Komunikimi verbal

Page 1

Kolegji i shkencave mjekësore “Rezonanca”

Punim Seminarik Tema: Komunikimi Verbal Studentja: Edona Halili

Viti akademik: 2016/2017 Lënda: Shkathësitë e komunikimit

Profesori: Mumin Sadiku

Prishtinë, 2016


KOMUNIKIMI VERBAL

.

Përmbajtja: 1.0 Hyrje e përgjithshme rreth komunikimit…………………………………….2 1.1 Elementet e procesit të komunikimit……………………………........2 1.2 Nivelet e komunikimit………………………………………………..3 1.2.1 Komunikimi Intrapersonal……………………………………….....3 1.2.2 Komunikimi Interpersonal…………………………………….…....3 1.2.3 Komunikimi në grupe……………….……………………………....3 1.2.4 Komunikimi publik………….……………………………………....3 2. Llojet e Komunikimit………………………………………………………..…4 2.1 Komunikimi Joverbal……………………………….……………….…......4 2.2 Komunikimi Verbal…………………………….…………………….…....4 3.0 Llojet e komunikimit verbal…………………….………………………….…5 4.0 Veqoritë e komunikimit verbal……………….………………………..…...…6 5.0 Anët Pozitive të komunikimit verbal………….…………………………..…..6 6.0 Anët negative të komunikimit verbal……….……………….…………....…...7 7.0 Komunikimi efektiv Mjek-Pacient…………….………………….……….…...7 7.1 Problemet gjatë komunikimit mjek-pacient….………………….…….…...8 8.0 Faktorët që ndikojnë në komunikimin verbal…………...……………….....…9 9.0 Aftësitë komunikuese…………………………………………….……….....10

1


KOMUNIKIMI VERBAL

.

1.0 HYRJE E PËRGJITHSHME RRETH KOMUNIKIMIT

Komunikimi është ecuria që lejon gjallesat të shkëmbejnë informacion nëpërmjet disa mënyrave dhe niveleve. Komunikimi kërkon që të gjitha palët të kuptojnë një gjuhë të përbashkët që mund të shkëmbehet. Komunikimi paraqet procesin e kalimit të informatave nga burimi përmes rrugëve të mesme deri te pranuesi, si dhe kalimin e reagimit të pranuesit përmes rrugëve të mesme deri te burimi. Komunikimi si i tillë në procesin e vet përfshin dy ose më shumë persona. Në ditët e sotme fjala komunikim shpesh përdoret edhe si sinonin i termit lajmërim (psh. komunikoi - lajmëroi, komunikatë -lajmërim). Sipas ligjit me komunikim nënkuptohet çdo shkëmbim ose bartje informacioni ndërmjet numrave të caktuar të palëve me anë të mjeteve të shërbimeve publike elektronike në dispozicion. Kjo nuk përfshin ndonjë informatë të bartur si pjesë e një shërbimi transmetues për publikun nëpërmjet rrjetit të komunikimit elektronik, përveç nëse informacioni ka të bëjë me palën, si klient, abonent, regjistrues të identifikueshëm ose shfrytëzuesin (përdoruesin) që merr informacionin [1].

1.1 ELEMENTET E PROCESIT TË KOMUNIKIMIT

Dërguesi- personi që inicion komunikimin interpersonal Mesazhi- është informacioni që dergohet nga dërguesi Kanalet- janë mesazhe të transmetuara përmes sensit visual, auditiv dhe prekës Marrësi- është personi te i cili dërgohet mesazhi Mjedisi- është atmosfera fizike dhe emocionale në kohën që ndërveprohet FeedBack- Nënkupton nëse u kuptua domethënia e mesazhit [2].

2


KOMUNIKIMI VERBAL

.

1.2 NIVELET E KOMUNIKIMIT

1.2.1 Komunikimi Intrapersonal Është ai komunikimi që ndodh brenda jush. Ai përfshinë mendimet, ndjenjat dhe mënyren se si ju e shihni veten tuaj. Për shkak se komunikimi intrapersonal është i përqendruar te vetja, ju jeni i vetëm dërgues-marrës. Mesazhi përbëhet prej mendimeve dhe ndjenjave tuaja. Kanali është truti juaj që proceson atë cfarë ju mendoni dhe ndjeni. Ka feedback për aq kohë sa ju flisni me veten edhe pse ju nuk flisni drejtpërdrejtë me të tjerët në komunikim intrapersonal eksperiencat tuaja do të përcaktojne se si ju do të flisni me veten.

1.2.2 Komunikimi Interpersonal Ai ndodh kur ju komunikoni me njeri-tjetrin zakonisht në një mjedis joformal dhe të pastrukturuar. Ky komunikim përdor elementet e procesit të komunikimit. Mesazhet përbëhen kryesisht nga simbole verbale dhe joverbale. Kanalet janë shikimi dhe tingulli. Zhurmat e brendshme janë kryesisht të vogla se secili prej tyre e sheh tjetrin dhe nuk shpërqëndrohet.

1.2.3 Komunikimi në grupet e vogla Ky ndodh kur një numer i vogel njerëzish duhet të zgjedhin një problem. Grupi duhet të jetë aq i vogel sa të lejoj anëtarët e tij të ndërveprojnë me njeri-tjetrin. Komunikimi këtu është më i ndërlikuar se ai interpersonal. Mesazhet janë më të strukturuar dhe ka më shume probabilitet për konfuzion e mosmarrveshje. Kanalet janë të njejta si te komunikimi interpersonal dhe mundësia për feedback është më e madhe.

1.2.4 Komunikimi Publik Komunikimi i dërgohet një audience. Folësi zakonisht transmeton një mesazh të strukturuar. Kanalet janë më të ekzagjeruara se në komunikimin interpersonal. Zëri është më i lartë dhe gjestet janë më ekpansive sepse audience është më e madhe. Dhënia e feedback është e limituar kryesisht në atë joverbal. Mjedisi është formal [3].

3


KOMUNIKIMI VERBAL

.

2.0 LLOJET E KOMUNIKIMIT

2.1 Komunikimi joverbal Mbështetet në lëvizje dhe raporte hapësinore. Ai quhet ndryshe edhe komunikimi prelinguistik [1]. Komunikimi joverbal përbën pjesën më të madhe të komunikimit. Disa studiues pohojnë se rreth 65-70% e komunikimit i takon komunikimit joverbal. Ai ndërthuret me komunikimin verbal; e kualifikon, e kompleton dhe ndonjëherë e zëvendëson atë plotësisht. Kumunikimi joverbal është informacioni, emocioni që shprehet pa fjalë dhe pa ndihmën e gjuhës. Në krahasim me komunikimin verbal komunikimi joverbal është më pak i kontrollueshëm, por është më i fuqishëm sepse bart shumë emocione dhe ndjenja të cilat shpesh është e pamundur t’i shprehim me fjalë e nganjëherë edhe vështirë t`i kuptojmë. Studimet vërtetojnë se komunikimi joverbal është shpesh shumë më i vlefshëm sesa ai verbal [4].

2.2 Komunikimi Verbal Komunikimi verbal mundësohet nga gjuha dhe fjala. Me këtë kuptojmë dhënien e mesazhit me anë të fjalës. Me anë të fjalës së folur e të shkruar hyjmë në kontakt me ata që na rrethojnë [4]. Mjeti më i rëndësishëm i komunikimit tek njeriu është të folurit. Të folurit dhe komunikimi foljor ose verbal mbështet në aftësinë e njeriut që të prodhojë zëra (fonema) mjaft të llojllojshme, si dhe në aftësinë që zërat t’i lidhë në grupe që bëhen bartëse të domethënies, në fjalë(morfemë) dhe më tej në sisteme fjalësh.Të folurit me zë dhe gjuha e ndërtuar mbi të është forma më erëndësishme e komunikimit të njeriut, sepse paraqet sistemin social simbolik Kjo do të thotë se me anë të gjuhës së caktuar, me gojë dhe me shkrim mund t’i komunikojnë përjetimet e veta dhe t’i komunikojnë njohuritë e veta një rreth i gjerë individësh, të gjithë ata që i takojnë një komuniteti të caktuar gjuhësor dhe që e kanë përvetësuar domethënien e kombinimeve të zërave të gjuhës së caktuar dhe rregullat e ligjet e përdorimit të tyre[5]. Të dish të flasësh do të thotë të dish të ndihmosh dhe të edukosh. Fjala duhet të jetë ajo që ndihmon dhe edukon tjetrin, e jo ajo që shkatërron edhe pse kjo e fundit mund të ndodhë shpesh. Të flasësh nuk mjafton të hapësh gojën, të përdorësh një argument, citim e fraza të 4


KOMUNIKIMI VERBAL

.

famshme e të bukura. Por të flasësh, do të thotë të dish të dëgjosh e ti bësh të tjerët të të dëgjojnë Kur flasim duhet të kemi parasysh të shmangim goditjet me pëllëmbë në shpatullat e bashkëbiseduesit, të mos u vëmë duart e djersitura atyre që dëgjojnë, të mos i lagim me pështymë, të mos i godasim me bërryla shokët që kemi në krahë derisa tjetri flet etj. Nëse këto bëjnë pjesë në personalitetin tënd, me pak vullnet të mirë këto mund t’i eleminosh. Komunikimi ka qenë dhe është gjithmonë i rëndësishëm në jetën e njerëzve, është kulturë, është gjithçka, vërtetë është çelësi i suksesit. Të dish të komunikosh do të thotë të dish të dëgjosh. Kjo gjë kërkon që të kemi një qëndrim të hapur ndaj të tjerëve duke u përpjekur që të kuptojmë tjetrin dhe bisedën. Të folurit dhe gjuha janë mjet i rëndësishëm i komunikimit, sepse shenjat që i shfrytëzon (fjalët), jane bartëse të domethënies, të të ashtuquajturës domethënies denotative. Domethënia denotative është domethënie që është e njëjtë për të gjithë ata që e shfrytëzojnë gjuhën e caktuar. Fjalët posedojnë, sipas rregullës, edhe një domethënie plotësuese, të ashtuquajturë domethënien konotative.Domethënien konotative e caktojnë si ndjenja dhe qëndrime që bashkohen me simbolin.[5]

3.0 LLOJET E KOMUNIKIMIT VERBAL

Komunikimi verbal në mes qenieve njerëzore është i mundur përmes komunikimit të shkruar dhe të folurit. Si në nivelin e shkruar ashtu edhe në atë të folur, komunikimi është i mundur përmes formateve të ndryshme.[6] Komunikimi përmes të folurit Komunikimi përmes të folurit mund të jetë privat ose publik. Llojet e komunikimit të folur:  Komunikimi me veten (monolog)  Komunikimi me një person (një-për-një komunikimi)  Komunikimi në grupe (një e më shumë)

5


KOMUNIKIMI VERBAL

.

Komunikimi përmes shkrimit Llojet e komunikimit me shkrim:  Shkrim rreth vetes (Ditari)  Shkrim me një person ( një me një – letra personale, letra kërkesë)  Shkrim për shumë persona (një me shumë – ftesat, tregimet) Komunikimi ballë për ballë Komunikimi ballë për ballë është kontakti ballë për ballë në mes të dy personave për arsye personale ose sociale në lidhje me një temë me interes të ndërsjelltë. Ky lloj komunikimi ndodh midis miqëve, të afërmeve, kolegëve, mjekut dhe pacientit etj. Komunikimi përmes telefonit Bisedat telefonike janë një lloj tjeter i rëndësishëm i komunikimit të cilat në i kryejmë në jeten tonë të perditshme. Ky komunikim është mënyra më e mirë për tu lidhur me njerëzit kudo që jane. Këtu nuk kemi të bëjme me përdorimin e gjuhës së trupit dhe sy-kontaktit.[6]

4.0 VEQORITË E KOMUNIKIMIT VERBAL    

Fjalët janë pasqyrim simbolik i mendimit; Domethënia e fjalëve është me marrëveshje; Kuptimi zhvillohet nga konteksti verbal në të cilin përdoret fjala; Komunikimi verbal në pjesën më të madhe është nën kontrollin e vetëdijes.[5]

5.0 ANËT POZITIVE TË KOMUNIKIMIT DIREKT/VERBAL     

Është i mundshëm reagimi i të dy anëve/palëve Paqartësitë dhe keqkuptimet mund të sqarohen shumë shpejtë Kur komunikoni ju mund të zhvilloni ide të reja Komunikimi është i dobishëm për një mirëkuptim të dy anshëm Komunikimi krijon kontakte ndërnjerëzore [7]

6


KOMUNIKIMI VERBAL

.

6.0 ANËT NEGATIVE TË KOMUNIKIMIT DIREKT/VERBAL  Lehtë mund të harrohet përmbajtja  Më vonë nuk do të mund ta dokumentoni atë që keni thënë/dëgjuar  Mund të manipuloni por edhe të jeni të manipuluar [7]

7.0 KOMUNIKIMI EFEKTIV MJEK-PACIENT

Komunikimi efektiv në mes të mjekut dhe pacientit është një funksion kryesor në ndërtimin e një marrëdhënie terapeutike mjek-pacient që konsiderohet si zemra dhe arti i mjekësisë. Kjo është e rëndësishme në ofrimin e kujdesit shëndetësor me cilësi të lartë. Pakënaqësitë e shumta të pacienteve dhe ankesat e shumta janë si shkak i prishjës së marrdhënieve mjekpacient. Aftësitë komunikuese dhe ndërpersonale të mjekut përfshijnë aftësinë për të mbledhur informacion në mënyrë që të lehtësoj një diagnozë të saktë, të japë në mënyrë të përshtatshme këshilla, të japë udhëzime terapeutike dhe të krijoj marrdhënie dashamirësie me pacientet. Mjekët shëndetësor janë në një pozitë të veqantë të respektit dhe fuqisë. Hipokrati sugjeroi se mjekët mund të ndikojnë në shëndetin e pacienteve. Komunikimi efektiv mjek-pacient mund të jetë një burim i motivimit, nxitje, siguri dhe mbështetje. Një marrdhënie e mirë mjek-pacient mund ta rrisë kënaqësinë e punës dhe ta forcoj vetëbesimin, motivimin dhe pozitivitetin e gjendjes së tyre shëndetsore. Komunikimi i mirë mjek-pacient ka potencial për të ndihmuar në rregullimin e emocioneve, për të lehtësuar të kuptuarit e informacionit mjekësor dhe të lejoj për identifikimin më të mirë të nevojave, përceptimeve dhe pritjeve të pacientit Objektivi përfundimtar i cdo komunikimi mjek-pacient është përkujdesja shëndetsore dhe përmisimi i shëndetit të pacientit.

7


KOMUNIKIMI VERBAL

.

Tre qëllimet kryesore të komunikimit mjek-pacient janë:  Krijimi i një marrdhënie të mirë ndërpersonale  Lehtësimi i shkëmbimit të informacionit  Përfshirja e pacienteve në marrjen e vendimeve Dhënia e lajmeve të këqija nga mjeket tek pacientet është një komunikim kompleks dhe sfidues në praktikën e mjekësisë. Faktorët e rëndësishëm gjatë dhënies së lajmeve të këqija përfshijnë:  Kuptimin e perspektivave të pacientit  Ndarjen e informacionit  Njohuritë dhe pritjet e pacientit Moskomunikimi i duhur ka implikime serioze pasi ajo mund të pengoj të kuptuarit nga pacienti, pritjet e trajtimit ose përfshirjen në planin e trajtimit. Përveq kësaj moskomunikimi zvoglon kënaqësinë e pacientit me kujdesin mjekësor, nivelin e shpresës dhe gjendjen psikologjike.[8]

7.1 Problemet gjatë komunikimit mjek-pacient Ka shumë pengesa për komunikim të mirë në marrdhëniet mjek-pacient duke përfshirë: Mjeku: Mbajtja e informacionit ose dhënia e informacionit në mënyrë të ftohtë Ngritja e zërit të tij/saj Perdorja e termeve mjekësore të panjohura për pacientët Presion mbi pacientin për të marrë vendime serioze shëndetësore pa dijeninë adekuate ose pa kohen e mjaftueshme për të menduar rreth atij vendimi  Nëncmimi i pacientit kur ata bëjnë pyetje që janë të rëndësishme për ta    

Pacienti:  Mbajtja e informacionit (duke mos i treguar mjekut në lidhje me problemet aktuale shëndetsore, apo se nuk janë duke i marrë ilacet sic duhet ose në lidhje me probleme të mëdha personale të cilat ndikojnë në trajtimin e tij)  Ngritja e zërit 8


KOMUNIKIMI VERBAL

.

 Pretendimi se e kuptoni kur në të vërtetë nuk e kuptoni (Mënyra më ë mirë është të pyes rreth termave që nuk i kupton)  Marrja e një sasie të tepruar të kohës së mjekut  Të qenurit i sikletosur për të bërë pyetje rreth trupit ose trajtimit që është e rëndësishme për ju  Mos analizimi i përgjigjjeve të mjekut [9]

8.0 FAKTORËT QË NDIKOJNË NË KOMUNIKIMIN VERBAL

Komunikimi efektiv verbal varet nga një numër faktorësh dhe ka ndërlidhshmëri me aftësitë e tjera të rëndësishme sic janë:  Sjellja jo-verbale (Sinjalet jo-verbale mund të japin të dhëna dhe informata shtesë dhe kuptim më të qartë të komunikimit verbal)  Aftësia e të dëgjuarit Dëgjimi është aftësia për të marrë të saktë interpretimin e mesazheve në procesin e komunikimit. Dëgjimi është çelësi për të një komunikim efektiv, pa aftësinë për të dëgjuar në mënyrë efektive mesazhet keqkuptohen lehtë - komunikimi prishet dhe dërguesi i mesazhit lehtë mund të bëhen të inatosur.  Gjuha (Zëri) Zëri juaj mund të zbulojë sa më shumë për historinë tuaj personale si dhe pamjen tuaj. Zhurma e një zëri dhe përmbajtja e fjalës mund të japë të dhëna për gjendjen emocionale të një individi dhe një dialekt mund të tregoj rrënjët e tyre gjeografike. Zëri është unik për personin të cilit i takon. Për shembull, në qoftë se vetë-respekt është i ulët, kjo mund të reflektohet nga hezitim në zë, një person i turpshëm mund të ketë një zë të qetë, por dikush i cili është i bindur në veten e tyre do të jenë më shumë të ngjarë që të ketë komandën e zërit të tyre dhe qartësia e të folurit.

9


KOMUNIKIMI VERBAL

.

 Ndjenjat Ndjenjat ndikojnë në procesin e komunikimit ku në këto raste: Pacientet mund të ndihen të friksuar kur dalin para mjekut Mjeket mund të jenë të lodhur ose të stresuar ose që të dyja të jenë së bashku  Rolet dhe marrdhëniet Mjeku mund të marrë rol aktiv gjatë komunikimit ndërsa pacienti pasiv ose ndonjëherë ndodh e kundërta ku mjeku është pasiv e pacienti aktiv  Bindjet, besimet, pritjet Si mjekët ashtu edhe pacientet janë të ndikuar nga kultura të ndryshme si dhe përvojat e mëhershme jetësore. Ata qe të dy në situate të ndryshme përdorin metodë të shpejtë për të bërë vlersime për familjen dhe mbi individin. Qartësia e shprehjes, të qenurit të qetë dhe të përqendruar, duke qenë i sjellshëm dhe duke ndjekur disa rregulla themelore të mirësjelljes të gjitha këto do të ndihmojnë në procesin e komunikimit verbal [10].

9.0 Aftësitë e komunikimit  Dëgjimi i vëmendshëm  Ndjëshmeria  Përdorimi i pyetjeve të ndryshme (Pyetjet e hapura, pyetjet e mbyllura, pyetjet provuese, pyetjet sugjestive, pytjet hipotetike, pyetjet krahasuese, pyetjet e shumëfishta)

Pyetjet e hapura “Çka ju duket se është problem?”  Ky lloj i pyetjes e inkurajon pacientin që të flas dhe të tregoj tregimin personal  Intervista mund të bëhet më e gjatë dhe më e veshtirë për t’u kontrolluar

10


KOMUNIKIMI VERBAL

.

Pyetjet e mbyllura “A ju dhemb kur të kolliteni?”  Pyetjet e mbyllura ju mundësojnë që të zbuloni shpejtë detajet faktike  Ato shumë shpesh mundësojnë që brengat dhe ankthet e pacientit të ngelin të pazbuluara Pyetjet provuese “Kur keni dhembje saktësisht?”  Pyetjet provuese ju mundesojne qe te qartesoni detajet faktike  Pyetjet provuese kufizojne informatat qe ofrohen nga pacienti Pyetjet sugjestive “Supozoj se kolli është më i theksuar gjatë natës?”  Pyetjet sugjestive nuk kanë përparësi  Pyetjet sugjestive indukojnë pergjegje të cilat ju i prisni Pyetjet hipotetike “Si do të ndiheni lidhur me terapinë?”  Pyetjet hipotetike ju mundësojnë hulumtimin e bindjeve dhe besimeve të pacientit  Parashikimet e pacientit nuk janë gjithnjë në pajtim me reagimet ose sjelljet e tyre në të ardhmen Pyetjet krahasuese “A preferoni më tepër që të qëndroni në shtëpi se sa që të pranoheni në spital?”  Pyetjet krahasuese ju mundësojnë që të arrini shpejtë deri të detajet faktike  Pyetjet krahasuese e kufizojnë informaten e dhënë nga pacienti Pyetjet e shumëfishta “Kur filloi kollitja? A e ka ngacmuar diç? A është më e theksuar gjatë nates?”  Pyetjet e shumëfishta nuk kanë përparësi  Pacienti zakonisht i harron pyetjet e para dhe pergjegjet vetem në pyetjen e fundit [11] 11


KOMUNIKIMI VERBAL

.

LITERATURA ( REFERENCAT)

[1] Komunikimi, Wikipedia Enciklopedia e lirë (2016) [online] https://sq.wikipedia.org/wiki/Komunikimi [2] Komunikimi, Scribd (Egla Kraja) [online] [3] Psikologji Komunikimi (2008) [online] https://archive.org/stream/PSIKOLOGJIKOMUNIKIMI/PSIKOLOGJI-KOMUNIKIMI_djvu.txt [4] Llojet e Komunikimit: Komunikimi verbal dhe joverbal (2011) [online] http://www.drita.info/2015/04/11/llojet-e-komunikimit-komunikimi-verbal-dhe-joverbal/ [5] Psikologji, Llojet e komunikimit (2015) [online] http://anduenasefgjini.com/psikologji-llojet-e-komunikimit/ [6] Verbal Communitation, WikiEducator Free elearning content (2010) [online] http://wikieducator.org/Verbal_Communication [7] Communication (2014) [online] http://adnani.8m.com/contact.html [8] Doctor-Patient Communication : A Review (2010) [online] https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3096184/ [9] Barriers For The Doctor and The Patient (2016) [online] https://www.canceradvocacy.org/resources/communicating-with-your-doctor/barriers-forthe-doctor-and-the-patient/ [10] Verbal communitation skills (2016) [online] http://www.skillsyouneed.com/ips/verbal-communication.html [11] Shkathësi komunikimi, Komunikimi Verbal Dr.Bujar Obertinca

12


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.