Gazeta "Sheshi", numri 16

Page 1

FA LA S

Aljena Gjyrishevci: Little Miss Planet 2014

Faqe 15

4 KORRIK - 17 KORRIK 2014, E PËRDYJAVSHME E RAJONIT TË GJILANIT, NR.16 KOMUNA

Funksionon “Home Komuna” por çertifikatat mungojnë

Ata të cilët duan të pajisen me çertifikata, qoftë në mënyrë elektronike nga shtëpia, qoftë duke shkuar fizikisht në zyrat e Administratës së Përgjithshmë, mund të mbesin duarthatë ngase Komuna e Gjilanit ka mungesë të çertifikatave. Këtë e ka bërë të ditur për gazetën Sheshi nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu. “Kemi mungesë të çertifikatave. Problemi është te Qeveria e Kosovës, nuk është te ne. Kemi huazuar çertifikata nga të gjitha komunat fqinje për me e kalu këtë fazë”, ka sqaruar Kadriu.

LIRI, GJENIU I VOGËL

ME KOEFICIENT 151 TË INTELEGJENCËS

Vazhdon faqe 8 KOMUNA

“Livadhet buxhetore” tëKryetari LDK-së Lutfi Haziri pas marrjes së detyrës ka thënë se barra

më e madhe që ka trashëguar nga qeverisja e kaluar ka qenë borxhi në vlerë 9.6 milion euro, në një intervistë për gazetën Express ai është shprehur se Gjilanin e ka gjetur me mbi 4 milionë euro borxhe, mirëpo në një deklaratë dërguar mediave me datë 3 prill të këtij viti Haziri ka thënë së borxhi i komunës është 9.6 milion euro. Ai ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët si dhe këshilltarët komunalë për “dietë buxhetore”, e cila është e obligueshme për shkak të këtyre borxheve që duhet të shlyhen patjetër. Duke folur për borxhe konkrete, Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se vetëm zyra e kryetarit, në qeverisjen e kaluar ka harxhuar katër herë më tepër mjete se sa janë dhënë për aktivitete kulturore. Vazhdon faqe 11

KOMUNA

Aktorët e Teatrit pa paga që nga muaji janar Teatri i qytetit po vazhdon të funksionojë vetëm përmes

subvencioneve. Mjetet mjetet financiare për nevojat e teatrit dhe pagat e stafit të punëtorëve lëshohen vetëm atëherë kur buxheti i komunës është i “mbushur”. Ndryshe, 26 punëtorët e këtij teatri që nga muaji janar, nuk i kanë marrë pagat e tyre edhe pse ato janë minimale, duke i demotivuar kështu aktorët për të punuar në projekte të reja teatrore. Drejtori i Teatrit Profesionist të Qytetit, Ali Demi, shprehet mjaft i brengosur dhe i shqetësuar me gjendjen e rëndë në të cilën gjendet ky teatër.

KLUBET E FUTBOLLIT DRITA DHE GJILANI ME RISI NË KRYESITË E TYRE

Diturie Hoxha Drejtoreshë Ekzekutive e KF Gjilanit

Dy klubet e qytetit të Gjilanit kanë sjellë risi këtë javë në kryesitë e tyre. KF Gjilani, i cili sezonin që e lamë pas ka bërë gara në kuadër të Ligës së Parë në futboll, edhe pse ishte shume afër për t’u inkuadruar në Superligën e Kosovës, nuk ia arriti këtij qëllimi pasi që u mposht në ndeshjen vendimtare të barazhit nga Feronikeli, pas ekzekutimit të penalltive. vazhdon faqe 30

Vazhdon faqe 14

OPINION NGA FEHMI SYLEJMANI

Gazetë që i ka munguar Rajonit të Anamoravës

Mbase ka kaluar tashmë një kohë relativisht e gjatë që nga dalja e numrit të parë të gazetës rajonale “Sheshi” në Gjilan, e cila me punën, seriozitetin, konceptin dhe vizionin po tregohet se është gazetë serioze e që duhet t’i përballojë konkurrencës dhe sfidave të ndryshme që mund ta presin. Në bazë të 15 ekzemplarëve të shpërndarë deri më tani te lexuesi, kjo gazetë dhe stafi i saj kanë dëshmuar një gatishmëri dhe qëndrim të qartë se në çfarë rruge do të shkojë dhe ndjekë kjo gazetë me politikat e saj. Ndonëse viteve të fundit përmes teknologjisë informative... Vazhdon faqe 24

Testi i maturës dhe rojet e (te)nderit Nga: Kaltrina Zymberi dhe Belkise Krasniqi

Nuk është lehtë të krijosh një të ardhme e aq më pak të sigurosh arsimimin e 46 mijë studentëve që pretendojnë shumë, e që në një të ardhme të afërt mund ta kenë në dorë mirëqenien dhe zhvillimin e vendit. Dikur merrnim diplomën e shkollës së mesme vetëm duke bërë përgatitjen e temës së diplomës, ndërsa tash është më ndryshe. Tash bëjmë testin e maturës i cili nuk kalohet nga më shumë se gjysma e nxënësve. Që do të thotë se jo të gjithë maturantëve i jepet mundësia të studiojnë. Tash e disa vjet nxënësit i nënshtrohen këtij testi i cili nuk ka rezultuar edhe aq i suksesshëm. Për të kaluar këtë test, nxënësit duhet të përgjigjen saktë në të paktën 50% të pyetjeve. Përndryshe, kot ke bërë 3 vjet shkollë, diplomë nuk mund të marrësh. vazhdon faqe 34


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.