F JAL A Monumentet e krishtera të Shqipërisë R E V I S TA S T U D E N T O R E
VËLLIMI
05
Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës Vëllim special 2021
ISSN: 2706-8609
Fjala
F JALA R E V I S T A S T U D E N T O R E Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës
KRYEREDAKTORE Msc. Rozeta Baba
Studentët tanë kanë mundësinë të punojnë për revistën studentore “Fjala” (ISSN: 2706-8609), emisionin radiofonik “Fjala Live”, për të ndihmuar
REDAKTORË Jorgo Belul Teofil Grozdanovski Klajdi Dervishi
në median sociale të Departamentit, për të organizuar evente sociale në mbështetje të fëmijëve të Shtëpisë së Shpresës dhe të të moshuarve të institucioneve të Kishës dhe të jenë anëtarë të korit të muzikës bizantine të departamentit. Klubi i studentëve ka lirinë të ndërmarrë nisma dhe të punojë në disa projekte në bashkëpunim me stafin akademik dhe administrativ të departamentit. Gjatë fundjavave, studentët mund të eksplorojnë Durrësin – një nga qytetet e Shqipërisë më me gjallëri dhe histori.
FOTOGRAFITË Studentët e vitit të tretë Kontakt
Website: https://theolkulogosalb.wordpress.com/ Facebook: Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos Instagram: @theolorthalbkulogos LinkedIn: Department of Theology & Culture, College University Logos Youtube: Department of Theology & Culture Soundcloud: Department of Theology & Culture
Vëllimi V, 2021
PËRM BA J T JA
40
FAQE
FAQE
FAQE
04
05
19
Programi ikonografik i Kishës së Apostujve Pjetër dhe Pavël, në Vithkuq të Korçës ( Jorgo Belul)
Editorial (Dr. Georgios Gaitanos)
31
40
52
Kapela kryesore e Amfiteatrit të Durrësit (Dajana Ustia)
Afresket në Kishën e Shën Pandeleimonit, në Nerez të Shkupit (Teofil Grozdanovski)
Kisha e Shën Kollit (Nikollës), në Voskopojë të Korçës (Elena Gaqollari)
67
60 Manastiri i Shën Marisë, në Pojan të Fierit (Artjola Prifti)
91
113
Kisha e Shën Kollit dhe Kisha e Shën e Premtes, përkatësisht në Shelcan dhe Valësh të Elbasanit (Klajdi Dervishi)
Kisha e Shën Marisë Vllaherne, në Berat ( Justina Gjoka)
77 Kisha e Profetit Ilia, në Buhal të Përmetit (Paola Papa)
91
99
Manastiri i Ardenicës (Lindja e Hyjlindëses Mari), në Ardenicë të Lushnjes (Marsida Velo)
Manastiri i Shën Joan Prodhromit (Pagëzorit), në Voskopojë të Korçës (Vasiana Koçi)
Manastiri i Shën Joan Vladimirit, në Shijon të Elbasanit (Briken Gjika)
106
111
113
Kisha e Shën e Premtes, në Ҫetë të Kavajës (Antonio Poshnjari)
Kisha e Shën Marisë, në Kosinë të Përmetit (Marsela Papa)
Kisha e Shën e Premtes, në Përmet (Xhulia Papa)
Kisha e Shën Gjergjit, në Libofshë të Fierit ( Julian Bida)
Manastiri i Fjetjes së Hyjlindëses, në Zvërnec të Vlorës (Xhanluka Kojani)
83
116
3
123
Fjala
Editorial
K
y vëllim special me titull “Monumentet e krishtera të Shqipërisë” është produkt i punimeve të studentëve të vitit të tretë (2020-21) të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës të Kolegjit Universitar “Logos” dhe merret ekskluzivisht me prezantimin e monumenteve, të kishave dhe të pikturimit me ikona të monumenteve të Krishtera Orthodhokse të periudhave të ndryshme kronologjike, në zona të ndryshme të vendit. Studentët punuan në kontekstin e lëndës “Arti i Krishterë dhe Arkeologjia”, nën drejtimin e znj. Glykeria Hatzouli, Profesore e Asociuar në Departamentin e Theologjisë të Universitetit “Aristotel” të Selanikut, dhe u përpoqën të studionin llojet e ndryshme arkitektonike të Kishave dhe të monumenteve të tjera të krishtera të Shqipërisë, si edhe shkollat e ndryshme vendore të ikonografisë, siç vërehen në afresket dhe në pikturimin me ikona të Kishave. Qëllimi i kësaj përpjekjeje ishte që studentët të njihnin më mirë dhe në mënyrë praktike kontekstin teorik të artit të Krishterë, i cili bazohet në mësimdhënien dogmatike të theologjisë Orthodhokse, por të njihnin, gjithashtu, karakteristikat dhe stilet e shkollave të ikonografisë, ashtu siç hasen në monumente të ndryshme. Për shkak të pandemisë, nuk u bë e mundur t’i vizitonim dhe t’i analizonim nga afër këto monumente të trashëgimisë kulturore mbarëbotërore. Por, nëpërmjet analizës së mësimeve në distancë, studentëve iu dha mundësia të kuptonin kontekstin teorik të artit të Krishterë dhe, në vazhdim, ta përqendronin vëmendjen në një monument të rëndësishëm të zonës nga e cila e kishte origjinën çdonjëri prej tyre. Në këtë mënyrë, studentët punuan për një monument të zonës së tyre dhe secili përgatiti një prezantim të shkurtër të historisë, të stilit dhe të elementeve më të rëndësishme simbolike të monumentit përkatës. Ky botim është veçanërisht i rëndësishëm sepse përputhet me një prej objektivave të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës, i cili është promovimi dhe nxjerrja në pah e monumenteve të Krishterimit Orthodhoks në Shqipëri. Kështu, me shumë gëzim, ju paraqesim punimet e studentëve maturantë për vitin akademik 2020-21. Dr. Georgios Gaitanos Përgjegjës i Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar “Logos”
4
Vëllimi V, 2021
JORGO BELUL
Programi ikonografik i Kishës së Apostujve Pjetër dhe Pavël, në Vithkuq të Korҫës
5
Fjala
1. Hyrje - arti ikonografik në zonën e Korçës
A
rti ikonografik është një nga asetet më të rëndësishme të Kishës Orthodhokse, sepse nëpërmjet tij shprehet e gjithë theologjia e historisë së shpëtimit. Ikonat janë libri i analfabetëve, vendi i përjetimit të besimtarëve dhe objekti i studimit për vetë studiuesit. Rëndësia e tij lidhet me hershmërinë, pasi, sa më shumë vepra të ikonografisë të ekzistojnë, të cilat datojnë në shekujt e hershëm apo dhe të mëpasshëm, aq më shumë na ndihmojnë të kuptojmë se ky art mishëron më së miri bukurinë dhe hijeshinë e besimit orthodhoks. Qyteti i Korçës, që nga shek. XVII ka pasur edhe shkollën e tij ikonografike me ndikim nga Shkolla Maqedonase me ikonografë të zotë e punëtorë, ku, ndër ta, vlen të përmendim David Selenicën, i cilësuar si kryemjeshtër i kësaj shkolle, dhe më pas Kostandin dhe Athanas Zografin, Kostandin Shpatarakun, Terpo dhe Efthim Zografin, Gjergj dhe Joan Çetirin, me bijtë e nipërit e tyre Naunin, Gjergjin, Nikollën, Ndinin. Këtë grup piktorësh e bashkojnë, në një shkollë, një varg karakteristikash themelore në art, si edhe një varg ndikimesh e huazimesh në teknikën e pikturës, në kopjimin e skenave, tipave, detajeve pikturale etj., që kalojnë nga mjeshtrit më të moshuar te më të rinjtë, nxënësit e tyre1. Piktura e Shkollës Ikonografike të Korçës trashëgon traditën e kishës lindore, ashtu siç e kanë trashëguar edhe shkollat e tjera pasbizantine, por ka karakteristikat e saj të veçanta. Ajo i referohet ndërtimit natyral të portreteve, frymës realiste dhe lirisë së kompozimit të skenave, si edhe futjes së elementeve folklorike dhe etnografike shqiptare. Linjat kufizuese të figurave paraqiten të lehta, të lira dhe të sakta, duke bërë që pikturimi të dalë sa më natyrshëm dhe pa sforcime. Konturet që përkufizojnë pjesën e fytyrës, si hundën, veshët dhe buzët, paraqiten të buta dhe të lehta, fakt që dëshmon për një teknikë që i pajis fytyrat me një plastikë natyrale. Tiparet janë ndërtuar sipas individualitetit të figurave të paraqitura, duke qenë sa më pranë origjinalit. Futja e elementeve etnografike dhe folklorike i jep karakter vendor Shkollës Ikonografike të Korçës2. Për sa i përket mjeshtërisë artistike, ndër piktorët e Shkollës së Korçës, më i talentuari është David Selenica dhe pas tij renditet Athanas Zografi e Joan 1 Th. Popa, “Shkolla e Korçës dhe tradita e saj në pikturën kishtare”, link: https://albanianorthodox.com /shkolla-e-korces-dhe-tradita-e-saj-ne-pikturen-kishtare-2/, u mor më 14.01.2021. 2 A. Llukani, Arti i Ikonografisë në Shqipëri (e-book), Tiranë, 2019, fq. 38.
6
Vëllimi V, 2021 Çetiri. David Selenica dhe Dhionis Fourna ishin themeluesit kryesorë të një trendi të ri në artin kishtar të shekullit XVIII, i cili riprodhoi modele stilistike dhe tematike nga arti paleologian - kryesisht ato të Manuel Panselinos, por riformuluar në kontekstin e pikturës së ndikuar nga mjeshtrit kretano - venecianë3. Në pikturën e Shkollës Ikonografike të Korçës, veç traditës vendase, ka shumë ndikime nga Shkolla e Athosit, si edhe nga arti perëndimor. Te piktorët Konstandin dhe Athanas Zografi vërehen edhe ndikime të stilit barok4.
2. Arkitektura kishtare e Vithkuqit5
V
ithkuqi është një nga vendbanimet e Shqipërisë Juglindore, të cilat dëshmojnë për zhvillimin e shpejtë ekonomiko-social gjatë gjysmës së dytë të shek. XVII dhe më shumë se gjysmës së parë të shek. XVIII. Sipas kodikut të Korçës, Vithkuqi, në gjysmën e dytë të shek. XVIII, “kishte afërsisht tetë mijë banorë. Kjo shifër pretendohet nga ekzistenca e dhjetë kishave dhe e dy manastireve” (Rrembeci, 8-9). Duke nisur nga gjysma e parë e shek. XVI, rifillojnë të ndërtohen kisha të adhurimit të krishterë. Kishat e kësaj periudhe janë të thjeshta e modeste, ndërtohen me materiale bazike dhe ngrihen, kryesisht, në vende të thella e të largëta. Megjithatë, në këtë shekull, ekzistenca ende e një numri të madh të popullsisë vendase me besim fetar të adhurimit të krishterë, çoi në rindërtimin e kishave edhe në disa qytete, kryesisht të paislamizuara. Arkitektura pasbizantine, cilësinë më të lartë të shprehjes estetike dhe të teknikës ndërtimore e arrin në fund të shek. XVII e më tepër në shek. XVIII. E përbashkëta e “detyrueshme“ që kanë kishat e kësaj periudhe, është paraqitja e tyre strukturale shumë e thjeshtuar në pamjen e jashtme. Forma e brendshme e mbulesës së naosit, me një apo tri nefe, (strukturë e larmishme harqesh, qemerësh apo kupolash) nuk shfaqet jashtë, por qëndron detyrimisht e fshehur nga çatia dy apo triujëse, që i jep ndërtesës pamjen e një bazilike. Kjo pamje nuk mund të tjetërsohet apo të ndikohet as nga ngritja e tamburit në pjesën qendrore, që mbetet i vetmi element kryesor në formimin e jashtëm arkitektonik. Kishat e Vithkuqit të kësaj periudhe, të cilat mundësojnë, nga gjendja fizike, 3 R. Rousseva, “Karakteristikat ikongrafike të Kishave të Moskopolit dhe Vithkuqit (Shqipëri)”, Makedonika, Vol. 35, 2006, fq. 166. 4 A. Llukani, Mitropolia e Korçës (e-book), Tiranë, 2020, fq. 106. 5 R. Dhimgjini, “Tipare të arkitekturës së kishave të Vithkuqit në shekujt XVII, XVIII”, Balkan Journal of Interdisciplinary Research, Vol. 2, No. 1, IIPCCL PUBLISHING, GrazAustria, May 2016, fq. 191-192.
7
Fjala përshkrimin e hollësishëm struktural dhe arkitektonik e që njëkohësisht përbëjnë objekt studimi të pikturës murale të kultit, janë: Kisha e Shën Mëhillit, Kisha e Shën Mërisë, Kisha e Shën Pjetër dhe Pavlit, Kisha e Shën Kozmait dhe Damianit në Manastirin e Shën Pjetër dhe Pavlit, si dhe Kisha e Shën Gjergjit.
3. Manastiri i Shën Pjetrit dhe Pavlit - Vithkuq
M
anastiri ndodhet në një kodër në anën verilindore të fshatit të sotëm Vithkuq. U ndërtua gradualisht dhe ndodhej nën administrimin kishtar të Mitropolisë së Kosturit. Sipas kodikut të manastirit të Apostujve të Shenjtë, manastiri filloi të ndërtohej më 1709, pas lëshimit të fermanit sulltanor, dhe më 1710 u bë inaugurimi i tij nga mitropoliti i Kosturit, Dionisi, i cili ishte me prejardhje nga Voskopoja, dhe episkopi i Prespës, Joasafi6. Sipas kodikut, ndërtimet e manastirit janë realizuar në disa periudha kohore: 1709-1710, 1736 dhe 1759-17647. Më 1736 vazhdoi ndërtimi i kishës së Shën Anargjendëve Kozma dhe Damian. Sipas mbishkrimit ndërtues, kisha u ndërtua në kohën e kryepriftësisë së mitropolitit të Kosturit, Krisanthit (1719-1761), kur igumen i manastirit ishte Metodi. Për ndërtimin ndihmoi murgu i po atij manastiri, Anthimi, ndërsa kontribues ishte prifti-ikonom Joani nga “Ajdhonohori pranë Seresit”. Sipas mbishkrimit, kisha u pikturua më 1750 nga piktorët korçarë Konstandin dhe Athanas Zografi, kurse shpenzimet e pikturimit i morën përsipër arkondi Siropulos nga Ajdhonohori dhe Panajot Desina nga Vithkuqi8. Kisha e Apostujve Pjetër dhe Pavël u ndërtua më 1759 nga igumeni i manastirit Niko Tarasio. Kisha u pikturua më 1763-1764 nga vëllezërit Athanas dhe Konstandin Zografi dhe kushtoi 700 groshë. Kurse më 1761 u punua ikonostasi i kishës. Për ndërtimin e kishës u shpenzuan 500.000 aspra, të cilat i siguroi igumeni i sipërpërmendur në një udhëtim në Magjar (Hungari), kurse për pikturimin e ikonostasit u shpenzuan 600 groshë, që u mbuluan nga paratë e mbledhura prej voskopojarëve të Lehisë (Polonisë)9. Manastiri kishte kishë qendrore, bibliotekë, konakë, mensë, qeli murgjish, dhespotiko (dhomën e dhespotit) etj. Hyrja për në manastir, bëhej nga ana perëndimore. Ishte një derë e madhe 6 A. Rrëmbeci, Monumentet 52/2011-2014, Ministria e Kulturës, Botim i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Tiranë 2014, fq. 117. 7 A. Llukani, Mitropolia e Korçës (e-book), Tiranë, 2020, fq. 89. 8 A. Rrëmbeci, Monumentet 52/2011-2014, Ministria e Kulturës, Botim i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Tiranë, 2014, fq. 118. 9 Ibid, fq. 119.
8
Vëllimi V, 2021 druri me qemer cilindrik, me gurë të punuar. Nga ndërtesat e manastirit, ka mbetur vetëm kisha e Shën Pjetrit, sepse konakët e manastirit janë shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Konakët e manastirit ishin në tri anët e oborrit të brendshëm. Në mes të konakëve gjendej një oborr rreth 200 metra katrorë. Në katin e parë ishte një hajat me kolona prej guri dhe me qemerë prej çmërsi. Në ditën e panairit, në hajat rrinin çestëxhinjtë. Anash tij, në formën e shkronjës “U”, kishte rreth 40 qeli banimi. Konakët qenë trekatësh, të ndërtuar me gurë dhe shquheshin për një trajtim të pasur arkitektonik. Arkadat e katit të dytë qenë prej druri. Sipas kodikut të manastirit, përballë derës së kishës ishte një derë me qemer që zbriste te hauret. Dhoma pranë sterës (pusit) nuk ishte në gjendje të mirë dhe përdorej për të vënë gjëra të ndryshme. Dhoma pas kësaj, ishte me qemer prej çmërsi në vend të tavanit dhe është përdorur për depozitimin e bereqetit, ngaqë manastiri nuk ka pasur hambarë për drithëra10.
Në katin e dytë të konakëve ishte dhoma e dhespotit, në gjendje të mirë. Tavanin e kishte me dërrasa. Në vijim ishte dhoma e papa Sevos. Në katin e dytë, nga ana jugore, ishte një sallë e madhe që përdorej për të mbajtur depozitat e ujit. Në anën e majtë të kësaj salle ishte mensa dhe furra e bukës. Dhomat e katit të tretë janë ndërtuar në vitin 1908 prej banorëve vithkuqarë, që kanë qenë në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata mblodhën ndihma prej bashkatdhetarëve dhe i dërguan në Vithkuq me anë të Vangjel Tasit e Isak Vasil Rikës, të cilët u ngarkuan me kujdestarinë për ndërtimin e dhomave. Në katin e tretë ishte dhoma e epitropëve (kujdestarëve). Quhej kështu sepse aty mblidhej këshilli i manastirit11. Manastiri kishte një pasuri shumë të madhe në atë kohë si në toka, blegtori e pemë frutore, por edhe në dyqane të lëshuara me qira në Korçë. Manastiri ka pasur rreth 25 dyqane në Korçë. Në pronësi të manastirit ka qenë mulliri i fshatit dhe dërstila. Të ardhurat vjetore të manastirit kanë qenë 400 lira në vit. Manastiri i Shën Pjetrit ka pasur rreth 500 kokë dhen. Pronat e tij ishin: Një korije lisi rrotull kishës, si edhe një korie tjetër përtej nga Bodrishta; toka të shumta në katundin Leshnjë; një arë te vendi që quhej Varri i Bramkës; një arë mbi udhë të Bodrishtit; një pjesë are në vendin që quhej Arat e Igumenit, si edhe një livadh në Shën Thanas. Manastiri ka pasur ullishta në Nartë të Vlorës12. Sipas kodikut të Korçës, në atë kohë Vithkuqi kishte “pothuaj tetë mijë banorë. Kjo provohet edhe nga dhjetë kishat dhe dy manastiret e vjetra që 10 11 12
A. Llukani, Mitropolia e Korçës (e-book), Tiranë, 2020, fq. 90. Ibid, fq. 90. Ibid, fq. 96.
9
Fjala ekzistojnë”. Gjithashtu, në kodikun e Korçës referohet se manastiri i Apostujve, bashkë me manastirin e Shën Minait zotëronin: “në Korçë [...] nga pasuritë e dhuruara, punishte që sillnin fitime deri dhjetë mijë, të cilat përdoreshin për qëllime të shenjta”. Për më tepër, manastiri i Apostujve zotëronte një metoq në qytetin e Korçës, ndërtimi i të cilit ishte kryer në vitin 1746 dhe kishte kushtuar 1200 asllanë dhe një metoq tjetër në Voskopojë, të ndërtuar në vitin 175413.
3.1. Arkitektura e kishës Kisha e manastirit përbëhet nga naosi dhe një portik përpara hyrjes kryesore. Është e tipit bazilikë trenefëshe me kupolë dhe ka përmasat 16.10x10.50 metra. Vëllimi i kishës e mbyll manastirin në anën lindore. Naosi ndahet në tri nefe gjatësore nga dy rreshta, me nga katër kolona secila. Ikonostasi mbështetet në çiftin lindor të kolonave. Në anën lindore të kishës janë tri apsida rrethore, që përfundojnë me tri nefe. Apsidat janë punuar me gurë çmërsi pa fugatura. Nefi qendror ka përmasa më të mëdha se dy anësoret. Ai mbulohet nga qemerë cilindrikë. Nefet anësore janë të ndara në bërthama katrore, të formuara nga harqe14. Çatia dyujëse është e gjerë. Ajo i mbulon të tria nefet dhe kryqëzohet nga çatia e nefit tërthor. Në ndërprerjet e tyre ngrihet tamburi tetëfaqësh. Kisha është ndërtuar me gurë të lidhur me llaç gëlqereje. Muratura është me gurë ngjyrë hiri dhe çmërs ngjyrë bezhë. Guri ngjyrë hiri është përdorur në pjesën e jashtme të kishës. Ai është punuar në forma katërkëndore. Çmërsi është përdorur me kursim, por i punuar bukur dhe me shije të lartë artistike. Atë e hasim në kambaneri, në apsida, si edhe rreth dritareve të kishës. Ndriçimi i kishës bëhet me anën e disa dritareve të vogla. Disa prej dritareve janë me kangjella hekuri, të zbukuruara me motive floreale me seksion katërkëndor. Muratura është pa ndonjë zbukurim. Çatia është e mbuluar me rrasa guri. Duke u nisur nga realizimi i përkryer i muraturës, arrijmë në përfundimin se mjeshtrit që kanë ndërtuar kishën, zotëronin me profesionalizëm dhe nivel artistik ndërtime të tilla dhe dinin të organizonin mirë volume15.
3.2. Ikonografët e manastirit Kisha e Apostujve Pjetër dhe Pavël, në manastirin me të njëjtin emër në Vithkuq, ka një program ikonografik të veçantë dhe të organizuar me karak13 A. Rrëmbeci, Monumentet 52/2011-2014, Ministria e Kulturës, Botim i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Tiranë, 2014, fq. 119-120. 14 Aleksandër Meksi, Pirro Thomo, Arkitektura pasbizantine në Shqipëri (bazilikat), Monumentet, 1/1981, fq. 102-103. 15 Ibid.
10
Vëllimi V, 2021 teristika kryesore të periudhës pasbizantine që datojnë në shek. XVI-XVII. Kisha është pikturuar kryesisht nga vëllezërit Zografi, por edhe disa ikona na vijnë nga Kostandin Jeromonaku. Mjeshtëria e punimit në këtë kishë nënvizon rëndësinë e këtij manastiri, por edhe kontributin që iu dha tempullit të Perëndisë.
Mbi derën veriore, brenda kishës së manastirit, është shkruar një frazë, e cila është shumë e zbehur dhe pjesërisht e lexueshme: “U ndërtua prej themeli, ky tempull hyjnor dhe i gjithënderuar i Apostujve të Shenjte dhe u pikturua... me dorën e Konstandinit dhe Athanasit nga Korça, në vitin 1764”16. Në Vithkuq në vitin 1750, vëllezërit Konstandin dhe Athanas Zografi pikturuan kishën e Shën Kozmait dhe Damianit, si edhe katolikonin e manastirit të Shën Pjetrit dhe Pavlit17. Në disa ikona të kishës gjejmë edhe emrin e piktorit Kostandin Jeromonaku. Në ikonën e “Krishtit Pantokrator”, në fronin episkopal është shkruar: Δέησις τού δούλου σου Κ(ύριε) Χατζί Θανάσι, Χείρ Κωνσταντίνου ίερομονάχου α ψ ι (=1710). “Lutje e shërbëtorit tënd, o Zot, Haxhi Thanasit. Dora e Kostandin Jeromonakut - 171018. Gjatë viteve që ushtroi veprimtarinë e tij, Kostandin Jeromonaku ka treguar mjeshtëri të lartë, kulturë artistike dhe përgatitje të mirë theologjike. Të gjitha këto karakteristika, duke u nisur edhe nga mbiemri Jeromonaku vërtetojnë se ai është formuar si ikonograf në një atelie të dëgjuar19.
3.3. Programi ikonografik i kishës Brendësia e kishës ofron një pamje shumë të bukur dhe të qartë për një murale dekorative. Sipërfaqja e brendshme është pikturuar plotësisht dhe tregon të gjithë programin e dekorimit. Edhe pse mjaft nga dekorimet e brendshme janë shumë të dëmtuara, përsëri na jep një përshtypje të pamjes së mrekullueshme që kishte gjatë atyre kohërave. Sipërfaqja e pikturuar dekoron mbulesën me kupolën qendrore, mbulesën cilindrike të naosit qendror, kupolat e nefeve anësore dhe pjesën e altarit. E veçanta e shfaqjes së kësaj bazilike është se i mungon rreshti i paraqitjeve të dhodhekaortonit (i 12 të kremteve). Skenat e dhodhekaortonit paraqiten me mbulesën cilindrike të qendrës. Në muret e nefeve anësore, nën kupolat, janë shfaqur skena martirizimesh. Nën to, rreth nefit, mund të shihni rreshtin e medaljonit me dëshmorët. Nën këtë 16 R. Rousseva, “Iconographic Characteristics of the Churces of Moschopolis and Vithkuqi (Albania)”, Makedonika 35, (2005-2006), fq. 64. 17 A. Llukani, Mitropolia e Korçës (e-book), Tiranë 2020, fq. 112. 18 Ibid, fq. 127. 19 Ibid, fq. 129.
11
Fjala rresht, janë shenjtorë dhe dëshmorë të figuruar20.
3.3.1. Programi i Altarit Në qendër të absidës, është Virgjëresha e Tërëshenjtë në gjysmë figure, me krahë të hapura si në një pozicion lutjeje, me Jisuin Emanuel në prehrin e saj. Në të dyja anët e Virgjëreshës janë engjëjt me figura, me pergamena të hapura dhe shkrime që lavdërojnë Nënën e Shenjtë. Nën pamjen e Virgjëreshës së Shenjtë, është rreshti me skenën e Kungimit të Apostujve. Në këtë skenë vihet re një element i veçantë. Në gjysmën e majtë është figura e Judës, ku duket që i ligu është duke folur në veshin e tij dhe, me gishtin e tij tregues, e drejton Judën nga goja që foli dhe ai tradhtoi Jisuin. Pamja e Judës është figura e vetme e një apostulli, e cila ka emrin e personit të shfaqur mbi figurë. Kjo është një ikonografi e rrallë bizantine. Ky element ikonografik gjendet në kishat e tjera në Vithkuq dhe Voskopojë (afër Vithkuqit), si një tipar i veçantë lokal21. Një dritare ndan skenën e Kungimit të Apostujve në dy pjesë, ku gjenden dy shenjtorë: Shën Metodi dhe Shën Ambrosia. Në rreshtin e poshtëm të absidës qendrore janë Shenjtorët liturgjikë: Shën Spiridhoni, me kokë të mbuluar; Shën Athanasi i Aleksandrisë, Shën Grigor Theologu, Shën Vasili në njërën anë dhe Shën Jakovi, Shën Joan Gojarit (Krisostomi) dhe Shën Grigor Dialogu me një pamje të re22.
3.3.2. Programi i kupolës23 Në qendër të kishës, ku nefet e gjata presin ato transversale, ndodhet kupola e kishës e ngritur nga një gur i gjatë. Në qendër të kupolës, është Jisu Krishti Pantokrator. Ai mban aureolën e madhe dhe të artë në kokë, e cila krijon një kontrast të qartë me flokët e tij të errët. Sytë e tij të mëdhenj janë përqendruar drejt një orientimi të përtejshëm, përtej kufijve kohorë dhe hapësirës reale. Bazuar në një mënyrë të lehtë dhe uniforme të pikturimit të fytyrës, kjo figurë krijon një ekuilibër perfekt mbi natyralizmin dhe misticizmin. Dora e majtë e Jisuit mban librin e artë, të trashë të ungjillit pranë zemrës së tij. Dora e djathtë e bekimit me gishtat prekës krijojnë shkurtoren e Jisuit “Monogrami: IC XC”. Në të dyja anët e tij, janë shkronjat e shkrimit të ndara “O Pantokrator”. Mbi to, në dy sfera të kuqe, është shkruar përsëri me ar: IC majtas dhe 20 R. Rousseva, “Iconographic Characteristics of the Churces of Moschopolis and Vithkuqi (Albania)”, Makedonika 35, (2005-2006), fq. 64. 21 Ibid. 22 Ibid, fq. 65. 23 Ibid, fq. 65-66.
12
Vëllimi V, 2021 XC djathtas. Kjo figurë është e rrethuar nga një rreth me rombe me ngjyra, që na kujtojnë ngjyrat e ylberit. Ky rreth mbahet nga bustet e engjëjve me krahët e tyre të hapur drejt harkut shumëngjyrësh. Engjëjt me shpatulla të gjera dhe kokat e tyre të kthyera nga engjëlli pranë tyre, krijojnë figura të bashkuara qiellore.
Gjerësia e krahëve të tij të hapur, përkulja e tyre, krijon të ashtuquajturën “Linea Serpentinata”, me lëvizjen e pjesës së sipërme të trupit në njërën anë dhe lëshimin e gjysmës së poshtme të trupit në anën tjetër, kujton pikturat italiane të shekullit XVI. Lëvizjet e gjera të trupave të përdredhur, rrobat e rrudhura që mbështesin energjinë e gjymtyrëve, janë të njohura që nga Rilindja Italiane në Mikelanxhelo, në pikturën e tij më të fundit manieriste dhe pikturën italiane të barokut, me shumë stile të bazuara në kërkesat artistike politike kundër reformatorëve. Edhe nëse ndikimet e pikturave barok të lira dhe voluminoze italiane shihen në figurat e engjëjve, përsëri ka një ndikim “bizantin” në ato elemente. Figurat, përmes skematizimit, riformohen sipas profilit konservator bizantin. Kupola qendrore e kishës mbështetet në një rrotullues të gjatë. Përsëri, sipas udhëzimeve të Dionisit të Malit të Shenjtë Athos, rrotulluesi rrethohet nga figurat e profetëve, të cilët janë ndarë në çifte figurash, përmes dritareve të kupolës. Profetët që dallohen, janë: Zaharia, Nahumi, Ezekiel, Mikea, Jeremia, Isaia, Jonai, Abdia, Joeli, Amosi, Davidi, Moisiu, Abrahami, Samueli, Malakia dhe Sofonia. Nën zonën e rrotulluesit, në katër sipërfaqet e kupolës, është pamja e katër ungjillorëve: e Markut, Mattheut, Lukait dhe Joanit (e cila është shumë e dëmtuar). Apostujt shfaqen në tavolinat e shkrimit, afër kafshës së tyre simbolike. Arkitektura e ndërtesave që janë vendosur afër figurave të apostujve, është e njëjtë në çdo rast, dhe duket një ndërtesë bashkëkohore arkitektonike tërheqëse. Kjo lloj skeme e dekorimit dhe e pikturimit të kupolës qendrore, duke përfshirë skenën e Pantokratorit, engjëjve që e rrethojnë, e profetëve mbi tambur dhe apostujve ungjillorë, përkon me pikturën e kupolës së naosit të periudhës pasbizantine.
3.3.3. Naosi Mbulesa e naosit qendror, në anën perëndimore të kupolës, përmban këto tema: 1. 2. 3.
Ironia ndaj Jisuit Rruga për në Gjetsemani Ngritja e Llazarit 13
Fjala 4. Hyrja e Jisuit në Jerusalem është skena e fundit e këtij segmenti të kupolës. 5. Puthja e Judës 6. Jisui para Pilatit 7. Darka e Fundit 8. Larja e këmbëve të Apostujve Kupola e naosit qendror në pjesën lindore përmban këto tema:
1. Mosbesimi i Shën Thomait 2. Shërimi i të demonizuarit. 3. Lindja e Jisuit 4. Hyrja e Jisuit në Tempull 5. Analipsi 6. Rrëshajat (Pentikostia) 7. Lindja e Marisë 8. Hyrja e së Tërëshenjtës në Tempull
3.3.4. Nefet anësore
Nefi jugor, kupola nga lindja në perëndim përmban këto skena: 1. 2. 3. 4. 5. 1. 2. 3. 4. 5.
Jisui Emanuel Theologjia e Shën Joanit Kryqëzimi i Jisuit Zbritja e Jisuit në Hadh Syri i Perëndisë Atë Nefi jugor nga perëndimi në lindje përmban këto skena: Jisu Krishti Shpëtimtar Në kubenë ngjitur saj, pamja është prishur dhe mezi kuptohet Krishti Savaoth Shën Joan Pagëzori (i shfaqur me tipare engjëlli) Jisu Krishti (i shfaqur me tipare engjëlli)
3.3.5. Proskomidhia dhe Dhiakonorja
Në zonën e Dhiakonores, në pjesën e poshtme, gjendet Vajtimi i Jisuit dhe sipër saj ngjarja e Analipsit, Ngjitja e Zotit Krisht në qiej. Në pjesën e Proskomidhisë jepen dy skena me profetin Abraham në qendër. Njëra është Mikpritja e Abrahamit, ku tre engjëjt midis Abrahamit dhe Sarës simbolizojnë Shën Trininë dhe tjetra Ofrimi i Abrahamit, ku dallohet skena e famshme e Flijimit të Isaakut dhe e engjëllit shpëtimtar pranë tij. 14
Vëllimi V, 2021 Mbi skenat e Abrahamit, është Dasma e Kanës, e paraqitur në zonën e altarit, një festë biblike që lidhet me ritualet liturgjike. E veçanta e këtij figuracioni, është prezantimi i një çifti bashkëkohor në të majtë të Jisuit. Nusja në fund të tryezës ka veshur një kostum lokal nga zona e Oparit (afër Vithkuqit). Ajo e vë dorën e saj të djathtë në zemrën e saj, ndoshta si një gjest bekimi dhe dorën e majtë ia jep burrit. Burri, i veshur me rrobat e një tregtari bashkëkohor, mban me dashuri dorën e gruas. Në këtë mënyrë, ekziston paraqitja fetare e një pozicioni shumë të rëndësishëm në altar të azhurnuar.
3.3.6. Muri perëndimor Pamjet në murin perëndimor, përmbajnë si skenë kryesore Fjetjen e Hyjlindëses. Ekzistojnë tri skena të shfaqura mbi të: Jisui në Malin Tavor, Jisui përpara Kajafës në të djathtë. Në qendër të murit perëndimor, dallohet skena e Kurorëzimit të Marisë. Kjo ikonografi, e cila është gjeneza e saj në artin perëndimor të shekullit XII, është përhapur në pikturat pasbizantine, sipas shembujve perëndimorë. Kjo është një temë e njohur për veprat e vëllezërve Zografi.
3.3.7. Shenjtorët me medalion dhe figura të plota Më poshtë, ka shenjtorë të renditur me figura. Këto elemente dallohen që në pikturat e kishave bizantine në shekullin XIII. dhe më vonë në të gjitha kishat pasbizantine në zonat e Maqedonisë Perëndimore dhe në Epir.
3.3.7.1. Medalion Rreshti i medaljoneve me shenjtorët e shkruar brenda kishës është relativisht i ngushtë në lidhje me sipërfaqen e pikturës që është në dispozicion. Ky rresht është shumë i dëmtuar, megjithatë është e kuptueshme mënyra e ndarjes dhe sistemi i dekorimit. Rreshti ndahet nga një shirit i trashë i zi, në mes të dy shiritave më të hollë të bardhë, nga pjesët e tjera sipër dhe poshtë. Medalionet janë të kornizuara me rrathë të bardhë ku, mes tyre, vërehen qartë zbukurimet me hardhi, gjethe dhe verige rrushi. Sepse, në një pasazh biblik, Jisui e krahason veten me hardhinë mistike: “Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është Vreshtari”. Në këtë rresht duken disa dëshmorë si, për shembull: Agipi, Domni, Didiani, Onufri, Agapio dhe Alerani. Këta persona të shfaqur janë të gjithë pjesë të grupit të dëshmorëve, të sugjeruar nga Dionisi i Furnas.
3.3.7.2 Shenjtorët në figurë të plotë Në rreshtin e fundit të sistemit të dekorimit janë shenjtorët që shfaqen me figura të plota. Në fillim, anash, paraqitet Patriarku Melkisedek dhe Jisui si 15
Fjala Mbreti i Mbretërve. Në këtë mënyrë, ka dy pamje që dallohen në zonën lindore të nefit verior dhe në mes të absidës. Një pamje e veçantë është ajo e kryeengjëllit Mihail. Ai paraqitet mbi trupin e Satanit duke nxjerrë të keqen (ligësinë) prej tij. Këtu janë gjithashtu pamjet e shenjtorëve skllevër, për shembull: shën Naumi dhe shën Joan Vladimirit, me kokë të prerë, e fundit që paraqitet në murin perëndimor, pranë shën Kostandinit dhe Elenës. Dhe shën Naumi, në të njëjtin mur perëndimor, por afër apostujve Pjetër dhe Pavël. Dy apostujt nuk janë paraqitur me pamjen e famshme që mbajnë një kishë në duar, por duke i dhuruar njëri-tjetrit Puthjen e Paqes, një prezantim i Concordia Apostulorum, i cili është i njëjtë si në Perëndim dhe në Lindje.
Shumica e shenjtorëve me figurë të plotë janë dëmtuar. Figura të tjera që dallohen, janë: Pjetri i Aleksandrisë me Jisuin, dhe gjithashtu një varg episkopësh, si Gjermanoi i Konstandinopojës, Spiridhoni, Theodhori, Silvestri dhe Stefani. Pjesërisht të dukshëm janë shenjtorët e veshur me uniforma ushtarake, si shën Minai dhe Mërkuri. Nën harqe gjenden edhe figura martirësh të shquar, si Markiani, Androniku, Leonidha, Kurini, Viktori, Kelsi, Kalistra, Gjimnasi, Afksenti dhe Mardari.
Përfundim
P
rogrami ikonografik i Kishës së Apostujve i përket periudhës së artit pasbizantin, i cili ndërthuret me karakteristikat vendase të zonës së Korçës. Ky ndikim pasurohet edhe për shkak të zhvillimit të shkollës ikonografike të Korçës. Gjithashtu, përvoja e ikonografëve Zografi në kisha dhe manastire të tjera tregon se punimi i tyre në këtë kishë i afrohet më tepër bukurisë, përsosmërisë dhe hijeshisë së artit ikonografik. Puna e tyre konsiston në përdorimin e ngjyrave më të ndritshme, të figurave të vizatuara më mirë, në tendenca më të qarta perspektive dhe në një organizim më të kompletuar përbërës24. Sot, kjo kishë, tashmë e vjetër, por dhe e mirëmbajtur nën kujdesin e Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, përbën një nga vlerat e mëdha të Besimit Orthodhoks, si edhe të historisë dhe të kulturës së zonës së Korçës e të të gjithë Shqipërisë. Manastiri kremton gjithmonë në ditën e Apostujve të shenjtë Pjetër e Pavël, 29 qershor, ditë në të cilën ai kthehet dhe në vend pelegrinazhi për besimtarët apo vizitorët vendas e të huaj.
24
Ibid, fq. 70.
16
Bibliografia
Vëllimi V, 2021
A. Rëmbeci, “Kodiku i Mitropolisë së Shenjtë të Korçës dhe Selasforit (shek. XVII-XIX): Të dhëna për kulturën në zonën e Korçës (The codex of the Metropolis of Korça and Selasphorous (17th-19th centuries): Information about the culture in Korça area)”, Monumentet 52/2011-2014: 97-125. Link: https://www.researchgate.net /publication /330843220 Kodiku_i mitropolise se_Korces_dhe Selasforit_shek_XVII-XIX Te dhena per kulturen_ne zonen e Korces The_codex_if_the Metropolis of_Korca and Selasphorous 17th-19th_ centuries_Information_about_the_cult Th. Popa, “Shkolla e Korçës dhe tradita e saj në pikturën kishtare”, link: https:// albanianorthodox.com/shkolla-e-korces-dhe-tradita-e-saj-ne-pikturenkishtare-2/, u gjet më 14.01.2021. P. Thomo, Kishat Pasbizantine në Shqipërinë e Jugut, Botim i KOASh-it, Tiranë, 1998. Th. Popa, Miniatura dhe piktura mesjetare në Shqipëri (shek. VI-XIV), AShSh Instituti i Historisë, Tiranë 2006. A. Meksi dhe P. Thomo, Arkitektura pasbizantine në Shqipëri, Bazilikat, Monumentet Nr. 1, 1982. Th. Popa, Mbishkrimet e kishave të Shqipërisë si burime historike, Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Nr. 1, 1958. Th. Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, AShSh Instituti i Historisë, Tiranë, 1998. A. Papakozma, “Manastiri i Shën Pjetër dhe Pavlit në Vithkuq, datimi, urbanistika, arkitektura, mjeshtrit e ndërtimit”, Monumentet, Nr. 1, 1983. A. Llukani, Arti i Ikonografisë në Shqipëri (e-book), Botimet “Trifon Xhagjika”, Tiranë, 2019. A. Llukani, Mitropolia e Korçës (e-book), Tiranë, 2020. R. Dhimgjini, “Tipare të arkitekturës së kishave të Vithkuqit në shekujt 17, 18”, Balkan Journal of Interdisciplinary Research, Vol. 2, No. 1, IIPCCL PUBLISHING, Graz-Austria, May 2016. R. Rousseva, “Karakteristikat ikonografike të Kishave të Moskopolit dhe Vithkuqit (Shqipëri)”, Makedonika 35, (2005-2006).
17
Fjala
18
Vëllimi V, 2021
KLAJDI DERVISHI Kisha e Shën Kollit dhe Shën e Premtes, përkatësisht në Shelcan dhe në Valësh të Elbasanit
Fig. 1 Kisha e Shën Kollit në Shelcan
Hyrje
Z
ona e Shpatit shtrihet në pjesën juglindore të qytetit të Elbasanit. Shtrirja e saj është aq e madhe sa përbëhet nga shumë njësi administrative. Bukuria natyrore që të dhuron kjo zonë, e bën të jetë një perlë e shtetit shqiptar. Krahas bukurive natyrore, është shumë e rëndësishme të përmenden dhe bukuritë e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore, ku bëjnë pjesë kishat të cilat janë ndërtuar shekuj më parë në këtë zonë. Gjatë pushtimit osman, besimtarët e Zonës së Shpatit, përveç dy fshatrave, nuk e ndërruan besimin Orthodhoks, por luftuan për të, duke e mbajtur të fshehur në zem19
Fjala rat e tyre. Prandaj dhe kjo zonë cilësohet si popullsi e përbërë nga kripto të krishterë. Shumë prej tyre ndryshuan emrat, për shkak se detyroheshin nga turqit, por, në zemrat e tyre dhe në shtëpitë e tyre, nuk humbën traditat e besimit Orthodhoks.
Tradita që ekziston në këtë vend, tregon se njerëzit u luftuan vetëm se ishin të krishterë, por, lavdi Perëndisë, më 1912 u bë e mundur pavarësia dhe çlirimi i vendit. Nuk duhet harruar që më 1967 erdhi një periudhë tjetër shumë e errët, jo vetëm për Zonën e Shpatit, por për të gjithë Shqipërinë, prishja e objekteve të kultit, shkatërrimi i objekteve të shenjta, djegia e librave, të cilat u bënë nga sistemi komunist. Por, një kohë lulëzimi e priste vendin e Shqipërisë, ku Patriarkana Ekumenike dërgoi Kryepiskopin Anastas, i cili bëri të mundur ringritjen e Kishës së Shqipërisë nga gërmadhat. Gjithashtu, një punë të mirë për ringritjen e Kishave, ka luajtur vetë populli orthodhoks, sidomos në Zonën e Shpatit. Festat në këtë zonë kremtohen me kalendarin Julian, i cili është 13 ditë pas kalendarit Gregorian.
Kapitulli I Kisha në fshatra të ndryshëm të Zonës së Shpatit
S
iç u citua edhe më lart, Zona e Shpatit përbëhet nga shumë fshatra me tradita dhe zakone që kanë ardhur shekuj më përpara. Midis shumë fshatrave, përmendet fshati Shelcan, i cili ndodhet në afërsi të qytetit të Elbasanit. Pikërisht, në këtë fshat, ndodhet dhe kisha shekullore e Shën Nikollës, që mbahet për afresket që janë pikturuar nga dora e ikonografit Onufër25. Një tjetër fshat i rëndësishëm, që mbahet për afreske të tilla, është edhe fshati Valësh, ku ndodhet kisha e Shën e Premtes. Edhe në këtë kishë ka afreske që janë pikturuar nga Onufri26.
1.1. Kisha e Shën Kollit (Nikollës) në Shelcan Kisha e Shën Kollit (Fig. 1) ndodhet në fshatin e Shelcanit. Kisha është e përbërë nga afreske të cilat janë pikturuar nga dora e ikonografit Onufër në vitin 1554. Një pjesë tjetër e afreskeve janë pikturuar më vonë nga një tjetër ikonograf27. Mbishkrimi që ndodhet në hieroren e kishës, në pjesën ku kryhet proskomidhia gjatë Liturgjisë hyjnore, vërteton se afresket e kësaj kishe janë 25 Th. Popa, “Piktorët mesjetarë shqiptarë”, 8 Nëntori, Tiranë, 1961, 40. 26 Ibid. 27 M. Zeqo, Mes laokontit dhe Krishtit, Medaur, Tiranë 2000, fq. 18- 19.
20
Vëllimi V, 2021 pikturuar nga Onufri. Mbishkrimi është i shkruar në greqishten bizantine dhe thotë kështu: “+Οταν εισ Θ(εο)ν εκπετασισ / τασ χειρασ σου ω Θ(εο)υ θυτα, / μνησθητι κ(αι) εμου του αμαρτωλου / και αμαθουσ Ονουγριου ζωγραφου. Kur të ngresh duart e tua te Perëndia o meshtar i Perëndisë, më përmend edhe mua mëkatarin dhe të paditurin piktor Onufrin”28. Këtë mbishkrim e ka zbuluar vetë theologu Theofan Popa në vitin 1951, ku personalisht, shkoi dhe vizitoi këtë kishë të fshatit Shelcan29. Kjo kishë u regjistrua dhe u shpall monument kulture në vitin 194830.
1.2. Mbishkrimet në Kishën e Shën Κοllit Mbishkrimi (Fig. 2) më kryesor dhe më i rëndësishëm është ai që na vërteton se nga cilët janë pikturuar afresket e kishës së Shën Kollit. “+Οταν εισ Θ(εο)ν εκπετασισ / τασ χειρασ σου ω Θ(εο)υ θυτα, / μνησθητι κ(αι) εμου του αμαρτωλου / και αμαθουσ Ονουγριου ζωγραφου. Kur të ngresh duart e tua te Perëndia, o meshtar i Perëndisë, më përmend edhe mua mëkatarin dhe të paditurin piktor Onufrin”31. Onufri kërkon nga prifti që, kur të kryej Liturgjinë hyjnore, të kujtojë në lutje edhe emrin e tij. Një pjesë e ikonografisë është e pikturuar nga një ikonograf tjetër dhe këtë gjë e vërteton mbishkrimi (Fig. 3) që ndodhet mbi derën perëndimore të kishës. Mbishkrimi thotë kështu: “Ουτος ο ναός υπάρ(χει) του εν αγίοις π(α)τρός (ή)μων Νίκολ(ά)ου επησκόπου / Μύρων τοίς Λί(κίας τού θαυματ) ουργού (ίστορήθη) διά εξόδου τού τημιω(τά)του κ(αί) ευγενεστάτου αρχου / κύρ Γγίκα (γραμματέως εκ π(ό)λεος Ελπασάνι κ(αί) εδωκεν ασπρα χυληάδες ΣΤ! Κ(αί) ύ / δία ψυχ(ικήν σωτηρίαν) καί σοματος κ(αί) ο Θ(εό)σ Νικολαου δοσι αύτον μιρίωνα πλου / σιον (εάν) της κατηγορίσι την υστορίαν ελε(γ) χοναχι τών αγιων Νικόλαων / εν (ημερα) κρίσιος. Εν ετι Ζ Ρ Λ Γ (7133=1625). Ky tempull është i atit tonë ndër shenjtorë, shën Kollit, peshkopit të Mirës së Likisë, çudibërësit. U pikturua me shpenzimet e të shumënderuarit dhe shumë fisnikut arkond, zotit Gjika, sekretar nga qyteti i Elbasanit duke dhënë gjashtëmijë e katërqind aspra për shpëtimin e shpirtit dhe të trupit; dhe Perëndia i Nikollës i dhëntë atij dhjetëra mijë pasuri dhe, nëse ndokush do të prishë pikturën, pastë akuzues Shën Kollin, ditën e gjyqit. Në vitin 7133 (ç1625)”32. 28 Th. Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998, nr. 7, fq. 52. 29 A. Llukani, ARTI KISHTAR NË SHQIPËRI: Sipas mbishkrimeve të kishave, Trifon Xhagjika, Tiranë, 2014, 35. 30 Mbrojtja e monumenteve, Botim i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Tiranë, 1974, fq. 25; Trashëgimia Kulturore akte ligjore dhe nënligjore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Tiranë, 2003, fq. 68. 31 Th. Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998, nr. 7, fq. 52. 32 Ibid, fq. 57.
21
Fjala Ky mbishkrim vërteton që kisha i kushtohet Shën Nikollës.
Krahas mbishkrimeve që flasin për pikturuesit e kishës, të cilët u përmendën më sipër, ekzistojnë edhe mbishkrime të tjera që paraqesin fragmente lutjesh të ndryshme dhe fragmente nga psalmet e Davidit. Mbi derën e bukur që ndodhet në ikonostasin e kishës, ekziston ky mbishkrim (Fig. 4) i një pjese nga psalmi 24 i Davidit: “+ Αρατε πύλας οί αρχωντες υμών καί επαρθηται πύλαι αιώνιοι / κ(αί) οισελευσεται ο βασιλεύς τής δόξης Κ(υριο)σ κραταιος κ(αί) δινατός εν / πολέμω αυτός εστίν ο βασιλεύς τής δόξης Κ(ύριο)σ τόν δινάμεων. Ngreni ju, o sundimtarët tanë dhe lartësohuni, o dyer të përjetshme, dhe do të hyjë mbreti i lavdisë, Zot i fortë dhe i fuqishëm në luftë, ky është Mbreti i lavdisë, Zot i fuqive”33. Në derën veriore të ikonostasit, derë që shërben për daljen e dhjakut gjatë shërbesave të ndryshme fetare, ndodhet një tjetër mbishkrim (Fig. 5). Është një lutje liturgjike nga mesha episkopale, e cila thotë: “+ Κ(ύρι)ε, Κ(ύρι)ε, επίβέψον εξ ούρανου καί ίδε καί επίσκεψε τήν αμπελον ταύτην καί κατάρτησε αυτην τη εφυτευσεν η δε / ξιά σου κ(αί) επι υον ανθρόπου ον εκρατεύσας σεαύτον. O Zot, o Zot, shtjer sytë prej qiellit dhe vështro, vizito këtë vreshtë dhe rregulloje atë që e mbolli e djathta jote dhe me birin e njeriut mbi të cilin e mbështete veten tënde”34. Në ikonostasin e kishës, në pjesën e sipërme të tij, Onufri, në mbishkrim, ka mbishkruar një lutje nga Liturgjia hyjnore e Shën Joan Gojartit, e cila thotë: “Εν ταίς λαμπρότητες τών αγίων σου πώς είσελυσομαι ο ανάξιος εαν γάρ τολμήσω συνελθοον είς τών συμφώνα ο χιτών με ελλέγχει ότι ουκ ετσι σου αγγέλων Καθάρισον Κυριε τόν ρύπον τής ψυχής μου καί σώσον με ώς μόν(ος) έκεήμων φιλάνθροπως. Në shkëlqimet e shenjtorëve të tu, si do të hyj unë i pavyeri? Se, në guxofsha të hyj bashkë në nusërore, këmisha më tregon se s’është e dasmës, dhe i lidhur do të nxirrem jashtë nga engjëjt. Spastro, o Zot, ndyrësitë e shpirtit tim dhe shpëtomë si i vetmi i mëshirshëm dhe njeridashës”35. Gjithashtu në pjesën e sipërme të faqes lindore të ikonostasit, ikonografi Onufër ka mbishkruar një lutje nga libri i Shërbesave të Shenjta. Lutja është kjo: “Κ(ύρι)ε ο Θ(εό)σ ημών σώσον τόν λαόν σου καί ευλόγησον τήν κληρονομίαν σου τώ πλήρομα τής εκκλησίας σου, φυλαξον αγίασον τους αγαπόντας τήν ευπρέπειαν τού οίκου σου σύ αυτούς αντιδόξασον. O Zot, Perëndia ynë, shpë33 34 35
Ibid, fq, 53-54. Ibid, fq. 54. Ibid, fq. 53.
22
Vëllimi V, 2021 toje popullin tënd dhe bekoje trashëgimin tënd; gjithë besnikët e kishës saje ruaji, shenjtëroji ata që dëshirojnë mirësinë e shtëpisë sate. Ti lavdëroji ata”36. Ky mbishkrim gjendet mbi ikonostas, në pjesën e tij të brendshme.
Një tjetër mbishkrim gjendet në kungën e kishës, ku Onufri ka mbishkruar një lutje liturgjike, e cila thotë: “+ Γέγονεν η κοιλία σου αγία τραπεζα εχουσα τον / ουρανιον αρτον Χρηστον τον Θ(ε0όν ημων εξ / ου οας ο τρόγων ου θνησκει ως εφησεν ο του / παντος θεογεννητωρ τροφευς. “U bë barku yt (o Hyjlindëse) tryezë e shenjtë, që ka bukën qiellore, Krishtin, Perëndinë tonë, nga e cila, kushdo që ha, nuk vdes, sikurse ka thënë Ati, ushqyesi i të gjithëve”37.
Kapitulli II Ikonografia e Kishës së Shën Kollit
K
rahas mbishkrimeve të shumta që ndodhen në kishën e Shën e Nikollës ose Shën Kollit, në këtë kishë paraqiten dhe një numër i madh afreskesh me shenjtorë të ndryshëm dhe skena të ndryshme biblike nga jeta kishtare. Muret e kishës janë të ndara në katër breza. Në brezin e parë janë paraqitur dekoracione mandili. Në brezin e dytë, i cili është sipër brezit të parë, janë paraqitur shenjtorë të ndryshëm me gjithë trupin e tyre. Brezi i tretë është i përbërë nga shenjtorë që paraqitet koka dhe trupi, ose, ndryshe, janë paraqitur shenjtorë në bust. Në brezin e katërt dhe të fundit janë paraqitur skena biblike nga jeta kishtare38.
2.1. Brezi i parë i afreskeve Duke hyrë për në kishë, në të djathtë të derës ndodhen dhe janë paraqitur këta shenjtorë: Shën Kristofori, Shën Marina, Shën Zosimai, Shën Maria Egjiptiane, Shën Aleksi, Shën Joan Vladimiri, Shën Trifoni, Shën Mërkuri, Shën Minai, Shën Jakovi, Shën Nikita, Shën Parashqevia, Shën Nikolla, Shën Petro i Aleksandrisë. Ndërsa, kur futemi në kishë, në anën e majtë të derës së kishës janë paraqitur këta shenjtorë: Shën Kostandini dhe Shën Elena, Shën Kiriako, Shën Efthimi, Shën Sava, Shën Andoni, Profeti Ilia, Anargjendët Kozma dhe Damian, Shën Theodhor Tironi, Shën Theodhor Stratillati, Shën Prokopi, 36 A. Llukani, ARTI KISHTAR NË SHQIPËRI: Sipas mbishkrimeve të kishave, Trifon Xhagjika, Tiranë, 2014, 36-37. 37 Th. Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998, nr. 12, fq. 54. 38 A. Llukani, ARTI KISHTAR NË SHQIPËRI: Sipas mbishkrimeve të kishave, Trifon Xhagjika, Tiranë, 2014, 34.
23
Fjala Shën Nestori, Shën Dhimitri, Shën Gjergji, Kryeengjëlli Mihail39.
2.2. Brezi i dytë i afreskeve të kishës Brezi i dytë i afreskeve përbëhet nga shenjtorët që janë paraqitur në bust. Duke u futur në kishë, sipër derës së kishës dhe në të djathtë të saj, paraqiten këta shenjtorë: Shën Varvara, Shën Teodos Kinovjarku, Pavli i Thjeshtë, Shën Makriani, Shën Joan Kaliviti, Shën Pahomi, Kryeengjëlli Gabriel, Shën Nikita, Shën Aleksandri, Shën Serxhi, Shën Anania, Kryeengjëlli Mihail. Sipër derës, në anën e majtë të kishës ,janë renditur këta shenjtorë: Shën Ekaterina, Shën Anastasia, Shën Irini, Shën Theopisti, Shën Agapi, Shën Ilio, Shën Viktori, Shën Viçenti, Shën Evgjeni, Shën Mario, Shën Oresti, Shën Afksenti, Shën Julia, Shën Kiriku, Shën Pandeleimoni, Shën Nikolla, Shën Makari i Egjiptit, Shën Ilios40.
2.3. Brezi i tretë i afreskeve të kishës së Shën Kollit Në brezin e tretë janë paraqitur skena biblike. Mund të thuhet që janë pikturuar disa nga të kremtet më kryesore të kishës orthodhokse. Skenat biblike janë: Ungjillëzimi i Hyjlindëses, Krishtlindja, Paraqitja në Tempull, Pagëzimi, Ngjallja e Llazarit, Hyrja në Jerusalem, darka Mistike, Shërbimi i tre engjëjve nga Abrahami dhe Sara, Fjetja e Hyjlindëses, Tradhtia e Judës, Krishti para Pilatit, Kryqëzimi, Vajtimi i Grave Miroprurëse, Krishti i shfaqet Maria Magdalenës, Zbritja në Hadh, Metamorfoza, Analipsi41.
2.4. Afresket në Hieroren e Shenjtë Brenda në ajodhimën e shenjtë ndodhen afreske të ndryshme shenjtorësh. Një afresk që bie shumë në sy dhe që nuk është shumë i përdorur në kisha të tjera, është paraqitja e Krishtit me tri fytyra42. Kjo pikturë shpreh Trininë e Shenjtë dhe të pandarë, e cila është e përbërë nga tre persona, të cilët, të gjithë së bashku, përbëjnë Perëndinë Triadik. Në katër cepat e afreskut ndodhen katër ungjillorët, Mattheu, Marku, Lukai dhe Joani. Afresku që paraqet Krishtin me tri fytyra ndodhet në krahun e majtë të absidës. Në qendër të absidës, ndodhet Shën Maria dhe në të djathtë të tryezës së shenjtë, afresku që bie në sy, është Lindja e Krishtit.
39 Ibid. 40 Ibid. 41 Ibid. 42 Th. Popa, “Piktorët mesjetarë shqiptarë”, 8 Nëntori, Tiranë, 1961, 44-46.
24
Kapitulli III
Vëllimi V, 2021
Kisha e Shën e Premtes në fshatin Valësh
F
shati i Valëshit gjendet në krahinën e Zonës së Shpatit, ku bën pjesë dhe Kisha e Shën e Premtes. Afresket, të cilat e karakterizojnë këtë kishë, janë pikturuar nga ikonograf Onufri në vitin 1554. Afresket e kishës së Shën e Premtes u pikturuan mbasi Onufri mbaroi së pikturuari kishën e Shën Kollit. Nga mbishkrimi që ndodhet në kishën e Shën Kollit në Shelcan, tregohet se Onufri ishte ende laik, ndërsa në mbishkrimin e kishës së Shën e Premtes në Valësh tregohet se ishte prift dhe kishte gradën e priftit të parë. Kjo kishë nuk u shemb në kohën e komunizmit për arsye se, në vitin 1963, u shpall monument kulture43.
3.1. Mbishkrimet e Kishës së Shën e Premtes Kishën e Shën e Premtes e karakterizojnë mbishkrime dhe afreske të shumta, ndonëse sot janë pak të shkatërruara. Mbishkrimi më i rëndësishëm që ndodhet në këtë kishë është ai që tregon se pikturat e saj janë bërë nga Onufri. Mbishkrimi thotë kështu: “+ Οταν εις Θ(εο)ν εκπετασισς τας χειρας σου / ω Θ(εο)υ θυτα, / μνησθητι καμου του αμαρτωλου / Ονουγριου ιερεος, ζωγραφου κ(αι) πρωτοπαπα Νεοκαστρου” ....... “Kur të ngresh duart e tua nga Perëndia, o meshtar i Perëndisë, më përmend dhe mua mëkatarin, prift Onufrin, piktorin dhe protopapë të Neokastrës (Elbasanit)”44. Ky është edhe mbishkrimi që tregon se Onufri ishte klerik kur pikturoi këto afreske dhe kërkon, gjithashtu, që të kujtohet në lutjet e shenjta të kishës. Një kontribut në pikturimin e afreskeve ka dhënë edhe Atë Gjergji Logotheti në vitin 1554. Kjo vërtetohet nga mbishkrimi që ndodhet në pjesën veriore të faqes së murit perëndimor të kishës. Mbishkrimi thotë: “...αθξύνθη παρα της χωρας Βαλεσεον κ(αί) εξωγραφιθει κ(αί) τον εξό / δον ...κα(ί) ο ευλαβεστατος ιερεύς Γεώργιος τού Λογουετη εδοσεν ομπολα.../ Νεοκαστρου οι θεορουντας εύχεσθε χαρην τόν Κ(υριο)ν. Τω δωντι την χαρην επεί ετους Ζ Ξ Β (7062 = 1554). Κυκλοι (ηλιου) ιβ, κυκλοι (σεληνης)..... ...u shtua nga katundi i valshakëve dhe është pikturuar me shpenzimet ....dhe fort i devotshmi prift Gjergj i Logothetit ka dhënë e oblla.....(ju) të Neokastrës që e vështroni lu43 Mbrojtja e monumenteve, Botim i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Tiranë, 1974, fq. 25; Trashëgimia Kulturore akte ligjore dhe nënligjore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Tiranë, 2003, fq. 68. 44 Th. Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998, nr.14, fq. 55.
25
Fjala tuni për zotërinë që ka dhënë dhuratën, në vitin 7062 (=1554) cikël (të diellit), 12, cikël (të hënës)...”45. Atë Gjergji ka qenë prift në kishën e Shën e Premtes.
Një tjetër mbishkrim që ndodhet në këtë kishë, në murin perëndimor, tregon që kisha i kushtohet Shën e Premtes. Mbishkrimi thotë: “Ουτος ό αγιος ναος τής αγιας μεγαλομάρτυρος Παρασκε / υης ...πόθου της αύτης χώρας, ει...λιδε / ...κ..ό ζωγράφος Ονουφριος.... Ky tempull i shenjtë i dëshmores së madhe Shën e Premte.... me dëshirë të këtij katundi..... 26 piktor Onufri...”46.
Kapitulli IV Ikonografia e Kishës së Shën e Premtes
K
isha e Shën e Premtes, në krahasim me kishën e Shën Kollit në Shelcan, është më e vogël dhe ka më pak afreske. Gjithashtu, afresket, kisha e Shën e Premtes i ka më të dëmtuara dhe nuk dallohen aq lehtë sa tek kisha e Shën Kollit. Arsyeja është se, në vitin 2013, disa persona të paidentifikuar, shkatërruan ikonat e saj. Në këtë kishë janë pikturuar shenjtorë të ndryshëm, si: Shën Maria, Shën e Premtja, Shën Grigor Teologu, Shën Gjergji, Kryedhjakon Stefani etj. Gjithashtu, në këtë kishë nuk mungojnë skena të ndryshme biblike, si: Darka Mistike, Krishtlindja, Kryqëzimi, Hyrja në Jerusalem, Ungjillëzimi etj.
4.1. Afreske në pjesë të ndryshme të kishës Në ikonostasin e kishës së Shën e Premtes, si gjithmonë, janë të vendosur Krishti në të djathtë dhe Shën Maria në të majtë. Kur futesh për në kishë, mbas derës, në krahun e djathtë, ndodhen dy shenjtorë dhe njëri prej tyre është Shën Kozmai. Ndërsa, në krahun e majtë, kur futesh për në kishë, ndodhet Shën Kostandini dhe Shën Elena. Faqja e murit të krahut të majtë është i përbërë nga skena biblike. Në fillim është paraqitur Hyrja në Jerusalem, më pas Darka Mistike, dhe pastaj është afresku i Kryqëzimit të Zotit Krisht. Gjithashtu, në këtë faqe muri është pikturuar edhe ikona e Shën Gjergj Trofeprurësit, e cila ndodhet poshtë afreskut të Kryqëzimit (Fig. 6)47.
4.2. Afreske në Hieroren e Shenjtë Afresku kryesor që ndodhet në pjesën e hierores së shenjtë, në absidën e 45 Ibid. 46 Ibid, fq. 56. 47 Renditjen e ikonave, siç janë të paraqitura, pata bekimin që t’i shikoja nga afër.
26
Vëllimi V, 2021 kishës, është ai i Shën Marisë (Fig. 7). Në të djathtë të absidës, ndodhet ikona e Shën Grigor Theologut (Fig. 8), i cili paraqitet i drejtuar nga e Tërëshenjta Mari dhe i lëçit himn falënderues. Pikturimi i Grigor Theologut është afresku më i përkryer që ka pikturuar Onufri48. Mbi afreskun e së Tërëshenjtës Mari që ndodhet në absidë, paraqitet Krishti. Interesante është ikona e Lindjes së Krishtit, që ndodhet brenda në ajodhimën e shenjtë. Në pjesën e brendshme të ikonostasit, në të djathtë të derës së bukur, kur futesh për në ajodhimë, është paraqitur Shën Gjermanoi i Konstandinopojës. Një afresk tjetër me rëndësi është Zbritja në Hadh e Zotit Krisht, e cila ndodhet në murin që formon kënd të drejtë me murin e ikonostasit nga dera ku del dhjaku.
Përfundim
Z
ona e Shpatit karakterizohet nga vazhdimësia e traditës apostolikë që u mor që nga shekujt e parë dhe ka arritur deri në ditët e sotme. Krahas bukurisë natyrorë, kjo zonë, e cila ka një njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, përbëhet dhe nga një trashëgimi shpirtërore materiale ku përfshihen kishat, ikonat, afresket, dhe jomateriale, ku bëjnë pjesë tradita e tyre, zakonet, kremtimet e festave etj. Zona e Shpatit ndihet krenare që, edhe në ditët e sotme, mban gjurmët e ikonografit të madh Onufër. Afresket që pikturoi Protopapë Onufri në kishën e Shën Kollit dhe në kishën e Shën e Premtes janë vlera të paçmueshme, si nga ana shpirtërore, ashtu edhe nga ana artistike. Larmishmëria e afreskeve në vendin ku qëndrojnë besimtarët dhe në hieroren e shenjtë, së bashku më mbishkrimet e shumta, i japin kishave një bukuri të jashtëzakonshme. Është bekim i madh për të krishterët orthodhoksë që këto kisha shekullore janë në këmbë edhe sot, pavarësisht nga dëmtimet që kanë ndodhur për shkaqe natyrore dhe artificiale. Është e rëndësishme që afresket të mbijetojnë sepse janë një tregues shumë i domosdoshëm për historinë e Zonës së Shpatit.
48 27.
V. Puzanova, Mbi artin bizantin dhe post-bizantin shqiptar, 55, Tiranë, 2005, fq. 26-
27
Bibliografi
Fjala
A. Llukani, ARTI KISHTAR NË SHQIPËRI: Sipas mbishkrimeve të kishave, Trifon Xhagjika, Tiranë, 2014. Mbrojtja e monumenteve, Botim i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Tiranë, 1974. Th. Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Tiranë, 1998. Th. Popa, Piktorët mesjetarë shqiptarë, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1961. V. Puzanova, Mbi artin bizantin dhe post-bizantin shqiptar, 55, Tiranë, 2005. Trashëgimia Kulturore akte ligjore dhe nënligjore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Tiranë, 2003. M. Zeqo, Mes laokontit dhe Krishtit, Medaur, Tiranë, 2000.
Fig. 2 Mbishkrimi që tregon se Onufri ka pikturuar në këtë kishë
28
Vëllimi V, 2021
Fig. 3 Mbishkrimi që tregon se Zoti Gjika ka dhënë kontribut në pikturimin e kishës
Fig. 4 Mbishkrimi rreth psalmit 24 të Davidit
Fig. 5 Mbishkrimi me një lutje liturgjike nga mesha episkopale
29
Fjala
Fig. 6 Shën Gjergj Trofeprurësi
Fig. 7 Hyjlindësja Mari në apsidën e Kishës
Fig. 8 Shën Grigor Theologu
30
Vëllimi V, 2021
DAJANA USTIA Kapela kryesore e Amfiteatrit të Durrësit
Hyrje
D
urrësi është një nga qytetet më të lashta të territorit shqiptar. Është banuar në mënyrë të pandërprerë për më shumë se njëzet e gjashtë shekuj dhe ka kaluar pothuajse të gjitha periudhat antike si Arkaike, Klasike, Helenistike, Perandorake Romake, Antike e Vonë, Mesjetën e Hershme etj49. I njohur fillimisht me emrin Epidamnus, qyteti Ilir, me shtrirje në bregun lindor të detit Adriatik, kaloi nën sundimin romak (luftërat Ilire 229 p.Kr.) duke marrë kështu dhe emrin Dyrrachium50. Nën këtë sundim të ri, vendi filloi të lulëzonte, kështu, në shek. IV, u kthye në kryeqytetin e provincës romake të Epirus Nova. Sigurisht një rol të rëndësishëm në zhvillimin e qytetit luajti edhe pozicionimi i saj në fundin perëndimor të rrugës së famshme Via Egnatia, pasi shërbente si një kryeurë51 dhe ishte pikërisht vendi ku rrymat 49 A. Kasa (2017). Durrësi Romak: Hapsira urbane dhe shoqëria (Disertacion Doktorate). Universiteti i Tiranës, Tiranë, fq. 125. 50 “Epidamnus”, The Great Soviet Encyclopedia (https://encyclopedia2.thefreedictionary. com/Epidamnus); Marrë më 31 janar, 2021. 51 L. Miraj (2013, 22 qeshor). “Amfiteatri i Durrësit MTKRS e politizon për fushat”. Shqiptarja.com. E disponueshme në:https://shqiptarja.com/lajm/lida-miraj-amfiteatri-idurr-euml-sit-br-mtkrs-e-politizon-p-euml-r-fushat-euml (marrë më: 31 Janar, 2021).
31
Fjala kulturore të Lindjes dhe Perëndimit përziheshin me njëra-tjetrën52.
Në vitet ’60 u zbulua rastësisht një nga dhjetë amfiteatrot më të bukur dhe madhështorë romakë53, nga arkeologu Vangjel Toçi, i cili, në atë kohë, ishte drejtori i muzeut arkeologjik të qytetit54. Pas gërmimeve të shumta, doli në pah, veç të tjerash ,edhe kapela kryesore e amfiteatrit, për të cilën do të flasim gjerësisht në këtë punim. Duke qenë se kapela ndodhet brenda amfiteatrit, do të na duhet të japim një informacion të përgjithshëm mbi vendndodhjen, kohën e ndërtimit, funksionin dhe fazat në të cilat ka kaluar ky monument i hershëm romak.
1. Amfiteatri romak i Dyrrachium (Durrësi moderrn)
A
mfiteatri i Durrësit është ndërtuar në fillim të shek.. II pas Krishtit, gjatë sundimit të perandorit romak Trajan (98-117 mb.Kr.)55 dhe mund të mbante 20,000 spektatorë. Përmasat e tij të mëdha si dhe aftësinë inxhinierike të shpalosura në të, tregojnë haptazi për fuqinë e Dyrrachium-it në Periudhën Romake. Në ndryshim me amfiteatro të tjerë të kohës, të ndërtuar tërësisht në terren të rrafshët dhe në skaj të qytetit56, ai shtrihet mbi një shpat të pjerrët kodrinor 350 m larg detit57, në skajin jugperëndimor të qytetit58. Është ndërtuar në një formë eliptike59 dhe përfaqësohet nga arena, shkallët me nivele, galeritë dhe dy maenianume. Kjo ndërtesë ishte një strukturë tipike romake me një rëndësi të madhe për kohën. Popullsia e qytetit dhe e periferisë vinte për të parë shfaqjet, lojërat60 dhe ndeshjet e gladiatorëve. 52 Bowes Kimberly Diane, Mitchell John. The main Chapel of the Durres Amphitheater. Decoration and chronology. në: Mélanges de l’École française de Rome. Antiquité, tome 121, n°2. 2009. Antiquité. fq. 571. 53 10 most beautiful roman amphitheaters (2014). Marrë më 31 janar 2021, nga https:// 10mosttoday.com/10-most-beautiful-roman-amphitheaters/ 54 L. Miraj (2013, 22 qeshor). “Amfiteatri i Durrësit MTKRS e politizon për fushat”. Shqiptarja.com. E disponueshme në:https://shqiptarja.com/lajm/lida-miraj-amfiteatri-idurr-euml-sit-br-mtkrs-e-politizon-p-euml-r-fushat-euml (marrë më: 31 janar, 2021). 55 L. Miraj (1986), “Amfiteatri i Durrësit”, Iliria, 2, Tiranë, fq. 166. 56 A. N. Modona (1961), “Gli edifici teatrali greci e romani”, Firenze, fq. 176. 57 Pozicionimi i tij pranë detit ndihmonte në reduktimin e zhurmave të spektatorëve të shumtë. 58 A. Kasa (2017). Durrësi Romak: Hapsira urbane dhe shoqëria (Disertacion Doktorate). Universiteti i Tiranës, Tiranë, fq. 130. 59 L. Miraj, “Amfiteatri i Durrësit / L’amphithéâtre de Durrës”, Iliria, vol. 16 n°2, 1986. fq. 151-169. 60 A. Kasa (2017). Durrësi Romak: Hapsira urbane dhe shoqëria (Disertacion Doktorate). Universiteti i Tiranës, Tiranë, fq. 130.
32
Vëllimi V, 2021 Rekrutimet perandorake të lëshuara nga Konstandini dhe Valentiniani, ndaluan krejtësisht luftimet e gladiatorëve61. Kështu, me triumfin e Krishterimit në shek. V mb.Kr., ky amfiteatër pushoi së funksionuari62. Me kalimin e kohës, arena e amfiteatrit u kthye në varrezë dhe nën shkallaret e tij u ndërtuan disa kapela.
2. Kapela kryesore e amfiteatrit romak të Dyrrachium
F
altorja, e njohur si kapela e amfiteatrit të Dyrrachium-it63, është një monument mjaft i rëndësishëm kishtar paleokristian në Shqipëri64. Ajo është ndërtuar në galerinë e brendshme më kryesore të amfiteatrit në anën e tij perëndimore, në drejtim lindje-perëndim. Datimi i kësaj kishëze/ kapele nga studiuesit vendoset në antikitetin e vonë shek. V-IV mb.Kr. Muret e saj janë zbukuruar me një seri mozaikësh, të cilët e kanë bërë këtë amfiteatër të njohur në të gjithë botën. Mozaiku i tipit muror që ruan kjo kishë, është ndër të vetmit në Shqipëri. Ato paraqiten në disa sondazhe të artit bizantin. Kishëza është njënefëshe me një absidë lindore, e cila ndriçohet nga një dritare e tipit bifora. Në akordin e apsidës shtrihet një altar në formën e një arke65. Dyshemeja, në anën lindore, mbulohet me pllaka të mëdha, ndërsa në perëndim me pllaka guri66. Në veri të kishëzës, para hyrjes, gjendet një font i vogël rrethor, i cili mendohet të ketë shërbyer si vaskë për pagëzimin e besimtarëve67. Në ndryshim nga hapësirat nën pulvinë të disa amfiteatrove të tjerë, kjo kishëz nuk ka shërbyer si faltore pagane68. Mendohet se është kthyer në kishë për shkak të pozicionimit drejt lindjes, si edhe të hapësirës së saj të bollshme. 61 Për dekretet e Kostandinit dhe Valentinianit, CTh 15.12.1; Përkatësisht 9.40.8. Në Honorius, Theodoret, Hist. Ekl. 5.26 dhe Ville, op. cit., n. 13, fq. 324-331. 62 L. Miraj (1986), “Amfiteatri i Durrësit”, Iliria, 2, Tiranë, fq. 167. 63 Selia e kryepeshkopatës së Epirus Nova. 64 E. Polimeri (2017). Epirus Nova nw periudhwn paleokristiane dhe bizantine (Shek. IV-XI) (Disertacion Doktorate). Universiteti i Tiranës, Tiranë, fq. 44. 65 H. Buschhausen “Durrësi dhe fillimet e krishtërimit në Shqipëri”, 2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri, Aktet e simpoziumit ndërkombëtar, Tiranë: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, 2003, fq. 94. 66 Bowes Kimberly Diane, Mitchell John. “The main Chapel of the Durres Amphitheater. Decoration and chronology.” në: Mélanges de l’École française de Rome. Antiquité, tome 121, n°2. 2009. Antiquité. fq. 578. 67 H. Buschhausen “Durrësi dhe fillimet e krishtërimit në Shqipëri”, 2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri, Aktet e simpoziumit ndërkombëtar, Tiranë: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, 2003, fq. 95. 68 Golvin, op. cit., n. 12, f. 337-340
33
Fjala
3. Afresket e kapelës kryesore
E
tërë kthina fillimisht ka qenë e mbuluar me afreske69, gjurmët e të cilëve dallohen në pjesën e tavanit, në muret perëndimore si edhe në ato veriore70. Programi i përgjithshëm i pikturuar, mbetet i paqartë. Duke u përqendruar në gjurmët e mbetura nëpër mure, me anë të manipulimit të kontrastit në fotografitë digjitale, u arrit identifikimi i imazhit në pjesën e tavanit, si edhe në skajin verior të murit perëndimor71. Krishti Pantokrator në Theofani gjendet në pjesën e tavanit. Ai ka një mjekër të mprehtë me majë, mban të veshur një klamis të verdhë me një tunikë blu, në dorën e majtë mban një libër të madh, ndërsa me të djathtën bekon me dy gishta. Ky imazh ndodhet brenda një aureole me sfond blu dhe konture të kuqe72. Në këndin e poshtëm të majtë dallohen brirët e një demi, simbol i ungjillorit Luka. Kështu mendohet se në këndet e tjera, ku nuk mund të dallohet më gjë, të jenë paraqitur simbolet e ungjillorëve Mark, Matthe dhe Joan73. Në muret vertikale mungon shtresa e sipërme e pigmentit, megjithatë mund të dallohet një i ri pa mjekër, i cili mban të veshur një tunikë kremi të gjatë deri te gjunjët. Në bel ka një rrip të zi dhe mban një mantel blu mbështjellë mbi shpatullën e majtë. Shenjtori ushtarak, identiteti i të cilit nuk është i qartë, mban në dorën e majtë një mburojë, ndërsa në të djathtën një shtizë. Në skajin verior të murit të pasmë perëndimor, mund të dallohej një personazh tjetër, i cili qëndron në këmbë i veshur me një palium në ngjyrë kremi. Është ruajtur vetëm trungu dhe dora e tij dhe dy shkronjat fillestare të emrit të tij që duken si G dhe S. Duke u përqendruar në veshjen e tij, mendohet të jetë një apostull, profet ose shenjtor74. Në formë skematike ekziston në radhë shenjtorësh, të 69 H. Buschhausen “Durrësi dhe fillimet e krishtërimit në Shqipëri”, 2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri, Aktet e simpoziumit ndërkombëtar, Tiranë: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, 2003, fq. 94-95. 70 D. Dhamo, “Konsiderata mbi veprën e mozaikut paleokristian në Shqipëri”, Iliria, 16, 1, 1986, f. 311-315; R. Gega, “La chapelle de l’amphithéâtre de Durrës”, në XL Corso di cultura sull’arte ravennate e bizantina, Ravenna, 1993, fq. 531-2, 534-5. 71 Bowes Kimberly Diane, Mitchell John. “The main Chapel of the Durres Amphitheater. Decoration and chronology”. në: Mélanges de l’École française de Rome. Antiquité, tome 121, n°2. 2009. Antiquité. fq. 580. 72 Ibid. 73 H. Buschhausen “Durrësi dhe fillimet e krishtërimit në Shqipëri”, 2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri, Aktet e simpoziumit ndërkombëtar, Tiranë: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, 2003, fq. 95. 74 Bowes Kimberly Diane, Mitchell John. “The main Chapel of the Durres Amphitheater. Decoration and chronology”. në: Mélanges de l’École française de Rome. Antiquité, tome 121, n°2. 2009. Antiquité. fq. 582.
34
Vëllimi V, 2021 cilët qëndrojnë në këmbë si në murin perëndimor ashtu edhe në atë jugor dhe kanë ngjashmëri me radhën e shenjtorëve të amfiteatrit të Salonës75. Data e këtyre afreskeve është e pamundur të përcaktohet me siguri.
4. Mozaikët e kapelës kryesore
T
ri panelet e mozaikut, të vendosura në muret jugore dhe të pasme, përbëhen nga gurë dhe tesera qelqi. Ngjyra e bardhë, rozë/kuqe, blu dhe jeshile mbizotërojnë në këto panele dhe kryesisht skemat e ngjyrave janë të njëjta. Për detajet e fytyrave dhe kostumeve të personazheve të paraqitura, janë përdorur teserat e qelqit në ngjyrë blu, jeshile dhe të kuqe/ rozë. Në detajet e kostumeve të tyre dhe në aureola është përdorur xham i artë. Mozaiku në murin e pasmë është një panel i vetëm që përshkruan një figurë të madhe qendrore të rrethuar nga dy engjëj, të cilët më pas rrethohen nga dy figura femërore. Personazhi qendror mban të veshur një maforion me tehe të bardhë, që zbresin në palosjet zig-zag në të dyja anët e trupit. Në fund të tunikës së plotë duken dy këmbë të imta të kuqërremta. Në dorën e majtë mban një rruzull të madh të kurorëzuar, ndërsa në të djathtën një shkop në ngjyrë të kuqe. Mbi kokë mban një kurorë me tri nivele me prependulia, loros me xhevahire. Në të djathtë të kokës së saj gjenden mbetjet e një titulli të zi, duke përfshirë ato që duket se janë pjesët e sipërme të A dhe P, me sa duket nga emri MAPIA - Maria76. Pra, mendohet se kjo figurë madhështore femërore është Virgjëresha Mari, tipike e identifikuar si një variant shumë i pazakontë i Maria Regina ose Mbretëresha e Qiellit77. Kështu mendohet se kjo ikonografi nuk vjen nga Konstandinopoja, por nga Roma, dhe është një paraqitje analoge dhe bashkëkohore e Mbretëreshës Maria e kishës së Santa Maria Antiqua në Romë. Ky interpretim nuk bazohet vetëm në ngjashmërinë e paraqitjes së figurës apo të stilit, por bazohet edhe në faktin që deri në fund 75 H. Buschhausen “Durrësi dhe fillimet e krishtërimit në Shqipëri”, 2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri, Aktet e simpoziumit ndërkombëtar, Tiranë: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, 2003, fq. 98. 76 Bowes Kimberly Diane, Mitchell John. The main Chapel of the Durres Amphitheater. Decoration and chronology. në: Mélanges de l’École française de Rome. Antiquité, tome 121, n°2. 2009. Antiquité. fq. 585. 77 Argumentuar së pari nga A. Cameron, Theotokos në Konstandinopojë të shekullit të gjashtë, Gazeta e Studimeve Teologjike, n.s. 29, 1978, fq. 85 n 1 dhe ndjekur nga Andaloro, op. cit., n. 47, f. 103- 112; Cormack, op. cit., n. 2, fq. 84-85; J. Osborne, Piktura mesjetare e hershme në San Clemente, Romë: Madona dhe Fëmija në kamare, në Gesta, 20, 1981, fq. 306; J. Reynis-Jandot, “Le mosaïque murale dans la chapelle de l’amphitheatre de Dyrrachium”, Studia Albanica 17.2, 1980, fq. 177-181, sugjeroi gjithashtu që figura përfaqësonte një Virgjëreshë “Angeloktistos”, një kombinim i një figure ndërmjetësuese me Mbretëreshën e Qiellit.
35
Fjala të shek. VIII edhe pse Dyrrachiumi ishte i lidhur politikisht me Bizantin, varej drejtpërdrejt nga kisha e Romës për sa i përket besimit fetar78.
Përkrah Virgjëreshës Mari gjenden dy engjëj, të cilët mbajnë të veshur tunika të bardha, me zbukurime, segmente me ngjyra dhe të gjata deri në gju. Shpatulla e tyre e majtë mbulohet nga një klamidë blu dhe jeshile. Në anën e dorës së majtë ata mbajnë nga një shkop të kuq me kryq. Flokët e tyre të verdhë qëndrojnë të lidhur me fjongo. Gurët ngjyrë rozë dhe të bardhë janë përdorur në aureolat e të dy engjëjve79. Në fund të këmbëve të Virgjëreshës, në anën e saj të majtë, paraqitet një figurë e vogël dhuruese femër dhe në të djathtë një figurë e vogël mashkullore. Ai mban të veshur një tunikë të thjeshtë pa rrip, kurse dhuruesja femër një fustan të kuq të zbukuruar me orbikuli dhe flokët ia mbulon një harthorion me thekë. Të dy shtrijnë duart e mbuluara drejt Virgjëreshës. Ky panel mban gjithashtu lutjen: “K (yri)] E bOHUHCON TOY DOYLOY COY ALEJANDROY” ose “Zot, ruaj shërbëtorin tënd Aleksandrin”. Mendohet se personi i gjunjëzuar është Aleksandri dhe pranë tij gruaja ose një e afërme tjetër femër. Nuk është e sigurt se për cilin Aleksandër bëhet fjalë. Në të majtë të këtij paneli kemi një panel tjetër në të cilin paraqitet protomartiri Stefan. Ai mban të veshur një tunikë të bardhë me klavus të kuq, mbështillet me një palium të bardhë dhe gamadia, të shkruar në krahë. Duart e tij me teza ari, i mban të ngritura në lutje përpara gjoksit80. Koka e tij është e anuar në të majtë, një gjest që duket se shoqërohet veçanërisht me veprime të thirrjes ndërmjetësuese dhe lutjes81. Sfondi përbëhet nga zona të ndryshme të bardha, teza të verdha dhe jeshile, shumë prej të cilave kanë humbur ngjyrën e tyre origjinale për shkak të kristalizimit të kripës82. Paneli i kthinës perëndimore është tejet i dëmtuar. Mund të dallohen në anën e majtë një aureolë pranë së cilës mund të lexohen germat E dhe NH 78 S. Santoro, Historia e qytetit dhe monumentet e tij; Marrë më 31 janar, 2021 nga http://www.progettodurres.unipr.it/albanese/Storia%20e%20monumenti4.htm 79 Bowes Kimberly Diane, Mitchell John. The main Chapel of the Durres Amphitheater. Decoration and chronology. në: Mélanges de l’École française de Rome. Antiquité, tome 121, n°2. 2009. Antiquité. fq. 586-587. 80 Ibid, fq. 587. 81 Cormack, op. cit., n. 2, fq. 80; J. Mitchell, “The crypt reappraised” in R. Hodges (ed.), San Vincenzo al Volturno 1: The 1980-86 Excavations Part I, London, 1993, fq. 109; R. Hodges dhe J. Mitchell, The basilica of Abbot Joshua at San Vincenzo al Volturno, Monteroduni, Abbazia di Montecassino, 1996, fq. 104-106. 82 Bowes Kimberly Diane, Mitchell John. The main Chapel of the Durres Amphitheater. Decoration and chronology. në: Mélanges de l’École française de Rome. Antiquité, tome 121, n°2. 2009. Antiquité. fq. 587.
36
Vëllimi V, 2021 dhe mendohet të jetë emri E [IPH] NH- Eirini. Në anën e djathtë, pranë një engjëlli, dallohet një grua, me rroba shumë të zbukuruara, me këpucë të vogla të kuqe dhe në dorën e majtë mban një rruzull të vogël. Pranë kokës së saj lexohet emri CΟΦΙΑ-Sofia.
Mbi datimin e këtij mozaiku janë bërë diskutime të shumta. Stili, përbërja dhe funksioni i tyre është mjaft i ngjashëm me panelet mozaike të fillimit të shek. VII të Shën Dhimitrit në Selanik, ku mund të përmendim praninë e donatorëve, përdorimi i teserave të arit për duart etj.83 Siç thamë edhe më lart, Virgjëresha e kurorëzuar e veshur me loros, ka ngjashmëri në paraqitjen e figurës dhe stilit me një shembull romak të shek. VI, në Santa Maria Antiqua84.
Përfundim
N
ë këtë punim, analizuam një nga monumentet më të vjetra dhe më të rëndësishme të vendit tonë, kapelën e amfiteatrit të Durrësit. Edhe pse është një kishëz e vogël, muret e saj ruajnë një pasuri të madhe siç janë mozaikët muralë paleokristianë, të vetmit dhe më të veçantët në Shqipëri. Duket se kjo kishëz ka kaluar në dy faza: në fazën e afreskeve dhe të mozaikëve. Analizuam pamjen e personazheve të paraqitura në to dhe, së fundmi, bëmë lidhjen sipas ngjashmërisë me mozaikë të vendeve të tjera si Selaniku apo Roma. Shpesh, jemi mësuar të shohim Virgjëreshën e Shenjtë duke mbajtur në krahët apo në prehrin e saj Krishtin, herë në pozicion lutës, ndërsa në këtë kishëz paraqitet e lavdishme me një rruzull në dorën e saj dhe e shoqëruar nga engjëj. Shën Stefani, në pozicion lutës, qëndronte në panel, pranë atij të Virgjëreshës dhe në kthinën perëndimore analizuam shën Sofian. Pamë se dëmtimet e shumta, të shkaktuara me kalimin e viteve, por edhe të pakujdesisë, nuk lejonin shqyrtimin e hollësishëm të pjesëve të tjera të mozaikut. Këtu mund të përmendim shën Eirinin, së cilës mund t’i lexohej pjesërisht emri. Këta mozaikë të shek. VI-VII janë një thesar për vendin tonë dhe, që të vazhdojmë t’i kemi e të mburremi me to, duhet edhe një kujdes i veçantë kundrejt tyre. Të mos lihen në mëshirë të fatit!
Bibliografia
Bowes Kimberly Diane, Mitchell John. The main Chapel of the Durres Amphitheater. Decoration and chronology. në: Mélanges de l’École française de 83 Ibid, fq. 588. 84 S. Santoro, Historia e qytetit dhe monumentet e tij; Marrë në 31 janar, 2021 nga http://www.progettodurres.unipr.it/albanese/Storia%20e%20monumenti4.htm
37
Fjala Rome. Antiquité, tome 121, n°2. 2009. Antiquité.
J. Mitchell, “The crypt reappraised”, in R. Hodges (ed.), San Vincenzo al Volturno 1: The 1980-86 Excavations Part I, London, 1993. R. Hodges dhe J. Mitchell, The basilica of Abbot Joshua at San Vincenzo al Volturno, Monteroduni, Abbazia di Montecassino, 1996. J. Reynis-Jandot, “Le mosaïque murale dans la chapelle de l’amphitheatre de Dyrrachium”, Studia Albanica 17.2, 1980. J. Osborne, Piktura mesjetare e hershme në San Clemente, Romë: Madona dhe Fëmija në kamare, në Gesta, 20, 1981. A. Cameron, “Theotokos në Konstandinopojë të shekullit të gjashtë”, Gazeta e Studimeve Teologjike, n.s. 29, 1978. H. Buschhausen, “Durrësi dhe fillimet e krishtërimit në Shqipëri”, 2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri, Aktet e simpoziumit ndërkombëtar, Tiranë: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, 2003. R. Gega, La chapelle de l’amphithéâtre de Durrës, në XL Corso di cultura sull’arte ravennate e bizantina, Ravenna, 1993. D. Dhamo, “Konsiderata mbi veprën e mozaikut paleokristian në Shqipëri”, Iliria, 16, 1, 1986. E. Polimeri (2017). Epirus Nova në periudhën paleokristiane dhe bizantine (Shek. IV-XI) (Disertacion Doktorate). Universiteti i Tiranës, Tiranë. L. Miraj (1986), “Amfiteatri i Durrësit”, Iliria, 2, Tiranë. A. Kasa (2017). Durrësi Romak: Hapsira urbane dhe shoqëria (Disertacion Doktorate). Universiteti i Tiranës, Tiranë. L. Miraj, Amfiteatri i Durrësit / L’amphithéâtre de Durrës, Iliria, vol. 16 n°2, 1986. A. N. Modona, (1961), “Gli edifici teatrali greci e romani”, Firenze. L. Miraj, (2013, 22 qeshor). “Amfiteatri i Durrësit MTKRS e politizon për fushat”. Shqiptarja.com. E disponueshme në: https://shqiptarja.com/lajm/lidamiraj-amfiteatri-i-durr-euml-sit-br-mtkrs-e-politizon-p-euml-r-fushat-euml (marrë më: 31 janar, 2021). 10 most beautiful roman amphitheaters (2014). Marrë më 31 janar 2021, nga https://10mosttoday.com/10-most-beautiful-roman-amphitheaters/ “Epidamnus”,
The
Great
Soviet
Encyclopedia 38
(https://encyclopedia2.
Vëllimi V, 2021 thefreedictionary.com/Epidamnus); Marrë më 31 janar, 2021.
S. Santoro, Historia e qytetit dhe monumentet e tij; Marrë më 31 janar, 2021 nga http://www.progettodurres.unipr.it/albanese/Storia%20e%20monumenti4.htm
39
Fjala
THEOFIL GROZDANOVSKI Afresket në Kishën e Shën Pandeleimonit, në Nerez të Shkupit
1. Hyrje
N
jë nga eparkitë më të shquara dhe një nga qendrat kulturore më të ngritura të Kryepeshkopatës së Ohrit në shekujt XI dhe XII ishte sigurisht zona e Shkupit, pra qyteti i Shkupit me rrethinat e tij më të afërta. I vetmi monument kulturor-historik, i ruajtur nga kjo periudhë e hershme, është kisha e manastirit të Shën Pandeleimonit në fshatin Nerezi. Rëndësia e tij (manastirit) artistike-historike ka kohë që ka kapërcyer kufijtë e ngushtë territorialë të kësaj zone. Afresket e Manastirit Nerezi, siç quhen zakonisht sot, janë një shembull i rrallë i ruajtur dhe një vepër supreme në fushën e Pikturës Bizantine, nga koha e dinastisë perandorake Bizantine e Komnenëve. Deri më sot, as ndër monumentet e shumta pikturale bashkëkohore ose kronologjikisht të afërta të zbuluara rishtazi në territorin e Bizantit dhe vendet e sferës së tij kulturore, fuqia krijuese e parë në mjeshtrit e afreskeve 40
Vëllimi V, 2021 të Nerezit nuk është përsëritur plotësisht. Monumentet e reja të fshehura të pikturës në kishën e Hyjlindëses Eleusa afër Strumicës ose ato në kishën e Shën Nikolla Kasnitsit në Kastoria, të cilat ndoshta janë punime të së njëjtës punëtori pikture flasin për qëndrimin e saj aktiv krijues në zonën e sllavëve të kësaj zone në Ballkan. Një gjë është sigurt se sot nuk mund të lënë në hije arritjen më të lartë artistike të shfaqur në afresket në Nerezi. Në kontekstin e kësaj rëndësie të gjerë historike të monumentit të Shën Pandeleimon, për të cilin flasin në veçanti afresket e tij, të dhënat historike rreth kishës mbeten të një rëndësie të vogël, të cilat, në fakt, janë shumë të pakta në burimet e shkruara.
Gjatë periudhës që përfaqëson kulmin e përparimit shoqëror, evolucionit intelektual dhe arritjeve të jashtëzakonshme kulturore të epokës Komneniane, territori rreth qytetit të sotëm të Shkupit u bë djepi i kishës kushtuar Shën Pandeleimonit në fshatin Gorno Nerezi, si një nga artet më përfaqësuese monumente nga prodhimi kulturor mesjetar. Krijuar nga disa artistë më të talentuar(anonimë) bizantinë nga periudha e gjysmës së dytë të shekullit XII dhe prodhuar nga një anëtar i fisnikërisë së gjykatës më të lartë dhe elitës kryesore politike në atë kohë, kisha e Shën Pandeleimonit qëndron si një reflektim i çmuar i ngritjes së përgjithshme të Perandorisë në mediumin e rafinuar të krijimit suprem artistik. Kisha u ndërtua nga princi bizantin Aleksei Engjëll, djali i Konstandin Engjëllit dhe Theodhora, vajza e perandorit bizantin Aleksi I Komneni (1081 - 1118). Ngritja e kishës më 1164 dëshmohet nga mbishkrimi në vijën e mermerit mbi arkitravit midis narteksit dhe nefit të kishës, përmbajtja e së cilës thotë: “U zbukurua ky tempull i martirit të shenjtë dhe të lavdishëm Pandeleimon me ofrimet e z. Aleksei Komnen, biri i zonjës Theodora, në Shtator të vitit 13 indikt 6673 (=1164), gjatë periudhës të murgut dhe igumenit Joaniki”. I pozicionuar në pllajën e lartë të kreshtës malore që ofronte një pamje panoramike luksoze të Shkupit mesjetar, tempulli i Nerezit me format e tij harmonike arkitektonike zbukuronte këtë pozitë të lartë gjeografike deri në vitin 1555 kur një tërmet i fortë shkaktoi çarje në strukturën e ndjeshme të kupolës qendrore, si dhe në segmentin konkal të absidës. Me angazhimet e mjeshtër ndërtuesve vendas dhe të disa piktorëve të aftë nga mesi i shekullit XVI, kisha u riparua, d.m.th., kupola qendrore, e pozicionuar mbi naosin, u konsolidua, konaku absidal u forcua dhe piktura që ishte shkatërruar për shkak të dëmtimit të pjesëve të sipërme të ndërtesës, u zëvendësua me një dekoracion të ri afreskesh, të krijuar nga piktorë postbizantinë. Kështu, me një hapësirë prej katër shekujsh, që nga krijimi i saj, kisha është kthyer në një monument 41
Fjala vizual të dy epokave që kur zonat e saj të poshtme shkëlqen me cilësitë elegante autentike të afreskeve bizantine, ndërsa pikturat në kupolë, zona nën kupolë dhe pjesërisht në absidën e altarit, japin tiparet modeste të artistëve të epokës së mesjetës së vonë.
Në shekullin XIX, gjatë ringjalljes kulturore të aristokracisë vendore të Shkupit të sapo krijuar, detyrimet e sponsorëve të së cilës ishin më shumë çështje prestigji shoqëror sesa orientimi estetik, brendësia e kishës u pajis me një dekoracion të ri që mbulonte afresket mesjetare me modestinë e tij prej diapazoni artistik deri në ’20 të shekullit të kaluar. Pas heqjes së kësaj shtrese të fundit, krijuar nga piktorë vendas me talent të jashtëzakonshëm dhe të moderuar, me aftësi artistike, dekorimi i pikturuar i kishës mori ekspozimin e tij përfundimtar vizual, i cili admirohej nga vizitorët dhe udhëtarët, studiuesit dhe pelegrinët, si dhe shkrimtarët dhe poetët shëtitës për gati një shekull: një opus mjaft i fortë i piktorëve të mesjetës së vonë të ekspozuar në zonat e sipërme dhe krijimi i jashtëzakonshëm artistik i mjeshtërve bizantinë që zbukuron zonat e poshtme e brendshme të kishës. Krijimi i një paradigme të re për arritjet e jashtëzakonshme estetike të pikturës mesjetare, piktura autentike afreske e Nerezi është bërë sinonim i imagjinatës unike artistike të mishëruar në një produkt të shkëlqyeshëm piktoral të pakonkurrueshëm në të gjithë prodhimin kulturor të epokës bizantine.
2. Ndërtimi i manastirit dhe arritjet artistike
K
renar për përpjekjen e tij si ktitor (ndërtues), i cili rezultoi në një ndërtesë luksoze kishash me pesë kupola, ndërtuesi i tempullit në Nerezi na la një konfirmim me shkrim për angazhimin e tij të dhuruesit, në formën e një vinçi guri, me të dhëna të çmuara të vendosura në hyrjen e derës që të çonte nga narteksi në naos. Kushtimin e dhuruesit të tij, Shën Pandeleimonit, shëruesit fisnik dhe mbrojtësit të palodhur të shëndetit, dëshmorit të kohërave të përndjekjes së madhe të kriptokristianëve, Princit Aleksios, i biri i Theodorës, “ai i lindur në porfir” dhe nipi i perandorit Aleks, themeluesi i Dinastisë Komneniane, “inicioi” projektin e donatorëve të realizuar me sukses, faza arkitektonike e të cilit përfundoi më 1164, në vijën e gurit. Pasardhësi i elitës së gjykatës Komneniane, i lindur në një martesë harmonike të nënës së tij me Konstantin Engjëllin e bukur, Princin Aleksios, dhuruesin e Nerezit, shfaq jo vetëm një edukim ekstravagant dhe realizim shoqëror, por edhe një referencë të rëndësishme historike dhe politike. Duke bashkëpunuar me anëtarët e tij të ngushtë të familjes, të cilët, me 42
Vëllimi V, 2021 shumë gjasa, në vitet gjashtëdhjetë të shekullit XII kishin qendra administrative në Shkupin mesjetar, Princi Aleks mori një dhuratë të konsiderueshme, pronë e vendosur në zonat e sipërme të qytetit, ku ai kishte një kishë të ngritur duke ndjekur modelet e qendrave metropolitane me format e saj përfaqësuese dhe me ekzekutimin. U ndërtua më 1164, me një kompleks plani kryq i shkruar, kurse ndërtesa me pesë kupola, kishëzat ndihmëse dhe muret e fasadës të dizajnuara në mënyrë harmonike. Kisha kushtuar Shën Pandeleimonit në Nerezi është shtuar si një degë fisnike e traditës arkitektonike konstandinopolitane, përtej horizonteve aktuale të ndikimit artistik ekzistues metropolitan. Pa dyshim, i projektuar nga një murator kryesor nga Konstandinopoja dhe i pikturuar, disa sezone më vonë, nga një piktor shumë i talentuar me një edukim artistik të dukshëm të marrë në kryeqytet, kisha në Nerezi është një produkt i parametrave artistikë metropolitanë, brenda territorit të sotëm të Shkupit. Me kongruencën e tij hapësinore me cilësi të lartë, zgjidhjen inovative të planit arkitektonik të tokës dhe ndërthurjen e përbërësve të ndërtesës, Nerezi kap frymën e plotfuqishme të mjeshtërve bizantinë, të arsimuar në shkollat elitare të kryeqytetit perandorak. Për më tepër, për shkak të konstellacionit (lidhjen organike) krijues të programit ikonografik në dekorimin e pikturuar dhe të organizatorit të imagjinatës së ekstrapoluar në temat e përshkruara, si dhe rezonancës emocionale të shprehjes pasionante artistike të mjeshtrave, kisha Nerezi meriton epitetin e arritjes më të mirë artistike konstantinopolitane e shekullit XII të gjithë zhvillimit të Kulturës vizuale Bizantine.
3. Arkitektura e Kishës së Manastirit
D
izajni arkitektonik i kishës së Shën Pandeleimonit ka tiparet e një zgjedhjeje ndërtimi të përbërë në mënyrë krijuese, të konfiguruar në mënyrë racionale dhe të kryer në mënyrë harmonike. Atributi kryesor në lidhje me kompleksin vizual të përbërësve të ndërtesës mund të përmblidhet nga fraza kapitale “Modulimi Konstandinopolitan” për shkak të sinergjisë midis tipareve arkitektonike lokale dhe metrolopitane, të cilët përbëjnë strukturën e kishës, dedikuar Shën Pandeleimonit. Plani tokësor i mbledhur në mënyrë krijuese, uniteti i skemuar mirë i elementeve hapësinore, si dhe modeli i trajtuar në mënyrë proporcionale në ekzekutimin e komponentëve të dekorimit, e shquajnë kishën në fshatin Nerezi si një produkt artistik të përshkuar nga parametrat elitarë të shkollave kryesore arkitektonike të asaj kohe. Kisha e Shën Pandeleimonit në Nerezi pasqyron evolucionin progresiv në të gjitha fushat e krijimtarisë së Komnenëve. Duke përfaqësuar një 43
Fjala krijim vizual të potencialeve të arkitekturës së shekullit XII, manastiri në fshatin Nerezi buron energjinë piktoreske të mjeshtërisë arkitektonike të qytetit të Konstantinopojës, materializuar nga disa prej muratorëve më të talentuar në rajonin e Shkupit.
4. Ikonografia e Kishës së Manastirit
P
anorama mbresëlënëse e afreskut që zbukuron muret e kishës së Shën Pandeleimonit në Nerezi konsiderohet si një nga më të mëdhatë dhe si një kryevepër artistike e paparë të epokës së prodhimit artistik bizantin, e shkëlqyer si një krijim vizual edhe për kritikët më ambiciozë dhe më të ashpër të prodhimit piktor të së kaluarës historike. Ruajtur në zonat e poshtme të altarit dhe nefit, në muret e ndarjeve ndihmëse dhe pjesërisht në narteks, dekorimi i pikturuar në mënyrë autentike i kishës Nerezi kap syrin me përsosjen delikate të vistave, ekuilibrin optik proporcional të strukturave kompozicionale, të bashkëveprimit hapësinor të përsosur midis skenave të përshkruara dhe tipareve arkitektonike të ngrehinës, si dhe me mbushjen e diapazonit të gjerë të ngjyrave dhe thellësinë emocionale të pamjeve që rrezatojnë me energji të jashtëzakonshme të ngjarjeve biblike e pësimeve të Krishtit. Krijuar si një rrëfim vizualisht dramatik, emocionues dhe unik i misionit soteriologjik të Krishtit, domethënë vuajtjes dhe sakrificës së Tij dhe vdekjes së Tij vullnetare në kryq, piktura afreske në manastirin e Nerezit përmbledh risitë ikonografike në ndërthurjen e matricave kompozicionale me artin joshës, kurse shprehja e mjeshtërve asnjëherë nuk u realizua si e tillë më vonë, në historinë e artit mesjetar. Megjithëse pjesa më e madhe e programit origjinal ikonografik mungon për shkak të dëmtimit të kupolës dhe pjesës së brendshme të saj në shekullin XVI, pjesët e ruajtura të mjeshtërve të mëdhenj bizantinë rreth vitit 1166 përfaqësojnë pasurinë më të madhe në thesarin e pasur të kulturës vizuale mesjetare.
5. Harmonizimi pikturor - shpirtëror i altarit, rezultuar nga veprat e mëdha artistike
S
inergjia e brendësisë së Nerezit dhe përbërësit e zgjedhur të konceptit ikonografik burojnë me një përputhje të përsosur midis karakteristikave hapësinore të ndërtesës dhe pamjes së skenave të përshkruara, si edhe personazheve të shenjta. Rregulluar në sipërfaqet e murit të gjerë të naosit dhe në zonën e altarit në formë U, ato ekzistojnë në hapësirën e shenjtë të kishës në mënyrë të qetë ku theksohet ekuilibri ndërkomunikues për 44
Vëllimi V, 2021 shkak të mungesës së ndonjë elementi mbështetës të ndërtimit, të cilat mund të pengojnë procesin e përputhjes së tyre ideologjike. Prandaj, ajo tregohet si një lidhje organike mes skenave eukaristike dhe atyre liturgjike në zonën e altarit; kurse skenat kristologjike ndodhen në nefin e kishës; veçanërisht figurat e shenjta të zgjedhura zbukurojnë zonën më të ulët të dekorimit të pikturuar.
Skena “Kungimi i Apostujve” dhe skena që përfaqëson Etërit e mëdhenj të Kishës, të pikturuar në absidë, u zhvilluan në një formë të kundërvënies vizuale të dy skenave nga minicikli i Virgjëreshës (Lindja e Nënës së Zotit dhe Paraqitja në tempull), meqë Lindja e Virgjëreshës dhe përkushtimi i saj paralajmërojnë Mishërimin, po ashtu edhe Kungimi i Apostujve - një sublimim simbolik i Darkës së Fundit, duke shfrytëzuar konceptualisht vdekjen e Jisuit në kryq. Në këtë simbolikë vizuale ndërhapësinore, skenat e përshkruara në murin lindor të naosit, bëjnë lidhjen me temat që përshkruajnë Metamorfozën dhe Zbritjen nga Kryqi, të përfaqësuara në murin perëndimor të krahëve veriorë dhe jugorë të objektit, për shkak të marrëdhënies së tyre me natyrën e Shpëtimtarit. Ungjillëzimi paralajmëron mishërimin e Krishtit, metamorfoza hyjnore e të Cilit parashikon vuajtjet e tij të ardhshme për shpëtimin e njerëzimit, Ngritja e Llazarit (përshkruar në murin verior të krahut perëndimor të naosit) si lartësimi i fuqive të mrekullueshme të Krishtit, është “pasqyruar” në homologun e tij artistik, të treguar në murin e kundërt - Hyrja në Jerusalem, e cila shënon fillimin e Pësimit, si një parakusht për funksionin shpengues të vdekjes dhe të Ngjalljes së Krishtit. Paraqitja e Krishtit në tempull, e pikturuar në murin jugor të nefit, duke folur vizualisht, “ndan” një hapësirë të përbashkët me skenën e Vajtimit, të përshkruar në murin verior, duke e shoqëruar profecinë e vuajtjes së Krishtit me madhështinë e tij tragjike. Modeli dualist i ndërveprimit vizual midis skenave të paraqitura nën sipërfaqet e kundërta të murit që integrojnë historinë e origjinës hyjnore të Mesisë me natyrën e tij të ndjeshme njerëzore, të konfirmuar nga vdekja trupore, mbetet parimi kryesor programor i pikturës afreske Nereziane dhe një tipar i saj esencial artistik. Duke shoqëruar skenat që vizualizojnë historinë dramatike të rolit të vuajtjeve të Krishtit me një galeri mbresëlënëse prej njëzet e gjashtë përfaqësimesh të shenjta individuale, domethënë, të atletëve dhe martirëve të shenjtë në pjesën perëndimore të naosit, murgjit në jug dhe himnografët në veri. Mjeshtrit anonimë të Nerezit hartuan përshkrimin madhështor të pësimeve soteriologjike të Krishtit, shoqëruar me prezencën e martirëve dhe të dishepujve të Jisuit, si edhe të pa45
suesve të tij shpirtërorë.
Fjala
Intimiteti i dramës familjare, të përshkruar në skenën e Zbritjes nga kryqi dhe formati i ngjeshur ikonografik i tragjedisë prindërore, të përshkruar në skenën e Vajtimit, përfaqësojnë pamjet më të hershme dhe vizuale më mbresëlënëse të frymëzuara nga rrëfimet apokrife të romantizuara mesjetare. Angazhimi aktiv eukaristik i Krishtit në skenën e Kungimit, ku Ai përkulet për t’u “shërbyer” kryeapostujve Pjetër dhe Pavël, si dhe puthja e Andreas me Lukën në procesionin apostolik verior, si një aluzion simbolik i unitetit dhe harmonisë që ekziston midis anëtarët e kishës së Krishtit, tregojnë një dëshirë për të ndriçuar ritmin ceremonial të ritualeve të vazhdueshme të kishës. Në këtë kontekst, rregullimi i procesioneve liturgjike, të paraqitura në pjesën më të ulët të hapësirës së altarit me procesionin apostolik në ritualin e Eukaristisë, sugjeron një prirje ikonografike për të vendosur lidhje formale dhe tematike midis ngjarjes biblike të Darkës së Fundit, e përshkruar në skenën e Kungimit dhe të ritit ekzistues liturgjik të vendosur për përkujtimin e tij, të përfaqësuar në skenën e Episkopëve Zyrtarë. Grupimi tematik dhe specifikimi tipologjik i veçantë i figurave të shenjta, të përshkruara në zonën e parë, karakteri shumë i dhembshur i Shën Pandeleimonit, shenjt mbrojtës shërues dhe martir i paraqitur në murin lindor, si edhe portreti baritor i Shën Trifonit, në ndarjen veriperëndimore, janë vetëm disa shembuj të ndriçimit ikonografik krijues të mjeshtërve të Nerezit në paraqitjen e imazheve të shenjta. Figura elegante që rrezatojnë me lëvizje të devotshme dinamike dhe energji modeste të lëvizjes trupore, imazhe sugjestionuese që magjepsin me fizionomitë e tyre të individualizuara të historisë reale portrete, si dhe skena të mbushura me një temperament të gjallë që rezultojnë nga një ndërveprim i zellshëm ndërpersonal, zbukurojnë brendësinë e kishës së Nerezit me format fisnik të formave të përshkruara dhe një tension të lezetshëm të paletës së ngjyrave të forta. Hije e artë okër që rrezaton nga fytyrat e shenjtorëve, pikat kryesore të bardha të përdorura për modelimin e imazheve, tonet vjollcë dhe diapazoni i hijeve jeshile të errëta për modelimin e veshjeve, si dhe tonet e ngrohta gështenjë të shtojcave skenike, të projektuara në mënyrë kromatike me delikatesë në sfondin blu të kobaltit të mureve, shkëlqejnë me rezonancë epike të ngjyrave dhe harmonive të shenjta të ndriçimit të tyre. E përshtatshme për ngarkesën e thellë emocionale të kompozimeve të shfaqura dhe ekspozitën pasionante artistike të përmbledhjes tematike, paleta pikturore e mbushur e mjeshtrit të Nerezit përfaqëson vulën përfundimtare të krijimit të tij artistik të 46
Vëllimi V, 2021 gjallë, dramatik dhe tërheqëse.
Kështu, pas riparimit të strukturave të qemerit të kishës së Nerezit në gjysmën e dytë të shekullit XVI, absida e altarit u pikturua me një imazh të Virgjëreshës, zona e mesme u zbukurua me bustin e shenjtorëve, kompozimet festive dhe të pësimeve ishin vendosur në zonën nën kupolë, ndërsa në kupolë, mbi ungjillorët dhe profetët, të harmonizuar ne mënyrë piktoreske me Liturgjinë Qiellore, ishte vendosur pamja e Krishtit Pantokrator. Paraqitur me një vizatim të aftë dhe një modelim të vendosur, kjo dëshmon për përpjekjet ambicioze të piktorëve postbizantinë për të rimarrë pjesët e humbura të ikonografisë origjinale mesjetare. Sidoqoftë, krahasuar me katër imazhet e Krishtit të përshkruara në kupola në ndarjet anësore (Emanuel, Kryeprifti dhe Krishti në epokën e Tij që përbëjnë tërë ciklin e misionit mesianik të Krishtit nga Mishërimi deri tek Ngjitja në Qiell. Si rezyme, kjo deklarohet vetëm që është një retushim modest ndaj pjesës unike të piktorit origjinal nerezian.
6. Stili në afresket e Kishës së Manastirit
A
rti bizantin mund të jetë i njohur për mozaikët e tij të artë, por kisha me pesë kupola, e Shën Pandeleimonit në Nerezi, i sfidon shikuesit modernë që të mos harrojnë afresket po aq të bukura të Bizantit. Me ngjyra të gjalla dhe linja të hijshme, afresket e Nerezit përshkruajnë figura të zgjatura që shfaqin një sërë emocionesh dhe ndonjëherë pushtojnë peizazhe natyrore, duke parashikuar dhe ndoshta duke vendosur themelet e Rilindjes Italiane dhe duke demonstruar rëndësinë e Bizantit në historinë e artit. Bema në Nerezi ndjek formulën tradicionale ikonografike të vendosur në periudhën postikonoklastike. Imazhi i përjetshëm i Virgjëreshës dhe i Foshnjës zë konkun e absidës, zonën e mesme të absidës dhe kunjat e bemës shfaqin “Kungimin e Apostujve”, ndërsa imazhet e episkopëve zbukurojnë zonën më të ulët të shenjtërores, megjithatë, brenda këtyre konventave, piktorët e Nerezit zhvilluan një program të sofistikuar, liturgjik në përmbajtjen e tij, pjesëmarrës në karakterin e tij dhe politik në mesazhin e tij. Të dyja mjetet stilistike dhe ikonografike u përdorën për të arritur karakteristikat më të shquara dhe inovative të programit, që janë: paraqitja procesionale e apostujve që zgjerohet përgjatë mureve anësore, përfshirja jashtë Puthjes së Apostujve brenda skenës së Kungimit dhe interpretimi i një skene të fuqishme liturgjikisht prej tetë episkopëve që veprojnë përpara “Hetοimasia” (Përgatitja), të gjitha këto janë risi ngjarjesh kishtare dhe kështu e identifikojnë mbrojtësin e Nerezit si një pjesëmarrës aktiv në këto ngjarje. 47
Bibliografi
Fjala
Dimitrova, Elena. The church of Saint Panteleimon at Nerezi. Skopje: Government of the Republic of Macedonia, 2015. Freeman, Dr. Evan. “Byzantine frescoes at Saint Panteleimon, Nerezi.” Khan Academy. https://www.khanacademy.org/humanities/medieval-ëorld/ byzantine1/x4b0eb531:middle-byzantine/a/byzantine-frescoes-at-saintpanteleimon-nerezi (accessed 12 24, 2020). S.Pelekanidis. Καστοριά Ι. Θεσσαλονίκη, 1953. Sinkević, Ida. The Church of St. Panteleimon at Nerezi: Architecture, Programme, Patron. Reichert: Ëiesbaden, 2000. Пепек, П. Милковиќ-. Новооктриени архитектурни и сликарски споменици во Македонија од XI до ХIV век. Скопје : Културно наследство V, 1973. Пепек, Петар Милковиќ -. Споменици за средновековната и поноватаа историја на Македонија. Скопје: Архив на Македонија, 1975.
48
Vëllimi V, 2021
49
Fjala
50
Vëllimi V, 2021
51
Fjala
ELENA GAQOLLARI Kisha e Shën Kollit (Nikollës), në Voskopojë të Korҫës
Fig. 1 - Kubeja kryesore e kishës
1. Voskopoja, konteksti historik
V
oskopoja është një fshat që ndodhet në zonën e Korçës rreth 21 km larg saj. Fshati ndodhet mes malësisë së Gorës dhe Oparit. Ky fshat, më parë, ishte një ndër qytetet më me vlera, ku veprimtaria e saj (Voskopoja) filloi që nga shekulli XIV pas Periudhës Bizantine dhe, në shekullin XVII, ajo u bë e njohur nga të gjithë, pasi u dallua për vlerat e saj ekonomike, kulturore, artistike dhe arsimore. Disa nga gjërat që e bënë të njohur dhe me famë Voskopojën, ishin 24 kishat e saj me arkitekturë bizantine, të zbukuruara me afreske nga më të bukurat, ku sot janë vetëm 5 kisha që 52
Vëllimi V, 2021 kanë mbijetuar. Një tjetër gjë që e bëri të famshme, ishte dhe Akademia e Re e Voskopojës, e cila mësoi dhe edukoi mijëra studentë, kishte shtypshkronjën, e cila ishte e para në vend e në rajon, pas asaj të Konstandinopojës, kjo gjë shërbeu si një gur themeli për qytetin, pasi ndihmoi në botime duke e zhvilluar më tej gjuhën, kulturën dhe artin85.
Voskopoja i humbi pozitat e saj si një qytet pas plaçkitjeve të shumta dhe luftërave të ndryshme, ku një pjesë e popullsisë u zhvendos, duke krijuar më pas qytetin e Korçës. Siç thamë edhe më lart, Voskopoja dallohej për Kishat e saj, të cilat sot janë vetëm 5; ka edhe Manastirin e Shën Joan Pararendësit. Kishat e tjera kanë humbur si pasojë e plaçkitjeve, shembjeve të tyre si edhe nga tërmeti i vitit 1960, i cili solli shumë dëmtime. Kishat janë të modelit bazilikë ku ndërtimi i tyre është nga shekulli XIV dhe ka vazhduar deri në shekullin XVIII, të gjitha kishat kanë afreske të cilat janë pikturuar nga disa piktorë, kryesisht ata korçarë, të cilët janë: David Selenica, vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi, Kostandin hieromonaku, nxënësit dhe bashkëpunëtorët e Selenicës, Kostandini e Kristo. Kishat e Voskopojës bëjnë pjesë në Monumente Kulturore të Shtetit Shqiptar dhe këto janë: Kisha e Profetit Ilia (Shëndëlliu, siç njihet nga shumica e voskopojarëve dhe korçarëve), Kisha e Shën Kollit (Shën Nikollës), Kisha e Shën Mëhillit, Kisha e Shën Marisë (Fjetja e Hyjlindëses Mari), Kisha e Shën Thanasit (Shën Athanasit të Madh), Manastiri i Prodhomit (Shën Joan Pagëzorit), gjithashtu në këtë grup bëjnë pjesë dhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit86.
2. Kisha e Shën Kollit (Shën Nikollës)
S
iç përmendëm më lart, Kisha e Shën Kollit bën pjesë në grupin e monumenteve kulturore të zonës së Voskopojës, që nga viti 1948. Ndodhet mu në qendër të fshatit dhe është një ndër kishat më të rëndësishme të zonës, si për arkitekturën e saj, e cila është e tipit bazilik dhe i përmban të gjitha elementet e arkitekturës pasbizantine, ashtu edhe për afresket e saj. Ndërtimi i Kishës së Shën Kollit në Voskopojë filloi në qershor të vitit 1721, kjo e dhënë na jepet në faqen e jashtme të murit të kishës mbi një kolonë të hajatit. Aty gjendet mbishkrimi i shkruar me copa tjegullash: “Në vitin 1721 fillimi në muajin qershor 19” (Εν ετη Α Ψ Κ Α (=1721) αρχη εν μηνη ιουνηου 85 A. Llukani, Mitropolia e Korçës, Tiranë, 2020, fq. 6-9. 86 Monumentet Kulturore në qytetin e Korçës, gjetur më 30 nëntor 2020, https://s q.wikip edia.org/wiki/Kategoria:Monumente_kulturore_n%C3%AB_ Kor%C3%A7%C3%AB.
53
Fjala ΙΘ)87 dhe ka përfunduar së ndërtuari më 19 shtator 1722. Ndërtuesi i kësaj kishe është z. Haxhi Jorgji.
Kisha është e tipit bazilik me tri nefe me përmasa 33x17 metra dhe përbëhet nga naosi, narteksi, hajati dhe kambaneria. Kisha është e ndërtuar kryesisht me gurë të latuar të lidhur me llaç dhe gëlqere, por gjen dhe qemer të përdorur në të; në brendësi të narteksit dhe naosit apo dhe hijerores janë përdorur lidhje me dru, të cilat janë në formë zinxhiri. Absida përbëhet nga një varg nikesh të harkuara nga sipër dhe përfundon me një kornizë tullash të vendosur në formë kurriz peshku. Hajati gjendet në anën jugore të kishës dhe mbështetet mbi kolona guri. Kisha e Shën Kollit mbulohet nga një çati dyujëse me rasa guri duke iu përshtatur dhe klimës së zonës kryesisht dimrit, i cili është i pasuar me reshje të shumta dëbore88. Afresket e kësaj kishe janë madhështore dhe i përkasin artit të periudhës paleogiane, ku mund të themi se paraqiten mbi 100 figura biblike, ku punimet e naosit janë bërë nga dora e mjeshtrit dhe piktorit David Selenica, më 1726, i ndihmuar nga çirakët e tij, Kostandini dhe Kristo. Ikonostasi i kishës është pikturuar dhe bërë nga dora e Kostandin Hieromonakut në vitet 1722 - 1726. Shumica e ikonave origjinale të ikonostasit të kishës gjenden në Muzeun e Artit Mesjetar në qytetin e Korçës. Ndërsa afresket e hajatit janë pikturuar nga dora e dy vëllezërve Zografi, të Kostandinit dhe Athanasit, në vitin 1750. Amvoni dhe froni dhespotik janë gdhendur nga dora e Andonit nga Korfuzi në vitin 1758. Në ditët e sotme kanë mbijetuar këto afreske, por disa ose shumica prej tyre janë dëmtuar si nga kushtet atmosferike, nga tërmetet, por kryesisht, edhe nga njerëzit të cilit vizitojnë kishën dhe shkruajnë emrat e tyre mbi ikona.
3. Afresket e naosit të kishës së Shën Kollit, Voskopojë
M
ë poshtë do të paraqesim disa nga pikturat murale në naosin dhe narteksin e kishës, të pikturuara nga dora e David Selenicës, me bashkëpunëtorët e tij, Kostandin dhe Kristo. Afresket e Selenicës dallohen nga karakteri i tyre realist, përdorimi i ngjyrave të çelura ku dominon ngjyra blu dhe vihet re ndërthurja e artit të dy periudhave, asaj bizantine dhe paelogiane. Në kubenë kryesore të kishës (Fig. 1) është një rrethi me dy ngjyra jeshile dhe të kuqe, ku, brenda tij, është paraqitur Krishti duke mbajtur Ungjillin 87 88
Th. Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë, 1998, nr. 330, fq. 166. A. Llukani, Mitropolia e Korçës, Tiranë, 2020, fq. 66-68.
54
Vëllimi V, 2021 dhe duke bekuar me dorën e djathtë, rreth kubesë janë paraqitur shenjtorë të ndryshëm. Në harkun e majtë është paraqitur Kryqëzimi i Krishtit dhe në harkun e djathtë është paraqitur Ngjallja e Krishtit.
Në harkun e altarit (Fig. 2) janë paraqitur hirearkët dhe theologët e mëdhenj të kishës, në pjesën sipër tyre është paraqitur Kungimi i Apostujve ku kemi paraqitje të dyfishtë të Krishtit: në anën e majtë, Ai u ndan bukën Apostujve, ndërsa, në të djathtë, Ai ju jep verën Apostujve. Muret e kishës janë të mbushura me afreske me ikona shenjtoresh, të paraqitur në bust (Fig. 3), në formë rrethi kryesisht ndërmjet harqeve të mureve dhe lidhjeve të tyre me kolonat e kishës, janë paraqitur skena biblike nga Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e re. Si muri jugor dhe ai verior kanë të njëjtën strukturë pikturimi pasi përbëhen nga tre rreshta pikturimi të afreskeve, saqë duken si identike me njëra-tjetrën, por, në fakt, kanë paraqitje shenjtorësh dhe skenash biblike të ndryshme. Ikona e Shën Theodhorit (Fig. 4) dhe e Shën Dhimitrit ndodhen në murin jugor, ku, në vazhdim, të murit janë paraqitur dhe shenjtorë të tjerë. Në pjesët lart, janë skena biblike ku mbizotërojnë ato nga Dhiata e re, por nuk përjashtohen dhe ato nga Dhiata e vjetër. Në murin verior janë paraqitur shenjtorë të tjerë, ku dallohen Shën Theodhori dhe Shën Minai. Në pjesën e fundit të këtij muri kemi paraqitje bust të shenjtoreve gra ku paraqitet Shën Marina dhe Shën Parashqevia, ku, në krah të saj, është edhe Shën Pandeleimoni. Në anën lindore të murit jugor, në fund, është paraqitur ndërtuesi i kishës z. Haxhi Jorgji, i pikturuar me veshjen karakteristike voskopojare, e quajtur xhubleta. Në këtë skenë paraqitet dhe maketi i kishës, të cilën ndërtuesi ia dhuron Shën Kollit, mbi ikonë ndodhet mbishkrimi: Ηγαπησα Κ(υρι)ε την ευπρεπειαν του οικου σου μη Κ(υρι) ε σηναπολεσης / μετα (τών) αμαρτολων την ψηχην μου. “Dashurova, o Zot, mirë hijeshinë e shtëpisë sate; o Zot, mos e humb shpirtin tim bashkë me mëkatarët”89. Te portreti i ndërtuesit, del në pah paraqitja e tij shumë realiste. Ajo që bie më në sy nga gjithë afresket, është “Mbjellësi i farës”, të cilin Selenica e ka pikturuar ndryshe nga afresket e tjera, nuk iu është përmbajtur rregullave të pikturimit të kohës. Ai e ka paraqitur si një bujk me veshje voskopojare dhe shohim se mungon aureola te ky afresk. Pjesë nga ikona e Transferimit të Arkës së Besëlidhjes Ikona e Sinodit të Parë Ekumenik.
89
Th. Popa, Mbishkrime të Kishave në Shqipëri, Tiranë, 1998, nr. 342, fq. 172-173.
55
Fjala
4. Afresket e hajatit të kishës
H
ajati i kishës (Fig. 5, 6) është pikturuar nga Athanas dhe Kostandin Zografi. Shumë nga këto afreske janë të dëmtuara dhe disa prej tyre janë shkëputur nga muret. Ikona e Shën Nikollës ndodhet mbi portën e kishës, në anën e djathtë të ikonës është afresku i “Shën Julitës dhe Kirikut”, atje poshtë ikonës është shkruar: “Lutje e shërbëtorëve të Perëndisë, Kostandin dhe Athanas Zografi”. Në anën e djathtë të portës janë paraqitur tri shenjtore gra, Shën Varvara, Shën Irini dhe Shën Ekaterina. Më pas kemi të paraqitur Shën Ignat Hyjmbajtësin. Shenjtorët Shën Efremi, Akeksandri, Pakomi, Joan Vladimiri, Naumi, Harallambi, Spiridhoni. Në pjesën e fundit të hajatit janë paraqitur apostujt Petro dhe Pavël. Në fund të hajatit, te pjesa e harkut, në një zgavër është ikona e Krishtit Pantokrator ku, në të majtë, është Shën Joan Pagëzori dhe në të djathtë është Hyjlindësja Mari. Ikonostasi i kishës është gdhendur me ornamente me reliev të lehtë dhe përbëhet prej shumë pjesësh ikonostasesh të ndryshme. Ikonat janë të vendosura, pasi origjinalet janë në Muzeun e Artit Mesjetar. Amvoni dhe Froni Dhespotik ndodhen në kishë dhe te froni ndodhet mbishkrimi: “Ky fron, së bashku me amvonin, u stolis në vitin 1758, në kohën kur ishte mbikëqyrës i gjithhirshmi, shenjti i Durrësit, zoti Neofit, dhe të kujdestarisë së zotit Athanas Gostit dhe, me shpenzimet e kësaj kishe të shën Kollit dhe me dorën time të Andon Korfjatit, për kujtim të përjetshëm”. Mbishkrimi që gjendet mbi faqen e murit perëndimor ndërmjet dy dritareve: Ο θεοτερπής /ουτοσί νεώς του αγίου Νικο / λάου έν άκινήτω μέν ύδρυ / μένος ετει από Θεογονιας / Α. Ψ. Κ.Α. (=1721) κατα το / Α. Ψ. Κ. Β. (=1721) σωτήριον έτος υπο / τυπως διεγράφη το ασυλον /αυτου βήμα άναλώμασι τών / πέριξ θεοσέπτων χριστιανων / έπι δέ τού παρόντος έκπρε /πώς εξείκασται τό περιγι / (γ)νόμενον τού καθολικου / πάντη πάντος δια χειρός / πολυιστορός τε καί οξυ / γράφου καλάμου του παν / οσιωτάτου Κυ(ρίου) Κυρ Δαβ(ίδ) / του Σελενιτζιότου κ(αί) τής κατ αυτον ξυνορίδος / Κωνσταντίνου τέ κ(αί) Χρήστου / πολυτελεί χρημάτων / χορηγία τού έν μακαρία τη ληξει Κυ(ρίου) Κυρ Χατζή / Γεωργίου αρχιερατεύοντος / εν τη Αχρίδι καίΣελασφόρω τού μακατιωτατου Κυ(ρίου) Κύρ Ιωάσαφ επί τής επιτρο / πικής κηδεμονίας τού Κύρ/ Παπά Νικολάου τής πούσιω( ) οκ / τωμβρίου ογδη τή δεκάτη κα / τα το Α. Ψ. Κ. ΣΤ (=1726) ετος της εν / σάρκου τού Σ(ω)τ(ηρος) ημων οίκονο / μίας. “Ky tempull i këndshëm para Perëndisë, i shën Kollit, i ndërtuar vonë nga lindja e Perëndisë 1721, në muajin qershor mori përfundim të lumtur në 56
Vëllimi V, 2021 19 të muajit shtator më 1722 të vitit shpëtimtar. Ku nga u pikturua në mënyrë shembullore me shpenzimet e të krishterëve shpresëtarë të rrethit, tani për tani u pikturua (në mënyrë) madhështore përshtatshmërisht rreth e përqark naosit përgjithësisht me dorën e të shumëditurit dhe me furçën e hollë të gjithoshënarit Z.Z. David Selenicasit dhe me shoqërimin e Kostandinit e të Kristos, me dhurimin e bollshëm të të hollave të zotit Haxhi Jorgjit, që mbaroi jetën i lumtur. Në kohën kur ishte kryepeshkop në Ohër dhe në Selasfor i shumëlumuri Z.Z. Joasaf, në kohën e kujdestarisë së kujdestarit, zotit Papa Nikollës... Tetor 18 në vitin 1726 të mishërimit të ekonomisë së mishërueshme të shpëtimtarit tonë”90.
Bibliografi A. Llukani, Mitropolia e Korçës, Tiranë, 2020. A. Llukani, Arti Kishtar në Shqipëri, sipas mbishkrimeve të kishave, Tiranë 2014. Th. Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë, 1998.
Fig. 2 - Harku i altarit 90
Ibid, fq. 166-167.
57
Fjala
Fig. 3 - Rreshti i parë i pikturimit të mureve, paraqitja në bust e shenjtorëve
Fig.4 - Afreske në murin jugor të kishës, ku janë të paraqitur Shën Dhimitri dhe Shën Theodhori
58
Vëllimi V, 2021
Fig. 5 - Hajati i kishës
Fig. 6 - Hajati i kishës
59
Fjala
ARTJOLA PRIFTI Manastiri i Shën Marisë, në Pojan të Fierit
Fig. 1 (Pamje nga jashtë e kishës së Shën Marisë)
Hyrje
N
dërtuar në majën e një kodre, me një peizazh mbresëlënës që përfshin rrënojat mijëravjeçare të Parkut Arkeologjik të Apollonisë, në fushën e Myzeqesë dhe detit Adriatik, ndodhet Manastiri dhe Kisha e Shën Marisë, e cila është një nga komplekset kishtare më të bukura dhe më të mrekullueshme. Manastiri i është kushtuar Fjetjes së Shën Marisë dhe kremton më 15 gusht. Kisha mendohet të jetë ndërtuar gjatë viteve 1272-1282, gjatë sundimit të perandorit Mihail Paleologut dhe të birit Androniku II. Këtë gjë na e vërteton mbishkrimi që gjendet mbi fasadën e narteksit të jashtëm të kishës mbi kokën e Andronikut. Në brendësi të kishës ruhen disa copëza afreskesh. Në to na paraqitet: Perandori i Konstandinopojës Mihail VII Paleologu 60
Vëllimi V, 2021 me familjen e tij, Shën Maria etj. (Fig. 1)91.
1. Historiku i zonës së Myzeqesë
K
rahina e Myzeqesë dhe zona kodrinore pas saj përbën një njësi gjeografike të pasur me monumente të trashëgimisë kulturore, që nga antikiteti e deri në vazhdim. Apolonia është qytet antik i Ilirisë, e cila u themelua në fund të shekullit VII p.r. Kr. Rreth vitit 620 p.r. Kr., erdhën në të 200 kolonistë nga zona e Korinthit, me në krye Gylakun, nga ku mori dhe emrin fusha e sotme e Myzeqesë92.
2. Arkitektura në manastirin e Shën Marisë
A
rkitektura e manastirit është e tipit kryeqytetas dhe kjo na tregon lidhjen që kishte arkitektura e kishës së Pojanit me atë të Konstandinopojës. Kompleksi i Manastirit të Shën Marisë është i përbërë nga kisha “Fjetja e Shën Marisë”, gjithashtu edhe nga paraklisi “Shën Dhimitri” që ndodhet ngjitur me të në anën veriore të kishës. Kjo i jep asaj një pamje madhështore. Manastiri përbëhet nga trapezaria, këmbanorja dhe konakët, të cilët mendohet të jenë ndërtuar në shekullin XVIII. Të gjitha këto i japin objektit pamjen e një trekëndëshi. Në qendër të këtij manastiri gjendet kisha e Shën Marisë, e cila është e përbërë nga katër pjesë. Ato janë: narteksi i jashtëm, narteksi, altari dhe naosi (Fig. 2). Narteksit të jashtëm, kohë më vonë, i është shtuar muri perëndimor që përbëhet nga tetë shtylla. Në këto shtylla janë gdhendur figura kafshësh fantastike. Pra, arkitektura e manastirit është mjaft e plotë dhe, kushdo që do të shkonte ta vizitonte vetë nga afër, do t’i ngelej gjatë në mendje93.
3. Mbishkrimet dhe afresket
N
ë muret e kishës së Shën Marisë, ekzistojnë një sërë mbishkrimesh. Nga gjithë këto, më i vjetri mendohet të jetë ai që gjendet në absidën e kishës dhe thuhet se është i vitit 1250. Ndërsa në anën veriore që gjendet, siç e përmendëm dhe më parë, paraklisi i Shën Dhimitrit, ku ndodhet një pikturë me një mbishkrim që flet për Kalien dhe Sebastokratim Joan. Viti që na jepet në këtë pikturë, është 1292. Në murin verior ndodhet një mbishkrim i vjetër dhe i dëmtuar që i përket gurit të varrit të një murgu 91 92 93
P. Shalësi, Dokumente që provojnë pronësi të Kishës, (Tiranë, Ngjallja, 1996), 12. Rrugët e Besimit Parku Arkeologjik Apoloni (Tiranë: Sig Foundation, 2020), 5. A. Meksi, Arkitektura mesjetare në Shqipëri (Tiranë, 1983), 222-226.
61
Fjala dhe mban këto të dhëna: 6 dhjetor 1381, dita e premte ora 9. Pikturat murale të manastirit të Pojanit i përkasin plotësisht artit bizantin. Sipas shumë studiuesve, në këto figura na paraqiten minika të gjallëruara, njerëz të shëndetshëm etj. Në murin jugor gjendet një kryq dhe një shqiponjë, por, deri në ditët e sotme, askush nuk e ka kuptuar simbolikën e vendosjes së tyre. Gjithashtu, një afresk i rëndësishëm është edhe “Darka Mistike”, që ka një vlerë të çmuar artistike dhe origjinaliteti i saj i bën studiuesit ta studiojnë me shumë kuriozitet. Pra, në manastirin e Shën Marisë, kemi një vlerë të madhe mbishkrimesh dhe afreskesh, të cilat kanë një vlerë jashtëzakonisht të madhe94.
4. Historia e Afreskeve
A
rkitektura e kishës është unike në llojin e vetë në Shqipëri. Ajo është ndërtuar me elemente arkitektonike të qytetit antik të Apolonisë. Planimetria e saj është në formën e kryqit të brendashkruar me kupolë dhe i përket tipit të kishave bizantine. Kisha ka të gërshetuar elemente të artit bizantin dhe atij romanik. Kolonada e narteksit të jashtëm të saj përbëhet nga 8 shtylla oktagonale, në kapitelet e të cilave janë paraqitur krijesa mitologjike, që e bëjnë këtë kishë unike në llojin e saj. Pra, ka elemente të stilit romanik, një stil i ardhur nga Italia e Jugut. Kisha ka qenë e pikturuar me shumë afreske, por, për fat të keq, sot ruhen shumë pak prej tyre. Siç e përmendëm dhe më sipër, një prej tyre është paraqitja e familjes perandorake të perandorit Mihail VIII Paleologut bashkë me djalin tij Androniku II. Kjo pikturë cilësohet si e vetmja në artin bizantin, që paraqiten së bashku këta perandorë95.
5. Trapezaria e manastirit
T
rapezaria e manastirit gjendet në anën perëndimore të manastirit. Trapezaria ka një sipërfaqe prej 70 metrash. Muratura përbëhet nga dy breza: pjesa e poshtme është e ndërtuar me gurë të mëdhenj dhe tulla ndërmjet tyre, ndërsa pjesa e sipërme është ndërtuar me kluasonazh me dy tulla vertikale. Absidat janë trefaqëshe dhe, në pjesën e poshtme, janë njëlloj me muret, ndërsa pjesa e tyre e sipërme është e ndërtuar me tulla. Në secilën faqe kanë nga një nike të shkallëzuar me harqe tullash. Trapezaria është restauruar në vitin 196296. Pjesa më e madhe e mureve të brendshme të trapezarisë është e pikturuar me afreske. E veçanta është se skenat biblike nuk 94 95 96
Th. Popa, Miniatura dhe Piktura mesjetare në Shqipëri (Tiranë, 2006), 164-168. Rrugët e Besimit, Parku Arkeologjik Apoloni (Tiranë: Sig Foundation, 2020), 7. A. Meksi, Arkitektura mesjetare në Shqipëri (Tiranë 1983), 227-228.
62
Vëllimi V, 2021 nisin me ciklin e festave të mëdha, gjithashtu nuk radhiten sipas kronologjisë, por janë dhënë vetëm disa skena nga Dhiata e Re, disa murgj dhe martirë, pra ashtu siç e ka kërkuar porositësi ose siç e ka preferuar ikonografi. Mbi faqen e murit perëndimor paraqitet skena “Larja e këmbëve të Krishtit nga gruaja mëkatare”. Në këtë skenë, ndonëse të dëmtuar, paraqitet Krishti, gruaja mëkatare dhe katër persona të tjerë. Krishti paraqitet duke bekuar gruan mëkatare të gjunjëzuar para tij. Skena “Dasma në Kanë” ruhet në gjendje të mirë. Sipër apsidës gjendet skena “Lutja në Gjetsimani”, në të cilën Krishti paraqitet duke u lutur.
Nën këtë skenë vjen brezi me shenjtorë në medaljone dhe në vijim brezi me shenjtorë më këmbë. Në faqen e murit lindor paraqitet skena “Krishti duke predikuar në sinagogë”. Sipër absidës gjendet një skenë e paidentifikuar. Nga kjo skenë ruhen vetëm tri fragmente figurash me brerore. Nën to gjendet brezi ku shenjtorët paraqiten me medaljone, por, për shkak të mungesës së nënshkrimeve, nuk mund të identifikohen. Nën to gjendet brezi me shenjtorë në këmbë. Në faqen e murit jugor gjendet një skenë shumë e dëmtuar dhe e paidentifikuar. Nën të gjendet “Deisis” dhe majtas saj “Larja e këmbëve të apostujve”. Në anën e djathtë gjendet skena “Krishti mëson apostujt mbi përulësinë”. Nën të djathtë të absidës gjendet skena “Profeti Ilia në mal”, ndërsa majtas “Ava Zosima kungon Marinë Egjiptiane”. Nën profetin Ilia gjendet “Shën Damaskini”97.
6. Domethënia e afreskeve
D
uke qenë se shumica e tyre mezi dallohen, pasi janë goxha të dëmtuara, një prej afreskeve më të veçanta është larja e këmbëve të apostujve nga vetë Jisu Krishti (Fig. 3). Si zakonisht, në ikonografinë bizantine, Krishti, për t’u larë këmbët apostujve, qëndron në këmbë. Gjunjët i ka të përthyer lehtë, shpinën pak të përkulur dhe kokën të tendosur përpara. Figura e tij ka përpjesëtime të shkurtra dhe është e mbështjellë me një hiton rozë të nuancuar, që lë të zbuluara vetëm këmbët. Veshja e tij zbret e qetë, me pala të rralla, të gjera gati të prekshme. Ndihet përpjekja për të dhënë, nëpërmjet modelimit, format sipas pozicioneve që merr figura në lëvizje. Realiste janë edhe disa detaje, si përveshja e mëngëve të hitonit sipër bërrylit. Po kështu janë trajtuar dhe këmbët e Pjetrit, të cilat, vende-vende, ruajnë të qarta konture të holla. Të tilla konture vërehen edhe në dorën e djathtë të mbështetur mbi gjunjët e apostullit që ka çuar të majtën lart mbi ballë për të shprehur 97
Th. Popa, Miniatura dhe piktura mesjetare në Shqipëri (Tiranë 2006), 180-183.
63
Fjala shqetësimin e tij të brendshëm. Apostulli të cilit Krishti po i lan këmbët, është Pjetri. Mbrapa tij qëndrojnë apostujt e tjerë. Njeri prej tyre është Joani dhe kjo tregon faktin që larja e këmbëve të nxënësve nga vetë Jisui para Darkës Mistike, tregohet në Ungjillin sipas Joanit. Në këtë skenë, Jisu Krishti dëshiron t’u japë dishepujve të tij një mësim të përuljes duke marë parasysh që në antikitet vetëm skllevërit e bënin këtë punë, pra u lanin këmbët zotërinjëve të tyre para ngrënies98.
7. Mozaik Paleokristian
K
y mozaik gjendet në dyshemenë e Trapezarisë së Manastirit të Shën Marisë. Në të janë pikturuar motive tipike të Krishterimit. Ky mozaik i përket mesit të shekullit V pas Krishtit. Në të paraqitet derr i egër, sorkadhe dhe kopshti i parajsës me drerë. Në qendër është i pikturuar dreri, në të djathtë drenusha që po ushqen me gji të voglin e saj. Poshtë drerit paraqitet dy derra të egër. Ndërsa në panelet e tjera shohim të pikturuara: trekëndësha, katrorë, rombe etj. Kaq ruhen prej tyre, pasi pjesa tjetër është e mbuluar sepse në të është ndërtuar manastiri i Shën Marisë (Fig. 4)99.
Përfundimi
P
ra, manastiri mesjetar në Pojan, i cili përfshin edhe Kishën dedikuar Hyjlindëses, është një nga monumentet më të rëndësishme arkitektonike mesjetare në Shqipëri. Është cilësuar gjithashtu si kryevepër e artit bizantin. Edhe pse në ditët e sotme ruhen shumë pak afreske, ai vazhdon të mbetet një nga Manastiret më të rralla dhe më madhështore, për sa i përket veçorive që mbart. Turistë nga e gjithë bota vijnë për ta vizituar dhe për të parë nga afër këtë bukuri natyrore, por edhe shpirtërore. Ikonat, mbishkrimet, afresket mbartin gjurmët e hershme të krishtera të vendit tonë. Disa figura në këtë manastir kanë mbetur ende enigmatike, pasi akoma nuk janë zbuluar autorët e tyre, gjë që zgjon akoma më shumë kuriozitetin e atyre që e vizitojnë. Ndaj, si përfundim, ky manastir përmban vlera të rralla arkitekturore, fetare, historike dhe kulturore.
98 Dh. Dhamo, “Iliria”, Afresket e trapezarisë së manastirit të Apollonisë, 18, no.2 (1988): 218-219. 99 Material i marrë nga zyra e Arkeologjisë, Apolloni.
64
Bibliografia
Vëllimi V, 2021
Dh. Dhamo, “Iliria”, Afresket e trapezarisë së manastirit të Apollonisë, 18, no. 2 (1988). Th. Popa, Miniatura dhe piktura mesjetare në Shqipëri, Tiranë, 2006. Rrugët e Besimit, Parku Arkeologjik Apoloni, Tiranë: Sig Foundation, 2020. A. Meksi, Arkitektura mesjetare në Shqipëri, Tiranë, 1983. P. Shalësit, Dokumente që provojnë pronësi të Kishës, Tiranë: Ngjallja, 1996.
Fig. 2 (Pamja nga brenda kishës së Hyjlindëses)
65
Fjala
Fig. 3 (Afresku ku Krishti i lan këmbët Apostujve)
Fig. 4 (Mozaik Paleokristian)
66
Vëllimi V, 2021
JUSTINA GJOKA Kisha e Shën Marisë Vllaherne, në Berat
Hyrje
Q
yteti i Beratit është një qytet muze, i cili ka një pasuri të madhe monumentesh kulturore. Quhet ndryshe dhe si qyteti i një mijë e një dritareve. Ndodhet në të djathtë të lumit Osum, gjithashtu në këtë qytet ndodhet edhe një kala, në brendësi të së cilës më parë ishin 30 kisha, ndërsa sot janë vetëm 10 kisha që mbijetojnë. Kishat e Beratit janë të zbukuruara me piktura të stilit bizantin e pasbizantin, të krijuara nga artistë të ndryshëm të shekujve XII-XIV dhe nga mjeshtrit e shekullit XVI: Onufri dhe biri i tij Nikolla. Dhe kishat e hershme janë bizantine të shekullit XIII. Por, në këtë qytet, ndodhet edhe Katedralja e Shën Dhimitrit, e cila është në qendër. Mitropoliti i kësaj zone është Hirësia e Tij, Imzot Ignat Triantis.
67
1. Historia
Fjala
K
isha e Shën Mëri Vllahernës është kisha më e vjetër e Beratit. Ajo gjendet në lagjen Kala të qytetit, në anën perëndimore të saj, në një terren të ngritur dhe të rrethuar nga banesa. Emri i kishës “Shën Mëri Vllaherna”, në ikonografi lidhet ngushtësisht me Perandorinë Bizantine. Në Shqipëri nuk ka asnjë kishë tjetër mesjetare “Shën Mëri Vllaherna” dhe kjo nënkupton se ky është një emër i huazuar, me shumë mundësi nga Konstandinopoja. Kisha “Shën Mëri Vllaherna” kremton dy herë në vit, më 2 korrik, në përkujtim të vendosjes së rrobës së Hyjlindëses në Vllahernë, si edhe më 31 gusht në të kremten e vendosjes së brezit të Hyjlindëses. Në gjendjen fillestare, kisha ka qenë e tipit kryq i brendashkruar, me kupolë, me katër mbështetje të brendshme. Nuk ka të dhëna për ndërtuesit e saj. Kisha përbëhet nga narteksi, naosi dhe altari. Narteksi, në anën perëndimore, paraprihej nga anët veriore dhe jugore, ndërsa, naosi veç portës që e lidhte me narteksin, kishte dhe dy hyrje të tjera. Naosi është i shtruar me tulla kuadratike dhe krijon një vizatim me gurë dhe tulla. Altari përbëhet nga apsida, në të cilën gjendet një dritare. Gjithashtu, gjenden dy dritare të tjera në anën e apsidës. Ato janë me harqe dhe shpatulla tullash të shkallëzuara. Apsida dhe muret përfundojnë me kornizë dhëmbësharre. Muret janë punuar me teknikën e kluasonazhit.
2. Përshkrimi
N
ë brendësi të naosit, dikur kishte katër mbështetje për sistemin me qemere e kupolë të mbulesës së naosit. Si struktura, nga ajo ruhen dy pilastrat lindore, pjesë të ambientit të altarit, që ruhet në trajtat e dikurshme si dhe muret anësore të naosit. Nga këto, i plotë ka arritur muri lindor me absidën trifaqëshe. Në muret veriore dhe jugore dallohet prania e frontoneve me dritare të krahëve të kryqit, qemerët e të cilëve, bashkë me kupolat me tambur, janë rrëzuar përpara rindërtimit që përmendëm më lart. Në plan, kisha shmanget lehtë nga format drejtëkëndëshe. Në naos hyhet edhe nga veriu, nga një portë në anën jugore, e cila është mbyllur më vonë. Në brendësi të kishës janë vetëm dy pilastra nga ana lindore, ndërsa dy mbështetjet e tjera në anën perëndimore ruhen vetëm në dysheme. Dikur, mbi to ngrihej sistemi në formë kryqi i mbulesës me qemer dhe kupolën në mes. Në absidë është një dritare dyshe me një shtyllë në mes. Dritaret e ngushta ndriçojnë dy mjediset anësore. Brenda mbulohet me qemerin e krahut lindor të kryqit, 68
Vëllimi V, 2021 ndërsa mjediset anësore me qemer cilindrik me formuese lindje-perëndim. Dy kamare, ndoshta dhe të vona, janë në murin verior të proskomidhisë.
Muri verior dhe ai jugor paraqesin pamje të përafërta. Pjesët që i takojnë naosit, ngrihen më lart dhe janë pjesët e krahut të kryqit dhe një shtesë mbi pjesën e mjedisit anësor për të krijuar nivel të njëjtë të murit. Sipërfaqen e krahut të kryqit, dikur në formën e një frontoni, e zë nikja e tij mbuluar me hark në mes të së cilës ndodhet dritarja. Shpatullat nga lindja të krahut të kryqit, janë me kluasonazh. Nikja është përfshirë brenda një harku me tulla, të vendosura sipas rrezeve të rrethura me një rresht tullash që vazhdon vertikalisht anash nikes. Në qendër të nikes është dritarja dyshe mbuluar me harqe të shkallëzuar. Në anën e tyre mbështeten dy çerekharqe të shkallëzuar që mbulojnë dy nike të vogla. Sipërfaqja e nikeve është zbukuruar me tulla të vendosura zig-zag. Dritarja dyshe ka në mes një kolonë guri e mbi të kapitele prej tullash. Kolona mbështetet mbi një xokol me disa radhë tullash. Nga dritarja e dikurshme, ruhen pjesërisht skeleti gëlqeror dhe fragmente xhamash. Pjesa e poshtme e murit, nën bazamentin e nikes është e suvatuar. Ajo është e ndërtuar me gurë e copëra tullash e tjegullash të vendosura horizontalisht ndërmjet gurëve, karakteristikë edhe për muret e shek. XIII-XIV të ndërtimeve të Beratit, përfshirë këtu edhe kalanë. Ana lindore e kishës, që i takon mjedisit të altarit, ruhet tërësisht. Në qendër të saj del absida trifaqëshe jo e rregullt. Dritarja dyshe e saj është e rrethuar nga dy radhë tullash të shkallëzuara. Dy dritare të tjera, me harqe dhe shpatulla tullash të shkallëzuara janë në anën e absidës për dhjakonoren dhe proskomidhinë. Mbi secilën nga këto dritare, janë bërë vizatime me tulla kryqe. Si absida, ashtu dhe muret e tjera lindore përfundojnë në formë dhëmbësharre. Me tulla janë harqet e shkallëzuara të dritareve, pjesët e zbukuruara mbi të nën kornizat me dy radhë tullash të dhëmbëzuara, që fillojnë e bëhen pjesë e traditës vendase arkitekturore. Kisha ka një pamje të rëndë dhe primitive në proporcionet e, sidomos, me teknikën e ndërtimit dhe, për pasojë, me dekorin. Format dhe proporcionet janë pak të kërkuara dhe dëshmojnë për një nivel jo të lartë ndërtimi. Në vitin 1980, janë realizuar punime restauruese në kishën e Shën Mëri Vllahernës. Gjatë punimeve restauruese të vitit 1980 u bënë sondazhe gërmimi brenda dhe jashtë ambientit të kishës. Si rezultat i sondazheve, nën nivelin e dyshemesë së naosit u zbulua themeli i murit perëndimor si dhe themeli i një kolone. Duke u bazuar në teknikën e ndërtimit dhe në formën arkitektonike në bibliografi, kisha daton në shek. XIII. Ndërkohë që edhe emri Shën Mëri Vllaher69
Fjala na dhe lidhja e tij e mundshme me ndërtimin me të njëjtin emër në Konstandinopojë, duke përfshirë edhe faktin që dhespoti i Epirit ka jetuar në Berat më 1204-1214. Gjatë kohës që ishte dhespot, ai ka ndërmarrë punime masive për ringritjen e mureve të kalasë dhe ka realizuar shumë ndërtime të reja, si stera e madhe në akropol. Nga krahasimi i muraturave, kjo fazë mund të datohet në fillim të shek. XIII. Në fasadën veriore vërehen gjurmë të një dere, të dukshme nga jashtë dhe brenda. Në harkun e majtë, në pjesën e sipërme të gjurmëve, muri është i sfazuar në një nivel më mbrapa se fasada e përgjithshme dhe ka formë të harkuar. Këto gjurmë si edhe vëzhgime dhe të dhëna të tjera nga afresku në naos, mbështesin idenë për ekzistencën e një ambienti ndihmës në këtë krah.
Në niken e vendosur në të majtë të absidës, dallohen qartë mbivendosje të dy shtresave të pikturave murale. Sipas historianëve të artit, shtresa e poshtme daton në një fazë më të hershme dekorimi të naosit. Bazuar në teknikën e thjeshtë të përdorur për realizimin e këtij afresku si edhe në mënyrën primitive të paraqitjes së shenjtorëve dhe veshjeve, mendohet se kjo shtresë afresku daton në mes ose në fund të shek. XIII. Fakti që muri verior i naosit ka të njëjtën tipologji ndërtimi me ambientin e narteksit, nënkupton se, në këtë fazë, kisha ka pasur narteks. Gjurmë të tre harqeve janë të vërejtura në fasadën perëndimore të naosit. Duke e krahasuar me kishën e Shën Triadhës, theksojmë hipotezën se ky ambient ka qenë i mbuluar me qemere. Kjo fazë identifikohet nga datimi i pikturës murale të kishës. Duke u bazuar në mbishkrimin e lënë nga Nikolla Onufri, në pjesën e sipërme të derës që lidh naosin me narteksin, i gjithë ambienti i brendshëm i kishës është pikturuar ë 1578. Nga vëzhgimet e bëra në këtë ambient, kuptohet se kisha ka qenë mbuluar me çati druri në periudhën e pikturimit. Kjo ndoshta nënkupton se mbulimi i kishës me çati është i njëkohshëm me ndërtimin e sterës, pasi, në këtë faqe, nuk kemi gjurmë të qemerit të sterës, çka dëshmon se kjo faqe, në këtë fazë është rrëzuar së bashku me një pjesë të muraturës perëndimore të naosit dhe me kupolën. Rrëzimi i kupolës mendohet të jetë shkaktuar nga një tërmet i mundshëm, rrëshqitje dheu në pjesën perëndimore, e ndihmuar nga lëvizjet dinamike të ujit të sterës apo nga pesha e madhe e kupolës. Korniza e sipërme e pikturës murale si edhe vendet ku mbështeten trarët e drurit të çatisë në muraturë janë elemente të forta që mbështesin këtë hipotezë. Nga vëzhgimet në pikturën murale si edhe gjurmët në muraturën e fasadës, kuptohet qartë se murosja e derës në murin verior dhe hapja e derës së sotme në të njëjtin mur, daton para vitit 1578. Dyshemeja prej guri dhe pllaka 70
Vëllimi V, 2021 argjilore mendohet të jetë e njëkohshme me pikturën murale. Kjo hipotezë mbështetet në kornizat e sipërme dhe të poshtme të afreskut. Gjithashtu, ambienti i dhjakonores ka qenë i mbyllur në këtë kohë, pasi, brenda këtij, ka afresk të shek. XIII dhe jo të Nikolla Onufrit. Kisha e Shën Mëri Vllahernas u shpall “Monument Kulture i Kategorisë së Parë” në vitin 1948. Në vitin 1970 u realizua rilevimi i përgjithshëm dhe u hartua i gjithë dokumentacioni për konservimin e kishës nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.
3. Mbishkrimi
M
bi portën perëndimore të kishës, gjendet një mbishkrim, me anën e të cilit mësojmë se kisha është pikturuar nga Nikolla Onufri në vitin 1578: “Ky tempull hyjnor dhe i gjithënderuar i së mbishenjtës së lavdëruar zonjës sonë Hyjlindëse dhe gjithmonë virgjëreshës Mari të mbiquajtur Vlaherna, është vjetëruar dhe prishur dhe e ka përtëri dhe pikturuar me dëshirë dhe shpenzime i shumëdevotshmi ndër priftërinj at kir Kostandini”. Gjithashtu, mbi faqen e murit verior, pranë nikës së proskomidhisë, gjendet një mbishkrim tjetër: “Kur të ngresh duart e tua nga Perëndia, o meshtar i Perëndisë, më kujto edhe mua mëkatarin e të paditurin piktor Nikollën. Amin”.
4. Arti
N
uk duhet lënë pa përmendur fakti se Vllaherna është një nga kishat e pikturuara nga Nikolla Onufri. Çdo shenjt në afresket e Vllahernës, është tipizuar në detajet më të imëta të fytyrës.
Portretet spikasin pranë formave të sheshta të veshjeve dhe të peisazhit me arkitekturën që merr efekt motivesh zbukuruese.
5. Dekoracioni Mural
A
ltari i kishës, përveç apsidës, ka edhe dy nika në formë konkave. Nika veriore shërben për blatën e hyjshme, ndërsa nika jugore përdoret për ruajtjen e sendeve të shenjta. Afresket i përkasin periudhës së dytë, pas rindërtimit të kishës. Të gjitha afresket janë pikturuar nga dora e Nikollës, birit të Onufrit, në vitin 1587. Mbi derën që të shpie në altar, është pikturuar skena e “Krishtit foshnjë” dhe pranë tij gjendet Maria. Më tutje, ikonografi Nikolla ka pikturuar skenën “Zbritja në ferr” dhe në kubenë mbi tryezën e shenjtë është pikturuar “Shestja”. 71
Fjala Në anën jugore të qemerit, është pikturuar afresku i “Shën Mërisë në mes të engjëjve dhe apostujve”. Në thellësinë e apsidës gjendet “Shën Mëria e ulur mbi fron duke mbajtur Krishtin në prehër”. Anash Hyjlindëses gjenden dy engjëj në pozicion lutjeje. Nën afreskun e “Shën Mërisë” vjen skena “Kungimi i apostujve”. Në fund të apostujve që kungohen, ikonografi ka pikturuar Judën, i cili paraqitet duke u larguar nga kungimi. Në vijim paraqiten hierarkë të ndryshëm si Shën Spiridhoni, Shën Gjermanoi, Kirili i Aleksandrisë etj. Rreth altarit gjenden afreske të ndryshme ku, më i spikaturi, është “Krishti në varr”.
Në naos, në anën lindore të kishës, gjenden afresket e Shën Kollit dhe Joan Pagëzorit. Në murin mbi ikonostas, janë afresket e katër ungjillorëve, ndërsa nga veriu në jug janë pikturuar skenat: “Vajtimi i Krishtit”, “Ungjillëzimi” dhe “Krishtlindja”. Në tavanin e pjesës jugore të kishës, afresket me profetët janë paraqitur deri në gju. Në vijim gjejmë “Përshëndetjen e Shën Mërisë me Elisabetën” dhe pas saj vjen “Ipapandia”. Më pas kemi afresket “Krishti i shfaqet Thomait”, “Krishti u shfaqet dishepujve”, “Krishti u shfaqet grave miroprurëse” etj. Poshtë tyre vjen brezi i medalioneve, ku shenjtorët paraqiten deri në brez. Rreshti i fundit i paraqet afresket e shenjtorëve në të gjithë madhësinë e tyre Kryeengjëlli Mihail, Shën Anastasia, Shën Varvara dhe Shën Parashqevia. Në mes të murit perëndimor të kishës gjendet një dritare dhe anash saj janë pikturuar profetët, ndërsa poshtë vijnë skenat: “Shpërfytyrimi”, “Ngjallja e Llazarit”, “Hyrja në Jerusalem” dhe “Darka mistike”. Poshtë këtyre, kemi skenat: “Banja e Siloamit”, “Lindja e Shën Mërisë” dhe “Fjetja e Shën Mërisë”. Brezi që pason, paraqet medalione shenjtorësh, ndërsa, në brezin e fundit, shenjtorët paraqiten në të gjithë madhësinë e tyre, ndërmjet të cilëve tërheqin vëmendjen katër murgj me skimë të madhe, si dhe Theodhor Stratilati, Theodhor Tironi, Kostandini dhe Elena. Në murin verior të kishës, vijon vargu i profetëve, ndërsa poshtë tyre kemi skenat: “Puthja e Judës”, “Kryqëzimi” dhe “Zbritja nga kryqi”. Poshtë tyre janë pikturuar “Krishti në tempull me dijetarët”, “Krishti dhe Samaritania”, “Shërimi i të verbrit” dhe “Pesëdhjetorja”. Nën të gjendet brezi i medalioneve me portretet e shenjtorëve dhe poshtë tij kemi: Shën Pandelejmonin, Anargjendët Kozma dhe Damian, Shën Gjergjin dhe Shën Dhimitrin. Në pikturimin e skenave biblike dhe të shenjtorëve, ikonografi Nikolla përdor një kolorit të ndezur dhe të gjallë. Shenjtorët paraqiten me ngrohtësi dhe gjallëri100.
100 A. Jannullatos, Kisha Orthodhokse në hapësirën e Shqipërisë së sotme (Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë, 2019 ), 157.
72
Përfundim
Vëllimi V, 2021
K
y monument i krishterë kulturor, ashtu siç e përmendëm pak më lart, “Kisha e Shën Marisë Vllaherna”, është një monument i rëndësishëm për arkitekturën bizantine të qytetit të Beratit, sepse është kisha e parë e këtij tipi ndërtimi në të, e cila shërben si një pikë krahasimi për të njohur zhvillimin e ndërtimeve në këtë qytet.
Bibliografi A. Jannullatos, Kisha Orthodhokse në hapësirën e Shqipërisë së sotme, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë, 2019.
73
Fjala
74
Vëllimi V, 2021
75
Fjala
76
Vëllimi V, 2021
PAOLA PAPA Kisha e Profetit Ilia, në Buhal të Përmetit
77
Fjala
1. Historia e kishës shekullore e cila është rindërtuar nga Ali Pashë Tepelena
K
isha e Profetit Ilia është shpallur monument kulture ngaqë ka vlera të mëdha historike. Ky monument kulture është i kategorisë së parë, daton që në shekullin XII dhe u ndërtua sipas stilit bizantin, si edhe u rindërtua më pas nga Ali Pashë Tepelena. Aleksandër Todhe, ish-studiues i trashëgimisë kulturore në Bashkinë e Përmetit, na ka zbuluar një pjesë të historisë së kësaj kishe magjepsëse, me afreske shumë interesante, ku dominon ngjyra blu. Në shekullin XII, kisha i shërbente banorëve të fshatit Bual për kryerjen e riteve fetare. Por, në fillim të shekullit XVII, Aleksandër Todhe na tregon se ky monument kulture u përfshi nga flakët dhe gjithçka u shkërmoq. Afresket u dëmtuan dhe kisha nuk ishte më funksionale. Kjo gjë ishte një tragjedi e madhe për banorët e asaj kohe, sepse ata nuk mund të kryenin dot ritualet fetare, me anë të të cilave ushqenin shpirtin. Kjo kishë, për shumë kohë, mbeti në gjendje të mjeruar, derisa një ditë erdhi lajmi i mirë për rindërtimin e saj.
2. Pse dha urdhër Ali Pashë Tepelena për rindërtimin e saj?
F
shati Bual shquhet për mjekë popullorë, të cilët njihen ndryshe si xheraj. Ai është një nga zonat që ka ndihmuar në kurimin e pacientëve në mbarë Ballkanin, madje fama dhe shërbimet e tyre kanë mbërritur deri në Angli. Në fund të shekullit XVII, djali i Ali Pashë Tepelenës, Veliu, u sëmur nga veshkat. Ai kërkoi ndihmë mjekësore gjithandej për t’u kuruar, por përpjekjet rezultuan të kota, derisa ai ra në kontakt me një nga mjekët popullorë të Bualit. Kur Veliu u shërua plotësisht, Ali Pashë Tepelena e pyeti xherajin se çfarë donte si shpërblim. Ky i fundit kërkoi që të rindërtohej kisha e Profetit Ilia. Kështu, Pashai dha urdhër për rindërtimin e kësaj kishe.
3. Karakteristikat e Kishës së Profetit Ilia
K
jo kishë gjendet në fshatin Bual të Përmetit, pranë lumit Vjosa. “Kisha është njënefëshe dhe ka përmasa 21.15x9.95 metra. Kjo kishë është e përbërë nga naosi, narteksi dhe hajati. Në vitin 1814, kisha ka pësuar një ristrukturim rrënjësor, ku, për të zmadhuar naosin, është prishur muri perëndimor. Muratura e ndërtimit të kishës është e ndërtuar me gurë 78
Vëllimi V, 2021 shtufi. Në të ka tulla të vëna në mënyrë të rregullt. Apsida është trefaqëshe. Në anën jugore të saj tullat janë të vendosura zig-zag. Mbi portën jugore brenda kishës gjendet ky mbishkrim: ‘Në vitin 1814 u ndërtua nga themeli ky tempull i gjithënderuar në kohën e kujdestarisë së shumënderuarit, zotit Kristo Tasi, më 1850 u pikturua në kohën kur ishte peshkop i gjithhirshmi, zoti Neofiti dhe kujdestar arkimandrit Agathangjeli dhe në kohën kur ishte famulltar prift Gjergji dhe në kohën e kujdestarisë së vëllezërve, Vangjelit e Ili Efthimit. U pikturua me dorën e Zikut, Nikollas dhe Kostandinit, vëllezërve nga eparkia e shenjtit të Vellasë 1850 janar 31’. Pikturat murale në kishën e Shën Iliut zënë gjithë pjesën e brendshme, faqet anësore, kolonat, harqet etj. Afresket janë pikturuar në dy faza. Gjatë fazës së parë që i përket shekullit XI, janë pikturuar faqet veriore dhe perëndimore të kishës, ndërsa gjatë fazës së dytë, që i përket shekullit XVIII është pikturuar pjesa e brendshme e naosit. Afresku më i veçantë në këtë kishë është një burrë, i cili ka veshur kostum kombëtar me fustanellë. Në këto afreske dominon ngjyra blu” [A. Llukani, Arti kishtar në Shqipëri].
4. Karakteristikat e afreskeve
S
ipas Aleksandër Todhes, këto afreske paraqesin interes për shkak të teknikës së tyre të veçantë. Gjithashtu, ato kanë vlera historike dhe artistike. Sipas Todhes, afresket janë të dëmtuara dhe kanë nevojë për ndërhyrje. Ministria e Kulturës e ka lënë në harresë, ndonëse është shpallur “Monument Kulture” i kategorisë së parë. Ka kujdestari, por jo studim. Është pak e studiuar nga ekspertët, ndonëse përmban shumë histori në vetvete.
Bibliografi https://www.academia.edu/37663361/Arkitektura_e_Kishave_t%C3%AB_ Shqip%C3%ABris%C3%AB_shek_VII_XV_Church_Architecture_in_Albanian_in_the_7th_15th_centuries Theofan Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998 https://www.academia.edu/37839732/Llukani_Arti_kishtar_n%C3%AB_ Shqip%C3%ABri_pdf https://www.gazeta-shqip.com/arti/njihuni-me-historine-e-kishes-shekullore-rindertuar-nga-ali-pashe-tepelena-
79
Fjala
80
Vëllimi V, 2021
81
Fjala
82
Vëllimi V, 2021
MARSIDA VELO Manastiri i Ardenicës (Lindja e Hyjlindëses), në Ardenicë të Lushnjes
Hyrje
S
ipas gojëdhënave dhe dokumenteve historike, shkruajnë se gjithë këto vende dhe këto kodra pjellore në të cilat ndodhet Manastiri i Ardenicës, vendasit i quajtën Ardheas për nder të Perëndeshës së bujqësisë nga ku mendohet se vjen sot emri Ardenicë101. Por disa shkrime të tjera shkruajnë se emri Ardenicë do të thotë “burim uji”102. Manastiri i Ardenicës ose, siç quhet ndryshe, Manastiri i Lindjes së Hyjlindëses Mari, është ndërtuar në Mesjetë dhe ngrihet në majën e kodrës së fshatit të Ardenicës në lartësinë 237m mbi nivelin e detit, pjesë e një vargëzimi kodrinor që përshkon fushën e Myzeqesë nga jugu në veri në një pozicion shumë piktoresk. Ky manastir, së bashku me objektet e tij të tjera, si dy Kishat, konakët dykatësh, depot, furrat, qilarët, sterat e ujit etj., zë një sipërfaqe prej 2500m². Në enciklopedinë Shqiptare shkruhet se në hyrje ndodhet një gurë që mban 101 102
N. Kristo Kule, Rrëfimet e Ardenicës, KOASH, Tiranë, 1999, fq. 17. A. Llukani, Arti Kishtar në Shqipëri, bot. “Trifon Xhagjika”, Tiranë, 2014, fq. 96.
83
Fjala të shkruar vitin 1417, që mendohet të jetë viti i ndërtimit. Gjithashtu, historianët thonë se, në vendin ku gjendet sot manastiri, më parë ka pas qenë ndërtuar qyteti i Epidhavrit dhe, për të mos humbur shenjtëria e vendit, në kohën e Krishterimit u ndërtua manastiri i Shën Marisë mbi gërmadhat e faltores së perëndeshës Ardheas103. Ardenica, në fillimet e saj, kishte si qëllim shenjtërimin e vendit, bindjen e popullit në këtë shenjtëri, mbledhjen e njerëzve, festat fetare që kishin lidhje në fillim me Shën Triadhën dhe më pas me Shën Marinë.
1. Arkitektura e Manastirit të Ardenicës
N
ë sheshin përpara portës, në anën perëndimore, ndodhet stera e ujit dhe në pjesën jugore Kisha ka portën e hapur me arkadë, e cila ngrihet mbi kolona guri, ndërsa në pjesën lindore është një mjedis i mbyllur dhe një sterë uji dhe një çezmë që dikur ishte e mbuluar me çati. Manastiri është i rrethuar me mure të larta prej guri dhe oborri është i shtruar me kalldrëm. Gjithashtu, ndodhet edhe një mulli për prodhimin e vajit të ullirit. Forma e këtij manastiri është ndërtuar në mënyrë që të ketë disa nivele ku niveli më i lartë është Kisha e Shën Triadhës pastaj më poshtë vjen Kisha e Shën Marisë deri te pjesa e fundit që është qoshja perëndimore e konakëve. Ky terren ka formën e një trekëndëshi të parregullt dhe është si një labirint dhe, sa më shumë futesh në këto labirinte, aq më shumë duken vlerat dhe misteret e këtij manastiri. Manastiri i ka fillimet e veta në shek. X me Kishën e Shën Triadhës104. Manastiri i Ardenicës vazhdon e ruan karakteristikat tipike të një Manastiri orthodhok, ku e gjithë arkitektura e ndërtesës kushtëzohet nga Kisha. Pra, të gjithë manastiret orthodhokse zgjeroheshin, por në qendër gjithmonë është Kisha105.
2. Kisha e Lindjes së Shën Marisë
K
isha e Lindjes së Shën Marisë ndodhet në jugperëndim të vendndodhjes së paraardhëses së saj, Shën Triadhës. Kjo Kishë është e tipit bazilik trenefshe me çati druri dhe tavan të rrafshët, ngritur mbi një ndërtim të vjetër me përmasa 24.35 metër gjatësi dhe 10.80 metër gjerësi dhe thuhet se është ndërtuar në kohën e mitropolitit të Beratit, Metodit, në vitin 1743106. Apsida është e mbuluar me gurë gëlqeror dhe ngrihet mbi një ba103 104 105 106
N. Kristo Kule, Rrrëfimet e Ardenicës, KOASH, Tiranë, 1999, fq. 18, dt. 27. P. Thomo, Kishat pasbizantine në Shqipërinë e jugut, Tiranë, 1998, fq. 207. N. Kristo Kule, Rrëfimet e Ardenicës, KOASH, Tiranë, 1999, fq. 24. Th. Popa, Mbishkrime të Kishave në Shqipëri, Tiranë, 1998, fq. 97.
84
Vëllimi V, 2021 zament të ulët gjysmërrethor, i cili vazhdon në lartësi në formë shtatëfaqëshe e zbukuruar me dy rreshta dhe korniza gurësh të profiluar.
Në pjesën lindore të apsidës, paraqitet Shën Maria me Krishtin e ulur në prehër dhe poshtë saj është skena e Kungimit të Apostujve, ndërsa, në të dyja anët e apsidës, janë të pikturuara figura shenjtorësh e episkopësh. Në pjesën jugore është skena e Lindjes së Shën Marisë dhe më pas vijon skena që i kushtohen Jetës së Shën Marisë, gjithashtu ka edhe skena nga Jeta e Krishtit. Në pjesën perëndimore është ikturuar Fjetja e Shën Marisë vijon me Mohimin e Pjetrit, Rrahjen e Krishtit dhe Ipapandinë. Në pjesën veriore janë pikturuar skena nga Mundimet e Krishtit, më pas vijon mrekullia e Ngjalljes. Sipas këtij modeli të Kishës së Shën Marisë së Ardenicës, më vonë, filluan të ndërtoheshin edhe kisha të tjera të zonës së Myzeqesë. Kjo kishë është e ndërtuar me gurë shtufi të bardhë, ndërsa apsida është punuar me gurë dekorativë të bardhë107. Disa mjedise që përbëjnë këtë, janë: naosi, dhoma e pagëzimit, kambanorja, hajati perëndimor dhe jugor, narteksti dykatësh gjithashtu në pjesën perëndimore të nartekstit ndodhen edhe dy varret e episkopëve Metod dhe Josafat. Kisha e Lindjes së Virgjëreshës Mari është e vendosur në qendër të kompleksit dhe u ndërtua pjesërisht me materiale nga faqja e Apollonisë së Ilirisë ku, nga ana e jashtme veriore, duken kolonat antike në modelin e një bazilike bizantine dhe është e mbuluar me një çati me pllaka. Është një kambanë e lartë 24 metra nga ana jugore e narteksit, e cila përbëhet nga një galeri e hapur, me shtatë qemeë që mbështeten në kolona. Brenda, naosi qendror përbëhet nga tri pjesë të cilat ndahen në dy rreshta nga kolona druri me një tavan druri të pikturuar. Mobiljet janë prej argjendi, bronzi, bakri, llambat e vajit, sedilja. Ikonostasi prej druri, te pjesa që ndan shenjtëroren nga kori, është gdhendur me elemente polikromi dhe ari dhe mendohet të jetë bërë në vitin 1744 nga mjeshtër skulptorë nga Moskopola108. Për sa i përket ikonave shumica e tyre janë vepër e Konstandin Shpatarakut 1736-1767, një piktor i madh i shkollës korçare, i ndikuar nga Rilindja Italiane109. Piktori, gjithashtu, përshkroi dy sundimtarë: Shën Joan Vladimirin, një princ serb që luftoi kundër ekspansionizmit bullgar në fillim të shekullit XI, dhe Karl Topian, shek. XV, një zot shqiptar, i cili ishte anëtar i Lidhjes së 107 S. Mihalcka, Manastiri i Ardenicës dhe konservimi i pikturave murale të tij, Tiranë, 1986, fq. 78. 108 Petit Fute, Opinion on monastery of Ardenica, marë më 10 shkurt. 109 Th. Popa, Mbishkrime të Kishave në Shqipëri, Tiranë, 1998, fq. 10.
85
Fjala Lezhës, të themeluar nga Skënderbeu110.
Muret janë me piktura ku duken një seri personazhesh që kremtojnë si mbretër, perandorë, profetë të shenjtë e skena të marra nga Dhiata e vjetër. Afresket do ti zbulojmë pikërisht sapo t’i kthejmë shpinën ikonastasit dhe menjëherë do të shohim muret e pikturuara tërësisht me afreske. Skena e Gjykimit të Fundit në narteks, është vepër e vëllezërve Konstandin dhe Athanas Zografi shek. XVIII, artistë më të njohur të shkollës së Korçës, mbiemri i të cilëve do të thotë piktorë në greqisht. Këtu ata paraqitën skena nga Dhiata e Vjetër dhe e Re, tipike të traditës bizantine, Ungjillëzimi i Hyjlindëses, pësimi i Krishtit, ardhja e Shpirtit të Shenjtë mbi apostujt etj. Përveç afreskeve me përmbajtje biblike, bie në sy edhe një afresk i Joan Kukuzelit, me origjinë nga Durrësi dhe është i vetmi që i kushtohet këtij shenjti që hodhi bazat e muzikës bizantine. Gjithashtu, është pikturuar Shën Kostandini dhe Shën Elena. Kostandin Shpataraku ka pikturuar shumicën e ikonave të lëvizshme të ikonastasit. Gjithashtu, në një pllakë në hierore, është një mbishkrim, i cili vërteton se gdhendjet e ikonastasit, amvonit e fronit dhespotik janë realizuar nga një grup gdhendësish nga Dibra e Madhe. Ikonastasi që ndan hieroren nga naosi, është i gdhendur në dru arre dhe simbolika e gdhendjeve që zbukurojnë ikonastasin është marrë nga bota bimore e shtazore111. Në qendër të ikonastasit ku gjendet kryqi, Kostandin Shpataraku ka pikturuar skenën e Kryqëzimit. Në dyert e bukura është pikturuar ikona e kryeëngjëllit Gabriel dhe e Shën Marisë. Kurse në ikonën e madhe të Krishtit është i vendosur mbishkrimi: “Me shpenzimet e esnafit dhe të bashkëpunuesve të Voskopojës”. Mbi ikonastasin e Kishës, varen 4 kandila prej argjendi, të cilët mbajnë datat 1724, 1740, 1745, 1756112. Gjithashtu gjendet një mbishkrim mbi kapakët prej argjendi të ungjillit i cili daton në vitin 1745. Edhe në murin jugor të Kishës së Triadhës gjendet një mbishkrim tjetër, i cili shkruan: “u rindërtuan prej themeli godinat përreth në kohën e peshkopit të Beratit zotit Vasil, në kohën e kujdestarisë së ikonom Kristo Leshit, të këshilltarëve Spiro Gjinit, Jakov Bozdos Nikollë Gjergjit dhe prift Markut prej mjeshtërve nga Dibra Salidhe, Grigor Ziu113. Vlen të përmendet edhe ikona e Shën Joan Vladimirit, e cila shoqërohet nga 12 skena të jetës së tij. Kostandin Shpataraku ka pikturuar edhe 76 personazhe me veshje mbretërore si klerikë, shërbëtorë, strategë e ushtarë. Në skenën 12 110 Petit Fute, Opinion on monastery of Ardenica, marë më 10 shkurt. 111 A. Llukani, Ndihmesa e Theofan Popës për shpëtimin e mbishkrimeve dhe objekteve liturgjike kishtare, bot. “Trifon Xhagjika”, Tiranë, 2019, fq. 222. 112 Th. Popa, Mbishkrime të Kishave në Shqipëri, Tiranë, 1998, fq. 96. 113 A. Llukani, Ndihmesa e Theofan Popës për shpëtimin e mbishkrimeve dhe objekteve liturgjike kishtare, bot. “Trifon Xhagjika”, Tiranë, 2019, fq. 223.
86
Vëllimi V, 2021 paraqitet princi Karl Topia; kjo skenë cilësohet si unikale pasi është e vetmja pikturë në Shqipëri, e cila, momentalisht ndodhet në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korcë114. Punimet në këtë manastir ishin edhe fillimi i një pune artistike e vëllezërve korçarë dhe kolegëve të tjerë, edhe në shumë Kisha të tjera të Myzeqesë. Puna madhështore me afreske, ikona, piktura murale vazhdoi dhe për disa vite me radhë, pothuajse deri në katër dekadat e fundit të shekullit XVIII, ndërsa Kisha “Lindja e Shën Marisë” është shpallur monument kulture në vitin 1948.
Ky manastir i restauruar në mënyrë perfekte, është një nga monumentet më të bukura orthodhokse në Shqipëri ose, siç mund të themi ndryshe, është shtëpia e afreskeve dhe e ikonave madhështore. Një mbishkrim i gjendur në një pllakë prej guri mbi faqen e jashtme të murit jugor të Kishës së Shën Triadhës, na tregon se manastiri është rindërtuar më 1 maj të vitit 1778, pas një shkatërrimi që ndodhi në fund të shek. XVII115. Kisha kryesore kushtuar Lindjes së Virgjëreshës Mari, u rindërtua në themelet e Kishës së vjetër më 1743 dhe u financua nga tregtarët e pasur të Moskopos nën udhëheqjen e abatit të shkëlqyer arumun Nektario Terpo. Në një afresk, Kisha mban një lutje të nënshkruar nga ai, i cili është i shkruar në alfabetin grek bizantin dhe është i disponueshëm në katër gjuhë: latinisht, greqisht, arumunisht dhe shqip. Ky është teksti i parë në shqip që është shkruar në një kishë Orthodhokse: “Virgjëresha dhe Nëna e Zotit luten për ne mëkatarët”. Ndërsa, në një pjesë tjetër, është e pikturuar Shën Maria me Krishtin e vogël në duar, e cila daton në vitin 1731, dhe poshtë saj gjendet një nënshkrim i hieromonakut Nektari116. Rrënimi i Kishës së Shën Triadhës, funksionimi i Kishës së Shën Marisë dhe ndërrimi i hyrje-daljes nga perëndimi në lindje janë vepra të shekujve XIV-XV. Arti i pikturës kishtare ruan ende sot vlera të pazëvendësueshme e të rralla si të autorëve që i kanë kryer, por edhe të asaj kohe. Vlen për t’u theksuar edhe fakti se deri në gjysmën e parë të shekullit XII, manastiri, përveç veprave të artit, ka ruajtur edhe dokumente e modele të artit të qëndisjes për përdorimin kishtar si epitafe, rroba meshe të qëndisura me ar, argjend, me portrete njerëzish e orakuj të ndryshëm117. Një ndër epitafet më të bukura, mund të përmendim epitafin e Glavenicës, i cili u gjend jo shumë larg manastirit, 114 Ibid. 115 A. Llukani, Arti Kishtar në Shqipëri, bot. “Trifon Xhagjika”, Tiranë, 2014, fq. 97. 116 Ibid, fq. 96. 117 N. Kristo Kule, Rrëfimet e Ardenicës, KOASH, Tiranë, 1999, fq. 42.
87
Fjala qëndisur me porosi nga Gjergj Arianiti, në vitin 1337118.
Në këtë manastir ka vënë kurorë edhe Skënderbeu me Donikën, ku mendohet se është bërë në kapelën e Shën Triadhës, çka e bën këtë vend jo vetëm me vlera fetare, por dhe me vlera historike dhe sjell shumë vizitoë për ta parë sa më nga afër këtë vend. Ky akt i martesës së Skënderbeut, pohon faktin e pakundërshtueshëm se Manastiri i Ardenicës, në gjithë këto vite është, në shkallën më të lartë të institucioneve klerikale orthodhokse të njohura deri larg kufijve të enorisë së tij. Por nuk lëmë pas edhe aktin që bëri Skënderbeu, i cili, në momentin e ceremonisë, nderon manastirin dhe gjithë Klerikët që e kurorëzojnë duke i dhuruar një shpatë të çmuar. Manastiri ka qenë një qendër e rëndësishme historike, kulturore dhe shpirtërore e Kishës Orthodhokse për shumë shekuj me radhë. Ky vend është i qetë dhe i bukur dhe, me të vërtetë, ia vlen ta vizitosh. Biblioteka e manastirit ka qenë epiqendra e tij deri në dekadën e tretë të shekullit tonë, ishte biblioteka më e pasur e vendit tonë, por ishte edhe një pikë referimi për të gjithë ata që donin të shërbenin në Kishë apo edhe për dijetarët e asaj kohe si Arkimandrit Nektar Terpo bashkë me shokët e tij119. Biblioteka paraqiste një vlerë të pazëvendësueshme, kishte rëndësi unikale, sepse përmbante shumë libra të fushave të ndryshme, si kishtarë, historikë e artistikë. Ky ishte edhe një shkak pse iu vu zjarri bibliotekës në vitin 1932, i cili e shkatërroi bibliotekën, duke rezultuar në humbjen e dorëshkrimeve të paçmuara. Gjithashtu dëshmohet se këtu nuk kishte vetëm libra, por edhe letërkëmbime e arte kristiane, çka sot do të sillte ndriçimin e rrugës qindravjeçare të manastirit. Besohej se ruhej edhe një letër e Ali Pashë Tepelenës ku shkruante për ndërtimin e manastirit të Kolkondasit në shenjë respekti ndaj Shën Kozmait. Por një kopje greke e Dhiatës së Vjetër nga shekulli XVIII dhe disa dokumente dhe fotografi të vlefshme u ruajtën, por prapë Ardenica humbi profesionin e saj të mësimdhënies dhe administrimi i pasurisë iu besua laikëve. Nga 1957, episkopi orthodhoks Irene Banushi (1906-1973), një figurë kryesore e opozitës fetare ndaj regjimit të Enver Hoxhës, u internua këtu pasi vuajti pesë vjet burg. Në vitin 1967, ai shpëtoi manastirin duke bindur studentët që kishin ardhur për ta shkatërruar atë për vlerën historike të sitit, duke këmbëngulur në veçanti në kujtesën e martesës së Skënderbeut, i cili ishte bërë një simbol i propagandës komuniste. I mbyllur për adhurim dhe për vizitorë më 118 119
Th. Popa, Piktorët mesjetarë shqiptarë, Tiranë 1961, fq. 12. N. Kristo Kule, Rrëfimet e Ardenicës, KOASH, Tiranë, 1999, fq. 47.
88
Vëllimi V, 2021 1969, manastiri u përdor më pas si një depo ushtarake për një periudhë të shkurtër dhe, më pas, u klasifikua si një monument kulture, përpara se të shndërrohej në një qendër të kohës së lirë më 1988. Restauruar në Kishë më 1991, manastiri ka qenë shtëpia e një komuniteti murgjish që nga viti 1996120.
Edhe në këtë shekull, Manastiri i Ardenicës përbën një qendër të rëndësishme, ku shkojnë jo vetëm nga njerëz të komunitetit fetar, por edhe mjeshtër të artit dhe kulturës së kohës. Numërohen shumë vepra arti të grabitura nga manastiri i Ardenicës nga vendas e të huaj, të cilat janë marrë shumë vite më parë, por le të shpresojmë se, dehe atje ku ndodhen, do t’i vijnë në ndihmë çdo besimtari, edhe do të jenë si një dëshmi identiteti prej nga ku kanë ardhur.
Bibliografia N. Kristo Kule, Rrëfimet e Ardenicës, KOASH, Tiranë, 1999. P. Thomo, Kishat pasbizantine në Shqipërinë e jugut, Tiranë, 1998. Th. Popa, Mbishkrime të Kishave në Shqipëri, Tiranë, 1998. Th. Popa, Piktorët mesjetarë shqiptarë, Tiranë, 1961. A. Llukani, Arti Kishtar në Shqipëri, bot. “Trifon Xhagjika”, Tiranë, 2014. A. Llukani, Ndihmesa e Theofan Popës për shpëtimin e mbishkrimeve dhe objekteve liturgjike kishtare, bot. “Trifon Xhagjika”, Tiranë 2019. S. Mihalcka, Manastiri i Ardenicës dhe konservimi i pikturave murale të tij, Tiranë, 1986. Petit Fute, Opinion on monastery of Ardenica, marë më 10 shkurt.
120
Petit Fute, Opinion on monastery of Ardenica, marë më 10 shkurt.
89
Fjala
90
Vëllimi V, 2021
VASIANA KOҪI Manastiri i Shën Joan Prodhromit (Pagëzorit), në Voskopojë të Korçës
Hyrje
V
oskopoja shtrihet në një trevë malore midis Gorës dhe Oparit, rreth 1200 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga tri anë me male, kodra dhe brigje. Në anën lindore, lartësitë vijnë duke u zbutur dhe krijojnë një luginë, e cila përbën hyrjen e vetme natyrale për në Voskopojë. Vendi është shumë i pasur me pyje, livadhe e burime ujore. Një pozitë e tillë e mbrojtur dhe burimet e pasura për jetesë ishin shumë të përshtatshme për ngritjen e një vendbanimi. Fillimet e këtij vendbanimi nuk dokumentohen para shek. XIV-XV. Hahni jep 1388-ën si vit të themelimit të Voskopojës nga një pasardhës i Muzakajve, ndërsa Martiniani, duke u mbështetur në kodikun e Manastirit të Shën Joan Prodhromit, jep si kohë themelimi vitin 1330. Emërtimi i saj në shkrime të ndryshme ka dhe trajta të ndryshme, si Vokopolis, Moskopolis, Moskopole, Voskopojë dhe Vockopojë. Ka të ngjarë që 91
Fjala prapashtesa πολις (qytet) të ketë çuar në emrin e sotëm. Banorët e parë mendohen të jenë banorët e shpërngulur fillimisht nga qyteti Voskop, i vendosur në rrëzën e poshtme të fushës së Korçës, i rrënuar nga dyndjet osmane të shekullit XIV. Të shpërngulurit prenë shkurret e para dhe ndërtuan kishën e Shën e Premtes. Shtimi më pas i kësaj popullsie u bë me njerëz të tjerë që donin t’i shpëtonin islamizimit. Të ardhurit ishin nga Korça, Myzeqeja, Berati etj. Por ka edhe grupe etnike që endeshin në malet e Gramozit dhe të Pindit, si edhe në viset e tjera të Ballkanit me tufat e tyre të bagëtive, të cilët sollën edhe zanatet e leshpunuesve, të endjes së qilimave etj.
1. Zhvillimi i Voskopojës në shek. XVIII
V
oskopoja, gjatë shekullit XVIII, del në arenën historike si një qendër e rëndësishme ekonomike e kulturore dhe turistike. Ajo dallon për historinë, monumentet e rralla dhe të pasura nga ana arkitekturore dhe artistike, peisazhin piktoresk dhe klimën e shëndetshme. Shumë opinione e pikëpamje, herë-herë krejt të ndryshme, janë shfaqur për probleme të ndryshme të qytetit. Në shekullin XVIII, Voskopoja pati lulëzimin e saj më të madh me rreth 60.000 banorë. Në një dokument tjetër të shkruar në Budapest në vitin 1905 përmendet se qyteti ka pasur 12.000 shtëpi. Numri i madh i bazilikave, të cilat mund të nxinin deri në 1000 veta brenda, dëshmon për një bashkësi të madhe të krishterësh. Kisha e manastirit të Shën Prodhromit është ndërtuar në vitin 1632 dhe është pikturuar më 1659. Kisha është e tipit në formë kryqi me kupolë dhe me apsida anësore. Voskopoja ndahej sipas lagjeve: lagjja e Shën Marisë, e Shën Kollit, e Shën Thanasit, e Shën Mëhillit etj. Ndërmjet lagjes së Shën Kollit dhe asaj të Shën Marisë gjendej pazari, ndërsa ndërtesat e shkollës, shtypshkronjës, spitalit dhe jetimores gjendeshin në lagjen e Shën Kollit. Rrugët që lidhnin lagjet e Voskopojës qenë të shtruara me kalldrëm. Në shekullin XVIII filloi artizanati i tekstileve të leshta. Një zhvillim të madh mori zejtaria dhe esnafët. Me pasurimin e mëtejshëm zejtarët filluan të merren me argjendari dhe me qëndisje. Zhvillim të rëndësishëm mori thurja e fijeve të arit mbi stofrat që vinin nga Venediku apo Kostandinopoja. Një veçanti e këtyre zejtarëve ishte krijimi i esnafeve dhe i rufeteve. Kodiku i Mitropolisë së Korçës dhe Selasforit bën fjalë për rolin që kanë luajtur këto organizata në jetën ekonomiko-shoqërore. Nga të dhënat e kodikut të manastirit 92
Vëllimi V, 2021 të Shën Prodhomit del se rufetet e bakërxhinjve, të këpucarëve dhe të rrobaqepësve kontribuan në ndërtimin e objekteve të kultit orthodhoks. Fëmijët e vllehve voskopojarë filluan të studionin në qytete të Evropës, si Vjenë, Venedik, Budapest e gjetkë dhe ky arsimim dha rezultatet e pritura me ngritjen e Akademisë. Ndërtesa e Akademisë së Re të Voskopojës u ngrit kryesisht me ndihmën financiare të rufeteve të mëdha, por edhe të vogla.
Sipas kodikut të kishës së Shën Marisë këto organizata morën përsipër nga një djalë për të studiuar jashtë shtetit. Nga të ardhurat e rufeteve janë paguar mësuesit e shkollave, janë dhënë bursa për nxënësit dhe për akademitë e tjera në Evropë si, për shembull, në Vjenë, Lajpsig, Venedik, Budapest, vende me të cilat kishin më shumë lidhje tregtare. Një nga këta ka qenë edhe Teodhor Kavalioti, i cili, duke qenë i shkëlqyer në mësime u dërgua në shkollën e Janinës me shpenzimet e esnafëve të bakërxhinjve. Tregtarët voskopojarë duke udhëtuar shpesh jashtë vendit, veç të mirave materiale, sillnin edhe kulturën nga ato vende ku zhvillonin tregtinë. Këtë zhvillim e vërteton pajisja e qytetit me një shtypshkronjë në vitin 1720.
2. Manastiri i Shën Joan Prodhromit
N
ë vitin 1630, papa Joani, pasi mbeti i ve, vendosi të asketizonte në vendin ku gjendet sot manastiri. Më 7 dhjetor 1631 e gjithë Rumelia u dogj. Manastiri u ndërtua në vitin 1632 nga arkondi Gjergj Guço Milingjeri dhe u pikturua në vitin 1659. U rindërtua ky tempull hyjnor dhe i gjithënderuar me kontributin dhe shpenzimet e të shumënderuarit dhe të shumë fisnikut arkondit, zotit Gjergji Guço, në vitin 1632. U pikturua ky tempull hyjnor dhe i gjithënderuar i shenjtit të lavdëruar profet dhe pararendësit dhe pagëzor Joanit, me igumen zotin Andon, hieromonak, dhe me shpenzimet e të shumënderuarit dhe të shumëfisnikut arkond, zotit Mihail, biri i të ndjerit Kostë, për shpirtin e tij dhe të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, në kohën e peshkopatit të shumëlumturit kryepeshkop të shumëshenjtës Justinianës së parë të Ohrit, zoti Egnati, në vitin 1659. Në kohën kur ka qenë igumen Damaili (1687-1696), manastiri i Shën Prodhromit u bë stavropigjik dhe ishte në varësi direkte nga Patriku i Kostandinopojës. Vendimi u ligjërua me anën e një letre sinodale më gusht 1689, të nënshkruar nga Kryepiskopi i Ohrit, Ignati. Manastiri i Shën Joan Pararendësit (Prodhromit) në Voskopojë ndodhet në shpinën e një kodre të pyllëzuar në veri të Voskopojës, 30 minuta larg qytetit, rreth 2 orë larg fshatit. Është ndërtuar në një pozicion të bukur natyror, në 93
Fjala mes të një pylli me pisha dhe me pamje të gjerë të peisazhit rrethues. Konakët e manastirit rrethonin në tri anë oborrin e brendshëm. Ata kanë qenë dykatësh nga ana jugore dhe njëkatësh nga ana lindore dhe veriore. Hyrja për në manastir, bëhej nga perëndimi, nëpërmjet një porte të madhe të mbuluar me hark, sipër së cilës ngrihej kulla e kambanares121.
Ky manastir i është kushtuar Joan Pagëzorit dhe kremton më 24 qershor, në ditën e lindjes së shenjtit. Në këtë ditë të shënuar zhvillohej një panair i madh, ku pelegrinët e shumtë mikpriteshin nga personeli i manastirit. Dy gra të moshuara nënë Tana dhe nënë Qyrana mbanin çelësat e dhomave të manastirit. Vinin qindra njerëz të sëmurë e të gjymtuar pa dallim feje, të cilët, pasi flinin një natë në kishën e manastirit, gdhiheshin të shëruar dhe të çliruar. Kisha e manastirit është e stilit bizantin me tri apsida dhe një kube të ngritur mbi çati. Kambaneria ka qenë ngjitur me kishën. Nga ana perëndimore, veriore dhe jugore kisha e manastirit të Prodhromit rrethohej me ndërtesa dykatëshe. Në katin e parë gjendeshin qilarët e bagëtive si dhe depot me ushqimin e tyre, ndërsa në katin e dytë gjendeshin qelitë e manastirit, të cilat strehonin igumenin, priftërinjtë, dhjakonët, barinjtë, karvanexhinjtë si dhe shërbyeset e manastirit. Një pjesë e këtyre të fundit qëndronin përjetë në vakkëf dhe varroseshin pranë manastirit. Në anën veriore të manastirit gjendej guzhina dhe një oxhak i madh ngrohte miqtë. Në të priteshin dhe përcilleshin pelegrinët që vizitonin manastirin. Pasi hanin dhe pinin në dhomën e oxhakut, pelegrinët përcilleshin për në dhomat e fjetjes, të cilat qenë të caktuara sipas rëndësisë së miqve. Fillimisht kishin përparësi dhespotët dhe më pas ata që kishin një pozitë të lartë shoqërore. Në anën lindore, afërsisht 50 metra larg kishës gjendej një burim me ujë të rrjedhshëm e të ftohtë, i cili derdhej në një govatë prej guri 339. Një mbështetje të fuqishme ekonomike manastiri kishte nga esnafet e ndryshme që vepronin në atë kohë në Voskopojë. Në vitin 1728, kur në manastir ishte kryemurg Niqifori, esnafi i bakërxhinjve riparoi murin e Zapanasë dhe ndërtoi odën në anën lindore të manastirit. Esnafi i këpucarëve ndërtoi qoshkën që është nga ana e Shipskës, esnafi i bakallëve financoi ndërtimin e çezmës së madhe me kube, ndërsa esnafi e rrobaqepësve ndërtoi një qoshkë të madhe me pamje nga Voskopoja. Mbi një ikonë guri të Shën Marisë është shkruar: “Kujto, o Zot, shërbëtorin e Perëndisë, Kristo Çevrençin, gruan e tij Kostinën, Marion 1762”. Në fondet e Muzeut Historik Kombëtar gjen121 P. Thomo, Kishat Pasbizantine në Shqipërinë e Jugut (Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë, 1998), fq. 57.
94
Vëllimi V, 2021 det një ikonë me skena nga jeta e Krishtit me përmasat 24x52 dhe numër inventari 5895, ndërsa në pavijonin e ikonave pasbizantine të Muzeut Historik Kombëtar është ekspozuar ikona “Katër Ungjillorët” me përmasat 35x26 dhe numër inventari 3654.
Gjatë viteve të luftës, kisha e Joan Pagëzorit është djegur. Manastiri i Prodhromit është shpallur monument kulture në vitin 1948. Me gjithë restaurimet e pjesshme që i qenë bërë ndër vite, kisha e manastirit ishte në gjendje kritike. Prandaj duke parë rëndësinë e saj monumentale u restaurua plotësisht në vitin 2011 me fondet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Për të realizuar restaurimin, u shpenzuan 3.978.240 lekë. U realizua përforcimi i themeleve më beton, qepja e muraturës, ndryshimi i brezave të drurit të djegur, qepja e qemerëve dhe e kupolave, muratuara e dëmtuar si dhe u bë rikonstruksioni i çatisë. Kisha është e tipit bizantin, në formë kryqi me kupolë dhe konke anësore. Igumenin e parë të manastirit të Pararendësit, hieromonakun Andon Shipska (1649-1660), e pasoi Haxhi Gabrieli (1660-1662), i cili, sipas një dokumenti “të njëjtë me origjinalin” që është kopjuar nga kodiku i Manastirit të Pararendësit në kodikun e Korçës, shkoi si igumen në Manastirin e Oshënar Naumit të Ohrit, duke lënë në vend të tij Theodhosin. Haxhi Gabrieli, siç na informon kodiku i Korçës, pasi shkoi në manastirin e Oshënarit Naum, “... e zbukuroi manastirin, ndërtoi narteksin, skevofilakun, dhe gjithë qelitë rreth e qark manastirit, lart dhe poshtë, policën, zapananë si dhe odat nga krahu i liqenit, kuzhinën, hambarët, odat nga ana e vreshtit, bashkë me ahurin me qemere, ndërkohë që kishte gjetur atje vetëm furrën e vjetër dhe kuzhinën, dhe asgjë tjetër...”. Manastiri i Pararendësit ishte mjaft i pasur, zotëronte pasuri të madhe në prona të patundshme, si dhe kishte shumë kushtime apo dhurata nga të krishterë të ndryshëm. Gjithashtu, duhet shënuar dhe kontributi dhe ndihma që ofronte manastiri në dobi të komuniteteve të tjera. Në kodikun e Korçës përmenden, në një akt më vete, dhuratat bujare dhe shumë të rëndësishme të manastirit të Pararendësit dhe të gjithë qytetit të Voskopojës për ndërtimin e kishës së Burimit Jetëdhënës në Korçë, si edhe për realizimin e ikonostasit të saj. Kisha e manastirit të Shën Joan Prodhromit është monumenti më i vjetër në Voskopojë. Kisha, e ngritur në mes të oborrit, formon qendrën kompozicionale të manastirit. Sipas mbishkrimit të gdhendur në një pllakë mermeri, të vendosur mbi portën e hyrjes nga brenda, ndërtimi i kishës është bërë në vitin 95
Fjala 1632, ndërsa pikturimi në vitin 1659. Kisha përbëhet nga naosi dhe narteksi i shtuar në një kohë më të vonë në anën perëndimore.
Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë, me absida anësore, triapsidal, me përmasa të brendshme 10.70x6.50 metra. Sipas mbishkrimit ktitorik, narteksi është ndërtuar më 1874 dhe rindërtuar më 1932. Naosi i përket variantit të zhvilluar të këtij tipi, ku ambienti i altarit është i veçuar nga struktura në formë kryqi. Katër kollonat qëndrore të lidhura me harqe krijojnë kuadratin qëndror të mbuluar me kupolë mbi tambur. Në ndryshim me kishat e këtij tipi, krahu perëndimor i kryqit nuk mbulohet me qemer cilindrik, por me kupolë. Një çift suplementar kollonash ndajnë ambjentin e altarit. Në faqet lindore, jugore dhe veriore dalin jashtë tri apsida. Në anën perëndimore naosit i është shtuar narteksi. Teknika e ndërtimit, fuga ndarëse dhe elementet arkitektonike e konstruktive të përdorura, dëshmojnë se narteksi është ndërtuar në një kohë më të vonë. Narteksi ndriçohet nga dritare të mëdha dhe është i pajisur me tavan. Muratura e naosit është ndërtuar me gurë të lidhur me llaç gëlqereje. Ajo është riparuar disa herë dhe, më në fund, është përforcuar me kontraforte. Muret përfundojnë me një kornizë prej gurësh të gdhendur. Muratura e narteksit është përforcuar me breza druri që dalin në pamje, të cilat lidhen dhe me tiranta metalike. Çatia e gjerë dyujëse që mbulon kishën e ka fshehur disi ndërtimin struktural të brendshëm dhe ka theksuar shtrirjen gjatësore të kishës. Megjithatë, dalja e volumeve të apsidave dhe ngritja e volumit të tamburit, arrijnë të thyejnë rrafshësinë e volumit prizmatik dhe t’i japin asaj gjallëri dhe lëvizje122. I gjithë interieri i kishës dhe ana e jashtme e murit perëndimor është dekoruar me pikturë murale, dëshmi e një niveli të lartë artistik. Për shkak të një zjarri, piktura e brendshme ka pësuar dëmtime në ngjyrat e saj. Kisha ruan ikonostasin dhe fronin zotëror (dhespotik) të gdhendur mjeshtërisht ne dru123. Kisha ka përmasa 17m x 7.65 X 9m. Afresket janë punuar me përbërës hekuri dhe kalciumi. Kjo kishe ka afreskët të ruajtura mirë dhe ka elemente me dekoracion tulle të vecantë. Në kishën e këtij manastiri ruheshin përshkrime, dorëshkrime dhe botime të ndryshme. Këto materiale u dëmtuan gjatë luftërave si dhe zjarreve të mëvonshme. Gjendja e manastirit paraqitej kritike. Kisha kishte pësuar çarje dhe cedime të konsiderueshme, që kishin sjellë pasoja të rënda në të gjithë strukturën. 122 Ibid, fq. 58. 123 VEPRA NDËRTUESE e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë gjatë viteve 1992-2017, Përgj. i botimit Andi Rrëmbeci, KOASH, Tiranë, 2018, fq. 275.
96
Vëllimi V, 2021 Këto dëmtime si edhe depërtimi i lagështirës në interierin e kishës, kishin shkaktuar përkeqësimin e gjendjes së pikturës murale. Dëmtime të konsiderueshme kishte pësuar edhe mbulesa e kishës me plloça guri, e cila kishte sjellë pasoja të rënda në të gjithë strukturën124.
Manastiri i Pararendësit ishte mjaft i pasur, zotëronte pasuri të madhe në prona të patundshme, si dhe kishte shumë kushtime apo dhurata nga të krishterë të ndryshëm. Gjithashtu, duhet shënuar dhe kontributi dhe ndihma që ofronte manastiri në dobi të komuniteteve të tjera. Në kodikun e Korçës përmenden, në një akt më vete, dhuratat bujare dhe shumë të rëndësishme të manastirit të Pararendësit dhe gjithë qytetit të Voskopojës për ndërtimin e kishës së Burimit Jetëdhënës në Korçë, si dhe për realizimin e ikonostasit të saj.
Përfundim
P
ër rehabilitimin dhe mbrojtjen e kishës nga dëmtime të mëtejshme, u kryen ndërhyrje të plota konsoliduese dhe restauruese. Këto u përqëndruan në ndërhyrjet për shëndoshjen e konstruksionit ekzistues, për konsolidimin e mëtejshëm përmes marrjes së masave përforcuese (zëvendësimi i tirantave horizontale, përforcimi i themeleve të muraturës dhe kolonave etj.). Gjithashtu u morën masa për mënjanimin e lagështisë në anën e brendshme të muraturës përmes rikonstruksionit të të gjithë mbulesës së kishës deri në shtrimin estetik sipas teknikës së vjetër të mbulimit me plloça guri, largimit të ujërave sipërfaqësore dhe rrjedhjeve të çatisë. Për më tepër u realizua rivlerësimi estetik I monumentit dhe u kryen punime për konservimin e pikturës murale. Së fundmi, u rregullua dhe u sistemua mjedisi i brendshëm i manastirit. Punimet e restaurimit u kryen me fonde të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Sipërfaqja e manastirit është 2 732 metra katror dhe sipërfaqja e kishës 162 metra katror, lartësia e kishës është 10.7 metra, ndërsa lartësia kambanores 7.5 metra. Fillimi i veprës daton në 2010 dhe përfundimi i saj në 2011. Manastiri i Prodhromit ka qenë në gjendje të mirë ekonomike dhe është një qendër e rëndësishme shpirtërore për orthodhoksët e rrethit të Korçës.
124 Ibid.
97
Bibliografia
Fjala
P. Thomo, Kishat Pasbizantine në Shqipërinë e Jugut (Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë, 1998). VEPRA NDËRTUESE e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë gjatë viteve 1992-2017, Përgj. i botimit Andi Rrëmbeci, KOASH, Tiranë, 2018.
98
Vëllimi V, 2021
BRIKEN GJIKA Manastiri i Shën Joan Vladimirit, në Shijon të Elbasanit
Hyrje
K
ultura është një element që bën dallimin midis popujve. Si rrjedhim, edhe vendi ynë ka një kulturë krejt të pasur dhe unike. Gjatë periudhës së sundimit bizantin dhe në vazhdim, në trojet tona u ndërtuan shumë monumente, kisha, manastire dhe mrekulli të tjera arkitekturore. Shumë prej këtyre monumenteve kanë arritur të mbijetojnë dhe përbëjnë sot një atraksion për mijëra turistë nga brenda dhe jashtë vendit. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për manastirin e Shën Joan Vladimirit, i cili, përgjatë gjithë historisë së tij, ka qenë një ndër qendrat më të rëndësishme shpirtërore dhe kulturore në rajon. Brenda këtij punimi të shkurtër, do të përpiqemi të trajtojmë aspektin historik dhe kulturor të këtij objekti të rëndësishëm kulti. 99
1. Historik i shkurtër
Fjala
M
anastiri i Shën Joan Vladimirit gjendet në fshatin Shijon të qytetit të Elbasanit. Ky fshat mban të njëjtin emër me vetë shenjtin e kishës, Shën Joan Vladimirin, dhe është një ndër fshatrat e pakta të kësaj zone që ka ruajtur besimin e krishterë orthodhoks. Fshati është relativisht i vogël dhe përgjatë tij kalon autostrada Elbasan-Tiranë. Manastiri i shenjtit është objekti më i rëndësishëm monumental në këtë fshat. Gjatë historisë së tij, ai është rindërtuar disa herë. Sipas dokumenteve që disponojmë sot, na tregohet që ky manastir u ndërtua në vitin 1381 nga princi i asokohe Karl Topia, i cili bëri edhe transferimin e lipsaneve të shenjtit nga Durrësi në këtë fshat125. Që nga kjo periudhë, kemi edhe krijimin e jetës murgërore në këtë manastir. Mendohet që, në fazën e tij fillestare, ky manastir kishte formën e një kishëze të vogël. Ky fakt na rrëfehet në një gojëdhënë ku na tregohet se, teksa shenjti kishte dalë për gjueti në rrethinat ku sot gjendet fshati Shijon, ai pa një shqiponjë me një kryq në qafë. Kështu që, në nder dhe kujtim të kësaj ngjarjeje të hyjshme, ai ndërtoi një kishëz në të cilën ai lutej çdo ditë me mjaft devotshmëri126. Në një periudhë më të vonshme, na dokumentohet se kjo kishë u shkatërrua nga një tërmet dhe, në vend të saj, Karl Topia ndërtoi një manastir katër herë më të madh në përmasa127. Forma e sotme dhe finale e manastirit i atribuohet mitropolitit të Durrësit, Imzot Prokopit, ku, bashkë me kujdesin e Epitropit Spiridhon Xhufka, kreu rindërtimin e këtij manastiri (mars 1901)128. Gjatë periudhës së Mesjetës së vonë, na dëshmohet për ekzistencën e një jete murgërore dhe shpirtërore tërësisht të pasur në manastir. Përveç aspektit shpirtëror, kemi edhe aspektin intelektual, i cili pati po një zhvillim kaq të madh. Siç na përmendet edhe në një artikull të gazetës Ngjallja nga studiuesi G. Stratobërdha, në këtë kohë në manastir kemi edhe një lulëzim të letërsisë në gjuhën shqipe, ku vepra të tilla, si “Libri i Psallmave”, i quajtur ndryshe edhe me emërtimin “Anonimi i Elbasanit”, përbëjnë veprat më të rëndësishme 125 Edmond Malaj (2015), Kulti i Shën Gjon Vladimirit tek shqiptarët sot, Bot. 2 (The Cult of St. John Vladimir among the Albanians in the Present Days. Second Edition), fq. 468. 126 Kryetari i Komunitetit Malazez në Republikën e Shqipërisë (2 mars 2020), Manastiri i Shën Vladimirit në fshatin Shijon, historitë e shërbyesve dhe të rindërtimit, Gazeta Shqiptare. 127 Edmond Malaj (2015), Kulti i Shën Gjon Vladimirit tek shqiptarët sot, Bot. 2 (The Cult of St. John Vladimir among the Albanians in the Present Days. Second Edition), fq. 468. 128 Ibid, fq. 469.
100
Vëllimi V, 2021 që dëshmojnë për përdorimin e gjuhës shqipe që në kohët më të hershme129.
Viti 1944 ishte krejtësisht famëkeq për këtë manastir, pasi pushtuesit gjermanë e dogjën tërësisht atë. Ata dogjën edhe bibliotekën, e cila ishte një ndër më të pasurat e zonës së bashku me shumë ikona që datonin që prej shek. XIV. Në artikullin e Fatos Salliut, na tregohet se ky manastir, përveç funksionit shpirtëror, kishte shërbyer edhe si shkollë për përgatitjen e rilindasve shqiptarë, ndër të cilët mund të përmendim figura të tilla të shquara si Kostandin Kristoforidhi dhe Dhaskal Todri130. Shpallja e dekretit të vitit 1967, mbi mbylljen e objekteve fetare, cenoi rëndë integritetin e këtyre të fundit. Gjithsesi, shërbesat vazhduan me plot zell dhe përulësi në manastirin e Shën Joanit nga murgu Dionis, nga ajo kohë kohë deri më 1967, ku ky i fundit, së bashku me Olimbiadha Andonin, e cila shërbente në manastir, dërgohen në lagjen Kala të Elbasanit. Pikërisht këtu nis edhe persekutimi më i egër, që njohu vendi ynë, ndaj fesë. Dyert e manastirit u mbyllën, godinat u shndërruan në repart ushtarak dhe nuk u lejua të shfaqej nga besimtarët orthodhoksë asnjë formë shpresëtarie131. Ardhja e Kryepiskopit Anastas shënon një pikë kthese në historinë e kishës së vendit tonë. Shumë kisha e manastire filluan të ktheheshin në funksionin e tyre të mëparshëm. Me largimin e trupave ushtarakë në vitin 1997, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë arriti të rimerrte një pjesë sado të vogël të pronës së manastirit. Restaurimi i tij nisi fillimisht në vitet 1998-1999. Në vitin 1999, me bekimin e Fortlumturisë, nisi të funksiononte edhe kampi i vajzave “Bariu i mirë”, një çerdhe e re shpirtërore për të rejat e vendit tonë. Shërbesat vazhduan pa çati deri në vitin 2005, ku manastiri, me fondet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas, restaurohet plotësisht dhe funksionon për popullin dhe klerin. Së fundmi, në vitin 2017, nën kujdesin e Atë Irineut, priftit të manastirit, dhe Imzot Andonit, Mitropolit i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, restaurohet sërish çatia e kishës. Tashmë manastirit të Shën Joan Vladimirit i është rikthyer sërish bukuria dhe hijeshia e mëparshme duke i shërbyer besimtarëve orthodhoksë në ripërtëritjen e tyre shpirtërore132.
129 G. Stratobërdha (nëntor 2004), “Shën Joan Vladimiri një kishë tjetër në restaurim”, Gazeta Ngjallja, fq. 6. 130 F. Salliu, Shën Joan Vladimiri, Shenjti që bashkon popujt e Ballkanit, Elbasaniim.al. 131 Kryetari i Komunitetit Malazez në Republikën e Shqipërisë (2 Mars 2020), Manastiri i Shën Vladimirit në fshatin Shijon, historitë e shërbyesve dhe të rindërtimit, Gazeta Shqiptare. 132 Ibid.
101
Fjala
2. Manastiri si objekt arkitekturor
P
ër nga pozicioni gjeografik, manastiri i Shën Joan Vladimirit gjendet në perëndim të qytetit të Elbasanit në fshatin Shijon të komunës së Bradasheshit. Kisha e manastirit i përket tipit bazilik dhe ka tri porta hyrëse. Porta e saj kryesore ndodhet në perëndim, ndërsa dy portat e tjera ndodhen në veri dhe jug të ndërtesës. Në brendësi të saj, kisha është e ndarë në tri nefe me dy rreshta kolonash133. Ikonostasi është i ndërtuar me gurë dhe ikonat që gjenden në të, janë relativisht të reja. Përbri tij, gjendet një dhomëz e vogël, në të cilën vendoset lipsani i shenjtit në ditën e kremtimit të festës së tij. Mbrapa ikonostasit, ndodhet altari, i cili është i gjerë në përmasa. Në murin qendror të altarit, gjenden afreske që i përkasin një periudhe më të vonë134. Në një burim tjetër na rrëfehet se këto afreske që gjenden sot në altarin e kësaj kishe, mund t’i përkasin piktorit të shquar Kostandin Shpataraku. Ky është qëndrimi i studiuesit të artit Ylli Drishti, i cili rrëfen se këto afreske u pikturuan në vitin 1754135. Në ambientin jashtë kishës, gjendet kambanorja dhe një pus, i cili mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1856. Në një pllakë guri na dëshmohet ky fakt nëpërmjet kësaj thënieje: “Viti 1865 nëntor 8. Ktitor është arkimandriti, igumeni Haxhi Grigori meshtari, Murgesha Magdalena për t’u treguar brezave të ardhshëm, kryemjeshtër është Athanasi dhe Stojani”136. I gjithë kompleksi përfshin 5 godina, të cilat funksionojnë gjatë periudhës së verës në shërbim të kampit veror të vajzave “Bariu i Mirë”. Ky e kamp nisi veprimtarinë e tij në vitin 1999, me bekimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit Anastas. Veprimtaria e tij vazhdon deri në ditët tona, ku ftohen qindra të reja të njohin besimin e krishterë orthodhoks.
3. Ikona e Shën Joan Vladimirit
K
ostandin Shpataraku ka qenë një ndër piktorët më me zë të zonës së Shpatit të Elbasanit. Ai lindi në fshatin Valësh të komunës së Gjinarit dhe tregoi një talent të paparë për pikturë, që në moshë të vogël. Si një pasues i shkollës ikonografike të Onufrit, ai përvetësoi stilin e tij 133 A. Llukani (2014), Arti Kishtar në Shqipëri, Bot. Trifon Xhagjika, fq. 40. 134 K. Saracini (2 tetor 2017), Elbasan- Kisha e Shën Joan Vladimirit i nënshtrohet restaurimit të pjesshëm, Agjencia Telegrafike Shqiptare. 135 F. Bërdufi, (9 Qershor 2015), Piktori Kostandin Shpataraku dhe kontributi i tij në pikturimin e kishës së Manastirit të Shën Joan Vladimirit, Filip Bërdufi Blog. 136 A. Llukani (2014), Arti Kishtar në Shqipëri, Bot. Trifon Xhagjika, fq. 42.
102
Vëllimi V, 2021 dhe arriti të pikturonte shumë vepra. Nga burime që na vijnë nga studiuesi Artan Shkreli, na tregohet se Kostandini arriti të pikturonte në shumë kisha e manastire, ndër të cilat mund të përmendim ikonat në kishën e Ardenicës, të Cikalleshit, të Shën Pjetrit në Vithkuq, të Shën Prokopit në Pogradec, Manastirin e Shën Morenës në Mokër, Manastirin e Shën Joan Vladimirit në Shijon. Si vepër të tij më të njohur, mund të konsiderojmë ikonën e Shën Joan Vladimirit me 12 skenat e famshme nga jeta dhe mrekullitë e tij137.
Ikona e famshme me 12 skena, e Shën Joan Vladimirit, mendohet se u pikturua në vitin 1744. Në pjesën e saj qendrore, gjendet vetë shenjti, i cili mban në krahun e djathtë një skeptër dhe në krahun e majtë kokën e tij. Përreth tij janë pikturuar 12 skena të paraqitura në miniaturë. Këto skena tregojnë pjesë nga jeta e shenjtorit si edhe legjenda që lidhen me figurën e tij. Disa nga këto skena na paraqesin çaste të tilla, si kurorëzimi i shenjtit, ekspedita e tij e gjuetisë, vjedhja e lipsanit të shenjtit nga francezët etj. Një fragment interesant që të bën përshtypje, përfshin portretizimin e princit Karl Topia. Pas tij paraqitet një kishë gjë që rrëfen se ai ishte ktitori (ndërtuesi) i saj138.
Përfundim
K
y monument kishtar, që ka rëndësi tepër të veçantë, ruhet me plot devotshmëri deri në ditët tona nga populli besimtar. Ai shërben jo vetëm si një kujtesë se atje dikur pati lulëzuar jeta murgërore dhe intelektuale, por, përkundrazi, ai rrëfen triumfin e besimit orthodhoks në këtë zonë. Ky triumf shprehet në formën e unitetit ose të bashkimit të mbarë popullit besimtar dhe jobesimtar, gjë që e ka pikënisjen nga vetë porosia e Zoti, që të duam të afërmin posi veten tonë. Shumë persona mrekullohen sesi është e mundur që një harmoni e tillë të jetë ekzistente në popull. Ky shenjt kaq i madh ka arritur të thyejë çdo lloj barriere racore, kombësie apo përkatësie fetare. Figura e tij vazhdon të nderohet nga të krishterë e myslimanë, vendas e të huaj. Mbi të gjitha, ai është princi i gjithë popullit, mrekullibërës dhe zemërbutë, që i jep bekimet e tij kujtdo që ia kërkon.
137 J. Alimemaj (29 gusht 2016), Kostandin Shpataraku, ikonografi me dy varre që u vra nga osmanët, Gazeta Shekulli. 138 F. Bërdufi (9 qershor 2015), Piktori Kostandin Shpataraku dhe kontributi i tij në pikturimin e kishës së Manastirit të Shën Joan Vladimirit, Filip Bërdufi Blog.
103
Bibliografi
Fjala
J. Alimemaj, (29 gusht 2016), Kostandin Shpataraku, ikonografi me dy varre që u vra nga osmanët, Gazeta Shekulli. http://shekulli.com.al/kostandin-shpataraku-ikonografi-me-dy-varre-qe-u-vra-nga-osmanet/ (Marrë më 19 shkurt 2021). F. Bërdufi, (9 qershor 2015), Piktori Kostandin Shpataraku dhe kontributi i tij në pikturimin e kishës së Manastirit të Shën Joan Vladimirit, Filip Bërdufi Blog. https://filipberdufi.wordpress.com/2015/06/09/piktori-kostandin-shpataraku-dhe-kontributi-i-tij-ne-pikturimin-e-kishes-se-manastirit-te-shen-joan-vladimirit/ (Marrë më 19 shkurt 2021). Kryetari i Komunitetit Malazez në Republikën e Shqipërisë (2 Mars 2020), Manastiri i Shën Vladimirit në fshatin Shijon, historitë e shërbyesve dhe të rindërtimit, Gazeta Shqiptare. http://gazetashqiptare.al/2020/03/02/manastiri-shen-vladimirit-ne-fshatin-shijon-historite-e-sherbyesve-dhe-te-rindertimit/ (Marrë më 19 shkurt 2021). A. Llukani (2014). Arti Kishtar në Shqipëri, Bot. Trifon Xhagjika. https://andreallukani.files.wordpress.com/2018/03/arti-kishtar-pm-1.pdf (Marrë më 18 shkurt 2021). Edmond Malaj (2015), Kulti i Shën Gjon Vladimirit tek shqiptarët sot, Bot. 2 (The Cult of St. John Vladimir among the Albanians in the Present Days. Second Edition). https://www.researchgate.net/profile/Edmond-Malaj/ publication/326540640_Kulti_i_Shen_Gjon_Vladimirit_tek_shqiptaret_ sot_Botim_2_The_Cult_of_St_John_Vladimir_among_the_Albanians_ in_the_Present_Days_Second_Edition/links/5b536fb4aca27217ffaf235d/ Kulti-i-Shen-Gjon-Vladimirit-tek-shqiptaret-sot-Botim-2-The-Cult-of-StJohn-Vladimir-among-the-Albanians-in-the-Present-Days-Second-Edition. pdf (Marrë më 19 shkurt 2021). F. Salliu, Shën Joan Vladimiri, Shenjti që bashkon popujt e Ballkanit. Elbasaniim.al. https://www.elbasaniim.al/index.php/lajme/rrethinat-dhe-fshati/353-shen-joan-vladimiri-shenjti-qe-bashkon-popujt-e-ballkanit (Marrë më 20 shkurt 2021). K. Saracini (2 tetor 2017), Elbasan- Kisha e Shën Joan Vladimirit i nënshtrohet restaurimit të pjesshëm, Agjencia Telegrafike Shqiptare. http://arkiva.ata. gov.al/elbasan-kisha-e-shen-joan-vladimirit-i-nenshtrohet-restaurimit-te-pjesshem/ (Marrë më 19 shkurt 2021). 104
Vëllimi V, 2021 G. Stratobërdha (nëntor 2004), Shën Joan Vladimiri një kishë tjetër në restaurim. Gazeta Ngjallja. fq. 6. https://orthodoxalbania.org/2020/gazeta-ngjallja/ gazeta-ngjallja-nentor-2004/ (Marrë më 19 shkurt 2021).
105
Fjala
ANTONIO POSHNJARI Kisha e Shën e Premtes, në Ҫetë të Kavajës
Hyrje
K
jo kishë, për të cilën do të flasim në këtë temë, është nën juridiksionin administriv të Mitropolisë së Tiranës dhe Durrësit, dhe është një monument kulture i kategorisë të parë, me vlera të jashtëzakonshme për sa i përket arkitekturës, ndërtimit dhe artit ikonografik. Në këtë temë, do të përqendrohemi në disa pika kryesore, si sfondi historik i ndërtimit të kishës, por do të ndalemi edhe në artin bizantin si edhe në punimet e artistëve të shkëlqyer, siç ishin vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi139 dhe Konstandin Shpataraku140. Për sa i përket rindërtimit të kishës, kemi të dhëna të sakta, por për ndër139 Vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi, ikonografë të shquar shqiptarë të shekullit XVIII, nga Dardha e Korçës. 140 Konstandin Shpataraku, ikonograf i shquar shqiptar i shekullit XVIII, nga Shpati i Elbasanit.
106
Vëllimi V, 2021 timin fillestar të saj nuk ekziston ndonjë e dhënë e dokumentuar, sipas studiuesve të kësaj fushe, por, mbas gërmimeve që janë bërë, ata dolwn në konkluzionin se kisha është e hershme dhe, ndër vite, ka pësuar shkatërrime dhe rindërtime. Një nga studiuesit kryesorë të kësaj fushe, z. Aleksandër Meksi, duke u bazuar në tiparet arkitekturore të kishës dhe në analogji me monumente të tjera, e daton kishën e Shën e Premtes në Çetë të Kavajës në fund tw shekullit XIII141.
Pikturat murale, të kryera me teknikën e “Freskos”, të cilat mbulojnë gjithë brendësinë e kishës, janë realizuar nga piktorët shqiptarë të shekullit XVIII, vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi nga fshati Dardhë i Korçës. Ato vazhdojnë të ruajnë, akoma edhe sot, vlera të larta artistike, ndërsa ikonostasi që ndante naosin nga altari (por që tashmë është zhdukur), ishte i gdhendur cekët në dru dhe i lyer me ngjyrë ari e ngjyra të tjera. Ai kishte, në tërësi, një pamje që krijonte një harmoni me pjesën tjetër të brendshme, në të ishin vendosur 16 ikona të mjeshtrit të njohur të shekullit XVIII, Konstandin Shpatarakut142.
Sfondi historik i ndërtimit të kishës
K
isha e Shën e Premtes gjendet mbi një kodër në Lindje të Kavajës, mes kurorave me ullishte të kodrave të Çetës (Çeta është një fshat i vogël). Kjo kishë, për vlerat që mbart, është shpallur monument kulture e kategorisë së parë, në vitin 1963. Ajo përbëhet nga tre komponentët arkitekturorë kryesorë të një kishe të cilat, zakonisht, janë: a-narteksi, b-naosi dhe c-altari. Në dyshemenë e kishës, që është e shtruar me gurë, gjendet një figurë dielli në formë rrethi (i cili mund të jetë një kalendar apo orë diellore, apo thjesht 16 ose 32 pikat interkardinale të drejtimit). Kisha e Shën e Premtes është e ndërtuar qartazi në stilin arkitekturor, të njohur si romano-gotik. Në faqen e brendshme të murit verior gjenden dy nike, të cilat mbulohen me një hark të ulët. Hyrja për në kishë, bëhet nga muri perëndimor. Në anën lindore të kishës ndodhet njw apsidë drejtkëndëshe. Muret e apsidës janë ndërtuar me të njëjtën teknikë si muret e tjera, por janë më të skuadruar. Altari ndahej nga naosi me anën e një ikonostasi të drunjtë, i cili, tashmë, është zhdukur. Tryeza e Shenjtë është e ndërtuar prej gurësh të lidhur me llaç. Kisha mbulohej nga një çati druri. Mendohet se çatia e kishës është ndërtuar rreth shekullit XIII. 141 Aleksandër Meksi, Kishat e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut, Monumentet 1, 1984, fq. 105-107. 142 Ibid. fq 105-107.
107
Fjala Mjeshtrit që kanë punuar për ndërtimin e saj, duket se nuk e njihnin mirë këtë lloj arkitekture të ndërtimit143.
Në popull ekzistojnë gojëdhëna të ndryshme për ndërtimin e kishës. Njëra prej tyre thotë se, dikur, tre kalorës të kryqëzatave, po përshkonin rrugën “Egnatia” drejt Konstandinopojës dhe kaluan natën në kodrën e fshatit Çetë. Natën kishin parë qw të tre nga një vegim që të mos niseshin për udhë nëse nuk do të ndërtonin një kishë atje ku kaluan natën. Të nesërmen në mëngjes ia rrëfyen njëri-tjetrit dhe ndërtuan kishën e Shën e Premtes. Një gojëdhënë tjetër, e cila i ngjan historisë së Shën Parashqevisë apo Shën e Premtes thotë se një vajzë e re, që jetonte në Çetë, iu lut të atit t’i ndërtonte një kishë, sepse kishte vendosur t’i përkushtohej Perëndisë (të bëhej murgeshë) dhe t’u shërbente njerëzve në nevojë. Kur u ndërtua kisha, ajo shkoi të ndizte kandilat, por ajo pa se ata ishin ndezur vetë. Sipas theologut dhe studiuesit shqiptar Theofan Popa, një gojëdhënë thotë se ktitorët144 e kishës qenë disa tregtarë me origjinë vllahe (a rumune) që jetonin në zonat e Bullgarisë.145 Këtë fakt e vërteton mbishkrimi që gjendet i gdhendur në një pllakë guri mbi portën perëndimore të kishës146: “Jan Milio, konsull dhe Gjika dhe Ruso dhe Petro, vëllezërit e tij, viti 1690, korrik 15”147. Ky mbishkrim vërteton se kisha e Shën e Premtes ka qenë metoq148 i Patriarkanës së Ohrit dhe është rindërtuar prej saj në vitin 1690 prej konsullit të Francës, Jan Milio, dhe vëllezërve të tij. Afresket e kishës janë realizuar nga vëllezërit Zografi, ndërsa 16 ikonat e ikonostasit të kishës janë punuar në vitin 1767 prej Konstandin Shpatarakut. Në ikonën e madhe të Krishtit, që gjendet në ikonostasin e kishës, është shkruar: “Dora e ierodhiakon Konstandinit, nga Shpati, viti prej Krishtit 1767”149. 143 Aleksandër Meksi, Arkitektura e Kishave të Shqipërisë, Uegen, Tiranë, 2004, fq. 184186. 144 Janë dhuruesit, filantropët që kontribuojnë në veprat sociale si, për shembull, në ndërtimin e Kishave, shkollave, rrugëve, spitaleve etj. 145 Dikur, zona e Kavajës ishte bastion i rumunëve. Në fakt, orthodhoksët e Kavajës janë të gjithë me prejardhje rumune. 146 Më saktësisht, doja të thosha se gjuha rumune kishtare ishte e shkruar me gërma sllavone, pastaj më vonë filloi të zëvendësohej me gërmat latine që ka edhe sot. Në atë mbishkrim, shumë studiues e ngatërrojnë me gjuhën bullgare. 147 Theofan Popa, Mbishkrime të Kishave në Shqipëri, Tiranë, 1998, nr.21, fq. 59. 148 Në Kishën Orthodokse Lindore “Metoq” (greqisht: “μετόχιον / μετόχι”) quhet një kishë (enori) përfaqësuese (ambasadë kishtare), zakonisht e një Kishe tjetër Autoqefale ose Autonome në territorin kanonik të një Kishe tjetër. Ky term përdoret gjithashtu edhe kur i referohet një enorie (parohie) përfaqësuese (ose që varet) nga (të) një manastiri ose të një patriarku. 149 Theofan Popa, Mbishkrime të Kishave në Shqipëri, Tiranë, 1998, nr.37/b, fq. 64. Në ikonën e madhe të Krishtit Pantokrator është shkruar: +Χείρ Κωνσταντίνου ίεροδιακόνου έκ
108
Vëllimi V, 2021 Në këtë kishë janë bërë shumë shërime mrekullibërëse, madje edhe në vitet e ndalimit të fesë, gjatë regjimit ateist komunist (1967-1990), njerëzit vinin fshehurazi dhe, në shenjë shpresëtarie, ndiznin qirinj dhe luteshin me besim. Kjo kishë që u rezistoi shekujve, u dogj nga pakujdesia e dikujt. Flakët dëmtuan çatinë e kishës dhe afresket që qenë pikturuar nëpër muret anësore. Kanë shpëtuar vetëm afresket që gjenden në altar, por, fatkeqësisht, ikonostasi, me gjithë ikonat e pikturuara nga Kostandin Shpataraku, u zhduk nga kisha para disa vjetësh.
Përfundim
N
ë këtë temë pamë që kisha ka vlerat e saj si nga ana e arkitekturës, ashtu edhe e artit ikonografik, sepse gjejmë veprat e artistëve të mëdhenj vëllezër Kostandin dhe Athanas Zografi, ikonografë të shquar shqiptarë të shekullit XVIII, por edhe të Konstandin Shpatarakut. Pamë që kisha është e hershme dhe, ndër shekuj të ndryshëm, ka pësuar rindërtime për arsye të shkatërrimit nga zjarri apo të ndonjë fenomeni natyror. Në lidhje me ndërtimin e saj, ka shumë gojëdhëna që thonë njerëzit, por jo të gjitha merren për bazë sepse nuk janë të dokumentuara dhe, kur diçka nuk është e dokumentuar dhe nuk ka fakte, nuk mund të jetë e besueshme. Por, rindërtimet që ka pasur kjo kishë, janë të dokumentuara dhe të ruajtura ndër vite, prandaj në këtë punim jemi bazuar në studimet serioze që kanë bërë studiuesit z. Aleksandër Meksi dhe Theofan Popa. Gjithashtu, mund të theksojmë që kisha e Shën e Premtes ka qenë dhe është shumë e dashur për besimtarët, si edhe mjaft mrekullibërëse.
Bibliografia Meksi, Aleksandër, Arkitektura e kishave të Shqipërisë, Tiranë: Uegen, 2004. Meksi, Aleksandër, Kishat e Shqipërisë së Mesme e të Veriut, vol. 1. Monumenti, 1984. Meksi, Aleksandër, Mbishkrimet e Kishave në Shqipëri, vol. nr. 37/b. Tiranë, 1998. Popa, Theofan, Mbishkrimet e kishave në Shqipëri, vol. nr. 21. Tiranë, 1998.
Σπαθ(ίας) έτοσ άπό Χριστού α ψ ξ ζ (=1767) “Dora e ierodhiakon Kostandinit, nga Shpati, viti prej Krishtit 1767”.
109
Fjala
110
Vëllimi V, 2021
MARSELA PAPA Kisha e Shën Marisë, në Kosinë të Përmetit
K
isha e Shën Marisë gjendet sipër një kodre në fshatin Kosinë të Përmetit. Është cilësuar si kisha e dytë më e vjetër në Ballkan, e ndërtuar sipas stilit bizantin, dhe në anën veriperëndimore ka disa mbishkrime ende të panjohura. Kisha është në formë kryqi me kube dhe ka përmasa 11x7.50 metra. Ajo përbëhet nga naosi, narteksi dhe pjesa e altarit. Tamburi cilindrik është i ndërtuar me tulla. Në të këmbehen dritare me nike të harkuara, të cilat janë me tulla të shkallëzuara. Tamburi përfundon me një frize prej tullash të vendosura në formë dhëmbësh sharre. Faqet e mureve janë të ndërtuara me gurë dhe tulla. Gurët e papërpunuar janë të vendosur në formë të çrregullt. Muret janë të stolisura me motive zbukuruese. Muratura e kishës i përket shekullit XII. Në një tullë të rrumbullakët të vendosur në murin lindor përmbi apsidën e kishës gjendet viti 800, 200, 700. Ikonostasi i kishës është i gdhendur në dru. Mbi ikonën e Krishtit, në 111
Fjala ikonostasin e kishës, është shkruar: “Me dorën e Nikollë Postenalit, 1829 maj 16”. Kambaneria e kishës është ndërtuar në vitin 1868. Mbi një gur të kambanerisë është gdhendur viti 1868.
1. Mosha Mosha e Kishës “Fjetja e Shën Marisë” është saktësisht 558-vjeçare, sipas arkeologëve çekë, të cilët e kanë vlerësuar si “Ndërtim të vitit 1460”. Kisha, edhe pse është e stilit bizantin, ruan disa mistere të zanafillës së saj ndërtimore, sepse, në pjesën e qemerëve, në anën veriperëndimore, ka disa mbishkrime të panjohura.
2. Monument kulture Nga viti 1963, kisha është shpallur “monument kulture”, por në vitin 2018 ka përfunduar restaurimi si brenda ashtu dhe jashtë saj. Punimet restauruese janë kryer sipas projektit të hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ndërhyrja e fundit në kishën monument kulture të kategorisë së parë, daton nga vitet ’80, por teknikat e përdorura nuk kanë qenë të duhurat.
Bibliografi https://smilealbania.gov.al/informacion https://www.academia.edu/37839732/Llukani_Arti_kishtar_n%C3%AB_ Shqip%C3%ABri_pdf/ Theofan Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998, nr. 293
112
Vëllimi V, 2021
XHULIA PAPA Kisha e Shën e Premtes, në Përmet
1. Historiku
K
isha e Shën e Premtes gjendet në jugperëndim të qytetit të Përmetit, në zonën e tij karakteristike. Kjo kishë i përket shekullit XVIII. Punimet për ndërtimin e saj kanë përfunduar më 20 prill të vitit 1776. Ky fakt vërtetohet nga një mbishkrim i skalitur rreth një guri të rrumbullakët ranor, i cili gjendet në hajatin e kishës: “Ilia Hirësi. 1776 prill 20 u ndërtua ky tempull me shpenzimet e të gjithë shokëve. Nxitja dhe ndërtuesi ka qenë Leondi, ekonomi, papa Celo. Dhe Fili dhe epitrop Leonti”. Prej këtij mbishkrimi, mësojmë se kryemjeshtër në ndërtimin e kishës ka qenë Ilia Kristo, ndërsa ktitor (ndërtues) ka qenë ikonom Leonti. Ajo u fut Listën e Monumenteve Kulturore të Shqipërisë në vitin 1963.
113
2. Arkitektura
Fjala
K
isha është e tipit bazilikë me tri nefe me përmasat 12x16 metra dhe përbëhet nga naosi, narteksi, altari dhe hajati. Kisha mbulohet me çati dyujëse me rrasa guri. Muratura e kishës është prej gurë shtufi të lidhur me llaç gëlqereje. Absida e kishës është shtatëfaqëshe dhe është punuar me gurë të skuadruar dhe me nike me harqe tullash. Narteksi ndodhet në anën perëndimore të kishës dhe është në një nivel më të lartë se naosi dhe komunikimi mes të dyjave bëhet nëpërmjet shkallës. Në narteks ka dritare që shohin në naos, si edhe në anën perëndimore. Naosi ndahet në tri nefe nëpërmjet dy arkadave, që kanë secila nga tri kolona dhe një pilastër në anën lindore me prerje katrore. Mbi këto kolona dhe pilastra kalojnë harqe të tjera rrethore të ulëta, në drejtim veri-jug. Mbi këtë sistem harqesh, ngrihet mbulesa me kësula sferike e pjesës qendrore të naosit. Hapësira e parë e naosit mbulohet me qemer cilindrik. Naosi ndriçohet nga dy dritare në anën jugore dhe një në anën veriore. Ambienti i altarit ndahet me naosin me anën e një ikonostasi prej druri të gdhendur. Ikonostasi është gdhendur nga mjeshtër Dhimitri nga Konica. Mbi ikonën e Shën Naumit në ikonostasin e kishës gjendet mbishkrimi: “Me dorën dhe lutjen e Nikollë Gugës 1750”. Ai formohet nga bëma me absidë gjysmërrethore, protezisi dhe diakonikoni. Këto kanë të njëjtin ndërtim, dy nike rrethore në anën lindore dhe nga një tjetër në muret anësore. Ndriçimi i ambientit të altarit bëhet nga dritarja e absidës, një tjetër mbi absidë dhe dy dritare në pjesën e sipërme të protezisit dhe diakonikonit. Hajati ndodhet në anën veriore. Është një portik i hapur me arkadë mbi kolona rrethoresh guri. Ai mbulohet me qemer cilindrik duke pasur dy harqe tërthore në pjesën hyrëse për në kishë.
3. Piktura
K
isha është pikturuar në vitin 1808 nga Terpo Zografi. Mbi faqen e murit perëndimor, brenda naosit të kishës, është shkruar: “U pikturua ky tempull i shën e Premtes, me shpenzimet e të krishterëve, në kohën e peshkopatit të gjithhirshmit, shenjtit të Korçës, zotit Joasaf, në kohën kur ishte famullitar Saqelari Kir Pano dhe kartofilaks Kir Papa Zoto, kur ishte kujdestar zoti Dhimitër Stefani, në vitin 1808 shtator. Me dorën e Terpo Zografit, birit të Kostandin Zografit, nga Korça”. Afresket gjenden në 114
Vëllimi V, 2021 faqet anësore të naosit, me brezin e madh të shenjtorëve, brezin e medaljoneve dhe mbulojnë harqet, qemerët dhe kupolat e kishës. Skenat biblike janë nga Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re. Këto skena fillojnë me “Krijimin e Adamit”, “Krijimi i Evës nga brinja e Adamit”, “Dëbimi nga parajsa” etj. Këto afreske janë të mbushura me motive nga bota bimore.
Në vitin 1964, kisha e Shën e Premtes është përmbytur prej përroit që kalon aty pranë. Uji i përzier me baltë shpërtheu derën jugperëndimore të narteksit dhe mbushi naosin deri në lartësinë tre metra, duke shkaktuar dëme të mëdha në pikturën murale të kishës. Punimet për kullimin e ujërave filluan në vitin 1967. Më pas u restaurua narteksi dhe naosi. Gjithashtu muralet e kishës janë restauruar edhe në vitet 1981-1982.
Bibliografi h t t p s : / / w w w. w i k i w a n d . c o m / s q / K i s h a _ e _ S h % C 3 % A B n _ Premtes,_P%C3%ABrmet A. Llukani, Arti Kishtar në Shqipëri, bot. “Trifon Xhagjika”, Tiranë, 2014.
115
Fjala
JULIAN BIDA Kisha e Shën Gjergjit, në Libofshë të Fierit
E
përmendur në histori qysh në fund të Mesjetës, Libofsha vijon të mbetet e njohur edhe sot, jo vetëm për historinë, por edhe për njerëzit e shquar që ka nxjerrë, edhe për monumentet e shumta të kulturës. Nga pikëpamja etnografike, ajo shtrihet në Myzeqenë e Madhe, përgjatë anës së djathtë të lumit Seman, e cila, në gjuhën e popullit, njihet si “Dheu i Butë”. Dikur këtu kalonte një nga degët jugore të rrugës Egnatia, gjurmë të së cilës janë gjetur nga arkeologët përgjatë shpateve perëndimore të kodrave të Ardenicës. Zbulimi i një vendbanimi, i një mozaiku dhe i një varreze, që i përkasin periudhës antike, tregojnë vjetërsinë e kësaj qendre. Pikërisht këtu, në lindje të Libofshës, përgjatë shpatit të kodrave, në mes të qiparisave të shumtë, ngrihet edhe kisha e Shën Gjergjit, një monument kulture që nga viti 1963. Përveç vlerave arkitektonike, kjo faltore ka edhe vlera artistike. Mbishkrimet e saj tregojnë se ndërtimi mund të datojë të paktën në vitin 1782 nga kryemjeshtri Gega, emri i të cilit është gdhendur në muret 116
Vëllimi V, 2021 e saj. E pikturuar nga Kostandin dhe Terpo Zografi në vitin 1782, afresket e saj janë edhe sot objekt studimi etnografik150. Puna e vëllezërve Zografi ka një prirje të dukshme drejt barokut, me pamje lineare e figurave fetare dhe, në të njëjtën kohë, duke adoptuar një stil ornamental dhe duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë të ngjyrave kafe dhe të ndritshme. Ngjyra kryesore e përdorur në veprat e tyre, ishte në të bardhë, blu të ndritshme dhe të kuqe të errët151. Përveç skenave kishtare, ato paraqesin edhe sot figura popullore jo vetëm me kostumin karakteristik të Myzeqesë, por edhe të etnografisë aq të njohur të kësaj krahine.
Kisha e Shën Gjergjit është një bazilikë trenefëshe me përmasa monumentale. Ajo është ndërtuar me gurë shtufi të lidhur me llaç, ndërsa absida poligonale prej 7 faqesh, është punuar me gurë të bardhë dhe elemente dekorative e të zbukuruara me nike. Në absidë është murosur edhe një skulpturë nga Apolonia, e cila paraqet një maskë teatrale të antikitetit. E dokumentuar me fotografi në vitin 1916, nga arkeologët austriakë Prashniker dhe Shober, ajo qëndron përsëri atje duke dëshmuar faktin se në të gjitha kishat e Myzeqesë gjenden spolie të shumta nga Apolonia antike (Prashniker-Shober, 2003:78). Kisha zë një vëllim të madh dhe është e mbuluar nga një çati druri me tavan të rrafshët. Mjediset që përbëjnë këtë kishë, janë: naosi, narteksi, dhoma e pagëzimit, tri hajatet e mbyllura dhe kambanorja. Naosi, me përmasa 16.30 m gjatësi dhe 9.20 m gjerësi, përbëhet nga tri anijata, të cilat ndahen në dy rreshta kolonash prej druri, dhe nga një hyrje nga ana e perëndimit. Ai veçohet nga altari me anë të ikonostasit, ndërsa dyshemeja e kishës është shtruar me pllaka guri gëlqeror. Në qendër të naosit ndodhet një rozetë e punuar po me pllaka guri (P. Thomo, 1998:209-214). Historia e ndërtimit të Shën Gjergjit është e veçantë, sepse kisha u ndërtua me kontributin e komunitetit vendor që ishin jo vetëm klerikë, por edhe laikë. Ndoshta këtu gjejmë mbishkrimin dedikues me më shumë emra, që ka të bëjë me ktitorin (ndërtuesin). Ja se ç’thuhet në të: ‘Në vitin shpëtimtar 1776 u rindërtua ky tempull hyjnor i dëshmorit të madh, të lavdëruar shën Gjergj tropeofor. U pikturua në vitin 1782 në kohën e peshkopatit të gjithhirshmit dhe të shumëditurit mitropolit të Beratit, zotit Joasaf, me kontributin dhe 150 “Njohim historinë e kishave të mitropolisë sonë;”, https://zh-cn.facebook.com/ MitropoliaFier/posts/njohim-historine%CC%88-e-kishave-te%CC%88-mitropolise%CC%88-sone%CC%88kisha-e-she%CC%88n-gjergjit-libofsh/3182585021778818/ (marrë më 10 shkurt, 2021). 151 “Vëllezrit Zografi;”, https://sq.wikipedia.org/wiki/V%C3%ABllez%C3%ABrit_Zografi (marrë më 13 shkurt, 2021).
117
Fjala shpenzimet e të gjithhirshmit e të shumëditurit igumenit të Ardenicës, zotit Kliment, dhe të muzikantit të shumëditur igumenit zotit Manasi, të priftërinjve zotit Mihail Kartofilakut, zotit Papa Nikollës, zotit Papa Vasilit, zotit Papa Thanasit, zotit Papa Petro, zotit Papa Kristi dhe të subashëve zotit Nako Bushi, Gjergj Athanasit, Andresë Sem Danës, Filip Gjeçit, Nas Vasilit, Doke Llukës, Pjetrit të Dhimitrit, Sotir Subashit, Pashkos, Semit të Rrapit, Stavre Gjatës dhe të burrave të tjerë dhe të grave, të cilët t’i meritojë Zoti Perëndi për mbretërinë e qiejve. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre. Në muajin mars (10), Bush Dane dhe Kosta Kandilapti’ (Th. Popa, 1998:104).
Një tjetër mbishkrim interesant është edhe ai i fronit episkopal i shkruar me shkronja të zeza në një fushë të bardhë. ‘Ky thron u pikturua në kohën e të gjithhirshmit mitropolitit, shenjtit të Beratit, Joasaf. Me dorën e Naumit dhe Gjergj Çetirit 1831, dhjetor 20, dhe me kujdesin e Stefan Gjeçit dhe epitropit Koçi Dino dhe atyre që u gjendën’, lexohet në të (Th. Popa:126). Gjithsesi nuk mungojnë edhe mbishkrimet e tjera. ‘1875. Është e kishës së Shën Gjergjit të katundit Libofshë, kazaja e Beratit’, shkruhet në një tjetër mbishkrim që gjendej në një nga kambanat e kambanerisë së kësaj kishe (Th. Popa: 139). Piktorët e familjes Zografi e nisën aktivitetin me vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi, të cilët e kanë ushtruar veprimtarinë artistike në bazilikat e Voskopojës, Vithkuqit, në Korçë, Ardenicë, Prespë, Thesali e deri dhe në malin Athos në Greqi. Më pas, aktiviteti i tyre vijon me djalin e Kostandinit, Terpon dhe të Athanasit, Eftimin. Piktura e Zografëve cilësohet nga specialistët si pika kulmore e ikonografisë së shekullit XVIII në vendin tonë (K. Kallamata, 1998:30-31). Ndërsa Theofan Popa dallon te Zografët jo vetëm elemente të traditës së lashtë, por edhe të imagjinatës krijuese. Në kumtesën e tij ‘Shkolla e Korçës dhe tradita e saj në pikturën kishtare’, të mbajtur në Konferencën e Dytë të Studimeve Albanologjike, ai e kostaton këtë gjë në njërën prej pikturave murale të kishës së Shën Gjergjit. I tillë është afresku me temë ‘Dasma në Kana të Galilesë’, pikturë në të cilën Zografët kanë futur një skenë nga ‘Vallja myzeqare’, e cila vallëzohet nga dy djem veshur me veshje vendi (Th. Popa 1969). Naosi dhe narteksi janë dekoruar në të gjithë hapësirën e tyre me dy breza afreskesh me motive dhe personazhe biblike, si edhe figura të tjera, duke nisur që nga etërit e kishës e deri te shenjtorët e saj kryesorë. Ndërsa, nga disa mbishkrime të tjera, të cilat janë të shumta në këtë kishë, 118
Vëllimi V, 2021 mësojmë se ikonostasi është ndërtuar në vitin 1805 (Th. Popa, 1998:117). Në të kanë qenë të vendosura një sërë ikonash, prej mbishkrimeve të të cilave njohim jo vetëm besimtarët, por edhe fshatrat e zonës së Libofshës. Këto mbishkrime që gjenden në ikonat e Shën Marisë, Krishtit, Shën Gjergjit, Shën Kollit, Shën Spiridhonit, Shën Thanasit apo të Kryeëngjëjve i përkasin vitit 1808, ndërsa ikonostasi është lyer me varak në vitin 1817 (Th. Popa 117-124).
Për vlerat që mbart, kisha e Shën Gjergjit funksionon jo vetëm si objekt kulti dhe vendvarrim i banorëve orthodhoksë të zonës, por edhe është shndërruar jo vetëm në një qendër e turizmit fetar, por edhe e atij kulturoro-historik152.
152 “Njohim historinë e kishave të mitropolisë sonë;”, https://zh-cn.facebook.com/ MitropoliaFier/posts/njohim-historine%CC%88-e-kishave-te%CC%88mitropolise%CC%88-sone%CC%88kisha-e-she%CC%88n-gjergjit-libofsh/3182585021778818/ (marrë më 10 shkurt, 2021).
119
Fjala
120
Vëllimi V, 2021
121
Fjala
122
Vëllimi V, 2021
XHANLUKA KOJANI Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses”, në Zvërnec të Vlorës
123
M
Fjala anastiri i Zvërnecit gjendet në veriperëndim të qytetit të Vlorës, midis kepit të Triportit dhe fshatit Zvërnec. Me shtrirje në lagunën e Nartës, në një ishull piktoresk me selvi të larta, manastiri të befason me pamjen e tij. Kisha e manastirit i është kushtuar “Fjetjes së Hyjlindëses”.
Manastiri i Shën Marisë së Zvërnecit është një prej manastireve të njohura bizantine në rajonin e Vlorës. Ai ndodhet në një vend të spostuar në ishujt e lagunës së Nartës. Largësia nga qendrat e banuara, izolimi dhe vendi i mbrojtur e bënin këtë vend të përshtatshëm për ngritjen e një objekti të tillë. Pikërisht edhe themeluesi i jetës manastiriale, Pakomi, në të tilla vende e nisi aktivitetin e monakizmit dikur në Egjiptin e shekullit IV. Të vendosur në manastire të veçuara në to jetonin murgjit, njerëz që i largoheshin jetës së përditshme dhe kërkonin në vetmi paqen dhe qetësinë. Detyra e tyre ishte që t’i luteshin Zotit së bashku dhe pjesën tjetër të kohës ta kalonin duke ju përkushtuar zejeve, shkrimit të librave, apo veprimtarive të tjera humane. Pakomi përcaktoi edhe rregullat e para të këtij shërbimi siç ishin betimi, besimi, dhe bindja ndaj kryemurgut, të cilat u shoqëruan me krijimin e manastireve të para, të cilat ishin institucione të veçanta që vepronin brenda kishës. Por “jeta e murgjve’’ nisi zyrtarisht në fund të shekullit V, kur murgu italian, Benedeto i Norçias, formuloi “Rregullin e Mjeshtrit”, i cili rregulloi veprimtarinë e jetës monastike. Pikërisht në kohën e sundimit të perandorit Justinian (527-565) monakizmi dhe ngritja e manastireve mori një përhapje të gjerë (Pierre Milza, Historia e Italisë, SH.B. Dituria, Tiranë 2012, fq. 158). Diku rreth shekullit VI, kjo traditë nisi të aplikohej edhe në vendin tonë, duke krijuar një rrjet të gjerë manastiresh ku vetëm në rajonin e Vlorës, ku ruhen sot si kisha të tilla ato të Zvërnecit, Marmiroit dhe bregdetit të Himarës.
1. Historia e Kishës
N
dodhet larg qendrave urbane dhe sipas studiuesit nga Shqipëria A. Meksi argumenton se kisha i përket shek. XIII-XIV. Ndërsa sipas studiuesve austriake Helmut dhe Herta Bushhausen mendon se koha e ndërtimit i përket shek. X. Dhe një tjetër studiues, Krauthemeri, mendon se ky tip e ka marrë stilin arkitektonik nga mauzoleumet romake dhe është ndërtuar larg qendrave urbane midis shekujve X-XI. Brenda kishës në naos ndodhet te dyshemeja edhe një pllake varri, e shkru124
Vëllimi V, 2021 ar në greqishten bizantine, ajo ka shërbyer si mbulesa e një sarkofagu, i cili ose ka qenë aty qysh në fillim, ose është marrë nga ndërtuesit për t’u vendosur në dyshemenë e sallës së kishës. Autori Theofan Popa duke iu referuar shënimeve të historianes bizantine Ana Komnena mendon se: varri duhet të ketë qene i Dukës Argjiro KARANXHAS, i cili u dërgua ne këtë rajon në shekullin XI nga Perandori Bizantin Aleks Komneni.
Në këtë kishë është gjetur edhe një ikonë e Shën Mërisë, vepër e piktorit ikonograf Tërpo Zografi, i cili e nisi veprimtarinë e tij në vitin 1782, ku, midis të tjerash, punoi në Shën Naum, Voskopojë, Libofshë dhe Malin e Shenjtë (Th. Popa. Piktorët mesjetarë shqiptarë, Tiranë, 1961, fq. 99).
2. Disa karakteristika
K
isha është e tipit “kryq i lirë” me kupolë. Ka dy faza ndërtimi: të renë dhe të vjetrën. E vjetra përbëhet nga Naosi (salla) dhe Narteksi (parasalla). Naosi ka formën e një kryqi të lirë, ku krahët lindorë dhe perëndimorë janë më të gjatë se krahët jugorë dhe veriorë. Ai përbëhet nga absida, një protezis gjysmërrethor dhe diakonikoni. Narteksi është pjesa tjetër e ndërtimit të vjetër që përfaqësohet nga një zgjatim katërkëndor. Ndërsa pjesa më e re e kësaj kishe përbëhet nga ekzonarteksi (narteksi i jashtëm) dhe kambanorja. Ekzonarteksi është ndërtuar me të njëjtën teknikë si pjesa e vjetër e kishës dhe është shtuar më vonë. Fasada e tij përbëhet nga shtatë harkada të mbështetura në gjashtë kolona, të cilat janë ndikim i arkitekturave romake në ato bizantine. Në pjesën perëndimore të kishës ndodhet kambanorja. Restaurimi i fundit është në vitin 2003. Argjiro Karanxha ishte komandant i gardës Perandorake Bizantine (Eteriarh). Ai u dërgua në vitin 1091 nga Perandori Aleks Komneni me mision në Durrës, i pajisur me dy letra. Njëra ishte për Joan Komnenin, Dukën e Durrësit, ndërsa tjetra ishte për parinë e këtij qyteti. Argjiro Karanxha u nis drejt këtij qyteti me qëllim të dyfishtë. Si fillim, ai do të dorëzonte letrën e parë, e cila i kërkonte Dukës Joan, që të shkonte në Konstandinopojë, për të dhënë shpjegime, pasi dyshohej për veprimtari komplotiste ndaj Perandorit. Qëllimi kryesor i Argjiros ishte ta bindte Dukën Joan, që të kthehej në Kryeqytet dhe vetë të merrte kontrollin e Durrësit. Ndërkohë që letra e dytë me të cilën Perandori e kishte ngarkuar Karanxhasin ishte tepër sekrete. Atë ai do ta përdorte në rast se vërtetohej fakti se Duka Joan ishte vërtet komplot125
Fjala ist. Atëherë Argjiro Karanxhas do ta përdorte këtë letër, duke i kërkuar në emër të Perandorit Parisë së Durrësit ndihmë, për të arrestuar Dukën Joan, që ishte njëkohësisht nip i Perandorit. Por, në këtë mision, u përdor vetëm letra e parë, sepse Joan Komneni u bind nga Argjiroja dhe u nis drejt Perandorit, që ndodhej në Filipol të Bullgarisë. Këtu Perandori e priti dhe, pasi u bind se akuzat e përhapura për të nipin ishin të rreme, e nisi përsëri drejt Durrësit ku e “thërriste detyra” (Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë, shek.. X-XV, Tiranë 1975, fq. 107).
Ky ishte njoftimi që na jep në librin e saj Aleksiada (vëll. II. Lib. VIII, 7.8, fq. 19-23) historiania bizantine Ana Komnena për misionin e Komandantit Argjiro Karanxhas, i cili u dërgua në Durrës për të marrë drejtimin e kësaj teme në vitin 1091. Argjiro duhet të ketë qëndruar në Durrës për një periudhë të shkurtër pothuajse dy mujore. Për fatin e tij nuk dihet gjë se ç’ndodh më tej. Por erdhi dita kur studiuesi i monumenteve të kultit kishtar i ndjeri Theofan Popa, publikon në librin e tij: “Mbishkrime të kishave të Shqipërisë”, një mbishkrim nga Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Zvërnec të Vlorës. Ndërkohë, në vitin 1932 në varrezën e vogël të këtij Manastiri u varros edhe qëndistarja e flamurit kombëtar Marigo Pozio. Por historia me interesante është ajo e gjetjes se këtij varri, i cili, pas furisë ateiste të shkatërrimit të objekteve fetare, që nisi në vitin 1967, ishte braktisur dhe askujt nuk i shkonte ndër mend se ku mund të ndodhej ai. Ndërkohë diku në mesin e viteve 1980, në adresë të sesionit të kulturës së rrethit të atëhershëm të Vlorës erdhi një letër. Atë e dërgonte një plak nga Kolonja, i afërm i Marigo Pozios, i cili këmbëngulte se ne varrezën e këtij manastiri ndodhej varri i Marigosë, i cili, tek pjesa e poshtme, kishte një kryq hekuri të ngulur në tokë. Ndërkaq nisen menjëherë kërkimet dhe kështu u gjend varri i saj, që sot përbën një tjetër element që i shton vlerat këtij manastiri.
Bibliografia Pierre Milza, Historia e Italisë, SH.B. Dituria, Tiranë 2012, fq. 158. Th. Popa. Piktorët mesjetarë shqiptarë, Tiranë, 1961, fq. 99. Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë, shek. X-XV, Tiranë 1975, fq. 107. “Varri i Marigosë së flamurit në Manastirin e Shën Mërisë”. Marrë më 9 korrik 2018 https://sq.wikipedia.org/wiki/Manastiri_i_Zv%C3%ABrnecit 126
Vëllimi V, 2021
127
Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës
Departamenti i Theologjisë & Kulturës i përket Fakultetit të Shkencave Humane të Kolegjit Universitar “Logos”. Për momentin, Departamenti ynë of ron një program tre-vjeçar për ciklin e parë në Theologji, i njohur nga shteti shqiptar dhe që operon sipas sistemit të Bolonjës. Fillimi zyrtar i mësimit në rrethanat e reja ishte në 15 tetor 2018.