FA LA S
12 shtator - 25 shtator 2014, e përdyjavshme e Rajonit të Gjilanit, nr.20 ANKETË
Qytetarët të dëshpëruar me qeverisjen komunale Tash e 9 muaj në Gjilan po qeverisë Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi në zgjedhjet e fundit lokale Lutfi Haziri doli fitues me një rritje prej 50% të votave, rritja më e madhe në vend.
Intervistë me Albin Kurtin
Pasuritë nëntokësore të Karaçevës synim i shtetit serb aqe 10 - 11
Derisa në zgjedhjet lokale 2007 LDK-ja nuk kishte marrë më shumë se 6.894 vota, në të njëjtin nivel të zgjedhjeve lokale 2013, ajo i ka arritur 12.991 vota, e vota për kryetar afër 20 mijë. Vazhdon faqe 3 KOMUNA
Rudaku: Akuzat pozitë opozitë, neveritëse, me gjuhë të varfër politike Dy partitë më të mëdha në Gjilan, LDK pozitë dhe PDK opozitë, nuk kanë kursyer akuzat dhe kundërakuzat për njëra tjetërën për të marrë meritat ose kritikat për punët e kryera ose edhe për moskryerjen e tyre. Akuzat e tyre kanë kaluar në nivelin personal duke mos kursyer as fjalët fyese. Këto polemika ngjatë mandatit të qeverisjes së PDK dhe punët që po kryhen....... Vazhdon faqe 5
KOMUNA
Banorët e Lagjes së Tetë: Nuk jemi tepricë e tokës Në fushatën e fundit elektorale, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u pati premtuar banorëve të brezit kufitar me Serbinë se do t’ua rregullojë infrastrukturën rrugore në vitin e parë të qeverisjes fshatrave Kokaj i Erpërm, Kokaj i Poshtëm, Sllubicë e Epërme, Sllubicë e Poshtme, lagja e Zahirajve, lagjja e Bishtajve, Kacabaç, Pogragjë e Bilinicë. Vazhdon faqe 6
KOMUNA
Komuna në mbrojtje të pronës publike të “uzurpuara” nga AKP Çerdhet publike të Gjilanit i paguajnë qira Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP). Ato janë marrë nën menaxhimin e kësaj agjencie para dymbëdhjetë viteve. Qira agjencisë i paguajnë edhe shtëpitë e kulturës në fshatrat Zhegër, Përlepnicë dhe Shillovë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka bërë thirrje qeverisë Vazhdon faqe 9
SHËNDETËSI
Frika nga terrorizmi si prelud i terrorit të pushtetit Vera si prodhimtari bujqësore (Agrare), ka një rëndësi shumë të madhe dhe vlerësohet si pije e shëndoshë sot në tërë botën. Ne, verëtarët, si në Kosovë ashtu edhe më gjerë, me kënaqësi të madhe i degjojmë këto të dhëna për vlerat e shëndosha Vazhdon faqe 24025
Faqe 13
KF Gjilani - KF Rahoveci 13 shtator 2014 / e shtunë, Rahovec
këtë numër
në Sheshi
Shtator 2014
Kush i ka nën kontroll lëmoshëkërkuesit, faqe 5 Rrugët e paasfaltuara me (pa) cilësi, faqe 6 46 pjesëtarë të FSK-së dhurojnë gjak, faqe 7 Në QKMF kam vënë rend dhe rregull, faqe 7 Ndihmë pë shkollën e Përlepnicës nga vetë banorët e saj, faqe 8 Personalitet, Abdullah Presheva, faqe 12 Intervista. Edona Klaiqi, faqe 16 Sport, Rollerblade - të ecësh në majë të tehut, faqe 30-31
LAJME SHKURT NGA KOMUNAT Nis ndërtimi i Qendrës Rinore në Gjilan, investim i MKRS-së Gjilani do të bëhet shumë shpejtë me Qendër Rinore moderne. Gurthemeli i saj është vendosur nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe deputetët nga Komuna e Gjilanit, Zenun Pajaziti dhe Lirije Kajtazi. Kjo qendër do të ndërtohet tërësisht me financim të MKRS-së, prej 250 mijë eurove. Ajo do të ketë infrastrukturë moderne me një hapësirë rreth 500 m2. Qeveria zvicerane vazhdon mbështetjen për Kamenicën Përfaqësues të projektit DEMOS, kanë qëndruar në Kamenicë për të konfirmuar se Komuna e Kamenicës do të jetë partnere e këtij projekti në tri vite e gjysmë në vazhdim. Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi, kryesuesi i Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku dhe zyrtarë të tjerë të lartë komunal kanë pritur përfaqësuesit e HELVETAS, në një takim
prezantues të projektit të ri, në të cilin u konfirmua partneriteti në mes Kamenicës dhe projektit DEMOS. Merita Barileva nga HELVETAS, ka njoftuar se ceremonia e nënshkrimit të kontratës së bashkëpunimit do të bëhet me 18 shtator 2014 në Prishtinë, ndërsa projekti do të funksionoj në tri fusha: Mbështetja në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe demokracia lokale.
jashtuar nga e drejta e pjesëmarrjes në diskutimet publike nëpër fshatra dhe në qytetin e Vitisë por duke e ditur se një pjesë e fermave hezitojnë të marrin pjesë në këto takime ne po e mbajmë sot këtë takim” u shpreh Aliu.
Femrat e Vitisë pjesë e planifikimit të buxhetit komunal
Kompania Geoproject ka bërë tërheqjen e materialit të cilat kanë qenë të ekspozuara për shikim publik prej datës 10 Korrik 2014 deri në datën 7 Shator 2014, në këtë fazë të projektit qytetarët e Novobërdës kanë pas mundësi që të bëjnë verifikimin e pronave për të cilat kanë aplikuar për regjistrimi të pronave të tyre në Kadastër, kurse tash e tutje bëhet verifikimi i tyre në Komisionin shtetërorë dhe pastaj pas verifikimit aplikacionet që plotësohen kriteret për regjistrim do të futën në RDPP (Regjistrin e drejtave të pronës të Paluajtshme) e që më vonë këto prona do të pajisen me certifikim të pronës.
Me qëllim që edhe gjinia femërore të jetë pjesë e planifikimit të kornizës buxhetore 2015-2017 Institucionet Komunale të Vitisë në bashkëpunim me Grupin e Grave të Vitisë kanë zhvilluar diskutim publik lidhur me këtë temë. Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka thënë se edhe pse gjinia femërore nuk ka qenë e përjashtuar të marr pjesë në diskutimet publike e që deri me tani janë mbajtur në 11 lokalitete të ndryshme dhe kjo sipas tij me qëllimin më të mirë që të krijohet një buxhet real. “Femrat nuk kanë qenë të për-
Kompania Geoproject bën tërheqjen e materialit për verifikim të regjistrimit të pronave në Novobërdë
Pronar dhe Botues: Sheshi PR & Marketing Kryeredaktore: Diturie Hoxha, d.hoxha@sheshionline.com, Politikë dhe ekonomi: Besarta Maliqi, b.maliqi@sheshionline.com, Teknologji: Prarim Hoxha, prarim.hoxha@boshti.com, Sport: Valon Rashiti, v.rashiti@sheshionline.com, Elife Sherifi, e.sherifi@sheshionline.com, Dizajni Grafik: Ngadhnjim Shabani, n.shabani@sheshionline.com, Marketing: marketing@sheshionline.com, Tel dhe email: redaksia@sheshionline.com , 045 506 411 | Bulevardi i Pavarësisë, pa nr, Gjilan, Kosovë
sheshi
12 - 25 shtator
Anketë
N'SHESH
Qytetarët të dëshpëruar me qeverisjen komunale
3
Kallxoni!
Të nderuar qytetarë, tek e fundit ju jeni ata që e njihni qytetin e Gjilanit më së miri. Nëse keni ndonjë ide, pikëpamje, sygjerim, fotografi etj, së cilës mendoni se ia vlen t'i kushtohet më shumë vëmendje, mos hezitoni të na kontaktoni në adresat e më poshtme:
e-mail: redaksia@sheshionline.com tel: 049 758-000/ 044 178-448
Nga: Elife Sherifi dhe Belkise Krasniqi
Tash e 9 muaj në Gjilan po qeverisë Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi në zgjedhjet e fundit lokale Lutfi Haziri doli fitues me një rritje prej 50% të votave, rritja më e madhe në vend. Derisa në zgjedhjet lokale 2007 LDK-ja nuk kishte marrë më shumë se 6.894 vota, në të njëjtin nivel të zgjedhjeve lokale 2013, ajo i ka arritur 12.991 vota, e vota për kryetar afër 20 mijë. Haziri ka qenë kryetar komune i Gjilanit shumë kohë më parë dhe kujtohet si një politikan i ri që solli freski jo vetëm në Gjilan, por në tërë LDK-në ku edhe ka pozicion
të lartë. Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri është edhe njëri nga fytyrat më të fuqishme të LDKsë në nivel të vendit. Sidoqoftë, qytetarët dhe opozita kanë ankesat e tyre për këtë periudhë 9 mujore dhe kritikat e tyre i dërgojnë në adresë të të parit të Gjilanit. Gazeta Rajonale ‘Sheshi’ në një anketë të realizuar me qytetarë mori mendime dhe vlerësime të ndryshme. Sipas qytetarëve, në Gjilan ka punë të bërë e të pabërë, por optimizmi për përmirësim të situatës nuk mungon. Unë e falemderoj kryetarin. Më pret shumë mirë dhe të gjithë sillen mirë me mua. Por, nuk më ndihmojn konkretisht, prap vetëm fjalë. Në Kosovë jom gati qe 30 vjet, jetoj vetëm dhe që 5 muj kom shku në komunë për ankesë, thanë që ma kan marrë emrin po spom thirin. Nuk po kom me qka me pagu as rrymën as barnat as kurgjo, burri ka shku te djemt, qe 15 vjet e kom kqyr plakin, aj kryetari osht shum njeri i mirë ama aj djali tjetër nuk mka thirr me mlajmru se skam kushte as kurgjo. A pse jom boshnjake nashta spo ka kurgjo per mu, nuk regjistron kerkun emri jem. As kryqi kuq kurrë nuk ju ka ndihmu . Kosovën e du shumë, moti jom ktu po kushte spo kam, boll po pres prej Lutfis se shum sillet mir po.....kurgjo edhe aj pom doket!
Rruga “Nazim Budrika” sjon te shtrume hiq, lagjia nr 8, që 4 vjet e kan shtru zallin po nuk e kan ndreq e krejt lloq. Jam gjenerat e re kisha punu me pas naj kun. Përpos kafiterive, po ato sjon zgjedhja e duhur. Edhe me kry fakultet apet kamarier met. po skem qka bojm po presim, shpresa vdes e fundit.
Ardi ?
Hasibe Avdiu
Kom ankesë për muzikën e kafiterive te pazari. Dy herë kam bo peticion për muzikë që pi pengon lagjes deri në ora 1 e 2 të natës spo nalet. Edhe ne jemi njerëz duam të pushojmë, të flemë. Kemi fëmijë, rrisim nipa e mesa. Te shtëpia e mallrave kemi pas pushimore, kemi dal krejt familja në mbremje fëmija e gratë. Kemi pas ku me dal e tash spo kemi ku mo. Edhe ujrat e zeza kundërmojnë naper qytet. Qeverisja e kaluar e ka filluar dhe e ka lënë në gjysmë të hoteli, nuk e di se sa po punojnë këta të rit. Edhe duhet me punu sa ma shpejt se u rrit bari as se ndreqin, nese smujn ka gavrani bile qendren qeknej. Po gjithmonë po presim prej secilës qeveri, po do po dështojn e tash ta shofim Lutën qka po bon, edhe pse deri tash kurgjo diçka skan punu nashta osht në pytje buxheti qe ska tmjaftushëm. Edhe parku i qytetit është ndër më të mirët në Ballkan. I qetë dhe i rregulluar. Këtu është pjesa më e mirë e qytetit.
Avdush Ramadani
Shpallje për Praktikantë Paj Luta ka përvoj se u kon edhe niher kryetar i Gjilanit, po frik osht edhe hala ka punë për me bo, punt nuk nalen kurrë, varet edhe prej buxhetit sa do të ndaj qeveria per Gjilanin. Viteve të kaluara është punuar kan mjaftu ato po me qet qeverin e re do te ndryshojn shum gjera se kta per tmir jan bashku e jo me bo keq, 4 parti ma tmdhaja jan bashku per me na nxjerr prej humneres prej fukarallekut. Osht mirë që kanë ndërmarrë me bo qato ndërtes për rini, ajo shumë me vend. Rinija do të ketë mundësi ku të argetohet dhe të mbajë aktivitete të ndryshme. Gjëja më e keqe që është janë ujërat e zeza se kryateri i mëparshem e ka lënë në gjysmë, dhe ata që banojn aty ka erë të padurueshme dhe qështja tjetër që është me rëndësi punësimi se rinija mbet shumë mbrapa dhe po kqyrin me dal jashtë vendit se punë nuk kanë e po mirren me gjëra te kota. Mirëpo, nuk kanë ka ja mbajn tjetër ka, plot bojn vetëvrasje, mirren me drog e shumë tkqia tjera. Hasan Matoshi
Nëse nuk investojnë nga jashtë, pra vendet e perëndimit e kemi vështirë të ngjallemi njëherë e mirë. Perendimi është fuqi botrore , dhe për zhvillim duhet të veprojmë me ndihmën e SHBA-ve dhe Evropës, sepse këta janë të lidhur mesvete. Ka gabime në të kallumen, por dhe te mira. Duhet me punu qeshtu kadal kanal, me luftu korrupsionin se në Evropë nuk mundemi me shku, me punu në liritë edhe të drejta të njeriut, me luftu krimin, se aj nuk largohet leht po duhet me luftu. Mendoj që kryetari duhet të punojë në këtë drejtim.
Fadil Rrudhani
Gazeta “Sheshi” është gazetë e përdyjavshme e cila kryesisht mbulon rajonin e Anamoravës dhe është produkt i kompanisë ‘Sheshi Marketing & PR’. Si gazetë rajonale, “Sheshi” mbush zbrazëtinë informative që lënë pas gazetat tjera. “Sheshi” po rritet teksa po fiton popullaritet si gazetë e paanshme dhe si mjet informativ i pazëvendesueshëm i komunës së Gjilanit dhe si rrjedhojë, në përputhje me qëllimin e saj si shërbyese e të mirës publike, tani u ofron 3 të rinjve gjilanas mundësi zhvillimi në shumë fusha të ndryshme përmes praktikës 3 deri në 6 mujore.
“Sheshi” u ofron praktikantëve mundësi zhvillimi në këto fusha: • Gazetari • Marketing • Mardhenje me publikun • Punë administrative • Financa • Komunikim • Shitje Ne i shqyrtojmë të gjitha aplikimet për praktikë por ndër to, do të veçojmë të intervistuarit që: 1. Kanë njohuri të mirë të gjuhës Angleze 2. Kanë njohuri të mira kompjuterike 3. Janë të mirë në shkrim dhe përpunim të teksit 4. Janë komunikues të mirë 5. Janë të sinçertë dhe të përgjegjshëm 6. Mund të kontribuojnë në një ambient të mirë të punës
Aplikimet duhet të dërgohen para datës 26 shtator në email: d.hoxha@sheshionline.com
Praktika fillon më 1 tetor!
sheshi
12 - 25 shtator
Komuna
5
Rudaku: Akuzat pozitë opozitë, neveritëse, me gjuhë të varfër politike Nga: Besarta Maliqi Dy partitë më të mëdha në Gjilan, LDK pozitë dhe PDK opozitë, nuk kanë kursyer akuzat dhe kundërakuzat për njëra tjetërën për të marrë meritat ose kritikat për punët e kryera ose edhe për moskryerjen e tyre. Akuzat e tyre kanë kaluar në nivelin personal duke mos kursyer as fjalët fyese. Këto polemika ndërmjet pozitës dhe opozitës kanë ngjalluar edhe reagimin e shoqërisë civile, duke i quajtur banale akuzat për punët e kryera gjatë mandatit të qeverisjes së PDK dhe punët që po kryhen gjatë këtij mandati të LDK-së.
cinizmit dhe prepotencës në replikat me opozitën. LDK-ja ka ardhur në pushtet nga irritimi i qytetarëve me keqqeverisjen e PDK-së dhe duhet të dallojë nga PDK-ja edhe në mënyrën e reagimit ndaj opozitës. Rudaku ka vlerësuar se PDK-ja duhet të fillojë reformat e saj brenda strukturave të saj politike, në mënyra krejtësisht demokratike, në mënyrë që të mos shprehen individë të cilët, me opozitarizmin e tyre, ndonjëherë duan që të parapërgatiten për zgjedhjet e tyre të brendshme. Ai ka kërkuar nga këto dy parti të mos teatralizojnë sferën e komunikimit pozitë-opozitë, as të personalizojnë kritikat e të përshkallëzojnë gjuhën e varfër politike. Arianit Sllamniku nga Lëvizja për Integrim dhe Zhvillim, ka thënë për gazetën Sheshi se nuk mund të bëhet një shkëputje ndërmjet dy qeverisjeve komunale, të tashmes dhe të kaluarës, në aspektin e punëve në komunën tone.
Avni Rudaku, sociolog, është shprehur se LDK-së është bërë e ngjashme me PDK-në sa ishte në pushtet dhe, deri më tash, vetëm se ka filluar t’i ngjasojë, prandaj duhet t’i shmanget
"Është e natyrshme që projektet e mbetura gjysëm të qeverisjes apo të mandatit të kaluar, t'i vazhdojë qeverisja apo mandati i ardhshëm qeverisës. Për të dalluar këto dy elemente, thjesht kemi një pyejte retorike: Cilat janë punët e nisuara nga fillimi të qeverisjes së re komunale?",
ka thënë Sllamniku. Sipas Sllamnikut, nuk kemi një projekt me të cilin mund të themi se shquhet qeverisja e re, siç është rasti i qeverisjes së kaluar për shtratin e Lumit Mirusha, e cila shquhet apo të paktën është nisur nga ajo.
Për sociologun Avni Rudaku, LDK është duke vepruar ngjashëm me PDK-në sa ishte në pushtet dhe deri më tash vetëm se ka filluar t’i ngjasojë. Ndërkaq PDK nuk duhet të lavdërohet për projektet e mbetura ngase asnjë qeverisje në vendet demokratike dhe normale nuk lavdërohet për projektet e mbetura pa u kryer, por merr turpin, ndëshkimin dhe kritikën. "PDK-ja është bërë qesharake, sepse
lavdërohet se Haziri po i përfundon projektet që PDK-ja i ka lënë në gjysmë në mandatin e kaluar, ndërsa vetë ajo duhet të japë përgjegjësi për vonesat në realizimin e atyre projekteve. Është absurde që PDK-ja mundohet të marrë merita për vazhdimin e projekteve të mbetura nga mandati i kaluar, sepse atëherë do të duhej të lavdërohej secila qeverisje që i lë në gjysmë të rrugës projektet e nisura. Kjo është e pakuptimtë. PDK-ja ka vonuar shumë projekte infrastrukturore, i ka lënë në gjysmë të rrugës dhe ka marrë ndëshkimin qytetar për keqqeverisje lokale. Keqqeverisje do të thotë edhe lënja e projekteve në gjysmë dhe pa i përfunduar. Në anën tjetër, LDK-ja, duke qenë se është pjesë e shumë pushteteve të pasluftës në komunën e Gjilanit, nuk mund të krenohet fare deri më tani. Ajo erdhi në pushtet si forcë e cila e ka forcën për ta rrëzuar pushtetin e PDK-së, pushtetin e ish-kryeministrit dhe dominimin ‘drenicak’ në përceptimin e publikut. Sjellja e përfaqësuesve të saj në raport me opozitën, qoftë në fjalor, qoftë në mënyrën e reagimit, nuk është aspak cilësore dhe demokratike. I ngjason reagimeve ndaj opozitës, siç i bënte dikur PDK-ja në pushtet", ka deklaruar Rudaku. Për Rudakun, PDK-ja mbetet zëri më aktiv opozitar në Gjilan, pavarësisht se nuk ka dhënë shembull në të kaluarën se si qeveriset komuna
dhe ka nevojë për reforma të thella e të brendshme në strukturat e partisë, në mënyrë që t’i kthehet besimi i humbur.
me të cilat sot përballet qytetari i Kosovës. Jo rastësisht lypsarët i quajta “profesionistë”më lart. Për shkak të mungesës së vendeve të punës dhe pamundësisë së njerëzve për t’u kyçur në tregun e lirë të punës, shumë njerëz detyrohen të “përvjelin mëngët”, të divorcohen me ndjenjën e turpit dhe të përdhosin dinjitetin e tyre, e të dalin të kërkojnë lëmoshë. Kështu varfëria e shkaktuar strukturalisht farkëton “profesionin e lypësit”, i cili veç është bërë burim mbijetese për një pjesë të popullatës." Ramadani cek edhe një arsye që e bind më shumë se ky fenomen është shëndrruar me të vërtetë në profesion: "Në një vëzhgim timin me motoçikletë gjatë ditës së dielë në gjithë qytetin e
Gjilanit, nuk kam hasur në asnjë lypës të vetëm. Kjo e forcon edhe më tepër bindjen se lypsaria është bërë profesion i cili nuk ushtrohet të dieleve për shkak të pushimit. Më të prirur në këtë praktikë janë pjesëtarët e komunitetit rom, i cili ka qenë historikisht i shtypur nga të gjitha pushtetet dhe hapësirat evropiane. Duke qenë të përjashtuar institucionalisht, të margjinalizuar dhe duke pasur historikisht të bllokuara mundësitë për t’u kyçur në proceset shoqërore, ekonomike e politike në hapësirat ku ata kanë jetuar dhe jetojnë, romët kanë mbetur në mëshirën dhe lëmoshën e atyre që janë në pozitë më të mirë se ata. "
"Gjuha e pozitës, pra e LDK-së, mbetet jashtëzakonisht problematike, me ironi mediokre, me ikje nga temat gjegjëse, me të qeshura pa nevojë dhe personalizim të debatit. Reagimet e pozitës ndaj zërave opozitarë duhet të rishikohen skajshmërisht, qoftë nga partitë politike lokale, qoftë nga aktivistët qytetarë, qoftë nga shoqëria civile apo mediet, ndonëse këto të fundit janë inekzistente në frymën e kritikës së njëmendtë ndaj pushtetit", ka shtuar sociologu Rudaku. Arianit Sllamniku nga LIZ, ka sqaruar se “kemi qenë për një ndërrim të qeverisjes në mënyrën më të sinqertë, por ditët në vijim presim ndoshta projekte që do të ndikojnë tek qytetari, qoftë ai në qytet apo në fshat”. Sllamniku i ka rikujtuar qeverisjes Haziri se Grantet e BE-së për bashkëpunim ndërkufitar me Maqedoninë të cilat kapin shumën e gjysmë milioni euro, ishin në dispozicion për aplikim. Komuna e Gjilanit, edhe pse kufizohet me Maqedoninë, nuk e pat guximin të konkurojë për marrjen e këtyre granteve. Por, edhe zyrtari për integrime Europiane, i zgjedhuri i Komunës, si duket lë shumë për të dëshiruar, shton ai.
Kush i ka nën kontroll lëmoshëkërkuesit? Nga: Belise Krasniqi Në numrin e kaluar në letrat e redaksisë një qytetare tregoi për njërën ndër brengat e saj si banore e Gjilanit, ku ajo fliste për fenomenin e kërkimit të lëmoshës. Në rrugët e qytetit tonë cdo ditë kemi rastin të shohim individë në gjendje të pavolitshme fizike e ekonomike, të cilët duke kërkuar lëmoshë mundohen që të sigurojnë jetetsën, ose ushqimin të paktën. Numri i tyre nuk është i vogël, dhe qytetarët shpesh kanë ngritur dyshimin nëse këta persona po kërkojnë për llogari të tyre apo marrin urdhëra nga persona të tjerë për të kryer këtë "punë". Ky fenomen po shëndrrohet në "profesion" Targeti kryesor i këtyre personave është qendra e qytetit duke përfshirë:
Tregun e Gjelbërt, Shtëpinë e Mallrave me kafiteritë përreth. Kafiteritë në këtë pjesë kanë një problem të madh në këtë aspekt. Disa nga pronarët e këtyre lokaleve tregojnë se si çdo ditë ata dhe konsumatorët e tyre ballafaqohen me këtë lloj problemi. Kosova është një ndër vendet e cila ballafaqohet me numër të madh të lëmoshë-kërkuesve. Mosha më e prekur është ajo e fëmijëve e cila sillet prej 8-16 vjeç dhe ajo 50-60 vjeç. Në rastin e personave më të vjetër, ndodh që shpesh ata të shihen të shoqëruar nga fëmijë gjatë punës së tyre. Sipas statistikave të Njësisë së Hetimeve të Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, gjatë vitit 2010 janë identifikuar 13 fëmijë të cilët ushtrojnë
veprimtarinë e tyre si lëmoshlërkues të ardhur nga Shqipëria, por ka edhe prej qyteteve të Kosovës, shqiptarë po ashtu edhe të komunitetit rom. Sipas sociologut Shkodran Ramadani, njëra ndër shkaqet kryesore e këtij fenomeni është papunësia: "Që nga paslufta e këndej, numri i lypsarëve në rrugët e qyteteve të Kosovës vetëm sa vjen e rritet. Arsyet dhe shkaqet për lulëzimin e “profesionit të lypësit”, për mendimin tim, duhet kërkuar tek elementet strukturore. Strukturore, për shkak që lypësit janë prodhim i papunësisë së krijuar pas procesit të privatizimit. Ky proces vetëm në komunën e Gjilanit mbylli 17.000 vende pune. Nga ana tjetër, korrupsioni dhe keqqeverisja vetëm se i betonojnë vështirësitë
12 - 25 shtator
6
sheshi
Komuna
Rrugët e asfaltuara me (pa)cilësi?! Nga: Besarta Maliqi
A
sfaltimi i rrugëve në pjesë të ndryshme të qytetit që nga marrja e mandatit qeverisës nga LDK ka qenë në qendër të investimeve në komunë. Është investuar edhe në rregullimin e rrugëve të rendit të tretë e në periudhën gjashtë mujore janë rregulluar 50 kilometra rrugë. Gjatë mbikëqyrjes së punimeve, kryetari Lutfi Haziri është ndarë i kënaqur me cilësinë e tyre, ndërsa ka thënë se do të vazhdohet me këtë dinamikë edhe në të ardhmen. “Jam i kënaqur me cilësinë e punimeve në lagjet dhe fshatrat gjithandej komunës së Gjilanit. Do të vazhdojmë me këtë dinamikë ndërtimin e rrugëve, trotuareve, kanalizimeve, ujësjellësit dhe ndriçimit publik. Gradualisht, po i realizojmë premtimet tona duke ua ndërtuar katërshen el-
ementare të proklamuar gjatë fushatës. E kemi për obligim t’ju mundësojmë qytetarëve të jetojnë dinjitetshëm”, ka thënë me këtë rast kryetari Lutfi Haziri. E këshilltari komunal nga Partia Demokrtike e Kosovës, Riad Rashiti, ka thënë se asfaltimi i rrugës në Gjilan qëndron vetëm 30 ditë. "Rruga e cila është zgjeruar është ajo nga Xhamia e Vogël e qytetit, e kah lagja e Zabelit, (deri pranë shtëpisë së kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri). Pas zgjerimit, kjo rrugë është asfaltuar muajin korrik dhe më 18 gusht 2014 është ri-asfaltuar prapë për arsye të cilësisë jashtëzakonisht të keqe. Besoni ose jo, kjo rrugë ishte hiq më shumë se para një muaji", ka thënë Rashiti. Sipas tij, kjo tregon më së miri se sa ka ndryshuar qeverisja në komunën e Gjilanit, gje e cila fare lehtë mund të kuptohet edhe nga cilaësia e asfaltimit të rrugëve
Banorët e Lagjes së Tetë: nuk jemi tepricë e tokës Nga: Valon Rashiqi
B
nëpër qytetin e Gjilanit. "Këto punë dhe projekte të cilat po kryhen sot nëpër komunën e Gjilanit, nuk janë duke u mbikëqyrur aspak profesionalisht edhe për shkak të moskontraktimit nga ana e komunës të kompanive adekuate dhe profesionale për të mbikëqyrur cilësinë e kryerjes së punëve në projekte investive", ka shtuar më tej Rashiti.
Gjilanit, lejon kompanitë të kryejnë punët shkel e shko", ka sqaruar Rashiti. Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sa i përket kualitetit të rrugëve dhe mosrespektimit të projekteve, në investimet e pakta që po bëhen (arnim i rrugëve, trashësia e asfaltit rreth 50% më e hollë se që parashihet në projekt), me anë të një letre të hapur dërguar kyretarit të komunës.
Ndërsa shenjëzimi horizontal i rrugëve, sipas Rashitit, edhe pse po thuhet se po bëhet si në perëndim, dhe me shtigje për biciklistë, ai shenjëzim nuk po qëndron më shumë se shtatë ditë.. "Në lagjen Dardania 1, Ruga Muharrem Ibrahimi, kompania “Europrint“ është kontraktuar nga komuna e Gjilanit për të bërë shenjëzimin horizontal të rrugëve, një trend i ri, në përputhje me kërkesat e kohës moderne. Mbikëqyrja e komunës së
"Se sa i dobët është kualiteti i investimeve që nuk po mbikëqyren flet rasti i asfaltimit të rrugës afër shtëpisë suaj e cila brenda dy muajve po asfaltohet për herë të dytë, e raste të ngjashme hasim çdokund", thuhet në letrën që VV i ka dërguar kryetarit Haziri.
anorët e Lagjes së Tetë, që disa vjet me radhë, po “luftojnë” me kanalizimin dhe baltën. Rruga e paasfaltuar dhe ujërat e zeza, sipas banorëve të kësaj lagjeje, po i pengojnë ata në masë të madhe për të zhvilluar një jetë normale dhe pa pengesa. Banorët e kësaj lagjeje kanë mbajtur një takim me të vetmin qëllim - formimin e Këshillit të Lagjes i cili do ketë takime më të shpeshta me institucionet komunale, në mënyrë që t’i bindin ato për rregullimin e rrugës dhe kanalizimit. Enver Haziri dhe Fadil Jakupi ishin iniciuesit e këtij takimi me banorët e kësaj lagjeje. Enver Haziri shprehet se banorët e kësaj lag-
jeje po përballen me një problem të madh i cili ia ka vështirësuar jetën të gjithë banorëve këtu. “Në këtë lagje prioritet mbi prioritete është kanalizimi dhe asfaltimi i rrugës e cila nuk as një kilometër dhe nuk është shumë e kushtueshme”, ka thënë Haziri. Ai thotë se kjo rrugë është pengesë e madhe sidomos për fëmijët të cilët çdo ditë shkojnë në shkollë dhe sa herë që ka të reshura të shiut ballafaqohen me balten dhe ujërat e zeza. “Ne sot e formuam këshillin prej shtatë anëtareve dhe do të mobilizohemi si lagje për t’i arritur qëllimet tona”, ka thënë Haziri. Haziri thotë se të gjithë kryetarët e Komunës së Gjilanit deri më tani i kanë premtuar rregul-
limin e rrugës dhe kanalizimit por që deri me tani ato kanë mbetur vetëm premtime parazgjedhore dhe përralla. “Këtu kur ka të reshura atmosferike formohet një lumë me ujëra të zeza të cilit ende nuk ia kemi vendosur si me ia lënë emrin”, ka thënë Haziri. Sipas Hazirit, tani pasi kanë formuar këshillin, do të përdorin të gjitha kartelat demokratike, në mënyrë që këtyre banorëve t’iu asfaltohet rruga dhe t’i rregullohet kanalizimi. “Nëse institucionet komunale nuk do të intervenojnë, ne do të detyrohemi të ndërmarrim hapa të tjerë sepse nuk mund të presim pa fund”, ka thënë Haziri.
sheshi
12 - 25 shtator
Komuna
7
46 pjesëtarë të FSK-së dhurojnë gjak Nga: Besarta Maliqi
N
ë Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë e Transfuzionit, pjesëtarët e Batalionit të Parë, gjegjësisht Brigadës për Reagim të Shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë dhuruar gjak për tri ditë rresht.
Sipas eprorit të FSK-së, majorit Rabit Dermaku, për këtë aksion humanitar janë lajmëruar mbi 46 pjesëtarë të FSK-së të këtij batalioni, për dhënie vullnetare të gjakut. Gani Dilveri, rreshter-major, në këtë batalioni ka deklaruar se ky është viti i pestë që pjesëtarët e FSK-së të kësaj brigade japin rregullisht gjak në Spitalin Rajonal të Gjilanit, për pacientët që kanë nevojë. Drejtori i SRGJ-së, Abdyllatif Latifi, ka falenderuar pjesëtarët e kësaj njësie të FSK-së për ndihmën e dhënë. Njëherit ai thekson se kjo nuk është hera e parë që pjesëtarët e FSK-së i dalin në ndihmë pacienteve të SRGJ-së me dhurimin vullnetar të gjakut. “Kjo është një ndihmë shumë e madhe. Nevoja për gjak per pacientët e këtij spitali, duke pasur parasysh nevojat e përditëshme për gjak”, ka theksuar Latifi. Drejtori Latifi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dhrojnë gjak. Ai ka thënë se dhurimi i gjakut nuk shkakton asgjë të dëmshme për shëndetit e njerëzve, ndërkohë që aim und të shpëtojë jetë të tjera. Fakte të rëndësishme për dhuruesit e gjakut Meshkujt mund të dhurojnë gjak deri katër herë në vit, me një pushim minimal prej 90 ditësh. I njëjti interval vlen dhe për gratë, por ato nuk duhet të dhurojnë gjak më shumë se dy herë në vit. Përjashtohen periudhat para e pas ciklit menstrual, si dhe gjatë shtatzënisë. Pas lindjes duhet pritur një vit, pastaj mund të dhurohet gjak përsëri. Për të pasur një mbarëvajtje të procesit duhen ndjekur disa rregulla të thjeshta menjëherë pas përfundimit të dhurimit: duhet të konsumoni
shumë ujë dhe të hani sërish ushqim, duke i dhënë përparësi sheqernave. Veç të tjerash, për të dhuruar gjak, duhet të keni ngrënë mirë dhe të keni konsumuar fruta të freskëta ose lëngje frutash të shtrydhura, çaj, kafe me pak sheqer. Gjithashtu ditën e dhurimit të gjakut nuk duhet të kryeni aktivitete sportive dhe ditën tjetër të kryeni një aktivitet fizik të moderuar. Në disa kombe, dhurimi i gjakut kompensohet nga shuma të ndryshme të hollash, duke u bërë kështu një mjet jetese për të papunët. Nga ana tjetër, të paktën kështu, një herë në vit, kryhen të gjitha analizat e gjakut dhe një kontroll i përgjithshëm. Gjaku i mbledhur ndahet në tri përbërës: rruazat e kuqe (eritrocitet), pllakëzat e gjakut (trombocitet) dhe plazma, që mund të
përdoren për tre persona të ndryshëm. Për shembull një pacient i prekur nga leucemia akute, gjatë terapisë së induksionit, në harkun kohor të gjashtë javëve mund të ketë nevojë për 80-120 transfuzione rruazash të kuqe dhe pllakëzash gjaku; për të kryer një transplant të palcës së kurrizit, pacienti mund të ketë nevojë për 100 transfuzione të rruazave të kuqe dhe pllakëzave të gjakut; ata që vuajnë nga anemia e rëndë mesdhetare, për të mbajtur një nivel të mirë të hemoglobinës, nevojiten transfuzione rruazash të kuqe çdo 20-30 ditë. Mungesa e gjakut gjatë muajve të verës është një e dhënë fiktive. Në këtë periudhë ka pakësime në mbledhjen e gjakut, ndërkohë që nevoja është jashtëzakonisht e
madhe. Mesa duket, vajtja e njerëzve me pushime ndikon në ndërprerjen drastike të dhurimit dhe grumbullimit të gjakut. Më shumë se 500 milionë qytetarë të BE-së varen nga gjaku i dhuruar i 15 milionë dhuruesve. Kjo nuk mjafton për të përmbushur nevojat e të gjithë europianëve që varen nga gjaku për të mbijetuar në rast aksidenti ose sëmundje kronike, e që kërkojnë transfuzione të herëpashershme. Çdo vit bëhen 92 milionë dhurime, por 30 milionë persona e bëjnë vetëm një herë dhe pastaj nuk e përsërisin më këtë përvojë.
Berisha: Në QKMF kam vendosur rend dhe disiplinë Nga: Valon Rashiti Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan, Fejzullah Berisha, shprehet i kënaqur me punën që e ka bërë prej kohës kur është emëruar si ushtrues detyre i QKMF-së. Berisha erdhi në këtë pozitë pasi që disa muaj me parë u shkarkua Valbon Milazimi, dhe u zhvendos në një pozite tjetër. “Ka pasë disa reagime për emërimin tim në këtë pozitë, por unë nuk jam emëruar nga ndonjë parti politike por nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri”, ka thënë Berisha. Ai shprehet se pa marrë parasysh se cilës parti politike i takon punët i kryen në mënyrën më të mirë të mundshme. “Ne tani jemi në pritje të daljes së konkursit për drejtor të ri, dhe ai është i hapur për të gjithë të interesuarit”, ka thënë Fejzullahu. Berisha thotë se edhe ai do te kandidojë për pozitën e drejtorit dhe, në rast se zgjidhet, angazhimet e tij do te jenë të përgjithshme dhe do të shkojnë në drejtim të implementimit të mirëfilltë të mjekësisë familjare. “Kam vizituar të gjitha qendrat në Komunën e Gjilanit dhe të gjitha funksionojnë përveç asaj të fshatit Pogragjë ku kemi pasur disa probleme me dok-
torët të cilët kanë qenë në specializim”, ka thënë Fejzullahu. Sipas Fejzullahut, tani disiplina është në nivelin e duhur dhe se të gjithë punëtorët e respektojnë orarin e punës. “Më herët nuk ka pasë disiplinë sa duhet, ndërsa tani është në nivel sepse disa këtu ishin pas mësuar të vijnë në punë kur të duan”, ka thënë Fejzullahu. Shërbimi i ndihmës së shpejtë me vetëm pesë autoambulanca Berisha thotë se edhe pse të gjitha autoambulancat nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme, “autoambulanca e reagimit të shpejtë është e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për intervenim”. Ndryshe, në muajin qershor, rotarianët anglezë i kishin dhuruar një autoambulancë QKMF-së, autoambulance e cila nuk ka filluar të shfrytëzohet ende. “Po, këtë autoambulance ende nuk e kemi funksionalizuar sepse ajo e ka timonin në anën e djathtë”, ka thënë Fejzullahu. Ai thotë se megjithatë po ia dalin të gjejnë mundësi që në të ardhmen të kenë sa më shumë autoambulanca në dispozicion. “Normal që ka nevojë me pasë edhe me shumë autoambulanca sepse do te na kishte ndihmuar të jemi më të shpejtë në intervenime”, ka thënë Fejzullahu. Ai thotë se stafi është i trajnuar për këto intervenime dhe se është 24 orë
në dispozicion të qytetarëve. “Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë funksionon që nga paslufta dhe të gjithë stafi janë të trajnuar dhe shumë shpesh marrin pjesë edhe në trajnime të reja, si stafi i nivelit të lartë e gjithashtu edhe ai i mesëm”, ka thënë Fejzullahu. Sipas Fejzullahut, rastet më të shpeshta urgjente janë infarktet dhe aksidentet dhe rastet e tjera të ndryshme, varësisht prej problematikës dhe specifikave që kanë. “Kemi raste kur qytetarët e pandërgjegjshëm thërrasin pa nevojë dhe na detyrojnë që të dalim në terren. Ne kemi kërkuar që të kemi një telefon që me i identifiku numrat në mënyrë që ata persona të zbulohen dhe të merren masa kundër tyre sepse mundet me pësu dikush që vërtet ka nevojë për ndihmë”, ka thënë Fejzullahu. Ndryshe, në disa prej qendrave tjera të QKMF-së në Komunën e Gjilanit kanë filluar renovimet e nevojshme. “Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka premtuar se do ta ndihmojë shëndetësinë dhe se është njëri nga prioritetet”, ka thënë Fejzullahu. Renovimet kanë filluar në lagjen Dardania, Arbëria si dhe në fshatin Pogragjë dhe Malishevë. “Ne kemi bërë porosi edhe për pajisje të reja të nevojshme për punë”, ka përfunduar Fejuzllahu.
12 -25 shtator
8
sheshi
Komuna
Nuk mungon iniciativa qytetare
Ndihmë për shkollën dhe KF Përlepnicën nga vetë banorët e saj Nga: Besarta Maliqi Fshati Përlepnicë ka filluar një iniciativë vetanake për grumbullimin e mjeteve për mbështetjen e Shkollës Fillore “Skënderbeu” dhe klubin KF Përlepnica. Iniciativa ka filluar nga vetë bashkëfshatarët të cilët e kanë parë të arsyeshme ndihmën për shkollën dhe klubin. Personat që janë duke mbledhur fondet për këtë iniciative janë: për Kosovë, Fidan Shaqiri, Kujtim Bajrami, Gentian Nevzati; për Kanada, Esad Rexhepi dhe për Zvicër, Nderim Ibrahimi. Iniciatorët e këtij donacioni janë duke u munduar që të gjejnë edhe një person përgjegjës që do të mbledhë fondet për Gjermani.
ndimojnë nxënësit dhe sportistët. “Sigurisht që jo secili ka mundësi të japë shuma të mëdha, por nëse bashkohemi secili nga pak, atëherë do të jetë shumë lehtë të krijohet një fond që do t'i plotësonte kushtet e sporteve të ndryshme në shkollë, poashtu edhe për Klubin Futbollistik Përlepnica, i cili e përfaqëson fshatin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka sqaruar Nevzati.
Gentian Nevzati, njëri nga ideatorët e kësaj iniciative, i ka thënë gazetës Sheshi se secila ndihmë është e mirëseardhur nga të gjithë atë që duan të
“Gjithçka është duke u bërë në mënyrë transparente, ku përveç eventit në rrjetin social Facebook "Donacion për Shkollën Fillore “Skënderbeu”,
Qyteti i Gjilanit pa asnjë WC publike Nga: Valon Rashiti
Gentiani ka deklaruar se deri më tani janë mbledhur rreth 1000 euro në ditët e para dhe presim që ky fond të dyfishohet apo trefishohet.
Përlepnicë, dhe KF Përlepnica", të gjitha mjetet që po dhurohen po postohen edhe në faqet e fshatit si: "Fshati Përlepnicë" dhe “Përlepnica”, ka deklaruar Nevzati. E gjithë kjo po bëhet me të vetmin qëllim për të shmangur manipulimet dhe dyshimet nga të gjithë ata që dhurojnë donacione dhe ata që dëshirojnë të dinë mënyrë e shpenzimit të tyre, ka garantuar njëri nga iniciatorët e këtij donacioni, Gentiani. Edhe nënkryetari i komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili është nga Përlepnica ka dhuruar pagën një mujore të tij në vlerë prej 600 euro për këtë iniciativë. Edhe shumë banorë të fshatit kanë dhënë kontributin e tyre dhe janë shprehur se
do të kontribojnë edhe në mënyra të tjera për të ndihmuar shkollën dhe klubin e tyre. Këtë iniciativë këta banorë të fshatit Përlepnicë e kanë filluar me vetëdëshirë, edhe pse në disa raste klubi është mbështetur nga komuna. Gentiani ka thënë se këtë iniciativë e kanë bërë që t’i ndihmojnë këto dy institucione shumë të rëndësishme dhe që komunës t’i letësohet puna, në mënyrën e financimit. Ai ka kërkuar nga të gjitha banorët e fshatit dhe të gjithë ata që duan të ndihmojnë, e posaçërisht u ka bërë thirrje bashkëatdhetarëve dhe bizneseve me porosinë “bashkimi bënë fuqinë”. Kurt ë gjithë japing për të njëjtin qëllim, pak nga pak bëhen shumë.
Qytetarët e Gjilanit, në mungesë të WC-ve publike, po detyrohen që për nevojat e tyre personale t’i shfrytëzojnë lokalet, restorantet dhe qendrat tregtare. Në mungesë të tyre qytetarët detyrohen t’i kryejnë nevojat fiziologjike në skutat e qytetit e shpesh herë edhe brenda hapësirave publike, siç janë Sahat Kulla apo soliteri. Duket shumë e pakuptimte që asnjë WC publike të mos jetë në qytetin i cili në regjistrimin e fundit doli t’i këtë më shumë se 90 mijë banorë. Pothuajse të gjitha qeveritë komunale të pasluftës në Gjilan asnjëherë nuk e kishin llogaritur si nevojë emergjente vendosjen e WC-vepublike në qytet.
Maliqi thotë se edhe nëse rregullohen këto WC publike, duhet të mbikëqyren në mënyrë që mos të lejohen të shfrytëzohen nga njerëz të pandërgjegjshëm. “Unë do të vazhdoj të jem zëri i qytetarëve të Gjilanit dhe pohoj se deri me tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim”, ka thënë ai.
Arben Maliqi, këshilltar komunal nga radhët e LDK-së, është njëri nga këshilltarët komunalë më të zëshëm që ka kërkuar rregullimin e WCve publike në qytet.
“Para disa ditëve, për herë të parë në Gjilan, është mbajtur Festivali i Birrës, i cili ishte shumë i mirëseardhur për qytetarët e Gjilanit, por, mungesa e WC-ve, ishte një lëshim i madh nga organizatorët”, ka thënë Maliqi.
Haziri thotë se është plotësisht dakord me qytetarët se kjo është një çështje imediate për t’u zgjidhur, por unë fatkeqësisht nuk kam marrë as një kërkesë të tillë nga shumë të tjera që i marr për çdo ditë. “Kjo temë ndoshta nuk është trajtuar për arsye të cilat i dini edhe ju, sepse qytetarët e Gjilanit kanë edhe shumë prioritete tjera ndoshta më të rëndësishme”, ka thënë Haziri. Haziri premton se do të ketë angazhim serioz në këtë drejtim, por si pengesë për realizimin e këtij projekti e sheh identifikimin e lokacioneve.
Ai, gjithashtu shtoi se rregullimi i WC publike, nuk është shumë e kushtueshëm, mirëpo për këtë duhet punë dhe vullnet i madh nga të gjithë faktorët e rëndësishëm. “Si lokacion i mirë ka qenë edhe lokacioni tek argjendarët ku ka mundur të rregullohet edhe një WC publike”, ka përfunduar Maliqi.
Mungesa e madhe e WC-ve publike më së shumti po i irriton qytetarët e Gjilanit të cilët po shprehen të zhgënjyer me udhëheqjen komunale. Ajet Behluli, një i moshuar nga Gjilani, i cili po qëndronte në Parkun e Qytetit, tha se parku dhe qyteti i Gjilanit ka nevojë të madhe për WC publike.
Ai shprehet se vendosja e WC-ve publike është një kërkesë imediate për qytetarët e Komunës së Gjilanit të cilët po detyrohen me gjetë ndonjë alternativ ëpër t’i kryer nevojat personale. “Në kohët më të vjetra i kanë përdorur hamamet për t’i kryer nevojat personale ndërsa tani duhet te gjenden disa lokacione më të frekuentuara nga qytetarët në mënyrë që ata t’i shfrytëzojnë”.
Sipas Maliqit, në planin e kësaj legjislature, është paraparë që të rregullohen dy nënkalime, njëri te Shkolla Fillore “Thimi Mitko”, dhe tjetri te Shkolla e Mesme Ekonomike, ku kishte me qenë një lokacion i mirë për t’i rregulluar dy WC publike.
Ndërsa, Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Sokol Haziri, thotë se realisht kjo temë nuk është trajtuar deri më tani. “Po shpresojmë që vitin e ardhshëm kjo problematikë të adresohet te Zyra e Projekteve dhe Drejtoria e Urbanizmit”, ka thënë ai.
sheshi
12 - 25 shtator
Komuna Kush çfarë interesi po mbron
Komuna në mbrojtje të pronës publike të “uzurpuar” nga AKP Nga: Besarta Maliqi
Ç
erdhet publike të Gjilanit i paguajnë qira Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP). Ato janë marrë nën menaxhimin e kësaj agjencie para dymbëdhjetë viteve. Qira agjencisë i paguajnë edhe shtëpitë e kulturës në fshatrat Zhegër, Përlepnicë dhe Shillovë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka bërë thirrje qeverisë në detyrë që të mos lejojë të nëpërkëmben asetet e Komunës së Gjilanit. Haziri ka kërkuar nga institucionet qeveritare që gjatë kësaj faze të tranzicionit dhe ndërtimit të qeverisë, të ndalet çdo lloj veprimi e aktiviteti që shkon me privatizim apo me proces të likuidimit në kuadër të procesit të privatizimit, proces gjatë të cilit Komuna e Gjilanit është goditur. “Këto janë asetet që i takojnë qytetarëve dhe AKP nuk ka asnjë të drejtë dhe asnjë mandat që në këtë fazë të angazhohet që përmes procesit të privatizimit, në kohën kur nuk kemi asnjë lloj bordi funksional dhe në kohën kur ekzekutivi i AKP-së është në burg shtëpiak, të merret me shitjen e aseteve. Kjo është e patolerueshme”, ka thënë Haziri. Zyrtarë të AKP-së kanë thënë të kundërtën. Sipas tyre, këto prona nuk i përkasin Komunës së Gjilanit, ato janë asete shoqërore dhe mund të privatizohen, siç është rasti me një pjesë të objektit të ndërrmarrjes “Integji”, që komuna e shfrytëzon si çerdhe. Procesi i likuidimit në Gjilan ka prekur edhe shtëpitë e kulturës, gjithashtu duke e lënë Gjilanin pa kinema përfundimisht, ka sqaruar Haziri. E zëdhënësi i AKP-së, Veton Hajdini, ka mohuar se një gjë e tillë ka ndodhur. Sipas tij, AKP nuk ka bërë privatizimin e asnjë shtëpie të kulturës në komunën e Gjilanit.
PDK: Luta, ideatori i dallavereve të shitblerjes së pasurisë komunale
I menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë opozitare PDK. Me anë të një komunikate për media, grupi i këshilltarëve komunalë të kësaj partie, kanë thënë se hipokrizitë e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk kanë kufij. Deklaratat e tij politike, që nga fillimi i qeverisjes së tij me Komunën e Gjilanit, janë totalisht të pamoralshme. Ai flet ndryshe dhe vepron e sillet krejt ndryshe. Sipas tyre, Lutfi Haziri, më 24 prill 2014, i ka rekomanduar Kuvendit Komunal të Gjilanit, shfuqizimin e vendimit të Kuvendit Komunal me Nr.01-8367 të datës 09.07.2010, i cili kishte të bënte me ndalimin e shitjes së pronave publike nga AKP-ja. Këtë vendim e kishte marrë Kuvendi Komunal i Gjilanit, i cili qeverisej nga PDK dhe Qemajl Mustafa. “Dhe nga viti 2010, këto prona komunale, si çerdhja e fëmijëve dhe objektet tjera publike, si pasojë e atij vendimi të marrë nga qeverisja e PDK-së në komunën e Gjilanit, AKP-ja nuk ka mundur t’i shesë deri më tani. Ndërsa tash, qeverisja e LDK-AAK-së dhe e partive tjera në koalicion në Gjilan, kanë marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të PDK-së të vitit 2010, duke ia mundësuar AKP-së shitjen e këtyre pronave”, thuhet në reagimin e grupit të këshilltarëve të PDK-së. Ata kanë thënë se prapa këtij vendimi i cili ia lejon AKP-së shitjen e pronës publike, qëndrojnë interesat e pushtetit lokal dhe e njerëzve të afërt të Lutfi Hazirit të cilët ia kanë financuar fushatën elektorale, e që janë individë kanë ardhur nga Zvirra për t’i vizituar këto prona publike, në mënyrë që vetë ata t’i blejnë përmes procesit të privatizimit, prandaj ky kryetar që sot po e shpreh “brengën” e tij, është ideator i krejt këtyre dallavereve lidhur me shitblerjen e pasurisë komunale.
9
Universiteti lidh Anamoravën me Luginën e Preshevës
Banorët e Luginës të kënaqur me hapësirën në universitet Nga: Valon Rashiti
U
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, krahas një numri shumë të madh të studentëve nga Komuna e Gjilanit, ka krijuar një hapësirë të mjaftueshme edhe për studentët nga Lugina e Preshevës. Të drejtë për pranim këtë vit kanë pasur 535 studentë, përkatësisht 415 të rregullt dhe 120 me korrespodencë. Sadullah Kadriu, kryetar i Lëvizjes Vatra, shprehet i kënaqur me hapësirën e dhënë nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan. “Hapja e universitetit “Kadri Zeka”, në Gjilan me të vërtetë është një ndihmesë shumë e madhe, sidomos për shtresat e varfëra të cilat nuk kanë mundësi për të udhëtuar në vendet tjera në rajon”, ka thënë Kadriu. Ai thotë se pjesa më e madhe e të rinjve të luginës janë të interesuar të regjistrohen në ato fakultete, pas përfundimi të të cilave mendojnë që më lehtë mund të sigurojnë një marrëdhënie pune në të ardhmen. “Ne jemi të kënaqur me hapësirën e dhënë nga universiteti “Kadri Zeka”, por në të ardhmen presim përkrahje dhe hapësirë edhe më të madhe”, ka thënë Kadriu.Ai shprehet i pakënaqur për pengesën që ia kanë bërë disa shkolla
të mesme nxënësve nga disa fshatra të brezit kufitar të cilëve më afër iu bie që të vijojnë mësimet në Gjilan dhe Dardanë, se sa në Bujanoc. “Regjistrimi i tyre nëpër shkolla të mesme ka pasur shumë pengesa të mëdha nga disa drejtorë të shkollave të mesme në Dardanë, të cilët me asnjë kusht nuk kanë dashur t’i pranojnë nxënësit që vijnë nga Lugina, që është një padrejtësi shumë e madhe”, ka thënë Kadriu.
Në pritje të funksionalizmit të Zyrës për Luginën Lëvizja “Vatra” kishte nënshkruar një marrëveshje me Kryetarin e Degës së LDK-së, Lutfi Hazirin, marrëveshje në të cilën parashihej hapja e zyrës për banorët e Kosovës Lindore. Por, ende sot kjo zyrë nuk është hapur, edhe pse vendimi ka kaluar në Kuvendin Komunal me shumicë të votave. Kjo zyrë ishte paraparë që të jetë afër zyrës së Kryetarit te Komunës, Lutfi Haziri, dhe në të të punësoheshin katër persona. “Të them të drejtën, ne jemi duke pritur që kjo zyrë të funksionalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Kadriu. Ai thotë se në Kuvendin Komunal ky vendim ka kaluar me shumice të votave por ëshye insisuar që të ketë dëgjim publik dhe prandaj ndryshimi i statusit është vonuar. “Shpresojmë që kjo zyrë të hapet gjatë muajit shtator sepse kemi shumë punë për të bërë”, ka thënë Kadriu. Kadriu shprehet se kjo zyrë do të bëhet zëri i banorëve të Luginës. Të dëbuarve të kësaj
ane po vazhdon t’ju mohohet marrja e dokumenteve të identifikimit dhe regjistrimit në shkollë, universitet dhe punë. Sipas Ligjit për Nënshtetasin, ata kanë të drejtë në shtetësinë e Kosovës pasi që në Ligjin për Shtetësinë e Kosovës, neni 10 pika 1.2, thuhet që çdo banor që jeton të paktën pesë vjet në Kosovë ka të drejtën e shtetësisë. Mirëpo, këtë privilegj, shumë banorë të Kosovës Lindore ka disa vjet që nuk e gëzojnë. “Këtyre njerëzve ose duhet t’i pranohet shtetësia ose duhet të kthehen ka kanë ardhur”, ka thënë Kadriu. Ai shton thotë se këtyre të rinjve po iu mohet edhe e drejta e punës, që është një shkelje e madhe e drejtave të njeriut. “Janë të detyruar që të dalin të punojnë punë krahu në pamundësi për të gjetur një punë më të dinijtetshme”, ka përfunduar Kadriu. Përndryshe, në qershor të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rezoluta kërkon kushtëzimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë me shkallën e respektimit të drejtave të shqiptarëve në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Kjo rezolutë ishte një nga vendimet e vetme që Kosova ka marrë në raport me Luginën e Preshevës. Ndër të tjera, Rezoluta fton edhe Këshillin e Evropës të hetojë respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
12 - 25 shtator
10
sheshi
Komuna
Ringjallet jeta në Kokaj Nga: Valon Rashiti
Pasuritë nëntokësore shtetit Nga: Besarta Maliqi
Banorët e fshatit Kokaj gjithmonë kanë dëshmuar se janë njerëz të iniciativave dhe të aksioneve. Ata me vetë kontribut kanë ndërtuar xhami e shkollë, kanë hapur rrugë dhe kanë elektrifikuar fshatin. Në çdo kohë i kanë prirë aksioneve të ndryshme që kanë rezultuar në përmirësimin e jetës së vështirë që kishin malësorët e kësaj ane. Edhe të rinjtë janë dalluar për aktivitete të ndryshme kulturore. Banorët e këtij fshati, kanë kultivuar në veçanti dashuri të madhe për shkollën dhe arsimimin, edhe përkundër kushteve të vështira në të cilat kanë hasur në të kaluarën. Pasi që ky fshat piktoresk ndodhet në një largësi të njëjtë nga Gjilani dhe Presheva, për banorët ka qenë e mundshme të jenë në kontakt të vazhdueshëm me të dy anët, me Rrafshin e Kosovës edhe me fushën e Kumanovës dhe atë të Shkupit. Mundësia për një shtrirje të vendbanimit, në mungesë të hapësirës, ka qenë e vogël. Vlen të theksohet se ka qenë qëndrim i vëllazërive në Kokaj, që deri në pikë të fundit të mos shpërngulen. Por, nevoja dhe dëshira për një jetë më të mirë, më në fund i ka detyruar ta braktisin fshatin. Shkollimi i të rinjve të këtij fshati ka qenë i domosdoshëm. Tanimë ky fshat ka themeluar një traditë të lakmueshme të shkollimit. Vlen të theksohet se dallimi në ndjekjen e shkollimit në mes femrave dhe meshkujve nuk mund të vërehet aspak. Në të gjitha periudhat, krahas meshkujve janë shkolluar edhe femrat. Nuk është krejt e rastësishme
që sot, me tituj akademikë (Mr. dhe Dr.), kemi më shumë femra se sa meshkuj. Kokajt kanë dhënë disa shkrimtarë, mësues, pedagogë, gazetarë, hoxhallarë, profesorë në lëmi të ndryshme, juristë, ekonomistë, regjisorë dhe mjekë të njohur edhe jashtë vendit. Largësia nga qendrat shkollore dhe mungesa i infrastrukturës rrugore kanë ndikuar më së shumti në shpërnguljen e popullatës nga fshati. Në fshat sot kanë mbetur pak familje të cilat nga dëshira për të jetuar në tokën e stërgjyshërve, por edhe nga pamundësia për të gjetur jetë më të mirë gjetiu, kanë vendosur ta vazhdojnë jetën këtu. Gjatë dekadave të fundit fshatin e kanë përcjellë vështirësi të shumta. Sidomos, fakti që ky venbanim është në zonën kufitare me Serbinë ka sjellë probleme jo të pakta. Megjithatë, ditëve të fundit banorët e fshatit Kokaj ndjehen të kënaqur sepse më në fund u janë ngjallur shpresat që të jenë më afër vendlindjes. Gëzimi u është rritur më shumë atyre që ende qëndrojnë në pronat e tyre. Tani ekziston mundësia e kthimit dhe e investimeve në meremetimin e shtëpive të tyre të dikurshme. Kokajt janë të kënaqur dhe kanë shprehur falënderime për përkrahjen që ndaj tyre ka treguar qeveria komunale, personalisht kryetari i komunës, z. Lutfi Haziri, me projektin e hapjes dhe shtrimin e rrugëve me zhavorr. Hapja e rrugëve tani është në përfundim e sipër. Lagjet po lidhen njëra me
tjetrën. Objekti i shkollës, edhe pse nga viti i kaluar është jashtë funksionit, ka shpresa të hapjes, pasi që numri i nxënësve mund të rritet. Deri më tani nuk ka pasur rrugë të përshtatshme për tek objekti i shkollës. Për të ringjallur jetën në Kokaj, për banorët e saj, është e domosdoshme përkrahja nga organet komunale. Përveç rrugëve të hapura dhe të shtruara me zhavorr, ndjehet nevoja që të sigurohet mirëmbajtja dhe sa më shpejt, edhe asfaltimi i tyre. Asfaltimi i rrugëve do ta rriste mundësinë e investimeve të mëdha në turizmin rural pasi që ky fshat ofron një mundësi të tillë. Tërheqja e investitorëve, sidomos e mërgimtarëve me prejardhje nga ky fshat, është e madhe. Para se gjithash duhet ruajtur ato objekte të vjetra të shtëpive të banimit që ekzistojnë, sidomos objekti i shkollës, i cili sa i përket mënyrës së ndërtimit, është i veçantë. Parcela dhe objekti banorëve iu është dhënë në shfrytëzim pa kompensim nga themeluesi i këtij institucioni, plaku Nezir Haliti. Nuk duhet harruar se plaku legjendar, axha Nezë, siç njihet nga fshatarët dhe rajoni, e kishte ndërtuar shkollën me forcën dhe mundin e vet. Sot, tërë fshati, institucionet e komunës, sidomos Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, duhet të ndjejnë një obligim për ruajtjen dhe mbikëqyrjen e objektit të shkollës pasi që rëndësia e saj është e madhe.
Problemi i vijës kufitare me Serbinë, për fshatin Karaqevë mbetet ende i pa zgjidhur. Provokimet e vazhdueshme nga ana e xhandarmërisë serbe kanë bërë që banorët e këtij fshati të ndihen të pasigurt, e sidomos pas ngjarjeve të fundit në pjesën tjetër të vendit në kufirin me Serbinë. Pasuritë e shumta nëntoksorë që ka kjo pjesë kanë bërë "lakmitare" palën serbe sipas banorëve që të pretendojë se kjo pjesë i takon Serbisë. Kaolina gjendet me bollëk në këto pjesë, e që është elementi kryesorë që përdoret për prodhimin e pllakave të qeramikës dhe për mjetet tjera sanitre, gjithashtu ka edhe pasuri të bentonitit që përdoret për shpinin e puseve të naftës dhe në industrinë e kozmetikës. Këtë e dëshmon edhe interesimi i një grupi të biznesmenëve sllovenë që në kitin 2011 kanë qenë të interesuar që të investojnë në këtë pjesë,
mirëpo mos definimi i qartë i kufirit ka bërë që investitorëve slloven tu zbehet interesimi, i ka rrëfer gazetës Sheshi, Fadil Kastrati, përfaqësues i fshatit Karaqevë e Epërmne. Banorët e Karaqevës disa herë kanë kërkuar nga institucionet qendrore që të zgjidhet ky problem, por ka munguar gatishmëria, madje asnjë lider politikë nuk e ka vizituar këtë pjesë kontestu ese nga e cila Kosovës i merren 400 hektar tokë. "Ne kemi përcjell shqetësimin tonë deri nëinstitucionet në të larta vendore duke filluar prej Presidencës, Komisionit për Siguri, ministrinë e Punëve të Mbrendshme. E përgjegja e tyre ka qenë se në këtë pjesë nuk është bërë ende demarkacioni i kufirit, e deri kur ne të presim e të jetojmë më frikë, se nuk po na zbardhë dita", është shprehur përfaqësusesi i Fshatit Karaqevë e Epërme, Fadil Kastrati. Kastrati 83 vjeqar, shtëpia e të cilit
sheshi
12 - 25 shtator
Komuna
të Karaçevës synim i serb
11
150 hektarë të lagjes së Zahirajve "nën mbikëqyrjen" e xhandarmërisë serbe Nga: Besarta Maliqi
gjendet në fund të fshatit në afërsi të punktit ku janë të vendosur pjestarë të xhandarmërisë serbe, ka rrëfyer se si kur kishte dal që ti kullosë bagëtinë i kanë dal në pritë disa pjestarë të xhandarmërisë serbe. "Ni ditë kom dal me i rujt loptë e i pash, bile ni kojshi ma boni me dorë hajde se mos po të bojn naj sen. Më kanë nal edhe më kanë vet i kahit je, ju thash i Kraqevës, me veten edhe a keni të ri shumë, ju thash kemi, a punojnë naj sen më vetën, ju thash që jo se nuk ka punë, nuk më kanë nguc, po janë keqtrajtuar shumë herë banorët duke u thënë se kjo është pjesë e jona. Policia kanë patrolluarn, po në këtë kohë nuk ka pasur patrollim, pra ne kemi mbetur vetëm në mëshirën e zotit", ka thënë . Fadil Kastrati ka paralajmëruar protesta të banorëve nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre dhe nëse në këtë pjesë nuk patrollon Policia e Kosovës. "Policia e Kosovës nuk ka qasje në këtë pjesë nuk mundet me ardh, ngase rrugën që kanë kaluar policia FSK-ja dhe KFOR është e ndaluar për qarkuullim për arsyje që ne nuk i dim, vetëm me vetura provate mund të vijnë në fshatin Karaqevë, e kjo gjë ka shqetësuar edhe më shumë banorët e kësaj ane ngase ata i ka mbajtur shpresa se një ditë do të bëhet më mirë, por po shihet që po vijnë vetëm ditë të vështira për këto dy fshatra", ka sqaruar Kastrati. Sipas tij deri më tash nuk ka pasur shpërngulje, por nëse shkon sitauata kështu janë paralajmëruar
shpërngulje nga banorët. Vitin e kaluar pjestarë të xhandarmërisë kanë dal në pjesë e territorit të fshatit me motorr, e në këmbë ka thënë Fadil Kastrati. "I kam parë edhe unë disa herë që kan dal dhe e kan shkelur kufirin tone pa kurfarë problemi dhe kanë dal të armatosur deri në dhëmbë. Gjithashtu kam parë edhe oficerë me grada të larta, atë ditë ka qenë ditë tregu në Roganë, veturat i kishn lënë te vendi i quajtur "vendi i sarajave". Kur i kam pa kam mendu që janë pjestarë të KFOR-it. Ata kanë dal me të vetmin qëllim për ti frikësuar banorët ngase atë ditë ka qenë ditë tregu dhe qarkullimi ka qenë i madh", ka deklaruar Kastrati. E Zija Kastrati banorë i fshatit Karaqevë e Epërme, ka thënë se kjo është qështje politike, por frika gjithmonë ekziston te banorët. Banorë të Karaqevës të cilët nuk kanë dashur që tu përmendet emri për i kanë thënë gazetës Sheshi se kotrabanda si në cdo pjesë edhe në atë pjesë zhvillohet shumë lehtë, dhe se kjo sitautë ju konvenon disa personave që merre me këtë aktivitet. Sipas tyre në këtë pjesë janë parë duke u kontrabanduar kafshë dhe barna. Të dy fshatrat Karaqeva e Poshtme dhe Karaqeva e Epërme kanë mbi 3500 banorë, të cilët merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori.
Lagja e Zahirajve në fshatin Sllubicë është pika ndarëse e kufirit serb me lumin Morava, e pozicionuar në luginën e maleve të Karadakut. Në këtë lagje tash ka vetëm dy familje të cilat jetojnë aty, edhe pse para luftës kjo lagje kishte dhjetë shtëpi. Problemet që ka pasur me mospërcaktimin e qartë të kufirit dhe pamundësia për të shfytëzuar 150 hektarët tokë e mal sa u kanë mbetur në pjesën e Serbisë, edhe pse në harta kjo pjesë hynë në kuadër të territorit të Kosovës, kanë bërë që banorët t’i braktisin shtëpitë e tyre. Banorët e kësaj lagjeje në zonën kufitare me Serbinë janë ankuar shpesh se ndihen të pasigurt për shkak të pranisë së herëpashershme të xhandarmërisë serbe në këto anë. Për më tepër, ata shpeshherë kanë kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës dhe sidomos nga KFOR-i amerikan, në mënyrë që të ndjehen të sigurt në aktivitete e tyre të përditshme jetësore. Pajazit Zahiri, banor në lagjen e Zahirajve, ka shprehur shqetësim për hyrjet e xhandarmërisë serbe në lagje dhe provokimet e tyre. “Nuk është mirë që institucionet të rrinë të heshtura rreth definimit të vijës kufitare me Serbinë”, ka shtuar ai. Ai e vlerëson të pakuptimtë mungesën e reagimit të institucioneve dhe organeve përkatëse, mungesë reagimi e cila është evidente bile edhe në rastet kur xhandarmëria serbe futet në brendi të territorit të Kosovës deri në 500 metra. “Unë nuk e lëshoj venin tem se nuk kam ku shkoj, unë prapë do të jetoj në Zahiraj, se ky ven ka qenë dhe është Kosovë, po nuk është mirë me na injoru shteti kështu. Komuna na e ka shtru rrugën me zallë, mirë është bë, por siguri nuk kemi këtu", ka thënë i revoltuar Zahiri. Në hartat që posedon Drejtoria për Gjeodezi, Pronë dhe Katastër e që i takojnë viteve 1964-65 dhe janë
realizuar nga Enti Fotogrametrik i Beogradit, Lagja e Zahirajve është pjesë e territorit të Kosovës. Banorët e kësaj lagjeje pajisen me dokumente të Kosovës sepse ata edhe figurojnë si qytetarë të saj në të gjitha dokumentet kadastrale të Gjilanit. Megjithatë, shumë herë, nga institucionet e shteti serb, banorëve u është kërkuar që, nëse duan t’u lejohet që të punojnë tokat e tyre në pjesën e territorit të cilin këto institucione pretendojnë se i takon Serbisë, ata duhet të pajisen me dokumetacion të këtij shteti. Patrullimi i Policisë së Kosovës në këtë pjesë është i rrallë, kanë rrëfyer banorët. Sipas tyre ata patrollojnë deri të xhamia e fshatit, pjesë kjo ku shumë shpesh shihen forca të xhandarmërisë serbe, pa tentuar që të shkojnë në pjesën e territorit që i takon komunës së Gjilanit, të cilën këta të fundit e kanë nën menaxhim për patrullim dhe kontroll. "Policia ka ardhë po asnjëherë nuk ka kaluar përtej xhamisë, me arsyetimin se nuk kanë dashur që të nxisin reagime nga pala serbe. Duke i marrë kështu më të mirë Serbia po don me na e marrë krejt Kosovën", ka shtuar Hajredin Xheladini, banor në këtë
lagje. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani, ka thënë se në këtë pjesë janë duke u realizuar patrullime të rregullta nga policia. "Banorët e Zahirajve jetojnë me probleme për shkak të pasigurisë. Edhe pse kjo zonë është punë e policisë kufitare, ne si polici, bashkë edhe me KFOR-in, jemi në përcjellje të situatës", ka përfunduar Hashani. E Hajredin Xheledini ka kërkuar nga banorët e brezit kufitar që mos t’i braktisin shtëpitë e tyre, sepse. sipas tij, kur po shpërngulen në qytet, këta të fundit po shndërrohen në raste sociale, duke mos pasur me çka të merren. Ai gjithashtu ka kërkuar nga institucionet që të investojnë në fshatrat e brezit kufitar në mënyrë që kjo pjesë të mos mbetet krejtësisht e pabanuar dhe e lënë shkret.
12 -25 shtator
12
sheshi
Komuna
NGA JETA DHE VEPRA E PRESONALITETEVE TË SHQUARA TË ANAMORAVËS
Abdullah Krashnica Presheva
Abdullah Presheva u lind më 15 mars 1917 në Preshevë në një familje tregtare. Në moshën dyvjeçare, Abdullah Krashnicës i vdiq i ati dhe ai mbeti nën kujdesin e nënës, Shefije Krashnicës-Aba Shefkë, siç e quanin në Preshevë. Qysh në vegjëli u desh të kujdeset për dhe shtëpinë. Shkollën katërklasëshe fillore në gjuhën serbe e kreu në Preshevë, sepse atëherë ende nuk ishin hapur shkollat në gjuhën shqipe. Në këtë kohë Abdullah Krashnica lexoi shumë dhe bleu një radioaparat për t’u informuar mbi ngjarjet dhe ndodhitë në Preshevë me rrethinë dhe më gjerë. Abdullahu ishte shumë i zgjuar, i mprehtë dhe i informuar shumë mirë. Ndikim të madh tek Abdullahu pati edhe kushëriri i tij Shaip Mustafa-Krashnica i cili, në atë kohë, kreu Medresen në Shkup dhe më vonë ishte student i rregullt i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Beogradit. Abdulla Krashnica merrej edhe me sport, luante fudboll në klubin “Karadak” të Preshevës, dhe ishte anëtar i Shoqërisë Kulturore “Hamnijet” të Preshevës, e cila u themelua më 1937. Klubi futbollistik, po edhe shoqëria e përmendur, ishin pjesë e Lëvizjes Patriotike të Preshevës. Abdullah Krashnica, pos aktiviteteve partiake, ushtroi dhe dha kontribut të madh në Sindikatën e Preshevës. Herët u lidh me Sindikatën e Monopolit, e cila kishte përvojë në organizimin e
Fejton
Shqiptarët në Beograd Nga: Kujtim Shahiqi
Numri i shqiptarëve në Beograd sipas regjistrimeve të popullsisë, në vitin 1880 ishin 54 persona, më 1921 ishin 421 persona, në vitin 1948 ishin 1.137 persona, në vitin 1953 ishin 3.262 persona, në vitin 1953 ishin 3.262, në vitin 1961 ishin 8.626, në vitin 1971 numri kishte rënë në 6.978, në vitin 1981 ishin 8.212 persona, në vitin 1991 numri i banorëve shqiptarë në Beograd kishte kishte rënë në
demonstratave më 1936 e 1939. Ishte e njohur dhe e dhimbshme pozita e punonjësve të duhanit që ishin shqiptarë, në Preshevë e rrethinë. Abdullahu u doli krah atyre dhe e ndihmoi shumë fshatarësinë në kërkesat e tyre për rritje të çmimit të duhanit e prodhimeve bujqësore të tjera. Organizoi një demonstratë e cila pati sukses dhe jehonë të madhe. Kështu, më 17 shkurt 1943, Abdullahu burgoset dhe më vonë ikën nga burgu së bashku me Selim Selimin. Në shenjë hakmarrjeje bullgarët likuiduan gati tërë familjen e Selim Selimit dhe nënën e Abdullahut e torturuan pa masë. Pas ikjes nga burgu, Abdullahu me Selimin, të ndihmuar nga Hazir Haziri vendosen në Gjilan. Prapë, pas një veprimtarie në Lëvizjen Antifashiste për të drejtat e shqiptarëve, burgoset në korrik të vitit 1943. Pas kapitullimit të Italisë në shtator të vitit 1944, Abdullah Krashnica ik nga burgu dhe kthehet në Preshevë. Më 1944 zgjedhet sekretar i Komitetit të Rrethit në Preshevë dhe gjithë veprimtaria e tij u përqëndrua në mbrojtjen e popullatës shqiptare, por në mbrojtjen e tyre edhe nga komunistët e ish-Jugosllavisë, të cilët prandaj edhe e helmuan. Si pasojë e helmimit, Abdullahu vdes më 1945 në moshën 28 vjeçare në Spitalin e Shkupit, në kohën kur më së shumti i duhej shqiptarëve të Preshevës dhe më gjerë.
Filozofia e jetës dhe veprimtarisë së Abdullah Krashnicës Gjithë jeta dhe veprimtaria e bujshme e Abdullah Krasnhnicës ishte filozofi e të jetuarit, filozofi pragmatike në situata dhe momente të duhura. Për këtë e çmuan dhe e vlerësuan shumë bashkëluftëtarët e luftës antifashiste, por edhe anmiqtë e tij. Pra, e gjithë filozofia e tij qëndronte në atë se jeta e njeriut vlen dhe duhet të mbrohet me çdo kusht. Këtë edhe e dëshmoi gjatë gjithë jetës së tij të shkurtër 28 vjeçare. Në jetë dhe veprime ishte praktik dhe
gjithmonë me arsyeshmëri, me mprehtësi dhe zgjuarsi zgjidhte problemet e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Luginës së Vardarit dhe të Anamoravës së Gjilanit. Abdullah Krashnica e parandaloi masakrën e madhe të njësive partizane bullgare, maqedonase dhe serbe në Sopot, e cila ndodhi më 4 nëntor 1944. Aty i pushkatuan 68 burra, një i ri iku dhe dy pleq u liruan. Po mos të intervenonte me kohë Abdullah Krashnica, do të pushkatoheshin edhe gratë dhe fëmijët e mbledhur të fshatit Sopot. Për këtë ngjarje shkruan Qerim Lita në librin “Shaban Efendia, atdhetar i devotshëm”, e shumë autorë të tjerë. Abdullah Krashnica nuk mundi dhe nuk arriti ta shpëtojë popullatën e Karadakut, masakrën në Iseukë dhe Gosponicë. Ai e shpëtoi pushkatimin masiv të popullatës së Raincës. Kështu, me urdhër të tij, bashkëluftatarët e tij arritën ta shpëtojnë popullatën e mbledhur për pushkatim masiv. Abdullah Krashnica e donte shumë popullin, andaj edhe angazhimi i tij në mbrojtjen, por edhe në prosperitetin e tij, dha shumë për shkollimin e shqiptarëve. Angazhimi i tij në këtë drejtim ishte shumë i madh. Kështu, që në vitin 1945 hap shkollën e parë shqipe në vilën “Letafet” në Preshevë. Veprimtaria patriotike e Abdullah Krashnicës Celula e parë komuniste në Preshevë u formua në vjeshtë të vitit 1938. Për themelimin e kësaj celule ndihmë të madhe dha organizata partiake e Kumanovës. Sekretar i celulës u zgjodh Shaip Mustafa, ndërsa anëtarë u zgjodhën Abdullah Krashnica, Selim Selimi dhe Xheladin Kurbalia. Celula partiake e Preshevës pati kontakte të vazhdueshme me organizatën partiake të Kumanovës, kontaktet me të cilën i mbanin Abdullah Krashnica, Selim Selimi dhe Shaip Mustafa. Gjatë vitit 1942 dhe pothuajse gjatë gjithë periudhës së luftës, ai ka pasur lidhje të
4.985, kurse në regjistrimet e viti 2002 Beogradi kishte 1.492 banorë shqiptarë. Këtyre të dhënave duhet shtuar, se me siguri për çdo vit kanë ardhur për të punuar në punët sezonale, ose përkohësisht, ilegalisht kanë qëndruar disa qindra shqiptarë, ndoshta ndonjëherë edhe dy-tri mijë, derisa nuk kanë filluar të ashpërsohen marrëdhëniet ndërnacionale në vitin 1981 në Serbi. Pas kësaj shqiptarët kanë shkuar nëpër republikat tjera, kurse pas vitit 1989 edhe në shtetet tjera si mërgimtarë politikë. Në regjistrimin e vitit 1981 prej 8.212 shqiptarëve të regjistruar, 5.067 ishin meshkuj dhe 3.115 femra, kurse 1.008 prej tyre deklaruan se gjuha e tyre amtare është "serbokroatishtja". Sipas regjistrimit të vitit 1991 prej 4.985 shqiptarëve shumica janë deklaruar se i takojnë fesë myslimane, 95 prej tyre janë deklaruar katolikë, 14 ortodoksë, një protestant dhe një judist, njëri prej tyre ka thënë se është fetar por nuk e ka saktësuar se cilit konfesion i takon, 122 kanë thënë se janë ateistë, ndërsa 392 fare nuk janë deklaruar. Shpërngulja e familjeve shqiptare nga Beogradi ka filluar në vitet e tetëdhjeta, gjë që është përshpejtuar në vitet e 90-
ngushta me organizatën partiake të Kumanovës dhe të Gjilanit. Kontaktet e organizatës partiake të Preshevës me rininë përparimtare të Gjilanit datojnë që nga viti 1938. Të themi se Gjilani deri më 1942 nuk pati organizatë partiake. Në këshillimin e Komitetit Krahinor për Kosovë që u mbajt në Berbole, në korrik të vitit 1942, organizatën partiake të Preshevës e përfaqësoi Xheladin Kurbalia. Organizata partiake e Preshevës ishte e lidhur me KK të PKJ të Kosovës prej nëntorit të vitit 1943 deri në qershor të vitit 1944, kur edhe Abdulla Krashnica ishte sekretar i Komitetit të rrethit të Gjilanit. Kontaktet e para m e organizatën partiake të Bujanocit vendosen në vitin 1942, nëpërmjet të Selim Selimit. Me qëllim të intensifikimit të Luftës Antifashiste, u shqyrtua mundësia e formimit të “Aradhës së Dupillës” e cila do të kishte për detyrë mbrojtjen e rajonit të Luginës së Preshevës, Luginës së Vardarit dhe të Anamoravës së Gjilanit. “Gjatë periudhës së pushtimit bullgar, në zonën e Preshevës vepruan dy grupe politike shqiptare. Njëri grupim veproi në kuadër të PKJ në krye me Shaip Mustafën, Abdullah Krashnicën, Selim Selimin, Xheladin Kurbalin etj. Pjesëmarrja e tyre në njësitet special (kontraçeta) kundër njësiteve partizane vështirë se mund të arsyetojë qëllimin e tyre të mëvonshëm për krijimin e Shqipërisë Etnike. Në këtë grupim bënin pjesë: Ali Syla, Limon Staneci, Ajet Rainca etj.
Abdullah Presheva donte që Presheva të mbetet bashkë me Maqedoninë Përkah organizimi administrativo-territorial e politik në Mbretërine e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve të vitit 1925, Rrethi i Preshevës i takonte Qarkut të Kumanovës, Banovinës së Vardarit me qendër në Shkup. Kjo ndarje administrative, territoriale e politike e Rrethit të Preshevës vazhdoi edhe në Mbretërinë Jugosllave të
ta. Meqë ligji nuk e ka lejuar zëvendësimin e banesave midis Beogradit dhe Kosovës, familjet e interesuara serbe dhe shqiptare i kanë depozituar kontratat te . Prej viteve të nëntëdhjeta e deri në deri në prill të vitit 2002 shqiptarët në Beograd nuk kanë pasur të drejtë të blejnë pasuri të paluajtshme. Në zgjedhjet e mbajtura në vitin 1996 në zonën e Beogradit, 4.415 shqiptarë kanë pasur të drejtë vote. Poashtu, një numër i romëve nga Kosova janë deklaruar si shqiptarë. Këta, gjatë bombardimeve të NATO-s protestuan me banderola: "Edhe ne shqiptarët jemi kundër bombardimeve". Në nëntor të vitit 1999 gazeta "Glas javnosti" e Beogradit (7. XI) dhe "Nezavisne novine" nga Banjalluka (10. XI) i kanë publikuar të dhënat se për momentin në Beograd jetojnë 50 mijë shqiptarë, por e kanë theksuar edhe se sipas të dhënave të MPB të Serbisë kanë qenë 120 mijë. Këtu shihet qartë se gënjeshtrës e cila me vite është përsëritur ka filluar edhe t'i besohet ose ndoshta me qëllim është servirur për opinionn e vendit dhe atë botëror për t'u krijuar bindja për rrezikun nga ekspansionizmi i shqiptarëve nëpër tërë territorin e Serbisë. Kur në verë të vitit 1999 refug-
vitit 1931 deri më vitin 1947, atëherë kur Rrethi i Preshevë në mënyrë arbitrare iu bashkangjit Republikës Popullore të Serbisë, duke u sanksionuar me Kushtetutën e vitit 1947, në qeverisje herë nga Rrethi i Bujanocit, Vranjës e herë nga ai i Leskocit. Aspiratat kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës u shuan në janar të vitit 1945, atëherë kur në sallën e kinemasë së Preshevës i mblodhën qindra qytetarë, për t’u deklaruar se duan të mbeten nën Serbi. Pra, ky ishte ai plebishiti gjithëpopullor i Preshevës, ndërsa nuk u organizua referendum i vërtetë për deklarim të lirë dhe vullnet politik të shqiptarëve të Luginës. Fati i Preshëvës që të mbetet në Serbi u kurdis në qarqet më të larta partiake të ish-Jugosllavisë apo të Serbisë, ta vënë në lidhje kontrolli me të nga lart, nga rrethi i Vranjës apo, herë here, edhe nga ai i Leskocit. Kështu Presheva, në mënyrë arbitrare dhe pa vullnetin e popullit shqiptar, si dhe me qëllim të ngushtimit të trollit shqiptar, u nda nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë Abdullah Krashnica i mbeti besnik idesë se Presheva duhet të mbetet me Maqedoninë, bile e përkrahu edhe idenë e atdhetarëve të Rezistencës shqiptare në Luginë të Preshevës dhe Parisë së Preshevës, që Presheva t’i bashkohet Kosovës. Abdullah Kras hnica e kishte të njohur rëndësinë gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Luginës së Preshevës dhe Luginës së Vardarit për sferat e interesit dhe globalizmit botëror. Andaj e pati shumë të qartë se këto dy Lugina (e Preshevës dhe e Shkupit) duhet të popullohen me popullatë shqiptare, për të krijuar elementin dominues shqiptar. Këtë e mundësonte vetëm mbetja e Luginës së Preshevës me Maqedoninë, gjegjësisht Presheva në Banovinën e Vardarit, e cila do të krijonte mundësi për një shumicë shqiptare përgjatë Luginës së Preshevës dhe Luginës së Vardarit. Është e njohur teza e studiuesve serbë se, kush e mbizotëron Fushëgropën e Preshevës dhe të Shkupit sundon Ballkanin.
jatët serbë nga Kosova kanë ardhur në Beograd shumë shpejt "është zbuluar" se sa është numri i vërtetë i shqiptarëve në këtë qytet, dhe për këtë serbët e Kosovës janë zhgënjyer sepse më parë i kanë dëgjuar rrëfimet "se në Beograd jetojnë afro 100.000 shqiptarë dhe që serbë të cilët kanë arritur në kryeqytet janë shumë më pak sesa shqiptarët" (Vreme, 11.IX 1999). Serbët e Kosovës atëherë i kanë marrë listat me adresat e shqiptarëve në Beograd nga ndërmarrjet nga të cilat ata i kanë fituar banesat, të cilat më vonë i kanë blerë, dhe kanë kërkuar prej tyre që t'i lirojnë ose ta bëjnë zëvendësimin me banesat e veta në Kosovë. Me ardhjen në pushtet të Slobodan Milosheviqit, në shtypin vendas ka filluar të pohohet, e këtë e kanë përcjellë edhe gazetat e huaja, se në Beograd jetojnë prej 80 deri 100 mijë shqiptarë. Slobodan Milosheviq në Konferencën për Jugosllavinë në Hagë më 18 tetor të vitit 1991 ka thënë se "në Beograd i kemi 80 mijë shqiptarë. Me siguri asnjëherë nuk keni dëgjuar se ndonjëri prej tyre ka pasur ndonjë problem. Ata i kanë dyqanet e vogla, ata janë punëtorë ose profesorë të universitetit". Në "Nedel-
ni telegraf" të Beogradit, më 2 qershor të vitit 1999, domethënë në flakën e luftës, gazetari Marko Lopushina fjalë për fjalë ka thënë se në Beograd "jetojnë afro 80.000 shqiptarë" duke shtuar se në mesin e tyre "janë rreth dhjetë mijë shqiptarë" - pronarë të ndërmarrjeve dhe zejeve private". Pastaj ka bërë pyetje "a do të bëhet Beogradi viktimë e terrorizmit shqiptar". Në gjykimin në Gjykatën e Hagës, më 19 shkurt të vitit 2002, Slobodan Milosheviqi e ka pyetur dëshmitarin, funksionarin e dikurshëm Mahmut Bakallin, "a e dini se në Beograd jetojnë 70 mijë shqiptarë? Dhe a mos dini se është diskriminuar ndonjëri prej tyre, kurse unë po ju them se në rr. Bulevardi i Revolucionit, nëpër të cilën me siguri keni shëtitiur, mund të shihni shumë dyqane me emrat e shqiptarëve..."(?!).
Vazhdon në numrin e ardhshëm
sheshi
12 - 25 shtator
Komuna
13
INTERVISTË ME ALBIN KURTIN
Marrëveshja nuk i ndryshon qëndrimet e Vetëvendosjes Nga: Dturie Hoxha
P
ardje, gati tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, dhe pas vendimit për një koalicion paszgjedhor ndërmjet 4 partive politike i cili u forma me qëllimin për t’ia pamundësuar qeverisë Thaçi për të qëndruar në pushtet edhe për një mandat, koalicion i cili u kontestua vazhdimisht nga partia që e quante veten fituese të zgjedhjeve, marrëveshja e shumëpërfolur ndërmjet partive të koalicionit u nënshkrua. Kjo marrëveshje ishte baza mbi të cilën ky koalicion duhej të qeveriste pas marrjes së pushtetit, dhe Lëvizja Vetëvendosje, si inicuese për vendosjen e një koalicioni, pati paraqitur kushtet e veta për të qenë pjesë e tij, ndërmjet të cilave, dy kryesoret ishin ndërprerja e bisedimeve me Serbinë dhe ndaljen e privatizimit. Pra, ishte fjala për dy procese në zhvillim e sipër. Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje u bënë figurat kryesore gjatë dhe pas zgjedhjeve, për shkakun se luanin rol kyç në themelimin e qeverisë ose mosthemelimin e saj. Në kombinimet e mundshme për themelimin e qeverisë, kjo parti, ndonëse jo me numrin më të madh të votave, u bë elementi kryesor nga i cili varej lloji i aleancave dhe përafrimeve ndërmjet partive politike. Vetë Albin Kurti e ilustron këtë situatë në një mënyrë që të kujton hartën mbi të cilën gjeneralët në prag të betejave i analizonin pozicionet e akterëve. Në hartëm e ilustruar nga Kurti, lëvizja e Vetëvendosjes nëpër pozicione e ndryshonte tërësisht secilin pozicion ose lëvizje të akterëve të tjerë. Pra VV nuk ishte një faktor i papërfillshëm. Është i pamohueshëm fakti se Lëvizja Vetëvendosje sot është njëra ndër fuqitë kryesore politike në vend. Në zgjedhjet e fundit parlamentare kjo parti doli e treta, ndërkaq në zgjedhjet lokale ajo fitoi Prishtinën. Shpesh kjo parti është kritikuar për mungesë fleksibiliteti, për naivitet politik, për kokëfortësi dhe për synime thjesht të jashtëkohshme, ose thënë më mirë të paaritshme. Ajo që duket ndërkaq ta ketë tërhequr simpatinë e masës duket të ketë qenë qëndrimi i tyre i vendosur kundër korrupcionit, kundër bisedimeve me Serbinë (por pro bisedimeve me serbët e Kosovës), dhe deri diku, edhe orientimi i tyre për një shtet mbarëshqiptar. Albin Kurti, ndërkaq, fytyra qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje, u bë i njohur për publikun shumë më herët, atëherë kur nuk kishte aspak pamjen e një politikani. Në protestat e studentëve në 1 tetor të vitit 1977, ai ishte njëri nga tre udhëheqësit kryesorë të tyre. Flokët e gjatë u bënë shenja dalluese e tij dhe vetë ai u bë simboli i rebelimit studentor kundër represionit serb, simboli i rezistencës. Nami i tij u rrit edhe më shumë me deklaratën e tij dhënë mediave në Beograd. Pas gjykimit dhe dënimit me burg nga gjykata e atjeshme, ai deklaroi se “nuk e njeh legjitimitetin e asaj gjykate. Gjykimi nuk ka asnjë lidhje
për secilin person, pra kemi kriter më rigoroz pikërisht për propozimet e kryetarit. Dhe, Vetëvendosje do të garojë vetë. A do të kishit ndonjë pritje për rezultatet?
me të vërtetën dhe drejtësinë. Nuk ka aspak rëndësi se sa gjatë do të dënohem me burg. Do t’i përsërisja sërish, po të më jepej mundësia gjithçka që kam bërë, pasi që gjithçka e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet”. Sot, gati 15 vjet pas kësaj deklarate, Albin Kurti, pas nënshkrimit të marrëveshjes me partnerët e tij të koalicionit, partitë LDK, AAK dhe NISMA, në intervistën e dhënë për gazetën Sheshi, deklaron: “çdo lloj shkelje të marrëveshjes së lidhur ne do ta konsiderojmë prishje të saj dhe nuk do të jemi obligues ndaj LAN-it. Nëse do të ketë shkelje, devijimi do të jetë i palës që e bën shkeljen. Në këtë rast, trysnia e brendshme politike dhe trysnia e jashtme qytetare do të duhej të drejtohej mbi shkelësit e marrëveshjes e jo mbi konsistencën e Vetëvendosjes në qëndrimet e saj”. Ndonëse as subjekti e as rrethanat nuk janë të krahasueshme me ato të kohës kur ai kishte dhënë deklaratën e mësipërme rreth 15 vjet më parë, megjithatë ekziston në të dy deklaratat e tij një gjë thelbësisht e njëjtë – këmbëngulësia në parimet e tij. Është edhe një tjetër - në gjithë retorikën e partive politike, përfshirë Vetëvendosjen, gjatë fushatës elektorale dhe pas saj, ata e kanë përdorur një term jo fort të përdorur më parë – kapja e shtetit. Për “kapjen e shtetit”, partitë akuzojnë PDK-në – pra për PDK-në shteti, i kapur prej tyre, ishte bërë mjet për arritjen e qëllimeve personale të individëve shumë të fuqishëm të partisë, duke vënë në pikëpyetje për të gjithë të tjerët përmbushjen e obligimeve bazë që ka si shtet. Pra, gjithçka që qytetarët e tjerë të shtetit do ta merrni prej tij (shtetit), do të jepej vetëm në masën dhe formën që lejohej nga “kapësit e shtetit”. Kështu, Kurti thotë se është kapur Prokuroria, gjykatat, Gjykata Kushtetuese dhe institucione të tjera vitale për vendin. Duke njohur rolin që Lëvizja Vetëven dosje ka dhe duket se do të vazhdo
jë të ketë edhe më tutje (për shkak të pozicioneve të akterëve në fushëbetejën e ilustruar nga ai), ne zhvilluam një intervistë me Albin Kurtin, e para për të diskutuar opcionet e ndryshme që mund të paraqiten në tavolinë, dhe e dyta, për të sjellë edhe njëherë para lexuesve Albinin me flokë të gjatë, i cili atëherë duhet të ketë qenë ndër të paktit të rinj për të cilët më të moshuarit konservativë atëherë nuk folën asnjëherë keq. Studenti lokëgjatë i atëhershëm i elektroteknikës, sot nëpër debate televizive flet me një elokuencë politikani dhe thellësi filozofi. z. Kurti: Keni arritur marrëveshjen e shumëpritur me koalicionin. Ka pasur deri më sot shumë rezistencë ndaj kushteve të parashtruara nga Lëvizja Vetëvendosje. A mendoni se marrëveshja e arritur do të reskeptohet dhe se nuk do të devijohet nga kushtet që i keni parashtruar ju? Ne jemi optimist se marrëveshja nuk do të shkilet. Këto bisedime u zhvilluan pa ndërmjetësues, dhe marrëveshja u lidh pa ndërmjetësues. Por, çdo lloj shkelje të marrëveshjes së lidhur ne do ta konsiderojmë prishje të saj dhe nuk do të jemi obligues ndaj LAN-it. Nëse do të ketë shkelje, devijimi do të jetë i palës që e bën shkeljen. Në këtë rast, trysnia e brendshme politike dhe trysnia e jashtme qytetare do të duhej të drejtohej mbi shkelësit e marrëveshjes e jo mbi konsistencën e Vetëvendosjes në qëndrimet e saj. Kur flisni për trysninë e brendshme politike, në kend po llogaritni? Ka pasur një zhvillim interesant i cili ofron bazë për optimizëm. Unë e di që secila degë e LDK-së ka qenë që kjo parti të bëjë marrëveshje me Vetëvendosjen. Ngjashëm është edhe me partitë e tjera. A do të thoni se tani e tutje në Parlament deputetët do të sillen si depu tetë e jo si pjesëtarë të partisë për katëse politike?
Duhet pasur parasysh një gjë, në momentin që të ketë çlimim nga qeverisja e PDK-së, automatikisht do të ndodhë një çlirim i deputetit. Kur nuk është Thaçi mbi kokë, deputeti doemos do të jetë më shumë vetja e tij. Ju kujtohen trysnitë mbi deputetët lidhur me Ligjin mbi Amnistinë, ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Shumica e deputetëve nuk kanë qenë për nënshkrimin e tyre, ndërsa shumica tani janë për nënshkrimin e marrëveshjes me VV. Ka pasur një hendek të madh ndërmjet mendimit autonom dhe deklarimit të tyre publik. Ky hendek ëstë rezultat i trysnisë politike qeverisëse dhe do të mbetet i tillë. Në marrëveshjen për ratifikim, me të vërtetë i kanë pasur 84 vota, por realisht kanë qenë vetëm 7. Le të supozojmë se do të kishte zgjedhje të reja. Çka do të ndodhë atëherë, si do të garonit dhe çfarë rezultatesh do të prisni? A mund të shkojnë zgjedhjet e reja në dëm të Lëvizjes Vetëvendosje? Dy instanca në shtetin e Kosovës janë forcuar së tepërmi në llogari të demokracisë – Presidentja dhe Gjykata Kushtetuese. E kemi një presidente e cila u bë e njohur me rastin e bërjes presidente, dhe e cila erdhi si rezultat i një marrëveshjeje jokushtetuese dhe joinstitucionale (e cila poashtu nuk u respektua). Poashtu, e kemi një presidente e cila ka shkuar në organizimin partiak të PDK-së, duke treguar qartazi me atë shkuarje e edhe me qëndrimet e saj të fundit se nuk është aspak e paanashme. Dhe kemi një Gjykatë Kushtetuese kreu i së cilës është tepër cinik për të qenë gjykatës, e bile tepër cinik për të qenë edhe politikan. Gjykata Kushtetuese nuk është as gjykatë e as kushtetuese. Por, për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, nëse do të kishte zgjedhje, ne do t’i hapim degët tona për njerëz të rinj, për sindikatat e ndryshme. ¾ e propozimeve vijnë nga qendrat e VV-së ndërsa ¼ e bëj unë si kryetar. Kriteri për t’u votuar i propozimeve të kryetarit është me votë të fshehtë
Sa i përket votave, janë dy faktorë kryesorë: i pari është koncepti i programit. Aty Vetëvendosje është e qartë, por edhe është shumë e ndryshme. E dyta është besueshmëria në listën e njerëzve. Nuk mund ta paragjykoj se çka do të bëjë votuesi, por unë e di që do të ketë një listë më të reduktuar të përzgjedhjes, e që është reduktim progresiv. Përmasa e pluralizmit partiak në Kosovë ka një dozë të caktuar të falsitetit, të përsëritjes, ka redundancë. Ky reduktim është progresiv. Sa mendoni se do të zgjasë qeveria e re e dalë nga koalicioni? Vetëvendosje e ka dhënë propozimin 2+2. Dy vjet në mënyrë që ministrat të mos relaksohen se kanë kohë por edhe që dikush të mos mendojë se kjo qeverisje i ka vetëm tre muaj. Ndërkaq +2 vjet, në mënyrë që, nëse qeverisja ka sjellë rezultate në çkapjen e shtetit, nuk ka arsye për t’mos vazhdu. Kapja e shtetit nuk është aq e butë. Duhet ta kemi parasysh që edhe kur të vimë në pushtet, PDK do t’I ketë paratë e realizuara përmes korrupcionit e krimit. Pra ndikimi tek mediat do të vazhdojë edhe një kohë, poashtu në prokurori e organe të tjera. Pra, PDK do të jetë opozitë vetëm në Parlament por jo edhe në institucione. Pra, do të na duhet kohë për të çliruar shtetin nga kapja që i është bërë. Kur ta kemi çkapur, atëherë do të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike. Me LDK-në, AAK-në dhe NISMËN, me të vërtetë garuam bashkë, por aty garonim kundër kapjes së shtetit. Nëse nuk keni sukses, si mendoni se do të reagojnë qytetarët? Qytetarët ndaj nesh do të jenë shumë më pak të durueshëm. Neve nuk na frikësohen si PDK-së. Durimi ndaj nesh do të jetë më i vogël. Nga ku do ta filloni ta çlironi shtetin? Ekspertet tanë do të ulen me ata të LAN-it dhe do ta hartojnë një plan. Çështja e buxheteve të resoreve është më e rëndësishme se vetë resoret. Konkretisht, se sa do të jetë e suksesshme, ta zëmë, Ministria e Bujqësisë, nuk varet nga ajo se cila parti e ka atë, por nga buxheti i alokuar. Pra, përcaktimi i resoreve dhe buxheteve është diçka që do të diskutohet pas ditës së premte e jo më herët. Vazhdon! Në numrin e ardhshëm Albin Kurti flet për kohën si student, për muzikën, flokët e gjatë, filozofinë dhe kohën e kaluar në burg.
12- 25 shtator
14
sheshi
Komuna
NASER BERISHA i rikthehet skenës Nga: Belkise Krasniqi Krijuesi i hiteve “Do të doja”, “A më kujton”, ”Biondina ime”, ”Gjurmët” rikthehet në skenë pas 3 viteve pauzim. Ky rikthim ndodhi me plasimin e këngës së tij më të re, “LORA”, dhe me koncertin e tij të parë live në Beerfest i cili u mbajt në Gjilan. “Pas një sëmundjeje e cila filloi tek unë para 5 viteve dhe e cila është shumë e rrallë (Alopecia), e që për momentin është e pa shërushme por nuk paraqet rrezik për jetën, e që lidhet edhe me dukjen time të re, unë e humba interesimin për gjithçka dhe rashë në një depression. Gjatë kësaj periudhe më mungonte vullneti dhe dëshira për të punuar dicka në drejtim të muzikës, e më mungonte edhe vetëbesimi që të paraqitem para publikut ashtu si dukem tani. Më është dashur një kohë e gjatë që ta mbledh
veten dhe të vendos që të kthehem përsëri . Për këtë I falenderohem familjes sime e cila më ka përkrahur dhe më ka shtyrë që përsëri të kthehem, pa marrq parasysh se si dukem , pasi që në muzikën e vërtetë rolin kryesor e ka zëri dhe veprat të cilat i krijon, e jo detyrimisht “dukja”, tregon Berisha për Sheshin.
Si u bëtë pjesë e Beerfestit dhe si u ndjetë në rikthimin tuaj të parë në skenë live? Në Beerfest më ka ftuar organizatori përmes një miku, dhe dilema ishte se a do të mund të organizohemi që të këndoj live apo me playback, pasi që kishte kohë që unë nuk kisha kënduar live dhe se në anën tjetër më nev-
Distributor i autorizuar për Kosovë
ojitej një band i cili do të më përcillte. herët të flas. Kur do të vijë koha do të Por, dëshira e të dy palëve ishte që të publikohen edhe ato. këndohet live. Me pas e kontaktova bendin nga Gjilani, 4 Rings, të cilët me shumë dëshirë pranuan dhe më për- Tani që jeni rikthyer, a do collën gjatë asaj mbrëmjeje e cila ishte të thotë se do t'i përkunjë mbrëmje e paharruar, sepse kemi kaluar shumë mirë dhe se publiku ka shtoheni tani intensivisht qenë shumë në nivel dhe i kënaqur muzikës? me ne, por edhe ne me ta, poashtu. E kam menduar gjatë se a ia vlen që Pse vendosët të rikthehe- përsëri të kthehem apo jo duke e parë se si ka devijuar muzika, pasi që tani ni pikërisht në këtë periu- veq të gjithë e dijmë se muzika me dhë dhe me këtë këngë? shumë “kqyret se n`gohet”, por, nëse nuk do ta kisha bërë këtë rikthim Periudha nuk është programuar atëherë do të llogaritej si dorëzim përedhe aq shumë, sepse një kohë ballë “shundit dhe kiqit”, e në anën shumë më e përshtateshme do të tjetër si humbje kundrejt sëmundjes ishte pranvera apo fillimi i verës. Por, sime. Nga natyra jam njeri i cili nuk e vendosur ka qenë se këtë vit do të dorëzohet. Përderisa, qoftë edhe tekthehem përsëri. Angazhimi im në oritikisht, ekziston një mundësi për politikë gjatë zgjedhjeve parlamenta- një kthim të sukseshem , vendosa që re e shtyu për disa muaj këtë rikthim të kthehem, …… dhe ja ku jam. në kohën e duhur. Sa i përket këngës, kjo këngë është e incizuar para afër një viti. Dëshira ime ishte që të kthehem fuqishëm dhe me energji, pra jo me një baladë, për të cilat më njohin më shumë adhuruesit e mi, por me Unë, në një mënyrë, kam qenë gjithnjë këngë me ritmike. monë aktiv politikisht. Ju kujtohet ndoshta kënga e publikuar në vitin 2003 “Hajt shko” e cila si temë kishte kritikën ndaj politikës së asaj kohe në lidhje me degradimin e gjendjes Miku im dhe njëkohësisht bash- politike dhe sociale në Kosovë. Në këpunëtori im, Barlet Qerimi, erdhi atë kohë Lëvizja Vetëvendosje nuk një vikend tek unë nga Zvicra dhe më ka ekzistuar fare, pra “luftimin” e së tha “bli disa birra dhe eja të hymë në keqës (qoftë edhe përmes këngës) studio sepse e kam një ide. Por tha, e kam filluar shumë herët para anproblemin që e kam është se nuk kam gazhimit tim edhe në mënyrë direkte tekste”. Kështu filloi puna në studion dhe aktive.
MUZIKA DHE POLITIKA
Krijimi i këngës "LORA"
time dhe brenda asaj nate dhe ditës së nesërme unë e shkrova tekstin. E aranzhuam së bashku në më pak se 48 orë. Kënga përfundoi, kurse plasimi i saj u bë tek tash para 10 ditësh. Reagimet ishin shumë, shumë të mira. Njerëzit së pari i janë gëzuar kthimit tim, për shkak se tani e dinë se në vazhdimësi do të kenë këngë të reja nga unë, dhe së dyti, pasi që kënga ju ka pëlqyer shumë, si teksti, muzika dhe tema shumë interesante , diçka ndryshe dhe artistike (po flas duke u bazuar në mesazhet e ndryshme që kam marrë deri më tani). I kam edhe dy këngë tjera të cilat presin përfundimin dhe publikimin e tyre, por për momentin është shumë
Sa ka ndikuar karriera juaj politike në atë muzikore? Nuk kam ndonjë të dhënë apo njohuri në këtë drejtim, por e di se nga afër 5000 miq virtual, sa i kam në FB, ishin më pak se 10 veta të cilët më shkruan dhe më këshilluan që mos të merrem me politikë. Ndoshta për shkak se kritikat që i bëja janë me vend.
sheshi
12-25 shtator
Komuna
Fatjona Maliqi, pianistja që fascionoi publikun në Gjermani Nga: Elife Sherifi
NGA TETORI I VITIT TË KALUAR FATJONA MALIQI ËSHTË NXËNËSE E PROFESORIT HERIBERT KOCH, I CILI ËSHTË PRESIDENT I EPTA-S (EUROPIAN PIANO TEACHERS ASSOCIATION) Fatjona Maliqi është një ndër pianistet më të dalluara në Kosovë. Ajo aktualisht është nxënëse e njërit nga profesorët më të mirë të pianos, Heribert Koch, i cili me dashuri dhe vullnet të madh i jep asaj rekomandime dhe këshilla. Pianistja gjilanase ishte pjesmarrëse në masterklasin internacional të pianos në Gjermani. Fatjona u paraqit në dy koncerte, duke luajtur për mrekulli me instrumentin e saj, pianon. Në këto dy koncerte Fatjona u prit shumë mirë nga publiku në sallë, gjë që ajo as nuk e ka imagjinuar. Gjatë ushtrimeve, provave dhe gjatë qëndrimit në Gjermani, Fatjona u takua me shumë njerëz, artistë të cilët e ndjejnë muzikën, e krijojnë artin, dhe aty mori një eksperiencë të jashtëzakonshme. “Kam luajtur në dy koncerte dhe ndjenja më e mrë ishte kur publiku më ktheu 3-4 herë në te dy koncertet. Kam takuar shumë njerëz që e duan artin dhe punojnë shumë për të arritur synimet e tyre”, thotë Fatjona. Kjo nuk është hera e parë që Fatjona është nën dirigjimin e profesorit të njohur gjerman, sepse tash e 1 vit ajo është nxënëse dhe pjesëmarrëse e rregullt e koncerteve të profesorit Heribert Koch, i cili është president i EPTA-s ( Europian Piano Teachers Association). Shfaqjet e suksesshme të Fatjonës, si në vend ashtu edhe jashtë kufijve, kanë bërë që ajo të jetë në ekipin e pianistëve më të mirë. Sot ajo ka kaluar pothuajse çdo pengesë të cilat dikur e pengonin të dal jashtë kufijve dhe të shfaqë talentin e saj të pakontestushëm. Në vitin 2013 në festivalin botëror në Rusi “Moscow Meet Friends”, Fatjona është përzgjedhur përfaqësuese e vendeve të Ballkanit, mirëpo, për shkak të pamundësisë që të pajiset me vizë dhe dokumentacione të tjera të nevojshme, nuk mundi të jetë pjesmarrëse. Paraqitja e parë skenike e Fatjonës ka qenë në maj të vitit 2004, në garat e dyta internacionale të muzikës klasike, Ars Kosova 2004. Kjo paraqitje nuk mbeti vetëm në kujtesën e Fatjonës, por kjo shfaqje u shndërrua në një rrugëtim të gjatë nëpër të cilin Fatjona po triumfon çdo ditë e më bindshëm. Ajo u shpërblye me një numër të madh mirënjohjesh e çmimesh të ndryshme në pothuajse cdo garë ku ajo mori pjesë dhe sukseset e arritura nuk e ndalën Fatjonën. Përkundrazi, nga viti 2004 ajo pati ngritje nga paraqitja në paraqitje. Fatjona ishte pjesmarëse në shumë gara internacionale dhe nacionale të muzikës klasike në Kosovë si dhe në vende të tjera. Ajo ishte fituese e shumë çmimeve të para dhe absolute, por ndër çmimet speciale që Fatjona i veçon, janë: çmimin ‘Grand prix’ - çmimi kryesorë në garat internacionale në Prishtinë, ”Pianisti i ri 2013” , çmimi absolut në garat internacionale të muzikës ‘ Ars Kosova 2010 + çmimi grand prix
“Kosovo the Young Europeans”, çmimi i dytë në garat botërore të muzikës klasike në Itali 2010 në kategorinë e saj, çmimi i Virtuozitetit, çmimi Suna Sait, çmimi 100 Vjet Pavarësi, etj. Këto çmime janë motivimi më i madh dhe e bëjnë Fatjonën të ndihet sa e përgatitur aq edhe me përvojë. Ajo do t’i mbajë dy koncerte muajin e ardhshëm brenda një dite me orkestren gjermane në Dinkelsbühl - Bavaria të Gjermanisë, ku do luaj Rhapsody in Blu-Gershëin dhe koncerti i vitit të ri (Neë year’s concert) në janar të vitit të ardhshëm në Duren të Gjermanisë, me orkestrën Gjermane, ku do të luajë koncertin e Griegut. Këto koncerte Fatjona i cilëson si suksesin më të madh të karrierës së saj në arenën ndërkombëtare. Ajo punon vazhdimisht dhe është maksimalisht e përkushtuar që ëndrra e saj dhe mundi i familjes të rikthehet në rezultate sa më pozitive. Në këto koncerte Fatjona udhëton më një përvojë të mirë, me emocione të frenuara dhe më e përgatitur emocionalisht. Ajo, nga muzikantët vendorë e ndërkombëtarë, cilësohet pianiste ‘me vesh absolut’, e që në muzikë do të thotë ‘pianist i cili njeh çdo tingull që dëgjon, arrin ta identifikojë notën automatikisht edhe pa e parë tastin e shtypur në piano’. Fatjona është vlerësuar dhe krahasuar disa herë me instrumentistët më të mëdhenj në botë, ndërsa ajo veçon komplimentin nga profesori i saj gjerman, tek i cili ajo gëzon një respekt të veçantë. “Kam shumë komplimente të ndryshme, mirëpo komplimenti që më bëri më së shumti përshtypje ishte kur profesori Heribert Koch tha që unë jam unike”, tregon me modesti Fatjona. Fatjona me instrumentin e saj është lidhur që nga vitet e para të jetës. Në mesin e fotografive të saj mund të shohësh një vogëlushe 2 vjeçare pranë pianos. Kështu, në moshën 6 vjeçare, Fatjona nis hapat e parë me pianon e saj për të vazhduar më tej një udhëtim të suksesshëm së bashku me të. Bazat e muzikës dhe pianos i mori nga profesori Isa Jakupi, që nga qershori i vitit 2003 deri në vitin 2008. Pastaj vazhdoi me profesorin Visar Osmani, i cili e ndihmoi dhe ushtroi Fatjonën deri në qershor të këtij viti. Fatjona Maliqi këtë vit është pranuar si studente e rregullt në Universitetin e Prishtinës, në Akademinë e Arteve - instrumenti piano. Ajo ka plane dhe synime të reja, tani që është studiuese e këtij instrumenti. Fatjona synon të realizojë ëndrrën e saj, të bëhet një pianiste profesioniste, të studiojë në thelb instrumentin e saj të preferuar, të kompletohet si artiste dhe më pas të arrijë kulmin e karierës së saj. ”Ëndrra ime është të bëj të lumtur prindërit e mi që kanë bërë të pamundurën për të më edukuar dhe të jem kjo që jam”, thotë Fatjona. Ajo, përveq sukseseve të saj në muzikë, është një vajzë shumë e edukuar, e sjellshme dhe e shkëlqyeshme edhe në shkollë. Është vështirë të qëndrosh e të mos e vësh re butësinë dhe ëmbëlsinë e saj. Fatjona rrjedh nga një familje e arsimuar dhe e rrethuar me artistë.Motra e saj binjake, Fatgzona Maliqi, është piktore e jashtzakonshme, motra tjetër, Festë Maliqi, violiniste, dhe vëllai, Urim Maliqi kitarist, fitues dhe pjesmarrës në shumë festivale dhe koncerte të muzikës klasike. Të jetosh me artin është si të jetosh në ëndërr, e cila nuk përfundon kurrë. Por, ta krijosh artin është më tepër se ëndërr, përfundon Fatjona.
15
12-25 shtator
16
sheshi
Komuna
Një eksperiencë e papërshkruar dhe një ëndërr e bërë realitet
Edona Klaiqi gjilanasja që shijoi aventurën në ‘X factor Albania 1’ Nga: Elife Sherifi
E
Edona Klaiqi ishte pjesëmarrëse në edicionin e parë të talentshow ‘X factor Albania’, pjesëmarrje kjo që sipas gjilanases mbetet një eksperiencë e paharruar në jetën e saj. Dëshira dhe talenti për muzikë ka lindur vite më parë tek Edona, por pjesëmarrja në ‘X factor Albania’ mbetet një përvojë e veçantë. Për Edonën muzika është shumë më shumë se thjesht një tingull i krijuar, një melodi apo një tekst i shkruar. Muzika është një burim energjie shpirtërore e cila i jep asaj forcë për t’i tejkaluar problemet, forcë për t’u relaksuar dhe qetësuar shpirtin në momentet më të vështira. Përveç talentit për muzikë, ishte pikërisht edhe dëshira e saj që ta sfidojë veten në talentin e ushtruar prej kohësh. Ideja për të marrë pjesë kishte lindur spontanisht dhe nga vetë përcjellja e vazhdueshme e garave të tilla në shtetet e huaja. Për Edonën, e cila aktualisht është në përfundim të studimeve në degën e arkitekturës, muzika mbetet hobi dhe fuqia shtytëse për profesionin dhe punët e saj të përditshmërisë. Ajo tregon se ishte pikërisht dramaticiteti dhe emocioni ai që e shtyu të marrë pjesë. Muzika është diçka që e përmbush atë, i jep jetë dhe mundësi t’i shpreh ndjenjat e saj. Edona përshkruan pjesëmarrjen e saj hap pas hapi, me të njejtin entuziazëm që e kishte përjetuar edhe në kohën kur po qëndrone në Shqipëri.
Duke filluar nga dita e pare e njohur si audicioni i parë në Prishtinë, Edona thotë se ka hasur në një atmosferë komode të krijuar nga stafi dhe juria e X factorit. Në kohën kur Edona mori pjesë, në panelit të jurisë ishte edhe Vesa Luma, dhe Edona tregon se Vesa ka mbështetur dhe përkrahur jashtëzakonisht pjesëmarrësit nga Kosova. Rrugëtimi i Edonës drejt netëve finale filloi po atë ditë, për të vazhduar më pas në sfidën e quajtur ‘BOOTCAMP’, sfidë kjo që të dërgon në një rang tjetër të garës në atë të vilave të jurisë. Edona ishte caktuar të jetë pjesë e një grupi vajzash të pagëzuar me emrin e përbashkët ‘Red Roses’. Ajo tregon se në fillim kishte aplikuar si soliste dhe synimet e saj ishin të triumfojë si këngëtare, por rregullat e garës ishin të tilla. Në fillim të formimit të grupit, vajzat kishin vështirësi të kordinojnë zërat, t’i bashkojnë ata dhe të dalin konkurrente të forta në një zë të vetëm në emër të grupit. Shtylla për të funksionuar një grup është harmonizimi i zërave dhe mu këtu ishte shfaqur problem për ‘Red Roses’. Kjo pasi vajzat kishin zëra të ndryshëm, në grup ishte një zë Alto, një Mezo-soprano dhe sy zëra Soprano. Përkundër pengesave me kordinimin në fillim, gocat nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria tashmë ishin bashkuar për tu shndërruar më vonë në konkurrente mjaft të forta të garës.
Patenta ‘X factor Albania’ përbëhet prej 16 netëve finale, me transmetim dhe performim live, me koreografi te organizuar, me një skenë të rregulluar aq mirë pothuajse të njëjtë me skenat botërore. Vajzat e bashkuara në një grup të vetëm ‘Red Roses’ kanë arritur deri në natën e 14. Këtë arritje Edona thotë se e ka pritur duke u bazuar në potencialin e vajzave të grupit. Aventura e vajzave dhe e Edonës mbaroi këtu, në natën e 14 të finales, rezultat ky që e priste edhe vetë Edona. Sipas saj për këtë sukses përveç talentit të vajzave, meritorë janë edhe ekipi dhe profesorët të cilët punuan për orë të tëra me secilin konkurrent. Edonës, edhe pse muzikën nuk e ka si profesion dhe nuk mendon të mirret me të, pjesëmarrja në këtë shoë i ka ndihmuar shumë të piqet profesionalisht. “Tash për tash më mjafton eksperienca e X-factor, afërsia me publikun, marja e kënaqësisë së duartrokitjeve. Keto janë disa gjëra që e bëjnë një këngëtar të mbushur me emocion dhe dashuri për muzikën”, thotë Edona. Për gjashtë muaj qëndrim në Tiranë, ajo takoi njerëz profesionist në fushën e muzikës, njerëz të cilët e kultivojnë për vite të tëra artin e të kënduarit, nxjerrin shumë talent të rinjë dhe përgatisin ata për një rrugëtim të gjatë në karrierë. Ajo thekson edhe emocionet dhe ndjenjën e përjetuar gjatë perfomimit në netët ‘live’ dhe publikun e zjarrtë në sallë.
Secili konkurrent kishte përkrahësit e vet dhe kjo e ngjallte edhe më shumë atmosferën në sallë. “Publiku është i pakrahasueshëm në Tiranë. Ishte një ndjenjë e papërshkruar të këndoj para një publiku të zjarrtë siç e ka Shqiperia”, tregon Edona. Të gjithë pjesëmarrësit krijuan një shoqëri mes vete dhe kjo iu ndihmoi ta kalojnë edhe stresin e skenës dhe garës. Ajo ka ende kontakte me vajzat e grupit, disa prej të cilave janë aktive në muzikë. Edona vlerëson lart edhe këshillat dhe kritikat e jurisë, të cilët në mënyrë profesionale kanë vlerësuar seicilin pjesmarrës. Ajo tregon për mbështetjen dhe dashurinë që kanë pasur nga juria si në garë ashtu edhe jashtë saj. Pjesëmarrjen në këtë talentshow Edona e ka shijuar maksimalisht, pasi në gjithë stafin dhe konkurrentët ka mbretëruar një frymë e bukur dhe e mbushur hare e atraksion. Ndonëse një arkitekte e së ardhmes, Edona nuk e ka lënë asnjëherë anash talentin në muzikë. Që nga mosha 8 vjeçare ajo ishte pjesmarrëse e emisioneve dhe programeve të ndryshme kulturore. Ka përfunduar shkollën e ulët të muzikës në Gjilan, në instrumentin e pianos dhe më pas në solokëndim. Për 6 vjet rresht ishe pjesë e korit multietnik të Radio Televizionit të Kosovës, së bashku me dirigjentin Adhurim Rasimi.
sheshi
12-25 shtator
Komuna FAMILJA 3 ANËTARËSHE JETON NË SHTËPINË POTHUAJSE TË RRËNUAR
Familja Mustafa kërkon NDIHMË URGJENTE Nga: Elife Sherifi
F
amilja Mustafa nga Gjilani ka më shumë se 30 vjet që jeton në lagjen ‘7 korriku’. Një nënë e vetme dhe dy fëmijët e saj e kanë të vështirë jetesën në kasollen e tyre pothuajse të rrënuar. Muret e plasaritura, çatia pothuajse e rënë për tokë, vrima në dysheme e në mure, bëjnë që kjo shtëpi të shndërrohet në një vendstrehim jo vetëm për njerëz, por edhe për insekte. Nga lagështia e tepërt kjo familje rrezikon edhe jetën, ngase nga çasti në cast mund të ndodhë ndonjë problem serioz me rrjetin elektrik. Kjo shtëpi nuk plotëson kushtet për jetesë asnjëherë, por veshtirësitë më të mëdha shfaqen në dimër. Athëherë kur ka vërshime kjo shtëpi kthehet në një kasolle të mbushur me ujë, e cila nuk ta mbush syrin si vendbanim ku jetojnë njerëzit. Frika më e madhe e banorëve dhe e fqinjëve përreth është nga bora që mund ta mbulojë shtëpinë, ose ta rrënojë atë dhe gjithë kjo të sjellë ndonjë fatkeqësi. Banorët flasin shumë pak sepse as fjalët nuk e përshkruajnë atë që ata e përjetojnë çdo ditë. Vajza e kësaj familjeje, V.Mustafa, tregon se kanë bërë disa herë ankesa, por askush asnjëherë nuk ka ndërmarrë diçka më serioze. “Ka gjithmonë premtime dhe fjalë, por si vijnë ashtu edhe shkojnë. Një ditë mund të bëhet shumë vonë”, thotë V.Mustafa. Të vetmen lëmoshë që ata marrin nganjëherë janë pakot me ushqim të cilat shpërndahen për festa të ndryshme nga qendra sociale. Përveç shtëpisë, kjo familje ka halle edhe ekonomike. Djali i vetëm në shtëpi punon
herë pas here si punëtor krahu, por asgjë nuk është e sigurt. Si pasojë e kushteve të rënda ekonomike, djali ka lënë shkollimin në gjysmë për t’u kujdesur për familjen. Ndërsa vajza në pamundësi të mbulimit të shpenzimeve, ka mbaruar vetëm shkollimin e mesëm. Edhe e zonja e shtëpisë nuk e ka të lehtë, pasi përveç ushqimit dhe gjërave elementare për jetë, tani familja e saj rrezikon të mbetet pa shtëpi. E zonja e shtëpisë, me mundësi tejet të kufizuara, arrin të sigurojë kafshatën e gojës për vete dhe fëmijët e saj. Ajo nuk ka koment për situatën në të cilën gjendet dhe nuk e kupton pse ka mbetur pa përkrahje nga institucionet komunale dhe organizatat joqeveritare. Kërkesa e saj e vetme është që dikush tua zgjasë dorën dhe t’iu ndihmojë të paktën me një shtëpi sa të kenë ku të flenë të qetë. Ajo tregon më tej se janë munduar disa herë në mundësitë e tyre të intervenojnë, por është e kotë. Shtëpia është shumë e dëmtuar sa të mund ta rregullojnë banorët e saj. Sipas saj, rastet e tilla kërkojnë intervenim të menjëhershëm para se të ndodhë më e keqja dhe të pësojnë njerëzit. Ajo çdo ditë të jetës së saj e konsideron si bekim për të, pasi muret e dhomës ku fle dita ditës po shemben. Shpresa për të jetuar nuk vdes sado e vështirë të jetë mbijetesa e saj. Familja Mustafa shpreson në ndonjë fondacion ose tek institucionet tona, të cilat para çdo pune tjetër në planet e tyre, duhet të sigurojnë qytetarët me nevoja emergjente. Për të gjithë ne: një kontribut sado i vogël për këto familje, mund të thotë shumë për ata.
17
12-25 shtator
18
sheshi
Komuna
RESVERATROLI NE RRUSH DHE VERË Në lëvoren e rrushit të zi, gjendet lënda bimore Resveratrol, e cila ka ndikim pozitiv në procesin e jetës së qelizës, duke i mbajtur ato të shëndosha e të reja dhe duke i mbrojtur nga sëmundjet e ndryshme e sidomos nga sëmundja e kancerit. Ky lajm i mirë për vreshtarët ka qenë në qendër të vemendjës në një konferencë shtypi në kongresin e degustimit të verërave të vitit 2007 të organizuar në Mittelburgenland – Hofburg të Austrisë
Çka është Resveratroli ? Resveratroli është një fitoaleksin që në masë të konsiderushme përmbahet në hardhi dhe në frutin e saj, rrushin. Fitoaleksinet (Phytoalexyn) janë lëndë anti-mikrobiale, me peshë të vogël molekulare që formohen në bimë pas infektimit dhe akumulohen rreth vendit të infektuar për ta mbrojtur bimën nga përhapja e infeksionit. Ato janë materje me veti mbrojtëse, parandaluese dhe shëruese të infek-
sioneve dhe sëmundjeve. Të gjitha bimët përmbajnë fitoaleksinet e veta mbrojtëse si p.sh. Orchinoli në barishtat Orkide, Falcarinoli në domate, Rishitini në patate, Momilactoni në oriz si dhe Resveratroli në rrush por me rëndësi të veçantë nga të tjerat në shëndetin e njeriut. Në studime të bëra në vitin 2006, është zbuluar një përmbajtje e lartë e Resveratrolit në rrushin e llojit Franaku i zi. Këto studime të nivelit të lartë shkencor janë bërë nën udhëheqjen e Dr. Walter Flak, nga instituti shtetëror i Vreshtarisë në Eisenstatt të Austrisë. Në këto studime janë marrë verërat e disa rajoneve vreshtare për hulumtime laboratorike të përmbajtjes së sasisë së lëndës Resveratrol. Nga shumë rajone vreshtare të BE-së, Franaku i zi nga Burgenlandi i Austrisë dhe Pinot Noir nga rajonet vreshtare të Zvicrrës prijnë me sasi diçka më të lartë të Resveratrol-it në verë. I shënojmë disa
nga këto rezultate. Verërat e zeza nga: Mittelburgerland, 5,6 mg/l. Neusidlersee – Hügelland , 5,3 mg/l. Hasenbergller – Schwizerland , 5,4 mg/l. Bordaux - Francë , 3,9 mg/l. Burgund – Francë, 4,4 mg/l Beaujolais – Francë, 2,9 mg/l.
Çka thotë Dr. Flak për Resveratrolin? Resveratroli si materie me veti kundër plakjes ka zgjuar vëmendje të posaçme në interesimet shkencore: në hulumtime të ndryshme është treguar, që Resveratroli është me vlerë të madhe jetësore për organe të ndryshme në trupin e njeriut, me vlera të larta preventive e shëruese, sidomos në ruajtjen e rinisë dhe shëndetit të qelizave. Në hulumtime shkencore pas testeve me insekte si krimbi e
flutura e fruteve dhe kafshë si miun, është hetuar se ushqimi i tyre me resveratrol i ka zgjatur jetën.
Klima e freskët, burim i rinimit Resveratroli është një lëndë bimore, fitoaleksin i rrushit te zi që gjendet edhe në bimë tjera por që ka koncentrim dhe sasi më të mëdha në lëvoren e rrushit të zi. Lartësia e nivelit të përmbajtjes së Resveratrol-it varet nga lloji i rrushit, rajoni vreshtar, mirëmbajtja e vreshtës, tipi i tokës dhe përpunimi i saj, si dhe kushtet klimatike. Faktori kryesor në ndryshimin e niveleve të Resveratrolit nga rajoni ne rajon ende nuk njihet. Duke u bazuar në ngjashmërinë e kushteve klimatike të Mitelburgenland-it të Austrisë dhe rajoneve vreshtare të Zvicrrës, supozohet se përgjegjës mund të jetë faktori klimatik. Pasi që verërat e kuqe nga rajonet me klimë të freskët zhvillojnë sasi më të mëdha të Resveratrol-it, mendohet se ky dyshim mund të vërtetohet por ende nuk është bërë asnjë studim.
Reagimet nga verërat e kuqe
Përveç Resveratrolit, edhe lëndë tjera bimore si Polifenol-et dhe Likopini kanë efekt pozitiv në sistemin e qarkullimit të gjakut, në këmbimet e yndyrërave dhe kolesterolit, në parandalimin dhe shërimin e kancerit si dhe në rinimin dhe jetëgjatësinë e qelizave. „French Paradox“ është një term që shpesh përdoret për të përshkruar
vrojtimin paradoksial të francezëve që edhe pse konsumojnë shumë produkte yndyrore, kanë numër të vogël të rasteve me sëmundje të zemrës në krahasim me popujt tjerë. Nga viti 1991 kur u përhap ky term nëpër mediat Amerikane, është hetuar një ngritje e konsumimit të verërave të kuqe pasi që është konstatuar se ato, me përmbajtje të Resveratrolit, polifenoleve, proantocianideve dhe antocianideve zvogëlojnë rrezikun e paraqitjes së sëmundjeve të zemrës dhe të sistemit të qarkullimit të gjakut. Resveratroli ka ndikim pozitiv shumëanësor në mbrojtjen dhe mirëqenjen e shëndetësore të njeriut dhe mënyra më e mirë për ta marrë atë është përmes konsumimit të matur të verës së kuqe. Sot, kjo vërehet edhe në mjeksinë e përgjithshme ku po i kushtohet gjithnjë e më shumë rëndësi konsumimit të verës.
Literatura: Dr i med. Bernd Kleine-Gunk „RESVERATROL Länger jung mit Rotwein – Medizin“ Dr . Walter Flak nga gazeta „Winzer“ Wien- Au. Dr. Manfred Kohnlener libri tij „Die Heilkräfte des Weins“ Münhen D. Prof. dr. Rudolf Steurer libri i tij „Gesundhei und Wein“ dhe Dr. Rolf Kriesi „Wein ein hobby für Geniiesser“ Dieter Hess „Pflanzenphysiologie“
sheshi
12-25 shtator
Komuna
19
Zhvillimet e fundit shkencore Nga Bob Symons "Unë jam avokat e jo shkencëtar por interesohem vazhdimisht për tema shkencore dhe e lexoj revisten ‘New Scientist’ rregullisht. Këta dy artikuj janë nxjerrë nga raporte prej ‘New Scientist’ dhe shpresoj që ti pëlqejnë lexuesve."
Fontana e jetës e fshehur në të reshura pluhuri Një spërkatje me pluhur yjor është po aq magjike sa tingëllon! Supozohet që pluhuri yjor ta ketë sjellë në tokë ujin, i cili është elementi kyç i jetës në Tokë. Copëzat e pluhurit që lundrojnë nëpër sistemin tonë solar përmbajnë elementet përbërëse të ujit të cilat formohen kur pluhuri qëllohet nga një shpërthim i frymës së ngarkuar nga dielli. Nëpër laboratore është provuar të imitohet reaksioni kimik i cili shkakton këtë gjë, por tani është gjetur ujë i zënë brenda pluhurit të vërtetë yjor. Kur kjo kombinohet me gjetje tjera të komponimeve organike të pluhurit ndërplanetar, atëherë kjo tregon se keto grimca përmbajnë përbërësit elementarë të nevojshëm për jetë. Meqenëse mendohet se grimca të ngjashme gjenden në sisteme të tjera solare në univers, kjo mund të jetë një shenjë e mirë për jetën anembanë kozmosit. “Implikimet mund të jenë potencialisht të stërmëdha”, thotë Hope Ishii nga Universiteti i Hawaii-i në Honolulu, një nga hulumtueset e këtij studimi. “Është shumë e mundshme që derdhjet e këtij pluhuri nëpër sipërfaqet e trupave të sistemit diellor të kenë vepruar si të reshura të vazhdueshme të bartësve të ujit dhe elementeve të tjera organike për origjinën eventuale të jetës”. Si rezultat i shumë proceseve, duke përfshirë edhe zbërthimin e kometave, sistemet diellore janë të stërmbushura me pluhur. John
Ndikimi i Ajnshtajnit Ndikimi i Albert Ajnshtajn-it mbulon një pjesë të madhe të fizikës së shekullit kaluar. E=mc² përshkruan se si masa është vetëm një formë e koncentruar e energjisë në pritje të lëshimit. Ekuivalenca masë-energji lindi nga teoria speciale e relativitetit e përpunuar nga Ajnshtajni në vitin 1905. Kjo ishte teoria që fiksoi shpejtësinë e dritës, c, si kufizimin përfundimtar kozmik të shpejtësisë dhe filloi të ndryshojë mendimet se hapësira dhe koha janë të ndara dhe të pandryshueshme. Por relativiteti special ishte vetëm paragjella e relativitetit të përgjithshëm të vitit 1915, kryeveprës së Ajnshtajnit, që shpalos të gjitha lidhjet në mes masës, forcës të cilën e quajmë gravitet dhe stofin e përpunueshëm ku zënë vend të gjitha ndodhitë e universit: hapësirë-kohë. Në universin e Ajnshtajn-it, graviteti nuk është një forcë magjike të
Bradley,nga Lawrence Livermore National Laboratory në Kaliforni, dhe kolegët e tij, kanë përdorur fotografime me rezolucion të lartë dhe spektroskopi për të parë nën sipërfaqen e grimcave ndërplanetare të nxjerra nga stratosfera e tokës. Brenda këtyre grimcave me madhësi 5-25 mikrometra, ata gjetën depozitime të ujit. Eksperimentet laboratorike ofrojnë të dhëna mbi mënyrën e formimit të ujit. Pluhuri zakonisht është i përbërë nga silikate të cilat përmbajnë oksigjen. Teksa udhëton nëpër hapësirë, pluhuri takohet me frymën diellore. Kjo rrymë e grimcave të ngarkuara, duke përfshirë edhe jone të hidrogjenit me energji të lartë, lëshohet nga atmosfera e diellit. Kur këto dyja përplasen, hidrogjeni e oksigjeni kombinohen dhe formojnë ujë. Pasi që mendohet se pluhuri ndërplanetar ka rënë mbi tokën e hershme, është e mundshme që ai ta ketë sjellë ujin këtu, edhe pse është vështirë të paramendosh se si mund pluhuri ndërplanetar të jetë përgjegjës për miliona metra kubikë ujë që e mbulojnë tokën sot. Një teori më e besueshme e origjinës së ujit në tokë mund të jenë asteroidët e lagur që e kanë rrahur tokën e hershme. Edhe kometat janë një nga kandidatët e mundshëm të sjelljes së ujit në tokë. Anija kozmike “Rosetta” e Agjencisë Hapësinore të Evropës planifikon të dërgojë një zbarkues mbi një kometë dikur gjatë këtij viti dhe ka për qellim të analizojë rolin e mundshëm që mund ta kenë luajtur kometat. Sidoqoftë, rezultatet që ky mision do të sjellë janë të rëndësishme për kërkimin e jetës në planete tjera. Reaksioni ujëprodhues mund të ndodhë në cilindo kënd të universit ku ekziston një yll, thotë Ishii. Për më tepër, pluhuri ndërplanetar në sistemin tonë diellor e edhe në sisteme të tjera, përmban karbon organik. Nëse pluhuri yjor përmban karbon dhe ujë, atëherë kushtet themelore për jetë në sisteme diellore anembanë universit mund të jenë të gatshme. cilën dy trupa, në mënyrë të menjëhershme, ushtrojnë mbi njëritjetrin, ashtu siç e kishte përfytyruar Isak Njuton-i në ligjin e tij universal të gravitetit më se dy shekuj më parë. Sipas Ajnshtajnit, një trup masiv e deformon hapësirë-kohën përreth tij, në po të njëjtën mënyrë që një gjyle topi do të shtypte një shtresë të shtrirë elastike të gomës. Deformimet që dielli ia shkakton hapësirë-kohës që e rrethon atë, e detyrojnë tokën dhe planetet fqinje të rrotullohen rreth tij, e deformimet që toka ia shkakton hapësirës së saj rrethuese na mban neve përtokë. Graviteti veçse ndjek lakimin e hapësirë-kohës. Në shekullin e kaluar, parashikimet e relativitetit të përgjithshëm janë testuar shumë e shumë herë, duke filluar nga përpjekjet e Artur Edingtonit në vitin 1919 për të treguar se si dielli lakoi dritën e dritën e yjeve gjatë një eklipsi diellor, e deri tek matjet moderne të shtrembërimeve të dritës që bëjnë grumbujt galaktik nga vende edhe më të largëta. Teoria e Ajnshtajnit kurrë nuk ka treguar të meta. Por, çuditërisht, njëri nga parashikimet më qendrore të saj nuk është verifikuar kurrë, as pas gjithë këtyre viteve. Ajnshtajni e sprovoi i pari atë. Në një punim të quajtur “Über Gravitationsëellen” – “Mbi valët gravita-
cionale” – ai sugjeroi se, nëse lënda shtrembëron hapësirë-kohën, atëherë lëvizja e asaj lënde shkakton lëkundje që krijojnë valë. Ekuacionet e relativitetit të përgjithshëm dukej se tregonin, të paktën, se kjo është e mundshme: Ajnshtajni tregoi se si diçka si një lloj topi i zgjatur në rrotullim do të mund të gjeneronte valëzime në Deri më sot, prova më e pranueshme e valëve gravitacionale që ekziston është indirekte. Në vitin 1974, astrofizikanët Xhozef Tejlor dhe Rasëll Halls zbuluan një sistem dy-yjor 21,000 vjet drite larg. Të paktën njëri prej tyre është një yll neutron në rrotullim të shpejtënjë pulsar. Vrojtimet e këtyre dy trupave tregojnë se ata rrotullohen nga brenda drejt zhdukjes së përbashkët, ashtu siç do të duhej të bënin nëse janë duke humbur energji përmes rrezatimit të rrezeve gravitacionale. Një dëshmi tjetër e disa dekadave më parë, e që nuk e ka përparësinë e të qenit e konfirmuar, erdhi në mars të këtij viti, kur disa astronomë të eksperimentit BICEP2 në Polin e Veriut deklaruan se, në prapavijën e mikrovalës kozmike, kanë parë imprintet e disa valëve fillestare gravitacionale - të mbeturat gjithëpushtuese të big bangut, në formë të akullt.
BODYBUILDING Musliu: ushtrime për një trup të mirë
B
ajram Musliu, is kampion i peshave të rënda, sot trajner i bodybulding-ut, tregon se ai ka pasur interesim për këtë sport që nga mosha 14 vjecare, së pari kur kishte hasur në disa revista dhe libra për strukturën dhe muskujt e trupit, mënyrën e të ushqyerit dhe kujdesit ndaj trupit në përgjithsi. "Unë merrem me Bodyduilding që më shumë se 20 vjet, mirëpo ka pasur kohë kur edhe kam pauzuar. Që në vitin 1994, si një i ri me ato kushtet e asaj kohe, kam qenë kampion i Kosovës në kategorinë e juniorëve ku ka qenë një konkurencë shumë e forte. Pas asaj fitoreje nuk i kam ndalur ushtrimet, por kam vazhduar me tempon e njejtë.Duhet të them që përvojën më të madhe për këtë lëmi e kam fituar gjatë qëndrimit tim për 3 vjet në Irak në kampin ushtarak, ku isha trajner dhe mbikqyrës." Tash e 10 vjet Musliu është pronar i fitnessit "AL-BA gym", fitnesi i cili është ndër më të frekuentuarit. Me një hapësirë prej 500 m2, klientëve të tij u ofron mundësi për ushtrime profesionale me pajsije të avancuara. "Çdo person, i çfarëdo moshe, duhet të ushtrojë apo të mirret me ndonjë aktivitet sportiv të paktën 3 herë në javë". Për të arritur format e dëshiruara, një fillestari i duhen ushtrime të regullta për më së paku 6 muaj, dhe për të mbajtur atë formë duhet të jenë të rregullt në ushtrime dhe t'i përkushtohen. Për të pasur një trup të formësuar dhe ashtu siç dëshirojmë ne, ushqimi është njëri ndër elementet kryesore dhe më të rëndësishme. Duhet të hamë më shumë vakte dhe në sasi më të vogël si dhe ushqimet duhet të jenë sa më të shëndetshme dhe të pasura me proteina. “Rutina ditore e ushtrimeve është rreth një orë e gjysme në ditë, duke i ndarë në grupe muskujt, dhe sipas mendimit tim, për secilin muskul duhet bërë ushtrime së paku një herë në javë, gjithashtu duhet bërë edhe ushtrime cardiovaskulare së paku katër herë në javë nga 30 deri 60 minuta. Ushqimi si pjesë shumë e rëndësishme e bodybuildingut duhet konsumuar disa herë në ditë duke u ndarë në racione të vogla si mishi, pemët, perimet dhe duhet të minimizojmë marrjen e yndyrnave dhe sheqernave për shkak të kalorive të shumta që përmbajnë ato”, thotë Musliu. “Çdo njeri, pa marra parasysh moshën, duhet të ushtrojë cdo ditë, në rend të parë për të qenë sa më të shëndetshëm, të fitojmë sa më shumë kondicion dhe force, dhe pse jo, të mbajmë trupin tonë në formë të mire”, shton ai. Dallimi në mes të ushtrimeve të një profesionisti që është afër për pjesëmarrjet në gara dhe atij që ushtron për qejf dallon - profesionisti duhet të bëjë ushtrime intenzivedhe duhet të ketë regjim ushqimor, kurse ata që ushtrojnë për qejf mund t'i thyejnë nganjëherë rregullat e lartpërmendura.
KËSHILLA PËR FITNESS Rrobat
Nëse vendosni se me çfarë ushtrimesh do të merreni, veshja juaj duhet të jetë sa më komode, nuk duhet t’iu shtrëngojë dhe duhet të jetë prej pambuku.
Nxehja
Ushtrimi nuk duhet të fillojë pa një ngrohje. Muskujt e përgatitur për ushtrime janë më elastik dhe e durojnë më shumë lodhjen.
Të ushqyerit
Shmangiuni ushtrimeve me barkun plot, por edhe me barkun bosh. Nëse jeni të uritur nuk do të keni energji. Para se të fillonit ushtrimet do të ishte mirë të hani banane.
Ushtrimet dhe kilogramët
Nëse qëllimi kryesor i ushtrimeve për ju është largimi i kilogramëve të tepërt, atëherë mos e teproni, dhe mos jini shumë të kënaqur me rezultatet që tregon peshorja. Një pasqyrë më të qartë e japin dukja dhe garderoba që keni veshur.
Mos i lini pas dore yndyrnat
Është mjaft e rëndësishme që të mbani një baraspeshë për trupin tuaj dhe për të mos humbur yndyrën në përgjithësi. Yndyra është një masë energjitike e cila e furnizon organizmin kur ka nevojë për të.
Pini ujë
Me djersitjen tuaj gjatë ushtrimeve humbin edhe mineralet, kështu që së paku duhet të konsumoni një litër ujë natyral. Nëse vendosni për ndonjë pije tjetër, atëherë zgjidhni ndonjë që ka vitaminë C.
sheshi
Nga: Kaltrina Zymberi dhe 21 Belkise Krasn
12-25 shtator
INTERVISTË ME DIZEJNATOREN DRENUSHA XHARRA
Drenusha Xharra: të rinjtë tanë e dinë çka është "in" Nga: Belkise Krasniqi
G
jatë intervistës me Drenushën, ajo na tregon se si i lindi dëshira dhe pasioni që të merret me dizajn "Nga dëshira e madhe për të krijuar dicka unike që të identifikohet në shikim të parë si veshje e "Drenusha Xharres" si dhe nga pasioni i pazëvendësueshëm që kam për modën, që nga fëmijëria më lindi dëshira dhe vullneti që të merrem me dizajn."
Nuk do të thotë që shkollimi ta zbulon talentin, ai lind. Por kur të vijë koha të përzgjedhesh drejtimin në të cilin ju dëshironi ta studioni, nuk ka më kënaqësi se ta përfundosh shkollimin në një degë të cilën e studioni me plot pasion. Nuk ka gjë që të përmbush më shumë se sa kur pasioni kthehet në profesion. Shkollimi të drejton në perfeksionizëm.
Sipas jush a nevojitet shkollim per t’u bërë kreatore?
Materialet të cilat çdo njeri i preferon janë të përmbajtjes të pambukut, por për shkak të organizimeve të eventeve galla preferohen materiale me të veçanta si ato dantela, mëndafsh, saten mëndafsh, e këto mund të jenë një ngjyrëshe ose të printuara.
Me çfarë materiale preferoni të punoni?
Bashkëpunimi me revistat prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Drenusha tregon se si arriti bashkëpunimin me tregun e SHBA-së dhe me disa nga revistat më prestigjoze. "Synimi im që në fillim, ashtu si i secilit dizajner, është që të arrijë tregun botëror. Veshjet i kam dërguar në New York, SHBA, që në shtator të vitit të kaluar, dhe ai ka qenë koleksioni im i parë i emërtuar "Betty". Ka qenë mjaft i kërkuar edhe prej klientëve në LA dhe në NY, por edhe kam pasur fatin që disa stilistë të bëjnë sesione të fotografive me veshjet e mia në disa revista modës: Flawless
Këshilla: Si ta vishni një bluzë të meshkujve Shumë femrave u pëlqen që të eksperimentojnë me rroba të meshkujve, t'i shëndrrojnë ato në copa të bukura për t'u veshur nga femrat. Në rast se i dashuri juaj le bluzën e tijë tek ju apo ju pëlqen një bluzë e vëllaut tuaj atëherë ne kemi 5 shembuj për ju nga Brit dhe Misty Spinney se si t'i veshni në raste të ndryshme. Xhinse të ngushta dhe një rryp: Do të ishte një dukje ideale për përditshmëri duke ndjekur këto kwshilla: vetëm përvjelni mëngët, një rrip të bukur, xhinse të ngushta dhe sandale. Sassy Cargo: Pjesën e poshtme të kmishës, ndajeni në dysh dhe lidheni në mes të belit dhe përvjelni mëngët. Mini fustan me krahëror të hapur: Pjesën e krahëve rrotulloni në anën e shpinës dhe i mbledhni në anën e përparme dhe
lidhini në cfarëdo forme që dëshironi. Hipster i të 90'tave: Këtij lloj stili i nevojiten vetëm një palë xhinse të grisura dhe tregerat, këmishën mund ta leni të hapur me një bluzë të veshur mbrenda apo edhe t’i mbyllni kopëset e kwmishës. Vajza e Qytetit: Leginse me këmishë të gjërë dhe një rrip në bel dhe me çizme. Ditë e Natë: Me një palë pantollona dhe një bluzë të zezë mund ta veshni këmishën e meshkujve, me një rrip të hollë në pantollona dhe në fund vareni në qafë një zingjir të gjatë. Bluzë dhe Xhinse: Kombino një bluzë të ngushtë me xhinse dhe përvjelni mëngët, mund t'ia bashkangjitni edhe ndonjë aksesor.
Magazine, Creem Magazine, Zink Magazine, Beautiful Savage dhe SHK magazine.
Andy Warhol e Betty inspirimi i Drenushës Dy koleksionet që i
kam lansuar kanë qenë të inspiruara nga persona të veçantë që njiheshin si ikona të modës. Koleksioni i parë është emërtuar "Betty", i inspiruar nga protagonistja kryesore e serialit Mad Men, dhe i dyti ishte "Eddie", i inspiruar nga ikona e modës dhe yllit të viteve të 60ta të, Andy Warhol. E pyetur se a do të merrej me dizajnimin e rrobave të meshkujve, ajo tregon se kërkesat janë të shumta dhe se do t’i bënte me qejf "Kam shumë kërkesa të bëj veshje për meshkuj por ende nuk kanë filluar dhe shpresoj që shumë shpejt do të filloj." Në fund Drenusha e jep edhe një koment reth trendit në vendin tonë, se sa po ndiqet nga të rinjtë si dhe për dizejnatorët tjerë vendas. "Nga mundësia e kyçjes në internet në cdo kënd të Kosovës si dhe përdorimi konstant i smart phonave rinia e Kosovës është e informuar se çfarë është “in” dhe cfarë është “out” sa i përket kombinimeve dhe guximit të përdorimit të veshjeve në kohë dhe vend të caktuar.Secili kreator i modës ka stilin e tij të veçantë që idenfikohet dhe e ka klientelën e tij. Shija është relative dhe mendoj që jemi shumë në hap me modën".
12-25 shtator
22
sheshi
Komuna
Mirëmbajtja e dyshekut
Si ta riktheni ciklin e gjumit Gjumi është shumë i rëndësishem, pasi që ndihmon trupin që të ballafaqohet me stresin. Trupi përgatitet për gjumë natën kur hormoni sekret i quajtur melatonin ndodhet në qarkullimin e gjakut, i cili i shkakton trupit një ekpseriencë në zvogëlimin e temperaturës dhe të vigjilencës.
Gjumi i mirë dhe i qetë varet, në masëtë madhe nga përshtatshmëria e shtratit në të cilin flemë. Për këtë ar-sye ju këshillojmë që ta pastroni dhe ta freskoni dyshekun. Nësedyshekun e keni shfrytëzuar më gjatë se 8 vjet, është koha që tandërroni. Pastrimi: Është e sigurt se në secilin dyshekka tenja. Nëse nuk vuani nga alergjitë, mjafton ta fshini me fshesëtë rrymës. Për personat që i mundon alergjia, është e këshillueshmeqë dysheku të pastrohet herë pas here më në thellësi. Ajrosja: Nëse keni ajrosur mirë dhomën,keni bërë gjysmën e punës. Nëse lagështia e ajrit është e lartë, lehtëmund të shfaqet myku dhe gjurmët nga lagështira e tepërt. Pranda-j,është e nevojshme që herë pas here ta vini dyshekun në dritare osenë tarracë për ta ajrosur. Mbrojtja: Këllëfi i dyshekut deri diku mund të“frenojë” tenjat. Ekzistojnë këllëfë special të cilët kanë efekt antialergjik dhe antibakterial. Këta këllëfë e mbulojnë tërë dyshekun. Heqja e njollave: Gjurmët e kafesë mund të fshihen pa telashe me ujë të vaktë. Njollat nga gjaku fshihen pak më vështirë: njollat duhet fërkuar me ujë të ftohtë dhe duhet t`u hidhet një shtresë e trashë e bakinit. Lihet për 20 minuta dhe shpërlahet me ujë të ftohtë. Gjurmët e urinës pastrohen shkëlqyeshëm me lëng limoni, pastaj fërkohen me shkumë sapuni e cila duhet të lihet pak të ndikojë dhe më pas të shpërlahet. Rrotullimi: Po qe se dëshironi që dyshekun tuaj ta shfrytëzoni në mënyrë optimale, atëherë rrotullojeni herë pas here në mënyrë që ta shfrytëzoni në dy anët. Më së miri është që ta bëni këtë kur i ndërroni çarçafët (për afërsisht çdo dy javë).
Ndërkaq gjatë ditës, drita nga dielli pengon prodhimin e melatoninit. Në periudhat kur udhëtoni në vende të zonave të ndryshme kohore, ose kur punoni gjatë natës, mund të shkaktoj parregullsi në gjumin tuaj natyral. Andaj, ja disa këshilla që mund të ju ndihmojnë për ta kthyer ciklin normal të gjumit tuaj. Është e rekomandueshme për të ngrënë ushqim siç janë frutat dhe perimet në mënyrë që të merrni multivitamina. Qëndroni larg ushqimit luksoz dhe ushqimit të rëndë - është shumë e rëndësishme për mirëmbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak si dhe për të tejkaluar problemet me gjumë. Përpiquni t’i shmangeni ngrënies të paktën 12 orë para kohës kur
keni planifikuar të zgjoheni. Përndryshe, nëqoftëse ushqeheni menjëherë para se të fleni, trupi juaj e kupton dhe pretendon se ju jeni zgjuar dhe jeni ushqyer me mëngjes, dhe kjo do të shkaktojë parregullësi në gjumin tuaj. Praktiko ushtrimet joga. Joga zakonisht përfshin ushtrimet e frymëmarrjes dhe meditimin. Këto aktivitete mund t’ju ndihmojnë dukshëm në zvogëlimin e stresit dhe si rezultat, një gjumë më të rehatshëm. Gjithashtu ndihmon që ju të flini edhe më shpejt dhe më gjatë. Flini të paktën shtatë deri në tetë orë në ditë. Kjo nënkupton që ju duhet të mos fleni më gjatë as gjatë vikendeve e as në ditët e pushimit. Nëse ju duhet të punoni gjatë natës dhe të flini ditën. flini në një dhomë të errët, në mënyrë që ta bllokoni dritën të depërtojë në dhomën tuaj. Pasi se të zgjoheni, hapni perdet në dhomë ose ndizni dritën dhe lejoni që rrezet të depertojnë në dhomën tuaj. Kjo i mundëson trupit tuaj që t’i përshtatet orës suaj biologjike për një ditë të re.
Receta FËRGESË E TIRANËS
PSE NXËNËSIT BIEN NË GJUMË Dhjetë minutat e para janë periudha kur nxënësit janë më mirë të përqendruar në atë që thotë profesori. Pas kësaj pason një periudhë e përqendrimit të ulët, por ka mënyra për të ndryshuar atë. John Medina në librin e tij "Rregullat e trurit" paraqiti informacionin mbi këtë çështje duke vënë në dukje se rënia e përqendrimit pas 10 minutash është fenomen natyror. Megjithatë, profesori i mirë këtë periudhë
mund ta zgjasë ose, thënë më mire, ta ringjallë. Problemi më i madh në leksionet e profesorëve të universitetit është se ata nuk marrin parasysh procesin e të mësuarit dhe mësimdhënies në teori, konsideron Medina. Një profesor i mirë dhjetë minuta prezanton ndryshimet në leksion për të rifituar vëmendjen e nxënësve. Këto variacione mund të arrihen në disa
mënyra - nga përfshirja e aktiviteteve të nxënësve në klasë në një periudhë kur nxënësit bëjnë pyetje. Kryesore është që të arrini angazhimin e nxënësve, vë në dukje autori, duke shtuar se problemi është se shumica e profesorëve në leksion shihen si një komunikim i njëanshëm. Nëse studentët nuk do të kontribuojnë në komunikim, ata humbasin fokusin, dhe shumë prej tyre flenë.
Përbërësit: •3-4 qepë te njoma •2 domate •5 speca •3 vezë •200 gr djath i bardhë •vaj ulliri •kripë •piper i zi
Përgatitja: Pasi i kemi larë të gjithë përbërësit i grijmë hollë me radhë, qepët, specat, domatet. Hedhim në tigan qepët me vaj, shtojmë specat dhe i skuqim bashkë për pak minuta. Shtojmë djathin të grire në copa të vogla dhe më pas shtojmë domatet e grira. Pasi të jenë skuqur mjaftueshëm shtojmë vezët e rrahura. Vazhdojmë duke i përzier për rreth 4 minuta në zjarr dhe tashmë fërgesa juaj është gati. Ju bëftë mire!
sheshi
12-25 shtator
Letra Redaksisë SHUMË KËRKESA, PAK VENDE TË LIRA Një brengë e cila kohëve të fundit është bërë problem i qytetarëve e sidomos nxënësve të cilët këtë vitë kanë perfunduar Shkollën e mesme të ulët për të vazhduar më tutje Shkollimin e Mesëm. Unë quhem Albrim Isufi dhe kam lindur në vitin 30.05.1999. Unë këtë vit kam përfunduar Shkollën Fillore në SH.M.U “SELAMI HALLAQI” në Gjilan ku dola me dëftesë të shkëlqyer dhe me 83 pikë në testin e arritshmërisë. Gjatë konkursit të parë dorëzova Dokumentat e mia në shkollën e mesme të mjeksisë “ASLLAN ELEZI” në Gjilan dhe pas marrjes së rezultatëve u dëshpërova si shumë nxënes të tjerë duke qenë I dyti në listen e të refuzuarve. Ky për mua qe një lajm tmerrues, por edhe më tmerrues ishte fakti kur morëm lajmin se nuk ka afat të dytë dhe nuk ka vende të lira. Unë tani ndodhem në një pozitë ku edhe shumë nxënës të tjerë më kuptojnë. Pas hulumtimeve të mija ky “DËSHTIM” të cilin e kapitalizoj me shkronja të mëdha, vjen si pasojë e vendimit të ri të z.Nazmi Musa, Drejtor I Arsimit në Gjilan I cili ka marrë vendimin për shkurtimin e klasëve, heqjen e arsimtarëve, perzirjen e
Gjilani qytet i drejtorateve pa drejtorë Muajtë e fundit, gjendja në qeverisjen lokale në Gjilan dukshëm është e rënduar në të gjithë sektorët e në veçanti një gjendje e rëndë është krijuar në sektorin e shëndetësisë. Ky sektor i rëndësisë së lartë, për fat të keq edhe pas disa muajve nuk ka ende drejtor. Drejtorati i Shëndetësisë mbeti pa drejtor që nga muaji maj i këtij viti, kur Labinota Demi Murtezi u kandidua për deputete me ç’rast ajo fitoi votat e mjaftueshme për deputete dhe nuk u kthye më në këtë pozitë. Bile, ajo që është më drastike, e që plotësisht e përshfaq “rehatinë” dhe pakujdesinë e kryetarit ndaj këtij sektori është mungesa e së paku një ushtruesi të detyrës i cili do ta qeveriste shëndetësinë gjatë kësaj periudhe kalimtare zgjedhore. Ne do t’i themi disa fjalë për përkeqësimin në shëndetësi por megjithatë po e theksojmë se që nga fillimi i këtij mandati Drejtorati i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (DKRS) qeveriset me ushtrues detyre e jo me drejtor (pa asnjë arsye të qartë për kuvendin e komunës dhe për publikun e saj). Kështu është gjendja në Drejtoratin për Buxhet e Financa (DBF) dhe në departamenmtin e prokurimeve me em137rimet e pa qëlluara dhe pastaj me ndërrimet në këta dy sektorë gjithashtu të rëndësisë vitale për qeverisjen. Të kthehemi te shëndetësia. Ndërrimi i drejtorit dhe zëvendës-
klasëve, heqjen e disa nga drejtimeve e shumë e shumë vendime të tjera me rezultat fatal... Sipas resurseve dhe burimeve të ndryshme klasët e drejtimit të përgjithshëm (aty edhe ku kam aplikuar) janë shkurtuar për një numër të bollshëm nga 6 klasë kanë rënë vetëm ne 2 me numër të kufizuar të nxënesve, vetëm 31 nxënës në një klasë kjo vlen për të gjitha drejtimet, gjithashtu nga puna janë hequr rreth 50 profesorë dhe si pasoj e kësaj humbjeje kanë filluar përzierjet e klasëve te vitit të tretë dhe të dytë gjithashtu janë hequr edhe disa drejtime të cilat per dike kanë qenë të rendesishme por siç duket për dike “tepricë”. Unë si 15 vjeçar flas në emër të të gjithë nxënësve moshatarët e gjeneratës time të mirret një vendim sa më I shpejtë për nxënësit e refuzuar të cilët janë në një numër më të madh se kurrë, të shtohet numri I klasëve ose të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë në të gjitha shkollat. Unë kam vendosur të vijoj mësimin me dëshirë apo pa dëshirë të Drejtorit z. Rahim Azemi prandaj do të vijoj mësimin në këtë shkollë në qfarëdo mënyre që është e mundshme!! Gjithashtu kohët e fundit bëhet fjalë se ka shum nxënës po regjistrohen në menyra të korruptuara gjithashtu është mënyra më e lehtë siç duket për pranimin në cilëndo shkollë. Pra çelësi për hyrjen në drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ndërrime të cilat janë bërë me presion të drejtëpërdrejtë të kryetarit (ky presion për qudi është kualifikuar si “marrëveshje”) është ndërrim joligjor sepse këtyre dy zyrtarëve të pranuar me konkurs nuk u kishte skaduar ende kontrata. Është veprim diskriminues e politizues sepse në vend të tyre janë vendosur militantë te partis se kryetarit pa konkurs vetem jan bere emrimet. Me këtë “marrëveshje” të bërë “paqësisht” tani paguhen me rrogë të drejtorit dy persona e që paraqet dëmtim të drejtëpërdrejtë, të dukshëm e të qëllimshëm të bugjetit të komunës sepse me statutin e QKMF dhe me strukturimin në këtë sector nuk parashihen dy rroga të drejtorit për dy persona në pozicione plotësisht të ndryshme të detyrave dhe të përgjegjësive. Menaxhmenti i ri i QKMF gjithashtu ka bërë ndërrim dhe zhvendosje të kryeshefave dhe shefave nëpër rrjetin e QKMF-ve, gjithashtu në mënyrë të jashtëligjshme. Edhe këtu paguhen dy shefa me koeficintë më të lartë, njëri me koeficient të zëvendësdrejtorit e tjetri me koeficient të kryeshefit. Këto janë vetëm disa nga faktet të cilat flasin për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të buxhetit të QKMF-së. Ne, grupi i PDK në KK kërkojmë që auditori i brendshëm i komunës urgjentisht të bëjë auditim të procesit të punës dhe të rrjedhës së parasë në QKMF sa nuk është bërë vonë. Në qendrat e mjekësisë familjare gjendja e furrnizimit me barna nga lista esenciale është tejet e rënduar
Mësimi online një metodë e re e teknologjisë për herë ëe parë në Kosovë Letrat e dërguara në këtë rubrikë nuk përfaqësojnë qëndrimet e redaksisë
ose pothuaj se nuk ka fare përderisa mungonte edhe insulina e që ka filluar paksa të përmiresohet. Këtyre ditëve ka filluar edhe vaksinimi i cili ishte ndërpër për shkak të mungesës së vaksinave, ndërsa kontrolla sistemike e nxënësve e cila është dashtë të ndodhte të paktën para muajit qershor nuk është bë dhe nxënësit janë rikthyer në mësim në muajin shtator pa kontrollën sistemike e cila është e domosdoshme për gjendjen kolektive shendetësore nëpër shkollat tona. Gjendja higjienike në shkolla ështē tejet e rëndë shaku i mos realizimit të projektit për dezinfektim, deratizim, dezinsektim, shkaku i mosrealizimit të tij kishim një verë përplot insekte e tani kemi shkollat e kontaminuara të cilat i frekuentojnë cdo dite nxënesit tanë, e pushtetarëve tanë nuk ju bëhet vonë aspak bile as që kërkuan falje publike rrethe kësaj qështje aq madhore dhe të një rëndesië së veqant. I nderuari kryetar, keni premtuar qeverisje të mirë, dinamike e profesionale dhe kursim të bugjetit të komunës. Me këto premtime dhe me retorikën tjetër kritikuese zgjedhore e keni marrë votën e qytetarëve të komunës për ta vënë në jetë agjerndëen e premtuar. Deri tashti jeni jashtë çdo pike të kësaj agjende. Kthehuni në qeversijen komunale, sepse keni bërë gjithçka është e mundur për të marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr me Gjilanin, e ju e keni katandisur si është me së keqi në çdo aspekt.
Universiteti online “Washington Education in Kosovo” synon të krijojë inxhinierë të softuerit dhe t’iu hapë dyert të rinjve kosovarë për punësim në kompani gjigante botërore, si Microsoft, Amazon e Google. Mësimi online, i cili është mjaft i përhapur në shtetet e zhvilluara, duke mundësuar rritjen dhe edukimin e të rinjve, tashmë ka arritur edhe në vendin tonë. Profesori Ridvan Aliu, nga Gjilani i cili me vite jeton dhe punon në SHBA, i shkolluar në shkencat kompjuterike, inxhinieri të softuerit, në bashkëpunim me inxhinierët kosovarë krijoi produktin e shkollave online për mësim nga shtëpia. Shkollat u lansuan falas, me synim që të ofrojnë sidomos për të rinjtë, mësimin e Anglishtes (www. teprofiqaza.com); të Matematikës (www.edumatematike.com); të Teknologjisë Informative (www.unejamkoder.com). Ato u pritën mirë, për faktin se mundësojnë ndjekjen e kurseve pa shkëputje nga shkolla ose puna, dhe krejtësisht falas. Profesor Aliu, në shtator të këtij viti do të lansojë Universitetin e parë online “Washington Education in Kosovo”, një risi kjo për Kosovën. Synimi i këtij universiteti do të jetë krijimi i inxhinierëve të softuerit, të cilët do të kenë mundësinë të marrin ligjërata nga profesorë eminentë të teknologjisë informative, si Chris Harden, drejtor i Zhvillimit në EA Sports; John Hatch nga Microsoft, Steven Yee Coo nga EDUonGo; Ridvan Aliu CEO në EDUonGo etj. Universiteti ofron programin dyvjeçar me bursa që do të ndahen nga “Real Visuals”, me qendër në Washington, e cila do mbulojë 90 për qind të bursës, ndërsa 10 për qind të shumës do të mbulohet nga studentët. Këta do të përzgjidhen nga stafi i universitetit, bazuar në suksesin e treguar. Programi është dyvjeçar. Në vitin e parë, studentët do të kenë teori dhe punë praktike, ndërsa në vitin e dytë akademik ata do të përfshihen drejtpërdrejt në projekte. Të rinjtë të cilët kanë aftësi në kodim, sikurse dhe ata që janë në studime të shkencave kompjuterike, kanë mundësinë të aplikojnë në këtë universitet, përmes webfaqes së universitetit www.WEKonline.com Të gjithë të interesuarit, fillimisht duhet të kryejnë testet në shkollat paraprake, atë të anglishtes,
23
matematikës dhe teknologjisë dhe të marrin së paku 80 për qind të pikëve. Aplikantët duhet ta njohin gjuhën angleze, pasi që të gjitha ligjëratat janë në gjuhën angleze. Profesori Ridvan Aliu thotë se ky universitet është një mundësi që iu ofrohet të rinjve kosovarë të bëhen inxhinierë të softuerit, dhe t’iu hapen dyert për punë në kompani gjigante të teknologjisë informative, siç janë Microsoft, Amazon, Google etj. Profesor Aliu, tash me ka lansuar edhe produktin më të ri MOOC të parin ndër shqiptarë, Albanian MOOC. MOOC është një kurs online për qëllim pjesëmarrjen të pakufizuar dhe qasje të hapur nëpërmjet webit. Kjo metodë e mësimit në distancë, e cila tani përdoret nga universitet më prestigjioze të botës, siç janë MIT, Harvard, Yale etj., ka dhënë fryte të mëdha në studimet shkencore dhe teknologji anë e mbanë botës. MOOC është paraparë si një metode e re e arsimimit të të rinjve, e cila ka sjell risi në arsimimin, si dhe një risi në kolegjet evropiane, të cilat mbledhin komunitetin e profesorëve, asistentëve, studentëve. Por, një formë e tillë nuk është aplikuar në vendin tonë, deri më tani. Ideja e krijimit të “Albanian MOOC”, MOOC e para shqiptare, është një iniciativë që vjen nga kompania me seli në Washington "Real Visualz", LLC. "Real Visualz" ka startuar me shkollat online dhe fton të gjithë komunitetin shqiptar, Universitetet, Kolegjet, Profesorë, Asistentë e studentë, që t’i bashkëngjitën kësaj iniciative dhe të ofrojnë edukim kualitativ edhe atyre studentë që nuk i kanë kushtet të ndjekin shkollimin e lartë universitar. Tani zhvillimet e reja teknologjike mundësojnë ndjekjen e ligjëratave nëpërmes videove, testojnë studentët për njohuritë e arritura dhe stimulojnë që studentët të mësojnë së bashku dhe të bashkëpunojnë mes vete, prej ngado ku janë dhe prej pajisjeve që ata i përdorin më së shumti: telefonat, kompjuterët, tabletët etj.. T’i kontribuojmë rinisë sonë dhe t’ua mundësojmë të gjithëve të kenë qasje në edukim kualitativ, pa marrë parasysh kushtet e studentit, apo vendin nga vjen. Eja edhe ti bëhu pjesë e “Albanian MOOC”, MOOC e parë shqiptare. Të gjitha Universitet e interesuara për MOOC mund të aplikojnë te webfaqja: www.almooc.com dhe klikoni te “Apliko të Bashkangjitesh”. Agim Hajrizi
12-25 shtator
24
sheshi
Opinion Frika nga terrorizmi si prelud i terrorit të pushtetit Nga: Shkodran Ramadani
Zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me “Luftën kundër terrorizmit”, respektivisht arrestimin e më shumë se 40 personave të dyshuar për përfshirje në aktivitete terroriste, janë komentuar dhe diagnoztifikuar nga analistë dhe subjekte të ndryshme politike. Përjashto Lëvizjen Vetëvendosje! dhe disa zëra të margjinalizuar të shoqërisë, debatin publik e ka dominuar hegjemonia e retorikës së thatë “anti-terroriste”. Ky shkrim përbën një përpjekje të shkurtër për të hedhur dritë mbi këto zhvillime, të cilat sipas mendimit tim nuk mund të shpjegohen pa u kthyer prapa në histori. Përveç llupës së historicitetit, ky shkrim konstituon edhe një trajtim psiko-sociologjik mbi fenomenin e terrorizmit përmes qëmtimit të pasojave psikologjike dhe shoqërore me të cilat është përballur shoqëria kosovare në këtë pesëmbëdhjetëvjeçar. Pas përfundimit të luftës shoqëria kosovare u vërshua nga një ekstazë e optimizmit kolektiv. Optimizmi në progres dhe besimi në të ardhmen e ndritur ishintë palëkundshëm.Trumbetohej me zellideja se të gjitha forcat e kobshme që mund ta cënonin shoqërinë kosovare do të flakeshin nga demokracia. Mundësitë për lindjen e ndonjë lufte të re që do të përfshinte Kosovën konsideroheshin si të venitura. Të paktë ishin ata që guxonin të turbullonin optimizmin e ëmbël të kësaj periudhe. Skeptikët e së ardhmes ishin të pakët, kurse zërat që vinin në dyshim zhvillimet të cilat shpaloseshin në Kosovë ishin nemitur nga ideologjia shurdhuese e sistemit të ri. Në këtë atmosferë feste filloi edhe procesi i privatizimit. Prona publike u shpall relikt i socializmit të Jugosllavisë, kurse gardianët e saj armiq të progresit.E cytur nga doktrina neoliberale, logjika e “tregut të lirë” do të pushtonte pothuajse të gjitha njësitë e shoqërisë. Orvatjet e sindikatave dhe unioneve të punëtorëve ishin sterile në rezultate, kryesisht për faktin se ato ishin të parat që u goditën. Unionet e punëtorëve ishin pykat që përpiqeshin të bllokonin rrotullimin e ingranazheve të rendit neoliberal, prandaj edhe duhej të zhdavariteshin të parat. Dhe
kjo u bë përmes deindustrializimit të ekonomisë kosovare. Deri në ato ditë, sindikatat e punëtorëve ishin të grumbulluara kryesisht rreth fabrikave, që do të thotë se po i shndërrove fabrikat në objekte tregtare, rreziku që vjen nga organizimi i rezistencës nga ana e punëtorëve, eliminohet. Ideologjia neoliberaleezauroi pronën publike dhe atomizoi shoqërinë në njësi gjithnjë e më të imta. Materializimi i kësaj doktrine erdhi përmes tkurrjes së shtrirjes së shtetit dhe triumfit të pronës private mbi atë publike. Fragmentarizimi i shoqërisë në formacione gjithnjë e më të vogla ishte i pashmangshëm. Diktatura e kapitalit tani ishte realitet, kurse prona publike u dënua me vdekje. Neoliberalizmi është një dyzim kontradiktor që thirret në shprangosjen e individëve nga vargonjtë e shtetit, duke i dhënë atij mundësinë për iniciativa biznesore, por duke mos paraparë masa për ata që përjashtohen nga tregu. Kontradikta ngritet mbi faktin se pakos së “lirisë”, neoliberalizmi i bashkangjiti edhe ekspozimin e individit përballë vrazhdësisë së tregut të lirë. Planifikimi dhe kontrolli do të sulmohen si mohime të lirisë. Ndërmarrësia e lirë dhe prona private do të shpallen thelb i lirisë. Asnjë shoqëri e ndërtuar mbi tjera parime nuk meritonte të quhej e lirë. Liria që vjen si pasojë e rregullimit shtetëror do të denoncohet si joliri, kurse drejtësia, liria dhe mirëqenia që ajo ofron do të kamuflohej si skllavëri. Kësodore, ideja e lirisë degjeneron në thjesht një mbrojtje të ndërmarrësisë ekonomike, që do të thotë liri e plotë e atyre, të ardhurat dhe fitimet e të cilëve nuk kanë nevojë për ndihmën e shtetit, por që nuk duhet penguar me taksa, si dhe “liri” si lëmoshë për njerëzit të cilët bëjnë orvatje të kota që të shfrytëzojnë të drejtat e tyre që sigurojnë një pozitë të mirë në treg. Liritë e ardhura me vendosjen e projektit neoliberal në Kosovë ishin fitimprurëse vetëm për një lukuni ndërmarrësish të fuqishëm. Kjo kastë ishte rëndom grumbull i njerëzve të pushtetit, apo të afërt me ta, ose investitorë të jashtëm që u sollën nga trupa e UNMIK-ut. Edhe pse një numër jo i vogël i ndërmarrjeve publike ishin të gatshme të rifillonin punën, ndërkohë që disa të tjera me pak investime mund të rivitalizoheshin, strukturat drejtuese të UNMIK-ut në bashkëpunim me udhëheqësit vendorë dhe me rekomandimet e FMN-së (Fondi Monetar Ndërkombëtar) dhe BB-së (Bankës Botërore), përdorën teknikën e “zhvlerësimit të ndërmarrjeve deri në privatizim të tyre” në mënyrë që privatizimi të paraqitej si i pashmangshëm. Të gjitha ndërmarrjet publike që u privatizuan, u shitën me çmime pothuajse të
të mëdhenj të tregut. Privatizimi i ndërmarrjeve publike në terren do të duhej të justifikohej përmes apologjetëve të tij në media, shkolla, salla të konferencave, universitete, institute e gjetiu. Dija dhe diskursi i përditshëm publik nuk mund të shkëputeshin dot nga interesat e pushtetit.Si mekanizma ideologjikë më të përdorur për atë që, Noam Chomsky e quan “manufakturimin e miratimit”, ishin slloganet e “integrimeve evropiane”, “standardet para statusit”, “domosdoshmëria e tregut të lirë”, frika nga komunizmi, islamizmi etj. Politika e përgjithshme qe dizajnuar asisoj që të çojë ujë në mullirin e arkitektëve të këtij rendi, të fuqishmëve. Pjesa më e madhe e popullatës do të dëmtohej nga këto politika. Politika dhe dija do të gjarpërojnë në atë mënyrë që shteti të bëhet instrument që u shërben vetëm të kamurve. Shumica e popullatës do të mbledh thërrimat e asaj që mbetet pa u gllabëruar nga agjentët e mëdhenj të tregut. Të pasurit bëhen gjithnjë e më të pasur, të varfërit gjithnjë e më të varfër. Erich Fromm, në veprën e tij mbase më të rëndësishme, “Arratisje nga liria”, shkruan se shenjtërimi i kapitalit, i qarkullimit të lirë të tij dhe pronës private, lë të kuptohet sepas këtij riti ideologjik, do të krijohet rendi ku janë forcat mbipersonale ato që do të përcaktojnë fatin ekonomik të njerëzve. Individi fillon të kërcënohet nga presioni i këtij triumvirati.Me këtë rast, mugullimi i korporatave meskine do të ishte i paevitueshëm dhe fataliteti ekonomik kërcënonte qytetarin e rëndomtë. Promovimi i konkurencës do të zbonte solidaritetin si bosht të marrëdhënieve midis njerëzve. Marrëdhënia me njerëzit e tjerë, tani që këta të gjithë u bënë konkurentë potencial, do të bëhej një marrëdhënie armiqësore dhe e huaj:
individiu bë i lirë, por edhe i izoluar dhe i kërcënuar nga të gjitha anët. Rendi i vjetër me elemente të fuqishme sociale po thërrmohej, kurse individi i shoqërisë së re do të humbiste sigurinë përballë forcave të reja ekonomike: kapitalistëve dhe monopoleve. Klasat e ulëta po e ndjenin gjithnjë e më shumë presionin e shfrytëzimit në rritje. Sistemi i ri do t’i pamundësonte individit zhvillimin elirë eknomik, autonominë dhe produktivitetin. Me shthurrjen e të gjitha marrëdhënieve të solidaritetit, kysistem do të prodhonteveç persona, izolimi dhe pasiguria e të cilëve do të ishte gjithnjë në rritje. Solidariteti mes njerëzve i la vendin një qëndrimi unik të shkëputjes.Individët filluan ta shohin njëri-tjetrin si objekte për tu përdorur dhe manipuluar. Filluan të përshkoheshin nga një dyshim gjithnjë e më i madh për rolin e tyre në shoqëri. Ata pushtoheshin nga një pafuqi gjithnjë e më e mprehtë. Thellimi i kapitalizmitdo t’i jepte njeriut lirinë në duart e veta, por dinamikat e tij nuk do të kenë shpalosje harmonioze. Kontradiktat e këtyre dinamikave, konkurenca dhe lakmia e predatorëve të mëdhenj të tregut, do të cënojnë vazhdimisht lirinë e tij, me ç’rast pesha e lirisë për individët do të bëhej e padurueshme.
Lindja e neokonservatorizmit Këtu shfaqen tendencat e individit për tu larguar nga ky lloj i lirisë që ofron neoliberalizmi, si dhepërpjekjet për të gjetur strehë në lëvozhgën e ekstremizmit fetar apo nacionalizmit. Bashkimi me fenë apo nacionalizmin do t’i jepte sado pak njëfarë mbështetje. Të jesh pjesë e këtyre formacioneve,do të thotë të bëhesh pjesë e së “vërtetës së madhe” dhe e projekteve me impakt të madh në historinë e njerëzimit. Ekzis-
ton thënia se “Perënditë i krijoi frika”. Një figurë e shquar e së majtës thotë se në mesin e shumë frikave, bën pjesë edhe ajo që individi ka përballë forcës së verbër të kapitalit, e cila është e verbër sepse nuk mund të parashikohet nga njerëzit, dhe e cila vazhdimisht i kërcënon me konfiskim “të papritur”, “të rastit”, të pasurisë, dhe me shkatërrim eshndërrim në lypës, në prostitutë dhe me vdekje nga uria. Fundamentalizmi fetar është edhe reflektim i një depolitizimi të skajshëm të qytetarëve, që do të thotë paralizim i tyre për të participuar në zhvillimet politike, gjë e cila pashmangshmërisht prodhon efekte negative psiqike tek ta. Për shkak të pamundësisë për të dhënë kontribut konkret në zhvillimet politike e shoqërore, njerëzit priren që të orientohen drejt formave tjera të aktivitetit. Nëse ata nuk kanë mundësi që të shpalosin potencialin e vet në unione të punëtorëve dhe organizata politike, njerëzit do të krijojnë të tjera mundësi. Fundamentalizmi religjioz është një rrugë. Pasi tanimë është e qartë se midis popullit dhe partive politike është zgjeruar hendeku, tempujt fetarë kanë fituarnë rëndësi. Numri i xhamive po çakërdiset pandërprerë. Xhamitë tani luajnë rolin kryesor në vendtakimin e qytetarëve të Kosovës. Pasi politika dhe ekonomia e përjashtuan, futja e individit në spiralen e religjionit ishte çështje kohe. Rrugëtimi drejt lirive të tregut dhe komodofikimi i gjithëgjësë këput lidhjet e kohezionit social. Shkatërrimi i forcave të solidaritetit dhe madje –siç thoshte epitoma e doktrinës neoliberale Margaret Thatcher –i vet idesë së shoqërisë, krijon një vrimë të madhe në mes të shoqërisë. Kësisoj stabiliteti shoqëror do të gjendet në zgrip. David Harvey në librin e tij “Një histori e shkur
Shkrimet në këtë faqe nuk përfaqësojnë qëndrimet e redaksisë. Të interesuarit mund të dërgojnë shkrimet e tyre në adresën redaksia@sheshionline.com. Shkrimet nuk duhet të jenë më të gjata se 800 fjalë. Redaksia mban të drejtën për redaktimin e shkrimeve si dhe vendimin për t’i botuar ose jo.
sheshi
12-25 shtator
25
Opinion e neoliberalizmit”, tregon se lufta kundër anomalive bëhet më e vështirë dhe kontrolli mbi sjelljet anti-sociale të njerëzve, si për shembull mbi kriminalitetin, rrëshqet nga dora e shtetit. Reduktimi i lirisë në thjesht “liri për ndërmarrësi” ndërsen të gjitha “liritë negative”, të cilat janë pazgjidhshmërisht të pleksura me “liritë positive”. Reaksion i pashmangshëm i këtij kaosi janë shpurthjet për rindërtimine solidaritetit social, megjithëse tani në tjera linja, përmes religjionit, moralizmit, nacionalizmit, provincializmit dhe tribalizmit. Jo rrallë këto linja shkallojnë në fashizëm e racizëm. Dhe është në interes të neoliberalëve që faji për kaosin e shkaktuar t’i hidhet këtyre formacioneve shoqërore. Për pasojë, në të shumtën e herave debati është zhvendosur në rrafshin kulturor. Debati mbi pronën publike dhe private u avullua. Do të mbizotëronte vetëm debati rreth dikotomisë – përmendimin tim, false – mesLindjes dhe Perëndimit. Pra kemi të bëjmë me kulturorizim të problemeve politike. Filozofi i shquar marksist, Antonio Gramsci, tregon se kur problemet politike “vishen me rroba kulturore”, atëherë çështjet politike bëhen “të pazgjidhshme”. Alain Badiou thotë se shteti është një industrishumë efikase për farkëtimin e inekzistentes përmes imponimit të një figure të një normaliteti identitar kombëtar, qytetërimor apo fetar. Përmes këtyre teknikave dhe listimit të një stive me kritere, shteti ka fabrikuar dhe ambalazhuar identitetin e një “patrioti shqiptar”, dhe kushdo që nuk përmbush këto kritere, duhet të zbythet nga rruga.Sot një patriot shqiptar është pakushtimisht properëndimor, pro tregut të lirë, pro integrimeve evropiane, kritik i orientit, sekular dhe mundësisht sa më pak musliman.Për çdo zë kritik do të lëshohet nga një fletërrufe. Duket qartë seshteti posedon një gamë të gjerë të zgjidhjeve për transformimin e asaj që ekziston përballë syve tonë në diçka joekzistente. Dëshmi është fakti se para këtij sendërgjimi ideologjik gjunjëzohen edhe mendjet më të “përndritura” të intelektualëve.
Lufta sterile kundër terrorizmit Kur fillon të shpërthejë llava e ndrydhjes së instinkteve sociale, shteti neoliberal fillon e i shpalos muskujt e tij. Duke luftuar kaosin e krijuar, shteti fillon e merr nuanca neokonservatore. Në këtë mënyrë, neokonservatorizmi bëhet thjesht heqje e vellos së autoritarizmit me të cilën ishte i mbështjellur neoliberalizmi. Bëhet fjalë për momentin që ekspozon forcën ushtarake dhe policore që qëndroi prapa politikave paraprake. Anarkia e tregut, e konkurencës dhe e individualizmit të shfrenuar (shpresave, dëshirave, antkheve dhe frikave personale; mënyrat e të vetshprehurit dhe sjellja kundruall të tjerëve) gjeneron një situatë që vështirë mund të mbahet nën kontroll. Ajo çka do të pasojë do të jetë rrënimi i të gjitha lidhjeve të solidaritetit dhe
shkarja në një anarki dhe nihilizëm shoqëror. Intelektuali dhe disidenti amerikan, Noam Chomsky, thotë se për të mbajtur nën kontroll masat, përdoren teknikat e frikësimit që ndërsehen përmes shpalljes së gjendjeve të jashtëzakonshme dhe panikut.Endemik për rendet neoliberale është sajimi i rreziqeve kulturore apo identitare. Përmes frikësimeve që bartin afishe kulturore dhe identitare ata detyrojnë masat që të mblidhen kruspull e të frikësohen, dhe t’i yshtin të besojnë se pushteti do t’i shpëtojë nga ky rrezik. “Terroristët po vijnë. Kini kujdes, fshihuni nën rërë dhe ne do të vijmë të ju shpëtojmë!” Paskëtaj strukturat e pushtetit fillojnë e bëjnë arrestime, e njëkohësisht presin duartrokitje për këtë spektakël që në retorikë premton fund të lumtur, e në realitet mbjell frikë. Terrorizmi nuk luftohet duke i luftuar terroristët. Lufta kundër tij është pak a shumë e ngjajshme me luftën kundër varfërisë. Varfëria nuk luftohet duke i luftuar të varfërit. Një grafitironik i shkruar në muret e La Pazit, kryeqytetit të Bolivisë, thotë: "Luftoni varfërinë, vritni lypësit!" Vrasja, burgosja apo torturimi i terroristëve nuk e zgjidhin dot problemin e terrorizmit.Edhe burgjet nebuloze tëGuantanamos dhe Abu Graibit po rezultojnë të jenë të paafta në ndërprerjene metastazës së terrorizmit. Nga vëzhgimet e bëra në Pakistan po deltë jetë se vrasja e një terroristi krijon dhjetë terroristë të tjerë. Kjo mënyrë e të luftuarit duket se është sterile në rezultate. Arrestimi i hoxhallarëve si dhe – siç propozojnë disa zëra – në një rast më të ashpër, mbyllja e xhamive, nuk do t’i ndërpriste mësimet që nga shumëkushpo kualifikohen si hallka e parë e zinxhirit të terrorizmit. Vendimet e tilla do t'i shndërronin muslimanët në komunitet të përndjekur dhe do të rriste edhe më tepër pakënaqësinë tek ta. Sa më shumë shkolla që mbylleshin, e sa më shumë mësues që arrestoheshin nga regjimi serb, aq më shumë shtohej deshira e shqiptarëve për shkollim në gjuhën amtare. Ngjashëm me periudhën e viteve ’90, tani, po qe e vetmja strehë që ofron një lloj sigurie, fundamentalizmi do të përbirohet nëpër bodrume dhe prej tyre do të bëjë xhami (mungesa e minareve nuk prish punë) që të mund të predikohet ajo që po predikohet tani, dhe rreziku iterrorizmit do të shemërtohet nga nëntoka, kësaj rradhe edhe më kërcënues. Analisti politik Shpend Kursani, në një analizë të tij mbi zhvillimet e fundit rreth terrorizmit ofroi një shpjegim shumë ilustrues për këtë shterpësi kur tha se,“lufta kundër terrorizmit filloi më 2001 kundër Al Kaidës, organizatës terroriste më të rrezikshme të kohës, dhe përfundoi kundër ISIS-it, formacion shumë më i rrezikshëm se Al Kaida.” Kjo mënyrë e të luftuarit është e ngjashme me luftën mitologjike kundër kuçedrave. Kur asaj shpata i pret kokën, menjëherë i dalin tjerat. Pra rreziku në vend se të zhbëhet, ai rritet. Lufta e tillë duket të jetë një infuzion përmes të cilit ushqehet terrorizmi. Një tjetër
gjë e qartë është fakti se neoliberalizmi me dinamikat e veta nuk po mund dot t’i shkatërrojë bishat që vet i krijon. Në pamundësi për ta zhbërë rrezikun që përbën terrorizmi, pushteti e instrumentalizon atë për të ndjellë panik tek masat. Përmes trumbetimit të vazhdueshëm të këtij rreziku, aparati shtypës legjitimon vetveten si gardian të paqes dhe sigurisë.Kësodore legjitimohet shtypja dhe përmes artificave ideologjike,si alternativë e vetme e terrorizmit do të etablohet vet krijuesi i tij. Të krijohet përshtypja se terroristët janë njerëzit që kanë hequr dorë nga jeta dhe kërcënimet nuk kryejnë punë. Ata janë njerëzit më të zhgënjyer dhe i përkasin kategorisë qëmbi supet e veta bartë peshën e dështimit të sistemit. Janë njerëzit e vërshuar nga llumi i ujërave të sistemit dhe ata që janë zënë përfundi gërmadhave të tij. Janë të vjellurat tëcilat sistemi digjestiv neoliberal nuk arriti t’i bluaj. Braktisja në xhungllën e krijuar bëhet barrë e padurueshme dhe fundamentalistët vijnë një pozicion ku janë të gatshëm që edhe jetën të japin për të lehtësuar dhimbjet. Ata nuk frigohen nga lufta sepse nuk kanë çka të humbasin. Është interesant të citohet një fjali e një gjenerali rus që mori pjesë në luftën me afganët, e që thotë: "E si mund ta frikësoj njeriun që në tytën e pushkës sime sheh dyert e parajsës?" Terroristi është nisur për në botën tjetër, kurse lufta mund t’i duket si stacion që mundëson këtë ikje. Ideja e parajsës është ngushëllimi i vuajtjeve të tij. Vetëm një jetë e mirë dhe e dinjitetshme mund të bëjë botën tjetër të padëshirueshme.
Panoptiktoni shoqëror dhe “trupat e përkulur” Lufta kundër terrorizmit bëhet shumë e vështirë në një situatë të skëterrshme ekonomike si e jona. Varfëria më e thellë në Evropë dhe 40% e popullatës së papunë nuk garantojnë aleancë në këtë luftë. Për afër 300 mijë familjet e kredhura në 400 mijë kredi, sociologu francez Michel Focuault do të thoshte se janë të ngujuara në burgun e padukshëm ekonomik të borxhit. Borxhi është vetëm njëri nga “ishujt e shumtë të arkipelagut kompleks të burgjeve të padukshëm”. Grilat e këtij burgu janë të vendosura përreth shpenzimeve elementare për jetë. Ato nuk duken, por mostejkalueshmëria e tyre është evidente. Të paktë janë ata që kalojnë përtej shpenzimeve ushqimore dhe të veshmbathjes. Fjala është për ata që sigurojnë mbijetesën me punë në Kosovë. Rutina e shumicës dërrmuese së atyre që sigurojnë mbijetesën e familjeve të veta, e që punojnë në Kosovë, përshkohet nga trajektorja e dhimbshme gjumë-punëushqim-gjumë. Në këto kushte praktikisht është e pamundur të ndërtosh apo blesh shtëpi me vetëm një anëtar të punësuar. Të gjendur në pozitë të vështirë ata gjithashtu janë shndërruar në pre të lehtë për eksploatim. Në mungesë të alternativave më cilësore, ata detyrohen të pranojnë punë të
çfarëdo lloji, me shefa të vrazhdë dhe në të shumtën e rasteve me kushte të mjerueshme për punë. Pasi që jemi tek Foucault, le të përdorim fjalorin e tij e të themi se masat e shtuara të sigurisë do të na fusin nën tutelën e panoptikonitshoqëror, prej ku do të vëzhgohen edhe lëvizjet më të zakonshme të qytetarëve. Meqenëse pushteti nuk është vetëm njësi shtypëse, por edhe prodhuese, përmes shpalosjes së muskulaturës së tij,ai mëton të na disiplinojë, dhe nga qytetarë të lirë mëton që të krijojë aradhet e atyre që Foucault i quan “Trupa të përkulur”. Panoptikoni i ri synon që të maksimizojë kontrollin mbi shoqërinë që ka filluar të shpurthë përball shtypjes sistematike. Ushtrimi i disiplinës nënkupton ekzistencën e një dispozitivi ku loja e shikimit ka forcë detyruese, të një aparati ku teknikat që mundësojnë shikimin janë njëkohësisht bartëse efektesh pushteti dhe ku, në kthim, mjetet e trysjes bëjnë qartësisht të dukshëm objektet mbi të cilët ato ushtrohen. Në kuptimin ekonomik të dobisë, disiplina rrit forcat e trupit dhe njëkohësisht, në kuptimin politik të bindjes, i zvogëlon ato. Pushteti disiplinor si funksion kryesor ka “shtrimin” e individëve dhe forcave. Pa futjen e individëve të disiplinuar dhe të dëgjueshëm në garniturën e makinerisë së prodhimit, thotë Foucault, godina e kapitalizmit do të rrënohej qysh moti. Disiplina fabrikon individë; ajo është teknika specifike e një pushteti skuth, për të cilin individët janë njëkohësisht objekte dhe instrumente të ushtrimit të tij. Pra pasi që pushteti shpall veten “gardian të sigurisë”, në të njejtën kohë ai mandaton veten për një mbikqyrje më të rreptë e më të përimtuar. Ai ka të drejtë të përgjojë e të përcjellë. Ky mobilizim i pushtetit përshfaqet si nevojë për riorganizim që synon neutralizimin e çrregullimit dhe pështjellimit social, të cilët siç e thamë më herët, vijnë prej shthurrjes së formave më të rëndësishme të solidaritetit social. Kështu edhe krijohet ajo që Foucault e quan “shoqëri disiplinuese”. Në këtë mënyrë buçitja e frikës bëhet prelud i shtetit diktatorial dhe përdoret si vjegë për thellim të mëtutjeshëm të shtypjes. Sociologu Ardian Gola bëri një krahasim shumë të vyeshëm në mes të mënyrave të mbjelljes së frikës midis pushteteve bashkëkohore dhe sistemeve të tejkaluara historike. Sipas tij, “sistemet bashkëkohore të pushtetit, sado sekulare, humane e të civilizuara qofshin, në bërthamën e tyre me fanatizëm ruajnë logjikën religjioze të ushtrimit të pushtetit: mbjelljau frikën njerëzve, e pastaj luaj qysh të duash me ta! Dikur Perëndimi operonte me termet ferri vs parajsa, pastaj komunizmi vs demokracia,sot operon me termet terrorizmi vs siguriakombëtare, e nesër kushedi se çfarë do t'pjellë! E përbashkëta e këtyre formave të diskurseve anatemuese është manipulimi me frikën.”
Përfundim Sor për sot, t’i besosh propagandës së pushtetit, do të thotë të pish ujë në pellgje imagjinare që helmatisin çdo përpjekje për të përmirësuar gjendjen në të cilën jemi zhytur. T’i bashkohesh korit të retorikës së ngjirur anti-terroriste të pushtetit, do të thotë të kërkosh mish në guaskë bosh. Të participosh në këtë luftë të pakrye, do të thotë të bëhesh pjesë e formacioneve somnambule, lufta e të cilave përfundon në gjueti të kotë shtrigash. Të bëhesh pjesë e “ritualeve të së vërtetave” të pushtetit, përmes së cilave ai prodhon “realitet”, do të thotë që aktiviteti yt në luftën kundër terrorizmit do të jetë i barabartë me rezultatet e “goditjes së djallit me gurë”. Një aktivitet i tillë është i predestinuar të shembet nën peshën e kotësisë së vet. Imperativ politik i secilit qytetar të Kosovës duhet të jetë shkopsimi i diskursit ideologjik të pushtetit. Synim i secilit duhet të jetë ekstraktimi i domethënieve politike/ ekonomike prej cipës së tyre ideologjike/kulturore. Ndryshe, do të thotë të bëhesh pjesë e cikleve të procesit përmes të cilit sistemi autotrof shtypës riprodhon vetveten. Për fund, e ndoshta edhe më e rëndësishmja, vlen të përmendet edhe dështimi i së majtës në Kosovë, e cila është zhdavaritur në të katër anët dhe duket se ka humbur rrugën në oborr. Grupet ose personat me prirje të ngjashme kanë përfunduar në grumbuj të margjinalizuar që rrotullohen përbrenda qerthullit të vet. Këta organizma nuk po rrezikojnëdotrrotullimin konstant të dhëmbëzorëve të makinerisë së sistemit, e cila vazhdon të shqyejë shoqërinë pa mëshirë. Për të ravijëzuar lindjen e terrorizmit që, nëse kritikojmë majtas, del të jetë një forcë reaksionare, Walter Benjamin jep një shpjegim shumë intrigues, se: “Prapa çdo fashizmi, qëndron një revolucion i dështuar.” Ky formulim duhet të shërbejë si ngrehje e veshit për të majtën e cila bartë peshën e vet të përgjegjësisë për kaosin e krijuar. Sikundër se neoliberalët nuk kanë të drejtë të ankohen për lindjen e neokonservatorizmit, të majtët nuk kanë të drejtë të ankohen se stafetën e rezistencës kundër shtypjes së egër të sistemit e ka kapur ekipi i terroristëve.
Autori është i diplomuar në Shkenca Politike pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe vijon studimet Master në Sociologji pranë Universitetit të Prishtinës.
Shkrimet në këtë faqe nuk përfaqësojnë qëndrimet e redaksisë. Të interesuarit mund të dërgojnë shkrimet e tyre në adresën redaksia@sheshionline.com. Shkrimet nuk duhet të jenë më të gjata se 800 fjalë. Redaksia mban të drejtën për redaktimin e shkrimeve si dhe vendimin për t’i botuar ose jo.
26
12-25 shtator
sheshi
Enigmatikë
DETYRA LOGJIKE
SKANDI 1
UDHËZIME: Çifti i fjalëve me shkronja të mëdha kanë një lidhje kuptimplotë mes vete. Zgjedhni njërin nga çiftet e fjalëve nga pesë opcionet e ofruara, lidhja e të cilëve ndërmjet vete i ngjan më së shumti lidhjes së atij me shkronja të mëdha. REFUGJAT: AZIL
Kufi : Shtet
a) b) c) d) e)
a) b) c) d) e)
oportunist : përparësi perfeksionist : frustrim konsumues : impuls astronaut : kapsulë drejtor : skenë
breg : oqean horizont : perëndim ujë : liqe rrymë : lum valë : det
DETYRA 1 Cila nga gjashtë figurat e mëposhtme e plotëson hapsirën e zbrazët?
DETYRA 2 Cila nga gjashtë figurat e mëposhtme e plotëson hapsirën e zbrazët?
SUDOKU Çdo rresht vertical dhe horizontal dhe cdo bllok “3X3”, duhet të permbajë numrat prej 1-9. Secili numër është njëkohësisht pjesë e tri fushave të tilla dhe duhet të jetë për të tria.
Kuriozitet Insulina është hormoni i cili e mundëson ushqimin e qelizave. Insulina faktikisht shërben si një qelës, që i hap dyert e qelizave dhe lejon hyrjen e glukozës.
sheshi
12-25 shtator
Enigmatikë
KAKURO Me numrat prej 1-9, plotësoni shumën e kërkuar tek të dhënat. Numri i njëjtë nuk përsëritet përgjatë një zgjedhjeje, po sikur tek sudoku. Zgjidhja për 4 asnjëherë nuk është 2/2, por 3/1 ose 1/3
Kuriozitet Kuriozitet Peshkaqeni më i madh në botë quhej Megalodon dhe ka jetuar para 281.5 milion viteve. Mund të arrinte gjatësinë deri në 16 metra dhe peshën 60 ton.
SKANDI 2
27
12-25 shtator
28
sheshi
Argëtim
Imagjinata nuk ka kufij!
KURIOZITETE Tërmeti në Shkup Tërmeti 6.9 shkallë që goditi Shkupin në vitin 1963 la: - mbi 1000 të vdekur dhe mbi 4000 të plagosur. - 80% e qytetit të vjetër u shkatërrua. Gejzerët në Medvegjë Medvegja (Banja e Sijarinës) është i vetmi vend në trojet shqiptare ku ka gejzerë. Gejzerët janë një dukuri shumë e rrallë në botë me pak më shumë se 1000 të tillë, gjysma e të cilëve Yelloëstone National Park, SHBA. Janë burime të ujit të nxehtë dhe avullit që shpërthejnë nga thellësia e tokës, aty ku gurët nxehen nga magma, dhe për pasojë rritet shtypja e ujit dhe e avullit. Gejzerët zakonisht krijohen në zonat active dhe jo-aktive vullkanike. Aftësitë e Da Vinçit Leonardo da Vinçi mund të shkruante me një dorë dhe njëkohësisht të vizatonte me tjetrën. Ecja Gratë që ecin një orë në ditë ulin rrezikun e tyre të kancerit të gjirit me 14%. Mortaliteti i foshnjaveVdekshmëria e foshnjeve të sapolindura në mbarë botën ka rënë për 48% prej vitit 1990 deri në vitin 2013.
Dashi Bashkëpunimi në çift do shtohet akoma më shumë. Do të merrni mendimin e njëri-tjetrit për gjithçka dhe nuk do ketë aspak debate. Beqarët nuk do kenë asnjë ndryshim në jetën sentimentale.
Peshorja Në jetën tuaj në çift duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe dhe të mos merrni vendime. Njihuni mirë me personat që do të takoni para se të vendosni të krijoni një lidhje.
Demi Nëse nuk doni të keni telashe me partnerin tregohuni sa më të sinqertë. Beqarët do ta gjejnë më në fund shpirtin e tyre binjak. Në planin financiar duhet të vazhdoni të shpenzoni me maturi.
Akrepi
Do t’i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit. Beqarët nuk do jenë me shumë fat kështu që duhet të presin dhe pak për të gjetur personin e duhur.
Binjakët Mundohuni të tregoheni sa më realistë në jetën tuaj në çift dhe mos thurni shumë ëndrra. Beqarët duhet ta kenë veten të lirë dhe të dalin sa më shumë nëpër festa. Do keni më tepër mundësi për njohje të reja.
Shigjetari Për shkak të ndikimit të madh të Uranit në jetën tuaj në çift, duhet të tregoheni shume të duruar me partnerin. Beqarët do të admirohen, por do pëlqejnë dike që përkohësisht nuk ndodhet në të njëjtin qytet.
Gaforrja Mundohuni të shmangni me çdo kusht konfliktet në çift sepse përndryshe mund të arrini edhe deri në një ndarje. Beqarët do përfitojnë mjaft nga liria që kanë. .
Bricjapi
Ndikimi i yjeve do të jetë shumë negativ në jetën sentimentale të çifteve. Qëndroni pak vetëm dhe reflektoni. Beqarët do të fillojnë aventura emocionuese, por afatshkurtra.
Luani
Nuk do të bini shumë dakord me atë qe keni në krah dhe debatet do të jenë të njëpasnjëshme. Kujdes! Pa kërkuar shume do t’ju shfaqet përpara personi që kanë ëndërruar prej kohësh.
Ujori
Ka shumë gjasa që ata që janë në një lidhje të normalizojnë gjithçka. Duhet të reflektojnë me kujdes para se të marrin çfarëdo lloj vendimi. Mos u verboni nga pamja e jashtme e disa personave.
BARCOLETA Barcoleta Ushqimi Një grua e mbajtur, por pak e shëndoshë, kalon para një lypësi, i cili i thotë: - Zonjë, nuk kam ngrënë që prej dy ditësh. Dhe zonja ia kthen: - Ah, sikur të kisha unë vullnetin tend. Dieta - Sa qenke dobësuar! Po mban ndonjë dietë të veçantë? - Patate, misër, speca… - I ke zier apo fërguar? - I kam punuar… I edukuari Mamaja i thotë Mikeles: - Përpiqu të angazhohesh pak më shumë. Duhet të studiosh më shumë, përpiqu të jesh më i edukuar! Dhe Mikele: Nuk dua të angazhohem, nuk dua të bëhem inteligjent dhe as i edukuar. Unë dua të bëhem si babi! Budallai Budallenjtë bëjnë gara se kush është më i marrë dhe vendosin të luajnë domino. Njëri thotë: - Shah mat! Hajduti: – Pse, zoti gjykatës, keni ndërmend të jepni dorëheqjen? Lutja e vajzës - Vajza e vogël duke u lutur para se të fle: … dhe pastaj o Zot, të lutem t’u japësh disa rroba të ngrohta atyre vajzave të gjora në revistat që lexon babi.
Virgjeresha
Rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe nuk pritet asnjë gjë e re tek çiftet. Beqarët nuk do e dinë as vetë se çfarë duan dhe për këtë arsye do të bëjnë mirë të qëndrojnë edhe pak kohe ashtu si janë.
Peshqit
Duhet t’i kushtoni pak më tepër vëmendje sot atij që keni ne krah sepse po e latë pas dore gjërat mund të marrin tatëpjetën. Në planin financiar do të keni fat.
sheshi
12-25 shtator
29
“Kush thotë se burrat nuk qajnë nuk kanë luajtur kurrë futboll me ndjenja”
-David
KF Drita i rikthehet fitoreve
Beckham
Edhe Chelsea pas Ronaldos
Chelsea pritet që t'i bashkohet Manchester Unitedit në betejën për transferimin e Cristiano Ronaldos. Jose Mourinho është bërë shumë i afërt me Ronaldon nga koha te Real Madridi dhe dyshja sipas mediave angleze vazhdojnë të kenë kontakte. Si do që të jetë, duket se tashmë këto kontakte kanë kaluar në një nivel tjetër. Mourinho ka filluar ta joshë lojtarin, pasi dëgjoi pakënaqësitë e tij me transferet e fundit.
Nga: Elife Sherifi
Mavraj e Xhaka në ekipin më të mirë
N
t ë dy xhirot e fundit Kf Drita, ka pësuar një humbje nga Trepça ne Mitrovicë dhe ka shënuar një fitore bindëse kundër Ferizajt në
Gjilan. Në stadiumin “Adem Jashari”, ne Mitrovicë, Drita, me shumicën e lojtarëve te rinj dhe pa përvojë u mposht nga Trepça me rezultat 2 me 1. Pas humbjes së pësuar në Mitrovicë nga Trepça, lojtarët e Dritës, u këndellën shumë shpejt duke shënuar fitore bindëse me rezultat 3 me 0, kundër ekipit të Ferizajt. Serinë e golave e hapi Alban Rexhepi, ndërkohë e vazhdoi Florim Berisha dhe Blendim
Gashi në fundin e ndeshjes. Drita rikthehet me fitore para publikut të saj, pasi ia del të shënojë fitoren e parë si vendës dhe atë me rezultat bindës. Lojtarët e Ferizajt sulmuan të parët me anë të sulmuesit Betim Haxhimusa, por portieri i Dritës, Huruglica tregohet i vëmendshëm. Rasti i pashfrytëzuar iu hakmor mysafirëve kur Gashi shërben Rexhepin brenda zonës i cili me një gjuajtje precize dërgon topin drejt rrjetës dhe kalon vendasit ne epërsi. Lojtarët e Dritës, vazhdojnë ta atakojnë portën mysafire me anë të Sermagjës dhe Berishës të cilët goditën traversën në
minutën 35 dhe 40. Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale për ekipin vendës ndërsa, pjesa e dytë ishte më interesante dhe më energjike dhe solli shumë raste për shënim. Rasteve të humbura nga lojtarët e Dritës, iu erdhi fundi kur Florim Berisha, realizoi gol në minutën e 76, pas asistimit të Ardian Limanit. Deri në fund të takimit lojtarët e Dritës, arritën që të shënojnë edhe një gol të cilin e realizoi Blendim Gashi. Ndërsa, në gjiron e ardhshme lojtaret e Dritës, do te përballen me Drenice në Skenderaj.
KF Gjilani i sigurt drejt Superligës
S
kuadra e Gjilanit po e vazhdon serinë e fitoreve në kuadër të ligës së parë dhe po dëshmohet kandidat kryesor për t’u rikthyer në Super-
ligë. Dy viktimat e radhës së Gjilanit ishin ekipi i 2 Korrikut nga Prishtina dhe Lepenci nga Kaçaniku, të cilat i mposhti me rezultat 2 me 1. Në ndeshjen me 2 Korrikun skuadra e Gjilanit arriti ta përmbysë rezultatin në pjesën e dytë dhe kështu arkëtoi 3 pikë shumë të rëndësishme drejt Superligës. Në pjesën e parë ndeshja u zhvillua me ritëm mjaft të lartë dhe vetëm pasi kaluan tre minuta lojë, Qerimi i mysafirëve arriti të
shënoj gol me kokë. “Të kuqtë”, u kundërpërgjigjën me anë të Visar Sermaxhajt, i cili shënoi në minutën e 14 dhe barazoi shifrat nga ndërprerja. Ndërsa, në pjesën e dytë lojtarët e Gjilanit arritën të kalojnë në epërsi me anë të Jasharit, epërsi të cilën e ruajtën me vështirësi deri në fund të takimit. Lojtarët e 2 Korrikut, shumë lehtë kanë mundur të kthehen në Prishtinë me një pikë të fituar të cilën ia mohoi portieri i Gjilanit, Maloku. “Të kuqtë”, pasi e mposhtën 2 Korrikun, në stadiumin e qytetit në Gjilan, vazhduan serinë e fitoreve edhe në Kaçanik duke e mposhtur Lepencin në terren të vet.
Falë golave të realizuar nga Vllaznim Jashari dhe Visar Sermaxhaj në pjesën e parë Gjilani arrin t’i rrëmbejw tri pikët e radhës. Përkundër se pësuan një gol në pjesën e dytë, “Të kuqtë”, nuk e rrezikuan asnjëherë fitoren duke arkëtuar kështu tri pikët e radhës. Me këtë fitore, Gjilani kryeson e vetmuar në tabelë me maksimumin e pikëve ndërkohë që edhe në javën e ardhshme do të jetë si mysafir në ‘konakun’ e Rahovecit.
Ekipi më i mirë në fazën e eliminatorëve të Evropiani 2016 kësaj here kishte në përbërje edhe dyshen e Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj dhe Taulant Xhaka. “Goal.com” ka bërë përzgjedhjen e ekipit më të mirë të takimeve të para kualifikuese për EURO 2016, dhe në këtë skuadër janë përfshirë edhe Mavraja e Xhaka. Shqipëria e ka nisur me fitore aventurën në eliminatorët e Evropianit 2016, pasi në takimin e parë në Portugali, mposhti ekipin nikoqir me rezultat 1:0. Kombëtarja shqiptare duket të ketë bërë ndryshime të rëndësishme në skuadër dhe me prurjet e reja pritet të lë gjurmë në “Euro 2016”. Mavraj e Xhaka kanë shfaqur performancë të shkëlqyer në fitoren e kuqezinjve, me ç’rast Taulant Xhaka ka debutuar në ekipin shqiptar pikërisht në këtë ndeshje.
Kosovari që shkëlqen me formulën e tij
Gjergj Haxhiu është piloti i parë shqiptar që merrë guximin të sfidojë veten me Formulën tuaj. Djaloshi 15 vjeçar është shpallur kampion i Zvicrës në ‘Formula’ për të rinj, ndërsa mban vendin e dytë në botë. Piloti shqiptar i Formulës 4 në hamletën e tij mban shqiponjën dhe simbolin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Gjergj Haxhiu është emri më i përfolur në mediat zvicerane për sukseset e tij në Karting, (lloj garimi me Formula të vogla në pistë). Haxhiu, i cili është i lindur në Zvicër, por me prejardhje nga Prishtina, është shpallur disa herë kampion i Zvicrës në kategorinë 125 kubik, ndërsa në vitin 2011 zuri vendin e dytë në kampionatin botëror.
Manchester United 6.5 milionë euro kompensim për largimin e Moyesit
Manchester United ka zbuluar nga bilancet e fundit të bëra nga klubi se ata kanë paguar 6.5 milionë euro në kompensim për menaxherin e shkarkuar, David Moyes. Moyes e prishi kontratën e tij me Manchester Unitedin pas vendit të shtatë të zënë sezonin e kaluar dhe skocezi është paguar shumë mirë pas largimit. United ka konfirmuar se 6.5 milionë euro nga të dalat e jashtëzakonshme të pa planifikuara nga 7.5 milionë euro të tilla kanë qenë për Moyesin. Përkundër sezonit të dobët me Moyesin, United ka raportuar për të hyra prej 538.4 milionë euro me një fitim prej 29.6 milionë euro.
Xherdan Shaqiri ka vlerë gati sa gjithë Kombëtarja shqiptare
Futbollisti me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, ka vlerë në tregun e futbollistëve gati sa të gjithë futbollistët e Kombëtares shqiptare. Futbollisti i lindur në Zhegër, Xherdan Shaqiri, është më i shtrenjti ndër shqiptarë në tregun e futbollistëve botëror. Xherdani vlen 20 milionë euro, vlerë të cilën e kanë edhe shumë yje të futbollit botëror. E, Shaqiri është për pak milionë më i ‘lirë’ se Kombëtarja shqiptare e futbollit. Kjo e fundit vlen vetëm 27.7 milionë euro me lojtarët me të shtrenjtë, Etrit Berishën e Lorik Canën (3 milionë euro).
Argjentinë: Nuk do të ketë më ‘Messi’
Në Rosario të Argjentinës është miratuar një ligj i veҫantë për Lionel Messin. Nuk do të ketë më Messi. Madje, një gjë e tillë është e rregulluar me ligj në Rosario të Argjentinës. Në vendlindjen e superyllit të futbollit, Lionel Messi, është miratuar ligji që ndalon prindërit t’ua vënë emrin fëmijëve të tyre: Messi. Mediat argjentinase transmetojnë zyrtarë të Regjistrimit Civil në Rosario të kenë thënë se Messi është një mbiemër dhe duhet të mbetet si i tillë.
12-25 shtator
30
sheshi
Biznes
Rrezikojnë jetën për të stërvitur me rollera
ROLLERBLADES - të ecësh në majë të tehut! Nga: Elife Sherifi
Kampionet gati për sezonin e ri
K
lubi volejbollistik Drita – femrat, tash e disa javë ka filluar përgatitjet për stinorin e ri. Vajzat gjilanase janë në vlugun e përgatitjeve, me synim që Kupën e Kosovës ta sjellin sërish në Gjilan. Përveç kupës, ato synojnë edhe paraqitie të mira në kampionat dhe të hyjnç në mesin e skuadrave kryesore në Superligç. Vajzat e KV Drita, vitin që lamç pas, u radhitën të dytat në kampionat si nënkampionë të Kosovës. Skuadra gjilanase shpreson se në kampionatin e ri, i cili fillon më 27 shtator të shfaqet sa më e kompletuar, me përgatitje të lartë fizike e teknike. Skuadra bardh e kaltër ka ruajtur bërthamën e ekipit dhe ka një përbërje të kçnaqshme. Këtë vit në përbërjen e parë inkuadrohen dy vole-
jbolliste me perspektivë nga akademia e klubit, Venera Kadriu dhe Olsa Syla. Ndërkaq, nga ekipi është larguar volejbollistja nga Shqipëria, Ergysa Blloku, e cila ka vendosur që karrierën ta vazhdojç te ekipi Tirana. Trajneri Lorik Iliazi pret që lojtaret e reja të sjellin freski dhe qç së bashku me lojtaret me përvojë të triumfojnë në kampionat, e më pas edhe në luftën për Kupën e Kosovës. I pyetur rreth kushteve në të cilat skuadra që ai udhëheq zhvillon stërvitjet dhe disa nga ndeshjet, Loriku shprehet i kënaqur, por evidenton një problem. Sipas tij, problemi shfaqet në kohën kur temperaturat janë të ulçta gjatë dimrit, pasi palestra nuk ka ngrohje të mjaftueshme dhe kjo ua vështirëson stërvitjet.
“Kushtet për punë i kemi pasi që palestra Bashkim Selishta - Petriti i përmbush kërkesat e sportit tonë, por problem më i madh është kur bëhet ftohtë, pasi që palestra nuk ka ngrohje dhe ky është një problem që na pengon shumë”, tregon Loriku. Pjesa më delikate sipas Lorikut janë financat dhe sponsorët. Këtë problem nuk e ka vetëm ekipi gjilanas, nuk e ka vetëm volejbolli, por gjithë sporti kosovar në përgjithësi. Trajneri i bardh e kaltërve tregon më tej se ekipi gjilanas financohet nga donatori Valon Murseli, i cili jeton dhe punon në Dubai. Sipas tij, ekipi arrin të mbijetojç dhe t’i realizojë synimet me mjete të kufizuara financiare. Pjesa më e veshtirë sot në sportin kosovar është
pjesa financiare pasi që akoma nuk ekziston ligji i sponzorizimit të sportit dhe normalisht që edhe ne kemi probleme në këtë pjesë”, thotë Loriku. Për këtë vit KV Drita shpreson të përmirçsojë lojën dhe të dalç fituese e Superligës dhe Kupës së Kosovës. Kujtojme se vashat gjilanase tash e disa vite zçnç pozitat e para në kampionat dhe pothuajse çdo vit janë në finale të Kupës së Kosovës. Përveç ekipit të parë, akademia e klubit ka në radhët e saj edhe talente të reja të cilat disa herë janë shpallur kampione në kategoritë e tyre. “Tani është shumë herçt të flasim për synime, sepse nuk i dimç akoma përbërjet e ekipeve rivale”, përfundon me modesti Loriku.
sheshi
12-25 shtator
Biznes
cilave janë të vendosura dy ose tri rrota. Atletet e tilla janë të njohura si rollera dhe, në shikim të parë, janë mjaft interesante. Për ata që janë kuriozë të dinë më tepër rreth tyre dhe ndoshta të mësohen të qëndrojë mbi to është e thjeshtë: me ushtrime dhe seanca të vazhdueshme mund të arrijnë ta bëjnë këtë. Për t’u mësuar të vozitësh me to duhet një kohë relativisht e gjatë, sepse qëndrimi mbi to nuk është edhe i lehtë. Të vozitësh rollera duhet të jesh maksimalisht i përqendruar, intelegjent dhe preciz. Përveç se duhet të jesh mirë me shëndet, i ushqyer dhe i trajnuar fizikisht, edhe truri dhe pjesa e koncentrimit luan rol të rëndësishëm në drejtpeshimin e trupit dhe orientimit në hapësirë.
D
isa të rinj gjilanas, në mënyrë vullnetare, janë mbledhur dhe kanë formuar klubin e të rinjëve të cilët mirren me sportin e njohur si ‘Rollerblades’. Ky klub i formuar në vitin 2012 aktualisht ka 30 sportistë të cilët herë pas here mblidhen dhe bëjnë gara apo edhe shëtitje të lira me rollera. Mundësi për t’u bërë pjesëtarë të klubit kanë të gjithë të interesuarit të cilët kanë njohuri për këtë sport dhe dinë t’i përdorin rollerat. Ky sport, sado duket atraktiv dhe tërheqës, ngërthen në vete shumë rreziqe. E gjithë pesha trupore ashtu si dhe trupi në përgjithësi, është i lëshuar mbi disa atlete, në fund të të
Sipas kryetarit të klubit “Gjilani rollers”, Rrezart Rexhepi, të rinjtë gjilanas kanë interesim, kryesisht moshat e reja dhe numri rritet nga dita në ditë. Ata mblidhen disa herë në muaj dhe dalin për vozitje të lirë, por kjo nuk mjafton. Rrezarti dhe shokët e klubit ankohen për hapësira të vogla për sportet e tilla. Pothuajse në çdo anë ka vetura dhe kjo ua vështirëson vozitjen në mos edhe jetën. Ata shpesh herë shkojnë në fshatra përreth dhe në periferi të qytetit, aty ku ka më pak qarkullim. Por, për të pasur një zhvillim më të mirë dhe për t’u realizuar një sport i mirëfilltë i këtij lloji duhen kushte. Përveç problemeve në rrugët e ngarkuara me njerëz e vetura, sportistët kanë problem edhe me rrugët e prishura dhe infrastrukturën e dobët. Në mungesë të një shtegu apo parku vetëm për bicikleta apo edhe për rollera, sportistët e këtij sporti zgjedhje të vetme e shohin rrugën. Rrezarti tregon se oborri para teatrit dhe parku i qytetit janë destinacionet e vetme. “Edhe parku është i mbushur me njerëz dhe është rrezik si për ne vozitësit ashtu edhe për kalimtarët e rastit”, thotë Rrezarti. Sipas tij, sporti ‘Rollerblades’ është një nga sportet më të njohura në Angli e Amerikë. Përveç vozitjes së rollerave në rrugë, në asfalt, pra në fusha mbi tokë, një sport i ngjashëm aplikohet edhe në akull. “Në vende të tjera ka më shumë siguri dhe ndihmohen sportet e tilla, sepse janë të rralla dhe pak njerëz guxojnë të ushtrohen”, tregon Rrezarti. Rrezart Rexhepi që nga mosha e fëmijërisë është marrë me sporte të tilla dhe është një nga iniciatorët për themelimin e këtij klubi. Sidoqoftë, me ose pa shteg, të rinjtë gjilanas gjejnë zgjidhjen dhe e praktikojnë këtë sport. Edhe pse është i rrezikshëm dhe mund të përfundojë me fatalitet, dëshira dhe pasioni për sportin ‘Rollerblades’ nuk mungon.
31
Sahiti: Fitore në momentin e duhur
Nga: Valon Rashiti
P
ërfaqësuesja e Kosovës ka arritur ta shënojë fitoren e parë historike, pasi ka mposhtur Omanin, me rezultat minimal 1 me 0. Imran Bunjaku është më meritori për fitoren e parë dhe historike, me një gol të shënuar nga pika e bardhë në minutën e 84. Kjo ishte ndeshja e katërt e zhvilluar e përfaqësueses së Kosovës, nën ombrellën e FIFA-s, prej se i është dhënë drita e gjelbër nga FIFA për të zhvilluar ndeshje miqësore. Muharrem Sahiti, ndihmës-trajner i përfaqësues së Kosovës, në një prononcim për gazetën “Sheshi”, shprehet i kënaqur me rezultatin e arritur. “Kjo fitore erdhi në momentin e duhur për shkak të presioneve që kemi pasur por, ne jemi duke punuar për ta ndërtuar një ekip konkurrent për kualifikimet në kampionatin botëror”, ka thënë Sahiti. Ai thotë se kjo fitore i shërben lojtarëve të kenë vetëbesim dhe motivim më të madh dhe do të ketë efekt më të madh te lojtarët në konsolidimin e lojës. “Djemtë arritën që me angazhim ta fitojnë ndeshjen dhe t’i gëzojnë tifozët, prandaj kjo fitore ka qenë një moment shumë i rëndësishëm”, ka thënë Sahiti. Sahiti thotë se përfaqësues së Kosovës në këtë ndeshje i kanë munguar shumë futbollistë kualitativ siç janë: Ilir Azemi, Albert Bunjaku, Enis Alushi dhe Faton Toski, të cilët për arsye të obligimeve ndaj klubeve të tyre nuk kanë mundur të udhëtojnë në Prishtinë. “Kemi marr lojtarë të tjerë të rinj dhe iu kemi dhënë mundësinë të gjithë futbollistëve që mendojmë që kanë potencial për të ardhmen”. Ai thotë se janë në fazën e krijimit të konkurrencës brenda ekipit dhe në të ardhmen do të bazohen vetëm në 24 lojtar nga të cilët do të shihet fizionomia dhe mënyra e lojës. “Është kënaqësi e madhe për mua të punoj me lojtarë të rinj dhe me perspektivë të madhe
siç janë Celina, Paqarada dhe Bunjaku, të cilët janë e ardhmja e Kosovës”, ka thënë Sahiti. Ai shprehet i bindur se përfaqësuesja e Kosovës po e formon një bazë të mirë të futbollistëve për të ardhmen, prandaj për këtë arsye nuk janë prioritet rezultatet por komponimi i ekipit në mënyrë që në të ardhmen të kenë rezultate më të mira në kualifikime. “Ne ndeshjet e para kemi luajtur me shumë lojtar nga Superliga e Kosovës dhe vazhdimisht do të këtë hapësirë edhe për lojtarët e Superligës”, ka thënë Sahiti. Ai mendon që Superliga e Kosovës prodhon lojtarë të mirë por ndoshta disa futbollistëve iu mungon përgatitja e duhur fizike. “Ne jemi kompetentë për ta përcjellur formën e të gjithë lojtarëve dhe se për trajnerët është e rëndësishme qënë ekip të kenë lojtarë që luajnë në klube elite dhe që kanë minutazhë të madhe tek klubet ku aktivizohen”. Sahiti thotë se gjithmonë do të ketë risi, dhe se do të mundohen të sjellin në përfaqësuese lojtar të rinj dhe me perspektivë. “Ne duhet të kuptojmë që dëshira është tjetër dhe mundësia është tjetër sepse deri më tani jemi përballur me ekipe shumë të forta dhe se në të ardhmen do të vinë edhe fitoret tjera dhe se detyra jonë është që të bëjmë lojë kolektive”, shton Sahiti. Ai shprehet që gjasat janë shumë të mëdha që në Kampionatin e ardhshëm Botëror përfaqësuesja e Kosovës të marrë pjesë në kualifikime. “Nëse na lejohet që të marrim pjesë në kualifikime për Kampionatin Botëror do të na bashkëngjiten shumë lojtarë kosovar që aktivizohen në kombëtare të tjera. Një gjë të tillë publikisht tashmë e kanë konfirmuar vëllezërit Xhaka”. ka thënë Sahiti. Sahiti tha se kemi edhe shumë lojtarë tjerë kosovarë që do të na bashkëngjiten në momentin që Kosovës do t’i lejohet pjesëmarrja në kualifikime.
E gëzoi pa masë fitorja e Shqipërisë
Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të bëjë befasinë më të madhe në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin e ardhshëm Evropian, duke e mposhtur Portugalinë në terren të vet, me rezultat minimal 1 me 0, me një supergol të shënuar nga Bekim Balaj. “Më ka lënë përshtypje të mirë loja dhe taktika e trajnerit dhe jam gëzuar për fitoren e Kosovës, aq më tepër jam gëzuar për kombëtaren shqiptare, sepse ajo ka zhvilluar një ndeshje zyrtare dhe ka bërë një hap përpara drejt kualifikimit”, thotë Sahiti. Ai thotë se kualifikimi i kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian do të jetë një ndihmesë shumë e madhe edhe për përfaqësuesen e Kosovës. “Shpresoj që mos të vetëkënaqen lojtarët e kombëtares shqiptare. Nëse e mposhtin edhe Danimarkën në ndeshjen e ardhshme do të ketë gjasa të mëdha për kualifikim në Kampionatin Evropian”, ka përfunduar Sahiti.
Intelektualët dhe Skifterët
të bashkuar për përfaqësuesen e Kosovës
Edhe dy tifo grupet e njohura nga Gjilani, Skifterët dhe Intelektualët, ishin në përkrahje të përfaqësueses së Kosovës në Prishtinë. Granit Mustafa, një tifoz i KF Gjilanit, thotë se përfaqësuesja e Kosovës është përmirësuar shumë nga ndeshjet e mëhershme dhe shpreson qe të përmirësohen edhe më tepër, sepse tashmë ata e njohin njëritjetrin më mirë. Ndersa, Valon Osmani, tifoz i KF Dritës, thotë se është shumë i lumtur për fitoren e parë dhe se është i bindur qe nëse Kosovësi lejohet të marrë pjesë në eliminatore, përfaqësues do t’i bashkëngjiten edhe lojtarët e tjerë nga kombëtaret tjera. Dy ndeshjet e radhës përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë kundër Kanadës dhe Panamasë në Amerikë.