CYANMAGENTAYELLOWBLACK
13 E premte, 24 KORRIK 2015
14 E premte, 24 KORRIK 2015
Adrola Dushi:
Suksesi im më i madh quhet Troi
INTERVISTA
“Ish Miss Albania”, ish “Miss Universe Albania”, tashmë modele e njohur e pasarelave shqiptare flet për jetën private dhe personale, sukseset dhe ambiciet e së ardhmes…
Të gjithë e njohin Adrola Dushin, të gjithë e duan dhe të gjithë e vlerësojnë bukurinë e saj si Miss-i me tiparet më të veçanta që spektaklet tona kanë prodhuar. Por ish “Miss Albania” dhe ish “Miss Universe Albania” nuk është e suksesshme vetëm pse është e bukur. Zgjuarsia është një tjetër tipar që bie menjëherë në sy, teksa ndalesh e bisedon me të për tema të ndryshme. Është vetëm 22 vjeç e përveç titujve të bukurisë që numëron mbi komodinë, trofeu më i madh që jeta i ka dhuruar, padiskutim mbetet djali i saj me emrin Troi. “Jam e lumtur me gjithçka që kam arritur deri më sot. Gjithçka që kam arritur janë suksese për mua, por… suksesi im më i madh është të qënurit nënë, mami i Troit”, rrëfen Adrola Dushi për suplementin “Koha Tjetër” në gazetën “Koha Jonë”. Por, si dhe sa ka ndryshuar jeta e saj pas kurorëzimit vite më parë si “Miss Albania”, sa e ka ndihmuar bukuria që t’i happen dyert e jetës, sukseset në pasarelë, mëmësia dhe ambiciet e radhës, ajo na i zbulon në intervistën e mëposhtme.
“Ish Miss Albania”, ish “Miss Universe Albania”, çfarë do të thonë për ju kurorat e Bukurisë dhe titujt Adrola? Sigurisht janë vlerësime të rëndësishme të bukurisë fizike dhe mua më solli një ndryshim të madh në jetën time profesionale. I vlerësoj shumë dhe këto dy evente që ju përmendni kanë qenë shumë domethënës për startin tim profesional. Të ka ndihmuar në karrierën tënde titulli i Miss-it? Patjetër që po. Kurora e “Miss Univers Albania” më ka hapur shume dyer në rrugën që unë kam zgjedhur të bëj, pra në atë të modelingut dhe në aspektin e së bukurës në tërësi. Pas suksesit si Miss disa vite më parë dhe shkëlqimit në “Miss Universe Albania” si ka vijuar jeta juaj? Jeta ime ka pasur shumë ndryshime në aspektin personal dhe profesional gjatë këtyre viteve. Faleminderit Zotit gjithmonë për mirë. I jam mirënjohëse Atij lart që më ka udhëzuar siç duhet dhe deri më tani jam e kënaqur. Evoluimi juaj si person, nga një vajzë e zakonshme në më të bukurën e Shqipërisë? Në jetën profesionale kam evoluar shumë, ndërsa sa i takon evoluimit personal ka patur ndryshime thelbësore, që ma kanë bërë jetën edhe më të bukur, të magjishme do thoja. Diferenca mes një personi të zakonshëm dhe të qenurit VIP, si e shihni? Është thjeshtë profesioni im që më jep këtë status, por unë vazhdoj të bëj jetën time normale si çdo njeri tjetër. Pra, personalisht nuk kam bërë kur-
15 E premte, 24 KORRIK 2015
rë diferencime mes një njeriu të zakonshëm dhe një të ashtuquajturi VIP, pasi mendoj se përtej titujve që publiku t’i jep njeriu duhet të ruajë formën dhe përmbajtjen e tij. Tashmë nënë e një djali të quajtur Troi, bashkëshorte e lumtur dhe femër në karrierë. Ndjeheni e realizuar? Jam e lumtur me gjithçka që kam arritur deri më sot dhe sigurisht që kam shumë punë për të bërë dhe për të arritur atë që dua. Gjithmonë duke parë e duke bërë, por deri tani për moshën që kam ndjehem shumë e realizuar. Cilin konsideroni suksesin më të madh deri tani? Gjithçka që kam arritur janë suksese për mua, por suksesi im më i madh është të qënurit nënë. Pak kohë më parë në media u komentua vajtja juaj në Amerikë dhe starti i një karriere atje me një agjenci modelingu. Keni firmosur kontrata dhe ku konsiston konkretisht puna me agjencitë? Është e vërtetë që unë bashkëpunoj me një agjenci në Amerikë, por për momentin ndodhem në Shqipëri për arsye personale. Nuk do doja të jepja më shumë detaje, pasi gjithmonë kam preferuar të flas nëpërmjet veprave, kështu që për më tepër t’ia lëmë kohës. E quajtur “Pokahontas shqiptar”,
si ju bën të ndjeheni fakti që publiku ju ka vlerësuar ndër vite? Natyrisht që më bën të ndjehem shumë mirë e për këtë i falenderoj shumë.
Gjithashtu e lidhur shumë me vendlindjen tuaj Mirditën, mund të themi që nuk lini pas dore çdo event që organizohet atje. Jeni natyrë nostalgjike Adrola dhe për
çfarë ju merr malli më së shumti në vendlindjen tuaj? Mirdita është vendlindja ime, ai është vendi ku unë jam rritur dhe kam shumë nostalgji për çdo moment të fëmijërisë sime atje. Për mua është shumë kënaqësi të marr pjesë në çdo eveniment të vendlindjes sime. Nuk mund të them vetëm një detaj për çfarë më merr më shumë malli, por çdo moment që ka shënjuar jetën time është shumë i rëndësishëm. Ç’mendim keni për bukurinë shqiptare, krahasuar me atë të huaj, duke qenë se keni marrë pjesë edhe në evente ndërkombëtare? Mendoj që vajza të bukura ka në çdo vend të botës, por për mua vajzat shqiptare mbeten më të bukurat. Mos më pyesni për sekretin, pasi këtë nuk e di, por vajzat shqiptare përveçse janë bukuri natyrale, kanë tipare mesdhetare e kjo i bën të ëmbla dhe joshëse. Spektaklet e Miss-ve tek ne mendoni se kanë nevojë për përmirësim, apo ndonjë ndryshim? Çdo gjë që ne bëjmë ka nevojë për përmirësim dhe risi, kurrë nuk duhet të mjaftohemi me aq sa na serviret, por duhet bërë shumë më shumë për të arritur standarde edhe më të larta në organizimet e eventeve të përmasave të mëdha. Sapo jeni kthyer nga pushimet në Turqi. Pse jashtë vendit dhe jo brenda pushimet? Pushimet i nisa Turqi, por tashmë po shijoj në Shqipëri. Kështu që edhe jashtë vendit edhe brenda. Jeni natyrë ambicioze Adrola dhe cila është ambicia juaj më e madhe? Jam natyre ambicoize, pasi kërkoj zhvillime të mëtejshme në çdo aspekt të jetës. Ambicia ime më e madhe është të jem një nga modelet e “Victoria’s Secret”. Mbështetja e bashkëshortit në karrierën tuaj? Bashkëshorti im është mbështetja më e madhe në jetën time. Nuk do mjaftohem kurrë së falenderuari që është kaq pozitiv dhe inkurajues. “Victoria’s Secret”, mund të themi që është objektivi juaj i radhës? “Victoria’s Secret” është ëndrra ime. Marrëdhënia juaj me palestrën? (Qesh)! Nuk jemi shumë miq të mirë. Po me kujtimet? Kujtimet janë pasuri e jetës dhe absolutisht zënë vend të rëndësishëm tek unë. Na rrëfe një kujtim që lidhet më fëmijërinë tuaj? Kujtimet e fëmijërisë sime janë të shumta, por unë mund të veçoj lojën e futbollit me vëllezërit dhe kushërinjtë e mi para pallatit, ku unë kisha pozicionin e portierit dhe haja shumë gola. Sigurisht edhe sharje nga ekipi im (qesh). Ndonjë projekt professional të radhës do të na e rrëfesh? Kam disa projekte në mendje, por projekti më i afërt është ai i një kopertine reviste në Shqipëri, me të cilin edhe jam angazhuar këto kohë.
16 E premte, 24 KORRIK 2015
INTERVISTA
Gazetari dhe prezantuesi i njohur rikthehet pas në kohë, duke ndarë me lexuesit eksperiencat profesionale dhe projektet e radhës, tëlidhura gjithmonë me ekranin
Si në përralla… me Bledi Strakoshën
K
arriera e tij ka nisur si prezantues i një emisioni për fëmijë në Radio Tirana dhe në Televizionin Sh qiptar. Ishte vetëm 13 vjeç. Pikërisht në këtë moshë do të realizonte edhe emisionin e tij të parë si autor dhe prezantues, një format rinor i cili rezultoi shumë i suksseshëm për kohën. Pas këtyre eksperiencave, të tjera do e zhvillonin edhe më shumë karrierën e Bledi Strakoshës, duke e bërë këtë që ai edhe është sot, një nga gazetarët dhe moderatorët më të pëlqyer në Shqipëri. Por për të bërë diferencën mes viteve dhe rritjes profesionale herë pas here na ndodh të kthejmë kokën pas tek e shkuara, duke pyetur veten, nëse do donim e mund t'i bënim gjërat ndryshe? E nëse po, çfarë do të ndryshonim? Sigurisht edhe Bledit i ndodh të kthehet në retrospektivë, por jo për të ndryshuar diçka në ato çka tashmë ka bërë. "I qëndroj besnik gjithçkaje që kam bërë dhe nuk pendohem për asnjë përvojë timen. Sigurisht që ka gjëra që do të kisha dashur t'i bëja më mirë, por jo ndryshe", tregon ai për "Koha Jonë", ndërsa ndan me lexuesit kujtimet profesionale që startojnë në ekranin e TVSH-së, në televizione e të tjera private, si dhe me Radio Tiranën që për të është në dashuri më vete…. Vite karrierë në media të ndryshme, si prezantues, moderator, autor programesh, etj.. Pas shumë kohësh kur ktheni kokën pas, cili është ndryshimi që shikoni tek vetja në raport me median Bledi? Karriera ime filloi si prezantues i një emisioni për fëmijë, fillimisht në Radio Tirana e më tej në TVSH. Por shumë shpejt, pas më pak se 6 muajsh, nisa emisionin tim të parë edhe
si autor. Isha vetëm 13 vjeç, por falë mbështetjes që gjeta asokohe nga drejtuesit e RTSH (e vetmja media në Shqipëri) arrita të realizoj një format rinor shumë të pëlqyer e të ndjekur. Titullohej "Yje dhe tinguj" dhe sillte informacione mbi këngëtarët e aktorët më në zë, po aq edhe kuriozitete dhe hite muzikore. Më tej rrugëtimi im vijoi me televizionet e para private që u hapën në Tiranë si; Alba TV, TeleArbëria... Natyrisht që për
të pasur sukses në media duhet të dish të ruash ekuilibrin mes asaj që do të bësh dhe asaj që duhet të bësh, sepse duhet të respektosh interesin e audiencës, për aq sa mund ta masim këtë, por edhe të vetë TV ku punon, sepse çdo TV ka vizionin e tij, politikat e tij. I kam parë televizionet tona dhe kam punuar në to që kur kanë qenë thjesht ide, më pas që kur ishin thjesht me hapësira garsoniere e deri më tani kur vazhdoj të punoj, ndërkohë që këto media janë zhvilluar shumë, sot ofrojnë fjalën e fundit të teknologjisë, hapësira gjigande, mbulojnë me sinjal Shqipërinë e gjithë globin. Kështu që edhe ti je i detyruar të ecësh me hapin e tyre, të zhvillohesh së bashku me to. A ka diçka që do donit ta kishit bërë ndryshe? Nuk besoj. I qëndroj besnik gjithçkaje që kam bërë dhe nuk pendohem për asnjë përvojë timen. Sigurisht ka gjëra që do të kisha dashur t'i bëja më mirë, por jo ndryshe. Duke i qëndruar retrospektivës, për cilin prej programeve ndjeni më shumë nostalgji? Vështirë ta zgjedh, sepse secili program ka patur rëndësinë e vet dhe më ka dhuruar kënaqësi sipas periudhës, por meqë më kërkoni të bëj një përzgjedhje, do zgjidhja "Blue", program të cilit në fakt kam ndërmend t'i rikthehem shumë shpejt. Edhe pse kam intervistuar pothuajse të gjithë personazhet e famshëm tashmë, por nuk duhet të harrojmë se ka plot personazhe të rinj mjaft interesantë.
TVSH mbetet shtëpia që ju rriti, ndërsa ekranet e tjera që zhvilluan edhe më tej anën tënde profesionale, ndërsa pak kohë më parë keni prezantuar edhe projektin që mban firmën tuaj "Miku im ka 4 putra". Si ka rezultuar ky program online Bledi dhe a ia vlen një iniciativë e tillë, parë në optikën tuaj? Ia vlen shumë. Gjithnjë e më shumë njerëz kanë bërë pjesë të jetës së tyre kafshët shtëpiake, sipas shijeve dhe mundësive. Ky program rezultoi i suksesshëm online, duke zgjuar
kureshtjen e shumë njerëzve, ndaj unë vendosa ta shndërroj në një program të mirëfilltë televiziv, duke bërë edhe investime serioze teknologjike, për ta sjellë me cilësinë më të lartë të momentit, siç është teknologjia 4K Ultra HD. Jam shumë i lumtur që programi më në fund, përveçse në faqen time në youtube, ka nisur edhe rrugëtimin e tij televiziv në A1 Re-
17 E premte, 24 KORRIK 2015
Rrëfimi i Luana Vjollcës për "romancën" e së motrës me reperin kosovar
Mamaja e Nora Istrefit me mbesën… Nora Istrefi ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto ku shihet e ëma e saj së bashku me vajzën e vogël. Zonja në foton në fjalë është mamaja e tre motrave Istrefi dhe si një gjyshe, ajo duket më në formë se kurrë. Mesa duket, format perfekte të tyre qenkan gjenetike, pasi ajo është një gjyshe në formë të shkëlqyer.
N
ga mamaja e saj deri tek përshtypjet e Marinës mbi këngën me Ghetto Geasy, Luana Vjollca është rrëfyer në televizionin MAD, por disa gjëra mbetën ende të pathëna. Gjithsesi, Luana foli mbi arsyet psnë fillimet e saj ka studiuar kanto bashkë me Marinën, por që kjo e fundit nuk dëshironte të vazhdonte e kështu të dy motrat bukuroshe braktisën rrugën e muzikës. Këngëtarja 24-vjeçare ka shtuar se pasioni për këngën u është ushqyer nga mamaja e saj, e cila dhe vetë ishte shumë e talentuar, aq sa publiku e ka kthyer 5 herë në skenë për ta dëgjuar sërish duke kënduar. Ajo ka kënduar edhe në Berat me artistin e mirënjohur, Kozma Dushi një herë e një kohë. Më pas u martua dhe u detyrua që ta braktiste dashurinë për këngën, por dëshira e saj ishte që njëra nga dy vajzat të vazhdonte në këto hapa. Luana deklaroi se jeta e saj private për të është e shenjtë dhe dëshiron ta ruajë të tillë, duke mos pranuar të flasë për të. Në këtë drejtim bukuroshja bjonde shtoi se ata që kanë komente negative për të, në fakt nuk kanë
Kozma Dushi për Getoarin: Paçavure që u këndojnë majmunëve
një jetë të bukur për vete. Ajo u ndal gjithashtu në një detaj të këngës së saj të re, që i bëri të gjitha fansat të spekulojnë dhe të mos u vënë fre imagjinatës. Në frazën e famshme të Ghetto Geasy (jam marinari i vetëm i krejt Marinës) Luana saktësoi se nuk bëhej fjalë për motrën e saj Marina, por për marinën detare. Duke qëndru-
ar në këtë temë, atë të motrës së saj dhe reperit kosovar, ajo tregoi që Marina e ka mbështetur gjithmonë në gjithçka ka bërë dhe kështu ka vepruar edhe për bashkëpunimin me Getoarin. Kur u vu në krahasim me prezantuesen e njohur, Luana në fund deklaroi që Marina është më e bukur se ajo.
druar tek dy prodhimet e mia: "Miku im më i mirë ka 4 putra" dhe "Si në Përralla". Ç'projekt keni ndërmend në sezonin e vjeshtës? Kam disa, por ende asgjë konkrete, përveç projekteve që përmenda më sipër. Ndoshta do rikthej "Blunë", të shohim!
Po për "Si në përralla" ç'mund të na thoni? Sot fëmijët harxhojnë shumë kohë në internet, kjo është e pashmangshme dhe për sa kohë dinë si të kulturohen nëpërmjet internetit, kjo është një gjë e mirë, por nëse e keqpërdorojnë këtë kohë, ky është shumë problem. Kam vënë re se shumë fëmijë sot nuk i njohin përrallat klasike, me të cilat brezi im është rritur, të cilat janë një domosdoshmëri për formimin e çdo individi të shëndetshëm. Ndaj, mendova t'ia sjell në vëmendje nëpërmjet këtij programi që, përveç përrallave klasike ndërkombëtare, do të sjellë shumë shpejt edhe tregimet e moçme shqiptare, të rrëfyera nga emrat më të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar, ilustruar gjithashtu edhe me film vizatimor. Pushimet, kanë startuar, apo akoma? Ende jo dhe s'besoj se do kem kohë për pushime në kuptim klasik të fjalës. Për shkak të angazhimeve do të më duhet të kënaqem vetëm me disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë.
Duke postuar videon e këngës me titull "Eja o shoku ynë", në llogarinë e tij në rrjetin social "Facebook", Kozma Dushi i kujton publikut se si duhet të jenë në të vërtetë këngët sot. "Miq ju përshëndes! Kështu duhet të jenë këngët sot dhe jo këto paçavuret që u këndojnë majmunëve", shkruan në llogarinë e tij të Facebook, Dushi. Edhe pse nuk përmend emra konkretë këngëtarësh, komenti i tij duket se i referohet reperit, Getoar Selimi, i cili së fundi ka publikuar këngën me titull "Ta du majmunin".
INTERVISTA
port. Ndërkohë me çfarë jeni i aktivizuar? Unë punoj në kanalin e dytë të Radio Tiranës, është një kanal rinor, me super hite dhe programe informuese dhe argëtuese. Ndërsa përsa i përket formateve televizive, jam i përqen-
Ku dhe me kë i keni planifikuar? Me familjen si gjithnjë. Meqë jemi tek planifikimet, jeni besnik i planeve të detajuara me miqtë, apo parapëlqeni organizime të momentit? Varet nga destinacionet. Disa destinacione kërkojnë të mendohesh mirë përpara se të nisesh,
të tjera jo. Gjithsesi mbetem fans i gjërave të organizuara në momentin e fundit. Jashtë vendit, apo në Shqipëri, pushimet e preferuara? Greqia më shijon shumë në verë, por edhe nëse shkoj jashtë vendit, s'lë asnjëherë pa kaluar të paktën disa ditë në jug të Shqipërisë.
18 E premte, 24 KORRIK 2015
Elita Demiri, INTERVISTA
shqiptarja që përfaqëson Australinë në “Miss World 2016” Është e famshme përtej kufijve të Shqipërisë. Pjesë e shumë fushatave në ndihmë fëmijëve dhe e familjeve në nevojë, ajo mbi të gjitha është shqiptare e suksesshme. Prej shumë vitesh jeton në kontinentin e largët, por asnjëherë nuk e ka harruar origjinën. Quhet Elita Demiri me prejardhje nga Maqedonia. Një pjesë të jetës e ka jetuar në Gjermani e tani kryesisht merret me modë dhe art që nga viti 2010. Menaxhere e kompanisë Reverse, modele e Samer Khouzamit, pjesëmarëse në Javët e Modës atje, si dhe kandidante potenciale për të përfaqësuar Australinë në "Miss World 2016", Elita tregon për veten dhe jetën e saj.
Prej disa vitesh jetoni në Australi, pse kjo zgjedhje? Në fakt ka qenë zgjedhje e prindërve të mi, të cilët u vendosën në Australi. Mendoni se atje profesionalizmi në punë është në nivel më të lartë? Po, gjë që më ka orientuar deri tani, gjithçka që bën atje është pjesë e profesionalizmit. Na e përshkruaj punën tënde atje, profesionin që ushtron? Klasike, që përshkruhet nga koha dhe faktet. Kush është Elita përtej imazhit të
bukur, sepse tek shqiptarët shumë pak njihesh? Jam filantropiste, kam pasion arkeologjinë, astronominë dhe fotografinë. Më pëlqejnë librat, teleskopat posaçërisht bibliotekat dhe vendet antike. Ke jetuar më herët në Gjermani? Po për disa vite më radhe, kohë kur vëllai mori pjesë në një ekip futbolli gjerman, por jemi larguar prej disa vitesh nga atje. Aty nuk kishte kushte për punë, apo…? Nuk kisha ndërmend unë në fakt që të punësohesha, pasi brenda asaj kohe që kasha në dispozicion merersha edhe me provimet e fundit të Mjekësisë. Çfarë dallon mes modeles dhe fotomodeles, ti cilën e bën më mirë? Modelimi është një drejtim me shumë degë, kurse fotomodelimi bën pjesë vetëm në fotografi dhe të dyjat janë favorite e mia, kështu q ëpse jot ë dyja?! Je adaptuar mirë në punë, të ka ndodhur të hasësh në paragjykime? Nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë problem të tillë, pasi askush nuk më sheh si shqiptare dhe falë Zotit jetoj në një vend psikologjikisht të civilizuar. Me cilët emra të njohur ke punuar deri më tani, pasi flitet për bashkëpunime të tilla? Kohën e fundit jam modele e Samer Khouzamit, ku me padurim pres të kthehet në nëntor Peter Coulson, i cili është një ndër më të afërt dhe fotografët më të mirë në Hollywood dhe
në botë, Reverse dhe Nude by Natyre, reklamë kjo që më ka dhënë shumë famë këtu. Çfarë synon në një të ardhme të afërt? Këto javë që vijnë kam prova dhe casting për evente të modës që do mbahen shumë shpejt në Melburn, katalogjeve për veshje dhe make-up, si dhe flokë, Samer Khouzami Shou dhe "Miss World Australia 2016". Përvec modelingut, me çfarë tjetër merresh? Tek unë gjithçka lidhet me modën. Jam menaxhere e kompanisë Reverse, e cila vitet e fundit ka pasur shumë sukses, jashtë kësaj merrem me fitness, meditim dhe not. Krahas modës, je pjesë e organizatave që ndihmojnë fëmijët dhe njerëzit në nevojë? Po, me Kryqin e Kuq jam që nga viti 2008, "Salvation Army", "Smith family" dhe e fundit "Cambodian Child & Hope", ku vitin tjetër mendoj të vizitoj dhe të jap mësim në gjuhën an-
gleze. Mendoni se femrat e bukura duhet të kontribuojnë më shumë në këtë drejtim? Kjo e karakterizon një femër të bukur, kapitalizmi është një virus që kaplon çdo shekuj pa marrë parasysh në cilën kohë jetojmë. Duhet të jetë obligim të kujdesesh për ata që kanë nevojë, sidomos jetimët. Ku dallon moda nga Australia dhe Europa? Moda në perceptimin tim është art pa dallime dhe çdo art ka modë. Je akoma e re, ke menduar ku do e shohësh veten pas 10 vitesh? Qëllimet dhe dëshirat janë shumë të
mëdha, deri atëherë uroj shëndet dhe pozitivitet. Asgjë nuk është e pamundur në këtë botë. Mendon të vazhdosh jetën atje, apo të kthehesh një ditë në Europë?
Oh! Nuk besoj se Melburnin mund ta zëvendësoj me ndonjë vend tjetër. Sa i përket Europës atje do jem në 2016 për punë dhe do vizitoj familjen. Si ndjehet Elita mes australianëve? Si në shtëpi. Nuk ka dallim mes meje dhe vendasve australianë.
19 E premte, 24 KORRIK 2015
B
uzë me ngjyrë që i përngjajnë nu ancës origjinale dhe flokë verore të kapur lehtë, apo rrëmujshëm. Qoftë të kapur me një lidhëse për dy sekonda, që lëshon poshtë valët origjinale të flokëve, apo kapje më elegante, të dy format e kapjes së lehtë të flokëve, kanë një të përbashkët duken mahnitshëm me buzë pa ngjyrë, si shkëlqyese, apo mat. Shikoni poshtë, 11 të famshme që kanë qëlluar në shenjë, me këtë trend bukurie dhe bëjeni edhe ju stil tuajin.
Buzë pa ngjyrë dhe flokë të lëshuar, trendi i sezonit veror Melanie Laurent
Dianna Agron
Joan Small
Melanie Laurent duket e mahnitshme me këtë fustan të shndritshëm, të kombinuar me flokë shprishur dhe buzë që kanë nuancën rozë. Me anë të shkëlqimit metalik, ajo ka dhënë një goditje shkëlqyese, përmes një glamuri të lehtë.
Dianna Agron shfaqet plotësisht e freskët dhe verore, përmes grimit delikat të syve, faqet ngjyrë bronz dhe buzë shkëlqyese me ngjyrë që i përngjajnë origjinalit, teksa e ka theksuar dukjen me flokë të lëshuara nga pas.
Buzët shkëlqyese të Joan Small, flokët e drejtuara dhe sytë e hijezuara me ngjyrë pjeshke, janë kombinimi i ri, që pritet të huazohet edhe nga vajzat e tjera të ekranit, ose jo!
Olivia Palermo
Rosie Huntington-Whiteley
Chiara Farragni
Kate Hudson
Ne i duam shumë flokët e lëshuara të Olivia Palermos, të kombinuara me buzë shkëlqyese pa ngjyrë dhe hije me xixa për sy, për një shëtitje gjatë mbrëmjes.
Rosie Huntington-Whiteley me flokë të lëshuar dhe buzë pa ngjyrë që kanë një nuancë mat, së bashku me një palë syze të zeza i ka dhënë asaj një pamje shumë glamuroze.
Chiara Farragni me flokë të lëshuar në mënyrë natyrale, buzë pa ngjyrë dhe fustan të bardhë, ka treguar një pamje vërtetë verore, të cilën mund ta realizoje çdo femër.
Kate Hudson me buzë rozë, flokë të shprishur plazhi dhe buzëqeshje rrezatuese, lënë një përshtypje të zjarrtë, duke i bërë të gjithë të kenë "xhelozi".
Cara Delevingne
Alexa Chung
Suki Waterhouse
Karlie Kloss
Cara Delevingne e ka kombinuar bukur pamjen e saj, me buzë pa ngjyrë, flokë të shprishur të lëshuar pas dhe hije të bollshme në sy.
Alexa Chung duket e përsosur me buzë ngjyrë rozë dhe flokë që duken sikur të jetë ngritur nga shtrati, duke na bërë që të mos ngopemi me një pamje të tillë verore.
Askush nuk i nxjerr më mirë dridhjet verore se sa Suki Ëaterhouse, me flokët e saj karakteristikë dhe buzë pa shkëlqim, të kombinuara bukur me një fustan në stil sirene.
Karlie Kloss ka qëlluar në shenjë përsëri, me një imazh si të surfistes, përmes flokëve të fijëzuara dhe buzëve natyrale e plot shkëlqim.
MODA
20 E premte, 24 KORRIK 2015
Palestinezja lind binjakët me spermën e burrit të saj në burgun izraelit A
Motër e vëlla arrestohen të mitur, lirohen pas 16 vitesh D
y të mitur nga Florida kanë dalë nga burgu, pasi kanë shlyer dënimin prej 16 vitesh. Ngjarja ka ndodhur më 6 janar 1999, 12-vjeçari, Curtis Jones dhe 13-vjeçarja, Catherine Jones, të cilët kanë vrarë të dashurën e babait të tyre. Sipas raporteve policore, ata vranë të dashurën e babait, pasi ishin xhelozë sepse i ati i lajmëroi se së shpejti do të martohej me të. Ndërkohë që ekzistojnë edhe raporte të tjera, të cilët tregojnë se dy fëmijët e familjes Jones kane qenë të abuzuar seksualisht nga një anëtar tjetër i familjes dhe ata po planifikonin që ta vrisnin atë, të dashurën e babait dhe babain e tyre, pasi këta dy të fundit nuk ju besonin për telashet e tyre, shkruan Florida Today. Catherine Jones në një intervistë për USA Today në vitin 2009 tha se nuk është pishman që ka kryer këtë krim, pasi ishte mënyra e vetme që të largohej nga abuzimi. "Në një pikë isha e lumtur që isha larg atij tmerri. E di që tingëllon keq, por isha të paktën e sigurt", tha ajo. Ata të dy janë liruar pa e përfunduar dënimin prej 18 vitesh me kusht që të kenë sjellje të mirë. "Unë po lirohem në një ambient të panjohur për mua. Unë nuk e kam përjetuar asnjëherë të dërgoj një mesazh në telefon, nuk i kam dhënë asnjëherë makinës. Nuk di shumë gjëra, kam shumë frikë për të ardhmen time", tha ajo. "Nuk di të mbush një aplikacion për punësim, të menaxhoj të hollat, të punoj, të shkruaj mesazhe telefonike, të shkoj në intervistë pune, etj.. Po e lë burgun si 30-vjeçare, por realisht jam akoma 13-vjeçare", përfundoi Jones.
hmed al-Sokani, një 35vjeçar, vendas i qytetit të Gazës, këtë javë u bë me binjakë, një djalë i quajtur Motaz dhe një vajzë me emrin Siwar, raporton AA. Gruaja e Al-Sokanit, Huwayda kishte përdorur spermën e kontrabanduar nga burri i saj, i cili prej 13 vitesh gjendet në burgjet izraelite në vuajtje të dënimit 27 vjet, për t'u ngjizur shtatzënë përmes fekondimit "in vitro". Sipas Abdullah Kandil, zëdhënës i shoqatës së të burgosurve dhe shoqatës çlirimtare, një OJQ palestineze, rreth 50 fëmijë kanë lindur në këtë mënyrë, 10 prej tyre në Rripin e Gazës dhe 40 në Bregun Perëndimor. Sipas nënës së binjakëve, Huwayda, lindja e Motaz-it dhe Siëar-es paraqet "Mesazhin e fitores" për të gjithë të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite. Duke mbajtur binjakët e porsalindur në Spitalin Al-Quds në Gaza, ajo për Anadolu Agency tha: "Unë nuk mund të gjej fjalë për ta përshkruar gëzimin tim"! Disa dijetarë muslimanë palestinezë, duke përfshirë edhe Ikrime Sabri, ish-myftiun e
madh të Palestinës dhe Shejh Hamid el-Bitaëi, ish-kreu i Lidhjes së Dijetarëve Palestinezë (i cili vdiq në vitin 2012), kanë bërë interpretime ligjore (fetva), duke lejuar gratë që të përdorin spermën e kontrabanduar nga burrat e tyre të burgosur, të cilët vuajnë dënime të mëdha në burgjet izraelite. Muhannad al-Zein ishte fëmija i parë i lindur në këtë mënyrë. Nëna e tij mbajti një fëmijë, duke përdorur spermën e kontrabanduar nga burri i saj, Ammar al-Zein,
një të burgosuri me dënim shumvjeçar nga Bregu Perëndimor. Kur u pyet se si ia doli që të kontrabandonte spermën nga burgjet izraelite, burimi me të cilin AA ka kontaktuar nuk ka dhënë detaje rreth kësaj teme për shkak të arsyeve të sigurisë. Sipas një studimi të fundit të kryer nga Qendra për Studime të të Burgosurve, një OJQ palestineze, rreth 7.000 palestinezë janë duke u mbajtur në burgjet në të gjithë shtetin e vetëshpallur hebraik.
Një dorëshkrim i Mozartit blihet për 237 000 euro
F
ondacioni "Mozarteum de Salzbourg" ka blerë për 237 000 euro në ankand një prej dorëshkrimeve më të rralla të Ëolfgang Amadeus Mozart (175691) që mungonte në koleksionet publike, njoftoi ai dje. Prezantuar në kuadër të festivalit të muzikës në Salsburg, qyteti i lindjes së kompozitorit, dokumenti prej 12 faqesh me një format mesatar mbante transkripte nga dora e të riut Mozart, të nëntë lëvizjeve të një "Stabat mater" të Eugenio di Ligniville (1727-1778), kompozitor i njohur italian. Vlerësuar
167 000 stërlina (237 000 euro) nga "Sotheby's" në Londër, dorëshkrimi, që daton që prej vitit 1773,
sipas ekspertëve, mban gjithashtu komente të babait të Mozartit, Leopold. "Pjesa më e madhe e dorëshkrimeve të Mozart ndodhen që prej shumë kohësh në koleksionet e prekshme për publikun", theksoi Mozarteum në një komunikatë. Sipas fondacionit, ky dokument ka një rëndësi të veçantë, sepse ai provon interesin e qendrueshëm të familjes Mozart për artin e linjës melodike të Ligniville, i cili ashtu si Mozarti ishte anëtar i akademisë së famshme filarmonike të Bolonjës.
Dorëheqja më e pazakontë K jo është një ndër letrat më të çuditshme të dorëheqjes që mund të keni parë më parë. Para se të pushohej nga puna një punëtor nga SHBA i ka dërguar një letër shefit të tij. "Më vjen keq që njerka ime vdiq kaq papritur nga kanceri. Më vjen keq që nuk jam një robot dhe u rrëmbeva emocionalisht nga ikja e saj dhe mu desh të mungoja në punë. Më vjen keq që u sëmura dhe përsëri m'u desh të mos vija në punë, sepse nuk doja të sëmurja kolegët. Më vjen keq që kam punuar 47.5 orë në javë pa u paguar për orët ekstra. Duket qartësisht që unë jam një punonjës tmerrësisht i dobët dhe për këtë kërkoj falje. E di që e keni bezdi që dikush t'jua thotë se si ta bëni punën tuaj, por ju sugjeroj të gjeni zëvendësuesin tim, menjëherë", thuhet në letër. Publikimi i kësaj letre është bërë hit në internet, por siç duket mediat amerikane kanë zgjedhur të mos e zbulojnë identitetin e personit.