3 minute read

Tryezë e rrumbullakët - Marrdhëniet dhe bashkëpunimi religjioz në Shqipëri. Historia dhe perspektivat moderne

Tryezë e rrumbullakët - “Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërreligjioz në Shqipëri. Historia dhe perspektivat moderne”

Me rastin e Përvjetorit të dhjetë të Javës së Harmonisë Ndërfetare Botërore, Departamenti i Theologjisë & Kulturës i Kolegjit Universitar “Logos” organizoi më 3 mars (ora 5 pasdite), një tryezë të rrumbullakët me titull “Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërreligjioz në Shqipëri. Historia dhe perspektivat moderne”. Ky event u zhvillua në kampusin qendror të Kolegjit Universitar “Logos” në bashkëpunim me Departamentin e Studimeve Islame të Kolegjit Universitar “Bedër”, Seminarin Katolik të Shkodrës dhe Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë.

Advertisement

Ekziston një ndërgjegje e përgjithshme që shqiptarët krenohen me traditën e tolerancës religjioze. Besohet se kjo është një karakteristikë kombëtare, në kuptimin që shumica e njerëzve mendojnë se ajo daton në një kohë që nuk mbahet mend. Shpjegimet e zakonshme për tolerancën religjioze janë sugjerimi që shqiptarët e vlerësojnë kombin mbi çdo bindje religjioze dhe pretendimi se shqiptarët kanë qenë gjithmonë indiferentë ndaj çështjeve të religjionit. Këto shpjegime janë pjesë e doxa-s (bindjes apo mendimit popullor) si e përdor Pierre Bourdieu këtë term, sepse Shqipëria ka një histori të gjatë të tolerancës religjioze. Nga një perspektivë afatgjatë, gjatë 200 viteve të fundit, toleranca religjioze pozicionohet në një mjedis të komplikuar kulturor dhe politik, të formuar, ndër të

tjera, nga rënia e Perandorisë Osmane dhe lindja e nacionalizmit shqiptar, krijimi i shtetit shekullar shqiptar, ndryshimet dhe zhvendosjet e shkaktuara nga proceset e modernizimit, vendosja e izolimit dhe ateizmit nga regjimi komunist.

Shqipëria e përbërë nga denominacionet e ndryshme – sunitët, bektashinjtë, të krishterët orthodhoksë, katolikët dhe protestantët – ndoqi një model ndryshe nga vendet e tjera të rajonit. I ndarë në komunitete të ndryshme religjioze, vendi u përball me sfidën e paqësimit, jo me lartësimin e dallimeve, që të mbetej një shtet me unitet. Prandaj, grupe të ndryshme me besnikëri, doktrina ideologjike dhe preferenca politike të ndryshme duhej të viheshin nën një ombrellë të vetme “imagjinare” kombëtare dhe kolektive. Për udhëheqësit religjiozë të secilit komunitet religjioz në Shqipëri, religjioni është një forcë unifikuese konstruktive, i cili, së bashku me praktikën e bashkëjetesës religjioze, e mbron dhe e çon përpara kombin.

Diskutimi kryesor ishte shqyrtimi se si ka funksionuar kjo tolerancë fetare dhe bashkëjetesë në Shqipëri dhe cilat janë pikat etike të përbashkëta që bashkojnë komunitetet fetare si një bazë e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës së tyre sot dhe në të ardhmen. Pas një prezantimi të shkurtër nga Drejtuesi i Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës

(Kolegji Universitar “Logos”), Dr.Georgios Gaitanos, për modelin e tolerancës fetare në Shqipëri dhe qëllimet dhe objektivat e Javës së Harmonisë Ndërfetare Botërore, pjesëmarrës nga Kolegji Universitar “Logos” (Msc. Dhimitër Qosja), Kolegji Universitar “Bedër” (PhD. Cand. Hysni Skura), Seminari ndërdioqezan “Nëna e Këshillit të mirë”, Shkodër (Dom Lorenzo Rossetti) dhe Instituti i Studimeve Shqiptare dhe Protestante (IAPS) (Dr. John Quanrud) morën fjalën dhe prezantuan temat e tyre.

Konsensusi kryesor pas prezantimeve dhe diskutimit me studentët dhe kolegët që morën pjesë në tryezën e rrumbullakët ishte se prania dhe bashkëjetesa e dy feve më të mëdha monoteiste në botë, Islami dhe Krishtërimi, midis popullit shqiptar, kanë bërë tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetar një domosdoshmëri historike, duke shërbyer kështu si një mjet dhe një faktor që kanë siguruar ekzistencën dhe unitetin e tij si një komb i tërë, duke i dhënë asaj një vlerë shekullore dhe të patjetërsueshme jo vetëm të bashkëjetesës paqësore ndërfetare, por edhe ndëretnike dhe ndërkulturore, e cila është vlera më e çmuar për të cilën shumë vende kanë nevojë të ngutshme dhe e kërkojnë dëshpërimisht.

Fjala

Kështu, është vërtet me interes të diskutohet se si ka funksionuar kjo tolerancë dhe kjo bashkëjetesë religjioze në Shqipëri dhe cilat janë pikat e përbashkëta etike që bashkojnë komunitetet religjioze si bazë për bashkëpunimin dhe bashkëjetesën e tyre sot dhe në të ardhmen.

Departamenti i Theologjisë & Kulturës

This article is from: