FA LA S
Intervistë me Yll Limanin
Faqe 20
Muzika është e bukur kur nuk ka vulgarizëm brenda saj!
6 - 19 QERSHOR 2014, E PËRDYJAVSHME E RAJONIT TË GJILANIT, NR.14
fotomontazh: Nim Shabani KOMUNA
Mustafa: Komuna u jep tender firmave jashtë Gjilanit edhe pse dikur kritikonin
Dhënia e kontratave për punë, investime dhe shërbime është e rreg¬ulluar me ligjin për Prokurim Publik në Kosovë. Mirë¬po dhënia e tenderëve kompanive që nuk janë nga Gjlani për të kryer shërbime në këtë komunë, ka sh¬kaktuar përplasje në mes krye¬trit aktual, Lutfi Haziri, ish-dhe kryetarit, Qemajl Mustafa, dhe pjestarëve tjerë të këtyre pative politike. Vazhdon faqe 4
MIRËQENIE
Të hendikepuarit nuk janë për lëmoshë
Personat me aftësi të kufizuara përballen me një gjendje të vështirë dhe diskriminuese. Ata kërkojnë që të ndihen të nevojshëm dhe të marrin pjesë në jetën e përditshme. Pamundësia për t’u qasur në objekte, pamundësia e shkollimit, mungesa e shërbimeve adekuate, diskriminimi në punë, janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballën ata çdo ditë. Në Gjilan, personave me aftësi të kufizuara nuk iu jepet hapësirë sa duhet dhe ata nuk e ndiejnë veten të barabartë në shoqëri.. Vazhdon faqe 19
Dështon konferenca e donatorëve, shkak fushata zgjedhore Konferenca e Dona¬torëve e paraparë të mbahet në fund të muajit prill është shtyrë për afat të pacaktuar. Duket se ajo është shtyrë për shkak të zgjedhjeve, për të mos i dhënë favor ndonjë subjekti politik që të përfitojë nga ajo. Përndry¬she gjatë paralajmërimit se do të mbahet kjo konferencë, u tha se komuna e Gjilanit pret shumë nga konferenca e donatorëve ku ka aplikuar me katër projekte, me vlerë të përgjithshme rreth 12 milionë euro. vazhdon faqe 7
2
6 - 19 qershor 2014
sheshi
Komuna
këtë numër
në Sheshi Dështon konferenca e donatorëve, shkak fushata zgjedhore Faqe 7
Gjilani me qendra të reja të mjekësisë familjare Caritas Kosova dhe Komuna e Gjilanit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për aktivizimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare, të cilat deri më tash nuk kanë funksionuar, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Gjilanit. Komuna e Gjilanit, tash e tutje, me nënshkrimin e marrëveshjes me Caritas Kosovën, do të ofrojë shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët e Gjilanit, në të gjitha qendrat ekzistuese, por edhe në qendra mobile shtesë.
Min
Max
Ky projekt, përveq Caritas Kosova, mbështetet edhe nga Caritas Gjerman, ndërsa implementohet nga ana e Komunës së Gjilanit, respektivisht nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare. Në kuadër të këtij projekti, është e paraparë që të pranohet një numër i konsiderueshëm i punëtorëve profesionalë, për të dhënë kontributin profesional dhe shëndetësor për qytetarë.
QKMF-në edhe me një autoambulancë
Të dhënat për motin ofrohen nga Moti në Gjilan (www.facebook.com/moti.06)
Valdrin Shala
A e dini se? Një rrufe mund të përmbajë energji të mjaftueshme sa për të mbajtur ndezur një poç elektrik për 3 muaj!
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan edhe zyrtarisht ka pranuar autoambulancën, e cila falë angazhimit të Klubit Rotarian Gjilan ka ardhur si donacion nga klubi i rotarianëve britanik “Rotary Launceston”. Donacionin e ka pranuar drejtori i QKMF-së, Fejzullah Berisha. Donacionin u dorëzua nga përfaqësuesit e rotarianëve britanik, Barrie Boundy dhe Leighton Penhale, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i klubit Rotarian “Gjilani”, Muhamet Halili. Institucionet komunale kanë vlerësuar angazhimet dhe ndihmën që po e japim rotarinët
Mustafa: Komuna u jep tender firmave jashtë Gjilanit edhe pse dikur Faqe 8 kritikonin
gjilanas që donacione të tilla dhe punë të mira që po bëhen në shërbim të qytetarëve të Komunës.
Takim për planifikimin e buxhetit komunal
Zyra Rajonale e OSBE-së në Gjilan së bashku me Komunën e Gjilanit ka organizuar takimin për procesin e përgatitjes së buxhetit komunal për vitin 2015, me ç’rast rolin e legjislativit dhe ekzekutivit në këtë proces e kanë vlerësuar shumë të rëndësishëm, ashtu sikur edhe pjesëmarrjen e qytetarëve në debate publike.
Lagjja e harruar nga institucionet komunale Faqe 9
Bibloteka e Vitisë me Synohet fuqizimi i të 68 tituj librash rinjve vitias në vendimmarrje Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Dardanë, Venera Dërmaku Rexha, pranoi një donacion të librave prej 68 tituj (120 ekzemplar) për Bibliotekën e Qytetit “Drita”, të cilat i dhuroi Ministria për Kulturë Rini dhe Sport. Dorëzimin e tyre e bëri personalisht Ministri i MKRS-së, Memli Krasniqi. DKRSja është falënderuese dhe mirënjohëse për këtë ndihmë që i bëhet fondit të librave të bibliotekës në Dardanë, duke besuar që këta tituj do të jenë të mirëseardhur për lexuesit e komunës së Kamenicës.
Kryetari i Kamenicës priti Komandantin e KFOR-it, Topaloglu Në takimin e mbajtur të kryetarit Begzad Sinani me komandantin e
Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe kryetari i komunës, kryesuesja e kuvendit komunal dhe të gjithë drejtorët e drejtorive komunale dhe shërbyesit civil të cilët janë përgjegjës për planifikimin e buxhetit. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi dhe njohja më e përafërt me procesin e planifikimit të buxhetit të komunës si dhe ngritjen
e kapaciteteve mbikëqyrëse të kuvendit karshi ekzekutivit të komunës. Një kontribut shumë i çmueshëm u tha se do ta jepte edhe publiku me pjesëmarrje në proceset e hartimit të buxhetit komunal dhe poashtu edhe nivelin e konsultimit me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve. Gjithashtu janë dhënë rekomandime të përbashkëta për institucionet e nivelit lokal, lidhur me atë se si të planifikohet buxheti komunal, si të rritet transparenca dhe pjesëmarrja e publikut në mënyrë që të sigurohen interesat e të gjitha komuniteteve dhe grupeve gjatë planifikimit të buxhetit.
Diaspora faktor i rëndësishëm i zhvillimit të Kosovës Faqe 11
KFOR-it,Topaloglu, ku ishte prezent dhe zëvendës omandanti i Policisë në Kamenicë, Gani Huruglica u diskutuan rreth organizimit sa më të mirë për ditën e zgjedhjeve nacionale. Komandanti i KFOR-it thaka thënë se këto takime janë të vazhdueshme, arsye e këtij takimi është sepse në këtë fundjavë do të mbahen zgjedhjet nacionale në Kosovë, e që janë të rëndësishme dhe duhet të kalojnë në një atmosferë të sigurt dhe demokratike. Jam takuar me të gjithë kryetarët e komunave, dhe i kemi njoftuar për gatishmërinë tonë që të ju ofrojmë ndihmë për siguri. Ndërsa, zv.komandanti i Policisë në Kamenicë, Gani Huruglica, theksoi se deri tani nuk kemi pasur incidente, kemi përpiluar plane operative dhe jemi ne monitorim në të gjitha tubimet e partive politike në komunën tonë. Ne nuk kemi staf të mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjitha pikat në ditën e zgjedhjeve me 8 qershor. Kryetari Sinani e falënderoi gjeneralin për vizitën, si dhe interesimin e shprehur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në komunën tonë.
Në kuadër të projektit të OSBE-së për “Fuqizimin e përfshirjes së rinisë dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim marrje” në Viti është mbajtur një takim në mes të përfaqësuesve të Komunës së Vitisë, OSBE-së dhe KVRL-së. Gjatë këtij takimi në veçanti është folur për mundësitë e ngritjes së pjesëmarrjes së rinisë përmes Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, por janë paraqitur edhe disa pengesa si mungesa e regjistrimit të këtij këshilli pranë ministrisë përkatëse. Zëvendës-kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, duke folur lidhur me rëndësinë që ka shoqëria civile në procesin e vendimmarrjes, ka thënë se Komuna e Vitisë ka hartuar një Rregullore mbi Transparencën dhe në këtë do të jetë edhe avancimi i rinisë. Njëherit ai ka folur edhe për vendimin për formimin e komiteteve konsultative. “Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Vitisë kemi sjellë një vendim të aprovuar për formimin e dy komiteteve konsultative një për personat me aftësi të kufizuar ndërkaq tjetra për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, dhe ju njoftoj se konkursi do të jetë i hapur dhe do ta kemi në konsideratë edhe kategorinë e rinisë” u shpreh zv.kryetari Aliu. Drejtori i Qendrës Regjionale të OSBE-së, Ulrich Biffar ka thënë se egzitojnë disa KVRL të cilat kanë ide dhe dëshirojnë ti shëndrojnë ato në projekte konkrete dhe për sipas tij kjo është një ndër arsyeje sepse OSBE-ja i përkrah këto këshille. “Arsyeja sepse jemi mbledhur këtu sot është që t’i grumbullojmë idetë dhe t’i shndërrojmë ato në projekte konkrete. Dhe vetë prezenca e përfaqësuesve komunalë, konkretisht zv. Kryetarit, është dëshmi se ata janë të gatshëm t’i përkrahjen projektet e duhura” u shpreh Biffar. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të KVRL-së të Vitisë si dhe përgjegjësi i Sektorit të Rinisë, Emrush Azemi, ndërkaq si problematikë është shtruar mungesa e regjistrimit të KVRLsë. Nje nga arsyet për këtë, sipas
Pronar dhe Botues: Sheshi PR & Marketing Kryeredaktore: Diturie Hoxha, d.hoxha@sheshionline.com, Politikë dhe ekonomi: Besarta Maliqi, b.maliqi@sheshionline.com, Teknologji: Prarim Hoxha, prarim.hoxha@boshti.com, Sport: Valon Rashiti, v.rashiti@sheshionline.com, Elife Sherifi, e.sherifi@sheshionline.com, Dizajni Grafik: Ngadhnjim Shabani, n.shabani@sheshionline.com, Marketing: marketing@sheshionline.com, Tel dhe email: redaksia@sheshionline.com , 045 506 411 | Abdulla Presheva, nr.5, Gjilan, Kosovë
sheshi
6 - 19 qershor 2014
3
Komuna
BASHA, HENDBOLLISTJA QË THEU TABUTË E VAJZËS SHQIPTARE Faqe 30
“Vllaznia” e Pozharanit inkuadrohet në ligën e parë të futbollit
Faqe 30
Intervistë me Valdrin Shalën
Faqe14
Intervistë me këngëtarin Ylli Nimani
pjesëmarrësve, është mungesa e marrjes së certifikatave nga tri organizatat të cilat merren me punën e rinisë, pasi sipas tyre në Viti për momentin janë aktiv vetëm 2 organizata rinore.
Në Vërban të Vitisë u bë përurimi i projektit për energji efiçenti të KE-së Përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Christofer Stock, ka vizituar shkollën fillore “28 Nëntori” në Vërban të Vitisë me këtë rast ai, së bashku me përfaqësues të Institucioneve Komunale të Vitisë kanë, bërë përurimin e projektit të financuar nga KE-ja për energji efiçiente. Hasan Aliu, zëvendës kryetar, ka falënderuar Komisionin Evropian për këtë projekt por edhe për kalimin e dy projekteve të tjera si ai i renovimit të Shtëpisë së Kulturës si dhe të parkut të qytetit.
”Komuna e Vitisë është e hapur të bashkëpunojë me të gjithë. Kemi nevojë për ndihmë pasi që komuna jonë është një nga komunat më të pazhvilluara në Kosovë”, u shpreh Aliu. Kurse Përgjegjësi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Chrisotofer Stock, ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm. ”Ky projekt është shumë i rëndësishëm për arsye. Së pari, në aspektin e mbrojtjes së mjedisit ku është bërë një punë shumë e mirë dhe kjo çështje duhet të na prekë të gjithëve dhe duhet të jetë qasje e të gjithëve. Së dyti, me këtë projekt ne do të kursejmë edhe të holla në konsumin e energjisë dhe ato mund të shfrytëzohen në projekte tjera përbrenda shkollës”, ka sqaruar Stock.
Banorët e Veriut, bojkot zgjedhjeve të 8 qershorit Zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit nuk do të shtrihen në katër komunat me shumicë serbe në veri, nëse autoritetet në Prishtinë nuk i heqin simbolet e shtetit nga fletvotimet. Ky është qëndrim tejet definitiv i serbëve të veriut dhe liderëve të Listës ‘Srpska’, i arritur në konsultime edhe me Beogradin. Ndërkohë që serbët e pjesëve tjera të Kosovës, përfshirë edhe Listën ‘Srpska’ poshtë lumit Ibër, do të marrin pjesë në këto zgjedhje. Përderisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Çka e bën një vend të lumtur?
Faqe 20
të mos i ndryshojë fletëvotimet, serbët e veriut thonë se në gjashtë komuna me shumicë serbe poshtë lumit Ibër, fushata mund të vazhdojë, përderisa në katër komunat veriore, aktivitetet zgjedhore mbeten të ngrira. Goran Rakiq, kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut, ka thënë për REL-in se në komunat veriore nuk do t’u bëjnë thirrje qytetarëve për të dalë në zgjedhjet e 8 qershorit. “Lista Serbe ka mbajtur një tubim në Graçanicë dhe ajo ka nisur fushatën zgjedhore, do të thotë në komunat e jugut. U ka mbetur edhe pak kohë për këtë dhe ata duhet ta shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në anën tjetër, ne kryetarët e komunave në veri, ende nuk i kemi thirrur qytetarët tanë që të dalin në zgjedhje dhe nuk do ta bëjmë këtë në qoftë se Prishtina mbetet pranë qëndrimeve të veta", ka thënë Rakiq.
Cliff: Kosovës i duhen fytyra të reja në politikë Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, është i bindur se Kosovës i duhen fytyra të reja në politikë, e sidomos ata që kanë synim zhvillimin ekonomik të vendit. Në një intervistë për gazetën Zëri, Clif ka kërkuar nga të gjitha partitë që të mos manipulojnë me vota, duke paralajmëruar se do të ketë pasoja. Politikanëve në veri, Clif u ka bërë me dije se simbolet e Republikës së Kosovës nuk do të hiqen nga fletëvotimet dhe bojkotimi i zgjedhjeve do të shkojë në dëm të vetë serbëve të veriut.
Misioni i Zvicrës në Kosovë deri në 2017 Me vendimin e marrë unanimisht nga Dhoma e Kantoneve parashihet që misioni ushtarak i Zvicrës të qëndrojë në Kosovë deri në fund të vitit 2017. Pasi që Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës e kishte dhënë më parë pëlqimin për zgjatjen e misionit të Swisscoy-t në Kosovë, këtë e ka bërë edhe Dhoma e Kantoneve. Me vendimin e votuar në mënyrë unanime parashihet që misioni ushtarak i Zvicrës në kuadër të KFOR-it të qëndrojë në Kosovë deri në fund të vitit 2017. Veç kësaj, kontingjenti ekzistues i Swisscoy-t do të rritet, nga 220 trupa sa e përbëjnë tash në 235 sish.
Faqe 18
të shtetit të së drejtës, si në aspektin e personelit ashtu dhe në atë të financave. Ndërsa, sipas Ministrit të Mbrojtjes, Ueli Mauerer, veçanërisht në veriun e vendit vazhdon të mbretërojë krimi i organizuar dhe dhuna. Vazhdimin e misionit të Sëisscoy-t në Kosovë, Maurer, e ka lidhur edhe me konfliktet e reja në lindje. Evropa dhe Zvicra vazhdojnë të jenë të interesuara për një Ballkan stabil. Misioni Swisscoy ndodhet në Kosovë që nga tetori i vitit 1999 si pjesë e KFOR-it. Që nga fillimi e deri më tash, në këtë mision kanë marrë pjesë 5400 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Zvicrës. Duke filluar nga viti 2002, pjesëtarët në mision janë të armatosur, ndërsa mandati i misionit aktual për-
Karateistja gjilanase, kampione e shumëfishtë Faqe 32
fundon në fund të vitit 2014.
Pagesa për vreshtarët Skemat e reja të subvencionimit për vreshtarët, si rezultat i zotimeve dhe vendimeve të reja qeveritare, tashmë kanë filluar të realizohen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Është bërë ekzekutimi i këstit të parë të pagesave direkte në vlerë prej 942,285 euro për subvencionimin e 1,884.57 hektarëve me vreshta, ku përfitues janë 2328 vreshtarë të rajoneve të ndryshme të vendit. Ndërkaq, kësti i dytë, ashtu siç është premtuar, do të
bëhet gjatë tremujorit të ardhshëm. Vlera totale e pagesave direkte për vreshtarë në vitin 2014 arrin në rreth 1.3 milionë euro. Ky subvencionim është bërë me rritje, sipas premtimeve qeveritare, ku fermerët të cilët kanë të mbjellë nga 0.10 hektarë deri 100 hektarë me vreshta janë subvencionuar me nga 1000 euro për hektarë. Ndryshe, në gjithë territorin e Kosovës, vlerësohet se janë 4965 vreshtarë, të cilët e kultivojnë rrushin në një sipërfaqe prej 3217.45 hektarë, ku varietetet për prodhimin e verës kultivohen në një sipërfaqe prej 2538 hektarë, rrushi i tryezës në një sipërfaqe prej 677 hektarë dhe rrushi për tharje në një sipërfaqe prej 2.45 hektarë.
Apliko për kredi deri në
50,000€ 0%
shpenzime administrative Kualifikohu për aranzhman të plotë për 2 persona në bregdetin Turk
Nga ana tjetër, trupat rezervë që shërbejnë për plotësime të përkohshme të kontingjentit do të zvogëlohen. Nëse deri më tash maksimalisht 80 ushtarë zviceranë mund të dërgoheshin si shtesë në Kosovë për më së gjati një vjet, tash e tutje ky numër bie në 60 ushtarë të cilët mund të dërgohen atje për më së shumti 4 muaj. Rritja e kontingjentit kosovar shton për 1.6 milion franga koston vjetore e cila me këtë shtesë arrin në 44.2 milionë franga. Në arsyetimin që zëdhënësi i Komisionit për Mbrojtje, në Dhomën e Kantoneve, Isidor Baumann, e ka dhënë për zgjatjen e misionit, thuhet se Kosova ka ende nevojë për mbështetje në ndërtimin e strukturave
038 60 60 10 www.bpbbank.com
4
6 - 19 qershor 2014
sheshi
Komuna
Turizmi i mërgimtarëve në Kosovë Nga: Belkise Krasniqi
MIRËSERDHËT MËRGIMTARË, është një ndër parullat kryesore tash në kohën e verës. Plot gjallëri, mbrëmje rinore pafund dhe fytyra plotësisht tjera nga ato që jemi mësuar t’i shohim në përditshmëri. Shtylla kryesore e ekonomisë në vendin tonë janë këta mërgimtarë të cilët punojnë dhe i gjithë mundi i tyre shkrihet në Kosovën që ata konsiderojnë destinacionin e vetëm ku mund të pushojnë dhe t’i shijojnë ditët e tyre të pushimit. Janë pjesë e pandashme e popullit tonë, shumica prej tyre migruan drejt vendeve të huaja para luftës, që nga vitet e 70 ta. Natyrisht se arsyeja kryesore ka qenë për shkaqe ekonomike por ka pas edhe raste ku kan qenë të detyruar të largohen sepse kanë qenë të përndjekur politikisht. Me qindra familje kanë qëndruar me vite pa ardhur në Kosovë. Kudo që ishin nëpër botë shqiptarët hapnin kurse në të cilat u'a mësonin fëmijëve gjuhën shqipe e letërsinë, gjeografinë, historinë e popullit tonë, ua mësonin zakonet e virtytet që populli shqiptar posedon. Falë këtyre shkollave dhe festave familjet shfrytëzonin rastin që të mblidheshin e të festonin së bashku, në mënyrë që për pak kohë të harronin mërzinë dhe të çmalleshin së bashku. Mërgimtarët kot nuk i quajmë pasuria e Kosovës, e si njëra ndër shtyllat kryesore të ekonomisë në Kosovë.
Mërgimtarët dje dhe sot Gazeta Sheshi ka realizuar një anketë me disa qytetarë të Gjilanit të cilët jetojnë dhe veprojnë jashtë Kosovës, gjithashtu edhe me qytetarë të cilët kanë familjarë jashtë vendit. Të anketuarit janë shprehur se kalojnë pjesë të madhe të pushimit në vendlindje dhe kursejnë gjatë vitit për të kaluar pushimet në Kosovë, ata ndihen të mirëpritur, por jo edhe të kënaqur me trajtimin që u bëhet nga institucionet dhe organizimet që bëhen kinse për nder të tyre. Fitorja me profesion Pedagoge, pjesën më të madhe të pushimeve e kalonë në Kosovë, por nuk lë pa vizituar edhe vende të tjera. Ajo shpenzon rreth 1000 euro gjatë qëndrimit në vendlindje. ”Prej tri javë sa kam pasur pushim vitin e kaluar kam harxhuar pesë ditë duke rregulluar dokumente personale, procedurat e gjata dhe radhët e gjata të atyre që prisnin në radhë kanë qenë të mundimshme dhe
monotone”, është shprehur Fitorja. Zekirijahu jeton dhe vepron në Zvicër, ndihet i mirëseardhur në Gjilan, mirëpo sipas tij ai ka dëgjuar nga shumë bashkatdhetarë të tjerë se nuk janë aspak të kënaqur me trajtimin që u bëhet atyre në vendlindje. ”Kosovës e vizitoj disa herë brenda vitit, e në vendet tjera nuk shkoj për çdo vit. Harxhimet në Kosovë shkojnë përafërsisht 4 deri në 5 mijë franga zviceriane”, ka sqaruar Zekrijaja. Venera, përpos Kosovës viziton edhe Francën. ”Është shumë e pabesushme, mirëpo për një pushim veror unë me familje shpenzojmë deri në 5000 euro. Gjithë vitin punojmë e mandej i ndajmë të hollat për pushim. Ma shumë ke llogari me shku në pushime në Floridë se në Kosovë, që për neve 5 veta biletat kushtojnë gati 1900 euro. ”E kur të vish në Kosovë duhet me iu dhonë pare familjarëve, me pagu nëpër darka apo qoftë edhe një kafe. Kshtu që për 4 javë harxhon 3000 euro (pa bileta) pa bo pushim. Me u çmallë po, ama me pushu jo”, ka thënë Venera. Dritoni për katër javë pushim sa ka në vit i kalon në Kosovë, mirëpo ka raste kur edhe viziton Shqipërinë, dhe shpenzon 2-3 mijë euro. Ai ndihet shumë mirë kur vjen në vendlindje ngase këtu e ka gjithë familjen. Linda i ka thënë gazetës Sheshi se
duke marr parasysh taksat që duhet paguar, e gjërave të tjera që duhet blerë domosdoshmërisht e deri te qejfet në pushim shpenzon deri me 3 mijë euro, pa iu dhimbsur fare ngase ndihet shuimë mirë në mesin e familjarëve të saj.
Për Yllkën, mërgimtarët janë një pasuri shumë e madhe e Kosovës. Asaj i pëlqen shumë periudha kur mergimtarët vijnë në Kosovë e sa i përket dallimeve që kanë mërgimtarët me njerëzit që jetojnë në Kosovë, Yllka nuk vëren ndojnë dallim të madh.
Drita, punon si infermjere në Gjermani, kohën më të madhe të pushimit e kalon me familjarët, ngase sipas Dritës malli për ta e bën atë që të kalojë sa më shumë kohë së bashku. “Në pushimet tona verore në Kosovë shpenzojmë 2-3 mijë euro maksimumi, por kjo varet edhe nga udhëtimi tokësor apo ajror. Ndërsa në pushimet dimërore shpenzimet janë më të ulta për shkak të kohës të limituar që kemi si dhe pamundësinë për të vizituar vende turistike”, ka deklaruar Drita.
Artani mërgatën e cilëson si shtyllë kryesore të familjes kosovare. Sezonëns e verës, respektivisht kohën kur në Kosovë vijnë bashkatdhetarët, ai e cilëson si periudhë me shumë lëvizje e gjallërie. Sipas Artanit, dallimet janë të dukshme. ”Dallim pa dyshim që ka, është madje shumë i dukshëm duke fillu prej aromës të parfumeve,veturave, lookut që ata posedojnë. Ne vendasit jemi ma të thjeshtë”, ka përfunduar Artani.
Ardiani, ndihet i mirëserardhur në vendin e tij të lindjes por, ndonjëherë edhe i ofenduar kur thonë "erdhën këta shacit".
Rolin dhe rëndësi që ka pasur dhe qe ka mërgata në Kosovës, respektivisht në Gjilan, e vlerësojnë edhe të anketuarit në Gjilan, sipas të cilëve mërgata ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë “gjallë” shumë familje dhe konsiderohet si burimi kryesor i të ardhurave për shumë prej tyre.
Sipas Mirandit, mërgimatrët janë pjesëtarë të familjeve tona të cilët për një arsye të caktuar migruan jashtë Kosovës. ”Është një periudhë shumë e bukur duke pas parasysh që edhe qyteti gjallërohet e na shuajnë mallin që kemi për ta”, ka thënë Mirandi.Për Mirandin dallimet janë të shumta fillimisht nga pamja, e deri te mënyra e të menduarit. Murati vlerëson që familjarët tanë, që kanë dalë jasht Kosovës për një ardhmëri më të mirë ku shumica prej
tyre kujdesen për familjarët që i kanë këtu në Kosovë. Sipas tij vera është shumë më e bukur edhe më e gjallë me prezencën e mërgimtarëve, bile për Muratin, kur përfundon sezona, ndihet menjëherë mungesa e tyre. ”Dallon personi nga personi tjetër, te dikush nuk ka mujtë me ndiku kultura tjetër që me ndryshu stilin, mënyrën e t'mendumit e të t'folurit, e te disa ka ndodh e kundërta. Po zakonisht bijnë n'sy veturat luksoze”, ka thënë Murati. ”Mërgimtarët apo të ashtuquajturit SHACIT qysh po i thërrasim ne janë shpëtim për popullin tonë. Mos t’kishin qenë këta edhe ekonomia kishte me qenë më e dobët po edhe atmosfera”, mendon Drenusha. Altini thotë për mërgimtarët se kanë mall për atdheun e tyre, po prapë se prapë nuk do të ktheheshin në Kosovë duke pas parasysh kushtet në të cilat ata jetojnë në krahasim me kushtet që ekzistojnë këtu. ”Kur vijnë mërgimtarë, ka atmosferë ma shumë. Mendoj se kënaqësia është më e madhe edhe të gjithë e ndjejmë atë ngrohtësinë familjare me prezencen e tyre, se nuk familjë që nuk e ka të paktën një person jashtë vendit”, ka sqaruar Altini.
sheshi
6 - 19 qershor 2014
Komuna
5
Intervista me kandidatë për deputet nga Gjilani
Behluli premton se do të
Doktoresha e PDK-së e
gatshme edhe për një mandat
jetë zëri i qytetarëve
Nga: Valon Rashiti
K
andidati për deputet nga radhët e LDK-ës, dega në Gjilan, Naim Behluli, është i lindur me 04 mars në vitin 1968 në Gjilan, me profesion ekonomist i diplomuar është i martuar dhe ka tre fëmijë dhe jeton në Gjilan. Nga viti 1989, Behluli është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Behluli, kishte pozita të ndryshme në LDK dhe në institucionet e Kosovës. Naim Behluli, kanditat për deputet nga radhët e LDK-ës, dega në Gjilan i falemderohet LDK-së, për besimin e dhënë për të kandiduar per deputet të Republikës së Kosovës. “Fillimisht i falënderohem strukturave të degës dhe të gjithë aktivistëve të brezit të Republikës
që kanë vendosur që unë të hyj në garë për deputet në Parlamentin e Kosovës, dhe në shenjë mirënjohjeje unë kam pranuar kandidaturën sepse është nder dhe përgjegjësi për mua”, shprehet Behluli. Sipas Behlulit, e vetmja arsye pse ka vendosur që të pranojë kandidaturën, është që të përfaqësoj Gjilanin dhe Anamoraven dhe të jem zëri i tyre. “Garantoj se do t’i përfaqësoj në Kuvend, me nder, zell dhe përkushtim dhe do të jap kontribut në zhvillimi ekonomik dhe në ndihmë të qeverisjes lokale, dhe do të jem aty për ta zbatuar ligjin jo për dhunim te ligjit’’ ka thënë Behluli. Behluli, thotë se nëse zgjidhet deputet do të mundohet të mbikëqyrë qeverinë dhe nuk do të lejojë që qeveria të mbikëqyrë parlamentin. “Ne do të kërkojmë llogaridhënie për zbatim të ligjit para qytetarëve të Kosovës dhe se vota nuk e përcakton vetëm fituesin por vota e ndëshkon edhe humbësin”, thotë Behluli. Për fund, Behluli bën apel te të gjithë qytetaret e Kosovës, që kanë të drejtë vote që të dalin dhe ta kryejnë obligimin qytetar. “I ftoj të gjithë qytetaret që masovikisht të dalin në zgjedhje dhe të japin votën e tyre dhe kërkoj mbështetje, por në mënyrë të atillë që besoni se unë do të jem urë lidhëse për zërin tuaj në çështjen e vendimmarrjes për mënyrën e jetesës sonë”.
Përvoja e Naim Behlulit
Nga viti 1989, Behluli eshte anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Behluli kishte pozita të ndryshme në LDK, dhe në institucionet e Kosovës që nga 1993 e deri tani. Në vitet 2006-2008 ka qenë këshilltar i lartë politik në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në Prishtinë, më pas në Kabinetin e Zëvendës-Kryeministrit. Që nga 2008-2010 ka qenë këshilltar politik në Kabinetin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal. Aktualisht është anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjilan.
Familjare në Gjilan, kurse në periudhën 2001-2004 ishte udhëheqëse e Shërbimit Stomatologjik. Nga viti 2008 deri në vitin 2011 shërbeu si Drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan. “Besoj se nuk i kam zhgënjyer votuesit e mi dhe qytetarët e shumtë të Gjilanit e Anamoravës. Isha zëri i qytetarëve dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen” shprehet Mustafa.
Nga: Besarta Maliqi
S
alihe Mustafa, me profesion stomatologe, është bërë pjesë e politikës si këshilltare komunale në vitet 2002-2006 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, prej 20052013 ka qenë edhe nënkryetare e PDK-së në Gjilan. Në periudhën 2011-2014 ishte deputete e Parlamentit të Kosovës, gjithashtu gjatë kësaj periudhe ajo ishte dhe anëtare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit ajo garon edhe për një mandat tjetër të deputetes.
“Si depute kam qenë e angazhuar në amandamentimin dhe ndryshimin e ligjeve në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në Kuvend, Ligjin për Dëshmorët dhe Invalidët e Luftës, Ligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ligjin për Shëndetësi, Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore, Ligjin për Pajisje dhe Produkte Medicinale”, ka thënë Mustafa. Sipas doktoreshës Salihe, ajo e di mirë nevojën që ka shëndetësia gjilanase pasi që nga viti 1987 ka punuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë
Salihe Mustafa është e bindur se puna e saj dhe përkushtimi i saj do të gjejnë mbështetje sërish tek votuesit e saj të sinqertë, ajo ka shprehur besimin se qytetarët angazhimin dhe kontributin e saj shumë vjeçar dhe një herë do ta shndërrojnë në votë, për të vazhduar në Parlamentin e Kosovës projektet e tjera në ngritjen e shëndetësisë së Kosovës.. “Unë besimin e tyre e kam treguar me punë dhe angazhim. Do të mbetem sërish e njëjta - do të punojë e angazhohem për të qenë pjesë e zhvillimeve pozitive në mbarë Anamoravën”, tha Mustafa. Vota për mua është votë për një nënë të tre fëmijëve, për një mjeke të përkushtuar dhe për një besim politik që respekton vullnetin e qytetarit”, ka thënë doktoresha Salihe Mustafa.
Fehmi Fetahi, kandidati për deputet nga AAK
F
ehmi Fetahi, me origjinë nga Përlepnica e Gjilanit, është biznesmeni që iu bashkua AAK-së pak para zgjedhjeve, si kandidat për deputet për Parlamentin e Kosovës. Fetahi ka emigruar në Zvicër në vitet e 80-ta, kur ende nuk i kishte mbaruar studimet për Stomatologji në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Fillimisht ai filloi të punonte në profesionin e tij, dhe më pas hapi një biznes në vitin 1989 plotësisht të një tjetër natyre. Ky biznes funksioni me sukses deri ne recesionin e vitit 1992 në Zvicër, pas të cilit ai hapi biznesit Fetaxid i cili, thotë Fetahi, operon me sukses edhe sot. Fetahi në diasporë po edhe në Kosovë ka një reputacion të njohur si biznesmen. Sidomos në Kosovë, ky reputacion u
ngrit kur hapi Vali Ranch-in, në fshatin e tij të lindjes, në Përlepnicë. Fetahi i ka pasion kuajt dhe ka ndërtuar restorantin Vali Ranch në një pikë shumë pitoreske të fshatit. Fetahi thotë se angazhimi i tij në politikë është plotëisht i shtyrë nga vullneti për të kontribuar në Kosovë për zhvillimin e saj, sidomos ekonomik. Ai sjell përvojën dhe kulturën e të bërit biznes nga Zvicra, shtet për të cilin Fetahi thotë se ka nivelin më të lartë të kontrollit dhe etikës së biznesit. Ka zgjedhur AAK-në si partinë e tij, për shkak të përkushtimit dhe seriozitetit që ai sheh në të, e sidomos tek lideri i saj, për të çuar proceset përpara. Fetahi thotë se Kosova mund të zhvillohet përmes tërheqjes së investimeve të jashtme,
investimit të vetë qeverisë së Kosovës në zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe reformave në arsim. Fetahi premton se do të angazhohet maksimalisht për të punuar në këto tri fusha dhe është shumë optimist se Kosova ka potencial zhvillimi. Fetahi thekson se investime të mëdha mund të bëhen vetëm nga investitorë të jashtëm për shkak të potencialit të tyre financiar si dhe për shkak të përvojës që sjellin. Ndërkaq, ai thotë se do të angazhohet që qeveria të ofrojë subvencione për bizneset e vogla dhe të mesme, sidomos për bujqësinë, si dhe do të angazhohet që të ulë koston e financimit nga bankat, të cilën e sheh si pengesë te madhe për zhvillimin e bizneseve. Një fushë tjetër që ai e sheh të rëndësisë prioritare është
arsimi. Ai thotë se sistemi i arsimit në Kosovë nuk i përgatit qytetarët për të zhvilluar biznes ose për të punuar në ndonjërin prej tyre. Ai sidomos thekson mungesat që ky sistem ka sa i përket zhvillimit të njohurive dhe aftësive praktike. Anamorava, thotë Fetahi, ka nevojë për një përfaqësim të duhur në nivelin qendror. Ai garanton se prezenca e tij në Parlamentin e Kosovës si deputet do të jetë një përfitim i madh për këtë regjion. “Nuk mjafton të marrësh një ulëse në Parlament dhe të të mos dëgjohet zëri për katër vjet radhazi. Deputeti duhet të përfaqësojë qytetarët e vendit të cilin e përfaqëson dhe të ngrejë zërin për ta e të mbrojë interesat e tyre. Pjesëmarrja ime si deputet do të jetë garancë për këtë”.
6
6 - 19 qershor 2014
sheshi
Komuna
Intervista me kandidatë për deputet nga Gjilani
Syla: Do ta përfaqësojmë
Hyseni: Na kryjmë punë
denjësisht Gjilani
motorike. Nuk mund ta dëshmoj gatishmërinë time nëse mungon rasti. Kanë kaluar shumë zgjedhje dhe besoj se qytetari ynë më në fund ka kuptuar nevojën e ndryshmit dhe unë jam ajo që do të jem transmetuese e zërit dhe brengës së qytetarit Gjilanas”, ka thënë Hyseni.
kësaj periudhe ishte edhe Anëtar i Bordit të RTK-së. Nga viti 2012 deri 2014 ishte Këshilltar për Siguri në Ministrinë e Mbrojtjes. Shemsi Syla ishte i burgosur dhe i përndjekur politik. Gjatë viteve të tetëdhjeta ishte një ndër organizatorët e demonstratave studentore. Në vitet e nëntëdhjeta, në kohën e represionit dhe mbylljes së shkollave shqipe, angazhimi tij ka qenë i fokusuar në formimin dhe edukimin atdhetar të brezit të ri. Në fund të viteve të nëntëdhjeta i është bashkangjitur UÇK-së. Është angazhuar në themelimin dhe zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës, si një segment i ri dhe i rëndësisë së veçantë i shtet-ndërtimit.
Nga: Besarta Maliqi
S
hemsi Syla ka lindur më 01.07.1957 në Bresalc, Gjilan. Nga viti 1973 deri më 1977, Shemsiu kreu shkollën e mesme në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Gjatë viteve 1977-1981 përfundoi Fakultetin e Filologjisë, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe pranë Universitetit të Prishtinës. Ndërsa nga viti 2006-2008 kreu Master në Komunikim Masiv, në Universitetin AAB. Prej vitit 1994-1998 ishte Drejtor dhe Arsimtar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Bresalc. Gjatë luftës, prej vitit 1998-1999 ishte Zëvendës Komandant i Zonës Operative të Karadakut, ndërsa prej vitit1999-2008 ishte Shef i Shërbimit për Informim Publik në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së dhe zëdhënës i saj. Prej vitit 20092012 ishte Komandant i Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave në FSK, poashtu përgjatë
Në një intervistë për gazetën Sheshi, Shemi Syla ka shpalosur alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje, konkretisht përparësitw që do të ketë Gjilani me zgjedhjen e tij deputet në parlamentin e Kosovës. “Do të jem një zë më i fuqishëm në parlamentin e Kosovës për të gjitha ato çka i mungojnë Gjilanit, për të gjitha ato probleme të pazgjidhura. Me identitet të qartë e me program të pasur e të përshtatshëm për momentin, për kushtet dhe rrethanat i realizueshëm, si dhe rikthimin e vlerës në punë, të përgejgjësisë, identitetit dhe moralit që ka ra shumë, dhe kujdes i veçantë ndaj rinisë”, ka thënë Syla. Sipas Sylës, deri sot përfaqësimi nga kjo pjesë nuk ka qenë dinjitoz, përkundër që kemi pasur deputet të shumtë, këtë mund ta shohim kudo në shumë fusha në shumë drejtime sikurse të mos kishte zë që duhej ta ndryshonte gjendjen për mos të ardhur këtu ku jemi si Gjilani ashtu edhe Kosova. “Nëse dje kam qenë i gatshëm të shkoj në burg për lirinë e Atdheut tim, nëse dje e ka dashur puna ta kapi pushkën për çlirimin e poipullit tim, sot, sërish jam i gatshëm ta mbroj lirinë, demokracinë dhe zhvillimin e vendit tim. Sot, nëse më besoni me votën dhe vullnetin tuaj, kam vendosur te bëhem avokat i popullit tim. Mbrojtës i lirisë dhe vlerave demokratike. Mbrojtës i drejtësisë sociale, i sigurisë dhe i zhvillimit ekonomik. Kërkoj nga ju qytetarë të dashur të Gjilanit që t’ma besoni këtë mision me 8 qershor me voten tuaj”, ka porositur qytetarët e Gjilanit, Shemsi Syla, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Hyseni thotë se brengë e të gjithëve, e posaçërisht e rinisë, është mungesa e perspektivës për jetë më të mirë.
Nga: Valon Rashiti Kandidatja për deputete nga radhët e AKR-së, dega në Gjilan, Merita Hyseni, është kandidatja me moshën më të re nga të gjithë kandidatet tjerë për deputet nga Gjilani. Ajo është e lindur në fshatin Uglar të Gjilanit dhe është vetëm 24 vjeçare. Njëra prej arsyeve pse e ka shtyrë që të kandidoj për ulësen e deputetes është mungesa e perspektives për këtë forcë rinore që e kemi para vetes. “Një zë i një të riu në arenën politike që quhet parlament, që do të jetë i zëshëm, besoj thellë se do të ketë peshën e duhur. Dua që të dëgjohet zëri im dhe ky zë do të jetë në funksion të krijimit të jetës më të mirë. Ky ishte motivi
kryesor që ofrova veten në grupacionin e njerëzve që të keqes i thanë ndalu dhe u deklaruan se kryejnë punë dhe se punët duhet të kryhen sikur se e nesërmja nuk ekziston” shprehet Hyseni. Hyseni, thotë se deputetët paraprakë janë kënaqur me një ulëse në parlament. “Në të shumtën e rasteve, deputetët nga Anamorava kanë shërbyer si një makineri votuese. Tani konsideroj se Gjilani, andaj edhe Kosova, ka rastin që të ketë një deputete të cilën forca rinore që ka në vete nuk do ta lejojë të heshtë. Gjilani ka rastin të shohë dhe kuptojë se ku kanë gabuar të tjerët. Konsideroj se duhet të më jepet rasti dhe rinia të ketë forcën
“Kjo do të jetë e mundur në zbatimin në tërësi të programit të cilin e ofron AKR. Kuptohet gjendja e mungesës së ligjshmërisë, domosdo sjell anarkinë dhe diktaturën. Funsionimi i ligjit dhe barazia para tij për të gjithë do të krijojë premisat edhe për fushat e tjera. Zhvillimi i ekonomisë dhe shfrytëzimi racional i resurseve do të jenë po ashtu në fokus të punës sime, duke i dhënë prioritet gjendjes në komunën e Gjilanit. Gjithashtu çdo brengë dhe pakënaqësi momentale do të ndryshojë radhitjen e prioriteteve, se rinia jonë e cila është e mrekullueshme meriton tretman më të mirë nga ai që ka”, ka thënë Hyseni. Hyseni, shprehet e bindur se programi i AKR-së, është i kohës dhe i mundur për zbatim dhe se forcë e vetme e cila mundet, do dhe ka guxim dhe nuk është e zhytur në asnjë aferë të ndyrë është AKRja.
Kastrati: Do të krijojmë klimë pune për të gjithë Nga: Valon Rashiti Anila Tusha-Kastrati, e lindur me 14 maj të vitit 1968, në Tropojë të Shqipërisë, do të jetë kandidatja e NISMA-së për deputete në parlamentin e Kosovës. Kastrati, thotë se nëse ajo bëhet deputete, Gjilan do të ketë mbështetjen saj dhe do të dëgjojnë një zë që do t’i mbrojë interesat e tyre. “Dua të shtoj se do të jem jo vetëm zëri i tyre, por do të jem dhe zëri i Anamoravës sepse qytetarët e Gjilanit e meritojnë këtë. Andaj është detyrë e të gjithëve të kenë përgjegjësi në misionin që marrin, borxh ia kemi këtë qytetarëve”, shprehet
Kastrati. Ajo premton gjithashtu se qytetarëve të Gjilani, do t’ju kthej prestigjin dhe dinjetitetin qe i ka munguar prej kohësh. “Do të luftojmë të marrim sa më shumë projekte në mënyrë që Gjilani të ketë një ekonomi të zhvilluar, një vend ku të triumfojnë liria dhe mendimi i lirë qytetar”, ka thënë Kastrati. Sipas Kastratit, prioritete do të jenë zhvillimi ekonomik, ngritja dhe sofistikimi i sistemit edukativo-arsimor, krijimi i hapësirave dhe kapaciteteve prodhuese, rritja e të cilave do të krijonte një klimë të mirë pune në Anamoravë. Ndërsa, sa i përket programit të NISMA-s, ajo tha se është e vet-
mja zgjidhje për Kosovën. “Ne kemi një program jashtëzakonisht të mirë ky program është përpiluar nga ekspertë të fushave të ndryshme përveç ekonomisë, shëndetësi, arsimit, shkencës dhe teknologjisë prioritet do t’i jepet zhvillimit të bujqësisë, duke i motivuar ato me uljen e çmimit të naftës për dhe subvencionimin e plehrave kimike, farave, etj. Kështu do të arrihet ngritja e fuqisë prodhuese dhe do të krijohet klimë pune për të gjithë”, ka thënë Kastrati. “NISMA, kujdes të veçantë dhe hapësirë do t’i kushtojë zhvillimit ekonomik dhe zvogëlimit të shkallës së inflacionit, si njëri ndër plagët më të rënda të shoqërisë, edukimit dhe shkollimit
të brezit të ri në të gjitha nivelet arsimore, parashkollor, fillor, i mesëm, universitar dhe pasuniversitar”, thotë Kastrati. Kastrati, gjithashtu thotë se NISMA, do të përfshijë të gjitha segmentet e jetës në programin e vet dhe se mjafton vullneti dhe dëshira e njerëzve te mire për të bashkëpunuar në të mirë të Gjilanit dhe qytetarëve, përfundon Kastrati. Anila Tusha Kastrati është Magjistër i Shkencave Filologjike nga Universiteti Shtetëror i Tetovës. Ka punuar në Universitetin e Tiranës si Profesoreshë e Letërsisë dhe e Gjuhës Shqipe gjatë vitetve 1987-2001 dhe Profesoreshë e Gjuhës Angleze në UBT, Prishtinë, gjatë viteve 2013-2014.
sheshi
6 - 19 qershor 2014
Komuna
Dështon konferenca e donatorëve, shkak fushata zgjedhore
N’SHESH GJATË SEANCËS SË KUVENDIT TË KOMUNËS SË GJILANIT MË 27 MAJ 2014
“
Nga: Besarta Maliqi
K
Mos më dil n’rrugë se nuk mundesh me më ndalë
”
Lutfi Haziri
Kryetar i Komunës së Gjilanit
“
Punojmë me plan, jo me urgjenca
”
onferenca e Donatorëve e paraparë të mbahet në fund të muajit prill është shtyrë për afat të pacaktuar. Duket se ajo është shtyrë për shkak të zgjedhjeve, për të mos i dhënë favor ndonjë subjekti politik që të përfitojë nga ajo. Përndryshe gjatë paralajmërimit se do të mbahet kjo konferencë, u tha se komuna e Gjilanit pret shumë nga konferenca e donatorëve ku ka aplikuar me katër projekte, me vlerë të përgjithshme rreth 12 milionë euro.
•
Projekti i ndërtimit të administratës komunale me vlerë 2.564.452 euro;
•
Rregullimi i kanalizimit dhe shtratit të lumit Stanishor ne vlerë 3.625.872 euro;
Avdyl Aliu
Këshilltar në Kuvendin Komunal, nga Lidhja Demokratike e Kosovës
“
”
Mos të ngutemi, as mos të vonohemi
•
Rruga magjistrale Gjilan-Prishtinë (segmenti nga penda e Livoçit) me vlerë 3.356.459 euro, si dhe
•
Projekti për ndërtimin e parkut industrial me vlerë 2.170.000 euro
Arben Maliqi
Këshilltar në Kuvendin Komunal, nga Lidhja Demokratike e Kosovës
“
Nuk e keni përnime qeverisjen LDK!
”
Sahit Abazi
Këshilltar në Kuvendin Komunal, nga Partia Demokratike e Kosovës
“
Po cënohet e drejta e fjalës në kuvend
”
Riad Rashiti
Këshilltar në Kuvendin Komunal, nga Partia Demokratike e Kosovës
“
Seanca cirk
”
Bujar Nevzadi
Këshilltar në Kuvendin Komunal, nga Partia Demokratike e Kosovës
“
Kam kulturë më shumë se ju (kryesuese)
7
”
Fehmi Sylejmani
Këshilltar në Kuvendin Komunal, nga Lëvizja Vetëvendosje
Riad Rashiti, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e PDK-së, vlerëson se dështimi i organizimit të Konferencës së Donatorëve për Gjilanin është një tregues i pamohueshëm se kjo qeverisje lokale do të përfundojë e dështuar ashtu siç edhe e ka filluar mandatin e saj, por edhe është pritur nga të gjithë ata që e njohin dhe e kujtojnë mirë qeverisjen e dështuar të LDK-së në Gjilan deri në vitin 2007.
Këtë nuk e themi tani pse ne jemi në opozitë, por këtë sot po e thonë vetë donatorët dhe investitorët e paktë që kanë mbetur në komunë deri në finalizimin e projekteve të nisura më herët”, ka sqaruar Rashiti. Edhe pse qyteti i Gjilanit ka qenë nikoqiri i parë i kësaj konference, ka thënë drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ismail Jonuzi, kjo konferencë nuk do të mbahet ngase jemi në fushatë zgjedhore, sipas tij donacionet po i vijnë komunës së Gjilanit çdo ditë. “Komuna e Gjilanit nuk e ka organizuar këtë konferencë, kjo e fundit ka qenë organizim i RDAsë, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Zyrës së Bashkimit Evropjan në Kosovë, dhe ne nuk e ndjejmë vetën fajtorë për mos mbajtjen e kësaj konference”, ka sqaruar Jonuzi.
Sipas Rashitit në këtë konferencë, komuna e Gjilanit ishte “përgatitur”me katër projekte lokale (tri projekte kanë qenë të gatshme) dhe 20 projekte tjera të karakterit regjional, ku disa nga projektet ishin rruga magjistrale Gjilan-Prishtinë (hyrja me katër korsi), parku industrial, ndërtesa e Administratës Komunale dhe rregullimi i shtratit të lumit “Stanishorka”, e që do të thotë se edhe këto projekte do të mbesin të dështuara bashkë me konferencën e dështuar.
Ndërsa sipas Isa Agushit, këshilltar në Kuvendin Komunal nga radhët e LDK-së në Gjilan, ai ka kërkuar që konferenca e donatorëve duhet të mbahet me çdo kusht, pa marrë parasysh se a jemi në fushatë zgjedhore a jo, ngase projektet e propozuara, sipas tij, ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Edhe Sahit Abazi këshilltar komunal nga PDK, e ka konsideruar lajm të keq shtyrjen e konferencës së donatorëve, dhe sipas tij kjo po lejon që të politizohen institucionet.
‘Ky dështim nuk është asgjë tjetër, përpos një joseriozitet i radhës në punë, mos angazhim i duhur dhe i mjaftueshëm i institucioneve komunale, mungesë e bashkëpunimit dhe humbje e besimit te investitorët dhe donatorët, e të cilët Gjilani i kishte të shumtë viteve të fundit dhe ishte komuna e parë në Kosovë si përfituese e shumë projekteve të rëndësishme për qytetarët e Gjilanit, sepse qasja e qeverisjes së kaluar ishte krejtësisht tjetër.
Rashiti, që dikur ishte drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik kur subjekti i tij ishte në pushtet, ka thënë tutje se përfundimisht komuna ka hyrë në rrugë të gabueshme qeverisëse dhe shumë të dëmshme për qytetarët e Gjilanit dhe për perspektivën e tyre. Sepse me këtë lloj qeverisje lokale nuk pritet gjë tjetër përpos mosgatishmëri për punë të mira, mosbashkëpunim të duhur, humbje e besimit të donatorëve dhe investitorëve
privatë, dështim në investimet publike dhe në fund zhgënjim për qytetarët e saj. “Një qeverisje lokale normale, nuk do të vinte në këtë gjendje po të kishte vërtet një program të saj qeverisës, program i cili do të paraqitej para qytetarëve por edhe në Kuvendin Komunal. Asnjë prej këtyre nuk ka ndodhur edhe pse kjo është kërkuar nga opozita në Kuvend. Gjilani ka filluar të ecë mbrapa dhe ka humbur rrugën e saj të zhvillimit dhe perspektivës, e cila me shumë angazhim dhe mund ishte ndërtuar për vite të tëra nga qeverisja e kaluar me një bashkëpunim dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga donatorët dhe investitorët e jashtëm por edhe nga mekanizmat e tjerë ndërkombëtar”, ka thënë Riad Rashiti, anëtar në Kuvendin Komunal të Gjilanit, nga radhët e PDK-së.
Rashiti: Qeverisja në Gjilan po ndërpren punë Sipas tij, po ashtu kjo qeverisje lokale ka dështuar edhe në vazhdimin e procedurave për projektet infrastrukturore të cilat ishin në fazën e fillimit të investimeve dhe për të cilat ishin të siguruara mjetet financiare nga sektori privat. Si për shembull projekti i ndërtimit të infrastrukturës së kompleksit të shkollave të mesme në vlerë rreth një milion euro, ku me së paku do të krijoheshun edhe 20 vende të reja të punës. Ky projekt është miratuar dhe aprovuar nga Kuvendi Komunal në mandatin e
kaluar dhe nga Ministria e Financave, po ashtu janë shpallur dhe zhvilluar të gjitha procedurat deri në momentin e nënshkrimit të kontratës. Sipas Rashitit asnjë arsye të vetme nuk ka mundur dhe nuk mund të gjejë kjo qeverisje për ndërprerjen e këtij projekti shumë të rëndësishëm për mijëra nxënës të shkollave të mesme. “Ndërprerja tjetër është ajo e procedurave për projektimin dhe krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale në Novobërdë, e cila tani është bërë pengesë për hulumtimin e donatorëve për të financuar ndërtimin e infrastrukturës së kësaj zone ekonomike, për të krijuar ambient dhe kushte të përshtatshme për të ftuar dhe sjellur investitorë dhe kompani të huaja, të cilat do të krijonin vende të reja pune dhe ndikim në zhvillimin ekonomik. Ndërsa vitin e kaluar është bërë studimi i fizibilitetit të cilin e ka financuar Republika e Çekisë dhe e ka realizuar kompania çeke, e cila ka dhënë përgjigje pozitive për krijimin e kësaj zone të rëndësishme për rajonin e Gjilanit, por edhe të Kosovës në përgjithësi”, ka deklaruar Rashiti.
8
6 - 19 qershor 2014
sheshi
Komuna
Mustafa: Komuna u jep tender firmave jashtë Gjilanit edhe pse dikur kritikonin Nga: Besarta Maliqi
D
hënia e kontratave për punë, investime dhe shërbime është e rregulluar me ligjin për Prokurim Publik në Kosovë. Mirëpo dhënia e tenderëve kompanive që nuk janë nga Gjlani për të kryer shërbime në këtë komunë, ka shkaktuar përplasje në mes kryetrit aktual, Lutfi Haziri, ish-dhe kryetarit, Qemajl Mustafa, dhe pjestarëve tjerë të këtyre pative politike.
Ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, për gazetën Sheshi ka thënë se edhe pse në vazhdimësi LDK ka kritikuar se në komuna po u jep tenderë kompanive jashtë Gjilanit, ajo për këtë kohë të shkurtër të qeverisjes në Gjilan, nga ato pak tenderë që i ka dhënë, katër prej tyre ua ka dhënë firmave jashtë Gjilanit, ndërsa dy të tjerë kompanisë “TALI” nga Gjilani, me të cilën edhe në qeverisjen e LDK-së deri në vitin 2007 kanë pasur “bashkëpunim” të ngushtë dhe biznese të mira. “Nëse kompanitë nga Gjilani i kanë plotësuar kriteret ligjore, çdo herë kanë marrë punë. Natyrisht që shumica absolute e punëve janë kryer nga kompanitë lokale ndërsa nuk dua të komentoj për punët që i ka shpallur qeveria, siç është rasti i shkollave, i qendrës për aftësim profesional, etj., sepse është çështje e saj. Kontratat i kemi lidhur në afat ligjor prej një deri në tri vite varësisht nga natyra e punës dhe e shërbimit. Unë, si kryetar i komunës për gjashtë vitet e kaluara, jam tejet krenar që asnjëherë nuk i jam përzier në punë menaxherit të prokurimit i cili e ka bërë punën bazuar në ligj dhe duke e respektuar konkurrencën. Dhënia e kontratave në vlerën nën 10 mije euro kompanive jashtë Gjilanit është shenjë e keqe për qeverisjen aktuale”, ka deklaruar ish-kryetari Mustafa.
Ndërsa kryetari actual, Lutfi Haziri, ka thënë se kompanitë që kryjenë shërbime në Gjilan kanë bë marrveshje korrnizë, marrveshje afatgjatë me ish-administratën, jo vetëm ato që merren me mirëmbajtje dhe shërbime tjera, furnizimi me derivate është nga komunat tjera, mirëmbajtja e shkollave. “Kjo është shqetësuese ngase shërbimet në Gjilan janë profesionale dhe më të lira sigurisht, dhe pushteti aktual është duke punuar që këto shërbime të ndërpriten pa shkaktuar probleme ligjore, ngase janë shërbime të shtrenjta dhe disa
janë të panevojshme”, ka thënë kryetari Haziri. Për këtë gjë ka reaguar Riad Rashiti, këshilltar komunal nga Partia Demokratike e Kosovës, duke sqaruar se qeverisja e kaluar ka kontraktuar punë dhe shërbime afatgjate, ngase me ligjin e prokurimit shumë qartë lejohen kontratat kornizë, ku për disa lloje të punëve dhe shërbimeve lejohet lidhja e kontratave afatgjate sepse ato janë nevojë në vazhdimësi e komunës, për të mos humbur kohë, dhe për mos të bërë procedura për cdo vit. Ne edhe ateherë edhe sot, deklarohemi njëjtë, se pjesemarrja në konkurim për tenderet e hapur është e barabartë për të gjitha kompanitë në Kosovë. Nuk ka pasur mundësi as atëherë e as sot nuk mundesh sipas ligjit me i dhënë përparësi kompanive nga Gjilani. “Janë shpallur tenderë me kohë më të gjatë se një vit, si psh, sigurimi fizik i objekteve komunale, mirëmbajta teknike e objekteve, dezinzektimi i ambientit, mirëmbajtja-pastrimi i objekteve komunale si dhe disa lloje të ngjashme të kontratave. Për këtoj janë respektuar të gjitha procedurat ligjore të prokurimit, dhe asnjë vërejtje nuk ka pasur për këto kontrata”, ka sqaruar Rashiti. Rashiti ka përmendur se Komuna e Gjilanit ka përzgjedhur kompaninë
fituese për asfaltimin e rrugëve në lagjen Dardania, projekt i bashkëfinancuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komunës së Gjilanit për asfaltimin e rrugës në lagjen Dardania, rruga “Muharrem Ibrahimi” dhe rrugëve VII, X dhe XII. Fituese e këtij tenderi është kompania “CONEX GROUP” Sh.p.k. nga Prishtina, në vlerë prej 97,718.72 €uro. “Është e gjashta herë më radhë që qeverisja e tashme komunale i jep tender një kompanie të huaj për kryerjen e punëve për asfaltimin e rrugëve në qytetin e Gjilanit. Ne besojmë që kjo dhënie është ligjore,
por deri në vitin e kaluar por edhe sot LDK akuzonte pse kompanitë e huaja kanë marrë punë dhe tendera në Gjilan. Të njëjtit sot japin tendera pa ia nda kompanive të huaja dhe nëse krahasohen me vitin e kaluar shihet se tani ka më shumë tendera të cilat komuna e Gjilanit po u jep firmave jashtë Gjilanit”, ka përfunduar Rashiti. Ai ka potencuar se me rëndësi të ceket se pse komuna, mu në fushatë zgjedhore, të parin projekt që po e nis, është një projekt asfaltimi. Po për këto rrugë janë shpallur tenderë edhe nga qeverisja e kaluar, por për arsye të përsëritjes së procedrave, ato janë shtyrë deri në
këtë kohë. Për më shumë informata lidhur me këtë tender, vizitoni faqën:
http://krpp.rks-gov.net
Për më shumë informata secili i interesuar mund të informohet në faqen
http://krpp.rksgov.net
Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ismajl Jonuzi, ka thënë se do të respektohen të gjitha procedurat ligjore sa i përket dhenies së tenderëve për të gjitha kompanitë pa marrëparasysh se nga vijnë.
Rashiti: Komunikimi i zyrtarëve komunale, gjatë dietës buxhetore, kushton 37,224.00 Euro
“Të drejtën për të konkuruar e ka çdo kompani që ofron shërbime të cilat ne i kërkojmë. Do të kontraktohet kompania që i ka plotësu-
Komuna e Gjilanit ka shpallur dhënien e tenderit për Ofrimin e Shërbimit të Telefonisë Mobile për Komunikim në Rreth, për rreth 350
ar kushtet, ndodh që të jetë edhe jashtë Gjilanit, por nuk do të lejojmë që kompanitë të vendosen nga qendra, për punët që do të kryhen këtu”, ka thënë Jonuzi.
zyrtarët e komunës. Kjo kontratë i është dhënë Post Telekomit të Kosovës.
Ndërsa Isak Agushi, këshilltar komunal nga Lidhja Demokratke e Kosovës, ka reaguar me këtë rast duke thënë se ligji i prokurimit duhet të respektohet vetëm në Gjilan. “Le të shkojë ndonjë kompani nga Gjilani në Drenicë e Pejë e shikoni a mund të marrin tendera, bile edhe ndonjë tender për punë shumë të vogla”, ka thënë Agushi.
Firmat të cilat kanë marrë punë në Gjilan në vitin 2014 janë këto: - Firma nga Suhareka tenderin për: Furnizim me një aparat hematologjik dhe një aparat për zhvillimin e filmave stomatologjik, në vlerë prej 9,900.00 euro. - Firma nga Prishtina tenderin për: Revidimi i projektit të Shkollës së Arteve Pamore në Gjilan, në vlerë prej 2,600.00 euro. - Firma nga Podujeva tenderin për: Hartimi i Elaboratit për Analiza Gjeomekanike për projekte të Komunës, në vlerë prej 9,000.00 euro - Firmës nga Prishtina tenderin për: Kryerja e Shërbimeve: Sigurimi i Biletave me Aviokompani, në vlerë deri në 10,000.00 euro.
“Në fillim të qeverisjes lokale është deklaruar se do të ketë dietë buxhetore, zero shpenzime për mbushje të telefonit, e vërtet komuna e mbajti fjalën - zero shpenzime për mbushje të telefonit për zyrtarët komunalë. Por, kjo mbushje po realizohet përmes kontratës së sapodhënë PostTelekomit”, ka thënë Rashiti. Për më shumë informata lidhur me këtë tender,vizitoni faqen:
http://krpp.rks-gov.net
sheshi
6 - 19 qershor 2014
Komuna
9
Lagjja e harruar nga institucionet komunale Nga: Valon Rashiti
L
agjja e “Porodini” afër rrugës qarkore në Gjilan është njëra prej lagjeve të harruara nga të gjitha qeveritë komunale të pasluftës. Kjo lagje ka 100 shtëpi dhe rreth 500 banorë të cilët po përballen me probleme të natyrave të ndryshme. Përfaqësuesi i lagjes, Skënder Ademi, për gazetën “Sheshi”, shprehet i zhgënjyer me investimet e vogla që janë bërë deri më tani në këtë lagje. “Lagjja jonë përballet me probleme të shumta, por me kryesorja është rruga e paasfaltuar, e cila është e dëmtuar rëndë dhe me gropa të mëdha, që shkakton probleme për fëmijët, pasi që kur ka reshje shiu bëhet e pakalueshme, e po ashtu edhe prishjet në veturat tona janë tepër të mëdha”, ka thënë Ademi. Banorët e lagjes së “Porodinit”, investitorët e vetëm në këtë lagje “Deri me tani gjithçka është investim komplet i banorëve të lagjes tonë dhe ne kemi kërkuar disa herë edhe për rregullimin e një nën-kalimi ose mbikalimi sepse në këtë lagje shpesh herë kanë ndodhur edhe aksidente me fatalitet”, shprehet Ademi. Ademi, i zhgënjyer nga qeverisja e kaluar, tregon se kryetari i ko-
munës Lutfi Haziri, ju ka premtuar se do t’i ndihmoj kësaj lagjeje por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. “Në këtë lagje, asnjë qeveri nuk ka investuar asnjë cent, të gjitha i kemi bërë vetë, ne banoret e lagjes, me vetëniciativë. Gjatë zgjedhjeve lokale kemi pasur premtime nga
qeverisja e tashme për asfaltimin e rrugës dhe rregullimin e kanalizimit të një pjese të lagjes. Ndërsa qeverisja e kaluar ka premtuar ambulancë dhe shkollë, ndërsa ka ndodhur krejt e kundërta, kanë ndërtuar disa shtëpi kinse për ndihma, por kanë ndërtuar shtëpi dykatëshe dhe banorët që janë
vendosur aty nuk po duken se kanë nevojë për ndihma, pasi që voziten me vetura edhe më të shtrenjta se tonat. Nëse ata janë raste sociale, si shpjegohet fakti se ata posedojnë vetura. Neve banoreve te lagjes na është thënë se po ndërtohet ambulanca, ndërsa janë ndërtuar shtëpi, pa miratim të lagjes”, ka thënë Ademi. Gjithashtu, lagjja “Porodinit” po përballet edhe me mungesën e kanalizimit dhe ujësjellësit. “Lagjja është e kyçur me ujësjellës dhe kanalizim, por jo në mënyrën e duhur, pasi kyçja është bërë shtëpi me shtëpi nga vetë ne banorët, e jo në rrugë ashtu si duhet. Gjithashtu edhe shtyllat elektrike janë të vendosura në pronat tona private, e kur po ka nevojë për ndërhyrje po ka vështirësi nga KEDS-i”, ka thënë Ademi. Në lagjen “Porodini” dita ditës po rritet numri i banorëve. Është masë e nevojshme ndërtimi i një shkol-
lore fillore sepse fëmijët detyrohen që të ecin gjatë deri te shkolla me e afërt “Rexhep Elmazi”, në lagjen “Dheu i Bardhë”. “Shpresoj që sa më shpejt të ketë diçka konkrete për lagjen tonë sepse tek e fundit edhe ne jemi qytetarë të këtij qyteti dhe kontribuojmë me taksa për këto institucione të cilat e kanë fshirë nga harta lagjen”, tonë përfundon Ademi.
Lindita Bunjaku, bashkatdhetare nga Gjermania, ndihmon dy familje nga Komuna e Gjilanit Lindita Bunjaku, bashkatdhetare nga Komuna e Gjilanit, e cila punon dhe vepron në shtetin e Gjermanisë, ka ndihmuar dy familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale në Gjilan. Kishin fatin që nga bamirësia e saj të përfitojnë pako ushqimore familja e Ajshe Shkodrës dhe ajo e Sebahate Llapashticës. Dy kryefamiljaret që janë mbështetur nga dora e bamirësisë kanë shprehur
falënderimin e tyre në emër të familjeve duke shpresuar për një të ardhme më të mirë familjet e tyre. Ndërsa Bunjaku është shprehur se kjo është një ndihmë simbolike për këto familje që kanë mundësi të jenë pjesë e secilës nga familjet tona. Ajo ka thënë se punën që bën në Gjermani dhe fitimin që ka nga puna, dëshiron ta ndajë së bashku me bashkëvendëset e saj, në mënyrë që jeta e tyre të jetë sadopak më e lehtë për
ditët në vijim. Poashtu Bunjaku ka thënë se mundësia e bashkatdhetarëve tanë për të ndihmuar raste të tilla ekziston, porse ka lutur që të krijohet edhe bindja e shumë familjeve të tjera që të ndihmojnë me mundësitë që kanë, ngase jeta i ka rënduar një pjesë të shoqërisë sonë. Ajo ka uruar poashtu që raste të rënda sociale në Komunën e Gjilanit të kemi përditë e më pak.
6 - 19 qershor 2014
10
Komuna
sheshi
31,087 të papunë të regjistruar në Gjilan Nga: Valon Rashiti
Papunësia vazhdon të mbetet njëra prej brengave më të mëdha të qytetareve të Gjilanit dhe numri i atyre që kërkojnë punë vazhdon të mbetët i lartë. Xheval Aliu, drejtor i Qendrës Rajonale për Punësim në Gjilan, ka thënë se çështja e papunësisë është njëra prej pengesave kryesore për një jetë normale. Sipas Aliut, numri i përgjithshëm i punëkërkuesve është 31087, dhe se pjesa më e madhe e tyre janë të moshës së re dhe shumica është nga qyteti. “Prej këtij numri të madh të punëkërkuesve edhe më tej mbizotëron struktura e pakualifikuar me 49.5 për qind me shkollë të mesme 35.6 për qind dhe me 2.7 me shkollë te lartë dhe me fakultet”, ka thënë Aliu. Aliu shprehet se, krahasuar me vitet e kaluara, numri i punëkërkuesve ka filluar të zvogëlohet dhe arsyet mund të jenë të natyrave të ndryshme ndoshta edhe nga pamundësia për të gjetur një vend pune. “Prej atyre që kërkojnë punë, pjesa ma e madhe është e moshës së
re dhe prej moshës 16-24 vjeçar 26.9 për qind 25-30 vjeçar 39.4 për qind”, ka thënë Aliu. Pjesa më e madhe e punëkërkuesve janë shqiptarë me 87.9 për qind, 11 për qind janë të komunitetit serb dhe 1.1 për qind të komuniteteve tjera. “Tregu i punës është akoma i varfër për ta përballuar këtë interesim dhe Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale është duke bërë përpjekje të mëdha që përmes skemave të ndryshme dhe politikave, por edhe trajnimit edhe ndërmjetësimit në punësim, që të gjejë zgjidhje. Aktualisht jemi duke punuar në disa projekte paralele”, shprehet Aliu. Instituti për Zhvillim dhe Integrim, përmes Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, po realizon projektin e skemës së praktikantëve. Gjithashtu, projekti i punëve publike që ka të bëjë me pastrimin e sipërfaqeve pyjore. E kemi një projekt në bashkëpunim me Ministrisë së Bujqësisë për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri. “Po shpresojmë që edhe me tej gjatë këtij viti do të vijnë programe dhe projekte të tjera në mënyrë që ta zbusim problemin e papunësisë në komunën tonë”, ka thënë Aliu.
Aliu thotë se bashkëpunimin kryesor e kemi me ndërmarrje private sepse institucionet i kanë mundësitë shumë të kufizuara në rekrutimin e fuqisë punëtore. “Ndërmarrjet private janë ato që bartin barrën kryesore në hapjen e vendeve të reja të punës dhe bashkëpunimi është në nivel shumë të mirë”, shprehet Aliu. Për punëkërkuesit e pakualifikuar ekziston mundësia për trajnim dhe ngritje të aftësive nëpërmjet Qendrës së Aftësimit Profesional ku punëkërkuesit mund të aftësohen për zdrukthtari,dizajn grafik, etj. “Mjerisht, punëkërkuesit shumë pak janë duke e ndjekur këtë kurs. Interesimi i punëkërkuesve është shumë i vogël. Në disa raste po i obligojmë që nëse refuzojnë vendin e punës dhe kurset, ne kemi të drejtën e fshirjes nga evidenca”, ka thënë Aliu Hotelieria dhe ndërtimtaria ofrojnë vendet më të mëdha të punës gjatë sezonës së verës. Sipas Aliut, shpeshherë në sektorin e ndërtimtarisë janë përballur me mungesë të fuqisë punëtore për arsye se shumica e punëkërkuesve kërkojnë një punë më të lehtë dhe dëshirojnë t’i shmangen punëve të rënda fizike.
Komuna uron 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Nga: Kaltrina Zymberi
M
e aktivitete te ndryshme shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve edhe në komunën e Gjilanit. Fëmijët ishin të parët që kishin bërë vizita të shumta në një ditë të vetme pune, gjatë të cilave panë nga afër punën e kryetarit Lutfi Haziri. Ata kishin paraqitur edhe disa prej kërkesave të qytetarëve të cilat ishin brengosje për ujin, kanalizimin, rrymë e shumë qështje te tjera që preukupojnë qytetarët tanë. E në ndërkohë kryetari Haziri për ditën Ndërkombëtare te Fëmijëve kishte bërë vizitën e tij në shkollën fillore “Abaz Ajeti” me ç’rast ishte edhe musafir i Festës së Abetares ku kishte uruar fëmijët dhe u kishte thënë se ardhmëria dhe gjithçka tjetër është në dorën e tyre. Gjithashtu Haziri ishte i pranishëm edhe në programin e shkollës “Lagjia e re” ku dukej krenar me zhivillimin që po bëhet në arsimimin e komunës tonë. “Të dashur nxënës, prindër, e arsimtarë, sot është nder i veçantë që jam prezent në shënimin e Festës së Abetares, së bashku me ju. Falë angazhimit të madh të arsimtarëve, stafit të shkollave dhe prindërve, po arsimohen brezat e rinj. Besoj që këta fëmijë janë me fat që i kanë mësuesit e mirë. Këta janë e ardhmja e jonë, dhe shumë shpejt do t’i shohim të diplomuar, të profilizuar në drejtime të ndryshme, të gatshëm për ta udhehequr shtetin”, tha kryetari Haziri.
sheshi
6 - 19 qershor 2014
Komuna
Diaspora faktor i rëndësishëm i zhvillimit të Kosovës Nga: Besarta Maliqi
Rreth 30% e familjeve të Kosovës kanë një apo më shumë anëtarë të familjes të cilët jetojnë jashtë vendit. Rreth 39% e emigrantëve jetojnë në Gjermani, 23% në Zvicër, 6% në Itali, 7% në Austri, 4% në Britani të Madhe, 5% në Suedi, dhe 3.5% në SHBA, ndërsa nga 2% në Francë, Kanada dhe Kroaci Diaspora e Kosovës mund të ndahet në tri periudha: (bazuar në kohën e emigrimit), siç janë: - Periudha e viteve të 60 ta deri në vitet e 80 ta, që përfshin rreth 14% të emigrantëve, - Periudha e viteve të 90 ta, që përfshin rreth 59% të numrit të përgjithshëm të emigrantëve, dhe - Periudha gjatë luftës 1999, e cila sot përbën 27% të diasporës. Pjesa më e madhe e diasporës, rreth 60%, janë qytetarë të vendeve ku ata jetojnë, rreth 34% kanë qëndrim të përkohshëm (2-10 vite) prej të cilave 1.3% kanë vizë për studime. Pjesa e mbetur prej 6% nuk kanë status të përcaktuar Përkundër kësaj, ky potencial ende mbetet i pashfrytëzuar dhe jo i kanalizuar në aktivitetet produktive që do të kishin efekte zingjirore. Raporti i migracionit i përgatitur nga UNDP për 2012 tregon se 25% e amvisërive në Kosovë pranojnë remitenca në para të gatshme dhe mallra e shërbime. Sipas të dhënave statistikore diaspora dërgon në Kosovë rreth 600 milionë € në vit (Riinvest, 2012). Sipas të njëjtit burim, gjysma e remitencave në para të gatshme janë përdorur për konsum, 18% janë përdorur për ndërtimin e shtëpive dhe për riparime, 17% për qëllime shëndetësore, 15% për arsim dhe vetëm një pjesë modeste prej 3% përdoret për investime. Shifra prej 3% është e pothuajse e njëjtë me të dhënat e UNDP (2012) që tregon se vetëm një pjesë shumë e vogël e remitencave të pranuara në para të gatshme investohet në aktivitete prodhuese/ndërmarrëse (më pak se 4%). Sipas UNDP-së (2012) shumica e investimeve nga remitencat ka të bëjë me blerjen e pronave të paluajtshme për shfrytëzim personal (59.8%), dhe me bizneset familjare (23.3%). Investimi në sektorin e shërbimeve arrin në 5.6% të investimeve të përgjithshme, ndërsa emigrantët nuk investojnë fare në sektorin e prodhimtarisë. Arsyet kryesore pse emigrantët nuk planifikojnë të investojnë në
vendin tonë, sipas studimit të Riinvest-it, janë mungesa e informacioneve nga institucionet rreth mundësive të investimit, korrupsioni, si dhe politikat e pafavorshme fiskale. Mjedisi i biznesit mbetet një ndër faktorët kryesor kufizues të tërheqjes së investimeve të huaja dhe atyre të diasporës. Sipas Indeksit të Reformës së Investimeve të OECD-së për vitin 2010 për Evropën Juglindore, disa nga arsyet për investime të pakta në Kosovë përfshijnë: mungesën e promovimit dhe lehtësimit të investimeve, zbatimin e dobët të ligjeve dhe kapacitetet, e dobëta administrative, mungesën e arsimimit dhe kualifikimit të vazhdueshëm, të popullsisë, mungesën e promovimeve proaktive, të eksporteve dhe qasjen e kufizuar në financa. OECD-ja rendit Kosovën në fund të grupit të vendeve të Evropës Juglindore.
Ismajli: Jo koncerte po mbështetje për mërgatën M.Ismajli që nga viti 1982 jeton dhe vepron në Zvicër. Kushtet jo të mira sociale e detyruan atë bashkë me familjen e tij që për 32 vjet mos të jetojë në vendlindje. Mirëpo pushimet cdo herë i kanë kaluar dhe i kalojnë në Kosovë, edhe pse të gjithë familjen e ka në Zvicër. “Fëmijët janë rritur dhe kanë krijuar familjet e tyre, por pa ardhur bile një herë në vit në Kosovë nuk e lëmë. Kosova ka ndryshu pas luftës, por pak është bërë për neve që nuk jetojmë këtu. Nuk mjaftojnë disa koncerte e manifesitme që organizohen kinse për nder të diasporës”, ka thënë Ismajli. Të gjitha kursimet e tij të punës 32 vjeçre në Zvicër, Ismajli ka dashur t’i investojë në Kosovë, konkretisht në Gjilan, mirëpo sipas tij nuk ka gjetur përkrahejn institucionale. Ai kishte planifikuar që në fshatin e tij të lindjes, në Nasalë, të fillojë grumbullimin dhe përpunimin e qumështit, e me këtë rast ai kishte planifikuar të punësonte 20 persona, dhe të krijonte këtë pikë grumbullimi të qumështit, ngase kjo pjesë nuk ka një pikë të tillë. Problem tjetër që Ismajli ka hasur sa herë që ia ka mësyrë Kosovës,është edhe pritja e gjatë në pikat kufitare. “Herën e fundit kur isha në Kosovë, ku në shumicën e rasteve vij me veturë ngase sjell gjëra dhe mjete të ndryshme nga atje, kam pritur gjashtë orë në pikën kufitare të Dheu i Bardhë. Isha edhe me nipa e mbesadhe u lodhëm shumë, bëmë
rreth 17 orë rrugë”, ka sqaruar Ismajli.
Institucionet në pritje të bashkëatdhetarëve Komuna e Gjilanit ka filluar përgatitjet për pritjen e bashkatdhetarëve gjatë sezonit të verës, ku fluksi i tyre është më i madh se kurrë gjatë vitit. Po ashtu edhe institucionet e tjera, si Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit dhe Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, kanë bërë përgatitjet e tyre të nevojshme që bashkatdhetarët të jenë të sigurtë duke shtuar numrin e policëve që mos të shkaktohet tollovi në komunikacion. Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit, i ka thënë gazetës Sheshi se komuna i ka bërë të gjitha përgatitjet që t’i presë sa më mirë që është e mundur bashkatdhetarët, në mënyrë që ata t’i kalojnë sa më mirë pushimet e tyre në vendlindje. “Korriku dhe gushti tradicionalisht janë muaj të bashkatdhetarëve ngase ata vinë të vizitojnë familjet e tyre. Ne do të koordinohemi me Ministrinë e Diasporës që jo vetëm një ditë, po i gjithë korriku të jetë muaj ku do të ketë aktivitete të shumta në interes të pritjes sa më të mirë, do të organizojmë panairin e prodhimeve vendore, më të madhin ndonjëherë në Gjilan, në mënyrë që ata t’i njohin prodhimet vendore. Do ta organizojmë edhe jetën e natës po ashtu në mënyrë që të bëjmë një orar ma fleksibil, i cili nuk e pengon askend, por realisht njerëzit kur vijnë në pushim kanë nevojë me pasë hapësirë ma shumë edhe qarkullim ma të madh”, ka thënë Haziri. Gjatë kohës së pushimeve në vendlindje, bashkatdhetarët kanë nevo-
jë edhe të pajisen me dokumente të nevojshme të Republikës së Kosovës, vazhdimin e tyre, etj. Lehtësim tjetër për bashkëatdhetarët konsiderohet edhe shërbimi më i ri komunal “Home-komuna”, që u mundëson qytetarëve që të aplikojnë online për dokumente pa pritur në radhë të gjata, e sidomos në këtë periudhë kur dhe kërkesa për t’u pajisur me dokumente rritet dukshëm. “Bashkëatdhetarët tanë mund të aplikojnë për dokumente online edhe nga vendet ku ata jetojnë dhe kur të vinë në vendlindje, ato do t’u dërgohen me shërbim postar. Ne jemi model edhe për komuat tjera dhe deri tani në adresën elektronike të Drejtorisë së Administratës kanë arritur 412 kërkesa dhe 314 prej tyre i kanë marrë tashmë dokumentet e kërkuara, ndërsa 68 të tjera janë në proces.”, ka sqaruar Nazim Gagica, drejtor i Administratës Publike. Mirëpo, drejtori Gagica ka sugjeruar që bashkatdhetarët për nxjerrje dokumentesh t’u drejtohen edhe konsullatave të Republikës së Kosovës në shtetet përkatëse ku ata jetojnë. “Mos të harrojmë edhe një fakt që Kosova tashmë ka konsullatat e veta të Kosovës jashtë vendit dhe kjo paksa ia ka lehtësuar punën. Të njëjtat dokumente nxirren në konsullatat që i ka hapur Republika e Kosovës”, ka thënë ai. Përgatitje për pritjen e bashkatdhetarëve po bëjnë edhe Policia e Kosovës, në rajonin e Gjilanit. Kapiteni Remzi Azemi, komandant i Stacionit Policor në Gjilanse ka thënë se Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit kanë bërë përgatitjet e nevojshme për sigurinë e komunikacionit rrugor. “Policia e Kosovës, sikurse edhe viteve të tjera edhe në këtë vit ka bërë përgatitjet e nevojshme, në kuadër të rendit publik dhe të komunikacionit rrugor”, ka thënë ai. Edhe pse nuk është në kompetencë të policisë rajonale të Gjilanit Azemi ka thënë se Policia e Kosovës ka të përgatitur edhe planin operativ të komunikacionit rrugor, i cili quhet “Sezoni Veror”, plan ky që, sipas tij, parasheh ngritjen e kapaciteteve kufitare të trafikut ashtu që ato
11
të jenë në pikat kyçe ku kërkohet frekuenca më e shtuar e zyrtarëve policorë në mënyrë që të mundësohet qarkullimi më i mirë i trafikut dhe ri-orientimi aty ku ka nevojë. Azemi ka thënë se kanë bashkëpunim me të gjitha institucionet që lidhen në këtë drejtim, me të cilat sipas tij, Policia e Kosovës ka pasur edhe takime, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira për qytetarët dhe bashkatdhetarët.
Tarifat e policave të sigurimit të njëjta edhe këtë vit Gjithashtu, një dukuri tjetër me të cilën bashkatdhetarët tanë po ballafaqohen me të hyrë në vendlindje është edhe çështja e policave të sigurimit, çmimet e të cilave konsiderohen të larta. Ata i paguajnë ato me të hyrë në Republikën e Kosovës. Lidhur me këtë, Byroja Kosovare për Sigurime (BKS) i ka thënë gazetës Sheshi përmes postës elektronike se janë të gatshëm të operojnë me sukses edhe gjatë sezonit të mërgimtarëve. “Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është aktive 24 orë në ditë, që do të thotë se ne jemi në gatishmëri vazhdimisht, pra edhe gjatë kohës kur bashkatdhetarët tanë vizitojnë Kosovën”, ka thënë Dieta Gashi, administratore e BKS-së. Mirëpo, kjo byro si duket kësaj here nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë zbritje në çmimin e policave. Ata thonë se çmimet do të jenë ashtu siç kanë qenë vitin e kaluar. “Sa i përket ndryshimit të cmimit për momentin nuk mund të japim ndonjë përgjigje, por për çdo ndryshim që do të ndodhë në të ardhmen ne do të dalim me një njoftim zyrtar”, ka thënë Gashi. BSK-ja njofton se procedura e pagesave për policën e sigurimit është e njëjtë sikur në vitin e kaluar dhe pagesa bëhet me para “Cash” (me para në dorë) dhe me kartela bankare. Kurse sa i përket pikave të shtuara të kësaj byroje gjatë këtij sezoni, Gashi ka thënë se kjo nuk varet prej tyre, aty ku ka pika të rregullta kufitare, aty është edhe BKS-ja.
12
6 - 19 qershor 2014
sheshi
Personalitet
Me Serbinë –JO!, me Shqipërinë – PO! JETA DHE VEPRIMTARIA PATRIOTIKE E TRIBUNIT TË POPULLIT – RAMIZ CERNICA (1903-1979)
S
a herë shkruhet për rezistencën e shqiptarëve të Kosovës kundër robërisë nga thundra e serbomëdhenjve shovinistë, sa herë organizohen përkujtime jubilare për martirët e rënë, sa herë shkruhet për patriotët e shumtë të flijuar për kauzën kombëtare, sa herë përkujtohen dëshmorët e Anamoravës, nuk lihet pa u zënë ngoje Ramiz Ahmeti, që më tepër e njohim si Ramiz Cernica nga fshati me të njëjtin emër. Zihet në gojë si patriot, si luftëtar dhe si organizator i mbrojtjes së trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavinë e shpërbërë. Në këto përkujtime e përvjetore, rëndom thuhet se Ramiz Cernica, martirëve të rënë, që flijuan jetën për atdhe,u ka shërbyer si shëmbëlltyrë e ndritshme, si shembull për veprimet dhe veprimtarinë e tyre atdhetare.
Kush ka qenë Ramiz Cernica? Ramiz Cërnica i lindur më 1903
në familjen Hoxha në fshatin Cernicë të Gjilanit. Më 25 maj është jo vetëm ditëlindja, por edhe ditëvdekja e tribunit popullor, atdhetarit të shquar Ramiz Cernica1979. Ramiz Cernica është dhe mbetet një nga figurat më të mëdha të historisë së popullit shqiptar e të luftës për çlirim e bashkim të kombit tonë të ndarë padrejtësisht. Ramiz Cernica me veprimin e tij dhe aktin e qëndrimit burrëror e heroik në Kuvendin e Prizrenit më 1945, ku po bëhej aneksimi i Kosovës, dha shembullin e madh se si duhet të veprohet për interesat e popullit. Përfundimi i luftërave çlirimtare nga tri ushtritë tona kombëtare, përfundimisht i ka hapur udhë realizimit të qëndrimit të tij historik : "ME SHQIPËRINË, JO ME SERBINË". Ramiz Cernica në Kuvendin e Prizrenit, të gjithë atdhetarëve, të të gjitha gjeneratave, ua ka mbajtur gjallë ëndrrën për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Ramiz Cernica frymëzuesi i qindra dhe mijëra atdhetarëve, që ishin bërë barrikada të gjalla para kriminelëve serbë, ishte fanari ndriçues i rrugës së lavdishme për çlirim e pavarësi. Ishte udhërrëfyes për gjithë atdhetarët deri me vdekjen e tij.
Të dhënat e mëposhtme janë shpalime kujtimesh të Kadri Halimit për Ramiz Cernicën. Këto shënime të Kadri Halimit, do t’i paraprijnë tribunës politike, do ta ndërplotësojnë dhe ndriçojnë me fakte e argumente personalitetin e ndritshëm të një veprimtari patriotik e të një të dënuari politik, që la gjurmë të thella në historinë tonë të bujshme kombëtare të shekullit XX, ndërmjet dy luftërave botërore, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj. Ramiz Cernica u lind në fshatin Cernicë të Gjilanit, më 1903, prej babait Halim dhe nënës Hajrije. Babai i tij Mulla Halimi ishte ylema i shkolluar në shkollat fetare (medresetë) që në kohën e sundimit të Perandorisë Osmane. Ky (babai iRamizit) ishte pjesëmarrës i kryengritjeve shqiptare të vitit 1910-1912 në njësitet e idriz Seferit. Mori pjesë ne Luftën e Kaçanikut dhe të Drenogllavës, ku u plagos, u zu nga turqit dhe u dënua me 8 vjet burg . Ramiz Cernica ndoqi rrugën e babait të tij. Ai inkuadrohet në Lëvizjen Kombëtare në vitet e njëzeta të shekullit të kaluar. Ndërkaq, në vitet e tridhjeta me vota të popullit të vet u zgjodh kryetar i Komunës së Parteshit. Sa qëndroi në këtë post vazhdimisht ka kundërshtuar padrejtësitë, shtypjen e popullit shqiptar,duke luftuar për të drejtat kombëtare. Me ngulm kundërshtonte të ashtuquajturën Reformë Agrare, përkatësisht kolonizimin e Kosovës si dhe shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve për në Turqi. Për shkak të qëndrimeve të tij kombëtare edhe burgosej nga pushteti i atëhershëm. Si kryetar komune, mbante lidhje të ngushta me disa kryetarë të tjerë komunash, si: Jusuf Gradica, Fazli Myrta dhe me pjesëtarë të tjerë të shumtë të parisë shqiptare. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, po ashtu ishte kryetar komune në Partesh. Në këtë detyrë ishte shumë i drejtë dhe i arsyeshëm. Kurdoherë i ka mbrojtur të dobëtit. Ishte një nacionalsit pozitiv e përparimtar dhe thellësisht demokratik si dhe arsimdashës i madh. Shovinist nuk ishte, sepse nuk e urrente asnjë popull tjetër. Gjatë kohës sa qëndroi në postin e kryetari të Komunës nuk lejoi vëllavrasjen dhe dhunën ndaj kujtdo qoftë, pavarësisht përkatësisë etnike. Ai ka mbrojtur çdo njeri të ndershëm dhe si politikan nuk ka lejuar të bëhen zullume. Pas luftës u tregua se ky qëndrim politikisht ishte largpamës. S’është e rastit që në fshatrat e kësaj komuneje çetnikopartizanët kanë ushtruar më së paku dhunë, krime e masakra
ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Ramizi me gjasë nën ndikimin e Rifat Berishës, nënprefekt i Nënprefekturës së Gjilanit, në njëfarë mase e në disa raste ka ndihmuar Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Në prill të vitit 1943 ai shpëtoi Aradhën Partizane Shqiptare në krye me Fadil Hoxhën, e cila ishte rrethuar nga italianët në malet e katundit Livoç i Epërm. Në vjeshtën e vitit 1943, pas kapitullimit të Italisë shkoi si delegat në Asamblenë Popullore në Tiranë, e cila, më duket u mbajt në muajin tetor, ku formoi Këshillin e Naltë të Shtetit Shqiptar dhe Qeverinë e tij. Udhëheqja e LNÇ-së Ramiz Cernicës i afroi që të marrë pjesë në Konferencën e Bujanit, por ky nuk e pranoi ofertën. Në një takim me veprimtarin ilegal të LNÇ-së, Vllado Popoviqin, cili kishte kërkuar nga Ramizi të dalë në mal e t’u bashkohet aradhave partizane të Kosmetit. Kjo ka qenë në vitin 1944. Kjo kërkesë e këtij ilegali gjilanas iu shtrua Ramizit jo pa qëllim. Qëllimi isaj ishte që Ramizi si njeri me autoritet të madh në popull, do të tërhiqte pas vete edhe shumë njerëz të tjerë. Këtë kërkesë të Vllados, Ramizi e refuzoi. Pas hyrjes së brigadave partizane më 16 nëntor 1944 në Gjilan, Ramizi u burgos dy herë. Më vonë, në korrik të vitit 1945, Ramizi si delegat i rrethit të Gjilanit mori pjesë në Konferencën famëkeqe të Prizrenit, ku edhe formalisht po zyrtarizohej aneksimi i Kosovës nga ana e Serbisë. Në këtë konferencë kërkoi dhe e mori fjalën edhe Ramiz Cernica. Me këtë rast Ramizi pati guxim që haptas të deklarojë se është kundër aneksimit të Kosovës nga ana e Serbisë, duke shprehur njëkohësisht vullnetin e popullit të Kosovës për bashkim me Shqipërinë:
“Sot jemi mbledhur ne, të deleguarit e popullit të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit, për të shprehur vullnetin dhe dëshirën e popullit (shqiptar) të kësaj Krahine. Unë jam i deleguar i popullatës së rrethit të Gjilanit. Këtu sot do të vendoset për fatin e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit. Siç dëgjova nga referati i paraqitur pak më parë, Partia paska vendosur që Krahinën tonë t’ia bashkojë Serbisë pa e pyetur farë popullin e saj. Unë shpreh mospajtimin tim me këtë synim e prejudikim. Populli i Krahinës sonë është kundër bashkimit me Serbinë. Ai është për bashkim me Shqipërinë. Për ne Serbia është njerkë, kurse Shqipëria është nënë. Kush kujdeset më fort për evladin e vet – nëna apo njerka? U muar vesh se nëna kujdest me gjithë zemër e pa hile, kurse njerka gjithherë
Ramiz Cernica thjeshtrit i bën hile e padrejtësi. Pra, unë jam për t’iu bashkuar Kosmeti Shqipërisë, sepse me këtë po shpreh dëshirën e popullit. Kjo dëshirë e popullit për bashkim me Shqipërinë është shprehur e shkruar edhe në Rezolutën e Konferencës së Bujanit. Gjatë luftës në këtë drejtim e kuptim i kemi folur edhe popullit tonë. Domethënë fjalët i kemi pasur ndryshe, e sot na doli krejt e kundërta. Nuk dua që brezat e rinj të më mallkojnë përjetë, prandaj po them, me Serbinë – JO!, me Shqipërinë – PO. Kam shpresuar se Ushtria Partizane dhe pushteti i ri i vendosur do të jetë i drejtë. Mirëpo, nuk na doli ashtu. Partizanët të përzier me çetnikë dhe drejtuesit e këtij pushteti të quajtur popullor, brenda shtatë muajve treguan fytyrën e vet. Ju na vratë, na pretë, na masakruat , na burgosët e na gjykuat vend e pa vend e pa pikë faji, sepse gjatë okupacionit, shqiptarët nuk janë sjellë keq ndaj serbëve dhe nuk u kanë bërë zullum. Pra, unë nuk po shoh ndonjë dallim ndërmjet këtij pushteti popullor dhe atij jopopullor të paraluftës. Të gjitha të këqijat na i keni bërë, vetëm se
hala nuk keni filluar të na shpërngulni për në Turqi si Jugosllavia e krajlave”. Kjo paraqitje e Ramizit në këtë konferencë shkaktoi një tollovi dhe një tërbim të egër të udhëheqësve të Kosmetit, sidomos të Ali Shukriut, kështu që Ramizit ia ndërprenë fjalën dhe kryesia e punës dha një pushim, ndërprerje të shkurtër të punës, sepse u pa se pas Ramizit, të inkurajuar nga fjala e tij, i ngrenë duart për të marrë fjalën edhe ca delegatë të tjerë. Ky deklarim i hapur e i guximshëm i kushtoi shumë shtrenjtë Ramizit. Pas kësaj deklarate, me të arritur në Gjilan, Ramiz Cernica burgoset menjëherë dhe dënohet me 20 vjet burg të rëndë, kurse prokurori Gorolub Popoviqi me këmbëngulje kërkonte dënim me vdekje. Ndërkaq Gjykata ushtarake e Shtabit Operativ në Prishtinë ia dënoi me vdekje edhe djalin, Raifin, dënim të cilin më vonë ia zëvendësuan me 20 vjet burg të rëndë. Raifin e dënuan për arsye se si komisar i Batalonit Partizan të Rinisë në Drenicë, me tërë batalionin e vet kishte kaluar në anën e Shaban Polluzhës dhe sepse kishte organizuar likuidimin e Shtabit të Brigadës në Prekaz.
14
6 - 19 qershor 2014
sheshi
Intervistë
Intervistë me Valdrin Shalën, entuziast i parashikimit të motit
Nga: Besarta Maliqi
ternet. Gjithashtu, është shumë interesante pamja mahnitëse e qiellit, lëvizja e vranësirave dhe e shumë faktorëve të tjerë që ndikojnë në atmosferë, gjë që më ka shtyrë që të merrem me këtë problematikë.
Ku i merrni informatat? Informatat rreth parashikimit të motit i marr përmes uebsajteve të ndryshme. Poashtu, i posedoj disa programe premium të cilat janë me pagesë dhe që arrijnë të japin parashikimin shumë të saktë, pothuajse mbi 90%.
Si arrini të jeni të saktë në kohë?
Valdrin Shala
Valdrini nga Gjilani është ndër të rrallët në Kosovë që merret me parashikimin e motit. Edhe pse i ri, dhe duke mos pasur mjete që këtë aktivitet, pra parashimin e motit ta bëjë vet ai përdorë shume Web-faqe të ndryshme që merren me parashikim. Dëshirë e tij ishte që të studiojë për Meterorologji, mirëpo pasi që në vendin tonë nuk ka drejtim të tillë ai momentalisht studion për Biznes dhe Teknologji. Mirëpo Valdrini do të vazhdojë të merret me pasionin e tij, ai ka vendosur që të investojë në pasionin e tij. Kur keni filluar të merreni me parashikimin e motit? Me këtë hobi kam filluar të merrem nga viti 2008 dhe që nga atëherë e deri më sot, jam entuziast i flaktë për motin.
Çka ju ka shtyrë të merreni me këtë hobi? Kohë më parë, përmes kanaleve televizive të Kosovës, kur ishte koha për transmetimin e motit, isha shumë kureshtar se si e tregonin parashikimin e motit në vende të ndryshme të botës. Pastaj më lindi ideja që të merrem me këtë hobi dhe fillova të hulumtoj në in-
Siç e ceka më parë, nga uebsajtet e ndryshme të motit. I shikoj rreth 25 prej tyre. Pastaj e bëj përmbledhjen nga këto faqe dhe mundohem që të jem sa më i saktë dhe të jap parashikimin në detaje, p.sh. në cilën pjesë të ditës mund të ketë reshje, sa do të jetë sasia e tyre etj. Gjithashtu, e bëj përcjelljen nga pamjet satelitore të cilat tregojnë gjendjen aktuale të atmosferës e cila është vetëm 15 minuta mbrapa nga koha reale që mbretëron mbi vendin tonë, madje duke e perfshirë edhe gjithë Evropën. Në këto pamje satelitore përfshihen: lëvizja e vranësirave, reshjet e shiut, si dhe shkarkesat e rrufesë të cilat tregojnë vendin se ku janë duke goditur. Kjo e fundit është në kohë reale, për vetëm 3 apo 4 sekonda nga shkarkimi i tyre. Për këtë arsye parashikimet janë kryesisht të sakta.
A duhet të dish dicka të veqantë për t’u marrë me parashikimin e motit? Jo, nuk besoj që duhet të kesh diçka të veçantë që të merresh me motin sepse askush nuk ka lindur i ditur rreth motit. Vetëm se duhët të kesh vullnet që të merresh me këtë lëmi. Unë kam filluar të mësoj më gjerësisht rreth motit dhe mendoj që në vitin e ardhshëm t’i ndjek studimet për meteorologji në Tiranë.
Cka mund të na thoni për fund? Ju falemnderit shumë stafit tuaj që keni gjetur kohë që të më intervestoni mua, poashtu e falenderoj Zotin që kam arritur deri këtu ku jam sot. Gjithashtu, në rrjetin social facebook, kam faqen time personale të motit 'Moti në Gjilan' (facebook.com/Moti.06) të cilin e kam hapur me 31.3.2011 dhe deri më sot kam arritur numrin e fansave pothuajse në 25.000 dhe ndjehem shumë i ngazëllyer. Në këtë faqe mund të informoheni rreth parashikimit të motit për çdo ditë. Për fund, për të gjithë ata të cilët duan të merren me këtë profesion, le të fillojnë të interesohen dhe të studiojnë sepse është një profesion i rrallë, një profesion i veçantë dhe mjaftë tërheqës. Unë ju ftoj që të lexoni gazetën Sheshi sepse është një gazetë mjaft atraktive dhe veçmas me më të rejat e fundit nga vendi ynë i dashur.
Pajisja për parashikimin e motit
Në mënyrë që të bëjë parashimin e motit vetë, Valdrini planifikon që gjatë këtij viti të blejë një instrument me anë të të cilit mund të bëjmë monitorimin e kushteve momentale mbi vendin tonë. Valdrini ka shpjegur për lexuesit e gazetës Sheshi disa nga karakteristikat që ka ky instrument: - Ora dhe data. - Parashkimi për 12 orët e
ardhshme. - Ikonat e parashikimit të motit, të cilat tregojnë se çfarë moti pritet të jetë: me diell, pjesërisht me diell, vranët, shi dhe borë. - Lindja dhe perëndimi i diellit. - 8 fazat e Hënës: nga Hëna e re e deri te ajo e plota. - Temperatura dhe lagështia e ajrit, ku përmes konsolës, tregon temperaturën e jashtme çdo 10 sekonda dhe temperaturën brendshme çdo 1 minutë. Regjistron temperaturën prej - 40° deri në +65°C. - Shiu: Konsola azhurnon totalin e reshjeve dhe sasinë
e shiut çdo 20 sekonda për 25 orët e fundit, ditët dhe muajt. - Alarmet: Ky instrument ofron deri në 22 alarme të ndryshme të cilat paralajmërojnë rreziqet si: Erërat e forta, temperaturat e ulëta dhe ato të larta, reshjet e fuqishme, vërshimet dhe shumë të tjera. - Shpejtësia e Erës: Tregon se nga cili drejtim është duke fryrë dhe sa është shpejtësia e saj e cila azhurnohet çdo 2.5 sekonda . Gjithashtu, regjistron shpejtësinë prej 3 e deri në 290km/h.
sheshi
6 - 19 qershor 2014
Vetura e së ardhmes e Policisë së New York-ut
Teknologji
15
Si t’ua mësojmë kompjuterëve leximin? Përgatitur nga: Zamira Hoxha
Shumica prej jush mund të keni hasur shumë shpesh në sekuenca të crregullta të fjalëve si kjo më poshtë:
Foto nga filmi “Demolition Man” Përgatitur nga: Adem Ademi
J
u tashmë keni dëgjuar për telefona të mençur, syze të mençura, ora të mençura, televizorë të mençur, ndërsa tani listës së gjatë të paisjeve të mençura (smart), iu shtua edhe kjo veturë e policisë së New York-ut. Policia e New York-ut është njëra nga policitë më të financuara në botë. Paratë dhe paisjet që kjo polici i ka në dispozicion ia kanë lakmi gjitha policitë e botës. Kjo veturë në dukje të parë ngjanë me veturat e filmave fantashkencë të Hollywood-it, por është e vërtetë dhe po shfrytëzohet në realitet, edhe pse deri tani është prototipi i vetëm që qarkullon në rrugët e New York-ut.
në ndonjë krim si në transport të drogës ose nëse ka qenë pjesë e ndonjë grabitje më heret. Kjo makinë poashtu ka monitorë dhe kamera të cilat janë të paisura me modem dhe mund të inçizojnë dhe transmetojnë pamjet dhe gjitha informatat nga terreni direkt në zyrat qendore të policisë së New Yorkut. Kjo veturë mund të marrë informata nga rruga dhe t’i dërgojë menjëherë edhe tek komandantët e policisë, të cilët pastaj mund të marrin vendimet e tyre, bazuar në të dhënat që marin nga vetura.
Një nga gjërat më të mira që ofron kjo veturë është skanimi i targave të veturave, me anë të skanerit me infrared, i cili mund të skanojë qindra targa për një kohë prej pak minutash, për dallim nga njeriu të cilit do t’i ishin dashur orë të tëra për të kryer punën e njëjtë. Policia e New Yorkut po e shfrytëzon teknologjinë e kësaj veture për të arritur rezultate sa më të mira, sidomos në lagjet më problematike si Brooklyn dhe Manhattan Bridges. Në të shumtën e rasteve, kur mbushni një formë në ndonjë faqe interneti, përveq fushave relevante që lidhen direkt me formën të cilën e mbushni, iu kërkohet të shënoni gjithashtu edhe fjalët e rastit që sistemi CAPTCHA shfaqë për ju. Besoj se mund të ndajmë të njejtin mendim, se ky proces i shënimit të këtyre fjalëve është pak i mërzitshëm edhe pse nuk na merr kohë më shumë se 10 sekonda.
Kjo veturë është e paisur me një varg cenzorësh, GPS, kamera, radar i cili i kontrollon automatikisht targat e makinave kundrejt databazës së policisë në kohë reale për ta vërtetuar nëse makina është e vjedhur ose është përfshirë
Shndërrimi i ujit të detit në karburant Për shekuj me radhë, alkimistët janë përpjekur ta kthejnë plumbin në ar. Prej kohe, kjo përpjekje është provuar si e pamundur, por një tjetër ëndërr, kthimi i ujit në karburant, duket se është i mundur.
karbonit, që vijnë kryesisht nga rezervat nëntokësore.
Shkencëtarët e një Laboratori të Marinës Detare amerikane e provuan këtë duke ngritur në ajër një avion të vogël, i cili në vend të karburantit të zakonshëm përdor lëndën djegëse të prodhuar nga uji i detit.
Nxjerrja e këtyre kimikateve nga oqeani dhe konvertimi i tyre në një formë karburantesh të lëngshme është mundësuar nga disa përparime teknologjike të fundit, thotë studiuesja, Heather Willauer:
Gazi natyror dhe llojet e tjera të karburanteve të lëngshme që përdoren në të gjitha llojet e motorëve me djegie të brendshme, janë një përzierje e elementeve kimike të hidrogjenit dhe
"Kemi arritur të dëshmojmë se në një laborator ne mund ta shndërrojmë dioksidin e karbonit dhe hidrogjenin në lëndë djegëse të lëngshme ".
Por edhe oqeanet janë rezervuare të mëdha të hidrogjenit dhe dioksidit të karbonit, i cili shton nivelin e acidit në det.
Procesi kërkon shumë en-
ergji elektrike, e cila për të qenë më ekonomike duhet të vijë nga një burim me kosto të ulët, si një central bërthamor. Natyrisht, vendi më i efektshëm për një proces të tillë do të ishte në bordin e një aeroplanmbajtëseje bërthamore. Zonja Willauer thotë se këto anije një ditë mund të prodhojnë karburant për avionët në bordin e tyre: "Nga kjo mund të përfitojnë marina detare apo anijet komerciale sepse kur është nevoja karburanti mund të prodhohet aty ku nevojitet". Karburanti i ri është testuar me sukses në një aeroplan me një motor. Tani për tani,
prodhimi i tij kërkon dy herë më shumë energji se sa normalisht, por studiuesit shpresojnë ta ulin koston. Dr. Willauer thotë se procesi i ri nuk do të rrisë sasinë e dioksidit të karbonit në atmosferë, që ndikon në ngrohjen globale. "Pasi ta nxjerrim nga uji, oqeani e thith atë menjëherë nga atmosfera, sepse ky proces është në ekuilibër të vazhdueshëm", - thotë zonja Willauer. Shkencëtarët shpresojnë se një uzinë e vogël në shkallë industriale mund të fillojë kthimin e ujit të detit në karburant brenda pesëmbëdhjetë viteve të ardhshme.
Emri CAPTCHA iu dha nga Luis von Ahn, Manuel Blum, Nicholas J. Hopper nga Carnegie Mellon University dhe John Langford of IBM. Kurse CAPTCHA u shpik nga Mark D. Lillibridge, Martin Abadi, Krishna Bharat dhe Andrei Z. Broder. Fillimisht ideja e shpikjes së CAPTCHA ka qenë që të vërtetohet në njëfarë mënyre se entiteti që po e mbushë një formë diku në ndonjë faqe interneti është me të vërtetë njeri, e jo ndonjë program kompjuterik që është programuar në atë mënyrë që të dërgojë një formë të njejtë me mijëra herë. Arsyeja përse kjo metodë funksionon është se vetëm njerëzit arrijnë t’i lexojnë këto shkronja të rradhitura në formë të crregullt, kurse kompjuterët ende nuk arrijnë t’i lexojnë keto rradhitje karakteresh. Por ky sistem është zhvilluar më tutje. Atyre u lindi ideja se tërë këto resurse mund të shfrytëzohen për dixhitalizimin e librave, dhe sistemin e ri e emërtuan RECAPTCHA. Procesi i dixhitalizimit të librave shkon në këtë mënyrë: së pari skenohet i gjithë libri faqe për faqe, pastaj bëhet deshifrimi i tekstit fjalë për fjalë përmes teknologjisë së ashtuquajtur OCR (Optical Character Recognition). Por ja që OCR nuk është i sofistikuar aq sa duhet në mënyrë që të jetë në gjendje t’i deshifrojë edhe fjalët ku cilësia e fotografisë nuk është aq kualitative, ndërsa njeriu arrin t’i lexojë edhe ato fjalë që janë po aq të turbullta, sic mund t’i keni hasur edhe vet ju në web faqet ku përdoret RECAPTCHA. Prandaj edhe kontributi i faktorit njeri në tërë projektin e dixhitalizimit të librave është themelor, duke pasur parasysh se brenda ditës shënohen diku rreth 100 milionë fjalë përmes sistemit RECAPTCHA, i bie që brenda vitit të dixhitalizohen diku rreth 2.5 milionë libra. Po t’ju japim një shembull mund të bindeni edhe më shumë për rëndësinë e këtij projekti. Shembulli ka të bëjë me gazetën New York Times. Deri në vitin 2012, ishin dixhitalizuar 30 vjet përmbajte të kësaj gazete, dhe deri në fund të vitit 2013 ishte parashikuar të përfundohet pjesa e mbetur e përmbajtjes së botimeve. Tani, e gjithë arkiva e New York Times është e dixhitalizuar, dhe mund të bëhet kërkimi për më shumë se 13 milionë artikuj që datojnë që nga viti 1851 e deri në ditët e sotme. Kjo shpikje tregon fuqinë e ndërthurjes së kapacitetit njerëzor me atë kompjuterik, dhe njëkohësisht tregon se zgjuarsia e kompjuterit qëndron gjithmonë e varur nga faktori njeri. Pra kompjuteri bëhet i zgjuar aq sa ne i ofrojmë mbështetje.
6 - 19 qershor 2014
16
sheshi
Teknologji
Volvo do t’i mbushë autobusët e saj pa tela (wireless charging)
K
ompania Volvo dhe Administrata Suedeze e Transportit kanë paralajmëruar planet e tyre të mëdha për mbushjen pa tela për autobusët elektrik të kompanisë Volvo. Plani është që vitin tjetër të ndërtohet një rrugë e elektrifikuar prej 500 metrave në autostradën e Gothenberg-ut pastaj autobusët e Volvo-s të ashtuquajtur “ElectriCity”, do të mund të mbushen gjersa janë në rrugë, pa pasur nevojë të ndalen. Nëse ndërtohen autostrada të tilla të elektrifikuara, atëherë ju mund të shkoni nga njëri skaj i autostradës deri tek tjetri, pa pasur nevojë të ndaleni për të mbushur mjetin tuaj.
Madje gjersa jeni në rrugë ju do të mund ta mbushni edhe baterinë e telefonit apo tabletit tuaj. Volvo edhe më herët kishte instaluar stacione për mbushjen e mjeteve të saj elektrike, të cilat mbushen për rreth 8 minuta, që është kohë relativisht e shkurtër, mirëpo teknologjia e re, nëse tregohet e suksesshme, do të jetë edhe më e mirë, sepse nuk do të ketë nevojë për ndalesa fare, pasi autobusi do të mbushet gjatë vozitjes. Një ide e tillë para disa viteve mund të jetë dukur e pamundur, por tani kohërat po ndryshojnë. Me gjithë këto risi teknologjike që janë duke ardhur, është vështirë të mos e duash të ardhmen.
Parashikimet e shkencëtarit Isaac Asimov për vitin 2014 Isaac Asimov ishte shkencëtar amerikan, i cili punonte si profesor i biokomisë në Univerzitetin e Bostonit. Para 50 viteve ai kishte publikuar një artikull në gazetën amerikane "Neë York Times", ku kishte shkruar parashikimet e tij se ku do të arrinte bota gjer në vitin 2014. Ai gjithashtu ishte edhe autor i mëse 500 librave dhe rreth 90 mijë kartave postale gjatë jetës së tij. Asimov kishte bërë shumë parashikime të sakta, por edhe disa të tjera që na bëjnë edhe më kureshtarë për të ardhmen.
"Në 2014, paneletet e ashtuquajtura "electroluminescent" do të jenë në përdorim të gjerë".
Ju ndoshta nuk e dini se çka janë panelet "electroluminescent"? Ato janë panelet që na japin pamjet e televizorëve modernë që i përdorim sot.
"Komunikimi do të bëhet shumë i shpejtë dhe ju do të mund ta dëgjoni dhe shihni personin me anë të telefonit".
Tashmë kemi telefonat e mençur dhe me anë të aplikacioneve si "Skype", "Tango", "Hangouts" e "FaceTime", ju mund të zhvilloni biseda të tilla.
"Ekranet do të mund të përdoren jo vetëm për të parë televizor por edhe për të shkruar dokumente, shikuar fotografi dhe për të lexuar artikuj". Tashmë kemi kompjuterët, telefonat, tabletët, llap-topat me të cilat mund t'i bëjmë të gjitha.
Pilotimi i aeroplanit me anë të mendjes Përgatitur nga: Adem Ademi
N
ga një hulumtim i ri i bërë nga Technische Universitat Munchen (TUM) në Gjermani, është vlerësuar se pilotimi i aeroplanëve mund të bëhet edhe me anë të mendjes. Studiuesit me
anë të një hulumtimi kanë demonstruar se aeroplanët mund të pilotohen vetëm duke përdorur mendjen, duke i vendosur pajisjet e nevojshme në kokat e personave vullnetarë që kanë pranuar të testohen, pastaj me anë të pajisjeve, ata kanë kthyer mendimet e tyre në algoritma dhe komanda kompjuterike me anë të të cilave është bërë e mundur që të kryhet testimi. Shtatë njerëz i janë nënshtruar këtij eksperimenti, dhe sipas studiuesve, që të gjithë ishin të aftë të pilotojnë duke përdorur mendjet e tyre. Për më tepër disa nga pjesmarrësit në studim kishin pasur nivel të vogël të pilotimit dhe një testues nuk kishte pasur përvojë fare në pilotim. Gjithsesi, i tërë eksperimenti është kryer në laborator duke përdorur simulator të fluturimit, pra ata nuk
"Robotët nuk do të përdoren shumë në 2014, por do të ekzistojnë".
Parashikime jo të sakta por të përafërta "Kuzhinat do të përgaditisin ushqimet automatikisht".
Edhe ky parashikim është i saktë, pasi robotët ende nuk i kemi në përdorim të gjerë pra sepse ende nuk kemi robotë shërbëtorë ose shokë, por kemi robotë që mund të këndojnë e kërcejnë, pasi kjo lëmi është ende në fazë zhvillimore dhe nevojiten edhe shumë vjet gjersa robotët të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë.
Tashmë kemi aparatët për përgatitjen e kafesë e gjëra të ngjashme, por ende nuk kemi kuzhina që me një të shtypur të butonit do të mund të na përgatisin mëngjesin, prandaj ky parashikim mund të realizohet në të ardhmen.
"Tavanet dhe muret do të shkëlqejnë, dhe ngjyra do të ju ndërrohet me një të shtypur të butonit".
"Popullsia e botës do të jetë 6 miliardë e gjysmë".
Parashikim i mirë, mirëpo bota tashmë ka mbi 7 miliardë banorë.
"Gjithë nxënësit e shkollave të mesme do të mësojnë mësimet bazike në shkenca kompjuterike, aritmetikë dhe gjuhët programuese".
Do të ishte mirë po të realizohej edhe ky parashikim, mirëpo ende jemi larg realizimit të tij, pasi as 5% e nxënësve të shkollave të mesme nuk kanë njohuri të tilla të gjuhëve programuese kompjuterike.
Për ta bërë këtë parashikim të mundur, tashmë ekziston teknologjia, por muret dhe tavanet shkëlqyese ende nuk janë të popullarizuara
kishin fluturuar me të vërtetë, por simulatori i ngjason shumë pilotimit në jetën reale. Eksperimente të tilla të ngjashme ishin bërë edhe më herët në Gjermani. Duke përdorur mendjen shkencëtarët kishin arritur të vozisin veturën. Studimi ishte pjesë e një programi të financuar nga Bashkimi Evropian i ashtuquajtur "Brainflight". Tim Fricke, i cili është udhëheqës i këtij studimi, ka shpjeguar se me anë të kontrollimit të trurit, fluturimi do të bëhet më i lehtë, kjo do të reduktonte edhe punën e pilotëve dhe do të mund të rrisë edhe sigurinë.
6 - 19 qershor 2014
18
sheshi
Shëndetësi
Çka e bën një vend të lumtur?
V
itin e kaluar Danimarka është kurorëzuar si vendi më i lumtur në botë. Ky studim, në të cilin kanë marrë pjesë shumë shtete të botës, është kryer nga Universiteti British Columbia dhe bazohet në gjashtë fajtorë të cilët janë identifikuar si përgjegjës për lumturinë e qytetarëve të një shteti. Të gjashtë faktorët e një kombi të lumtur janë të ndarë në mënyrë të barabartë sipas çështjeve me interes në nivel qeveritar dhe mbarënjerëzor. Vendet më të lumtura kanë të përbashkët GDP të lartë për banor, pritshmëri për jetë të shëndetshme dhe mungesë të korrupcionit në nivelet udhëheqëse. Por, gjithashtu esenciale kanë qenë tri gjëra mbi të cilat qytetarët individualë kanë më shumë mundësi kontrolli: ndjenja e mbështetjes sociale, liria e marrjes së vendimeve jetësore dhe një kulturë e bujarisë/zemërgjerësisë. “Ka një kërkesë në rritje e sipër mbarë botën që politikat të jenë më të bashkërenditura me gjëra të cilat me të vërtetë për njerëzit ashtu sic ata vetë e karakterizojnë mirëqenien e tyre”, thotë ekonomisti Jeffrey Sachs në një deklaratë të dhënë në kohën e publikimit të këtij raporti. Por pse është Danimarka që e ka fituar këtë çmim e jo vendet e tjera të pasura, demokratike dhe me popullatë të vogël e të edukuar? Dhe, a është e mundshme që ato veçori/ ciësi që e bëjnë këtë vend nordik të jetë vendi më i lumtur në botë të aplikohen edhe në kulturat e tjera në gjithë globin? Më poshtë janë disa gjëra që danezët i bëjnë mirë dhe për të cilat secili prej nesh mund të lobojë:
Danimarka i mbështet prindërit Përderisa gratë amerikane janë në hall me pushimin e tyre të lindjes i cili është mesatarisht i gjatë 10.3 jave, familjet daneze marrin në total 52 javë pushim të lindjes. Nënat mund të marrin 18 javë dhe baballarëve u jepet kohë e dedikuar për këtë 2 javë pune me pagesë të plotë. Pjesa tjetër e kohës së paguar të pushimit të lindjes mund të shfrytzohet nga familja ashtu siç ajo e sheh të nevojshme.
Por, mbështetja nuk përfundon me këtë. Fëmijët danezë kanë qasje në kujdes pa pagesë ose me kosto të ulët. Dhe, edukimi i hershëm fëmijëror është i lidhur me shëndetin dhe mirëqenien gjatë tërë jetës, për përfituesit direktë –fëmijët, por edhe për nënat gjithashtu. Për më tepër, kjo ua jep mundësinë nëave të reja që të kthehen në punë nëse ashtu duan. Dhe rezultati? Në Danimarkë, 79 përqind e nënave kthehen në nvelin e mëparshëm të punës, krahasuar me 50 përqind të grave amerikane. Këto burime tregojnë se gratë me fëmijë kontribuojnë me 34-38 përqind të të hyrave familjare në Danimarkë, krahasuar me gratë amerikanë të cilat marrin pjeë më 28 përqind të të hyrave.
Kujdesi shëndetësor është e drejtë qytetare dhe një burim i mbështetjes sociale
Qytetarët danezë presin dhe e marrin kujdesin shëndetësor si të drejtë të tyre themelore. Për më tepër, ata e dinë se si t’i shfrytëzojnë sistemet e tyre shëndetësore në mënyrë efektive. Sipas një hulumtimi të vitit 2012 mbi mjekësinë familjare në vend, danezët janë në kontakt me mjekun e tyre të mjekësisë primare mesatarisht 7 herë në vjet. Dhe kjo do të thotë se ata kanë një adresë të vetme e cila u ndihmon atyre të kenë qasje tek kujdesi më i komplikuar. “Ky sistem mbrojtës është dizajnuar esencialisht në mbështetje të parimit se kujdesi/trajtimi duhet të fillojë në nivelet më të ulëta i shoqëruar nga ideja e kujdesit të vazhdueshëm i cili ofrohet nga mjeku familjar” – shkruajnë autorët e hulumtimit të mjekësisë familjare. Në kundërsthim me këtë, amerikanët kërkojnë kujdes mjekësor mesatarisht më pak se 4 herë në vit dhe ata nuk e vizitojnë vetëm mjekun e tyre të përgjithshëm – kjo shifër përfshin edhe vizitat emergjente ku shumë amerikanë pa sigurim shëndetësor duhet të kërkojnë ndihmën e mjekut. Ky diversitet i burimeve tregon se shumë amerikanë nuk kanë kujdes të vazhdueshëm mjekësor, dhe nuk kanë një profesionist mjekësor të vetëm i cili avokon për ta dhe mbledh e mban një histori të plotë mjekësore.
I jepet prioritet barazisë gjinore
Nuk janë vetëm prindërit ata që presin norma të balancuara gjinore. Danimarka rangohet rregullisht ndërmjet 10 vendeve të para në raportin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror i cili mat barazinë gjinore. Përderisa asnjë vend në botë nuk e ka arritur ende barazinë/paritetin gjinore, Danimarka dhe vendet e tjera nordike janë duke iu afruar kësaj. Kjo në masë jo të vogël për shkak të prezencës së fuqishme të grave në pozita udhëheqëse. Në Forumin Ekonomik Botëror është raportuar: “Vendet nordike kanë qenë gjithashtu ato që të parat kanë filluar t’u japin grave të drejtën e votës (Suedia në vitin 1919, Norvegjia më 1913, Islanda dhe Danimarka më 1915, Finlanda më 19006). Në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, partitë politike kanë prezantuar vullnetarisht kuotat gjinore më 1970, që ka rezultuar në numër të madh të përfaqësueseve politike femra përgjatë viteve. Në Danimarkë, në fakt, kjo kuotë është hequr që moti, për shkak se tashmë nuk është i nevojshëm stimuluesi”. Në fakt, vendi tashmë e ka kryeministren e tij të parë, Helle Thorning Schmidt (edhe pse ajo ka qenë udhëheqëse e Partisë Social-Demokrate që nga viti 2005). Por, udhëheqja në qeveri veq sa e ilustron deri diku barazinë gjinore si kulturë e këtij vendi. Katie J.M. Baker thotë në kërkimet e saj për politikat gjinore në vendet skandinave: “për dallim nga Amerika, ku bestellerët nxisin gratë, të cilat edhe ashtu punojnë tepër dhe paguhen pak, që të punojnë edhe më shumë, supozohet se në Danimarkë është se feminizmi është një qëllim kolektiv e jo një normë individuale”.
Biçiklizmi është standard
Në qytetin më të populluar dhe më të madh të Danimarkës, Kopenhagë, biçikletat përbëjnë 50 përqind të udhëtimit të banorëve të tij në shkollë dhe në punë. Pra, gjysma. Gjysma e udhëtimit në Kopenhagë bëhet me biçkletë dhe kjo jo vetëm që ndikon në përmirësimin e nivelit të mirëqenies fizike dhe ul lëshimin e karbonit, por kontribon edhe në pasurinë e qytetit gjithashtu. Forbes raporton:
Hulumtuesit kanë konstatuar se për çdo kilometër të kaluar me biçikletë e jo me makinë, taksapaguesit kursejnë 7.8 centë në shmangien e ndotjes së ajrit, aksidenteve, zhurmën dhe dëmtimin e infrastrukturës. Çiklistët në Kopenhagë kalojnë mesatarisht 1.2 milionë kilometra çdo ditë – duke ia kursyer në këtë mënyrë qytetit rreth 34 milionë dollarë çdo vit. Për më tepër, cdo 30 minuta çiklizëm në dytë, zgjat jetesën e çiklistëve të Kopenhagës për mesatarisht një deri dy vjet.
Kultura daneze i jep pozitivitet ambientit të saj të ashpër
Si i kthejnë qytetarët danezë limonat e thartë në verë të ëmbël dhe me shije? A e keni dëgjuar ndonjëherë konceptin e komfortit, apo siç thonë danezët “hygge”? Përderisa disa do ta definonin atë si një komfort të kultivuar, “hygge” shpesh është konsideruar arma kryesore në luftimin e errësirës së zymtë që bie mbi vendin nordik gjatë dimrit. Në një vend ku dielli ndriçon më pak se 7 orë gjatë periudhës së dimrit – një nivel errësire që mund të (dhe në fakt e bën) nxisë depresionin dhe ndjenja pikëllimi – koncepti i një skene të ngrohtë, të mbushur me dashuri dhe kënaqje, mund të ndihmojë që zbusë disa nga efektet më të këqija psikologjike të stinës. Në fund të fundit, lidhjet sociale dhe ushqimet plotësuese janë të dyja të lidhura me “hygge-n” – si për shembull çokollata, kafeja dhe vera, të cilat janë nxitës të disponimit të mirë.
Danezët ndiejnë përgjegjësi ndaj njëri tjetrit
Danezët nuk i japin rëndësi sigurimit shoqëror dhe sigurisë vetëm për arsyen e marrjes së benefiteve: në fakt kanë një ndjenjë të vërtetë të përgjegjësisë dhe përkatësisë. Dhe kjo është një obligim qytetar – i kombinuar me sigurinë ekonomike dhe balancin “punë – jetë”, rezulton në një shkallë të lartë të vullnetarizmit. Sipas një hulumtimi të qeverisë mbi “përgjegjësinë” daneze, Danimarka është një shoqëri ku qytetarët marrin pjesë dhe kontribuojnë që shoqëria të funksionojë. Më shumë se 40 përqind të danezëve bëjnë punë vullnetare në shoqatat kulturore dhe sporive, organizatat shoqërore, OJQ-të, organizatat politike, etj. Ka një pasuri të tërë të shoqatave: në vitin 2006 ishin 101,000 organizata daneze – që e vlen të përmendet për një popullatë prej vetëm 5.5 milionësh. Vlera ekonomike e kësaj pune pa pagesë është rreth 35.3 miliardë DKK. E kombinuar me rritjen e vlerës së sektorit joprofitavil, subvencionet politike dhe kuotat e anëtarësisë, ndikimi i përgjithshëm i sektorit përfaqëson 9.6 përqind të produktit bruto të vendit. Por, ndjenja e mbrojtjes nuk është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë: danezët gjithashtu ndihen krenarë për përfshirjen e tyre në procesin demokratik. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2011, për shembull, 87.7 përqind e vendit ka votuar. Nuk është për t’u habitur që, duke pasur parasysh këto statistika, Universiteti i Cyrihut dhe Qendra për Hulumtime Sociale dhe Shkencore e kanë ranguar Danimarkën në vendin më të lartë për demokraci ndërmjet 30 demokracive të tjera të vendosura.
sheshi
6 - 19 qershor 2014
Mirëqenie
19
Të hendikepuarit nuk janë për lëmoshë Nga: Valon Rashiti Personat me aftësi të kufizuara përballen me një gjendje të vështirë dhe diskriminuese. Ata kërkojnë që të ndihen të nevojshëm dhe të marrin pjesë në jetën e përditshme. Pamundësia për t’u qasur në objekte, pamundësia e shkollimit, mungesa e shërbimeve adekuate, diskriminimi në punë, janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballën ata çdo ditë. Në Gjilan, personave me aftësi të kufizuara nuk iu jepet hapësirë sa duhet dhe ata nuk e ndiejnë veten të barabartë në shoqëri. Vështirësitë me të cilat ata përballen janë të shumta duke u nisur nga ato më elementare si vendkalimet, mungesa e hapësirës së mjaftueshme pasi trotuaret shumica e tyre janë të zëna nga veturat që po parkohen vend e pa vend. Në komunën e Gjilanit janë të punësuar vetëm pesë persona me aftësi të kufizuar të cilët punojnë nëpër institucione komunale. Sipas Ligjit nr.03/019, për Aftësim, Riaftësim Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar, të gjitha organet e administratës shtetërore, punëdhënësit e sektorit privat dhe publik si dhe organizatat joqeveritare obligohet që, me kushtet e përshtatshme
të punës t’i punësojnë personat me aftësi të kufizuar. Çdo punëdhënës është i obliguar të punësojë një person me aftësi të kufizuar në pesëdhjetë [50] punëtor Florim Demi, i cili prej moshës dy vjeçare është në karrocë, është i punësuar në administratën komunale të Gjilanit, prej vitit 2010. Thotë se është pranuar dhe pritur shumë mirë nga kolegët e punës dhe është i lumtur për këtë. “Të them të drejtën e kam gjetur shumë mirë veten kolegët më kanë ndihmuar por edhe unë asnjëherë nuk i kam zhgënjyer dhe sa herë kam mundur i kam ndihmuar në punë”, shprehet Demi. Sipas Demit, problematikë kryesore mbetet qasja fizike e personave me aftësi të kufizuar në shkolla, universitete dhe institucione të ndryshme. “Ne pothuajse të gjitha institucionet komunale dhe arsimore mungojnë ashensorët dhe pjerrinat çka e pamundëson qasjen e personave me aftësi të kufizuar”, ka thënë Demi. Demi, tregon se e ka të përfunduar shkollën e mesme dhe se mendon që shumë shpejt të regjistrojë ndonjë fakultet por deri me tani kjo i është pamundësuar për arsye se shumica e fakulteteve i kanë sallat në kate të larta. “Edhe pse nuk kam të përfunduar ndonjë
Një stil jete i Veqantë dhe Luksoz Ju mirëpresim në qendrën tonë të shitjes
www.chelseapoint.net
BËRNICA PARK | BËRRNICË E EPËRME | PRISHTINË
info@chelseapoint.net
Bernica Park_advert.indd 3
049 603 100 045 703 032
12/02/2014 15:56
fakultet gjithmonë më ka pëlqyer leximi, gjithashtu i flas dhe i shkruaj tri gjuhë Anglisht, Gjermanisht dhe Serbo-Kroatisht”, ka thënë Demi. Demi thotë se, krahasuar me komunat tjera në Kosovë qytetarët e Gjilanit, i përkrahin dhe shumica e tyre nuk i paragjykojnë. “Ne nuk po ankohemi dhe pjesërisht jemi të kënaqur por ende ka vend për përkrahje dhe mbështetje nga qytetarët e Gjilanit, për personat me aftësi të kufizuar”, shprehet Demi. Shumica e ndërtimeve banesore, shkollore dhe bankare, nuk kanë pjerrina çka ia pamundëson kësaj kategorie të qytetarëve të kenë qasje më të lehtë. “Drejtoria e Inspekcionit dhe Urbanizmit, duhet të fusin një rregullore me çka do të obligonte të gjithë ata që ndërtojnë objekte të tilla që të kenë ashensorë dhe pjerrina”, shprehet Demi. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nxjerrë një udhëzim administrativ me anë të të cilit obligohet rregullimi i kushteve teknike dhe mënyra e sigurimit të qasjes së papenguar, lëvizjes, qëndrimit dhe punës së personave me aftësi të kufizuar dhe modernizimi i qasjes në objektet ndërtimore publike për destinim pune, banimi dhe banesor-afarist, si dhe kushtet dhe mënyra e përshtatshmërisë së thjeshtë të qasjes në objektin ndërtimor me destinim banimi dhe banesor-afarist. Njëra prej pengesave mbetet edhe mungesa e parkingjeve nëpër qytet dhe e mjeteve ortopedike të cilat në bazë të ligjit për persona me aftësi të kufizuar duhet t’i
sigurojnë institucionet shtetërore. Ademi kërkon nga institucionet komunale që një pjesë të bursave të cilat i ndan për çdo vit për studentët e Gjilanit, t’ua ndajë personave me aftësi të kufizuar. Ndryshe, Handikosi, në Gjilan ka të regjistruar 1100 anëtarë me aftësi të kufizuara, por numri thuhet të jetë edhe më i madh.
Nuk ia financojnë ligën e basketbollit
Klubi i basketbollit “Drita” për persona me aftësi të kufizuara funksionon prej vitit 2010 dhe është kampion i shumëfishtë i Kosovës. Ky klub ka filluar të organizohet dhe të funksionojë më seriozisht prej vitit 2003, kur një organizatë amerikane ka filluar të organizojë një ligë eksperimentale. Demi tregon se ka bërë disa herë kërkesë te kompanitë e mëdha telefonike dhe te bankat e ndryshme që t’ia financiojnë ligën e basketbollit, por ato e kanë refuzuar kërkesën e tyre për çka, anëtarët e këtij klubi janë ndier të diskriminuar. “Ne jemi si ekip te regjistruar por mungesa e mjeteve na pamundëson zhvillimin garave të rregullta kampionale”, ka thënë Demi. Demi tregon se që dy herë me radhë iu është refuzuar kërkesa e tyre nga Drejtoria për Sport në Vlerë prej 350 euro për blerjen e rekuizitave sportive. “A nuk është turp që ne ende i kemi fanellat e shkruara me marker edhe pse jemi kampion i shumëfishtë të Kosovës dhe edhe pse çdo klub që luan jashtë vendit i merr dy lojtarë nga ne”, përfundon Demi.
6 - 19 qershor 2014
20
sheshi
Art dhe Kulturë
Intervistë me Yll Limanin
Muzika është e bukur kur nuk ka vulgarizëm brenda saj! Nga: Kaltrina Zymberi arrij, të them të drejtën nuk e kam pritur. Gjithsesi, gjithmonë kam fantazuar se po këndoja në skena të mëdha, dhe po bëja videoklipe të bukura, por se do të kisha sukses, kurrë.
Ndërkohë ti vazhdon të jesh pjesë e pashmangshme e tregut tonë muzikor. A është e mundimshme kjo punë?
Është koxha e mundimshme. Njerëzit mendojnë se të shohin të veshur, të rregulluar, të buzëqeshur kur perfomon, dhe mendojnë se jeta jote është e rregullt, por prapa skenës thërret përgjegjësia e universitetit dhe shumë përgjegjësi të tjera.
A e sheh muzikën si një mundësi të mirë jetese, apo e bën vetëm se është diçka që rrjedh prej shpirtit?
Muzikën e shoh si ilaç t’shpirtit. Nuk iu kam futur kurrë me arsyen që nesër të ndërtoj një shtëpi nga muzika. Por nëse nga suksesi im arrihet kjo gjë, atëherë gjithçka është e mirëseardhur (hahahaha).
A mendon ti se muzika është një pjesë e rëndësishme e edukimit të publikut? Pse?
Y
ll Limani tashmë është një emër i njohur i skenës sonë muzikore, një talent i radhës, një 19 vjeçar që premton shumë. nje emer I njohr ne skenes tone muzikore,nje talent I rradhes ,nje 19vjecar qe premton shume. Si 17 vjeçar, Ylli kishte marrë pjesë në “The Voice of Albania”. Është njëri prej zërave më karakteristik që skena jonë muzikore e ka aktualisht. Ka punuar disa kënge, dhe ajo që e bëri që të gjitha ta kenë shumë për zemër është kënga “Lart mbi yje”, për të vazhduar më pas me këngën e cila është një super baladë me titullin “Mos me harro”. Verën që kaloi, Ylli u prezantua më sensual se kurre me këngën “A e din ti”. Është një ndër këngëtarët e pakët që nuk ka fluturuar me aromën e famës e nuk ka harruar njerëzit që e përkrahin vazhdimisht. Madje, ai fansat nuk i quan fansa por shokë, shoqe, njerëz të zemrës.
Yll, si ndihesh kur të tjerët të konsiderojnë një POP STAR?
Ndihem mirë. I vlerësuar por edhe i zënë ngushtë në të njëjtën kohë.
Si është të jesh një djalë që jeton në Prishtinë por me prejardhje nga Gjilani? Gjyshërit e mi nga ana e babait janë nga Gjlani, ndërsa prindërit dhe gjithë pjesa tjetër e familjes kemi lindur në Prishtinë. Gjilani është qyteti më i bukur për mua. Njerëzit dhe gjithçka tjettër e
bëjnë shumë të rëndësishëm në jetën time.
A e viziton ti ndonjëherë vendlindjen e gjyshërve të tu? Po, nëse me pyet se ku dhe kur, nuk më kujtohet (qesh).
Për herë të parë të kemi parë te “The Voice”. Si mund ta përshkruash këtë eksperiencë me pak fjalë? E kam thënë, e them dhe do ta them “The Voice” është një eksperiencë e paharrueshme për mua. Më bërë ai që jam sot dhe që do të jem përgjithmonë në fushën e artit.
A e ke menduar që do të arrish kaq shumë pas “The Voice”? E kam ëndërruar, por se do të
Muzika është një pjesë shumë e rëndësishme për çdo vend. Përmes saj publiku mund të arrijë që të edukohet për gjëra të ndryshme. Muzika është gjithmonë e bukur po s’pati vulgarizëm brenda saj.
A ke menduar për një turne nëpër Kosovë, e pse jo edhe jashtë saj?
Akoma herët. Po merrem me shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe mendoj se për fluksin e koncerteve është pak herët. Nuk e di a do e përballoja.
Kush përkujdeset për këngët e tua, më saktë kush bën tekstin, komponimet, orketrimet, apo preferon që t’i bësh vetë të gjitha? Preferoj t’i bëj vetë tekstin dhe muzikën, sepse mendoj se kam për të dhënë dhe për të thënë diçka. Ndërsa sa i përket orkestrimit, ose edhe dhënies dhe marrjes së ideve, kam shumë njerëz që
më ndihmojnë në këtë aspekt. Tani për tani jam më shumë i fokusuar në Barok Sound Studio, ku thjesht e kam gjetur veten.
Kohëve të fundit janë në trend bashkëpunimit? A ke menduar për ndonjë bashkëpunim të tillë? Normalisht që i mendoj, por shumë i matur. Vazhdoj t’i qëndroj besnik idesë se një artist do të arrijë të krijojë identitetin e tij në treg nëse ka sukses në këngët ku është i vetëm. Gjithsesi, shumë shpejt do të dalin bashkëpunime te mija të reja në treg.
Po një album kur të na e sjellësh?
Albumi pothuajse është i përfunduar por nuk jam akoma i sigurtë se sa do t’u jepet hapësirë të gjitha këngëve që janë në të. Më dhimbsen këngës se
mos humbasin (hahahhaa).
Ti si tip duket që je shumë i afërt me fansat, apo si i ke punët me ta? Fansat nuk i kam fansa, i kam shokë dhe shoqe, thjesht njerëz të zemrës, familje.
Në përgjithëse ke fanse femra. Çfarë më saktë të thonë ato? Hmmm, nuk të tregoj (qesh).
A është dashuruar ende djali që nuk reshtet së ndaluri me suksese?
Ky djali që ti përshkruan ëshë shumë i dashuruarme punë dhe kurrsesi nuk ta lë një iluzion sado të shkurtë që t’ia ndërpresë rrugën që ka nisur. Dashuria ka kohë.
sheshi
6 - 19 qershor 2014
21
TRENDET E MODËS DO TË NA MAHNISIN KËTË VIT Gjatë vitit të kaluar stili i veshjes ishte kthyer në retrospektivë. Kemi parë veshje që kanë qenë në trend vite më parë dhe na kanë pëlqyer. E megjithatë, edhe pse jemi kënaqur me to, moda e 2014 duket fascinuese. E ndritshme dhe me dizajn avangardë. Janë 9 trende të ndryshme që po vihen re këtë vit dhe do të vazhdojnë ndoshta edhe vitin tjetër.
3. DIZAJNI ME ILUZIONE OPTIKE
6. PESËDHJETË NUANCAT E SË HIRTËS...
7. SPORTIVE DHE SHIK
Ngjyra e përhimtë është zyrtarisht në modë, e sidomos kur merr shkëlqim të ardhendtë metalik. Nuk dihet nëse janë dizajnerët ata që me imagjinatën e tyre të çmendur e kanë sjellë në trend, ose seri të shumta të librave janë inflitruar në serinë e modës, por lirisht mund të thuhet se kjo ngjyrë nuk është më e mërzitshme, bile bile, ka arritur një rilindje kulturore. Ndoshta mund të themi së këtë vit ngjyra e përhimtë e ka zëvendësuar të pavdekshmen ngjyrën e zezë.
Nëse e keni zënë veten duke u ngutr nga një mbledhje në një mbledhje tjetër dhe në mbrëmje shoqërore, trendi shik sportiv mund të jetë një lehtësim për ju. Që nga fundet e tenisit e deri tel siluetat e gjera, dizajnertë kanë vendosur që të lejojnë ata që e ndjekin modën të bëjnë një shmangie nga rregullat gjatë vititi 2014. Pra, mund të shkoni në mbledhje me rroba të rehatshme dhe me këpucë pa taka, dhe prapë të dukeni shik.
1. TRANSPARENCA STRATEGJIKE
Dizajnet e këtij viti, ndonëse duket se favorizojnë lëkurën e zbuluar, nuk janë tamam të tilla. Në fakt, në ato dizajne përdore materiale të cilat lënë përshtypjen e lëkurës së pastër ose thjesh jnë një rrjetë e hollë përmes së cilës duken copa veshjesh të brendshme dhe pjesë të trupit. Kjo nuk i lë edhe shumë vend imagjinatës, por po të përdoret me kujdes, ky stil mund të jetë mjaft atraktiv.
Dizajnet e këtij viti janë në fakt inovative, intriguese dhe të tilla që tërheqin vëmendje menjëherë. Bile, veshjet në pasarelat botërore, duken më shumë si koleksione arti se sa si ekspozita veshjesh. Materialet janë dizajnuar në atë mënyrë që të krijojnë iluzione optike. Ata që i shikojnë këto rroba mbeten të mahnitur me seritë e ngjyrave të kuqe, të bardha dhe dizajnit avangard të tyre. 4. DIZAJNET ME FIGURA KËNDORE
6. KËMISHAT QË PËRTHEKOHEN DERI NË QAFË
Siluetat jokonvencionale kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm këtë vit në pasarelat e modës. Figurat gjeometrike paraqiten në një llojllojshmëri ngjyrash vibrante të cilat kanë hyrë në trend, e sidomos ngjyra e bardhë në të hirtë, rrobat e gjera, fundet me prerje anësore, dhe vijat e kuqe e teget.
A ju kujtohet ndonjë këmishë që përthekohet deri në qafe? A e keni ndonjë në fund të dollapit tuaj ku e keni futur për të mos e nxjerrë më? Epo, ka ardhur koha që ta nxirrni. Ky lloj këmishash mund të jetë theksi kryesor i modës këtë vit. Bile, po të jetë e përthekuar në qafë dhe e çpërthekuar në bel, kjo do ta bëjë edhe më trendi – veshje klasike e përzier me modernen e çmendur.
8. FALLTAT ME STIL
2. VESHJA MARINARE
Janë përdorur më herët, e janë kthyer prapë. Rrobat me karakteristika të marinarëve, ngjyra teget (e kaltër e errët) po bëhen sërish subjekt ose model dizajni i dizenjatorëve të ndryshëm botërorë. Vijat bardh e kaltër dhe ngjyrat e detit po i japin freski pamjes së femrave këtë verë.
Rregulla e përcaktuar nga etiketa e modës sipas së cilës pantollonat me fallta kurrë nuk duhet të kishin mbijetuar në shekullin 20, ka dalë jashtë loje. Në vitin 2014 do të shohim funde me fallta, bluza me fallta e poashtu edhe pantollona. Ndërsa ata që mendojnë se falltat janë vetëm një përsëritje e të njëjtit model në rroba të ndryshme, do të kuptojnë se do të ketë stile me bollëk për të kënaqur të gjitha shijet.
6 - 19 qershor 2014
22
sheshi
Këshilla Praktike
Si të reduktoni alergjenët e shkaktuar nga kafshët shtëpiake
Receta PASTICERIA TEUTA
Tatli Nëse jeni alergjikë ndaj kafshëve shtëpiake mund të bëni disa ndryshime në shtëpine tuaj dhe në pastërtine e saj si dhe të kafshës për të evituar alergjenët që shkaktojnë alergjinë. Udhëzime: Niveli i vështirësisë: elementar Nje alergjen përshkruhet si një substancë proteinike që gëlltitet, thithet nëprëmjet ajrit, injektohet dhe preket. Detyra e sistemit imun është që të gjejë alergjenët dhe t’I eliminojë, por njerëzit më system imun të komprometuar nuk i tolerojnë këta alergjenë. Rreth 15-30% e njerëzve me alergji janë njëkohësisht alergjikë ndaj maceve dhe qenve. Alergjia nga kafshët shtëpiake përfshin teshtimat, bllokimin e hundës, irritmin, lotimin, skuqjen e suve dhe irritimin e lëkurës. Në raste të rënda mund të ketë vështirësi në frymëmarrje, sulme të astmes, madje edhe vdekje. Me pajisjet e duhura dhe ndryshimet korrekte, ka shumë rrugë për të refuktuar alergjenët e kafshëve në shtëpinë tuaj.
1. Gjeni një vend të izoluar për kafshën tuaj shtëpiake në mënyrë që t’i evutoni sa më shumë që të jetë e mundur alergjenët. Nëse keni me të vërtetë pasoja të rënda nga alergjia ndaj kafshëve, atëherë duhet të gjeni një shtëpi të re për kafshën tuaj edhe pse mund të jetë diçka shumë e vështirë. Lëkura e vdekur e kafshëve shtëpiake që kthehet në pluhur mund të jetë shumë problematike. Në rastet më të lehta të alergjisë, metoda e izolimit është e efektshme për të kontrolluar alergjenët. Mbajeni kafshën vetëm në një zonë të shtëpisë. 2. Lajini kafshët tuaja çdo javë me shampoo që redukton lëkurën e vdekur. Ka produkte special të cilat pastrojnë qimet e kafshëve nga lëkura e vdekur, urina dhe papastërti të tjera që mund të jenë shkak i alergjisë suaj. Larja çdo javë e kafshës suaj i redukton alergjenët në masën prej 84%. 3. Përdorni më shpesh fshesën me korent dhe pastroni sipërfaqet që mbledhin
shpesh pluhur. Shumë fshesa me korent janë të pajisura me shtesa për të pastruar qimet e kafshëve nga sipërfaqe të ndryshme, pa i dëmtuar këto të fundit. Madje ka edhe disa pajisje shtesë që përdoren për të eliminuar qime të pellushit të kafshëve tuaja pa e dëmtuar atë. 4. Ndalojini alergjenët duke filtruar ajrin. Instaloni filtra cilësorë në sistemin tuaj të ajrimit në shtëpi. Ky është një lloj filtri mekanik i cili filtron rreth 99.37% të grimcave më të mëdha se 0.3 mikron. Çfarë ju duhet * Produkte pastrimi * Fshesë me korent * Shampo për kafshët * Filtra ventilimi
Këshilla dhe Kujdes!
* Nëse alergjia juaj vazhdon edhe pas këtyrë masave dhe nuk dëshironi të largoni kafshën nga shtëpia, atëhere mund të flisni me mjekun për të marrë mediakamentet përkatëse për të luftuar alergjinë.
Këshilla praktike që mund t’ju hyjnë në punë në kuzhinë 1.
Për të pastruar makinën e mishit pas grirjes së mishit me dhjamë, grijini paraprakisht me të 2-3 patate dhe pas kësaj lajeni makinën.
2.
Shishet mund të pastrohen duke i shpërlarë më parë me ujë, pastaj me patate të grira ose me lëkurën e tyre, duke i tundur fort.
3.
Erën e rëndë të termosit mund ta hiqni duke e shpërlarë atë me ujë e me uthull.
4.
Që djathi të mos
thahet, duhet të mbulohet me një pecetë të lagur me ujë me kripë.
5.
Që djathi të mos thërmohet gjatë prerjes duhet të vihet në ujë të vakët për 8-10 minuta.
6.
Mishi dhe peshku duhet të lahen jo shumë para gatimit. Nuk duhet të mbahen në ujë pasi humbasin proteinat, kripërat dhe mineralet, dhe kjo ul vlerën ushqimore të tyre.
7.
Që mishi gjatë skuqjes
të krijojë një kore të bukur në sipërfaq, duhet që para gatimit të fshihet me një pecetë.
del por mbetet në mish dhke i dhënë atij shijen e mishit të zier dhe jo të skuqur.
11.
8.
Perimet ruhen të freskëta për disa ditë nëse mbështillen me pecetë të lagur.
9.
12.
Trutë, para se të zihen, duhet të skuqen. Qepa për qofte nuk duhet të grihet në makinën e mishit por në rende.
10.
Gjatë skuqjes së mishit në copa, këshillohet që ena të mbulohet me kapak, pasi në këtë mënyrë avulli nuk
Sa më të mëdha copat e prera të perimeve, aq më pak e humbasin vlerën e tyre ushqimore gjatë gatimit.
13.
Pureja me patate të reja nuk bëhet e shijshme, pasi që nuk përmbajnë mjaft amidon.
Përbërësit:
- 3 vezë - 2 gota (të vogla) sheqer - 2 gota vaj - 1 lugë sodë bikarbone - Miell
Përgatitja Vezët, vajin, sheqerin dhe sodën i përziejmë mirë me mikser. Kësaj mase i shtohet miell deri sa të bëhet brumë i fortë. Brumi më pas shtrohet njëtrajtshëm në tepsi dhe pritet në copa sipas dëshirës. Në çdo copë e vëmë nga një thelb arre, pastaj e pjekim në furrë të nxehtë në 150 gradë celzius.
SHERBETI Pasi të pjeket ia qesim shërbetin të përgadtiur më parë nga 1 litër ujë dhe një kilogram sheqer. Njëra duhet të jetë e nxehtë e tjetra e ftohtë (shërbeti i nxehtë, sheqerparja e ftohtë, ose anasjelltas).
Nr kontaktues : 044-406-468 facebook/pasticeria.teuta
sheshi
6 - 19 qershor 2014
23
Një minutë heshtje! Nga:Diturie Hoxha
N
jë minutë heshtje, ju lutem! Ndalojeni fushatën për një minutë, dhe mbani heshtje, mbani zi për viktimat e sapozhvarrosura! Para tri ditësh janë zhvarrosur edhe 10 trupa të tjerë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, të varrosur në varrezën masive të Rashkës. Numri i trupave të zhvarrosur nga kjo varrezë tani ka arritur në 27. Dyshohet se aty janë varrosur rreth 250 shqiptarë. Ky lajm është transmetuar në media ditën kur skeletet u nxorën. Për fat të keq, ky lajm ra nën hijen e fushatës aktuale për zgjedhjet parlamentare. Lajmi do të duhej të bënte bujë dhe qytetarët do të duhej të zhyteshin në zi. Zhvarrosja e trupave nga varrezat në Serbi po bëhet pak e nga pak. Edhe 14 vjet pas luftës, ky proces ende nuk ka përfunduar. Civilët kosovarë janë vrarë në Kosovë, janë dërguar në Serbi, janë varrosur atje, dhe vendet ku janë varrosur fshihen ose nuk zbulohen. Në rastin konkret në Rashkë, bile është ndërtuar edhe një fabrikë e çimentos, me qëllim fshehjen e përhershme të krimit. Rruga, për t’i shtuar edhe më
shumë peshë të keqes, është quajtur Kosmet. Konsiderohet se gjatë luftës në Kosovë kanë qenë rreth 5,000 persona të zhdukur. Sot, trupat e shumicës janë gjetur, por fati i rreth 1,700 të tjerëve mbetet ende i pazbuluar. Trupat e shqiptarëve të varrosur po sillen në Kosovë pak e nga pak. Që nga fillimi i procesit, njëherë vijnë 10, njëherë 6, njëherë 18... Ndërkohë që kjo e zgjat dhimbjen e familjeve dhe edhe të tërë popullit në Kosovë, e zvogëlon perceptimin për dimensionet e krimeve të kryera nga shteti serb. Sepse një lajm për disa trupa të sjellë në Kosovë çdo 2-3 muaj, nuk bën as për së afërmi jehonën që do të duhej të bënte, as në opinion e brendshëm e as në atë ndërkombëtar. Kështu shteti serb po i zvogëlon përmasat e krimit të tij. Ndërsa, ne në Kosovë nuk po u japim respektin e duhur viktimave. Viktimat janë të të gjithëve, e jo vetëm të familjarëve, por janë vetëm familjarët ata që i presin të afërmit e tyre në kufi. Janë ata që i varrosin, pa prezencën e qeveritarëve e pa prezencën e qytetarëve të tjerë. Ndërsa Serbia po i zovgëlon përmasat e krimit, ne në Kosovë po e koncentrojmë dhembjen vetem tek ata të cilët janë prekur direkt nga ato krime. Ndërkaq, do
të duhej t’i koncentronim dëshmitë. Trupat e shqiptarëve, ashtu siç janë sjellë, pak e nga pak, ashtu edhe janë varrosur, pak e nga pak, në lokacione të ndryshme. Dhembja është shpërndarë. Nëse ne sot do të donim të kishim një vend ku do të donim të bënim homazhe për viktimat, duke parë përmasat e plota të krimit, nuk e kemi. As po të duam që t’ua tregojmë nesër gjeneratave të ardhshme luftën e Kosovës, nuk do të mund ta bëjmë këtë plotësisht.
Editorial Serbia sigurisht do të ngutet që trupat e sapozhvarrosur t’i sjellë sa më shpejt në Kosovë dhe kjo çështje të mos bjerë në vëmendjen e politikanëve të cilët janë tëpër të zënë duke bërë premtime dhe të mos bjerë as në vëmendjen e opinionit i cili po përpiqet të kuptojë se cilat premtime janë të realizueshme. Gjatë gjithë muajit të fundit janë ngritur në këmbë të gjithë ushtarët e të gjitha ushtrive të Kosovës. Janë rreshtuar ushtarët e Ibrahim
Rugovës me komandantët e tyre, janë rreshtuar ushtarët e UÇK-së me komandantët e tyre, në fushatën për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Premtimet që po i bëjnë janë të pabesueshme edhe për vetë ata. Ushtria tjetër, ajo e viktimave të vrara dhe ende të pagjetura, mbetet e heshtur sepse nuk mund të flasë. Të tjerët duhet të flasin për të. Mbani një minutë heshtje!
6 - 19 qershor 2014
24
sheshi
Opinion
Kemi nevojë të veprojmë siç mendojmë vetë
Femra nuk është për politikë
Nga: Kaltrina Zymberi Luftë, korrupion, strategji politike, luftë pushtetarësh, shitje tokash për të cilat luftuan edhe ata që vetë sot mbajnë postet më të larta shtetërore, çfarë po i ndodh këtij vendi? Ku qëndron faji? Të flasim pak për politikat dhe “lojërat e tyre” që po bëjnë me këtë foshnje që të gjithë e quajnë NËNË. Erdhën e u vendosën në qeverisje në 2002, dhe nuk u desh shumë që të jepnin atë që kishin premtuar në zgjedhjet e tyre – Pavarësinë e Kosovës, për të vazhduar më tutje si çdo shtet demokratk të cilit i duhen ligjet dhe kushtetuta. Edhe ato i formuan gjithmonë me ndihmën e një pakoje ku shpesh here kishte dilema të mëdha rreth atyre ligjeve që thuhej ishin problematike për Kosovën. 17 shkurti 2008, një datë historike, po që jo gjithmonë përmbush nevojat e demokracisë dhe standardet e shteteve në rajon. Po jetojmë duke u ballafaquar me probleme të ndryshme sociale të cilat çdo ditë e më shumë kanë filluar të bëhen rutinë e jetës së një qytetari kosovar. E pra dikujt edhe i është mërzitur kjo rutinë, dhe këta nuk janë individë të rrallë, por një shumicë njerëzisht. Ata kanë ngritur zërin dhe kërkojnë një shtet PA HAJNA, shtet demokratik, shtet i cili duhet të ofrojë vende të reja pune dhe siguri. Kërkojnë bashkim kombëtar dhe kërkojnë që Kosova të zhvillohet. Po kujt po i intereson kjo. Pushtetarët tanë po mundohen për karrierën e tyre politike dhe për pasuritë e tyre të patundshme, e jo për 2 milionëshin tjetër i cili ende nuk ka dritë në sy edhe ende vuan për kafshatën e gojës. Bisedime e shpesh herë edhe në mënyrë të fshehtë në mes kryeministrit Thaçi me homologun e tij Daçiç po bëhen shumë shpesh. Përfundimi i tyre mund të jetë në funksion të zgjedhjes së problemeve brenda Veriut dhe dhe jo për çështjen e njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë. Problem tjetër është edhe hyrja e Kosovës në Bashkimin Evropian, një mundim i cili tani për tani është kot së koti, me vetë faktin që ne jemi në zhvillim mediatik dhe jo në zhvillim ekonomik dhe politik, që do të thotë se ekonomia dhe buxheti i këtij vendi janë ende shumë mbrapa dhe politika e vendit tonë ende nuk ka marrë një kahje të duhur. Ende ka shumë për t’u mësuar dhe ende ka dyshime. Dhe ky popull po jep kritikë e gjykime të drejta. Dikur Kosovë-Shqipëri ishin një, kurse tani janë dy shtete që përfaqësojnë një komb të lashtë i cili tani e ca kohë ka probleme të llojit politij dhe atij ekonomik. Kemi nevojë për forcat tona, kemi nevojë për besimin në veten tonë dhe kemi nevojë që të veprojmë ashtu siç ne mendojmë se është më së miri dhe jo ashtu siç na thonë të tjerët.
Nga: Ajshe O. Matoshi Në vitet e tetedhjeta isha bashkëpunëtore në revistat “Bota e Re” dhe “Zëri i Rinisë” dhe mbaj mend që atëbotë dominonte cenzurë në shtyp, dhe për të qenë staf punues në gazetari shkrimet tona botoheshin vetëm po qenë në formë të një shkrimi lavdërues që ishte metodë e ideologjisë komuniste. Dezinformohej në masë të madhe gjoja për nivelin e ngritur të femrës dhe pikërisht mua më ka ndodhur të shkruaj disa artikuj që të lavdëroj në mënyrë hiperbolike një situatë joreale për pozitën e femrës në shoqëri. Na duhej o të jepnim vlerësime të larta, o të na hudhej shkrimi në shportë, por një i ri për të depërtuar dhe thjesht për të mbijetuar gjatë studimeve gëlltitte edhe cenzurën. Tash të kaloj në temë të ditëve të sotme. Gjërat po përsëriten apo të themi s’kanë ndryshuar fare, në shtyp fare pak flitet për pozitën jo të mirë të gruas bile edhe lavdërohet dhe ngritet ndonjëhërë në piedestal pozita e saj, sa që shpesh pyes veten a thua ku jemi duke jetuar. Asnjëherë nuk reagohet nga ato, ose thjesht ndoshta presin që bota mashkullore ta ngrisë dhe t’ia rregullojë pozitën që e meriton në shoqëri. Femra jonë si duket liri e quan me dalë me pi kafe në restorante me shoqe dhe familje e me percjell modën, që është në fakt një grimcë lirije, për dallim nga një e kaluar e afërt kur nënat e tona kishin kufizim të lirisë së lëvizjes përveç që çonin ndonjë fëmijë të mjeku apo të dilnin në treg një herë në javë për të blerë zarzavate me ndonjë fëmijë përdore. Në një masë shumë të vogël në Kosovë femra është për t’u admiruar rreth rolit të saj drejt rrugës për ngritjen e përgjithshme të pozitës së saj në shoqëri. Liritë e femrës janë të tjera, ajo së pari duhet të luftojë për të drejtat e barazisë gjinore që është e shkruar në letër e askund nuk përfillet, duke filluar nga institucionet e deri në familje. Për të arritur, femrat tona të dinë më shumë rreth të drejtave dhe lirive të veta duhet të kyçen në forume nga më të ndryshmet dhe brenda tyre të vetëdijësohen në lidhje me të drejtat e tyre sepse roli i gruas në një shoqëri doemos shtyen procese përpara. Kjo ishte vetëm parathënje për të kaluar në temë në lidhje me aktualitet që po rastisim dhe po lidhen pikërisht në këtë kohë fushate. Pozicioni që mbaj si kryetare e gruas së Nismës për Kosovën, dega në Gjilan, më bën që të qëndroj afër gruas
tonë dhe të kuptoj më mirë pozitën dhe gjendjen e saj. Nuk është për t’u lavdëruar, është pak nënçmuese për një shekull në të cilin jetojmë. Disa jo që nuk kanë kurrënjëherë jetë aktive në ndonjë shoqatë apo forum të gruas por edhe votën thonë: “Duhet t’ia japim kujt na thotë burri, ai m’i shkruan numrat e kandidatëve dhe nuk vras mendjen se kujt do t’ia jap votëbesimin”. Rastis këso femra që për nga veshja i ngjajnë europianeve e për nga mentaliteti kanë ngelur mbrapa. Ato qëndrojnë prapa paragjykimeve të burrave se femra nuk është për politikë. Fakt është se secili njeri nuk duhet të merret me politikë por politika është e lidhur me çdo njeri, atëherë edhe një grua duhet së paku t’i dijë rrjedhat dhe pasojat e një politike të gabuar sepse ajo në vitet në vijim po ballafaqohet me dëmet që ia ka shkaktuar edhe dora e saj duke dhënë votë të imponuar nga burri. Ky shkrim iu dedikohet grave të cilave iu lutem të jenë sa më vigjilente në aspekte të dhënjes së votëbesimit sepse ka ardhur koha që edhe ne si gra t’i zhvillojmë politikat në të mirë të familjes dhe shoqërisë, se fundja fëmijët tanë po jetojnë dhe po sëmuren nga bakterjet dhe kundërmimet e lumenjëve që me vite zgjatën pa u rregulluar, për fëmijët tanë s’po ka shiringa dhe barna t’iu ofrojnë një ndihmë mjekësore, fëmijët tanë po ngelin me diploma të fakulteteve dhe masterave dhe në fund po marrin dyert e kurbetit duke përfunduar si punëtorë fizik në Zvicër e Gjermani. Femra shqiptare me shekuj është e dëshmuar si një grua shumë produktive në familje prandaj ekziston një thënje se gruaja është “direk i shtëpisë” që pothuajse të njejtën po e përdorin në politikë “femra është shtylla e shoqërisë” që në fakt edhe ashtu duhet të jetë. Për të qenë kështu nisemi nga familja, gruas nuk duhet t’i cenohet e drejta në vendimmarrje, si në shtëpi poashtu edhe në shoqëri sepse edhe gruaja ka nevojë t’i shprehe kërkesat dhe vërejtjet në mjedisin ku vepron dhe po qe se ajo vlerësohet dhe fiton të drejtën për të vepruar edhe shoqërija jonë do të ketë një shkallë më të lartë të zhvillimit në të gjitha sferat.
Letër e hapur të gjithë kandidatëve për deputet nga Gjilani Nga: Shemsi Ramadani Si qytetar i Gjilanit, e pashë të arsyeshme që t’i porosis dhe të t’ua kujtoj kandidateve për deputet të të gjitha partive politike të cilët garojnë për ulësen e deputetit në parlamentin e Kosovës përfaqësimin e kësaj komune. Qyteti i Gjilanit, pothuajse nga të gjitha qeveritë e pas luftës mbeti i harruar dhe i diskriminuar për sa i përket përfaqësimit nëpër institucionet e republikës së Kosovës, dhe investimeve. Ndoshta fajtor kryesor për këtë janë deputetët të cilët i përfaqësuan qytetarët e Gjilanit deri më tani të cilët në shumicën e kohës ishin në gjumë dhe thënë shkurt e shqip nuk ua pamë hairin. Është interesante se të gjitha partitë politike në Kosovë në listat e tyre për deputet kanë të përfshirë kandidatë për deputet të cilët humbën në zgjedhjet komunale si kandidat për kryetar të komunave. Po ua përkujtoj kandidateve për deputet të cilët do të ulen në ulëset e Parlamentit të Kosovës, që t’i lënë anash interesat e tyre personale por të punojnë për të mirën dhe për interesat e qytetarëve të Gjilanit. Mos shkoni në parlament me fjetë e me lexu gazeta sepse qytetarët e Gjilanit presin nga ju me ngritë zërin dhe me i qu proceset përpara sepse tek e fundit e keni për obligim. Edhe pse Gjilani është qendër regjionale e Anamoraves, investimet kanë qenë tepër të vogla krahasuar, për shembull, me regjionin e Mitrovicës dhe të Prizrenit.
tepër të ngushta dhe nuk është investuar asnjëherë në zgjerimin dhe rregullimin e tyre. Gjilani dhe qytetarët e tij janë treguar njerëz me vlera dhe kanë kontribuar në çdo proces historik, politik dhe kombëtar të shtetformimit. Ky rajon ka dhënë shumë, nëse e shikojmë në kontekstin historik, ka shumë njerëz të cilët kanë kontribuar në ruajtjen e identitetit kombëtar - shqiptar në Ballkan, dhe kanë mundësuar që sot ta gëzojmë këtë liri të cilën po e jetojmë. Gjilani është nën mëshirën e udhëheqësve politikë lokal gjilanas, të cilët nuk po ja dinë rëndësinë këtij qyteti dhe banorëve të tij, për këtë nuk është fajtore vetëm udhëheqja e tanishme, por të gjitha ata të cilët deri më tani kanë qeverisur me Gjilanin. Për këtë ja vlen të analizohet “loja politike” si bëhet me disa projekte të rëndësishme, ku tentohet të neutralizohet përgjegjësia për dështim duke bartur “fajin” nga lokalja te qendrorja, si shembull mund të na shërbejë manipulimi politik publik me projektin e lumit Mirusha, ku komuna akuzon Ministrinë, e Ministria komunën. Anagazhuni më seriozisht për Gjilanin – Karadakun – Anamoravën, se ja keni borxh kësaj ane, së paku këtë bëjeni për hatër të vlerave tona kombëtare historike, për hatër të Idriz Seferit, Molla Idriz Gjilanit, Ramiz Cërnicës, Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Kadri Zekës, Agim Ramadanit, e shumë e shumë të tjerëve që kontribuuan në luftë e paqe për interesin dhe të mirën e gjithë kombit
Infrastruktura rrugore është në gjendje të mjerueshme dhe të gjitha hyrjet që të shpien në qytet janë
Shkrimet në këtë faqe nuk përfaqësojnë qëndrimet e redaksisë. Të interesuarit mund të dërgojnë shkrimet e tyre në adresën sheshi@zoom-ks.com. Shkrimet nuk duhet të jenë më të gjata se 800 fjalë. Redaksia mban të drejtën për redaktimin e shkrimeve si dhe vendimin për t’i botuar ose jo.
sheshi
6 - 19 qershor 2014
25
Young Europeans - Old Europeans
Nga: Arianit Sllamniku Kosova dhe popullata e kosovarizuar nga motoja e fundit si “evropianët e rinj” na bënë të ndihemi të privilegjuar, por edhe në siklet, duke e pasur parasysh lashtësinë tonë në këtë pjesë të Evropës dhe të botës. Në vijim do të mundohem që ta zbërthej teorinë dhe rrugëtimin e shtetit dhe popullit tonë karshi rrjedhave perëndimore të cilat trumbetojnë fort tek ne, sa që kemi ardhur në një siklet të vërtetë; athua jemi evropianët e ri apo ata të vjetrit që historia e ka thënë? Sociologjia – zbërthim i identitetit tonë aktual Modeli i parë - Modernizimi me Perëndimorizim
Si term i cili njihet edhe si Qemajlizëm, për shkak se ky model është unik në botë dhe ka pasur sukses pas reformës shtetërore të Turqisë nga Kemajl Ataturku, epokë e cila njihet edhe si zhveshje nga e kaluara shtetërore si dhe tradita e popullit në te kaluarën e saj në të gjitha sferat e jetës. Koha nëpër të cilën ka kaluar shteti turk thuajse i ka kushtuar edhe me vet identitetin e saj - duke u munduar të perendimorizohet ajo filloi të zhveshet nga të gjitha tiparet me të cilat është njohur dhe me të cilat është identifikuar si popull në tërë pjesën ku ka qenë e shtrirë me administratën e saj por edhe më gjerë. Modeli i dytë - Modernizim me tradicionalizëm Këtu rastin dhe shembullin më të mirë e kemi shtetin e Japonisë dhe popullin e saj, i cili njihet për nga saktësia, azhuriteti, përpikmëria por edhe për nga zhvillimi-modernizimi i saj në të gjitha sferat e sidomos në atë të avancimit të dhe modernizimit në fushat e teknologjisë. Rasti i Japonisë është shembulli më i mirë se si një popull është modernizuar dhe prin në listën e shteteve më të zhvilluara në botë por duke mos e rrezikuar kulturën, traditën si dhe zakonet e saja mijëra vjeçare, gjeg-
jësisht në mënyrë paralele ka avancuar në modernizimin e kushteve të jetës dhe punës duke i ruajtur tiparet dhe identitetin e saj kulturor dhe tradicional. Quo Vadis - Apo më mirë të themi: Kah jemi duke shkuar? Në kuadër të zhvillimeve dhe tranzicionit tonë si popull, shtet, komb me tiparet dhe identitetin tonë me të cilin na njeh bota; Dardanët e lashtë të shtetit Ilir. Nëse kthehemi në retrospektivë dhe shohim ngjarjet të cilat na kanë përcjellë, marr guximin dhe të konkludoj se për 12 vjet pandërprerë, modelin e parë të teorisë sociologjike të Qemajlizmit, gjegjësisht perendimorizimin së bashku me modernizimin, apo më mirë të themi; zhveshjen nga e kaluara e jonë tradicionale duke u munduar të bëhemi perendimor, e kemi zbatuar në formën më të mirë të mundshme! Faktet qe i kemi përjetuar Kosova si shtet me diversitetin që ka, ka përjetuar format dhe modelet më të ndryshme të okupimit me qëllim të asimilimit të saj në dekada me radhë dhe nga okupues të ndryshëm por pa sukses. Tani në bazë të situatës reale gjendja faktike është tjetër! Që të jemi më afër shteteve evropiane dhe projektit të BE-se, ne sy mbyllur po e
Opinion rrënojmë krejt atë çka është ndërtuar më shekuj për të vetmin qëllim; që të jemi pjesë e shteteve perëndimore të modernizuara të Evropës. Fillimi i viteve të pasluftës Kosovën e gjeti me një identitet të ri në formim e sipër: populli kosovar dhe jo populli shqiptar (me mbi 90% shqiptarë). Diversisteti fetar si model unik brenda popullin shqiptar nuk përmendet si vlerë kombëtare shqiptare por herë herë si arsye për fajësimin e palëve moderne - të prapambetura, Identiteti kombëtar u shkri në atë shtetëror prej Shqiptar në atë Kosovar, duke i barazvlerësuar minoritetet por në disa raste duke vepruar ligjërisht me diskriminim pozitiv ndaj tyre, Rasti i Kosovës – Sui generis (rast i veçantë), tendencë e një krijese unike në regjion. Krijimi i simboleve shtetërore pa identitet të qartë popullor – nacional; flamuri, himni, slloganet. Promovimin e rezistencës së fundit ushtarake duke mos e barazvlerësuar sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj në vënjen e këtij fakti historik si vlerë e shtetit amë – Shqipërisë, jo edhe të shtetit të ri të Kosovës, Termi Mërgimtarë u zëvendësua me Diasporë, ku në bazë të këtij termi dhe promovimi u larguan nga
regjistrimi i popullsisë me mbi 1 milion qytetarë me qëndrim të përkohshëm jashtë shtetit të tyre amë. A ka çmim vlera tradicionale? Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik vendor, reformimin e administratës së saj shtetërore, forcimin e rendit dhe ligjit në veçanti dhe pa dallim të shtresave shoqërore në përgjithësi. Andaj në kuadër të këtyre përpjekjeve si shtet i ri, ne nuk kemi nevojë të transformohemi edhe po të na imponohej një formë e tillë; e zhveshjes nga tradicionalizmi – që të mos jemi vetvetja dhe të shndërrohemi në një popull të ri së bashku me shtetin e sapo themeluar, Aplikimi i Modelit të dytë Modernizim me tradicionalizëm siç e bëri shteti japonez, me qëllim që fqinjët tanë si dhe shtetet perëndimore të na pranojnë me tiparet dhe nuancat e dalluara tradicionale ashtu edhe si jemi – vetvetja. Po të ishte ndryshe, e që jemi kah shkojmë kah modeli i Qemajlizmit, Kosova e integruar në bashkësinë e shteteve të BE-se, bashkësi e cila trumbeton me moton “Të bashkuar në diversitet”, shteti dhe populli ynë pa identitet të tij tradicional, athua si do të dallohet në atë bashkësi të shteteve dhe të kulturave me mbi 500 milion banorë, përpos me moton e famshme “Kosovo, the Young Europeans”!?
26
6 - 19 qershor 2014
Enigmatikë
Detyra logjike Udhëzime: Çifti i fjalëve me shkronja të mëdha kanë një lidhje kuptimplotë mes vete. Zgjedhni njërin nga çiftet e fjalëve nga pesë opcionet e ofruara, lidhja e të cilëve ndërmjet vete i ngjan më së shumti lidhjes së atij me shkronja të mëdha. DITË : DIELL (A) dritë : ditë (B) rreze : diell (C) natë : hënë (D) vapë : ftohtë (E) hënë : yll
ROMAN : LIBËR (A) akt : dramë (B) artikull : gazetë (C) dorëz : dorë (D) çorapë : këmbë (E) furgon : automjet
CILI OPCION ËSHTË RROTULLIM I FIGURËS RRETH PIKES P. (A)
(B)
(D)
(E)
(C)
CILI KUB NUK ËSHTË I MUNDSHËM PASI TË PALOSET LETRA. (A)
(B)
(C)
(D)
(E)
sheshi
sheshi
6 - 19 qershor 2014
Enigmatikë
KAKURO Me numrat prej 1-9, plotësoni shumën e kërkuar tek të dhënat. Numri i njëjtë nuk përsëritet përgjatë një zgjedhjeje, po sikur tek sudoku. Zgjidhja për 4 asnjëherë nuk është 2/2, por 3/1 ose 1/3
27
28
6 - 19 qershor 2014
sheshi
Argëtim
KURIOZITETE Nga: Nim Shabani
Ditën e zgjedhjeve krejt adoleshentët statusin “Ka kush voton për mu” Kënga hit pas zgjedhjeve: "O kush t'ka rrejt, o kush t'ka mashtrue?" Nëse shqiptarët i kishin emërtu kontinentet, 2 Amerikat ishin quejt: Amerika e epërme edhe Amerika e poshtme. Në një univers paralel po i thotë pela pelës tjeter " A t'zunen me njeri për dore a? " Shyqyr qe s'po na mbikqyrin pavarsinë mo, se bash u tutsha qe kan me i marr msysh. Mu kujtu ajo skena te filmi "Nëntori i dytë" kur i thotë ai tipi Ismajl Qemalit: ” Mos kujtoni se mund të na shkulni me një të ngritur të flamurit, Ismail bej, pas do t’na keni tërë jetën!” Po m'doket e ka pas fjalën per qeto serialet!
Barcoleta
Fëmija-breshkë operohet, i hiqet “zhgualli” Didier Montalvo është një fëmijë 6 vjecar nga Kolumbia, i cili vuan nga një sëmundje shumë e rrallë. Një sëmundje që nga lindja kishte kushtëzuar që në kurrizin e djaloshit të kishte diçka të ngjitur, ashtu si shtëpia e breshkës. Dider Montalvo, 6 vjec kishte lindur me një masë të tillë, që sa më tepër të rritej aq më tepër rrezikohej të kthehej në masë tumorale malinje. Vogëlushi nga Kolumbia vuante nga një simptome e rallë e quajtur Congenital Melanocytic Nevus dhe familja nuk kishte para të paguante një operacion të mundshëm. Vendasit mendonin se Didier ishte prekur nga djalli dhe
nuk duhej të shkonte as në shkollë dhe as të behëj Baptist. “Unë dua të rritem, por nuk me lë “zhgualli”, tregon vogëlushi. Falë ndërhyrjes kirurgjikale plastike të një kirurgu britanik,Neil Bulstrode, tani vogëlushi Dider është si gjithë fëmijët e tjerë. Kirurgu thotë se vogëlushit i është dashur t’i nënshtrohet një sërë operacionesh të vështira pasi infeksioni ishte përhapur pothuajse kudo në kurriz, por tani ai është mirë dhe mund të lozë e të rritet si gjithë të tjerët.
Selfie nga statuja Ish-kamerierja drejton kompaninë që vlen një e Krishtit në miliard dollarë Rio de Zhaneiro
Djali i mençur në burg Një fermer i vjetër i shkruan djalit të tij që ishte në burg: Djali im i dashur, këtë vit nuk do të mund të mbjell patatet sepse nuk mund të pregadis tokën për ti futur i vetmuar dhe pa ndihmën tënde. E di se po të jeshe këtu do të më ndihmoje me qejf. Djali i shkruan: Babë, as mos mendo të fusësh lopatën në tokë sepse e gjithë toka është e mbushur me ato që kam vjedhur këto vitet e fundit. Policia e lexoi letrën para se të ia dërgonin plakut dhe të nesërmën shkuan dhe gjithë fushën e hapën për të kërkuar paratë që kishte përmendur djali por asgjë nuk kishin gjetur! Atë ditë më vonë, djali i shkroi një letër tjetër babait: Tash mbilli patatet babë, kjo ishte e gjitha çka mund të të ndihmoja nga këtu.
Kulleri në varrim
Ka qenë një kuller prezent në një varrim. Gjatë varrimit, atë po e telefonon një shok i tij dhe po e pyet se ku është. Kulleri i përgjigjet: – Qe be jena tu e mbjellë një njeri.
Unaza e vjedhur
Gjykatësi: Pra ti e vodhe atë unazë. I pandehuri: Jo nuk e vodha por e gjeta. Gjykatësi: Po pse nuk e dorëzove në polici? I pandehuri: Nuk e dorëzova sepse në të shkruhej. “Përgjithmonë e jotja”
Një pronar i një agjencie udhëtimesh ka arritur të parealizeshmen. Ka arritur të bëjë një selfie mbi statujën e Krishtit në Rio de Zhaneiro. 30 vjeçarit i është nevojitur plot një gjysmë ore për t’u ngjitur mbi këtë statujë që arrinte gjatësinë 37 metër të lartë. Ai është ngjitur me shumë kujdes, pasi çdo lëvizje e gabuar mund t’i kishte shkaktuar probleme të mëdha. Pamje fantastike!
Dashi Gjërat nuk do ecin aspak ashtu siç duhet dhe do të jeni shpesh te mërzitur. Beqaret, në të kundërtën, do të kenë sukses në dashuri dhe do të fillojnë një tjetër etapë në jetën e tyre.
Peshorja Jeta juaj në çift do të jetë shumë e qetë. Do të flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe gjërat do të ecin si më së miri. Beqarët do të kenë pas vetes Venusin dhe me shumë gjasa statusi do t’ju ndryshojë.
Demi Marsi do ta bëjë edhe më të bukur jetën tuaj në çift. Komunikimi me partnerin do të jetë edhe më i ngrohtë se më parë. Beqarët më mirë të mos fillojnë asnjë lidhje sepse do t’ju turbullohet shumë.
Akrepi Jeta juaj ne çift do të jetë shumë e bukur. Ata që kanë shumë kohë bashkë dhe janë martuar së fundmi do të mendojnë për një fëmijë. Beqarët do të kenë në dashuri dhe do të fillojnë një lidhje të qëndrueshme.
Se puna dhe vendosmëria shpaguhen, është dëshmi Kat Cole, e cila nga një kameriere është bërë presidente e kompanisë “Cinnabon”. Kat ka punuar 15 vite në njërin nga restorantet e rrjetit “Hooters”, mirëpo ka vazhduar të shkollohet. 35-vjeçarja tash ka arritur të bëhet presidente e kompanisë që vlen një miliard dollarë. Ajo ka filluar të punojë që në moshën
Binjakët Jeta juaj në çift do të jetë përgjithësisht e mbrojtur gjatë kësaj periudhe. Beqarët do të jenë më të gatshëm të fillojnë ndonjë aventurë.
Shigjetari Klima në jetën tuaj në çift do të jetë përgjithësisht e ngrohtë, megjithatë duhet të bëni kujdes me mënyrën si flisni. Beqarët do t’i marrin qetësisht dhe nuk do të nxitohen për asgjë. Në këtë mënyrë do të kenë edhe më tepër përfitime.
16-vjeçare për t’i ndihmuar nënës së saj, ndërsa kur i mbushi 19 vjet nisi punën si kameriere në restorant, ku punoi për shumë vite. Megjithëse tash është e pasur, ajo vazhdon të bëjë jetë modeste – jeton në një shtëpi të vjetër me partnerin në Atlanta, vozit Mercedes të vjetër, ka një iPhone me ekran të thyer etj., raporton Business Insider.
Gaforrja Ndjenjat tuaja për partnerin do thellohen të edhe më shumë gjatë kësaj kohe. Do të dashuroheni si kurrë më pare dhe do të ndiheni shpesh si mbi re. Beqarët ka shumë gjasa të fillojnë një lidhje.
Bricjapi Jeta juaj në çift do të jetë mjaft e ndërlikuar. Nuk do të kuptoheni mirë me partnerin tuaj dhe kjo do t’ju brengosë pa masë. Beqarët do të kenë një javë normale dhe pa ndonjë takim të veçantë.
Luani
Saturni dot’ju nxisë të tregoheni më kokëfortë dhe të mos hapni rrugë për asnjë çast. Beqarët do të kenë takime të papritura të cilat do t’ua ndryshojnë fatin njëherë e përgjithmonë.
Ujori
Çiftet do të kenë një periudhë të turbullt dhe delikate. Matuni mirë kur të flisni me partnerin që keni në krah. Beqarët do të kenë një javë të zakonshme dhe pa ndonjë takim impresionues.
Nxënësi i pafajshëm
Sapo hyn nxënësi në klasë e pyet mësuesen: – Mësuese a dënohet njeriu për diçka që nuk e ka bërë? Mësuesja: – Jo asnjëherë. Nxënësi:- Eh mirë pra, shpresoj se nuk do të më dënosh që nuk i kam bërë detyrat e shtëpisë!.
Virgjeresha
Ka rrezik të tundoheni nga një person sot dhe ta tradhtoni partnerin qoftë edhe në mendime. Beqarët do të kenë një dëshirë ekstreme për të filluar histori dashurie.
Peshqit
Do të bëni çmos që të ruani një marrëdhënie harmonike me partnerin tuaj, do t’ja dilni mbanë me sukses. Beqarët do të takojnë shumë persona, por nuk do të arrijnë të krijojnë lidhje me asnjë.
sheshi
6 - 19 qershor 2014
29
"Thjesht e urrej e humbjen, dhe
kjo është arsyeja që më bën t’i përkushtohem punës edhe më shumë." -Wayne Rooney
Arsyetohet Bunjaku Përshëndetje... Po u drejtohem pas dy takimeve të radhës të përfaqësueses së Kosovës të cilën unë e drejtoj, në mënyrë që të ruaj kontaktin më të afërt dhe më të drejtpërdrejtë me ju, të cilët edhe një herë dëshmuat dashuri të madhe për shtetin dhe reprezentacionin tonë. Prandaj më lejoni që në fillim të këtij shkrimi t'ju shpreh falënderimin tim më të madh për përkrahjen që treguat si në ndeshjen e parë me Turqinë në Mitrovicë, ashtu edhe në ndeshjen me Senegalin në Gjenevë. Me këtë rast, jo për të dhënë arsyetime, e as sqarime, por për t’ju mbajtur të informuar me gjendjen dhe situatën aktuale në reprezentacionin tonë që po lind dhe që akoma është vetëm në hapat e vet të parë. Në këto tri ndeshje, duke nisur nga ajo me Haitin në mua-
jin mars dhe këto me Turqinë e Senegalin gjatë javës së kaluar, në reprezentacionin e Kosovës janë grumbulluar 35 futbollistë, nga të cilët 32 kanë pasur rastin që të shfaqin aftësitë e tyre futbollistike para shtabit teknik dhe vetë publikut, përballë dy reprezentacioneve jashtëzakonisht të forta si Turqia e Senegali, por edhe ndaj Haitit që mbetet reprezentacion shumë i respektuar, sidomos për ne, që në kuptimin figurativ jemi akoma duke hapur themelet e shtëpisë. Prandaj, pavarësisht rëndësisë së rezultatit, këto dy takime na kanë shërbyer për disa gjëra tjera: promovimin e reprezentacionit tonë, testimin praktik të futbollistëve në sfida të mëdha, funksionimin e ekipit në ballafaqime të nivelit të lartë dhe, mbi të gjitha, që të kuptojmë situ-
atë dhe potencialin tonë aktual, duke pasur parasysh fazën në të cilën jemi, atë të fillimit të krijimit të ekipit dhe punën që na pret në kohën që është para nesh. Kemi përdorur shumë lojtarë dhe në një farë forme kemi qenë të detyruar që nga ndeshja në ndeshje edhe të improvizojmë, sepse jemi përballur me mungesë lojtarësh, për arsye nga më të ndryshmet, këtë e di gjithë opinioni futbolldashës në Kosovë megjithatë nuk dua ta përdor si fakt justifikues për asgjë Prandaj problemet e tilla do t’ia vështirësonin punën edhe reprezentacioneve me renome, e jo më një reprezentacioni filiz. Turqia dhe Senegali, thjesht janë shumë nivele mbi ne aktualisht dhe për vetë faktin që jemi në fillimin tonë, të jeni të bindur se edhe po të paraqiteshim me lojtar si: Shaqiri, Xhaka, Behrami
e Januzaj, prapë kundërshtarët tanë do të ishin favorit për shkak të frymimit si ekip, gjë që ne aktualisht nuk e kemi dhe jemi tek në fillimin e një procesi të tillë që kërkon shumë sakrificë e punë, por mbi të gjitha kërkon shumë kohë. Jam plotësisht i vetëdijshëm që në futboll rëndësi kanë rezultatet, por secili ekip apo reprezentacion kalkulon në mënyrën e vet për të arritur maksimumin e mundshëm për një afat të caktuar dhe puna e rezultatet paraprake janë në shërbim të atij qëllimi. Duke qenë se aktualisht kemi të drejtë të luajmë vetëm ndeshje miqësore, me gjithë vlerësimin për rezultatet, prioriteti ynë mbetet krijimi i një ekipi të qëndrueshëm që do të jetë në gjend-
je të marrë rezultatet, atëherë kur ato të vlejnë vërtet. Ne kemi një synim, ne kemi diçka që po ndjekim dhe gjithçka që po ndodh tani është në shërbim të atij synimi, asgjë nuk bëhet rastësisht. Synimi ynë është krijimi i ekipit që mund të na përfaqësojë në mënyrën më të mirë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”, e që nisin në shtator të vitit 2016. Pikërisht kjo është koha, kur do të dalë në pah fytyra e vërtetë e reprezentacionit më të ri në Evropë. Deri atëherë gjithçka do të jetë në funksion të këtij qëllimi, normalisht pa lënë anash as rezultatet momentale të cilat unë dhe futbollistët që përzgjedh do t’i kemi synim në cdo ndeshje në të cilën do të përfaqësojmë Kosovën. Jam i vetëdijshëm për rëndësinë e rezultateve, ashtu siç jam i vetëdijshëm për entuziazmin
tonë si popull që t’i kemi ato rezultate menjëherë, por shtëpia nuk ndërtohet brenda nate, prandaj më duhet të kërkoj mirëkuptimin dhe durimin tuaj, në mënyrë që ekipi përfaqësues të ketë kohën e nevojshme për të ardhur në maksimumin e vet, pikërisht atëherë kur një gjë e tillë do të na duhet më së shumti. Vetëm ajo fazë do t’i japë çdokujt mundësinë të gjykojë se a është dhe sa është punuar në reprezentacionin e Kosovës. Tani para nesh janë ndeshjet e radhës në të cilat unë dhe futbollistët shpresojmë që prapë do të ndjejmë përkrahjen tuaj të fuqishme, siç e kemi ndjerë në këta tre hapa të parë drejt nivelit më të lartë të futbollit botëror. I juaji, përzgjedhësi i Reprezentacionit të Kosovës në Futboll, Albert Bunjaku.
BASHA, HENDBOLLISTJA QË THEU TABUTË E VAJZËS SHQIPTARE Nga: Valon Rashiti Kadrie Sllamniku-Basha, e cila tani jeton në Bruksel të Belgjikës, rrëfen për gazetën “Sheshi”, për karrierën e saj, si njëra ndër hendbollistët e para në Kosovë. Një shtresë e madhe e popullit në atë kohë mendonte se vajza shqiptare duhet të ishte vetëm një amvise dhe asgjë më tepër. Basha theu këtë “tabu” dhe e filloi karrierën në moshën 13 vjeçare dhe para se të vendoste të merrej me hendboll, e sprovoi veten edhe në disa sporte tjera si gjimnastikë, volejboll, hedhjen e gjyles, por hendbollin e kishte në zemër dhe nuk është pishman që e zgjodhi këtë sport. ‘’Rruga ishte e gjatë e me plot kthesa disa herë të pakapërcyeshme, por duke iu falënderuar familjes dhe vizionit të farefisit që vajza shqiptare duhet të shkollohet dhe të merrej me sport, unë i largova të gjitha barrierat jo vetëm për vete po edhe për shumë vajza tjera shqiptare në komunën e Gjilanit”, thotë Basha. Basha tregon se ajo shumë shpesh paragjykohej për arsye të veshjes së saj si hendbolliste. “Shumë njerëz të cilët kishin vetëdije të ulët dhe pa vizion për ardhmërinë e vajzës shqiptare ishin skeptik për shkak të veshjes tonë sportive, por nga ana tjetër kisha përkrahje të madhe nga familja ime”, shprehet Basha. Në atë kohe kur Basha e filloi karrierën, kushtet jetës ishin shumë të vështira për popullin shqiptar dhe mbretëronte një varfëri e madhe. “Ne fillim luanim me tuta sportive, nuk kishim as atlete, luanim zbathur, nuk kishim as fusha sportive, ato improvizoheshin dhe kishim vetëm një top. Unë isha e vetmja shqiptare dhe çdo veprim i imi përcillej sikur të isha nga një botë tjetër. Por këmbëngulësia ishte që t’ju tregoj të tjerëve se femra shqiptare është e zonja dhe e talentuar dhe për këtë jam e lumtur”, ka thënë Basha. Sot ish-hendbollistja e parë në Anamoravë, në moshën 68 vjeçare, i kujton me nostalgji udhëtimet e saja jashtë Kosovës si hendbolliste. “Në atë koha kur luaja nuk kishte hendbolliste shqiptare, dhe në një ndeshje në Nish të Serbisë, isha njëra ndër hendbollistet më të mira dhe të gjithë tifozët ishin serbë. Ata xhelozonin se si një vajze shqiptare luante kaq mirë hendboll dhe mua, t’ju them të drejtën, më bëhej zemra mal dhe isha vetëm 14 vjeçare. Bashkëlojtaret e tjera ishin me atlete ndërsa unë isha këmbëzbathur. Edhe pse një pjesë e publikut qeshnin me mua unë vetëm motivohesha më tepër duke iu treguar se ne jemi popull i shtypur por kemi zemër të luanit dhe me krenari të madhe sot e asaj dite mburrem me atë paraqitje”, thotë Basha. Lojërat e mira të Bashës filluan të shpërbleheshin duke u shpallur disa herë si sportistja më e mirë në Kosovë. “Tërë atë sakrificë që bëra filloi të më
shpërblehej në vitin 1964 kur u shpalla si sportistja më e mirë në Kosovë, dhe ishte një hap përpara për femrën shqiptare e cila po largonte tabutë në sport”, shprehet Basha. Për më tepër se pesë dekada Basha është e martuar me Naim Bashën, profesor dhe atdhetar i çështjes kombëtare, më të cilin ka 6 fëmijë dhe 13 nipa. “Jam shumë e lumtur me jetën time dhe me familjen time, mburrem me fëmijët e mi dhe farefisin tim të cilët më përkrahën dhe për këtë i falënderohem nga thellësia e zemrës”, thotë Basha. Basha sot i gëzohet çdo suksesi të sportit shqiptar dhe iu dëshiron paraqitje sa më të mira në çdo vend ku e përfaqësojnë popullin shqiptar. Ish-hendbollistes, nostalgjia shpesh ia rikthen jetën mbrapa por është e befasuar dhe s’mund ta kuptojë se si është harruar kontributi i saj, për hendbollin dhe sportin në përgjithësi. Basha për fund falënderon gazetën “Sheshi”, që e riktheu në vitet e lumturisë.
6 - 19 qershor 2014
30
sheshi
Sport
Vdiq doajeni i sportit gjilanas,
KF Gjilani nuk e arrin cakun Nga: Valon Rashiti
Skënder Haziri
N
ë ndeshjen e parë të barazhit të zhvilluar në stadiumin e Prishtinës, KF Feronikeli ka mposhtur KF Gjilanin pas ekzekutimit të penalltive, pasi që në kohen e rregullt dhe pas vazhdimeve nga 15 minuta ndeshja ishte mbyllur me rezultat të barabartë 1:1.
S
kënder Haziri, i njohur nga qytetarët e Gjilanit, me nofkën “Baba Ken”, ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare. Haziri padyshim ishte njëri ndër sportistët më të mëdhenj që ka pasur Gjilani. Ai kishte të përfunduar fakultetin e kulturës fizike. I takonte gjeneratës së viteve të 60 dhe ishte ndër njerëzit e rrallë të shkolluar të asaj kohe. Për 7 vjet me radhë Haziri ka luajtur hendboll te klubi i Bozhurit të asaj kohe dhe ishte njëri ndër lojtarët më të dalluar të asaj gjenerate. “Baba Kenë”, pasi që braktisi sportin e hendbollit filloi të merret me futboll dhe për 6 vjet rresht ka mbrojtur ngjyrat e C.Zvezda të Gjilanit si portier i dalluar. Haziri, përveç që ishte sportist i dalluar, ishte edhe atdhetar i shquar dhe ishte ndër të parët që kundërshtoi masat e dhunshme të cilat i kishte vendosur shteti serb. Ai asnjë moment nuk u pajtua që sportistët kosovarë të mbeten nën pushtetin serb. Haziri është varrosur me nderime të mëdha nga shumë qytetarë dhe sportistë gjilanas. Sporti i Gjilanit ka mbetur pa doajenin e sportit, por puna e tij nuk do të vdes kurrë këtë epitet e meriton ky pedagog dhe atdhetar i shquar i Gjilanit.
KF Feronikeli me këtë fitore e ka siguruar qëndrimin edhe për një vit në Superligën e Kosovës në futboll. Pjesa e parë u zhvillua kryesisht në mesin e fushës dhe loja ishte monotone, me pak raste për shënim. Të dyja ekipet ishin të koncentruara më shumë në repartin e mbrojtjes. Ndërsa në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje më energjike dhe të dyja skuadrat kërkonin fitoren më të rëndësishme të këtij edicioni që ia siguronte qëndrimin në superligë për vitin e ardhshëm. Portieri Granit Kolshi, doli të jetë “hero” i kësaj ndeshje vendimtare duke ndalur tri penallti të lojtarëve të Gjilanit.
Pjesa e parë e mërzitshme
Në pjesën e parë të dyja ekipet ishin të kujdesshme dhe loja kryesisht u zhvillua në mesin e fushës dhe e kërkonin golin përmes ndonjë kundërsulmi. Te parët që rrezikuan ishin lojtarët e “Kf Feronikelit”, nëpërmjet Eminhazerit, me një gjuajtje nga 30 metra të cilën e ndali portieri Ajdini. Lojtarët e Gjilanit u kundërpërgjigjen me Gashin, por gjuajtjen e tij akrobatike e ndali portieri Kolshi.
Pjesa e dytë energjike dhe me gola
Në pjesën e dytë pamë dy ekipe krejtësisht të tjera në fushë të cilat kërkonin golin e avantazhit. Lojtarët e Gjilanit filluan të merrnin lojën në dorë dhe u hodhën në sulm. Arber Shala, kaloi dy tre lojtar dhe gjuajti por goditja e tij goditi rrjetën e jashtme të portierit Kolshi, pas tij provoi edhe Gashi, por goditja e tij u devijua nga mbrojtja. Lojtarët e Gjilanit, kaluan në epërsi në minutën e 58 te takimit nëpërmjet Sermaxhajt, pas një gabimi të portierit Kolshi. Gashi, dy minuta më pas, kishte mundësinë e artë të vuloste këtë ndeshje pasi mori një pasim nga mesfusha doli i vetëm para portierit Kolshi por nuk e qëlloi portën. KF Feronikeli barazoi në minutën e 68-të, kur u akordua penallti pasi një lojtar i Gjilanit kishte luajtur me dorë dhe në gol e shndërroi Osmani.
Loja shtesë pa raste shënimi
Pothuajse të dyja ekipet ishin pajtuar me këtë rezultat dhe ishin dorëzuar dhe mendjen e kishin të penalltitë. Të vetmin rast me serioz e kishin lojtarët e Feronikelit nga gjuajtja e lirë e Osmanit, që u largua me sukses nga portieri Hajdini. Penalltitë 4 me 2 për Feronikelin Edhe pse lojtarët e Gjilanit dominuan dhe kishin më shumë raste për shënim ndeshja u vendos në penallti. Lojtarët e Gjilanit dështuan tri herë nëpërmjet Sermaxhës, Shaqirit, dhe Hyesnit, ndërsa golin vendimtar per Feronikelin e shënoi Shala.
KK Elita nga Gjilani fiton 7 medalje të arta në Prizren
Fortesa Orana, vendi i parë kumite, Junior +59 Omer Sahiti, vendi i parë kumite, 10-11 vjeç, -38 Lundrit Rashiti, vendi i parë kata, 10-11 vjeç Eduard Behluli, vendi i parë kata, 9 vjeç Puhiza Halili, vendi i parë kata, 9 vjeç Auron Hajrullahu, vendi i parë kata, 8 vjeç,
Nga: Valon Rashiti
Medaljet e Argjendta
Elitarçt morën pjesë me 10 garues në “Prizreni Open” dhe fituan 14 medalje. Trajnerët e klubit janë shprehur të kënaqur me rezultatet e arritura.
Medaljet e Arta
Meriton Byqmeti, vendi i parë kumite, Junior -68
Puhiza Halili, vendi i dytë kata, 9 vjeç
Medaljet e Bronzta
Gramos Nuhiu, vendi i tretë kumite, 12-13 vjeç, -38 Ariana Byqmeti, vendi i tretë kumite, 12-13 vjeç, -52 Dren Bajrami, vendi i tretë kumite, 12-13 vjeç, -44
“Vllaznia” e
inkuadrohet në futbollit Nga: Valon Rashiti
K
F “Vllaznia e Pozhoranit”, i themeluar në vitin 1973, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm pasi që siguroi titullin e kampionit në ligen e dytë në grupin B dhe e fitoi të drejtën që nga sezoni ardhshëm të bëjnë gara në një rang më të lartë. Për këtë sukses kaq të madh të skuadrës “fajtor” kryesor është trajneri, Skënder Hoxha, i cili po drejton skuadrën që 1 vit e gjysmë me shumë sukses. “Ne edhe vitin e kaluar dështu-
am në lojën e fundit që të futemi në ligën e parë ndërsa në këtë kampionat kemi vazhduar me punë sistematike dhe në fund ka ardhur në shprehje puna kualiteti i lojtarëve dhe organizimi i kryesisë ka bërë që ne te arrijmë qëllimet tona”, ka thënë Hoxha. Mbështetja e madhe e Kryetarit të Komunës së Vitsë, Sokol Haliti, i cili ka ndihmuar klubit me trenerka, topa, atlete, dhe me mjete financiare kanë ndihmuar klubin që të arrijë synimet. “Gjatë fushatës parazgjedhore kryetari na pati premtuar shumë dhe, të them të drejtën,
sheshi
6 - 19 qershor 2014
Sport
31
Platini, i dyshuari i radhës për korrupcion Nga: Valon Rashiti
Pozharanit ligën e parë të nuk patëm besuar se do t’i realizojë të gjitha, por jam shumë i lumtur dhe i gëzuar me përkrahjen kaq të madhe të institucioneve komunale të Vitisë”, shprehet Hoxha. Terreni i keq i cili nuk i plotëson as kushtet minimale për lojën e futbollit, mungesa e ujit, energjisë elektrike, dhe zhveshtorja në gjendje të rëndë kanë qenë pengesa të mëdha për lojtarët. “Ne jemi munduar dhe kemi punuar shumë që të dalim në një rang më lart sepse na është premtuar se edhe investimet dhe përkrahja për klubin do të
jetë më e madhe”, ka thënë Hoxha. Sipas Hoxhës, përgatitja fizike, disiplina, dhe pagesat e rregullta të lojtarëve nga kryesia e klubit kanë qenë faktorët kryesorë të suksesit. “Në ligën e parë duhet punë dhe përgatitje e madhe fizike dhe na duhen së paku 6 -7 lojtarë për me mbetë në këtë ligë”, përfundon Hoxha. “Vllaznia e Pozhoranit”, përbëhet kryesisht nga lojtarë të Pozhoranit dhe rrethinës ,por klubit i kanë ndihmuar edhe tre lojtarë të qytetit të Gjilanit.
Iniesta: Kombëtarja e Spanjës, e uritur për suksese
S
panja gjendet në Grupin B ku bëjnë pjesë kombëtare si Holanda, Australia dhe Kili. Skuadra spanjolle është duke kërkuar që të bëhet kombëtarja e parë që ta mbrojë titullin e kampionit botëror, teksa Andres Iniesta është i bindur se skuadra e tij ka potencial që ta mbrojë titullin e kampionit. Iniesta, për mediat ndërkombëtare është shprehur i bindur se do ta mbrojnë titullin e kampionit botëror dhe ka thënë se ekipi ka shumë përgjegjësi dhe vendosmëri.
Presidenti i UEFA-s zgjodhi t’u përgjigjet mediave angleze përmes një komunikate sipas së cilës përcaktimi i Katarit si vend organizues i botërorit të vitit 2022, erdhi duke përdorur fonde të zeza dhe pagesa ndaj rrjeteve klientaliste të ndërtuara nga Mohamed Bin Hammam, ish-anëtarit të komunitetit ekzekutiv të FIFA-s, që u përjashtua përgjithmonë në dhjetor te 2012-s, në mënyrë që të merreshin votat vendimtare. Në këtë dosje korrupsioni përfshihet edhe Platini, i cili takoi Hammam në dhjetor të 2010-s, një muaj para votimit për botërorin 2022. Platini iu përgjigj se “janë zëra të pabazuara me qëllimin e vetëm për
Lojtarët anglezë motivohen para kampionatit botëror
të më dëmtuar imazhin tim në një moment delikat për futbollin”. Platini, në reagimin e tij për mediat angleze, shprehet se tanimë nuk e befason asgjë dhe se është e vërtetë që është takuar Hammam disa herë në vitin 2010, por kjo më duket normale duke qenë se ai bënte pjesë në komunitetin ekzekutiv të FIFA-s Sipas Platinit, e gjithë kjo është shkaktuar nga frika e Blatter, se Platini mund ta sfidoje në postin e presidentit të FIFA-s. “Daily Telegraf”’, ka raportuar vazhdimisht për dallaveret e krerëve te UFEA-s për përcaktimin e vendeve të cilat do të organizojnë Kampionatin Botëror më 2022.
10 Pronarët më të pasur të klubeve të futbollit në botë Carlos Slim
73 miliard $
( REAL OVIEDO, SPAIN),(CLUB LEON, MEXICO), (CLUB PACHUCA, MEXICO)
Amancio Ortega
57 miliard $
(DEPORTIVO LA CORUNA, SPAIN)
Georgo Soros
Nga: Valon Rashiti
19.2 miliard $
(MANCHESTER UNITED, ENGLAND)
Alisher Usmanov
Sipas të përditshmes angleze “Daily Mail”, nëse lojtarët anglezë fitojnë titullin e kampionit botëror do të shpërblehen me nga 350 mijë funte, që në euro i bie 400 mijë. Duket se federata angleze e ka marrë mjaft seriozisht këtë kampionat që do të zhvillohet gjatë muajit qershor në Brazil.
17.6 miliard $
(ARSENAL, ENGLAND)
Lakshmi Mittal
16.5 miliard $
( QPR, ENGLAND)
Rinat Akhmetov
Ndryshe, “Treluanët” nuk kanë arritur që fitojnë titullin e kampionit botëror që nga viti 1966.
15.4miliard $
SHAKHTAR DONETSK, UKRAINE)
Paul Alen
15 miliard $
(SEATLE SOUNDERS, USA)
Francois Pinault
15 miliard $
(RENNE, FRANCE)
John Fredricksen
12 miliard $
(VELERENGA, NORWAY)
Roman Abramovich
10.5 miliard $
(CHELSEA,ENGLAND)
Sheikh Nasser Al-Khelaifi ( PSG ) dhe Mansour ( Manchester City) nuk janë përfshirë në këtë listë për shkak se pasuria e tyre është pasuri familjare.
Ka ndërruar jetë Malcolm Glazer, pronari i Manchester United
P
ronari amerikan i gjigantit anglez, Manchester United, ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare. Ai që disa vjet vuante nga një sëmundje e rëndë. Glazer ishte njëri nga biznesmenët më të suksesshëm amerikan dhe vlera e pasurisë së tij gjatë vitit 2013 ishte 4.5 miliardë dollarë. Glazer u bë pronar i Manchester United brenda viteve 2003 dhe 2008. Në kohën kur po ndërtonte një skuadër më trajnerë të rinj dhe lojtarë të rinj, Malcolm Glazer nuk ka mundur t’i gëzojë ndryshimet në skuadër.
6 - 19 qershor 2014
32
sheshi
Sport
Përforcimet nuk i kryejnë punë KF Dritës shprehet i dëshpëruar me rezultatet e arritura dhe sipas tij fajtorët kryesorë janë vetë lojtarët. Kryesia kreu të gjitha obligimet, që ishin në kompetencat e tyre, por futbollistët zhgënjyen me lojera të dobëta, e sidomos përforcimet e reja. “Personalisht, edicioni që ka përfunduar ishte një edicion i dështuar i Dritës”, tha shkurt Ismajli, për gazetën ‘Sheshi’. Të pakënaqur me rezultatet e arritura janë edhe vetë futbollistët, të cilët kampionatin e filluan me ambicie të mëdha, por dështuan t’i realizojnë ato, ka thënë Rashiti.
Nga: Elife Sherifi Kf. Drita përmbylli garat në Superligën e Kosovës në pozitën e shtatë me 47 pikë të grumbulluara. Drita siguroi mbijetesën pa barazh, në xhiron e fundit me Feronikelin, pas fitores 1:3. Mirëpo një lajm i mirë vie për klubet gjilanase ngase më 9 gusht bëhet hapja e stadionit të ri, i financuar nga Bahkimi Evropian ka thënë për gazetën Sheshi, Ismajl Rashiti, zyrtarë i klubit futbollistikë Drita. Klubi Drita gjatë tërë kampionatit shfaqi lojëra të mira, sidomos në stinorin vjeshtor. Por, hovi i tyre ishte shumë i shkurtë dhe motorët filluan të ngadalsojnë shpejtësinë, duke zhgënjyer si kryesinë e klubit ashtu edhe tifozët. Synimi i kryesisë ishte të fitojnë Kupën e Kosovës dhe kampionatin ta përfundojn në njërën nga pozitat e para. Të dyja synimet mbetën vetëm dëshira për klubin bardh e kaltër, sepse ata dështuan të sigurojn finalen e Kupës, duke
u mposhtur në gjysëmfinale nga Feronikeli. Futbollistët e Dritës, nuk treguan sukses as në kampionat, duke mos hyrë kështu as në mesin e 4 skuadrave më të mira. Ndonëse, në stinorin pranveror, kryesia e klubit bëri përpjekje për t’i përmbushur hapësirat e dobëta të Dritës, duke sjell në radhët e tyre futbollistë të cilësisë së lartë dhe emra të mëdhenj të futbollit kosovar.Gjatë afatit kalimtarë të janarit, zyrtarët e klubit nuk kursyen asgjë, duke angazhuar futbollistët më të mirë në kosovë në vitet e fundit si: Mentor Zhdrella, Përparim Islami, Yll Prekopuça. Përveq prurjeve të reja, përgatitjet për stinorin pranveror klubi i realizoi në Bursa të Turqisë, për ta vazhduar kampionatin në mënyrën më të mirë të mundur. Ismajl Rashiti, zyrtar i klubit Drita,
Kapiteni i skuadrës Artan Latifi, u shpreh i pakënaqur me formën e treguar këtë vit, përkundër të gjitha përgatitjeve dhe përbërjes së lojtarëve cilësorë në skuadër. Ai tha se parashikimet e klubit dhe gjithë lojtarëve nuk dolën siq kishin menduar edhe pse bënë plane më të mira dhe nuk pritën një fund të tillë. “Mendoj se ky është një sezon i dështuar për Dritën dhe edhe këtë herë u dëshmua se emrat nuk luajn, pa dhënë angazhimin e duhur në fushë”, u shpreh Latifi. Hera e fundit kur Drita ka fituar kampionatin, ishte viti 2002-2003. Ndërsa, Kupën e Kosovës, në vitin 2001, pas ekzekutimit të penaltive, në finalen e madhe kundër rivalit lokal Kf.Gjilanit. Ismajl Rashiti njofton se kjo kryesi e klubit e ka përmbyll një cikël prej 4 vitesh dhe do të mbahet kuvendi i klubit, me ç’rast pritet të zgjidhet edhe kryesia e re. Meqë kryesia aktuale është në përfundim të mandatit, Ismajli nuk ka folur për vazhdime apo ndërprerje të kontratave me futbollistë ose trajner. Për të gjitha këto pritet të vendosin organet e reja të zgjedhura nga kuvendi.
Sigal Prishtina 9 herë kampion Nga: Valon Rashiti
Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ishin mbledhur shumë tifozë për ta motivuar dhe përkrahur skuadrën e tyre të zemrës drejt titullit që iu kishte ikur nga duart në dy vitet e fundit. Pas dy viteve, Sigal Prishtina riktheu titullin e kampionit në basketboll dhe shënoi suksesin e radhës. Klubi po e përmbyll këtë vit mjaft të sukesesshëm pasi më herët kishte fituar kupën e Kosovës dhe ishte pjesëmarrëse në play-off në ligën ballkanike [BIBL]. Më meritori për këtë triumf të Sigal Prishtinës padyshim se është Dardan Berisha me 30 pikë, i cili shkëlqeu gjatë tërë edicionit për Bardhekaltërit. Basketbollistët e prirë nga trajneri maqedonas, Marin Dokuzovski, fituan sfidën me rezultatin 74:65. Ndërsa te ekipi Pejan u dallua Samir Shaptahoviç me 28 pikë të shënuara Skuadra bardhekaltër lojën e parë të finales e kishte fituar si vendase (72:66), atë të dytën në Pejë me rezultatin 90:87 pas vazhdimeve.
Karateistja gjilanase, kampione e shumëfishtë
F
Nga: Elife Sherifi
ortesa Orana, nga mosha 8 vjeçare merret me sportin e karatesë, dëshira dhe suksesi në këtë sport nuk mungon në asnjë garë ku ajo merr pjesë. Me kënaqësinë më të madhe dhe me një vullnet të pakrahasueshëm për të bërë gjëra të tjera, karateja për Fortesën është më shumë se një sport. Ajo planifikon të studioj shkencat sportive dhe një ditë në sportin ku ajo është jashtëzakonisht e suksesshme, të kontribuoj në gjeneratat e ardhshme. Fortesa pjesë në shumë gara vendore, por edhe ndërkombëtare, turnire ndërkombëtare, me konkurrentet më të forta. Federata e Karatesë së Kosovës nuk është e pranuar ndërkombëtarisht dhe kjo e pengon pjesëmarrjen e saj në kampionatet zyrtare të Ë.K.F-së, siq janë Kampionati Evropian dhe ai Botëror. Por, kjo nuk e ndalon aspak Fortesën të triumfojë në gara dhe federata të tjera. Fortesa ka korrur suksese të jashtëzakonshme, shumë medalje të arta e të argjenta, mirënjohje dhe një ndër karateistet më të njohura e të dalluara në shumë kompeticione.
Nga çdo vend Evropian e deri në Amerikë, ku ajo ka qenë garuese, ka sjell medalje në Kosovë. Në turnirin ndërkombëtar ‘Turkish Open’ Fortesa ka mbrojtur ngjyrat kuqezi të Shqipërisë, duke u renditur e dyta. Ndër turniret ndërkombëtare, Fortesa veçon turnirin e mbajtur në Dubai dhe në Las Vegas të Amerikës, në të dyja garat është radhitur e para dhe është shpallur kampione. Së fundmi ajo ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Shotokanit të mbajtur në Prishtinë, duke triumfuar ndaj kundërshtareve shumë të forta boterore në disa kategori. Nga ky kampionat, Fortesa ka sjell në Gjilan dy medalje të arta. Aktualisht, Fortesa është anëtare e ekipit ‘Elita’ me të cilët ushtron vazhdimisht dhe me përkushtim të madh. Ushtrimet e rregullta i zhvillon në sallën e Edukatës Fizike në Shkollën e Ekonomisë, tri herë në javë më ekipin e saj, kurse ushtrimet shtesë, i mban me trajnerin e saj personal. Prapa Fortesës dhe sukseseve të saj, është padyshim trajneri Liridon Zejnullahu, që punon vazhdimisht me të dhe e ndihmon
si për përgatitje fizike por edhe moralisht. Përveq familjes së saj, Fortesa gëzon respekt dhe mbështetje të madhe edhe nga Federata e Karatesë së Kosovës. Fortesa për gazetën “Sheshi” shpalos edhe një hobi, të cilin e bënë kur asaj i mbetet kohë e lirë. Përkushtimi dhe tërë potenciali i saj i kushtohet sportit të karatesë, por pjesë e jetës së saj është bërë edhe modelizmi. Karateistja gjilanase thotë se modelizmin për të është një dorë e dytë për ta kaluar kohën e lirë dhe sa për t’u relaksuar. “Nuk e kaloj kohën me të dyja, koha ime i kushtohet nonstop karatesë, kur mbetet pak kohë e lirë merrem me modelizëm, kjo tregon cila është më e rëndësishmë për mua dhe cilën e bëjë më me dëshirë”, ka thënë Fortesa.