1
MAJ 2017 Gazeta “Ekologji” është organ sensibilizues për mbrojtjen e mjedisit
A DUHET TË NDIHEMI TË SIGURT? T
Jennifer DAÇI
emperatura në planetin tonë 40 vitet e fun dit, ka qenë më e lartë se mesatarja e saj e gjithë shekullit të 20-të, dhe viti më i nxehtë i regjistruar deri më sot është viti 2016. Për këtë duhet të fajësojmë ngrohjen globale dhe të gjithë ne, si individ, që kemi arritur në këtë pikë ,në vetëshkatërrim. Ngrohja globale po bëhet çdo ditë një problem më i madh, por ne jemi shumë të zënë me problemet tona në punë, në shkollë, në familje dhe në jetën tone private saqë na duket ky fenomen shumë i largët nga realiteti ku jetojmë. Por e vërteta është se ky është problemi më i madh në jetën e çdo banori të këtij planeti. Kur them që ne jemi shkaku i këtij problemi, e kam fjalën për çka ne bëjmë në veprimtarinë e përditshme, të cilat krijojnë për pasojë probleme shumë serioze. Ne me aktivitetet tona njerëzore,(industritë, makinat,shpyllëzimin, prodhimin e energjisë elektrike etj…) e kemi bërë gati të pamundur funksionimin e plantetit Tokë sipas procesit të tij të natyrshëm. Çdo ditë, jetët e banorëve të Tokës janë në rrezik shumë të madh. Gjallesa të ndryshme, kafshë e bimë çdo ditë janë duke u zhdukur, duke i dhënë fund një specieje. A duhet të ndihemi të sigurt? Kush na siguron që kjo gjë nuk do ndodhë dhe me ne, me racën njerëzore? Në qoftë se kjo pyetje do bëhej pak më shpesh, ne të gjithë do mendoheshim dy herë para se të merrnim makinën për në punë në vend të biçikletës, apo do të fillonim të ishim më kursimtar me burimet tona, si me ujin apo dritat, jo vetëm prej faturave, por për të ardhmen tone, të njerëzimit. Ngrohja globale po prek çdo gjë që ne kemi trasheguar nga kjo botë; mjedise përrallore me vlera të panumërta për ne, e burime të të gjitha llojeve, të gjitha humbasin në errësirën e kësaj ngrohjeje të frikshme. Ndryshimet klimatike janë të gjithanshme; ato po ndikojnë në ekonomi, në shëndet e në çdo sferë te shoqërisë, në të ne cilën jetojmë. Shkencëtarët na paralajmërojnë për këto ndryshime të padëshirueshme që duhen eliminuar,në të kundërt, pasojat do jenë fatale. Ndoshta njerezit nuk janë mjaft të informuar, ndoshta nuk duan te interesohen, ndoshta ne duhet të zgjojmë një interes më të madh tek ta. Sido që të jetë ne duhet të hidhemi në veprim. Janë të shumtë ata që kanë filluar të bëjnë të pamundurën duke i kushtuar të gjithë përpjekjet e tyre mbrojtjes së shtëpisë sonë të madhe. Pse mos t'i japim të gjithë një dorë shpëtimit të planetit tone? Shtëpia jonë e sigurt duhet të rikthehet si dikur,vend i sigurt për të gjithë, edhe pse jo te jetë akoma më i mirë.
Përgatiti numrin: Jennifer Daçi
Kultivimi i bimëve mjekësore në zhdukje Nga Fabjon BAJRAMI
Ndotjet pa masë në liqenin e Ohrit Nga Ketrin SHEHU
Si mund të kontribuoj për një mjedis më të pastër? Nga Melissa VUTHAJ
Ndotja e mjedisit, cilat janë kafshet në rrezik zhdukje? Nga Ina Sala
Sëmundjet dhe problemet që shkaktohen nga ndotja e ajrit Sindi GUÇE 2.4 milionë njerëz vdesin çdo vit si rezultat i ndotjes së ajrit, ndër të cilët vetëm 1.5 milionë vdekje i atribuohen ndotjes së ajrit në vende të mbyllura, që pretendohet të kenë ajër të pastër. Ky është raporti vjetor i OBSH-së, Organizata
Botërore e Shëndetësisë, mbi cilësinë e ajrit në botë, ndotjen dhe pasojat e tij mbi njeriun. Fakte të tilla tronditëse e vënë botën përballë një sfide globale, siç është ndotja e mjedisit që më së shumti shkaktohet nga shtimi i dioksidit të karbonit CO2. Dioksidi i karbonit është identifikuar si faktori më i fuqishëm i ndotjes së ajrit në botë dhe për rrjedhojë sjellë numrin më të lartë të vdekjeve nga kanceri i mushkërive. Ajri që ne thithim çdo ditë është i ndotur nga një përzierje substanciale, e padukshme, që shkakton kancerin në mushkëri. (Vijon në faqen 4)