2 minute read

Vizitë e Fakultetit Theologjik të Universitetit të Fribourg-ut

Përlëshorja e Shën Vlashit

T.T.I, Ton Sinanarhon Logon Sipas emrit ti mbive si pemë e frytëshme, Hierarku i Zotit, i lavdëruar Shën Vlash; i shfaqe botës frytet e martirizimit dhe burove pasurisht dhuratat e çudirave, o Hierodëshmor i hyjshëm, lutu për ata që më ty përikin, me përkrahjen dhe ndërmjetimin tënd.

Advertisement

Shtëpia

Pasi u pajise me fuqi nga Perëndia, o mendjendritur, si Hierark dhe meshtar i Tij, me anë të veprave hyjnore u rendite në rrethin e athloforëve, dhe pasi u njohe si athlofor dhe fitimtar i kurorëzuar, qëndron më lart se flijimi i Aaronit, se je imitues i Krishtit. Bashkë me gjakun e hyjshëm të Abelit, gjaku yt i thërret me zë të lartë Perëndisë për therjen tënde dhe duke qëndruar përpara fronit të hyjshëm të Krijuesit, bashkë me rangjet e Engjëjve, ndërmjeton pa pushim për të gjithë ne.

Lavdia e Thirrtoreve

T.T.II Sipas emrit tënd mbive, o Vlash, përmes ushtrimit të virtyteve hyjnore dhe lulëzove si një palmë në oborret e Zotit, si Davidi dhe si cedri u shumuan arritjet e tua. Dhe si një hardhi pjellore që u çua në shtëpinë e Perëndisë, gjatë martirizimit tënd, pasi u copëtove prej dënimeve torturuese dhe si frut i përpjekjeve të tua, na burove një verë shpirtërore, që kur pimë prej saj të mund të mbushen zemrat tona me ngazëllim hyjnor dhe të mbledhur njëzëri në kujtimin tënd të nderuar të përsosjes sate, të lumërojmë me himne dhe kërkojmë të marrim, nëpërmjet teje, paqen dhe përdëllimin e madh. Troparet janë marrë nga Shërbesa e Shën Vlashit, përpunuar nga Theodhor Peci, Stefan Zhupa & Jani Plakutsis, Tiranë, 2016.

Shkurtorja

Bimë e hyjshme që nuk i vyshken lulet je ti, o shën Vlash hyjmbajtës, dhe hardhi plot me me fryte e vreshtit të Krishtit. Të gjithë ata që kremtojnë me gëzim kujtimin tënd, mbushi me ngazëllimin tënd, duke ndërmjetuar pa pushim për të gjithë ne.

Vëllimi IV, 2020

Në datën 3 shkurt 2020, departamenti ynë priti në ambientet e tij një grup profesorësh dhe studentësh të diplomuar nga Fakulteti i Theologjisë në Universitetin e Fribourg-ut, Zvicër. Gjatë takimit dhe vizitës ne diskutuam rreth historisë së studimeve theologjike orthodhokse këtu në Shqipëri dhe ndamë mendimet e përbashkëta për të ardhmen e studimeve theologjike dhe bashkëpunimin e mundshëm midis dy institucioneve.

Vizitë e Fakultetit Theologjik të Universitetit të Fribourg-ut

This article is from: