Gazeta Sheshi Numri 22

Page 1

Albin Kurti ndryshe

Pjesa e dytë e intervistës

Faqe 13

3 tetor - 9 tetor 2014, e përdyjavshme e Rajonit të Gjilanit, nr.22

“Ne jemi të vendosur me i mbrojtë pyjet. Unë i ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me ne sepse interesi është i përbashkët” - Ramiz Ramadani

Banorët e Uglarit dhe Velekincës pa ujë e bereqet

Në rrugën “Idriz Seferi” shtegu i biçiklistëve shfrytëzohet si trotuar Nga: Besarta Maliqi Veron Ibrahimit, 9 vjeçar, nxënës i klasës së katërt në Shkollën Fillore “Thimi Mitko”, i duhet që çdo ditë rrugën për në shkollë ta bëjë jo në trotuar por në shtegun e destinuar për biçiklistë, shenjëzimi i të cilit është bërë pas kërkesës së banorëve. Kur nuk kishte shteg të destinuar për biçiklistë, banorëve u duhej të ecnin në rrugë ku kalojnë vetura. Jeta e Veronit dhe e shumë banorëve të rrugës “Idriz Seferi”, ish-rruga e Ferizajt, rrezikohet ngase trotuari në të cilin ata duhet të ecin shfrytëzohet për parkimin e veturave. E kësaj rruge shumë të frekuentuar, që lidh Gjilanin me Ferizajn e Vitinë dhe me disa fshatra, i mungojnë edhe vendkalimet për këmbësorë, pengesat në rrugë ose, siç njihen, “policët e shtrirë”, dhe ndriçimi. Në mungesë të zebrave banorëve u duhet që të kalojnë rrugën vend e pa vend duke rrezikuar edhe jetën. Shpejtësia e madhe më të cilën vozisin shoferët në këtë rrugë nuk pengohet nga “policët e shtrirë”, që janë dy pengesa, e edhe ato të dëmtuara. Fëmijët e kësaj lagjeje të gjitha objektet e lojërave - fushën e palestrës, parkun dhe fushën e re që është duke u ndërtuar, i kanë në anën tjetër të rrugës, e për të shkuar te këto objekte ata duhet të kalojnë rrugën, pra të vënë jetën në rrezik. Faqe 10 - 11

Nga: Besarta Maliqi

K

roi nga i cili banorët e Lagjes së Muhaxherëve të Uglarit, siç quhet lagja që ndan fshatrat Uglar e Velekincë, furnizoheshin me ujë të pijes nuk mund të shfrytëzohet më për këtë qëllim. Nga Deponia Regjionale e Mbeturinave që ndodhet në këtë pjesë kanë rrjedhur ujëra të ndotura nga mbeturinat dhe kanë bërë që uji i këtij kroi të bëhet i papijshëm. Uji i ndotur është shpërndarë edhe në puset e ujit të pijes në fshat gjë që ka ndikuar që shtatë puse të mos përdoren më. Edhe arat e mbjellura, edhe oborret e shtëpive të banorëve të kësaj lagjeje, janë “vërshuar”, nga uji i ndotur që vjen nga deponia. Këta banorë çdo ditë zgjohen me “aromën” e tmerrshme që vjen nga kjo deponi. Mbeturinat në këtë deponi

digjen - kjo ndodh si pasojë e vetëndezjes (nga temperaturat e larta), por edhe të ndezjes nga qytetarët. Gjatë procesit të djegies erërat janë edhe më të forta dhe të padurueshme sidomos gjatë stinës së verës kur temperaturat janë të larta. Një arsye tjetër që shkakton erën e padurueshme është se mbeturinat mbulohen shumë rrallë me shtresa të dheut. Në Lagjen e Muhaxherëve të Uglarit tash jetojnë pesë familje, e familjet e tjera janë shpërngulur nga aty ngase pas vitit 2009 ujërat që kanë rrjedhur nga deponia kanë hyrë edhe në puset e ujit të pijes. Gjithashtu edhe punimi i tokës është bërë i pa mundur, i ka thënë gazetës Sheshi Fadil Sejdiu, banor i lagjes.

faqe 4

Karateistët gjilanas kthehen nga kampionati me 9 medalje Të enjten me 25 shtator u mbajt Kampionati i Kosovës në Karate në Pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë. Karateistë nga tri klube të

ndryshme të Gjilanit ishin ndër më të suksesshmit. Ata që fituan medalje të arta ishin Elhami Shabani, Valdrin Rashiti e Fortesa Orana.

A do të jemi ndonjëherë në gjendje të lexojmë supershpejt? Kroi në lagjen e Muhaxherëve të Uglarit

Gjilanasit që u kthyen me medalje janë: Elhami Shabani nga K.K. Drita, medalje e artë në Kumite -75 Valdrin Rashiti nga K.K. Dardania, medalje e artë në Kumite -67 Naim Maloku nga K.K. Dardania, medalje e argjendtë në Kumite -75 Meriton Byqmeti nga K.K. Elita, medalje e bronztë në Kumite -60 Albiona Asllani nga K.K. Drita, medalje e bronztë në Kumite +68 Maltina Arifi nga K.K. Drita, medalje e bronztë në Kumite +68 Fortesa Orana - K.K Elita, medalje e artë në Kumite +57, e argjendtë në Kata Lorika Ramabaja- K.K Elita, e argjendtë në Kumite ´+57, e bronztë në Kata

Sa shpejt mund të lexojmë? A jeni ju nga ai lloj i njerëzve që e përfundojnë së lexuari gazetën përpara mëngjesit? Apo të lexojë thashethemet në mediat sociale brenda vetëm pak minutash? Disa kompani që shesin aplikacione për lexim të shpejtë kanë pohuar së fundmi se mund ta ndihmojnë secilin që të lexojë më shumë se 1,000 fjalë në minutë. Kjo do të thotë se mund të lexoni romanin Lufta dhe Paqja për rreth 9 orë. A ju tingëllon si shumë e mirë për të qenë e vërtetë? Disa akademikë do të pajtoheshin me këtë. Cila është e vërteta lidhur me leximin e shpejtë dhe a mundet teknologjia të ofrojë ndihmë në këtë fushë? Teoria pas gjithë teknikave të leximit të shpejtë ka të bëjë me arritjen më të shpejtë të fjalëve tek fovea, një pjesë e imët në qendër të retinës së syrit, e cila na jep mprehtësinë e shikimit që na nevojitet për të identifikuar me saktësi format, përfshirë edhe shkronjat.

Elhami Shabani me ngjyrë të kaltër duke ekzekutuar një Kizami Zuki

Valdrin Rashiti me ngjyrë të kaltër duke ekzekutuar një Ushiro Geri

Faqe 17


Këtë numër në

Lajme shkurt, 26 - 30 shtator, 2014 GJILAN

Në mes të tjerash mund të lexoni: Banorët e Velekincës e Uglarit pa ujë e bereqet, faqe 4 100 mijë euro për rastet sociale për çështjen e banimit, faqe 5 Shkollat dhe rrugët këtë vit do të jenë më të sigurta për nxënës, faqe 6 Mundësitë e kufizuara nuk i deaktivizojnë të verbërit, faqe 7 1185 familje me asistencë sociale deri në gusht 2014, faqe 10 Shkatërrimi i pyjeve, dukuri mjaft shqetësuese Në rrugën “Idriz Seferi”, shtegu i biçiklistëve shfrytëzohet si trotuar, faqe 11 Personalitet, Zija Shemsi, faqe 12 Albin Kurti ndryshe, faqe 13 Studentët shpëtojnë nga ngelja në klasë përmes aplikacionit për detektimin e stresit, faqe 16 Shëndetësi: A mund ta trajnojmë trurin të abstenojë nga të ngrënit, faqe 19 Opnion: Kombi dhe feja, faqe 24 Sport: KF Gjilani pretendent për Superligë, faqe 31

Gazeta "Sheshi" është gazetë e përdyjavshme e Rajonit të Anamoravës, me mbulueshmëri në komunat Gjilan, Viti, Kamenicë dhe Novobëdë Gazeta shpërndahet falas. Gazetën Sheshi më së lehti e gjeni në këto pika: Nëpër kioska në Gjilan Bibliotekën e qytetit Institucionet komunale Nëpër marketet: Meridian, Qendër / Gavran ETC Viva Fresh Store Samsung Andi Market Aroma, Gavran Markete të tjera Kafenetë: Boka Tribeca Intro Papak Kristal Sky Bar 2000 Park Caffe Palace Taboo Cabana Koha Dab Home made Pizza Në institucionet e komunave Viti, Kamenicë, Novobërdë, markete, dhe kioska.

Nis pastrimi i lumit të fshatit Kmetoc Drejtoria Komunale për Shërbime Publike në Gjilan së bashku me USAID-in, respektivisht projektin ”Avancojmë Kosovën së Bashku”, me kompaninë ”Ekohigjiena” dhe me asistim nga vetë komuniteti, kanë nisur pastrimin e lumit në fshatin Kmetoc në gjatësi prej 600 metrash. Në këtë fshat jetojnë qytetarët shqiptarë dhe serb. Sokol Haziri drejtor i Shërbimeve Publike, ka thënë se ky lum është një problem për fshatin ngase kundërmon një erë të rëndë, Gjithashtu, për shkak të mbeturinave të hedhura në të shpeshherë gjatë reshjeve uji hyn nëpër disa shtëpi dhe në arat e mbjella. Universiteti Publik "Kadri Zeka" gati pr vitin e ri akademik Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune rektorin e Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, Arben Dërmaku, me të cilin kanë biseduar për koordinimin, bashkëpunimin dhe rolin e Komunës për mbështetje infrastrukturës së këtij institucioni. Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se Komuna e Gjilanit do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe koordinim ashtu që të jetë përkrahë universitetit dhe studentëve në vazhdimësi. Në anën tjetër, edhe rektori i Universitetit të Gjilanit ka falenderuar kryetarin dhe ka treguar se Universiteti Publik i Gjilanit "Kadri Zeka" ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik dhe këë vit është hapur edhe drejtimi i Shkencave Kompjuterike. Udhëheqësit e Universitetit janë në bisedime për sjelljen e disa drejtimeve të reja dhe është pothuajse e sigurt hapja e drejtimit të Shkencave Politike. Gjilani feston Ditwn e Rinisw Për nder të “Ditës së Rinisë” në Komunën e Gjilanit janë mbajtur aktivitete të shumta nga të rinjtë gjilanas me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dheZyrës së Kryetarit të Komunës, me moton “Rini-jepi formë ëndrrave”. Dita ka nisur me hapjen e zyrtare të saj para Teatrit të Qytetit, ku morën pjesë të gjithë të rinjtë pa dallime etnike, fetare apo nevojave të veçanta. Aktivitetet ishin kryesisht për aktivizimin e të rinjve në shoqëri dhe në projekte duke nisur me tryezën për vullnetarizëm, sporte të ndryshme, performim të artistëve, akti-

vitete multi-kulturore ndërkomunale, integrimet vizitë e përbashkët në Muzeun e Qytetit, shfaqja e filmave, etj. GJILANI ME BORD TË NJË SISË TË NJËSISË SË KLTURËS Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nxjerrë vendimin për emërimin e Bordit Udhëheqës të Njësisë për Kulturë, me qëllim të pavarësimit financiar dhe avancimit të këtij sektori. Vendimi është nxjerrë në bazë të nenit 13 të LVL-së dhe nenit 81.1 të Statutit të Komunës së Gjilanit. Anëtarë të Bordit janë: Bekim Korqa, Kujtim Shahiqi, Adriana Matoshi, Bashkim Nexhipi, Jahi Jahiu, Bujar Haziri dhe Ali Demi. Në takimin e parë me Bordin e Njësisë së Kulturës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se ky Bord është themeluar me qëllim të avancimit të këtij sektori të rëndësishëm të Gjilanit.

KAMENICË Kryetari i komunës Begzad Sinani takohet me zyrtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame Këshilli i Bashkësisë Islame, i përfaqësuar nga kryetari Remzi Kastrati, Muhamet Dërmaku dhe sekretari Milaim Behluli, është takuar me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani. Kryetari i Bashkësisë Islame në Kamenicë, Remzi Kastrati, shprehu kërkesën për lejimin e ndërtimin të një lokali, për administratën e këtij institucioni, si dhe ngriti çështjen e financimit të harxhimeve të varrimit të qytetarëve të komunës së Kamenicës.

FERIZAJ Qytetarët e Ferizajt mungesë të ujit të pijshëm Qytetarët e Ferizajt po përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Siç bëjnë të ditur udhëheqësit e kompanisë së ujësjellësit “Bifurkacioni”, këto ndërprerje po bëhen me qëllim të pastrimit të gypave të prodhimit të ujit pasi që reshjet e fundit kanë shkaktuar një ndotje të madhe të ujit të lumenjve.

VITI Vitia komuna më e mirë për vitin 2014 Komuna e Vitisë është shpallur komuna më e mirë në nivel vendi në ceremoninë e publikimit të rezultateve të Indeksit të Konkurrencës në Komuna (IKK) për vitin 2014, Kjo komunë është cilësuar komuna me përformancën më të mirë në administratën

komunale si dhe në përmirësimin më të madh në infrastrukturën komunale. Indeksi i Konkurrencës në Komuna (IKK) për vitin 2014, është organizuar nga USAID dhe UBO Consulting dhe është i dedikuar për vlerësimin e lehtësirave të të bërit biznes, qeverisjen me ekonomi dhe përpjekjet reformuese administrative nga pushtetet lokale të Komunave në tërë Kosovën, drejt zhvillimit të sektorit privat. Jahjaga lobon për njohjen e Kosovës nga ishujt Bahame Prishtinë Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua në New York me Ministrin e Jashtëm të Ishujve Bahame, Frederick Mitchell, me të cilin bisedoi për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, për rëndësinë e konsolidimit ndërkombëtar të saj si dhe për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

PRISHTINË SHBA lobon për Kosovën SHBA-të po bëjnë përpjekje që Armenia ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan e përditshmja armene Haykakan Zhamanak (Armenian Times). Nëse kjo ndodh, Armenia do të jetë ish-republika e parë sovjetike dhe jo baltike që e njeh pavarësinë e Kosovës. Armenia thuhet të ketë shfaqur interesim për këtë çështje. Diplomatët armenë u kanë thënë atyre amerikanë se nëse Kosova e njeh pavarësinë e Karabakh’ut atëherë Armenia do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Rreth 1700 kandidatë për policë kanë arritur në fazën e tretë të testimit Kandidatët të cilët e kanë kaluar testin e shkathtësive fizike me sukses, në konkursin e Policisë së Kosovës, aktualisht janë duke iu nënshtruar fazës së tretë të testimit e cila është intervista me gojë. Kjo fazë ka filluar nga data 8 shtator dhe do të përfundoj me datë 30 të këtij muaji. KMKLNJ: Protestat e studentëve të UP-së të paarsyeshme Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ndaj protestave të studentëve të Universitetit të Prishtinës, duke thënë se kontestimi i punës së rektorit ende pa e parë profesionalizmin e tij është konspiracion i dekanëve që janë vendosur me urdhër politik e që kanë humbur gjatë garës. Përmes një komunikate për medie, KMDLNj ka thënë se rektori duhet të përkrahet pasi ka premtuar se do ta ndal korrupsionin në këtë insti-

tucion arsimor. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti viziton Lubjanën Me ftesë të Kryetarit të qytetit të Lubjanës, Zoran Jankovic, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë. Duke marrë parasysh faktin se gjatë këtij viti Lubjana ka fituar çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës”, gjatë takimit me Kryetarin Jankovic, i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti bisedoi lidhur me bashkëpunimin në fushën e ndërmarrjeve publike si dhe për rritjen e hapësirave të gjelbëruara në Prishtinë. Kosova mund ta ndihmojë koalicionin kundër Shtetit Islamik Kosova mund ta ndihmojë koalicionin ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, duke pamundësuar shndërrimin e territorit të saj në korridor qarkullimi për militantët e Shtetit Islamik. Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Naim Maloku, konsideron se Kosova në radhë të parë duhet të ruajë territorin e saj dhe të mbledhë informacione, jo vetëm për Kosovë, por edhe për rajon në lidhje me terrorizmin. Restaurohet Kalaja e Prizrenit Kalaja e Prizrenit do të jetë një nga pikat kryesore turistike të Kosovës, në veçanti pas një restaurimi gjithëpërfshirës që do t’i bëhet asaj. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Instituti Arkeologjik i Kosovës (IAK) dhe organizata Trashëgimia Kulturore Pa Kufij (CHWB) kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për konservimin dhe restaurimin e Kalasë së Prizrenit. Për këtë projekt, Ambasada Amerikane në Prishtinë, nga Fondi i Ambasadorit për Trashëgimi Kulturore, do të ndajë 700 mijë dollarë. Zhbogar dhe Figlioulo bisedojnë për veriun Qëllimi kryesor i takimit në mes të Përfaqësuesit special të BE-së, Samuel Zhbogar me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor, Francesco Paolo Figliulo ishte diskutimi i situatës në veri të Kosovës. Takimi i mbajtur është konfirmuar nga KFOR-i përmes një komunikate, por pa dhënë ndonjë detaj se çfarë saktë është diskutuar për veriun.

Pronar dhe Botues: Sheshi PR & Marketing Kryeredaktore: Diturie Hoxha, d.hoxha@sheshionline.com, Politikë dhe ekonomi: Besarta Maliqi, b.maliqi@sheshionline.com, Teknologji: Prarim Hoxha, prarim.hoxha@boshti.com, Sport: Valon Rashiti, v.rashiti@sheshionline.com, Elife Sherifi, e.sherifi@sheshionline.com, Dizajni Grafik: Shpat Krasniqi, sh.krasniqi@sheshionline.com, Marketing: marketing@sheshionline.com, Tel dhe email: redaksia@sheshionline.com , 045 506 411 | Bulevardi i Pavarësisë, pa nr, Gjilan, Kosovë


sheshi

Anketë

3 tetor - 9 tetor

3

N'SHESH

Shtrenjtimi i rrymës shkakton pakënaqësi të mëdha Nga: Belkise Krasniqi dhe Elife Sherifi

A është i arsyeshëm shtrenjtimi i rrymës? A mendoni se do të ketë ndikim peticioni kundër shtrenjtimit? Po çfarë të arsyeshme, unë kom jetu me 5 anëtarë të tjerë në Evropë, në Gjermani, 120 marka kam pagu, me banesë me rrymë, me krejt, k’tu 20 herë ma shtrejtë osht. Këtu duhet krejt me i hjekë, me udhëheqsi me krejt. Rinia s’mujnë me jetu këtu, as mu m’u martu se s’kanë kurgjo, as vendbanim e as rroga. Duhet mu liru rryma deri n’50%, krejt kemi me dalë e me i mbyll krejt çka ka, me qira kemi me punu. Ramadan Ismajli Nuk osht e arsyeshme se shumë qytetarë janë pa punë, edhe në bazë të standardit normal që duhet mu rrit edhe rryma, ama nuk e kemi standardin na me rritë çmimin e rrymës, edhe nëse ja rritë rrymën qatyne q s’kanë kushte, me 50 euro sociale, ata sun i pagujnë barnat e veta e leje mo rrymën. Vetëdijsimi i qytetarëve e bon t’veten, se kur të gjithë qytetarët bohemi bashkë mujmë me rrëzu edhe pushtetin. Ilmi Hajdini Peticioni që po bahet osht shumë me vend edhe i arsyëshëm, a sa i përket shtrejtimit shumë keq, s’kemi as kushte, edhe krejt duhet me nënshkru peticionin. Populli duhet m’i marrë këto qëndrime kundrejt qeverisjes, masi vetë qeverisja nuk po ndërmerr kurgjo. Agim Nuhiu

Mendoj që osht diçka jashtëzakonisht e tmerrshme për popullin tonë, se nuk po e dimë as kujt po ia pagujmë, kush osht pronari…. Duhet me bojkotu, edhe protest masive kisha bo, veq me i refuzu qeto që po ndodhin në Kosovë, edhe ata qe kanë ndergjegjie të pastër besoj se do të reagojnë dhe se kanë me pas ndikim këto mënyra të protestës. Arta Mustafa Duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të qytetarëve në Kosovë, me nivelin e të ardhurave dhe papunësinë e madhe, natyrisht që kjo nuk përkon me realitetin dhe çmimet të cilat janë ngritë.Shumë mirë që osht inicu peticioni, se njëherë duhet me pas kushte mandej m’u rritë çmimet e rrymës e të taksave e të tjera, për shkak se edhe me defektet e mëdha që kanë pasë qytetarët asnjëherë nuk janë dëmshpërbly. Si dhe çmimi të mbetet i njëjti si ka qenë, se sikur të kishim pasë ma shumë vende të punës dhe fabrika atëherë ja kish vlejtë ama tash në situatën të cilën ndodhemi JO. Fuqia e qytetarit osht e madhe, edhe kjo arrihet me kohë edhe me zërin e qytetareve. Arjeta Maka

Nuk osht në rregull. Kurgjo so mirë po edhe kjo rryma tashti na gjetë. Nuk e di a i kshyrin rrogat tona niherë a veç rrogat e veta. Nuk e di si munden me shtrenjtu rrymën kur ka familje disa anetarëshe që jeton me ni rrogë 200 euro. Ku me i dhonë ma përpara ato, a fëmijëve, a me hongër a me e pagu rrymën. Tani rinia po del jashtë e na nuk i lojmë, po çka me bo ktu. Kurgjo so mirë as për neve të vjetrit as për të rinjtë. Ishalla po bohet mirë najherë. Refik Kçiku

Nuk osht e arsyeshme se osht papunësi e madhe, burrin e kom invalid të luftës e qysh jetojmë sot nuk osht aspak mirë. Edhe me rrymë na e bonen qeto. Nuk e di se çka do t’bahet. Shpresoj që do të bohet mirë. Mexhide Byqmeti

Shtrenjtimi i energjisë elektrike për 5% për të dytën herë brenda dy muajve, mund të sjellë vitin më të vështirë për qytetarët e Kosovës. Përfaqësuesit e bizneseve dhe ata të konsumatorëve paralajmërojnë krizë sociale për shkak se shtrenjtimi i energjisë elektrike, sipas tyre, do të pasohet me rritje zinxhire të çmimeve të artikujve të tjerë. Ky shtrenjtim nuk përkon aspak me gjendjen ekonomike në vend dhe me gjendjen financiare të familjeve kosovare. Edhe qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe janë shprehur të revoltuar me shtrenjtimin e energjisë elektrike. Sipas tyre, ky shtrenjtim është një shfrytëzim i rastit pasi vendi është pa qeveri dhe pa institucione, andaj e gjithë kjo zhurmë është krijuar nga “shtëpia pa zot". Disa organizata janë bashkuar dhe kanë organizuar një peticion kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në mënyrë që vendimi për shtrejtimin e energjisë elektrike të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës.

"Është i arsyeshëm dhe e drejtë qytetarëve e cila është e garantume sipas Kushtetutës së Kosovës, ndërsa qëllimi i këtij peticioni është të mbledhë sa më shumë nënshkrime kundër shtrejtimit të energjisë elektrike. Shtrenjtimi nuk ka qenë i mirëpritur aspak nga qytetarët, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike dhe sociale në të cilën janë qytetarët tanë, dhe çmimet nuk përputhen më gjendjet e tyre. Duhet të anulohet në menyrë që të krijohen kushte të favorshme për konsumatorët, por edhe shërbim cilësor, të ketë dhe llogaridhënje. Ne jemi pjesë e këtij koalicioni për komunën e

Gjilanit. Iniciativa do t'i japë frytet e veta që nisma të shkojë në Kuvendin e Kosovës dhe të ndërmirret ndonjë vendim i favorshëm për ne, dhe të parandalohet ky shtrenjtim. Qytetarët kanë shprehë shumë vullnet me nënshkru peticionin dhe shpresoj që të plotësohet numri i nevojshem i nënshkrimeve". HEKURAN ALIU - Menaxher i programeve rinore pranë OJQ “KCIC”, e cila është partnere e organizatave që kanë organizuar këtë peticion.


4

Komuna

3 tetor - 9 tetor

sheshi

Ujërat e ndotura nga Deponia Regjionale e Mbeturinave rrezikojnë jetën e banorëve

Banorët e Velekincës e Uglarit pa ujë e

Nga: Besarta Maliqi

vazhdim nga faqja 1 Në Lagjen e Muhagjerëve të Uglarit tash jetojnë pesë familje, e familjet e tjera janë shpërngulur nga aty ngase pas vitit 2009 ujërat që kanë rrjedhë nga deponia kanë hyrë edhe në puset e ujit të pijes. Gjithashtu edhe punmi i tokës është bërë i pa mundur, i ka thënë gazetës Sheshi Fadil Sejdiu, banor i lagjes. "Toka është helmuar, uji është i papijshëm, e sivjet ka pas edhe shumë insekte, bile, bile tash frik na ka ngordhur një lope. Nuk kemi arritë me i bo analizat për me pa shka e shkaktu ndordhjen se ke e premte masdite, e të shtunën nuk po punojshin, por kjo nuk është hera e parë që na kanë ngordhur kafshë” është shprehur ai. Avdyl Sejdiu, fermer, merret me ruajtjen e 290 deleve, ka shtëpinë vetëm 150 metra larg nga deponia, thotë se para dy viteve i kanë ngordhur 30 dele. “Gjendja këtu nuk është e mirë, e kam rregullu drenazhën dhe kanalizimin për me i parandalu ujërat e zeza. Erëra ka shumë, na u prishën edhe pemët edhe perimet, ndërsa uji i asnjërit nga pesë puset nuk është i pijshëm. Ose duhet me u rregullu ose duhet mu mbyllë kjo deponi se kështu nuk durohet më”, është shprehur i mllefosur Sejdiu. Kryetari Lutfi Haziri gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2013 pati premtuar se nëse nuk ngritet niveli i trajtimit të mbeturinave, mund të vijë edhe deri të mbyllja e deponisë. Grupi i këshilltarëve të PDKsë ka shprehur shqetësim për gjendjen në të cilën ndodhet deponia. Sipas PDK-së, derdhja e ujërave të zeza, të cilat kanë filluar të dalin jashtë de-

ponisë rajonale, është shumë herë më të rrezikshme sesa ujërat e zeza të zakonshme, sepse në deponinë e mbeturinave ka lëngje të ndryshme të cilat zhvillojnë shumë reaksione kimike dhe të cilat e rrisin toksicitetin e tyre. Prandaj, sipas standardeve, kërkohet izolim i plotë i deponive, ashtu që ujërat e zeza të mos rrjedhin jashtë tyre në asnjë mënyrë. “Kjo deponi rajonale e mbeturinave në Gjilan është hapur në qershor të vitit 2003. Është financuar prej BE-së në shumën prej 3 milionë eurosh. Këtë projekt e ka përkrahur qeverisja e atëhershme komunale të cilën e ka udhëhequr vetë Lutfi Haziri i cili dhe e ka nënshkruar kontratën për hapjen e saj. Mirëpo, qysh në atë kohë – koha e qeverisjes së LDK-së, mënyra e menaxhimit të deponive rajonale nuk ka qenë e planifikuar dhe e rregulluar me ligj”, thuhet në reagimin e grupit të këshilltarëve komunal të PDK-së. Në deponi, sipas banorëve të Lagjes së Muhaxherëve të Uglarit, shihen shumë shpesh persona që bëjnë grumbullimin e disa mbeturinave, të cilat pastaj i shesin. Ata grumbullojnë mbeturinat e letrës, kanaçeve të aluminit, metalet dhe mbeturinat e drurit. E Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismajl Jonuzi, ka pohuar se duhet të merren masa për të parandaluar hyrjen e fëmijëve aty pasi që kjo rrezikon jetën e tyre. Fëmijët hyjnë aty për të mbledhur gjëra të metalta. “Çami”, siç njihet ky vend nga banorët e që shfrytzohej për shëtitje e vrapim, nuk e ka më funksionin që e kishte, ngase rruga që të çon për në deponi është e mbushur me mbeturina nga më të ndryshmet, të cilat janë hedhur aty ku njerëzve u ka ardhur më lehtë. Kjo gjendje të krijon përshtypjen se e gjithë kjo hapësirë është e dedi-

kuar për deponi edhe pse ndodhet jashtë hapësirës së deponisë. Drejtori Ekzekutiv i “Eko-Higjienës”, Bajram Isufi, ka deklaruar se gjendja është tejet e rëndë edhe jashtë kësaj deponie meqë qytetarët e papërgjegjshëm hedhin mbeturina kudo. “Realisht gjendja edhe jashtë deponisë nuk është e mirë sepse qytetarët dhe kompanitë e papërgjegjshme hedhin mbeturina vend e pa vend, gjë që ka degraduar pjesën dërmuese të hyrjes së deponisë. E vetmja kompani regjionale e cila e ka licencën për të hedhur mbeturina këtu është “Eko-Higjiena”. Të tjerat nuk kanë licencë dhe nuk kanë të drejtë të hedhin mbeturina këtu. Ne edhe më herët kemi pasur aktivitete, kemi pastruar hyrjen e deponisë, mirëpo përsëri qytetarë të papërgjegjshëm hedhin mbeturina vend e pa vend”, ka thënë Isufi. Drejtoria e Inspekcionit momentalisht nuk ka inspektor të ambientit ngase, sipas Selver Xhelilit, drejtor i kësaj Drejtorie, inspektori që ka udhëhequr këtë sektor ka qenë me kontratë mbi vepër. Por, cilido që të emërohet duhet që të jetë i licencuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor. Edhe në mungesë të inspektorit për këtë sektorë, sipas Xhelilit, kjo drejori ka bërë detyrën e saj, edhe pse nga njëzetëepesë punëtorë sa ka pasur kjo drejtori mandatin e kaluar, tani ka shtatmbëdhjetë. “Gjendja në deponi nuk është aspak e mirë. Sidomos, janë shumë të rrezikuara ujërat e puseve të vendbanimeve që gjenden në afërsi të deponisë dhe që shfrytëzohen për pije nga banorët. Sistemi i pompimit nuk funksionon rregullisht dhe si pasojë e kësaj bëhet përzierja e ujërave sipërfaqësore me ato të deponisë”, ka thënë Xhelili. Por, sipas PDK-së, deri më tani asnjë hap nuk është ndërmarrë nga Komuna e Gjilanit, sepse Drejtoria e Inspekcionit nuk ka asnjë zyrtar që merret me kujdesin dhe ruajtjen e ambientit. “Jeta për banorët e fshatrave Uglar dhe Velekincë është bërë e tmerrshme për shkak të kundërmimit dhe kontaminimit të puseve të ujit

si pasojë e rrjedhjes së ujërave të zeza nga deponia si dhe nga hedhja e mbeturinave gjithandej. Këtë gjendje e ka rënduar edhe më shumë numri milionësh i mushkonjave, e të cilat në këtë vit janë ndier tepër komod nga trajtimi i mirë që i është bërë në kryeqytetin e tyre në Gjilan”, thuhet më tej në reagimin e PDK-së.

se kanë vërejtur shumë parregullsi. Dëmet që shkakton kjo deponi për banorët që jetojnë përreth saj janë të mëdha. Ai ka thënë se kompania që e menaxhon deponinë nuk është duke e bërë mirë punën për të cilën është e kontraktuar, ngase ujit që kullohet nga mbeturinat është dashur t’i bëhet zgjidhje deri tani.

Ligji për Mbeturina përcakton qartë kompetencat, detyrat dhe përgjegjësit për ata që janë përgjegjës për mbikëqyrjen e deponive. Në nenin 41, pikën 1 të këtij ligji, thuhet se “Inspektimin e aktiviteteve për administrimin e mbeturinave e bënë Inspektorati për mbrojtjen e mjedisit”.

Edhe Ligji për Mbeturinat parasheh detyrimet që ka operatori i deponisë, e që janë të përcaktuara në nenin 2, pikën 1 të këtij ligji, e që janë: a) hartimi i planit operativ për administrimin e mbeturinave në deponi dhe sigurimi i implementimit të tij; b) deponimi i mbeturinave në pajtim me kushtet e parapara me liçensë;

Neni 42 i Ligjit për Mbeturina parasheh detyrat e inspektorit e që janë: a) kontrollimi për krijimin, prodhimin, mbledhjen, grumbullimin, ruajtjen, bartjen, trajtimin dhe deponimin e mbeturinave; b) Verifikimi i funksionimit të objekteve, pajisjeve dhe instalimeve për trajtimin e mbeturinave; c) kontrollimi i transportit dhe lëvizjes së mbeturinave të rrezikshme brenda proceseve për administrimin e mbeturinave; d) verifikimi i administrimit të mbeturinave nga zotëruesi i mbeturinave; e) kontrollimi dhe konstatimi i realizimit të planeve, lidhur me administrimin e mbeturinave; f) kontrollimi i mënyrës së mbajtjes dhe ruajtjes së shënimeve për administrimin e mbeturinave; g) kontrollimi i mënyrës së procedimit, gjatë transportimit të mbeturinave brenda kufirit të Kosovës, gjatë tranzitimit, importimit dhe eksportimit; h) kontrollimi i zbatimit të dispozitave të kë tij ligji dhe akteve të nxjerra në bazë të tij; i) hartimi i procesverbalit mbi inspektimet e bëra dhe dhënia e propozimeve për masat e nevojshme për administrimin e mbeturinave; j) konstatimi rreth plotësimit të kushteve për punë nga operatori, në përputhje me kushtet e përcaktuara me liçensë, për administrimin e mbeturinave. Kryeinspektori Xhelili ka sqaruar

c) zbatimi i masave të cilat garantojnë mbrojtjen e mjedisit, në harmoni me kërkesat e përcaktuara me dispozitat në fuqi; d) lejimi i qasjes së lirë organit kompetent që të kontrollojë dhe mbikëqyrë deponinë, si dhe inspektimi i dokumentacionit të deponisë; e) mbajtja e regjistrave sipas dispozitave të këtij ligji, dhe f) në rast aksidenti, njoftimi i menjëhershëm i autoriteteve kompetente të parapara me këtë ligj dhe aktet nënligjore. Pas ankesave të shumta nga banorët, zyrtarë komunalë kanë parë gjendjen në të cilën ndodhet deponia, mirëpo Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, i shoqëruar nga Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë “Eko-Higjiena”, Bajram Isufi, nuk janë lejuar të futen brenda në deponinë e mbeturinave për të parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhet ajo, me arsyetimin se “duhet kërkuar leje një ditë më herët”. Drejtori Januzi ka thënë se moslejimi i hyrjes në deponi për instancat komunale tregon burokracinë e nivelit qendror dhe papërgjegjësinë e tyre. “Banorët ankohen se ka rrjedhje të ujërave të zeza që ua bëjnë jetën të rëndë. Kjo ishte një vizitë e paparalajmëruar dhe neve na u pa mundësua të hyjmë brenda për ta parë gjendjen e deponisë nga afër. Ky fakt tregon se ka burokraci nga qeveria meqë menaxhohet prej saj. Është vërejtur edhe që nuk ka një vullnet të mirë nga ana e menaxhmentit të saj”, ka thënë Januzi.


sheshi

Komuna

3 tetor - 9 tetor

bereqet

5

Park modern në qendër të Vitisë

Ka filluar puna për rregullimin e sheshit "Njazi Azemi" në Viti, Parku pritet të narrë së shpejti një pamje tjetër. - Komisioni Evropian është dakorduar që të ndihmojë Vitinë me 300,000 Euro për renovimin e Shtëpisë së Kulturës dhe Parkut të Qytetit.

Edhe Dobërçani është në Kosovë! Fshati Dobërçan, edhe pse gjendet në Kosovë, në komunën e Gjilanit, çdo ditë e më tepër po u përngjan fshatrave zvicerane. Shoqata "17 Shkurti.ch" që tubon bashkatdhetarët e këtij fshati, për çdo vit shpenzon mbi 5000 franga vetëm për mirëmbajtjen e pastërtisë së tij. Me shportat për mbeturina, drunjtë zbukurues rreth lumit, parkun e gjelbëruar, me varreza të mirëmbajtura, si dhe me dy punëtorë të cilët punojnë për çdo ditë për pastërtinë e fshatit skaj më skaj, nuk mund të quhet ndryshe përveç se një fshat i organizuar mirë. Një projekt tjetër i radhës që është realizuar nga shoqata "17shkurti.ch" nga Zvicra është ai i riciklimit të mbeturinave të aluminit (kanaqeve) si dhe plastikës (shisheve). Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Avni Kastrati, ky projekt i riciklimit ka kushtuar rreth 300 franga zvicerane dhe ka për qëllim jo vetëm heqjen e mbeturinave por edhe shfrytëzimin e tyre, përkatësisht riciklimin. "Janë blerë gjithsej 10 shporta në të cilat shishet e plastikës do të mblidhen veç dhe ato nga alumini, apo më mirë të themi kanaqet, veç. Ky projekt mendoj se është shumë i mirë, por ka ardhur si vullnet dhe kërkesë e bashkëfshatarëve të Dobërçanit. Shpresoj që edhe fshatrat dhe qytetet e tjera në Kosovë të veprojnë ngjashëm në mënyrë që, përveç ta pastrojmë ambientin nga mbeturinat, edhe të përfitojmë nga to", ka thënë Kastrati. Shoqata "17shkurti.ch" është themeluar në shkurt të 2009-ës në Zvicër nga bashkëfshatarët e Dobërçanit që jetojnë në diasporë, e veçanërisht në Zvicër. Ajo deri tash ka kryer një numër të madh projektesh në Dobërçan, duke ndërtuar shtëpi, duke u ndihmuar familjeve nevojtare dhe duke i ndihmuar të sëmurët që kanë pasur nevojë për të holla.

Nga: Besarta Maliqi

S

heshi “Njazi Azemi” në Viti pas dy muajsh do të marrë pamje tjetër ngase hapësira para Shtëpisë së Kulturës “Bajram e Gursel Sylejmani” është destinuar për parkun e qytetit, projekt ky i Komisionit Evropian që po zbatohet nga IOM-i. Sipas kritereve të përcaktuara, 30% e punëtorëve fizikë të angazhuar në këtë projekt, janë marrë nga lista e entit social të cilët me vite të tëra ishin duke pritur në Entin për Punësim. Në këtë projekt janë angazhuar gjithsej 41 punëtorë, kryesisht raste sociale nga Komuna e Vitisë. Komuna e Vitisë është e vetmja që ka përfituar dy projekte në vlerë mbi 300.000 Euro nga Komisioni Evropian. Projektet kanë të bëjnë me renovimin e Shtëpisë së Kulturës në vlerë prej 170.000 Euro, si dhe ndërtimin e Parkut të Qytetit në vlerë prej 87.000 Euro. Në kuadër të këtij projekti parashihet ndërtimi i këndit të lodrave për fëmijë, amfiteatër për të rinj, fontana, dhe këndi i destinuar enkas për pensionistë. Për Erblinda Krasniqi, studente në Prishtinë, ndërtimi i Parkut të Qytetit përveç që do t’i japë një pamje të mirë qytetit, ai do të mundësojë që qytetarët të kalojnë kohën e lirë aty, gjë që do të ndikojë dukshëm në disponimin e tyre. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se parku është simbol i qytetit. Parkun do ta shfrytëzojnë të gjitha shtresat e qytetarëve vitias, duke premtuar edhe hapësira të tjera të gjelbëra së shpejti edhe në Pozharan dhe vendbanime të tjera të kësaj komune. “Parku do t’i plotësojë të gjitha kushtet, duke

100 mijë euro për rastet sociale për çështjen e banimit Nga: Besarta Maliqi

filluar nga gjelbërimi, ndriçimi, pushimoret, po ashtu është i paraparë ndërtimi i këndit të lodrave për fëmijë, këndi për pleqtë, fontana e të tjera, elemente këto që i përkasin një parku të mirëfilltë, që deri më tani nuk e ka pasur qyteti i Vitisë. Ndërtimi i këtij parku do t’u mundësojë kalimin e kohës së lirë për të gjitha shtresat e qytetarëve, e në veçanti të pleqve dhe të rinjve, të cilët do të kenë mundësinë e zhvendosjes nga kafteritë në këtë park”, ka thënë Haliti.

timi i parkut do t’i japë pamje të mirë qytetit të Vitisë. Përfitimi i këtyre projekteve është rezultat i idesë dhe qasjes serioze që ka pasur komuna e Vitisë, ka thënë në mes të tjerash, drejtoresha Sylejmani. Murali 3D në murin e Shtëpisë së Kulturës Në kuadër të zbukurimit të qendrës së Vitisë, artistë nga kjo komunë kanë realizuar një mural në formën 3D në murin e shtëpisë së kulturës. E kënaqur me punën që kanë bërë këtë artistë

Murali në formën 3d i realizuar nga artistë të komunës së Vitisë në murin e shtëpisë së kulturës.

Laureta Zymberi, nxënëse në klasën e tretë, e ka shtëpinë shumë afër parkut që është duke u ndërtuar. Ajo dhe shoqet e saj nuk kanë pasur një vend ku kanë mundur të luajnë, të gjitha lojërat i kanë bërë në rrugë ose në oborre të shtëpive, e parku për ta është edhe vend më i sigurtë dhe i destinuar posaçërisht për ta. Ndërsa, duke folur rreth përfitimit të këtij projekti dhe atij për renovimin e Shtëpisë së Kulturës, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sportit në Viti, Kaltrina Sylejmani, ka vlerësuar se ndër-

është shprehur edhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani.

Komuna e Gjilanit nga të hyrat vetanake ka ndarë 100 mijë euro për rastet sociale që kanë nevojë për banim. Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se problemi kryesor në Gjilan është ai i banimit dhe strehimit. Haziri ka thënë se komuna po përpiqet të meremetojë shtëpitë, pavarësisht se po përballet me vështirësi buxhetore. “Përgjatë 8 muajve të qeverisjes, problemi kryesor në Gjilan ka dalë të jetë ai i banimit dhe strehimit. Me të gjitha kapacitetet komunale, jemi duke bërë të pamundurën që familjeve në nevojë t’ju ndihmojmë në aspektin social, duke ndërtuar edhe shtëpi për nevojtarët dhe duke meremetuar shtëpi aty ku ka nevojë. Përkundër vështirësive buxhetore për shkak të borxheve të trashëguara, për këtë kategori kemi ndarë 100 mijë euro dhe do të shikojmë mundësinë që ta rrisim këtë shumë”, ka potencuar Haziri. Kryetari Haziri ka thënë se janë tri kategori që do të trajtohen e ku bëjnë pjesë ata që kanë nevojë për renovim të objekteve në të cilat jetojnë, ata që kanë nevojë për ndërtim dhe ata që kanë nevojë

për pagesën e qirasë. “Shuma e ndarë prej 100 mijë eurosh është vetëm fillimi. Po presim që Ministria e Financave dhe Qeveria ta lejojnë shfrytëzimin e këtyre mjeteve sepse nuk është lejuar përdorimi i tyre në këtë fazë për shkak të mungesës së autoritetit ekzekutiv”, u shpreh kryetari Haziri. I pari i Gjilanit ka kërkuar nga donatorët dhe bashkëatdhetarët që ta mbështesin këtë nismë e cila do të jetë e vazhdueshme. “Komisioni i cili është krijuar e ka për detyrë të përcaktojë qartë kriteret se cilat do të jenë familjet përfituese. E rëndësi e veçantë do t’u kushtohet familjeve që kanë familjarë me aftësi të kufizuara dhe veteranët e luftës janë kategori që do të mbështeten patjetër”, është shprehur Haziri. Haziri ka deklaruar se dyshimet mbi përfituesit e ndihmave sociale, ku siç thuhet mund të ketë edhe të tillë që nuk meritojnë, ai i quan perceptime të qytetarëve, ngase sipas tij gjithçka do të jetë shumë transparente dhe se kujdesi i komunës për këtë dhe të tjera kategori nuk do të mungojë asnjëherë.

“Përkushtim dhe profesionalizëm nga artistët tanë, që më bën të ndjehem tepër krenare! Pas heqjes së rrethojave nga Shtëpia e Kulturës, ky aktivitet, i shoqëruar me ekspozitë kolektive të artistëve vitias, mblodhi shumë qytetarë të cilët me një kulturë të pashembullt i motivuan artistët me përkrahje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Sylejmani në Facebook.


6

Komuna

3 tetor - 9 tetor

Shkollat dhe rrugët këtë vit do të jenë më të sigurta për nxënës

Komuna e Gjilanit i ka 24 shkolla fillore, shtatë të mesme dhe tri çerdhe publike.

Gjilan, thotë se për këtë vit i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që incidentet e vitit të kaluar brenda objekteve shkollore të parandalohen dhe të mos përsëriten. Ai thotë se në krahasim me numrin e madh të nxënësve nëpër shkolla, Drejtoria është pjesërisht e kënaqur me sigurinë në shkolla në fillim të këtij viti shkollor. “Duke iu falënderuar bashkëpunimit shumë të mirë me Policinë e Kosovës, edhe këtë vit kemi pasur takime dhe na është ofruar mbështetje dhe përkrahje e plotë në kërkesat tona për patrullime më të shpeshta në ruajtjen e qetësisë brenda dhe afër objekteve shkollore”, ka thënë Uruqi.

Ejup Uruqi, shef i arsimit në Drejtorinë e Arsimit në

Sipas tij, këtë vit, duke u bazuar në përpjekjet dhe

Nga: Valon Rashiti

T

ë gjitha shkollat në Komunën e Gjilanit tashmë e kanë filluar vitin e ri shkollor. Vitin e kaluar në oborrin e shkollës së mesme ekonomike “Marin Barleti”, në Gjilan, kishte ndodhur një therje me thikë dhe një nxënës i kësaj shkolle kishte marrë lëndime të rënda. Ky ishte një indikator shqetësues i rritjes së dhunës nëpër shkolla fillore dhe mesme.

Regjisori i ri nga Gjilani që po synon të bëjë karrierë në Turqi

angazhimin e drejtorëve të shkollave do të jenë më vigjilent se vitet e tjera. “Ne kemi çdo dy javë takime të rregullta me drejtorët e shkollave dhe tash e tutje, të gjithë nxënësit do ta kenë obligative bartjen e uniformave në mënyrë që të identifikohen me lehtë nga kujdestarët e ditës në shkolla”, ka thënë Uruqi. Uruqi thotë se kujdestarët e ditës janë të përcaktuar në shkolla dhe ata janë në proporcion me numrin e nxënësve dhe se prej këtij viti do të ketë kujdestari në dy kate të shkollës në mënyrë që të mbahet rend dhe qetësi nëpër shkolla. “Vendosja e kamerave është e domosdoshme sepse ato e parandalojnë dhe e zvogëlojnë dhunën dhe incidentet nëpër shkolla”, ka thënë Uruqi.

Nga: Valon Rashiti Shumë studentë nga Gjilani dhe Kosova po i braktisin institucionet arsimore të Kosovës duke u regjistruar në universitete të ndryshme evropiane dhe botërore.

Ai thotë se tashmë ne disa shkolla janë vendosur kamerat, por për t’i vendosur kamerat në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme është shumë e kushtueshme, prandaj po hulumtojnë mundësi të reja për investime. “Për parandalimin e këtyre incidenteve është shumë e rëndësishme edhe ndihma e prindërve dhe bashkëpunimi i tyre me nxënësit, profesorët dhe prindërit sepse çdo herë duhet t’i përcjellin fëmijët dhe nxënësit me mesazhe pozitive” ka përfunduar Uruqi. Me e rastin e fillimit të vitit të ri shkollor Policia e Kosovës ka shpallur muajin shtator si “muaj të sigurisë“. Ismet Hashani, zëdhënësi i

Policisë së Kosovës në Gjilan, thotë se do të jenë më pranishëm në rrugët urbane dhe në ato rajonale. Do të caktohen njësite policore të komunikacionit rrugor dhe do të kenë patrullime më të shpeshta në afërsi të objekteve shkollore dhe afër vendkalimeve për këmbësorë në mënyrë që fëmijët te cilët ballafaqohen për herë të parë me komunikacionin të jenë më të sigurt. “Në fakt Policia e Kosovës, për çdo fillim viti të ri shkollor, përgatit plane të veçanta operative dhe vepruese të cilat më pastaj i realizojmë në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Arsimit në Gjilan”, ka thënë Hashani. Ai tha se që nga dita e parë Policia e Kosovës ka qenë e

sheshi

mobilizuar që përreth shkollave dhe rrugëve të kenë patrullime më të shpeshta. “Me Drejtorinë e Arsimit ne Gjilan kemi bashkëpunim shumë të mire. Ata e kanë mirëpritur njësitin tonë të specializuar i cili këtë it do të mbajë ligjëratanë vazhdimësi, veçanërisht në ciklin e ulët të shkollave fillore ku do të diskutohet për problemet e nxënësve”, thotë Hashani. Për ta parandaluar dhe zvogëluar dhunën në shkolla, shton ai, disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, këtë vit do të operojnë me rroba civile në mënyrë që të identifikojnë nxënësit të cilët shkaktojnë probleme dhe incidente.

Një numër jo i vogël i të rinjve nga Gjilani po shkollohen edhe në Turqi duke na përfaqësuar atje në mënyrën më të mirë të mundshme si studentë të dalluar. Njëri prej tyre është edhe Onur Sherifi nga Gjilani, i cili në vitin 2006, kishte fituar një bursë për të studiuar në universitetin e Marmarasë në Stamboll dhe pas një viti, pasi kishte përfunduar kursin e gjuhës turke, ishte regjistruar në Degën e Radiotelevizionit dhe Kinemasë në Stamboll. “Pasi diplomova vazhdova me vetëfinancim ne institucionin e shkencave sociale, në të njëjtin universitet, në Degën e Kinemasë për master, dhe diplomova me temën “Kinematografia shqiptare”. E kam zgjedhur këtë temë për shkak se këtu nuk asnjë burim shkencor në lidhje me artin e kinemasë tonë”, ka thënë Sherifi. Ai, përveç studimeve, ka pasur rastin të punojë edhe në sektorin e kinemasë e po ashtu edhe ka xhiruar disa filma të

metrazhit të shkurtër të cilët janë shpërblyer në festivale të ndryshme në Turqi. “Tani për tani jam duke pushuar dhe si prioritet në të ardhmen e kam akademinë dhe doktoraturën, në mënyrë që të punësohem në ndonjë universitet këtu”, ka thënë Sherifi. Ai thotë se nëse do t’i ofrohet një mundësi për të marrë një burse, do ta vazhdonte shkollimin edhe në Kosovë. “Është dallim i madh sa i përket mundësive që ofrohen këtu në Turqi dhe atje në Kosovë sepse, përveç ligjëratave, studenteve i ofrohet hapësirë e mjaftueshme për të krijuar diçka” ka thënë Sherifi. Ai është i zhgënjyer dhe i mërzitur që qyteti i Gjilanit nuk ka asnjë kinema funksionale dhe se kjo i duket e çuditshme. “Kur kam biseduar me profesorët në Turqi dhe ia kam shpjeguar që qyteti i Gjilanit është pa kinema ata nuk kanë mundur të besojnë. Dhe me të vërtetë kjo është e çuditshme po të kemi parasysh se kinemaja sot definon shumë çka në jetën dhe kulturën tonë”, ka thënë Sherifi. Sipas tij, po qe se një gjë e tillë të ndodhte para luftës, kjo edhe do të kishte kuptim, sepse, për arsye të krizës ekonomike, pronarët e kinemave nuk blinin

më filma artistikë dhe filluan të shfaqin filma porno, gjë që kishte ndikuar në rënien e interesimit të shikuesve. “Po te investohej dhe te rregullohet një kinema moderne e cila do të sillte filma të rinj dhe të njohur me siguri që do të rikthehej interesimi i gjeneratave të reja për të shkuar në kinema”, thotë ai. Sherifi tregon se i ka disa skenarë të përgatitur dhe se do të kishte dëshirë të shfaqte një film në Kosovë. “Por së pari kisha pasë dëshirë të paraqes përditshmërinë e njerëzve, për problemet që na rrethojnë në Kosovë, në mënyrë që vendin tonë ta njohin edhe të huajt” ka thënë Sherifi. Ai thotë se për ta kuptuar se sa talent kemi në fushën e aktrimit dhe të regjisë, mjafton fakti se këtë vit kemi një film nga Kosova që do të garojë për t’u nominuar për çmimin Oskar, filmin “Tri dritare dhe një varje”, të regjisorit Isa Qosja. “I bëj apel Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit, që të ndërmarrë masa dhe ta përkrahë më shumë kulturën. Kultura nuk është luks por është nevojë. Kinemaja, teatri dhe muzika janë degë shumë të rëndësishme të artit për zhvillimin e botëkuptimit që kemi”, ka përfunduar Sherifi.


sheshi

Komuna

3 tetor - 9 tetor

Mundësitë e kufizuara nuk i deaktivizojnë të verbërit Nga: Elife Sherifi Shoqata e të Verbëve të Kosovës është një nga shoqatat më aktive me rreth 5000 të regjistruar dhe rreth 4500 aktivë. Kjo shoqatë ka anëtarë nga gjitha vendet e Kosovës, nga të gjitha komunitetet duke përfshirë komunitetin turk, serb dhe gjithë qytetarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë e që kanë problem me të pamurit. Anëtarët aktivë janë të regjistruar në databazën e kësaj shoqate dhe vijnë nga qytete të ndryshme. Ata regjistrohen në bazë të dokumentacionit përkatës të cilin e jep paraprakisht mjeku. Shkollimi i të verbërve në Kosovë ka nisur qysh në vitin 1969 me hapjen e shkollës së parë për të verbër në Mitrovicë. Ajo shkollë ka prodhuar me dhjetëra kuadro prej të cilëve sot ka magjistra, doktorë shkence, profesorë, gazetarë, moderatorë profesionist dhe pothuajse të gjitha profesionet. Falë angazhimit dhe shkollimit të tyre të hershëm, sot të verbërit e Kosovës jetojnë dhe veprojnë pa asnjë kompleks dhe me suksese në veprimtaritë e tyre. Për herë të parë në vitin 1973 ka filluar të përdoret shkrimi “Braille”. Personat e verbër mësojnë me anë të këtij shkrimi. Shkollimi i të verbërve në Kosovë është mjaft i hershëm. Me disa vështirësi sot personat e tillë kanë mundësi që të shkollohen, duke filluar nga edukimi edukimit parashkollor e deri në atë pasuniversitar. Shoqata e të Verbërve të

Kosovës ka partnerë të shumtë me të cilët bashkëpunon dhe prej të cilëve financohet. Si partner kryesor ka Komisionin Evropian, Agjensionin Çek për Zhvillim, Ministrinë e Jashtme Çeke, USAID-in, Ambasadën Amerikane, UNDP-në dhe shumë institucione të tjera. Gjithashtu gëzon përkrahje të vazhdueshme edhe nga institucionet qendrore dhe lokale, varësisht nga programet që i ka në planprogram. Këta anëtarë të regjistruar në shoqatë, përveç shkollimit, merren edhe me aktivitete të tjera, sportive e kulturore. Ky komitet është mjaft i organizuar dhe herë pas here organizojnë gara të ndryshme, aktivitete letrare e kulturore, organizime sportive e shumë aktivitete. Në pothuajse çdo lëmi, anëtarët e Shoqatës së të Verbërve tregojnë suksese dhe nuk kanë probleme në realizimin e ëndrrave dhe dëshirave. Bujar Kadriu, kryetar i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, shprehet i kënaqur me mbështetjen e institucioneve dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë. Ai vlerëson se edhe shoqëria jonë është vetëdijësuar se personat që kanë problem me të pamurit duhet të mos diskriminohen dhe të konsiderohen si pjesë e shoqërisë. Sipas tij, në të kaluarën, shoqëria jonë ka pasur familje me mentalitet patriarkal të cilët kanë hezituar të tregojnë se kanë fëmijë të verbër. Por, fatmirësisht kjo pikë e dobët është duke u larguar dhe trajtimi për fëmijët dhe njerëzit e tillë dita ditës po përmirësohet. Trajtimi dhe mbështetja për këto raste nis nga familja dhe më pas edhe nga shoqëria dhe rrethi ku ata jetojnë. Duke u pranuar si të zakonshëm,

këta persona nuk ndihen të diskriminuar dhe të drejtat e tyre nuk abuzohen në asnjë më mënyrë. “Diskriminimi ekziston akoma, për shkak të stereotipeve të ndryshme, për shkak paragjykimeve dhe barrierave të ndryshme të cilat i krijon vetë shoqëria. Këta persona kanë nevojë për një trajtim adekuat, integral dhe jo për një trajtim mëshirues”. Sipas Kadriut, shoqëria jonë është një shoqëri e ndjeshme, humane dhe e afërt njëri me tjetrin, prandaj ndihma në rrugë, në shkolla dhe në vende të tjera ku një i verbër mund të jetë pjesmarrës, nuk mungon. Një nga anëtaret e kësaj shoqate, Lumnije Berisha, është një nga vajzat më aktive të shoqatës. Që nga viti 2000 ajo merr pjesë vazhdimisht në shumë trajnime si: trajnime që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, trajnime si spikere në radio, pastaj është certifikuar si trajnere e shkrim-leximit në alfabetin Braille, trajnimi për ndërmarrësi që është organizuar nga "Bashkimi Evropian", ku është shpërblyer me vendin e parë. Në vitin 2013 ajo filloi kursin në Radio Kosovë, për të vazhduar më tej me emisionin e saj “Për një botë më të mirë”. Lumnija aktualisht është studente e Universitetit të Prishtinës në Fakultetin Filologjik. Ajo vazhdon studimet në vitin e dytë në degën e gazetarisë. Lumnija tregon edhe për mbështetjen e familjes, profesorëve dhe kolegëve të saj të cilët në asnjë moment nuk u kursyen dhe ndihmuan atë kur ajo kishte nevojë. Bazuar në Ligjin për të Verbër neni 21, Shoqatës së të

7

Çka është alfabeti Braille

Verbërve të Kosovës i jepet e drejta e shërbimeve. Çdo qytetar i Kosovës i cili ka probleme me shikimin mund të marrë shërbimet që kjo organizatë i ofron, e të cilat financohen nga niveli qendror deri tek ai lokal. Në anën tjetër, Bujar Kadriu, i cili përveç që është kryetar shoqatës së lartpërmendur, aktualisht është edhe kryetar i forumit të organizatave të personave me aftësi të kufizuara, një mekanizëm që mbështetet nga zyra e BE-së me Komisionin Evropian të Kosovës, me rekomandim të Raportit të Progresit dhe lidhet drejtperdrejt me misionin e zyrës të Komisionit Evropian në Bruksel, tregon se legjislacioni i këtij forumi në Kosovë ka disa ligje që e rregullojnë çështjen e personave me aftësi të kufizuara. Këto ligje nuk kanë zbatueshmëri të plotë dhe mosrespektimi i tyre krijon indirekt një lloj diskriminimi, diskriminim ky që mund të reflektojë me një gjendje jostabile dhe jo fort të qëndrueshme tek vetë personat me aftësi të kufizuara dhe tek familjet e tyre. Tash së fundmi, Ministria e Punëve dhe Mirëqenies Sociale, konkretisht Departamenti apo Zyra Ligjore, ka një iniciativë për hartimin e një ligji integral i cili është sipas standardeve të BE-së dhe sipas Konventës së të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, dhe vepron në çdo fushë të jetës së këtyre personave.

Braille është një sistem i të shkruarit dhe të lexuarit me anë të prekjes që shfrytëzohet nga të verbërit dhe personat me shikim të dobësuar.

1829, ai përfshiu edhe shkrimin e notave si pjesë e këtij alfabeti. Alfabeti i krijuar nga ai, megjithatë, u njoh si zbulim revolucionar vetëm pas vdekjes së tij.

Tradicionalisht shkruhet me letër të stampuar. Është emëruar me këtë emër sipas krijuesit të tij, francezit Louis Braille, i cili e kishte humbur të pamurit si pasojë e një aksidenti në fëmijëri. Braille e mbizotëroi paaftësinë e tij qysh si fëmijë. Ai shkëlqeu gjatë shkollimit dhe fitoi bursë në Insitutin Mbretëror për të Rinjtë e Verbër të Francës. Më 1824, në moshën 15 vjeçare, Braille e zhvilloi kodin e tij për alfabetin francez për t’ua mundësuar të verbërve të shkruanin dhe lexonin në mënyrë efektive. Më vonë, në vitin

Mësimi përmes alfabetit Braille për personat e verbër është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e aftësive të tyre të të lexuarit, sidomos tek fëmijët me shikim të dobësuar. Shkronjat e alfabetit Braille janë blloqe të vegjël drejtëkëndorë të quajtura qeliza të cilat përmbajnë gunga të vogla të prekshme të quajtura pika. Shkronjat dallohen nga njëra tjetra varësisht nga numri dhe arranzhimi i tyre brenda këtyre blloëeve të vogla drejtkëndore.

Provoni të shkruani emrin tuaj me:

Braille

1185 familje me asistencë sociale deri në gusht 2014 Nga: Valon Rashiti

N

jë pjesë e madhe e qytetarëve të Komunës së Gjilanit po vazhdojnë të përballen me kushte të rënda ekonomike. Adresa e vetme për këta qytetar me kushte të rënda ekonomike mbetet Qendra për Punë Sociale në Gjilan. Mursel Zymberi, drejtor i kësaj qendre, në një prononcim për gazetën “Sheshi”, shprehet se numri i rasteve sociale është pasqyrë e gjendjes ekonomike në vend. “Tendenca shkon ka rritja e kërkesave për ndihma sociale, sepse nuk kemi ndonjë ngritje të gjendjes ekonomike dhe nuk po hapen vende të reja të punës, ndërsa numri i popull-

sisë ka shënuar rritje” ka thënë Zymberi. Ai thotë se kjo qendër vepron në bazë të Ligjit dhe Skemës për Ndihmë Sociale i cili deter-

minon kushtet se cilat kategori mund të jenë përfitues të ndihmave sociale. “Vitin e kaluar është nxjerrë një udhëzim administrativ i

cili, familjeve të cilat i kanë dy apo më tepër persona të aftë për punë, ua ndalon marrjen e ndihmave sociale. Ky kriter ia ka pamundësuar shumë familjeve marrjen e këtyre ndihmave sociale” ka thënë Zymberi. Zymberi thotë se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe se Qendra nuk është pyetur fare për zbatimin e këtij urdhëri administrativ. “Ne e kemi pasur shumë vështirë për me e zbatu këtë vendim në terren. Kjo është një padrejtësi e madhe që iu është bërë këtyre qytetarëve”, ka thënë Zymberi. Ai thotë se Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, përmes këtij vendimi, ka synuar që të ketë nën kontroll numrin e familjeve me ndihmë sociale.

“Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, si rezultat i kritereve dhe udhëzimit administrativ të lëshuar nga vetë ajo, ia ka arritur që të zbresë numrin e rasteve sociale për 50 familje”, ka thënë Zymberi. Ai thotë se ka kërkuar ndihmë edhe nga Kryetari i Komunës se Gjilanit i cili iu ka premtuar që do t’i ndihmojë në logjistikë. Sipas tij, ndihma sociale mund të marrin të gjithë banorët, duke llogaritur edhe ata nga Kosova Lindore. “Me udhëzimin e ri nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, iu është mundësuar edhe të ardhurve nga Kosova Lindore, azilkërkueseve dhe atyre që janë në pritje të shtetësisë” ka thënë Zymberi. Ai thotë se vendi ynë, tani për tani, për nga aspekti i formës së ligjit është pothuajse i barabartë me stan-

dardet evropiane. Zymberi thotë se Qendrës në Gjilan i bëhen auditime të rregullta dhe kjo ka bërë që numri i atyre që marrin ndihmë sociale në Gjilan është shumë më i vogël dhe kjo, sipas tij, është një padrejtësi e madhe. Ai thotë se atyre iu është kufizuar numri i rasteve sociale ndërsa qytetet tjera mund ta rrisin këtë numër sepse nuk mbikëqyren nga institucionet kompetente. Për shembull, thotë ai, “Komuna e Lipjanit ka shumë më pak banorë se ajo e Gjilanit, ndërsa numri i atyre që marrin ndihma sociale, është dyfish më i madh se në Gjilan”, ka thënë Zymberi. “Kemi pasur edhe disa raste kur disa qytetarë të pandërgjegjshëm të cilët kanë qenë në

marrëdhëne pune kanë marrë njëkohësisht edhe ndihma sociale. Ne i kemi evidentuar disa raste të tilla dhe ata që zbulohen do të kenë të pamundur të marrin ndihma sociale në të ardhmen”, ka thënë Zymberi. Ai, shprehet i zhgënjyer me bizneset e Gjilanit të cilat nuk janë interesuar asnjëherë t’i ndihmojnë kësaj kategorie. “Për festën e Bajrami, kam kërkuar ndihmë nga të gjitha bankat dhe qendrat tregtare që janë në Gjilan, por asnjëra prej tyre nuk e kishte pa të rëndësishme të kontribuojë me një shumë solide, ndërkohë që të gjitha këto biznese janë të varura nga këta qytetarë”, ka përfunduar Zymberi.


8

Komuna

3 tetor - 9 tetor

sheshi

Shurdhani: 2015-ta pa Handikos-in nëse atë nuk e përkrahin institucionet Nga: Besarta Maliqi

H

andikos në Gjilan nuk do të funksionojë pas 31 dhjetorit të këtij viti nëse nuk ka përkrahje nga institucionet. Kjo qendër ka kontratë me organizatën “Save the Children” nga Italia vetëm edhe për tre muaj, ngase kjo organizatë mbyll programin e saj për Kosovë. Momentalisht qendra ka tre punëtorë - menaxherin e qendrës, i cili ushtron edhe detyrën e shoferit, pasi që menaxheri i deritashëm ka lënë këtë detyrë për shkak të vështirësive finan-

ciare me të cilat ballafaqohet qendra, një fizioterapiste dhe një psikologe. Edhe pse janë vetëm tre puntorë, ata kryejnë çdo ditë punët e tyre vetëm për t’u dalë në ndihmë personave me nevoja të veçanta, e sidomos fëmijëve të kësaj kategorie. Në muajin prill, një komision nga

“Save the Children”, ka vlerësuar lart punën që është duke bërë kjo qendër edhe pse me mungesë të konsiderueshme të stafit. E për të qenë efikase në kryerjen e punëve, kësaj qendre i duhen deri në tetë puntorë, sa edhe kishte në fillim të funksionimit, falë donacioneve nga organizata e huaja. Selvije Selmani që 14 vjet është fizioterapiste e qendrës Handikos në Gjilan. Ajo çdo ditë merret me rehabilitimin e fëmijëve që kanë vështërësi fizike, duke ua mundësuar shumë prej tyre që të kenë lehtësim në gjendjen fizike të tyre. E Naxhije Salihu, për fëmijët që trajtohen në këtë qendër, ofron mësimin me mjete didaktike,

mozaikë, me objekte konkrete e abstrakte. Edhe pse me pagë minimale, ato kanë vazhduar punën e tyre për t’u ndihmuar këtyre fëmijëve. Gjatë ditës trajtohen në këtë qendër katërmbëdhjetë fëmijë deri në moshën 14 vjeçare, pra brenda një jave bëhen deri në njëqindetridhjetë

trajtime. Qendra ka 269 fëmijë të regjistruar, e 1123 anëtarë të të gjitha moshave. Fatmir Shurdhani momentalisht ushtron detyrën e menaxherit dhe të shoferit të Qendrës Handikos, pasi që Remzi Kqiku kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të mungesës së mjeteve financiare që ka Qendra. “Organizatat e huaja që kanë funksionuar në Kosovë, e që kanë përkrahur Handikosin, kanë përfunduar misionin e tyre në Kosovë. Gjendja në Handikos është e vështirë për shkak të ndërprerjes së ndihmës nga organizata e huaja të cilat kanë dhënë shembull se si duhet të punohet me personat me aftësi të kufizuara. Handikos është organizatë jo-qeveritare që ofron shërbime dhe jemi në prag të licencimit të stafit”, ka sqaruar Shurdhani, ushtrues i detyrës së menaxherit të Qendrës. Vitin e kaluar Handikos është mbështetur nga komuna me rreth 11 mijë euro subvencione, me 2,521.85 euro karburante, pagesën e menaxherit të Handikos-it, shpenzime të telefonit, sigurimit të objektit si dhe janë përkrahur në projektet tjera ka thënë Shurdhani. Handikos ka kërkuar nga Komuna e Gjilanit 28.488 euro në fillim të vitit për të mbuluar shpenzimet, mirëpo edhe pse kjo çështje është propozuar për temë në seancë të Kuvendit Komunal, kërkesa nuk është marrë parasysh nga këshilltarët e pozitës, i ka thënë gazetës Sheshi këshilltarja komunale nga PDK, Fat-

bardha Selmani. “Personat me nevoja të veçanta duhet të trajtohen mirë dhe drejt, sepse ata duhen të ndihen të barabartë në shoqërinë dhe komunitetin tonë. Poashtu duhet të investohet edhe në projektin për shenjëzimin e rrugëve dhe vend parkingjeve për personat me nevoja të veçanta”, ka thënë Selmani. Kjo qendër gëzon mbështetje simbolike nga institucionet të cilat e përkrahin në formë të subvencioneve. Për muajin qershor i janë dhënë 2 mjië euro, në muajin korrik është organizuar një trajtim i shtatë personave në bregdet, deri në fund të këtij viti kjo qendër nga komuna e Gjilanit do të marrë edhe 8000 euro. Kështu i është premtuar Shurdhanit nga zyrtarët e kryetarit të komunës. Arbër Ismajli, shef i kabinetit të kryetarit të komunës, ka thënë se në vitin 2015 për këtë qendër dhe organizatat tjera komuna do të ndajë buxhet të veqantë. Mirëpo edhe përkundër mungesës së fondeve kjo qendër ka shtrirje edhe në luginë e Preshevës, e

nga kjo pjesë janë trajtuar disa fëmijë që nga pas lufta, ndërkaq aktualisht aty trajtohet vetëm një fëmijë nga Presheva. Rrjeti i Handikos-it përbëhet nga njëzet e pesë zyra lokale në komunat e ndryshme të Kosovës, ku organizohen këshillime të bazuara në përvojë dhe aktivitete të tjera, trembëdhjetë qendra në bashkësi të cilat orfojnë aktivitete të rehabilitimit primar fizikal dhe aktivitete të lojës (zhvillimit). Ndër sfidat kryesore të Handikos-it është njohja dhe përfshirja e çështjes së aftësisë së kufizuar në politikat zhvillomore të qeverisë si dhe shërbimeve të bazuara në bashkësi nga institucionet qeveritare qendrore dhe lokale, duke u bazuar në dokumentet dhe praktikat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, përfundon Shurdhani.

Vaksinimi i fëmijëve i domosdoshëm

Nga: Valon Rashiti

N

ë kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan funksionon edhe shërbimi i vaksinimit i cili merret me vaksinimin e fëmijëve që nga lindja deri në moshën 18 vjeçare. Ndërsa në qytet

ekzistojnë gjashtë qendra të mjekësisë familjare dhe vetëm në katër prej tyre kryhet shërbimi i vaksinimit. Ismet Uruqi, specialist i mjekësisë familjare dhe shef i shërbimit të vaksinimit në Gjilan, ka treguar se sa po i përgjigjen prindërit thirrjes për vaksinimin e fëmijëve të tyre dhe se nga cilat sëmundje mbrohen fëmijët e vaksinuar.

“Vaksinimi i fëmijëve i mbron ata nga sëmundjet e rënda ngjitëse siç janë tuberkulozi, paraliza e fëmijëve, difteria, kolla e keqe ose e bardhë, tetanosi, fruthi, shytat ose gukat, hepatiti B dhe robolla” ka thënë Uruqi. Vaksinimi, thotë ai, bëhet sipas programit të Institutit Kombëtar të Shëndetit në Prishtinë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila edhe i furnizon me vaksina. “Vaksinimi është njëra nga fitoret më të mëdha të mjekësisë dhe ato janë të ndryshme varësisht prej sëmundjeve që i luftojnë” ka thënë Uruqi. Uruqi thotë se ky është një proces i vazhdueshëm. Punohet 12 muaj rresht dhe programi fillon të zbatohet në fillim të vitit. “Në qytet jemi të kënaqur me seriozitetin prindërve të cilët janë të ndërgjegjshëm dhe i sjellin fëmijët e tyre për t’i vaksinuar ndërsa në fshatra duhet me i dërgu ftesat paraprakisht sepse shumica e tyre nuk janë në dijeni se do të shkojmë në fshatrat e

tyre”, ka thënë Uruqi. Ai i falënderon të gjithë drejtorët e shkollave të cilët i ndihmojnë me listat e nxënësve dhe i shpërndajnë ftesat tek nxënësit. “Brenda vitit i vizitojmë tetë herë të gjitha fshatrat me ekipin tonë mobil dhe angazhohemi që asnjë fëmijë të mos mbetet i pa vaksinuar”. Ai thotë se është standard mjekësor që 95% të fëmijëve të jenë të vaksinuar. “Intenca jonë është që me i pasë 100% të fëmijëve të vaksinuar sepse çdo fëmijë i pavaksinuar është i rrezikuar”. Uruqi thotë se në pesë vitet e fundit janë duke i marrë dhe regjistruar numrat e telefonave në mënyrë që t’i kontaktojnë prindërit dhe t’i ftojnë që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. “Ne po insistojmë që me i sjellë gjithqysh fëmijët e tyre dhe po shkojmë shtëpi për shtëpi edhe në vendet rurale”. Ai thotë se në dy muajt e fundit kanë pas mungesë të dy llojeve të vaksinave. “Gjatë muajit shtator do të na vijnë vaksinat të cilat i mbrojnë fëmi-

jët nga gripi sezonal, vaksina të cilat janë të parapara për fëmijët normalë dhe ata me probleme shëndetësore si dhe për të moshuarit”. Vaksinimi, thotë ai, është i obligueshëm që nga lindja deri në moshën 18 vjeçare. “Sëmundjet e rënda tek fëmijët në Komunën e Gjilanit nuk janë të shpeshta por mospuna jonë del shumë lehtë në shesh. Për këtë arsye deri më tani jemi duke punuar maksimalisht me të gjithë stafin në mënyrë që qytetarët e Gjilanit të ndahen të kënaqur me punën tonë”. Ai shton se prindërit duhet të kërkojnë informacion ose sqarime shtesë tek qendra e vaksinimit ose te pediatri më i afërt për të qenë të informuar për vaksinimet që duhet t’i bëjnë fëmijët e tyre. “Prindër të nderuar, fëmijët e juaj të vaksinuar janë me të mbrojtur, kështu që ju lutem mos rrini rahat nëse i keni fëmijët tuaj të pa vaksinuar”, ka përfunduar Uruqi.


sheshi

Komuna

3 tetor - 9 tetor

9

Qentë e rrugëve të qytetit trajtohen në strehimoren në Zhegovc Nga: Elife Sherifi Më 1 tetor të këtij viti strehimorja e qenve në Zhegovc të Gjilanit mbetet pa përkrahje financiare, kjo pasi përfundon kontrata e deritanishme me komunën. Qentë endacakë shihen në pothuajse çdo lagje të qytetit, në turma të mëdha dhe shpeshherë dinë të jenë edhe të rrezikshëm. Nëse nuk janë të rrezikshëm ata mund të sjellin infeksione dhe të bartin sëmundje të ndryshme. Çdo kontakt me ta, qoftë fizik dhe me vetdëshirë, por edhe pa dëshirë, bënë që këta qenë të jenë kërcënim për jetën e qytetarëve të Gjilanit. Që nga viti 2013, në Zhegovc të Gjilanit, e njohur si “Lagjia e Hashanajve” funksionon një strehimore e qenve, e cila merret me mbledhjen e qenve endacakë, trajtimin, rehabilitimin, shërimin dhe ushqimin e tyre. Një nga aksionet e kësaj strehimoreje është mledhja e këtyre qenve nëpër të gjitha rrugët e qytetit, dhe më pas vazhdohet me trajtimin, rehabilitimin dhe kujdesjen për ta. Qentë e strehuar kurohen nga sëmundje të ndryshme, trajtohen nga veterinarët e qytetit, dhe u bëhet intervenimi kirurgjik nëse kjo është e nevojshme. Përveç anës shëndetësore, kjo strehimore kujdeset edhe për anën psikologjike të qenëve, zbutjen dhe largimin e sjelljeve të egërsuara në rrugë. Këta qen vaksionohen, rehabilitohen dhe kthehen në një gjendje jo të rrezikshme për njerëzit. Përveç kësaj, tek qentë e strehuar kujdesi shkon deri në atë shkallë sa që atyre iu largohet edhe mundësia dhe aftësia e riprodhimit. Kjo pasi qentë e trajnuar në këtë strehimore pas 3 ose 4 muaj lëshohen sërish në rrugë, nga aty ku janë marrë. Deri më tani kjo strehimore ka pasur mbështetjen e komunës së Gjilanit, por nga 1 tetori i këtij viti kontrata me komunën mbaron. Përgjegjësi i kësaj strehimoreje, Shenasi Xhemajli, tregon se tash e një kohë merret me trajtimin e qenve endacakë dhe puna me ta është jashtëzakonisht e vështirë. “Takimi i parë me qentë dhe largimi nga rruga është shumë i rrezikshëm. Ata janë shumë të egër dhe duhet trajtim i kujdesshëm”, thotë Shemsiu.

Shemsiu më tej tregon se më herët është bërë mbledhja e qenve edhe nga fshatrat dhe komunat e tjera por tani po punohet vetëm për komunën e Gjilanit. Strehimorja funksionon nga viti 2013 dhe është themeluar nga Organizata për Strehimin e Qenve dhe Maceve të Kosovës Lindore, e cila mori një aksion për ndërtimin e një strehimoreje për komunën e Gjilanit për mbledhjen e qenve endacakë dhe trajtimin, rehabilitimin, shërimin dhe ushqimin e tyre. Në gjashtë mua-

në Nagavc”, thotë Shemsi Xhemajli. Sipas Xhemajlit, në Nagavc gjendet strehimorja më e madhe në Kosovë me të gjitha kushtet për kujdesje të kafshëve dhe qentë nga strehimorja e tij dërgohen për vaksionim dhe kontrolla të tjera mjekësore atje. Sipas tij shpenzimet për transport dhe ushqim janë shpenzime që kushtojnë dhe buxheti i ndarë nga komuna nuk mjafton. Lajmi edhe më i keq për të dhe strehimoren të cilën ai e udhëheq, është se nga tetori i këtij viti dhe deri në ndarjen e buxhetit komu-

Njëri nga qentë në strehimoren në Zhegoc

jt e parë këtë strehimore e ndihmoi shteti i Holandës përmes disa donacioneve. Më pas komuna e Gjilanit hartoi një kontratë sipas së cilës strehimorja ndihmohej financiarisht. Si pas Shemsiut mjetet financiare të cilat mirren nga komuna nuk janë edhe aq të kënaqshme dhe nuk mbulojnë të gjitha shpenzimet që nevojiten për trajtimin e qenve endacakë. “Me pagë dhe të ardhura minimale është pothuajse e pamundur të punohet me një numër të madh të qenve. Për t’u trajntuar sa më mirë duhet që herë pas here të dërgohen në qendrën

nal për vitin 2015, kompania e cila ka qenë e kontraktuar ka deklaruar se nga 1 tetori

kësaj strehimoreje do t’i ndërprehen të gjitha të ardhurat financiare. Shemsiu tregon se trajtimi për një qen në ditë kushton rreth 20 euro dhe i vetëm nuk mund t’i mbulojë shpenzimet. “Nëse nuk do të kemi përkrahje financiare nga komuna, nuk do të mund të funksionojmë. Vetëm në ndonjë rast

Nga: Valon Rashiti Kuvendi Komunal i Dardanës (Kamenicës), kishte marrë vendim për themelimin e Arkivit Komunal më 1978, por nuk krijoi as kushtte minimale për fillimin e punës, përkatësisht pranimin, rregullimin dhe përpunimin e lëndës arkivore. Ndërsa, përkundër vështirësive që i ka, arkivi historik komunal vazhdon punën në përpunimin e lëndës arkivore nga punëtorët e këtij arkivi. Milot Thaçi, përgjegjës i këtij arkivi, thotë se Arkivi i udhëzon të gjitha institucionet për rregullimin dhe ruajtjen e lëndes arkivore. “Arkivi komunal, në mënyrë ligjore, ka kompetencë mbi të gjitha regjistraturat në tërë territorin e Kosovës” ka thënë Thaçi. Ai tha se ky arkiv disponon një

Para se të fillonte më këtë punë, Shemsiu ka ndjekur një trajnim disa mujor dhe pastaj ka marrë përsipër këtë detyrë jo edhe aq të lehtë. Strehimorja është puthuajse në fund të fshatit, në rrugën e fundit e cila ndan Gjilanin nga Komuna e Lipjanit, në periferi, me një ambient të qetë larg shtëpive të banimit, dhe kjo nuk u pengon as banorëve të atjeshëm. Në anën tjetër, Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, tregon se Komuna e Gjilanit është një nga të paktat komuna e cila mirret me trajtimin dhe rehabilitimin e qenve endacakë. Sipas tij, qentë të cilët shihen nëpër rrugët e qytetit e të cilët nuk rrezikojnë qytetarët janë pikërisht qentë e trajtuar në strehimore, të cilët sterilizohen dhe kastrohen gjë që ia humb mundësinë e riprodhimit. Qentë mirren nga rruga dhe dërgohen në strehimoren në Nagavc e në Zhegoc dhe më pas shpërndahen nëpër rrugë. Kjo është mënyra e vetme për t’i mbrojtur qytetarët sado pak, sepse vrasja e tyre është e ndaluar me ligj. Sipas Ramiz Ramadanit, këta qen identifikohen lehtë pasi në vesh i vendosen pullat në formë të vathëve dhe nga ta nuk ka ndonjë rrezik, sepse në strehimore trajtohen dhe bëhen më të qetë. Sipas tij ky trajtim është mënyrë më e mirë sesa vrasja e qenve, sepse nga qente e mbetur mund të lindin në një periudhë të shkurtë shumë qenë, kurse nga qentë e trajtuar nuk do të ketë shumim dhe, përveç kësaj, ata nuk do të jena aspak të rrezikshëm në rrugë. Sa i përket mbështetjes financiare për strehimoren në Zhegovc, Ramiz Ramadani thotë për gazetën ‘Sheshi’ se drejtoria e cila ai drejton do të vazhdojë përkrahjen dhe mbështetjen e kësaj iniciative. “Kjo strehimore duhet të regjistrohet, të krijohet si subjekt juridik dhe më pas të krijohen marrëveshje me komunën, me policinë dhe për çdo qen i cili paraqet rrezik të bëhet intervenimi dhe trajtimi i menjëhershëm”, thotë Ramadani. Në këtë mënyrë një shumë prej 500 eurosh në muaj dhe në përgjithësi 6000 euro në vit për këtë strehimore, do të ishte më e favorshme edhe për komunën dhe do të kishte edhe mbulese ligjore, përfundon Ramadani. Qentë mirren nga rruga dhe dërgohen në strehimoren në Nagavc e në Zhegoc dhe më pas shpërndahen nëpër rrugë.

Arkivi i Dardanës funksionon përkundër vështirësive depo me dimensione të gjatësisë 17,75m dhe me një sasi të dokumentacionit përafërsisht 120m katrorë. “Arkivi disponon 25 rafte metalikë dhe 21 të drurit, dhe këta nuk mjaftojnë”, ka thënë Thaçi. Sipas tij, në këtë arkiv ka shumë dokumentacione të ruajtura të viteve kaluara. “Në Arkivin Komunal të Dardanës punojnë 2 zyrtarë arkivistë me kualifikim superior (Dega e Historisë), njëri është përgjegjës, pra faktikisht në punë profesionale është vetëm një arkivist” ka thënë Thaçi. Arkivi i Dardanës, është i vendosur në lokalet e Shtëpisë së Kulturës dhe ka dy zyra të punës dhe një depo prej 72 m2, me një sasi të madhe të dokumentacionit. “Ky staf nuk i plotëson kushtet për ruajtje të lëndës arkivore, duhet të pranohen zyrtarë të tjerë për t’i plotësuar kushtet për funksionim normal të arkivit dhe shërbimit

urgjent dhe tejet të rrezikshëm për qytetarët”, thotë Shemsiu.

arkivor”, thotë ka thënë Thaçi. Sipas Thaçit, nga kjo mund të konkludojmë se mbrojtja e lëndës arkivore, lokali arkivor adekuat, pajisja me mjete bashkëkohore për ruajtjen e drejtë dhe operimi me lëndën arkivore janë parakushtet bazë për realizimin e detyrave themelore të shërbimit arkivor. Ai tha se veprimtaria themelore e arkivit është mbrojtja, evidencimi, pranimi, rregullimi, përpunimi, ruajtja, prezantimi, publikimi i lëndës arkivore dhe dhënia e saj për shfrytëzim. “Në mbështetje të kryerjes së detyrave të arkivit, në bazë të ligjit dhe akteve normative, veprimtaria themelore e arkivit zhvillohet nëpërmjet katër shërbimeve - shërbimi për mbrojtjen dhe pranimin e lëndës arkivore, shërbimi i depos, shërbimi për rregullimin dhe përpunimin e lëndës arkivore dhe shërbimi për punë të përgjithshme të cilin e kryejnë drejtori,

punëtori i administratës dhe asistenti teknik”, tregon ai. Me qëllim të aplikimit të metodave bashkëkohore të arkivistikës, në kuadër të Agjencisë së Arkivave të Kosovës, vazhdon ngritja profesionale e punëtorëve të arkivit, me pjesëmarrjen e tyre në kurse, seminare e forma tjera të organizuara në nivel të vendit dhe të rajonit. Përndryshe, Arkivi i Dardanës, tani funksionin në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. “Ne planifikojmë ta zgjerojmë hapësirën dhe e kemi mbështetjen e plotë të Kryetarit të Komunës, por të shohim se a po na lejojnë mjetet financiare në të ardhmen për një investim të tillë”, ka përfunduar Thaçi.

Kjo është mënyra e vetme për t’i mbrojtur qytetarët sado pak, sepse vrasja e tyre është e ndaluar me ligj. Sipas tij ky trajtim është mënyrë më e mirë sesa vrasja e qenve, sepse nga qente e mbetur mund të lindin në një periudhë të shkurtë shumë qenë, kurse nga qentë e trajtuar nuk do të ketë shumim dhe, përveç kësaj, ata nuk do të jena aspak të rrezikshëm në rrugë.


10

Komuna

3 tetor - 9 tetor

Po shkatërrohen pyjet, merr masa Drejtoria e Bujqësisë

sheshi

Në rrugën “Idriz biçiklistëve shfrytë

Këmbësorët ecin në shtegun e destinuar për biçiklistë, për shkak se trotuari shfrytëzohe

Nga: Besarta Maliqi

“Ne jemi të vendosur me i mbrojtë pyjet. Unë i ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me ne sepse interesi është i përbashkët” - Ramiz Ramadani

Nga Valon Rashiti

A

frimi i stinës së dimrit po i bën të domosdoshëm drunjtë për ngrohje, të cilët qytetarët e Gjilanit po i sigurojnë në mënyra të ndryshme. Dëmtimi i pyjeve nuk është i rrallë dhe këtë e ka shkaktuar mungesa për një kohë të gjatë e kontrollit efikas nga institucionet kompetente. Pyjet kualitative po dëmtohen më shumë për shkak të leverdisë ekonomike. Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë është mobilizuar dhe është duke u angazhuar që prerja dhe dëmtimi i pyjeve të parandalohet duke kapur të gjithë qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët po e bëjnë këtë. Ramiz Ramadani, drejtor i kësaj drejtorie, thotë se i kanë 5 teknikë të pylltarisë dhe 11 roje të cilët janë 24 orë në terren, duke e rrezikuar edhe jetën e tyre, për t’i mbrojtur pyjet nga shfrytëzuesit ilegalë.

“Fillimisht po them se është një brengë shumë e madhe. Por, gjendja në Komunën e Gjilanit është stabile”, thotë ai. Ramadani nuk e përjashton mundësinë që ketë edhe dëmtime, megjithatë, sepse, sipas tij, është absurde të pretendohet që kjo dukuri të ndalet plotësisht. “Ne jemi në bashkëpunim të plotë edhe me Policinë e Kosovës, të cilët i falënderojmë për përkrahjen

që na kanë dhënë vazhdimisht”. Ramadani thotë se kanë bashkëpunim shumë të mirë edhe me Gjykatën Themelore në Gjilan. “Ne kemi kërkuar nga kryetari i kësaj gjykate që t’i trajtojë rastet me prioritet në mënyrë që me dhënë efektivitet. Ne do t’ia dërgojmë listën dhe shpresojmë që rastet e paraqitura nga ne të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të gjithë dëmtuesit e pyjeve të marrin dënimin e merituar”. Ai thotë se brenda këtij viti janë proceduar në gjykatë 214 raste, 180 prej të cilave kanë qenë kundërvajtje ndërsa 30 si vepra penale. Sipas Ramadanit, në përpjekje për ta parandaluar dëmtimin e pyjeve, kemi gjetur mirëkuptimin e plotë të banoreve të fshatit Pogragjë. Pyjet janë pastruar dhe qytetarët e asaj ane i kanë marrë drunjtë pa pagesë. “Këto aksione e kanë dhënë efektin e vet prandaj kemi kërkuar edhe pesë hektarë në fshatin Zhegër në mënyrë që të përfitojnë edhe banorët me kushte të rënda ekonomike të asaj ane”, ka thënë Ramadani. Ai thotë se gjithashtu në këtë aksion janë shënjuar ato pjesë të pyjeve që nuk bën të dëmtohen. Ramadani thotë se tani janë duke u përgatitur për të krijuar pika të përbashkëta me Policinë e Kosovës. “Policia e Kosovës e ka të drejtën me ndalu secilin qytetar. Një pjesë e kontrabanduesve ile-

galë kontrabandën e zhvillojnë me furgona dhe është më e lehtë me i identifiku”, ka thënë Ramadani. Sipas tij, rojet e pyjeve kanë të drejtë që t’i ndalin zhfrytëzuesit ilegalë në momentin që allafaqohen me ta, edhe pse nuk kanë vendim të gjykatës për këtë. Kjo tregon këmbëngulësinë e kësaj drejtorie. “Fshatrat më të dëmtuara janë ato të Kishnapoles dhe Gadishit për arsye te konfiguracionit të terrenit, ndërsa pjesa e Karadakut është shumë më mbrojtur dhe më pak e dëmtuar”, thotë Ramadani. Ai shton se sektori i pylltarisë ose duhet t’i kthehet Agjencionit të Pylltarisë ose Drejtorisë që ai drejton duhet t’i jepen kompetenca të plota menaxheriale. “Ne jemi të vendosur me i mbrojtë pyjet. Unë i ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me ne sepse interesi është i përbashkët”, ka përfunduar ai. Lidhur me këtë temë ne tentuam që të bisedojmë edhe me Bislim Rrustemin, drejtor në Drejtorinë Koordinuese në Agjencionin Pyjor në Gjilan, por ai nuk deshi të prononcohet me arsyetimin se ka disa vjet që nuk është prononcuar për media dhe se kjo i është ndaluar nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij agjencioni.

vazhdim nga faqja 1 Një numër i madh i fëmijëve të kësaj rruge vijojnë mësimin në orarin e pasdites, e ardhjen nga shkolla për në shtëpi e kanë të pamundur të bëjnë të pashoqëruar për shkak të mungesës së ndriçimit. Ata çdo herë shoqërohen nga prindërit ose edhe nga pjestarë të tjerë të familjes. Banorët e kësaj rruge i kanë dërguar një kërkesë Drejtorisë për Shërbime Publike për të gjitha problemet me të cilat përballen. Shkresa është dërguar më datën 23 korrik të këtij viti dhe përmes saj banorët kërkojnë zgjidhjen e problemeve. Kërkesat, pra, i kanë paraqitur në mënyrë zyrtare. Intervenimet e kërkuara janë: - rruga të bëhet me dy korsi, siç ka qenë më parë, një në drejtim të Ferizajt dhe një në drejtim të qendrës; - të ketë shteg për biçiklistë; - parkimi në trotuar të ndalohet me shenja po edhe me prezencë të Policisë; - vendkalime me 2-3 vende nga Spitali Regjional e deri te Kosova Petrolli - vendkalim te palestra - ndriçim publik Banorët kërkesës ia kanë bashkang-

jitur edhe njëzet nënshkrime, dhe kanë paralajmëruar komunën se nëse nuk merret me problemet e tyre në afat kohor prej 15 ditësh nga data e dorëzimit të kërkesës, ata do ta marrin në dorë sigurinë e banorëve të lagjes duke filluar me hedhjen e gurëve dhe tullave, e nëse nuk ndërrmerret asgjë do të bëhet prerja e asfaltit për të krijuar pengesa e deri në bllokimin total të rrugës. Ndërsa, në takimin me drejtorin e Shërbimeve Publike banorët kanë marrë premtime për zgjidhjen e problemeve të tyre. Në fillim të muajit shtator kjo drejtori ka bërë këtë rrugë me vetëm dy korsi, dhe të dy anët e rrugës janë destinuar për shteg të biçiklistëve. “Kjo rrugë i ka pasur tre shirita, njënin prej tyre - të mesmin, për makinat që shkonin me shpejtesi marramendëse. E kthimi i rrugës me vetëm dy korsi është mirëpritur nga banorët. Megjithatë në këtë rrugë duhet që të bëhen edhe shumë punë për të parandaluar më të keqen”, ka thënë Ibrahimi. Tefik Ibrahimi, banor në këtë lagje, ka thënë se rruga Idriz Seferi, ish-rruga e Ferizajt, është harruar edhe si rrugë


sheshi

Komuna

3 tetor - 9 tetor

Seferi” shtegu i ëzohet si trotuar

11

Mungesa e rrjetit të internetit në Verbicë vonon pajisjen me dokumete “esenciale”

Dy ditë për një certifikatë të lindjes

et nga shoferët për parkimin e veturave të tyre

Zyra jo shumë e pasur teknikisht e administratës së Vërbicës

Nga: Besarta Maliqi

N

ë kohën kur teknologjia ka arritur zhvillim të hovshëm dhe një nga pajisjet më të familjarizuara të njeriut është bërë kompjuteri dhe potencialisht rrjeti i internetit, aplikimi për pajisjen me dokumente të gjendjes civile me porosi online nga shtëpia, për banorët e fshatrave Verbicë, Zhegovc, Parallovë dhe Strazhë, është i pa mundur dhe i pashfrytëzueshëm.

edhe si lagje nga të gjitha qeverisjet komunale të pasluftës. Sipas tij, për katër vjet rresht, ish-udhëheqja e PDKsë është marrë me premtime boshe për katër korsi të kësaj rruge. Për 15 vjet në këtë rrugë nuk është investu asgjë përpos një trotuari gjatë fushatës parazgjedhore në gjatësi prej 200 metrash. “Që plot 4 vjet kjo drejtori na anashkalon dhe nuk na është përgjigjur kurrë në asnjë shkresë që kemi dërguar. Duhet me marrë ndonjë veprim për t'i mbrojtë fëmijët nga rreziku në komunikacion dhe nga terri i natës sepse kjo rrugë nuk ka ndriçim publik”, i ka thënë Tefiku gazetës Sheshi. Kjo rrugë e ka fatin e të gjitha hyr-

je-daljeve në qytet, në të cilat nuk është intervenuar fare që nga paslufta. E Komuna e Gjilanit ka paraparë që kjo rrugë të zgjerohet dhe të bëhet me katër korsi dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk është intervenuar në të. Por, nuk dihet se kur do të realizohet ky projekt. Drejtoria e Shërbimeve Publike ka përcjellë projektin në Zyrën e Projekteve. Sipas drejtorit Sokol Haziri, mbetet që kjo zyrë të vendosë se kur do të realizohet projekti. Haziri këtë projekt e ka quajtur me prioritet, duke përmendur se drejtoria që ai drejton ka bërë sinjalizmin horizontal të kësaj rruge dhe do të vazhdojë të punojë edhe në realizmin e kërkesave të tjera që ndikojnë në përmirësimin e jetës së këtyre banorëve.

Edhe pse Parallova e Strazha, me procesin e decentralizimit, i takojnë komunës së Novobërdës, banorët e tyre e shfrytëzojnë këtë qendër për t\u pajisur me dokumente pasi që ajo posedon librat amë që nga vitet e 50-ta. Islam Rashiti, zyrtar në këtë qendër, pranon çdo ditë kërkesa nga banorët, mirëpo në pamundësi për t’i shtypur dokumentet në qendër, atij i duhet të vijë në Gjilan dy herë në javë për të shtypur kërkesat e banorëve.

Drejtori i Administratës, Nazim Gagica, kur kishte filluar implementimi i projektit Home-Komuna, pati thënë se qëllimi i vetëm është shkarkimi i sporteleve dhe dhënia e sa më shumë shërbimeve për qytetarët, sepse për një kohë të shkurtër jepen shërbime për numër shumë më të madh të qytetarëve.

“Të gjitha ‘bijat’ siq i quajmë vajzat që martohen, duhet që të qëndrojnë tek prindërit deri në katër ditë për t’u paisur me një çertifikatë të lindje s, e nëse dokumente u duhet urgjent e vijnë nga ndonjë vend më i largët u duhet që të shpenzojnë shumë - ndoshta një certifikatë u kushton 20 euro”, deklaron me ironi zyrtari Rashiti.

Ndërsa, për t’u pajisur me një certifikatë të lindjes, që është dokumenti “esencial”, banorëve të këtyre fshatrave u duhet që të presin më së paku dy ditë, edhe pse me të njejtin dokument çdo aplikues nga ndonjë vend tjetër do të pajisej për më pak se tridhjetë minuta. E gjithë kjo për shkak të mungesës së qasjes në internet.

Rashiti bën mbi 45 kilometra rrugë dy herë brenda javës me të vetmen arsye që banorët e kësaj ane të mos mbeten pa dokumetet për të cilat kanë nevojë.

E vendosur në të njëjtin objekt me ambulantëtn e fshatin, kjo zyrë nuk plotëson as për së afërmi nevojat e banorëve të kësaj ane, edhe pse është e pajisur me material shpenzues dhe mjete tjera përcjellëse. Vetëm fshati Verbicë ka 750 banorë, e në Zhegovc jetojnë mbi 130 banorë.

“Kemi shumë kërkesa, por shkuarja në Gjilan është bërë shumë e mundimshme dhe e pa përballueshme, ngase edhe shpenzimet e rrugës për në Gjilan dhe anasjelltas i paguaj vetë”, ka thotë Rashiti. Ai i ka paraqitur kërkesë zyrtare Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal për t’i mundësuar kësaj zyre qasjen në rrjetin e internetit. Gjithashtu edhe Komunës së Gjilanit i është bërë një kërkesë

e tillë, por të dy këto institucione nuk kanë ndërrmarrë asgjë. “Në debatin e kryetarit të komunës Lutfi Haziri me qytetarë, të mbajtur më 30 qershor, kam kërkuar edhe publikisht që të zgjidhet ky problem, askush nuk ka ardhur as të na vizitojë, edhe pse çdo ditë zyrtarë të lartë po thirren në administratë moderne dhe model për qytetet tjera”, ka sqaruar Rashiti. Nazim Gagica, Drejtor i Administratës, ka potencuar se sigurimi i rrjetit për këtë zyrë nuk është kompetencë e komunës, ngase sipas tij Ministria lidh kontrata me operatorë që ofrojnë shërbime të qasjes në rrjetin e internetit për tërë territorin e Kosovës. Por, megjithatë, ka thënë se drejtoria që ai drejton do të mundohet t’u bëjë zgjidhje këtyre banorëve sa më shpejt që të jetë e mundur. Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal ka në plan që në fshatin Verbicë të financojë ndërtimin e një objekti të ri për bashkësinë lokale, i kanë thënë zyrtarë të saj, Islam Rashitit.


12

3 tetor - 9 tetor

Personalitet

sheshi

NGA JETA DHE VEPRIMTARIA E PRESONALITETEVE TË SHQUARA TË ANAMORAVËS

Zija Shemsiu Republikën Socialiste Shqiptare, e cila veç aktiviteteve propagandistike kishte filluar që nga Perëndimi të sillte armatim. Zija Shemsiu ishte organizator i blerjes dhe transportit të armëve nga Perëndimi në Kosovë, që ishin veprimet e para luftarake parapërgatitore për kryengritje të përgjithshme në Kosovë. Aktiviteti i Zijait në mërgim

Zija Shemsiu u lind në vitin 1950 në Përlepnicë të Gjilanit. Pasi mbaroi shkollimin për mësues (Normalen) në Gjilan, mori rrugën për kurbet për t’i ndihmuar sadopak familjes. Zija Shemsiu filloi të angazhohet për çështje kombëtare që në moshë të re. Veprimtaria politike atdhetare e tij zë fill që nga demonstratat e vitit 1968, ku Zijai ishte në mesin e demonstruesve. Në vitet e shtatëdhjeta, Zija Shemsiu kishte mërguar në Zvicër ku veprimtarinë patriotike e kishte bashkuar me njërin nga ideologët e mërgatës shqiptare, Kadri Zeka. Zija Shemsiu ishte anëtar i organizatës ilegale, Lëvizja për

Zija Shemsiu në periudhën kohore 1981-1983 në shumë vende të Evropës si në Bernë, Gjenevë, ka organizuar tubime masive të shqiptarëve për të realizuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Zija Shemsiu shumë shpejt u dallua si një personalitet me virtyte të larta kombëtare. Andaj edhe shumë shpejt i erdhi radha të betohe t dhe të bëhet pjesëtar i Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi”, “LRSSHJ”. Betimi është bërë në gusht të vitit 1982, para udhëheqësit të organizatës, Hasan Malaj, në Zvicër. Zijai bëhet anëtar i Komitetit Drejtues të organizatës së LRSSHJ, pjesë e të cilit ishte edhe Xhafer Shatri, Saime Isufi, Kadri Abdullahu.

Organizata LRSSHJ u formua me 14 gusht 1982. Kjo organizatë u formua nga organizatorët e mëparshëm të organizatave të ndryshme ilegale që vepronin jashtë vendit (në Perëndim). Ky bashkim u arrit pas një pune dhe aktiviteti të dendur të Ilegales. Kjo organizatë kishte udhëheqjen qendrore, pjesë të së cilë s gjendeshin në vend dhe në Perëndim. Qëllimet e veta veprimtarët e Organizatës “LRSSHJ”, donin t’i realizonin përmes kryengritjes së armatosur, sipas doktrinës: luftë e përgjithshme popullore, deri në fitore. Kontaktet me popullin ishin të patjetërsueshme. Lypsej një organizim si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës. Skenat e luftës patjetër duhej plotësuar pa marrë parasysh sakrificën e mundshme. Organizator dhe pjesëmarrës i demonstratave kundër UDB-së Në vitin 1982, atëherë kur u pa e nevojshme që të koordinohen punët edhe më mirë me Kosovën, kur u pa e domosdoshme që të dërgohet edhe material propagandues për padrejtësitë që bëheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë, Zijai

brenda një viti e gjysmë shkon disa herë në Kosovë, duke bartur me vete libra, revista si dhe armatim. Familja e Shemsiut e tëra ishte angazhuar në aktivitetet të shpërndarjes së materialit, duke përdorur edhe makinat e tyre, si traktorë e qerre për të shpërndarë materialin e LRSSHJ. Nga shtëpia e Hasan Shemsiut, babait të Zijait, pandërprerë shpërndahej armë, municion dhe material propagandistik anekënd Kosovës. Zija Shemsiu merr pjesë në të gjitha demonstratat e organizuara në periudhën 1981-82, në Gjermani, Bruksel, Bernë, së bashku me ideatorët e tjerë si Hajdar Sadria, Adem Sadria, Hasan Mala, Isa Uruçi, Hasan Azemi, Hysen Fetahu, Sami Kurte shi, Saime Isufi, Qamil Isufi dhe ideatorin kryesor, Kadri Zeka. Me rastin e kremtimit në Zvicër nga LRSSHJ të “Komemoracionit të nderit për vrasjen e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës”, Zija Shemsiu kishte bërë aktivitet të dendur në mërgatën shqip-

tare në kujtim të lavdisë sa më dinjitoze të këtyre ideologëve të pavarësisë së Kosovës. Zija kishte ngjitur pllakate në muret e qytetit, në të cilat shkruante “UDBja i kishte likuiduar”, mbase thellësisht i bindur për masat që mund të ndërmerrte UDB-ja jugosllave, për t’i paraqitur se gjoja janë vrarë për qëllime hakmarrje individuale dhe ideologjike. Zija Shemsiu kishte bashkëpunëtorë të shumtë. Kështu mërgimtarët si Nuhi Muhadri, Rasim Kryesiu, që vepronin në kudër të LRSSHJ, në mënyrë aktive morën pjesë në demonstratat që u organizuan në Perëndim. Përveç që merrnin pjesë aktive në to, ata edhe në mënyra të tjera i ndihmonin ato, në aspektin e përgatitjes, të organizimit dhe të mbajtjes së tyre në Gjenevë, në Bernë, në Cyrih, në Munih, në Bazel, në Frankfurt e në vende të tjera. Mbytja me torturë Më 5 maj të vitit 1985, familjes Shemsiu në Prelepnicë të Gjilanit i erdhi kumti i zi nga burgu i Beogradit.

Një ditë më parë ishte vrarë Zijai, djali 35 vjeçar i kësaj familjeje. Një ditë më vonë vjen edhe trupi i pajetë i Zijait. Pushteti pushtues dhe jokombëtar u përpoqën të mos lejojë askënd që të marrë pjesë në varrimin e Zija Shemsiut. Por, populli e përcolli Zijain me pjesëmarrje masive në varrimin e tij. Gazeta qendrore e qytetit të Lozanës në Zvicër “le Matin” me titull “U vra nga policia Jugosllave” duke përshkruar personalitetin e ngritur patriotik të Zijait, me rastin e varrimit të Zija Shemsiut shkruan “me dhjetëra mijëra kanë marrë pjesë në varrimin e Zija Shemsiut në Prelepnicë dhe të gjithë janë betuar mbi varrin e tij”. Personaliteti historik kombëtar i Zija Shemsiut është nderuar dhe është bërë frymëzim i ardhmërisë së Kosovës. Njësi ushtarake të UÇK kanë bartur emrin e tij. Me idealet e tij kanë rënë ushtarë të UÇK-së në luftën që solli formimin e Republikës së Kosovës.

Fejton (2)

Shqiptarët në Beograd Kujtim Shahiqi Si e përjetuan kohën e luftës shqiptarët në Beograd në vitin 1999? Shqiptarët në Beograd përpos problemeve të cilat i kanë përjetuar edhe më herët (mosbesimi, ofendimet, urrejtjet ndaj tyre). Korriku dhe gushti i vitit 1999 ishin muajt më të vështirë për shqiptarët në Beograd. Disa prej tyre u sulmuan fizikisht, kishte edhe ofendime të rënda. Shumë dyqaneve të shqiptarëve ua thyen xhamat. Një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit në maj të vitit 1999 u burgos me akuzë se ka përgatitur akte terroriste. Gjatë seancës kryesore të të akuzuarit në mënyrë të hollësishme e përshkruan torturën që përjet-

uan gjatë paraburgimit nga ana e policisë, ku siç thanë ata me forcë kanë qenë të detyruar ta pranojnë kryerjen e veprave penale me të cilat janë rënduar. Pas disa muajsh shumica e tyre janë liruar si të pafajshëm. Me ardhjen e refugjatëve serbë nga Kosova jeta e shqiptarëve u bë edhe më e vështirë. Atëherë një numër i madh i tyre vendosi të shpërngulet nga Beogradi nga frika për të ardhmen. Për një kohë të shkurtër janë larguar rreth 300 familje, përkatësisht rreth 1.500 deri 2000 shqiptarë. Gjatë kohës së luftës kur disa shqiptarë u larguan nga Beogradi banesat e tyre i zunë refugjatët serbë nga Kosova, me justifikim se ne na kanë përndjekur shqiptarët, prandaj ne kemi të drejtë të veprojmë kështu thoshin ata. Me saktësi nuk mund të thuhet sesa është numri i atyre që ua

kanë zënë banesat. Në mesin e tyre ishte edhe banesa e Xhavit Shabanit, pensionist i Sigurimti Shtetëror të Serbisë, i cili vite me radhë kishte për detyrë që të kontrollojë se çka bëjnë dhe si veprojnë shqiptarët në Beograd, pastaj banesa e gazetarit të njohur Bahri Canit, të cilit banesa iu kthye pas tri vitesh. Banesën ia kanë zënë edhe aktorit Enver Petrovcit, të cilën ia ka ndarë qyteti i Beogradit, nga e cila më vonë ka hequr dorë. Pushteti fare nuk u ndihmoi shqiptarëve në këto raste. Kur këta kërkonin ndihmë, policia u thoshte duhet t'ia paraqitni ankesën gjykatës. Çfarë kanë punuar shqiptarët në Beograd? Në fillim të shek. XX në Beograd, jetonin afro njëqind shqiptarë, shumica prej atyre kishin ardhur për bukë goje.

Sidomos binin në sy salepçinjtë dhe bozaxhinjtë, të cilët ishin të veshur me rroba kombëtare shqiptare. Në kokë e mbanin plisin të mbështjellur me shall. Në rrugë gjithashtu mund të shiheshin, sipas Aleksandër Derokut, 'grupet me nga dy-tre turq', siç i quanin atëherë, në rroba të veta nga shajaku i bardhë, me sharra dhe me kambalecat në krah. Ata harronin dru ahu 'në katër prerje, pesë copa' ose 'në tri prerje, katër copa', ashtu siç merreshin vesh". Piktorja Nadezhda Petroviq në vitin 1905 e pikturoi "Sharraxhiun". Rreth brezit kishin armë, kurse në këmbë kallce të bardha shqiptare. Gazeta "Radniçke novine" e Beogradit në vitin 1913, shkroi: "Ne në Beograd shqiptarët i njohim si mjaft të vyeshëm dhe punëtorë mjaft të mëdhenj, të cilët buzë lumit Sava dhe Danub i ngar-

kojnë dhe shkarkojnë barrët, ata janë druprerës, bozaxhinj, salepçinj etj. dhe ende nuk ekziston asnjë beogradas i cili është ankuar në përctacinë e tyre". Gjithashtu është interesant se çka shkruan deputeti italian, Aleksandër Giçoli, i cili në ditarin e vet të 25 prillit të vitit 1905, e shënoi: "... në Beograd, ku në fakt nuk ka klasa të caktuara shoqërore, ku ende nuk janë krijuar fabrikat as që ka ndonjë lloj industrie, punojnë vetëm disa qindra shqiptarë dhe boshnjakë...." Në atë kohë në Beograd u shkollua edhe një numër i vogël i shqiptarëve. Midis tyre ishte edhe Nikollë Ivanaj, bashkë me dy anëtarët e familjes së vet, Martin dhe Mirash Dodë Ivanajn, të cilët merreshin me poezi në gjuhën serbe. Ata i botuan vjershat në vitin 1906-1911 në disa revista dhe gazeta të Beogradit.

Shumica e shqiptarëve vinin në Beograd kohë pas kohe për të fituar mjete për jetesë. Gazeta "Politika", më 2 prill të vitit 1939, e botoi artikullin me titull "Shqiptarët - kurbetçinj të cilët u shesin dru me kredi beogradasve". Në të thuhet se "sikur të mos kishte dru njeriu do të detyrohej të mendonte se çka do të ndodhë me shqiptarët, e çka pastaj me Beogradin e varfër sikur të mos kishte shqiptarë". Beogradasit nga shqiptarët kanë blerë dru për t'u ngrohur gjatë tërë muajit, kurse e kanë paguar në fillim të muajit tjetër. "Nëse rastësisht lihet anash ndonjë muaj, pagesa vazhdohet deri në verë". Në këtë artikull zhvillohet biseda me kurbetçiun, Xhabirin, kryetarin e bursës së kurbetçinjve. Në Beograd ka ardhur nga rrethi i Gostivarit dhe Tetovës. Në atë kohë shqiptarët kryesisht ishin të veshur me kostumin karakteristik të shqiptarëve, dhe me plis të bardhë në kokë. Në fotografinë e njohur të demostratës së mbajtur më 27 mars të vitit 1941, shihen dy shqiptarë demonstrues që mbajnë flamurin. Mirëpo, më vonë kur kjo fotografi është botuar në gazeta ose në libra, zakonisht ata dy shqiptarë janë hequr me qëllim që ata të mos shihen fare. vijon në numrin e ardhshëm


sheshi

Intervistë

3 tetor - 9 tetor

13

Albin Kurti ndryshe

Nga: Diturie Hoxha

A janë filozofë politikanët me të cilët ju rrini në tavolinë? Nuk e di.

A keni menduar atëherë se do të arrinit në këtë pikë ku jeni sot duke bërë ende përpjekje për të zgjidhur problemet e shumta?

Albin Kurti nuk ka qenë përherë ai që njohim sot. Studentët e vitit 1997 dhe i gjithë populli i cili me shpirt ndër dhëmbë po i përballonte represionit të egër të Serbisë, e kujtojnë atë si studentin me flokë të gjatë i cili i printe masës së madhe prej mbi 20,000 studentësh më 1 tetor 1997 të cilët protestonin kundër uzurpimit dhjetë vjeçar të objekteve shkollore dhe universitare. Protesta e asaj dite përfundoi me dhunë të egër nga ana e policisë serbe. Pamje të asaj proteste, së bashku me fjalimin e Albin Kurtit, u shfaqën nëpër të gjitha mediat ndërkombëtare pak pas intervenimit policor. Të tjera protesta u organizuan në vazhdimësi. Albin Kurti u bë simboli i rebelimit të fuqishëm studentor. Pasoi paraqitja e parë publike e UÇK-së e cila i dha popullit shpresë për çlirim. Përballjet ndërmjet UÇKsë dhe forcave policore në terren u bënë më të shpeshta dhe provokuan dhunë të egër nga ana e këtyre të fundit mbi popullatën civile shqiptare. Ndodhi Reçaku, masakër të cilën Kurti e quan një mini-Srebrenicë, e që paralajmëronte tmerrin që do të pasonte mbi popullin shqiptar në Kosovë. Periudha e rezistencës paqësore përfundimisht kishte marrë fund. Albin Kurti u burgos më 28 prill 1999. Flokët e gjatë të cilët përpara masës ishin bërë fytyra e tij dhe simboli i refuzimit për t’u nënshtruar (Albini thotë se refuzonte t’i priste, siç shokët e tij e këshillonin, përkundër faktit që për shkak të tyre ai identifikohej shumë lehtë nga policët serbë dhe sulmohej prej tyre, në mënyrë që të mos dërgonte tek populli sinjalin e dorëzimit dhe frikës), ia prenë një ditë pas burgosjes, më 29 prill 1999, në përvjetorin e 25 të martesës së prindërve të tij. “Ta marrshin të keqen”, ishte shprehja që përdorte gjyshja e tij, dhe Albini thotë se duke ia prerë flokët në burg, policët veq ia kishin marrë të keqen, pasi që burgu, flokët e gjatë dhe higjiena, nuk përkonin me njëra-tjetrën. Në vijim është pjesa e dytë e intervistës së Albin Kurtit, në të cilët ai flet për periudhën e fëmijërisë dhe të studimeve, për gjërat që e bënë atë që është sot dhe që e sollën në pozitën ku është tani.

Nuk i kam menduar as njërën dhe as tjetrën. Bile nuk kam menduar se do te përfundoj në politikë për shkak se angazhimin tim politik e kam konsideruar si çështje e një periudhe të rëndësishme në historinë e Kosovës – në atë kohë bëhej fjalë për çlirimin e vendit. Kam menduar që në momentin që kjo të përfundojë, unë do të merresha me profesionin tim. Atëherë isha student i Elektroteknikës, në thelb matematikan, i interesuar në veçanti për teorinë më shumë se për praktikën në shkencë. Kam pritur që angazhimi i im në politikë do të përfundojë atëherë kur do të përfundonin përpjekjet kolektive për çlirim, natyrisht nëse unë do të mbijetoja. Nuk e di nëse do të kishte ndodhur kështu, nëse do të isha ku jam sot, po të mos isha arrestuar në vitin 1999. Por, në burg e kam kuptuar që në Kosovë ende nuk është realizuar ajo që kishim synuar, dhe kjo ka ndikuar që unë të mendoj për situatën politike vazhdimisht. Po ashtu, kanë ndikuar shumë leximet e mia në burg – kam lexuar më shumë shkenca shoqëorore: shkenca politike, sociologji, filozofi politike, mandej edhe letërsi. Pra, krejt këto preokupime me aspektet shkencore dhe artisitike të jetës dhe shoqërisë, ku në njëfarë mënyre politika është në të dyjat dhe në asnjërën, kanë ndikuar që interesimi im për politikën dhe angazhimi politik të mos përfundojnë. Po të isha i lirë qysh më 1999 natyrisht që do të isha përballur me situatën objektive të qëllimit të paaritur, që do të ishte një shtysë për t’u marrë me politikë, por në liri në Kosovë nuk do ta kisha leximin e burgut. Nuk jam i sigurt nëse do të kisha lexuar psikologji, filozofi, letërsi. Besoj se do t’i isha kthyer profesionit të inxhinierit të elektroteknikës.

A ju ka bërë filozofia politikan? Me siguri ka ndikuar filozofia, edhe pse m’duhet të them se unë edhe përpara burgut kam lexuar filozofi por jo me atë intensitet. Në filozofi më ka dërguar matematika, saktësia e së cilës gati ta bën edhe të vërtetën të panevojshme. Urëkalimi im drejt filozofisë politike ka qenë filozofia analitike, atomizmi logjik. E pastaj kanë ardhur rrymat e tjera të filozofisë dhe historia e filozofisë, sociologjia, psikologjia, shkencat politike e kështu me radhë. Filozofia politike nuk është e vetëmjaftueshme. Mirëpo ura lidhëse për mua ishte filozofia analitike, sidomos Bertrand Russell, Gottlob Frege etj.

A duhet të jesh pak filozof për të qenë politikan i mirë? Pak ma shumë se pak.

Në debatet tua televizive shpesh përdorni zhargon filozofik të cilin nuk e kemi dëgjuar nga politikanët e tjerë. Pse? A e bëni këtë për shkak se është fusha në të cilën atë mund të mos jenë aq tëfortë apo për shkak se ajo që e mendoni bëhet më lehtë e kuptueshme duke përdorur zhargonin filozofik? Për një politikë cilësore filozofia politike është e nevojshme. Nuk ka politikë cilësore pa filozofi politike. Por, të shprehurit tim përmes zhargonit të filozofisë politike ose elementeve teorike të diskursit të Vetevendosjes, po e pranoj për herë të parë, mund të jetë simptomë e traumave të mia prej debateve që i kam humbur brenda Lëvizjes Vetëvendosje me njerëzit aty të cilët diskutojnë. Në Vetëvendosje, në njërën anë, ka një dimension eklektik që vjen pikërisht prej faktit se nuk jemi dogmatik, por edhe prej njëfarë papërcaktueshmërie në kuptimin filozofik. Dhe, në anën tjetër, vjen prej domosdoshmërisë së filozofisë. Filozofia për ne në VV është e domosdoshme. Unë mund të them që si politikan në Kosovë jam ndër politikanët që kanë humbur më së paku beteja të jashtme me të tjerët dhe më se shumti beteja të brendshme në Lëvizjen tonë. Shumica dërrmuese e betejave të mia të humbura janë brenda Vetëvendosjes. Mendoj që këtu dalloj prej politikanëve të tjerë të cilët kanë shumë debate të jashtme të humbura, sidomos me njerëzit e Vetëvendosjes.

Po e lëmë politikën aktuale dhe po kthehemi te vitet 97-98. Keni pasur flokë të gjata atëherë. Pse i keni mbajtur të gjata, çfarë keni dashur të shprehni? Unë jam fëmijë i viteve të '80-ta, pra jo i internetit e Red Bullit por i televizorit dhe Coca-Colës, jo fëmijë i downlodimit ilegal përmes Torrent-ave, por i kasetave VHS. Në vitet '80-të, përveç leximeve edhe të detyrueshme nga shkolla edhe të dëshirueshme për mua, muzika dhe filmat që i kam dëgjuar e shikuar kanë qenë me një shije artistike jo fort të zakonshme për moshën time. Nuk kam qenë i përshtatshur me rrethin dhe gjithnjë kam besuar se ka diçka tjetër më të mirë sesa ai realitet që kishim. Për shembull, ndonëse Madonna ka qenë tejet e famshme dhe e preferuar në atë kohë, unë e kam dëgjuar Kate Bush. Dhe, jo dikë si Bon Jovi por Depeche Mode. Në fund të viteve '80-ta e në fillim të '90-tave, ka pasur një dyzim interesant. Kanë qenë ata që kanë pëlqyer The Beatles dhe ata që kanë pëlqyer Rolling Stones. Ose, ishte e rëndësishme a ke qenë me Deep Purple apo me Led Zeppelin. Mua më kanë pëlqyer më shumë The Beatles e Led Zeppelin sesa Rolling Stones e Deep Purple. Ca më vonë ka pasur një ndarje të re,

me Nirvanën apo me Pearl Jam, dhe unë kam qenë me këta të fundit. Kjo ka qenë periudha “grunge”, për të cilën s'kam më simpati e nostalgji. Pra, asokohe ka qenë shumë e rëndësishme me kend je. Shijet të poziciononin. Tamam ashtu qysh thotë sociologu i njohur francez Pierre Bourdieu: klasifikimi i klasifikon klasifikuesit. Në vitin '97 unë nuk kam qenë më grunge dhe mendoja t'i pres flokët. Por, protestat më 1 tetor më zunë me flokë të gjatë ashtu kot. Pra, pyetja e vërtetë në këtë rast do të duhej të ishte “pse nuk i ke prerë flokët e jo pse i mbaje të gjata”. Gjatë kohës së protestave të studentëve unë isha shumë lehtë i identifikueshëm nga policia për shkak të flokëve të gjata, dhe njerëzit më sugjeronin t’i pres flokët. Por, prerja e flokëve pasi veç ato u bënë shenja dalluese e imja, më dukej si shfaqje e frikës dhe e dorëzimit. Ndonëse flokët e gjatë disi funksionojnë si fshehje e fytyrës, flokët e gjatë në atë kohë ishin bërë fytyra ime dhe unë nuk mund ta fshihja atë. Flokët m’i kanë prerë të nesërmen pasi më kanë arrestuar në vitin 1999, më 28 prill. Kjo datë ka qenë përvjetori i 25-të i martesës së prindërve të mi. Në burg m’i prenë flokët duke menduar se përveç dhembjeve fizike që m’i kishin shkaktuar me të rrahura, po ma shkaktonin edhe një dhimbje të re shpirtërore. Në fakt, me prerjen e flokëve ata veç më shpëtuan ngase në burg flokët e gjatë janë armiku i brendshëm i njeriut për shkak të problemeve me higjienë. Gjyshja ime me thoshte “ta marrshin të keqen”. Kjo edhe ka ndodhur.

Nëse nuk i dëgjon më as Led Zeppelin, as Depeche Mode, as Pearl Jam, çfarë dëgjon atëherë? Nuk kam ndonjë autor ose zhanër të preferuar më. Shijet e mija artisitike, për dallim prej bindjeve të mija politike, kanë ndryshuar vazhdimisht. Sot interesohem të dëgjoj diçka aktuale, diçka që prodhohet e krijohet tash dhe ka njëfarë vlere artistike, përkundër ambientit edhe të egër edhe sipërfaqësor. Për shembull, dëgjoj një këngëtare të re, Sharon van Etten, dhe nja dy bende rock, Wild Beasts dhe Arcade Fire. Përndryshe, dëgjoj shumëçka, prej Ravellit e deri tek Bill Evans. Kohë të lirë gati që s'kam por nuk rri kot asnjëherë dhe arrij të lexoj filozofi e letërsi. Por, nëse dikush mundohet ta kuptoj aktualitetin tim përmes asaj që lexoj a dëgjoj, them që aktualiteti im nuk është ndonjë udhërrëfyes për

karakterin tim.

Çka i tërheq të rinjtë e shumtë që vijnë tek Vetëvendosja pa kurrfarë presioni? A ndodh këtu ndonjë lloj edukimi? Ne, në fakt, edhe zyrtarisht jemi njëfarë shkolle politike. Pra, po, ka shkollim e edukim. Por, besoj që disa prej njerëzve vijnë në Vetëvendosje për shkak të konceptit dhe frymës sonë, e produkt i kësaj është Alternativa Qeverisëse. Disa për shkak të aksioneve dhe vullnetit – vijnë për t'u shprehur dhe për të marrë pjesë në to. E disa edhe nga hallet e zemërimi me mjerimin socio-politik dhe mungesën e perspektivës. Në Vetëvendosje kemi diçka që nuk e ka asnjë subjekt tjetër politik - njëfarë barazie jofromale brenda nesh. Ka plot zona në Vetëvendosje ku jemi të barabartë, duke filluar nga qasja tek udhëheqjet, votimet një anëtar një votë, forumet e diskutimeve e deri te bufeja e përbashkët. Pra, nuk jemi vetëm organizatë politike e strukturuar me hierarki por jemi edhe komunitet i qytetarëve të Republikës që janë bërë bashkë për ndryshime.

Çka do të kishit ndryshuar në sistemin arsimor? Po kufizohem në dy gjëra themelore. E para – arsimi duhet të lidhet me ekonominë dhe ekonomia me arsimin. Kjo nuk ekziston dhe duhet të ndodhë patjetër. E dyta – është e rëndësishme ta kemi një sistem arsimor ku prirjet evidente të nxënësve ushqehen kurse ato latente zbulohen. Pra, duhet të jetë një sistem arsimor i cili ua zbulon talentin nxënësve dhe njëherit e ushqen atë kur ai të jetë zbuluar.


14

Komuna

3 tetor - 9 tetor

Haliti: Edhe komunat e vogla mund të dëshmojnë efikasitet

Komuna e Vitisë gjendet në krye të renditjes sa u përket lehtësive të të bërit biznes në Kosovë, bazuar në raportin e Indeksit të Konkurrencës në Komuna (IKK) për vitin 2014. Pas Vitisë vijnë komuna e Lipjanit dhe e Vushtrrisë. Hulumtimi i organizuar nga USAID dhe UBO Consulting është i dedikuar për vlerësimin e lehtësirave e të bërit biznes, qeverisjen me ekonomi dhe përpjekjet reformuese administrative nga pushtetet

lokale të komunave në tërë Kosovën dhe paraqet pikëpamjet e 3025 bizneseve. Ky është raporti i katërt i këtoj lloji në Kosovë. Komuna e Vitisë është cilësuar me performancën më të mirë në administratën komunale ku ka arritur rezultatin 9.1 pikë prej 10 në total, duke u ngritur prej pozitës së dhjetë në krye të radhitjes, si dhe në përmirësimin më të madh në infrastrukturën komunale nga 5.1 në

vitin 2013 në 8.2 pikë në vitin 2014. Kryetari Sokol Haliti ka thënë se janë bërë reforma për përmirësimin e ambientit të biznesit, çka ka bërë që të regjistrohen edhe 270 biznese të reja. “Komuna e Vitisë është ndër komunat e para që ka marrë vendim për lirimin e bizneseve nga të gjitha taksat komunale. Kemi miratuar Planin Zhvillimor Komunal dhe Urban ku janë të parapara zonat industriale ku bizneset mund të investojnë si dhe projektet që mund të realizohen përmes partneritetit publiko-privat. Komuna jonë gjatë këtij viti, bazuar në dokumentet e miratuara edhe më herët, ka marrë vendim të përkrahë investitorët e ndryshëm siç është rasti i fundit në prodhimin e energjisë alternative për të cilën Kuvendi Komunal ka dhënë pëlqimin e saj”, u shpreh Haliti. Ai më tej shtoi se kjo komunë është e përkushtu-

ar që bizneseve t’u krijojë kushte në infrastrukturë duke investuar në rregullimin e rrugëve, ujësjellësve, kanalizimeve si dhe infrastruktura të tjera që cilësohen si parakusht për zhvillimin e biznesit. Chris Edëards ud.Drejtor i Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar i SHBAsë (USAID), Misioni në Kosovë, ka përshëndetur të arriturat e komunës së Vitisë, dhe ka inkurajuar që të vazhdohet në këtë dejtim ngase, sipas tij, vetëm me përkrahje të biznesit vendor mund të ketë zhvillim.

sheshi

Zyra Zvicerane përkrah komunat në Kosovë

Gjatë ceremonisë së mbajtur më 18 shtator 2014, DEMOS nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me 17 komunat e saj partnere që mbulojnë rreth 40% të popullsisë së Kosovës, dhe ndau grante për këto komuna për vitin 2015, bazuar në performancën e tyre. Nga rajoni i Anamoravës përfshihen Novobërda, Vitia dhe Kamenica. Gjithsej 806.500 Euro do të jenë në dispozicion për projekte komunale në vitin 2015. Komunat do të përdorin këto grante për punë, furnizime apo shërbime në fushat

si menaxhimi i mbeturinave, hapësira publike, trafiku komunal, menaxhim financiar dhe demokraci lokale. Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave – (DEMOS) është në ballë të fushës së Qeverisjes Demokratike dhe Decentralizimit në Strategjinë për Bashkëpunim 2013-2016 të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim me Republikën e Kosovës. Linjat e ndërhyrjes së DEMOS janë: përmirësimi i ofrimit të shërbimeve publike në hapësirat publike, trafikut komunal dhe menax-

himit të mbeturinave; përmirësimi i administrimit financiar dhe transparencës; përmirësimi i demokratizimit të qeverive lokale dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje; kontributi drejt një kornize politike të përmirësuar dhe të harmonizuar për qeverisjen lokale. Donator i këtij projekti në vlerë prej 10. 794. 945 CHF është Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, ndërsa projekti zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, të gjithë besimtarëve të besimit islam i uron Festën e Kurban Bajramit.


sheshi

Intervistë

3 tetor - 9 tetor

Ansambli “Gurra”, dikur simbol i kulturës

Vajza që jeton me poezinë Nga Elife Sherifi

Nga Valon Rashiti Në vitin 1991, në lagjen “Kodra e Dëshmoreve”, në Gjilan, ishte tubuar këshilli iniciues për formimin e Shoqatës Kulturore Artistike “Gurra”. Si shoqëri kulturore artistike, “Fan Noli” kishte vepruar më se dy vjet në kuadër të rrethit të dytë demokratik të Forumit Rinor të LDK-së, dega në Gjilan. Krejt ky aktivitet e zhvilloi në nivel lokal. Kultura në Gjilan dhe rrethinë kishin një traditë të gjatë mbi pesëdhjetëvjeçare duke filluar nga Shoqata Kulturore Sportive “Drita”, e themeluar më 1945, ShKA. “Zenel Hajdini”, ShKA “Punëtori”, e cila aktivitetin e vet e zhvillonte në kuadër të Kombinatit të Tekstilit ”Integj” në Gjilan. Fatmir Selimi, njëri nga themeluesit e këtij ansambli i cili i ka sjellë shumë çmime dhe mirënjohje qytetit të Gjilanit si vendore ashtu dhe ndërkombëtare, tregon për gazetën “Sheshi” rreth themelimit dhe veprimtarisë së këtij tij. “Kultura, sidomos ajo muzikore ndodhej, në një krizë të thellë të funksionimit dhe të ekzistimit dhe qëllimi i themelimit të një shoqërie tw tillw ishte që të luftohej aparteidi që ishte instaluar në Kosovë nga ana e pushtetit të Serbisë, me rrënimin e autonomisë së Kosovës në vitin 1989”, shprehet Selimi. “Me rastin e themelimit të shoqërisë ishin të pranishëm: Agim Gashi - solist, Shaban Shabani – udhëheqës i shumë

Riverdance është një shfaqje teatrale e cila përbëhet kryesisht nga muzika dhe vallëzimi tradicional irlandez. Ky show jashtëzakonisht unik ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën. Fenomeni Riverdance i ka rrënjët në traditën irlandeze dhe kombinon thesarin e muzikës me magjinë dhe sensualitetin e vallëzimit. Luhet nga një grup i valltarëve të talentuar që bëjnë lëvizje shumë të shpejta me këmbë, përderisa trupat e tyre dhe krahët mbeten pothuajse të palëvizshëm.

Shfaqja flet për udhëtimin e popullit irlandez që nga vendosja në Irlandë dhe ikja në Botën e Re.. Akti i parë ka të bëjë me vendosjen e tyre në tokën irlandeze dhe legjendat e ndryshme që lindën gjatë asaj periudhe, përderisa akti i dytë flet për ikjen e tyre nga ishulli, arritjen në Botën e Re, dhe takimin e tyre me kulturat e tjera me të cilat u gërshetuan.

shoqërive kulturore, Rexhep Shala - solist (tani me banim në Gjermani ku punon si mjek urolog ), Dr.Fatmir Selimi, Afrim Haziri - solist, Selvije Qerimi - soliste, Valbona Mujku – soliste dhe Valentina Haziri”, tregon Selimi. Sipas tij, orkestrën popullore e përbënin: Nehat Bajrami me kitarë, vëllezërit Bajram dhe Ibrahimi me klarinet, Bashkim Ibrahimi me harmonikë nga Petriti (ish-Petrovci) i Kamenices, Afrim Muji, me harmonikë, Bekim Jetishi, me harmonikë dhe Besim Arifi, me timpane. “Sa i përket grupit të valltarëve, përforcimi më i madh pa dyshim ishte ardhja në radhët e shoqërisë sonë e Zija Aliut nga Vitia së bashku me Blerim Lamallarin nga Gërmova. Në këtë drejtim një kontribut të madh ka dhënë edhe Sabit Rustemi. Pas bisedës që patëm me të kuptuam se ai ishte në lidhje familjare me Zijain, i cili ishte një ndër valltarët më të mirë të Anamoravës dhe Karadakut dhe kishte qenë anëtar i shumë shoqërive si asaj “Reze dielli” nga Remniku dhe i shoqërive të Vitisë”, ka thënë Selimi.

në kuadër të festivalit të parë “Gurra Popullore” 1992, në fshatrat Përlepnicë, Malishevë, Llashticë, Bresalcë, Livoq, Miresh dhe Pogragjë”, ka përfunduar Selimi. Ansambli i Këngëve dhe Valleve ‘’Gurra’’ tani gjendet në situatë të rëndë financiare dhe funksionon në baza vullnetare. Ansambli ‘’Gurra’’ ka bërë kërkesë që të jetë ansambël i qytetit por, sipas Fatmir Selimit, kwrkesa iu është refuzuar padrejtësisht. “Gurra” ka kontribuar dhe ruajtur vlerat kulturore-artiske për shumë vite. “Gurra”, ka marrë shumë ftesa për koncerte dhe manifestime të ndryshme por vështirë që do të mund të marrin pjese sepse, ky ansambël nuk ka financim të rregullt dhe kushte për punë.

15

Kadire Pira është vajza e cila jeton cdo ditë me poezinë. Peripecitë dhe sfidat shndërrohen shumë shpejt në shkronja dhe më pas thurren aq bukur në vargje poezish. Poezitë janë të thurura bukur dhe rrjedhshëm, sa që emocionin dhe qëllimin e poezisë së Kadires mund ta lexojë, kuptojë dhe ndjejë edhe një i verbër. Ajo shkruan tash e një kohë dhe sipas saj të krijuarit art përmes shkronjave është ndjesia dhe pasioni më i madh që ajo përjeton çdo ditë. Fillimet e këtij arti tek Kadirja datojnë që nga vitet e para të shkollës fillore dhe në vazhdimësi të viteve të autores. Për mësuesen e atëhershme të saj ishte poezia e parë që erdhi nga Kadirja. Inspirimi i saj vazhdon të mbetet

përditshmëria, temat sociale, trishtimet, gëzimet, lumturia dhe ndjenja të tjera të njeriut. Krijimtaria e Kadires nuk fokusohet vetëm në poezi, sepse ajo tashmë ka të botuar librin e saj, romanin “Të gënjyerit”. Ky roman ka një temë interesante, e cila në qendër ka një fëmijë të rrëmbyer. Rigjetja i këtij fëmije do të arrihet vetëm pas 20 vitesh. Një ngjarje e ilustruar bukur, në mënyrë figurative dhe një përshkrim i një jete të vështirë dhe me plot sfida. Ky roman sipas autores, është pritur mirë dhe nga ata që e kanë lexuar ka marrë kritika pozitive. Romani është në duart e lexuesve që nga viti 2013 dhe Kadirja thotë së është mjaft e kënaqur nga pritja që i është bërë. Ajo më tej vazhdon se njerëzit parapëlqejnë të lexojnë autorët e huaj me famë botërore dhe kështu lihen anash shkrimtarët e rinj vendorë. Por kjo, sipas Kadires, nuk

Sipas Selimit, pa mëdyshje, një kontribut të pamohuar në etapën e pasluftës në komunën tonë dhanë dhe po japin instrumentalistët me daulle e surle të cilët zëvendësuan romët në përcjelljen e valleve burimore me të cilat treva jonë është e njohur. “Në komunën tonë aktivitetin e filluam së pari nëpër fshatrat e komunës. Fillimisht, për shkak të kushteve më të mira shfaqëm programin e parë

Riverdance, ansambli që pushtoi botën

është arsye për ta ndaluar krijmtarinë shqiptare. Secili e gjen veten në ndonjë vepër, në ndonjë poezi dhe nuk është e rëndësishme se në cilën gjuhë është shkruar. Të mos shkruash vetëm pse të tjerët nuk lexojnë shumë ose fare pak është justifikim i kotë, sepse të shkruarit është pasion dhe çlirim që të vjen nga shpirti. “Shpesh autori financiarisht humb e nuk fiton.Të shkruash një libër me shpresën se do të fitosh para besoj se eshte nje kalkulim i gabuar, sepse kostoja është mjaft e lartë”, thotë Kadirja. Çdo financim është e gatshme ta bëjë nga xhepi i saj vetëm që ëndrra dhe kreativiteti i saj të mos shuhet. Ajo premton se vetë do t’i lëvizë gjërat përpara.

Valle popullore e performuar nga Ansambli Gurra


16

Teknologji

3 tetor - 9 tetor

sheshi

Studentët shpëtojnë nga ngelja në klasë përmes aplikacionit për detektimin e stresit Senzorët e telefonave smart mund të regjistrojnë stresin e studentëve, depresionin dhe vetminë, dhe t’i krahasojnë ato me performancën e tyre akademike

N

ë një universitet të njohur në SHBA dy studentë të cilët për pak ishin duke ngelur për shkak të mungesave në ligjërata dhe moskryerjes së punimeve, u kursyen nga sëpata akademike. Çka e bëri universitetin të tregohej i butë ndaj tyre? Sipas një analize të automatizuar të të dhënave të telefonave të tyre smart, të dy studentët kishin pasur stress dhe probleme shëndetësore të shkaktuara nga stresi për të cilat nuk i kishin treguar profesorëve të tyre. Kështu që, në vend se t’u jepnin notë jo-kaluese dhe t’i pezullonin, atyre iu dha mundësia që të përfundonin lëndën gjatë verës dhe tani të dy janë kthyer në kampus. Studentët duhet t’i falenderohen Andreë Campbell-it, një shkencëtari të kompjuterëve në Dartmouth dhe kolegëve të tij. Të dy studentët, së bashku me 46 të tjerë, kishin qenë pjesë e një eksperimenti i cili kishte për qëllim të zbulonte nëse të dhënat nga telefonat e tyre smart do të mund të tregonin se në çfarë gjendje shpirtërore dhe mendore ishin. Ekipi i Campbell-it kishte për qëllim që të zbulonte se pse nga një grup i studentëve që hynin në universitet me të njëjtat kualifikime disa shkëlqenin në mësime e disa të tjerë mungonin në ligjërata e bile i linin studimet komplet.

Testimi i syve përmes iPhone-it diagnostifikon problemet me shikimin Shikoni në një telefon smart dhe gjithçka do të bëhet e qartë. Një kompani e sapothemeluar, e quajtur Smart Vision Lab, dëshiron ta bëjë më të lehtë diagnostifikimin e problemeve me sytë në vendet në zhvillim, përmes një kamere shtesë në iPhone. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 246 milionë njerëz kanë shikim të dobët. Nga këta njerëz, rreth 90% jetojnë në zona me të ardhura të ulëta, me qasje të vështirë në kujdesin shëndetësor ose makinat e shtrenjta diagnostifikuese. Për të zgjidhur këtë problem, kompania Smart Vision Lab, ka kombinuar dy pajisje që shfrytëzohen shpesh për testimin e syve në një pajisje të vetme portabël dhe jo të shtrenjtë. Pajisja e parë, një autorefraktor, kalkulon nëse dikush ka largpamësi ose shkurtpamësi, dhe në çfarë mase, duke matur madhësinë dhe formën e syrit të tij. Pajisja e dytë, një aberometër, kontrollon shtrembërimet në mënyrën se si syri e reflekton dritën, gjë e cila mund të tregojë për probleme më të rralla, siç është pamja e dyfishtë. Kjo pajisje zakonisht kushton disa mijëra dollar, por Smart

Vision Lab thonë se kanë krijuar një pajisje me të njëjtat funksione e cila mund t’i bashkangjitet një iPhone-i. Kjo pajisje mund të bëjë vlerësimin e problemeve me të pamurit duke marrë bërë disa fotografi të syrit të personit dhe duke shfrytëzuar një softuer për analizimin e tyre. Kompania planifikon ta shesë atë si pjesë e një çante veglash për njerëzit në vendet në zhvillim. “Secili mund ta përdorë atë”, thotë njëri nga bashkëthemeluesit e kompanisë. “Ne e konsiderojmë këtë si një nga mënyrat shumë të mira për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit e diagnostifikojnë dioptrinë e tyre”. Optometristët e kanë testuar këtë pajisje tek disa pacientë në secilin shtet, duke kërkuar nga ata që të shikojnë në të dhe të fokusojnë shikimin në një pikë të kuqe për disa sekonda.

Të përcaktosh se njerëzit kanë nevojë për syza është e rëndësishme por është vetëm një pjesë e betejës, thotë Joshua Silver nga Qendra për Sy në Oksford. “Çka të nevojitet diagnoza kur nuk ke para për të blerë syze”, thotë ai. Ai aktualisht është duke dizajnuar një lloj syzesh të lira të dhe modifikueshme për të adresuar këtë problem. Njerëzit të cilët e kanë shfrytëzuar këtë pajisje kanë mbetur të mahnitur me të. “Ka qenë një ndihmesë e madhe që kemi pasur në dispozicion atë teknologji”, ka thën një optometrise nga Iowa. “Mund t’i marr parasysh përfitimet që do t’i kenë shtetet që nuk kanë në dispozicion kujdesin shëndetësor për sy nga kjo pajisje”.

Hulumtuesit dyshonin se faktorët si kohëzgjatja e gjumit, shoqërueshmëria e tyre, disponimi, vëllimi i punës dhe nivelet e stresit kishin një rol në këtë problem. Kështu që ata e zhvilluan një aplikacion të quajtur StudentLife (jeta studentore) i cili monitoronte të dhënat e lexuara nga sensorët e telefonave smart, dhe rekrutuan vullnetarë të gatshëm për ta shfrytëzuar atë për një periudhe 10 javëshe. Aplikacioni regjistroi pothuajse secilin aspect të jetës i cili mund të matej, përfshirë nivelet e aktivitetit fizik, frekuencën dhe kohëzgjatjen e bisedave si dhe vendndodhjen në GPS. Bile kamera e regjistronte edhe kohën kur ata fiknin dritën natën. Duke përpunuar këto të dhëna, aplikacioni mund të nxirrte përfundime mbi nivelin e lumturisë së secilit student, depresionit, vetmisë dhe stresit. Kjo ishte e mundshme pasi që studentët që “lulëzonin” shoqëroheshin më shumë me njerëz të tjerë, bisedonin më gjatë, përderisa studentët e depresionuar kishin interaksione më të pakta me të tjerët dhe ose kishin ndërprerje të gjumit ose flinin tepër. Vetmia matej kryesisht nga aktiviteti brenda dhomës, dhe kombinimi i gjumit jot ë mirë dhe bisedave të shkurtëra ishin një tregues i stresit. Hulumtuesit krahasuan këto gjendje mendore me performancën e secilit student, përfshirë

notat e marra në punime si dhe mesataren e notave gjatë semestrit. “Ne konstatuam që herën e parë se të dhënat pasive dhe automatike të senzorëve, të marra nga telefonat e studentëve pa ndonjë veprim nga shfrytëzuesi, e lidhnin nivelin e depresionit të studentit, stresit dhe vetmisë me performancën e tyre akademike”, thotë Campbell. Ata gjithashtu vunë re se si ndryshonte sjellja e tyre, si për shembull shfrytëzimi i palestrës ose kohëzgjatja e gjumit në kohënkur studentët ballafaqoheshin me detyra ose provime. Rezultatet treguan se studentët përgjithësisht fillonin me disponim të mirë, me biseda të gjata, gjumë të shëndetshëm dhe aktivitet të ngjeshur. Me kalimin e kohës puna shtohej, stresi rritej dhe gjumi, bisedat dhe aktiviteti fizik shënonin rënie. Intervistat e përditshme me vullnetarët konfirmuan se analizat e automatizuara ishin të sakta. Campbell beson se rezultatet janë një dëshmi e mirë se telefonat do të jenë në gjendje të ofrojnë vlerësime të vazhdueshme për shëndetin mental, bile shumë më mirë se pyetësorët që u kërkohet personave në depresion t’i mbushin kur e vizitojnë mjekun. Dhe aplikacioni mund t’u kryejë punë njerëzve gjatë gjithë jetës.


sheshi

Teknologji

3 tetor - 9 tetor

17

A do të jemi ndonjëherë në gjendje që të lexojmë supershpejt? Disa kompani premtojnë se mund të na bëjnë të lexojmë pesë herë më shpejt se ç’lexojmë normalisht. Por, duke pasur parasysh atë që tashmë dimë për trurin njerëzor, sa reale janë gjasat për të arritur këtë? Sa shpejt mund të lexojmë? A jeni ju nga ai lloj i njerëzve që e përfundojnë së lexuari gazetën përpara mëngjesit? Apo të lexojë thashethemet në mediat sociale brenda vetëm pak minutash? E lexon një librin më të fundit bestseller pa u shkëputur fare nga leximi? Shumica prej nesh arrijnë të lexojnë rreth 200 fjalë në minutë, por teorikisht ne mund të trajnojmë veten që të marrim informata shumë më shpejt se aq. Disa kompani që shesin aplikacione për lexim të shpejtë kanë pohuar së fundmi se mund ta ndihmojnë secilin që të lexojë më shumë se 1,000 fjalë në minutë. Kjo do të thotë se mund të lexoni romanin Lufta dhe Paqja për rreth 9 orë. A ju tingëllon si shumë e mirë për të qenë e vërtetë? Disa akademikë do të pajtoheshin me këtë. Cila është e vërteta lidhur me leximin e shpejtë dhe a mundet teknologjia të ofrojë ndihmë në këtë fushë? Teoria pas gjithë teknikave të leximit të shpejtë ka të bëjë me arritjen më të shpejtë të fjalëve tek fovea, një pjesë e imët në qendër të retinës së syrit, e cila na jep mprehtësinë e shikimit që na nevojitet për të identifikuar me saktësi format, përfshirë edhe shkronjat. Gjatë leximit, fokusi ynë zhvendoset nga fjala në fjalë – një lëvizje e syrit që

quhet “saccade”. Problemi qëndron në atë se nganjëherë fjala e re në të cilën fokusohemi nuk është tamam në qendër të foveas, gjë e cila e ngadalëson aftësinë tonë për ta lexuar atë. Shumë metoda për lexim të shpejtë kanë të bëjnë me vendosjen e fjalës së re në vendin e duhur për fovean për ta perceptuar. Njerëzit që e kanë shpikur aplikacionin e ri të quajtur Spritz e kanë kuptuar se mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është duke i ndriçuar shkronjat, njërën pas tjetrës, në të njëjtin katror të vogël. Duke u fokusuar në atë katror, lexuesi mund të identifikojë secilën fjalë të re pa pasur nevojë të lëvizin shikimin. Pa kurrfarë mundimi shtesë, leximi bëhet shumë më i shpejtë. Por, Sally Andrews, profesoreshë e psikologjisë kognitive në Universitetin e Sidneit, thotë se leximi i shpejtë dhe efektiv nuk është edhe aq i thjeshtë sa pohojnë shpikësit e Spritz-it. Në një analizë të publikuar pasi që lajmi për aplikacionin Spritz doli në faqet e para të gazetave këtë vit, ajo thotë se koha që na duhet për të kuptuar një fjalë është ajo që e ngadalëson leximin. Fjalët e panjohura dhe të gjata në veçanti, marrin më shumë kohë për t’i lexuar dhe kuptuar. Aplikacioni Spritz kërkon prej nesh që t’i procesojmë fjalët e shkruara me të njëjtën shpejtësi me të cilën flasim, ka thënë ajo për emisionin “E ardhmja” të BBC-së. Por, në rastin e fjalimeve, nëse nuk arrijmë ta kapim ndonjë fjalë, ne shfrytëzo-

jmë elemente të tjera si intonacioni apo gjestet e folësit, për të mbushur zbrazëtirën dhe për të kuptuar përmbajtjen e asaj që thuhet. Këto elemente mungojnë në fjalët e shkruara të prezentuara nga Spritz, gjë që e bën të kuptuarit më të vështirë. Por, të kuptuarit nuk është domosdoshmërisht i pamundshëm, mund të thonë simpatizuesit e Spritz-it. Kjo ndodh për shkak se lexuesit e Spritz-it në mënyrë të pandërgjegjshme mbështeten në njohuritë apo përvojën e mëparshme për të plotësuar fjalët të cilat nuk arrijnë t’i kapin. Duke supozuar që stili i të

Ngjyra e ndezur e bretkosave të arta me shigjetë helmuese (Phyllobates terribilis) nga pyjet Amazon paralajmëron grabitqarët se ato janë shumë helmuese. Vetëm 2-200 mikrogramë nga batrakotoksinet që gjenden në lëkurën e tyre mjaftojnë për të vrarë një njeri.

shkruarit është i njohur, truri i lexuesit të Spritz-it mund të ketë aftësi për të hamendësuar fjalët që u kanë ikur dhe të nxjerrë kuptimin e tekstit të lexuar. “Unë do të thoja se ajo që njerëzit bëjnë, në fakt, nuk është të kuptuarit e asaj që ka shkruar autori por leximi i fjalëve dhe i frazave”, thotë Andrews. “Sa më shumë që ata dinë, aq më e madhe shkalla e fragmentimit të informacionit që ata marrin”. Në fakt, teknika të tjera të leximit të shpejtë përgjithësisht kërkojnë nga lexuesi që të mbulojnë fjalët që lexuesit nuk arrijnë t’i kapin. Për shembull, PhotoReading, është një sistem në të cilin lexuesi i “lëshon” sytë mbi një libër, duke filluar me titujt e kapitujve dhe duke shtuar gjithnjë e më shumë detaje gjatë secilit “lëshim” të shikimit. Andrews thotë se njerëzit të cilët i shfrytëzojnë këto teknika të leximit të shpejtë, në fakt arrijnë vetëm të marrin një version të pakompletuar të tekstit. Këto teknika funksionojnë për disa njerëz, por bëjini ata të lexojnë edhe më shpejt, dhe zbrazëtira ndërmjet fjalëve që ata arrijnë të kapin do të bëhet gjithnjë e më e thellë, dhe të kuptuarit gjithnjë e më i vështirë. Hulumtimet tregojnë se të kuptuarit bie kur njerëzit tentojnë të procesojnë më shumë se 500 fjalë në minutë. Me fjalë të tjera, këto janë pengesat fundamentale sa i përket shpejtësisë me të cilën ne arrijmë t’i marrim informcionet e reja, thotë Andrews. Por ndoshta leximi nuk është mënyra e vetme përmes së cilës ne i japim informacion trurit. Disa neuroshkencëtarë të Japonisë dhe SHBA-ve kanë pohuar se kanë gjetur një mënyrë për të rritur “përtypjen” e njohurive bazë. Së pari ata kanë kërkuar nga njerëzit që të identifikojnë dallimet ndërmjet tri objekteve shumë pak të dallueshme nga njëri tjetri, përderisa ata – shkencëtarët

- kanë skanuar trurin e tyre. Më vonë, shkencëtarët kanë kërkuar nga secili person që të përsërisë vazhdimisht një detyrë të ndryshme – pa e ditur ata – detyrë e cila ka rikrijuar të njëjtën mënyrë të aktivitetit të trurit. Pas kësaj, vullnetarët ishin shumë më të shpejtë në dallimin e një objekti të veçantë nga dy të tjerët nëse ata ishin trajnuar vetëm duke shikuar format. Pra, fakti se njerëzit nuk ishin të vetëdijshëm se po mësonin i bëri ata shumë më efikas, thonë studiuesit. Natyrisht, është një rrugë e gjatë ndërmjet perceptimit më të shpejtë të një objekti të caktuar dhe aftësisë për të lexuar/nxënë secilën fjalë në një tekst. Për më tepër, Takeo Watanabe, një studiues në Universitetin Brown në Rhode Island, i cili i ka udhëhequr kërkimet, thotë se ekipi i tij ende nuk teknikën e tyre të të mësuarit e cila përfshin edhe të kuptuarit e jo vetëm identifikimin e objekteve. Por, teknika “duhet që teorikisht të çojë në një përshpejtim të leximit, pa e zvogëluar nivelin e të kuptuarit të materialit që lexohet”, thotë ai. Megjithatë, “lexuesit e shpejtë” nuk kanë nevojë të presin për teknika të sofistikuara të trajnimit të trurit për të rritur shpejtësinë e të lexuarit. Ata mund të jenë në gjendje të rrisin shpejtësinë thjesht duke përmirësuar gërmëzimin, thotë Andrews. “Njerëzit që janë në gjendje të gërmëzojnë mirë po aq sa lexojnë mirë, zakonisht lexojnë në mënyrë më efektive se ata që lexojnë mirë por janë të dobët në gërmëzimin e fjalëve”, thotë ajo. Gërmëzimi mund të na ndihmojë t’i njohim fjalët dhe t’ia dërgojmë ato trurit. “Unë e quaj këtë aftësi leksikore”. Pra, a do të na mundësojë gërmëzimi pa gabime, teknologjia e mençur dhe njohuritë mbi trurin të arrijmë eventualisht të lexojmë me shpejtësi mbi 500 fjalë në minutë? “Kjo është pyetje 64 milionë dollarëshe”, thotë Andrews. “Unë nuk kam përgjigje për këtë”.


18

Shëndetësi

3 tetor - 9 tetor

Kush thotë se djemtë nuk kanë linja të lakuara? Kur njerëzit flasin për trupa të bukur dhe me lakesa, përgjithësisht u referohen femrave. Janë ato prej të cilave pritet të kenë bel të hollë, krahëror të drejtë, gjoks të madh, e vithe të gjera. Kur ato i humbin këto linja, për shkak të peshës, moshës, apo për arsye të tjera, komentet kritikuese u adresohen atyre.

sheshi

Dehja nga gjumi mund të jetë një gjë e zakonshme tek njerëzit 15 përqind e njerëzve mund të vuajnë nga konfuzioni dhe mungesa e orientimit kur zgjohen nga gjumi Nganjëherë trupi e mposht trurin pas gjumit duke e lënë njeriun në një gjendje të mjegullt, me mungesë orientimi, gjendje e cila quhet zgjim konfuz ose dehje nga gjumi. Nëse ndonjëherë jeni zgjuar nga gjumi dhe nuk keni mundur t’i bini në fije se ku ndodheni, keni vështirësi të flisni qartë, ose kur ka rënë alarmë i orës i jeni përgjigjur telefonit, atëherë ju ndoshta keni përjetuar dehjen nga gjumi. Dhe nuk jeni i vetmi. Shumë njerëz

vazhdimisht e përjetojnë një gjë të tillë. Rezultatet e një anketimi të kryer me 19,000 të rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se rreth 15% e individëve kanë përjetuar zgjim konfuz dhe shumë prej tyre kjo ju ka ndodhur më shumë se një herë në jave. Episode të tilla janë të lidhura me problemet me gjumin, tabletat antidepresive dhe sëmundjet mentale si çregullimi bipolar ose sulmet e panikut.

Luledielli Lulediellit mbillen për qëllime të nxjerrjes së vajit. Pasi që janë shumë të pasura me vitaminat B dhe D, farat e lulediellit shiten si ushqim i shëndetshëm për t’u ngrënë.

Modelet të cilat kihen parasysh kur flitet për trupat e femrave janë Beyonce, Shakira, Megan Fox, e të tjera. Ndërkaq, djemtë, janë më pak në fokus të syrit kritik. Por, në fakt, edhe ata kanë linja. Si duket një trup i bukur, harmonik dhe me proporcione të balancuara i një mashkulli? Skupltori grek në kohën e Greqisë Antike, Polykleitos, ka punuar statujën Bartësi i Shtizës, si një shembull të rregullës së ashtuquajtur “e artë”. Kjo skulpturë, në përputhje me këtë rregull paraqet proporcionet harmonike, të balancuara në mënyrë perfekte, të trupit njerëzor, të gdhendura në mermer.

Por cilat janë proporcionet perfekte të trupit?

Të guximshme dhe të bukura, lulediellit bukurinë e tyre të plotë e shfaqin më së miri në verë. Radhët e mbjella me këto bimë gjigante me kurorë të verdhë i japing fushave bujqësore ku janë mbjellur një pamje spektakulare e cila nuk mund të të mos bjerë në sy.

Ashtu siç për femrat janë të njohura proporcionet perfekte të trupit (për bel, gjoks dhe vithe), proporcione të ngjashme për pjesë të caktuara ekzistojnë edhe për meshkuj. Skulptura më lart i referohet proporcioneve perfekte sipas “rregullës së artë”. Proporcioni i artë është një raport ndërmjet masave/gjatësive të gjymtyrëve të caktuara trupore. Mendojeni një linjë të ndarë në dy pjesë, a dhe b. Për ta bërë atë që të jetë në proporcion të artë, shuma e të dy segmenteve të ndara (a+b) e pjestuar me segmentin më të gjatë (a) duhet të jetë e barabartë me segmentin e gjatë (a) të pjestuar me segmentin b.

Tregimi i dashurisë për lulediellin

Ose nëse këtë rregull e shpjegojmë me diagram, ai, i ilustruar në truat e aktorëve të Holliwoodit, do të duket kështu:

Aktorët e Holliwood-it, të famshëm për trupin e tyre muskuloz, Hugh Jackman dhe Ryan Reynolds

Vini re se Ryan Reynolds është më pak i zhvilluar dhe se segmenti (a) i poshtëm është më i gjatë se në pjesën e sipërme Për këtë shkak beli i tij bie më pak në sy se ai i Jackman. Për të arritur raportin e artë, ai duhet të zhvillojë pjesën e sipërme të trupit. Ndërkaq Jackman e ka pjesën e sipërme më të zhvilluar dhe, si rezultat, pjesa nën gjoks dhe pjesa e sipërme e krahërorit janë në korrelacion me njëra tjetrën.

Ky tregm vjen nga mitologjia greke dhe në thelb është tregim për dashurinë e pakusht e cila nuk u kthye asnjëherë. Apollo ishte i biri i Zeusit, i cili në mitologjinë greke ishte mbreti i të gjithë zotave dhe njerëzve. Apollo ishte Zoti i Diellit. Pallati i tij ishte i orientuar kah lindja dhe ai, me karrocën e tij të punuar nga arid he fildishi fluturonte në qiell çdo ditë nga Lindja në Perëndim. Në mbrëmjeai e përfundonte udhëtimin e tij në detin më të largët n perëndim dhe kthehej në shtëpi me barkën e tij të artë. Ai adhurohej nga gjithësecili pasi që besohej se shpërdante jetë dhe dashuri tek të gjitha qeniet e gjalla. Ishte i njohur për rininë e tij dhe bukurinë mashkullore. Kishte flokë të artë dhe ishte personi më i pashëm që ishte parë ndonjëherë. Atë e dashuronin të gjithë, ndërkaq nimfa Clytie ishte thellësisht e dashuruar në të. Ajo e shikonte atë pa i mbyllur sytë farë ndërkohë që ai fluturonte nëpër qiell. Në sytë e saj ai bëhej gjithnjë e më I bukur. Fatkeqësisht, Apollo e injoroi Clytien dhe nuk ia ktheu kurrë dashurinë. Vetë Apollo ishte I dashuruar në Dafnen, vajzën e bukur

të Zotit të Ujit. Fatkeqësisht për Apollon, Dafne nuk ia ktheu kurrë dashurin atij. Kur Apollo tentoi që me forcë ta bënte Dafnen për vete, ajo kërkoi ndihmën e babait të saj. Ai e ktheu atë në një bimë. Apollos iu thye zemra dhe pikëllimi i tij nuk kishte kufij. Clytie vazhdoi edhe më tej ta shikonte Apollon kur ai fluturonte nëpër qiell. Ajo qëndroi mbi një shkëmp për nëntë ditë rresht, pa ushqim dhe pa ujë, duke e shikuar Apollon. Duke e shikuar pa pushim, ajo u kthye në një lule e cila filloi të njihej me emrin Luledielli. Besohet që edhe sot, Luledielli vazhdon ta shikojë Diellin që nga momenti kur ai lind e deri kur perëndon.


sheshi

Shëndetësi

3 tetor - 9 tetor

19

Psikologji

A mund ta trajnojmë trurin të abstenojë nga të ngrënit e tepërt A ka mundësi që njeriu të heqë dorë nga shprehia për të ngrënë një ëmbëlsirë dhe të hajë një karrotë në vend të saj? Shumica prej nesh do të dëshironin të ushqeheshin në mënyrë më të shëndetshme. Por, kur na kap uria dhe presim në radhë për të marrë ushqim shpejt e shpejt dhe të vazhdojmë tutje, një sallatë duket shumë e mangët krahasuar me një ëmbëlsirë që duket shumë e shijshme. Normalisht që trupi do të dukej shumë më mirë po qe se nuk do ta merrnim ëmbëlsirën por sallatën. Një studim i kohëve të fundit tregon se, ndonëse mund të mos i shmangemi kurrë dëshirës për të ngrënë ëmbëlsira, mund ta trajnojmë veten në atë mënyrë që një karrotë të na tërheqë më shumë. Tek njerëzit me peshë të tepërt, ndërhyrja në sjelljet e tyre u dëshmua se ka lidhje me ndryshimet që ndodhin në trurin e tyre dhe në mënyrën se si ata reagonin ndaj ushqimeve me shumë kalori dhe atyre me pak. Një studim i vogël pilot me vetëm 13 pjesëmarrës po nxit studiuesit që të ndërmarrin një studim më të gjerë në mënyrë që të arrihet deri te konstatimet lidhur me atë se si mund ta trajnojmë trurin që të abstenojë nga ushqime të caktuara.

“Të gjithë pjesëmarrësit në eksperiment kanë reaguar më fuqishëm ndaj ushqimeve me shumë kalori se ndaj atyre me pak. Kjo është normale,” ka thënë Susan Roberts, një nutricioniste nga Universiteti i Medfordit. Përderisa shumica e njerëzve preferojnë tortën e nxehtë kundrejt rrepës, ata me mbipeshë e kanë edhe më të vështirë se të tjerët t’i shmangen ushqimeve me shumë kalori. Mbipesha krijon disa ndryshime në strukturën e trurit, përfshirë sistemin e shpërblimit. Kur njeriu shton peshë, ai nuk kënaqet me çfarëdo ushqimi por dëshiron ato me më shumë kalori për shkak se ato janë ushqimet që e aktivizojnë më tepër sistemin e shpërblimit”. Nepsi (dëshira e madhe për të ngrënë) është një problem i veçantë. Nepsi dallon nga uria dhe fokusohet në ushqime të veçanta, kryesisht me shumë kalori. Studime të tjera kanë treguar se personat me mbipeshë kanë më shumë neps se të tjerët. Vitet e fundit Roberts është fokusuar më shumë në krijimin e dietave që e sulmojnë nepsin, në vend se të krijojë dieta që thjesht e sulmojnë peshën. “Është shumë e vërshtirë t’i përmbahesh programeve aktuale për humbjen e peshës”, thotë ajo. “Personat me mbipeshë duhet të kenë vullnet të mjaftueshëm për të asbtenuar nga ngrënia e ushqimit e në këmbim saj të mbeten të pakën-

aqur. Kjo është arsyeja kryesore pse njerëzit heqin dorë nga programet e dobësimit. Ndërkaq, zvogëlimi i nepsit do ta bënte me të lehtë dobësimin, ose mbajtjen nën kontroll të peshës”. Roberts dhe kolegët e saj propozuan një intervenim bihevioral i cili kombinon recetat dhe planet e menysë së ushqimit, kontrollin e porcioneve dhe këshillave ushqyese me terapitë grupore. Një studim i mëhershëm me grupin kishte treguar se gjatë periudhës gjashtëmujore të terapive grupore dhe dietës, njerëzit kishin humbur peshë. Gjatë kësaj peridhe ata gjithashtu raportuan zvogëlimin e nepsit për ushqim. Shkencëtarët dëshironin të dinin se çfarë efekti prodhonte në tru ky intervenim bihevioral. Ata ishin posaqërisht të interesuar në sistemet e lidhura me shpërblimin. Tetë persona që kishin marrë pjesë në intervenimin bihevioral për gjashtë muaj kishin humbur mesatarisht 6 kilogramë. Një grup tjetër i cili ishte futur në listën e pritjes dhe nuk kishte ndjekur trajnimin bihevioral kishte fituar 2.1 kilogramë gjatë periudhës gjashtëmujore. Në fillim të kësaj periudhe, Roberts dhe kolegët e saj e kishin bërë skanimin e secilit pjesëmarrës dhe iu kishin prezantuar atyre imazhe të artikujve joushqimorë (kuleta ose

libra), ushqime me pak kalori (pulë ose sendviçe të shëndetshme) si dhe imzhe të ushqimeve me shumë kalori (pomfrita ose djathë mozzarella). Pjesëmarrësve u ishte kërkuar të rangonin ushqimet sipas asaj se sa të shijshme u dukeshin ato. Në ndërkohë, skanerët MRI detektuan nivelet e oksigjenit në pjesë të ndryshme të trurit. Rritja e sasisë së gjakut të okigjenuar në një zonë të trurit supozohet të jetë indikator i aktivitetit të shtuar në atë zonë. Krahasuar me pjesëmarrësit në listën e pritjes, personat që kishin kaluar në dietën gjashtëmujore patën më shumë qarkullim të gjakut në zonën përkatëse kur atyre u tregoheshin ushqime me pak kalori, për dallim prej atyre në listën e pritjes. Gjithashtu, ata që veq ishin nën terapi, kishin më pak preferenca për ushqimet kolorike. Përderisa studimi jep shenja premtuese se intervenimet biheviorale e sulmojnë nepsin, ende nuk është e qartë se si mund të mësohet truri për të pëlqyer, për shembull, marullën. Zonat përkatëse në tru me të vërtetë treguan shenja të aktivitetit të shtuar si reagim ndaj ushqimit me pak kalori, dhe rënie si reagim ndaj ushqimit tepër kalorik. Por, megjithatë ushqimi më pak kalorik nuk ishte më i pëlqyeshëm. Njerëzit mund të kuptojnë rreziqet që paraqet ngrënia e biftekut, por kjo

nuk i bën ata që të duan sallatën më shumë. Studimi gjithashtu ngre shumë pyetje të tjera shtesë. Askush nuk e di nëse efekte të ngjashme mund të ekzistojnë tek personat me peshe normale, apo tek personat me mbipeshë të skajshme. Gjithashtu studimi nuk ka shpjeguar se pse aktiviteti në tru ka pësuar ndryshime. Njerëzit që kanë qenë në dietë efektive mund t’i kenë rezistuar ushqimit kalorik më mirë. Ose, njohuria që kanë pasur mbi ushqimet “e mira” dhe “të këqija” e kanë influencuar sjelljen e tyre. Ose ndoshta, ka qenë ndjenja e fajit nga ngrënia e ushqimeve kalorike që i ka shtyrë të sillen ndryshe. Roberts pajtohet se “shkenca e të ushqyerit duhet të përsëritet e sidomost në këtë rast, pasi që mostra e marrë për studim (8 persona) është mostër e vogël”. Ajo pajtohet se për t’iu përgjigjur pyetjeve të mbetura pezull, duhet të ketë studime më të gjera, intervenime biheviorale të testuara edhe tek persona të tjerë, si dhe vëzhgime se cilat pjesë të tjera të trurit pësojnë ndryshime. “Ky është demonstrimi i parë që mbështet teorinë se këto lloj ndryshimesh janë të mundshme”, thotë ajo. “Tani neve na duhet një ton me studime për të gjetur të gjitha zonat e trurit që preken nga kjo lloj ndërhyrjeje”.


20

Komuna

3 tetor - 9 tetor

sheshi

Lirie Rashiti: "Ndiqeni ëndrrën tuaj, jetoni një jetë pa pengje - ia vlen!" Nga: Belkise Krasniqi

T

ë gjthë e njohin si femra që bëri bujë në të gjitha mediat shqiptare. Shkak ishte talenti i saj për të kënduar dhe si femra e guximshme të cilën, të qenit një nënë e re nga një vend ende me disa tabu, nuk e ndaloi të dëshmojë për publikun shqiptar talentin dhe aftësitë e saj.

Liria 31 vjeçe jeton në Gjilan. Familja e saj e ngushtë përbëhet nga bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj, vajza dhe djali. "Familja ku jam rritur është më numerike. Jam rritur në mes të tri motrave dhe dy vllezërve, me dashurinë e dy prindërve të mrekullueshëm. Unë bëj një jetë të zakonshme, rolin e nënës në një familje me katër pjesëtare, punoj dhe në anën tjetër me shumë qejf ja lë pak kohë edhe muzikës ëndrrën të

Eksperienca në X FACTOR Liria tregon se pëkrahjen më të madhe e kishte fillimisht nga familja e sidomos bashkëshorti, si dhe tregon për mentoren e saj dhe netët live. "Përkrahjen më të madhe e kam pas nga familja, të afërmit, të njohurit dhe të gjithë adhuruesit e mi. Shtytësi më i madh ka qenë bashkëshorti im, pa këmbënguljen e tij s'do isha këtu, sepse përndryshe do më kishte ngelur peng gjatë gjith jetës dëshira ime për muzikën. Nuk mendoj se dikush nga familjarët e mi nuk e kanë ditur që unë këndoj, sepse unë gjatë gjith kohës gjendesha me këng në gojë. Surpriza e tyre ka qenë ndoshta fakti që unë mora guximin të konkuroj në X Factor." rrëfen Lirija.

Komentet e publikut dhe kritikëve dhe planet për të ardhmen "Bëra bujë sepse mes dhjetëra konkurentëve në "X Factor", emri im dhe historia ju ka rënë në sy për shkak të guximit që kisha marrë. Nuk do i harroj fjalët e Pandit, njërit prej anëtarëve të jurisë, që në pjesmarrjen time të parë të konkurimit më tha: Ti je zbulimi i "X Factor", dhe ajo fjala tjetër ai që më thoshte: "Po të ishte gjallë Skëndërbeu do të thoshte, Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në X Factor". Sa i përket publikut, publiku më ka motivu, më ka dhënë një shtysë që mos të ndalem mos të dorëzohem gjatë atyre netëve live. Me daljen time nga ai talent show, kam pas shumë njerëz që më kanë thënë na ka

cilën e kisha të mbyllur në sirtar që nga fëmijëria. Asnjë vendim në jetë nuk është i zakonshëm apo i thjeshtë, duhet gjithmonë të bësh një zgjidhje të vështirë. Kur dëgjova për audicionet e X Factor, u lumturova. E kam ndjekur x Factor në shtete të ndryshme dhe aty më është rikthyer pasioni të ndjek ëndrrën time për këngën. X Factor është një talent show, e mua më udhëhoqi talenti për këtu.

"Në X Factor kam qëndruar ca muaj derisa u diskualifikova, ku në mes të mijëra konkurenteve arrita të jem njëra ndër 6 finalistet e këti Shoë, gjë që për mua është një fitore shumë e madhe". E pyetem se sa, e kishte të vështirë distancën nga familja, e sidomos fëmijët e sajë e natyrisht se përgjigja e saj ishte që e kishte shumë të vështirë. "Shumë e vështirë dhe pse dy engjujt e mi fëmijët e mi i kam pas afer vetes shumëherë... Por kam mar përsipër të sakrifikoj nga jeta familjare, dhe me mbështetjen e tyre kam qenë cdo ditë e më e fortë, duke u perkushtuar me gjithë energjinë time tek muzika, kam ndjekë një rrugë që e kam dëshiruar që në adoleshencë." Gjatë netëve live, Liria sillte gjithmonë

marrë malli të dëgjojmë zërin tënd". Sa i përket në lidhje me muzikën nuk është se më ndihmoi, por në aspekte të tjera mund të them që më plotësoi një dëshirë, ndoshta që në momentet e fundit kur më nuk po shpresoja, Zoti dëgjoi lutjet e një jete...Faktet tregojnë që unë kam pritur "X Factor"! Asnjëherë nuk kam pasur mundësi t'i afrohem skenës së këngës. Këtë magji e solli talenti im i pazbuluar dhe marja pjesë në një Super Talent Show. Pasi që tashmë Liria ka realizuar ëndrrën e saj të kahmotshme, ajo thotë se i është mbushur boshllëku që e kishte mbrenda saj.. "Planeve nuk i dihet se a do vazhdoj akoma të merem me

këngë të përgatitura mirë dhe ishte shumë energjike, me doemos që publikun e bën për vete me tërë atë pozitivitet. " Kam pasur fat që kam pas Mentore Vesa Lumën, ajo është e mrekullueshme është një profesioniste e arrirë, për mua ka qenë një mike e mirë dhe një mësuese e mirë... Kam këndu këng të ndryshme,por sa i përket zhandrit,ato që më shkonin më shumë ishin këngët Jazz. Kishim vendosur me mentoren time që unë duhet të rrija vetëm në atë lloj rryme sepse i përshtateshin stilit tim, cdo interpretim timin jam mundu me e sjell sa ma natyrshëm me gjith energjinë time si një aktore dhe si një sfiduese duke sakrifiku në mënyrë për të ardhë tek publiku natyrshëm, për t'i fitu zemrat e tyre."

muzikë apo jo, por në X Factor nuk do të thotë se kam hy për të arritur diçka më shumë për në të ardhmen. Këngën e kam në shpirt dhe e bëj muzik për qejf. Mundem me thanë që ishte vetëm dëshira e kahmotshme që këtë ëndërr timen për muzikën ta qoj deri në fund, dhe e solla në vend të vet. Me mjaftoi deri aty deri sa u plotësua gjith ai boshllëk." "Për fund një mesazh të gjitha grave shqiptare. Ndiqni ëndrrën tuaj! Mos u ndalni pa u plotësuar ju si persona, me kompleksivitetin e ëndrrave e dëshirave tuaj. Nuk është asnjëherë vonë të bësh atë që do! Jetoni një jetë pa pengje. Ia vlen!


sheshi

3 tetor - 9 tetor

Modë

Pesë ikonat e modës

Kate Middleton Jo të gjitha dukeshat ishin aq IN dhe me stil sa është dukesha Kate. Jemi mësuar që t’i shohim zakonisht me dukje shumë serioze dhe elegante. Ndërsa Kate-n kemi raste ta shohim të veshur shumë më thjesht dhe bukur. Ajo gjithashtu hyn në listën e femrave më me stil.

Rihanna

Victoria Beckham Njëra ndër bisnismenet më të sukseshme femër e këngëtare, gjithashtu është edhe dizajnere e modes, madje ndër më të suksesshmet. Në dekadën e fundit Beckham me punën e saj si dizejnatore bëri që të njihet ndërkombëtarisht si ikonë e modës. Në vitin 2011 fitoi çmimin Dizejnatorja e Vitit në ndarjen e çmimeve britaneze.

Të gjithë e dimë ndikimin që vipat mund të kenë tek fansat e tyre. Rihanna padyshim është njëra ndër to. Sidomos në aspektin e ndjekjeve të trendeve. Në vitin 2012 formoi programin e saj televiziv të parë, një llojë reality shwë për modë të quajtur "Styled to Rock", në të cilin konkurentët kishin për detyrë të bënin veshje për një apo më shumë persona të famshmëm. Rihanna me jurinë zgjedhnin veshjen më të mirë çdo javë. Ajo githashtu krijoi linjën e saj të modës për brendin britanez, River Island.

Jennifer Lynn Lopez apo J.Lo pos që është këngëtare, tekstshkruese, aktore, producente e valltare është edhe njëra ndër ikonat e modës e cila që nga dita që u bë fytyrë publike ishte e përfolur për stilin e saj të veçantë. J.Lo by Jennifer Lopez është brendi i Jenniferit, i themeluar në vitin 1998 me kryebashkëpuntorët, Andy Hilfiger dhe Tommy Hilfiger. Ky brend i rrobave iu kushtua veçanërisht popullit latin nga të cilët e ka edhe prejardhjen këngëtarja, si dhe të gjithë fansave të J.Lo-së.

Jennifer Aniston Njëra ndër aktoret më të dashura e cila dominon gjithashtu edhe për veshje. Dukja e saj është gjithmonë e përkryer. Në përditshmëri Aniston preferon të veshë xhinse dhe ndonjë bluzë të thjeshtë ama gjithmonë të kombinuara në atë mënyrë që të duket bukur, dhe të dalin në pah format e saj trupore të cilat, pavarësisht moshes, janë gjithmonë në vijë. Aniston gjithashtu radhitet në listat botërore si njëra ndër femrat që vishet më së bukuri.

21


22

3 tetor - 9 tetor

Këshilla Praktike

Receta Salcë kosi me hudhër dhe tranguj 500gr kos, 3-4 thelpinj hudhre, 2 tranguj, 1 filxhan vaj ulliri, kripë sipas dëshirës I pastrojmë trangujt nga farat, por nuk i qërojmë. I grijmë në rende nga ana e trashë. I shtypim hudhrat, të cilat me trangujt e grirë në rende i hedhim në enën me kos. Ia shtojmë vajin e ullirit dhe kripën dhe salca është gati.

sheshi

Këshilla për kuzhinë Nëse doni ta mbani kafenë të freskët dhe me aromë, atëherë mund ta ruani në frigorifer.

Që orizi të mos ngjitet gjatë zierjes, hidhni në tenxhere pak lëng limoni.

Nëse ju nevojitet verë për t’ia hedhur udhqimit në fund të përgatitjes, por nuk keni verë në shtëpi, si zëvendësim mund të përdornii një gotë uthull të bardhë të cilën e përzieni me 2 lugë sheqer.

Ju ka ndodhur ëe të fërgoni vezë dhe ju janë ngjitur në fërtere? Nxejeni fërteren pak përpara se ta hidhni vajin dhe kjo nuk do të ndodhë.

Nëse salcës ose gjellës së përgatitur i keni hedhur shumë piper, atëherë përpara se ta shërbeni shtojani 2 lugë kos. Ju janë vyshkur perimet? Mund t’i gjallëroni sërish po qe se i mbuloni me një pecetë të lagur dhe i mbani në frigorifer për disa orë. Fasulet që dalin në sipërfaqe gjatë zierjes, janë të krimbura ose të prishura. Largojini nga ena.

Që peshqit të mos ju thërrmohen gjatë skuqjes, kripini, lyejini me lëng limoni dhe lërini në kullesë rreth gjysmë ore. Më pas skuqini në vaj jo shumë të nxehtë. Që të ruani ngjyrën e gjelbër të lakrave gjatë zierjes, kripeni ujin që në fillim dhe mos e mbuloni tenxheren me kapak. Që t’i largoni më lehtë insektet nga perimet, hidhni pak sodë ose uthull në ujin që i lani.

Speca të mbushur

Këshilla për mirëmbajtjen e shtëpisë Përbërësit: 6 speca të llojit babure/dollma të madhësisë së mesme 200gr mish i bluar 1 karrotë (100gr) 1 qepë (100gr) 3 lugë të kafesë oriz 1 domate 1 vezë 1,5dl pure të domateve Kripë ose mëlmesa bimore Vaj Nje gjethe majdanozi Spec djegës Për sasi më të mëdha, shtojeni masën e përbërësve në mënyrë proporcionale. Përgatitja: Specave u hiqen bishtat dhe farat. Renditen në një enë të fortë e të përshtatshme. Mbushja Preni imët qepën dhe karrotën. Në një tenxhere hidhni 2 lugë vaj dhe, bashkë me mishin dhe perimet e copëtuara, lejeni të qëndrojë në zjar rreth 15 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe shtojani orizin dhe fletët e imtuara të majdanozit. Sipas dëshirës shtojini speca djegës të copëtuar imët dhe erëza bimore. Kur mbushja të ftohet, i shtoni vezën dhe e përzini mirë. Mbushni specat më masën e përgatitur. Kini kujdes që të mbushni vetëm 2/3 e specit pasi që orizi fryhet gjatë zierjes. Në këtë mënyrë mbushja do të jetë më e shkrifët dhe jo shumë e fortë. Një lugë të kafesë të vajit e përzieni me 1.5 dl pure domatesh dhe 2-3 dl ujë. Sipas dëshirës mund t’i shtoni kripë. Salcën nga pureja e domateve me kujdes e hedhni në speca dhe me copa të domateve i mbyllini specat e mbushur. Salcën e mbetur e hidhni në hapësirat e zbrazëta mes specave në mënyrë që të mbulojë fundin e enës. Spëcat duhet të mbulohen me folje alumini ose me kapak dhe vihen në furrë me ngrohje të meshme për reth një orë. Pas një ore, ia heqni foljen ose kapakun, dhe i lini në furrë edhe rreth 20 minuta deri sa të rreshken pak.

Si ta hiqni mykun nga muret e shtëpisë? Myku është një shqetësim i madh për banesat e shumë familjeve. Për këtë arsye, kemi menduar t’ju sjellim disa këshilla se si t’i pastroni muret e shtëpisë tuaj nga myku, me metoda natyrale, të pakushtueshme dhe me rezultate të shkëlqyera. Uthulla e bardhë Një ilaç natyral vërtet efikas, për të eliminuar mykun në shtëpi, është uthulla e bardhë. Mjafton të përzieni dy filxhanë me uthull të bardhë në një shishe me ujë të nxehtë dhe me të, të spërkasni sipërfaqet me myk. Nëse dëshironi ta pastroni deri në thellësi, atëherë përgatisni një përzierje me uthull dhe sodë buke. Hidheni atë në një furçë të vjetër dhe filloni të fshini pjesët e mykut në muret e shtëpisë suaj, apo gjetkë. Soda e bukës Soda e bukës është një baktericid natyral shumë efikas për të eliminuar mykun nga muret. Mjafton të holloni dy lugë gjelle sodë buke në një shishe të vogël me ujë dhe më pas t’i shtoni edhe dy lugë të tjera me kripë. Të gjithë përzierjen hidheni në një shishe të posaçme për spërkatje. Pasi të keni bërë këtë veprim shtojini edhe dy lugë me ujë. Ky sprej natyral do të kthehet në aleatin tuaj më të besueshëm për heqjen për të hequr mykun nga sipërfaqe të ndryshme. Alkooli i denatyruar Për të hequr mykun nga rrobat e sidomos nga tapiceria, ilaçi më i mirë është përzierja e gjysmë litri alkool të denatyruar me një filxhan çaji me ujë. Mjafton që në këtë përzierje të ngjyeni një leckë dhe më pas me të të fërkoni pjesët e rrobave, të perdeve, apo të tapeteve tw cilat i ka pushtuar myku.

Vaji i pemës së çajit Vaji i pemës së çajit mund të jetë shumë i dobishëm për të eliminuar mykun nga muret e shtëpisë. Është e mjaftueshme të hidhni dy lugë prej këtij vaji në një enë me dy filxhanë ujë, e më pas ta përdorni atë për të pastruar mykun në mure. Avantazhi i vajit të pemës së çajit, është se ai mund të ruhet për një kohë të gjatë. Ndërkohë që juve nuk do t’ju duhet t’i shpërlani sipërfaqet ku keni përdorur këtë lloj vaji. Si ta pastrojmë shtëpinë me produkte natyrale? Që ta mbani shtëpinë tuaj të pastër, ju shpesh përdorni detergjente të shtrenjta që njëkohësisht mund të jenë edhe shumë të rrezikshme. Për zëvendësim rekomandohen disa mënyra të thjeshta dhe të efektshme të pastrimit me anë të uthullës dhe sodës së bikarbonit. Njollat në rubinet Sigurisht e dini prër mbi njollat e dukshme që vështirë largohen nga rubineti. Uthulla është preparati i përsosur për largimin e papastërtive të tilla. Jo vetëm që rubineti do të jetë i pastër, por njëherit do të fitojë edhe një pamje të shëndritshme. Krejt çfarë duhet të bëni është ta zhytni peshqirin në uthull të bardhë alkoolike dhe ta vendosni rreth rubinetit. Lëreni të qëndrojë 25 minuta para se ta fshini me një leckë të thatë. Lojërat e fëmijëve Mbusheni ¼ e gotës me ujë dhe përzieni me katër lugë çaji sodë bikarbone. Pastroni lojërat e fëmijëve me këtë përzierje, përmes së cilës do të eliminoni bakteret e shumta të grumbulluara dhe papastërtitë.

A e keni ditur se kafeja mund të mbrojë trurin tuaj! Studime të ndryshme kanë treguar se kafeja ka shumë më tepër dobi për organizimin tonë se sa thjesht të mbajturit zgjuar, të qenit një arsye për t’u takuar me shokë e shoqe (apo e kundërta), ose për t’ju disponuar. Kafeja mund të luftojë sëmundjet shkatërruese të Alz-

heimer dhe Parkinson, dy nga çrregullimet më të zakonshme neurodegjenerative, kur ato janë në fillimet e tyre. Pirja e rregult e kafesë mund të ulë deri në 60 përqind rrezikund e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer dhe ndërmjet 30-60 përqind atë të Parkinsonit.


sheshi

Letra Redaksisë

3 tetor - 9 tetor

Letra Redaksisë Redaksia e gazetës Sheshi mirëpret letrat e lexuesve. Letrat nuk duhet të jenë më të gjata se 300 fjalë. Për arsye të qartësisë, letrat e dërguara mund të jenë subjekt i redaktimit nga ana e redaksisë së gazetës. Na shkruani në: redaksia@sheshionline.com

Shkuarja e fëmijës në shkollë Shkuarja e fëmijës në klasën e parë shoqërohet me probleme dhe vështirësi të ndryshme të cilat me ndihmën e mësuesit dhe prindit tejkalohen më lehtë. Në këtë drejtim, problem në vete paraqitet tek ata fëmijë të cilët nuk kanë vijuar klasën parashkollore, sidomos në viset rurale. Fëmijët e tillë, për t'u adaptuar me sukses në klasën e parë kërkojnë trajtim dhe përkrahje të vecantë nga ana e mësuesit, sepse ka fëmijë që për herë të parë takohet me mësuesit, shokët e shoqet. Pra, kjo është një sfidë për mësuesin, i cili me një qasje dhe përkushtim do të arrijë që fëmijët e tillë t'i përballojnë dhe tejkalojnë vështirësitë e mundshme. Dihet se fëmijët vijnë nga rrethe dhe familje me edukatë të ndryshme, ndaj fëmijët në këtë rast mund të kenë vështirësi derisa të adaptohen në ambientin shkollor, me mësuesin, shokët e shoqet. Gjatë punës sime me nxënës po e përmend një rast, kur një nxënës nuk pranonte të luajë me nxënësit tjerë. Ky fëmijë ishte rritur me një ambient të izoluar pa pasur takim me bashkëmoshatarët. Mirëpo, me kalimin e kohës fëmiu i tillë u adaptua dhe u bë ndër nxënësit më të mirë në klasë. Bazuar në përvojën e deritashme, paraqiten raste kur ndonjë fëmijë ngurron të flasë me mësuesen apo të tjerët, ndaj, roli i mësuesit në këtë rast është shumë i madh, dhe konsiderojmë se ai duhet të jetë njohës i mirë i personalitetit të çdo fëmije. Mësuësi, që më parë duhet të posedojë dosjen e cdo fëmije, që më parë e ka siguruar nga prindi dhe edukatoresha dhe në bazë të saj të veprojë që sa më lehtë të tejkalohen pengesat e mundshme që paraqiten. Në raste të tilla nuk dihet insistuar që fëmija me cdo kusht të flasë, sepse fëmija mund të refuzojë me mësuesin por jo edhe me shokët e shoqet, apo anasjelltas. Prandaj, mësuesi me përvojën pedagogjike, me vëmendje analizon rastet dhe duke përdorë forma dhe metoda adekuate tejkalon problemet. Probleme të tilla, sot mund të mos ketë, sepse fëmijët tani janë më të përgaditur, më të hapur dhe më komunikativ. Shumë fëmijë dijnë ta përdorin kompjuterin apo internetin ndaj konsiderojmë se fëmijët e tillë nuk do të përballen me probleme apo vështirësi të theksuara. Tani, kur gati të gjithë fëmijët vijojnë klasën parashkollore, fëmijët janë më të pregaditur. Fëmija nga çerdhja sjell kujtime të ndryshme që ka përjetuar gjatë vijimit, si lojëra, përralla etj. Kurse nga klasa e parë ruhen kujtime të ndryshme si: zgjedhja e rrobave, vendosja e librave në çantë, bisedat me prindër se si i kanë mbajtë përdore ditët e para, kujtimet për sukseset e hershme, etj. Kwto kujtime fëmijët do t'i tregojnë një kohë të gjatë. Mësuesi duhet të ketë përgatitje të gjithanshme, pedagogjike e psikologjike dhe vetëm ta konsiderojnë si prind i dytë i fëmijëve, duke ndihmuar e përkrahur, që fëmijët më lehtë ta gjejnë veten në jetën shkollore. Mësuesi duhet të krijojw atmosferë të mirëfilltë në klasë, që të gjithë fëmijët ta ndiejnë veten sikur në shtëpitë e veta, duke zhvilluar durimin, tolerancën, bashkëpunimin, solidaritetin, ndihmën reciproke, kolektivitetin etj. Përkrahja nga ana e mësuesit duhet të jetë e njejtë për të gjithë nxënësit, pra, nuk është mirë që ndonjëri të favorizohet, sepse reflekton situatë jo të mirë, nëse nuk jemi të njejtë për të gjithë. Shprehja, dita e mirë duket në mëngjes, është sa e vërtetë aq edhe reale dhe pikërisht në këtë rast nëse mësuesi i qaset punës me seriozitet, cdo problem të mundshëm do ta tejkalojë por vështirë që në vazhdimësi do të reflektohet pozitivisht në punën e mëtejshme me nxënës.

23

MUNDËSI për PRAKTIKË në

sheshi

Marketing & PR Sheshi është një kompani e specializuar në fushën e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun. Është e orientuar në ofrimin e shërbimeve për bizneset në këto dy fusha, me qëllim të rritjes së vizibilitetit dhe prezencës së tyre dhe produkteve të tyre në treg.

Sheshi gjithashtu boton gazetën e përdyjavshme "Sheshi", me mbulueshmëri në rajonin e Anamoravës. Si gazetë rajonale, “Sheshi” mbush zbrazëtinë informative që lënë pas gazetat tjera. “Sheshi” po rritet teksa po fiton popullaritet si gazetë e paanshme dhe si mjet informativ i pazëvendesueshëm në Anamoravë, në të mirë të interesit publik, ka hapur mundësi zhvillimi për të rinjtë gjilanas përmes praktikës 3 deri në 6 mujore. Kandidatët e zgjedhur për praktikë në "Sheshi" do të angazhohen në fushat e mëposhtme:

• Gazetari • Marketing • Marrëdhënie me publikun • Administratë • Financa • Komunikim • Shitje Ne i shqyrtojmë të gjitha aplikimet për praktikë por ndër to, do të veçojmë aplikimet e të intervistuarve që: 1. Kanë njohuri të mirë të gjuhës angleze 2. Kanë njohuri të mira kompjuterike 3. Janë të mirë në shkrim dhe përpunim të teksit 4. Janë komunikues të mirë 5. Janë të sinqertë dhe të përgjegjshëm 6. Mund të kontribuojnë në një ambient të mirë të punës

Hamdi MALIQI, mësues Aplikimet do të pranohen në vazhdimësi, dhe kandidatët e zgjedhur për të kryer praktikën tek ne, do të kontaktohen. Nëse kjo mundësi ka zgjuar interesimin tuaj, atëherë na kontaktoni përmes emailit në: sh.krasniqi@sheshionline.com


24

3 tetor - 9 tetor

Opinion

sheshi

Kombi dhe feja Nga: Albin Kurti Rubrika Opinion është e hapur për qytetarët të cilën dëshirojnë të shprehin opinionet e tyre për çështje të ndryshme. Shkrimet mund të dërgohen në adresën redaksia@ sheshionline.com dhe nuk duhet të jenë më të gjata se 800 fjalë. Redaksia rezervon të drejtën për redaktimin e shkrimeve si dhe botimin e tyre. Shkrimet në këtë rubrikë nuk përfaqësojnë qëndrimet e redaksisë.

Shqiptarët nuk kanë tolerancë ndërfetare. Ndërtimi i tolerancës ndërfetare midis tyre bëhet veçse shkatërrim. Shqiptarët përherë kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë bashkëpunim ndërfetar. Nëse për botën toleranca ndërfetare është vetë suksesi, ne gjithmonë ishim përtej kësaj e kishim më shumë se kaq. Për çështjen e religjionit dhe fesë, shqiptarët janë para botës, janë shembull që duhet ndjekur të tjerët. Toleranca është durim i tjetrit, i qenies e i pranisë së tjetrit. Ajo nënkupton që ekzistojnë arsye për të mos toleruar dikë a diçka, por ja që po ndodh toleranca. Toleranca ngjan përkundër jotolerancës duke e etabluar pikërisht jotolerancën si parësore. Andaj, nga personi i toleruar pritet të jetë mirënjohës e falenderues që po tolerohet. Toleranca është vetëpërmbajtje, është mosveprim në kushtet kur veprimi do të ishte i dëmshëm. Bashkëpunimi është veprim në kushtet kur veprimi është i dobishëm. Shqiptarët muslimanë, katolikë e ortodoksë nuk e kanë toleruar asnjëherë njëri-tjetrin sepse gjithnjë kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Ose, për të qenë më të saktë, nuk kishin si ta toleronin njëri-tjetrin sepse aty s’kishte tjetër. Të qenit shqiptar, pra kombi, konsiderohej vlerë përbashkësuese shoqërore e historike dhe rëndësi strategjike politike e ushtarake. Para pak ditëve, si në Detroit, po ashtu edhe në Worcester e në Boston e gjetëm flamurin kombëtar shqiptar: te Imam Shaip Gërguri, te Dom Fran Kolaj, si dhe te Imzot Nikon e Atë Liolini. Në fund të shekullit XIX e përgjatë shekullit XX kështu mbijetuam. Të gjitha ngritjet e kryengritjet, rezistencat e luftërat çlirimtare u zhvilluan në emër të kombit e për hir të kombit. Hoxhallarë, priftërinj e klerikë të tjerë, besimtarë shqiptarë të të gjitha religjioneve e feve, bashkoheshin si shqiptarë. Njëkohësisht, edhe armiqtë e shqiptarëve nuk bënin shumë dallim se kush çfarë feje ishte kur i sulmonin shqiptarët. Armiqtë tonë ishin e janë armiq të

kombit tonë. Dëshmorët e kombit i kemi të të gjitha feve në secilën luftë tonën çlirimtare. Nga pikëpamja fetare, kombi shqiptar njëmend është heterogjen, por ai nuk është edhe aq i vetëdijshëm për atë heterogjenitet. Kjo vetëdije cytet prej jashtë, prej koncepteve, nocioneve e kategorive të importuara (kryesisht perëndimore). Ngjashëm sikurse që shqiptarët as për së afërmi nuk e quajnë e njohin veten e tyre për gegë e toskë sa e bëjnë këtë gjë politikanët e diplomatët, studiuesit e gazetarët e huaj. Ndarjet midis nesh nuk janë tonat. Tema e fesë dhe e religjionit te shqiptarët nuk është aq e vetë shqiptarëve. Kohëve të fundit këtë temë dhe aspekte të saj po i sjellin në debatin publik gjithnjë e më shpesh qeveritarët kosovarë thua se duan të na e konfirmojnë që Qeveria e Kosovës nuk është e shqiptarëve. Medie të regjimit kohë pas kohë nxjerrin video inçizime të vjetra të klerikëve për të ndezur polemika që i sipërvendosen aktualitetit politik në shtetin e Kosovës që po dështon. Lansoje një temë fetare duke shfaqur video nga arkiva (kush e di edhe sa të tilla i mbajnë për t’i publikuar më vonë?) dhe askush s’do të flasë për një kohë për ratifikimin e marrëveshjes ThaçiDaçiq, privatizimin e KEK-ut e të PTKsë, varfërinë e papunësinë në rritje. Mbase nuk ka se si të jetë ndryshe: tash kur Thaçi po merret vesh me Serbinë për ridimensionimin e shtetit të Kosovës nevojitet të krijohet përshtypja që armiku kryesor nuk vjen prej jashtë (Serbia) por nga brenda (islami). Dhe, kësisoj të normalizohet Serbia brenda Kosovës e të nxjerret islami jashtë, duke barazuar islamin tradicional që e kemi prej shekujsh me tendencat e pasluftës të bazuara në lexime e interpretime të tjera të Kuranit. Në anën tjetër, posaçërisht gjatë këtyre dy viteve të fundit, Qeveria e Kosovës dhe analistët e regjimit e kanë humbur debatin me Lëvizjen VETËVENDOSJE! si për çështjet politike e kombëtare po ashtu edhe për ato sociale e ekonomike. Ata nuk kanë shpresë tjetër përveç religjionit. Kjo është karta e fundit që u ka mbetur. Duke e ditur heterogjenite-

tin brenda shqiptarëve që reflektohet edhe brenda subjekteve politike përfshirë këtu VETËVENDOSJE!-n, ata duan përçarje të alternativës ndaj saj për ta maskuar pafuqinë e vetë asaj. Meqenëse VETËVENDOSJE! doli të jetë kështjellë e pamposhtur në diskutimet për politikën e bashkimit kombëtar, zhvillimin ekonomik të bazuar në prodhim, dhe shtetin e së drejtës e atë social, le ta provojmë me religjionin thonë ata, sepse dihet që njerëzit mbajnë bindje e qëndrime personale të ndryshme. Ana tjetër e së njëjtës medale është që duke nxitur tensione ndërfetare e fetare të kërkojnë buxhet shtesë e vazhdim të kontratës për ShIK-un nga qarqe të caktuara amerikane: pa ShIK-un pa dyshim që PDK-ja jo vetëm se dobësohet, por me gjasë edhe zhduket fare. Këto debate do të vazhdojnë sepse pushteti i ka mundësitë e fuqinë për nxitjen e përhapjen e tyre. Tash kur antagonizmat themelorë janë ato midis popullit shqiptar dhe Serbisë si dhe midis shumicës së varfër e të shpronësuar kundrejt privatizuesve të pasur, përmes një video sekuence të para tetë muajve por të shfaqur para disa ditëve, po përpiqen të na bindin që antagonizmi themelor e vendimtar na qenka ai midis burrit dhe gruas (sic.). Morali nuk duhet kufizuar te religjioni e religjionet. Kosova është shtet sekular ku duhet të ketë liri të religjionit e të religjioneve pa dallim dhe ku çështjet e etikës konsistojnë te ndërgjegja e njeriut. Paralelisht me këtë, rrënjët e moralit të qytetarëve mund t’i gjejmë jashtë tyre: te gjendja sociale e materiale, te trajtimi që ua bën pushteti, te lloji i organizimit shtetëror. Në kohëra e në vende të ndryshme, në ekonomi e shtresa të ndryshme të popullsisë, nuk gjejmë morale të njëjta. Kështu, milionerët e skamnorët kanë gjykime etike fort të ndryshme ndërkaq prostitucioni është përgjithësisht skllavëri. Aty ku besojmë që kemi identifikuar shkaqet, më shpesh seç mendojmë, mund të kemi parë veçse pasojat. Dallimi gjinor nuk bën të na e organizojë shoqërinë. Dhe, sa më shumë barazi, aq më pak dallime. Barazia shoqërore duhet ta përfshijë dhe

ta nënkuptojë barazinë gjinore. Pa barazi, nuk ka dinjitet, por dominim e frikë, që do të thotë se nuk ka as liri. Barazia është vlerë: edhe pikënisje, edhe synim. Dinjiteti i grave e i burrave duhet të mbrohet e të respektohet njësoj. Në vjeshtën e vitit 2008, pas krizës financiare me pasoja globale, në politikën botërore dhe marrëdhëniet ndërkombëtare kemi një rikthim të rolit të shtetit dhe kombit. Po nuk e kuptuam ne shqiptarët këtë gjë, do ta paguajnë shtrenjtë edhe brezat e ardhshëm. Shqiptarët janë një komb i fuqishëm por me shtete të dobëta (të Kosovës e të Shqipërisë). Bashkimi kombëtar nuk e ka kuptimin e një kombi të ri të bashkuar por e një shteti të ri të bashkuar për kombin. Përderisa kishte mirëqenie të përgjithshme, lulëzonin organizmat e mekanizmat ndërkombëtarë, mirëpo porsa u cenua ajo mirëqenie secili popull e komb iu kthye shtetit të vet dhe kozmopolitanizmi nisi t’ia lëshojë vendin sërish nacionalizmave. Natyrisht, problemi është që edhe ai kozmopolitanizëm i mëhershëm ishte prej së larti (apo, siç thoshte me një rast një filozof francez: kur ta dëgjosh fjalën kozmopolit dije që një perandori po zgjerohet), por edhe ky nacionalizëm është përgjithësisht reaksionar meqë organizohet rreth dallimit kombëtar e lakmisë e jo çlirimit kombëtar dhe barazisë. Shqiptarët në Ballkan nuk duhet të lejojnë as të shfrytëzohen si bedem mbrojtës i ‘Evropës së krishterë’ përpara ‘depërtimit të islamit nga lindja’ dhe as të përdoren nga ‘islamistët ekstremistë’ kundër ‘perëndimit të krishterë’. Sepse, pikë së pari, këso figurash që përbëjnë imagjinatën e ndarjes lindje-perëndim të fetarizuar janë ato të doktrinës së mbrapshtë të përplasjes së civilizimeve. Përplasja e civilizimeve është orvatje për kulturalizmin e më pas edhe fetarizimin e kundërthënieve socio-ekonomike e gjeo-politike (duke i depolitizuar ato). Ky shkrim është shkruar më 11 qershor 2013 dhe është botuar për herë të parë në gazetën ditore Zëri më 12 qershor 2013.

Çka presin qytetarët e Luginës nga legjislatura e re e Kosovës Më 26 tetor të këtij viti janë caktuar të mbahen zgjedhjet e dyta për Këshillin Nacional për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë Miratimi i Ligjit në vitin 2009, për formimin e Këshillave Kombëtare të minoriteteve që jetojnë në Serbi në Parlamentin e Serbisë e pastaj edhe seanca e parë konstituive, u mbajt në Bujanoc më 3 korrik 2010. Këshilli përbëhej nga 29 anëtërë të vetëm dy subjekteve. Tani janë caktuar edhe rregullat e lojës dhe, më datën 26 tetor të këtij viti, do të mbahen zgjedhjet e dyta për Këshillin Nacional për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Paralajmërimi se ky Këshill nuk do të numërojë 29 anëtarë sa kishte, por do të përgjysmohet dhe do të numërojë 15 anëtarë është jashtë çdo logjike. Prandaj kërkohet që të

gjitha subjeketet politike të jenë të unifikuar dhe të koordinojnë aktivitetin e tyre, së bashku pozitë e opozitë, gjithë me një zë të marrin pjesë në këto zgjedhje për Këshillin Nacional apo t’i bojkotojnë plotësisht ato. Në këto momente kërkohet maturi dhe që qëndrimet të unifikohen duke debatuar e duke u konsultuar, e jo të ketë përçarje sikur për pjesëmarrje në Trupin Koordinues, për zgjedhjet për Parlament të Serbisë, e interesa vitale. Funksionimi i këshillit për katër vjet nuk dha ndonjë rezultat në përmirësimin e të drejtave individuale dhe kolektive për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Sikur që ishin të bashkuar në vitin 2011, sa i përket regjistrimit të popullatës, të jenë edhe tani pasi zvogëlimi nga 29 në 15 anëtarë të këshillit është pasojë e

atij vendimi të përbashkët. Duhet të nisen nga parimi se vetëm të bashkuar mund të përfaqësojnë interesat e përgjithshme, pasi shkalla e diskriminimit nuk është duke u ndalur dhe zbrazja e këtij Rajoni po ndodh në mënyrë të heshtur. ME SHKAS Me të drejtë banorët e kësaj krahine, të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, presin shumë, pasi kemi një koalicion të gjërë të katër subjekteve politike shqiptare të Kosovës. Legjislaturat e mëhershme, për një dekadë e gjysmë, nuk kanë ndërmarrë asgjë për këto tri komuna shqiptare në Serbi. Legjislatura e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 8qershorit duhet të shtrojë, debatojë dhe të miratojë hapjen e një zyre në kuadër të Kryeministrisë për këtë

krahinë, një Komision Parlamentar për këtë kategori, të iniciojë dhe të miratojë ndryshime në Ligjin për Regjistrimin, pasi në Kosovë ka rreth 12 mijë qytetarë të kësaj krahine ende pa dokumente të udhëtimit, të kërkojë nga Serbia zbatimin e reciprocitetit në mënyrë që edhe shqiptarët të kenë vende të të rezervuara në Parlamentin e Serbisë. Po ashtu, kjo legjislaturë duhet të caktojë një pikë të rendit të punës sipas së cilës duhet të debatojë mbi diskriminimin që i bëhet popullatës shqiptare të kësaj krahine në Serbi dhe ta ngrisë atë për diskutim edhe në një seancë të Këshillit të Përgjithshëm të OKB-së. Prishtina zyrtare të marrë qëndrim edhe ndaj pjesëmarrjes apo jo në zgjedhjet parlamentare, për të dënuarit politikë ndaj ushtarëve të

UÇPMB-së, respektimin e demilitarizimit të këtij rajoni dhe të kërkojë mbikëqyrje ndërkombëtare. Interes është që të ketë më shumë vendkalime kufitare me Repupublikën e Kosovës në këto komuna. Qytetarët nga ky rajon janë dëmtuar mjaft nga taksa për hyrje në Kosovë. Të gjitha mjetet e grumbulluara nga taksat rrugore që ishin aplikuar deri më 21 tetor të vitit 2013 t’u kthehen shqiptarëve të tri komunave në formë ndihme, duke hequr shpenzimet e shkollimit për studentë, me qëllim përgatitjen e kuadrove deficitare në arsim e kulturë. Nga: Refik Hasani, Ish-këshillëtar komunal në Gjilan


sheshi

25

3 tetor - 9 tetor

Reklama

SHPALLJE Jap objektin lokal afarist me qira me 800 metra katrorë. Objekti posedon nxemje qendrore dhe lejen e ndërtimit. Lokali gjendet te Parku I Qytetit, Gjilan. Çmimi sipas marrëveshjes. Për informata mund të kontaktoni në 044/049 211 333. Shes 35 ari troje në lagjen Dheu I Bardhë, konkretisht afër rrugës qarkore. Trojet kanë infrastrukturën përcjellëse, ujësjellës, kanalizim dhe rrymë, gjithashtu edhe rrugë që i mundësojnë lidhje trojeve në rrugën qarkore. Çmimi sipas marrëveshjes. Për informata mund të thërrisni në 044 105 526. Kërkoj lokal lokal me qira, mundësisht të jetë jo larg qendrës së qytetit (të preferueshme lagjet Kamniku, Baleci). Lokali të jetë jo më i madh se 65 metra katrorë. Të gjithë të interesuarit të paraqiten në numrin e telefonit 045 626 478. Shes shtëpinë me 178 metra katrorë. Shtëpia ka tri dhoma gjumi, dhomën e pritjes, kuzhinën, dy banjo, dy ballkona, oborr me 4 ari. Shtëpua është e mobiluar dhe e lidhur me ujësjellës, gjithashtu ka edhe pusin. Shtëpia gjendet në rrugën “Mumin Beqiri”. Çmimi është i negociueshëm. Të interesuarit të lajmërohen në 045 681 382. Shes 9 ari truall i cili posedon infrastrukturën përcjellëse të kanalizimit, ujit dhe energjisë elektrike. Trualli gjendet në rrugën e Livoqit të Epërm. Çmimi mund të bëhet sipas marrëveshjes. Për informata mund të kontaktoni në 044 576 693.

Për publikimin e shpalljeve dhe reklamave në gazetën Sheshi, kontaktoni në: marketing@ sheshionline.com ose në 049 560 194.

Janë detajet ato që e bëjnë stilin!

IAS Përfaqësues i autorizuar për Kosovë

Nuk ka asgjë më të mirë per t'ju shoqëruar rrugës se sa një radio! Nuk ka nevojë të ndiheni të vetmuar!

LISTEN!

Radio STAR


Enigmatikë

26

3 tetor - 9 tetor

DETYRA

LOGJIKE

sheshi

SKANDI 1

UDHËZIME:

Çifti i fjalëve me shkronja të mëdha kanë një lidhje kuptimplotë mes vete. Zgjedhni njërin nga çiftet e fjalëve nga pesë opcionet e ofruara, lidhja e të cilëve ndërmjet vete i ngjan më së shumti lidhjes së atij me shkronja të mëdha. MJEKËSI : SËMUNDJE

BRESHKË : REPTIL

a) b) c) d) e)

a) b) c) d) e)

ligj : anarki uri : etje etiketë : diciplinë dashuri : tradhëti stimulues : ndjeshmëri

gjarpër : rraketake gjethe : degë perlë : molusk lis : pemë kërmill : butak

Cila figurë i përshtatet vendit të zbrazët ku gjendet pikëpyetja?

1.

2.

3.

SUDOKU Çdo rresht vertical dhe horizontal dhe cdo bllok “3X3”, duhet të permbajë numrat prej 1-9. Secili numër është njëkohësisht pjesë e tri fushave të tilla dhe duhet të jetë për të tria.

Kuriozitet Syri i njeriut mund të dallojë 10 milion ngjyra të ndryshme.


sheshi

Enigmatikë

3 tetor - 9 tetor

çdo fjalë të kërkuar FJALËKRYQ Për tek të dhënat,në skemë duhet të shkruhet i zëvendësues FOL SHQIP sinonimi sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe

KAKURO Me numrat prej 1-9, plotësoni shumën e kërkuar tek të dhënat. Numri i njëjtë nuk përsëritet përgjatë një zgjedhjeje, po sikur tek sudoku. Zgjidhja për 4 asnjëherë nuk është 2/2, por 3/1 ose 1/3

Kuriozitet Tastierat e kompjuterit mund të mbajnë 200 herë më shumë bakterie se një ulëse toaleti.

SKANDI 2

27


28

Argëtim

3 tetor - 9 tetor

Filma dhe seriale që na pëlqejnë

sheshi

Barcoleta Flasin dy bionde -A ke dëgjuar se pastruesin tonë të oxhaqeve e ka shkelur vetura? -E tmerrshme! Nuk jemi më të sigurt as në çati... Më përmirëso Nëse gruaja të thotë: “Më përmirëso nëse gaboj!”, ti shuaj mos thuaj asgjë! Është kurth... Befasia -Për herë të parë pas kaq vitesh, mbrëmë i rrash ziles dhe kur u hap dera gruaja ishte përplot buzëqeshje... -E si ndodhi kjo? -E kisha gabuar banesën...

The Blacklist (Serial) Krim, Dramë, Mister

Ish-agjenti i qeverisë Raymond “Red” Reddington është kthyer në kriminel dhe nuk është zënë për dekada të tëra. Por ai papritmas i dorëzohet FBI-së me një ofertë të çuditshme. Ai i ofron FBI-së bashkëpunim në kapjen e një terroristi me vetëm një kusht, që ai të flasë vetëm me Elizabeth “Liz” Keen, një

punëtore e re e FBI-së. Red si njohës i mirë i nëntokës, njëkohësisht armik i betuar i sistemeve qeverisëse i dorëzon FBI-së terroristë të ndryshëm, një nga një. Por cili është qëllimi i tij? Çka e shtyn një nga drejtuesit kryesorë të rrjeteve të organizuara kriminale të bëjë një gjë të tillë?

"The Blacklist" është një serial aktual shumë i shikuar dhe sezona e tij e dytë ka filluar më 22 shtator. Shikojeni edhe ju! Në rolet kryesore: James Spader, Megan Boone

Maleficent (2014)

2 Guns (2013)

Aksion, Avanturë, Familjar

Aksion, Komedi, Krim

Maleficent quhet zana e keqe që mallkoi princeshën Aurora në përrallen Bukuroshja e fjetur, ishte dikur një vajzë e re dhe e bukur që jetonte një jetë paqësore në mbretërinë e pyllit. Një ditë, kur një ushtri njerëzish kërcënonte tokën ku ajo jetonte, Maleficent u tregua një mbrojtëse e guximshme. Kur atë e tradhëtojnë, zemra e saj e pastër kthehet në gur. Duke dashur hakmarrje, Maleficent vendosi të mallkojë Aurorën, foshnjen e sapolindur të mbretit njeri. Por teksa foshnja rritej, Maleficent kupton se Aurora mund të jetë mundësia e vetme e mbretërisë për paqe.

Robert Trench(Denzel Washington), një agjent i DEA-së dhe Michael Stigman(Mark Wahlberg),një zyrtar i inteligjencës detare e gjejnë veten duke u arratisur pas një përpjekjeje për të infiltruar një kartel të drogës. Gjatë arratisjes, ata zbulojnë sekretin e aleancës së tyre, që të dy janë agjentë sekret. Si do të ja prishin punën njëri tjetrit kur secili prej tyre e ka misionin e tij dhe secili dëshiron të kthehet në bazën e tij me meritat e kapjes së kriminelëve? A do të bashkëpunojnë apo do të ecin rrugë të ndryshme? Kush do të fitojë?

Aktor: Angelina Jolie, Elle Fanning

Gjyshja ime di anglisht. -Jo me genjen. -Do ta pyesim? -Po. -O nene,,,cfar eshte (I don't know ). -Nuk e di. -Te thash.. Shprehja me e perdorur n'Kinë: - "Se ku tkam pa ty ! "

Kuriozitete Studimet janë bërë tek kafshë të ndryshme dhe të gjitha tregojnë të njëjtat valë të trurit gjatë ëndërrimit në gjumë, ashtu si njerëzit. "Aventurat e Tom Sojerit" nga Mark Twain eshte romani i pare i shkruar me daktilograf Alfabeti më i gjatë është ai i gjuhës kamboxhiane me gjithsej 72 shkronja

HOROSKOPI Dashi Keni dëshirë që të luftoni për një pozitë më të mirë afariste dhe jeni duke u sjellë në mënyrë shumë të bindshme me bashkëpunëtorët. Keni ide interesante, mirëpo nevojitet edhe një kohë e caktuar që të ndryshohen rrethanat në favorin tuaj. Demi Nuk dëshironi të dëgjoni për vërejtjet e ndryshme të cilat po i merrni, mirëpo keni bindjen që jeni një hap para bashkëpunëtorëve të tjerë dhe që së shpejti do të arrini suksese të reja. Binjakët Ju presin obligime të shumta dhe debate të reja rreth marrëveshjes mbi interesat e përbashkëta me

bashkëpunëtorët. Problemet që i keni me shendetin janë më shumë pasojë e angazhimeve të mëdha, por kushtojuni më shumë mënyrës së ushqimit, nëse dëshironi që t’i kaloni më lehtë këto probleme. Gaforrja Nëse dëshironi të ruani prestigjin e mirë afarist dhe marrëdhëniet e suksesshme me bashkëpunëtorët, është e nevojshme të pranoni një këshillë të dobishme. Kushtoni kujdes shëndetit tuaj dhe shmanguni situatave të cilat ju lodhin shumë. Luani Dëshironi t’i zbatoni qëllimet tuaja afariste, andaj mos humbni kohë dhe veproni në mënyrë shumë energjike në takimet me bash-

këpunëtorët. Fryma praktika dhe fryma ndërmarrëse garantojnë rezultate të mira në anë të ndryshme. Virgjeresha Po silleni në mënyrë shumë të matur dhe keni dëshirë që të fitoni besimin e dikujt në kontakte të ndryshme afariste. Juve nuk ju pengon që të ndërmerrni një veprim me rrezik të konsiderueshëm. Peshorja Jeni të ngarkuar me obligime të ndryshme dhe me ide të reja të cilat i propagandojnë bashkëpunëtorët tuaj. Me metoda të shpejtuara po përpiqeni t’i përfundoni disa punë njëkohësisht. Akrepi Jeni i sigurt në vlerësimin e rretha-

nave të mira dhe sipas recetës së provuar po përsërisni “formulën e suksesshme” në bashkëpunimin afaristo-financiar. Vazhdoni të nxisni ide kreative, mirëpo mos hiqni dorë as nga rezultatet materiale. Shigjetari Nuk po lejoni që dikush t’ju kritikojë padrejtësisht apo t’i kontestojë rezultatet tuaja afariste, përpiquni ta kontrolloni mburrjen e tepruar. Dëshironi ta impresiononi një person të dashur dhe po e teproni në shfaqjen e ndjenjave tuaja. Bricjapi Po silleni me shumë përgjegjësi para rrethit tuaj dhe nuk po lejoni që dikush të ndryshojë ritmin apo planet afariste. Kini kujdes me ushqimin. Keni ape-

tit të mirë, por kujdes sepse mund t’ju shfaqen probleme me sheqerin dhe yndyrën në gjak. Ujori Nëse dëshironi t’i realizoni qëllimet tuaja afaristo-financiare, është e nevojshme të kini përqendrim të mirë. Nuk ka arsye t’i mbiçmoni mundësitë tuaja personale, ekzistojnë situata të cilat i tejkalojnë dijet dhe përvojat tuaja.

Peshqit Nëse idetë tuaja i paraqitni në mënyrë interesante, ju pret një efekt pozitiv dhe përkrahje e bashkëpunëtorëve. Është e nevojshme të planifikoni hollësi të ndryshme, të cilat ndikojnë në mënyrë nxitëse në rrethin tuaj.


sheshi

29

3 tetor - 9 tetor

“Mua ende më kujtohet kur më thoshte mësuesja: Lëre futbollin, ai nuk të sjell asgjë për të ngrënë”.

-Christiano Ronaldo

Përmbledhje

Premier Liga

Futbolli ndërkombëtar gjatë dy javëve të kaluara në Santiago Bernabeu. Goli i parë u shënua nga mysafirët, për të cilët realizoi Edu Albacar nga pika e bardhë (15’). Mirëpo vendasit reaguan shumë shpejtë për ta barazuar rezultatin përmes Gareth Bale (20’), i cili u asistua nga James.

Wayne Rooney është lojtari më i paguar në Premier Ligën angleze Wayne Rooney me perfitime 387 mijë euro në javë është lojtari më i shtrenjtë dhe më i paguar në Ligën Angleze. Interesante është se këto dy pozita pushtohen pikërisht nga dy përforcimet e reja, Angel Di Maria dhe Radamel Falcao.Kjo bën që Manchester United të mbulojw tri pozitat e para me lojtarët më të paguar në Angli. Në listë gjendet edhe një tjetër lojtar i United, Robin van Persie, dy të City-t, tre të Chelsea-s dhe vetëm një lojtar i Arsenalit.

Juventusi dhe Roma në rrugë të mbarë Derbi i javës në Serie A i takoi Juventusit, pasi kampionët mposhtën Milanin në San Siro për të ruajtur fillimin e qindpërqindtë të sezonit. Ishte Carlos Tevez që shënoi golin e vetëm të takimit, për të siguruar vend kështu në ekipin më të mirë të javës. Krahas tij në ekip është përfshirë edhe mesfushori Paul Pogba. Douglas Maicon ishte në formë të shkëlqyeshme derisa Giallorossët shkelën Cagliarit për të marrë kryesimin e tabelës. Krahas tij në ekipin e javës janë edhe Alessandro Florenzi, i cili bëri një asistim për Mattia Destro para se të shënojë një për vete. Ai po ashtu bëri një gjest që u duartrokit kur doli në tribuna për të përshëndetur gjyshen e tij.

11-shja më e mirë e vikendit në Serie A: Portier: Mattia Perin (Genoa) Mbrojtës: Maicon (Roma); Daniele Rugani (Empoli); Danilo (Udinese); Francesco Acerbi (Sassuolo) Mesfushorë: Alessandro Florenzi (Roma); Paul Pogba (Juventus); Jasmin Kurtic (Fiorentina); Mateo Kovacic (Inter) Sulmues: Carlos Tevez (Juventus), Antonio Cassano (Parma)

Stabilizohet Real Madrid, fiton bindshëm Los Blancos kanë regjistruar fitore prej 5-1 kundër Elches në ndeshjen e javës së pestë që u zhvillua

Në minutën e 28-të u akordua penalti në anën e Mbretërve dhe Cristiano Ronaldo u tregua i saktë (28’). Pas një harkimi të Marcelos, Ronaldo e shënoi edhe golin e dytë personal me kokë (32’). Në fraksionin e dytë, portugezi e kompletoi het-trikun (80’). Ishte një tjetër gol nga penaltia, të cilën e nxori vetw. Në minutat shtesë (90’+2), SuperCristiano e shënoi edhe golin e katërt personal në këtë përballje. Bale ishte asistues. Superylli i Real Madridit deri më tani ka shënuar 7 gola në 4 ndeshje.

Milani kthehet nga disavantazhi, barazon me Empolin Milani ka arritur të kthehet nga disavantazhi prej dy golash për të nxjerrë një barazim (2-2) përballë Empolit në ndeshjen vlefshme për xhiron e katërt në Serie A. Në takimin e zhvilluar në Stadio Carlo Castellani, ekipi vendas kaloi në epërsi në minutën e 13-të me golin e Lorenzo Tonellit. Nuk kaluan shumë minuta dhe Manuel Pucciarelli i gëzoi përsëri tifozët vendas duke shënuar edhe golin e dytë (21’). Para se skuadrat të shkonin në pushim, Fernando Torres e ngushtoi rezultatin pas harkimit të Ignazio Abates (43’). Në gjysmën e dytë, Rossonerët e sollën takimin në nivel duke barazuar me anë të Keisuke Hondas (58’). Përsëri ishte i përfshirë Abate. Në këtë takim për Empolin u angazhua mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj (i cili zuri vendin e Vincent Laurinit, 69’).

Bayern Munichu në pozitën e vjetër në tabelë Bayerni ngadalë po e siguron pozitën që tashmë është mësuar ta mbajë në tabelë – atë të parën. Bavarezët viktimizuan Paderbornin me rezultat 4-0. Serinë e golave e hapi Mario Gotze (8’), pas një aksioni të Robben dhe Muller, i cili dhuroi asistin. Goli i dytë ishte sensacional dhe erdhi nga transferi i sivjetmë, Robert Leëandoëski (14’). Mario Gotze shënoi edhe në pjesën e dytë (78’). Erdhi radha edhe për Thomas Muller që të shënonte (85’) dhe përsëri në qendër të aksionit ishte Arjen Robben. Në këtë takim, mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, vetëm e nxehu bankën rezervë. Bayern Munichu kryeson kampionatin me 11 pikë, dy më shumë se Mainzi që mban pozitën e dytë në tabelë.

Juventus në janar pas Januzajt Sipas mediave britanike dhe italiane, kampioni i Serie A është duke u përgatitur që në janar të angazhojë talentin shqiptar të Manchester Unitedit. Drejtuesit e Juventusit kanë bërë një ofertë zyrtare që peshon 41.5 milionë euro për kartonin e Adnan Januzajt të Manchester United. Futbollisti shqiptar me shtetësi belge nuk është përshtatur në ekipin e Louis Van Gaal, ndonëse konsiderohet njëri ndër talentët më të mëdhenj të futbollit në Evropë. Për shërbimet e reprezentuesit belg kohë më parë kishin shfaqur interesim edhe PSG, Real Madrid si dhe disa klube tjera evropiane.

Borussia e Granit Xhakës mposhti Hamburgun e Valon Behramit

Në fitore 1:0 ka përfunduar sfida mes Borussia Monchengladbachut dhe Hamburgut. Borussia e Granit Xhakës triumfoi në një ndeshje ku kosovari luajti 90 minuta, sikurse që luajti Valon Behrami për Hamburgun.

Sinan Bytyqi ftohet në ekipin e parë tek Manchester City Sinan Bytyqu tashmë ka hyrë në përbërjen e parë të Manchester Cityt, pasi ka filluar të firoj besimin e trajnerit Manuel Pellegrini. Supertalenti kosovar, Sinan Bytyqi, është grumbulluar me skuadrën e parë të Manchester Cityt. Sinani është thirrur nga trajneri, Manuel Pellegrini, për takimin e Capital One Cup, kundër Sheffield Ëednesday. Ndryshe, pjesë e akademisë së Cityt është edhe anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina.

Stadiumi i Liverpolit me 13 mijë ulëse të reja Stadiumi i njohur Anfield Road, në të cilin i zhvillon ndeshjet Liverpooli, shumë shpejt do të marrë pamje të re. Të gjitha këto ndryshime, vijnë pasi Liverpooli ka fituar lejen nga këshilli i qytetit për të investuar në stadium, ku do të shtohen edhe 13 mijë ulëse të reja. Pos shtimit të ulëseve, në stadium do të ketë edhe disa ndryshime tjera, për të cilët janë duke u përgatitur drejtuesit e Liverpoolit

10 lojtarët më të paguar në Ligën Premier, klubet e tyre dhe paga javore: 1. Wayne Rooney (Manchester United) - €386,960 2. Angel di Maria (Manchester United) - €350,230 3. adamel Falcao (Manchester United) - €331,470 4. Yaya Toure (Manchester City) - €300,070 5. Robin van Persie (Manchester United) - €281,310 6. Sergio Aguero (Manchester City) - €281,310 7. Cesc Fabregas (Chelsea) €250,060

Borussia Dortmundi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2:2 kundër Stuttgartit në sfidën e zhvilluar në Signal Iduna Park.

8. Eden Hazard (Chelsea) €231,300 9. Mesut Ozil (Arsenal) - €225,060 10. John Terry (Chelsea) - €218,800

Ndeshje 1. Chelsea 5 2. Southampton 5 3. Aston Villa 5 4. Arsenal 5 5. Sëansea City 5 6. Manchester City 5 7. Leicester City 5 8. Ëest Ham United 5 9. Tottenham 5 10. Hull City 5 11. Liverpool 5 12. Man. United 5 13. Stoke City 5 14. Everton 5 15. Crystal Palace 5 16. West Brom. A. 5 17. Sunderland 5 18. Queens Park R. 5 19. Burnley 5 20. Newcastle United 5

Pikë 13 10 10 9 9 8 8 7 7 6 6 5 5 5 5 5 4 4 3 3

Serie A

Pikë 12 12 8 8 8 7 6 5 5 4 4 4 4 3 3 3 3 3

1. Juventus 2. Roma 3. Inter 4. Sampdoria 5. Hellas Verona 6. AC Milan 7. Udinese 8. Genoa 9. Fiorentina 10. SSC Napoli 11. Atalanta 11. Torino 13. Cesena 14. Lazio 15. Palermo 16. Parma 17. ChievoVerona 18. Sassuolo

Ndeshje 4 4 4 4 4 4 3 4 4 4 4 4 4 3 4 4 4 4

La liga 1. Barcelona 2. Sevilla 3. Atletico Madrid 4. Valencia 5. Real Madrid 6. Celta Vigo 7. Villarreal 8. Granada 9. Eibar 10. Malaga 11. Almeria 12. Rayo Vallecano 13. Real Sociedad 14. Deportivo La Corun 15. Elche 16. Levante 17. Athletic Bilbao 18. Getafe 19. Espanyol 20. Cordoba

Pikë 13 13 11 10 9 9 8 8 7 6 5 5 4 4 4 4 3 3 2 2


30

Sport

Edhe një femër drejtuese e futbollit në Anamoravë

3 tetor - 9 tetor

sheshi

KF Drita nuk po “ndizet”

Nga: Valon Rashiti

Shembullin e Diturie Hoxhës, e cila në prag të sezonit të ri në futboll ishte zgjedhur Drejtoreshë Ekzekutive e Klubit të Futbollit “Gjilani”, tashmë po e marrin si model shumë femra të tjera të suksesshme në Anamoravë. Kaltirna Sylejmani, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vitisë, në mbledhjen e mbajtur para fillimit të Kampionatit të Futbollit në Kosovë, ishte zgjedhur kryetare e Klubit të Futbollit “Vitia”, e cila bënë gara në kuadër të Ligës së Dytë të Futbollit të Kosovës. Kryesia e re e këtij klubi e përberë nga personalitete të ndryshme të sportit, kulturës dhe bi-

Nga: Valon Rashiti

Në dy xhirot e fundit KF Drita ka pësuar dy humbje të thella nga Drenica në Skenderaj, dhe nga Trepça 89, në Mitrovicë. Në Skenderaj u mposhtën me rezultat të thellë 5 me 0, në njërën nga ndeshjet më të dobëta të shfaqura në këtë kampionat. Agron Selmani, trajneri i Dritës, thotë se këto dy humbje të thella nga Drenica dhe Trepça 89, nuk kanë lënë vend për të qenë të qetë në vazhdim të kampionatit. znesmenëve ia kanë besuar postin e kryetares një femre. Në një intervistë për gazetën Sheshi, Sylejmani, tregon se çka e ka shtyrë që ta udhëheqë një klub futbolli dhe cilat janë synimet e klubit për këtë edicion të garave. “Fillimisht, natyrisht që kur u propozova të jem kryetare e “KF Vitia”, e pranova me shumë kënaqësi. U zgjodha sipas rregullave dhe statutit të klubit ndërsa, ajo që më motivoi të jem kryetare është edhe baza vullnetare që të punojë dhe të angazhohem për të rinjtë dhe talentet e kësaj disipline dhe që paraprakisht ta vërtetoj entuziazmin që e kam të ndihmojë jashtë orarit zyrtar”, ka thënë Sylejmani. “Edhe femrat mund të jenë të suksesshme edhe në sporte tjera, si drejtuese apo sportiste por, edhe në sportet luftarake siç e kemi kampionen botërore, krenarinë tonë, Majlinda Kelmendin, gjithashtu edhe Diturie Hoxhën, e cila po e drejton suksesshëm “KF Gjilanin”, ka thënë Sylejmani. Ajo thotë se e ka mbështetjen e plotë të lojtarevëe dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë dhe se synim i saj, është rikthimi në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll.“Pas kësaj duke i njohur potencialet dhe kapacitetet e talenteve në klubin tim, synimi ynë është përtej kësaj të parës”, ka thënë Sylejmani. Sylejmani thotë se “KF Vitinë”, e ka gjetur me talent të shumtë të cilët sportin e tyre e meritojnë ta zhvillojnë në infrastrukturë më të mirë, kur dihet që terrenet sportive në Kosovë nuk janë në gjendje të kënaqshme, por janë të mobilizuar të punojnë edhe në këtë drejtim duke e pasur edhe mbështetjen edhe të Kryetarit të Komunës së Vitisë. “Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka qenë edhe vetë sportist i kahmotshëm dhe në këtë rast duke ia ditur vlerën sportit dhe mbështetjen morale nuk e ka kursyer asnjëherë, por edhe atë financiare” ka thënë Sylejmani.

“Pas një starti relativisht të mirë kemi një rënie të lojës, kjo edhe për faktin se ekipi përbëhet nga lojtarë të rinj dhe pa eksperiencë. Ai thotë se nuk ndjehet i rrezikuar nga shkarkimi për shkak të rezultateve të dobëta sidomos në dy ndeshjet e fundit. “Marrëveshja ime me klubin ka qenë që ta reformoj ekipin për periudha më të gjata dhe objektivi i klubit në këtë vit garues është mesi i tabelës eventualisht mbijetesa por, nëse është në të mirën e klubit që të bëhën ndryshime në shtabin teknik, unë do të largohem dhe do të ndahemi si miq”, ka thënë Selmani.

Selmani thotë se ndeshja e ardhshme me liderin e superligës, Hajvalinë, ka specifika të veçanta sepse sjell një motiv më të lartë tek futbollistët. “Zakonisht në kësi lloj ndeshjesh me rëndësi të madhe, të gjitha rezultatet janë të mundura, por, ne pretendojmë të punojmë dhe të arrijmë rezultat pozitiv dhe një prezantim sa më të mirë para tifozëve tanë “Intelektualëve”, ka përfunduar Selmani.

KB Drita largohet nga ETC Superliga e Basketbollit të Kosovës Adhuruesit e basketbollit në Gjilan këtë vit nuk do të mund ta shohin KB Dritën duke zhvilluar ndeshje në ETC Superligën e Basketbollit të Kosovës, pasi që në mbledhjen e fundit të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, është marrë vendim për përjashtim nga garat për arsye të mospërmbushjes së kritereve për licencim. Në një komunikatë për media të lëshuar nga FBK-ja, thuhet se bordi, me keqardhje, konstatoi se KB Drita nuk e ka shfrytëzuar afatin shtesë për përmbushje të kritereve për licencim. Përkundër dëshirës së FBK-së dhe kontakteve të vazhdueshme me kreun e KB Dritës, Kuvendin Komunal të Gjilanit, ish-basketbollistë dhe aktivistë të këtij klubi, si dhe tentimeve të tifozëve të këtij klubi për të bërë diçka më shumë, FBK-ja nuk ka pranuar asnjë pagesë ose dëshmi konkrete se KB Drita mund të organizohet dhe mund të garojë në ETC Superligë, sipas kritereve që kërkohen për sezonin 2014/15. Përtej kësaj KB Drita nuk ka paraqitur asnjë ekip të gjeneratave të reja për këtë sezon, që është fakt shumë shqetësues për FBK-në dhe rrethanë vështirësuese për licencimin e tyre. Fazli Fazliu, drejtori i KB Dritës, thotë se fajtor kryesor dhe pa asnjë diskutim është kryetari i FBK-së, Erolld Belegu dhe anëtari i kryesisë i kësaj federate, Leart Hoxha. “Edhe unë kam qenë anëtar i bordit vitin e kaluar dhe nuk jam pajtuar me politiken që pati filluar ta zbatoj në disa klube duke iu dhëne premtime boshe”

ka thënë Fazliu. Ai thotë se institucionet komunale, i kanë premtuar FBK-së, që në mënyrë graduale do t’ia paguajë të gjitha borxhet e ashtuquajtura të cilat vërtet nuk kanë qenë borxhe për kodizim dhe licencim po për mungesë të kategorive të reja. “Ne edhe pse jemi larguar do te vazhdojmë të punojmë dhe nuk do të lejojmë që të shuhet klubi për teket e disa individëve të cilët në mënyrë barbare janë duke e shkatërruar basketbollin në Kosovë dhe besoj dhe jam i bindur që, duke i parë politikat që po i përdor FBK-ja e cila asnjëherë nuk na ndihmoi të dalim nga kjo krizë, ky fillim i kampionatit nuk do të shkojë mbarë”, ka thënë Fazliu. Fazliu thotë se do të vazhdojnë të puno-

jnë pa as një interes dhe pagesë vetëm që të zhvillohet basketbolli i qytetit, dhe nuk do të lejojnë të shuhet, dhe se shumë shpejt do të konsolidohen edhe me kategoritë e reja dhe KB Drita do të rikthehet fuqishëm. “Nuk e di arsyen se pse donatorët nuk po na ndihmojnë dhe pse po hezitojnë. Ne iu kemi ofruar shumë oferta për mbështetje të klubit mirëpo gjithnjë kemi hasur në vesh të shurdhër dhe jemi shumë të zhgënjyer nga të gjitha bizneset”, ka përfunduar Fazliu.


sheshi

Sport

3 tetor - 9 tetor

31

KF Gjilani, pretendent për Superligë

IlirBlakçori, futbollist i KF Gjilanit, në aksioni, gjatë ndeshjes me KF Dukagjinin, ku KF Gjilani ishte nikoqir. Ndeshja përfundoi me rezultat 2:1 në favor të vendasve

Nga: Valon Rashiti

Në tri xhirot e fundit KF Gjilani ka arritur një barazim kundër Rahovecit dhe ka shënuar fitore kundër Dukagjinit. Ndërkaq ka humbur kunder Lirisë në Prizren me rezultat 1:0. Në Rahovec ishin shumë afër fitores por në fund arritën të rrëmbejnë vetëm një pikë pasi që skuadra

Fytyrat e ngjyrosura të tifozëve në Gjilan shihen kryesisht gjatë derbit KF Drita : KF Gjilani ose gjatë ndeshjeve shumë të rëndësishme të dy klubeve të mirënjohura të Gjilanit. Por, disa fëmijë e thyen këtë rregull. Në ndeshjen e fundit të KF Gjilanit si vendas, kundër KF Dukagjinit, ata, në mbështetje të klubit gjilanas, i ngjyrosën fytyrat kuq e bardh. Entuziazmi i tyre nuk kishte kufi kur ndeshja përfundoi me rezultat 2:1 në favor të KF Gjilanit. Ky klub është pretendent për Superligën e Kosovës sivjet. Nga gjashtë lojë të luajtura deri më tash, ai i ka 4 fitore, prej të cilave dy si mysafir, një humbje dhe një barazim, edhe ato si mysafir. Klubit megjithatë i duhet të punojë ende për të mos rrezikuar hyrjen në Superligë. Në kampionatin e kaluar ai nuk e arriti këtë objektiv pasi që humbi kundër Ferronikelit në ndeshjen e barazhit.

Ndeshja e radhës e ekipit do të zhvillohet të premten, më 3 tetor 2014, kundër KF Deçanit. KF Gjilani do të jetë nikoqir këtë herë. Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan dhe do të fillojë në ora 15:00.

rivale e barazoi rezultatin, ndërsa në stadiumin e qytetit në Gjilan arritën të marrin tri pikë të plota duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 2 me 1. Trajneri i Gjilanit, Musa Selimi, thotë se ka besim të plotë te futbollistët e tij të cilët kanë nivel të lartë teknik. “Neve na karakterizon fryma e përbashkët ekipore dhe mendoj që është një atmosferë e shkëlqyeshme në klub dhe puna pa hile që nga dita e parë e secilit” ka thënë Selimi. Sipas tij, meritë për rezultatet e arritura ka edhe

kryesia e klubit të cilët po i mbështesin gjithashtu, edhe tifozët “Skifterat”, të cilët nga ndeshja në ndeshje po vijnë në numër më të madh. “Si konkurrentë në luftën për t’u rikthyer në Superligë, i shohim Llapin, Lirinë, KEK-un dhe 2 Korrikun, por kampion i këtij edicioni në fund do të shpallemi ne, sepse iu besoj shumë këtyre djemve”, ka përfunduar Selimi.



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.