Koha tjeter koha jone 17 korrik 2015

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

13 E premte, 17 KORRIK 2015


14

INTERVISTA

E premte, 17 KORRIK 2015

Romela Begaj, nga Peshëngritja Botërore, mësuese në Farkë Kampionja e peshëngritjes, Romela Begaj në pritje të vendimit të CAS lidhur me skandalin e doping

Intervistoi: Sidorela Lepuri

Është padyshim emri më i lakuar në sportin e Peshëngritjes për Femra tek ne dhe vajza që e ka ngritur lart Shqipërinë, duke valëvitur flamurin tonë në arenat më të mëdha botërore, duke rrëmbyer çmime, kupa e medalje ari. Romela Begaj rrëfen për suplementin “Koha Tjetër”, të gjithë vështirësitë e hasura në këtë rrugëtim, hapat e parë, pikëpyetjet për skandalin e doping-ut, si dhe synimet për vazhdimësinë në karrierë. “Tani jam në pritje. Për mua është Botërori, Europiani dhe Olimpiada përpara”, tregon Begaj. Më tej ajo flet edhe për përditshmërinë, duke e krahasuar me atë të një vajze të thjeshtë që pjesën më të madhe të kohës e kalon në shtëpi, pastaj si mësuese në një shkollë 9-vjeccare në fshatin Farkë. Ndër të tjera, peshëngritësja me famë botërore tregon edhe për partnerin e saj, si edhe martesën, e cila është në planet e tyre të së ardhmes.

ritja, që shpeshherë konsiderohet si sport më shumë për meshkujt? Në të vërtetë në fillim ka qenë më shumë për opinionin e qytetarëve, sesa për mua. Ishte diçka e pabesueshme, e pa rastistur nga mentaliteti dhe traditat tona që femrat janë të brishta për të qëndruar në shtëpi, për të vazhduar shkollën dhe në fund një martesë. Por, unë nuk u pengova nga ky fakt, vazhdova dhe ja kur arrita. Keni hasur në paragjykime nga miqtë, njerëz të njohur e të panjohur për zgjedhjen e këtij pro-

Romela Begaj është një emër i njohur në Shqipëri dhe përtej saj. Kampione e Europës në peshëngritje dhe e vlerësuar me medalje ari. Një emër që ka ngritur lart figurën e shqiptarëve. Tani që ka kaluar kohë, si i rikujtoni fillimet tuaja? Fillimet e mia janë si tani në këto momente, të bukura, me vështirësi, mundim, vuajtje dhe gëzim. Ka qenë një fillim i vështirë dhe rrugëtimi për të arritur tek të gjitha këto medalje të marra. Të merreshit me këtë lloj sporti,

ka qenë një ëndërr e hershme e juaja, apo është konsoliduar me kohën? Sporti për mua ka qenë jeta ime që kur kam qenë e vogël. Nuk mund të rrija pa bërë diçka që më ndryshonte nga fëmijët e tjerë. Me fillimin në Cirkun e Tiranës dhe më pas në peshëngritje, që ishte një sport prapë i veçantë dhe një sport i vështirë që bëhet nga njerëz të thjeshtë. Pra, unë e bëra. Arrita aty ku askush nuk e ka bërë. Ka qenë e vështirë për ju të merreshit me një sport si peshëng-

fesioni? Në fillim, po. Nga familja ime, sepse nga një sport artistik në një sport burrëror ishte një ndryshim i pa imagjinueshëm. Më vonë u pajtuan me dëshirën time se jeta ime ishte sport. Po, një sport i veçantë. Nga njerëzit e panjohur nuk para i dëgjoja, se nuk ia dinë rëndësinë çfarë do të thotë të ngresh flamurin e të gjithë Shqipërisë. Kemi dëgjuar të thonë plot herë se talentet nuk vlerësohen sa duhen në vendin tonë. Po në rastin tuaj, e keni hasur diçka të tillë? Normal, unë e kam hasur dhe do doja ta anashkaloja këtë problem se ka kohë dhe përherë në Shqipëri ka qenë problem. Pse? Sepse nuk ka një ligj për sportin e për jetën e çdo sportisti. Peshëngritjen e konsideroni si pasion, apo profesion? Peshëngritja për mua nuk është as profesion, as pasion, por është sporti që unë i kam dhuruar jetën, rininë time. Është dashuria ime. Nëse nuk do të mereshit me këtë


15 E premte, 17 KORRIK 2015

lloj sporti, në çfarë fushe tjetër e shihni po kaq të suksesshme veten? Romela është një vajzë që në jetën e saj ka bërë shumë sakrifica. Kështu unë do bëja çfarëdo sporti e çfarëdo profesioni që do kisha dëshirë. Sa ju përkrahur familja në të gjithë këtë rrugëtim të karrierës suaj? Familjes time në radhë të parë i kërkoj falje. I kam shkaktuar shumë stres, mërzitje, por edhe gëzim dhe i falenderoj se kanë pasur përherë besim tek unë. I falenderoj dhe i dua shumë. Të ndalemi pak tek skandali i doping-ut, që u diskutua gjerë e gjatë, ku rezultuat pozitive ndaj doping si në testin A, po ashtu edhe në atë B. Na tregoni diçka më shumë përtej atyre që janë thënë… Gjërat janë të qarta dhe saktë. Një Shqipëri pa mbështetje nuk ka arritje kurrë dhe përsa i përket ngjarjes sime nuk kam dëshirë të flas para kohe. Presim vendimin e gjykatës CAS. Mendoni se ishte faji i dikujt? Jo, i askujt. Faji ishte vetëm se unë mora vendin e parë dhe dola Kampione Bote nga Shqipëria e vogël. Një pjesë e sportistëve shqiptarë njëri pas tjetrit kanë rezultuar pozitivë ndaj doping. Në gjykimin tuaj si profesioniste, ka ndonjë gjë që nuk shkon në këtë proces? Nuk ka qenë ashtu, por të gjithë sportistët kanë vlerat e meritat e tyre pa harruar historikun që ne kemi lënë për Shqipërinë. Duhej vlerësuar puna dhe djersa që kam derdhur për të arritur që flamuri im të ngrihet në rang botëror. Cilat kanë qenë disa nga momentet më të bukura të karrierës

suaj? Karriera ime do jetë e gjitha me momente të bukura, por gjërat me të veçanta do jenë e nuk do të vdesin kurrë për mua, flamurin tim që valvitet në pedana ndërkombëtare e botërore. Po ato më të vështirat? Humbja e babait tim që nuk arriti të më shikonte sesi vajza e tij arriti të bëhej e njohur në botë, pavarësisht jetës sonë të vështirë. Ka ndodhur të jeni penduar në ndonjë moment të caktuar që keni zgjedhur t'i përkushtoheni këtij lloj sporti? Jo kurrë, sepse çdo fat që Zoti të dhuron, unë e respektoj edhe pse ka qenë ëndrra ime të jem një vajzë e

veçantë dhe me një profesion të veçantë. Këtë e respektoj dhe asnjëherë nuk do pendohem për çfarë kam sakrifikuar për të arritur deri këtu. Me çfarë po merreni aktualisht? Tani jam mësuese në një shkollë 9vjeçare në Farkë të Vogël, ku aktualisht u jap mësim aty nxënësve. Për mua ka qenë një kënaqësi që më kanë mbështetur dhe kanë pasur besim tek unë dhe pa harruar një kolektiv të mrekullueshëm. Po përsa i përket synimeve për pjesën e mbetur të karrierës, cilat janë? Tani jam në pritje. Për mua është Botërori, Europiani dhe Olimpiada. Si është një ditë e zakonshme e

Romelës? Si ajo e një vajzë të thjeshtë. Kohën më të madhe e kaloj në shtëpi, një kafe me familjen time në mbrëmje dhe pa shumë aventura, një periudhë e qetë për mua këto kohë. Historia juaj e dashurisë është quajtuar si një "histori dashurie përtej shtangave", duke marrë parasysh se Gazmendi është menaxheri juaj. Na tregoni diçka më shumë për këtë raport… Raporti im me trajnerin tim, me të fejuarin dhe menaxherin, pra ka tre emërime; në profesion, në shtëpi dhe në jetën normale larg sportit kemi një marëdhënie të qetë, shumë serioze si në sport ashtu dhe jashtë tij. Kemi një lidhje që sporti na ka mësuar të kalojmë të mirat dhe të këqijat të dy bashkë. Lidhja jonë është e fortë, e bazuar në besim e respekt. Është në planet tuaja të ardhshmme martesa? Nuk e kemi menduar akoma. Nuk është një martesë që mban dy persona, për mua mjafton të jemi të dy të lumtur, por më vonë mbase. Tani për tani kemi profesionin qe kemi nisur e më pas nuk i dihet.


16 E premte, 17 KORRIK 2015

INTERVISTA

Laura Nezha së shpejti në rolin e Ofelisë, si edhe do të sjellë një këngë të re për publikun

Laura Nezha: Të depërtosh nën lëkurën e një mashkulli

E

kemi parë gjithmonë mes këngës dhe aktrimit, pavarësisht se diku më shumë të angazhuar e diku më pak, kjo në varësi kalendarit artistik. "Pas diplomimit aktrimi ka zënë vendin kryesor duke marrë edhe kohën që unë kisha parashikuar për muzikën, por nuk ndihem e plotësuar", tregon Laura Nezha. Gjatë sezonit që shkoi ajo ka interpretuar një sërë rolesh në shfaqje, të cilat kanë rezultuar të suksseshme, por ajo na tregon se i pëlqejnë më shumë personazhet ekspresivë, duke qenë se është vetë natyrë e tillë. Në një intervistë për suplementin "Koha Tjetër", këngëtarja dhe aktorja flet për hapat e saj të parë në karrierë, dashurinë për këngën dhe teatrin, jetën e përditshme dhe planet e mëvonshme. Më tej Nezha, rrëfen se në fund të gushtit do t'i rikthehet projekteve në teatër për t'u përgatitur për sezonin e vjeshtës.

Keni interpretuar një sërë shfaqjesh të sukseshme gjatë këtij viti. Çfarë i kanë shtuar këto role galerisë suaj së personazheve? Çdo rol i ri është një eksperiencë e re dhe asnjëherë e ngjashme.

Këtu qëndron edhe bukuria e kësaj pune, që nuk bie kurrë në monotoni, sepse ka gjithmonë për të kërkuar. Mua më kanë shtuar përvojë dhe akoma më shumë dashuri. Nën petkun e cilit personazh jeni ndjerë më shumë vetvetja? Është e vështirë të zgjedh. Unë jam natyrë ekspresive dhe përgjithësisht më pëlqejnë personazhet që e kanë këtë veti. Po personazhi që keni ndjerë më pak? Në shfaqjen "Arturo Ui" kam luajur personazhe meshkujsh. Nuk mund të them se e kam ndjerë më pak, por mund të them që ka qenë më e vështirë të depërtoje në lëkurën e një mashkulli, në mendësinë e tyre. Po personazhi që ende nuk e keni interpretuar dhe që do të donit të interpretonit? Ka shumë në fakt, si nga kryeveprat botërore e deri te pjesët moderne. Nuk e kam bërë ende listën. Më mirë të ecësh pa lista. Na tregoni pak për personazhet që keni interpretuar deri tani… Deri tani kam pasur fatin të më jenë besuar role të natyrave krejt të ndryshme nga vajza naive, e

brishtë e me vetëbesim të ulët e deri te femra ekspresive, e pushtetshme që ka në kontrroll situatën. Secili rol ka magjinë e vet. Dashurohem me rolet që më "sfidojnë"dhe tejkalojnë atë që kam menduar se jam në gjendje të bëj. Ka ndonjë situatë të vështirë që jeni gjendur në skenë, duke e ditur që teatri është përballje e fuqishme me publikun? Mesa më kujtohet nuk ka pasur nga ato që bëjnë "dëme", por të papritura ka gjithmonë në skenë. Për shembull, gjatë një zvarritjeje që kisha në skenë, një stakapunto më hyri në këmbë dhe unë e pashë vetëm gjatë duartrokitjeve të publikut në fund që isha gjakosur paksa. Këtë nuk kam si ta harroj se e kam akoma shenjën. Ju kemi parë mes këngës dhe aktrimit. Ku ndjeheni më shumë komode? Unë besoj se të ndjerit komod dhe e sigurt në atë që bën lidhet me kohën që i përkushton, sepse investon mendimet, idetë, emocionet e tua aty dhe krijon. Në të dyja ndihem komode njëlloj. Dallimi i vetëm është se aktrimin e kam profesion, për të cilin edhe kam studiuar. Nëse do të hiqnim paralele mes këngës dhe aktrimit, cilën prej tyre do t'i zgjidhnit t'i përkushtoheshit? Pas diplomimit aktrimi ka zënë vendin kryesor, duke marrë edhe kohën që unë kisha parashikuar për muzikën, por nuk ndihem e plotësuar. Më mungon shumë kënga dhe e di që njëlloj do më mungonte aktrimi në rast se do isha marrë vetëm me muzikë. Nuk i ndaj dot, sepse edhe ato lidhen mes tyre. Shpesh në role kam kënduar dhe kur këndoj është një copëz aktrim brenda. Kur keni dalë për herë të parë

në skenë? Kam qenë 5 vjeç kur bëra hapjen e koncertit të Vitit të Ri në qytetin tim të lindjes në Fier. Në çdo festival dhe organizim fëmijësh kam kënduar deri me daljen te Gjeniu i vogël në moshën 12 vjeç. Tashmë që ka kaluar kohë, si i kujtoni hapat e parë në muzikë dhe aktrim? Fëmijëria ime ka qenë e mbushur me këto dhe sot kur e mendoj më duket sikur e kam ditur që atëherë që do merrja këtë drejtim. Mbaj mend që rrija me orë të tëra duke imituar aktorët e filmave italianë dhe këndoja nëpër shtëpi në orar dreke. Më pëlqente se ishte qetësi dhe zëri kumbonte më fort. Ndërsa komshia ishte gëzuar një ditë: Erdhën dritat! Pjesëmarrja juaj në festivalet muzikore si "Top Fest" dhe "Kënga Magjike", ju afroi edhe më shumë me publikun. Në


17 E premte, 17 KORRIK 2015

Gangsterja Çiljetë, me maskë e pistoletë… Ç

iljeta Xhilaga është shfaqur më në formë se kurrë në xhirimet e klipit të ri "Gangsta Love", I cili do të hidhet në treg këto ditë. Me një kostum të zi, e frymëzuar nga Beyonce në "On Tour", Çili pritet të sjellë një hit këtë verë. Kënga do të vijë si bashkëpunim me reperin e famshëm Noizy dhe nga komentuesit e shumtë kuptojmë që pritshmëria është mjaft pozitive.

Rita Ora, e paaftë të fshehë buzëqeshjen me stil R

ita Ora, e cila së fundmi ka zgjedhur që të jetë në jurinë e XFactor, është shfaqur magjepsëse në pasditen e së enjtes në "Ëembley Arena" të Londrës. Ylli i muzikës pop, tërhoqi gjithë vëmendjen falë fotozhenisë së saj prej biondine dhe trupit fantastik me një minifund shumë ngjyrësh. E "paaftë" që të fshehë buzëqeshjen e saj, Rita dukej vërtetë shumë e bukur e si gjithnjë me stil, e ka përshkruar DailyMail këngëtaren shqiptare me famë botërore.

Zajmina, "autostop" në plazhet greke Janë të shumta fotografitë provokuese që këngëtarja Zajmina Vasjari ka postuar së fundmi në rrjetet sociale. E veshur me një palë xhinse të shkurtra dhe bikini, duke ekspozuar linjat super seksi të trupit pranë plazhit, me qëndrimin e saj na kujton personat e famshëm që bëjnë "autostop" nëpër filmat hollivudianë. Padyshim që këtë verë, ajo do të ketë një sezon të ngjeshur me mbrëmje e koncerte, por… edhe me foto.

Gold AG: Nuk do merrem kurrë me politikë R

eperi nga Presheva Gold Ag, pas aderimit në partinë "Fjala" është shprehur se nuk do të merret kurrë me politikë, por do të jetë gjithmonë në përkrahje të së drejtës. Arian Agushi, i cili njihet si një nga kritikuesit më të mëdhenj të klasës politike i është bashkuar partisë "Fjala" në Kosovë. Në një intervistë për Telegraf.com ai ka treguar arsyet që e çuan në anëtarësimin në këtë parti, e cila sipas tij është ndryshe nga të tjerat. "I mbështes si parti dhe mendoj që partia "Fjala" është në dobi të qytetarëve pa dallim feje. Jam një qytetar i thjeshtë që e ka lodhur politika e korruptuar", shprehet Gold Ag duke shtuar se edhe pse i ka kritikuar në këngët e tij, ai nuk është

kundër të gjithë politikanëve, por kundër "hajnave". "Unë nuk jam kundër politikanëve që na dërgojnë përpara. Fansat e mi e duan realitetin dhe fjalën time dhe askujt nuk mund t'i përzihesh për bindjet politike", thotë reperi. Në fund ai shton, "Nuk do të merrem asnjëherë me politikë, por do të jem gjithmonë përkrahës i së drejtës".

muajsh tashmë në studion e Stine Rec, pret vetëm të publikohet. Si është Laura në përditshmërinë e saj? Në prova jam praktike, sportive, sepse e kërkon vetë natyra e punës. Në mbrëmje elegante, sigurisht. Përveç muzikës dhe këngës, keni pasione të tjera? Kërcimi është një nga pasionet më të mëdha, që kur të më jepet mundësia do ta përmbush. Vera ka mbërritur zyrtarisht. Keni menduar për pushimet? Nuk kam bërë plan në fakt, sepse nuk ia lë vetëm verës

pushimet. I dua pushimet kur ndjej se jam lodhur, prandaj gjatë vitit kam gjetur mundësinë të alternoj punën me udhëtimet. Në gusht do shkëputem disa ditë jashtë Shqipërisë, por nuk e kam vendosur. Kam vendosur që tani ato të vjeshtës. Planet artistike të ardhshme… Në fund të gushtit i rikthehem projekteve në teatër për t'u përgatitur për sezonin e vjeshtës. Besoj se në shtator do të dalë premiera e shfaqjes "Hamleti", në të cilën kam fatin të interpretoj Ofelinë. Shpresoj që deri atëherë të ketë dalë edhe kënga ime e re.

INTERVISTA këndvështrimin tuaj, si i gjykoni kompeticionet muzikore në vendin tonë? Sikurse thotë ajo shprehja: Asnjëherë nuk do mund t'i kënaqësh të gjithë", kështu që edhe nëpër festivale do ketë gjithmonë pakënaqësi, pavarësisht formës së votimit, apo vlerësimit. Nga dy pjesëmarrjet e mia unë kam ndjerë shkëmbimin me publikun që e kisha dëgjuar shpesh, por kur e provon e kupton ç'është. Me çmim, apo pa çmim fesivali ka një magji që quhet publik dhe kjo magji mbetet përherë në kujtesë. E mendoni sërish pjesëmarrjen në ndonjë Festival muzikor? Ndoshta më vonë. Tani kam nevojë të shfaqem ndryshe nga skena e festivalit. Kur do të ju shohim sërish me ndonjë këngë të re? Nga dëshira e madhe kam thënë shpesh kur më kanë pyetur, "shumë shpejt", por planet asnjëherë nuk dalin dhe kënga e re ka vonuar shumë, sepse i kam dhënë përparësi teatrit. Gjithsesi kënga është gati prej


18 E premte, 17 KORRIK 2015

INTERVISTA

"Egoist" titullohet kënga që do të lançohet nga këngëtari këto ditë, një kompozim i Lambert Jorganxhi dhe tekst të Florian Hykës

Filonid Aliu, një mjek altruist në këngëtarin "egoist"

Është diplomuar në Fakultetin e Mjekësise në Shkup dhe tani është mjek i licencuar. Por veçmas këtij profesioni, të cilin e konsideron të shenjtë, Filonid Aliu nuk lë mbrapa as pasionin e jetës së tij, muzikën, për të cilën ka dhënë shumëçka nga vetja. E ndërsa në Maqedoni njihet për vokalin brilant, mbrëmjet live, si dhe natyrën sociale, në Shqipëri njihet më së shumti si lider i grupit "Free Spirit", krijuar nga spektakli i talenteve, "X Factor Albania". Aktualisht, mjeku këngëtar sapo ka përfunduar projektin më të veçantë të tij, të cilin ka preferuar ta titullojë, "Egoist". Një këngë me fabul mjaft interesante kjo, e cila duket se do të shënojë një sukses në karrierën e shqiptarit nga Maqedonia.

Fillimet në muzikë i keni pasur me një bandë gjimnazistësh, por pas përfundimit të garës së talenteve në X Factor, jeni angazhuar edhe me këngë solo, sigurisht pa u shkëputur nga grupi "Free Spirit". Na flisni pak për projektin solo Filonid, i cili pritet të lançohet shumë shpejt? Ashtu është , fillimet e para me muzike live para publikut i kam pasur me bandën time kur ishim ende gjimnazistë dhe na mjaftonte një cep sa për të vendosur instrumentet dhe mbushnim lokalin. Pastaj erdhi koha e XF, ku takova shumë entuziastë të tjerë të zhanreve të ndryshme të muzikës, por eksperienca me "Free Spirit" më la përshtypje të veçantë. Kënga ime solo nuk do të thotë largim nga grupi, por vetëm realizim i një ëndrre të kahmotshme. Ideja ka qenë gjithmonë këtu, ka qenë gjithmonë me mua diku vërdallë, në çdo live që kam bërë ka pasur nga një grimcë motivimi që ka ushqyer ëndrrën që tani e kam bërë realitet. Titulli i këngës, teksti, bashkëpunëtorët dhe mesazhi i fabulës? Kënga quhet "Egoist" edhe pse aspak s'jam i tillë. Por prapë asnjë pijanec nuk e pranon që është tapë. Tregimin e kisha imagjinuar si film, me skena të ftohta me dozë vua-

jtjeje dhe melankolie, gjëra që tingëllojnë të errëta, por ky është rock-u, i merr ndjenjat më të thella dhe nuk i maskon, por t'i përplas në fytyrë. Fabula ka të bëjë me një ndarje, ndarje kjo që është totalisht e justifikuar nga të dyja palët dhe këngëtari e di që ai vetë është arsyeja, domethënë mangësia në karakterin e tij, por prapë nuk do ta pranojë dhe është kjo betejë që zhvillohet brenda tij mes dhimbjes dhe refuzimit të tij të pajtohet me realitetin. Revoltën dhe energjinë që doja të përcjellë kënga e përktheu në nota kompozitori i shquar dhe miku im Lambert Jorganxhi, ndërsa mesazhin dhe "filmin" tim e shndërroi në poezi Florian Zyka. Kur do të lançohet në treg dhe mendoni që do të ketë sukses, duke marrë parasysh që në këtë sezon të gjithë artistët kërkojnë suksesin? Plani është që të lançohet me datë 22 korrik. Premierën e kam planifikuar të jetë si akti final, kurorë e një live mbrëmje në lokalin e preferuar në qytetin tim së bashku me të gjithë bashkëpuntorët dhe dashamirësit e mi. Sa i përket suksesit mendoj që koha do ta tregojë. Edhe gjatë pjesëmarrjes sime në XF, por edhe në përgjithësi në lidhje me muzikën, prioritet e kam pasur të jem unë i kënaqur me materialin dhe me mënyrën si e sjell deri tek publiku, me të tjera fjalë të jem vetvetja në atë që bëj. Kjo padyshim sjell suksesin e mirëfilltë dhe mendoj që publiku me shumë e çmon një artist që ju tregon gjëra të reja dhe të bukura, sesa dikë që sjell "limonada". Çfarë e bën të veçantë këtë këngë sipas jush? Sipas mendimit tim, që është subjektiv sigurisht, është me rëndësi që artisti me të vërtetë ta mendojë dhe ndjejë atë që transmeton. Që kur bën një këngë ai ka një arsye, sepse ka dëshirë të thotë diçka, të ndajë diçka me publikun, kurse nga ana e publikut sigurisht që do jetë dikush që e kupton, sepse të gjithë jemi njerëz dhe kemi të

njëjtën barrë. Kjo këngë është pikërisht ajo. Është realizim përplot energji, përplot nerv dhe revoltë ndaj realitetit. Është film, në të cilin secili prej nesh ka luajtur ndonjëherë ndonjë rol. Do të shoqërohet me videoklip kënga? Fillimisht kur e kompletova këngën isha i kënaqur shumë edhe me mënyrën se si erdhi si instrumentale, por edhe sesi përputheshin fjalët e poezisë me fabulen dhe ky ishte momenti kur vendosa ta sjell me videoklip. Në fillim isha skeptik, sepse të gjithë i kemi parë klipet që bëhen sot, ku dominon "mishi" dhe zhveshja, kurse mungon misherimi i vertete mes fabules dhe skenarit. Por do ishte fyerje dhe qesharake nga ana ime po i kategorizova të gjithë si të tillë, sepse ka përjashtime dhe njëri prej tyre është një produksion filmi që quhet, FrameIn. Klipi është realizuar nga ana e tyre në bashkëpunim të ngushtë në çdo etapë me mua dhe anëtarët e tjerë të bandës dhe do të thoja që me punën që kanë bërë i kanë justifikuar mbi 18 çmime që kanë marrë në festivale ndërkombëtare të filmit. Fabulen e transmeton deri te publiku në mënyrë të shkëlqyeshme aktorja e njohur, Mona Mustafa, kurse e tëra kjo është kapur në cilësinë më të lartë filmike - 4K. Pas X Factor, ju Filonid jeni kthyer në Maqedoni, ndërsa dy anëtaret e tjera të grupit në Shqipëri. Takoheni shpesh dhe mendoni se do të ketë jetëgjatësi grupi "Free Spirtit"? Po me grupin takohemi shpesh, ne jemi bërë miq shumë të mirë gjatë XF dhe kemi mbetur të tillë dhe jo vetëm me grupin, por me pjesën e madhe të pjesëmarrësve të tjerë dhe stafit të XF. Largësinë fizike e zbut komunikimi në rrjetet sociale dhe vizitat e mia në Tiranë çdoherë që më jepet rasti. Tani në gusht do t'i kem mysafirë edhe në Maqedoni, sepse miqësia është rrugë dykahëshe (qesh). Mendoni se më sukses kanë këngëtarët solo, sesa në grup kohët e fundit dhe pse? Mendoj që publiku shqiptar ende nuk është i përgatitur për një grup të tipit të "Frë Spirit". Muzika jonë fatkeqësisht ka pushuar evoluimin e saj dhe tani (shumica) kopjojnë trendet e huaja dhe bëjnë paralele me atë që ndodh në botë. Si rrjedhojë e kësaj, sukses komercial mund të kenë popbandet dhe solo-artistët. Si e shikoni nivelin e artistëve sot, në këndvështrimin e një të riu, por plot talent si ju? Çfarë fenomeni ju bezdis më së shumti në tregun artistik? Niveli i artistëve shqiptarë, përkundër mendimit të përgjithshëm është shumë i mirë. Ne edhe pse popull i vogël, kemi artistë si Genc Salihu, Eugent Bushpepa,

Dren Abazi, Vlashent Sata që janë shumë të veçantë në atë që bëjnë dhe në rend të parë nuk vënë suksesin komercial, por vlerën artistike të asaj që bëjnë, gjë që unë e respektoj shumë. Për muzikë komerciale nuk kam koment, sepse aty padyshim jemi udhëheqës në Ballkan dhe Europë. Por këtu gjithmonë ka një top 10-she që janë brenda zhanrit të tyre dhe i qëndrojnë besnik. Tragjedia fillon aty, kur dëshira për sukses nuk njeh mjete. Atëherë kur përdoren motive të ndryshme muzikore që nuk na përkasin neve dhe janë për t'u turpëruar kur si popull kemi shumë muzikë brenda vetes. Atëherë kur videoklipet bëhen filma për të rritur. Aty degjenerohet çdo gjë dhe si artist dëshpërohesh, kurse si teleshikues detyrohesh t'i censurosh disa programe me fjalëkalim. Më së shumti më bezdis ky makijavelizmi i artistëve sot, që ndjekin suksesin e çastit, por kalojnë si gripi - për 1 javë me, apo pa ilaçe. Qëllimi i artistit duhet të jetë të arrijë te publiku, të përcjellë mesazh dhe të mbahet mend. E gjithë kjo e mbuluar me modesti dhe sjellje shembullore për rinine, e cila e ndjek. Keni qenë i angazhuar me muzikë pas përfundimit të X Factor, ku dhe me çfarë konkretisht? Pas përfundimit të XF një periudhë iu dedikova studimeve dhe me sukses në kohë rekord u diplomova Fakultetin e Mjekësisë në Shkup dhe tani jam mjek i licencuar. Me muzikë jam marrë me live, me bandë, apo akustikë. Ka pasur raste kur kemi organizuar live të përbashkët me miken time, artisten Laura Krliu. Ndonjë projekt tjetër pas këtij? Për momentin kam edhe 4 këngë, të cilat presin t'ju kushtohet vëmendje dhe eventualisht të shohin dritën dhe të arrijnë tek publiku. Të gjitha janë shumë specifike, diçka e padëgjuar deri tani nga publiku shqiptar, të krijuara me synim që të mbesin në mendjen dhe zemrat e dëgjuesve.


19 E premte, 17 KORRIK 2015

J

emi në muajin korrik dhe bashkë me të nxehtin e kënaqësinë e aktiviteve të shumta që zhvillojmë, bashkëjetojmë edhe me disa ndjesi që na kompleksojnë. Në verë çdokush zgjohet herët në mëngjes nga rrezet e para të diellit dhe gjëja e parë që na shkon në mendje është freskia që përcjellin valët e detit në vapën përvëluese, pigmenti që i ofrohet trupit nga rrezet e fuqishme të diellit, që përbën aksesorin më të rëndësishëm në ditët e verës e bëjnë të padurueshme pritjen… derisa… më në fund pushimet! Por s'mund të niseni me pushime pa lexuar disa gjëra të rëndësishme për kujdesin e përgjithshem, kryesisht për një trup ngjyrë çokollatë që duam të fitojmë në ditët që do kalojmë pranë detit. Ju ftoj të lexoni me vëmendje këshillat e mëposhtme që "stildhejetesë" ofron. 1-Ushqimi Për t'i bërë ballë të nxehtit, lojërave sportive, notit, etj., sigurisht që duhet të ushqeheni mjaft mirë, por vendin kryesor në shportën e ushqimeve duhet ta zënë, frutat e shumëllojshme (mbizotëron karrota) dhe lëngjet, minimalisht në ditët e plazhit duhet të konsumoni 2 litra lëngje të ndryshme. Përsa i përket karrotës, frutit të plazhit, ajo jo vetëm që ka vlera ushqimore, proteinike dhe përmban vitaminat C, D, E, por gjithashtu ndihmon në thithjen e shpejtë të rrezeve dhe të shpërndarjes mjaft mirë në trup. Çdo ditë e pushimeve në bregdet duhet të nisë me një 100200 gr lëngje dhe një karrotë. 2-Çanta e kremrave dhe va-

Stina e verës, disa këshilla për një nxirje perfekte në plazh jrave Është shumë e rëndësishme pjesa e trajtimit të trupit me medikamentet e duhura para se të nisë një ditë e tejmbushur me rreze dhe aktivitete. Pa dale akoma në bregdet duhet të lyeni trupin me kremin e përshtashëm që keni zgjedhur. Kjo do të evitonte çdo djegie të padëshiruar në momentet e para të ekspozimit në diell. Përveç kremrave një zgjedhje tjetër e zgjuar do të ishte dhe vaji i plazhit i përpunuar me lëng karrote dhe copëza të vogla të trupit të karrotës. 3-Fytyra Pjesa më e rëndësishme e secilit prej nesh është fytyra, për këtë arsye duhet t'i kushtoni kujdesin më të madh. Kështu duhet të ndodhë dhe në ditët e pushimeve, fytyra duhet ruajtur me përpikmëri, duke qenë se është dhe lëkura më delikate se në çdo pjesë tjetër të trupit. Përzgjedhja e kremit të fytyrës kërkon pak kohë, sepse duhet të përputhni karakteristikat e njëra-tjetrës. Është e rëndësishme, sepse dielli kontaktin e parë e ka me fytyrën, kështu që kujdes! Për një fytyrë të bukur dhe me ngjyrë, zgjidhni dhe aplikoni kremin e përshtatshëm. 4-Flokët Floket janë gjysma e bukurisë. Duke u mbështetur në këtë thënie ne duhet t'i kushtojmë rëndësi faktit se flokët, ashtu sikurse trupi dhe fytyra kërkojnë kremin e tyre mbrojtës. Flokët janë më pranë diellit se çdo pjesë tjetër e trupit. Kjo sjell që probabiliteti i djegies së flokut të jetë më i madh, por që sigurisht ju mund ta parandaloni me vajrat dhe kremat e duhur. Nuk duhet të harroni që pas plazhit

flokët kërkojnë punë të madhe tek parukieri juaj. Ato duhet të trajtohen ndoshta dhe të shërohen nga gjithë sezoni i verës dhe të përgatiten për vjeshtë e dimër. 5-Syzet e diellit dhe çadra e

plazhit Në ditët e para të ekspozimit në diell duhet të tregoheni të kujdesshëm për sa i përket djegies. Nxirja e trupit duhet të jetë në mënyrë graduale, 2 ditët e para vendi më i parapëlqyer duhet të jetë çadra mbrojtëse, aq më tepër në orët më të nxehta dhe më të rrezikshme (13ºº:16ºº) më pas ekspozimi duhet të vijë në rritje, por gjithsesi në këto orë duhet të ruani lëkurën tuaj,sepse rrezet që prekin tokën janë me rrezikshmëri të lartë. Përveç kësaj absolutisht nuk duhet të bëni gabimin më të vogël e t'i drejtoheni diellit me sy, sepse është shumë e dëmshme për sytë, por dhe për lëkurën rreth tyre, kështu që ju këshillojmë të përdorni syzet mbrojtëse. 6-Lojërat sportive

Lojërat sportive duhet të jenë gjithmonë të pranishme në ditët e pushimeve jo vetëm për argëtim, por janë edhe ndihmëse në procesin e marrjes së ngjyrës. Shpeshherë mundoheni të qëndroni shumë kohë para, mbrapa, anash për të ngjyrosur trupin njëtrajtësisht,por kjo mënyrë është me të vërtetë shumë e lodhshme. Një mënyrë e bukur për t'u nxirë në çdo pjesë është të luani sporte të ndryshme në bregdet, volejboll, futboll, etj.. Lëvizjet e shumta do të bëjnë që rrezet të vizitojnë çdo pjesë të trupit, kështu që nxirja do të jetë thuajse perfekte.


20 E premte, 17 KORRIK 2015

Nicolas Cage harron luksin J

o të gjithë aktorët e kanë luksin që të kenë një pasuri të konsiderueshme aq sa për të jetuar në vila luksoze. Rasti konkret i përket aktorit Nicolas Cage, ku sipas disa burimeve, thuhet se ai jeton në një shtëpi me qera. Sipas mediave të huaja, ai tashmë jeton me qera në një apartament

jashtë pjesës ku banojnë yjet e Hollywoodit. Cage konsiderohet si një ndër aktorët që ka shpenzuar më tepër në botën e kinematografisë, duke e shpenzuar kështu të gjithë pasurinë e tij. Ai ka humbur kështu një pasuri prej 96 milionë dollarësh, duke e detyruar që të harrojë luksin.

Jennifer Lopez me një look të ri J

emi mësuar ta shohim me flokë të gjatë dhe gjithmonë të kuruar, por për shkak të një projekti të ri, Jennifer Lopez ka vendosur që të presë flokët. Një film i ri, i cili është ende duke u xhiruar, ka detyruar atë që të shkurtojë flokët, madje këtë gjë e ka bërë me dije përmes postimeve në Instagram. 45-vjeçarja është fotografuar në qytetin e New York-ut, në xhirimet e dramës "Shades Of Blue".

Ja prapaskenat e serialit Michael Buble "Diamante dhe Dashuri" tregon ekon e fëmijës së dytë

P

ak ditë më parë këngëtari Michael Buble bëri me dije se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë dhe se së shpejti do të vijë në jetë fëmija i dytë. Ai i ka prezantuar fansave ekon e parë të fëmijës së dytë. Në profilin e tij në Facebook, Buble shkruan se nuk është e rëndësishme gjinia e fëmijës, por shëndeti i tij. "Sot ne morëm foton e parë të pjestarit të ri të familjes tonë. Djalë? Vajzë? Nuk ka rëndësi për sa kohë është i shëndetshëm", shkruan Buble.

Nëse dëshironi të dini më shumë nga prapaskenat e serialit "Diamante dhe Dashuri", mjafton të shikoni këto foto që i ka servirur vetë aktorja për të gjithë fansat e saj në rrjetet sociale. Teksa në Turqi është mbyllur transmetimi i serialit, "Diamante dhe Dashuri", aktorja Tuba Buyukustun (Elif) ka ndarë disa foto nga prapaskenat. Nga fotot, aktorët duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, duke festuar për mbylljen me sukses të serialit.

Ben Affleck urren paparacët B

en Affleck tashmë i është sosur duri mi dhe nuk mundet më të përballojë paparacët, të cilët duan të dinë për jetën e tij. Pas ndarjes, ai është fotografuar në gjëndje të rëndë, por ketë herë ai i ka sulur qenin e tij paparacëve që e ndiqnin pas. Që pas lajmit për ndarjen nga Jennifer Garner, aktori Ben Affleck ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Por gjithë kjo vëmendje nuk është pritur fort mirë nga 42 vjeçari, i cili teksa po shkonte në zyrën e tij në Beverly Hills, së bashku me pastorin e tij gjerman, ia vërsuli këtë të fundit paparacëve që ndodheshin aty pranë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.