Diagnoza laboratorike e diabetit mellitus

Page 1

Diabeti mellitus apo sëmundja e sheqerit, është një çrregullim metabolik që karakterizohet nga Rezistenca në veprimin e insulinës Deficitit të insulinës apo kombinimi i këtyre dy faktorëve së bashku ────

DIABETI MELLITUS

DIAGNOSTIKA LABORATORIKE DHE PERCJELLJA E DIABETIT MELLITUS Zbulimi i hershëm dhe trajtimi i diabetit është një hap i

MANIFESTIMI Hiperglikemi Çrregullime te metabolizmit te proteinave dhe yndyrnave ────

rëndësishëm drejt mbajtjes së njerëzve me diabet të shëndetshëm. Kjo mund të ndihmojë për të zvogëluar rrezikun e komplikimeve serioze, siç janë sëmundjet e parakohshme të zemrës, verbëria, amputimi i gjymtyrëve

KLASIFIKIMI

dhe dështimi i veshkave

Diabeti tipi 1 Diabeti tipi 2 Diabeti gestacional Tipe te tjera STUDENTJA: EDONA HALILI


METODAT DIAGNOSTIKE TE DIABETI MELLITUS

Diagnoza e diabetit mellitus përcaktohet në bazë të: o Anamnezës familjare o Pasqyrës klinike o Manifestimet karakteristike klinike

Diabeti tipi 1

o Përqendrimet e rritura të glukozës

Më shpesh, testimi për diabetin e tipit 1 ndodh tek njerëzit me simptoma të diabetit. Mjekët zakonisht diagnostikojnë diabetin e tipit 1 në fëmijët dhe të rriturit e rinj.

në gjak (hiperglikemia)

o Prezencës së glukozës në urinë (glukozuria) Si metoda diagnostike përdoren : o Testet përmes gjakut

Diabeti tipi 2

o Testet përmes urines

Ekspertët rekomandojnë testimin rutinë për diabetin e tipit 2 tek personat:

Testet përmes gjakut:

o Mbi 45 vjeç ose më të vjetër o Personat qe janë mbipeshë ose të trashë, dhe kanë një ose më shumë faktorë të tjerë të rrezikut të diabetit o Tek grate qe kane pasur diabet gestacional

o Glukoza e rastësishme në plazmë (RPG) o Glukoza esëll në plazmë (FPG) o Testi i tolerancës ndaj glukozës orale (OGTT) o Hemoglobina e glikolizuar (HbA1c)

Diabeti Gestacional o

Të gjitha gratë shtatzëna që nuk kanë diagnozë paraprake të diabetit duhet të testohen për diabetin gestacional, ku testet për provë të glukozës behen gjatë javes 24 dhe 28 të shtatzënisë.

o Profili i lipideve Testet përmes urinës: o Glukozuria o Trupat ketonik o Mikroalbuminuria


TESTET LABORATORIKE PER DIAGNOZË TË SËMUNDJES SË SHEQERIT GLUKOZA E RASTËSISHME NË PLAZMË (RPG – Random plasma glucose) Një mostër gjaku merret në një kohë të rastësishme pavarësisht nga koha që ka kalu nga marrja e ushqimit dhe një nivel i glukozes se rastesishme në gjak prej 200 mg/dL 11.1 mmol/L ose më e lartë sugjeron diabetin.

GLUKOZA ESËLL NË PLAZMË (FPG – Fasting plasma glucose) Një mostër gjaku do të merret herët në mëngjes pasi personi të mos ketë ngrënë gjatë natës (së paku 8 orë-12 orë). Nje nivel i glukozës esëll : o Më pak se 100 mg / dL (5.6 mmol / L) eshte normale o Prej 100 deri 125 mg / dL (5.6 deri 6.9 mmol / L) konsiderohet prediabet o Prej 126 mg / dL (7 mmol / L) ose më e lartë në dy teste të veçanta,

diagnostifikohet me diabet

TESTI I TOLERANCËS NDAJ GLUKOZËS ORALE (OGTT) ADA (American Diabetes Association) nuk e rekomandon perdorimin e OGTT per venien e diagnozes se semundjes se sheqerit tip I ose tip II, por vetem per diagnozen e semundjes se sheqerit te shtatezenat dhe ne rastet kur vlera e glukozes ne gjak eshte e dyshimte. Testi eshte i standardizum dhe behet heret ne mengjes pas nej diete treditore ne karbohidrate jo strikte (se paku 150 g ne dite ) dhe aktivitetit normal fizik. I egzaminuari 12 ore para testit nuk guxon te haje ose te pije cigare dhe as te beje ngarkese fizike , gjysme ore para testit duhet te jete i qete dhe te ulet. Menjehere pas marjes se gjakut i jepen 75 g glukoze dhe 300 ml uje gjate 5 min te te rriturit , te femijet 1.75 g/kg peshe trupore .Pastaj gjaku testohet periodikisht për dy orët e ardhshme. Gjate testit mbledhet edhe urina.


Niveli i glukozes në gjak pas dy orëve: o Më pak se 140 mg / dL (7.8 mmol / L) është normale. o Një lexim mes 140 dhe 199 mg / dL (7.8 mmol / L dhe 11.0 mmol / L) tregon prediabet o Një lexim prej më shumë se 200 mg / dL (11.1 mmol / L) pas dy orëve tregon diabetin

HEMOGLOBINA E GLUKOLIZUAR (HbA1c) Ky test përdoret për diagnozën ,për përcjelljen e rrjedhjës së sëmundjes dhe sukseseve të terapisë. Paraqet përcaktimin e hemoglobinës së glikoziluar në gjak. Ky test i gjakut tregon nivelin mesatar të sheqerit në gjak për dy deri tre muaj të fundit. Ajo mat përqindjen e sheqerit në gjak i lidhur me hemoglobinën, proteinën që mban oksigjen në qelizat e kuqe të gjakut. Sa më i lartë të jetë niveli i sheqerit në gjak, aq më shumë hemoglobinë do të ketë me glukozë të ngjitur. Vlera normale e HbA1c është 4.0% – 6.0 %. Niveli HbA1c prej : o 6.5 % ose më i lartë në dy teste të veçanta tregon që ju keni diabet. o Mes 5.7 dhe 6.4 % tregon për prediabet o Më poshtë 5.7 % konsiderohet normale Per monitorim te diabetit ky test duhet bërë dy herë në vit dhe nëse niveli I HbA1c është me vlerë 7% ose më pak tregon që diabeti është i kontrolluar mirë. Tabela 1. Kriteret për diagnozën e diabetit Normale Glukoza esëll në plazmë (FPG) Glukoza e rastësishme në plazmë (RPG) OGTT HbA1c

mellitus Prediabet

Diabet

<5.6 mmol/L

5.6-6.9 mmol/L

>7.0 mmol/L

-

-

>11.1 mmol / L

<7.8 mmol / L

7.8 mmol/L -11.0 mmol/L 5.7-6.4%

>11.1 mmol / L

<5.7 %

>6.5%


TESTIMI I URINËS GLUKOZURIA Prania ose mungesa e glukozës në urinë nuk ka ndonjë rol në skrinim të diabetit. Për arsye të historisë shumë kontrolle profesionale dhe të tjera shëndetsore përfshijnë testimin e glukozës në urinë e cila mund te zbuloj diabetin. Mirëpo përqindja e rezultateve false negative e bën këtë test si jo shumë të përdorshem.

MIKROABUMINURIA Mikroalbuminuria mund të përshkruhet si një shkallë e ndërmjetme e eleminimit të albuminës, ndërmjet normales (<30mg/ditë) dhe makroalbuminurisë (>300mg/ditë) Ajo është marker për nefropatinë e hershme diabetike, prandaj perdoret për kërkimin e demtimeve renale

Largimi i albuminave në këtë nivel ndryshon shumë përgjatë ditës dhe më së miri matet me mbledhjen e urinës 24 orëshe. Shkaqe tjera qe japing mikroalbuminuri dhe qe mund të krijojnë vështirësi në diagnozë janë sëmundjet akute, infeksioni i traktit urinar, insuficienca kardiake dhe ushtrimet fizike

TRUPAT KETONIK Trupat ketonik caktohen ne gjak ose ne urine si ndihme ne diagnoze te ketoacetozes diabetike akute Termi “trup ketonik” përdoret për acetonin dhe ketoacidet, acidin acetoacetik dhe beta-hidroksibuterik Trupat ketonik gjenden shpesh tek diabeti i pakontrolluar (Ketoacidoza diabetike si komplikim akut te diabeti i tipit 1), gjithashtu gjenden ne subjekte normale ne gjendje te urisë, dhe nganjëherë tek pacientet alkoolist me ushqim të varfer.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.