OFFICIAL NEWSPAPER OF DOKUFEST YEAR 7, SATURDAY #1, 17 august 2013
GAZETA ZYRTARE E DOKUFESTIT VITI 7, E SHTUNË #1, 17 GUSHT 2013
ENGLISH SECTION -> PAGE 12 www.dokufest.com
BREAKING BORDERS
Foto: Mrinë Godanca
2000 2200
KINO BAHÇE
KINO Në lum
EVROPA PLLATO
KINO KALAJA
international dox STORIES WE TELL / 108’
View from the world Dirty Wars / 86’
green dox Expedition to the End of the World* / 89’
Cities Beyond Borders The human scale / 83’
balkan dox The Human Cargo / 90’
Bigger Stronger Faster: Sports on Film The crash reel / 109’
green dox Blackfish / 82’
1
2013
sonte nis dokufest 12-shi
Për neve këtu në DokuFest, ky mbetet një vit vërtetë për tu mbajtur në mend. U shpërngulëm në zyra të reja fringo, përfunduam një shkollë të filmit dokumentar për studentë, e filluam një kinema lëvizëse nëpër fshatra, e zyrtarizuam partneritetin tonë rajonal me një shkollë kreative të filmit dokumentar dhe filluam procesin e kthimit të një kinemaje funksionale në Prizren. Gjithë kjo ndodhi derisa filmat nga projekti ynë i kaluar dokumentar vazhdoi të shfaqej në festivale nëpër botë. Njeriu mund të thotë se në 2013-ën shumë kufij u shkelën. Kur filluam të diskutonim për temën e festivalit të këtij viti, ne unanimisht u pajtuam mbi nocionin e kufijve. Kjo ishte diçka shumë e rëndësishme për të gjithë neve. Kështu që ne menjëherë provuam të mendojmë për personin e duhur për të na ndihmuar ta shprehim këtë vizualisht. Zgjedhja jonë për këtë bashkëpunim doli të ishte një regjisor filmi britanik në Kosovë, Daniel Mulloy. Ne u pajtuam me Danielin se letra, një bllok qendror i ndërtimit të botës siç e njohim ne, kur paloset në formën e aeroplanit bëhet një simbol i fuqishëm i dëshirës tonë si njerëz për lidhje. Kështu fillon udhëtimi i këtij viti. Bëhuni gati të fluturoni, të bartni mesazhe në mënyrë që të komunikoni me secilin afër dhe larg dhe kështu të thyeni kufijtë më ekstrem dhe më të padepërtueshëm. Ekipi ynë artistik do të na lehtësojë aventurën me një prej përzgjedhjeve më ambicioze të filmave të shkurtër dhe të gjatë të prezantuar ndonjëherë në DokuFest. Përveç garave tona të rregullta, ju do të qeraseni me programe të ndryshme unike. Njëri posaçërisht premton të thyej çdo kufi të imagjinueshëm nga fjordet Nordike deri në qytetet përtej kufijve. DokuPhoto gjithashtu është duke festuar ditëlindjen e 10-të dhe me këtë rast ne do të jemi nikoqir të një ekspozitë fantastike të punës së fotografit të mirënjohur Pep Bonet. Bonet do të marrë 12 fotograf të rinj nga i tërë rajoni në një udhëtim special për të treguar historinë e Kosovës në fotografi. Ne jemi shumë falënderues për secilin prej jush që na keni mbështetur në këto 12 vitet e kaluara. Inkurajimi juaj i ka mundësuar DokuFest-it të thyej edhe më shumë kufij dhe ta vendos Kosovën në hartën kulturore të Evropës. Pa përkrahjen tuaj kjo do të mbetej vetëm një ëndërr. Një ëndërr që ne po e jetojmë sot. Kënaquni me DokuFest-in, kënaquni me Prizrenin dhe provoni të thyeni një kufi, ose edhe dy nëse e keni rastin! Eroll Bilibani Drejtor Ekzekutiv, DokuFest
2
Foto: Blerta Kambo Sonte pas orës njëzet dritat do të fiken. Por errësirë nuk do të ketë. Projektorët do të ndizen dhe imazhet do të shfaqen në ekranet magjike të katër kinemave të DokuFestit, që sivjet bashkë me adhuruesit e filmit dokumentar dhe të shkurtë, kremton edicionin e 12-të. Të shtunën Prizreni shndërrohet në DokuCity. Uvertura për këtë transformim ka qenë hapja e ekspozitës “One Goal” të fotografit spanjoll Pep Bonet, të premten në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës. Ndërkohë përgatitjet për fillimin e festës së filmit janë në përfundim e sipër. Platforma mbi lum është vendosur, plateja në Kala është zgjeruar, Kino Lumëbardhi është pastruar derisa Kino Europa pret integrimin e shikuesve si në sallën e mbyllur ashtu edhe në platenë nën qiellin e hapur. Organizatorët janë bërë gati për pritjen e mysafirëve e armata e vullnetarëve për shoqërimin e tyre. Këta të fundit tashmë kanë mbuluar pothuajse të gjitha hapësirat, që do të shërbejnë si vendtakime të festivalit. Zyrtarisht programin e shfaqjes së filmave e hap dokumentari “Stories we tell” (Tregimet që i themi) i regjisores Sarah Polley, në kinemanë Lumëbardhi, në ora 20:00. Në të njëjtin termin projektohen filmat edhe në Kino Europa, Kalaja dhe Lum. Në përgjithësi filmat e përzgjedhur do të shfaqen në shtatë kategoritë garuese të festivalit si dhe në mbi dhjetë programe speciale. Programi I këtij edicioni përbëhet nga 250 filma, që është një numër rekord për DokuFestin. Prej tyre 106 filma bëjnë pjesë në shtatë kategoritë garuese të festivalit dhe afër 150 filma në mbi dhjetë programet speciale, përfshirë një program i cili është falas i titulluar “Midnight Movies”, i cili përfshin filma eksperimental që do të shfaqen mbas orës 00:00 në DokuNights. DokuFest këtë verë do të ketë një program të ri garues me filma dedikuar të rinjëve dhe me një juri të përbërë nga të rinjët. Po ashtu sjellë një programin masiv special me fokus në filmat nga pesë shtetet nordike të quajtur Focus Nordic, i cili përmban 40 filma dokumentar dhe të shkurtër. Ky program është i -përpiluar në bashkëpunim të ngushtë me pesë institutet e filmit
nga Norvegjia, Finlanda, Islanda, Suedia dhe Danimarka. Ndërsa sa i përket mysafirëve në DokuCity pritet të jenë të pranishëm rreth 200 filmëbërës, producentë dhe njerëz të industrisë së filmit. Programi i filmave të shkurtër në këtë edicion të festivalit vjen gjithashtu me një përzgjedhje cilësore. Nga 1200 aplikime vetëm 33 filma të shkurtër janë futur në program. Katër prej tyre që garojnë në konkurrencën ndërkombëtare të filmave të shkurtër janë krijuar nga regjisorët kosovar, me ç’rast veçohet filmi premierë i regjisores Antoneta Kastrati dhe filmi i regjisorit Daniel Mulloy me rol kryesor aktoren e mirënjohur Arta Dobroshi. Këtë vit në DokuFest do të tetë premiera të filmave me regjisorë shqiptar në kategorinë ndërkombëtare dhe kombëtare. Gjatë nëntë ditëve të festivalit do të ketë edhe seri të punëtorive, master klasave, debateve dhe aktiviteteve shtesë. Paneli “Ballafaqimi me të kaluarën” do të tuboj ekspertët rajonal për drejtësi tranzicionale. Pastaj do të ketë panel për energjinë e ripërtërishme si dhe ai I quajtur WHY POVERTY (Pse varfëria?), që organizohet në bashkëpunim me zyrën e OKB-së në Kosovë. Pas debateve dhe filmave, do të pasoj argëtimi në koncertet e natës DokuNights. Programi i koncerteve sivjet do të përfshijë grupe muzikore të zhanreve të ndryshme, duke filluar me grupin punk finlandez Pertti Kurkikan Nimipäivät e deri te Elina Duni Quartet që performon në natën mbyllëse të festivalit, më 25 gusht. Edhe këtë edicion do të ketë ëmbëlsira për fëmijët. DokuKids sivjet përfshin një program të filmave për fëmijë si dhe disa punëtori përfshirë Teatrin Organik ku fëmijët do të zhvillojnë një performancë duke përdorur si stimulim për zhvillim të teatrit përjetimet e tyre personale. Punëtoria Pinhole do ti mësoj fëmijët të krijojnë kamerën e tyre Pinhole, ndërsa në punëtorinë Creative Force ata do ti krijojnë filmat e tyre dokumentarë.
Tregimet që i themi
Reg jisorja Sarah Polley në intervistë flet për filmin dhe natyrën e tregimit të rrëfimeve.
“Në film tregoj nevojën që ne kemi për të thënë, për të treguar tregime, por edhe për dallimet që kemi brenda jetëve tona, brenda familjeve tona”. Regjisorja Sarah Polley ka bërë një dokumentar të jashtëzakonshëm, pasi Stories We Tell (Tregimet që i themi), fillon si një ekzaminim i nënës së saj por vjen e komplikohet duke quar kah zbulimet. Polley në intervistë flet për filmin dhe natyrën e tregimit të rrëfimeve. Padyshim se një pyetje që do ta bëjmë është ajo që e bënë edhe familja juaj në film: Pse duhej bërë ky film? Polley: Isha tepër e interesuar për një vit e gjysmë pasi disa ngjarje ndodhën në familjen time. U mahnita se si secili prej nesh por e tregonte të njëjtën ngjarje në mënyra krejt të ndryshme. Këtu më lindi dëshira për të bërë një tregim ku tregoj se si i themi tregimet. Në film tregoj nevojën që ne kemi për të thënë, për të treguar tregime, por edhe për dallimet që kemi brenda jetëve tona, brenda familjeve tona. Pse i themi tregimet kështu siç i themi? Pse secili e thotë një tregim në mënyrë të ndryshme? Polley: Nuk e di. Dikush më pati thënë diçka interesante, jo në film, por gjatë kohës sa po përgatitesha për intervistë. Kur unë e pyeta se pse tregojmë tregime, ajo më tha: Sepse jeta është hutesë. Dhe e kam përshtypjen se ne kapemi në tregime sepse jeta vërshon. E shoh që mundohemi që t`i tregojmë detajet e së kaluarës duke u munduar që t`i bëjmë ato sa më të kuptimta. Mendoj se kemi një nevojë esenciale që t`i themi tregimet sipas dallimeve tona. Mendoj se tregimet dizajnohen në mënyrën që ne ta tregojmë vetëm se kush jemi dhe kush jemi bërë.
A i pëlqeni më shumë këta filma apo ata fiksion? Polley: Ky film ishte një proces shumë më i vështirë për mua. Ishte konfuz dhe nganjëherë e kisha përshtypjen se vërtetë nuk e di ku dua të dal. Në filmat e kaluar kisha më shumë vizion për atë që dua të them. Këtu nganjëherë më dukej se po xhiroja në errësirë. Ishte punë më e vështirë por edhe më shpërblyese. Si? Polley: Ishte sikur të ndjekësh një strukturë të komplikuar lëvizëse, dhe që nuk ka sens. Ky është momenti kur sheh vrima në punën tënde dhe fillon të ndjesh rënien e kësaj pune. Pastaj nis dhe e sheh një dalje. Është një magji kur sheh ndërtimin e papritur të diqkaje dhe mendon se ato vrima nuk janë më. Sepse të gjitha këto vrima bashkohen me ato tjerat dhe papritur të gjitha japim kuptim. Ky është proces magjik. Si e ditët se kur duhet të ndaleni? Polley: Sinqerisht, në këtë film e kuptova se duhet të ndalem kur e vërejta se nuk mund të shkoj më tutje. Ishte një ndjenjë kur pajtohesh me faktin edhe nëse nuk është film fare, por e di që është vepër e jotja dhe pajtohesh me faktin se do të jetosh me të. Nganjëherë janë ato dilemat se si njerëzit do ta kuptojnë, çfarë do të bëjnë me të, por nw fund vendos ta bësh filmin pa marrë parasysh asgjë tjetër. E di që njerëzit duan film me kohezion, dhe e kam vërejtur se kam mundur të bëjë edhe më shumë, por thjesht nuk pata durimin të vazhdoj me tutje.
Ndoshta kjo është një gjë e mirë? Polley: Mendoj se sikur të vazhdoja nuk do të shkonte puna mirë. Ndoshta do ta kisha komplikuar shumë më shumë se sa që duhet. A është një tregim si ky më i mirë se sa një i shkruar nga skenaristët? Polley: Nuk e di. Është vështirë të kesh perspektivë mbi diçka që ka qenë jeta jote. Por ishte interesante. Kur ua thosha këtë tregim njerëzve, edhe para se ta bëja filmin njerëzit e shihnin si histori tw rëndë, dhe ishte qesharake sepse ishte ngjarje që më kishte ndodhur. Është interesantet ë shohësh se si e vendosin tregimin gjithherë në një fill më të mirë. Jo aq shuam nga ndryshimi i detajeve sa nga mënyra si e themi. A vërehet nevoja e njerëzve për të treguar? Polley: Po dhe me aq aksent. Ne të gjithë vijmë nga një traditë orale. Kjo është ajo që na përfshin si specie, tregimi i tregimeve, ndërtimi i narracioneve. Filmat tuaj fiktiv kanë realizëm. Si e keni arritur këtë me aktorët? Polley: Unë bëjë shumë prova. Mendoj se një nga detyrat më të rëndësishme të një regjisori është që tu jap hapësirë aktorëve dhe t`i mbështesë ata. Duhet ta krijoni një ambient mjaftueshëm të qetë që aktorët të mund të punojnë. Unë i kushtoj shumë rëndësi marrëdhënies me aktorët dhe punës që ata bëjnë. (The Republic)
3
FILMAT E REKOMANDUAR dirty wars
Thyerja e Kufijve DokuFest-i këtë vit i dha fjalët “Breaking Borders – Thyerja e Kufijve” regjisorit dhe artistit Daniel Mulloy dhe i kërkoi atij që të realizoj konceptin e këtij edicioni. Mulloy flet rreth konceptit të edicionit të 12-të të DokuFest-it. DD: Sa e vështirë është të vizuelizosh nismën për të thyer kufijtë?
20:00 KINO NË LUM
Richard Rowley SHBA/USA - 2013 Filmi përcjellë gazetarin hulumtues Jeremy Scahill, autor i librit më të shitur ndërkombëtar Blackwater.
The human cargo
22:00 KINO NË LUM
Daniele Vicari Itali ,Shqipëri/ Italy, Albania - 2012 Më 8 gusht 1991 anija, që bart njëzet mijë shqipëtar, arrin në portin e Barit.
EXPEDITION TO THE END OF THE WORLD
20:00 EUROPA PLLATO
Daniel Dencik Danimarkë, Suedi/Denmark,Sweden - 2013 Një udhëtim epik ku lundërtarët trima në bord përballen me makthin e arinjve polar, fushat e lojërave të Moshës së Gurtë dhe specie tërësisht të reja.
4
Mulloy: Mendimi im fillestar ishte se nevoja jonë më bazike për kufij është frika. Frika nga grabitqarët dhe elementet natyrale nënkuptonte se ne ishim të detyruar të kërkojmë strehë dhe të krijojmë mure. Komunitetet u rriten dhe fiset e shtetet ndërtuan kufij në mes njëri tjetrit. Ishte kjo frika që njerëzit kishin nga njëri tjetri për të cilën unë u interesova më së shumti. Është një frikë që mund të rritet brenda secilit prej nesh, ajo që kemi nga njëri tjetri dhe bile edhe nga vetja. Kështu që fushata ime u bazua rreth kushtit që frika është ndërtuesi kyç i kufijve. Pastaj e kundërta e frikës është dashuria. Dashuria përmban çiltërsi dhe krijon guxim dhe në këto elemente unë e gjeta çelësin e asaj që i bën njerëzit e Kosovës aq të mrekullueshëm. Vetëm një dekadë pas gjenocidit masiv dhe torturës së tmerrshme nga fqinjët e tyre shpirti i Kosovës është i hapur dhe përqafuar. Të qenit këtu e bënte shumë të lehtë vizuelizimin e asaj çka duhet për të thyer kufijtë ngaqë unë jam i rrethuar nga ajo çdo ditë, nga njerëzit që i takoj në rrugë te ata me të cilët unë jam më së afërti. Mikpritja dhe ngrohtësia janë të dyja aspekte të dashurisë dhe me dashuri vjen sinqeriteti dhe çiltërsia mundësia për të treguar çka është zemra juaj. Me këtë erdhi ideja e aeroplanit prej letre, një objekt i thjeshtë i përdorur për të komunikuar në mes një njeriu dhe një tjetri. Posterët, ceremonia hapëse, puna rreth pjesëve të veçanta të lumit, animacionet dhe të gjitha komponentët tjera të iniciativës filluan nga këtu. DD: Cila ishte sfida kryesore për ju? Mulloy: Krijimi i një koleksioni të punës përmes mediumeve të ndryshme që do të lejonin hapësirë për mendim, do të provokonin biseda dhe debate pa tjetërsuar ato të cilave i ishin drejtuar. Dhe do të doja të shtoj këtu se kënaqësia ime më e madhe ishte të bashkëpunoja me një ekip të ri të cilët i kam parë ta bëjnë me përkushtim dhe aftësi derisa zhvillohej fushata. Kjo të bën të ndjehesh i përmbushur. DD: Pse dolët me idenë e aeroplanit prej letre? Mulloy: Një fletë e vetme letre, e palosur dhe bërë gati për fluturim shpesh konsiderohet si një lodër për fëmijë, e thjeshtë dhe e lirë, argëtuese dhe hipnotizuese. Një aeroplan prej letre është në gjendje për tu hedhur te fëmija brenda të gjithë neve. Një aeroplan prej letre mund të niset në fluturim, bart mesazhe dhe komunikojë, duke thyer edhe kufijtë më ekstrem dhe më të padepërtueshëm: Ata që pushojnë thellë brenda nesh. Çelësi për këtë, një njeri që dëshiron të ketë kontakt me një tjetër. DD: Çfarë lloj mjetesh duhet të përdorim për të thyer kufijtë? Mulloy: Derisa shumë kufij është mirë t’i thyejmë unë gjithashtu besoj se disa kufij janë të shëndetshëm dhe të nevojshëm. Ne të gjithë e dimë thellë sesi njerëz ne duhet të brengosemi për njëri tjetrin dhe t’i përqafojmë dallimet e njëri tjetrit me mëshirë. Për të urryerit e verbër “tjetri” shpesh vihet në frikën që ne kemi në vete. Për shembull njeriu homofobik thellë në
vete në mënyrë të fshehtë frikohet se ai vet është i etur për jë partner të gjinisë së njëjtë, etj. Në këtë mënyrë është kyçe për secilin nga ne që ta kuptojmë veten tonë dhe t’i kontrollojmë veprimet tona duke kuptuar nëse ato vërtetë vijnë nga një vend i mirë. Të pyesim vetën nëse po ngrijmë kufij nga frika, injoranca dhe arroganca, janë gjëra që ne duhet t’i bëjmë çdo ditë. Trajtimi i tjetrit me mëshirë është diçka që do të sjellë të mira dhe ngrohtësi në jetët tona, si të bërit mirë për të tjerët që është çelësi që i ka bërë njerëzit e Kosovës elastik në ngrohtësinë dhe modestinë e tyre. Zemërimi ushqen zemërimin njëjtë sikur dashuria dhe mëshira që japim për të tjerët sjell prapa energjinë e njëjtë te ne. Ndërtimi i kufijve mund të jetë domosdoshmëri e lindur nda dashuria dhe mbrojtja por unë mendoj se mjeti i vërtetë për thyerjen e kufijve është dashuria gjithashtu. Duhet guxim të dashurosh dhe duhet guxim të mësosh kush jemi ne me të vërtetë dhe të ballafaqohemi me vetën tonë të vërtetë me kokë. Shpesh kufiri më i vështirë për tu thyer shtrihet thellë në ne. DD: A mund të lehtësojë DokuFest-i procesin e thyerjes së kufijve dhe në cilën mënyrë? Mulloy: DokuFest-i në zemër është një ngjarje e sjellë nga njerëzit që e donë filmin dokumentar. Ata e donë atë sepse filmat dokumentar japin një pamje në jetët e të tjerëve, jetë të panjohura. Pra, DokuFest-i është i ndërtuar mbi idenë se duke dëgjuar zëra të lindur si në shtëpi ashtu edhe larg, do të çojë në një rritje të të kuptuarit. Kuptimi është hapi i parë në suksesin afatgjatë të thyerjes së kufijve. DokuFest-i është një vazo në të cilën farat e të kuptuarit mbillen dhe u jepet dritë dhe ujë për tu rritur. Unë besoj se skemat që tani DokuFest-i po i ushqen, për të mentoruar dhe lehtësuar si zërat e filmbërësve kosovar po ashtu edhe atyre ndërkombëtar, është një përkushtim për të lehtësuar të ardhmen e thyerjes së kufijve, të filmit, në udhëtimet e tyre. Dhe si gjithmonë me DokuFest-in njerëzit do të ecin larg nga filmat duke e parë botën përmes syve të tjerëve, vet ky veprim është thyerje e kufijve.
EKSPOZITA ONE GOAL E PEP BONET HAP DOKUPHOTO-n
FILMAT E REKOMANDUAR THE CRASH REEL
Lucy Walker SHBA/USA - 2013 Regjisorja Walker mbledh pesëmbëdhjetë vjet të xhirimeve për të krijuar rivalitetin epik mes legjendave të snowboardit, Shaun White dhe Kevin Pearce.
DokuPhoto, element i fotografisë së DokuFest, sivjet i mbush 10 vjet. Për të shënuar këtë edicion jubilar është organizuar ekspozita me fotografin e njohur spanjoll Pep Bonet, e titulluar “One Goal” (Një qëllim). Ekspozita është hapur të premten, në Muzeun e Hamamit në Prizren dhe do të zgjas deri më 25 gusht. Ekspozita One Goal (Një qëllim) ka për temë ekipin e futbollit të të amputuarve në Sierra Leone, të cilët janë një trashëgimi e ashpër nga lufta civile e viteve 1991-2001. Një nga aspektet më brutale të konfliktit ishte përdorimi i amputimit si një armë e frikës, nga të dy fraksionet. Shumë nga viktimat ishin të rinj të pafajshëm, të cilët janë shënjuar për t’i parandaluar të luftojnë në anën tjetër. Në kampin për të amputuar Murray Town në Freetown, shtëpi e mbi 2,000 njerëzve të gjymtuar gjatë luftës, një grup i këtyre të rinjve janë bashkuar për të formuar Klubin e Sportit të Amputuarve Single Leg (Single Leg Amputee Sports Club -SLASC). Përmes futbollit, të rinjtë kanë rikthyer krenarinë dhe vetëbesimin. Qëllimi i tyre është të luajnë kundër ekipeve ndërkombëtare dhe të fitojnë jetesën nga sporti. Pep Bonet e vazhdoi projektin e tij afatgjatë mbi ekipin në gusht të vitit 2007 duke i fotografuar lojtarët dhe jetën e tyre.
Pep Bonet është një fotograf fitues i shumë çmimeve i cili ka udhëtuar për të kapur momente të cilat tregojnë botën e çekuilibruar në të cilën jetojmë. Puna e Bonet është shpërblyer me shumë çmime, si World Press Photo Joop Swart Masterclass me punën e tij “Faith in Chaos” në vitin 2002; Fotografi i vitit në Kodak Young Photographer në vitin 2003 në festivalin Visa pour l`image; nominimi për Luchetta Foundation in Trieste për fotoreporterin më të mirë në vitin 2004; Grantin e W. Eugene Smith Humanistic në fotografi në vitin 2005; vendin e dytë në World Press Photo në kategorinë e sportit në vitin 2007; vendin e dytë në World Press Photo me punën e tij “Forced Identity” në vitin 2009; dhe vendin e parë në çmimin World Press Photo – Online Short me punën e tij “Into the Shadows” në vitin 2013. Bonet është një nga themeluesit e agjencisë së fotografisë Noor. Ai shpesh ligjëron në punëtori të ndryshme për fotografi.
22:00 KINO NË LUM
BLACKFISH
Gabriela Cowperthwaite SHBA/USA - 2013
22:00 KINO KALAJA
Blackfish tregon historinë e Tilikumit, balenë vrasëse e stërvitur e cila ka vrarë disa njerëz derisa ishte e ngujuar.
THE HUMAN SCALE
Fotografi spanjoll gjithashtu do ta udhëheq punëtorinë DokuPhoto, e cila realizohet gjatë ditëve të festivalit. Punëtoria ka grumbulluar 12 fotografë profesionistë dokumentar të cilët do të punojnë në krijim e një tregimi vizual për Kosovën. Andreas M. Dalsgaard Danimarkë/Denmark 2012
20:00 KINO KALAJA
Arkitekti Jan Gehl argumenton se ne mund të ndërtojmë qytetet në atë mënyrë, që t’i marrim parasyshnevojat njerëzore për përfshirje dhe intimitet.
5
RECENSIONE Dirty wars
LUFTËRAT E PISTA
E SHTUNË 20:00 Kino në Lum 89’ Luftëra të maskuara, foto misterioze dhe gumëzhima duken si fragmente të një filmi të James Bondit, por ata janë lojtarë në dokumentarin Dirty Wars (Luftëra të Pista) bazuar në librin Dirty Wars: The World is a Battlefield nga Jeremy Scahill. Regjisori Rick Rowley sjell rrëfimin e guximshëm teksa Jeremy udhëton nëpër vende të ndryshme duke kërkuar përgjigje për pyetjet si pse ushtria e Shteteve të Bashkuara ka përdorur taktika të caktuara për të marrë aksione të jashtme. Pse vende si Jemeni e Somalia janë bërë vende tmerruese? A duhet qytetarët amerikanë të cilët konsiderohen terroristë të përballen me gjyqin? A është gumëzhima përgjigja?
Richard Rowley SHBA/USA -2013 Informata e dhënë në Dirty Wars është e mrekullueshme dhe gati tepër për të mësuar në një seancë. Ka shumë pyetje që i bën filmi por ka vetëm pak përgjigje. Nuk është gabimi i Jeremyt apo Rickut; thjeshtë përgjigjet nuk janë në dispozicion. Dirty Wars nuk provon të siguroj zgjidhje për çështje shumë shtresore ushtarake të ngritura apo ndonjë sqarim për peizazhin politik të errët që rrethon aksionet e jashtme të SHBA-ve. Qëllimi i vetëm i Rowley dhe Jeremy është që t’i informojnë njerëzit dhe të nxisin debat – dhe Dirty Wars është i suksesshëm në këtë. Filmi do të gjenerojë pyetje dhe do t’i nxis njerëzit të bëjnë pyetje.
THE EXPEDITION TO THE END OF THE WORLD
Ekspedita për në Fundin e Botës
E SHTUNË 20:00 Europa Pllato 89’ Në përcjellje të ekspeditës detare për në veri-lindjen e largët të Grenlandës, “The Expedition to the End of the World” (Ekspedita për në Fundin e Botës) vendos karakteret në një situatë të turbullt sapo ata të kapërcejnë pafundësinë e këtyre territoreve të panjohura në mënyrë virtuale. Derisa anija e madhe e lundrimit bën rrugën e saj nëpër akull, filmbërësi përfiton nga ndalesat nëpër brigje dhe ngjarje të ndryshme (akujt e shkrirë që bien në det, shfaqja e papritur e një ariu polar) për të marrë vëmendjen e secilit. Artisti e pranon se, kur gjithçka është thënë dhe është bërë, ne jemi asgjë, dhe arkeologu zbulon kampet e banuara nga njerëzit antik të Arktikut.
6
Danimarkë, Suedi/Denmark,Sweden - 2013 Secili pjesëmarrës kështu shpalos arsyen e pranisë në bord, dhe është kjo bashkëjetesë në mes të anëtarëve të ekuipazhit që e bën filmin interesant. Ekspedita është plot me implikime. Pamjet e bukura panoramike të akujve dhe shkëmbinjve zbulojnë fotografinë madhështore plot mjeshtri. Ekspedita për në Fund të Botës është një përvojë reale, në traditën e pastër të një filmi aventuristik, por shumë jo-konvencional.
RECENSIONE Black Fish
Peshku i Zi
E SHTUNË 20:00 Kino Kalaja 82’ I nxitur nga vdekja në 2010 e trajnerit të orkave në Sea World, Drawn Brancheau, “Blackfish” shikon në historinë e balenave vrasëse por fokusohet parimisht në një: Tilikum, një balenë mashkull e zënë më 1982 dhe më pas e përfshirë në vdekjet e tre njerëzve në parkun e marinës.
Gabriela Cowperthwaite SHBA/USA - 2013 Ne dëgjojmë transkriptin e thirrjes emergjente të vdekjes së Brancheau dhe dëgjojmë se si një paradë e ish trajnerëve të Sea World diskutojnë marrëdhënien e tyre tashmë të turbullt me punën e tyre të dikurshme.
Tilikumi nuk është balena e vetme e zënë e cila e ka vrarë trajnerin e vet – ne shohim një listë të gjatë të incidenteve, dhe disa xhirime pikëlluese të interaksionit gati fatal balenë/trajner.
Ndonëse “Blackfish” i jep Sea World shumë kredi për edukimin e publikut për balenat vrasëse për disa dekada të shkuara, mesazhi i tij përfundimtar është i qartë: Balenat vrasëse i përkasin familjeve të tyre në vendbanimin e tyre natyral, jo performimit për audiencë.
Ky tregim na siguron boshtin kurrizor të filmit, meqë ai shpalos gati një triler të papërballueshëm.
Pas dëgjimit të shumë zërave pasionant të këtij filmi, është vështirë për të argumentuar.
The Human Scale
Shkalla njerëzore
E SHTUNË 20:00 Kino Kalaja 83’ Jan Gehl, arkitekt dhe vizionar urban, beson se ne dimë më shumë rreth krijimit të vendbanimit të mirë për gorillat e maleve apo tigrat siberian se sa dimë për dizajnimin e qyteteve që funksionojnë mirë për njerëzit. Filmi i matur dhe imponues i Andreas M. Daalsgard The Human Scale (Shkalla njerëzore), eksploron punën që Jan Gehl dhe ekipi i tij kanë bërë rreth e rreth botës. Shumë planifikues urban të zgjuar, të pa-gjumë dhe të frustruar të profilizuar në film flasin plot pasion rreth mënyrave në të cilat një qytet i shkallës njerëzore bën për pasuri, spontanitet, dhe angazhim brenda komuniteteve. I vënë përballë modelit organik të shkallës së vogël është spektri i giga-qyteteve që po vijnë.
Andreas M. Dalsgaard Daniarkë/Denmark - 2012 Të vetme, sterile të përbërë nga kulla me neon, mbikalime, dhe rrjedhje të pafund trafiku, kjo e ardhme distopiane është themeluar nga Banka Botërore dhe promovuar nga politikanë dhe spekulant vizioni për modernitet i të cilëve është një qytet tërësisht i privatizuar dhe i dizajnuar gjerësisht për vetura. Në qoftë se ne jemi për të shmangur të ardhmen tonë të ngathët më shumë me këtë version të dizajnit urban, ne kemi nevojë për të dëgjuar zërat që promovojnë llojin e strategjive të thjeshta përshtatëse urbane që inkurajojnë jetën në mes të ndërtesave.
7
SPONSOR I DOKUFEST
SPONZOR GJENERAL
SPONZOR MEDIAL
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Ministria e Integrimit Europian
Ministria e Punëve të Jashtme
BALKAN INVESTIGATIVE REPORTING NETWORK
Fabrika e kabllove dhe përquesve elektrik www.protoncable.com tel.: +377 44 66 57 57
Falenderojmë
Lounge Bar “Theatre”
8
shtypshkronja - printing house
Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik Komuna e Prizrenit
DOKUNIGHTS Sonte n’00:00 te Mullini Doku Shop
Tonight 00:00 at Mullini
DOKUNIGHTS HAPET ME PERTTI KURIKAN NIMIPÄIVÄT!
DokuNights këtë vit hapet me muzikë punk rock ashtu siç duhet të jetë: i papërpunuar, argëtues edhe i mprehtë! Bendi finlandez punk rock Pertti Kurikan Nimipäivät (Dita e emrit të Pertti Kurikan) do të performojë më 17 gusht në Prizren, si koncerti i parë i DokuNights në këtë edicion të festivalit. Pjesëtarët e bendit – Pertti, Kari, Toni dhe Sami, janë mentalisht të hendikepuar dhe ata e performojnë muzikën e tyre me shumë krenari. Influencat më të forta të bendit janë punk bendet finlandeze si Karanteeni, Kollaa kestää, Ratsia, Sensuuri,
Ypö-Viis dhe Pelle Miljoona. Temat e teksteve të tyre variojnë nga problemet sociale deri te pedikuri i pakëndshëm. Pertti Kurikan Nimipäivät janë subjekti i dokumentarit The Punk Syndrome, nga Jukka Kärkkäinen dhe J-P Passi, që shfaqet si pjesë e programit Focus Nordic. Pastaj: GANTZ // CAMELORG // BASSCATZ Artistët më të ngushtë të dubstepit në Ballkan. Nuk duhet ta huqni këtë!
DOKU CITY
KAMPI
instagram #dokufest13
DOKUNIGHTS
KINO LUMI
KINO KALAJA
HAMAMI
2.00
KINO BAHÇE
2.50
Pijet
HOSPITALITY
SHTEPIA E KULTURES
1.00
KINO EUROPA MAIN OFFICE PRESS CENTER
KINO KLUBI
OFFICES
UJI
CINEMAS
Një rubinet harxhon 10 litra ujë në çdo minutë. 75% e të gjithë ujit të përdorur në familje është përdorur në tualet.
DOKUNIGHTS
Green Corner 61
9
Sponsor Gjeneral
10
Kthimi i Kinemasë, Realizim i Ëndrrës
Foto: Haris Alija
Pas 12 vitesh të angazhimit për rikthimin e kinemasë jemi të gëzuar të kumtojmë lajmin se një muaj pas DokuFestit ajo do të nis punën, që nënkupton edhe realizimin e ëndrrës së themeluesve të festivalit” Pas 12 vitesh të përpjekjeve dhe angazhimeve të përfaqësuesve të festivalit DokuFest, në Prizren do të rikthehet kinemaja. Drejtuesit e DokuFestit gjatë një konference për shtyp të mbajtur të premten në prag të fillimit të edicionit të 12-të festivalit kanë konfirmuar sigurimin e hapësirës dhe pajisjeve për funksionimin e përhershëm të kinemasë së qytetit. Sihariqin për këtë arritje e ka paraqitur drejtori ekzekutiv i DokuFestit, Eroll Bilibani. “Në Prizren përfundimisht do të kthehet kinemaja. Pas 12 vitesh të angazhimit për rikthimin e kinemasë jemi të gëzuar të kumtojmë lajmin se një muaj pas DokuFestit ajo do të nis punën, që nënkupton edhe realizimin e ëndrrës së themeluesve të festivalit”, ka thënë Bilibani, gjatë konferencës së mbajtur të premten. Sipas tij, BE-ja dhe komuna e Prizrenit kanë mundësuar sigurimin e hapësirës, derisa pajisjet janë dhuruar nga Ambasada e Norvegjisë dhe ajo e ShBA-ve në Prishtinë. Derisa ky objektiv është përmbushur, DokuFest si mision ia ka caktuar vetes edhe kthimin e kulturës së kinemasë në Prizren. “Kthimi i kulturës së kinemasë do të jetë i vështirë, meqë për më shumë se 20 vite kjo kulturë ka qenë pothuajse inekzistente në qytet, pos ndonjë organizimi një javor si DokuFesti apo ndonjë ngjarje tjetër kulturore”, ka deklaruar Bilibani, për të sqaruar se strategjia parasheh
tërheqjen e të rinjve, fëmijëve por edhe moshën e tyre”, ka pohuar Nurkollari. e mesme. Ai ka shtuar se ka programe që trajtojnë Para hapjes së kinemasë së re, ai ka sqaruar se varfërinë, pastaj të drejtat e njeriut dhe çështjet e nëntë ditët e festivalit do të jenë një parapërgatit- mjedisit dhe degradimit. je e mirë për shikimin e filmave. Përzgjedhësi i filmave ka bërë të ditur se në përgMadje në edicionin e 12-të janë shtuar edhe dy jithësi ka mjaft filma që tregojnë storie. kinema të reja. “Sivjet i kemi 8 kinema, ku përf- “Edicioni i 12-të hapet pikërisht me një film që shihen edhe dy kinematë e vogla në Marash dhe tregon se si tregojmë storie”, është shprehur ai. E, Samir Karahoda përzgjedhës i filmave të Kino Klubi”, ka theksuar drejtori ekzekutiv. shkurtër ka theksuar se ka realizime interesant Ndërsa drejtori artistik, Veton Nurkollari ka edhe në këtë fushë, me ç’rast ka veçuar filmat e shpjeguar se në këto kinema shikuesit nga 17 krijuar nga autorët shqiptarë, që sivjet vijnë me deri më 25 gushti do të kenë rastin që të shohin një cilësi më të madhe sesa në vitet e kaluara. rrëfime të ndryshme për zhvillimet në vende të ndryshme të botës dhe fatet e njerëzve në këto Në edicionin e 12-të do të shfaqen 250 filma, shtete. “Ka mjaft ngjarje aktuale që janë pasqyru- 106 në konkurrencën garuese dhe 150 të tjerë në ar përmes dokumentarëve që do të projektohen 13 programet e veçanta. Prej tyre 20 filma janë të në DokuFest. Por ka edhe të tillë që pasqyrojnë autorëve shqiptarë. ngjarjet nga e kaluara duke e lidh me të sotmen. Një program i veçantë i kushtohet filmbërjes në Të pyetur nga gazetarët në lidhje me përkrahbotën arabe, që tregojnë rrëfimin për atë se çka jen institucionale, drejtuesit e DokuFestit janë po ndodh sot në Egjipt. Kemi një film që tregon shprehur të pakënaqur me mbështetjen e ofrupër fatin e mbretërisë egjiptiane, që rrëfehet nga ar nga niveli lokal, derisa për nivelin qendror të qeverisjes kanë thënë se përkrahja ka qenë solide nipi i mbretit Faruk”, ka thënë Nurkollari. nga MKRS, MPJ dhe MIE. Ata kanë shprehur Si tjetër vepër interesante ka veçuar dokumen- zhgënjimin që ky potencial nuk po kuptohet dhe tarin nga Indonezia “The act of killing” që sjellë nuk po shfrytëzohet për të mbarë nga komuna e rrëfimin për vrasjen pas grushtetit të vitit 1965. Prizrenit, sidomos Drejtoria për Kulturë. “Një vit pas grushtetit janë vrarë afër një milionë njerëz dhe në film kemi rrëfimet e disa protagonistëve që kanë vrarë njerëz dhe flasin për veprat
REDAKTOR FISNIK MINCI • GAZETAR ARBEN AHMETI, UNA HAJDARI, ARBËR SELMANI, RINA GECI. LAYOUT DESIGN ERDIS DRIZA, • LAYOUT ARTI BUCKO • SHTYPI KOHA • TIRAZHI 13,000 • KONTAKT INFO@DOKUFEST.COM
11
ENGLISH SECTION
2013
Breaking Borders
For those of us here at DokuFest, this year remains a truly memorable one. We moved into brand new offices, completed a student documentary film school, initiated a travelling cinema to villages, formalized our regional partnership with a creative documentary film school and began the process of bringing a working cinema back to Prizren. All this happened while the films from our previous documentary project kept appearing in festivals throughout the world. One can say in 2013 many borders were broken. When we started discussing the theme of this year’s festival, we unanimously agreed on the notion of borders. This was something very important to all of us. We immediately tried to think of the right person to help us express this visually and approach a longtime friend to Dokufest, the British film director Daniel Mulloy. We agreed with Daniel that paper, a central building block of the world as we know it, when folded into a airplane became an a powerful symbol of our desire as humans for connection. So this year’s journey begins. Get ready to take flight, to carry messages in order to communicate with everyone near and far and thus break through the most extreme and impenetrable borders. Our artistic team will facilitate this adventure with one of the most ambitious selections of short and long films ever presented at DokuFest. Apart from our regular competitions, you will be treated to several unique programs. One in particular promises to break every border imaginable from Nordic fjords to cities beyond borders. DokuPhoto is also celebrating its 10th birthday and for this occasion we will be hosting a fantastic exhibition of work by acclaimed photographer Pep Bonet. Bonet will take 12 young photographers from all over the region on a special journey to tell the story of Kosovo in pictures. We are very grateful to each and every one of you who have supported us these past 12 years. Your encouragement has enabled DokuFest to break yet another border and place Kosovo on the cultural map of Europe. Without your support, this would remain only a dream. A dream that we are living today. Enjoy DokuFest, enjoy Prizren and try to break a border or two if you get a chance!
Eroll Bilibani Executive Director, DokuFest
12
Foto:Ahmed Huduti DokuFest this year gave the words “Breaking Boarders” to filmmaker and artist Daniel Mulloy and asked him to brand the 2013 festival. Mulloy talks about the process of branding the 12th edition of DokuFest.
with another.
DD: How hard is to visualize the initiative to break borders?
Mulloy: While many borders are good to break I also believe that certain borders are healthy and necessary. We all know deep down that as humans we should care for one another and embrace each others differences with compassion. For blindly hating the ‘other’ is often centered in a fear we have of ourselves. For instance the homophobic man secretly fearing deep down that he himself yearns for a partner of his own sex etc. In this way it is key to each of us that we understand ourselves and keep in check our own actions understanding if they are truly coming from a good place. Asking ourselves if we are building borders from fear, ignorance and arrogance are things we should do daily. Treating one another with compassion is something that will bring good and warmth into our lives, as doing good to others is the key to what has made the people of Kosova so resilient in their warmth and humility. Anger breeds anger in the same way that giving love and compassion to others brings that same energy back to us.
Mulloy: My initial thought was that our most basic need for borders is fear. Fear of predators and natural elements meant we where forced to seek shelter and created walls. Comunitys grew and tribes and countries built borders between each other. It was this fear that humans have of each other that I became most interested in. It is a fear that can grow within all of us, the one we have of each other and even ourselves. So my campaign was based around the premise that fear is the key builder of borders. Thus the antidote to fear is love. Love embraces openness and creates bravery and these elements I found key to what makes the people of Kosova so incredible. Just over a decade after mass genocide and horrendous torture by their neighbors the Kosova soul is open and embracing. Being here it was very easy to visualize what it takes to brake borders as I am surrounded by it daily, from the people I meet on the street to those I am closest to. Hospitality and warmth are both aspects of love and with love comes honesty and openness the ability to say what is your your heart. With that came the idea of the paper plane, a humble object used to communicate between one human and another. The posters, opening ceremony, site specific river work, animations and all other components of the initiative grew from there. DD: What was the main challenge for you? Mulloy: Creating a collection of works across different mediums that would allow room for thought, provoke conversation and debate without alienating those that it was aimed at. And I would like to add here that my main pleasure was getting to collaborate with a young team that I watched grow in commitment and ability as the campaign came together. That feels very fulfilling. DD: Why did you come up with the idea of paper plane? Mulloy: A single page of paper, folded and made ready for flight is often thought of as a plaything for children, simple and cheap, fun and mesmerizing. The paper-plane is throw-able to the child within all of us. A paper-plane can take flight, carry messages and communicate, breaking even the most extreme and impenetrable of borders: Those that rest deep within us. The key to this, one human wanting to have contact
DD: What kind of tools should we use to break borders?
Building borders can be a necessity born of love and protection but I think the real tool to braking borders is also love. It takes bravery to love and it takes bravery to learn about who we really are and face our true selves head on. Often the hardest borders to brake rest deep within us. DD: Can DokuFest facilitate the process of breaking borders and in which way? Mulloy: DokuFest is at heart an event brought about by people that love documentary film. They love it because documentary films give a view into the life of others, lives unknown. So DokuFest is built on the idea that listening to voices, born both at home and far away, will lead to a growth and understanding. Understanding is the first step in the long term success of border breaking. DokuFest is a pot in which the seed of understanding are planted and given the light and water to grow. I believe that the schemes DokuFest is now nurturing, to mentor and facilitate both voices of emerging Kosovar and international filmmakers, is a commitment to facilitate the future border breakers , of film, on their journeys. And as ever with DokuFest people will walk away from the films having seen the world through the eyes of another, that simple act is in itself braking borders.
A story about the way we tell stories Director Sarah Polley talks about the film and the nature of storytelling.
I think I wanted to tell a story about the way we tell stories and our need to tell stories and the way everyone has discrepancies in stories within their lives, and especially within their families. Director Sarah Polley made an outstanding documentary, “Stories We Tell,” that begins as an examination of her mother but becomes much more complicated and revealing. Her film will open the 12th edition of DokuFest. In the interview Polley talks about the film and the nature of storytelling.
many times where I had no idea where I was going and I really felt like I was fumbling in the dark, where I feel like in my last two films it was a lot clearer. I had a much clearer vision of the film, and I executed it. So this is a much more difficult path, but it was also a lot more rewarding.
The obvious question is one your family asks in How so? the film: Why make this movie? Polley: It felt like following a complicated movPolley: I think I was really interested in the year ing pattern, and it doesn’t make any sense, and and a half after these events unfolded in my fam- you start to see holes in your work and it’s falling ily. I was amazed at how many of us were telling apart. And then you start to see a pattern emerge. the story in totally different ways to people in There’s something really magical about all of a our lives. I think I wanted to tell a story about sudden realizing, “Oh, those holes are meant to the way we tell stories and our need to tell stories be there, and they’re connected to other holes, and the way everyone has discrepancies in sto- and they make up this thing that looks like it ries within their lives, and especially within their makes sense.” I felt like that a bit, making this film. It just felt like this huge mess and then all families. of a sudden a film emerged out of it that was Why do we tell stories the way we do? Why does making sense to other people. That was a really magical process. everyone tell them differently?
Polley: I think if I kept going it wouldn’t have worked as well, to be honest. I would have made it way more complicated than it needed to be. Is a story like this better than something writers could dream up? Polley: I don’t know. It’s really hard to have perspective on something where it’s been your own life. But I think it was interesting, like, when I would tell this story to people, before I was even going to make a film about it, people were listening to it as though it was a real potboiler, and it was funny because it was something that actually happened to me. It was interesting to see how all of us telling the story were weaving it into a better and better yarn. Not by changing any of the details, but by sort of owning the way we told it to people. I thought it was interesting how we treated it as almost this professional endeavor. Like they need to tell it.
Polley: That’s so ancient, right? We do come from an oral tradition. This is part of what makes us evolved as a species, is to tell stories, and to gosPolley: Honestly, with this film, the way I knew sip and converse and to create narratives. where to stop was when I literally couldn’t keep going. I was like, you know what, I don’t even Your fictional movies have a feeling of realism. think it’s a film, but with this one I’m just going How do you achieve that with the actors? to live with it and people can make of it what they’re going to make of it, but I can’t keep mak- Polley: I do a lot of rehearsal. I feel like one of ing this film. I’ve been kind of astonished to find the biggest jobs of a filmmaker is to give your that people seem to see a cohesive film in the actors space and confidence and be supportive, film, because I feel like I could have taken it even and create an environment that is calm enough further, but it just became impossible for me to that they can do work. That’s hard to do. I feel like I put a lot of emphasis on my relationship keep working on it. with the actors, and how they’re doing generally. Do you prefer this kind of film, or fiction? That’s probably a good thing. The Republic | azcentral.com Polley: This was a much harder process for me, this film. It was so confusing and there were so Polley: I don’t know. To me, one of the most interesting things somebody said to me, not in the film, but somebody said to me that I interviewed, was when I said, “Why do we tell stories?” And she said, “Because life is bewildering.” And I do feel like, in a way, we cling to narratives as a life raft. I see us using details about the past that we can’t quite make sense of. I think we have an essential need to tell stories, and I think the various discrepancies between stories, I do feel like the stories we tell are designed to tell us who we are now and who we’ve become.
How did you know when to stop?
13
REVIEWS Black Fish
SATURDAY 22:00 Kino Kalaja 82’ Covert wars, mysterious photos, and drones sound like fragments of a James Bond film, but they’re players in the documentary Dirty Wars based on the book Dirty Wars: The World is a Battlefield by Jeremy Scahill. Director Rick Rowley brings the gritty tale to life as Jeremy travels to different countries looking answers to questions like why the United States military has used certain tactics to take action overseas. Why places like Yemen and Somalia have become terrifying places? Should American citizens who are considered terrorist face trial? Is droning the answer?
Gabriela Cowperthwaite USA - 2013 The information delivered in Dirty Wars is amazing and almost too much to digest in one sitting. There are a lot of questions that the film asks but there are few answers to be found. That’s no fault of Jeremy and Rick; there just aren’t any answers available. Dirty Wars doesn’t attempt to provide solutions to a multi-layered military issues raised or any clarity to the murky political landscape surrounding U.S military action overseas. Rowley and Jeremy only goal is to inform people and generate a discussion – and Dirty Wars is successful at doing that. The film will generate questions and urge people to ask question.
Dirty Wars
SATURDAY 20:00 Kino në Lum 86’ Covert wars, mysterious photos, and drones sound like fragments of a James Bond film, but they’re players in the documentary Dirty Wars based on the book Dirty Wars: The World is a Battlefield by Jeremy Scahill. Director Rick Rowley brings the gritty tale to life as Jeremy travels to different countries looking answers to questions like why the United States military has used certain tactics to take action overseas. Why places like Yemen and Somalia have become terrifying places? Should American citizens who are considered terrorist face trial? Is droning the answer? 14
Richard Rowley USA -2013 The information delivered in Dirty Wars is amazing and almost too much to digest in one sitting. There are a lot of questions that the film asks but there are few answers to be found. That’s no fault of Jeremy and Rick; there just aren’t any answers available. Dirty Wars doesn’t attempt to provide solutions to a multi-layered military issues raised or any clarity to the murky political landscape surrounding U.S military action overseas. Rowley and Jeremy only goal is to inform people and generate a discussion – and Dirty Wars is successful at doing that. The film will generate questions and urge people to ask question.
DOKUPHOTO OPENS WITH PEP BONET!
RECOMMENDED FILMS THE CRASH REEL
Lucy Walker SHBA/USA - 2013 Director Walker collects fifteen years of footage to establish the epic rivalry betweenhalf-pipe snowboard legends Shaun White and Kevin Pearce.
22:00 EUROPA PLLATO
Foto: Mrinë Godanca
DokuPhoto, the photography element of DokuFest, becomes 10 years old this year. To mark this anniversary DokuFest organized the exhibition of multi-award winning Spanish photographer Pep Bonet, untitled ONE GOAL. The exhibition opened on Friday at the Haman Museum in Prizren and will run until August 25th. The exhibition One Goal features amputees soccer team from Sierra Leone. The most brutal aspect of the civil war conflict there was the use of amputation as a weapon of fear, by both factions. Many of the victims were innocent young men, who were targeted in order to stop them fighting for an opposing side. At the Murray Town Camp for Amputees in Freetown, at one time home to over 2,000 people mutilated during the war, a group of these young men and boys have come together to form the Single Leg Amputee Sports Club SLASC. Through soccer, the youths have regained their pride and self-confidence. Pep Bonet continued his long term project on the team in August 2007 photographing the soccer players and their lives. Pep Bonet is an award-winning photographer who has traveled extensively captur-
ing profound moments that represent the unbalanced world in which we live. Bonet is a founding member of the photo agency Noor and his work has been recognized with many industry awards. Among international prizes and grants include the World Press Photo Joop Swart Masterclass in 2002; the Kodak Young Photographer of the Year in 2003 at the festival Visa pour l`image; the Luchetta Foundation in Trieste nomination for the best press photographer of the year in 2004; W. Eugene Smith Humanistic Grant in Photography in 2005; second prize in the World Press Photo contest in the Sports category; second World Press Photo Award for his work “Forced Identity in 2009 and first prize on the 2013 World Press Photo – Online Short with his work ‘Into the Shadows’. Beside beeing a founding member of the photo agency Noor, Bonet often gives lectures in various workshops for photography. Bonet will also mentor DokuPhoto workshops running during this edition. The workshop is bringing 12 regional documentary photographers who will create a visual story on Kosovo.
The human cargo
Daniele Vicari Itali ,Shqipëri/ Italy, Albania - 2012
22:00 KINO NË LUM
On August 8th 1991 the ship, carrying twenty-thousand Albanian people, arrives in the port of Bari.
EXPEDITION TO THE END OF THE WORLD
Daniel Dencik Danimarkë, Suedi/ Denmark,Sweden - 2013
20:00 EUROPA PLLATO
An epic journey where the brave sailors on board encounter polar bear nightmares, Stone Age playgrounds and entirely new species.
15
16