Eritroblastosis fetalis

Page 1

Eritroblastoza Fetale Studentja: Edona Halili


Grupet e gjakut Përshkrimi i Rh faktorit dhe si ndikon ai në shtatzani

Eritroblastoza fetale (Sëmundja hemolitike e të porsalindurëve)

Manifestimi, Diagnostifikimi, Mjekimi dhe Parandalimi i sëmundjes hemolitike


Grupet e gjakut Grupet e gjakut janë në realitet antigjenet eritrocitare. Rruazat e kuqe të njeriut (eritrocitet) në sipërfaqen e membranës së tyre kanë mbi 600 antigjene të radhitura sipas mënyrës së trashëgimit në 26 sisteme; prej të cilave më të rëndësishme janë dy:

1. Sistemi ABO 2. Sistemi Rhesus (Rh-D)


RH Faktori Të gjithë grupet e gjakut A,B,AB,O (zero) mund të jenë Rh negativ apo Rh pozitiv

Nëse në rruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet) gjendet proteina e quajtur “faktori rezus” atëherë personi është Rh pozitiv

Emrin e ka marë nga majmuni Rezus


RH faktori në shtatzani  Grupin e saj të gjakut dhe Rh faktorin që para fillimit të shtatzanisë  Nëse nuk e ka vendosur më parë Rh faktorin atëherë duhet ta bëjë këtë menjëherë me të kuptuar për shtatzaninë  Nëse është Rh pozitive, foshnja e saj nuk mund ta ketë sëmundjen Rh  Duhet ta dijë Rh faktorin e partnerit


RH faktori në shtatzani

Nëse shtatzëna është Rh negativ, babai Rh pozitiv, ndërsa foshnja nga babai trashëgon Rh faktorin pozitiv, atëherë egziston rreziku


Nëna Rh negative me fetusin e saj të parë Rh pozitiv. Qelizat nga fetusi Rh pozitiv hyjnë në sistemin e qarkullimit të gjakut të nënës

Nëse në gjakun Rh negativ të gruas, arrin gjaku Rh pozitiv, ajo krijon antitrupa të cilët e mbrojnë nga ky gjak

Në shtatzaninë e ardhshme me Rh pozitiv, antitrupat kalojnë lehtë përmes placentës, arrijnë në qarkullimin e gjakut të foshnjes dhe i shkatërrojnë eritricitet e saj


Eritroblastoza fetale (Sëmundja hemolitike e të porsalindurve) Komplikimi i shtatzënisë ndodhë kur ekziston mospërputhshmëria në mes grupeve të gjakut të nënës dhe fetusit ose fëmijës Ky proses quhet aloimunizim apo sensibilizim dhe manifestohet si sëmundja hemolitike e të porsalindurit ose morbus haemolyticus neonatorum Ndryshe njihet si Eritroblastoza fetale


Eritroblastoza fetale (Sëmundja hemolitike e të porsalindurve) Quhet hemolitike, sepse shkatërrohen eritrocitet e fetusit ose të porsalindurit Sistemi imunologjik i nënës i sheh eritrocitet e fëmijës të vet si të huajat, meqenëse kanë antigjenet që i ka trashëguar prej babait e të cilat mungojnë te nëna Kjo ndodhë zakonisht në tremujorin e fundit të shtatzënisë (fetal-maternal hemorrhage)


Eritroblastoza fetale (Sëmundja hemolitike e të porsalindurve) Kalimi transplacentar i eritrociteve të frytit në qarkullimin e nënës bëhet më tepër:

 Gjatë lindjes  Abortit  Procedurave invazive diagnostike


Fryti brenda mitres rrezikohet nga anemia Te format e rënda të sëmundjes aplikohet transfuzioni intrauterin, kur fëmijës i jepet transfuzioni i gjakut drejtpërdrejt në mitër

Nëse nuk bëhet kjo ndërhyrje fryti ënjtet, macerohet (hydrops) dhe shtatzënia dështon Poashtu, te këto raste bëhet edhe lindja e parakohshme varësisht nga pjekuria e frytit

Pas lindjes foshnja më tepër rrezikohet nga veprimi toksik i bilirubinës sesa nga anemia dhe format e sëmundjes Ajo manifestohet si anemi, verdhëz apo kernicterus


 Te çdo shtatzënë duhet bërë grupin e gjakut ABO dhe Rh-D  Nëse shtatzëna është Rh-D negative, kjo duhet bërë patjetër edhe te bashkëshorti  Nëse bashkëshorti është Rh-D pozitiv duhet hulumtuar antitrupat eventual (Testi i Coombs-it indirect) në muajin e III-të ose IV-të dhe të VIII-të të shtatzënisë


Vlerësimi gjendjes së frytit në mitër bëhet me  Amniocentezë  Ultrazë (duke analizuar madhësinë e shpretkës, mëlçisë dhe zemrës së fëmijës)  Pas lindjes shenjat e sëmundjes bazohen në anemi, hiperbilirubinemi dhe verdhëza që zhvillohet pas lindjes brenda 24 – 36 h, ndërsa në laborator testi i Coombs-it direkt bëhet pozitiv.


 Para lindjes kur konstatohet se fryti po vuan nga anemia duhet të jepet transfuzion i gjakut në kërthizën e fëmijës kur ai ende është në mitër

Metodat e mjekimit pas lindjes janë :  Transfuzionet e gjakut te anemia e të porsalindurit,  Fototerapia (rrezet ultraviolete zbërthejnë bilirubinën)  Ndërrimi i gjakut (eksanguinotransfuzioni) te verdhëza intensive


Krijimi i antitrupave në gjakun e nënës parandalohet me:  Shiringen- Rh imunoglobina (Rhogam) Merret rreth:  Javës së 28-të të shtatzanisë  Pas lindjes në afatin prej 72 orëve


 Nëse gruaja është Rh negative, shiringën mbrojtëse të imunoglobinës duhet marrë nëse ka patur abort spontan apo të qëllimshëm  Gruaja Rh negative duhet që pas ndonjë lëndimi të madh, ku mund të ketë patur mundësi të përzierjes së gjakut me gjakun e ndonjë personi tjetër të lënduar, të merr Rhogam.


[1] Erythroblastosis Fetalis [online] http://www.merckmanuals.com/professional/gynecology-andobstetrics/abnormalities-of-pregnancy/erythroblastosis-fetalis [2] Grupet e gjakut dhe shtatzania [online] http://telegrafi.com/grupet-e-gjakut-dhe-shtatzenia/ [3] Rh faktori [online] http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/rh-faktori


THANK YOU!


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.