Koha jone koha tjeter suplement 28 gusht 2015

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

13 E premte, 28 GUSHT 2015


14

Irena Kita, E premte, 28 GUSHT 2015

Fashion Bloger-ja e njohur Irena Kita tregon se shqiptarët janë akoma shumë larg stilit dhe sharmit europian Intervistoi: Sidorela Lepri

N

jë juriste që i pëlqen të vishet bukur dhe që spikat për stilin e saj të veçantë dhe elegant të të veshurit. Gjithmonë në formë dhe e kuruar në detaje, fashion bloger-ja e njohur Irena Kita, tregon për marrëdhënien e saj me modën. "Mendoj se ka lindur që herët në fëmijëri dhe mori karakterin e vet në periudhën kur unë kam qenë adoleshente, periudhë në të cilën u largova nga Shqipëria, për të studiuar Juridik pranë fakultetit të Bologna-s", tregon Irena gjatë bisedës sone me të. Më tej, në një intervistë për suplementin "Koha Tjetër", ajo ndan me lexuesit plot detaje nga bota e modës, si edhe tregon për tendencat kryesore dhe ngjyrat që do të dominojnë në sezonin e vjeshtës. Në mbyllje të intervistës, Kita jep edhe disa këshilla se ku dhe kur nuk duhet të gabojmë me veshjet në këtë sezon.

Foto: Revista Living

Një juriste e cila ka një marrëdhënie tepër të ngushtë me modën. Si lindi dhe është zhvilluar ky pasion tek ju? Mendoj se ka lindur që herët në fëmijëri dhe mori karakterin e vet në periudhën kur unë kam qenë adoleshente, periudhë në të cilën u largova nga Shqipëria, për të studiuar juridik pranë fakultetit të Bologna-s. Gjithmonë në formë dhe e kuruar në çdo detaj. Cili është stili juaj i preferuar i të veshurit? Shumë faleminderit! Përpiqem (qesh). Stilin tim mund ta përcaktoj klasik të ndërthurur me sportiv dhe anasjelltas. Ky lloj përcaktimi lidhet ngushtë me pasionet e mia të mëdha sportin dhe fashion. Çfarë nuk do të vishnit asnjëherë? Diçka që nuk i shkon fizikut tim. Sado e bukur mund të jetë një rrobë, duhet të njohim edhe limitet e saj me përshtatjen fizike. E para nuk do ndjehesha mirë me veten dhe e dyta nuk

dua të bëhem qesharake në ambientin social, në të cilin gjithkush prej nesh merr jetë. Keni plot ndjekës në llog-

Foto: Revista Living

INTERVISTA

mes avokatisë dhe botës së modës


15 E premte, 28 GUSHT 2015

Përpiquni të jeni gjithnjë në harmoni me veshjen dhe eventin, ose vendin ku do të shkoni. Jeni gjithmonë të pastër dhe do të shndrisni përherë. Kujdes me aksesorët, pasi do dukeni si pema e vitit të ri. Ato duhet të jenë sa më të përshtashëm me veshjen. Këpuca, ose sandalja është po aq e rëndësishme sa veshja. Përpiquni ta keni atë në harmoni me veshjen, ose nëse doni të godisni pikërisht tek pjesa e poshtme e këpucës, ose sandales, qëndroni tek një look totalisht njëngjyrësh dhe të thjeshtë. Përpiquni që të qëndroni pranë trukut natyral paraditeve pa u ngarkuar shumë.

arinë tuaj në instagram. Cili është raporti juaj me to? Mendoj se kam një raport të mirë. I jam shumë shumë mirënjohës atyre që më mbështesin në pasionet e mia dhe më shkruajnë vazhdimisht. Shpeshherë i falenderoj që më dhurojnë kohën e tyre duke më shkruajtur në instagram. Edhe pak ditë na ndajnë nga ardhja e stinës së vjeshtës. Na tregoni se cilat janë disa nga tendencat kryesore të kësaj vjeshte? Kjo do jetë një stinë e mrekullueshme. Do të shohim veshje që përcjellin shumë feminilitet me anë të tubinove, të fustaneve, dantellës, fustaneve të gjata, tailer, etj.. Kapotat do të vijnë në gjatësine max-i dhe oversize, duke e bërë femrën më miste-

rioze në veshjen e brendshme. Nuk do mungojnë fundet me pala, pantallonat treçerekëshe, jumpsuits, printet animale dhe stampimet gjeometrike. Gjithashtu do të shohim look një ngjyrësh si total Black, komplet i bardhë, ose komplet i kuq. Aksesorët do të vazhdojnë të jenë të mëdhenj dhe të dukshëm, duke futur këtu edhe çantat e dorës. Veshja do të plotësohet deri në detaje, duke shtuar syzet, dorashkat, getat me hoje të mëdha, etj.. Përsa i përket çizmeve do të hasim atë shumë të gjata deri mbi gju, model i cili përfshiu shumë pasarela mode ku personalisht më pëlqen shumë Dior. Po përsa i përket ngjyrave që do të dominojnë? Do dominojnë nuancat e ngroh-

ta për të sfiduar temperaturat e ulëta që do vijnë. Do të hasim shumë ngjyrat e tokës, të gjitha nuacat e kafes, të zezën, të bardhën, grinë, blunë e errët, etj.. Nuk do mungojnë e zeza dhe e bardha, të kombinuara me ngjyra dhe tendencë. Për darkën do të mbizotërojnë detajet e florinjta dhe veshjet transparente. Shpeshherë gabohet me kombinimin e aksesorëve shtesë. Çfarë duhet të kemi parasysh në krijimin e kombinacioneve të tilla? Mendoj se një veshje që në vetvete është e ngarkuar nuk mund të kërkojë aksesorë shtesë, apo shumë të ngarkuar. Në veshjet, në të cilat aksesorët janë të domosdoshëm si qershia mbi tortë, mund të vendo-

sim një palë vathë të mëdhenj, ose një varëse të dukshme (në këtë rast duke eliminuar madhësinë e aksesorëve tek vathët), me qëllim që të kemi një look sa më të bukur. Mund të na jepni disa këshilla, ku nuk duhet të gabojmë me veshjet në këtë periudhë? Përpiquni të jeni gjithnjë në harmoni me veshjen dhe eventin, ose vendin ku do të shkoni. Jeni gjithmonë të pastër dhe do të shndrisni përherë. Kujdes me aksesorët, pasi do dukeni si pema e vitit të ri. Ato duhet të jenë sa më të përshtashëm me veshjen. Këpuca, ose sandalja është po aq e rëndësishme sa veshja. Përpiquni ta keni atë në harmoni me veshjen, ose nëse doni të godisni pikërisht tek pjesa e poshtme e këpucës, ose sandales, qëndroni tek një look totalisht njëngjyrësh dhe të thjeshtë. Përpiquni që të qëndroni pranë trukut natyral paraditeve pa u ngarkuar shumë. Sipas jush, çfarë nuk duhet të mungojë asnjëherë në garderobën e një femre? Një fustani i zi, i cili të nxjerr menjëherë nga situata, një palë xhinse, këmishë e bardhë, një çantë dhe një palë sandale. Nga ajo çfarë mund të keni konstatuar, a vishen bukur shqiptarët? Unë për kaq sa shoh në Tiranë, mendoj se kanë filluar të priren drej tendencave europiane, por duhet të pranojmë që jemi akoma shumë larg stilit dhe sharmit europian, pasi duke qenë në ballkan, jemi më shumë të prirur të përqafojmë stilin "bullgar", i cili për mendimin tim shkon drejt vulgares si në veshje, truk dhe prezantim. Të ndalemi tek moda në vendin tonë, si e shihni evolu-

imin e saj vit pas viti? Padiskutim që po dhe të jem e sinqertë jam shumë e kënaqur kur shoh njerëz të veshur bukur, pastër e me stil. Dhe së fundmi, të vishesh bukur është thjesht çështje garderobe e parash, apo më shumë se kaq, çështje stili? Janë disa gjëra që janë të lindura dhe ca të fituara me kohë, nëqoftëse vërtetë i dëshiron. Kështu e shoh unë edhe stilin, si një dhunti të lindur dhe të fituar. Përsa i përket marrëdhënies me paranë duhet ta pranoj që rrinë shumë afër me njëra-tjetrën. Të dish të vishesh bukur kërkon një buxhet të caktuar, i cili mund të fillojë nga më baziku e deri ku arrin mundësia, por mund të ndodhë edhe e kundërta që mund të kesh lekë dhe të mos kesh stil. Në këtë rast ndërhyjnë specialistët e imazhit, të cilët në botë janë shumë të kërkuar, me qëllim që të kurojnë imazhin e personazhit deri në detaje, gjithmonë të përshtatur ngushtë me karakterin dhe personalitetin e tij.


16 E premte, 28 GUSHT 2015

INTERVISTA

Këngëtarja flet për jetën profesionale dhe atë personale, për projektin mbi albumin e këngëve, si dhe angazhimin në "Top Show"

Marsela Çibukaj: Sot ka pak art dhe shumë improvizime J

emi mësuar ta shohim dhe dëgjojmë prej katër sezonesh, teksa këndon mbrëmjeve në emisionin "Top-Show", në Top-Channel. Por jo vetëm kaq. Këngëtarja Marsela Çibukaj është shumë e përfshirë kur bëhet fjalë për muzikë të mirë. "Për mua, çdo vit do të thotë rritje profesionale dhe me siguri kënaqësi, pasi tashmë ndihem pjesë e kësaj familje", rrëfen Çibukaj mbi ekperiencën e saj në këtë emision. "Do jem prezente edhe në këtë sezon, i cili po starton", na tregon më tej Marsela. Në një intervistë për suplementin "Koha Tjetër", këngëtarja tregon për angazhimet e saj përtej muzikës, jetën e përditshme, pasionet për udhëtimet, si edhe ndan qëndrimin personal lidhur me prurjet e reja muzikore në vend. "Më vjen shumë keq që ka shumë pak art dhe shumë improvizime, si "pseudokëngëtar/e" që prezantohen madje me boom të madh tek publiku, me këngë si në tekste dhe në realizim skandaloz shpeshherë", thotë ajo.

Prej kohësh jemi mësuar t'ju shohim dhe dëgjojmë mbrëmjeve në Top-Show. Sa të suksesshëm do ta cilësonit këtë sezon? Tashmë është sezoni i katërt për mua që jam pjesë e stafit të gjerë të Top-Show nën drejtimin e Alban Dudushi. Sezoni që shkoi ishte një nga sezonet më të gjatë

të këtij emisioni, i cili padiskutim kërkon punë dhe energji. Për mua, çdo vit do të thotë rritje profesionale dhe me siguri kënaqësi, pasi tashmë ndihem pjesë e kësaj familje. Meqënëse jemi tek kjo pjesë, do të vazhdojmë t'ju shohim sërish mbrëmjeve në TopShoë edhe sezonin që po vjen?

Po, do jem prezente edhe në këtë sezon, i cili po starton. Do të ketë plot argëtim, supriza dhe padyshim profesionalitet. Një artist është gjithmonë në kërkim të eksperiencave dhe mundësive të reja. Ju kemi parë të angazhuar plotësisht, por si do ta vlerësonit këtë eksperiencë në një emision televiziv? Për mua është një eksperiencë që më dhuron shumë vit pas viti. Ndihem shumë e vlerësuar dhe e lirë të shprehem në mënyrën më natyrale, ashtu siç jam edhe

vetë unë edhe jashtë emisionit. Kam kohë të mjaftueshme për të kultivuar muzikën time dhe objektivat e mia në muzikë në çdo moment. Të punosh në një televizon që konsiderohet më i madhi në vend ka avantazhet dhe disavantazhet e saj. Avantazhet dihen, po disavantazhet?

Përderisa është më i madhi në vend, nuk e mendoj se ka disavantazhe. Të jep mundësinë të jesh në ekranin më të ndjekur brenda dhe jashtë vendit, kjo do thotë të jesh më afër me publikun dhe ku ka më mirë? (qesh)! Mund të ndani me ne disa nga momentet më të bukura të punës suaj? Kam patur shumë momente të bukura gjatë këtyre sezoneve (qesh). Një kujtim i bukur do mbetet mbrëmja, emisioni i fund-sezonit që kaloi, ku përveç haresë ndihej pak edhe keqardhja që nuk do takoheshim më deri në shtator. Momente për mua me vlerë humane, por edhe profesionale ishte kur e ftuar në emision znj.Ermonela Jaho më puth dhe më komplimenton për vokalin dhe për emocionin që arrija të trasmetoja tek ajo dhe tek publiku. Ose kur këtë bashkë me Kamelën dhe Eugentin performuam me Blues Brothers Original Band. Kur për Krishtëlindje skena ishte e mbushur plot me fëmijë dhe unë këndova ulur mes tyre, dukej sikur fjala "paqe" mund të ishte konkrete dhe e realizueshme në çdo vend të botës e plot të tjera (qesh). Gjithmonë e kuruar deri në detaj në çdo dalje televizive. Sa i rëndësishëm është për ju imazhi televiziv? Është i rëndësishëm, pasi është mënyra se si paraqitemi tek të tjerët. Akoma më i rëndësishëm me siguri për ne që jemi në ekran dhe që shumë njerëz ndikohen nga ne. Prandaj insistoj tek origjinaliteti dhe tek veçantia, edhe pa shpenzuar shumë. Diçka e thjeshtë të zbukuron më shume se xixat dhe zhveshjet e tepruara. Keni një stil shumë të veçantë në veshje dhe grim. Frymëzoheni nga diçka, apo dikush? Me siguri që e vogël kam patur

edhe unë idhujt e mi, nga të cilët jam frymëzuar, Erika Badu, Lauryn Hill, Billie Holiday, gratë afrikane që shihja në Romë, muzika që kam dëgjuar dhe udhëtimet që kam bërë. Gjithçka më frymëzon, e rëndësishme është të ndihem vetvetja dhe asnjëherë e forcuar nga moda, apo look-u që na imponon koha që jetojmë. Ju kemi parë që udhëtoni shpesh. I keni pasion udhëtimet, apo i shihni si një mundësi për të bërë njohje të reja, qoftë edhe në aspektin profesional? Më pëlqen të pi kafenë, ose çajin në vende të ndryshme të botës. Më pëlqen ta shijoj atë teksa shoh një pallat, ose monumentë të lashtë dhe me histori, më pëlqen të dëgjoj nëpër rrugë njerëz që flasin një gjuhë tjetër, që kanë të tjera tradita dhe ritual, tjetër kulturë. Më bën të ndihem si "bijë e çdo vendi, qyteta-


17 E premte, 28 GUSHT 2015

Rita Ora me Wiz Khalifa? R

ita Ora ka munguar në ceremoninë hapëse të X Factor në Londër por duket se ka pasur çfarë të bëjë. Këngëtarja, e cila është duke promovuar këngën e saj të fundit me Chris Brown "Body On Me", të mërkurën mbrëma ka vazhduar me perfomancën e saj të mrekullueshme në Los Angeles. Rita kishte veshur një bluzë shumë të veçantë, të tejdukshme të purpurt shoqëruar nga një

minifund. Por gjatë shfaqjes, publikun e ka befasuar reperi Wiz Khalifa, i cili ishte i ftuar nderi i Ritës. Dje, reperi ka shpërndarë një foto në Facebook, prapa skenës së natës së djeshme, bashkë me Ritën, ku shkruante "Sigurisht që do të vij të të shoh". Rita Ora dhe reperi janë parë duke u shoqëruar shumë së bashku këto ditë. Dyshohet se ata kanë filluar të dalin bashkë.

Blero zbulon hotelin ku "bën" seks me të dashurën

L

idhja e tij e re është komentuar së shumti kohët e fundit dhe siç duket këngëtari Blero Muharremi ka treguar edhe një detaj personal me të dashurën e tij Afrona Dikën. Teksa kanë bërë një selfie përpara një hoteli, Blero ka shkruar në një foto të postuar në Instagram se në atë hotel ata kalojnë shumë kohë së bashku. "Një nga hotelet më të bukura në qytet. Këtu ne kemi kaluar shumë momente të bukura", ka shkruar përbri një fotografie të publikuar në Instagram, Blero. Mos ndoshta ai do të nënkuptojë se jeta seksuale e tyre është shumë aktive, përndryshe askujt nuk i intereson të dinë vendin ku bëjnë seks?

Dy filma kosovarë konkurrojnë për "Oscar" Capital T në Mykonos në shoqërinë e një femre D

y filma artistikë kanë ap likuar në thirrjen për aplikim për propozimin e Kosovës për çmimin "Filmi më i mirë i huaj". Siç njofton Qendra Kinematografike e Kosovës, bëhet fjalë për filmat "Azemi", me skenar dhe regji të Rrahman Fetahut, dhe "Babai" me skenar dhe

P

as një vere të ngjeshur me koncerte e aktivitete muz ikore, reperi Capital T ka vendosur t'i kushtojë pak kohë vetes. Ai ka zgjedhur ishullin grek Mykonos për të kaluar disa ditë pushimi. Në disa fotografi të publikuara nga vetë reperi, krah tij shihet një vajzë, e cila është e panjohur për publikun. Nuk dihet se cili është raporti i tyre, por nga shprehja e fytyrës duket se Capo ia kalon mjaft mirë në shoqërinë e saj. "Cka don ajo" është projekti më i fundit muzikor i rep artistit, të cilin e solli në bashkëpunim me G Fatal.

regji të Visar Morinës. Këtë vit komiteti selektues i aprovuar nga Akademia "Oscars" përbëhet nga: Arben Bajraktaraj (kryesues), Blerta Zeqiri, Shkumbin Istrefi, Zymber Kelmendi, Sevdije Kastrati, Ilire Vinca, Alban Muja. Vendimi pritet të merret në fillim të shtatorit, thuhet në njoftim.

INTERVISTA re e gjithë botës", më bën të ndihem e lirë. Kur bëhet fjalë për personazhe të njohur e të dashur nga publiku, kurioziteti më i madh është si janë ato në jetën e përditshme. Si është një ditë e juaja? Kam ndryshuar pak me moshën. Nuk jam më gjumashe (qesh), zgjohem herët, bashkë me qenin tim Flexi, si do të thonin në jug "psonisim" për mëngjesin dhe për drekën. Teksa merrem me ndonjë gjë për të sistemuar në shtëpi, dëgjoj motrën dhe prindërit në Itali. Pas darke, gjatë sezonit të Top-Show, jam e angazhuar në emision. Darkave kur nuk jam vetë nëpër live, më pëlqen të shijoj shtëpinë dhe fil-

ma në tv. Ndonjëherë takohemi me miqtë për ndonjë drake, ose darkë së bashku. Marsela, përveç muzikës, me çfarë merreni tjetër? Po përfundoj studimet në Fakultetin e Juridikut, pak provime më ndajnë nga diplomimi. Shpeshherë jeta private e artistëve, është ajo me të cilën spekulohet më shumë. Mund të na tregoni diçka për jetën tuaj private? E çfarë mund të tregoj? (qesh) Ndoshta doni të dini nëse jam romantike, në pritje të realizohet ajo përralla që na tregonim kur ishim të vogla midis princit të bukur dhe princeshës, po përgjigja është po (qesh). Doni të dini nëse ky princi ekziston? Ndoshta po, ndoshta jo është përgjigjia. Jemi në studim e sipër të situatës (qesh)! Jeni frekuentuese e jetës së natës? Jo, sidomos prej disa kohësh nuk më tërheqin shumë lokalet dhe zhurma e jetës së natës. Preferoj qetësinë e shtëpisë, ose një udhëtim qoftë edhe të vogël. Si e shihni muzikën në Shqipëri, kur shohim çdo ditë kaq shum prurje? Pse më ngacmoni me këtë argument? (qesh) Jam shumë kritike ndaj çfarë quhet "muzikë", "hit", "videoklip", etj. në Shqipëri. Më vjen shumë keq që ka shumë pak art dhe shumë improvizime si "pseudokëngetar/e" që prezanto-

hen, madje me boom të madh tek publiku, me këngë si në tekste dhe në realizim skandaloz shpeshherë. Të ishte për mua shumë nga videoklipet (disa herë shumë afër pornografisë) dhe nga këto "hit-e" nuk duheshin trasmetuar, sepse janë bosh, nuk përmbajnë një mesazh. Nuk lënë asgjë sot kur i dëgjon dhe nuk do dëgjohen kurrë në një të nesërme. Do t'ju shohim së shpejti me ndonjë këngë të re? Jo, kam vendosur të mos prezantoj asnjë këngë single të re, por ashtu siç e do historia e diskografisë botërore, dua të punoj fort dhe të prezantohem tek publiku me albumin tim, në mënyrë që publiku të ketë mundësinë të kuptojë më mirë esencën e idesë sime mbi muzikën dhe me muzikën. Cilët janë artistët shqiptarë,

apo të huaj, që ju frymëzojnë me muzikën e tyre? Në Shqipëri, duke e filluar nga e kaluara dhe legjendarja Vaçe Zela, Nexhmije Pagarusha, ëmbëlsira e Eli Fara, eleganca e Parashqevi Simakut, veçantia e Aleksandër Gjokës, etj.. Në ditët e sotme mund të veçoj për shpirtin e artistit që rrezaton si në skenë ashtu dhe jashtë skenës, artisten Elina Duni. Të huaj pastaj pafund, Bessie Smith, Nina Simone, Amy Winehouse , W.Houston, M.Jackson, Led Zeppelin, Pink Floyd, Bob Marley, Jimi Hendri dhe plot të tjerë. Dhe së fundmi, planet e ardhshme artistike? Siç e thashë edhe më sipër, planet e mia fokusohen tek realizimi i albumit. Publikisht e them, që kur të jetë gati një kopje do të mbërrijë me siguri edhe në redaksinë tuaj (qesh).


18 E premte, 28 GUSHT 2015

Pit dhe Jolie, shtëpi në Londër, më afër Europës

B

rad Pitt dhe Angelina Jolie mund të jenë duke e shitur rezidencën e tyre në New Orleans, por kjo nuk i ka ndalur ata të kërkojnë pronë në vende të tjera. Çifti hollivudian është duke kërkuar të blejë një shtëpi në Londër, në mënyrë që aktorja dhe bamirësja Angelina të jetë më afër politikave të Bashkimit Europian. Brad dhe gruaja e tij së fundi, kanë shikuar të blejnë një rezidencë 35 mil-

ionë eurosh në Westmister të Londrës. Rezidenca gjendet mu në zemër të qytetit, përkatësisht afër Buckingham Palace dhe Westmister Abbey. Një burim për Us Weekly ka thënë se ky është një investim i madh, por Angelina dëshiron të përshihet në politikën evropiane. Shtëpia e tyre në New Orleans do të dalë në shitje me një çmim prej rreth 6 milionë eurosh.

Pamela Anderson: Nuk jam fanse e botoksit

Ndonëse është 48 vjeç, Pamela Anderson është në formë të shkëlqyer e nuk ka nguruar që të bëjë me dije se ndërhyrjet nuk i duhen aspak. Ish-protagonistja e "Baywatch" nuk është një fanse e botoksit. Për këtë ajo është shprehur: "Le të jetë si të jetë. Për më tepër, unë ndihem sikur me kalimin e viteve bëhem më e re. Jam personi i fundit në botë që do të provoja botoksin, por një herë e kam provuar dhe ndihesha sikur sytë më ishin futur brenda në kokë dhe se nuk dukesha më si Pamela. Nuk do t'i bëj më kurrë këto lloj gjërash", tha Pamela.

Harry Style i marrosur pas kujt? Harry Style nuk ka preferuar që të bëjë publik emrin e të dashurës së tij, ndërsa ka zgjedhur që të gdhendë në trupin e tij një zemër. Ky është tatuazhi i tij i radhës, ndërsa duket se ai po e përjeton mjaft mirë romancën e tij të re. Ai e ka zbuluar tatuazhin e ri këtë javë, por askush nuk e di se kujt ia ka dedikuar atë.

Megan Fox "harron" ndarjen 29 vjeçarja Megan Fox është fotografuar nga paparacët për herë të parë në publik që prej ditës kur paraqiti kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Brain Austin Green. Ajo është fotografuar gjatë kohës që ka dalë për një shëtitje në Los Angeles me djalin e saj Bodhi, por ajo që ka rënë në sy është mungesa e unazës së martesës në gisht.

Justin Theroux, një burrë me fat pas martesës

P

as dasmës sekrete të mbajtur në 5 gusht, Justin Theroux është prononcuar më në fund për martesën e tij me Jennifer Aniston. Ai ka thënë se ndihet një njeri tjetër, shumë i plotësuar teksa në krah ka aktoren e mirënjohur. Theroux është shprehur për rolin e tij të ri si bashkëshort duke thënë: "Dukem krejtësisht ndryshe". Por duket se po e shijon këtë status, pasi është shprehur që është shumë i lumtur. "Ndihem mirë kur ul kokën dhe në gishtin tënd sheh një unazë martese", ka thënë aktori për "People".


19 E premte, 28 GUSHT 2015

Parfumi, si duhet përdorur dhe në ç'pjesë të trupit duhet hedhur Parfum? Po, faleminderit! Por, në cilat zona të trupit dhe në cilat veshje duhet hedhur? Ku duhet ta sprucojmë parfumin e preferuar, nëse duam një aromë që zgjat dhe të këndshme? Ja disa këshilla që krijuesit e linjave më të famshme në botë japin: Në lëkurë "Parfumi hidhet atje ku duam që të na puthin", thoshte Coco Chanel. Parfumi sprucohet kryesisht në lëkurë. Në fakt kur hyn në kontakt me lëkurën parfumi reagon dhe lë një aromë karakteristike për çdo person. Parfumi emetohet më shumë falë nxehtësisë. Për këtë duhet të hidhet në zonat e ngrohta të trupit dhe me lagështi, atje ku ndjehet e rrahura e zemrës: tëmth, qafë, pas veshëve, në kanalin e gjoksit, pranë kërthizës, në brendësi të pulsit të dorës. Era lëshohet pas çdo rrahjeje.

Edhe tek kyçet, zonat e lëvizshme të trupit do të lënë një gjurmë aromatike në çdo lëvizje. Në flokë Spruconi parfumin në majat e flokëve. Kështu sa herë t'i prekni flokët do të shpërndahet edhe aroma e parfumit tuaj. Në veshje Sigurisht, ju mund të përdorni parfum mbi rrobat tuaja,

por jo kudo rastësisht. Së pari ju duhet të dini se, jo të gjitha veshjet emetojnë aromën në të njëjtën mënyrë. Veshjet me fibra natyrale si, leshi, mëndafshi, kashmiri, pambuku, ose liri lëshojnë më shumë aromë, por i duhet dhënë vëmendje fibrave sintetike, sepse në to parfumi do të përhapet më shpejt dhe do të zgjasë më pak. Kujdes edhe nga njollat që lë parfumi në veshje. Për të par-

fumosur rrobat ju duhet të spruconi parfumin në 10 cm distancë, në palën e fundeve, shall, astarin e xhaketave. Shallet janë veshjet që ruajnë aromën të mirë. Nëse i ndërroni veshjet shpesh, shmangni hedhjen e parfumit në veshje, mjafton era e lënë në lëkurën tuaj. Spruconi parfumin para vetes dhe pastaj futuni në renë e parfumosur që do të përfshijë gjithë trupin

tuaj. Në ç'pjesë të trupit duhet hedhur Aromat shumë të forta mund të shkaktojnë të përzierja, ose dhimbje koke, prandaj shmangni hedhjen e parfumit direkt para se të futeni në makinë, ose në autobus. Hidhni pak parfum para se të shkoni në destinacionin e radhës, në mënyrë që të evitoni "mbytjen" e atyre që ju rrinë afër.

 Mos hezitoni të parfumosni sirtarët dhe çarçafët.  Mund të hidhni ndonjë pikë nga parfumi juaj i preferuar në ujin e shpëlarjes së të brendshmeve.  Mbani në xhep, ose në çantë një pecetë ku të keni sprucuar ndonjë pikë parfumi.

Gjashtë fakte interesante për flokët Ne gjithmonë kujdesemi për të pasur flokë të shëndetshëm, jo të thatë, pa yndyrë, me sa më shumë shkëlqim dhe me një butësi për t’u pasur zili. Por në shumë raste, nuk dihet se ka shumë fakte interesante në lidhje me flokët që ndoshta mund t’ju ndihmojnë për të gjetur kujdesin perfekt që po kërkoni. Biondet kanë më shumë flokë Duket e pabesueshme, por është e vërtetë! Me sa duket të gjitha femrat me flokë natyrale bionde kanë flokët më shumë, sesa brunet dhe flokëkuqet. Është vlerësuar se flokët biond mund të kenë rreth 120.000 qime, madje edhe 140.000, ndërkohë që mesatarja e flokëve kafe është vetëm 100.000 qime në kokë. Ah! Dhe një numër akoma më i vogël është tek flokëkuqet me një mesatare prej 80.000 qime floku. Flokët rriten më shpejt në verë Disa studime kanë treguar se flokët kanë më shumë gjasa të rriten në klima të buta

dhe në temperatura të larta. Dhe pavarësisht se dielli, kripa e detit, rëra dhe faktorë të tjerë djegin dhe thajnë flokët, mesa duket marrim diçka të mirë nga një fundjavë pushimi dhe disa ditë të nxehta, flokë më të gjatë! Floku është më i gjatë kur është i lagur Epo... nuk duhet të jeni jashtëzakonisht inteligjentë për ta kuptuar këtë, por padyshim që është një kuriozitet që shkon me këtë përmbledhje të dhënash. Duke pasur këtë në mendje, kini shumë kujdes në momentin që prisni balluken. Gjithmonë duhet të lini pak më shumë flokë se gjatësia e dëshiruar për të mos marrë më pas rezultatet e padëshiruara. Asgjë nuk do ta bëjë flokun tuaj më të trashë Sipas disa shkencëtarëve është vërtetuar se trashësia e fibrave të flokut tonë është e programuar në gjene, motiv për të cilin nuk ka asnjë zgjidhje për ta trashur. Na vjen keq

për të gjitha ato që kanë shpenzuar shumë para në shampo që të trashin flokun, por të paktën e mësuat tani të vërtetën. Forma e folikulës së qimes përcakton formën e flokut Po. E keni pyetur ndonjëherë veten përse disa e kanë flokun kaçurrel dhe disa të drejtë. Sekreti është folikula e flokut që mund të jetë e sheshtë, ovale, ose rrethore. Natyrisht folikula e sheshtë prodhon një teksturë të drejtë, ndërkohë që ovalja dhe e rrumbullakëta prodhon një flokë me onde, ose kaçurrela. Skalpi i meshkujve është më i trashë, sesa i femrave Fakti tjetër është një tjetër pikë në favor të meshkujve. Cila është? Skalpi i flokëve të meshkujve është më i trashë, sesa ai i femrave dhe gjithashtu rritet shumë më shpejtë se floku u femrave.


20 E premte, 28 GUSHT 2015

Tendencë, 10 ngjyrat e flokëve më IN për sezonin e vjeshtës

1. Bronde (kombinim i flokëve ngjyrë kafe dhe bionde) Kjo është një nga ngjyrat më të kërkuara për sezonin e vjeshtës. Është një kombinim i këndshëm midis flokëve ngjyrë kafe dhe atyre biondë. Shumë personazhe të njohur kanë zgjedhur këtë ngjyrë për këtë sezon. Ju mund të vendosni të luani me nuanca më të errëta, ose të çelëta të kësaj ngjyre, gjithsesi do të dukeshit të përsosura.

ëse keni flokë bIonde, flokë të kuqe, apo flokët ngjyrë kafe, Maggie Castellanos, koloriste në Marie Robinson Salon në qytetin e Nju Jorkut, thotë se ka ngjyra të nxehta të reja specifike

N

për çdo vjeshtë dhe dimër. Më poshtë ajo na sugjeron sesi t'i lyejmë flokët këtë sezon vjeshte, duke u nisur edhe nga ngjyrat që personazhet e famshëm botërorë kanë përzgjedhur. Ja 10 ngjyrat më të preferuara:

2. Bionde në ngjyrën e mjaltit Nëse nuk dëshironi të zgjidhni ngjyrat e errëta për këtë vjeshtë, por nuk doni të jeni as plotësisht bionde, ju mund të zgjidhni që flokët tuaja të jeni bjonde në ngjyrën e mjaltit, si Beyonce.

3. Bionde e artë Nëse ju jeni bionde, por dëshironi të ndryshoni diçka tek ngjyra aktuale e flokëve tuaja, ju mund të zgjidhni t'i jepni ngjyrës dritë me tone të arta, duke e çelur atë, si Gigi Hadid.

4. E kuqe e zbehtë Nëse ju jeni një bionde e errët dhe dëshironi të ndiheni një sirenë si Isla Fishes, Castellanos rekomandon të zgjidhni ngjyrën e kuqe me tonalitet të ulët. Kështu ju mund të kaloni nga ngjyra juaj aktuale tek kjo, pa rënë edhe shumë në sy.

5. Qershi e artë Nëse mendoni se floku juaj ka nevojë të shkëputet paksa nga ngjyra që keni momentalisht dhe të bëni një ndryshim tepër fin, ngjyra e qershisë e shoqëruar me tone të arta, do të ishte zgjedhja e duhur. Shihni sesi duket Emma Stone.

6. Ngjyra e kanellës Mjafton të shihni flokët e Bryce Dallas Howard për të kuptuar nëse kjo është ngjyra që ju do të zgjidhni për këtë sezon.

7. Ngjyra kafe natyrale Ngjyra kafe natyrale e Natalie Portman është e përsosur. Kjo është një ngjyrë që rekomandohet për çdo zeshkane më së shumti.

8. Ngjyrë gështenjë Nëse dëshironi të qëndroni zeshkane, por edhe të bëni një ndryshim, zgjidhni t'i lyeni majat gështenjë, si Jessica Alba.

9. Ngjyra kafe e errët Nëse ju doni të zgjidhni ngjyrën e errët për flokët tuaj, por jo të shkoni tek e zeza, kafe e errët si ajo e flokëve të Kendall Jenner është e duhura.

10. Ngjyra e zezë e ngrohtë Këtë ngjyrë mund ta identifikojmë më së miri me atë të flokëve të Kim Kardashian. Këshillohet më shumë për femrat brune.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.