjellë sa më shumë realizime përpara publikut. Çfarë pjesësh do të dëshironit të vinit në teatër dhe që ende nuk i keni vënë? Kryeneçen (qesh)… sapo kam marrë përgjigjen pozitive që do të vë shfaqje në Teatrin Kombëtar. Është "Zbutja e Kryeneçes" nga Shekspiri. Për momentin, kam qëllim që të zbus Kryeneçen, më pas do të shohim. Elma Doresi është një emër i njohur në teatrin shqiptar. Në këndvështrimin tuaj si profesioniste, si e gjykoni performancën e teatrit gjatë sezonit që shkoi në të gjithë kompleksitetin e tij? Ka qenë një vit shumë i ngarkuar, me shumë premiera, madje aq shumë sa ndonjëra nga shfaqjet

edhe më ka mbetur pa e parë. Për mua kjo ka rëndësi. Sa më shumë premiera, do të thotë më shumë angazhime, do të thotë më shumë dyer të hapura, më shumë mundësi dhe mbi të gjitha duke patur shumë punë rritet cilësia, rritet konkurenca. Jeni vlerësuar me çmime të rëndësishme në festivale të ndryshme teatrore. Sa të rëndësishëm janë për ju çmimet? I kam në kuti (qesh)! Janë aq të rëndësishme sa ato paratë në Bankë, që ti mund të kesh shumë, ama në dorë mban gjithmonë një letër, thjeshtë një copë letër që të kujton se i ke atje dhe se janë të tuat. Kështu dhe unë me çmimet. I kujtoj, kur m'i kujtojnë. Padiskutim, që kanë vlerë sepse është një lloj kurorëzimi, apo vlerësimi i punës tënde, është kënaqësi dhe ndihesh mirë. Por janë vetëm 5 minuta, 5minutat që të duhet ta marrësh çmimin në skenë, të bësh ato falenderimet dhe kaq! Një çmim për mua zgjat vetëm 5 minuta. Minutat e tjera më duhet te mendoj se si duhet ta justifikoj atë çmim me veprën e radhës. Meqenëse jemi tek festivalet e Teatrove, ju pëlqen të merrni pjesë në to? Unë e kam nisur me festivale rrugëtimin tim drejt artit. Është një mundësi që ty të jepet për të marrë vlerësime qofshin ato pozitive, qofshin negative. Është një mundësi ku ti mund të mësosh, mëson nga trupat pjesëmarrëse, shkëmben eksperienca, merr dy gjëra të reja, shikon ku mund të kesh gabuar dhe se çfarë mund të rregullosh në premierën e radhës. Jeni vlerësuar si një regjisore që ka sjellë risi në teatër. Çfarë mendoni se spikat më shumë në punën tuaj dhe e bën atë të veçantë? Edhe ky është një titull apo çmim tjetër për mua. E kam dëgjuar, e kam dëgjuar (qesh). Mendoj se stili, apo konceptet regjisoriale. Forma


17 E premte, 31 KORRIK 2015

Action Bronson tregon si duket mëngjesi në traditën shqiptare Këngëtari i njohur Action Bronson, i cili u bë i famshëm në Amerikë, në intervistë bashkë më Rita Orën, duke përmendur ushqimin tradicional të shqiptarve, tani ka postuar përsëri një foto duke përmendur ushqimin tradicional të shqiptarve. Përveç flisë, këngëtari ka treguar se si ne në shumicën e kohës e kemi ushqim mëngjesi këtë. "Vezë të fërguara së bashku me speca, djathë dhe natyrisht bukë", ka shkruar ai. Action Bronson përveçse si reper, njihet edhe si një kuzhinier mjaft i zoti.

Tuna e Cozman rikthehen me "Holla" Çifti Tuna e Cozman u janë rikthyer dueteve duke publikuar klipin e këngës së re "Holla". Pas suksesit të madh të këngës "Fenix", ku Tuna u bë edhe më e famshme duke i kënduar "zogut" të saj, dyshja synon sukses edhe me këngën e re "Holla", por kjo mbetet per t'u pare, pasi kënga është publikuar vetë një ditë më pare në kanalin Youtube.

Këngëtarja Drenusha Latifi bëhet nënë

"Love Me" e Elvanës në top-listat e Monakos K

a vetëm dy javë që është publikuar dhe kënga më e re e këngëtares Elvana Gjata, e titulluar "Love me", ka arritur të futet në mesin e këngëve më të dëgjuara këtë sezon. Kënga ka arritur të klikohet më shumë se tre milionë herë në kanalin "Youtube". Por, kjo këngë, videoklipi i së cilës është xhiruar në një mënyrë shumë të veçantë, përkatësisht me telefon celular, ka kaluar kufijtë kombëtarë duke arritur dëgjueshmëri edhe në shtetet e huaja. Bëhet fjalë për Monakon, ku kënga "Love me" e Elvanës, është e gjashta në radhë në listën e këngëve më të dëgjuara në këtë vend.

K

ëngëtarja Drenusha Latifi ka lindur fëmijën e saj të parë. Bukuroshja shqiptare është bërë nënë e një vajze, të cilën e ka quajtur Ynva. "Disa njerëz ëndërrojnë për engjëjt. Unë ëndërrova për një dhe e mbaj në krahë. Një mrekulli brenda një vajze të vogël. Mirë se erdhe në këtë botë e vogla Ynva", ka shkruar Latifi në profilin e saj në Instagram. Drenusha kohët e fundit është tërhequr nga skena dhe po jeton në Suedi së bashku me të dashurin e saj, biznesmenin Atilla Burgija, me të cilin janë në lidhje prej një kohe të gjatë.

INTERVISTA

që kam zgjedhur t'i sjell veprat. Në fund të fundit, teatri, përveçse duhet të flasë duhet edhe të argëtojë dhe mbase të gjitha këto që unë kam mundur t'i shkrij, apo gërshetoj me njëra-tjetrën kanë arritur dhe të sjellin këto vlerësime. Teatri është një përballje e fuqishme me publikun. Ka ndonjë situatë të pakëndshme që keni hasur gjatë këtyre viteve? Ah, publiku! Ç'gjë të pakëndshme të kem unë me të, kur ai më ka mirëpritur që në shfaqjen time të parë. Unë e dashuroj publikun. Po, po e dashuroj. Në çdo shfaqje mundohem të mos humbas asnjë

shikim të tyre, asnjë përshëndetje që ata më dhurojnë ashtu

pa zë, me lëvizje të gojës. Kur dal në përshendetje mbaj mend që syri im është kudo, si e si të mos më humbas asnjë fjalë apo kompliment prej tyre. Cili është vlerësimi më i madh për ju? Mundësia e të dhënit një shfaqje të re. Ky është vlerësimi për mua. Më tha kryetari i bordit në takimin me përballjen për të mbrojtur projektin: Unë atë prisja, momentin për t'ju dhënë vlerësimin tim. Për mua, ky është vlerësimi më i madh dhe që i përmbledh të gjitha ato çfarë kam bërë më

parë. Ndoshta tingëllon disi klishe si pyetje, por çfarë është teatri për Elmën? Teatri është vendi ku përballesh me të vërtetën. Është vendi ku unë marr frymë. Është vendi ku marr jetë dhe mbush shpirtin. Si është një ditë e zakonshme e juaja? Edhe në ditën më të zakonshme timen, do ta gjej një mundësi, apo një hapësire të jetoj me teatrin, si tani me ju (qesh). Kam kohë që jam larguar nga dita e zakonshme për t'u marrë me

atë ditën e komplikuar, me pengesa, kthesa, gropa, blloqe dhe që në fund të ditës më duhet t'i kem sheshuar të gjitha e të kem gjetur atë dritën në fund të tunelit. Shpeshherë thuhet se është e vështirë të kesh miq në fushën ku punon. Po në rastin tuaj? Kush gjen një mik, gjen një thesar. Unë gjeta miqtë dhe thesarin e bëmë bashkë, që janë shfaqjet tona të realizuara ndër vite. E ndjej veten të privilegjuar dhe mbase edhe të përkedhelur nga jeta që më ka dhënë mundësinë të kem miq në profesion. Pa ata, jua siguroj se nuk do t'ia kisha dalë. Sa e rëndësishme është miqësia për ju? Është po aq e rëndësishme sa oksigjeni. Aq sa jeton një njeri pa oskigjen, aq mund të mbijetojë edhe unë pa miqësi. E vuaj shumë ndarjen me një mik dhe luftoj shumë për të mos e humbur. Po familja? Mbështetja ime më e madhe. Forca ime më e madhe. Dhe së fundmi, planet artistike për sezonin e ardhshëm? Të zbus Kryeneçen në Teatrin Kombëtar.


18 E premte, 31 KORRIK 2015

Julia Roberts do ndahet pas 13 viteve martesë? D

ivorci për Julia Roberts duket se është shumë pranë, e ndërsa dy shtëpitë e çiftit janë nxjerrë në shitje. Për shkak edhe të fatkeqësive që ajo ka kaluar së fundmi, aktorja është bërë më agresive, e ndërsa shumë zëra pretendojnë se ajo do të ndahet. Martesa 13-vjeçare e Julia Roberts me kameramanin Daniel Moder është pranë fundit. Aktorja 47-vjeçare është martuar me Moder që në vitin 2002 dhe kanë 3 fëmijë së bashku. Sipas disa burimeve të revistës 'OK!', kjo

martesë po shkon drejt fundit, pasi ai mendon se mes tyre nuk ka një partneritet të vërtetë. "Ajo nis të bërtasë në një moment dhe më pas kërkon falje për atë çfarë ka bërë", tregon burimi, duke bërë kështu që martesa e tyre të shkatërrohet.

Djali i Shakirës drejt hapave të babait S

hakira ka zbuluar se djali i saj gjashtë muajsh ka trashëguar talentin e prindërve të tij, pasi ajo ka shpërndarë një video të bukur në Instagram. Në video shihet këngëtarja duke mbajtur djalin e saj Sasha dhe duke e ndihmuar atë të shkelmojë

Beyonce shtatzënë përmes metodës invitro

Ç

ifti i famshëm, Beyonce dhe Jay Z janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë. Burime pranë dy artistëve kanë treguar për revistën amerikane "OK", se çifti është super i entuziazmuar rreth këtij fakti, duke qenë se shtatzënia më në fund erdhi falë përdorimit të metodës së famshme invitro. Kjo shpjegon faktin pse këngëtarja, kohët e fundit në daljet e saj publike është përpjekur

Zayn Malik me një kontratë të re

P

as largimit të Zayn Malik nga grupi "One Direction" pati shumë zëra kritikues, por kjo s'e ndali aspak atë që të ecte përpara. Madje tashmë ai ka realizuar ëndrrën që u bë shkak për ndarjen nga grupi me të cilën mori dhe famë. Këngëtari ka firmosur një kontratë të re me studion e regjistrimit "RCA Record" dhe ka vendosur ta bëjë publik këtë lajm, duke kritikuar ish-grupin e tij "One Direction". "Mendoj se kurrë nuk e kam thënë arsyen e vërtetë pse u largova nga grupi, ka ndodhur pikërisht për këtë moment, për t'ju treguar se kush jam unë me të vërtetë dhe se kush është muzika e vërtetë", ka shkruar ai në "Twitter".

topin, ndërsa babai i tij, futbollisti Pique gëzohet prapa kamerës, transmeton Daily Mail. Çifti është njohur gjatë xhirimeve të videos për këngën zyrtare të FIFA World Cup 2010 dhe konfirmuan romancën një vit më pas. Ata tashmë kanë dy fëmijë.

të fshehë barkun e saj, duke dashur që ta mbajë të fshehtë deri në tremujorin e parë të shtatzënisë. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Beyonce i drejtohet metodave alternative të shtatzënisë, ndërkohë që më parë në media është përfolur gjerësisht se ajo nuk është mamaja e vërtetë e Blu Ivy, pasi sipas zërave vogëlushja është lindur nga një mama tjetër.

Bieber në mision për albumin e ri J

ustin Bieber po punon intesivisht për albumin e radhës e për këtë shpesh herë është ndjerë i dëshpëruar. 21 vjeçari e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste për On Air With Ryan Seacreast, një ditë më parë. "Kam punuar për një kohë të gjatë në studio. Dua që njerëzit t'i dashurojnë këngët e mia. Dua t'i frymëzoj ata dhe shpesh herë pyes veten a është mjaftueshëm, a është ky drejtimi që dua të shkoj", ka thënë ai.


19

Tendencë

E premte, 31 KORRIK 2015

N

ga printimet dekora tive për të kaluar tek linjat utilitare janë ato që e bëjnë këtë sezon më elegant dhe ju udhëzojnë për veshjet më të bukura, tendencat më të nxehta të verës. Ndikimi oriental Duket se stilistët dhe markat e njohura janë frymëzuar nga Lindja për këtë sezon dhe jo më kot kanë udhëtuar deri në vendet e lindjes. Ato kanë marrë elementë të tillë si printimet dekorative zbukuruese, lule të formave dhe ngjyrave të ndryshme, duke luajtur kështu me këto detaje në veshje. Vërehet edhe një element i njohur në këtë sezon,

Ndikimi i viteve '70, vera e dashurisë… ai i rikthimit pas në kohë. Por, kësaj radhe tek detajet orientale, veçanërisht në pjesën e pasme të fundeve. Celine, Marni dhe Maison Martin Margiela janë vetëm disa nga stilistët që udhëtuan në Lindjen e Largët për verën. Rezultatet? Veshje me motive orientale perfekt! Ndikimi i viteve '70'( Vera e dashurisë) Stili hipi i shkon më se për shtat këtij sezoni, me printimet jo aq të gjalla në forma e ngjyra si edhe dritëhijen tipike të stilit të viteve 1970. Kamoshi në forma të rafinuara e bën një siluetë të pastër dhe të rafinuar, duke shënuar kështu një ndërthurje moderne

me elementët e së shkuarës. Fustani i bardhë që kemi vënë re në disa nga sezonet e fundit ka qenë një rimodelim elegant i modelit të viteve '70. Ndikimet duken. Këtë verë, Chloe dhe Michael Kors sjellin këto ndikime. Romanca Moderne Kjo nuk do të jetë një histori dashurie pa ndonjë dramë. Ky është një sugjerim për një qasje bashkëkohore ndaj romancës në këtë sezon. Dantella Pretty dhe Pastels Soft mbeten protagonistët kryesorë që kanë sjellë këtë ndikim me printime të çuditshme që ofrojnë një avantazh të guximshëm dhe flirtues. Kur

vjen puna për të festuar bukur dhe në mënyrë të pagabueshme me dizajnet femërore, këtë e realizon më së miri Oscar de la Renta. Të vishesh në blu Xhinsi sundon edhe në këtë sezon veror, por jo ashtu sikurse ju mund ta mendoni. Kombinuar me moskokëçarje tepër luksoze nga vitet '70 me tendencat më të fundit moderne, siluetat e përftuara janë më të lirshme dhe të sigurta. Shikoni gjithmonë për ide të reja, është koha e tyre. Stilistët projektues të xhinsit për verën? Nga Chloe, Gucci, Marc Jacobs dhe Stella Mccartney do të jenë në qendër të vemëndjes

këtë verë. Njëtrajtshmëri Nëse jeni duke menduar t'i bëni një refresh garderobës suaj, tani është koha për ta bërë atë. Zgjidhni ngjyrat e freskëta me tone neutrale të përziera dhe me pikturë njëngjyrëshe moderne. Një krijim i bukur, i gjithi i njëtrajtshëm. Ky është një sofistikim i shëndetshëm. E thjeshtë, por efektive ky vështrim i bukur nga Victoria Beckham është mishërimi i elegancës utilitare. Shikoni edhe Hermes dhe Ralph Lauren për më shumë frymëzim. Përktheu: Sidorela Lepuri


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.